VOAL

VOAL

VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE PËRMES MIJËVJEÇARËVE – Nga Isuf B.Bajrami

May 17, 2019

Komentet

Osmani mban takim “të rëndësishëm” me delegacionin e kongresistëve amerikanë në konferencën e Mynihut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkrah delegacionit të kongresistëve amerikanë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, 15 shkurt.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka zhvilluar një takim “jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm” me delegacionin e kongresistëve amerikanë në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Në një shkrim në Facebook të shtunën, Osmani tha se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane.

“Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, shkroi ajo.

Ajo nuk dha më shumë hollësi rreth asaj se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Përveç Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Munih nga Kosova po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla.

Ata e kanë shfrytëzuar këtë konferencë, e cila nisi të më 14 dhe përfundon më 16 shkurt, për të zhvilluar plot takime në margjinat e saj.

Në ditën e parë të konferencës, që të tre u takuan ndaras fillimisht me të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, me të cilin biseduan në lidhje me pritjet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, tha Osmani pas takimit me Sorensenin të premten.

Presidentja Osmani u takua të premten edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, me të cilin kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, tha Osmani të premten.

Kosova ka qenë vetëm një hap larg anëtarësimit në këtë organizatë më 2024, mirëpo e ka humbur shansin, meqë nuk e ka përmbushur kërkesën e Francës dhe Gjermanisë që të ndërmarrë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, menjëherë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pati miratuar rekomandimin që Kosova të pranohej në këtë organizatë.

Në mbrëmje, Osmani e ka publikuar edhe një fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, të cilët i ka përshkruar si “përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë”.

Në ditën e parë të tubimit, Osmani u takua edhe me presidenten e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, si dhe mbajti takime veç e veç me dy anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq.

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë, ndonëse këtë herë sytë janë te delegacioni i administratës amerikane, Donald Trump, dhe negociatat potenciale me Ukrainën për dhënie fund të luftës së nisur nga Rusia, gati tre vjet më parë.

Me kë u takuan liderët e Kosovës në Mynih?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me të dërguarin evropian për dialogun, Peter Sorensen.

 

Radio Evropa e Lirë

E premja ka qenë ditë e ngarkuar për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Të tre janë duke marrë pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë që mbahet në Munih prej 14 deri më 16 shkurt.

Në të merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë, ndonëse këtë herë sytë janë te delegacioni i administratës amerikane, Donald Trump, dhe negociatat potenciale me Ukrainën për dhënie fund të luftës së nisur nga Rusia, gati tre vjet më parë.

Liderët e Kosovës e kanë shfrytëzuar këtë organizim, dhe në margjina të tij kanë zhvilluar plot takime tjera.

Fillimisht të tre e kanë takuar ndaras të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritjet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X – dikur Twitter – pas takimit me Sorensenin.

Presidentja Osmani në takim me Sorensenin.

Presidentja Osmani në takim me Sorensenin.

Kurti ka folur për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2023. Palët nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe as nuk kanë bërë ndonjë hap drejt zbatimit të saj.

Sipas Zyrës së kryeministrit, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje “po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres [Ana] Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja”.

“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160-faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës”, është cituar të ketë thënë mes tjerash Kurti.

Takimi mes Kurtit dhe Sorensenit, si dhe ekipet e tyre.

Takimi mes Kurtit dhe Sorensenit, si dhe ekipet e tyre.

Ministrja Gërvalla ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv dhe parimor.

“Bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet thelbësor për të siguruar një qasje të drejtë dhe të qëndrueshme, që forcon stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Gërvalla përmes një postimi në Facebook.

Ministrja Gërvalla me Sorensenin.

Ministrja Gërvalla me Sorensenin.

Peter Sorensen, nga Danimarka, e ka nisur zyrtarisht punën më 1 shkurt, duke e pasuar Mirosllav Lajçakun.

Osmani, Kurti dhe zyrtarë tjerë të Kosovës patën kritikuar Lajçakun për qasje të pabarabartë në dialog dhe për rreshtim, me raste, kah Serbia.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka thënë një ditë më parë se ka dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me Sorensenin, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje.

Sorensen ka thënë të enjten se në dy ditët e fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat se si mund të avancojë procesi i dialogut.

“Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, ka thënë Sorensen në X, ku ka postuar edhe fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve.

Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova mbajti zgjedhje më 9 shkurt dhe pritet ta formojë qeverinë e re, ndërsa Serbia përballet me paqartësi politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Kallas tha se po pret derisa Kosova të formojë qeveri të re, për të “parë se si të vazhdojmë tutje”.

Takime tjera të së premtes

Presidentja Osmani është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, me të cilin kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, ka thënë Osmani përmes një postimi në Facebook.

Kosova ka qenë vetëm një hap larg anëtarësimit në këtë organizatë më 2024, mirëpo e ka humbur shansin, meqë nuk e ka përmbushur kërkesën e Francës dhe Gjermanisë që të ndërmarrë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, menjëherë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pati miratuar rekomandimin që Kosova të pranohej në këtë organizatë.

Në mbrëmje, Osmani e ka publikuar edhe një fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, të cilët i ka përshkruar si “përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati refuzuar një gjë të tillë, me arsyetimin se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë diskutohet në Bruksel, e jo në Strasburg – ku e ka selinë Këshilli i Evropës.

Presidentja Osmani ka thënë se ka zhvilluar një takim të “shkëlqyer” edhe me presidenten e Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona”.

Përgjatë ditës, Osmani ka takuar veç e veç edhe dy anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq.

Ajo ka thënë se përveç diskutimeve për sigurinë e rajonit dhe thellimin e bashkëpunimit, palët kanë diskutuar edhe për rëndësinë e rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm “me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”.

Bosnje-Hercegovina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës për shkak të vetos që përdor entiteti serb, Republika Sërpska.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se është takuar me ish-kongresistin amerikan, Ted Deutsch, njëherësh udhëheqës i Komitetit të Hebrejve Amerikanë.

“Komuniteti hebrejo-amerikan ka qenë zë i fuqishëm në dënimin e gjenocidit në Kosovë dhe në ofrimin e mbështetjes për pavarësinë dhe demokracinë e shtetit. I lumtur që po vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm”, ka thënë Kurti përmes një postimi në X.

Gjatë ditës, ai ka bërë të ditur se është takuar edhe me deputeten e Parlamentit të Finalandës, Tytti Tuppurainen.

“E vlerësojmë miqësinë me Finlandën dhe mezi presim t’i thellojmë lidhjet tona”, ka thënë Kurti.

Ministrja Gërvalla ka thënë se e ka pasur një diskutim fantastik me senatoren amerikane Elissa Slotkin, rreth përforcimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës, dhe rritjen e bashkëpunimit me ligjvënësit amerikanë.

“Kosova vlerëson thellë mbështetjen e SHBA-së në shtetndërtimin tonë dhe zhvillimin demokratik”, ka thënë Gërvalla përmes një postimi në X.

Ajo e ka takuar edhe lideren e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, me të cilën kanë diskutuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Kosova është në linjë me politikat e Bashkimit Evropian, prandaj edhe u ka vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, ndërsa Bjellorusisë për shtypjen që u ka bërë lideri autoritar, Aleksandyr Lukashenka protestave të opozitës më 2020.

Gjatë ditës, ministrja Gërvalla është takuar edhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, me të cilin ka diskutuar për stabilitetin e rajonit, si dhe me ministrin e Bavarisë, Eric Beiswenger, me të cilën ka thënë se ka diskutuar për forcim të bashkëpunimit tregtaar dhe atij në fushën e edukimit.

Mes tjerash, ministrja Gërvalla është takuar edhe me homologen e saj nga Andora, Imma Tor Faus, të cilën e ka ftuar për vizitë në Kosovë.

“Çdo takim me të ka qenë i shenjueshëm”, Albin Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të diplomatit Shaban Murati: Iku një reflektues i madh i çështjes kombëtare. Vepra e tij, monumentale!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të diplomatit të njohur shqiptar, Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. Përmes një mesazhi, Kurti shprehet se Shaban Murati nuk ishte thjesht një ambasador, por u dëshmua si një “kronikan i lartë i marrëdhënieve të shqiptarëve me rajonin, kontinentin ku përkasim dhe botën”.

Kurti kujton se çdo takim i tij me Muratin ishte mbresëlënës ndërsa vepra e tij shton kryeministri i Kosovës është monumentale për nga rëndësia që i dha pozicioneve gjeopolitike të shqiptarëve.

“Në 19 veprat e tij, Shaban Murati na ndihmoi të orientohemi në rrafshin gjeopolitik dhe të diplomacisë, si shqiptarë, si Kosovë dhe si Shqipëri. Ai ishte kritik për pamjaftueshmëritë e diplomacisë sonë, për disa nga qëndrimet e diplomacisë evropiane në rajon, si dhe për rrezikun e kthimit të dëmshëm të vëmendjes së Rusisë në rajonin ballkanik dhe më gjerë. Ambasador Murati ka shkruar dhe folur me këmbëngulje për aleancat rajonale jetike të shqiptarëve me Kroacinë dhe Turqinë, siç ka bërë edhe për mendësitë dhe tabutë që cungojnë plotninë e vizionit politik mbarëshqiptar, veçanërisht mbi çështjet dhe historikun e territoreve dhe kufijve”, shprehet Kurti.

“Është një humbje e madhe për ne, vijon Kurti, të mos e kemi më ambasadorin dhe këshillat e tij dashamirëse e largpamëse në kohët që vijnë”. “Por, nga ana tjetër, jemi besëplotë mbi jetëgjatësinë e reflektimeve të tij. Me këtë përkujtim ndaj Shaban Muratit, u shprehë ngushëllimet e mia familjes Murati, miqve të ambasadorit Murati, trupës diplomatike dhe kolegëve të tij, për humbjen e një reflektuesi të madh të çështjes kombëtare!”, thekson kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Mesazhi i ngushëllimit

Mësova sot për ndarjen e papritur nga jeta të diplomatit dhe ambasadorit të shquar, z. Shaban Murati. Për mua ka qenë i shenjueshëm çdo takim me të dhe veprën e tij. Ai nuk ishte thjesht diplomat, ai nuk ishte thjesht ambasador. Shaban Murati ishte një kronikan i lartë i marrëdhënieve të shqiptarëve me rajonin, kontinentin ku përkasim dhe botën. Si rrallëkush, Shaban Murati shkroi një vepër monumentale mbi pozicionet gjeopolitike të shqiptarëve. Në 19 veprat e tij, Shaban Murati na ndihmoi të orientohemi në rrafshin gjeopolitik dhe të diplomacisë, si shqiptarë, si Kosovë dhe si Shqipëri. Ai ishte kritik për pamjaftueshmëritë e diplomacisë sonë, për disa nga qëndrimet e diplomacisë evropiane në rajon, si dhe për rrezikun e kthimit të dëmshëm të vëmendjes së Rusisë në rajonin ballkanik dhe më gjerë. Ambasador Murati ka shkruar dhe folur me këmbëngulje për aleancat rajonale jetike të shqiptarëve me Kroacinë dhe Turqinë, siç ka bërë edhe për mendësitë dhe tabutë që cungojnë plotninë e vizionit politik mbarëshqiptar, veçanërisht mbi çështjet dhe historikun e territoreve dhe kufijve.

Është një humbje e madhe për ne të mos e kemi më ambasadorin dhe këshillat e tij dashamirëse e largpamëse në kohët që vijnë. Por, nga ana tjetër, jemi besëplotë mbi jetëgjatësinë e reflektimeve të tij. Ne i ftojmë me këtë rast të gjithë diplomatët tanë dhe studentët e shkencave humane të drejtohen te librat e ambasadorit Shaban Murati, për t’i kuptuar pozicionet e shqiptarëve në rrjedhën e dinamikave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë kombëtare. Ne humbëm një njeri, por i kemi gjithnjë në bibliotekat tona mendimet e tij.

Me këtë përkujtim ndaj Shaban Muratit, u shprehë ngushëllimet e mia familjes Murati, miqve të ambasadorit Murati, trupës diplomatike dhe kolegëve të tij, për humbjen e një reflektuesi të madh të çështjes kombëtare! bw

Zelensky: Takimi me Putinin vetëm pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Presidentin Trump

VOA Marrë nga Associated Press

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të pranojë të takohet personalisht me udhëheqësin rus Vladimir Putin vetëm pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Presidenti Zelensky beson se homologu amerikan Trump ka rol kyç për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë. Ai shtoi se Presidenti amerikan i dha atij numrin e tij të telefonit celular, përpara hapjes së Konferencës së Sigurisë të Mynihut të premten.

Presidenti Trump ndryshoi këtë javë politikën e mëparshme të mbështetjes amerikane për Ukrainën, pas një telefonate me Presidentin rus Putin.

Presidenti Zelensky u takua të premten me Nënpresidentin amerikan JD Vance. Shumë analistë, veçanërisht në Evropë, shpresojnë se zoti Vance do të hedhë pak më shumë dritë mbi idetë e zotit Trump për arritjen e zgjidhjes së negociuar të luftës në Ukrainë.

Në fjalimin e tij gjatë konferencës së Mynihut, Nënpresidenti Vance u dha leksione zyrtarëve evropianë mbi fjalën e lirë dhe migrimin ilegal në kontinent. Ai paralajmëroi zyrtarët evropianë se rrezikojnë të humbasin mbështetjen e publikut nëse nuk ndryshojnë shpejt kursin.

“Nese keni frikë nga votuesit tuaj, Amerika nuk ka se si t’ju shpetojë”, tha Nënpresidenti Vance.

Fjalimi i zotit Vance dhe përmendja e luftës 3-vjeçare në Ukrainë, u bë në një kohë shqetësimi dhe pasigurie të fortë mbi politikën e jashtme të administratës Trump.

“Uashingtoni tani ka një udhëheqës të ri. Nën udhëheqjen e Donald Trumpit, ne mund të mos pajtohemi me pikëpamjet tuaja, por ne do të luftojmë për të mbrojtur të drejtën tuaj për ta thënë atë publikisht”, tha Nënpresidenti Vance ndërsa publiku duartrokiste.

Nënpresidenti gjithashtu paralajmëroi zyrtarët evropianë kundër migracionit të paligjshëm, duke thënë se elektorati nuk votoi për të hapur “portat që të vërshojnë miliona emigrantë të pa verifikuar”. Ai iu referua një sulmi të enjten në Mynih, ku i dyshuari u njoftua së është një afgan 24-vjeçar, i cili mbërriti në Gjermani si azilkërkues në vitin 2016.

Gjatë incidentit mbi 30 persona u plagosën dhe duket se ai ishte i motivuar nga ekstremizmi islamik.

Shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s

Të premten, Nënpresidenti Vance mbajti takime të ndara me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy. Gjatë takimeve ai përsëriti thirrjen e administratës së re amerikane që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Momentalisht, 23 nga 32 vendet anëtare të NATO-s kanë përmbushur objektivin e aleancës ushtarake perëndimore për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

“Ne duam të sigurohemi që NATO është ndërtuar në të vërtetë për të ardhmen. Kjo arrihet kur sigurohemi që NATO do të ndajë pak më shumë barrën me Evropën, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të përqëndrohen në disa nga sfidat tona në Azinë Lindore”, tha Nënpresidenti Vance gjatë takimit me zotin Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ai ishte dakord se Evropa duhet të shtojë shpenzimet për mbrojtjen. “Në këtë kuptim duhet të rritemi dhe të shpenzojmë shumë më tepër”, tha ai.

Përpjekja e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO

Deklaratat e Presidentit Trump i kanë lënë evropianët në dilemë, duke pyetur veten se si apo edhe nëse ata mund të ruajnë sigurinë e pas Luftës së Dytë Botërore që NATO u ofroi atyre. Një tjetër çështje është nëse mund të mbushin boshllëkun prej miliarda dollarësh të ndihmës për sigurinë që administrata e ish Presidentit Biden i dha Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022.

Presidenti Trump ka qenë shumë skeptik ndaj kësaj ndihme dhe pritet ta shkurtojë ose kufizojë atë, ndërsa negociatat fillojnë në ditët në vijim.

Si Presidenti Trump, ashtu edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, këtë javë venitën shpresat e Ukrainës për t’u bërë pjesë e NATO-s. Për këtë çështje, pothuajse një vit më parë aleanca veri-atlantike tha se ishte një proces “i pakthyeshëm”, ashtu siç ishte edhe rikthimi i territorit të saj të pushtuar nga Rusia, e cila aktualisht kontrollon rreth 20% duke përfshirë Krimenë.

“Nuk shoh asnjë mënyrë që një vend si Rusia mund t’i lejojë … ata të bashkohen me NATO-n”, tha Presidenti Trump të enjten. “Unë nuk shoh që kjo mund të ndodhë”.

Presidenti Zelensky, në fjalimin e tij gjatë konferencës, tha se Shtetet e Bashkuara, përfshirë administratën e Presidentit Biden, nuk e panë kurrë Ukrainën si një anëtare të mundshme të NATO-s.

Sanksione të mundshme kundër Rusisë

Nënpresidenti amerikan JDVance, në një intervistë për gazetën ‘Wall Street Journal’, tha se Shtetet e Bashkuara do të godisnin Moskën me sanksione dhe veprime potencialisht ushtarake nëse Presidenti rus Putin nuk do të pajtohej për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që garanton pavarësinë afatgjatë të Kievit.

Paralajmërimi se sulmet ushtarake “janë të mundshme” vlerësohet si një gjuhë goditëse nga një zyrtar i administratës Trump që vazhdimisht ka theksuar dëshirën për t’i dhënë fund luftës.

Ekipi i zotit Vance më vonë e hodhi poshtë pretendimin e gazetës.

Zelensky nuk do të pranojë marrëveshjet e bëra pa Ukrainën

Garancitë e Shtetet e Bashkuara mund të kenë zbutur disi frikën e Presidentit Zelensky. Megjithatë, ato nuk do të zëvendësojnë mbështetjen e humbur ushtarake, ose ekonomike, që kishte dhënë administrata e Presidentit Joe Biden.

Udhëheqësi ukrainas pranoi të enjten se nuk ishte “shumë e këndshme” që Presidenti Trump foli fillimisht me Presidentin Putin. Megjithatë, ai tha se çështja kryesore ishte “të mos lejohej që gjithçka të shkonte sipas planit të Putinit”.

“Ne nuk mund të pranojmë, si një vend i pavarur, asnjë marrëveshje (të bërë) pa ne”, tha Presidenti Zelensky teksa vizitoi një termocentral bërthamor në Ukrainën perëndimore.

Pika e kthesës evropiane

Rruga që Presidenti Trump po ndjek ka tronditur Evropën, ashtu siç bënë komentet e tij shpërfillëse për Francën dhe Gjermaninë gjatë mandatit të tij të parë.

Zëvendësministri i Jashtëm francez Benjamin Haddad e përshkroi Evropën si një pikë kthese. Ai shtoi se Evropa duhet të heqë dorë nga mbështetja tek Shtetet e Bashkuara për sigurinë e saj. Ai paralajmëroi se dhënia e fitores Rusisë në Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Azi.

“Mendoj se nuk po e kuptojmë mjaftueshëm shkallën në të cilën bota po ndryshon. Si kundërshtarët, po ashtu edhe aleatët tanë janë të zënë me këtë çështje”, tha ministri Haddad për rrjetin ‘France Info’ të enjten.

Lufta në Ukrainë- Zelensky: Mund të nevojiten 110 mijë trupa të huaja për të siguruar paqen

Rreth 110 mijë trupa të huaja mund të nevojiten për të siguruar paqen në Ukrainë pas çdo marrëveshjeje me Rusinë, me Marinën Mbretërore të Britanisë të caktuar potencialisht për të mbrojtur brigjet e Ukrainës, ka sinjalizuar presidenti ukrainas.

Volodymyr Zelensky tha se nëse forcat e armatosura të vendit të tij do të kishin armë të mjaftueshme, dhjetëra avionë luftarakë si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore shumë të aftë, ato mund të mbroheshin.

Një alternativë tjetër, megjithatë, mund të jenë forcat ndërkombëtare të dislokuara për të penguar Vladimir Putinin që të sulmojë sërish Ukrainën.

Zelensky tha se në një situatë të tillë ai do të dëshironte që Shtetet e Bashkuara të luanin një rol, megjithëse sekretari amerikan i mbrojtjes këtë javë përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë.

“Nëse po flasim për një kontingjent, unë kam një hartë që tregon 110,000 të huaj. Unë jam i sinqertë me ju””, i tha Zelensky një grupi gazetarësh në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kujtojmë se udhëheqësi ukrainas pritet të takohet me JD Vance, nënpresidentin e ri të SHBA, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. sn

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare diplomati i njohur shqiptar, Shaban Murati

Ndahet nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. Shaban Murati lindi më 2 shtator 1945 dhe ai ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.

Pas ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar, ka reaguar djali i tij, gazetari dhe analisti Erl Murati, i cili shkruan se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në varrezat e Sharrës.

“Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QSUNT, në veçanti Dr. Entela Bashës, të cilët u kujdesën për shëndetin e babait tim, Shaban Muratit, i cili u nda sot nga jeta. Ceremonia mortore mbahet nesër, në varrezat e Sharrës, duke nisur nga shtëpia në rrugën A. Z. Çajupi (pas shkollës Edit Durham) në orën 12:00. Familja pret ngushëllime të dielën, në hotel Mondial në oraret 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 19:00. Të mira e gëzime!”, shkruan Erl Murati.

Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. Ai ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë.

Redaksia e BalkanWeb i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe vlerësuan punën e tij të vyer. Ngushëllime gazetarit e kolegut tonë Erl Murati për këtë humbje të madhe familjare.

Mes diplomacisë dhe publicistikës

Përveç angazhimeve diplomatike, Shaban Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndër veprat e tij më të spikatura janë “Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë” (2004), “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori” (2007) dhe “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës” (2021).

Kontributet e tij në fushën e diplomacisë dhe publicistikës janë vlerësuar gjerësisht, duke u cilësuar si një zë unik kombëtar dhe një personalitet poliedrik me kulturë të gjerë në fusha të ndryshme. Shaban Murati do të mbahet mend si një diplomat i përkushtuar, studiues i palodhur dhe mbrojtës i interesave kombëtare shqiptare.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në diplomacinë dhe kulturën shqiptare. bw

Zelensky thotë se sulmi rus me dron ka dëmtuar mburojën e centralit bërthamor të Çernobilit

Centrali bërthamor i Çernobilit, 14 shkurt 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Një sulm rus me dron gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj mburojës së rrezatimit të centralit bërthamor të Çernobilit, tha të premten presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Çernobili ishte vendi i katastrofës më të madhe bërthamore në botë, kur njëri nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.

Ky reaktor është i mbështjellë nga një strehë mbrojtëse, e njohur si sarkofag, për mbrojtje nga rrezatimi i mbetur.

Droni rus goditi mburojën e njësisë së shkatërruar në këtë central bërthamor, duke shkaktuar zjarr, i cili u shua, tha Zelensky.

“Tani për tani, niveli i rrezatimit nuk është rritur dhe po vëzhgohet vazhdimisht”, theksoi ai, duke shtuar se vlerësimet fillestare tregojnë për dëme të mëdha.

“Vendi i vetëm në botë që e sulmon një zonë të tillë, uzurpon centralet bërthamore, dhe kryen luftë pa keqardhje për pasojat, është Rusia e sotme”, nënvizoi ai.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha se personeli i saj në vendngjarje reagoi brenda disa minutash pas sulmit, duke shtuar se nuk ka viktima. Ajo tha se stafi i saj ishte njoftuar se një dron kishte goditur çatinë e mburojës.

“Nivelet e rrezatimit brenda dhe jashtë mbeten normale dhe të qëndrueshme”, tha ajo në X.

*Video: Kjo video shpjegon se si ndodhi katastrofa bërthamore në Çernobil në vitin 1986

Sulmi ndodhi dy ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të takohej me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Por Zelensky tha në Telegram se sulmi në Çernobil tregoi se “Putini, natyrisht, nuk po përgatitet për negociata”.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për atë që po bën”, shtoi ai.

Ukraina synon t’u japë të dhëna zyrtarëve amerikanë për sulmin në Çernobil gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila filloi sot, shkroi kreu i Presidencës ukrainase, Andrii Yermak, në kanalin e tij në Telegram.

UGSHPD: TURISTËT DHE TRUMPISTËT QË KA NISUR TË NUMËROJË RAMA

 

(Rama fillon agjërimin ndërkombëtar, ndërsa Veliaj një pagator nga burgu)

A do t’i shkonte kujt ndër mend se  kryeministri Rama do ta humbiste rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Inteligjencës Artificiale në Paris?*

Përse kryeministri nisi t’i numërojë turistët trumpistë?

Mes këtyre pyetjeve do t’ju japim pak arsyetim rreth shqetësimit që tashmë ka kapur Ramën dhe elitën e Rilindjen Socialiste.

Shumë media dhe analiza e trajtuan në kufijtë e të pabesueshmes qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Në takimin me Grupin e heshtur Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ish ministra dhe ministra në detyrë mes deputetëve dhe vetë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali (votues të reformës në drejtësi), u kuptuan më së miri se në rradhët e tyre Klotilda Bushka, kryetarja e Komisionit parlamentar të Ligjeve shoqëron çështjen e vazhdimit të masës së sigurisë arrest me burg të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj me “ndërhyrje për të penguar hetimin” në rastin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa (masa e sigurisë detyrim për paraqitje).

Pra vetëm në dy ditë brenda elitës Rilindjes Socialiste ka filluar një shthurje nga parimet administrative dhe ligjore si dhe nga etika e zyrtarëve të zgjedhur që shpesh në fushata zgjedhore e quajnë veten  shërbëtorë të popullit që e shohin veten në BE në 2030.

Nën këto zhvillime të pa precedentë dhe në qoftë se do ta fillonim shthurjen nga kryetari dhe njëherësh kryeministrin Rama, shfaqjet e paqëndrueshmërisë u dukën në të dyja vizitat e pajustifikuara në Bashkinë Tiranë dhe në dy daljet në bisedën me ndjekësit “Sy m’sy”. Në rastin e Bashkisë Tiranë aty ku edhe u kryen de facto edhe delegimet e përgjegjësive për marrjen e drejtimit  të një institucioni të pavarur jashtë imponimit politik të Ramës pa e lejuar që të tillë krizë përfaqësohet dhe të zgjidhet nga Këshilli Bashkiak, e papritura e arrestit me burg të kryebashkiakut u bë në vigjilje të 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet çka ishte shija më e hidhur dhe humbja më e madhe morale që një forcë politike merr në syrin e qytetarëve për shkak të abuzimeve dhe korrupsionit. Dhe kjo tashmë ka ndodhur në sy të të gjithë kryeqytetasve dhe sigurisht në sytë e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit në diasporë.

Si për të mos mjaftuar dy të parat ku Rama shfaqi dhe etjen për ta rrëmbyer drejtimin e Bashkisë Tiranë me Rijetësimin e Sheshit Nënë Tereza, kjo lëvizje që është një lëvizje e menduar trashë politikisht në bisedën në “Sy m’sy” ironia dhe vënia në lojë e opozitës nga ana e Ramës përveç “daljes nga vetja”, ishte ndërkombëtarisht e gabuar kur ai u shprehet se:-“Dje Trump-istët e vetëshpallur Trump-istë të kënetës sonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv tamam si adoleshentë. Shpallën fitoren sepse sollën me kushedi se çfarë lekësh dhe me sa lekë, një konsulent që ka punuar me Presidentin Trump… konsulentët atë punë kanë dhe unë jam i lumtur të them të vërtetën. Unë numëroj turistë kur dikush thotë konsulentë”. 

Kur e krahason qëndrimin me dashje të shtrembër të informacionin ATSH-s  sepse qethja dhe censura për të vërtetën bëhet nga propaganda zyrtare e qeverisë Rama kur në lajmin e titulluar;“Berisha : Chris LaCivita bashkarkitekt i fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit”, kuptohet se  censura dhe heqja e thelbit të së vërtetës kalon në cinizëm sepse Rama e kishte llogaritur opozitën të shkatërruar pas përdorjes së drejtësisë si armë ndaj kundërshtarëve politikë. Thelbi i vërtetë është se turisti trumpist shprehu një të vërtetë të madhe që mediat pranë qeverisë nuk kanë guximin ta shprehin:-” Ne jemi këtu sot sepse duam të ndihmojmë të zgjedhim kryeministër një mik të ngushtë të SHBA dhe që do të bashkëpunojë me sukses me presidentin Trump dhe SHBA-në. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se një marionetë e Xhorxh Sorosit. Nuk mund të jesh një marionetë e Sorosit dhe të jesh mik i SHBA, thjesht nuk është e mundur.

Ky slogan do të jetë një refren i gjatë deri në ditën e zgjedhjeve dhe fatmirësisht ndodhi një ditë përpara arrestimit të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj i cili turbulloi inteligjencën e Kryeministrit Rama që jo vetëm e la pa shkuar në “Sommet pour l’action sur l’intelligence artificielle”, por trashësia politike që rrjedh nga pushteti i korruptuar i kanë sjellë atij izolimin dhe fillimin e fazës më shpërthyese të ushtrimit të forcës autoritare dhe të frikës.

Vetëm në dy ditë u kuptua se nuk më ka riorganizim brenda elitës Rilindjes Socialiste që do të mendojë për Partinë Socialiste si forcë politike.

Rienergjizimi segmenteve patronazhistë që ushqehen nga dogmat trushplarëse të Ramës duke filluar që nga Modulet e Akademisë Politike për të vazhduar me plenumet retreat  në resorte dhe restorante peshku e që përfundojnë në bllokun e ndjekësve ose grupin e heshtur parlamentar që nuk shprehin zë ndryshe dhe do të duan të kapin përfundimisht drejtësinë do të jenë rruga më e gabuar deri në zgjedhjet e 11 Majit.

Vetëm brenda 48 orëve u kuptua se kush i rrethoi me dy turne Institucionet e Drejtësisë dhe se kush mund të quhet pagatori i administratës së kryeqytetit që prej kohësh i ka harruar shërbimet ndaj qytetarëve.

Dhe kur i shohim këto ndërthurje mësimi që qytetarët mund të nxjerrin për të kuptuar rëndësinë e votës për të sjellë ndryshimin shembujt që duhen patur parasysh janë dy. E para lidhet me forcat opozitare që duhet të organizohen për të qenë vigjilente për votën brenda Shqipërisë dhe në diasporë për fituar zgjedhjet e 11 Majit. E dyta lidhet me forcën politike në pushtet e cila nuk i hap rrugë një qeverie teknike për shkak të thellimit të krizës dhe korrupsionit, sfida e zgjedhjeve dhe një mandat i katërt me një autokrat që pigmentin e ka humbur për shkak të aferave të narkoshtetit.

A do t’i ngjajë Shqipëria një vendi demokratik drejt Bashkimit Evropian pas zgjedhjeve apo do t’i afrohet ajo një rasti duke i ngjarë Venezuelës. Fatkeqësisht ky krahasim duhet bërë sepse korrupsioni, shpopullimi dhe ku moria e burimeve të pasurive natyrore dhe njerëzore nuk shkojnë për mirëqenien e popullit, por ushqen pushtetin absolut dhe investitorët strategjikë e koncesionet. Rama me paqëndrueshmërinë e tij ditët e fundit dhe në vazhdim  do t’i shëmbëllejë mes kësaj vetmie dhe izolimi një diktatori si  Nicolás Maduro Moros (Partia e Bashkuar Socialistëve të Venezuelës). I njohur  si rrëmbyes i zgjedhjeve me dhunën e bandave dhe që e nënshtron popullsinë përmes taksave dhe pasurohet prej rezervave racionimit të ushqimor. Një binjak autokrat në pushtet që prej 2013 në Amerikën e Jugut.

Aq sa vlen të monitorojmë sigurimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e votës për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit, 2025 në diasporë po kaq të rëndësishme kanë nevojë të njihen dhe të kuptohen se cilat do të jenë instrumentet dhe veprimet e partisë në pushtet me shtrirjen e saj në diasporë. Pas tronditjes së Bashkisë Tiranë me arrestimin me burg të kryetarit të saj Erion Veliaj për korrupsion dhe mes paqëndrueshmërisë  deklarata e Ramës: –“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavia duhet të bëhet e kuqe, mavia duhet të bëhet flakë, siç i ka qejf Braçja, tërmet nga poshtë dhe flakë nga lartë. Mandati i katërt do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara”.

Ky sinjal është edhe shenja për vëmendjen e “skemave e krimit elektoral”, për të cilat SPAK ka bërë me dije se do të ngrihet një “task force”. Një gjë është e sigurt nga ky agresivitet fushate prej numëruesit e turistëve dhe ironizuesit e trumpistëve e kënetës, se kjo prapambetje politike nuk do të arrijë të organizojë dot tubime elektorale në në Evropën Perëndimore dhe në SHBA për sa kohë janë deklaruar ekstrem progresist i majtë me 12 vite në pushtet dhe përfitues të investimeve nga projektet e shoqërisë së hapur veçanërisht në media dhe në drejtësi.

Shqiptarët janë të lirë të zgjedhin, por me shumë seriozitet dhe të informuar për politikën konkurruese duhet ta vlerësojnë ndryshimin për të mos u ndier të mashtruar dhe humbin besimin për Atdheun dhe kjo urojmë të mos jetë shija e zgjedhjeve.

________________________________

* 11 Shkurt Paris- Macron dhe kryeministri i Indisë, Modi, bashkoi mbi 100 shtete, organizata ndërkombëtare dhe liderë të teknologjisë si Google, Microsoft dhe OpenAI për të diskutuar qeverisjen dhe zhvillimin e IA në nivel global.

Chris LaCivitaKëshilltar i Lartë i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024.

12 Shkurt, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Shqipëri: Numri më i ulët në 90 vite- Lindjet ranë 5% më 2024

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe kushteve sociale dhe ekonomike në vend.

Të dhënat zyrtare të INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit 2024 në vendin tonë kanë lindur vetëm 22,425 bebe ose 5 për qind më pak se vitin 2023. Rënia e lindjeve u thellua më tej në vitin e kaluar në raport me vitin 2023 kur lindjet ranë me 4.3%.

Më 2024, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulë se sot.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë.

Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte gati dy herë më i lartë se në vitet 1950.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Ekspertët pohojnë se, politika është shumë e vonuar për të zbatuar një grup masash, të cilat duhet të kenë në fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve që mund të ndihmojnë çiftet e reja të lindin fëmijë.

Ata sugjerojnë ndërhyrje që të përmirësojnë gjendjen ekonomike të familjeve të reja. Demografët pohojnë se duhet një ekzaminim i detajuar i nevojave të familjeve të reja sipas rajoneve dhe më pas të hartohet një paketë politikash që t’i ndihmojnë ato në kostot për të rritur fëmijët.

Me gjithë ndryshimet ekonomike dhe sociale, shoqëria shqiptare ruan ende vlerat e traditës dhe familjes. Gratë shqiptare duan ende të lindin fëmijë më shumë se sa kanë.

Para gjashtë vitesh, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.

Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.

Praktikat e vendeve të tjera, që kanë përjetuar rënien normave të fertilitetit para nesh, tregojnë se mjeti më efektiv ishte mbështetja e familjeve të reja të martuara.

Në vitin 2003, Spanja mori një reformë për rritjen e lindjeve në të cilën nënat me fëmijë deri në tre vjeç që punonin përjashtoheshin nga tatimi mbi të ardhurat personale. Lehtësitë tatimore zgjeroheshin me nënat që lindnin më shumë fëmijë. Gjithashtu një bonus bebesh prej 2500 eurosh jepej për çdo lindje./Monitor

Berisha: Chris LaCitiva ua bëri të qartë shqiptarëve, SHBA mbështet Partinë Demokratike

Kreu i PD Sali Berisha tha se ardhja e Chris LaCivita në Shqipëri, personi që drejtoi fushatën e Donald Trump, është një ogur i mirë për shqiptarët.

Berisha u shpreh se Chris LaCivita deklaroi se SHBA-të mbështesin Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

“Chris LaCivita iu bëri të qartë shqiptarëve se Edi Rama do ketë fatin e George Soros dhe se SHBA kanë partner dhe aleat PD-në dhe Sali Berishën.

Ky është një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo betejë kundër Soros u fitua në SHBA e do fitohet edhe në Shqipëri”, deklaroi Berisha.bw

Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

Radio Evropa e Lirë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Ai e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel.

“Ky ka qenë një proces demokratik. Ajo që ne kuptojmë është se i kemi rezultatet fillestare, por ende po vazhdon numërimi i votave dhe do t’i kemi edhe rezultatet finale. Dhe, bazuar në rezultatet deri tash duket se do të ketë një qeveri të koalicionit”, ka thënë Rutte.

“Natyrisht, ne sigurojmë që do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një Qeveri stabile sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.

Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përkatësisht 47 nga 120 vendet parlamentare – megjithatë, jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e vetme.

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.

Këto shifra mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht
dhe atyre të diasporës.

Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet e së dielës, Kurti tha se Vetëvendosja do ta formojë në mënyrë të pavarur Qeverinë.

Analistët në Kosovë vlerësojnë se rezultatet aktuale preliminare të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, krijojnë paqartësi lidhur me konfiguracionin e saktë të Kuvendit dhe Qeverisë së ardhshme të vendit.

Përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, do të mbështesnin – parimisht – cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re, pavarësisht nëse do të vinte nga partia aktuale në pushtet, Vetëvendosje, apo nga partitë opozitare.

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.

Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.

Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të Komisionit Evropian, Kaja Kallas, duke denoncuar diskriminimin sistematik që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në letrën e tij, Kurti thekson se shqiptarët e Luginës përballen me shtypje të vazhdueshme nga regjimi serb, përmes politikave që cenojnë të drejtat e tyre politike, administrative, ekonomike, kulturore dhe identitare.

“Gjersa në Kosovë komuniteti serb gëzon të drejta e liri dhe integrohet në të gjitha sferat shoqërore, shqiptarët e Luginës përballen çdo ditë me diskriminim sistematik, pasivizim të adresave dhe spastrim etnik administrativ”, ka theksuar Kurti.

Ai ka ngritur shqetësime për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike, shëndetësore dhe juridike të Serbisë, si dhe për kufizimet në arsimimin në gjuhën shqipe.

Sipas tij, mbi 10% e shqiptarëve janë fshirë nga listat e votuesve, ndërsa papunësia në zonat e tyre arrin nga 30% deri në 70%, shumë më e lartë se mesatarja kombëtare e Serbisë prej 12%.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën dhe ka caktuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke e konsideruar këtë një kërcënim serioz për shqiptarët e Luginës dhe një përpjekje për të shkaktuar shpërngulje masive.

“Represioni sistematik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës bie ndesh me vlerat evropiane dhe demokratike. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, prandaj kërkohet një reagim i menjëhershëm nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti në letrën e tij drejtuar Kallasit.

Kryeministri ka kërkuar nga BE-ja të ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar këtë situatë dhe për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. sn


Send this to a friend