VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VATRA TËRHOQI “DOSJEN E SIGURIMIT”… Nga Dalip Greca

By | August 26, 2019

Komentet

Sukses i padiskutueshëm i Eno Peçit si koreograf i “Opernball” 2020 Nga Elida Buçpapaj

Ishte një shfaqje brilante “Opernball” 2020, evenimenti më i madh artistik që organizohet në Vjenë.

Opera shtetërore e Vjenës u shndërrua në sallën më të bukur të vallëzimit në botë, nën drejtimin e ish solistit të Operas vjeneze Eno Peçi, sot koreograf i këtij institucioni që identifikohet me shpirtin vjenez dhe kranarinë e Austrisë. Me të drejtë pa dyshim!

Është e dyta herë, që koreografia iu besua shqiptarit Eno Peçi, i cili shpalosi artin dhe talentin e tij, sikur di vetëm ai, dmth në mënyrën më të përkryer të mundëshme.

Për suksesin e shfaqjes dhe të Eno Peçit shkruan sot edhe kritiku i artit në Vjenë Ricardo Leitner, ku vlerëson që në titull elegancën dhe stilin e hollë të Eno Peçit.

“Normalisht unë nuk e komentoj “Opernball”, shkruan sot Ricardo Leitner – por këtë vit është një përjashtim. Unë jam duke shkelur rregullin tim. Por a nuk ka thënë dikush dikur se “Rregullat bëhen që të prishen. Sidomos kur rregulli është im, i vendosur prej meje ”?

Ricardo Leitner ka mbetur i shtangur nga magjia dhe mrekullia e shfaqjes. “Për herë të parë që kur pashë hapjen, u befasova nga koreografia.

Përdorimi i hollësishëm i hapësirës i përdorur nga Eno Peçi ishte thjesht i përsosur. Ishte, për mënyrën time të të menduarit, përdorimi i parë me të vërtetë origjinal i hapësirës.

Edhe pse çdo vit koreografët e vjetër vazhdojnë të postojnë versionet e tyre mjaft të zakonshëm, duke thënë qartë se sa të mrekullueshme ishin ato. Por problemi është: se të gjitha janë dukur njëlloj.

Ndërsa këtë herë z. Peçi na dha një “lexim” të ri, të freskët të hapjes. Se si përshtatej hapësira!

Chapeau!

Megjithëse moderimi i shfaqjes nga TV ORF ishte një nga më të mërzitshmit dhe joprofesionistët që kam përjetuar ndonjëherë, unë mbeta duke e parë atë. Dhe ia vlente!

Bravo, Eno Peçi:

Punë e shkëlqyeshme!”, përfundon kritiku i artit Ricardo Leitner!

Pra Eno Peçi ka prekur qiellin vjenez me këtë sukses të rradhës!

Ne shqiptarët mrekullohemi nga sukseset e Eno Peçit, i cili shkëlqen në vendin më të shkëlqyer
të botës sikur është “Opernball e Vjenës!

Shfaqja e koregrafuar nga Eno Peçi ishte e fundit për Manuel Legris, drejtorin e Operas të Vjenës!

Unë jam një gazetare që e kam ndjekur fluturimin pindarik të Eno Peçit.

Dhe mund të përfytyroj pa vështirësi që një ditë Eno Peçi mund të jetë Drejtori i Teatrit më të famshëm të botës, sikur është Opera e Vjenës.

Fotografitë: Ashley Taylor
 

Zoti Ruben Diaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx nderon shqiptaro-amerikanin Z.Esad A. Rizai për merita të veçanta Nga Elida Buçpapaj

Voal.ch – Me rastin e një bashkëpunimi mbi dhjetë vjeçar, Kryetari i Bashkisë të Bronx në shtetin e New Yorkut të SHBA,

Zoti Ruben Diaz Jr., i zgjedhur në tre mandate, 2009, 2013, 2017,

një figurë shumë e respektuar dhe e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton këtu, ka vlerësuar si aleat të suksesit të tij

dhe bashkëpunëtor për merita të veçanta kryetarin e Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Zotin Esad A. Rizai,

i cili po ashtu është një personalitet i shkëlqyer i diasporës tonë në SHBA, nga ata që kontribuojnë sipas modelit të John F.Kennedy.

Z.Esad A.Rizai, me shoqatën e tij ka ndërtuar ura të mrekullueshme bashkëpunimi jo vetëm me kryetarin e bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz Jr., por edhe me  kryetarët e Bashkisë dhe guvernatorin e New Yorkut, përkatësisht zotërinjtë Rudy Giuliani, Michael Bloomberg dhe Andrew Cuomo.

Më poshtë po sjellim motivacionin që ka bërë Z.Ruben Diaz Jr., në emrin e Tij dhe të 1.4 milion banorëve të Bashkisë të Bronx për Z.Esad A. Rizai në anglisht dhe shqip:

Unë, Ruben Diaz, Jr.

Kryetari i Bashkisë të Bronx

Paraqes këtë

Vlerësim për Merita

për

Esad A. Rizai

Kryetar i Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Motivin e Meritësa

Sot, ndërsa hedhim një sy për një dekadë suksesi të Bronx dhe transformimin e vazhdueshëm pozitiv që bashkia jonë ka parë gjatë dhjetë viteve të shkuara, ne reflektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se këtë rrugë suksesi ne nuk mund ta bënim vetëm.

Mbështetja juaj ka qenë shumë e çmueshme për zyrën time gjatë dhjetë viteve të fundit.

Stafi im dhe unë jemi krenar që ju quajmë aleat dhe mik.

Në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve të The Bronx, unë, Ruben Diaz Jr., ju përshëndes duke vlerësuar ndikimin tuaj pozitiv në bashkinë tonë.

 

 

Botuesit e voal.ch, kanë nderin që ta njohin personalisht Z.Esad A. Rizai, si një figurë e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe me këtë rast e urojnë për vlerësimin shumë të merituar marrë nga Kryetari i bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz. Jr.

Z.Esad A. Rizai me Z.Ruben Diaz Jr., kryetarin e bashkisë të Bronx prej tre madatesh

Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut dhe avokatin e Presidentit Trump Rudy Giuliani

Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut Z. Mike Bloomberg

 

Z.Esad A. Rizai me Z. Andrew Cuomo, guvernatorin aktual prej tre mandatesh të New York-ut

 

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit si një shërbesë e vyer për gjuhën shqipe. Shkrimtari dhe Fjalori Nga Mira Meksi

 

Në nëntor të vitit 2019 u vu në qarkullim nga botimet “Bota shqiptare” fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit, i cili mban kaluar 25mijë shprehje frazeologjike. Kushdo që merret sadopak me gjuhësi, apo është thjesht një lexues i mirë, e kupton se bëhet fjalë për një vepër nga më madhoret në këtë lami, nga ato që kërkojnë për t’u hartuar domosdo një dituri të jashtëzakonshme të fushës, një përvojë të shumëgjatë dhe po aq të jashtëzakonshme sa dituria, një vullnet titanësh dhe një jetë pothuaj asketësh, – me pak fjalë kërkojnë një hero me gabaritin mitologjik që të bëjë një nga “punët e Herkulit”. Apo thjesht një të “marrosur gjenial”pas gjuhës shqipe, që e ka shpallur atë nënë e atë. Nuk është asfare e habitshme, autori i kësaj mega pune I ka të gjitha këto cilësi, është një shkencëtar i mirënjohur në fushën e filologjisë, por edhe në atë të përkthimit.

Shërbimi që i ka bërë gjuhës shqipe ky  Herkul modern, përpos asaj ndaj punëtorëve që operojnë me gjuhën, është nga më të çmuarit: ka qëmtuar, ka nxjerrë, ka vlerësuar, ka matur peshën dhe forcën që ruajnë në kohën e sotme njësitë frazeologjike, të cilat mbajnë të ngërthyer në thelbin e tyre tërë historinë kulturore të shqiptarëve, qytetërimin e tyre. U ka rënë fort këmbanave të hulumtive të tij, që jehona e tyre etimologjike të dëgjohet e qartë në kohën e sotme; në fund të fundit, i ka mbrojtur nga Harresa. Ka shkuar, gjithësesi, shumë më larg në punën e tij për t’i përshkruar, për të ndikuar dhe për të ndërhyrë në paraqitjen e tyre – ka dhënë raportin midis gjuhës shqipe dhe njërës prej gjuhëve më të rëndësishme të njerëzimit në ditët e sotme, asaj që e konsiderojnë si lingua franca, që ndikon te të gjitha gjuhët e botës, gjuhës angleze. Nëpërmjet njësive frazeologjike, fjalëve të urta apo proverbave. Nëpërmjet barabitjes së tyre, nëpërmjet gjetjes, shpesh të paimagjinueshme për nga saktësia, të barasvlerësve…

I mirënjohuri prof.dr Hajri Shehu, në parathënien që i ka bërë këtij Fjalori të jashtëzakonshëm me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze dhe mijëra barasvlerës shqip, ka shpjeguar shumëçka, duke e ndihur mrekullisht përdoruesin e fjalorit apo thjesht lexuesin e tij, të kuptojë çdo hallkë dhe syth të thurimës së tij të pazakontë. Ka shkruar:

“ Me këtë Fjalor, frazeologjia shqipe dhe leksikologjia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze”.

 

Shkrimtari dhe fjalori

 

Kur flitet për një fjalor gjuhësor, apo një fjalor të veçantë frazeologjik, sidomos të këtyre përmasave, përmendet dobia e madhe që ai i sjell përkthyesve, studiuesve të gjuhës, deri edhe studentëve dhe askush nuk përmend shkrimtarin. E vërteta është se uniteti shkrimtar-fjalor është simbiozë. Shkrimtari pi ujë në fjalor, ndërkohë që ky i fundit ushqehet me ujin e burimit të veprës së shkrimtarit.

Në botën e artit, përgjatë shekullit që lamë pas dhe shekullit të ri, përherë e më qartë po duket se detyra e shkrimtarit është të marrë pjesë në jetën e gjuhës. Ajo që e dallon nga pjesa tjetër e artit, që e bën të veçantë shkrimtarin, në një kohë kur ekziston përballë tij një konkurrencë e ashpër me televizionin dhe kinemanë përsa i përket ngjarjeve, personazheve, apo edhe pikëpamjeve mbi botën dhe shprehjes së ndjenjave, është pikërisht shkrimi, shkrimësia, puna e tij me gjuhën. Puna e tij vetiake me gjuhën dhe për gjuhën.

Nuk e kam fjalën këtu për ata shkrimtarë që e përdorin gjuhën thjesht si një mjet komunikimi, gjuhën për hir të gjuhës, për të rrëfyer histori a ngjarje. Këta mund të jenë gazetarë të zotë, skenaristë të mirë, apo edhe krijues trillerash interesantë. E kam fjalën për shkrimtarët që e përdorën gjuhën ndryshe. Për shkrimtarët që për hir të poetikës apo simbolikës, por edhe për hir të rrëfimit, narrativës, e  zhbëjnë dhe e ribëjnë thurimën e gjuhës, e përpunojnë  dhe e  ripërdorin për nevojat e tyre krijuese, të detyruar apo nën presionin e asaj që duan të thonë dhe të shprehin. E kam fjalën për ata shkrimtarë që kanë si mjeshtëri krijimin e veprave origjinale të bazuara tërësisht te fjalët, enët e kuptimit. I kanë quajtur “rojtarët e jetës” së gjuhës, sepse janë pikërisht ata që ndodhen më pranë burimit të saj. Janë shkrimtarët ata që i përdorin fjalët duke patur parasysh dhe duke e shprehur, prejardhjen e tyre. Gjuha është e gjallë, është përherë në lëvizje, në ndryshim. Gjuha është polemos, luftë, thotë Herakliti. Fjalori, në një farë mënyre, mban dhe përfaqëson gjuhën, një pjesë të madhe të gjuhës, leksikun e saj. Që këtu buron edhe lidhja e shkrimtarit me fjalorin. Fjalori përmbledh edhe raportin e gjuhës që përfaqëson me gjuhët e tjera, me huazimet, përshkruan vlefshmërinë apo prestigjin e një fjale në kohë si edhe vendin e saj në aktualitet. Shkrimtari luan rol të veçantë në krah të specialistëve të gjuhës, në lidhje me gjuhën dialektore përkundër gjuhës së normës ( sot ka në letrat shqipe shkrimtarë që po përdorin me sukses gjuhën dialektore), neologjizmave apo përzierjeve gjuhësore, të cilat e pasurojnë gjuhën.

Po le t’i kthehemi Fjalorit frazeologjik anglisht-shqip të prof.dr. Eshref Ymerit. Që kur nisa ta shfletoja përpara tre muajve, e “qava me lotë” mungesën e tij kohës së gjatë kur shkruaja romanin e vështirë “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”. Romani në fjalë, përpos trillëzimit të mundimshëm që i bën ngjarjeve historike, por edhe personazheve që gjallojnë në to, aq të largëta në kohë, aq të padokumentuara e të humbura në mjegullinat e kohërave,  sa që shpesh marrin trajtën e gojëdhanave, është ndërtuar si një bllok i tërë i bazuar në fjalët e një gjuhe që mund të përfytyrohet si shëmbëlltyra e shqipes parake, e protoshqipes, e paprekur nga ndikimet e gjuhës së pushtonjësve përgjatë dymijë e dyqind vjetëve. Njëkohshëm, një gjuhë brenda kohës së sotme, brenda normave gjuhësore, Një ndërmarrje fort e vështirë. Ndërkohë që Fjalori i sipërpërmendur, ku gjendet forma e brendshme e njësive frazeologjike, kuptimi i tyre etimologjik, si shpirti i gjuhës, i papërzier me kuptimin aktual, kuptimi konkret që i shpëton rrjedhës së pamëshirshme të kohës, do të kish qenë një instrument magjik në punën time.

Në poçarinë time të sotme me baltë krijuese ende të paformë: në të majtë kam përherë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, si një mik të rrallë që “më shpëton jetën”sa herë mbytem nga dyshimet, që më tregon kuptimin e vërtetë, kur idengulitje shpesh absurde “më helmojnë” ekzistencën, që më ndihmon të vërtetoj një intuitë, ta konkretizoj dhe ta zhvilloj gjatë procesit të shkrimësisë; që pasuron me ngjyresa kuptimore teksin tim të fillimit, për ta rafinuar dhe lartësuar…Si një autoritet i sigurtë. Është heroi im.

U bënë tre muaj që pranë dorës së djathtë mbaj Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip të prof.dok. Eshref Ymerit. Iu avita atij së pari si lexuese, e rrëmbyer nga një pasion leximi i pavetëdijshëm, faqe pas faqeje. S’do ta kisha besuar kurrë se mund të lexoja kësisoj një fjalor.  Për kënaqësinë e leximit. Më mrekulluan, veç të tjerash, edhe historitë e prejardhjes së njësive frazeologjike apo proverbave. Një enciklopedi e tërë. Me siguri s’do të ndalesha gjer në faqen e fundit, sikur ky proces të mos më bënte të ndalesha me dhjetra e dhjetra herë në shtyllat e gjuhës shqipe përbri njësive frazeologjike në anglisht dhe të përsiatesha gjatë. Shtyllat e shqipes përbënin fjalorë të vërtetë sinonimikë. Kishte raste që shtyllat kishin mbi 40 njësi. Një pasuri e vërtetë gjuhësore ndodhej aty. E mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Një pasuri që më vinte në lidhje edhe me letërsinë e madhe të botës, me autorët e mëdhenj të gjuhës angleze, me vetveten dhe me intertekstualitetin. Admirova ditë pas dite gjuhën tonë! Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte. Admirova zhvillimin e madh të frazeologjisë së shqipes, të letërsisë sonë, të kulturës sonë. Dhe njohjen e pafund të përpiluesit të Fjalorit, “gjuetarit të frazeologjisë”, njeriut të mijëra skedave gjuhësore që i ka gjurmuar, ndjekur dhe vjelë frazeologjitë, fjalët e urta, proverbat në mijëra e mijëra faqet e letërsisë së shkrimtarëve të gjuhës sonë.

Pasuria e madhe e frazeologjisë së gjuhës shqipe e ndryrë në këtë Fjalor rrezikonte të më merrte përnjëmend frymën. E ndjeva peshën e saj të madhe si trysni, kur iu avita si lexuese. Si shkrimtare gjeta aty një burim të madh frymëzimi, ushqimi, dinamizmi: lexoj sinonimet, zbuloj të panjohura, shijoj dhjetra e dhjetra shembuj, nuanca të holla, rizbuloj shpirtin e gjuhës, të historisë, dhe imazhe krijohen në përfytyrimin tim, ndjesi, aromëra…

Ide krijuese me rrënjë të thella në frazeologjinë e gjuhës sime marrin jetë. Dhe balta në poçarinë time të shkrimësisë zë e merr formë.

 

 

 

Portret i Burrit të urtë Anton Çetta, vepër e piktorit të shquar Nazmi Hoxha

Wise Man

Piktori i shquar Nazmi Hoxha i ka sjellë publikut përmes rrjetit social një nga punimet e tij më të fundit.

Një kompozim i portretit të njërës prej figurave më të dashura për Kosovën.

Prof. Anton Çetta!

Kompozimi i Nazmi Hoxhës mbështetet në filozofinë e Çettës për të pajtuar e bashkuar shqiptarët.

Siç e shihni në sfond shfaqen plisat e bardhë, që herë shfaqen si re të qiellit me një kolorit të jashtëzakonshëm, duket sikur Nazmi Hoxha ka zbuluar ngjyrën transparente të ajrit.

Piktori Nazmi Hoxha me familjen e tij jetojnë prej vitesh në New York. Artisti me artin e tij pasuron jetën kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan.

 

 

 

 

 

 

 

Fjalët e Albin Kurtit te varri i Ibrahim Rugovës

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurtin kanë nderuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova. Pas homazheve pranë varrit të tij, Osmani ka thënë se e nderuan Rugovën, si ideator të shtetit të Kosovës.

Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dy krerët shtetërorë kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Rugova, duke shënuar herën e parë që Kurti e nderon presidentin e parë të Kosovës.

Osmani thotë se sot nderuan Rugovën si ideator i shtetit të pavarur të Kosovës.

“Ishim këtu për të nderuar kontributin historik në ndërtimin e themeleve të shtetit tonë, Ideator i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe kontributin e tij rreth bashkimit të të gjithë shqiptarëve rreth kësaj ideje”, ka thënë Osmani.

Ndërsa Kurti e ka kujtuar Rugovën në zgjedhjet e tij si president, duke thënë se i vlerëson përpjekjet institucionale.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe”, ka deklaruar Kurti.

***

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se i vlerëson përpjekjet profesionale dhe insistuese të ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës.

“Sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe profesionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë ai.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ishin për të bërë nderime te varri i ish-presidentit Rugova dhe për të ndërruar kontributin e tij.

***

Me aktivitete të ndryshme do të shënohet 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Por padyshim se shumë ndryshe do të jetë kjo ditë edhe për kryeministrin e ri të vendit, Albin Kurti.

Prej ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, seancës solemne të Kuvendit, dita zyrtare shtetërore e Kurtit do të vazhdojë edhe me homazhe gjithandej vendit.

Por sot do të jetë edhe hera e parë që Kurti do të bëjë homazhe tek varri i ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Deri më sot Kurti asnjëherë nuk ka bërë homazhe tek varri i Rugovës, por në  bazë të paralajmërimeve të agjendës qeveritare, Kurti do të jetë tek varrezat e Velanisë sot në ora 10:30./BS

Artan Hoxha publikon foton e Edi Ramës, me të akuzuarin për vrasje Ardian Çapja, Edi rama takohet me mafiozin në hotelin e mafiozit

Gazetari Artan Hoxha tha se operacioni Forca e Ligjit është e vështirë të besohet. Ai publikoi në emisionin Opinion një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja. 

Hoxha tha se ky person është përfolur se ka mbështetu Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër ai ka një foto me kryeministrin në periudhë fushate. Nga ana tjetër shtoi Hoxha, kryeministri ka denoncuar lirimin e nipit të Ardian Çapes, Florenc Çapja me vendim gjykate dhe OFL i ka kërkuar atij të deklarojë pasurinë.

“Jemi para fushatës së zgjedhjeve, personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardian Çapja, ky është kryeministri. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet.

Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, dhe që i ka favorizuar. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Kur kryeministri Rama prezantonte KÇK, tha se gjyqtarë të caktuar nxjerrin nga burgu kriminelë. Ngjarja që ai iu referua ishte nxjerrja e nipit të Çapes nga paraburgimi me vendim të gjyqtarit Kullolli.

Në kohën kur kemi në burg një të penduar që ka patur lidhje me vrasjen që ai akuzohet, gjyqtari vete e liron këtë person. Sapo del lista ky person i është lexuar emri dhe është thënë që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një sërë vrasjesh. Një foto tjetër të këtij personi e ke vetëm kur i kanë bërë atentat ose kur e kanë arrestuar. Tani si ta besoj unë këtë?”, tha Hoxha.

Në gjithë Elbasanin tha Artan Hoxha, dihet se çfarë është hoteli i Çapes, unë nuk shkel në atë hotel, si lejohet të shkelë aty kryeministri i vendit!
/opinion.al/

Summary of Insults Used by Albanian Prime Minister Edi Rama against Journalists and Media Nga Alice Elizabeth Taylor

Summary of Insults Used by Albanian Prime Minister Edi Rama against Journalists and Media

As Albania waits to find out whether the European Union will agree to open accession talks in May 2020, media freedom continues to decline. Two controversial “anti-defamation” laws were passed by Parliament in December that could post a chilling threat to media freedom, freedom of speech, and freedom of expression in the Western Balkan country.While they are on the backburner now, due in part to pressure from international press freedom organisations, the European Union, Council of Europe, OSCE and Members of European Parliament, the situation on the ground is still tough for Albanian journalists and media workers.As highlighted in a number of reports, including one compiled after a delegation of international media freedom organisations visited in June 2019, one of the biggest issues facing Albanian media is attacks from politicians.Prime Minister Edi Rama, in particular, has been repeatedly called out for his aggressive, threatening, and abusive language used against the media. Despite calls to change his rhetoric from local and international watchdogs, he continues unabated.

Here are some of the insults that Prime Minister of Albania Edi Rama has used against the press since November 2017 [click on each insult for sources].

  1. Trashcans
  2. Defenders of crime
  3. Hypocrites
  4. Parasites
  5. Anti-government
  6. Liars
  7. Lazy
  8. Enemies
  9. Irresponsible
  10. [He said they] spout accusations
  11. [Journalists are the] cause of the country’s problems
  12. [Journalists]  ask meaningless questions
  13. [journalists] should be ashamed
  14. Idiotic
  15. Ignorant
  16. Nonsensical
  17. Disgusting
  18. Gossipers
  19. Inappropriate
  20. Drunks
  21. Empty-headed
  22. They have a lack of English
  23. “I understand your poor work because you have a son”- Rama to female journalist Ilva Tare
  24. “I am here to satisfy all of your needs”- Rama to female journalist Eni Vasili
  25. Prostitutes of information
  26. Unprepared
  27. Raving
  28. Writers of fake news and here
  29. Obscuring the truth
  30. Like a tumour
  31. Meeting journalists will upset your digestive system
  32. Poison
  33. Human rights abusers
  34. Illiterate
  35. Unethical
  36. Dogs

Albania currently ranks at number 82 in the Reporters Without Borders World Press Freedom Index, but it is expected to drop yet again due to a particularly bad year for journalists in the country.

Mësuesi turk i dorëzuar nga Kosova shërbimit inteligjent të Turqisë, dënohet me 8 vjet burg i akuzuar si Gylenist

Voal.ch – Hasan Hüseyin Günakan, një nga gjashtë shtetasit turq që u dërguan në Turqi nga Kosova në një operacion inteligjence në vitin 2018, është dënuar me 8 vjet, 9 muaj burg nga një gjykatë në Stamboll, raportoi agjensia e lajmeve Anadolu.

Günakan iu dha dënimi me burg për “anëtarësim në një grup terrorist”.

Në deklaratën e tij të fundit Günakan thuhet se kundërshtoi akuzat nga gjykata dhe mohoi çdo përfshirje në çdo veprim të dhunshëm dhe anëtarësim në çdo organizatë terroriste.

Në maj të vitit 2018 gjashtë shtetas turq u arrestuan në Kosovë dhe u dërguan në Turqi për lidhje me shkollat ​​e financuara nga grupi me bazë besimi Gülen, të cilin Ankaraja akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016. Grupi mohon çdo lidhje me puçin.

Operatorët e inteligjencës të dy vendeve, Turqi, Kosovë dhe Ambasada Turke në Prishtinë thuhet se ishin të përfshirë në operacion, i cili shkaktoi reagime nga Bashkimi Evropian. (Turkish Minute)/voal.ch

Cilat janë tri shkencëtaret italiane që izoluan coronavirusin: “Netët nën mikroskop, pastaj shpërthimi prej gëzimit” Nga Margherita De Bac

 

Voal.ch – ROME – Grave shkencëtare që punojnë me viruse nuk iu pëlqen ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes edhe nëse pranojnë se kanë arritur me ekipin e tyre “atë që pak janë të aftë ta bëjnë”. Izolimi i një virusi nuk është gjë e vogël. Sidomos nëse nuk dihet e nuk njihet fare për të. Grupi i shkencëtareve në fjalë përfaqësojnë atë pjesë të grupeve kërkimore më të mira në botë..

Maria Rosaria Capobianchi

Maria Rosaria Capobianchi, 67 vjeçe, nga Procida, është koordinatorja e ekipit që ka izoluar agjentin infektiv përgjegjës për mijëra të infektuar me koronavirus dhe rreth 300 vdekje. “Kur e pamë nën mikroskop dhe e kuptuam se ishte ai, në repart pati kërcime gëzimi”, kujton njoftimin që dhanë natën koleget Francesca Colavita dhe Concetta Castilletti, të pranishme në laboratorin e sigurisë maksimale Spallanzani, BL3 , në momenti kur u zbuluar mikroorganizmi i importuar nga Kina, 2019-nCov ose coronavirus, marrë nga një pacient kinez që akoma ishte në spital. Ishte një virus filloi të përsëritet shpejt dhe doli i aftë të dëmtojë qelizat e sulmuara, duke ndryshuar formën e tyre. Dëshmia e pakundërshtueshme se ishte ai i kërkuari i madh.

Maria Rosaria ka 20 vjet që po administron laboratorin e virologjisë së institutit kombëtar për sëmundje infektive. Njëzet të tjerë i ka kaluar në universitetin Sapienza, ku ajo mësoi të bëhej një virologe “artizane”. E diplomuar në gjenetikë njerëzore, e specializuar në virologji, ajo vendosi të transferohej në Romë për të realizuar ëndrrat si studiuese e fushës saj dhe mbi të gjitha për të ndjekur në kryeqytet Felice Cerreton, njeriun me të cilin u martua në vitet 80 dhe sot janë prindër të dy fëmijëve.

Ajo thotë se është meritë e tij nëse ajo e ka arritur këtë nivel: «Ai i toleroi mungesat e mia, udhëtimet e vazhdueshme, kthimin në shtëpi në kohë të paparashikuara. Ai e kuptoi sa e rëndësishme ishte për mua të jem duke studjuar dhe përkëdhelur qelizat ».

Concetta Castilletti

Concetta ka të njëjtat fraza përkëdhelëse ndaj sfiduesve të saj perfid, sikur edhe coronavirusi. Concetta Castilletti, 56 vjeçe, ka dy fëmijë, është krenare që është nga Ragusa, njihet me nofkën “duar të arta” për aftësinë e saj për të pastruar mikrobet nën kapuç. Ajo ka një familje të bashkuar, që është aleati i saj i madh: «Në shtëpi ata janë mësuar të më shohin të përqëndruar në raste urgjente. Nuk mbaj mend një jetë tjetër përveç kësaj. Gjithmonë ka qenë kështu ». Ajo ka hobi basketbollin. Ajo luan, por bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët kujdeset për një klub të Romës me një ekip në Serie B dhe C. Ajo shoqëron fëmijët në kampet verore. Si drejtuese e laboratorit të viruseve në zhvillim, Concetta jetoi përvojën e Sars, Ebola, pandemisë nga H1N1 (i ashtuquajturi gripi i derrit), Zika braziliane dhe i chikungunya, virusi i bartur nga mushkonja.

Francesca Colavita

Më e reja është Francesca Colavita, 31 vjeçe, në një ekip prej katër personash, nga Molise e Campobasso. Gjatë epidemisë së Ebolës, ajo shkoi disa herë për në Liberi dhe Sierra Leone, ku virusi i etheve hemorragjike goditi rëndë. Ajo u bë pjesë e projekteve të sigurisë dhe bashkëpunimit pasi përfundoi urgjenca në ato vende. Në Spallanzani Francesca ka një kontratë me afat të përkohshëm, që skadon në vitin 2021. Ishte ajo në detyrë, në turnin e saj kur koronavirusi më në fund e pa veten të izoluar: «Ishte një emocion i madh, për fat të mirë ishte me pak e vështirë sa ishte paraparë. Tani ju lutem të më falni, më kërkojnë në urgjencë.” Kur kishte nevojë për të dyfishuar ndërrimet e 24 orëve që përdoren normalisht për teste të meningjitit, malarjes apo një transplantimi të dyfishte, e thërrasin Francescan. Dhe ajo shkon menjëherë, nuk ka nevojë që ta thërrasësh dy here. Me kontratën e punës që ka, Colavita si një një studiuese nuk ka patur një jetë të qetë, në kuptimin se kontrata e punës ishte e përkohëshme dhe ajo fitonte vetëm 1500 Euro në muaj.  Pavarësisht profesionalizmit dhe aftësive (dëshmuar edhe nga rezultati i fundit), Francesca Colavita tha për  La Repubblica “Unë kam punuar për Spallanzani për gjashtë vjet, së pari me një co.co.co (bashkëpunëtore e kordinuar), tani me një kontratë vjetore. Unë fitoj rreth 20 mijë euro në vit.”/corriere.it/La repubblica/ Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapaj

Ish polici i antidrogës Dritan Zagani pas reportazhit të RAI3 pyet: Kush është ky Gjeneral italian i “dashuruar” mbas narkotrafikanteve!

RAI 3, një nga kanalet e televizionit publik italian vazhdon reportazhin e përditshëm prej disa minutash në edicionin e lajmeve të orës 19:00.

Mbrëmë gazetari solli në vemendje se si një gjeneral italian sot në pension, nga Guardia di Finanza, drejtor i INTERPOL-it është i ngatërruar me emra që sot janë pjesë e botës të krimit, si Artur Shehu etj.

Po ju sjellim reportazhin e RAI3.

Ndërsa Dritan Zagani, ish polici i antidrogës, sot azilant politik në Zvicër shkruan:

“Loja filloi…!

Kush është ky Gjeneral i “dashuruar” mbas narkotrafikanteve, çfar detyrë kishte në vitit 2014 kur unë u arrestova, çfarë lidhje kishte ky me pislleqet që Anna Poggi katranosi lidhur me çështjen time, kush ishte shefi i madh dhe ke solli aty pasi iku Poggi, po ai pse iku me pare se te merrte detyren etj etj pikëpyetje që akoma skan një përgjigje publike mbi të vërtetën time edhe me gjere, por me në fund po fillojn të marrin kuptim me kaq pak program tv të TG3.

Por mbi të gjitha një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumenta te provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi,kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!

Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!”

“Michele Grillo, italiani i punëve të pista të Saimir Tahirit”

Në korrikun e vitit 2015, Michele Grillo, shefi i misionit të Interforcës italiane në Tiranë, udhëtoi bashkë me drejtorin e Policisë Haki Çako e të tjerë me një avion mbi Jugun e vendit.

Avioni ishte i pajisur me disa radarë specialë që diktonin mbjelljet me kanabis. Ishte një udhëtim sa për shfaqje, për të dhënë mesazhin se situatën e kemi nën kontroll.

Por nuk vonoi shumë dhe në Shtator të 2015 në Itali autoritetet italiane kapën një avion të vogël me 400 kg kanabis në një pistë sportive.

Ngjarja bëri bujë dhe të arrestuarit ishin një qytetar italian dhe një shqiptar.

Reagimi ishte i menjëhershëm dhe droga u dyshua si e ardhur nga Shqipëria. Por në kulmin e presionit mbi një trafik droge me avionë dhe vetëm 2 muaj pas aksionit me radarë, Shefi i Interforcës  në Tiranë Michele Grillo, doli në “Top-Channel” dhe deklaroi se, avioni nuk ishte ngarkuar në Shqipëri por kishte bërë lëvizje vetëm brenda Italisë.

Por Grillo u përgënjeshtrua nga Guardia di Finanza dhe policia e shtetit italian, e cila në komunikatën zyrtare shkruante se, sasia e drogës ishte ngarkuar në Shqipëri dhe komunikata qartësonte se avioni kryente transportin nga Shqipëria drejt Italisë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, publikoi komunikatën zyrtare të policisë italiane dhe përgënjeshtroi publikisht Grillon.

Ky ishte rasti i parë kur u pa qartësisht se Shefi i Interforcës Michele Grillo, ishte përfshirë në lojë politikë në krahë të ministrit Tahiri, duke deformuar faktet dhe duke mashtruar publikisht për të fshehur implikimin e palës shqiptare në trafikun e drogës.

Ishte interesante se si Grillo kurdisi një spektakël në korrik, gjasme për të identifikuar me radarë parcelat e kanabisit, ndërsa në Shtator u implikua në një skenar politiko-mediatik për të fshehur trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë me avionë.

Por emri i Grilos ka dalë së fundmi dhe në skandalin e përgjimeve. Ai është italiani që dyshohet si personi kyç që ka mundësuar pazarin e sigurimit të një aparature të sofistikuar përgjimi, madje dyshohet se ai është dhe personi që ka mundësuar futjen e saj në Shqipëri nëpërmjet logjistikës së Interforcës.

Nuk është e qartë nëse implikimet e Grillos janë vetjake apo nëse kanë prapavijë shtetërore nga Italia.

Por tashmë janë bërë dy raste ku del emri i tij, rasti i parë me drogën dhe rasti i dytë me aparaturën përgjuese dhe Grilo duket se është italiani i punëve të pista të Saimir Tahirit./Mapo

Kryelajm: Në Zvicër u zbulua ilaçi që lufton edhe koronavirusin? – Shkencëtarët zviceranë zbulojnë fuqitë ‘antivirale’ të sheqerit

Shkencëtarët zviceranë zbulojnë fuqitë ‘antivirale’ të sheqerit

Kjo përbërje gjithashtu mund të jetë efektive edhe e viruseve si për shembull e koronavirusit të ri që ka shkaktuar kaos në Kinë dhe më gjerë.

VOAL – Studiuesit zviceranë dhe britanikë kanë modifikuar molekulat e sheqerit në mënyrë që ato të jenë të afta, me anë të kontaktit të thjeshtë, të shkatërrojnë viruset, pa toksicitet për njerëzit. Metoda mund të zbatohet, për shembull, për koronavirusin e ri në Kinë.

Substancat e ashtuquajtura “virusevrasëse”, të tilla si zbardhuesi (bleach në anglisht – klori në shqip – candeggina në italisht), i shkatërrojnë viruset me anë të kontaktit të thjeshtë, por ato nuk mund të aplikohen në trupin e njeriut pa shkaktuar dëme serioze, vuri në dukje Universiteti i Gjenevës (UNIGE) në një deklaratë.

Shumica e ilaçeve antivirale të sotme funksionojnë duke penguar rritjen e viruseve, por janë të paaftë t’i shkatërrojnë ato.

“Për t’i kapërcyer këto dy pengesa dhe që të jemi në gjendje të luftojmë në mënyrë efektive kundër infeksioneve virale, ne gjetëm një kënd sulmi krejtësisht të ndryshëm”, thekson Caroline Tapparel Vu, një profesore në departamentin e mikrobiologjisë dhe mjekësisë molekulare të UNIGE, e cila drejtoi përpjekjen kërkimore me Francesco Stellaccin, profesor në fakultetin e shkencave inxhinierike dhe teknikave të Shkollës Federale Politeknike të Lozanës (EPFL).

Johelmuese, jo toksike


Studiuesit kishin prodhuar më parë një antiviral me bazë ari. Duke aplikuar të njëjtin koncept, ata këtë herë kanë arritur të zhvillojnë një antiviral duke përdorur derivate natyrale të glukozës, të quajtura ciklodekstrina, sipas një artikulli të botuar në revistën Science Advances.

“Avantazhet e ciklodekstrinave janë të shumta: madje edhe më biokompatibile se ari, dhe më të lehta për t’u përdorur. Ato nuk shkaktojnë një mekanizëm rezistence dhe nuk janë toksike,” tha Samuel Jones, një studiues në Universitetin e Mançesterit, i cili u citua nga një deklaratë shtypi UNIGE .

“Për më tepër, ciklodekstrinat janë përdorur tashmë gjerësisht, veçanërisht në industrinë ushqimore, çka do të lehtësonte tregtimin e trajtimeve farmaceutike, duke i përdorur ato me kontakt të thjeshtë,” vëren Valeria Cagno nga UNIGE.

 

Me kontakt të thjeshtë


Molekulat e modifikuara të sheqerit i tërheqin viruset përpara se t’i inaktivizojnë në mënyrë të pakthyeshme ato. Duke prishur shtresën e jashtme të virusit, ato arrijnë të shkatërrojnë grimcat infektive me kontakt të thjeshtë, në vend që të bllokojnë vetëm rritjen e virusit.

Dhe ky mekanizëm duket se funksionon pavarësisht virusit në fjalë. Shkencëtarët kanë qenë në gjendje ta demonstrojnë këtë në viruset përgjegjëse për infeksionet e frymëmarrjes dhe herpesit.

Ciklodekstrinat mund të administrohen si krem, xhel ose spraj hundësh.

 

Shpresë kundër epidemive

 

Zhvillimi i antiviraleve të reja me spektër të gjerë konsiderohet thelbësore, veçanërisht për të trajtuar viruset më shkatërruese ose viruset që shfaqen kundër të cilave nuk ka trajtim dhe mund të shkaktojnë pandemi.

Kjo përbërje, sipas autorëve,  mund të ketë një ndikim global. Përbërja gjithashtu mund të jetë efektiv kundër viruseve të reja që shfaqen, koronavirusi  që filloi në Kinë dhe u përhap jashtë shtetit, duke rrezikuar pandemi.

Keystone-SDA / DS

/Elida Buçpapaj