VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VDEKJEN NUK E PËLQEJNË AS PERËNDITË – Poezi nga ATDHE GECI

By | August 6, 2019

Komentet

Tri poezi nga TON ZMALI

ZEMRA QE BLERON ANDRRA…
(Nga cikli, Visare burimore)
Ne tokat djerra kalbzue fara
Dimni iku me duar te thara…
Qiellit te kthjellet po duket hana
Ty te kujtohen baba e nana…
Qe te pagzuan,
Me emnin…Zana !…
Zane ne bjeshke
Aikune ne vrri
Veq me gishta flas me ty…
Si fanar qe shndrit ne det
Hambaret e shpresave
Mi mbush bereqet….
Si guret qe i shtohen murit
Mbijne kujtesat e Merturit….
…………………………………
Moj gojamla, e mira Zana
Buzqeshjet t’i shoh ne andrra
Si amanetet e nanlokes,
Synin bio…
Ne zemer te Europes…
Flej e zgjohem atomium
Frymen tande,
E ndjej… gjithkund !?….
Fati shpuze, rrisk e muze
Je si zjarri kall ne buze…
Je pasqyra moderne e kohes
Je si Eva… mkat i molles…
Ti nuk je enigme fantazmash
As nuk je pluhnaj balladash…
Je vete heshtja qe flet shume,
Je si qielli perhere pa fund…
Je vete zemra qe bleron andrra
Ku marrin diell…
Fjalet e pathana ?!…
……………………………….
Je paketa mistike e syve
Je ylberi i dashurive….
TON ZMALI ATHINE MAJ 2020
DIELLI DO TE LIND… PRAP NESER…
Muzgu i verbet zbriti tinzisht
Dalengadale mbeshtolli gjithesite,e syte…
Hana shterroi shikimin e padukshem
Pamjet paprit humben largesite….
Lakuriqat e nates nisen fluturimet
Shpellat e trunit
Karburant errsine….
Hajnat grabiten driten
Vjedhin votat, fondet, vlerat
Zyrtaret, shkatrruesit, kusaret
Maskat e reja
Nuk kan nevoje per nate
Ata jane vete lakuriqet e saj
……………..
Dielli do te lind
Prap neser….
Varrmihesi i bakterieve, mikrobeve, virusve
Nen rrezet e tij partetura jete
Errsina do soset, do kputen prangat e se liges
Netet ne zbehje, zverdhje e vyshkje
Kolera virusesh te lakuriqesive te reja
Molepsje te patretuna,
Vranesina motesh te zeza….sketerra
Ku vetvritet paduk ardhemenia, besimet… shpresa….
…………………….
O magjia jone e paepun e dashurive
O zani i nalte hyjnor i perjetsive
Besoni se pa lejen e askujt
Dielli do te lind
Prap neser…!?….
TON ZMALI Vulagmeni 22/5/2020
KU GJEJ KRAHE…ME FLUTURUE…???
(Elegji per zogjte e ballkonit tim)
Keto dite vetmitare
Pa dyer e dritare…
Syte me shkojne te ballkoni im
Si nji frymemarrje mrena ne ngujim…
Aty zogjet e vdekun me kallin trishtim…
Dallandyshe, bilbila, plluma, laraska, harabela
I shikoj pas xhamit, dhe te varun mbi tela…
Loti me sjell pesimizem, dhimbje e shqetesim
Kaq shume te vdekun, te pavarrosun
Te ky ballkon i pallatit tim…
Qaj i heshtun, me lot e zhgenjim
Dhe me kujtohet se nji vit ma pare,
Ne kete kohe, ne kete orar
Ata ngrenin fole nen qiellin pa re
Nga cerdhet te vegjlit lindnin prej vezeve
Dhe ciceronin pa fre…kanget e qiejve
Melodi te reja frymezimesh prej zotit,
Si bilbilejt e qemotit…
……………………………
Prapa xhamave te lbyrta rri…
Me ngjan se jashte piklon shi
Paprit me kaplon merzi e nji lot i ri
Elegji per zogjte e mi….?!…
Rima e vajatoreve me ngushllon,
Mallkoj ato duar qe vrasin zogj…
Vrastaret nuk duken, vetem pasojat…
Arkamortet, muranat, rrenojat….
………………………………
O ballkoni im, trishtim i pashue e i harrue,
Ku do gjejme krah…per me fluturue…???
TON ZMALI 9/4/2020 NGUJIM

Çfarë e shtyu Victor Hugonë t’i shkruante përkthyesit italian të romanit të tij “Les Misérables”? (Letra e 1862)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2020

 

“Le Rappel” ka botuar, të dielën e 13 janarit 1878, në faqen n°3, letrën ekskluzive të Victor Hugo drejtuar përkthyesit italian të romanit të tij “Les Misérables”, më 18 tetor 1862, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Portret i Victor Hugo nga Nadar (rreth 1884).

Letra e Victor Hugo

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një gazetë e re, “Le Glaneur littéraire”, botoi një letër të shkruar në 1862 për përkthyesin italian të “Les Misérables”, z. G. Daelli. Kjo letër, përmbajtjen e të cilës do ta zbuloni, nuk ishte botuar kurrë më parë në Francë :

 

Hauteville-House, 18 tetor 1862.

 

Zotëri, ju keni të drejtë, kur më thoni që libri “Les Misérables” është shkruar për të gjithë popujt. Nuk e di nëse do të lexohet nga të gjithë, por e kam shkruajtur për të gjithë. I drejtohet Anglisë po aq sa Spanjës, Italisë po aq sa Francës, Gjermanisë po aq sa Irlandës, republikave që kanë skllevër si dhe perandorive që kanë bujkrobër.

 

Problemet sociale tejkalojnë kufijtë. Plagët e racës njerëzore, këto plagë të mëdha që mbulojnë globin, nuk ndalen në vijat blu ose të kuqe të vizatuara në hartën botërore. Kudo që njeriu injoron dhe dëshpëron, kudo që gruaja e shet veten për bukë, kudo që fëmija vuan për një libër që e mëson ose një shtëpi që e ngroh, libri “Les Misérables” troket dhe thotë : Hapeni derën, kam ardhur për ju.

 

Në këtë orë, ende kaq të errët, të civilizimit në të cilin gjendemi, mjerimi quhet NJERIU; ai është në agoni në të gjitha kohët dhe rënkon në të gjitha gjuhët.

 

Italia juaj nuk është më shembullore në raport me të keqen se Franca jonë. Italia juaj e admirueshme mbart në fytyrën e saj të gjitha mjerimet. Mos vallë banditizmi, kjo formë e tërbuar e varfërisë, nuk banon në malet tuaja? Pak kombe janë gllabëruar aq thellë sa Italia nga kjo ulçerë e manastireve që u përpoqa t’i hetoja. Ju mund të keni Romën, Milanon, Napolin, Palermon, Torinon, Firencen, Sienën, Pizën, Mantovën, Bolonjën, Ferrarën, Xhenovën, Venecian, një histori heroike, rrënoja sublime, monumente madhështore, qytete të shkëlqyera, por ju jeni, si ne, të varfër. Ju jeni të mbuluar nga mrekullitë dhe parazitët. Padyshim që dielli i Italisë është i shkëlqyeshëm, por, fatkeqësisht! kaltërsia e qiellit nuk i fsheh dot leckat (zhelet) mbi njeriun.

 

Ju, si ne, keni paragjykime, bestytni, tirani, fanatizëm, ligje të verbëra që mbështesin zakonet injorante. Ju nuk e shijoni të tashmen ose të ardhmen, pa shijen e së kaluarës. Ju keni një barbar, murgun (priftin) dhe një egërsirë, lazzaronen. Çështja sociale është e njëjtë për ju si dhe për ne. Vdesin më pak urie te ju, dhe pak më shumë nga ethet; higjena juaj sociale nuk është shumë më e mirë se e jona; Terri, protestant në Angli, është katolik në Itali; por nën emra të ndryshëm, “vescovo” është identik me “bishop-in”, gjenden aty natën dhe kanë të njëjtat cilësi. Shpjegimi i gabuar i Biblës ose moskuptimi i Ungjillit është e njëjta gjë.

 

A duhet të këmbëngulim? a duhet ta shohim më tej këtë paralelizëm të zymtë? A nuk keni njerëz në nevojë? shikoni poshtë. A nuk keni parazitë? shikoni lart. Ky ekuilibër i shëmtuar, dy fushat e të cilit, mjerimi (varfëria) dhe parazitizmi, barazpeshohen me vështirësi, a nuk lëkundet para jush si para nesh?

 

Ku është ushtria juaj e mësuesve të shkollës, ushtria e vetme që qytetërimi pranon? Ku janë shkollat tuaja falas dhe të detyrueshme? A dinë të gjithë të lexojnë në atdheun e Dantes dhe Michelangelos? A i keni bërë kazermat tuaja shkolla ushtarake? A nuk keni ju, ashtu si ne, një buxhet të rëndësishëm për luftën dhe qesharak për arsimin? A nuk keni edhe bindje pasive, të cilat lehtësisht ju shndërrojnë në ushtarë? A nuk keni një militarizëm që iu jep urdhër të qëlloni mbi Garibaldin, domethënë mbi krenarinë e gjallë të Italisë? Le ti bëjmë ekzaminimin rendit tuaj shoqëror, le ta marrim ashtu siç është, le të shohim veprën e tij flagrante, më tregoni gruan dhe fëmijën. Shkalla e civilizimit matet me sasinë e mbrojtjes që rrethon këto dy qenie të dobëta. A ka më pak prostitucion në Napoli sesa në Paris? Sa është sasia e vërtetësisë që del nga ligjet tuaja dhe sasia e drejtësisë që del nga gjykatat tuaja? A bëni sikur nuk i kuptoni këto fjalë të errëta : hakmarrje publike, abuzim legal, burg, arenë ekzekutimi, dënim me vdekje?

 

Italianë, te ju ashtu si te ne, Beccaria (Cesare) ka vdekur dhe Farinace është gjallë. Dhe pastaj, le të shohim arsyen tuaj shtetërore. A keni një qeveri që kupton identitetin e moralit dhe të politikës? Po i amnistoni heronjtë! Ne kemi bërë diçka të ngjashme në Francë. Ja, le të flasim për mjerimet : që secili të sjellë grumbullin e tij, ju jeni po aq të pasur sa ne. A nuk keni si ne dy mallkime (dënime) : mallkimin fetar të shqiptuar nga prifti dhe atë social të dekretuar nga gjykatësi? O popull i shkëlqyer i Italisë, ti je i ngjashëm me popullin e madh të Francës! Fatkeqësisht, vëllezër, ju jeni si ne “des Misérables – të Mjerë !”

 

Nga thellësia e hijes ku jemi dhe ku jeni, nuk shihni shumë më qartë se sa ne portat rrezatuese dhe të largëta të Edenit. Priftërinjtë gabohen : këto dyer të shenjta nuk janë pas nesh, por para nesh.

 

Si përfundim, ky libër, Les Misérables, nuk është më pak pasqyra juaj se e jona. Disa njerëz, disa shtresa të shoqërisë, revoltohen kundra këtij libri, i kuptoj. Pasqyrat, këto transmetuese të së vërtetës, urrehen; kjo nuk i pengon ato të jenë të dobishme.

 

Sa për mua, unë kam shkruajtur për të gjithë, me një dashuri të thellë për vendin tim, por pa u shqetësuar për Francën më shumë sesa për një popull tjetër. Ndërsa përparoj në jetë, thjeshtësohem dhe bëhem gjithnjë e më patriot i njerëzimit.

 

Për më tepër, kjo është tendenca e kohës sonë dhe ligji i ndikimit të Revolucionit francez; librat, për t’iu përgjigjur zgjerimit (përhapjes) në rritje të civilizimit, duhet të pushojnë të qenit ekskluzivisht në gjuhën frënge, italiane, gjermane, spanjolle, angleze dhe të bëhen evropianë; unë them më shumë humanë (njerëzorë).

 

Prej kësaj, një logjikë e re e artit, dhe e disa nevojave të përbërjes që modifikojnë gjithçka, madje edhe kushtet, më parë të ngushta, të shijes dhe të gjuhës, të cilat duhet të zgjerohen si pjesa tjetër.

 

Në Francë, disa kritikë më qortuan, fatmirësisht për mua, sepse isha jashtë asaj që ata e quajnë shije franceze; Unë do të kisha dashur që kjo lëvdatë të ishte e merituar.

 

Me pak fjalë, bëj atë që mundem, vuaj nga vuajtja universale dhe përpiqem ta lehtësoj atë; Unë kam vetëm forcën e vogël të një njeriu dhe u bëj thirrje të gjithëve : Më ndihmoni !

 

Kjo, zotëri, është ajo që letra juaj më bën t’ju them, e them për ju dhe për vendin tuaj. Nëse këmbëngula shumë, kjo ishte për shkak të një fjalie në letrën tuaj. Ju më shkruani : “ — Ka italianë, dhe shumë, të cilët thonë : Ky libër, Les Misérables, është një libër francez. Kjo çështje s’na përket. Le ta lexojnë francezët si një histori, ne e lexojmë si një roman.”  — Fatkeqësisht! e përsëris, italianë apo francezë, mjerimi na shqetëson të gjithëve. Meqenëse historia shkruan dhe filozofia reflekton, mjerimi është veshja e racës njerëzore; ka ardhur momenti të zhvishet kjo zhele, të zëvendësohet në trupin nudo të Njeriut-Popull, veshja leckamane e së kaluarës me fustanin e madh të purpurt të agimit.

 

Zotëri, nëse kjo letër ju duket e nevojshme për të qartësuar disa mendje dhe larguar disa paragjykime, mund ta botoni.

 

Duke ju paraqitur sigurinë e re të ndjenjave të mia më të veçanta.

 

Victor Hugo

Le Rappel (1878)- Fjalimi historik i Victor Hugo me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe filozofit të shquar francez Voltaire

Voltaire, shkrimtar francez. Pikturë e shekullit të XVIII – (Musée national du château de Versailles.)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Qershor 2020

 

Më 30 maj 1778 u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare shkrimtari dhe filozofi i shquar francez Voltaire (François-Marie Arouet).

 

Me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të “njeriut të shekullit të XVIII”, gazeta “Le Rappel” ka botuar, të shtunën e 1 qershorit 1878, në ballinë, fjalimin historik që i është dedikuar asokohe nga shkrimtari dhe politikani i shquar francez, Victor Hugo, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Portret i Victor Hugo nga Nadar (rreth 1884).

100 vjetori i Voltaire

Fjalimi i Victor Hugo

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Si sot njëqind vite më parë një njeri vraponte. Vdiq i pavdekshëm. U largua me vitet, veprat, përgjegjësitë më të ndritshme dhe më të frikshme, përgjegjësinë e ndërgjegjes njerëzore të paralajmëruar dhe të korrigjuar. Ai u largua i mallkuar dhe i bekuar, i mallkuar në të kaluarën, i bekuar nga e ardhmja, dhe këto janë, zotërinj, dy format e shkëlqyera të lavdisë. Ai kishte në shtratin e tij të vdekjes, në njërën anë, brohoritjen (dashamirësinë) e bashkëkohësve dhe të brezave, në anën tjetër, këtë triumf të fishkëllimës dhe urrejtjes që e kaluara e pamëshirshme u rezervon atyre që luftuan kundër saj. Ai ishte më shumë se një njeri, ishte një shekull. Ai kishte ushtruar një funksion dhe kishte përmbushur një mision. Ai ishte zgjedhur padyshim për punën që kishte bërë falë vullnetit suprem i cili manifestohet si dukshëm në ligjet e fatit (të ardhmes) ashtu edhe në ato të natyrës. Tetëdhjetë e katër vitet që ky njeri jetoi përfshijnë intervalin që ndan monarkinë në kulmin e saj nga revolucioni në agimin e tij. Kur lindi, Luigji XIV ishte ende mbret, kur vdiq, Luigji XVI mbretëronte tashmë, në këtë mënyrë djepi i tij arriti të shohë rrezet e fundit të fronit të madh dhe arkivoli i tij, dritat e para të humnerës së madhe. (Duartrokitje.)

 

Zotërinj, para se të shkoj më tej, le të biem dakord, për fjalën humnerë; ka humnera të mira; këto janë humnerat ku bie e keqja. (Te lumtë!)

 

Zotërinj, pasi u ndalova pak çaste, më mirëkuptoni që duhet të përfundoj mendimin tim. Asnjë fjalë e pakujdesshme ose djallëzore nuk do të flitet këtu. Ne jemi këtu për mbajtur një qëndrim qytetar. Ne jemi këtu për të pohuar progresin, për të mirëpritur mirëbërjen e filozofisë (filozofëve), për t’i dëshmuar shekullit të XVIII mirënjohjen e atij të XIX, për të nderuar luftëtarët madhështorë dhe shërbëtorët e mirë, për të uruar përpjekjen fisnike të popujve, industrisë, shkencës, marshimin e guximshëm përpara, punën, për të çimentuar harmoninë njerëzore, me një fjalë për të lavdëruar paqen, këtë vullnet sublim universal. Paqja është virtyt i civilizimit, lufta është krim. (Duartrokitje.) Ne jemi këtu, në këtë moment madhështor, në këtë orë solemne, për tu përulur me besim para ligjit moral dhe t’i themi botës që dëgjon Francën, këtë : Ka vetëm një fuqi, vetëdija në shërbim të drejtësisë; dhe ka vetëm një lavdi, gjenia në shërbim të së vërtetës. (Lëvizje.)

 

Pas kësaj, dua të vazhdoj.

 

Zotërinj, para Revolucionit, ndërtimi shoqëror ishte ky :

 

Poshtë, populli;

Mbi popullin, feja e përfaqësuar nga kleri,

Krahas fesë, drejtësia e përfaqësuar nga gjyqësori.

Dhe, në atë kohë në shoqërinë njerëzore, kush ishte populli ? Ishte injoranca (padituria). Cila ishte feja ? Ishte rreptësia (ndëshkimi). Dhe çfarë ishte  drejtësia ? Ishte padrejtësia.

 

A po shkoj shumë larg me fjalët e mia ?

 

Do ta kufizoj veten duke cituar dy fakte, por vendimtare.

 

Në Toulouse, më 13 tetor 1762, ne gjejmë në bodrumin e një shtëpie një djalë të ri të varur. Turma u rebelua, kleri u nxeh, gjyqësori informoi.

 

Ishte një vetëvrasje, por e shpallën vrasje. Për cilin interes ? Në interes të fesë. Dhe kë po akuzonin ? Babain. Ishte një protestant (huguenot), dhe donte të pengonte djalin e tij që të bëhej katolik. Ekziston një lloj makabre morale dhe pamundësie materiale; broçkulla ! ky baba vrau djalin e tij, ky plak ka varur këtë djalë të ri. Drejtësia punoi, dhe doli me këtë përfundim. Më 9 Mars 1762, një burrë me flokë të bardha, Jean Calas, u soll para një sheshi publik të cilin, e zhveshën lakuriq, e shtrinë mbi një rrotë, i lidhën  gjymtyrët dhe e varën me kokën poshtë. Tre burra gjendeshin aty, mbi podium, një gjykatës, i quajtur David, i ngarkuar që të kujdesej për të tortëruarin, një prift, i cili mbante kryqin dhe xhelati, me një shufër hekuri në dorë. I pandehuri, i çuditur dhe i tmerruar, nuk shikonte priftin por xhelatin. Xhelati ngre lart shufrën e hekurt dhe i thyen krahun. Viktima ulërin dhe i bie të fikët. Gjykatësi nxitohet t’i japë të dënuarit të nuhasë disa kripëra, kështu ai bëhet i vetëdijshëm; pastaj prapë një goditje tjetër me shufrën, ulërimë e re, Calas humb sërish vetëdijen; e zgjojnë dhe xhelati fillon përsëri; dhe për faktin se secila gjymtyrë duhej thyer në dy vende, ai merr dy goditje çdo herë, pra gjithsej tetë. Pas humbjes së ndjenjave për të tetën herë, prifti i ofron atij kryqin që ta puthë, Calas i kthen kokën, dhe xhelati i jep goditjen e fundit, domethënë, i shtyp gjoksin me skajin e madh të shufrës së hekurt. Kështu dha frymë Calas. Kjo zgjati dy orë. Pas vdekjes së tij, u shfaqën provat e vetëvrasjes. Por një atentat ishte kryer. Nga kush ? Nga gjykatësit. (Reagim. Duartrokitje.)

 

Fakt tjetër. Pas plakut, një djalë i ri. Tre vite më vonë, në 1765, në Abbeville, të nesërmen e një nate të stuhishme dhe me erëra të forta, mbledhin për tokë mbi trotuarin e një ure një kryq të vjetër, i cili për tre shekuj ishte gozhduar (vënë) mbi një parapet (mur). Kush e hodhi përtokë këtë kryq ? Kush e bëri këtë sakrilegj ? Nuk e dimë. Ndoshta një kalimtar. Ndoshta era. Kush është fajtor ? Peshkopi i Amiens lëshon një hetim fetar. Ja çfarë është hetimi fetar : është një urdhër për të gjithë besimtarët, nën dënimin e ferrit, të thonë atë që dinë ose mendojnë se dinë për këtë apo atë fakt; rendi vrastar i fanatizmit deri në injorancë. Hetimi fetar i peshkopit të Amiens funksionon, zmadhimi i thashethemeve merr përmasat e denoncimit. Drejtësia zbulon, ose pretendon se ka zbuluar, se natën kur kryqi ra përtokë, dy burra, dy oficerë, njëri me emrin Labarre, tjetri Etallonde, kaluan mbi urën e Abbeville, ndërsa ata ishin të dehur dhe këndonin një këngë rojesh ushtarake. Gjykata e Abbeville është kompetente për këtë çështje. Gjykatësit e Abbeville vlejnë një lloj si ata të Toulouse. Ata nuk janë më shumë të drejtë, kështu lëshuan dy urdhër-arreste. D’Etallonde u shpëtoi (u arratis), Labarre u kap. E çuan para hetimit gjyqësor. Ai mohon të ketë kaluar mbi urë, por pranon se ka kënduar këngën. Gjykata e Abbeville e dënoi, por ai apeloi në parlamentin e Parisit. E çojnë në Paris, por dënimi u duk i drejtë dhe e konfirmuan. E sjellin përsëri në Abbeville, të lidhur me zinxhirë. Shkurtimisht, momenti i tmerrshëm po afronte ! Fillojnë t’i bëjnë kalorësit Labarre pyetjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme me qëllim që ai të rrëfejë bashkëpunëtorët e tij; por cilët bashkëpunëtorë ? që ka kaluar një urë dhe ka kënduar një këngë; ata i thyejnë një gju gjatë torturës; rrëfyesit të tij, kur dëgjoi të thyheshin kockat, i ra të fikët; të nesërmen, 5 qershor 1766, Labarre tërhiqet zvarrë para sheshit të madh të Abbeville, ku po digjej një turrë me dru; i lexojnë vendimin e dënimit dhe pastaj i presin grushtin, dhe në vijim gjuhën me një copë hekuri, dhe më në fund, për mëshirë, i presin kokën dhe e hedhin në turrën e druve. Kështu vdiq kalorësi Labarre. Ai ishte nëntëmbëdhjetë vjeç. (Moment e gjatë dhe e thellë.)

 

Pra, o Voltaire, ti shqiptove një klithmë tmerri dhe do të jetë lavdia jote e përjetshme! (Duartrokitje e dyfishuar.)

 

Kështu ti fillove gjyqin e tmerrshëm të së kaluarës, ti mbrojte kundra tiranëve dhe mostrave çështjen humane, dhe ti ia arrite. Njeri i madh, qofsh përgjithmonë i bekuar! (Duartrokitje e re.)

 

Zotërinj, gjërat e tmerrshme që sapo kujtova u realizuan në mes të një shoqërie të sjellshme, jeta ishte e gëzuar dhe e lehtë, vinin dhe shkonin, nuk shikonin as lart e as poshtë vetvetes, indiferenca çoi në pakujdesi, poetë të hirshëm, Saint-Aulaire, Boufflers, Gentil-Bernard, shkruajtën vargje të bukura, oborri ishte plot me ahengje, Versaja shkëlqente, Parisi jetonte në injorancë ; dhe gjatë kësaj kohe, nga egërsia fetare, gjyqtarët vranë një plak mbi një rrotë dhe priftërinjtë shqyen gjuhën e një fëmije për një këngë. (Emocion i madh. Duartrokitje.)

 

Në prani të kësaj shoqërie të egër dhe të turpshme, Voltaire, i vetëm, pasi kishte para syve të tij të gjitha këto forca të bashkuara, gjykatën, fisnikërinë, financat; kjo fuqi e pavetëdijshme, turma e verbër; kjo gjykatë e frikshme, aq e rëndë për të dënuarit, aq servile ndaj të zotit, duke shtypur dhe gjunjëzuar popullin para mbretit (Bravo!), ky kler, i përzier tinëzisht mes hipokrizisë dhe fanatizmit, Voltaire, i vetëm, e përsëris, i shpalli luftë këtij koalicioni të të gjitha pabarazive shoqërore, kësaj bote të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme, dhe ai e pranoi betejën. Dhe cila qe arma e tij ? ajo që ka lehtësinë e erës dhe fuqinë e rrufesë. Një pendë. (Duartrokitje.)

 

Me këtë armë ai luftoi, me këtë armë ai fitoi (mundi).

 

Zotërinj, le ta përshëndesim këtë mëndje.

 

Voltaire fitoi, Voltaire bëri luftë rrezatuese, luftë e një kundër të gjithëve, domethënë luftën e madhe. Lufta e mendimit kundër materies (lëndës), luftën e arsyes kundër paragjykimeve, luftën e të drejtës kundër të padrejtës, luftën për të shtypurit kundër shtypësit, luftën e mirësisë, luftën e butësisë. Ai pati butësinë e një gruaje dhe zemërimin e një heroi. Ai ishte një mëndje e ndritur dhe një zemër e madhe. (Bravo.)

 

Ai luftoi (mundi) kodin dhe dogmën e vjetër. Ai mundi feudalin, gjyqtarin gotik, priftin romak. Ai e ngriti popullatën në rangun e popullit. Ai mësoi, paqësoi dhe civilizoi. Ai luftoi për Sirven dhe Montbailly si për Calas dhe Labarre; ai pranoi të gjitha kërcënimet, të gjitha zemërimet, të gjitha persekutimet, shpifjet, dëbimin në mërgim. Ai qe i palodhshëm dhe i palëkundur. Ai e mundi dhunën me buzëqeshjen, despotizmin me sarkazmën, pagabueshmërinë me ironinë, kokëfortësinë me këmbënguljen, injorancën me të vërtetën.

 

Thjesht thashë këtë fjalë, buzëqeshje, do të ndalem këtu. Buzëqeshja është Voltaire.

 

Zotërinj, le ta themi, sepse paqja është ana e shkëlqyeshme e filozofit, te Voltaire ekuilibri rivendoset gjithmonë. Pavarësisht nga zemërimi i tij i drejtë, ai kalon, dhe Voltaire i irrituar gjithmonë i lë vend atij të qetë. Pastaj, në këtë sy të thellë, shfaqet buzëqeshja.

 

Kjo buzëqeshje është mençuria. Kjo buzëqeshje, po e përsëris, është Voltaire. Kjo buzëqeshje ndonjëherë shkon deri në qeshje, por trishtimi filozofik e tundon (temporizon) atë. Me të fortët, ai tallet ; më të dobëtit, ai është përkëdhelës. Ajo shqetëson shtypësin dhe siguron të shtypurin. Kundër të mëdhenjve, përballjen; për të vegjlit, keqardhjen. Ah! le të jemi të ndjeshëm nga kjo buzëqeshje. Ai ka pasur ndriçime agimi. Ai ka ndriçuar të vërtetën, të drejtin, të mirën, çfarë ka të ndershme në të dobishmen. Ai ndriçoi brendësinë e bestytnive (supersticioneve); këto shëmtira janë të mira për tu parë; ai i vuri në pah. Duke qenë i zgjuar, ai ishte pjellor. Shoqëria e re, dëshira për barazi dhe koncesion, dhe ky fillim vëllazërie i cili quhet tolerancë, dashamirësia reciproke, vënia në proporcion e burrave dhe të drejtave, arsyeja e njohur si ligj suprem, fshirja e paragjykimeve dhe e mbështetjes së njërës palë, qetësia e shpirtrave, fryma e indulgjencës dhe faljes, harmonia, paqja, kjo është ajo që doli nga ajo buzëqeshje e madhe.

 

Padyshim që ditën kur identiteti i mençurisë dhe mëshirës do të njihet, ditën kur do të shpallet amnistia, pohoj, se atje lart në yje, Voltaire do të buzëqeshë. (Duartrokitje të trefishta. Thirrjet : Rroftë amnistia!)

 

Zotërinj, ekzistojnë marrëdhënie misterioze mes dy shërbëtorëve të njerëzimit të cilët janë shfaqur në një interval kohor prej1800 vitesh.

 

 

Lufta kundër « pharisaïsm-it », demaskimi i mashtrimit, rrëzimi i tiranive, uzurpimeve, paragjykimeve, gënjeshtrave, bestytnive, prishja e tempullit, dhe pse jo të rindërtohet nga fillimi, domethënë duke zëvendësuar gënjeshtrën me të vërtetën, duke sulmuar gjykatën e egër, duke sulmuar klerin e etur për gjak etj, të merret kamxhiku për të dëbuar shitësit nga vendi i shenjtë, të pretendohet trashëgimia e të privuarve, të mbrohen i dobëti, i varfëri, të vuajturit, të luftohet për të përndjekurit dhe të shtypurit ; kjo ishte lufta e Jezu-Krishit ; dhe cili është njeriu që bën këtë luftë ? Voltaire. (Bravo.)

 

Puna ungjillore plotësohet nga puna filozofike; fryma e butësisë ka filluar, shpirti i tolerancës ka vazhduar; le ta themi me një ndjenjë të thellë respekti, Jezusi qau, Voltaire buzëqeshi, dhe me këtë lot hyjnor dhe këtë buzëqeshje njerëzore u bë ëmbëlsia e qytetërimit të sotëm. (Duartrokitje e zgjatur.)

 

A ka buzëqeshur gjithmonë Voltaire ? Jo. Ai ka qenë shpesh i zemëruar (mërzitur). E keni vënë re në fjalët tona të para.

 

Sigurisht, zotërinj, masa (rregulli), rezerva, proporcioni, ky është ligji suprem i arsyes. Mund të themi se moderimi është vetë frymëmarrja e filozofit. Përpjekja e të mençurit duhet të grupojë (përmbledhë) një lloj sigurie të qetë, përafërsisht prej të cilës përbëhet filozofia. Por në momente të caktuara pasioni për të vërtetën lind fuqishëm dhe dhunshëm dhe është në të drejtën e tij, si erërat e mëdha që pastrojnë (marrin me vete gjithçka). Kurrë, këmbëngul, asnjë i mençur nuk do t’i lëkundë këto dy njerëz të mëdhenj mbështetës të punës sociale, drejtësisë dhe shpresës, dhe të gjithë do ta respektojnë gjyqtarin nëse ai mishëron drejtësinë, dhe të gjithë do të nderojnë priftin nëse ai përfaqëson shpresën. Por nëse magjistratura quhet torturë, nëse Kisha quhet Inkuizicion, atëherë njerëzimi i shikon ato në fytyrë dhe i thotë gjykatësit : Unë nuk e dua ligjin tënd! dhe i thotë priftit : Unë nuk e dua dogmën tënde! Unë nuk e dua turrën e drurëve tuaj në tokë dhe ferrin tuaj në qiell ! (Ndjenjë e gjallë. Duartrokitje të gjata.) Atëherë, filozofi i zemëruar ngrihet dhe e denoncon gjyqtarin para drejtësisë dhe e denoncon priftin para Zotit ! (Duartrokitjet dyfishohen.)

 

Këtë pra bëri Voltaire. Ai është i madh.

 

Kush ishte Voltaire, e thashë; cili ishte shekulli i tij, do ta them.

 

Zotërinj, njerëzit e mëdhenj rrallëherë janë vetëm; pemët e mëdha duken më të mëdha kur dominojnë një pyll; ato gjenden aty në shtëpinë e tyre. Ka një pyll shpirtrash (mëndjesh) rreth Voltaire; ky pyll është shekulli i tetëmbëdhjetë. Midis këtyre shpirtrave, ka disa maja (koka), Montesquieu, Buffon, Beaumarchais, dhe dy ndër të tjerat, më të lartat pas Voltaire, – Rousseau dhe Diderot. Këta mendimtarë i kanë mësuar njerëzit të arsyetojnë; arsyetimi i mirë sjell veprimin e mirë, korrektësia në mendje bëhet drejtësi në zemër. Këta punëtorë të progresit kanë punuar në mënyrë të dobishme. Buffon themeloi natyralizmin; Beaumarchais gjeti, përtej Molière, një komedi të panjohur, pothuajse një komedi shoqërore; Montesquieu bëri kërkime aq të thella në ligj sa arriti të nxjerrë në dritë drejtësinë. Sa i përket Rousseau-së dhe Diderot, le t’i përmendim këto dy emra veç e veç; Diderot, një inteligjencë e gjerë kureshtare, një zemër e butë që ndryshoi drejtësinë, dëshironte të jepte nocione të sigurta si bazë për idetë e vërteta dhe krijoi kështu Enciklopedinë; Rousseau i bëri një shërbim të admirueshëm gruas, ai e plotësoi nënën nëpërmjet foshnjes, ai vendosi njërën afër tjetrës këto dy madhështi të djepit; Rousseau, një shkrimtar elokuent dhe patetik, një ëndërrimtar i thellë oratorik, i cili shpesh herë ka zbuluar  dhe shpallur të vërtetën politike; ideali i tij i përafrohet reales ; ai pati lavdinë e të qenurit i pari në Francë që u quajt qytetar; fibra qytetare lëkundet në Rousseau; ajo që lëkundet te Voltaire është fibra universale; mund të thuhet se, në këtë shekull të tetëmbëdhjetë pjellor, Rousseau përfaqëson Popullin; Voltaire, akoma më gjerë, përfaqëson Njeriun. Këta shkrimtarë të fuqishëm janë zhdukur; por ata na lanë shpirtin e tyre, Revolucionin. (Duartrokitje.)

 

Po, Revolucioni francez është shpirti i tyre. Ai është përhapja e tyre rrezatuese; ai vjen prej tyre; ai gjendet kudo në këtë katastrofë të bekuar dhe të shkëlqyer që mbylli të kaluarën dhe hapi të ardhmen. Në këtë transparencë e cila është specifike për revolucionet, dhe e cila përmes shkaqeve lejon të shohim efektet, dhe nëpërmjet planit të parë shohim dhe të dytin, shohim pas Diderot Danton, pas Rousseau Robespierre, dhe pas Voltaire Mirabeau. Këta i bënë ata.

 

Zotërinj, t’u bësh rezyme disa epokava falë emrave të njerëzve, të emërosh shekujt, t’i bësh disa prej tyre personazhe njerëzore, kjo mundësi u është dhënë vetëm tri popujve, Greqisë, Italisë, Francës. Themi shekulli i Perikliut, shekulli i Augustit, shekulli i Leon X, shekulli i Luigjit XIV, shekulli i Voltaire. Këto emra kanë një kuptim të madh. Ky privilegj, që tu vihen emra shekujve, ekskluzivisht për Greqinë, Italinë dhe Francën, është shenja më e lartë e qytetërimit. Deri te Voltaire, këto janë emra krerësh shtetesh; Voltaire është më shumë se një kryetar shteti, ai është një kryetar idesh. Me Voltaire fillon një cikël i ri. Ne e ndiejmë se tani e tutje fuqia e lartë drejtuese e njerëzimit është mendimi. Qytetërimi iu bindte forcës, tani ai do t’i bindet idealit. Është fundi i skeptrit dhe shpatës të zëvendësuar nga rrezja; domethënë, autoriteti i shndërruar në liri. Asnjë sovranitet tjetër përveç ligjit për njerëzit dhe ndërgjegjjes për individin. Për secilin nga ne, dy aspektet e progresit dalin qartë, dhe këtu ato janë : ushtrimi i së drejtës, domethënë të qënit njeri; përmbushja e detyrës, domethënë të qënit qytetar.

 

I tillë është kuptimi i kësaj fjale, shekulli i Voltaire; ky është kuptimi i kësaj ngjarje supreme, Revolucioni francez.

 

Dy shekujt e paharrueshëm që i paraprinë shekullit të tetëmbëdhjetë e kishin përgatitur; Rabelais paralajmëron për të drejtat e familjes në « Gargantua », dhe Molière paralajmëron kishën në « Tartuffe ». Urrejtja e forcës dhe respekti për ligjin (drejtësinë) janë të dukshme te këto dy mendje të shquara.

 

Kushdo që thotë sot : forca ka përparësi mbi ligjin, është veprim mesjetar dhe u flet njerëzve duke u kthyer mbrapa treqind vite. (Duartrokitje të përsëritura.)

 

Zotërinj, shekulli i nëntëmbëdhjetë lavdëron (glorifikon) shekullin e tetëmbëdhjetë. I tetëmbëdhjetë propozon, ndërsa i nëntëmbëdhjeti përfundon. Dhe fjala ime e fundit do të jetë vëzhgimi i qetë, por i patundur i progresit.

 

Kohët kanë ardhur. Drejtësia ka gjetur formulën e saj : federatën njerëzore.

 

Sot, forca quhet dhunë dhe fillon të gjykohet, lufta akuzohet, civilizimi, në bazë të ankesës së njerëzimit, bën gjyqin dhe harton dosjen e madhe kriminale të pushtuesve dhe kapitenëve. (Lëvizje.) Ky quhet dëshmitar, historia. Realiteti i ashpër paraqitet. Shkëlqimet (Rrezet) e rreme treten. Në shumë raste, heroi është një shumëllojshmëri e vrasësit. (Duartrokitje.) Njerëzit e kuptojnë se zmadhimi i një pakete (tarife) nuk mund të jetë zvogëlim, se nëse të vrasësh është krim, të vrasësh më shumë nuk mund të bëhet për rrethana lehtësuese (Të qeshura dhe brohoritje), që nëse të vjedhësh është turp, të pushtosh nuk mund të jetë një lavdi (duartrokitje të përsëritura), që « Te Deum-ët » nuk ndryshojnë asgjë, se vrasja është vrasje, se gjaku i derdhur është gjaku i derdhur, se është e kotë të quhesh Çezar apo Napoleon, dhe se në sytë e Zotit të përjetshëm ne nuk ndryshojmë fytyrën e vrasësit pavarësisht se në vend të një kapeleje, i vëmë atij mbi kokë një kurorë perandori. (Brohoritje të gjata. Një seri duartrokitjesh.)

 

Ah! le të shpallim të vërtetat absolute. Le ta çnderojmë luftën. Jo, lavdia e përgjakshme nuk ekziston. Jo, nuk është mirë dhe nuk është e dobishme të bëhen kufoma. Jo, jeta nuk mund të punojë për vdekjen. Jo, oh nëna që më rrethoni, lufta, kjo hajdute, nuk mund të vazhdojë të marrë fëmijët tuaj. Jo, gruaja nuk mund të rrisë fëmijën me dhembje, se njerëzit lindin, popujt punojnë dhe mbjellin, që fshatari fekondon fushat dhe punëtori qytetet, që mendimtarët meditojnë, që industria bën mrekullira, se gjeniu bën çudira, që veprimtaria e gjerë njerëzore shumëfishon në prani të qiellit me yje përpjekjet dhe krijimet, për të arritur në këtë ekspozitë të tmerrshme ndërkombëtare e cila quhet fushë beteje! (Ndjenjë e thellë. E tërë salla çohet në këmbë dhe brohoret për oratorin).

 

Fusha e vërtetë e betejës ja ku është. Është ky takim i kryeveprave të punës njerëzore që Parisi po i ofron botës në këtë moment.

 

Fitorja e vërtetë është fitorja e Parisit! (Duartrokitje.)

 

Fatkeqësisht, nuk mund ta fshehim, se në këtë çast, sado i denjë të jetë për admirim dhe respekt, ka akoma aspekte funerale (të zeza); ka akoma anë të errëta në horizont, tragjedia e popujve nuk ka mbaruar; lufta, lufta e rreptë, është akoma këtu, dhe ajo ka guximin të ngrejë kokën përmes kësaj feste të paqes. Princat, që prej dy vitesh, kanë vazhduar me një keqkuptim fatal, mosmarrëveshja e tyre është një pengesë për harmoninë tonë, dhe ata janë frymëzuar gabimisht që të na dënojnë mbi zbulimin e një kontrasti të tillë.

 

Le ta kthejë Voltaire-in ky kontrast. Përballë kërcënimeve të mundshme, le të jemi më paqësorë se kurrë. Le t’i drejtohemi këtij njeriu të madh të vdekur, kësaj qenie të madhe të gjallë, kësaj mëndje të madhe. Le të përulemi para varreve të nderuara. Le t’i kërkojmë këshilla një personi, jeta e dobishme e të cilit për njerëzit u shua njëqind vite më parë, por vepra e të cilit është e pavdekshme. Le të kërkojmë këshilla mendimtarëve të tjerë të fuqishëm, ndihmësve të këtij Voltaire-i të lavdishëm, Jean-Jacques Rousseau, Diderot, Montesquieu. Le t’u japim fjalën këtyre zërave të shkëlqyeshëm. Le të ndalojmë gjakderdhjen, Mjaft ! mjaft ! despotë, Ah ! barbarizmi vazhdon, le të protestojë filozofia. Shpata është e pamëshirshme, le të zemërohet civilizimi. Le t’i vijë në ndihmë shekulli i tetëmbëdhjetë atij të nëntëmbëdhjetë; filozofët paraardhësit tanë janë apostuj të së vërtetës; ti thërrasim këto fantazma të shquara; që, para monarkive që ëndërrojnë luftërat, ata shpallin të drejtën e njeriut për jetën, të drejtën e ndërgjegjes për lirinë, sovranitetin e arsyes, shenjtërinë e punës, mirësinë e paqes; dhe, meqë nata del nga fronet, le të dalë drita nga varret (Thirrje njëzëri e zgjatur. Thirrje : Rroftë Victor Hugo!)

NJË NJERI I VËRTETË… – Novelë nga LIRI BELE

 

 

   Theodhori i lodhur, por i gëzuar, pasi ka nxjerrë nga spitali mikun  Aleksandin  tashmë të përmirësuar, e shoqëron brenda shtëpisë së tij të mbështetur në krahët e veta, qëndron një copë herë në pritje, dhe pasi sigurohet për gjendjen e mirë shëndetësore , e përqafon me dashuri dhe kthehet në shtëpi i qetë. Përgjatë një jave të qëndrimit të tij në spital, Theodhori pothuajse, i qëndroi pranë shokut, njëkohësisht komshiut të vet më vonë miqësija u konsolidua; banesat e tyre ndodhen disa metra larg njëra-tjerës, ku dritarja e dhomës së gjumit tij ka përballë saj dritaren dykanatëshe  të njërës prej dy dhomave të mëdha të shtëpisë së Aleksandrit, rrethuar nga një gardh i lartë, i gjelbëruar dimër-verë, tek i cili,  është e pamundur të ndahen midis tyre rrënjët e trandafilave me ato të rozmarinës, që në pjesën e sipërme duken të gërshetuara si të formojnë një mur solid të strukturuar . Hyrja para shtëpisë ka ballkonin në përmasa të mëdha, por vazot e shumta të luleve të përzgjedhura të tërheqin  duke dhuruar aroma , të këndëshme ,dehëse , aq sa nuk mund  të hedhësh sytë në objekte të  tjera sepse të përfshin aroma e tyre, pothuajse e gjallë.

   Theodhorit shpesh i kishte shkuar nëpër mend se vlera e atij gjelbërimi ishte e njohur dhe e shijuar  prej tij, teksa  shihte  gjithçka nga lartësia e katit të katërt, krahasuar  me pronarin e shtëpisë një katëshe  të bukur ,të  gjërë me dy shkallë të mermerta para saj. Të shumtë ishin momentet e hapjes së njëkohshme të dritareve, kur miqtë përshëndesnin njëri- tjetrin me përkulje të lehtë të kokës dhe pas atij çasti ngrinin sytë të shijonin ngrohtësinë e rrezeve të para të diellit mbi fytyrat e tyre, ende të përgjumura. Pra, afërsia e vendbanimit, mosha e njëjtë, natyra e përafërt e  karakterit pothuajse të mbyllur për pjesëmarrje  në rrethe të gjera shoqërore, favorizuan një miqësi të vërtetë  bazuar edhe në  takimet e paracaktuara midis tyre në mjedise  të pëzgjedhura .Nardi, njëri nga djemtë e Aleksandrit, ishte shok i afërt me djalin e vetëm të Theodhorit, Tomasin, i cili mbas largimit jashtë shtetit të Nardit, me dashuri dhe përkushtim të sinqertë u qëndronte afër prindërve të tij për t’ua zbutur sadopak ndjenjën e vetmisë dhe zbrazëtinë shoqëruese të përditshme. Mënçuria, edukata familjare e pasuar nga zbatimi me rreptësi i rregullores ushtarake, sepse në atë profil Theodhori kishte shërbyer disa dekada korrektësisht e ndershmërisht, pikërisht ato i  kishin ngulitur gjurmët e tyre tek i biri duke e prezantuar përherë dinjitoz e  të kujdesshëm në çdo  rrethanë. Ditëve të fundit gjëndja shëndetsore e Aleksandrit po keqësohej, pikërisht  shoqërimin dhe    mbërritjen  e tij në spital ,ambjentimin në dhomën dyshe  të repartit të kirurgjisë i drejtoi Theodhori i cili u befasua ne momentin kur miku u spraps me forcë sapo hodhi vështrimin në shtratin përballë dhe në mënyrë të papritur një mjegullim i lehtë u ravijëzua  në sytë e tij, i pashpjegueshëm, i paqartë, por aq e fuqishëm sa e vonoi çastin e akomodimit në shtrat të këmbës së djathtë dhe artikulacjonin e  gjurit që ishte  jashtë funksionit. Shtangia e Aleksandrit vazhdoi edhe përgjatë kohës kur infermierja  pranë tij, e kthyer drejt aparaturave, po vendoste fillimin e funksionit të sistemit monitorues , mjekues përkatësisht diagnozës.  Theodhori qëndronte në këmbë në pjesën fundore të shtratit, i gatshëm për çdo moment ta ndihmonte mikun por, nuk mund të mos i  tërhiqte vëmëndje pozicioni i ndryshuar papritmas i Aleksandrit si të ishte i detyruar *Të ngrinte*  apo* gozhdohej * nga një forcë misterioze*?  Cili mund të ishte shkaku? Mos vallë, pamja e fytyrës së pacientit të panjohur që dukej nën çarçafin e bardhë edhe më e zbehtë se e zakonëshmja, buzët të errëta , të holla, tepër shtrënguar apo timbri i veçantë i zërit përgjatë kthimit të përshëndetjes  time? E çuditshme ,gjë  e vecantë për mua  dhe nuk po kuptoja asgjë kur  teksa e pyesja Aleksandrin nuk  më përgjigjej dhe mbeti gjatë gjysmë ndënjur në shtrat. Çasti i vështirë u kapërcye me ndihmën e zgjatur në kohë të Theodhorit, i cili pasi i kaloi duart  shpatullave të Aleksandrit, e shtrëngoi në gjoks me një ndjenjë miqësore  tashmë vërtetuar midis tyre, e bindi mikun të pranonte në heshtje  shtrirjen  në shtrat por duke i mbajtur sytë mbyllur për një kohë të gjatë teksa  pyetjeve rreth gjëndjes shëndetësore aktuale apo kërkesës  për ndonjë  ndihmë të momentit, ai i përgjigjej vetëm me lëvizje mohuese të gishtit tregues  të dorës së djathtë. Fakti që gruaja e Aleksandrit e kishte të pamundur ta shoqëronte të shoqin në spital dhe të qëndronte pranë tij për ta ndihmuar, bëri që Theodhori ta plotësonte këtë gjë, duke i qëndruar pranë  për orë të tëra, të përsëritura gjatë ditës , edhe natën . (Oli pësoi një paralizë të pjesëshme të gjysmës së majtë të trupit; përmirësimi po dukej i ngadalshëm).- Për sa shihja, pyetje të shumta po lindnin brënda meje ditëve të tjera të kohë qëndrimit në spital të  Aleksandrit ,bluante në mëndje Theodhori.Ai trokiti në derë, ajo u hap shpejt nga i biri Tomasi, në moshë rreth të 30-ve,  shëmbëlltyrë absolute e të atit, gazetar i konfirmuar në profesion, por  edhe me prirje për shkrime letrare, trashëguar nga Theodhori, i cili kishte pasur mundësi të hartonte saktësisht vetëm raportime pune, ndërsa  tundimet  për krijime të lira në linjën e prozës me dhëmbje dhe përpjekje i kishte shtrënguar fort brënda vetes për disa arsye, mes të cilave, detyruese ishte koha tepër e kufizuar mbas një dite pune të lodhëshme dhe të zgjatur .

   – U bëre për mall, baba! Kemi rreth një javë pa u takuar, ndonëse edhe unë kohët e fundit kam pasur impenjime pune të shumta.                                                  

   – Ja, pasi të qetësohem nja dy orë, do të bisedojmë hollësisht dhe besoj se thelbi i bisedës do të na vlejë të dyve, por tani jam unë ai që kërkoj ndihmën tënde apo, më qartë, dua të bashkëpunoj me ty.

   Tomasi nguliti një shikim tejet të habitur drejt të atit, por nuk bëri asnjë pyetje, në respektim të mundësisë së kohës së përshtatshme të bisedës e cila përherë ishte e dobishme dhe pa  e matur kohëzgjatjen.

   – Për sa do flasim, e gjykoj të arsyeshme të bëjmë edhe një shkrim në gazetën “Korrespondenti” por ama ,me kushtin e vetëm që  të jemi të dy bashkautorë. Ja, së shpejti do ta mësosh për se bëhet fjalë: pjesë të jetës njerëzore jo përherë të njohura, për më tepër saktësia e këndvështrimit  kur  ndodhesh personalisht para një personi të vlerësuar me objektivitet bazuar në fakte të panjohura të jetës së përditëshme.

   Pas gjumit disa orësh, pasuar nga filxhani kafes, Theodhori u ul në dhomën e ndënjes përkundrejt të birit dhe nisi të fliste ngadalë:

   – Banojmë në këtë godinë prej më tepër se 20 vjetësh. Përgjatë 5 viteve të fundit, unë jam një ushtarak në pension. Dihet se ky pallat u ndërtua pothuajse tërësisht në tokën e Aleksandrit, por, çuditërisht, me një aprovim të menjëhershëm prej tij, si të ishte në pritje të pakësimit të sipërfaqes së oborrit (diçka e paimagjinueshme, kur njihen mirë kundërshtimet e një pronari të një sipërfaqeje të caktuar oborri dhe, pikërisht brënda atij territori u vendos të ndërtohej  një tjetër godinë, kësaj radhe publike), për më tepër, shoqëruar me një pozicion të veçantë. Pronari , pothuajse  shihej i lumturuar në fytyrë në kohën kur pusi mbas shtëpisë u bë pjesë e themelit të godinës sonë në ndërtim aq sa , të dukej sikur ai po hiqte nga shpatullat e veta një peshë të  rëndë. Rastësisht atë ditë jam ndodhur atje dhe ende nuk më është venitur shprehja e fytyrës tij, veçanërisht  sytë e mjegulluar  të  ishin para çastit të shpërthimit të lotëve papritur . Pse vallë? Fillimisht unë njoha Aleksandrin një mjeshtër rrobaqepës por  fakti që ne banonim fare pranë, na afroi .Vëndi i tij i punës ,rrobaqepsija ne këndin e oborrit  favorizoi takimet tona .  Pikërisht mënyra e punës e tregonte një profesionist të mirëfilltë: përherë  ulur në një karrige pranë tavolinës, shikim të përqëndruar dhe të ngulitur mbi copën që qepte, të vendosur mbi sipërfaqen e tavolinës, gërshërët në dorën e djathtë, paksa të ngritur. Kur duhej të qëndronte pranë klientit për matjen e parametrave përkatës të trupit, atëherë ishte i detyruar të mbështetej te bastuni pranë i cili ishte përshtatur me lartësinë e shtatit të përdoruesit. Vitet zëvendësonin njëri-tjetrin. Rrobaqepësi e njëherazi miku im, tregonte talent, punonte pa përtim me kohë të zgjatur gjithashtu e shoqja e shoqëronte çdo ditë duke prezantuar një ndihmëse të denjë dhe  fëmijët  ju përkushtuan shkollës .

   Ka rastisur  të kem qëndruar një copë herë ulur në mjedisin e punës së tij  duke e soditur përgjatë kohës kur ushtronte zanatin, më shpesh në riparimet e veshjeve. Dihet mirë që një kostum i ri, xhaketë apo pantallona, është vështirësuar aktualisht. Dua të shtoj diçka tjetër. Konfirmimin e Aleksandrit si një specialist të vërtetë e favorizoi edhe mundësia e emigracionit, lidhja me botën e kulturuar, pa e mohuar faktin  që  maja e bukurisë së profesionit të rrobaqepësit prezantohet në realizimin e pajës së vajzave, një linjë tradicionale në vëndin tonë. Ai ishte komunikues me femrat, ato gjenin ngrohtësi në biseda me të si njeri i ndjeshëm, korrekt, me karakter të fortë dhe ndershmëri të admirueshme. Ishte një  krijues i veçantë. Duke qëndruar rreth 30 minuta, para se të drejtonte gërshërën mbi copë, të cilën e vlerësonte përballë trupit të personit, kombinimin me dizenjon e saj, hekurosjen shoqëruese, aq sa shprehja: “Hekuri është ustai i ustallarëve” dukej sikur proçesi përkatës lidhej vetëm me Aleksandrin. Kishte cilësi të jashtëzakonshme, si: korrektësi në përfundimin e veshjes, mendime të vlefshme  në përputhje me moshën, pamjen e personit dhe konstruktin, duke u udhëhequr gjithmonë nga parimi i zbatimit të rregullores profesionale apo dhe nga ndonjë forcë tjetër e panjohur,e padukshme, që mund të ndikonte në ato rezultate pune të admirueshme. Pikërisht, përgjigjen e kësaj pyetjeje e shumë të tjera të mëparëshme i mora gjatë këtyre ditëve kur pjesën më të gjatë të kohës e kaloja pranë tij, sepse gjëndja e tij shëndetsore detyrimisht kërkonte të qëndronte në spital.

   Të tre fëmijët u shkolluan në profile të ndryshme duke i përfundur ato me rezultate të shkëlqyera. U larguan jashtë kufijve ku ndërtuan edhe familjet e tyre të reja, por nga ana tjetër prindërit ndiheshin të vetmuar. Pavarësisht se , nga ana ekonomike nuk kanë asnjë problem, burrë e grua e përjetojnë  me trishtim përherë e më tepër , mungesën e bijëve  dhe  të vogëlushëve  pasardhës. Nuk mund të mohohet baza e arsimimit të të treve:  të shkolluar saje punës së përditshme të gërshërëve të çelikta, makinës  qepëse  me përdorim të duarve fillimisht dhe vite me pas punën e saj e komandoi forca shtypëse e këmbëve, metrit shirit , gjilpërat në madhësi të ndryshme dhe pranë tyre, lëmshet me penjtë shumëngjyrësh.

   Po jashtë orëve të punës, cili është Aleksandri? Një zgjuarsi natyrale, një horizont i gjerë dhe një piktor i lindur, sikundër e mësova me trishtim këtyre ditëve, por rrjedha e detyruar e jetës nuk mundësoi prezantimin, lulëzimin e talentit, ekspozimin e pikturave në galeritë tona të artit apo, jashtë vendit. Sa më tepër së afërmi po e njihja, pa e kuptuar  më ka lindur edhe një mendim i çuditshëm për të. Aftësitë e tij krijuese, Aleksandri i mendonte dhe përjetonte, por ato nuk mbeteshin në telajo, vetëm prezantoheshin në veshjen e bashkëqytetarëve, fatkeqësisht  për aq kohë sa një copë materjali e qepur mund ti rezistonte kohës  së zgjatur  njëherazi faktorëve të tjerë dëmtues .

   Tomas, fola hollësishëm  rreth personalitetit dhe mjeshtërisë së tij për të qartësuar  se , pikërisht  përgjatë ditëve që i qëndrova pranë, mësova të vërtetën e jetës së tij sa të trishtë, në të njëjtën kohë aq madhështore…

     – Baba, edhe unë kam diçka për të të thënë lidhur me Aleksandërin, njëherësh babai i shokut dhe bashkë moshatarit tim Nardi. Më ka lënë mbresa të thella, brënda ndjenjave dhe mendjes sime një episod , është njëri nga  treguesit kryesorë të pasqyrimit të realitetit të sotëm, shprehur shkurt, saktë, me logjikë dhe përmbajtje shpirtërore sepse nuk përfaqëson vetëm marrëdhëniet prindër-fëmijë  brënda një familje por  fatkeqësisht eshtë përhapur kohëve të fundit tek ne .                                         

Nga  ana tjetër, e gjykoj dhe vlerësoj si një mendim gjenial të shprehur me çiltërsi  nga goja e një prindi të ndershëm dhe punëtor përgjatë gjithë jetës që së bashku me të shoqen asnjë ditë të vetme nuk shijuan kuptimin e vërtet  të  fjalës “   pushim”.  

    Për cilindo, mosha ka komandat e veta  të cilave ne , jemi të detyruar t’u bindemi ,ju përgjegj Theodhori .– Aleksandri, tashmë në pension, herë pas here filloi të ndjente shqetësime lidhur me shëndetin, si dhëmbje të forta  në pjesën e lukthit  por  i nënvlerësonte ankesat, duke u treguar mospërfillës, si të ishin faktorë që donin të ulnin dinjitetin e tij, derisa në heshtje sëmundja bëri rrugën e vet, përparoi dhe e detyroi të mos dalë as në oborrin e shtëpisë, sikundër e gjeta unë, shpejtova të merrte ndihmën mjekësore sa më parë në  kushte spitali. Pikërisht atje pashë, mësova dhe përjetova njërën nga historitë pikëlluese të jetës njerëzore dhe pranoj se ,ende ndihem nën forcën e hidhur te saj….

   Theodhori  heshti një çast duke parë  të birin ngultas. Pas pak Tomasi e mori fjalën , fliste dhe mbante të përqëndriar shikimin drejt të atit:

   – Baba, edhe unë kam menduar të bisedonim shtruar së bashku, pasi përjetova një moment të vështirë shpirtëror gjatë kohës  kur u bëra prindërve të Mandit njërën  nga vizitat e zakonshme, realisht  të rralla  për shkak të mbingarkesës në punën time të përditshme .Nuk është e lehtë për të dy, aktualisht moshatarë pensjonistë që sy e vesh i mbajnë drejtuar nga dera, duke shpresuar pa asnjë bazë të faktuar se, pas trokitjes së derës do të shihnin  njërin nga djemtë apo vajzën e tyre të vetme. Sigurisht që vizita e fëmijëve nuk mund të përbënte një surprizë, të ishte një enigmë që zgjidhej në momentin e hapjes së derës së jashtme, por me sa kuptova, të dy të vetmuar, po përjetonin momente halucinante. Ata e vlerësonin me sinqeritet çdonjërin që u bënte një vizitë miqësore pamvarësisht  kohëzgjatjes dhe pa e fshehur shpresën e zhuritur se mbase!?…  derën po e hapte njëri nga fëmijët, për më tepër ditëve të fundit  kur gjëndja shëndetësore po rëndohej për të dy .

   Asaj pasdite rastisi të isha personi i tretë, sepse dy të mëparshmit, sikurse  situata  përsëritej, kishin  qënë zhgënjim për  ta ; kryesisht nëna e Mandit, që i afrohej derës me  shikim  të  përqëndruar dhe ritëm të shpejtuar frymarje duke tërhequr me vështirësi njërën këmbë,  goditja  kalimtare trunore paksa me ngadalë, por fillonte të përmirësohej dhe takimi ynë  sikur i ngushëlloi disi, e ndjeja që më konsideronin një njeri të afërt për ta ,sepse mundohesha sadopak t’ua lehtësoja  mungesën e Mandit ,kur  gjeja kohë të lirë për t’i vizituar, qoftë mbrëmjeve vonë.

   Pasi përshkova me hapa të shpejta korridorin e gjerë, hyra në dhomën e Aleksandrit dhe  e gjeta gjysmë ulur. Ai mbante në njërën dorë një letër  të bardhë të hapur, vendosur në ndënjësen e një karrigeje druri dhe në tjetrën një stilograf shtrënguar ,në lartësi rreth dy pëllëmbë. Ishte tejet i përqëndruar në të shkruarit , aq sa e përsërita përshëndetjen dhe pyetjen rreth gjëndjes tij shëndetësore të asaj dite,  nuk dha asnjë përgjigje. Iu afrova  dhe, pikërisht në momentin e ngritjes së kokës drejt meje, më tërhoqi vëmëndje ravijëzimi i lotëve në të dyja faqet drejt mjekrës,  shoqëruar me një psherëtimë të thellë në pamundësi të fliste. Sinqerisht u shqetësova. Doja me këmbëngulje të mësoja shkakun e asaj situate të pazakontë, mbasi e shoqja në korridor tregoi se atë ditë nuk kishte pasur ankesa për shëndetin. Po prisja pranë tij, pa e rënduar më tej, kur pas një çasti me zë të ulët, pikëllues të mbytur me ngashërima  më ktheu përgjigjen më prekëse të deri atëhershme, të pa harueshme në  të cilën prezantohej një dhimbje njerëzore e thellë shprehur brënda disa fjalëve plotësisht të vërteta sikurse po i  përpunoja në mendjen time  mbas largimit  nga familja e vetmuar e Mandit :

  – Kohëve të fundit jam një i sëmurë, sikundër mund t’i ndodhë çdo njeriu. Pikërisht tani dua të kem pranë meje fëmijët e mi, më e pakta njërin prej tyre dhe  besoj se, kjo do të ishte për mua një kurim mjekësor i shkallës së parë; e ndjej të domozdoshme  t’i shoh ata, t’u prek duart, t’u përkëdhel faqet, ndonëse janë të rritur tashmë, por të më ndihmojnë të ngrihem nga shtrati, sikur  njëherë të vetme, të mos mbahem në bastunin pranë meje dhe… të më pyesin nëse më ka shkuar mendja për të ngrënë diçka të veçantë ; më kryesorja, nëse dëshiroj të takohem me dikë për të cilin ndiej mall, qoftë  person i njohur kohë më parë ,një  mik apo shok sepse e pranoj jashtë dëshirës se kam  të pamundur  ditëve të sotme  të dal  nga shtëpia ; jam i zhytur në  pikëllim prandaj mbeta  duke  pritur… Tani e  njohim mirë të gjithë, se sa është larg  nesh  ndodhet Italia, Gjermania , Amerika…dhe kur papritur të mësojnë për rëndim të gjëndjes time shëndetsore ,në ato çaste asnjeri nga femijët nuk do  të më përqafoj…ndodhem brënda  një arkivoli *cilësor dhe të kushtueshem*…

   Në ato momente baba , pa e kuptuar as vet sikur po ndieja diçka shtrënguese në kraharor. M’u vështirësua frymëmarrja  por  përpiqesha të dukesha i qetë dhe mu desh nje farë kohe të qetësohesha për t~ju përgjigjur :

   -Kam keqardhje për pozicionin tuaj  të tanishëm Aleksandër dhe kuptoj domosdoshmërinë e pranisë së fëmijëve , për më tepër në një gjëndje shëndetësore serioze si kjo aktualja për të dy ju, ne e dimë mirë se  ata janë larguar jashtë të detyruar nga rrethanat  ekzistuese  …në kërkim  të gjetjes së një  tjetër jete, më të lumtur se kjo jona, këtu tek ne.

   Më gozhdoi përgjigjja e zgjuar dalë nga shpirti tij ,treguese e një logjike të ftohtë, e pa komentueshme, prekëse dhe plotësisht reale:

   – Oh! Po këtu tek ne, në Shqipëri, nuk mund të gjëndet as një  pikë lumturie të cilën ta prekim, ta njohim t’i gëzohemi edhe ne, brezi i vuajtur, duhet  të  na këthehet ajo ç~ka na është mohuar padrejtësisht  ?!

   Iu ula pranë, e përqafova duke iu lutur të qetësohej, për më tepër se mund ti të rëndohej situata shëndetësore. Më hodhi një shikim të trishtuar, ndaloi së qari dhe premtoi të mblidhte forcat e pakta shpirtërore,  më falënderoi  me mirënjohje që i shkoja për vizitë shpesh, sikurse po i ndodhesha pranë  në ato momente tejet  të vështira.

   Pas disa çastesh në heshtje, Tomasi përqëndroi shikimin në sytë e të atit dhe vazhdoi të shprehte mendime  të bluara brënda mëndjes vet :                                                                                            

   – Pikërisht arsyetimi tij i thellë dhe bazuar në fakte konkrete më ka intriguar  të bëj një shkrim rreth këtij problemi personal njëherazi të veçantë të një prindi, zhytur në një trishtim të thellë e në pamundësi të dalë në sipërfaqe,pikërisht problemi i sotëm shoqëror mjaft i përhapur.  Bashkë bisedimi ynë po hedh dritë, fatmirsisht plotëson informacionet që po grumbulloj me përkushtim ,tema e përzgjedhur doktoraturës sime.

   – Dëgjo, bir! – Theodhori  e  ndërpreu papritur  duke folur ultas, mendueshëm, si të bisedonte brënda vehtes me dikë.                                                            

– Këtyre  ditëve u njoha nga afër dhe hollësishëm me të dhënat tronditëse  përgjatë  viteve rinore  të përjetuara nga një person i rrallë në forcën e karakterit, qëndrimin dinjitoz , me zemrën që njeh vetëm mirësi dhe  dashurinë  e pastër  njerëzore. Pikërisht, ky person është Aleksandri, shëmbëlltyra e njeriut të vërtetë.

                                                                                                                                                 

                                                 II    

   Dhe Theodhori përhumbi në rrëfimin e tij:

– Midis të tjerash, këtyre ditëve pranë tij mësova se familja e Aleksandrit i ka rrënjët në njërin nga fshatrat e bregdetit të jugut dhe një nga  të mirat e saj ishte mundësia  që i ati Hekurani të emigronte, të qëndronte e të punonte disa vjet në Amerikë, sigurisht me shumë vështirësi, ku  njohu punën, vetëm punën, në të gjitha format e prezantimit, të përmbajtjes dhe vlerës së saj që fillonte me lindjen e rrezeve të para të diellit, duke zgjatur deri sa mbrëmja t’i afrohej fundit. Atje e kuptoi përmbajtjen  e  fjalës “tregti”por  realisht  ai  ndodhej shumë larg me të, aq sa e kishte  të pamundur të përfshihej brënda  atij sektori si emigrant . U ishte mirënjohës njerëzve  që e mbështetën dhe u kujdesën në ato vite të adoleshencës, për më tepër kur në rrugën e mërgimit fillimisht, ishte nisur i vetëm. Pas disa vitesh qëndrimi në Amerikë i detyruar nga rrethanat familjare, u rikthye në atdhe, duke pasur me vete të parën dhuratë  çuditërisht të padukshme,- Dëshirën Për  Të Punuar, dhe të dytën- Qëndresën , Mosdorëzimin  para  çdo vështirësie. Dy vjet më pas j~u krijua mundësia të sistemohej në periferi të njërit prej qyteteve të populluara. Shpejt krijoi një familje të re, e cila mori tjetër formë e përmbajtje mbas lindjes së Aleksandrit, i vetmi fëmijë i prindërve punëtorë. Hekurani mbante familjen duke punuar në sektorin e ndërtimit, përherë e me tepër në zgjerim, realizuese punësimi të mundshëm,  pa e harruar dhe pa e zbehur ëndrrën e dëshirën për t’u futur  në rrugën e tregtisë sapo të krijoheshin mundësi favorizuese dhe kur ,ai  me prakticitetin e vet  do ta  gjykonte  me hollësi , do bindej  dhe   të ishte i sigurt se  mund t’ia dilte të ecte në këtë rrugë të vështirë.

   Aleksandrin, birin e vetëm, edhe pse në moshë fare të njomë, nuk mund  ta largonin  nga pjesëmarrja  në punët e zakonshme, ndonjëherë të vështira, brënda e jashtë shtëpisë. Përpiqeshin  ta shmangnin djalin në proçese pune me ngarkesë fizike të tejlodhshme; por natyra e tij ishte e veçantë, duke u angazhuar, përqëndruar në sektorin bujqësor dhe blegtoral. Përgjatë viteve të fëmijërisë e më vonë në adoleshencë, Aleksandri prezantonte qartazi një tërheqje të pashpjegueshme ndaj bukurisë së natyrës dhe peizazhit kur, ulur për orë të tëra në mes të pemëve, shkurreve, në bregun e lumit apo mes gjelbërimit të pafund të fushave;  tërhiqte vëmendje copa e letrës dhe lapsit në duart e vogla duke shkarravitur; ndonjëherë  kishte  një  ashkël druri gjysmë të djegur apo një copë qymyri kur fantazia e udhëhiqte  të skiconte  një objekt, një send në sipërfaqen e pambuktë të një thesi të zbrazët sikurse në muret rrethuese të oborrit dhe të stallës së bagëtive. Këto imazhe të shkarravitura, prirja e Aleksandrit ndaj pikturës, nuk mund të mos i binin në sy Hekuranit, njëherazi  duke u  njohur me  interesin e djaloshit për të qenë sa më parë pranë një objekti tërheqës  gjë ,që rritej nga dita në ditë. Hekurani, si një njeri fjalëpak, zgjidhte të edukonte të birin me shembullin e vetes, t’i nguliste dashuri për punën  dhe  kur  një ditë vuri re papritur se Aleksandri kishte prirje për pikturë, sikurse e tregoi në procesin e lyerjes së mureve të shtëpisë  dhe  mureve  rrethuese të oborrit (ende i parritur, vetëgjatësia e furçës pranë tij e tregonte më tepër miturak) u shqetësua, sepse logjika e ftohtë parashikonte vështirësi të shumta në përshkimin e rrugës së artit për djalin. Shkollimi i të birit përfundoi deri në mbarim të shkollës 7-vjeçare, sepse largësia me qytetin, angazhimi I përditshëm në të tjera punë e bënin të pamundur vazhdimin e shkollës së mesmes, për më tepër përzgjedhja e degës  artistike  sikundër  ishte piktura  dhe realizimi  saj mundësohej vetëm në kryeqytet gjë që as mund të ëndërrohej për kushtet  në  të cilat ndodhej   realisht  familja e Hekuranit .

   Aleksandri djalosh prezantonte një bukuri mashkullore të rrallë: shtatgjatë e shpatullgjerë  ,i fuqishëm  me muskuj të spikatur në dukje, me  një shkathtësi të admirueshme, por mbi gjithçka tërhiqte vëmëndje pa dashje ,shprehja dashamirëse e fytyrës, rrethuar nga kurora e flokëve të dëndur, të çelët e të dallgëzuar, balli me një paraqitje të veçantë për lartësinë dhe gjerësinë proporcionale midis tyre, vetullat e trasha disi larg njëra-tjetrës, por  shumë  pranë  qerpikëve  të gjatë pra, fytyrë  ku tiparet e spikatura reflektonin një bukuri tërheqëse, mbi të cilën sytë e ngjyrës  së zezë,  të thellë, përmes shikimit të butë e të ëmbël rrezatonin  mirësi sipas situatës ndërsa  kur duhej, pikërisht në çast ai shikim prezantonte edhe vendosmërin absolute të karakterit tij .                                                                                                                                    

   Hunda e drejtë, bukuria e së cilës prezantohej më tepër në pamjet anësore, nuk mund  të nënçmonte buzët e trasha, përherë të shoqëruara nga një nënqeshje e natyrshme, së bashku me një mjekër burrërore dhe  ndarë me mustaqet  midis  tyre të  cilat së bashku plotësonin portretin e hijshëm të tij. Edhe tani pasi kanë kaluar disa dekada nuk është e vështirë  të  njohësh  Aleksandrin, shëmbëlltyrë e një artisti të njohur, mbasi vitet në konstruktin e tij mundën  të ndryshojnë vetëm nuancën e ngjyrës së flokëve, vetullave, ndërsa tiparet mbetën të njëjta. Fatkeqësisht dëmtimi i gjurit të djathtë i transformoi drejtqëndrimin, ecjen  dhe  në  fytyrë…përherë një zgjatje e cullufit flokëve para veshit të majtë për pozicionin e të cilës ai tregon përherë kujdes  duke e shoqëruar me gishtrinjë… Pse vallë? Apo duke qënë i ndërgjegjshëm në detyrën e tufës flokëve për të mos e lënë të prezantuar gjurmën e një plage të thellë , sapo e pikaste dikush, pa pritur prezantonte habi dhe trishtim?!

  Pasionin në pikturë e shoqëronte me krijimin e ndonjë skulpture të rastit e vertetuar… kur mundej shkonte në bregdet ,së largu shiheshin statuja të përpunuara me rërë të lagur, skica e pamje tërheqëse në pjesën e bregut, për realizimin e të cilave orët zëvendësonin njëra-tjetrën.

   Pjesën më të madhe të kohës, familja e kalonte në mbarështimin dhe tregtimin e blegtorisë, rruga  fillestare e tregtisë së babait përgjatë viteve, duke u veçuar  midis shumë  të  tjerave, vazhdimësinë e së cilës e fuqizoi linja e tekstileve në bashkëpunim me një tregtar të fuqishëm në qytetin fqinj. Pas një kthese të tillë, Hekurani po prezantohej ditë pas dite një tregtar i cili i maste saktësisht hapat e hedhura, duke llogatitur çdo qindarkë të harxhuar kundrejt shumëfishit të fituar ; po njihej si njëri nga përfaqësuesit e elitës së qytetit në fushën e prodhimeve tekstile . Çuditërisht ndaj të birit mbante një largësi të pashpjegueshme përsa u përkiste investimeve dhe fitimeve  në atë sektor, gjë që për Hysenin ortakun korrekt, ky problem mbeti një enigmë dhe nuk mund ta shpjegonte qëndrimin disa orësh së bashku brenda shtëpisë, herë të tjera jashtë qytetit, sigurisht duke e informuar shkurt të shoqen, ndërsa i biri nuk  dinte  asgjë  rreth  aktivitetit  tregtar, për më tepër mosha afër të 20-ve  ja justifikonte plotësisht angazhimin në atë fushë. Të ishte një masë mbrojtëse ndaj të birit, duke i njohur vështirësitë shoqëruese të përfshirjes në  sektorin e veçantë e të vështirë të tregtisë? Apo njohja e talentit në pikturë e Aleksandrit dhe respektimi , dashuria për të birin e detyronte  të priste çastin e duhur, kur rrethanat të mundësonin ecjen e të birit në rrugën e ëndërruar prej tij. Jeta e përditshme brënda familjes tregonte në shumë aspekte nivelin e lartësuar ekonomik, por jo vetëm. Pamja  natyrale e djaloshit, e kompletuar me veshjet më cilësore të kohës, bënte që ai të prezantohej e të admirohej nga bashkëqytetarët, pa u shkëputur  nga  dy shokët e fëmijërisë, tashmë një miqësi e mirëfilltë, e konsoliduar. Aleksandri kuptoi se kishte një tërheqje të dukshme edhe ndaj leximit të librave, në kushtet e mundshme të sigurimit të tyre, se pak ishin të botuara dhe nuk e kuptonte përse librat nuk po i shihte as në duart e bashkohësve ,ndofta…  dëshira për zgjerim të horizontit po dilte mbi sipërfaqe ngadalë, pavarësisht vështirësive aktuale. Mësimi i gjuhës angleze, fillimisht ndihmuar nga i ati në përdorimin e fjalëve në jetën e përditshme dhe më pas mundësia e njohjes me dikë, njohës perfekt i anglishtes së shkruar e të folur, i detyruar të kthehej mbas një qëndrimi shumëvjeçar si emigrant (në respektim të privatësisë, Aleksandri me zgjuarsi të pazakontë nuk e pyeti asnjëherë), siguroi të lexuarit  në atë gjuhë, pra, mundësoi edhe ngjitje në të tjera shkallë të dijeve letrare pamvarësisht se koha për të lexuar ishte tepër e kufizuar. Gjatë gjithë ditës dhe deri mbrëmjeve vonë atij i duhej të zbatonte përpikmërisht detyrat e dhëna ,të paracaktuara apo  të tjera shtuar të mëparshmeve prej prindërve dhe përherë tregonte korrektësi .

   Periudhën e luftës e përjetuan duke mos marrë pjesë drejtpërsëdrejti, por pa kursyer ndihmën ekonomike për pjesëmarrësit në radhët e partizanëve, sigurisht një mbështetje e vertetë, konkrete, pa qenë e nevojshme ta ekspozonte në mjedise shoqërore, për më tepër, kur u kuptua se nëpërmjet portës së madhe me kangjella hekuri të oborrit, dikush hidhte shikime dyshuese , vëzhgonte anëtarët se * si ecnin … *!

   Mbas mbarimit të luftës, Hekurani etiketohej si një nga tregtarët më të pasur të qytetit. Dihet mirë se mbas mbarimit të luftës, drejtimin e vendit e morën në dorë forcat e regjimit komunist dhe një ndër vendimet e para me karakter ekonomik e njëkohësisht politik ishte grumbullimi i sasisë së floririt,që filloi dhe përfundoi me sukses (të  dhëna bazuar në dokumenta  të sakta të arkivit shtetëror). Ishte një dorëzim i detyruar nën justifikimin e ligjëruar mbi tatimin e jashtëzakonshëm të luftës dhe një veprim masiv i cili solli pasoja të paevitueshme në jetën shoqërore, njëherazi  vështirësi të mëdha në rimëkëmbjen ekonomike. Tregëtarët shqiptarë ruajtën dhe forcuan pozitat e tyre ekonomike gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore duke u prezantuar si një vënd i pasur në rezerva ari, por jo vonë gjithëçka…..  

   Kundërshtarëve politikë ,të arratisurve ,të burgosurve dhe tregtarëve e bejlerëve sikurse njerzve nga shtresa shoqërore të larta j~u konfiskuan pasuritë e tundshme, që përfshinin paratë, monedhat e çmueshme prej ari dhe argjendi, stolitë, mallrat…

  Grumbullimi i arit filloi më 15 dhjetor të vitit 1944 dhe vazhdoi deri në vitin 1955. Në vitin 1949 ekzistojnë procesverbale për hyrjen e monedhave në Arkën e Shtetit. Monedhat, kryesisht të arta e të argjendta, ndaheshin nga stolitë në kuti të veçanta dhe pakot i kalonin Thesarit.  Faza e parë e mbledhjes së arit ishte hartimi i deklaratës së pasurisë për çdo tregtar dhe pagesa e tatimit të jashtëzakonshëm me monedha ari , argjendi shqiptare dhe të huaja krahas pagesës me franga ari. Mbledhja e mallrave të fshehura u shoqërua me zbulimin e arit të fshehur, fillimisht bindje ,dakordësi përndryshe mënyra: ushtrim force, burgosje, ndërprerjen e ushqimit për muaj të tërë apo dhënie të bukës thatë, deri tek torturat, siç ishte dhe zhytja e trupit në tokë dhe lënia vetëm e kokës jashtë, derisa pranonin të dorëzonin arin. Ndodhnin raste ekstreme, kishte ndërruar jetë në burg ndonjë tregtar, pa e treguar floririn e fshehur dhe për këtë qëllim u krijua sektori i tretë i Ministrisë së Punëve  të  Brëndshme; faza e parë e grumbullimit të arit të tregtarëve u krye në vitet 1946-1948 , faza e dytë në vitet 1950-1952.  Në vitin 1948, Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat bazë të partisë, por pa e humbur bashkëpunimin me të, kishte celulat e veta në lagje, fshatra duke i mbajtur nën vëzhgim politik e shoqëror zona të ndryshme njëherazi  merte në shqyrtim raportimet me karakter politik apo thjesht të dyshimtat. Çdo njeri duhej të shkruante autobiografinë çdo vit, me të gjitha hollësitë dhe metodat e atij regjimi ishin të shkallëzuara, duke filluar nga ndjenja e frikës, deri tek armiku i klasës; nga burgimet, deri te pushkatimet.

    Fushata e mbledhjes së floririt mori përmasa të mëdha. Tregtarëve u caktuan tatime të jashtëzakonshme dhe, kush nuk i paguante, futej në burg njëherazi personat e njohur si zotërues të pasurive, veçanërisht floririt  sikurse babai i Aleksandrit njohur si njëri prej tyre ,vazhdonte  aktivitetin e  zgjeruar tregtar në fushën e tekstileve, në bashkëpunim  me persona   në qytetet fqinje. Një ditë  Hekurani në punë e sipër, por jo në vendbanimin e tij, ndërroi jetë papritur. Shkaku i vdekjes nuk u mësua asaj dite, as më vonë me gjithë përpjekjet mjekësore dhe ato shoqërore. I biri plotësisht i papërgatitur, mori gjithë përgjegjësitë e familjes pasanike, zotëruese e veçantë e sasive të mëdha në monedha  ari ?.sa? dhe ku ?..ruheshin por  djaloshi simpatik, i vetmi trashëgimtar ( me qëllimin e mirë për ta mbrojtur nga telashet e mundshme) ishte mbajtur larg nga vet babai ndaj çdo problemi familjar, në radhë të parë nga  rezervat  pasurore ,pra ai  nuk kishte as më të paktin informacion se ku mund të ishin fshehur ato. Sigurisht gjëndeshin brënda shtëpisë; dyshonte në tavanin e dhomës së madhe dhe prapa kanatit të dërrasës së puthitur fort mbas raftit të librave në fund të korridorit, ndaj një natë tentoi të kërkonte se mos diçka gjente, por as më të voglën gjurmë nuk mundi të gjurmonte për vënd ndodhjen e florinjëve  të grumbulluar nga super puna disa vjeçare e të atit…

   Situata nuk dukej e qetë, sa vinte ajo bëhej edhe më e turbullt, për shkak të sjelljes së egër të drejtuesve, bastisjeve, tërheqjes zvarrë të ndonjë tregtari kundërshtues njëherazi mohues i bashkëpunimit.

   Një ditë ishte radha e Aleksandrit për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me sasinë ekzakte të arit dhe floririt të zotëruar nga Hekurani. I kërkuan dorëzimin pa kushte të floririt dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Bisedat e përsëritura  me  të ëmën , gatishmëria e saj për ta ndihmuar, nuk sollën asnjë rezultat, sepse edhe atë e kishte shmangur i shoqi në këtë çështje. Ekzistonte vetëm një arësye  :-Hekurani nuk i besonte askujt përveç vetes,Ai ishte “Komanda Supreme” brënda familjes në administrimin  e  thesarit. Kështu që , rrjedhja e ngjarjeve mori një kthesë të papritur sepse djalin e burgosën në mënyrën më të padrejtë dhe e dënuan me 2 vjet burg. Pikërisht ,fillimi i periudhës jetës në qeli për Aleksandrin ishte më e vështira e gjithë të jetuarës sigurisht ,edhe  e viteve në vazhdim, sepse taktika e përdorur brënda ambientit të burgut kishte për qëllim ta detyronte me çdo kusht, me çdo mjet në mënyrë pothuajse çnjerëzore të dorëzonte sa më parë monedhat e çmuara, të shumta  dhe  të fshehura. Po ku mund të gjëndej ai thesar i padukshëm kur mënçuria dhe përllogaritja me përafërsi teorike arrinte një vlerë monetare marramendëse të ditur vetëm nga kryefamiljari Hekuran që  kishte vdekur por fatkeqësisht me këmbënguljen ekstreme vetjake , nuk kishte informuar askënd në familje rreth sasis, vend ndodhjes,floririt.

   Fatmirësisht, Aleksandri nuk e përfundoi kohën e dënimit. Rrjedha e ngjarjeve brënda burgut për të, papritur mori një rrugë tjetër krejt të rastësishme dhe të paimagjinueshme. Realisht Aleksandri ishte i bindur në mënyrë absolute në pafajësinë e vet, ai e njihte përafërsisht kapacitetin e aktivitetit tregtar të Hekuranit, ( sigurisht jo vlerat  e sakta monetare  konform  tij ) gjë që e kishte të pamundur ta vërtetonte sepse  babai, autoritar dhe një  njeri i mbyllur në vetvete, gjithçka e drejtonte bashkë me tregtarin e njohur K. tek i cili kishte besim të plotë.

   – Seancat e shumta dhe pyetjet e panumërta në hetuesi, nuk e lehtësonin  aspak në ato kohë tepër të vështira midis njerëzve të njohur apo të panjohur në  të njëjtën pozitë me të, bazën e të cilit e përbënte dorëzimi i monedhave të arta e të argjendta, edhe të dënuar nga regjimi për mosplotësim të urdhrit duke i shkaktuar turbullim mendimesh; ndiente  përpëlitje  e  një  ndjesi  dhëmbje në zemër, sapo kuptonte që e kërkonin për takimin e radhës me hetuesin Gëzim. Fizionomia e tij përballë ( një  herë  në  ditë apo  më tepër), ju ngulit Aleksandrit para syve të mëndjes e të zemrës , duke zënë një vend në më të thellën pjesë, prej nga ku nuk lëvizi kurrë. Gëzimi, një person me trup mesatar, por e veçanta  qëndronte në fytyrën e tij të hequr, të dobët, sa skeleti kockor i saj bënte prezantimin  në çastin e parë, paraprirë nga shikimi i egër i syve në një ngjyrë gri të shpërlarë, të cilët e kishin të pamundur ta fshihnin  atë shkulm djallëzie, ironie, përçmimi e provokimi të pandarë nga dyshimet; gjithçka e lindur, e gatuar brenda zemrës së tij dhe në përputhje të plotë me linjën e mendimeve jo më pak djallëzore…

   Prezantimin e fytyrës së hetuesit nuk ishte e nevojshme ta kërkoje midis pamjeve të panumërta ditore, sepse ajo qëndronte shumë para të tjerave, të afrohej me shpejtësi, mbase… Forca e të ligës edhe mund të mos jetë përcaktuar saktësisht në përmasa, se burimi është i mirënjohur dhe i takuar qysh prej kohës së hershme të lindjes së njeriut…. Nuk mund  të lihet pa përmëndur edhe timbri i zërit ironik, përdorur shpesh në momentin e fillimit të seancës së pyetjeve dhe shoqëruar me shqiptimin e  fjalëve thumbuese aq sa, rrokjet dukeshin të ndara midis tyre:

   – Talenti yt si piktor po përhapet anembanë, je bërë i famshëm… Mund t’u përgjigjesh pyetjeve  tona edhe në anglisht, aktualisht po na tregon që kemi para nesh një personalitet, njëherazi një poliglot por fatkeqësisht  fama jote e panjohur tërësisht ,ndofta një ditë…S~i dihet?

   Fjalët e inkuizitorit në veshët e Aleksandrit nuk arrinin  të plota; shpejt ato shuheshin, shpejt  pasonin goditjet shtazarake në pjesët më delikate të  trupit, duke filluar nga koka, një provë  e të cilave  kishte mbetur një vazhdë e thellë gjatësore në fytyrë, gjurmë e sigurt pas goditjes me një  mjet gërryes metalik pikërisht në pjesën para veshit, ku meshkujt mbajnë favorite që, unë  e shihja me kërsheri te fytyra e Aleksandrit në çastet kur ecnim së bashku dhe flladi i erës së fuqishme largonte tufëzën e flokëve të zgjatur para veshit të tij ,ishte njëra nga dëshmitë e atyre seancave të tmerrshme të burgosurve përballë torturuesit. Ajo plagë, shkaktuar nga një çarje e muskulit të faqes tek një mashkull me një pamje tepër  tërheqëse të fytyrës, të krijon pa dashje njëfarë kurioziteti, sikundër më ka ndodhur dhe mua kur e shihja por, të vërtetën e origjinës së saj e mësova vetëm këtë javë.                                                                  

   Këmbëngulja në metodat torturuese ushtruar në trupin e Aleksandrit dëmtuan keqazi gjunjët; përdorimi i një shufre metalike për goditje të gjymtyrëve shkaktoi  thyerjen e kockave të gjurit të djathtë, gjë që nuk u riparua as në vitet e mëvonshme , as mundi të zëvendësohej nga një protezë, sepse Aleksandrit i duhej të fillonte jetën nga e para. Fillimisht detyrohej të zvarritej nëpër dhomë; më vonë, një bastun i ofroi ndihmën e vet, bazuar edhe në përpjekjet mbinjerëzore për të duruar dhëmbjet ekstremisht të forta gjatë përshtatjes së stilit të ri të ecjes, mbështetur mbi të majtën. I pagjumë thuajse çdo natë, Aleksandri mundohej të kujtonte dhe përpunonte ngjarjet e viteve të fundit, duke u përjekur të sqaronte dhe t’u përgjigjej pyetjeve ende pa përgjigje, lidhur me vendndodhjen e sasisë  florit brënda shtëpisë së tij, fituar saje aktivitetit të fuqishëm tregtar të të atit, udhëhequr me zgjuarsi dhe prakticitet.

   Në njërën nga  ditët në qeli gjëndja shëndetësore e Aleksandrit u rëndua, pas një infeksioni të fytit, të shoqëruar me temperaturë të lartë, ethe të forta, aq sa kishte momente të humbjes së ndërgjegjes dhe mungesë të logjikës, episodet ju përsëritën 2-3 herë. Shokët bashkëvuajtës dhe njëri nga punonjësit e ndihmuan duke u përkujdesur njerëzishëm, sigurisht jo në prani të Gëzimit, që fare pak kohë qëndronte larg Aleksandrit, duke e vëzhguar rreptësisht, pothuajse i përcaktonte edhe ritmin e frymëmarrjes , numrin e rrahjeve të zëmrës. Gjithçka bazohej në mosbesimin personal, mbështetur  edhe  në zbatimin strikt të rregullores së burgut. Njëri shok bashkëvuajtës i fshinte djersët e shumta, vendoste peceta të lagura në ballë, si të ishte i vëllai, duke e  inkurajuar  me dashamirësi të shprehur  nëpërmjet shikimeve  të çiltra në sytë e tij me ngjyrë ulliri. Ato shikime transmetonin dashuri njerëzore, forcë për të rezistuar dhe sapo tentonte të fliste e ndalonte egërsia  e  shikimit  të hetuesit aty pranë, brënda  dhomës së infermierisë, sigurisht në përgjim edhe ajo…

   Në njërin  nga  episodet e humbjes së ndërgjegjes, pa e kuptuar as vetë, në mendje j~u  rikujtua  një bisedë e bërë me të atin disa muaj para se ai të ndërronte  jetë. Ishte një ngjarje e çuditshme sepse  Hekurani, pasi mbylli derën me çelës duke rrotulluar për siguri dy herë , menjëherë kontrolloi kanatet e dritareve të dhomës nëse ishin të puthitura ,dhe pasi qëndroi ulur në divanin  përballë, po e shihte ngultas  të birin , më pas foli me zë autoritar por tepër të ulët, aq sa  dëgjohej me vështirësi :

   – Aleksandër, kam kohë që mendoj se është e domosdoshme për familjen tonë të rrethojmë me një shtresë çimentoje grykën e pusit në pjesën e pasme të oborrit, pra ta betonojmë, duke e ruajtur nga shëmbjet e dheut përqark tij. Kjo është punë delikate prandaj do ta bëj me kujdes vetëm unë.  Sonte ti mbush një karro dore nja dy herë apo tre herë me zhavorr, shko bli dy thasë me çimento, sigurisht që nesër të jesh i lirë, se unë me kënaqësi do aprovoj të shkosh në Vlorë me shokun tënd Toli,  të dy i gëzoheni një dite pushimi në bregdet. Sa për mua mos u shqetëso, do të punoj dalëngadalë dhe pa lodhje, nuk më detyron asgjë. Njoftova  edhe bashkëpronarin , do jemi bashkë gjatë ditës nesërme .

   Kur unë u ktheva mbasdite vonë, më tërhoqi vëmendje perfeksioni i punës së vendosjes  së  një shtrese të trashë betoni,  mbuluar dhe lustruar me çimento, ende të patharë. Babai na urdhëroi të mos mbushnim  kovat e ujit si përherë, por të merrnim te komshiu gjatë dy-tri ditëve. Dukej një punë e bërë cilësore, se ai në raste të veçanta kishte ushtruar zanatin e muratorit, para se të merrej me tregti apo kur  na duhej një meremetim në shtëpin tonë . Ky episod, kohë më parë..        

Përçartja ime, sidomos fjalët  e përsëritura ,të pakuptueshme, si: “pusi në oborr…, rrethuar me çimento…, prapa shtëpisë…”, çuditërisht kishin  tërhequr vëmëndjen e “vëzhguesve” pranë meje, të cilët më kërkuan të qartësoja kuptimin  kur u kthjellova  mbas normalizimit  të  temperaturës  dhe  mos përsëritjes episodeve me humbje të vetdijes. Ajo çka më ishte ngulitur në mendje para burgimit, tepër  e çuditëshme dhe e  pa rikujtuar me vite , a kishte lidhje vallë me* përçartjen * time..?                             

   Nuk kaloi shumë kohë dhe prishja e unazës së betonit përqark pusit mbrapa ,në oborrin e shtëpisë,  nxori në dritë arësyen, * të  fshehtën *për  të cilën më kishin burgosur ,më dhunonin dhe me këmbëngulje donin të më bindnin mua  për  tu  treguar sa  më pare vënd ndodhjen *enigmë  *.  Mësova më pas se i kishin vendosur në enë të sigurta sendet e arit, napolonat e floririt të cilat unë nuk kisha pasur mundësi t’i prekja, apo të kisha hedhur drejt  tyre një shikim të vetëm ,  as  njihja  vlerën totale. Nuk  harroj  shprehjen : *çdo e keqe, ka pas  një gjë të mirë *,   pikërisht ato sende të panjohura prej meje më dhuruan pafajësi,  mundësi  të zgjatjes së jetës e cila realisht shihej larg në horizont,  tashmë ajo ishte  e cunguar  fizikisht  për shkak  të  gjurit të dëmtuar në mënyrë të pa riparueshme dhe e shkelmuar shpirtërisht…në mënyrë të padrejtë .

   Mbas kthimit në shtëpi, sigurisht më duhej kohë të merrja veten mbas traumës që përjetova njëherazi nëna pas vdekjes së papritur të babait dhe burgosjes sime, e bindur plotësisht se ishte më  e  madhja padrejtësi  në jetën e saj, kishte nisur të ndiente ankesa për shëndetin, por  me përpjekje të përbashkëta shoqëruar me kujdesin tim,  mundëm t’ia dilnim mbanë. Shpejt u ndërgjegjova për vështirsit para nesh ,mësova rrjedhjen e ngjarjeve përgjatë mungesës time ,mora përgjegjësi konkrete.

   Një nga çastet e paharrueshme pas lirimit nga burgu që e përjetova me pikëllim, ishte koha kur unë iu afrova pusit. Gropa e hapur rreth tij më shtangu, duke më krijuar ndjenjën e tërheqjes së një vullkani në momentin e formimit të rrathëve koncentrikë (pikërisht në momentin para shpërthimit), drejt thellësisë së tokës isha i tmerruar para atij shkatërrimi të egër të sipërfaqes rrethuese po besoja se, ende e kisha shëmbëlltyrën e shkatërrimit  brënda  shpirtit  tim; pothuajse  jam i sigurt se edhe sot e kësaj dite, ajo ndodhet në të njëjtin vend, ndonëse përmasat dhe  intensiteti  reflektues janë pakësuar. Vendosa të punoj si një zanatçi, as po mendoja për t’u marrë me tregti, rrugë e pasigurt dhe me përfundim të hidhur që u provua dhe mbetet ende në gjakun e tim. Nuk mund  të mos e përmënd  një ide intriguese  të  përsëritur ditë-natë: -Të nisja  ecjen me hapa të ngadalëshme në rrugën e realizimit të ëndrrës së këputur të pikturës? Vështirësi  të shumta  nuk mund ta realizonin .  Përzgjodha me ëndje profilin e rrobaqepësit, sektor ku edhe mund të shprehja  sadopak aftësinë  time  krijuese apo fantazinë,  një shoqëruesja ime  besnike. Për më tepër, më detyronte pamundësia e të ecurit normal, gjuri djathtë nuk funksiononte.                                                                        Pra, Aleksandri  gjatosh , bukurosh,  me një trup atleti të natyrshëm, pasi kapërceu kufirin midis jetës dhe vdekjes prezantohet si një mashkull çalaman njëherazi ushtron me ndërgjegje dhe kënaqësi prej disa dekadash zanatin  e rrobaqepësit duke  e pranuar  realitetin me logjikë të ftohtë duke qënë i është i vendosur të punoi me përkushtim dhe ndërgjegje.Dëshironte të vazhdonte rrëfimin për jetën, kthehej në vite:

  – U martova me Sadijen, grua e zgjuar, punëtore, nënë e përkushtuar e tre fëmijve, ndihmëse, shoqe e vërtetë për mua. Saje punës së ndershme të përbashkët, djersës së përditshme bëjmë një jetë familjare brenda parametrave normale, kemi një ambient të brëndshëm shtëpijak komod e të këndshëm. Sa për oborrin, ti mundesh ta soditësh së larti; lulet e shumta, njëra më e bukur se tjetra dhe gjelbërimin e tyre gjatë të katër stinëve. Vetëm se vetmia e kohëve të fundit mbas largimit të fëmijëve, na shkakton vuajtje, për më tepër fakti shqetësues është gjendja shëndetësore e Sadijes, pas kalimit të një goditjeje trunore kalimtare që  fatmirësisht po duket në përmirësim, po na e rikthen optimizmin. Muajin e kaluar  unë  ndieja  herë pas here në pjesën e lukthit një  dhëmbje  të forte, të paqartë, të përsëritur  të  cilën e shpërfillja, por  tani e kuptoj se kam gabuar sepse duhej vlerësuar nga mjeku profesionist.                                              

   Këtyre ditëve i shtrirë në këtë shtrat spitali teksa sjell nëpër mënd punën e pamatshme në vitet e shumta po pranoj se diku edhe kam gabuar , më dalin parasysh: një fustan nusërie të B. të cilën nuk e  realizova  të përsosur; dhëndrit të mikut tim V. ia përfundova xhaketën të ngushtë …e të tjera qepje nuk kam mundur t’i përfundoj sipas parametrave standard. Gjithësesi janë pjesë e punës edhe gabimet  që tani po i shoh qartë,   pranoj se ato janë detyrimisht  pjesë  e pandarë dhe    shoqëruese  të  saj . Më  hidhëron edhe fakti ,që Sadija  e ka  të pa mundur  të ndodhet ulur  disa  çaste  pranë  makinës qepëse ; nuk po e dëgjoj ritmikën e saj e cila për mua ishte tjetërsuar në tingujt e një muzike  të bukur ,të veçantë ,përshëndetëse dhe gërshetuar me nuanca të koduara për  të dy. Duke ndjekur rrjedhën normale të jetës jemi të detyruar  të pranojmë me bindje rrethanat e krijuara si: e pamundur aktualisht  të mbaj në duar metrin, gërshërët,  të dëgjoj zërin e klientit  që qepja  të përfundoi me cilësi, si  të prezantonte  një vepër arti ,pse jo?!

                                                             I I

Mosha për cilindo ka komandat e veta, të cilave u duhet bindur.Shqetësimet e Aleksandrit ditëve të fundit,  dhembje barku e përsëritur, ngriti dyshime për gurë në fshikëzën e tëmthit, e njohur në terminologjinë mjekësore si “kalkuloze biliare”. Theodhori e shoqëroi në spital, komunikoi me punonjësit e repartit, të cilët e kujdesën menjëherë , e shtruan  në  njërën nga dhomat dy shtretëshe të pavijonit. U largua në momentin kur gjykoi se shoku ndihej më i qetë, por gjendja sërish ju rëndua  gjë që kërkonte ndjekje spitalore , mbajtje nën kontroll  mjekësor deri në përcaktimin e ndërhyrjes kirurgjikale në më të përshtatshmen kohë, apo një  mënyrë tjetër mjekimi dhe shoqëruesin pranë, Theodhori vendosi me ndërgjegje , me dëshirë ta ndihmonte.

Ditëve të qëndrimit në spital, cilido i sëmurë ndien një ngrohtësi  shpirtërore kur sheh përballë vetes në shtratin  tjetër një person, ndonëse të panjohur më parë me të njëjtat probleme lidhur me shëndetin, pavarësisht diagnozës përkatëse, thjesht prania e një bashkëmoshatari për kohën e qëndrimit  jashtë shtepisë, nuk është gjë e pakët. Pasi punonjësja, së bashku me Theodhorin e ndihmuan Aleksandrin t’i afrohej shtratit, pikërisht në momentin e ngritjes së këmbës së djathtë për  ta vendosur shtrirë, papritur ndodhi që bastuni tij të rrëshkiste mbi çimenton e lëmuar dhe pacienti në shtratin tjetër, në gjendje të përgjumur, të lëvizte papritur kokën paksa i trembur mbi nënkresë, për të mundur të sqaronte shkakun e asaj zhurme. Aleksandri po shihte një person tejet të zbehtë, me fytyrë të ligur, ku secila pjesë përbërëse e fytyrës tregohej qartë, si të ishte pjesë e një skeleti të gjallë dhe në momentin kur përqëndroi shikimin në sytë e tij  me ngjyrë gri të thellë, përzier me nuanca  të  ngjyrës së gjelbër, papritur  e njohu qartazi :  përballë  shtratit tij një tjetër shok dhome në pavijonin e kirurgjisë ,pikërisht  ish-hetuesi i dikurshëm! Kishin qënë kundërshtarë për jetë a vdekje midis tyre , emrin e të cilit si mund  të mos e mbante mënd kthjellët !?… Gëzimin pas pak  po e shoqëronin dy infermjerë  për një ekzaminim mjekësor në aparaturat në katin e parë të spitalit  , mua me tërhoqi vëmëndjen mënyra si e ndiqte me sy në të gjitha lëvizjet  atyre  çaste Aleksandri ,çuditërisht heshti pa pritur  dhe nuk më  jepte asnjë  përgjigjigje  për pozicionin e tij të zgjatur në mes të dhomës, përse nuk shkonte të qetësohej ulur në shtrat , për të cilën kishte aq shumë nevoje?..?- Disa minuta më vonë, pikërisht kjo është zanafilla e bisedës time me ty Tomas ,mori frymë thellë dhe pasi e përqëndroi shikimin  drejt të birit, Theodhori vijoi :-

–  Aleksandri më sqaroi për pyetjet e mia  të shumta në raport me qëndrimin  e pa zakontë ndaj një pacienti, rastësisht shokë dhome në spital , ende të pa prezantuar dhe të panjohur më parë midis tyre.  -Mbeta i mahnitur për sa mësova- vazhdoi bisedën me të birin, njëherazi  as Tomasi nuk e fshihte habitjen  përsa  dëgjonte i përqëndruar të atin ; dukej qartazi se pyetje të shumta brënda mëndjes  djalit po lindnin me shpejtësi për më tepër, profili punës tij si gazetar e kishte pjesë përbërëse detajimin dhe përpunimin e  çdo  problemi para ekspozimit dhe zgjidhjes tij.  Aleksandri pasi ju përshtat qëndrimit gjysmë ulur në shtratin pranë dritares ,piu radhasi dy gota uji ,më kërkoi të afroja karrigen pranë tij. Miqësija jonë e konsoliduar ,respekti ynë i  ndërsjelltë më drejtonte të plotësoja çfare do kërkesë të kishte dhe  t~ja plotësoja sa më parë.

–I dashur miku im Theodhor , përballë kam një fakt të pa diskutueshm:  Pamja e fytyrës së personit  përkundrejt meje ,në  të njëjtën kohë shok dhome në repartin e kirurgjis spitalit ,ka mbetur e njëjta  sikurse  ka qënë disa dekada më parë dhe po e përcaktoj me saktësi absolute sepse e kam njohur mirë :                                                                                            

-E rreptë, shikimet e syve aq shumë të përqëndruar drejt një objekti si të jenë gozhduar mbi të duke reflektuar një  egërsi të skajshme aq sa, mund të lindin dyshime se pikërisht ke para vehtes kafshën  më të egër të pyllit e cila, gati të hidhet përsipër dhe ty në pamundësi mbrojtje , do të coptonte në moment . Ky shikim shtazarak që zgjaste disa minuta alterohej me prezantimin e një tipi tjetër, e veçanta e të cilit:  përherë  vëzhgues ndaj gjithçkaje brënda mjedisit  ku personi po ndodhej .  Një tjetër tipar i pa zakont  nuk mund  t’i ishte  zbehur kujtesës së Aleksandrit:  timbri i egër në zërin me ton komandues, pothuajse i frikshëm edhe gjatë  një përshëndetje të zakonëshme . Po, ky ishte hetuesi dikurshëm me emrin Gëzim me të cilin, rruga e jetës Aleksandrit në vitet e rinis e kishte prezantuar  në përballje jetë a vdekje .Mundi të rikujtoi episode ndodhur para disa dekadash si një pjesë të shkurtër të jetës tij, por më pikëllueset për të cilat ende vuante sepse dëshmonin së gjalli :- ishte mënyra e ecjes me trupin të përkulur duke çaluar dhe- një vragë në fytyrë ( njihet me emrin cikatrikse ne gjuhën mjeksore) përmasat e të cilës e lëndonin  dikë sapo e shihte, ngjallte kureshtje dhe keqardhje sikundër më ndodhi edhe mua sapo e vura re .Sa më tepër I afrohesha të vërtetës duke ndjekur me vëmendje Aleksandrin po rritej brënda meje respekti për të, njëherazi  po ndiqja  edhe Gëzimin, sepse mu krijua një ide e panjohur,  e çuditëshme rreth sjelljes tyre.    Të dy filluan të dyshojnë brënda vehtes në se ishin të njohur…  Tepër e vështirë të përcaktohej  dhe kishte një shkallë pasigurie, sepse  profili i punës  së përkushtuar të Aleksandrit si rrobaqepës për afërsisht 40 vjet, i kishte mundësuar njohjen me shumë meshkuj, një pjesë e të cilëve i kishin mbetur  ende në kujtesë por jo, deri në fakte bindëse , pothuajse të  pabesueshme. Mbasditen e parë të hospitalizimit më tërhoqi vëmëndjen një periudhë kohe paksa e zgjatur, kur Aleksandri qëndronte shtrirë me sy të mbyllur, dhëmbjet ishin qetësuar , unë isha i sigurt që nuk po flinte sepse më përgjigjej në pyetjet që bëja shkurt ,por saktësisht. Dukej se rikujtonte radhasi  vitet  e  jetës kaluar  duke  i rijetuar trishtueshëm  njëherazi duke  I dhënë vlerën e merituar edhe atyre pasuese ….

   Filloi periudha e demokracisë. Aleksandri, me ndërgjegje të pastër dhe logjikë të ftohtë, ndiqte zhvillimet politike duke j~u gëzuar ndryshimve të pritëshme, plotësisht të merituara për bashkëkombësit. Është pjesëmarrës në një miting madhështor në qëndër të qytetit, kur fare pranë, sheh Gëzimin. I bën pyetjen enigmatike , të  çuditëshme vehtes: -“Si ka mundësi të vijë pikërisht ky person në këtë takim?”.  Në të njëjtën kohë po përjetonte momente të turbullimit, të alternuar me kthjellime të kujtesës. Dhe rastësisht një mbasdite, duke kaluar në trotuarin e rrugës kryesore, në  qëndër të shkëmbehet me të I cili shoqërohej nga gruaja dhe dy fëmijët e shëndetshëm, të  cilët flisnin me zë të lartë ,dukeshin  të gëzuar, një familje e lumtur, veçanërisht  pamja e Gëzimit.                   Papritur më  lindi pyetja: “Kush është ky njeri që na del para plotësisht i qetë, dhe  sa i lumtur paraqitet ama..!?   Duke qënë fare pranë Aleksandrit , sigurisht pa e kontrolluar vehten ngadalësoi hapat  dhe  nuk nuk mund të mos  tërhiqte vëmëndje një ritëm të frymëmarjes tij  paksa  më e  thellë , po ndieja hedhur mbi mua një shikim lehtësisht më të gjatë se i zakonëshmi  të përzjerë  me kureshtje …  po përjetoja situatë të jashtëzakonëshme:                                  

–Përballë njëri tjetrit po qëndronin : Ish I Burgosuri dhe Ish Hetuesi.

   Më ri tregoi me sinqeritet se iu përtëri I fresket në kujtesë fillimi i aksionit të grumbullimit të floririt më 1948. Nuk mund ta shpjegonte plotësisht kalimin e pozicionit të të atit, njëri i heshtur dhe zanatçi i kërkuar kudo, që gjatë viteve të fundit të luftës e në vazhdim të futej në një rrugë tjetër të pasigurt sikurse, sektori i  tregtisë. Po ndihej i kënaqur kur gjendja  ekonomike e familjes u përmirësua  ndjeshëm, por babai nuk mundi të mësonte kurrë se  cilat do të ishin problemet pasuese  që mundën të vinin në rrezik  jetën e  birit  të shtrënjtë, Aleksandrit  të vetëm…sikurse  ndodhi.                                                                   

–Tomas ! Rastësisht  po  ndodhesha  midis të dyve dhe shihja qartë që  shikimet e Aleksandrit  përmbanin brënda tyre vetëm mirësi pra, krejt  ndryshe  krahasuar me prezantimin e Gëzimit ; ti e di mirë se gjykimi im është i prerë përsa i përket karakterit të njeriut, sjelljes. Egërsia mund të zbutet paksa, të pakësohet, por kurrë nuk shndërrohet në butësi të natyrshme prandaj  populli  e përcakton thjesht ,me prakticitet, dhe mënçuri “druri i shtrembër kurrë nuk bëhet i drejtë”, me gjithë dëshirën e madhe për ta ndryshuar …                                                         

    Prezantimi i  Aleksandrit me  ballin e lartë, të gjerë, i rrethuar nga flokët kaçurrela të gjata, sigurisht  më të pakta se të dikurshmet, vetullat të trasha të thinjura, mjekra e shkurtër me po atë ngjyrë gri e  shoqëruar me nuanca të bardha ,në tërësi pamja e fytyrës kur tufa e fllokëve zgjatej mbi  gjurmën e faqes,  atëhere ajo tregohej besnike  e bukurisë së një mashkulli në moshën rinore  bazuar edhe në  të njëjtën ngjyrë të zezë rrezëllitëse të syve ,pra aktualiteti  vërtetonte se pjesa e sipërme e trupit  pothuajse nuk donte t’ia dinte për kohën e gjatë midis dy periudhave, ajo të dhuronte  bukuri dhe fisnikeri ,sa për ecjen me  trup të përkulur….                                                                                           

Krejt ndryshe prezantohej Gëzimi ish-hetues,dukej  tepër  i zbehtë, i dobësuar, por çuditërisht  ruante ende timbrin  e  fortë të zërit të lartë, urdhërues, shoqëruar me shikime dyshuese dhe  zhbiruese, pothuajse të egërsuara, të shoqëruara me shqiptime të prera fjalësh, si të llogariste numrin e tyre. Fliste pak, dukej ishte i trembur nga  gjakderdhjet e papritura ,të përsëritura nga goja e tij( unë në respektim të etikës ,nuk u tregova kureshtar të mësoja diagnozën përkatësisht  episodeve të rrjedhjes gjakut nga goja) por dukej se , një tjetër arësye e detyronte të ishte i përqëndruar gjatë bashkëbisedimit midis nesh, për më tepër në kohën kur shoku i dhomës lëvizte me vështirësi i  mbeshtetur në një bastun; atyre çasteve Gëzimi mbyllte sytë, rrudhoste ballin, mbulonte kokën me çarçafin e bardhë apo kthehej me fytyrë nga muri i dhomës si të donte të largohej nga realiteti rrethues.Dukej se ai…po përjetonte në vetvehte një ndjenjë vuajtjeje, të cilën mundohej t’ua fshihte të tjerëve. 

   Kuptohej qartë ndihma e pakursyer e Aleksandrit, si të kishin midis tyre një lidhje fisnore, sidomos përgjatë çasteve të përsëritura të humbjes konsiderueshme të gjakut dhe gjëndja  pasuese  tepër e rënduar për Gëzimin  përcaktoi një anemi e thellë, korrigjimi i së cilës nuk dukej i lehtë për vetë moshën e të sëmurit  dhe se analizat faktuan që organizmi tij përmbante një grup  gjaku  jo të zakonëshëm, pra  ishin të detyruar të përfundonin proçedurën paksa më vonë  për të zevëndësuar sasin e gjakut të humbur; aktualisht  pacienti  Gëzim  prezantonte një problem serioz  në ato rrethana ,koha nuk priste  por…fatmirësisht  zëvëndësimi u realizua me shpejtësi, sapo   Mjekët  u njohën  me faktin që dy pacientët Gëzim dhe Aleksandër  grupin e gjakut e kishin të njëjtë —AB rezus negativ, jo një  përputhje e  zakonëshme ,dhe  mësuan gatishmërin e dhuruesit  Aleksandër  sapo e dëgjoi këtë rastësi(  gjaku dhurohet kur të dy pjesëmarsit kanë të njëjtin grup gjaku) .Ngjarja i  surprizoi, në të  njëjtën kohë i gëzoi punonjësit e  repartit  kur u bindën  se kjo zgjidhje vinte pas njohjes të rastësishme  të pacientëve;  admirim dhe respekt, për Aleksandrin mbasi asnjëherë më parë nuk kishin njohur një sjellje të tillë  dashamirëse, situata ishte e këndëshme për të gjithë. Natyrisht protokolli i shërbimit spitalor nuk mund të aprovonte dhuratën e një pacienti për një tjetër. Shpejt problemi i Gëzimit u zgjidh në përputhje me specifikën e protokollit përkatës , sjellja e Aleksandrit u vlerësua .

   Gjatë atyre ditëve së bashku, Aleksandri mbajti të njëjtin qëndrim e përkujdesje miqësore, dhuruar nga shpirti i tij, njëherazi i mirëpritur nga Gëzimi dhe i reflektuar pozitivisht në mjedisin rrethues. Natyrisht, sasia e domosdoshme e gjakut sigurohej nga qendra e gjakut, por   Gëzimi u mahnit kur mësoi për  gatishmëria e shokut të ri të dhomës për të dhuruar me urgjencë gjakun e tij, për më tepër aprovimi tij ishte i pa ekspozuar, thjesht dëshironte të ndihmonte dikë në situatën e mungesës theksuar të gjakut , pamvarësisht se ai quhej Gëzim ..dhe ky I fundit kur mësoi të vertetë, pra emrin e dhuruesit Aleksandër…  I kujtoi saktësisht rrethanat që lidhnin me të në të shkuarën..                                            

   Gëzimi kishte punuar në hetuesi në vitet e pasluftës. Në njërin nga burgjet njohu Aleksandrin  në rrethana të veçanta ,dhe pikërisht gatishmëria  e  treguar me ndershmëri, çiltërsi nga një person i torturuar dikur prej tij  duket se ,po i shkaktonte vuajtje të shpirtit…

   – Ajo çka më mahniti,- vazhdoi Theodhori  i menduar, si të kishte para një enigmë, – ishte aprovimi  Aleksandrit për të dhuruar gjak pa humbur kohë  kur mësoi  se grupi i gjakut tij ishte i njëjtë me Gëzimin, një rastësi  midis pacientëtve të një reparti spitali;   ish-hetuesi, kur u bind se përballë tij qëndronte një ish-i burgosur atëhere u shmangej bisedave, pohonte apo mohonte me tundje të kokës. Filloi të ndiente dhëmbje të thellë në gjoks sapo  shihte Aleksandrin  të lëvizte brënda dhomës i ndihmuar nga bastuni , moment tepër i vështirë ishte koha e ngritjes së tij ndenjur për t’u përshtatur më pas me ngadalë zbritjes nga shtrati ,apo në lëvizjet e detyruara deri në fund të korridorit.      

   Gëzimi përpiqej të kërkonte falje në heshtje, brënda vetes.                            

E kuptonte se kishte vepruar verbërisht  jashtë logjikës dhe ndjenjave të zemrës së tij, si të kishte  përfaqësuar një gjallesë grabitqare dhe jo një qënie njerëzore. Të vetmen, më të thjeshtën por më të plotën dhuratë ia dha ish-i burgosuri, tashmë shokë dhome në spital. Me qëndrimin e tij, e qartësoi ish-hetuesin për faktin se, nëse koha do të mund të kthehej pas, Gëzimi do të ishte njeri, si gjithë të tjerët, nuk do të ishte skllav i të tjerëve, cilëtdo  të  ishin ata. Një grimcë ndjenje lehtësuese  gjente në shprehjen e zgjuar: “Më mirë vonë se kurrë”.             

U ngrit nga shtrati kur gjëndja shëndetësore po përmirësohej  për të dy. Gëzimi mendohej, e qartësohej në vetvete përse psikologjikisht  ja kishte shkretuar jetën Aleksandrit, gjë që vërtetohej edhe  fizikisht me ecjen e tij të çalë, mbetur e pashërueshme…

     – Dje mbasdite, – tregon Theodhori, – Aleksandri ndihej mirë, i qetë, sidomos pas informimit të mjekut se të nesërmen mundësohej dalja nga spitali. Parametrat ishin normalizuar. Iu afrova dritares së hapur të dhomës ku më tërhoqi vëmendjen një familje: babai me dy fëmijë të rritur, që po hynte në portën e spitalit. Qëndrova  gjatë, i përqëndruar në atë pamje mbresëlënëse, sa nuk po e kuptoja të afrohej pranë meje Aleksandri i mbështetur në bastun. Diçka mërmëriti, duke u kthyer drejt ish-hetuesit e duke e pyetur me një sinqeritet të pa fshehur:                                                                                                

– Mos je ti.. ?!  Gëzimi, i shtrirë në shtrat, gjithashtu mjaft i përmirësuar krahasuar me ditët e mëparshme, ngrihet me shpejtësi nga shtrati dhe zë vend midis nesh, duke ngulur vështrimin në personin e shëndetshëm me trup të bëshëm, tepër simpatik në pamjen e fytyrës që tërhiqte vëmendjen e njerëzve  në rrugë kur kalonin pranë tij. Papritur Aleksandri flet me zërin e tij të natyrshëm, kësaj radhe mbytur nga më i thelli trishtim për një burrë:

   – Ky njeri mund të isha unë, po të mos kisha kaluar nëpër duart e tua mizore që më persekutuan, duke më bërë copash…

   Gëzimi në moment i ndërpret fjalën:

   – Pikërisht atë gjë,po e bëj unë tani për vehten time…

   Me një lëvizje të beftë, ngjitet mbi parvazin e dritares, nxjerr këmbët jashtë tij brënda fraksionit të sekondës, me të vetmin pikësynim të hidhej nga dritarja. Mund të mos e përshkruaj plotësisht atë çast kur Aleksandri e kapi shtrënguar nga krahu i tij i djathtë dhe me dorën tjetër, vendosur në pjesën e sipërme të xhaketës pizhame, i tërhoqi trupin  brënda hapësirës së dhomës, një koordinim i përkryer në kohë me veprimet e mia të momentit të cilat, si të shkriheshin në një element të vetëm, mundën ta zbrisnin nga parvazi i dritares së dhomës së katit tretë, së bashku  me një infermier të shkathët, vigjilent, ndihma e të cilit erdhi pikërisht kur duhej të vepronim në mënyrën më të shpejtë për ta marrë me forcë, ta vendosnim Gëzimin, ish-hetuesin, në shtratin e spitalit, për të vazhduar mjekimin specifik dhe ndjekjen mjekësore korrekte…                                     

   Përgjatë orëve në vijim, Gëzimi nuk shkëmbeu asnjë fjalë me mua, as me punonjësit e shërbimit, që pothuajse as një moment  nuk u larguan nga dhoma pas , episodit  të pa zakontë  .                                                E paimagjinueshmja për mua …U shtanga pranë parvazit dritares :           

Në çast Aleksandri ju afrua pranë  Gëzimit dhe afroi kokën gati në prekje të ballit, u dëgjuan fjalët e tij të buta, si t’i fiste drejt përdrejt zemrës  së lënduar  dhe të shkelmosur kafshërisht dikur:                                                                                                               

-Gëzim, dëshiroj të gjesh qetësi brënda shpirtit tënd, sepse ti ke qenë një shërbëtor i asaj kohe, i detyruar të veproje në atë mënyrë, tani  të kuptoj qartë , po të flas nga thellësia e zemrës sime, me sinqeritet dhe me ndershmëri. Unë të kam falur, po ta tregoj drejtpërdrejt dhe dua  të shtrëngoj dorën!  Këtej e tutje ti për mua do të jesh një shok dhome i rastësishëm, takuar në repartin e kirurgjisë.  

   – Oh, Tomas! Ç~farë mund të na ndodhë kur shohim çaste të veçanta përgjatë jetës sonë! Gëzimi ngriti ngadalë dorën e djathtë anash shtratit, ia dha të njëjtës dorë të Aleksandrit me një shprehje të veçantë në sy, kurrë të hasur më parë tek ai… zakonisht pamja e tyre prezantonte përherë  saktësisht shëmbëlltyrën e një momenti të shkrepëtitjes së flakës së porsandezur, nëpërmjet përhapjes së xixave të panumërta në formë vektorësh, vezullimin e ngjyrës gri gërshetuar me nuanca të së zezës përballë teje, si të detyronte të bëje një tërheqje të beftë të kokës mbrapa, sigurisht një refleks vetëbrojtës  të pavetëdijshëm. Pra, pamja e tjetërsuar  e syve shoqërohej me fillimin e shpërthimit të lotëve. Gëzimi afroi kokën drejt asaj të Aleksandrit, të dy prekën ballin e njëri-tjetrit. Ashtu pa shqiptuar asnjë të vetme fjalë, si të shkëmbenin midis tyre edhe fluksin e ajrit të thithur momentalisht, qëndruan disa çaste.  I ndoqa me një përqëndrim shpirtëror, me një ndjenjë kënaqësie të rrallë, për më tepër kur dëgjova mbas disa minutash Gëzimin të fliste me një zë më të butë, a thua e kish flakur tej atë timbrin e egër: 

   – Aleksandër! Të falënderoj me gjithë shpirt! Je njeri i vërtetë!

   Nuk po mund të vijonte më tej …Solli nëpër mënd ngjarjet e viteve të fundit, ndryshimin e sistemit të vjetër, të cilin e pasoi periudha e demokracisë… Dhe Gëzimi ka pasur një ndodhi të ngjashme brënda familjes tij, xhaxhai i torturar, si një eksponent i Ballit Kombëtar. Ai e ka bluar brënda vehtes pendimin, që u qartësua  plotësisht  në takimin e rastësishëm disa ditor me viktimën, ku njohu  personalitetin e tij, padrejtësinë e pajustifikuar ndaj një qenieje njerëzore, gjithçka e diktuar nga rrethanat e kohës së largët, kurrë më ….të përsëritshme.                                                                                  

Pas  një çasti heshtje ndërsa , bab e bir po shkëmbenin në mirëkuptim shikime  në pamundësi të shqiptonin as fjalë të vetme Ishte Tomasi  ai që e theu duke j~u drejtuar Theodhorit:                                                                            

-Baba ! sapo dëgjova  njërën nga historit e jashtzakonshme të jetës, sinqerisht ndihem i emocjonuar nga prezantimi real i dy  personave me karakter të formuar por me pozicione ektremisht  të kundërta për të  cilën dua të falënderoj  ty ,thjesht sot mora një mësim me vlera brëndija e të cilit zbërthen thellësin e shpirtit  pastër njerëzor  dhe ,ne jo përherë mundemi të hyjme brënda tij ,ta prekim atë dhe të nxjerim  mësime të cilat realisht na mungojnë…shpreh keqardhjen time..                                                                       

– Po,Tomas ! Ke plotësisht  të  drejtë  për sa shpreh ! Rastësisht unë u ndodha midis dy personave të pozicjonuar përballë ,pranë  njëri tjetrit me disa metra largësi , por realisht  përmbajtja e shpirtit,  thellësija e  ndjenjave të pastërta,zëmra e Aleksandrit me shëmbëlltyrën e qelibarit, tregojnë distanca astronomike  midis tyre  .Pranoj se, jam dakort me Gëzimin në konkluzjonin e tij absolutisht të argumentuar :        

– Aleksandri përfaqëson  Njeriun e  Vërtetë !!                 

Mirazh Epidamni në përthyerjen e kohës – Tregim nga Artur Spanjolli

L’arkeologu Epidamn Gripshi u nervozua në çast sapo i dhanë në dorë fletën me urdheresën për të ndërprerë punimet. “Nuk është e mundur!” u revoltua ai. “Kjo është një masakër historike! Aty kalonte via Egnatia. Mbi atë rrugë ka shkelur edhe Cezari i madh! Historia ka kaluar aty! Nuk është e mundur ta groposin me dekrete dhe ordinanca!” Tek fliste kështu ngriti dorën dhe zhubrosi fletën plot tmerr. Ndjeu në atë çast një mërzi dhe rrevoltë të paparë. “Unë do të ankohem prap. Ne e fituam gjyqin një herë!” tha ai. Gjendeshin tek kryqëzimi, në të hyrë të Portit Detar. Ishte vjeshta e vitit 2017. Duke gërryer natë e ditë, nën trysninë e një pune agresive, eskavatori kishte larguar rreth 10 500 m3 dhe, një pjesë e të cilave i takonte shtresave disakatëshe të Via Egnatia-s. Ky zgavrim agresiv për të ndërtuar nënkalimin e rrugës së re, nuk u la as të hulumtohej nga arkeologët, hedhurinat që kamionët e trasportit i hodhën pastaj me ngut në bregdetin e qytetit, ishte dhe mënzyra më e madhe që pushteti lokal po ndërmerrte. “Kjo është e papranueshme. Ne shkelim mbi historinë dhe e kemi për detyrë ta respektojmë atë!” vazhdonte të shkrofëtinte arkeologu atë mbasdite vjeshte dhe u nis drejt Bashkisë për t’u ankuar. Epidamn Gripshi që prej shumë vitesh ishte i lidhur me mish dhe me shpirt me arkeologjinë. Sa herë që kalonte nëpër rrugët e qytetit ndoshta tremijvjeçar ishe e pashmangshme të mos ndjente peshën e saj shtypëse. Muret cikllopikë rrethues, eshtrat e mbretit Epidamn akoma të patretura nga koha, gurët parahistorikë të vendosur me urdhëresën e perandorit bizantin, durrsakut Anastazio, masakrimi që aristokratët vendas i bënë rebelëve, të cilët donin demokracinë Korinte në vitin 433, trandja apokaliptike e tërmetit të 49, dhe të 345 ku sipas “Descriptio totius mundi et gentium” Dyrrahu për arsye të veseve të këqija të banorëve te tij u shkatërrua nga perëndia e zemëruar!” Natyrisht, mendësia e atëhershme, nuk njihte as shkencën e evolucjonit, as fërkimet kobzeza të pllakave Tetonike, dhe as energjinë e llahtarshme që çlironte fërkimi i tyre gati çdo 100 vjet. Dihej, injoranca njerëzore kishte sjellë shumë katastrofa. Edhe se mendimi ishte një evolucjon i përhershëm. Dikur, në Epidamnin e vjetër, në Tempullin hyjnor të Afërditës, ngritur nga Korintasit e 627, para Krishtit, ilirët shkonin me oferta dhe i luteshin hyjneshës për një mrekulli. Shpesh ato ndodhnin. Falë besimit pra në diçka hyjnore, bëhej e mundur që të ndodhnin vërtetë. Me kalimin e shekujve shumë koncepte hyjnore kishin rënë, por idea e forcës së përtejme pra, ajo nuk ishte zhdukur kurrë dhe nuk do të zhdukej deri sa të zbuluhej sekreti i jetës. Edhe pse skeptikët dhe epikurët, luftonin fuqishem me idetë e tyre, nëpër shkolla, kundër stoikëve të patundur. “Ekziston pra e padukshmja. Hyjnitë e Olimpit nuk janë brroçkulla!” konfirmonin këto të fundit. Aristokratët e brendshëm i therën dhe i ekzekutuan nëpër sheshe dhe nëpër rrugë, ato pra, ribelët të cilët ishin ngritur kundër monarkisë vëndase. Të tjerë qytetarë të Epidamnit, ku nderthureshin rracat, adhuronin hyjninë Artemis. Ndiqnin Sokratin dhe Arsitotelin, ishin për vyrtytet. Qyteti ishte si Troja mbi ballkan e cila lidhte Europen me Bizantin. I kishin ekzekutuar pra, adhuruesit dhe flamurtarët e demokracisë që e donin drejtësinë. Arsyet diheshin, ishin shpërndarja e padrejtë e monedhave qytetare. Pushteti dhe kamja kishte determinuar përherë historinë, e cila gjithmonëishte udhehequr nga më të fortit. Nuk e dinin akoma por do ishin ata pra, të revoltuarit e ndëshkuar, shkëndija e parë luftës së Peleponezit siç kish shkruar Turqiditi. “Lëvizja më e madhe luftarake mes grekëve!” Ndoshta, ai, arkeologu i revoltuar, me shkresën e zhubravitur në dorën e bërë grusht nga nervozizmi, shkelte mbi një mermer ku 2000 e kusur vjet më parë, ndoshta ishte adhuruar gjarpëri si një hyjni, i gurëzuar. Apo ndoshta dikur, ndërkohë që Dante shkruante Komedinë, aty, murgu ortodoks Jan Kukuzeli, me mall, ish kthyer, dhe me zërin hyjnor, këndonte muzikën e tij në Kishën e rrahur nga jodi i kripur i detit. Gjithçka, gjithkund pra kishte shpirt. “Në mëndjen tënde veç ndodh gjithçka!” ulërinin filozofët nëpër fetat e prera vertikalisht të kohës, dhe nëpër meridianet e dimensjoneve, që nuk shiheshin, nuk pikëtakoheshin, por ku zhvilloheshin ngjarje paralele, të pa deshifrueshme nga antenat njerëzore. Universi pra, ishte shumë më kompleks nga ç’e mendonte edhe njeriu i 2020. Shkenca i kishte përveshur llërët që prej 100 vjetësh, duke ecur me këmbët e ngulura mire mbi dhè. Gjithçka pra, kishte një kujtesë! C’ishte kujtesa atëherë? Një sforcim i ndërgjegjshëm i njeriut për të rekuperuar lavdinë e thërrmuar nëpër shekuj. Ari i dheut, palca e pemës së jetës, adn-ja e qënjes? Apo ndoshta jehona e një madhështie të fundosur nga tërmetet? Njeriu pa kujtesë, ishte si asgjëja e frikshme. Rimëkëmbje rrënojash pas sulmit Norman, të 1082 kur si mitikja Trojë, gjithçka u shkrumbëzua me tmerr? Ashtu siç fliste historia me gjuhën e saj sekrete, po ashtu, arkeologut, i fliste çdo gur që mbijetonte nga rrënojat e kohërave. Koha pra, ishte i vetmi triumfator kryelartë. Historia:, I pandalshmi vrap i fakteve shkruar mbi pentagramet e kohës. Nëna e së cilës ishte e Vërteta. Apo ndoshta Historia ishte nëna e së Vërtetës siç pohonte Servantesi? Pjellë e ecjes pa ndalesa të gjeneratave, të cilat kishin prodhuar pra Historinë, me siguri diku kumbonin pa zë, me një etje të paparë deshifrimi. Në shifrën e paperkthyeshme te ajrit. Koha jone pra ishte një fetë e prerë vertikalisht në tortën e hapësirës pa fund. Diku: nje ulerimë hakmarrje, një lutje në lot, një ndjenjë lumturie plot thërrmia drite dielli, emocjon i ndjerë nga i panjohuri filozof durrsak, i cili kishte gëlltitur thelbin e epikureismit mbas një lufte te gjate me vetveten. Kish mposhtur kështu, botën e ideve të Platonit, duke e shkëmbyer me edonizmin qefashthurur të jetës. Bota e atomeve kishte fituar pra. Urrah! Zotat ekzistojnë por rrijnë mënjanë. Nuk e vrasin mëndjen fare per të verbërit, të paditurit qënjet njerëzore. Diku pra, gjithçka, e kishte ndoshta mundësinë të rekuperohej! Historia e mbetur, e pashkruar e globit, ishte më tragjike se librat e djegur të Bibliotekës së Aleksandrisë edhe pse, grimcat e mbijetuara të papireve, ishte ushqimi i brezave qe do të vinin më pas. Zbardhnin ngjarjet. Një tokë pa kujtesë ishte si njeriu të cilit i është sterilizuar memorja. Nuk vlen. Vlen guacka pa perlë? Po kurora pa diademën? Pa kujtesën pra, njeriun mund ta manipulojë si të dojë. Habi, serjozitet dhe reflektim pa fund, i ngjallnin kollonat helenike rrethore tek Fori i Epidamnit. Ndoshta aty, vetë Hermesi, ishte materializuar duke blerë deshë për Zeusin, apo duke llomotitur me një Odise të përhumbur nëpër labirintet, rrudhat e epokave.
Duhej me do e mos ta arrinte godinën e Bashkisë në kohë, përpara se orari i zyrave të mbyllej. Ndërkohë qielli po mbushej me re te zeza dhe një erë e ftohtë filloi të tundte pemët. Po bëhej mugëtirë darke dhe ai, mundohej të gjente rrugën më të shkurtër për të arritur atje, dhe të protestonte. Ishte duke kaluar përgjatë mureve të larta rrethuese. I duhej ta ndalonte në kohë atë eskavator mostruoz dhe bashkë me të, të shpëtonte dhe nje pjese e kujteses se qytetit te tij, por dukej sikur i duhej të kalonte në këmbë epokat, shekujt për të arritur atje. Ai, njeriu i vogël i 2017-tës. Ato vazo, ato gurë mermeri, kapitelet, amforat, ato eshtra mijvjeçarësh, ato monedha t. verbëra, bizhu dhe orendi zbukurimi, kishin ndenjur me shekuj atje poshtë, në heshtje, duke pritur momentin e tyre historik. Tani të tradhtuara nga babëzia e fitimit, një krim i rendë po i bëhej Kujtesës. Gjithçka, kishte një moment, një çast historik në natyrë. Njeriu kishte një çast historik kur lindte dhe kur vdiste, por edhe çaste të vogla gjatë jetës së tij. Çdo jetë e vogël njeriu, pra, ishte një kryevepër e universit.  Godinat, monumentet, katedralet, kishin një çast historik, kur ngriheshin dhe kur shkatërroheshin nga rastësia, vullneti apo providenca. Një qytet kishte çastet e veta historike. Edhe kombi vetë kishte çastet e veta historike si ai 1912. Diku, në një ballkon në Durrës, plaku nga Vlora me mjekrrën e Hugo-it, kishte valvitur flamurin atë mëngjes të datës 26 Nëntor duke mbyllur përgjithmonë tendën e natës Turke. Çasti historik ishte ndodhia më fatlume i yjeve, në ngjarjet e botës së materjes. Qyteti gjatë këtyre kohëve të Medha, rimerrte jetë. 1912.  1944. 1990. 2019. Ishin momente, kur Historia shkruhej me gërma të mëdha. Era, deti, dielli me rrezet e tij, bimët, ekuinozi, stinët, kafshët me tërë memorijen e tyre në adn, njeriu me privilegjin e llogjikës, arsyes. Kujtesa pra ishte sublimimi i historisë, ishte rrespekti i saj, për atë që kishim qenë, kur nuk ekzistonim akoma, rrallë brezash me spirale në fetën e prerë vertikalisht të kohës.
Era e lagësht filloi të ulërijë atje tutje, gjethe të verdha plepash binin kudo, ai rendte drejt Bashkisë, donte ti gjente zyrtaret e Bashkisë akoma atje, përpara se zyrat të mbylleshin. Donte të demaskonte pra i revoltuar, atë mungesë respekti kundrejtë barkut shtatzënë të qytetit. Shtatzani ngjarjesh ulëritëse. “Nuk është e mundur! Këtu Ciceroni i madh ndoshta ka adhuruar Bukuroshen e Durrësit, dhe kryepeshkopi Cezari i nga Korone i Morea-s, ka sjellë shën Palin, të verbërin e mrekulluar, për t’i folur popullit për dritën hyjnore të Krishtit. “Kryebashkiak Kryebashkiak, përse me persekuton?! Unë jam Historia! Krenarja histori, duhet të keshë rrespekt për mua, pjellë e së cilës je dhe ti! ” Vetë filozofi i madh Pali, kish predikuar ringjalljen tek Fori i Macellum-it. Ky udhëtim vertikal, tek ecte me nxitim rugicave të vjetra, ishte si një rekuperim i pashmangshëm i asaj që kish qënë, ishte dhe do te ishte. Dihet, njeriu ka një ndjenjë habie mrekullore kur heq dheun e vjetër që pështjell një vazo, relike 3000 vjeçare. Dukej sikur ai vetë futet pra nëpër vrimat e dimensjoneve, dukej sikur zgjaste dorën dhe prekte kohët. Shtresat e kohërave. Dikur tek ajo shtepi e rrënuar përpara 2060 vjetësh, gjatë trandjeve të tokës, ato eshtra të dëmtuara nga gurët e rënë mbi krye, rijetojnë në fantazinë e arkeologut të heshtur. Me gishtat e tij të 2017, ai prekte moshën e fjetur. Një lloj respekti intim për Historinë, ia tejshkonte gjithmonë ndërgjegjen kur zbulonte një orendi, bizhu, monedhë. “Nuk është e mundur që gjithçka të jetë çemento dhe kemplekse dyqanesh, në emër të së ardhmes!” mërmëriste. “Kjo është një masakër historike!” Dashtë Perëndia, ndalohet në kohë! Cila perëndi? Ato kishin kaluar, njohur adhuruar dhe braktisur me qindra ide perëndishë, me qindra iluzjone përjetësie të përtejjetës! Ai qytet kish parë rënjen e shumë koncepteve të perëndisë! Nga tempujt e panumërt të hyjnive, duke adhuruar dielli, hënën, gjarpërin, yllësitë, kafshët, ato greke dhe romane, kishte kaluar tek ideja e Kryqit. Pastaja dyndja osmane kish sjellë të vërtetën e gjys-hënës, dhe më pas akoma, në kohë më të afërta, kazmat i kishin shëmbur simbolet duke i besuar materializmit dialektik. Mjekrra e Marksit kishte sunduar mbi tullacërine e leniniste të njeriut të ri? Atëherë njeriu nuk mësokërka kurrë nga Historia, dhe e Vërteta qenkërka aq e pakapshme. I fshehur aq mirë sekreti i jetës sa Ajnshtajni kishte ulëritur me të madhe: “Unë e Vërtetoj me shkencë që gjithçka është relative, edhe koha!”. Pra, duke pasur shumë të vërteta relative, opinjone të kundërta,  demokracia, dhuratë e grekëve, toleranca dhe respekti, do të bënin që popujt të jetonin në paqe. Por deri dje, atje tej, pranë atij pusi historik Venecjan, partizanët kishin vrarë 6 Ballistë, 4 zogistë dhe 12 bashkpuntor me uzurpatorin, pa gjyq, duke i denoncuar si tradhtar të vëndit. I kish vrarë populli, pra, jo ato. Llogjikë dinake e korporatave. Dhe askush nuk dënohej dot, sepse si mund të dënohej populli. “Gjykimi moral pra, ishte i dëmshëm! Gjithkusht kishte mëkate!” kishte afirmuar dhe mbrojtur me zjarr hyjnori Jezusi. “Asnjë nuk duhej të gjykonte askënd!” Dihet, historinë e shkruajnë fitimtarët duke bërë shkrumb arsyet e domosdorshme të opozitës, të drejtat e tyre, të poshtëruara. Ndoshta koha do ti jepte atë që meritonin? Ndoshta të përmbysurit do të rihabilitoheshin?! Jo gjithmonë, viheshin pikat mbi i. Atëherë, çfar ishin pra, arkeologët? Ishin opozitorët e varrmihësve, gjuetarët e botëve të perënduara, deshfruesit e misterit pa fund, udhëtarët vertikal nëpër histori? Krahu i tyre i zgjatur,ishte rruga e shkurtër që lidhte dy pika kohore të cilat sfidonin ligjet e fizikës. Aleph-i i memorjes, apo libri i rërës pa shifër! Këto dëshmitarë të gurëve me mbishkrime pa kuptim, këto kurjozë që rrëmonin nëpër fletët e pluhurosura të epokave, punonin në heshtje. Ku kish shkelur apo fjetur Gjergj Kastrioti, 500 vjet më parë, në ditët kur do të merrte anijen për Venecja? Kur rrinte në Durrës i shoqëruar nga kryepeshkopi Pal Engjëlli? Ndoshta ia diktoi ai letrën shkruar Sulltanit? Për Papën ai ishte fisnik, gjigand i mendimit, vizjonar politik, mbrojtës i trojeve të Krishtera, për Sulltanin ishte bukëshkalë, tradhtar, i pabesë. Pra opinjonet e Historisë i shkruajn ngadhnjimtarët, u tha. Por mbi të gjitha e Verteta mbretëron gjithkund. E Vërteta nuk ka ngjyrë politike, nuk ka veshur kurrë petkun e interesave materiale, është e të Gjithëve. E Verteta është një dhe universale, vetëm se ndërgjegjet tona e perceptonin në formë Ajnshtajnjane. Atë e determinonte koha. Vetëm Koha pra e shkruante të Vërtetën ftohtësisht. Pa pasjone, pa gjykime cunguese, pa marrë pozicjon. Ajo që na duket e bukur dhe e fisshme, mund të jetë e shëmtuar dhe e urryer. Vyrtyti është gjithmonë në funksjon të së hijshmes, dhe të së Vertetës? Ai pra, arkeologu I dhënë me mish e me shpirt mbas grimcave të mbijetuara të së shkuarës, mendonte plot ethe tek rendte rrugicave 100 vjeçare durrsake dhe as vetë nuk e mori vesht se si humbi, nuk po kuptonte asgjë, por u gjënd në një shesh ku një popull me veshje të panjohura, me një gjuhë të panjohur lëvizte andej këndej. Kishte akoma letrën e bërë shuk nga marazi në dorë. Atë mandatin ogurzi që e ndalonte të vazhdonte gërrmimet, tani që kishte zbuluar rrënojat e famshme të shkollës së Ciceronit, tani, donin të groposnin gjithçka. “Kjo është e tmerrshme!” fliste me vete. Por ndjenja e habisë, tashmë po e mbyste atë ndjesi revolte që e kishte pushtuar gjithkund nëpër deje. Ndaloi hapin dhe duke zgurdulluar sytë pa përreth. Era e vjeshtës ishte po ajo. Retë ne qiell ishin të përzishme, në një  ngjyrë gri në lëvizje, ku plepat e gjatë tundnin kokat dhe gjethe të verdha pa fund binin kudo. Atij në xhep i peshonte hi-phone-ni por tani ecte, jo mbi asfalt por mbi gurë të mëdhenj kalldrëmi. “Ku ishte?! Ç’bënte aty? Po shihte ëndërr? Çfar ishte, një lojë e llahtarshme kujtese? Një trill viziv i ndërgjëgjes së tij, apo hyjnitë po i bënin nje dhurate?! Tutje, në mes të gjelbrimit të kodrës, qiparsat e errët gerricnin qiellin e trazuar me majat e tyre. Ato pra, si në botën Homerike, Apolloni, Zeus, Posejdoni, ishin vënë dakort ti bënin një dhuratë. Një fluturim në kohë. Ai, njeriu i epokës së fb dhe WhatsApp-it, veshur me një këmishë blu, xhinsa, këpucë verore, i rruar dhe me flokët e prerë shkurt, me syzet prej intelektuali mbi hundë. Ai pra, banor i një epoke mizore, që nuk e rrespektonte historinë, tani gjendej aty. Ajri ishte i ngrohtë, frynte ere deti sepse ndihej jodi i fortë bregdetar. Kush ecte aty përreth vishte mantele të bardha, toga fisnikësh dhe avokatësh plot me derdhje rrudhash mbi trup, si ato skulpturat që ai për vite me rradhë i kishte  studjuar. Flisnin një gjuhë të pakuptueshme.Ishte ndoshta një dialekt ilir? Edhe gjuha pra, si një qënje e gjallë kishte një histori të sajën. Tashmë ajo gjuhë që ai dëgjonte kish humbur nëpër hapësirat e skajshme të kozmosit. Fluturonte në formë tingujsh në eter, si boja përhapet në një vazo qelqi plot ujë. Gjuha pra lindte dhe vdiste, vetëm ç’ish shkruar mbi metale dhe gurë mbetej. Gërma, emërtime, shprehje, vargje, simbole, hieroglife memecë  të gdhëndur nëpër mermere. Tashmë kujtesa e atij fjalori ishte veç gjuha e arkitekturës. Përkthyer nga studjuesit e pagjumë, të përpirë nga kureshtja, vëzhgonin pra, objektet e zhvarrosura nga gjumi i shekujve. “. Ç’bëj ketu?!” pyeti vetveten. Kurjoz, u afrua. Ishte si i mpirë. Sheshi ishte rrethor, dhe aty pranë gjendeshin Banjot Termale.E pikasi atëherë, aty ku hapësirat kohore përngjiteshin. Ai dinte ku gjendej, e dinte vënd ndodhjen. E kishte studjuar atë zonë. Kish bërë gërrmime poshtë Teatrit. Tani shihte gjithkund fëmijë që loznin duke qeshur, nëna që ulërinin duke thërritur fëmijët, sepse po afrohej stuhia. Tregtarët, të shëndoshë dhe shkurtabiq, zbath dhe me flokët pis, reklamonin mallin me thirrje që tejshponin kohërat, zëra të pakuptueshëm fshatarësh dalmat, ilir. Pak më tutje shihte qerre me mall fshati tërhequr nga gomer në ecje. Vinte një erë gjaku mishi të therur, mjalti, vaji, përzier me një aromë të fortë djathërash shpërndarë nga vrullet e erës së marrë. Dy virgjëresha zjarri të shenjtë të Vestas me bukët e elbit në dorë, kalonin në heshtje përmes sheshit. Pak më tej, mbi harqet e bardha të mermerit, rrinin tre grupime njerëzish të cilët diskutonin me njeri tjetrin. Ishte një diskutim filozofik mes tre burrave të veshur mirë por shumë të bindur për atë që thonin! Flisnin me zë të lartë por rrespektoheshin, në atë botë utopike. U afrua. Nuk e dinte nëse e shihnin apo jo…. pak rëndësi kishte. “ Të keshë miq të mirë, të analizosh vetveten dhe të jeshë i lirë duke iu dhënë qejfeve pa freh, këto janë tre komponentët që e bëjnë njeriun të lumtur!” fliste një barkmadh me kokën e madhe mishtore, mjekrrën me onde dhe ballin me brazdat e rrudhave. “Unë mendoj!” ia ktheu latinisht një burrë tjetër i thatë pak më tutje, me sytë e vegjël, kockë e lëkurë dhe me kokën e shtypur, “që lumturinë njeriu duhet ta kërkojë dhe ta gjejë tek vyrtytet. Vetëm duke frenuar pasjonet, dhe duke mos u turrur si i marrë drejt pasurisë, pushtetit, pasjoneve pa freh. Aty pra ne, do ta gjejmë lumturinë. Duhet ta përçmojmë mjerimin dhe fatkeqësitë që jeta na fal. Perënditë ekzistojnë. Ato na kanë krijuar dhe ne duhet t’i rrespektojmë!” Njerëzia nuk pipëtinte, por dëgjonin si të fantaksur, oratorët, filozofët mendimtar, të cilët ishin thinjur mbi papire bibliotekash. Ndërkohë, kur era pushoi pak, kthyen kokën nga një filozof tjetër. Plak, i kërrusur, pa flokë dhe me mjekrrën e qashtër, ngriti sytë e mëdhenj dhe bëri një shprehje prej të habituri. Levizi kokën me mosbesim dhe shprehu idenë e tij: “Unë për vete, vë dyshimin mbi gjithçka. Besoj gjithçka, por dhe nuk besoj asgjë. Unë, shumë shpesh evitoj të them si e mendoj, sepse paqja ime do të jetë e kërcënuar gjithmonë nga opinjonet e të tjerëve. Rri në heshtje, si gur varri! Nuk di gjë, pra unë e mbyll gojën! Për mua, të vesh në dyshim gjithçka, është thelbësore! Dyshimi na bën të gjykojmë. Dyshimi na mban gjallë. Vetëm budallenjtë besojnë ç’i thonë, pa prova!”

“Unë besoj sepse – la fede – më shtyn të besoj verbërshit!” ia pati filozofi stoik. “La fede – është një dhunti që hyjnitë i falin njerëzve, herë pas here, kur ato duan shpritin e ndonjë të dliri dhe të qashtëri!”

Ai, arkeologu Epidamn, pak më tutje, shihte gjithçka si i mpirë. A ishte më vete? Ishte e mundur pra, që ai të gjendej aty, 2000 vjet më parë, apo ishte veç një ëndërr madhështore. Nga ato të denja për tu quajtur mrekulli. Ndoshta po i ndodhte diçka e ngjashme me atë ç’i kishte ndodhur Kretesit Epimenide i cili kish fjetur për 57 vjet. Ai pra, Epidamni nuk ishte i përzgjedhuri i zotave. Nuk ishte një shenjt. Asnjëherë, duar mrekullorë nuk e kishin dërguar ndokund. Përkundrazi nuk besonte në ndodhi supersticjoze. Nuk besonte në botën e përtejme, nuk besonte në ndërhyrjen mrekullore. Ai ishte një shkencëtar. Besonte vetëm atë që provonte, që konstatonte me studime. Rrigoroz dhe serjoz, në profesjonin e tij, ai si studjues duhej ta analizonte gjithmonë fenomenin. Ai e shihte Historinë si një fakt kulturor për tu hulumtuar, për tu sintetizuar, jo si një aktor i rëndomtë në rrolin e qytetarit plot bindje supersticioze. Nuk do të vritej kurrë për të mbrojtur shenjtërinë e Kadmit apo vërtetësine e legjendës me Harmoninë. Nuk do të flijohej kurrë për një bindje të tillë imagjinare. Agava dhe mreti ilir Lyko ishin veç legjenda. Kishte në dorë akoma letrën e zhubrosur me urdhëresën për ndërprerjen e punimeve, me numër protokolli, datë, orë dhe firmën origjinale të kryebashkiakut. Në të vjetrin qytet Epidamnus, ku Teuta kish sunduar. Letrës i vinte akoma era bojë të freskët shkrimi. Sa shekuj mund të bartte mbi supe një qytet? Sa shtresa epokash, historishë, kulturash, bindjesh, sa përzierje gjaku, sa etni gjenealogjike kishin njerëzit e atij qyteti. Gjithçka ishte lëvizje, si ujrat e oqeaneve. Ishte e kotë atëherë, krenaria qytetare? Atdhetarizmi? Gjithçka ishte e perzier!  . Nuk kuptonte asgjë, por ndërkohë përpinte me sy ato ndërtesa të vjetra 2000 vjeçare, lëvizjen e rrëmujshme të njerëzve në shesh dhe retë e zeza, stuhinë që po arrinte nga përtej detit. Gjithçka filloi të ishte në lëvizje, si një frikë e fshehtë nga rrebeshi plot erë dhe sqotë dhe shi të rr.mbyeshëm, por banorët nuk po turbulloheshin më tëpër se ç duhej. “Për shekuj të tërë banorët e qytetit kishin përsëritur të njejtën frazë: “Stuhia vjen gjithmonë nga kodra! Kur nxihet atje, shkarkon mbi qytet!” Kush kalendar i padukshëm, kujtonte numrin e rrufeve që kishin rënë mbi kodër? Njemiljon e treqind e njëzet e pesë?! Ndoshta gjithçka po ndodhte në të njëjtën kohë? Ndoshta epokat, shekujt, gjeneratat, faktet ndodhnin paralelisht në frekuenca të ndryshme, në shtresa të ndryshme dimensjonesh, dhe ai, arkeologu, jetonte si në 2017, si në vitin 117, pas Krishtit? Ndoshta ecjet në aksin e kohës materjale ishin zhvillime paralele, të cilat pikëtakoheshin tek perfeksionimi i ekzistencës. Iu kujtua Aleph, (fillimi, gjithçka, fundi). Iu kujtua, si një koncentrat i librit të rërës, libri i pafundësisë pra, dhe mendoi: ndoshta, teknollogjia një ditë do të mund ti bashkonte linjat e kohëve. Zhvillimet e kohës, pra, si linja paralele. Konceptet njerëzore atëherë ishin të rreme, sepse koha nuk ekzistonte. Kur yjet të largoheshin nga ndarja fillestare, bing bangu, atëherë universi do të fundosej në errësirën pa asnjë mundësi matëse të kohës. Hëna, toka, dielli, yllësite, nuk do të mund ta masnin pra, akoma kohën. Aty ku gjendej, tjegullat e shtepiave të ulta përreth ishin të kuqe. Asgjë ishte si dikur, dhe gjithkund, nëpër dyqanet përgjatë rrugës, berberë, zejtarë, skalitës dhe farkëtarë, shitës drithërash dhe leshi, punonin me ngut. “Ku jam?!” thonte ai i habitur. “Ai ishte banor i së ardhmes! A ishte banor i teknollogjise apo jo?. Komunikonte via web, me anën tjetër të globit, e dinte?! Tashmë, në anën tjetër të globit, flihej. Shumë tabu kishin rënë dhe do të binin në të ardhmen. Cdo hapje mendore atëhere sugjeronte një koncept të ri. Cdo epokë kishte nevojë për një strukturë të re të menduari. U gjënd si me magji pranë sheshit të Bashkisë, e kuptoj nga Amfiteatri dhe kodra në krah. “Atëherë jemi mbas vitit 200!” mendoi.  Zbrisnin njerez, ilir, epidamnas nga shkallët e Amfiteatrit. Spektakli kishte mbaruar. Qielli ishte i përzishëm, me re të zeza që po arrinin majën e kodrës ku vila të mrekullueshme lluksi, fundoseshin në gjelbërimin e zbukuruar nga bredhat dhe qiparisat e errët. Era e vjeshtës, vërtiste gjithkund me mijra fletë të verdha si lajmëtar epokash, duke i rrotulluar mbi kalldrëmin e atëhershëm. C’hieroglife të pakuptueshme bartnin ato fletë të ardhura nga dimensjone të tjera? U gjend në mes të epidamnasve që zbrisnin me vrull, por ato nuk e pikasnin, ishte i tejshkueshëm nga materia. Përndryshe do ti kapnin syzet me habi, do ti preknin lëkurën, telefoni do t’i habiste fare. “futuris hominis!” do të klithnin. “Aljeni!” Nuk vraponin. Ecnin të qetë. Shtrëngata, ndodhte në të njëjtën hapësirë por në një kohë tjetër. Përkonte vendi pra, por jo koha. Evenimentet ndodhnin në dy diagonale të ndryshme të cilat pikëtakoheshin po, por në dy dimensjone të ndryshme. Si vrrjagat e bardha që lenin avjonët në kryqezim, të cilët të kundruar nga toka, duken sikur puthiten, por në të vërtetë kanë fluturuar, fluturojnë në kuota të ndryshme.

“Zoteri. Kjo që po bëni ju, është e tmerrshme. Ky është një krim historik!”ulëriti i indinjuar prof. Epidamn Gripshi. “Ju me këto dekrete po dëmtoni kujtesën e këtij qyteti. Kjo tokë, poshtë bart historinë tënde, timen, tonën! Ne kur ecim shkelim mbi legjenda!”

Ai rrinte ulur. Ishte i gjatë, i bëshëm, me atë shprehjen prej kapadaiu anadollak që kish ardhur fill nga stërgjyshërit e tij mesjetarë. Komandantë sarajesh, mustaqezinj me kobure në brez. Kishte mjekërr të bardhë, flokë të rënë të prerë shkurt dhe ishte mishtor. Gjigand, i patundur, rrinte ulur përtej tavolinës me flamurin e qytetit prapa dhe i tha me zërin e tij kumbues. “Prishim të vjetrën për ti lënë vend të resë!Apo jo. Ju jeni njeri i emancipuar. E dini si ecet përpara.!

“Ju po dëmtoni të shkuarën. Aty ndoshta Marco Tullio Ciceroni u jepte leksjone epikuree, dishepujve korintas. Nuk e prisja nga ju. Ju jeni dhe artist për vete. Ju e çmoni kulturën!”

“Ndëgjo këtu profesor!”, tha ai me sytë e rreptë, serjoz, dhe me zërin kumbues: “Na ofrohen miljona lekë për atë projekt. Me ato para, mund të mirëmbajmë rrugët e qytetit, mund të ndërhyjmë tek ujsjellesi dhe mund të ndihmojmë të varfërit. Vlen me shumë se ato dy gurë 2000 vjeçar që ju gjeni atje poshtë. Me çfar do eci përpara unë, me artikujt e tu shkencor, me ligjëratat e katedrave universitare apo me miljona eurat që më ofrojnë privatët! Ato më duhen.” Pak më tutje rrinin në kembë dy figura. Nuk kuptohej nëse ishin statuja apo njerëz të cilët rrinin pranë dritareve të mëdha në heshtje. Përtej xhamave të mëdhenj, era e marrë e vjeshtës përplaste gjithkund gjethe të verdha, degë pemësh të thyera, dhe një rreze e papritur dielli në perendim, po depërtonte rrëmujën e zezë të reve plot ujë. “Po këto kush janë? Investitorët? Financuesit e tu?!” pyeti arkeologu.

“Ky është pushteti!” tha dhe tregoi me gisht njërin. “Kyrse ky tjetri është paraja!” shtoi pastaj i qetë dhe duke e parë në kokërr të syut. “Ti e din se pa keto dy forca, nuk ecet përpara. “Filozofitë e tua vlejnë, por vijnë më pas. Filozofitë e tua janë privilegj i njerëzve pa halle. Por këtu njerëzia ka halle. Dhe hallet zgjidhen falë këtyre dy bosave këtu!”

         “Kjo s ka lidhje fare me betonin që ju doni të hidhni mbi historinë e nëndheshme!”

         “Ore ti! Gjithkund ku të gërrmosh këtu, do të dalë në sipërfaqje diçka e vjetër. Po unë çfar të bëj?Do ta çoj përpara apo jo këtë qytet?!”

“Une e di që forca dhe pushteti është nga ana jote, por mos harro se nuk ka pasur kurrë të ardhme pa të shkuar. Gjithmonë, pra mund të ndërtohet mirë e ardhmja vetëm duke respektuar të kaluarën!” tha arkeologu dhe dekretin e zhubrosur e la mbi tavolinën e pushtetit, pastaj nuk u kuptua se si, por u gjënd jasht si me magji.

Përtej dritareve të mëdha era gri e vjeshtës, plot ujë, akoma përplaste kurorat e pemëve me vrull dhe gjithkund gjethe të verdha plepash dhe bliresh binin si fletë kalendarësh epik. Ndoshta çdo fletë shkruante një ditë njerzore në rrafshin kohor, ndoshta gjithçkaja ishte përqëndruar në një pikë. Kryebashkiaku vazhdonte të firmosë ordinanza në pritje të orës së mbylljes. Pinte nga një gllënkë çaj të ngrohtë që e merrte nga termusi afër dhe sistematikisht rregullonte kollaren e kuqe, poshtë kostumit blu, Armani. Atej poshtë, akoma banorët e epidamnit zbrisnin entuzjast nga shkallët e mermerit të amfiteatrit ndërtuar nga Traiano. Ishin argëtuar, dhe tani, me qetësi, duke ndërthurur gjuhë të ndryshme, ilirishten, gjuhën greke, latinishten, dalmatishten, dardanishten, apo albanishten, flisnin kuturu, tek ecnin me veshjet e tyre vjeshtore. Akoma nuk kishte filluar stuhia dhe nga arena, po tërhiqnin zvarrë gladiatoret e vdekur, të cilët gjatë përleshjes ishin shqyer nga bishat afrikane. Luanë dhe tigra, me të cilët njerëzit, siç ndodh gati gjithmonë në natyrë, kishin luftuar dhe humbur.

Artur Spanjolli

PARALELE – Cikël poetik nga HAMIT TAKA

 

DJE…

Kurmi ynë kafaz me hekura,
Ku rrinin ngujuar:
Zemra, shpirti
Dhe ëndërrat e vdekura;

Dita jonë një ring-bedel
Me grushtat e fatit,
Ekuilibrin ruanim
Si akrobatët në tel;

Viti ynë kalendar pune
Pa një fletë të bardhë
Të lerosura nga duart
Si gjethe të murme;

Jeta jonë gri pa fund:
E njëjta shtëpi,
E njëjta punë,
I njëjti kostum…

  1. SOT

Prindër të braktisur
Nga fëmijë me emra të ndërruar;

Gra të divorcuara
Nga burra të pa dashuruar;

Të rinj në udhëkryq
Si anije në dete pa busull;

Ideale të shfytyruara
Si vera e kthyer në uthull;

Endërra të zhngjyrosura
Si shavar i gjatë tranzicioni;

Vlera të varrosura
Në piramida të larta korrupsioni;

Gjuha-bishë e plagosur
Nga thikat e fjalëve të huaja;

Dhe poetë që kërkojnë
Në fundet e zemrave tuaja;

 

 

VALLJA E VAJZAVE ÇAME

Ku e nisnit vallen, vajza?
Buzë Jonit transparent?
Dhe deti me ju vallëzonte
Me dallgët lidhur gërshet.

E nisnit në një faqe mali?
Oh, atje djemtë ju donin!
Mali nuk ju kundërshtonte
Dhe gurët me ju këndonin.

Te pylli i gjelbër e nisnit?
Sa bukur zërat ju shkonin!
Kënga juaj dhe e zogut
Putheshin dhe fluturonin.

E nisnit vallen ju kudo
E nisnit te pylli me zhurmë,
Në malin e lart e nisnit
Dhe poshtë në detin me shkumë.

 

 

TE ARKIVOLI I NJE PIJANECII

Në arkivol pijaneci rri i qetë
Në prag të moshës ngjyrë vjeshte.
Nga jeta i velur apo i zbrazur krejt,
Ç’mistere mori vallë me vete?

Një kopsht i çelur mbase ka qënë
Dhe sot rri shtrirë si plep i tharë,
Një çapkëne dikur mos e ka lënë
Dhe u dogj ai me zjarrin e parë?

Mos zjarri u shua, s’mbeti shkëndi,
Mbase me këmbë fatin e shkeli,
Me shpresë të rindizej përsëri
Që flaka si mace ta përkëdheli;

Ndoshta lumturinë s’e preku kurrë,
Si një rrap ndan udhës që nuk çel lule,
Mbase i qëndroi fatit si burrë
Veç gota kokën ia përkuli;

Mbase krahët dikuash i ka kthyer
Dhe priti ai ndanë shtegut gjatë;
Kur ajo kaloi me tjetrin mbërthyer
Në vetmi jetoi si murg i ngratë;

Pastaj në një stol, si një fron mbreti
Me kupën ishte i dashuruar;
Në shpirt s’kish më tallaze deti
Veç kupa vere kish ëndërruar;

Çdo ind ia preku, ia këndelli keq
Ia turbulloi gjakun nëpër vena,
Po në një dilemë vuante për dreq:
A ka dashuri nëpër taverna?

E piu ai kupën gjer në grykë
Në atë stol fund jetës i dha,..
Pas varrimit në stolin e pistë
Dikush një tufë me lule la…

 

TE THEMI ATO QE NUK I THAME

Unë kurrë nuk jam qejfmbetur me ty,
As ti qejfmbetur nga unë s’ke qënë,
Për netët që kaluam pa gjumë të dy,
Për shetitjet që s’i bëmë dot nën hënë.

Asnjë herë unë nuk u sëmura nga ti
Dhe ti asnjë herë nuk u sëmure nga unë.
Atje ku rrinim ne të heshtur dikur
Toka ende vazhdon të nxjerrë shkumë.

Më pëlqen edhe sot kur ti para meje
Mikun e hershëm me afsh e përqafon.
Mos ma vështro ti zjarrin prej rrufeje,
Se të përpiqem të t’urrej është e kotë.

Faleminderit po ju themë sërish nga zemra
Për netët që bashkë i kaluam pa gjumë,
Për atë që ti sëmurë nga unë s’ke qënë
Për atë që unë prej teje s’kam qënë i sëmurë.

Dhe nuk trishtohem për ç’ka bëmë e nuk bëmë,
Që ditën e natën asnjë të mos kujtohet,
As për brengat që njëri-tjetrit i lëmë,
Dhe kënga e pendimit kurrë të mos këndohet…

Top of Form

ENDERROJA DIKUR…

 

Dikur, atje thellë në kufi,

Të isha një zog netëve ëndërroja,

Të fluturaja lart në qiej si ai,

Atëherë kur vetëm lirinë dashuroja;

 

Të kapërceja klonin, të sulesha dhe unë

Mbi fushat, mbi kodrat mbuluar me ulli,

Mbi shtëpitë e vjetra, at’herë në gjumë

Avllive të rrënuara apo të kthyera në hi.

 

Atyre viseve krenare, të lashta sa bota,

Grehinave të vjetra, ku sundonte grija,

Ku prehen puset e vajit dhe djepet e forta

Pluhurin e viteve me ëndje t’ua fshija.

 

Dhe krojet e vjetër, të shterura tani,

Që jehonin nga këngët, të qeshurat plot zjarr,

Ku vashat lanin çarçafët e nusërisë,

Ta këndoja dhe unë atje këngën e parë;

 

Mes ëndërrave edhe lutjeve të fshehta,

Mes fjalësh të thëna nëpër netë të tëra,

Imagjinatës dhe dëshirës plot afshe të nxehta –

Ishin brigjet e Jonit dhe valët e gjëra;

 

T’i kapërceja klonet dhe telat me gjëmba…

Doja të isha i pari poet i katundit,

Ta çaja izolimin, të thyeja prangat e rënda,

Le t’më kapte vdekja për dore e fundit…

 

 

VENDLINDJES SIME

 

Ti s’ishe as majë e çveshur mbuluar me borë,

S’ishe as fushë e llangosur me baltë e moçale,

Ti ishe nusja ime e bukur me kurorë,

Ti ishe jeta ime me gëzime dhe halle;

 

Me syrin e fëmijës fytyrën tënde e pashë,

Me dashurinë e rinisë ty të përqafova,

Me pjekurinë e moshës emër të dhashë,

Për ta ruajtur të pastër dashurinë,

Vendlindja ime të lashë.

 

Edhe uji i krojeve, edhe uji i përrenjve

Rrjedhin vrullshëm damarëve të mi

Ti do të jeshë kënga, ti do të jeshë malli,

Deri sa të kemë shpirt, zemër edhe sy!

 

Unë jam bujku që lërova e mbolla farat e besës,

Unë jam bujku që korra grurin, misrin e thekrën,

Unë jam ai që ngava kuajt në lëmin e shpresës

Edhe për një gurë tëndin sot e jap jetën;

 

Jam bariu i tufës që fjeta në kasollen e stanit

Ku ngjiza kosin, djathin e shëllirën…

Jam shkollari që bëja detyrat shtrirë në livadhe,

Ku fletoret qëngjat m’i shikonin të dëlirë;

 

Vendlindja ime, që s’ma shove kurrë etjen e urinë

Ti më kishe lidhur këmbë e duar me skamjen,

Me tela me gjëmba ma kishe syrgjynosur lirinë

Më kishe lbyrur sytë e më kishe veshur pamjen;

 

Megjithatë unë të dua, të dua siç ishe dhe siç je,

E braktisur, me pamjen gri, pa zjarr në vatër

Me arat djerra, me demat dhe kuajt hergjele,

Të dua me dashurinë dhe dhimbjen e pastër!

 

Të dua për varrezat ku prehen të parët e mi,

Të dua për rrënjët e themelet e shtëpive tona-

Shtëpitë tona prej gëzimi, shtëpitë tona pa qetësi

Ku ninullave akoma u ndihet jehona…

 

Vendlindja ime,

Ti je dashuria e dashurive të mia,

Ti je kujtimi i kujtimeve të mia

Ti je parajsa e vdekjes sime;

“HEQJA DORË NGA JETA E MADHE”! – Esé nga REX KASUMAJ

(Nga Notesi)

1.Shmagjepsje trishte…

Tek latonte pejsazhin e humbjes së Hagia Sophisë në Kostandinopojë, Edmond de Amiçis flet diku për “popullin e zhburrnuar” të Justinianit.

Pagëzimorja e spërkatur me gjakun sulltanor dhe shandanët e përlotur me qëndisma përreth, do të jepnin në qindvjetët e ardhmë mallëngjimin e lavdisë së shuar.

Kjo, natyrisht, ishte një disfatë armëtarësh, por sërish, kje “populli i zhburrnuar” që do vdiste Bazilikën dhe, madje, kujtesën e saj, më shumë se vetë gjaku pushtues a dora mjeshtërore e arkitekt Sinanit.

Mirëpo, në vende të tjerë e kohë të vona, për paradoks, tretja e virtytit – ky “zhburrnim popullor” ndodh nga një arsye e kundërt: jo nga armët e pushtimit, por në orën e çlirimit dhe, përshfaq, ashtu, anën më trishte të tij. Një popull që magjepset njëmijë vjet me idenë, me ëndrrën e bukur të lirisë, beftas, kur dielli beh në oborret plot terr, pëson në heshtje zhgënjimin e thellë. Është Rendi i horrave që shkakton thyerjen dhe krijon klasën e të mundurëve të saj. Dhe pastaj, në sferën e epërme ngjizet ngadalë alkimia negative: shmagjepsja me të m’një cikël të lodhshëm historie…

Të historisë që nuk i rezervon fatësi askujt, aq më pak atyre që kurrë s’patën epokë të artë në jetëshkrimin e vet kolektiv!

2. Populli pëshpëritës

Shekspiri thoshte se në teatër ndodh të fillosh si aktor i parë, të vijosh si dytësor dhe të përfundosh pëshpëritës…

Fajmëdhenjtë, rëndom, priren t’mos ngrejnë dorë kundër fronit që gëzojnë. Duan fuqi supreme me çdo kusht e çmim (dhunë, mashtrim, vjedhje, vrasje, mitosje të rolcaktuesit…). Kurse të tjerët poshtë tyre, për pasojë, përligjin n’heshtje këtë statu-quo të përhershmërisë. Pa zë e dukje, ata kanë mbaruar, tashmë, në pëshpëritës mbi fatkeqësinë së vet.

Sa rëndë vetëm t’a përftyrosh për një çast këtë dramë: një popull i tërë i shndërruar në pëshpëritës! Ankesë fshehatare pa akuzë dhe besim i shformuar pa etikë – kjo është vuajtja, nëma e panjohur, në pritje mjegullnajash që vijnë nga larg!..

3. “Ndërgjegje e dhjamosur”

“Kur Krezi të kalojë lumin Halis, do të shkatërrohet një mbretëri”.

Kjo ishte përgjigja që i dhanë priftërinjtë e Delfit sovranit të Lidisë në lutjen për profeci: si do të ftillohej e përfundonte beteja me persët flokëgjatë. Dhe ai u gëzua shumë e mori krahë. Por do të deshpërohej shpejt më pas. Nuk ishte e armikut, por mbretëria e tij që do të shkatërrohej!

Shenjat e kryepriftëreshës që shkumonte si e goditur hënëmarrokshëm tek jepte mesazhin fatthënës, interpretët i përçonin dinakërisht në mënyrë sugjestive: që ashtu të dilte prorë fjala e saj…

Ç’ishte rëndësore, prandaj, e parathënmja do të realizohej plotësisht dhe orakulli do vijonte të mbështillej me hirin e mistershëm…

Një “mbretëri”, tani do rrëzohet: ose myshku vjetran i kohës së hargjuar, ose, ndoshta, ajo që paralajmëron një fill të ri?!..

Ç’shënja dërgon Qielli?

Dhe si do t’a kap sensi kolektiv kumtin e epokës? Kur të heqësh dorë nga lufta, ke hequr dorë nga jeta e madhe…Dhe asgjë, do të pohonte Niçe në vend të përgjigjes, nuk është aq pak objekt i zilisë sonë sesa kopeja morale dhe lumturia e dhjamosur e ndërgjegjes së qetë!

Njëmend, a nuk thërret koha për jetë të madhe?..

R. K.

GJUMË I ZI NË KOSOVË – Poezi nga ATDHE GECI

Kosovë sot në gjumë të zi ke rënë
të tërë ëndrrat për tokën, diellin e panxënë
Kosovë t´u zhbënë
kujtesa, shpirti yt një defekt ka
heshtjen – këtë dashuri zinxhirësh
Qeveri robi u formua në Kosovë
e zotnia po ai që të theri fëmijët
tagrin e gjakut sërish kërkon
Kosovë, po a ke gjak për lindje
apo veç për vdekje gjithmonë?!
Kosovë nga gjitha dashuritë vetëm
ti më ke mbetur,
jo kështu siç je
me emrin e pështyrë
O e trathtuara e përjetshme nga bijtë bastardhë
Ç´është ky gjumë i zi
Dardani,
mbi kokën tënde
përherë një litar…
Atdhe Geci- 2020

Më 4 qershor 1798 u nda nga jeta Giacomo Casanova, shkrimtar dhe aventurier italian i Republikës së Venedikut

VOAL – Giacomo Girolamo Casanova lindi në 2 Prill 1725 në Venecia nga aktorët Gaetano Casanova (i cili në të vërtetë është vetëm baba zyrtarisht; babai i vërtetë tregohet nga ai vetë në personin e patrikut Michele Grimani) dhe Zanetta Farusso e quajtur “La Buranella”. Mungesat e gjata për shkak të punës së tyre e bëjnë Giacomon një jetim që nga lindja. Kështu ai rritet me gjyshen e tij nga ana e nënës.

Ai u diplomua në drejtësi në Padova më 1742. E provoi karrierën e tij kishtare, por, natyrisht, nuk i përshtatej natyrës së tij; pastaj provoi atë ushtarake, por menjëherë jep dorëheqjen. Ai e njeh patricin Matteo Bragadin, i cili e mban sikur të ishte djali i tij. Jeta e tij e shkëlqyer, megjithatë, çon në dyshime dhe kështu Casanova detyrohet të arratiset nga Venecia.

Ai strehohet në Paris. Pas tre vjetësh u kthye në qytetin e tij të lindjes, por u akuzua se përçmoi Fenë e Shenjtë për një aventurë me dy murgesha. Si rezultat, ai u mbyll në Piombi, por më 31 tetor 1756 ai arriti të shpëtojë. Kjo arratisje do ta bëjë atë jashtëzakonisht të famshëm.

Pavarësisht udhëtimeve të vazhdueshme dhe të shpeshta, ai gjithmonë do të mbetet thellësisht venecian, i dashuruar me qytetin e tij. Dashnori i “dolce vita” të qytetit që zhvillohet midis teatrove, pendave të lojërave të fatit (shumat që ai do të humbasë në Ridotto janë tejet të mëdha) dhe aventura, ku ai organizon darka shumë elegante dhe konsumon së bashku me bukuroshet e rastit dhe takimet galante. Për takimin e parë me murgeshën e bukur dhe të fuqishme M.M., për shembull, ai tregon se ishte një aventurë në nxitim e sipër.

Pas arratisjes ai strehohet përsëri në Paris: këtu ai arrestohet për herë të dytë për falimentim. Liruar pas disa ditësh, ai vazhdon udhëtimet e tij të panumërta që e çojnë atë në Zvicër, Hollandë, shtetet gjermane dhe Londër. Më vonë ai shkoi në Prusia, Rusia dhe Spanja. Më 1769 u kthye në Itali, por iu desh të priste dy vjet para se të merrte lejen për t’u rikthyer në Venecia pas një internimi prej gati njëzet vjetësh.

Një njeri me oreks të shkëlqyeshëm (jo vetëm figurativisht, por edhe fjalë për fjalë: ai e donte ushqimin e mirë për cilësi dhe sasi), ambicioz dhe i shkëlqyeshëm ai ishte një dashnor i rehative që nuk mund t’i përballonte gjithmonë. Me ngjyrë kafe, një metër e nëntëdhjetë i gjatë, me sy të gjallë dhe një karakter pasionant dhe të pangopur, Casanova posedonte më shumë sesa bukurinë, një personalitet magnetik e magjepsës dhe aftësi superiore intelektuale dhe elokuencë (të njohura edhe nga shumë kundërshtarë). “Talentë” nga të cilët do të jenë në gjendje të përfitojë sa më shumë në oborret evropiane, ku mbizotëron një klasë e kulturuar por edhe e egër dhe joshëse.

Gjithashtu në periudhën veneciane, tekste të tilla të magjishme si “As dashuria dhe as gratë”, një libër kundër patricit Carlo Grimanit për një gabim që pësoi, çka bëhet shkas që ai të dëbohet nga vendlindja.

Në moshën 58 vjeç Casanova rifillon të endet nëpër Evropë dhe shkruan libra të tjerë si “Tregime të jetës sime”, bibliografi e botuar në frëngjisht, “Tregimet e arratisë sime” të vitit 1788 dhe romanin “Icosameron” të të njëjtit vit.

Në një fragment nga një prej letrave të tij drejtuar GF Opiz të vitit 1791 lexojmë: “Unë shkruaj jetën time për të qeshur me veten time dhe mundem. Unë shkruaj trembëdhjetë orë në ditë, dhe ato më kalojnë si trembëdhjetë minuta. O çfarë kënaqësie për të kujtuar kënaqësitë! Por çfarë dhimbje t’i sjell prapë në mendje. Unë i shijoj sepse nuk shpik asgjë. Ajo që është pikëlluese është detyrimi që kam, në këtë pikë, të maskoj emrat, pasi nuk mund t’i prish punët e të tjerëve “.

Duke folur për veten e tij dhe për personalitete të ngjashme me të, ai do të thotë: “Të lumtur janë ata që, pa dëmtuar askënd, dinë të fitojnë kënaqësi, dhe të tjerët të pakuptimtë që imagjinojnë se Qenia Supreme mund të gëzohet në dhimbjet, vuajtjet dhe asketizmin që ata ofrojnë si sakrificë “.

Giacomo Casanova vdiq në 4 qershor 1798 në kështjellën e largët të Dux, duke shqiptuar fjalët e fundit, të famshme “Zoti i Madh dhe të gjithë dëshmitarët e vdekjes sime: Kam jetuar si filozof dhe vdes si një i krishterë”. Për vdekjen ai mendoi se ishte vetëm një “ndryshim i formës”./Elida Buçpapaj

Shkrimtari Pjetër Meta i drejtohet Atit të Shenjtë: Ju lutem dhe përulem para Jush, që të shpallni në pak kohë njohjen e Kosovës – SHTET

 

Letër e Hapur

Shenjtërisë së Tij, PAPA FRANCESKU

VATIKAN- Romë

 

Fort i nderuar At’!

Më falni, Ju lutem, për sa po Ju shkruaj!

Së pari, dëshiroj nga zemra, që tu uroj shëndet e jetë të gjatë në krye të Selis së Shenjtë të Vatikanit, nga ku rrezaton paqe, mirësi e dashuri për të Lumin zot e për gjithë njerëzimin.

Po u drejtohem Ju Shenjtëri, Papë i uruar e respektuar i të gjithë katolikëve të botës, sot 13 ditë para  natës së Shën Antonit të Padovës, Doktor Ungjillor, thënë ndryshe në shqip,- “Nata e Shna Ndout”, përvjetori i 789 të vdekjes, me një lutje, me përuljen më të thellë para Jush, që të na e plotësoni një kërkesë të ligjshme.

Para se t’ua shkruaj kërkesën time, dëshiroj që tu prezantoj, Shenjtëri, me disa të vërteta të hidhura padrejtësie, që i janë bërë popullit shqiptar ndër shekuj.

Populli shqiptar, është i vetmi popull në botë, që kurrë nuk ka ndërmarrë luftëra pushtuese ndaj asnjë populli tjetër gjatë gjithë historisë së tij.

Populli shqiptar është ndër popujt  e parë në botë, që përqafoi Krishterimin, që në vitet ’60-‘80  pas Krishtit, kurse në Dardani (Kosova e sotme), që në shekullin e parë pas Krishtit, pesë shekuj pas dyndjeve serbe, me ç’rast është ngritur dhe ka funksionuar organizimi kishtar në këto troje.

Populli shqiptar, me kryetrimin Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Atleti i Krishtit) në krye, ishte i vetmi në Evropë, që ndaloi marshimin e otomanizmit  drejt qytetërimit evropian, i cili bashkë me luftëtarët  e tij, në politikën e të cilit mishërohej krishterimi roman, ndaloi shkatërrimin e Romës dhe rrezikun që i kanosej me këtë rast qendrës më të madhe të Krishtërimit ,- Selinë e Shenjtë.

Ky shërbim madhorë dhe i paharrueshëm, duhet të përbëjë një falënderim dhe mirënjohje të Evropës dhe Vatikanit për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët me një intuitë të shkëlqyer dhe një fuqi të pazakontë, dhe pse një popull i vogël, iu kundërvunë me sukses një rës nga perandoritë më të mëdha të kohës, siç ishte Perandoria Otomane.

Por populli shqiptar është i vetmi popull në Evropë, i cili është ndarë dhe copëtuar nga Fuqitë e Mëdha, sikur të ishte plaçkë tregu, për të plotësuar shijet dhe pasionin shovinist të fqinjëve tanë, armiqtë dhe pushtuesit shekullorë të këtij populli, siç janë Serbia dhe Greqia. Sot populli shqiptar, me një shtrirje historike që nga Athina deri në portat e Beogradit, është shpërndarë  (copëtuar) në pesë shtete, me dy shtete shqiptare, Shqipëria mëmë me 28.748 km2, dhe shtetin e Kosovës me 10.887 km2, nga 92.000 km2, që Shqipëria ishte para vitit 1912.

Të gjitha ndarjet që iu bënë Shqipërisë, si tokat dhe popullsia, ishin fatkeqësi e dhimbje e madhe, por ndarja e fundit, më 29 korrik 1913, në Konferencën e Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër, ishte tragjike, një thyerje më dysh të vendit, popullsisë dhe kombit shqiptar. Në këtë konferencë, e ashtuquajtur “Konferenca e Paqes”, Shqipërisë iu shkëputën  10887 km2  territore, Kosova (Dardania historike), duke ia aneksuar Serbisë.

Serbia dhe serbët, historikisht e kanë masakruar popullin dardan (shqiptar). Që nga viti 1300-1320, kur Serbia u bë perandori, i masakroi shqiptarët katolik të Dardanisë, duke iu djegur, shkatërruar e tjetërsuar të gjitha kishat latine- katolike, e duke ngritur mbi themelet e tyre kishat ortodokse serbe, për të “ligjëruar” pretendimet historike, se këtu “është tokë serbe”.

Por masakrat më çnjerëzore mbi popullin kosovarë (dardan), Serbia i ka bërë gjatë shekullit të XX-ë, duke vrarë në grupe qindra burra para varreve masive të hapura para tyre e më pas, ashtu siç janë vrarë dhe masakruar me qindra a më shumë në vitet 1989-1999, siç Ju Shenjtëri e dini dhe që i keni parë dhe të pasqyruara në kronikat e këtyre ngjarjeve dhe në dokumentarët e Luftës së Kosovës në fund-shekullin e kaluar.

Të gjitha këto masakra, kishin në themelin e vet padrejtësinë e Fuqive të Mëdha dhe që Evropës, që iu bënë shqiptarëve, e cila vetëm pas 100 vjetësh, me Lutjen  edhe të Nënë Terezës, drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Bill Klintonit, vuri në vend padrejtësinë e saj shekullore, duke ia shkëputur me luftë Kosovën  Serbisë.

Po Selia e Shenjtë, a duhet të kthejë kokën pas, e të korrigjojë atë padrejtësi të madhe, që Evropa i bëri popullit të Kosovës (Dardanisë së hershme)?

Më lejoni që të sjell në vëmendjen Tuaj edhe disa të vërteta të tjera historike”

Ju kërkoi ndjesë, pasi gjithçka që unë do të iu shkruaj më poshtë, është thjeshtë një përpjekje e sinqertë për të sjellë në kujtesën Tuaj Shenjtëri, pasi Ju , të gjitha i dini. Sado që historia u soll keq me ne shqiptarët, Papë-t dhe Selia e Shenjtë kurrë nuk hoqi dorë e as nuk i la pas dore Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Janë me dhjetëra ndihmat dhe përkujdesjet e Papë-ve të Selis së Shenjtë për Shqipërinë, që nga Papa Point-i, në vitin 1571 e deri tek Papa Klementi i XI (me gjak shqiptar) në vitin 1711. Janë të shumta ndihmat e Papë-ve në përhapjen e kulturës shqiptare, që nga ngritja e kolegjeve, të shkollave, të botimit të librave, të gjuhës e të gramatikave shqipe.

Ishte monumentale, ndihma që që dha Papa Benedikti XV-të Shqipërisë, pas pritjes që i bëri kryetarit të delegacionit shqiptar Imzot Luigj Bumçi, dhe sekretarit At Gjergj Fishta, kur i prezantuan  planin e dytë të Fuqive të Mëdha  në Konferencën e Paqes në Paris në tetor- dhjetor  të vitit 1919, për t’i dhënë Greqisë  Korçën dhe Gjirokastrën. Në saje të ndërhyrjes së tij (Papa Benediktit të XV-të) tek ambasadori amerikan, i cili duke ia prezantuar atë (planin) Presidentit të SHBA-ve Udro Uillson, këto territore  mbetën në shtetin shqiptar, siç janë dhe sot.

Nuk mund të lë pa Ju sjellë në kujtesë dhe pritjen dashamirëse dhe vëllazërore, me një qasje të rëndësishme diplomatike për kohën, që Papa Gjon Pali i II-të, i bëri Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova, u pagëzua nga Papa si katolik i devotshëm, duke i treguar Evropës dhe popullit të tij, se populli kosovar ka qenë historikisht pjesë e saj dhe mbetet i tillë.

Ju Shenjtëri keni në dorë dhe mbi supe punët e gjithë botës, e unë dua me ua shtua pak rëndesën, por duke iu kërkuar falje, dua të ju kërkoj një nder të ligjshëm që mund t’i bëni popullit të Kosovës:

Në këtë kohë pandemie, unë një katolik i devotshëm nga zona katolike e Nikaj- Merturit, ku të parët e mijë u larguan nga viset e Dardanisë (Kosovës), kur Stefan Dushani po i digjte e persekutonte katolikët dardanë, Ju lutem dhe përulem para Jush, që të shpallni në pak kohë njohjen e Kosovës – SHTET.

Duke u njohur Kosova- shtet nga Selia e Shenjtë, shpresoj se nuk do të ketë asnjë pasojë negative qoftë autoriteti i Vatikanit dhe as  feja katolike, por përkundrazi, paqja do të jetë më e sigurt.

Duke u njohur nga Selia e Shenjtë Kosova- shtet, shpresoj dhe kam besimin e plotë në atë të vërtetë që Ju Shenjtëri ua thatë më 24 shtator 2014 në vizitën Tuaj në Tiranë shprehimisht:”Nënë Tereza, është bijë e madhe e këtyre trojeve, Paqe në shtëpitë tueja!”, se pas këtij akti, në Kosovë do të ketë më shumë paqe dhe mirësi.

 

Me respekt për Ju e mirësinë Tuaj Atë,

nga një besimtar i Zotit,

Pjetër META,

Studiues – shkrimtar

Tiranë, më 02 qershor 2020

 

ASNJË ÇAST S’E NDAL HAPIN! Poezi nga ZHULIANA JORGANXHI

(Mikut tim të vyer, Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë)

 

 

Si një bisk i rënë në tokë.
Ti i mitur, jetimmbetur,
Netë e ditë gëlltisje lotë,
Si kafshatë e patretur.

Të mungoi ninull’ e Nënës,
Puthj’ e saj e ngrohë mbi ballë,
Luteshe që dhe në ëndërr,
Të të vinte një çast pranë.

Ikën vite, hodhe shtatin…
Rruga s’ish për ty asfalt…
Asnjë çast s’e ndale hapin
Drejt jetimëve të pafat.

Sa herë gjumin i’a ke prishur
Kush paranë e ka si mbret.
Sa shumë maska ti ke grisur,
Kur mëshira zemrat vret!

Zëri yt me forcë ngrihet.
Zemra jote hapur rri,
“Çdo jetim të mos ndihet
Si fëmijë pa fëmijëri!”

Sa gëzon kur mirësia
si një rreze dielli vjen,
Ku merr dritë gjithësia,
dashurinë jetimi ndjen.

Nuk ndjen lodhje miku im!
Nëpër ditë edhe mote!
Mbron me zemër çdo jetim
Zgjon ndërgjegjen kësaj bote…!

 

Trieste – Itali, 22 prill, 2020

RECENSION MBI VËLLIMIN POETIK “KËRCIM NË BOSH”TË POETIT DHE AKTORIT BRILANT TIMO FLLOKO RUDINA PAPAJANI

Kur flasim për fjalën,vargun e bukur në një vëllim poetik duhet të ndalemi tek ai fluturim që ulet në momente ndiesore ku muza flet paqësisht ,puth fjalën dhe e bën të ëmbël si shpirti jetësor ku dilema njerëzore njehsohet si simbol në kahun e duhur tek përcjellja e shqetësimeve në vrullet njerëzore.I tillë është dhe vëllimi poetik “kërcim në bosh ” i poetit dhe aktorit brilant Timo Flloko.

Poezia e autorit vjen si një ngulmim poetik me bërthamë jetësore ku e depërtueshmja fjalë ngulitet në sytë e lexuesit.Udhëtimi i vargjeve përcillet në qiellin e ëndrrave të brishta që udhën e bukur e shpërfaqin në fluturime e shtegëtime.Si te poezia “lejleku misterioz”..shtegëtar ëndërrova të bëhem..atëherë udhën e lejlekëve..qiejve të ndjek.Çdo mendim ravijëzohet në konteks me yjet,me sytë që rrëmojnë në sensin e kohës duke prekur të pakapshmen,misteriozen,,dhimbjen në shpirt duke u shëndruar në vullkan mendimi.Pesha e një ëndre duket një përmasë pafundësie me një trishtim herë-herë e më pas me një diell i fshehur në pauza.

E bukura merr pamje hyjnore pa ndërhyrje silikoni si një prelud natyre ku misteri troket në portën “EVA”.Trajtimi poetik i çdo poezie kalon përmasat e identitetit krijues duke lindur hapësira ku arti i fjalës ngjizet te shpirti si oaz lumturie.Malli nuk matet me largësinë ,kalon atë kufij,atë qiell të mbyllur,atë kështjellë universi për t’u gjendur pranë me atë që do..si te poezia”MALL’..në mos ardhtë era ,e mban rob largësinë.

Poeti nuk i trembet dallgëve ku sundon e liga që mundohet të shtyp cdo grimcë apo detaj lumturie,sepse fuqia e tij është e pashtershme si mister kodi,si ajo lumturi tekanjoze që rebelon mbi sfidat e dimrave endacak që ulen në gjunjë nga udha e dashurisë.Dashuria është një tjetër pikë kulmore e vëllimit ku nëpërmjet vargut të fuqishëm vjen një frymë e ngrohtë që ulet paqësisht te shpirti,lufton me të që të mos harroj ku endet vështrimi ,ku feks gjurma që lë pas hirin e një zjarri ku brenda thëngjijtë e ndezur bërtasin.Dhimbja e shpirtit është e shtrenjtë aty nuk ka pagesë,sytë janë hutuar,aroma ngjizet në llavën që diç bisedon me kraterin.

Bota e brendshme e autorit vjen me një metaforë jetësore ku ëndrra rreh fort për të mos i mbyllur në burgun e kraharorit ,për të mos mbajtur peshën që lodron hijerëndë në brengat apo dhimbjen e pahapur.Aty këtu shihen nota sentimentale ku brenga burgoset në një zbrazëti ajri si në një kuvli të padeshifruar ku mbyllja hermetike kërkon tramvaj të hapi sytë e verbër.Të bie në sy trekëndëshi që poeti ndërton ndërmjet një fluturimi-lirije-jete si te “Kërcim në bosh’..pse mos të nderësh ajrin si një shpend, dhe pa pasur krahë të fluturosh..E gjitha na vjen kaq boshtore me një shqipëtim letrar e gjuhësor ku ndjesitë shkruajnë mbi lëkurën njerzore aty ku ndoth lajtëmotivi i rrendjes,aty ku kështjella e shpirtit ka një afrim dhe largim hyjnor ,sepse vetë fluturimi është bashkërendës njerzor,është liria që bërtet në qiell të hapur pa u trembur nga destinacioni i fundit .

E bukura apo e shëmtuara mbetet një rrugëtim ngarkuar me gjurmë të fiseve si te “Sokaku i të marrëve”ku misteri zgjon të shkuarën me të tashmes dhe ku struktura e vargut shfaqjet me një subjekt të gjallë, me një ngjyrim të thellë ku zhurmat e gurëve kanë një kufi midis të gjallëve të dikurshëm me të sotmit që akoma enden si magji në gjurmët e të parëve.

Poemat zënë një tematikë të caktuar te ky vëllim.Në poemën e parë “Përtej jetës”kemi një rrëfim diskursi reale ku modernja alternohet me zanafillën ,antikitetin dhe evoluimin.Filozofia njerëzore përshkruhet në kohë ciklike duke filluar që nga krijimi ,mëkati apo turpi njerëzor.Diafragma njerzore kalon në stade e përfytyrime përtej imagjinatës.Aty ku mundohet e përsosura aty lind verbërimi ,faji apo kllapitë e ëndrrave.

Xhelozia njerzore me vese e mizoritë e saj mposhtin cdo pendesë.Aty ku bota është e kalbur aty ka sërish një fund..një fillesë që as ëngjëjt ,as zoti nuk i shpëton dot zërave fatal.Marrëzia njerzore shfaqet si një xhelat që ka kapluar trup e shpirt .Poema vjen si një lutje në fund të saj “gjithë ç kisha e humba ..qiellit ju fala”.Dy poemat e fundit vinë si kujtesa të poetit .Rituali që shfaqet është një rebelim në toka të pashkelura ,në dukje të bukura ,por tepër të ftohta e të largëta.Një zog kërkon lirinë,fluturon në qiejtë e pakapshëm ,të puth errërat,ajrin që e mbush duke harruar se sipër atyre stuhive jetojnë djajtë që kujtojnë se pushtojnë jetën,shpirtin dhe ajrin që thithim ..çuditërisht ngelen ashkëla të thata..kështjella rëre pa histori .I gjithë vëllimi poetik vjen si një frymarrje e thellë ,si një identitet që ripërtërihet varg pas vargu për të thyer kohët dhe hapësirat boshe.Vargu qëndron solid ,zotërues ku reflektimi letrar ka dritë gjatësi me fluide konkrete me lundrim të një rrënje të fortë në fjalët e një tokësori……
RUDINA PAPAJANI