VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vatra: Dita e Gazetës Dielli më 6 prill

By | April 6, 2019

Komentet

Mirë se vini në Amerikë Nga Ina Farka

Rreth 200 mijë shqiptarë aplikojnë çdo vit për Lotarinë Amerikane dhe mijëra të tjerë emigrojnë ose e vizitojnë Amerikën.

Një pjesë e tyre, sidomos ata që dinë pak ose aspak anglisht, kërkojnë ndihmën e të njohurve për t’u informuar ose për të plotësuar formularët. Të tjerë konsultohen me avokatë ose “agjenci”.

Kjo është më se e kuptueshme, pasi egzistojnë disa kategori vizash amerikane dhe procedurat për t’u kualifikuar për këto viza janë të ndërlikuara. Madje procedurat mund të ndryshojnë në varësi të politikave të emigracionit dhe të pranimit të të huajve në Amerikë.

Për këtë arsye, kam ndërtuar këtë platformë komunikimi me publikun shqiptar që është i interesuar të informohet, konsultohet dhe të diskutojë për mënyrat dhe procedurat e emigrimit në Amerikë. Në pamundesi për t’ju pergjigjur pyetjeve tuaja me mezashe individuale, ju lutem postojini ato në faqe tek: https://www.facebook.com/inafarka/, dhe pergjigjja do të jetë publike. Në këtë mënyrë do të informohen të gjithë ata që kanë pyetje të njëjta apo të ngjashme.

Shpresoj që eksperienca ime akademike dhe profesionale në Amerikë t’ju bëjë më të informuar në rrugëtimin tuaj drejt ëndrrës Amerikane.

Shënim: Postimet dhe opinionet e shprehura në këtë platforme janë personale dhe nuk përfaqësojnë postimet, strategjitë apo opinionet e punëdhënësit tim.

Poezia e poetit Pieter Hancke, Hoqa e Madhe dhe vrasja e Kosovës – Nga Skënder Karaçica

 

Tash katër ditë në Novi Sad të Vojvodinës,po mbahet manifestimi kulturor me temën bosht ,,Hancke në Serbi,,me pjesëmarrjen e poetëve serbë dhe kritikë të artit.

Poeti austriak Hancke i shpërblyer me çmimin Nobel për Letërsi dhe fjala e tij si përkrahës i kryekriminelit dhe të kasapit të Ballkanit,Sllobodan Millosheviq,provokoi plagët e shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Qarqet kulturore dhe shkrimtarët serbë,pa fije turpi dhe me motive përtej artit poetik,u bashkuan në politikën e ditës në Beograd,ku,përmes skenarëve të njohur antishqiptare (1877-1999)e vranë dhe dogjën deri në shkallë të gjenocidit kombin shqiptar në tokën e vet dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Po në këtë humnerë kundër qytetëtrimit evropianë dhe të
shqiptarëve në tokën e mbushur me varre e gjak,është mbëyrhtyer poeti austriak Hancke në krah të Serbisë dhe të artit letrar serb,që,përmes krijimatrisë së opusit të shkrimtarëve serbë si Ivo Andriq,i cili për fatin e keq e mori shpëblimin NOBEL për Letësi dhe i njohur si njeri antishqiptar në Ballkan përmes projekteve të njohura për shfarosje dhe dëbim në Turqi në shekullin e kaluar.

Në manifestimin letrar,,Hancke në Serbi,,që po mbahet në Novi Sad të Vojvodinës,qarqet letare serbe si gjithmonë,artin poetik e bënë me motive të njohura shekullore të urrejtjes të skajshme anstishqiptare dhe të Kosovës,tashti përmes poetit austriak për të zbritur në Hoqë të Madhe të Kosovës me poezinë,,Zogjtë frigacakë,,dhe me vargun e tij poetik skandaloz dhe të pakuptimtë,që,nën duartrokitjet nacionaliste serbe e sollën poetin në Hoqën e Madhe dhe me ,,motive të vogëla,,(sic!)siç u tha në
Novi Sad,poeti thotë:

…Në fshatin Hoqë e Madhe,është kafiqi,,Rambuje,,për të shkuar tutje me vargun e qoroditur ,,poetik,,(sic!)sesi poetit austriak po i mungojnë njerëzit nga ,,Rambuje,,se zogjtë figacakë në qendrë të Evropës nuk ekzistojnë ,sepse të gjithë kanë ardhë në Haqën e Madhe të Rahovecit(sic!).

Sa skandaloze ky varg ,,poetik,,i poetit Hancke për Hoqen e Madhe,kur vendasit serbë e përgjakën Krushën e Madhe shqiptare një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë gjatë vitit 1998-1999 dhe makineria fashiste e S.Millosheviq për shfarosjen deri në shkallë të gjenocidit të shqiptarëve…!

Poeti Hancke dhe letërsia evropiane,në Novi Sad po promovon tipraret e njohura anti-qytetërim në fillim të këtij shekulli përmes orëve të ,,artit letrar,,serbë dhe frymës fashiste kundër shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës…!

Në Novi Sad në manifestimin,,Hancke në Serbi,,nuk u bë gjë tjetër pos u vra në mes të ditës poeti austriak dhe letërsia e popujve të Evropës…!

Çikago,nëntor të motit 2020

Falja e kokës së gjelit nga Presidentët në Shtepinë e Bardhë – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Dita e falënderimeve në Amerikë është festa më e madhe tradicionale amerikane.

Miliona amerikanë udhëtojnë nga shtete të ndryshme të Amerikës për t’u mbledhur me familjet rreth tryezës së tyre.

Në Shtepinë e Bardhë kanë traditë që të bëhet falja e gjelit të detit, domethënë koka e gjelit të mos shkojë në tehun e thikës.

Edhe këtë vit u zhvillua ceremonia e faljes së gjelit të detit në Shtëpinë e Bardhë në kopshtin e trëndafilave të drejtuar nga Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë e Amerikës Melania Trump.

Duke filluar nën Presidentin George H.W. Bush, këta gjela deti kanë marrë falje zyrtare çdo vit.

Sot, është nderi im që t’ju prezantoj gjelin me fat të këtij viti, Corn, dhe, në rast se do të kishim nevojë për të, Cob. Misri dhe kalliri. Kjo nuk është shumë e vështirë për tu mbajtur mend, apo jo? – tha presidenti Trump gjatë ceremonies.

Këta dy gjela të mrekullueshëm u zgjodhën nga tufa zyrtare presidenciale e 30 gjelave, disa bukuroshë të vërtete. Ato u rritën nga vetë Kryetari i Federatës Kombëtare të Gjelave, Ron Kardel. Punë e mrekullueshme.

Kjo është një traditë unike e Shtëpisë së Bardhë që zanafillën e saj e ka me Presidentin Lincoln në vitin 1863 për një gjel deti, të regjistruar në një dërgim të vitit 1865 nga reporteri i Shtëpisë së Bardhë, Noah Brooks.

Brooks vuri në dukje se: “një gjel deti ishte sjellë në shtëpi për darkën e Krishtlindjes, por djali i Linkolnit, Tad ndërhyri në emër të jetës së tij … Tad iu lut qe të mos therrej, ndaj dhe u pranua qe jeta e gjelit të vazhdonte.  Tad e quajti gjelin e detit Jack dhe e trajtoi atë si një kafshë shtëpiake.

Gjelat e detit që paraqiten si dhurata për presidentët amerikanë mund të gjurmohen që në vitet 1870, kur tregtari i pulave ne fermën Rhode Island Horace Vose filloi të dërgonte gjela të ushqyer mirë në Shtëpinë e Bardhë. Dhurata vjetore nga Vose fitoi publicitetin e tij të gjerë në fermë dhe u bë një institucion i vërtetë në Shtëpinë e Bardhë.

Deri në vitin 1914, dhënia e gjelave një presidenti u bë e zakonshme dhe këto oferta prekeshin shpesh me patriotizëm dhe gëzim. Dhuratat e gjelave te detit u bënë simbole kombëtare të gëzimit.

Ndërsa disa pretendojnë se Presidenti Harry S. Truman e filloi këtë traditë festash edhe pse ka zgjatur shekuj, Truman nuk “i fali” gjelat që mori.

Biblioteka dhe Muzeu Presidencial Harry S. Truman kundërshton nocionin se ai ishte i pari që e bëri gjithashtu.

Falja e një gjeli deti u bë një normë nën Presidentin Ronald Reagan, dhe një traditë vjetore kur Presidenti George H.W. Bush vazhdimisht i falte gjelat e detit çdo vit.

Presidenti Bush tha, “Më lejoni t’ju siguroj, dhe këtë gjel deti, se ai nuk do të përfundojë në tryezën e darkës së askujt, jo këtë gjel – ai ka marrë faljen e Presidentit tani – dhe lejoi që ai të jetojë gjatë ditëve të tij në një fermë për fëmijë jo shumë larg këtu. ”

Jane shfrytezuar materiale nga “Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë”.

Kredia e imazhit: George H.W. Biblioteka dhe Muzeu Presidencial i Bushit / NARA

 

25 Nentor, 2020

New York

TRI TRANZICIONE PRESIDENCIALE ME PASOJA PËR AMERIKËN – Përktheu Rafaela Prifti

 

Përse u miratua Amendamenti 20 i Kushtetutës Amerikane dhjetë vjet pas propozimit të projekt-ligjit? Cili president cilësohet si model i tranzicionit presidencial? Çfarë mund të sjellë dimri i ndasisë?

Thomas Balcerski, autor dhe mësues në Eastern Konektikut përshkruan tre episode famëkeqe të tranzicionit administrativ në historinë e Amerikës.

Dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve Presidenti Donald Trump nuk e pranon humbjen ndaj ish-zv Presidentit Xho Biden. Disa zyrtarë të lartë të administratës së Trumpit, përfshirë edhe ish-shefin e përgjithshëm të personelit të Shtëpisë së Bardhë Xhon Kelli, kanë bërë thirrje për një proces paqësor tranzicioni. Megjithatë, shumë nga republikanët në Kongres qëndrojnë në krah të Presidentit.

Në realitet, Trumpi është president në dalje e sipër. Presidenca e tij ka shpërfillur precedencat e mëhershme në shumë aspekte por në këtë pikë ai është si gjithë presidentët e tjerë paraardhës. Mandati i tij do përfundojë dhe ai do dalë nga Shtëpia e Bardhë për të filluar kapitullin tjetër të jetës së tij. Dhe mënyra sesi sillet në këtë periudhë mnnd të jetë ajo që i jep vulën administratës së tij duke qenë gjithashtu edhe një moment kritik në historinë amerikane. Vendi ka përjetuar disa episode famëkeqe tranzicioni.  Tre të tilla kanë qenë: Xhejms Bjukenan dhe Abraham Linkolni gjatë dimrit të përçarjes të viteve 1860-1861, Herbet Huver dhe Franklin Delano Rusevelt gjatë përkeqësimit të krizës ekonomike të viteve 1932-1933, Bill Klinton dhe Xhorxh W. Bush pas zgjedhjeve të shumëkontestuara të vitit 2000.

Rrethanat e diktojnë më fort se më parë nevojën për tranzicion efektiv. Përkeqësimi i epidemisë së COVID-19 kërkon angazhim total nga dega ekzekutive dhe kooperim të presidentit aktual me presidentin e zgjedhur për hir të vendit. Për të mos lejuar thellimin e tragjedisë, Trumpi dhe Biden duhet të shmangin gabimet e tre tranzicioneve me nam të keq.

1860-1861: Xhejms Bjukenan dhe Abraham Linkoln

 

Inagurimi i Abraham Linkolnit si presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington DC pasardhës i Presidentit Xhejms Bjukenan u bë pas Zgjedhjet e vitit 1860 ishin një sfidë serioze për tranzicionin presidencial. Në nëntor të atij viti Linkolni kishte fituar mjaft vota në Kolegjin Elektoral ndaj tri rivalëve të tjerë duke siguruar mandatin e ardhshëm të presidentit. Pa kaluar një muaj, Karolina Jugore u mblodh në një kuvend shtetëror nga ku vendosi unanimisht shkëputjen nga Bashkësia e Shteteve (Unioni). Pas saj, gjashtë shtete të jugut e ndoqën atë shembull. Presidenti Bjukenan që kishte humbur zgjedhjet tregoi dobësi në përballjen me krizën. Ai deklaroi se nuk e mbështeste shkëputjen e shteteve të jugut por besonte se qeveria nuk kishte forca ta ndalonte këtë veprim dhe iu drejtua Kongresit për zgjidhje. Mbledhja e ‘të urtëve’ në Uashington DC doli me një varg me propozime të hartuara me qëllim që skllavëria të kishte mbrojtje kushtetuese. Ky dokument njihet si Kompromisi Kritenden (mbiemri i Përfaqësuesit ligjor të Kentakit, Xhon Kritenden, që propozoi masat ligjore – Shënim i Përkthyeses)

 

Por Presidenti i zgjedhur Linkoln me mençuri refuzoi të pranonte çdo lloj kompromisi të dalë nga administrata e papëlqyer e Bjukenan. Në ditën e inagurimit, Linkolni shkoi për vizitë në Shtëpinë e Bardhë dhe të dy vajtën me një pajton në ndërtesën e parlamentit. Pavarësisht nga fjalimi i paqtë inagurues, lufta shpërtheu kur forcat e Konfederatës hapën zjarr në Fort Sumter në prill 1861.

 

Kongresi republikan ishte aq i mllefosur me veprimet e fundit të Bjukenan kur ishte ende në postin e presidentit por nuk ishte rizgjedhur për mandatin tjetër, sa ia tërhoqi privilegjin e postimit pa pagesë duke e detyruar administratën e tij të paguante vetë për veprimet postare dhe madje nuk pranoi të paguante as për portretin zyrtar të z. Bjukenan.  Ai nga ana e vet i doli në mbrojtje pozitës së tij në prag të luftës, të cilën historianët e quajnë si librin e parë të kujtimeve nga një president por kjo nuk mjafroi për ta rehabilituar emrin e tij. Për pasivitetin e tij gjatë kohës kur po e shihte se Unioni po shkërmohej në këmbët e tij, ai renditet si presidenti më i keq në historinë e Amerikës.

1932-1933: Herbert Huver dhe Franklin D. Rusevelt

 

Në vitet 1932, periudha e Depresionit të Rëndë e kishte rrëzuar ekonominë amerikane në nivele të ulta të panjohura më parë. Bankat e kishin humbur kredibilitetin, bujqit nuk kishin treg për produktet e tyre dhe papunësia kishte arritur në 25 %.  Në nëntor, Rusevelti doli me një program të quajtur Pakti i Ri që financohej nga fonde shtetërore, dhe fitoi shumë më tepër vota se fushata e Huverit për vullnetarizm kolektiv të individëve. Ditën pas zgjedhjeve në orën 9:34 të mbrëmjes Huveri pranoi humbjen me zor me anë të një telegrami: “Për hir të qëllimit tonë të përbashkët, unë do jem i përkushtuar ndaj çdo hapi të mundshëm të dobishëm.” Në ditën e inagurimit të Franklin Delano Rusevelt në 1933, ai dhe paraardhësi Herbert Huver shkuan bashkë në ceremoni. Në të vërtetë Huver nuk kishte lënë gjë pa bërë që ta sabotonte Paktin e Ri të Ruseveltit. Praktikisht, ai donte t’i anulonte pjesë të tëra të programit social përpara se Rusevelti të hynte në Shtëpinë e Bardhë. Nga ana e tij, Rusevelti nuk pranoi të bashkëpunonte për asgjë me presidentin ‘në dalje e sipër.

 

Ndërkohë, pasojat e Depresionit të Rëndë u përkeqësuan. Në ditën e inagurimit Huveri dhe Rusevelt udhëtuan “si në gjemba” nga Shtëpia e Bardhë drejt Parlamentit. Rusevelti bëri vetëm disa komente për përgatitjet madhështore përgjatë rrugës ku do mbahej parada. Fatmirësisht, ky do ishte fundi i kohëzgjatjes së periudhës midis dy administratave, e caktuar në një kohë kur amerikanët udhëtonin me kuaj ose vaporë. Në vitin 1933, Kongresi më në fund miratoi ligjin e propozuar për herë të parë nga Senatori Xhorxh Norris në 1923 – që arriti të hynte si amendamenti 20 në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.  Midis të tjerave, amendamenti e përshpejtoi kohën e daljes së presidentit prej postit zyrtar nga data 4 mars në 20 janar.

2000-2001: Bill Klinton dhe Xhorxh W Bush

 

Ndërsa President Bill Klinton dhe Presidenti i zgjedhur Xhorxh W. Bush qëndrojnë përpara Shtëpisë së Bardhë për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve në 19 Dhjetor 2000, në Uashington, DC, pak kush e dinte atëherë luftën e brendshme që kishte filluar prej datës 7 nëntor. Në një prej garave më të paparashikuara në historinë amerikane, ish-Presidenti Al Gore dhe Guvernatori i Teksasit Xhorxh Bush kishin fituar shtete kyce që janë vendimtare për fatin e zgjedhjeve. Fituesi i shtetit të Floridës nuk mund të deklarohej megjithëse rrjetet kryesore mediatike ia kishin dhënë fitoren zotit Gore dhe e kishin ndërruar pastaj në favor të Bushit.

 

Duke menduar se kishte humbur, zoti Gore i telefonoi Bushit për t’i uruar fitoren. Gjatë rrugës për të mbajtur fjalimin e ‘humbjes’ pranë Momumentit të Luftës në Nashvil, asistentet vrapuan ta njoftonin të mos dilte përpara publikut. Sipas lajmeve, në Florida diferenca në numrin e votave ishte aq e vogël sa nuk numd të parashikohej fituesi, dhe kështu filloi një betejë ligjore disajavore derisa më në fund Gjykata e Lartë e ndaloi rinumërimin e votave në Florida, dhe z. Gore e dha pranimin duke iu drejtuar publikut përpara kamerave në datën 13 dhjetor. Ndërkohë që priteshin rezultatet e zgjedhjeve, agjencia federale që hap rrugën për presidentin e ri, nuk njohu asnjë kanditat. Vendimi vonoi vënien në zbatim të Aktit të Tranzicionit Presidencial që përfshin lokalet e zyrave, pajisjet si edhe fondet përkatëse për administratën e re. Megjithatë Bushi u lejua të vinte në mbledhjet informative të sigurisë ndërsa Gore ishte i pranishëm si Zv President. Në 2004 Komisioni i Posaçëm për  aktet e 11 Shtatorit konkludoi se ngadalësia në tranzicion i ‘ndrydhi’ aftësitë e administratës për të emërimet e zyrtarëve në poste kyçe të sigurisë kombëtare.

 

Megjithatë nuk kishte pak episode dramatike – administrata e Presidentit Klinton nuk u largua pa bërë zhurmë. Dolën fjalë se personeli kishte shkulur telat e telefonave, kishin dëmtuar tualetet, dhe kishin kryer një akt mëse “fëminor” duke hequr shkronjën W nga tastierat e kompjuterave të Shtëpisë së Bardhë (personeli i Klintonit i ka hedhur poshtë shumicën e këtyre akuzave.) Zyra e Llogarisë paraqiti një raport të dëmeve prej 15,000 dollarëve. Si kundërbalancë, Bushi iu përkushtua punës për një tranzicion profesional kur erdhi koha për ta kaluar ‘stafetën’ te presidenti i zgjedhur Barak Obama. Nga ana e vet, Obama e ka cilësuar atë si ‘standarti më i lartë’ i tranzicioneve dhe e ndoqi atë model në kohën e tranzicionit nga ai te Trumpi.

 

Zoti Trump mundet fare mirë ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve duke ndjekur traditën e gjatë të unifikimit të vendit që nis nga viti 1896. Dhe prej aty mund të ndjekë shembullin e presidentëve përpara tij që marrin pjesë në ceremoninë e inagurimit të pasardhësit.  Por nëse e kaluara mund të vlej si prolog, për mbarë vendin pritet të ketë thellim të krizës dhe një periudhë të trazuar tranzicioni. Ashtu si edhe përpara në historinë tonë, duhet të jemi të përgatitur për dimrin e ndasisë midis administratës së vjetër dhe asaj të re – dhe për pasojat që kjo do t’i sjell vendit.

THREE TERRIBLE PRESIDENTIAL TRANSITIONS THAT HURT AMERICA

 

Thomas Balcerski, author and history teacher at of Eastern Connecticut describes three cases of poor transitions from the nation’s history.

More than two weeks after Election Day, President Donald Trump still refuses to concede the race to former Vice President Joe Biden. Some high-ranking former officials from Trump’s own administration including his former chief of staff, John Kelly have called for a smooth transition. And yet, many Republicans in Congress continue to stand by the President.

In reality, Trump is a lame-duck president. Trump’s presidency has been unprecedented in many ways, but in this regard, he is like all his predecessors: His term in office will come to an end, and he will have to depart the White House to begin his next chapter. How Trump chooses to conduct the remaining days of his administration may yet define his presidency and prove a critical moment in American history. The country has suffered through some truly terrible transitions. Three such transfers of power come to mind — James Buchanan to Abraham Lincoln during the secession winter of 1860 to 1861; Herbert Hoover to Franklin Delano Roosevelt during the worsening economic crisis of 1932 to 1933; and Bill Clinton to George W. Bush after the bitterly contested election of 2000.

 

The need for an effective transition has never been greater. The worsening Covid-19 pandemic demands a strong response from the executive branch, which will require the outgoing president to cooperate with the president-elect for the good of the nation. To avoid further tragedy, Trump and Biden must avoid the mistakes of these truly poor transitions.

 

Here are three critical lame-duck periods from the nation’s past.

1860-1861: James Buchanan to Abraham Lincoln

 

Abraham Lincoln’s inauguration as 16th President of the United States in Washington, DC., with outgoing President James Buchanan and Chief Justice of the United States Roger Brooke Taney.

The election of 1860 provoked a serious challenge to presidential transition. In November, Lincoln won sufficient votes in the Electoral College to beat three challengers and secure a term as president. One month later, South Carolina gathered a statewide convention and unanimously voted to secede from the Union. Soon thereafter, six more southern states followed suit.

Lame duck President Buchanan poorly managed the developing crisis. He announced himself against southern secession, yet he also believed the government powerless to prevent the action. Instead, Buchanan looked to Congress for a solution. A gathering of “old gentlemen” in Washington, DC, yielded a series of appeasement measures, known as the Crittenden Compromise which aimed to protect slavery by constitutional provision.

But President-elect Lincoln wisely refused to accept any compromise emanating from the unpopular Buchanan administration. On Inauguration Day, Lincoln called on Buchanan at the White House, and the two men rode together in an open carriage to the Capitol. Despite a conciliatory inaugural address, war erupted when Confederate forces fired on Fort Sumter in April 1861.

The new Republican Congress was furious with Buchanan’s actions during the lame duck period. They took away the franking privilege for ex-presidents (thus requiring them to affix their own postage) — and even declined to pay for Buchanan’s official portrait.  Buchanan defended his actions on the “eve of rebellion” in what historians consider the first presidential memoir, but he failed to rehabilitate his reputation. For his inaction as the Union fell apart around him, he is routinely ranked the worst president in American history.

1932-1933: Herbert Hoover to Franklin D. Roosevelt

 

By 1932, the Great Depression had plunged the American economy to new lows. Confidence had been lost in the banking system, farmers could find no market for their crops and unemployment reached nearly 25%. In November, Roosevelt’s promise of a government-sponsored New Deal handily defeated Hoover’s campaign for cooperative voluntarism among private individuals. The day after Election Day, at 9:34 p.m., Hoover begrudgingly conceded by telegram, writing: “In the common purpose of all of us, I shall dedicate myself to every possible helpful effort.”

On the day of Franklin Delano Roosevelt’s presidential inauguration in 1933, he rides with his predecessor Herbert Hoover to the ceremony.  But, in reality, Hoover did everything in his power to stand in the way of Roosevelt’s New Deal. In effect, Hoover wanted Roosevelt to renounce portions of the New Deal, like his public works programs, before taking office. In turn, Roosevelt refused to collaborate in any way with the outgoing president.

 

In the meantime, the effects of the Great Depression only worsened. On Inauguration Day, Hoover and Roosevelt shared a tense ride from the White House to the Capitol, with Roosevelt making small talk about the impressive preparations along the parade route.

Mercifully, the extended lame-duck period, designed for an era when Americans traveled by horse or sail, was nearing its end. In 1933, Congress belatedly passed legislation — first proposed by Sen. George Norris of Nebraska in 1923 — that eventually became the 20th Amendment to the US Constitution. Among other things, the “lame-duck amendment” moved forward the expiration of an outgoing president’s term from March 4 to January 20 at noon.

2000-2001: Bill Clinton to George W. Bush

 

President Bill Clinton and President-elect George W. Bush stand outside the White House for their first meeting since the election December 19, 2000, in Washington, DC.  Little did the country know the crisis that would unfold starting on November 7, 2000. In one of the closest races in American history, Vice President Al Gore and Texas Gov. George W. Bush each racked up key wins in the battleground states. Yet no winner could be      declared in the crucial state of Florida, despite nearly every major network calling the state earlier in the night for Gore and then reversing the call in Bush’s favor.

Believing that he had lost, Gore had actually telephoned Bush to concede. The vice president was en route to speak before an assembled crowd at the War Memorial in Nashville, when aides frantically rushed to stop him from going on stage. News that Florida was too close to call now convinced Gore to retract his concession and thus began a weeks long legal fight. Finally, after the Supreme Court stopped the Florida recount, Gore concluded on December 13 in a nationally televised address. As the nation awaited the result, the General Services Administration, the agency tasked with smoothing the transition to the new president, withheld “ascertainment” from both candidates. The decision delayed implementation of the Presidential Transition Act, which provides for office space and equipment as well as funds to support the incoming administration. However, Bush did receive classified briefings (and Gore received them as vice president). Still, in 2004, the 9/11 Commission found that this slow transition “hampered” the new administration’s ability to place key officials in national security roles.

 

Yet the drama was not over — President Bill Clinton’s administration did not go quietly into the night. Allegations surfaced that personnel ripped phones from the walls, defaced bathrooms, and, perhaps most childishly, removed the letter “W” from keyboards in White House computers (Clinton staffers denied many of the claims). The General Accounting Office issued a report estimating some $15,000 worth of damages. In response, Bush diligently worked to ensure a professional transition, when the time came to pass power to President-elect Barack Obama. Described as the “gold standard” of presidential transition, Obama himself followed the model in the peaceful transfer of power to Trump.

 

Mr. Trump may yet concede the election and thus follow a venerable tradition of unifying the country that dates back to 1896. From there, he might follow past precedent and choose to attend his successor’s inauguration.  Yet if past is prologue, the nation should expect a continued crisis and a challenging transition period ahead. As we have too many times before, we must be prepared for a long winter of division between the outgoing and incoming administrations — and for the nation to suffer the consequences.

Pse hezitojnë partitë politike në Kosovë për të gjetur,,formulën,,për zgjedhjen e presidentit …? – Nga Skënder Karaçica

Pse nuk e zgjedhin presidentin jashtë korpusit  të partive politike…?

Dihet se institucionet e shtetit të Kosovës formohen  me ligjet kushtetuese të jetës politike (pluraliste) parlamentare.Kjo,tashmë,
dihet nga të gjitha rrafshet qytetare. Koha dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon Kosova me tronditjet e mëdha,kur udhëheqja e shtetit presidenti Hashim Thaçi bashkë me kreun e UÇK-së po përballet me procedurën paraprake në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë për ,,krime të njerëzimit,,(!)të sajuara nga shërbimet sekrete ushtarako-policore të Serbisë,që,në vitet më të rënda vrau e dogji krejt çfarë  ishte shqiptare dhe për tokën e djegur të Kosovës(!).

Koha po kërkon që të jemi më racional,duke lënë më një anë  apetitet  politike për të zënë karrikën e presidentit të Kosovës në kohën e tronditjeve të mëdha që na i ka krijuar armiku shekullor Serbia fashiste me hyzmertqarët e saj të shitur(!).

Partitë politike mos të hezitojnë,por të dalin nga vetvetja dhe të shohin sesi të dalim nga ky udhëkryq i madh i jetës institucionale të shtetit të Kosovës.Të bëjnë më të mirën e mundshme,duke thyer klishetë politike dhe të zgjedhin figura intelektuale,me bagazh të madh shkencor të dijes e të përvojës pa ngjyrime politike,që,në rrethanat e vështira të shtetit do të nis udhëtimin e sigurt të shtetndërtimit me një faqe të re kombëtare për të afruar programin dhe ligjet kushtetuese se Kosova është shtet sovran dhe pjesë e Evropës së qytetëruar e të bashkuar(BE).

Të mendojmë për pak minuta!Nëse jemi të bashkuar dhe mendojmë të dalim përtej thyerjeve të mëdha në zgjidhjen e drejtë se jemi shtet sovran,atëherë pse mos të zgjedhim presidentin e Kosovës nga bota shkencore dhe akademike,që kahet e shtetit të marrin kahjen  e duhur dhe të mundim thyerjet e trondtijet e skenarëve të Serbisë për shembjen e themeleve të shtetndrtimit të Kosovës!

Si qytetar i Kosovës,kam propozim konkret dhe këtë më lajon e drejta kushtetuese dhe demokracia si vlerë jona kombëtare,që për president të Kosovës propozoj PROF. DR.ZEJNULLA GRUDA,brezi i plejadës shqiptare të shkolluar dhe më një bagazh të madh politik,shkencor,akademik dhe diplomatik që,do të kemi fugurën e fortë kombëtare dhe institucionale të shtetit të Kosovës,kur e kur regjimi i Serbisë nuk ka ditë që nuk po ia rrëmihë themelet e saj të shtetëtisë(!).

Me këtë rast u bëjë thirrje të gjitha partive politike në Kosovë,mos e qitni në një anë ketë propozim qytetarie,ndonëse koha kërkon që të jemi në krye të detyrës dhe të mendojmë për shtetin e Kosovës e jo për apetitet (politike)të partive politike!Jam i bindur se me ketë propozim,e nesermja do të nis më mbarë dhe kahet e shtetndërtimit të Kosovës do të mundin të keqën e kohës dhe do të jemi aty në Evropë dhe botë si shtet serioz kombëtar,demokratik dhe ligjor!

Çikago,nëntor të motit 2020

KUR KRYETARET NUK SHKULEN NGA KARRIGET Përkthyer nga Rafaela Prifti

historinë e Amerikës nuk ka pasur president tjetër që të refuzojë për një kohë kaq gjatë të njohë rezultatet e një zgjedhjeje ku është e qartë se ka humbur. Kur është fjala për version alternativ të realitetit, zoti Trump ka plot shokë jopresidencial.

Ndërsa vendi mediton rastin e bujshëm të Donald Trumpit, presidentit që nuk pranon se e kanë nxjerrë nga puna, atë mund ta krahasojmë me një sërë personazhesh dhe individësh që nuk kanë dashur të pranojnë momente jo të mirëpritura në jetën e tyre personale dhe profesionale.

Në vitin 1873, Guvernatori republikan i Teksasit, Edmund J. Dejvis, refuzoi të largohej nga zyra pas humbjes së zgjedhjeve duke thënë se mandati i tij nuk skadonte edhe për disa muaj. Ai ngriti një barrikadë në hyrjen e ndërtesës së parlamentit nga ku nuk donte të lëvizte. Guvenatori i zgjedhur dhe ekipi i tij vunë një palë shkallë dhe hynë nga dritaret për të filluar punën në katin e sipërm të ndërtesës. Rasti tjetër është Hiru Onoda, oficeri i lartë i Ushtrisë Perandorake Japoneze, i cili pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore, qëndroi në xhungël në gatishmëri luftarake për 29 vjet derisa vajti eprori i tij tashmë i plakur dhe e anuloi urdhërin e mëhershëm për të mos u dorëzuar. Një vit më parë, në 2019 ishte rasti i qeverisë së Moldovës që vendosi të mos i hapte rrugë qeverisë së re gjë çoi në një situatë të komplikuar, ku të dyja grupet deklaronin se ishin në krye të vendit. “Ngërçi” u tejkalua kur ish-kryeministri me inat e liroi postin i përballur me presion nga jashtë të ushtruar nga ndërkombëtarët si edhe me zemërim të popullit nga brenda vendit.

Në Amerikë transferimi i pushtetit ka qenë një kalim paqësor i kompetencave i kryer sipas një procedure të caktuar. Por historia botërore ka plot shembuj të diktatorëve dhe tiranëve që kanë përdorur mënxyra për të ruajtur pushtetin. Historia ka shembuj të autokratëve që nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve të lira. Ka shembuj kur ata eliminojnë fare mandatet dhe rrinë në fuqi pafund. Ka shembuj kur ata burgosin, vrasin ose zhdukin kundërshtarët e tyre politik. Siç ka edhe nga ata që i praktikojnë të gjitha këto metoda së bashku.

Zoti Trump ka folur me simpati për të paktën një prej tyre, për shembull kur tha se atij “mbase i takonte një mandat i tretë” duke u nisur nga “mënyra sesi na kanë trajtuar.” Këto ai i ka deklaruar përpara se të humbte zgjedhjet. Përdredhjet e lajmeve që dalin nga Shtëpia e Bardhë, përngjasin me tymin e duhanit nga ku shfaqen sinjale se këshilltarët e presidentit dhe familjarët po provojnë disa forma psikologjike që Presidenti Trump ta kuptojë se është “pensionuar”, ndërkohë që sjellja e presidentit i përngjet më pak një puçi dhe më tepër një episodi të stërzgjatur hidhërimi të një fëmije të llastuar.

Shumë anëtarë të legjislaturës republikane që e kanë neveri ta mërzisin zotin Trump, po ndihmojnë të ushqejnë iluzionin për pushtetin e tij. Por kjo ka një paralele në jetën e familjes së Trumpit. Kur babai i tij, Fredi, u sëmur me Alzheimer, familiarët thuhet se ranë dakort që ta linin patriarkun të mendonte se ishte ende drejtuesi i organizatës Trump. Revista Vanity Fair shkruan se plaku dilte për ditë në punë ku i jepnin të firmoste letra të bardha ndërsa telefonin e zyrës ia kishin lidhur vetëm me linjën e sekretares së tij.

Disa rrjete mediatike simpatizuese të krahut të djathtë si edhe shumë nëpunës republikanë refuzojnë të pranojnë se Xhozef Biden është zgjedhur president. Miliona amerikanë duket se i besojnë thënieve të zotit Trump se këto janë zgjedhje të vjedhura dhe se epidemia e koronavirusit që tashmë është përshkallëzuar, nuk paraqet problem serioz. Përkrahësit e tij marshojnë në rrugë për të protestuar rezultatet e zgjedhjeve dhe nuk dihet se në ç’rrethana Trumpi do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Gazetari dhe adhuruesi i Trumpit, Geraldo Rivera paraqiste në Twitter një krahasim të presidentit me një kampion të peshës së rëndë, që e di se ka humbur por mbahet me dhëmbë në ring duke grushtuar për një shans të largët fitoreje. Përshkrimi i tij lirik: “ai do t’i përgjigjet tingullit të këmbanës duke kërkuar nokautin që mbetet larg në horizont.”

Autori i librit “Narcisisti i Njohur: Mburoja ndaj Narcisistit Ekstrem në Kohën kur Universi Rrotullohet rreth Vetes”, Dr. Bruno shkruan: “Kur të jenë shteruar paditë ligjore kundër zgjedhjeve, ai do ta kalojë gjithë jetën duke këmbëngulur se sistemi bëri komplot që mos e linte të fitonte. Do gjej rehati tek fajësimi i të tjerëve, vetë-keqardhja dhe tek indinjata që i takon vetëm atij për t’i pasur ato si mbështetje të vetes në mënyrë që të zbrapsi ndjenjën e poshtërimit nga humbja.”

Ky është version  i shkrimit të Sarah Lyall botuar në gazetën Nju York Tajms me titullin origjinal “Kur Liderët Nuk Ikin, Mësime nga Shekspiri te Dikens te “Sajnfeld” për Moslamtumirën e Gjatë të Presidentit Trump. (When a Leader Just Won’t Go, Wisdom from Shakespeare to Dickens to ‘Seinfeld’ on President Trump’s long non-goodbye)

 

WHEN A LEADER JUST WON’T GO

No president in American history has ever before refused for so long to concede an election he has obviously lost. But when it comes to hanging on to an alternative version of reality, Mr. Trump has plenty of nonpresidential company.

As the nation ponders the awkward case of Donald J. Trump, a president who will not admit that he has been fired, it is helpful to consider him through the experiences of characters and individuals who have been unable to accept the arrival of unwelcome developments in their personal and professional lives.

There was Texas Governor Edmund J. Davis, a Republican, who refused to leave office after losing the election of 1873, claiming that he had several months left in his term and barricading himself on the ground floor of the State Capitol. The newly elected governor and his supporters installed themselves on the first floor, using ladders to enter through the windows. There was the Hiroo Onoda, the Imperial Japanese Army officer who would not surrender after the end of World War II, remaining in combat-readiness in the jungle for 29 years until his by-then elderly former commanding officer arrived and rescinded his no-surrender order. And there was the entire government of Moldova, which in 2019 decided not to make way for a new government, leading to a bizarre situation in which both groups claimed for a time to be in charge of the country. The impasse finally ended when the former prime minister grudgingly stepped down in the face of growing national outrage and international pressure.

While American presidential transfers of power have traditionally been smooth, well-run affairs, world history is replete with examples of dictators and strongmen employing nefarious means to remain in office. Sometimes such rulers refuse to accept the results of honestly conducted elections. Sometimes they throw out term limits, and just keep on governing. Sometimes they jail, torture, kill or disappear their political opponents. Sometimes they do all of those things.

Mr. Trump has spoken admiringly about at least some of these practices, saying, for instance, that he was “probably entitled” to a third term “based on the way we were treated.” That was before he lost the election. But given the news wafting like the occasional smoke signal from the White House, where some of the president’s advisers and relatives are reportedly attempting various psychological techniques to get Mr. Trump to accept the fact that he is now a lame-duck president, his behavior seems less like a putsch and more like an extended whiny tantrum.

Meanwhile, many Republican legislators, loath to upset Mr. Trump, are helping to prop up the illusion that he is still somehow in power. Interestingly enough, there appears to be some precedent for this within the Trump family itself. When the president’s father, Fred, developed Alzheimer’s, the family reportedly conspired to help him believe that he still ran the Trump organization. According to Vanity Fair, the elder Mr. Trump would show up for work every day, signing blank papers and using an office phone connected only to his secretary’s line.

Some sympathetic right-wing media outlets and many Republican officials are refusing to acknowledge that Joseph R. Biden Jr., is the president-elect. Millions of people appear to believe Mr. Trump’s assertions that the election was stolen and that the coronavirus, now raging out of control, is not a serious problem. His supporters are marching in the streets to protest the election result, and it remains to be seen under what circumstances he will finally leave the White House.

On Twitter, the Trump-admiring journalist Geraldo Rivera compared the president to a heavyweight champion who knows he has lost but grittily fights on in case he can eke out a victory. His lyrical description — “Still, he’s going to answer the final bell, looking for the knockout he knows is a long shot.”

The author of “The Narcissist You Know: Defending Yourself Against Extreme Narcissists in an All-About-Me Age”, Dr. Burgo said: “Once he has exhausted all possible avenues to challenge the election, he will spend the rest of his life insisting the system conspired to deprive him of his victory. He will take refuge in blame, self-pity and righteous indignation to shore up his sense of self, thereby warding off the humiliation of true defeat.”

This is an edited version of Sarah Lyall’s Political Memo, The NYT, When a Leader Just Won’t Go Wisdom from Shakespeare to Dickens to ‘Seinfeld’ on President Trump’s long non-goodbye.

Amerika zgjedhjet 2020 – Edhe më e fortë, edhe më afër popullit amerikan, e bashkuar dhe gardian për lirinë e popujve të botës …! – Nga Skënder Karaçica

 

Më 21 janar 2021 në Shtëpinë e Bardhë(Washington)do të mbahet akti kushtetues presidentcial i dorëzim-pranim të detyrës Donald Trump ndaj presidetit të zgjedhur JOE BIDEN!

Zgjdhja e JOE BIDEN po vjen në kohën e tronditjeve të mëdha në planet të pandemisë Covid-19 si dhe një varg problemesh në fushën politike,ekonomike,ngorhja globale dhe globalizimi i jetës deri në shkallë të luftërave dhe të armatimit të ushtrive nëpër botë.

Presidenti JOE BIDEN do të orientojë Programin Shtetëror të Amerikës për katër vitet e ardhshme në rrafshet e reja dhe të stabilizimit të problemeve në rrafshin ndërkombëtar,ku,Amerika do të marrë rolin kryesor për të ndihmuar dhe për të shpetuar njerëzimin dhe planetin.

Amerika si aleati kyresor i shtetit të Kosovës,do të jetë në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe zgjidhja përfundimtare e njohjes së sovranitetit në mes të dy shteteve dhe,zgjidhja e njëherë e përgjithmonë shqiptaro-serbe secila në tokën e vet dhe me orientimet në relacionet BE-NATO-SHBA!

Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Kosovën!

Çikago,nëntor të motit 2020

VETËM LOT PATI PËR MUA (Nënë Dijes) – Poezi nga Skënder Karaçica

 

Ishte dimër,po dimër i vështirë
edhe lisat në mal binin për tokë
dimër ishte në Drenicë
një klithmë dëgjohej në errësirë
Dyl Danit hunda i pikte gjak
në ballë ia kishin vënë vdekjen
vdekjen e vetmisë
vdekjen e larë më gjak
ku e keni pushkën,i thanë gjelatët
pushkën që doni të vrisni vdekjen
ku e keni pushkën i thanë
Dyl Danit nuk iu ndal gjaku nga goja

O Dyl Dani,i erdhi një zë nga Galeshi
dhimbjet dhe plisi i përgjakur
kujtoj një djep dhe afshamën si në ëndërr
ku do të lë tim bir dhe mori frymë thellë
vdekja i sillej vërdallë trupit
nuk kam pushkë,kam një djalë në djep
e kur të rritët do të mësoj në libra
historinë e plisit tim të përgjakur
tevona do të marrë pushkën në dorë
me brezat e Drenicës,e ti gjelat i marrë
nuk do të jeshë më në tokën time
Dyl Dani kur erdhi pranvera
dhe nuk ishte dimër e borë ku qahej lisi
vdekja e mori të ri dhe djepit iu shtua vaji
kur në pranverë mbyllej dera e shtëpisë
Dyl Dani i mori me vete njëmijë plagët
plisi mbet i përgjakur si dëshmi në Galesh.

Nëna Dije nuk pati tjetër pos lotëve

Nëna Dije e mbylli derën e shtëpisë
dhe u nis në paudhën e jetës
shkoi dikah me vetminë
klithma në djep ia këputi zemrën
nusëria u bë e zezë si vetë jeta
vetmia dasma e fundit e Dyl Danit
djepi nuk përkundi fëmijërinë
Nëna Dije e mbylli derën e shtëpisë
u nis me vetminë për të shëruar
njëmijë plagët në trupin e Dyl Danit
disaherë shikoi mbrapa derën e mbyllur
djepin dhe vajin e fëmijërisë
ajo vetë humbi në errësirën e Galeshit
nuk pati mundësi të flasë me diellin
matanë udhës velin e zi si kujtim
vetëm një ofshamë u dëgjua në livadhe
a do të takoj ndonjëherë se si rritej
në djepin e fëmijërisë djali nënës
kur i mungon përkdhelja e duarëve të mia
në udhët e pafund të jetës
Nëna Dije nuk pati veçse lot për mua…!

Çikago,nëntor të motit 2020

 

MBI VIZITËN E PRESIDENTIT TË FEDERATËS VATRA NË SHQIPËRI DHE KOSOVË – Shënim nga Thanas L. Gjika

Të dashur miq, para disa javësh Presidenti i Federatës VATRA, Z. Elm Berisha, bëri një vizitë pune në Tiranë dhe Prishtinë. Disa shqiptarë, madje dhe vatranë, që e konsiderojnë veten demokratë të kulluar e kritikuan Presidentin e Vatrës për disa nga vizitat e tij, sidomos për vizitën te Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Gramoz Ruci. Thanë se nuk duhej të ishte kryer kjo vizitë me Z. Gromoz Ruci, sepse ai është një personalitet politik që ka qenë në shërbim të qeverisë komuniste, etj. Ata mendojnë se Federata Vatra, duke qenë një shoqatë demokratike që mbron interesat e së djathtës shqiptare dhe të të përndjekurve politikë të regjimit komunist, nuk duhet të krijojë lidhje pune me të tillë kundërshtarë të së djathtës.

Z. Elm Berisha, si person me përgatitje profesionale në fushën e politikës, ua dha përgjigjen pakënaqësive të tilla në intervistën që i dha gazetës Dielli, në numërin e botuar në letër për muajin tetor. Përgjigja e tij ishte shumë e matur dhe me vizion për politikën e ardhëshme të dy shteteve shqiptare dhe të diasporës sonë. Midis tjerash ai sqaroi se, për shkak të Coronavirusit shkoi i vetëm në Shqipëri e Kosovë, por vizita e tij nuk ishte vizitë private. Ai shkoi në Tiranë e Prishtinë si përfaqësues i një institucioni, si President i Federatës Vatra dhe bëri takime pune me kryetarë institucionesh si me Presidentin e Republikës, Z. Ilir Meta, me Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, etj, të cilët i ka zgjedhur populli shqiptar dhe i ka njohur bota perëndimore euro-atlantike.

Vatra, shtoi Z. Elm Berisha, punon për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të ecur drejt realizimit të një politike mbarëkombetare në unison.

Nga ana ime mendoj se të tillë mendime vizionarë nuk ka pse të mos i përqafojnë të gjithë ata që ia duan të mirën popullit shqiptar. Koha e sotme kërkon që të heqim dorë nga grindjet e percarjet për interesa partiakë, ose interesa personalë dhe të punojmë së bashku për krijimin në të ardhmen e afërt të një shteti kombëtar shqiptar.

Pse Konsulata e Maqedonisë së Veriut në Çikago e ndërroi lokacionin  dhe kaloi në Detroit? – Nga Skënder Karaçica

 
Në Çikago tash e  dhjetë vjet është hapur Konsulata e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe u pritë mirë nga shqiptarët e hapësirës etnike të këtij vendi,ndonëse për shumë çështje të aplikimit zyrtar ata kryenin  punë dhe udhëtonin pa ndonjë problem në atdhe.Kështu thonin shqiptarët e hapësirës  etnike në shtetin e Illinoisit dhe shprehën habinë kur dëgjuan se Konsultata e këtij shteti me verdiktin zyrtar të qeverisë Zaevi në Shkup, tashti ka kaluar në Deroit afro 400 km larg nga qyteti i Çikagos.
 
Duhet theksuar se në Çikago jetojnë e punojnë afro 40 mijë shqiptarë nga të gjitha trevat etnike,shumica prej tyre nga hapësira etnike nga Maqedonia e Veriut dhe,më të drejtë pyesin  përfaqësuesin e koalicionit qeveritar z.Ali Ahmeti pse kjo Konsulatë e ndërroi lokacionin  dhe kaloi në Detroit?Për këtë vendim qeveritar  e të përkrahur nga koalicioni shqiptar në Tetovë në qeverinë  Zaev 2 në Shkup,ata theksojnë se në Detroit nuk ka më shumë se 100 familje shqiptare nga hapësira etnike në vendin tonë,thonë zëshëm në Çikago.
 
Tash e tutje për ndonjë dokument  duhet udhëtuar tërë ditën në relacionin Çikago-Detroit (shkuarje-ardhje) 800 km kur e kishim tek  ,,dera e shtëpisë,,Konsulatën e deritashme.Pse ndodhi kjo,pyesin shqiparët ,,liderin,, Ali Ahmeti si pjesë e koalicionit në qeverinë ,,Zaev 2,,në Shkup.Për këtë vendim qeveritar të ngutshëm dhe më gjasë pa ndonjë informim paraprak,po i vjen era si për inati të diasporës shqiptare në shtetin e Illinoisit,ngaqë disaherë për shkak të aktivitetit  të mangët të partive politike për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në ketë shtet dhe  në këto hapësira etnike, nuk patën  munguar as kritikat e diasporës nga Amerika.
 
Kërkojmë që qeveria Zaev2 në Shkup dhe përmes koalicionit të partisë politike të Ali Ahmetit,të shqyrtohet mundësia që kjo Konsulatë mos të mbyllet në Çikago e të kaloi në Detroit,ndonëse ndaj nesh po na bëhet një e padrejtë,kur dihet se për çdo verë të pushimeve diaspora shqiptare në Amerikë dërgon miliona dollar në buxhetin e këtij shteti,që për ne ka kohë që na i ka mbyllur dyert,thonë në fund të këtij reagimi diaspora shqiptare në Çikago.
 
Skënder Karaçica

Dr.Adnan Dervishi erdhi refugjat nga Drenica në Amerikë dhe u bë Dr. i medicinës – Nga Skënder Karaçica

Fletëza jete
 
 
E kanë thënë më të drejtë se Amerika si vend i lirë dhe fidanishte e demokracisë në konceptin e mbrojtjes së lirive njerëzore nëpër botë dhe të Kosovës,është vendi i mundësive për të arritur në jetë.Po kështu i riu Adnan Dervishi nga Drenica në vitin 1999 me familjen e tij nga kampi i refugjatëve shqiptarë të Kosovës në Stankovec të Maqedonisë,ia mësyen tokës së largët kendej  Detit Pacifik në Amerikë.
 
Adnani për lexuesit shqiptarë në atdhe shpalos kujtimet e tij si erdhi në Amerikë në kohën e luftës kur djelmenia e UÇK-së luftonin maleve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe,si thotë drenicaku i Gradicës së Drenicës,për ndarjen njëherë e përgjithmonë në mes të shqiptarëve dhe serbëve.Në këtë rrjedhë,shqiptarët mbetën nën regjimin e ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë,që,më të drejtë në disa nga takimet e diplomatit amerikan Richard Hollbrook në Beograd me kryekriminelin Slobodan Millosheviq lidhur me çështjen shqiptare të kohës,ai e ulustroi me shembullin më të mirë të fjalës së amerikanëve,,Martesë me pushkë,,!
 
Në shpalimin  fletëza jete,Dr.Adnan Dervishi kujtimet e kthejnë në Drenicën e tij për të kujtuar shokët e shkollës,për të afërmit e tij dhe sot me gradën e doktorit të medicinës si fushë e specializimit  shkencor-kërkimor (Dr.i medicinës-urolog-enkolog i kirurgjisë minimale invazive në Tenesi(SHBA).Si sot ngjarjet e flakëve të luftës i kujton Dr.Adnan Dervishi në Amerikë dhe tërë katrahurat vrastare që i bënin forcat ushtarako-policore dhe paramilitare nën kamndimin e kryekriminelit Slobodan Milosheviq nga Beogradi.
 
Po,po,kujtimet me vijnë vërdallë koha kur në kampin e refugjatëve shqiptarë nga Kosova në Stankovec të Maqedonisë(1999),që varesha të çadrat mjekësore  para Krishtit gjithmonë dëshiroja të isha mjek dhe mendoja në kohën e vrarë të brezit dhe të popullt tim se duke u varur nëpër të gjitha çadrat mjeksëore dhe duke parë gjërat për të cilat do të isha i përgatitur kur të isha i madh..!E kemi si traditë familjare në Drenicë se bëj miq dhe luaj futboll,shfletimi fletëza jete nuk kanë të sosur për Dr.Adnan Dervishi!
 
Kisha parë me sy në një kënd postimin e emrave të familjes tonë se po shkonim në Amerikën e largët…kjo ishte hera e parë gjatë luftës së Kosovës që fillova dhe,siç thonë shpresa vdes e fundit,gjërat do të ishin më mirë.Dhe,sapo ardhëm në Amerikë,shkon cep me cep të udhëve të jetës dr.Adnan Dervishi,pas një kohe mësonim si të përdorim një kompjuterë që përmes teknologjisë së tij do të kërkoja emrat e njerëzve të mi të afërt të zjarrit  si thonë në Drenicë për të parë nëse t`i gjeja…!Prindërit e mi shpesherë me flisnin për Dr.Lutfi Dervishi një nga mjekët më të njohur në Kosovë(urolog).Prej punës së tij dhe të humanizimit me porodinë e Hipokratit ,një ditë kur forcat serbe ia kishin thyer ordinancën e tij në Drenas,unë nga kurrshtja kisha gjetur aty afër librin nga urologjia që nuk e dija se një ditë do të me duhet në studimet e medicinës në universitetin në Tenesi.
 
Dr.Adnan Dervishi punon në spitalin në Tenesi dhe pacientët që vijnë të sëmuar me kancer në prostatë,duart e bardha dhe me dije shkencore të matilbardhit,ata kur dëgjojnë se kanceri u është hequr shkojnë të lumtur në shtëpitë e tyre dhe me respektin ndaj meje.Nuk  ka më mirë në jetë kur të tjerët i kthehën jetës normale dhe sëmundja mundet me dijen dhe teknologjinë e shekullit të robotikës,thekson doktori i ri me planet dhe entuziazmin e tij për të marrë dije nga tërë planeti për të ardhemn  e njerëzimit në kohën e globalizimit.Qysh sot jam i gatshëm të dëgjoj nismën e profsorëve në QKUK në Prishtinë që të nisim bashkpunimin në mes universitetit dhe spitalit në Tenesi me atë në Prishtinë,duke afruar përvojën dhe dijen shkencore për shërimin e sëmundjeve të kancerit të protestatës me metodën më moderne të robotikës.
 
Skënder Karaçica
Me vllezerit dhe Babin ne Drenas
Ne Shkollen Fillore ne Drenas
un gjindem me syza ne te majten

floket e verdhe, me syza para mesueses

besoj 1995/1996

Me mesuesen dhe djalin e saj para lufte dhe 17-18 vjet me vone ne Angli

Me tre vëllezërit e mi dhe prindërit e mi në kampin e refugjatëve

Me tre vllezerit:  Vlorian, Edmond dhe Granit Dervishi ne vitin e pare ne Amerike.
Duke Marre nje sy gjum te shkurter gjat studimeve ne shkolle te mjeksis
Diplomimi i mjeksis 4 vjet
Me Vllau dhe Bashkshorten e ti Ne diplomimin e Mjeksis
Diplomimi I specializimit ne urology 5 vjet
presentation of my research in Urology in Paris, France (sept 2018)
Djali im Luka Bekim Dervishi
Gruaja dhe djali
 

Sergio Bitici: Vlerësim mirënjohës për bashkëpuntorët dhe optimizëm për Vatrën

Kjo është deklarata e Z. Sergio Bitici VATRAN që është VATRAN që nga viti 1967 në lidhje me Kuvendin VATRA 31 Tetor 2019:

 

 

Të dashun Antarë të Komisionit VATRA 5 Tetor 2019 – (Sot e tutje quhet VATRA),

Kuvendi i rregullt dhe legjitim i datës 31 Tetor 2020 përfundoi me faqe të bardhë, që nderon kombin si Vatër, mbas shum vjetve në neglixhencë. Nji eksperiencë e shkëlqyeshme e përgatitun me ma se 50 mbledhje javore pëgjatë nji vjeti, shembull se si punohet randë e me sinqeritet.

Çka asht impresive, të shtatë antarët e Komisionit morën pjesë në të gjitha mbledhjet e të shtuneve, vetëm për pergatitjen dhe strategjinë për shpëtimin e Vatrës.

Kulminacioni i punës kolektive solli Kuvendin e djeshëm të civilizuem, ku nuk munguen dhe tjerë individë me këshilla dhe sygjerime profesionale e inteligjente.

Personalisht i falënderoj të gjithë, por veçanisht Z. Armin Zotaj dhe Dr. Elton Mara, të cilët e kanë pasë barrën ma të randë, me të gjitha organizimet dhe dallgët nga shum anë.

Puna e mirë vleftësohet nga rezultati, të cilit Kuvendi i vuni maje me zgjedhjen e Kryetarit të VATRËS, njeriun ma me meritë, me entusiazëm dhe i dëshirës për ta ngritë në kambë këtë zojë të jo mirëpërdorun këto vite.

Ky asht Ahmet Giaffo, nji Vatran i vjetër dhe plot dashuni për organizatën tonë historike.

Në fjalimin e tij të shkurtë falënderues, zoti Giaffo premtoi se do të punojë me përkushtim, por se ka nevojë për ndihmën tonë si bashkëpuntorë Vatranë. Natyrisht ai do të kete përkrahjen dhe ndihmën e Shqiptarëve si me punë, me antarësi dhe respekt.

Mbetem optimist për të ardhëmen e Vatrës që do të ngrihet, sepse me nji skuadër entusiaste e të kualifikueme mbërrihet deri te suksesi, që do të motivojë edhe leadership-in në Atdhe.

Me nderimet ma të sinqerta,

Sergio Bitici                                                                                                                    antar prej 1967

New York, 1 Nandor 2020


Send this to a friend