VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Vatra” dhe “Dielli” në vitet ‘30 – Nga Idriz Lamaj

By | July 11, 2021

Komentet

Homazhet për Ilir Buçpapajn në Bronx të Nju Jorkut të mërkurën 26 janar nga ora 3 deri 8 të pasditës

Familja Buçpapaj njofton miqtë, bashkatdhetarët, komunitetin shqiptar në SHBA se arkivoli me trupin e të ndjerit ILIR Xhemajl Buçpapaj do të pushojë të mërkurën me 26 Janar 2022, nga ora 3 PM deri në 8 PM, në Shtëpinë Mortore LUCIA BROS-FUNERAL, që ndodhet në adresën:
569 EAST 184 Street, Bronx, NY 10458.
PH. 718-367-800.
Iliri ndërroi jetë të dielën me 23 Janar 2022. Trupi i tij do të pushojë në vendlindje, në TPLA të Krasniqes së Tropojës sipas amanetit lënë familjes.
Pushoftë në Paqe Shpirti i gazetarit, regjisorit, mjeshtrit të Kamerës Ilir Buçpapaj!

In memoriam: Një nga dokumentarët më të fundit të Ilir Buçpapajt xhiruar në SHBA, kushtuar shqiptaro-amerikanit të shquar Marjan Cubi!

Sot u nda nga jeta dokumentaristi dhe regjisori i mirënjohur Ilir Buçpapaj.

Në Amerikë Ilir Buçpapaj zhvilloi një aktivitet shumë të pasur midis komunitetit Shqiptaro-Amerikan.

Lexuesave të voal.ch në kujtim të Ilir Buçpapajt, po i sjellim njërin prej dokumentarëve të tij të prodhuar në Amerikë kushtuar shqiptaro-amerianit të shquar Marjan Cubit,

njërës prej figurave ikonë të komunitetit shqiptar në New York, SHBA.

Në këtë dokumentar që titullohet “Marjan Cubi Urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës”, Iliri Buçpapaj është skenarist, regjisor dhe operator, sepse zemra nuk i ndahej dot nga kamera.

Ilir Buçpapaj u nda nga jeta, por kamera e tij do të vazhdojë të jetojë.

 

 

In memoriam – Dokumentaristi dhe regjisori i njohur ILIR BUÇPAPAJ tregon përvojën 37-vjeçare në RTSH

Sot u nda nga jeta në New York shumë parakohshëm dokumentaristi dhe regjisori i njohur Ilir Buçpapaj. Lexuesit po ia sjellim këtë intervistë të tij dhënë dy vjet më parë tek Nacional, ku tregon rreth jetës dhe karierës së tij të suksesëshme 37 vjeçare në RTSH.

———————-

Ilir Buçpapaj është shembulli  i intelektualit, patriotit dhe punëtorit vetëmohues që tërë jetën e tij ia ka kushtuar nxjerrjes në dritë të figurave, ngjarjeve e vendeve që i kanë sjellur krenari kombit shqiptar. Jemi me fat që Ilir Buçpapaj tanimë jeton dhe krijon në SHBA duke e vijuar veprimtarinë e tij në mes të shqiptarëve të Amerikës.
Ilir Buçpapaj: Ju tregoj si gjyshi im i merrte me autograf librat nga At Gjergj Fishta dhe Hil Mosi: “Kam pasur nje femijeri të pasur pasi jeta ime ishte në mes të qytetit të Bajram Currit, Tplanit dhe Bjeshkës së Trokuzit. Cilido lavdëron gjyshin dhe gjyshen, pasi gjyshi im Bubrreci, me një shtat vigan 2 metër, vërtet ngjasonte me kreshnikët në të ecur, në fjalë, rreth odes së burrave, fjalëpak por fjala e tij zinte vend. Ai për kohen ishte më i shkolluar se bashkëfshatarët e tjerë, pasi kishte kryer mejtepin në Gjakovë, kishte filluar Medresen në Shkup, por fatkeqesia që pllakosi familjen duke i vdekur babai dhe xhaxhallarët e detyruan të kthehet ne Tpla për t’u kujdesur për punët e shtëpisë. Ai kishte një dashuri të madhe për dijen dhe librin. Kishte miqësi të veçantë me At Gjergj Fishten, i cili librat e tij i bënte me dedikim për Bubrrecin, këtë burrë vigan dhe të ditur. Gjyshi kishte lidhje të veçante edhe me Hil Mosin, ai kishte marre pjesë në Luften e Qafës së Morines të vitit 1910 ku kishte marrë edhe dy plagë.”

Ilir, prej tre vitesh jetoni në SHBA, çfarë është për ju kjo jetë e re?

I. Buçpapaj: Në rrjedhat e jetës, fati të çon sa nga një vend në një tjetër, veçanerisht tani kur, me zhvillimin e teknologjisë si dhe pas hapjes së Shqiperise që nga vitet 90, distancat në kohë janë zvogëluar ndjeshëm. Prej tre vitesh jetoj në New York në Amerikë. Natyrisht, si vendi yt nuk ka, por, falë dhe njohjeve të krijuara nga vitet e shkuara, jam ambientuar. Ndjek në vijimësi veprimtaritë që zhvillohen nga shqiptarët në 3 shtetet: New Jersey, New York dhe Connecticut, sidhe po merrem me dokumentarë e shkrime për veprimtari dhe figura të shquara të komunitetit tonë këtu. Pasioni dhe dashuria për profesionin nuk më hiqen deri në frymën e fundit. Gjatë vitit të kaluar kam realizuar tre dokumentarë si “Bukollajt në Rrjedhën e Kohës”, ‘Rrëfimet e Zenepe Mulosmanit”, “Mes Kosovës dhe Amerikës-Marjan Cubi” dhe kam në proces disa dokumentarë nga veprimtarë të cështjes kombëtare shqiptare në Amerikë. Në të gjithë dokumentarët janë të bashkëlidhura veprimtaria në Amerikë, por edhe trojet shqiptare nga kanë ardhur, si për shembull “Historia dhe e sotmja e Babajve të Bokës të Gjakovës” . Me pak fjalë, jam i nangazhuar gjatë gjithë kohës. Në Shqipëri shkoj çdo vit dhe vizitoj Kosovën, Malin e Zi, Maqedonine e Veriut ku jetojnë shqiptarët.

Duke qënë per disa dekada me radhë reporter i RTSH-së, pastaj redaktor e regjisor, si e keni parë historinë e vendit në këto vite?

I. Buçpapaj: Çdo njeri ka prirjet dhe predispozitat që, me kalimin e viteve, marrin zhvillime të reja. Historia e popullit shqiptar në vijimësi më ka pëlqyer. Fati e solli që, me punen time në RTSH, të merrem me pasqyrimin e ngjarjeve dhe figurave historike shqiptare që në lashtësi dhe deri në ditët e sotme. “Gur-gur behet mur”-thotë një shprehje e vjetër popullore prandaj, edhe unë nga viti në vit shtova numrin e dokumentarëve. Kjo gjini filmike është shumë e veshtirë, por të jep dhe kënaqësi të mëdha. Historia e popullit tonë është histori plot dhimbje dhe drama, por i kemi mbijetuar kohës, sado rrudhosje kanë ndodhur në epoka dhe mijëvjeçarë. Në dokumentaret e përgatitur jam përpjekur që të jem sa më korrekt me të dhënat historike duke shfrytëzuar literaturën përkatëse. Natyrisht, konsultim të vazhdueshëm kam pasur me akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut. Në çdo dokumentar iu jam referuar dokumentave arkivore. Kujtojmë dokumentarin “Shpella e Pëllumbasit”, vendbanim i lashtë prehistorik, nën kujdesin e akademik Muzafer Korkutit. “Në rrjedhat e historisë së Dardanise”, “Ali Pasha i Kalave”, “Kultura e Komanit”,”Berati”,”Lezha” “Lidhja shqiptare e Prizerenit”, “Lidhja besa- bese e Pejes”,”Kuvendi i Junikut”, “Vendi i Kuvendeve të mëdha”,”Verrat e Llukës”,”Memorandumi i Greçës”,”Kuvendi i shpalljes së Pavarësisë”, figurave dhe ngjarjeve historike si Isa Boletini, Bajram Curri, Zylyftar Veleshnja, “Konferenca e Bujanit” etj. Me një fjalë, u bëra edhe historian, megjithëse vija nga fusha e letërsisë. Kjo pune me ka dhënë kënaqësi. Lumturohesha kur më uronin njerëzit për këta dokumentarë.

A ka ndikuar prejardhja familjare, origjina nga Tropoja etj, per t’iu përkushtuar dokumentarit historik?

I. Buçpapaj: Natyrisht që Tropoja është një krahinë që, në dy shekujt e fundit, i ka dhënë tonin historisë kombëtare që nga Tanzimati, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Lidhja Besa-besë e Pejës, kuvendi i Junikut, Lufta e Qafës së Morinës, Kryengritjet për shpalljen e pavarësisë e keshtu me radhë deri në ditët e sotme. Ka nxjerrë figura dhe heronj si Mic Sokoli, Binak Alia, Ali Ibra, Haxhi Zeka, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Sali Berisha dhe deri tek heroi i demokracise Azem Hajdari. Frymëzuese për mua kanë qenë këngët dhe vallet popullore, etnografia e gjallë dhe e pasur e kësaj krahine, eposi i Kreshnikeve që e kanë djepin në këtë hapësirë. Gjithashtu edhe me interpretuesit virtuozë si Isuf Halili, Osman Arifi, Zef Avdia, Hasan Avdia, Miter Martini, Sokol Martini, Ali dhe Daut Ibishi, Ali Mula, Fatime Sokoli. Me valltar virtuozë si Met Rexha, Hazir Rrustemi, Xhevahire Gashi, Sose Dulja, Vera Musa, Nafie Metalia e shumë e shumë të tjerë. Me instrumentistë si Beslim Elezi, Sadri Ademi, Ramiz Bardheci, Age Rrustemi, rapsodi legjendar Sokol Arifi. Me një fjalë, gjithë ky mjedis artistësh ka ndikuar në njëfare mase në formimin tim në ato vite. Një karakteristikë e malësorëve të këtyre anëve është aftësia për të mbajtur mend mijëra vargje të këngëve popullore qofte epike,historike, erotike etj. Një burim shume i vlefshëm në fushën e historisë jane: xhaxhai im Mehmeti, Adem Haziri i Moknit, Hazir Malësia, Mal Miftari, Smajl Arifi, Shaban Smajli, Mal Bajrami dhe shumë e shumë të tjerë. Ishte ky univers popullor që, më vonë, me kalimin e viteve, duke u njohur me të dhënat historike të popullit tonë, më mundësoi që të kem një formim më të gjere në fushën e historisë.

Si e kujtoni fëmijërinë, çfarë ju vjen në mendje vazhdimisht nga kjo periudhë, gjyshërit, njerëzit, jeta e asaj periudhe?

I. Buçpapaj: Kam një fëmijëri të pasur, pasi jeta ime ndahej mes qytetit të Bajram Currit, Tplanit dhe Bjeshkës së Trokuzit. Cilido lavdëron gjyshin dhe gjyshen, pasi gjyshi im Bubrreci me një shtat vigan 2 metër vërtet ngjasonte me kreshnikët në të ecur, në fjalë, rreth odës së burrave, fjalëpak por fjala e tij zinte vend. Ai për kohën ishte më i shkolluar se bashkëfshatarët e tjerë, pasi kishte kryer mejtepin në Gjakovë, kishte filluar Medresen në Shkup, por fatkeqësia që pllakosi familjen, duke i vdekur babai dhe xhaxhallarët, e detyruan të kthehet në Tpla për t’u kujdesur për punët e shtëpisë. Ai kishte një dashuri të madhe për dijen dhe librin. Kishte miqësi të veçantë me At Gjergj Fishten, i cili librat e tij i bënte me dedikim për Bubrrecin, këtë burrë vigan dhe të ditur. Gjyshi kishte lidhje të veçantë edhe me Hil Mosin, ai kishte marrë pjesë në Luftën e Qafës së Morinës të vitit 1910, ku kishte marrë edhe dy plagë. Këto plagë e shoqëruan gjyshin gjatë gjithë jetës. Një lidhje krejt të veçantë kam pasur me gjyshen time Shkurte Isufi e cila vinte nga fisi zëmadh i Buçajve të Iballes. Siç e kishte emrin Shkurte, kishte dhe shtatin e shkurtër, por ishte plot energji dhe shëndet. Në vitet para se të hyja në shkollë qendroja shumë kohë në Tpla dhe në Bjeshkë me gjyshe Shkurten, një grua plot temparament dhe shumë e dashur. Më tregonte ëerralla çdo natë duke më zhvilluar imagjinatën fëminore. Aq i lidhur isha me gjyshen sa qëndrova në bjeshkë në shtator të vitit 1959 dhe humba një vit shkollor. Babai dhe nëna nuk ia prishen dot gjyshes sime të dashur. Kam derdhur shume lotë në korrikun e vitit 1963 kur Shkurte Isufja na la. Shpirti i saj pushoi në xhenet. Në klasen e parë e kam pasur mësuese Dile Kolen, një ndër mësueset më të mira që kam pasur gjatë jetës. Në shkollë kam qenë nxënës i përgatitur, një fëmijë kureshtar dhe gjithçka më bënte përshtypje. Nga klasa e tretë fillore m’u zgjua edhe dëshira për libra. Lexoja çfarë më dilte përpara. Me kalimin e viteve, krahas mësimeve, nuk shkëputesha nga librat artistikë, dashuri që e ruaj edhe sot. Libri në atë kohë kaq qenë burimi kryesor i marrjës së informacionit dhe dijes. Qe në klasën e katërt kam lexuar “Historinë e Skënderbeut” të Nolit”, “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmilit, “Lulja e Kujtimit” të Foqion Postolit, “Të Mjerët” e Hygoit, “Shkolla” e Arkady Gajdar dhe shumë e shumë libra të tjerë. Leximi i librave ka qenë një garë në mes nxënësve.

Gjimnazi “Asim Vokshi” në B. Curri, ku keni kryer arsimin e mesëm ishte një shkollë e mirë për kohën. Cfarë mberesash keni për këtë periudhë. Si i kujton mësuesit dhe bashkëmoshatarët?

I. Buçpapaj: Gjimnazin e kam filluar në shtatorin e 1968. Atë vit ishte një paralele. Në klasën tonë kishin ardhur nxënësit më të mirë të të gjitha shkollave 8-vjeçare të rrethit. Ishin shumë djem dhe vajza të cilët më vonë u bënë mësues të specialiteteve të ndryshme, mjekë, inxhinierë, ushtarakë, ekonomistë etj. Kujtoj këtu: Gjergj Rrembeci, Bukurie Hyka, Drita Shehu, Vera Doçi, Donika Shanaj, Pashke Malaj, Mehdi Byberi, Muharrem Kuçana, Skender Demaliaj, Sejdi Buçpapaj, Ismail Ismalaj, Ramiz Isufi, Agim Shpati, Agim Ferizi dhe shumë e shumë të tjerë. Dashuria për dije ishte shumë e madhe. Nga një klasë me 42 nxënës, 37 e mbaruan arsimin e lartë. Ato vite aksionet njëmujore në Jonufër të Vlorës, në Elbasan dhe në Librazhd u bënë një shkollë e vërtetë për të gjithë të rinjtë e kësaj klase. Në aksion njohëm shoqe dhe shokë nga e gjithë Shqipëria. Krahas mësimit në shkollen e mesme jam aktivizuar edhe ne sport duke përfaqësuar ekipin e sportit Valbona ne futboll për të rinjtë dhe për 4 vjet në ekipin e parë të basketbollit, duke zënë vende nderi në mes ekipeve të kategorisë së dytë në shkallë kombëtare. Kujtoj me respekt trajnerin e shquar të basketbollit Bajram Gjyriqi, basketbollistët Ibrahim Gjongeci, Cen Haklaj, Beqir Gjoça, Bislim Boshnjaku, Bajram Malaj etj. Mundësitë e mia në këtë sport shkonin deri në keto caqe. Krahas basketbollit jam marrë edhe me alpinizëm. Gjimnazi ynë kishte një trup arsimtarësh me nivel të lartë shkencor profesional si drejtori i shkollës, mësuesi popullit Idriz Logu, Kade Mulosmani, Dan Doçi, mesuesi popullit Fahri Doçi, Mehmet Hyka, Ibrahim Dizdari, Marjana Dani, Ndoc Papleka etj.

Gjatë kësaj kohe keni ushtruar e pasion edhe basketbollin. Pse nuk e vazhduar më tej këtë sport?

I. Buçpapaj: Jeta ne ato vite ka qene e veshtire dhe fukaralleku ishte ulur kembekryq ne çdo familje malesore. Prandaj femijet qe ne moshe te vogel viheshin ne ndihme te familjes duke ruajtur bagetine, duke ndihmuar me te rriturit ne bujqesi. Femijerine e kam kaluar ne qytetin e Bajram-Currit.Ne klasen e trete te fillores babai Xhemajli shkoi per studime ne Tirane ne Institutin Bujqesor. Une u bera zot shtepie. Gjendjen ekonomike e kishim shume te rende, nena ishte me gjysem rroge dhe paguhej 1900 leke te vjetra ne muaj ndersa babai na dergonte 1000 leke ne muaj. Perfytyroni 5 pjesetar familje: nena, une, dy vellezerit Ismajli dhe Avnia si dhe motra Shpresa jetonim me 2900 leke ne muaj. Ne vjeshte babai na siguronte drute e dimrit, lakra, fasule dhe prisnim nje dele. Gjendja ekonomike ishte vertete shume e rende derisa e mbaroi babai fakultetin, nje sakrifice e madhe qe ne moshen 40 vjecare te perfundonte arsimimin e larte me studente te moshes rinore. Ne moshen 13 vjecare fillova te punoja qe ne muajin Maj ne nderrmarrjen pyjore. Ne shkolle kisha rezultate te larta ne te gjitha lendet prandaj qe me 15 Maj fillova punen ne pyjet e geshtenjave ne Margegaj, Markaj e Grih per 4 muaj rrjesht. Nje ndihmese e mire per familjen pasi une merrja sa 3-fishi i pages se nenes. Nuk kam qene asnjehere ne kampet e pushimeve te pionerve ne Durres apo Shiroke. Babai im Xhemajli vinte nga kuadrot e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare duke u radhitur ne keto formacione nga viti 1942. Kishte medaljen e luftimit, clirimit e shume urdhera dhe medalje. Ne vitet e para te pasluftes ka pasur funksione drejtuese si shef i shendetesise se rrethit, drejtues i rinise se Tropojes, kryetar kooperative ne Bujan, Kolgecaj, drejtor i ndermarrjes bujqesore ushtarake, pergjegjes i sektorit te frutikultures dhe geshtenjave ku ka pasur rezultate te larta. Vullneti i tij per arsimim dhe ne pune ka qene frymezues dhe model gjithmone per mua. Bjeshka si bjeshka, e bukur, lozonjare, mistike dhe romantike nje heresh. Trokuzi eshte nje bjeshke e magjishme por ne distance te larget nga fshati Tpla. Ngjitja kryhej per dy dite. Linim pas qershite, manat, pusin e verdhe te Xuxes, Shytit, livadhet plot bar dhe lule te gjithellojshme e niseshim drejt bjeshkes. Nje nate a benim tek Guri Lumit ose te kroni eper, siper Brijave te Gjarprit. Flinim jashte pas nje lodhje te gjate ne shoqerine e bagetive. Nete te magjishme; numeronim ne qiell yjet e kashtes se kumares qe ne gjuhen shkencore njihet si Kashta e Kumtrit, ndjehim duhmen e ajrit bjeshkatar dhe aromen e fierit qe e kishim per shtroje, blegerimat e deleve, pellitjen e lopeve dhe te lehurat e qenve qe n’a vinin ne gjume. Te nesermen ne te gdhire dita niseshim per ne Trokuz. Ruga kalonte nga vende te magjishme, si Guret e Petishit, Sinopata, Qafa e Pajes. Perballe majat e maleve te Lugut te Thive, majes se hekurave me ngjyre grih dhe me boronajat shekullore, poshte gjarperonte Lumi i Valbones. Duke qene edhe bashkemoshatare me Skenderin nuk ndaheshim asnjehere. Une disi me i vrullshem, ai me meditativ dhe i heshtur plotesonim njeri-tjetrin. Sapo kalonim qafen e Pajes na shfaqej madheshtore lugina e Gashit me Shkelzenin ne balle. Kudo mrekulli dhe pamje te paperseritshme. Ne lugun e vrelles ne Trokuz arrinim pasdite me tufat e deleve e lopeve. Karvani i kuajve kishte shkuar me heret dhe po i ngrinin stanet. Trokuzi ka nje pozicion gjeografik shume dominues ne hapesirat e bjeshkeve. Nga aty shikohen te gjitha bjeshket e Gashit, e Krasniqes, e Vuthajve, bjeshket e Plaves dhe te Kosoves me relievet e tyre interesante. Me Skenderin i kemi shetitur thuajse te gjitha keto bjeshke. Ne krijmtarine e tij zene nje vend te veçante motivi bjeshketar qe i ka dhene me shume epizem dhe lirizem poezive te tij. Kujtojme “Krojet e Mia”, “Liqenet e Jezerces”, “ Fyelli” etj. Ne lidhje me bjeshket u be e mundur dalja ne Pllane te Valbones dhe ne Bjeshken e Cukalit ne masivin Moraje-Maja e Hekurave. Relievi teper shkembor me masive gelqeroresh krijojne dukuri karakteristike dhe kane nje mori shpellash. Me Skenderin u beme eksplorues te shpellave. Cdo dite zbulonim nga nje shpelle. Elementi baritor ne bjeshke eshte i pranishem ne te gjithe universin e tij: ne menyren e jeteses, ne veshje, ne enet e guzhines dhe te gatuarit, ne ritualet e kryerjes se sherbimeve te bagetive, ne kenget dhe melodite me fyell e gjithcka bjeshketare. Ne kujtese me vijne fyelltari virtuoz Bislim Elezi, Selim Musa, kenga “Kushtrim” e Hysen Shytit e shume e shume te tjereve. Keto hapesira jane djepi i legjendave te Kreshnikeve me Behur dhe Dragonj, me zana e shtojzovalle, me bestytni nga me te cuditshmet qe ngjallin ne veçanti kersheri tek femijet dhe te rinjte. Ne kete univers leshuam shtat dhe u rritem me Skenderin, Sejdine dhe Halilin e shume te tjere.

Studimet e larta i keni kryer në Universitetin e Tiranës në degën gjuhë-letërsisë shqipe, duke qënë bashkëstudentë me një numër poetësh të njohur si Skënder Bucpapaj, Hamit Aliaj etj, që do ta dominonin poezinë shqipe për disa dekada me radhë? Si e kujtoni këtë periudhë?

I. Buçpapaj: Studimet e larta i kam filluar ne shtatorin e vitit 1974 ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne degen e gjuhe-letersi shqipe. Jeta ne shkollen e larte ka ndryshime te medha ne krahasim me shkollen e mesme si nga angazhimi ne kontekstin mesimor edhe ne aspekte te tjera. Aty gjen shoke dhe shoqe nga te gjitha krahinat e Shqiperise. Pata fatin qe studiuam me djem dhe vajza me kerkesa te larta per dije te cilet me mbarimin e studimeve u shquan ne fushen e arsimit dhe te studimeve gjuhesore dhe letrare. Ne konvikt ishim ne nje dhome me Hamit Aline, Skender Bucpapaj, Filip Cakuli, Valter Memishaj dhe Haki Doku. Kishim harmoni me njeri-tjetrin. Te gjithe kishim nga nje nofke, mua me therrisnin “Mixha” , Hamitit “Skuthi”, Filipit “Greku”, Hakiut “Miu”, Valterit “Orvrare”. Nje fakt doemethenes qe Skenderi, Hamiti, Filipi dhe Valteri u moren me krijmtari letrare e shkencore qe kane dhene dhe japin vepra me vlere ndersa Hakiu ka kontribuar si mesues dhe drejtues shkolle. Ndersa une ne gazetarine televizive. Kemi pasur fatin qe te n’a japin leksione Profesore si Shaban Demiraj, Et’hem Lika, Thoma Rrushi, Myzafer Xhaxhiu,Nexhip Gani, Ali Xhiku, Alfred Uci etj. Krahas studimeve gjate atyre viteve aktivizoheshim edhe me shtypin e kohes. Nje vater e ngrohte ishin edhe mjediset e Lidhjes se Shkrimtareve e artisteve ku zhvilloheshin veprimtari te shumta, kujtoj diskutimin e librave “Zogu i Bjeshkes” te Skender Bucapapes “Bjeshket jane mbiemri im” i Hamit Aliajt dhe “Ujvara” e Avni Mules. Ne kete diskutim folen personalitete te letersise si Ismail Kadare, Dritero Agolli, Llazar Siliqi, Pandeli Koci, Vath Koreshi, Agim, Gjakova, Sulejman Krasniqi, Adem Istrefi etj, te cilet vleresuan me shkallen me te larte keta poet te rinj qe vinin nga Tropoja dhe qe sollen vlera te reja ne letersine shqipe. Vitet studentore jane te paharruara per te cilat kam mbresa te pashlqyera. Ne ate periudhe kishim interesa te gjera ne sport, teater, koncerte te ndryshme. Ndiqnim pothuaj te gjitha ndeshjet e futbollit me Skenderin qe luheshin ne stadiumin Dinamo dhe Qemal Stafa. Me nje zell te vecante shijonim te gjitha premierat e teatrit popullor, aq sa i mbanim mend dialogje te tera te ketyre dramave dhe komedive permendesh. Skenderi kishte nje pasion te vecante edhe per muziken klasike. Me detyronte mua qe te ndiqnim te gjitha premierat e realizuara nga Teatri i Operas dhe Baletit. Nje fakt per t’u shenuar, ne shoket e dhomes 13 te Godines se Qytetit te Sudentit mbanim qetesi kur radio Tirana pas lajmeve te ores 22 jepte muzike klasike dhe operistike shqiptare dhe boterore te cilat i ndiqte me interes Xhaviri, pra Skenderi.

Ktheheni në Tropojë pas studimeve të larta, ku fillimisht punoni si mesues në një fshat dhe pastaj në shkollën mesme të Fierzës, gjatë pikut të ndertimit të hidrocentrait të madh. Sa gjurmë ka lënë kjo periudhë në jetën tuaj?

I. Buçpapaj: Pas perfundimit te Universitetit u ktheva ne Tropoje, fillimisht punova ne shkollen 8-vjecare te Shoshanit per 4 muaj, pastaj u emerova ne shkollen e mesme ne Fierze. Fierza ne ate kohe ishte nje kantier i madh ndertimi me punetor te ardhur nga gjithe Shqiperia qe punonin ne ndertimin e Hidrocentralit. Puna ne kete shkolle kishte specifiken e vet nga vecorite me te cilen ballafaqoheshim. Shkolla kishte 1300 nxenes, kishte tre dege:mekanike, elektrike dhe ndertim. Punova me pasion dhe ngrita nje kabinet per lenden e gjuhes dhe letersise nga me te miret ne shkalle vendi. Nxenesit ishin te perkushtuar per shkollim. Cdo vit nga kjo shkolle vazhdonin Universitetin me nga 40 nxenes. Eshte per t’u nenvizuar fakti qe te gjithe i perfunduan studimet universitare. Krahas mesimdhenies ne ate periudhe jam marre dhe me publicistike me artikuj dhe reportazhe per gazetat e kohes si “Zeri i Popullit”, “Bashkimi”, “Zeri i Rinise”, “Puna”, “Drita e Drinit” etj. Artikujt dhe gazetaria ne ate periudhe nuk ishin synimi kryesor i imi.Qe ne vitin 1980 kam filluar pune ne RTSH si telekronist dhe radiokronist te ketij institucioni. Nje fushe e re sidomos ne realizimin e kronikave ne TV, pasi per here te pare une xhiroja dhe shkruaja tekstin. Veshtiresite ishin te medha pasi nuk kisha mundesi te shikoja ne Maviol te gjitha xhirimet qe beja pasi i dergoja materialet me poste. Mundohesha te isha gjithe sy e vesh duke ndjekur “revisten televizive “ te ores 20.Gjithashtu ndiqja edhe dokumentaret, telereportazhet qe transmetoheshin ne TV. Nje pervoje e gjere per mua ishte shikimi i filmave artistike shqiptar dhe te huaj duke perthithur kompozimin e kuadrit filmik, gershetimin e ngjarjes,panaromiken etj. Nje ndihmese te vecante me mesimet dhe keshillat e dhena nga paraardhesi im Ndue Ukcanaj nje ze i fuqishem ne gazetarine televizive. Ne Shqiperi kishte vetem 13 karrespondente profesionist, nje nder ta isha dhe une. Pergjegjesia ishte e madhe. Koha ishte e trazuar. Ne Shqiperi ndodhen ngjarje tronditese. Ne kete periudhe vrau veten kryeministri i Shqiperise, krahu i djathte i Enver Hoxhes. Kontrolli ishte shume i madh, qe nga personat qe shfaqeshin ne ekran, tematika si dhe teksti qe duhej te ishte ne sinkron me udhezimet e partise-shtet. Nje ndihmese ne kete periudhe me kane dhene: Shyqeri Skenderi, Alfons Gurashi, Gazmir Shtino, Pali Kuke, Engjell Stazimiri etj. Qe ne vitin e dyte te punes fillova te realizoja telereportazhe dhe dokumentare si “Me Aplinistet ne Alpet Shqiptare” “Brigjeve te tua Valbone” etj. Me keto materiale m’u cel rruga per t’u marre me keto gjini megjithese redaksia e informacionit merrej vetem me kronika dhe telereportazhe per sportin. Ndiej emocion edhe sot pas 40 vitesh kur i shikoj ne monitorin e kumpjuterit tim.Shume pjese nga keto xhirime i kam futur ne domunetaret e bera vite me vone.

Cilat kanë qënë vështirësitë profesionale të një reporter të ri që punonte në një rreth të largët dhe në kushte të veshtira teknike. Si i keni përballuar këtë situatë duke ruajtur përherë profesionalzimin?

I. Buçpapaj: Veshtiresite kane qene shume te medha. Shpesh here mendoja qe kam zgjedhur nje rruge qe nuk i dal dot ne krye. Kembngulja dhe pasioni madh mund cdo veshtiresi. Kenaqesha kur shikoja ne TV kronikat nga blegtoret ne Alpe, gjeologet, minatoret, kooperativistet, veprimtarite kulturore dhe artistike, ngjarjet historike. Pervoja ne gazetarine e shkruar me jepte avantazhet e veta. Krahas kesaj shoke e miq te fushes se artit i kisha te shumte si Ndoc Papleka, Hamit Aliaj, Skender, Halil Bucpapen, Gani Qerimin, Islam Lauka etj.

Cfarë këshillash do t’i jepje një reporter të ri?

I. Buçpapaj: Keshilla ime per nje reporter te ri eshte pune, pune dhe vetem pune pa u dorezuar para veshtiresive. Te punoje me maksimum per ngritjen kulturore dhe profesionale. Te ballafaqoje veten me koleget, te marri te miren e tyre dhe te flaki tutje cdo gje qe nuk shkon me etiken gazetareske. Rritja behet vetem me pune jo duke dale ne ekran va e pa va si ne makine duke bere stendape te pa menduara. Gazetari ne telereportazhe dhe dokumentar te jete sa me pak prezent ne ekran. Puna e mire flet vet.

Pas vitit 1992 jeni redaktor në redaksinë e Botës shqiptare në RTSH, një redaksi e re, e krijuar për shqiptarët e diasporës. Cili ishte qellimi i kësaj redaksie bashkë me transmetimin për herë të parë satelitor për rreth dy orë kryesisht për Kosovën, dhe sa u realizua misoni i tyre?

I. Buçpapaj: Ndryshimet e medha ne dhejtorin e 90-es ishin nje stuhi ku ndihet kudo fryma e demokracise qe perfshinte cdo pore te shoqerise shqiptare. Ne kete hulli u perfshiva edhe une. Lindi pluralizmi, lindi Partia Demokratike Shqiptare. Filloi shpengimi ne mbare Shqiperine. Ne ate kohe isha telekronist ne Tropoje. 13 Janar 1991 ne Bajram Curri po organizohej nje meeting. Merrnin pjese drejtuesit e PD-se, Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Genc Ruli etj. Ne Sheshin kryeson te qytetit kishin ardhur nga te gjitha fshatrat e rrethit, sheshi i mbushur plot. Oratoret marrin fjalen te gjithe njeri pas tjetrit. Ne fjalen e tij Sali Berisha theksoi se diktatori Enver Hoxha per 40 vjet e mbajti Shqiperine nen nje regjim te eger. Pas fjales se Sali Berishes, dy persona Sadri Metaliaj dhe Sadik Kortoçi moren fjalen te paftuar dhe hodhen parullen: Rrofte sa malet jeta dhe vepra e Enver Hoxhes.” Masa e popullit u trondit. Grupe-grupe leviznin ne menyre te crregullt. Nga zyrat e komitetit te partise se rrethit dolen me parulla per Enverin dhe PPSH. Nje pshtjellim i papare. Gjithcka e bukur ne ate dite Janari u prish. Xhirova gjithcka nga fillimi ne fund. Pergatita tekstin dhe ne linje telefonike dhashe lajmin cfare ndodhi ate dite. Kete lajm e moren edhe agjencite e lajmeve boterore. Elez Biberaj ne librin e tij shprehet: “Ishte lajmi i pare qe dilte nga Shqiperi ne menyre realiste njoftimi i korrespondenit te RTSH-se Ilir Bucpapaj.”

Përvoja juaj profesionale është e gjatë e pazakontë dhe gjithnjë e ekulibruar, e ndershme dhe e balancuar. Cfarë do të këshilloje gazetarët, reporteret dhe operatorët e rinj për të përballuar situatë të tilla?

I. Buçpapaj: Me ndryshimet e medha politike dhe ardhjen ne pushtet ne PD-se edhe ne TV kerkoheshin ndryshime si ne strukture ashtu edhe ne permbajtje. U formua departamenti i ri ne TV “Bota Shqiptare” pjese e te cilit u bera dhe une. Ne te u caktuan gazetaret me me pervoje me drejtues te saj ikonen e RTSH-se Ndue Ukcama. Ne kete periudhe filloi nje program prej 2 oresh ne RTSH i cili transmetohej ne Europe dhe Amerike. Ky departament mbulonte pjesen me te madhe dhe punohej me profesionalizem dhe perkushtim. Ne kete departament ishin gazetaret e shquar si: Petro Lati, Ilir Grazhdani, Abdullah Kenaci, Geni Shehu, Dhimiter Pecani, Zef Paloka, regjizoret Esat Teliti, Pirro Vesho dhe operatoret Ilir Kasneci dhe Bledar Mandia. Qellimi i kesaj redaksie ishte te informonte diasporen dhe shume vende ne Europe dhe Amerike per historine e popullit shqiptar, me luftrat dhe perpjekiet per liri dhe pavaresi, per figurat historike sidhe me jeten dhe ndryshimet qe po ndodhnin ne Shqiperine e re demokratike. Permes telereportazheve dhe dokumentareve te pasqyrohej jeta e mergates sone ne Europe dhe Amerike. Sot mendoj se kjo ishte zgjedhja dhe veprimi me i goditur qe realizoi drejtoria e asaj kohe me drejtor te Pergjithshem poetin, studiuesin dhe publicistin e shquar Skender Bucpapaj. Ky program, behej per here te pare ne RTSH, e ngriti lart moralin e shqiptareve ne Kosove, Maqedonine e Veriut, ne Mal te Zi, dhe ne te gjithe diasporen e shumte neper bote.

Cilët nga dokumentarët tuaj, televiz, do të veçonit më shumë dhe pse?

I. Buçpapaj: Me nderrimin e sistemit te gjitha organizatat administrative duheshin ndryshuar dhe pershtatur kohes. Ky ndryshim ndodhi edhe ne RTSH, nga nje organizem qe i sherbente me zell regjimit te partise ne pushtet per 45 vite. Teknologjia ishte vjeteruar dhe nuk i pershtatej ritmeve te zhvillimeve Radioletevizive. U bene ndryshime te medha mund te them nje revolucion ne teknologji. Nga 4 ore transmetim ne dite kaloi ne 12 ore dhe nuk do vononte shume te kalonte ne 24 ore transmetim ne dite. E vjetra largohet me shume veshtiresi. Mbaj mend nje lufte te vertete ne shtypin e shkruar te asaj kohe duke bere objekt kritikash ndryshimet qe po kryheshin qofte ne strukturat organizative qofte ne teknologji. Keto veretje dhe debate shkuan deri ne Kuvendin e Shqiperise.

Sa mendoni se politika e ka penguar këtë media publike për të ruajtur profesionalizimin dhe panashmerinë, rolin e saj si rojtar publik?

I. Buçpapaj: Politika i ka futur hundet brutalisht ne kete institucion qe per 60 vjet ka regjistruar kujtesen dhe historine. Me cdo ndryshim pushteti jane bere ndryshime te strukutrave programore dhe te personelit vecanerisht te sektorit te prodhimit si gazetar, redaktor, regjizor etj. Keta ne nje fare menyre e kane demtuar ecjen me ritmin e kohes. Megjithate e them me bindje qe RTSH-ja eshte gjigand mediatik qe me nje kujdes te vogel menaxhimi behet nje institucion i admirueshem dhe i dashur per telespektatorin. RTSH-ja eshte nje miniere e pasur qe pret te vihet ne shfrytezim duke freskuar dhe revolucianizuar mbare mediat radiotelevizive kombetare.

Kjo periudhë dhe vite të tjera në vazhdim do të shënonte për ty shumë suksese profesionale. Do të realizonit shumë dokumentarë të shkelyqyer, duke qënë vetë skenarist, regjizor dhe realizues.Ndoshta jeni i vetmi në historikun e RTSH që ja keni dalë mbanë me këtë profesionalizëm dhe aftësi të rralla krijuese dhe realizuese? Cfarë do të na thonit rreth kësaj pervoje? Sa punë përgaditore të është dashur për një skenar?

I. Buçpapaj: Nje fjale e urte popullore shpreh ne menyre permbledhese “Thirri Nevojes”. Edhe une duke u ballafaquar me veshtiresi perfitova shume gjate rrugetimit tim 37-vjecar ne RTSH. Dua te theskoj se per realizimin e nje dokumentari duhet te lexosh shume per nje ngjarje, per nje histori, per nje zone te caktuar. Me kalimin e viteve bie fjala per shembull ne dokumentaret historike, ke krijuar nje shtrat me te cilin leviz me lirshem sepse edhe ngjarjet lidhen me njera-tjetren. Nje element tjeter ka qene edhe bashkepunimi me historiane te shquare si Myzafer Korkurti, Gazmend Shpuza, Neritan Ceka, Maringlen Verli, Beqir Meta, Pellumb Xhufi, Fehmi Rexhepi, Jusuf Bajraktari, Frasher Dema etj. Jam treguar i kujdesshem ne krijimin e nje arkivi personal megjithese me ka kushtuar shume por qe me kane mundesuar lehtesimin ne realizimin e dokumentareve.

Cilët nga dokumentarët tuaj, televiz, do të veconit më shumë dhe pse ?

I. Buçpapaj: Dokumentart me te dashur qe kam realizuar jane: “ Naim Shqiperia” per poetin tone kombetar Naim Frasheri, “Kosova Zogu qe lindi nga hiri vet”, “Vocer Bala ne mes legjendes dhe ralitetit”,”Kurbini,”O i madherueshmi shenjti Shna Ndue”, “Tevolli”,”Ali Pasha i Kalave”etj, “Simfonite e Valbones”. Nga natyra jam njeri i papertueshem, energjik dhe kureshtar.Keto cilesi drejtuesit e institucionit tim i kane kuptuar. Bie fjala nisesha per nje dokumentar ne TV sillja edhe nje kronike televizive dhe nje interval nga bukurite dhe perlat shqiptare qe nuk jane te pakta. Kosoven e kam per zemer qe ne vogli per vet lIdhja gjaksore qe ka vendlindja ime Tropoja. Aktualisht Kosova eshte ne nje situate te trazuar por jam optimist qe ajo do te ngrihet lart si Zogu i Finiskit.

Keni realizuar disa dokumentarë për maredhënjet shqiptaro-amerikane dhe jetën e komunitetit shqiptar në SHBA. Ato janë trasmetuar në TVSH por edhe shfaqur në Qendren Nderkombëtare të Kulturës, Tiranë duke u ndjekur me aq interes. Pse keni preferuar të kryeni një cikël të plotë dokumetarësh me këtë temë?

I. Buçpapaj: Fati e solli qe ne Amerike kam ardhur shume here qe ne fillim te ketij mijevjecari dhe kam realizuar nje cikel dokumetaresh qe e kam titulluar “ Dallge Shqiptare ne Amerike” ne te cilat jepja nje panorame qe nga shkelja e te parit shqiptar; me kontributin e shqiptareve ne fillim te shekullit te 20 dhe gjer me sot. Ne spikame jane figurat e shquara te kombit tone si : Fan Noli, Faik Konica. Lejtmotivi i ketyre dokumentareve ishte “Nene moj mos ke frike se ke djemt ne Amerike”. Edhe ne kapercyell te mijevjecareve kur populli i Kosoves ishte vene ne zgrip se egzistuari mergata shqiptare kontribuan ne njohjen e ceshtjes se Shqiptareve ne organizma te rendesishem te Ëashington-it si Kongresi, Senati, Departamenti i Shtetit e deri te presidenti i Amerikes, ne OKB. Ne keto dokumentare jane pasqyruar keto perpjekje te personaliteteve shqiptare qe kane kontribuar per kete ceshtje. Gjithashtu edhe federaten “Vatra” qe ka luajtur nje rol per nje periudhe shekullore si dhe te objektet fetare te besimit katolik, mysliman, ortodoks dhe bektashi. Gjithashtu kam realizuar dokumentar te suksesshem ne fushen e mjekesise, biznesit, artit etj.

Gjatë Luftës së Kosovës keni trametuar nga zonat e luftës(Koshare etj), duke qënë gjatë kësaj periudhe burim i vetëm informacioni rreth zhvillimeve luftarake të UCK-së, per RTSH-në, por edhe për trasnmetues prestigjioz nderkombëtarë. Sa e rrezikshme ka qënë kjo punë? A do t’ua këshilloje reportereve të rinj këtë guxim? A i keni mbajtur lidhjet me heronjtë e UCK-së që dolën nga Lufta?

I. Buçpapaj: Kohet e medha kerkojne edhe angazhime te medha. Vitet 98’,99’ ishin vite vendimtare per popullin e marterizuar te Kosoves. Kosova kullonte gjak. Makina ushtarake e Beogradit po bente kerdine mbi popullsine e pafajshme. Ne tere Kosoven bijte dhe bijat e saj ishin inkuadruar ne rradhet e UCK-se. Gjate gjithe kesaj periudhe kam shkuar me dhjetera here ne Tropoje, Has, Kukes dhe ku zhvilloheshin luftime ne zonat kufitare. Epiqendra u be ne PAPAJ dhe Padesh ku ishin perdendruar dhe njesite me te medha te UCK-se. Ishin dite dhe muaj plot ngjarje te medha.Natyrisht edhe une ne nje fare menyre u bera pjese e ketyre luftimeve si ne Padesh, Prrue te Thanes, Lug i Zi, Dobrune Pogaj. Ne kronikat dhe reportazhet qe kam realizuar ne keto hapesira tregohej natyrshem pa skena te sajuara drejtperdrejt fronti i luftimeve ku shpalosej trimeria e ketyre djemve dhe vajzave nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare si nga Maqedonia, Shqiperia, Cameria dhe Mal I Zi. Rreziku dhe ballafaqimi ishte i madh. Jane dite dhe nete te paharruara si ne Padesh, Treshnjeve, Kasaj, Pogaj etj. Teknologjia nuk ishte sic eshte sot qe mund te transmetoja me ze dhe figure prandaj duhej te udhetoja mbi 500-600km per te realizuar nje kronike e lere pastaj per nje telereportazh apo dokumentar. Ndiej emocion kur shikoj dokumentaret e realizuar ne fushe beteja ne Koshare ne Prill Qershor 1999. Nje ndihmese shume te madhe me materiale direkt nga beteja e brigadave te UCK-se se 138 Agim Ramadani te pozicionuar ne Papaj dhe Padesh me ka dhene vellai im Ismajl Bucpapaj. Momente emocionuese ato kuadra filmik ku pasqyrohet lufta e bijeve te shqipes. Kujtoj ketu dokumentaret : “ Ne frontin e luftimeve ne Koshare” “Brigada 138 Agim Ramadani” “Koha erdhi” “Batalioni Atlantiku” etj. Ne kete periudhe kam punuar me televizionet me prestigjoze te botes si CNN, BBC, ZDF (gjermani), RAI (itali), televizione shteteror grek, slloven te vendeve arabe etj. Edhe pas perfundimit te luftes dhe clirimit te Kosoves kam mbajtur lidhje dhe miqesi me komandantet e luftes si Rrustem Berisha,Anton Cuni, Hysen Berisha, Feriz Treshnjeva, Shpend Gjocaj etj. Ne te gjitha pervjetoret me kane ftuar. Ndihem krenar per cka kam bere. Jam i dekuruar me mirenjohjen e pjesemarrjes ne Luften e UCK-se. Sot ne Shqiperi dhe Kosove jane situata te tjera.

Pas çlirimit të Kosovës me 12 qershor 1999, jeni përsëri një nga gazetarët e parë që hyni në Kosovë për të dëshmuar pasojat e kësaj lufte por edhe gëzimin e shqiptarëve për këtë fitore, po keshtu instalimin e trupave të NATO-s dhe fillimin e një epoke të re për Kosovën dhe shqiptarët. Si e kujtoni këtë ditë?

I. Buçpapaj: Agu i lirisë 12 1999 qershor ishte një gëzim i papërshkruar. Në ditët e para të çlirimit isha në Kosovë. Për 4 muaj rrjesht i kam hyrë cep më cep Kosovës, duke shkelur pothuaj çdo fshat dhe qyetet atje. Nga historia dhe rrëfimet e të moshuarve kisha shume njohuri, por ato ishin një pikë uji me ato që pashë dhe dëgjova në atë periudhë, gjë qe u bë lënda për dokumentarë të shumtë. Kosova kullonte gjak, era e shkrumit ndihej kudo, por më ngazëllente fakti që vargu i karvaneve të makinave nuk kishte të sosur drejt trojeve stërgjyshore. Kudo punohej. Kosova ishte kthyer në një kantjer të madh ndertimi. Gjatë kësaj periudhe realizove shumë dokumentarë: “ Kosova zogu i qiellit qe ndertohet nga hiri vet”, “Feste ne Prizren”, “Masakra e Mehjes”, “Dita e Flamurit”, “Ne Kullat e Boletinit” etj. Një fakt që më ka bërë përshtypje është që i madh dhe i vogël gëzonte për agun e lirisë dhe punonin të ndërtonin bujqësinë e blegtorinë.

Përvoja juaj profesionale është e gjatë e pazakontë dhe gjithnjë e ekulibruar, e ndershme dhe e balancuar. Cfarë do të këshilloje gazetarët, reporteret dhe operatorët e rinj për të përballuar situatë të tilla?

I. Buçpapaj: Në RTSH kam punuar 37 vite të pandërprera. Gjatë kësaj karriere kam provuar regjimin komunist dhe periudhën e re të demokracisë, situata jo të lehta për t’u suportuar. Gjithmonë më ka udhëhequr ideja dhe dëshira e mirë për shoqërinë dhe njerëzit duke ruajtur ekuilibrin dhe paanësinë në gjykimin e situatave. Këshilla ime për gazetarët dhe realizuesit e emisioneve televizive është që të jenë sa më të paanshëm nga rrymat dhe kahjet politike duke e pasqyruar sa më drejt dhe thellë ngjarjen apo dukurinë që ndodh. Të jene të dashuruar dhe këmbëngulës me atë që po trajtojnë. Realiteti shqiptar ka blerime të begata dhe të papasqyruara akoma në fushën e kulturës, historisë dhe bukurive natyrore që janë të shumta në tërë krahinat shqiptare. Me punë dhe vullnet arrihet gjithçka.

Pas kësaj përvoje dhe kontributi të gjatë për median kombëtare si RTSH-ja keni dalë në pension dhe jetoni në N.York. Si ju vjen Shqipëria atje, a keni shumë mall dhe cfarë ju mungon më shumë? A mendoni se vendi ynë bën pak për të nderuar profesonistë të shquar si Ti dhe kolëgt tuaj?

I. Buçpapaj: Amerika është vendi me demokratik dhe i fuqishëm në botë. Në përgjithësi jam ambientuar dhe kam zënë shumë miq dhe shokë të rinj. Më mungon Shqipëria, malli është i madh. Mjetet e informacionit të kohës kanë bërë të mundur mbajtjen e komunikimit me tokën mëmë. Ndiej mall për televizionin ku i kalova 37 vjet, për Tiranën, për vendlindjen time Tropojën, bjeshkët, malet e gjithçka shqiptare. Jeta i ka ndarjet.

Keni një përvojë kaq të gjatë në gazetarinë televizive, në dokumentarët televizivë, skenarët dhe realizimet tjera televizive. Duke qënë plot energji dhe i angazhuar me projekte krijuese edhe atje në SHBA , a mund të presim ndonjë libër në të ardhmen që përvojën tuaj ta studiojnë edhe gazetarët e rinj që kanë pasion dhe dëshirë t’i kushtohen televizionit?

I. Buçpapaj: Sa të kem frymë nuk do i ndahem punës në gjininë e dokumentareve. Falë Zotit, edhe djali im Kreshniku e ka pasion televizionin. Ai, që në moshen 15 vjeçare është aktivizuar ne televizionet shqiptare si TV Shijak, Telenorba, Top-Channel etj. Në Amerikë kreu dhe Akademinë e Filmit (New York Film Academy). Kemi ngritur një studio “Art Studio Bucpapaj” ku prodhojmë filma dokumentarë, videoklipe, dasma dhe gëzime familjare. Ka shumë plane për dokumentarë qoftë në Amerikë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi që pasqyrojne lidhjen organike të mërgatës shqiptare me vendlidjen. E kam ne proces një liber me kujtime, përjetime të jetes sime nga femijëria në ditët e sotme. Dhashtë Zoti të kem shëndet që këto ëndrra dhe dëshira të realizohen siç kam dëshirë!

Cfarë dëshironi të shtoni tjetër?

I. Buçpapaj: I uroj gazetës “Nacional” vetëm suksese. Prej themelimit kjo gazetë ka bashkuar rreth vetes elitat kulturore dhe letrare nga të gjitha hapsirat shqiptare në Ballkan dhe nga Diapsora, me shumë përkushtim dhe pa asnjë paragjykim dhe pengesë.Është e vetmja gazetë e dedikuar me kaq profesionalizëm dhe atdhedashuri rimëkëmbjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të lidhjeve të tyre me vendin, kombin, gjuhën dhe letërsinë amtare dhe bashkimit kombëtar.

Pse shqiptarët po rrinë kaq larg Shkupit…? – Nga Skënder Karaçica

Në vend të debatit

Në të gjitha rrjedhat e jetës,shqiptarët në hapësirën etnike në RMV-së po e bëjnë larg kryeqytetit të Shkupit.Pse shqiptarët dhe faktori politik (shqiptar)nuk i kanë zyrat qendrore të partive politike në Shkup,por ato veprojnë në ,,kryeqytetin,,e Tetovës(sic!).

Dihet se për shqiptarët,kryeqyteti i tyre është Shkupi dhe jo Tetova(sic!).Në të gjitha aktivitetet politike,kulturore,shkencore,
universitare,sportive dhe të tjera,ato mbahen në Tetovë dhe rreth Tetovës dhe asnjë herë nuk zbresin në kryeqytetin e Shkupit(?!).

Shkupi është qyteti historik shqiptar dhe nëpër kohë,shqipatrët luftuan dhe ndërtuan mure të kalasë në këtë qytet të Dardanisë dhe,sipas kronikave historike,dikur në Shkup kishte më shumë shqiptarë se sa në Tiranë dhe Prishtinë.

Pse shqiptarët  në hapësirën etnike në RMV-së po ia kthejnë shpinën qytetit të Shkupit(?!).

Do të ishte më interes kombëtar,që tash e tutje selitë e partive politike(shqiptare)të zbresin në Shkup dhe jo të mbesin në qytetin e Tetovës,ndonëse tërë veprimaritë politike,ekonomike dhe të përfaqësimit të vendeve të botës,përmes ambasadave gjënden në Shkup dhe këndej pari duhet të lëvizin dhe të veprojnë shqiptarët  në hapësirën etnike në RMV-së.

Shkupi është kryeqyteti edhe i  shqiptarëve dhe këtu duhet të marrin frymë tërë veprimatritë kombëtare!Tërë rrugët duhet të çojnë shqiptarët kah Tetova për në Shkup…!

E kohës:Mos ia ktheni shpinën Shkupit…!

Çikago,21 janar 2022

Vdiq në Çikago futbollisti dhe veprimtari strugan Raman Pushkule – Nga Skënder Karaçica

 
Sot në Çikago të Amerikës ka vdekur futbollisti dhe veprimtari strugan Raman Pushkule.I ndjeri  nëpër vite kishte të veshur uniformën të sportit të futbollit  kuq e zi të KF,,Albanian Stars,,Futbollisti strugan Pushkule e donte futbollin dhe përmes lojës së bukur,futbollistët e rinj shqiptarë në Çikago,për disa vjet rresht  ishin në krye të tabelës në  Ligën Nacionale  të shtetit të Ilinoisit.
 
Në historinë e KF,,Albabian Stars,,në Çikago ka mbetur e shkruar me shkronja të arta,kur futbollistët e rinj shqiptarë të veshur me unformën sportive kuq e zi,kaluan Atlantikun dhe shkuan në Kosovë për një lojë futbolli në kuadrin e manifestimit ,,Adem Jashari,,në Prishtinë.
 
Futbollisti Raman Pushkule ishte pjesë e aktiviteteve kombëtare që organizoj shoqata me struganët,,Valët e Liqenit,,në Çikago dhe,sjellje e tij gjithherë me tonet e respektit,bëri vijat e dashurisë kombëtare  që patën për futbollistin të gjithë shqiptarët e hapësirës etnike,që,padrejtësitë historike të regjimeve të huaja i sollën në Amerikë për një jetë më të mirë.
 
Raman Pushkule do të kujtohet në Çikago si futbollist dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare si dhe për të gjitha nismat për të qëndruar në krah të qytetit të tij të Strugës shqiptare.Vorrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat shqiptare (të premtën)në Çikago,thuhet në kumtesën e shoqatës,,Valët e Liqenit,,.
 

Elvis Naço, tregoju shqiptarëve se ku mbetën 9 milionë euro për ndërtimin e Durrësit…? – Nga Skënder Karaçica

Në vend të debatit
 
 
Para dy vjetësh,tërmeti e pati dëmtuar qytetin antik shqiptar Durrësin me rrethinë.Për të përballuar gjendjen e rëndë,shqiparët në tërë hapësirën etnike si dhe nga diaspora nëpër botë,u bënë  një zë i fuqishëm i dorës së ndihmës matriale për ndërtimin e qytetit dhe të kthimit të jetës normale.
Në këtë nismë humanitare për qytetin e Durrësit,është lakuar emri i Imam Elvis Naço,që,sipas të dhënave të shtypit dhe të komisionit shtetërorë(Edi Rama dhe Tirana zyrtare),është thënë se nga të gjitha anët po vijnë ndihmat shqiptare dhe nga diaspora nëpër botë.Dhe,për të ndihmuar në (ri)ndërtimin e këtij qyteti të antik shqiptar janë akorduar miliona euro e dollar,kur është përmednur angazhimi i Imam Elvis Naço dhe (fondi i tij humanitar)i njohur për të gjithë shqiptarët në Ballkan.
Sipas të dhënave të komisionit shtetëror në kabinetin qeveritar (Edi Rama)në Tiranë,është thënë se në fondin humanitar të Imam Elvis Naço,janë akorduar ndihmat nga shqiptarët  dhe diaspora dhe (burimet)të njohura veçse për Elvis Naço,në shumën prej 9 milionë euro(!).
Ndonëse tash po bëhen dy vjet nga koha e tërmetit dhe angazhimet e shtetit shqiptar për (ri)ndërtimin e qytetit antik shqiptar të Durrësit,është vënë në dyshim pse po heshtë Elvis Naço për 9 milionë euro të ndihmave në adresë të fondit të tij (humanitar),të paktën një informatë për llogoridhënie për të gjithë ata shqiptarë bamirës dhe të diasporës nëpër botë dhe (Amerikë)se ku shkuan dhe ku mbetën ndihmat në adresë të tij…?!
Përkitazi me fondin humanitar të Elvis Naço në aksionin shtetërorë për (ri)ndërtimin e qytetit antik të Durrësit me rrethinë pas termetit,do të ishte mirë që institucionet shtetërore(qeveria Edi Rama)të kërkoj llogoridhënie për 9 milionë euro,që u akorduan në fondin humanitar të Imam Elvis Naço dhe tash dy vjet,asnjë herë nuk ka dhënë të paktën një informatë zyrtare se ku janë dhe kah shkuan 9 milionë euro të ndihmave për Duurësin me rrethinë…?
Për fund,në nderin e frymës së besimit fetar të Imamit të xhamisë në Tiranë,do të ishte kërkesa jonë nga diaspora shqiptare në Amerikë:Imam Elvis Naço,tregoju shqiptarëve dhe diasporës se ku janë dhe kah shkuan 9 milionë euro të ndihmave për (ri)ndërtimin e qytetit antik shqiptar pas termetit  të Duurrësit me rrethinë…?
Skënder Karaçica
 Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Artistotel Mici: Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu   (6 Maj,1405 – 17 Janar,1468) në Poezinë e Longfellow Intervistoi Ardian Murraj

Bisedë me historianin Aristotel Mici. Jo shumë njerëz mund ta thërrasin veten G.O.A.T, shkurtimi nga anglishtja the Greatest of All Time, i shqiptuar si një fjalë e vetme mban sot kuptimin për ata që mund të jenë më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në fushën e tyre. Me pajisjet celulare përmes prekjes dixhitale njerëzit gjerësisht përdorin emoji  dhe MË I MADHI I TË GJITHA KOHËRAVE, kjo përkrenare  ishte simboli që mbante mbi krye HEROI YNË KOMBËTAR. Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jehona mbijetesës dhe e krenarisë së shqiptarëve qe prej mesit të shekullit të XV. Përulemi me respekt dhe e nderojmë heroin tonë në 554 vjetorin e vdekjes së tij, por që përmes një bisede me historianin Aristotel Mici vendosëm ta kujtojmë. 

 

AM:- Mirëmbrëma Z. Aristotel,… ju pashë me një filxhan të Longfellow në dorë. Më duket se këtë bisedë në distancë po e quajmë kafè me Skënderbeun dhe Longfellow në prag të një dite përkujtimore për Heroin tonë Kombëtar.  

Aristotel Mici :- Po është poeti Longfellow, e mora si relikë pas një vizite që bëra në hotelin muze Wayside Inn. në Sudbury MA, t’ua tregoja dhe njerëzve të familjes (Verës dhe djemve e vajzës). 

AM:- A ju jep një frymëzim ? 

Aristotel Mici :- Henry Wadsworth Longfellow është një personalitet pasi edhe me mijëra kilometra larg Shqipërisë arriti ta njihte Skënderbeun dhe ta përshkruante në një poemë interesante.  

AM:- Ju i kushtuat vëmendje botimit të një eseje, tashmë e botuar në anglisht  dhe a mund të na tregoni diçka interesante nga kjo datë përkujtimore? 

Aristotel Mici: Kjo ide nisi nga biseda me një mikun tim që nuk jeton më rreth poemës së Skënderbeut të H.W. Longfellow se mos mes tij dhe Fan S. Nolit ishte ndonjë lidhje. Kjo nuk ka mundësi pasi Noli lindi kur Longfellow vdiq. Pra ata s’u takuan ndonjëherë. Unë vetë nuk dija t’i përgjigjesha më tej ndaj nisa të kërkoj. Pra më dukej interesante se cila ishte shtysa që e bëri Longfellow të shkruante një poemë për Skënderbeun. Objekti i parë që vizitova ishte qendra turistike, hoteli muze Wayside Inn. ku shkojnë shumë njerëz të interesuar për historinë. Kohën dhe vendin ku ai ka shkruar. Një hotel buzë rrugës ndërtesë dykatëshe dhe një kafe që përdoret edhe tani, por dikur si një han pra Longfellow i 200 viteve më parë. Ky vend mban të njëjtin emër.  

Përveç kësaj vajta në një bibliotekë të vjetër në Uster Masaçusets, Shoqatën e Antikuarëve të Amerikës (themeluar 1812), një bibliotekë që zotëron libra shumë të vjetër dhe që trajtohen me kujdesin më të madh. Aty gjeta një studim shumë interesant nga Benjamin Ashcom i cili ishte dhe autori i një serie të tërë punimesh mbi Skënderbeun(mbi 100). Unë arrita të marr disa të dhëna për të bërë një studim fillestar, por e pashë edhe si një burim frymëzimi për shume studiues që merren me skënderbejadën. Pra janë këngët e para folklorike që u futën në Francë dhe Angli e deri tek përkthimet më të fundit të veprave te Skënderbeut. Këto ishin dhe materiale që më ndihmuan për të kuptuar se si Longfellow kishte arritur tek njohja e figurës së Skënderbeut, pra tek akti i tij heroik dhe qëndresa heroike ndaj pushtimit osman. Në fillim dihet se burimi i parë është Marin Barleti me Historinë e Skënderbeut, por ka edhe autorë të tjerë që erdhën më pas dhe ku duhet të jetë mbështetur Longfellow. Dimitër Frangu vjen pas Barletit, i njohur si përgjegjës i financave në kohën e Skënderbeut, që në vitin 1539 bëri një vepër komentare mbi Skënderbeun dhe luftën kundër turqve dhe mendoj se mund të ketë qenë një burim të dhënash për Longfellow. Por këto materiale ishin të pamjaftueshme për mua që të bëja lidhjen. Në bibliotekën e madhe të Usterit, po kërkoja veprën e plotë të Longfellow ku në parathënien e veprës madhore me 12 vëllime, mësova se në vitin 1828 , mësova se  Longfellow kishte qënë në Itali dhe Napoli. Pra e mendoj si një pikënisje që ai të kishte dëgjuar për Skënderbeun. Pra vajtja e Longfellow në Evropë ishte një botë e panjohur për të, ndoshta kishte studiuar por fizikisht ishte hera e parë kontakti me të. Por edhe duke qenë në Napoli kjo do të ishte një mundësi më shumë njohjeje me marrëdhëniet Shqipëri-Itali apo mbretërinë e Napolit (që nga koha e Skënderbeut, Ferdinandit dhe Alfonsit), ku shquheshin njohjet dhe aleancat mes vendeve. Kujtojmë këtu se Skënderbeu ndihmoi për shtypjen e një revolte në Napoli. Po kështu pas vdekjes së Skënderbeut në Italinë e Jugut u vendosën shumë shqiptarë të cilët kishin këngët dhe legjendat e tyre dhe kontakti me to rrjedhimisht të lidh me Skënderbeun. Veç kësaj në Napoli janë edhe dy materiale dokumentare. Dy varre qe te shpien ne kohen e Skënderbeut. Është varri i Gjon Muzakës (në Franca Villa pranë Otrantos), dhe  rrasa e varrit ka mbishkrimin dhe simbolin e flamurit. Pra ky varr na shpie tek simbolika e shqiptarëve. Një varr i ngjashëm është ai në Kishën e Shën Marisë në Napoli, ku prehet Kostandin Kastrioti, djali i Gjonit, nipi i Skënderbeut ku Donika gjyshja e tij ka lënë mbishkrimin dhe mbulesa e rrasës është përsëri flamurin me shqiponjën me dy krerë dhe ylli me gjashtë cepa, i quajtur ylli i Moisiut, por që është emblema e flamurit të shqiptarëve. Kjo mendoj se shërben si shtysë për një njeri që do të dijë mbi Italinë dhe marrëdhëniet me shqiptarët përveç materialeve të tjera që Longfellow mund të ketë rënë në kontakt. Por mundësia më e madhe them se është vepra e Marin Barletit “Jeta dhe Heroika e Skënderbeut” e cila duket nga përmbajtja e poemës pasi janë nja tre fjalë të cilat vetëm një shqiptar mund t’i thotë (shqiptojë), Si Ak- Hissar, Kruja, Drini. Pra një njeri nuk mund t’i shprehte ato kohë më vonë aq burimore sa Marin Barleti. Pra këto janë fjalë të vendosura ku duhet në veprën e tij. Longfellow trajtoi një detaj të vogël të jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut, pra aktin më heroik. Ngritjen e flamurit në Krujë më 28 Nëntor 1443. Pra arriti të ngrejë flamurin dhe të shpallë bashkimin e shqiptarëve, një pavarësi dhe unitet të tyre nën një komandë të vetme. Pra ky është fokusi i poemës së Longfellow. Ka mendime se ai mund të jetë mbështetur veç Barletit edhe në punimet e mëvonshme  GentelmenLavardin dhe Clement Moore , ndërsa për stilin e kësaj poeme mendohet se ndikimi mund të jetë nga njohja e veprës së Xhorxh Bajronit mbi shqiptarët, tek Pelegrinazhi Childe Harold . Ngjashmëria, stili, përdorimi i emrit të Skënderbeut- Iskander ( si Aleksandri i Madh) disa herë gjatë poemës. Pra mendimet e studiuesve sikur përforcojnë më shumë mbështetjen tek Bajroni, që ishte dhe apostull i romantikës evropiane.  

AM:- ju patët kënaqësinë e botimit. Sa arriti të shpërndahet ky libër? 

Aristotel Mici :- Unë arrita ta shkruaj dhe ta botoj para disa muajsh në versionin elektronik (Kindle). 

AM:- Pra a e shkëmbyet kënaqësinë që edhe anglisht arriti tek lexuesi? 

Aristotel Mici : kënaqësia ime ishte se arrita te beja diçka në fushën e studimeve për Skënderbeun, Longfellow dhe se si shtegtoi fantazia e tij për të na dhënë portretin e Skënderbeut. Në to dallohet një përngjasim i veprave me karakter heroik, kalorësiak. Një shembull i ngjashëm është heroi i revolucionit amerikan Paul Revere që ishte frymëzues për shkrimtarë dhe artistë dhe mes tyre edhe Longfellow. Për mua ngjashmëritë mes tyre janë të dukshme. Shtëpia ku Longfellow shkëputej për të shkruar ka dhe një tjetër histori ku tregohet se si ai u njoh me një student amerikan (hebre-spanjoll) i cili i tregoi mbi historinë e një heroi evropian si Skënderbeun 

 

AM:- Ndoshta janë historitë e vendosjes në Spanjë të familjes së Skënderbeut? 

Aristotel Mici :Po, pas vitit 1508 Donika u vendos atje bashkë me nipin Alfonsin, atje ka dhe varrin e saj në Valencia. Pra këto dokumenta dhe histori do të kenë qenë të dëgjuara për studentin hebre. 

Aristotel Mici :- Shekulli i XV në Spanjë tregonte për një situatë alarmante. Sulltani ishte në ngritje dhe dyndja turke ishte bërë një kërcënim real për Evropën. Italia, Franca po kërkonin një model, një hero për t’u frymëzuar dhe për t’u mbrojtur nga pushtimi turk. Spanja shumë pranë Marokut të pushtuar nga Turqia e ndjente kërcënimin ashtu sikurse edhe Otranto pas vdekjes së Skënderbeut më 1480 ra për 6 muaj në duart e Sulltan Mehmetit të II, provoi shumë shkatërrime dhe masakra, por arriti të bashkonte forcat dhe të mbrohej duke i zmbrapsur turqit. Por frika egsistonte në Spanjë sikurse shihej frika e Hanibalit që donte të pushtonte dikur Romën duke kapërcyer Pirenejtë. Në Spanjë aso kohe u zhvillua shumë një letërsi dramatike dhe në qendër ishte figura e Skënderbeut. Don Albani siç përmend dhe Ismail Kadare tek Mosmarrëveshja, ishte figura e një heroi që po kërkonin mbretit dhe princat e Evropës. Pra duhej një frymëzim mbarë popullor për të përballuar fizikisht dhe moralisht pushtimin turk. Legjendat dhe dramat në Spanjë mendoj unë ishin futur në ndërgjegjen e njerëzve dhe hebrenjtë e larguar nga Spanja i morën këto kujtime me vete.  

AM:- Poemën e Longfellow besoj e keni ndier të përshtatur në shqip nga Fan S Noli dhe Robert Elise si i keni përcjellë ato pasi jeni njohës i fushës së letërsisë. 

Aristotel Mici :Noli me tonin e tij ka dhënë gjithë impresionin e Longfellw në poemë. Shumë njerëz e kanë të mësuar përmendësh, madje dhe në të dy gjuhët dhe mundohen të bëjnë edhe krahasimin e fuqisë së vargjeve të Longfellow dhe të Nolit. Noli ka bërë një përkthim artistik me një ton Nolian i qëndroi besnik dhe pa ju larguar origjinalit. Ai të impresionon me tonin e tij poetik nga fillimi në fund. Për Shqipërinë e asaj kohe kjo ishte e jashtëzakonshëm, pra 200 vite më parë atdheu ynë donte të shkëputej nga Turqia dhe sundimi otoman dhe nga ana tjetër një poet amerikan të shkruaj për Shqipërinë dhe të lartësojë simbolin tonë, duke i dhënë theks të veçantë ngritjes së flamurit të shqiponjës me dy krerë. 

AM:- Të vijmë pak në kohë, në fillimet e këtij shekulli, më 2005 Kongresi Amerikan përcolli një rezolutë për mirënjohjen e veprës heroike të Gjergj Kastriotit, kujtojmë Dio Guardin. 

Aristotel Mici : Pikërisht poema e Longfellow ishte një urë lidhëse kulturore mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë mes shqiptaro-amerikanëve që jetojnë këtu. Kjo shihet si një material artistik, edukativ, patriotik dhe kulturor dhe ndoshta të rinjtë tanë që ndodhen në Amerikë dhe jo vetëm në Amerikë të njihen me këtë poemë. Kjo dhe për faktin e krenarisë kombëtare se në shekullin e XV, shqiptarët  e bashkuar i bënë ballë një superfuqie të kohës. Skënderbeu është shembull edukimi dhe një gjest patriotik dhe pikërisht për këtë duhet të punojnë njerëzit inteligjentë, shqiptaro-amerikanë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre që ta dinë se kush ishte Longfellow dhe sa lart e ngriti edhe ai Skënderbeun. Pra a duhet ne ta harrojmë? 

AM:- Ju keni shkruar krahas kësaj për Himnin, për emrin shqiptar, pra si qëndron kjo pjesë e punës tuaj kur afrojnë ditë të tilla me peshë përkujtimore. 

Aristotel Mici :– Kënaqësia ime është se bëj një punë modeste për një temë kaq të madhe e cila vazhdimisht duhet plotësuar, pasuruar dhe përcjellë në breza. Simbolika e saj është bashkimi i shqiptarëve, roli udhëheqës i Skënderbeut, akti heroik i ngritjes së flamurit si edhe tek rastësia e bukur që flamuri u ngrit me 28 Nëntor 1443 nga Skënderbeu dhe po këtë ditë u përpoq edhe Ismail Qemali që ta mbronte. Pra vërtetë do të ngrihej në Vlorë , por të arrihej po atë ditë më 28 Nëntor të 1912. 

AM:- Ne kemi biseduar dhe ju  me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë po punoni për një tjetër vepër historike të cilën do ta lëmë për një herë tjetër. 

Aristotel Mici: Po është “Karvani i Pavarësisë”, një tjetër këndvështrim dhe një tjetër pjesëmarrje figurash të rëndësishme të cilat nuk janë përmendur më parë për rolin e tyre. 

AM:-Simboli i përkrenares, çfarë përfaqëson? 

Aristotel Mici :- Përkrenarja dhe ky simbol më i besueshmi për mua është shpjegimi i Shtjefën Gjeçovit. Skënderbeu admironte Aleksandrin e Madh , e quante dhe fis dhe lidhja është mitologjike dhe historike. Aleksandri i madh ishte i jashtëzakontë ku po perifrazoj një thënie të  Bill Klintonit që theksonte se Lindi si njeri, jetoi si mbinjeri dhe vdiq si perëndi.  

AM:- Keni shkruar për Shtegtimin e armëve të Skënderbeut dhe realizuat vjet vizitën ë Vjenë, në atë muze. 

Aristotel Mici:- Po kisha mbresë dhe emocion, pra gati 140 vjet më parë kur edhe Naim Frashëri (më 1882) pati mundësi ti shikonte dhe shkroi vargjet  

Në Belvedere, në Vjenë 

Sikur pashë Skënderbenë 

Armët e tija kur i pashë 

Lumja ti moj Shqipëri thashë… 

dhe më pas pati frymëzimin që shkroi Historinë e Skënderbeut. 

Unë u luta me vete dhe kërkova se ndoshta koha do ta bëjë të mundur që ato armë të kthehen ndonjë ditë në Kalanë e Lavdishme të Krujës. 

AM:- Po le të kthehemi edhe njëherë tek  figura e heroit tonë kombëtar që është kaq e dashur dhe e pranishme kudo, emër, shkollë, libra, filma, rrugë, sheshe, ekip sportiv, kartëmonedhë, tatuazh, vlerësim çmimi si dhe me dhjetëra vepra arti të krijuara .Gjergj Kastrioti është ndër figurat më të përmendura dhe me përmendore të ngritura kudo ku jetojnë shqiptarë si dhe në shumë sheshe të qyteteve të botës që atë nderojnë. G.O.A.T, the Greatest of All Time,  më i madhi i kohërave si luftëtar. 17 Janari në datën konkrete, 554 vjetori i vdekjes së Skënderbeut si e shihni juve si historian rastësinë dhe faktin që presidenti Turk viziton Shqipërinë dhe veç ndihmës për zonën e dëmtuar nga tërmeti ai do të pritet në Parlament? 

Aristotel Mici : Unë personalisht në vitin 1968 kam marrë pjesë në Konferencën e 500 vjetorit dhe pas disa dekadash njerëzit çdo vit e përkujtojnë dhe jubiletë përkujtohen me konferenca dhe takime akademike. Nuk e di këtë vit, ne jemi larg dhe nuk e di se çfarë ka bërë Akademia e për ta gjallëruar shkencërisht dhe kombëtarisht Skënderbeun pasi ai është dhe do të jetë hyjnia jonë. Figura që na bashkon bashkë me emrin shqiptar dhe me gjuhën shqipe. Me emrin e shenjtëruar të Skënderbeut ne ndjehemi më afër dhe më të bashkuar, siç kemi dhe himnin që i përkushtohet kombit. 

AM:- Në rrafshin historik vërej se kur flitet për shekuj të errët pas vdekjes së Skënderbeut, flitet se populli shqiptar ka përballuar një pushtim 500 vjeçar Otoman. A mundet që optika historike të mos e shohë si pjesë të vuajtjes me idenë që të mos jemi të ankueshëm dhe në vend që të themi kemi vuajtur pushtimin prej pesë shekujsh ne të shprehemi se kemi ngadhënjyer dhe mbijetuar për gjysmë mijëvjeçari?  

Aristotel Mici : Unë them se edhe pse shqiptarët në këtë përvjetor nuk duket se janë aq të bashkuar, ata gjithnjë duhet të afrohen rreth kësaj figure dhe të shërbejë si kolona rreth të cilës ne duhet të bashkohemi 

AM:- Kur fola për mbijetesën fola për atë ndjesi që shohim tek Arbëreshët në Italinë e Jugut. Ata janë treguesi më i mirë i një periudhe historike që u duk sikur u fshi, ndodhi një gjenocid dhe një përzënie e popullsisë shqiptare nga trojet amtare, por ama, ata treguan se mbijetuan duke ruajtur gjuhën dhe kulturën për më tej. A jemi ne në gjendje ta çmojmë veten për këtë lloj mbijetese dhe të gjejmë atë frymë uniteti? 

Aristotel Mici :– populli shqiptar ka kaluar periudha më të errëta dhe më të vështira dhe sidomos më i izoluar. Tani ndodhet më pranë shtëpisë Evropiane dhe pranë demokracisë amerikane që i ruan nacionalitetet, që i mbron cilësitë nacionale dhe që amortizon diferencat dhe ato që nuk janë të përbashkëta por mban ato që janë përbashkuese, Duke qenë në këtë atmosferë politike dhe ideologjike si bashkim vëllazërim dhe lidhje me popujt e qytetëruar të Evropës dhe në shembullin e demokracisë amerikane, unë them se ne shqiptarët kudo që jemi do ta marrim veten dhe do të gjejmë forca për t’u rigjallëruar, për t’u bashkuar dhe për ta çuar përpara Shqipërinë. Shqipëria është dhe do të mbetet Evropë, ne kemi një trashëgimi të hershme dhe mund të themi se nuk ishim më pas vendeve të tjera Evropiane, mbase do të kemi qenë në ndonjë shkallë edhe më superiore. Mjafton që të kujtojmë se në vitin 44 para Krishtit, kur perandoria Romake ishte në ngritje e sipër,  perandori i parë Romës August do të studionte në Apoloni (studioi për oratori, diplomaci dhe retorikë), dhe aty mësoi dhe vdekjen e dajës së tij,  Jul Çezarit. Pra ne ishim në një gjendje kaq të lartë sa që shtresat e ngritura sillnin fëmijët për të marrë dije në Iliri. Pra ky popull që kishte këtë traditë dhe këtë nivel nuk u shua, mund të jetë asimiluar pjesërisht, por ato qelizat dhe nervi kombëtar ka mbetur. Durrësi dhe Apolonia me amfiteatër çka do të thotë se ishte një nivel ekonomik, po kështu Butrinti dhe të tjera qytete në brendësi kanë qenë qendra të zhvilluara. Pra kjo energji ekziston dhe nuk besoj se do të shuhet dhe kjo jo nga e kaluara, pasi e kaluara na tregon se ne ishim si popujt e tjerë, por kemi edhe një rini që po edukohet dhe lëviz në Amerikë dhe Evropë të cilët do të kthehen dhe duhet të rikthehen për të gjallëruar vendin dhe ngritur lart flamurin kombëtar, nderin kombëtar dhe figurën e Skënderbeut. 

AM:-Për ju si historian, këto vizita dhe data përkujtimore në mënyrën se si i përcjell politika shqiptare  çfarë tregojnë dhe çfarë efekti kanë në historinë e vendit. 

Aristotel Mici :- Unë jam i pasionuar pas historisë dhe të kaluarës dhe përpiqem që të mësojmë nga e kaluara duke e lidhur me të sotmen. Por politika ka relievet e saj në shkallë kombëtare dhe rajonale dhe këto relieve nuk janë fusha të shtruara, duhet diplomaci, taktikë duhet manovrim për të gjetur ujdinë dhe mirëkuptimin që popujt ta ndihmojnë njëri tjetrin kur janë në rrezik. Të gjejnë pozitiven që i bashkon dhe të veçojnë negativen që nuk na çon përpara. Elasticiteti në politikë ka vlerën e vet. Kompromiset dhe veprimet e zgjuara bën që ne të ecim përpara. 

AM:- Ndoshta në këtë pjesë të diplomacisë ne mund të themi se Shqipëria është një hap më afër Evropës vetëm në sajë të një tradite të mirëfilltë që ka pasur me simbole dhe figura të tilla qëndrestare si Skënderbeu dhe po të shohim në frymëzimin e kësaj figure? 

Aristotel Mici :- Ja pra kur ju fola më lartë për personazhin studentin-hebre në poemën e Longfellow, Skënderbeu ishte bërë figurë qendrore në letrat dhe historinë e Spanjës për të ngritur frymën patriotike dhe rezistencën në Spanjë. Sa kohë që sulltani ishte në ngritje Evropa përpiqej të gjallëronte figurën e Skënderbeut, për të mbajtur lart një hero që do të mobilizonte. Pra kur Skënderbeu ishte për Evropën një yll frymëzimi ai aq më tepër do të jetë yll frymëzimi brez pas brezi në trevat shqiptare.  

AM:- Ju falenderoj përzemërsisht për kohën dhe bisedën. 

Aristotel Mici:- Faleminderit dhe besoj se dhamë disa gjëra të reja për të treguar rrugën që ndoqi Longfellow për të arritur tek Skënderbeu. Ju faleminderit 

16 Janar, 2022 

Natick, MA 

Rezidenca ku ka jetuar H.W. Longfellow

Asdreni erdhi më një këmishë të shkyer nga Drenica në Amerikë, sot është kthyer në Kosovë me kompaninë e tij…! – Nga Skënder Karaçica

Ngjyra jete
Forcat ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë,Asdren Karaçica nga Gllogovci i Drenicës e kishin dëbuar më familje nga shtëpia dhe më qindra të tjerë shqiptarë të kësaj ane i dërguan në kampin e refugjatëve në Stankovec të RMV-së.Pas shtatë javësh në këtë kampë të refugjatëve,Asdreni më 24 qershor 1999 niset bashkë me familjen për Amerikë për të gjetur strehim sipas programit në qytetin mikpritës të Çikagos.
 
Dhe,këtu,për Asdrenin nis udha e jetës,së pari në shkollën fillore dhe në gjimnaz për të vazhduar më tej në synimet e tij që të bëhej biznesmen i jetës ekonomike në tempullin e dijes…E kishte lënë Drenicën e djegur nga dora vrastare serbe dhe,tërë kohën kishte një ëndërr se si të ndihmojë Kosovën,siç e kishte dëgjuar shpesh herë babain e tij duke thënë:Nuk kemi tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës,
për plisat dhe lisat e Drenicës…!
 
Nëpër vite dhe rritja e shtatit të Asdren Karaçica,një ditë ëndrrat e tij nisën të bëhen pjesë e jetës së tij.Kishte nis punën në kompanitë më të njohura të biznesit ndërkombëtar dhe brenda rrafshit ekonomik në shtetin e Amerikës për të marrë të mbarën duke themeluar kompaninë e tij,,Trucking Group USA,,në Çikago dhe,natyrisht synimet i kishte që,projektin e tij të biznesit të zbret në Prishtinë.
 
Në Prishtinë kompania e Asdren Karaçica e ka nis punën dhe u ka afruar punë në selinë në Çikago dhe Prishtinë më se pesëdhjetë të rinjve shqiptarë dhe amerikanë.Në zyrën e njësisë së biznesit,të rinjët dhe të rejat e Kosovës të shkolluar në Universitetin,,Hasan Prishtina,,dhe në Kolegjët tjera,kanë marrë punë dhe me të ardhurat e mira matriale ia kanë nisur të marrin frymë në udhët e jetës dhe të përspektivës…
 
Kompania e Asdren Karaçica nga Çikago dhe që ka zbritur  edhe në Prishtinë,në fund të vitit 2021 mori një nismë humanitare për të ndihmuar fëmijët më sëmundjen e kancerit.Tërë ekipi i kompanisë në Prishtinë për nismën grumbulluan pesë mijë euro dhe i dëguan përmes aksionit ATG:,,Care for Kosovo Kids,,në Klinikën Pediatrike të QKUK-së në Prishtinë dhe kanë ndarë dhurata për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë për shërim nga sëmundja e kancerit.Pos kësaj,kompania e Asdrenit ka menduar që të ndihmojë edhe në furnizimin me barna për fëmijët e sëmuar,që,në programin e tyre ata kishin një dëshirë,fëmijët e kësaj klinike ti shohin të buzëqeshur për shërim dhe rrita e mbarë e tyre.Në këtë nismë duhet përmendur angazhimin e Patrycja Deszcz,e cila ishte në krah të stafit në zyrën e kompanisë nga Çikago të hapur edhe në Prishtinë.
 
Për fund,duhet theksuar se ëndrra e Asdren Karaçica u bë pjesë e jetës së tij dhe,synimet e tij janë të zgjerojë fushën e biznesit në relacionet Amerikë-Kosovë dhe sa më shumë të rinj shqiptarë të punësuar,ndonëse kahet e zhvillimit  ekonomik të shtetit të Kosovës,janë parakushtet që brezi i ri dhe i shkolluar të qëndrojë më të dy këmbët në tokën e vet shqiptare dhe,mos të lejojmë që,në shekullin e ri,shqiptarët të mbesin të varfër dhe duke kërkuar punë e mirëqenie  nëpër meridianët e botës.Për diasporën shqiptare nëpër botë,Asdren Karaçica e ka një porosi:
Mos të merren më ,,politikë,,dhe shteti i Kosovës nuk duhet që të shtrëngojë diasporën me ,,politikën e ditës,,
dhe tash e tutje ,,vota,,më e mirë për shtetin (tonë)të Kosovës është të kthehemi në tokën tonë me ato pak investime dhe,një ditë Kosova duhet të marrë primatin e shtetit më ekonomi stabile dhe të zhvilluar në parametrat e ndarjes ndërkombëtare të punës.
 
Skënder Karaçica

Udhët e jetës dhe Tempulli i dijes për brezat…! – Nga Skënder Karaçica

Në vend të urimit
Po atëherë kur u hapën shkollat e arsimit shqip në Kosovë,atëherë janë mbyllur burgjet për shqiptarët.Po në këtë rrjedhë,në udhët e jetës dhe Tempulli i dijes,u bë për brezat e rinj shqiptarë,projekti kombëtar se si duhet të bëhet Atdheu…!
Në këtë udhë të dijes,profesor Ragip Gjoshi,mori me vete tokën e bekuar të Kosovës dhe,në shkollën fillore ,,Luigj Gurakuqi,,në Sankovc të Drenicës dhe në Katedrën  e Universitetit,,Ukshin Hoti,,në Prizren,mbolli kopshtin me lulet e kombit,librat dhe kërkimet shkencore të gjuhës e të kulturës shqiptare…!
Vitet erdhën me shënjën dalluese,kur e kur,puna arsimore dhe si pedagog u vendosën gjurmët e kohës për orët mësimore,studentët dhe projektet kërkimore-shkencore…!
Vitet erdhën për profesor Ragip Gjoshi dhe,asnjë herë i plakur para dijes,studentëve,librave dhe para universitetit,që të vendos  gurët në themelet e Panteonit të dijes për kombin dhe shtetin e Kosovës…!
Vitet erdhën,profesor Ragip Gjoshi!E gëzofshi aktin ligjor të pensionit dhe sipas të drejtës së punës e të djersës,të gëzoni me shëndet pagën e pensionit…!
Vitet erdhën,puna dhe analet e historisë së arsimit shqip në Kosovë do të shënojnë në kronikat e kohës,ata gurë që i keni vënë në Panteonin e dijes dhe të dritës për kombin dhe për shtetin e Kosovës…!
Me fat koha e pensionit,profesor Ragip Gjoshi!
Përgëzime nga Amerika,
Prof.Skënder Karaçica,

Çikago(SHBA).

Akademiku i shquar Ali Hadri nderohet në New York

ALI HADRI NDEROHET NË NEW YORK

Bronx, New York, 28 Nëntor

Figura e shquar kombëtare e shkencore, Ali Hadri, u nderua në New York nga kryetari i Bashkisë Bronx, z. Ruben Diaz Jr në shënimin e Ditës së Flamurit.

Proklamaten e Nderit e pranoi zonja e Akademik Ali Hadrit, Nazmije Hadri, e cila shprehi mirënjohjen e saj për këtë vlerësim të lartë. Ajo tregoi sesi misioni jetësor i akademik Ali Hadrit ishte Pavarësia e Kosovës.

Znj. Hadri u foli të pranishmëve për kontributin e Akademik Hadrit në fushën e arsimit dhe synimin që ai kishte të krijohen kuadro që do të punojnë për realizimin e projektit të Kosovës së Pavarur.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zëvendës guvernatorja e shtetit te New York-ut, Kathy Hochul, senatorja e Shtetit të New York-ut, Alessandra Biaggi dhe asamblisti Stephen B. Kaufman.

 

 

Ali Hadri është historian i shquar, akademik shqiptar. Lindi në mars të vitit 1928 në Lushnjë të Shqipërisë.

Biografia

Më 26 dhjetor 1970, ai mbrojti me sukses doktoraturën në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Kjo datë ka një rëndësi të veçantë për arsimin dhe shkencën shqiptare sepse në këtë kohë u krye doktorata e parë e mbrojtur në Universitetin e Prishtinës.

Mjafton ky fakt për të vënë në pah rëndësinë e punës profesionale, edukative dhe shkencore të Ali Hadrit, i cili në Kosovë tashmë çmohet me plot të drejtë si themeltar i shkollës sonë të historiografisë kombëtare. Ali Hadri ishte drejtori i parë i Institutit të Historisë së Kosovës, ku punoi derisa organet e pushtetit të atëhershëm e shkarkuan nga detyra, për shkak të mbështetjes së kërkesave të studentëve në demonstratat e vitit 1981, të cilat i mbrojti me përkushtim, me forcën e argumentit dhe me guximin e një atdhetari të rrallë.

 

Ju Evi Kokalari u bete Shprese…koha për një organizim të ri të shqiptaro-amerikaneve per nje konservatorizem te fuqishem Nga Sami Mulaj

Evi Kokalari! Per pak muaj bere emer…

Shume njihen shpejt… Edhe harrohen shpejt si bryma…

Eshte momenti kritik per Shqiperine dhe shqiptaret.

Konservatorizmi ne Shqiperi eshte rrenuar gati plotesisht nga infrastrukura e SorosKomunisteve te rinj e te vjeter…

Edhe ne Kosove, edhe ne Shqiperi Binomi i mbajtjes gjalle te Konservatorizmit Rugova Berisha eshte ne konflikt te ashper me politiken zyrtare alla Beograd, Stamboll e Moske…

Miqte e Shqiperise ne Washingtonin politik ose kane vdekur, ose jane menjanuar…Lobi Serb eshte fuqizuar dhe ndikimi Ruso-Kinez eshte kembekryq ne Ballkan.

Prandaj kjo situate qe populli yne e perjeton me vuajtjet e perditshme do Lider…

Ju Evi Kokalari u bete Shprese…

Keni mundesi, mendoj te beni diçka..ose atje ne Tirane, ose edhe ketu…

Faktori shqiptar ne Amerike po te respektohet eshte gati…

Strukturat e vjetra te organizatave a shoqatave jane bere “qoka” te turpshne dhe bajate…

Aty nuk e gjejne vehten shqiptaro-amerikanet.

Prandaj me pervojen e organizimit te Foltores ne New Jerse-yt, pa vonuar duhet nise organizimi

i Ri i shqiptaro-amerikaneve per nje konservatorizem te fuqishem ne politiken shqiptare..

Luigj Çekaj Si Shenjt i Poezisë – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Shqipëri!

Të gjithë jetën time unë kam vuajtur bashkë me ty.

E megjithatë po të kem mundësi të shpëtoja a të

kthehesha në dragua,

E deklaroj solemnisht se unë qysh tani,

Do të hyja i gjallë në gurin e themeleve të pavdekshme të tua.

 

 

Në Qëndrën “Nënë Tereza” në Kishën Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale të Nju Jorkut u promovuan librat e poetit penëndritur Luigj Çekaj, pas vdekjes.  Kjo veprimtari u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me president shkrimtarin Adnan Memeti dhe kryetar z.Mhill Velaj.

Gjithmonë kur ndodhem pranë kësaj qendre të thjeshtë si vetë emrin që mban të shenjtores shqiptare Nënë Tereza përjetoj emocione dhe kënaqësi të papërshkrueshme, ngase aty vlerësohen njerëz të penës, të artit, atdhetarë të elitës së Kombit si pak vjet më parë me At Gjergj Fishtën ku kishja nderin të ishja moderatore e atij aktiviteti shumë të rëndësishëm.

Ja kështu ndodhi dhe me të dielën e dytë të Janarit 2022 ku shkrimtarët së bashku me familjen e nderuar të poetit, bashkëshorten e tij fisnike Violeta Çekaj, vajzat e bukura dhe të mençura Enkolana, Justina qe siç i quan ai janë dy trëndafila drite në ballkon, çdo natë, si dhe djali i tij Terensi organizuan përkujtimoren në nderim të poetit Çekaj pas vdekjes.

Aktivitetin e moderoi z.Mhill Velaj i cili e hapi duke ftuar pjesëmarrësit të mbanin një minutë heshtje në përkujtim të poetit Çekaj.  Në panelin e aktivitetit z.Velaj ftoi shkrimtarë, kritikë dhe gazetarë të zinin vendet si: Adnan Mehmeti, Fran Shkreli, Dalip Greca, Kozeta Zylo dhe Pal Ndrecaj.

Shpesh më dukej sikur ishja nën urën e dhimbjeve të emigrantëve që lëkundet në Oqean midis Shqipërisë dhe Amerikës.  Sidoqoftë vetëtima zhuritëse e mohimit nën diktaturë nuk mundi dot t’ju zhveshë poeteve fisnikërinë edhe pse mbi shpinë të tyre rëndon pesha e vuajtjeve dhe e mundimeve si guri i Sifizit.

Të ftuar nga shoqata dhe familja e tij si dhe e nderuar të mbaja kumtesë, ne kishim pasur fatin ta kishim mik të dy me Qemalin dhe t’i lexojmë me endje poezitë e tij ne botën e lirë, por mjerisht jo në kohën e akullt, kur dritën e mbyllnin nën gur morti…

Cuditërisht sa herë shikoja portretin e Nënë Terezës në atë sallë aq të ngrohtë dhe modeste, përpara më dilte nënëmira e poetit.  Pena e tij pikon mall dhe dashuri për vendin e tij, nënën e shtrenjtë që i puth ballin fisnik kur takohet me të dhe ja si shkruan: “Kur ti erdhe nga Shqipëria/ Besoja se as vdekjet nuk do të mund të na ndanin më/ si as distancat/ Ndërsa pranë teje kam celuloren me dyqind fotografi/ Një dosje dhimbjesh në ermrin tim/ Që më kujton prangat/ si dhe tre a katër stilokalema”…

Është dashuri hyjnore e birit për nënën që qan dhe e puth, dhe dy pikëlzat e lotit të tij varen si rruaza argjendi në qafën e bukur dhe të rrudhosur të nënës halleshumë.

Me të drejtë shkrimtari Memeti tha se: ai la një pasuri të madhe për shoqatën, letërsinë dhe Kombin.  Ai kishte një shqipe të kulluar dhe tejet artistike, duhet kujtuar se z.Luigj Çekaj ka qenë që në themelimin e shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë si dhe sekretar i shoqatës  do të pohonte shkrimtari Velaj. Shkrimtari dhe kritiku Pal Ndrecaj do të thoshte në diskutimin e tij se poezia e Luigj Çekaj është një poezi moderne.

Dom Pjetër Popaj famulltari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” e bekoi këtë veprimtari letrare dhe tha për poetin Çekaj se ai ishte një besimtar i devotshëm dhe plot kulturë, e donte artin dhe poezinë, ndërkohe ka punuar për revistën Kuvendi si organ i Kishës Katolike shqiptare.

  1. Pashko Camaj n/kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” në emër të saj dhe kryetarit z.Elmi Berisha i dorëzoi bashkëshortes së tij znj.Violeta dhe familjarëve cmimin e mirënjohjes për një bashkëpunim të ngushtë me Diellin dhe Vatrën me rastin e 110 vjetorit të themelimit të saj. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe arteve në New York Prof.Skënder Kodra i ka propozuar Bashkisë së Shkodrës për ta bërë qytetar nderi.

Z.Fran Shkreli ish drejtori i Zërit të Amerikës e vlerësoi lart poetin Luigj Çekaj dhe tha se ndër vite ka qenë redaktor i revistës “Jeta Katolike Shqiptare”.  Poeti Cekaj është me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe të mbi-Shkodrës nga fshati Bzhetë, nga rrjedh edhe familja ime. “Në Shkrel, te shtëpia e prindërve të mi”, është një ndër poezitë e Luigjit, dedikuar vendlindjes si në vargjet:  Atje ku/ Te muri, në vend të lahutës/ bimë vjerrëse varen/ Atje ku piqej buka, tani zogu ndjen uri.

Kur Luigji ka qenë në moshën 3 vjeçare, në vitin 1953, babai i tij Kolë Çekaj, për t’i shpëtuar dënimit të sigurt me vdekje nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ishte arratisur në Jugosllavi, dhe qëndroi për një kohë, edhe në shtëpinë e familjes time në fshatin Amull. Kur i ati i Luigjit, vendoset në Amerikë, Luigjin e vogël, në moshën 2-3 vjeçare e njollosin me damkën e armikut.

Z.Dalip Greca ish editori i gazetes “Dielli” në fjalën e tij midis të tjerash tha se kam qenë i privilegjuar që për 23 vite të takohesha të shtunave dhe të diskutonim për letërsinë, artin, historinë.  Sot shikoj fëmijët e tij të rritur dhe bashkëshorten e tij Violetën që na priste me bujari dhe fisnikëri në shtëpinë e tyre.  Ai pohoi se vetëm me dy vëllime poetike të poetit do të ishin të denja për cdo antologji, por poeti Çekaj vazhdoi më tej duke na dhuruar vepra të tjera shumë të arrira.  Z.Greca tha se ishte një mjeshtër i përpunimit të fjalës së bukur artistike.

DjaliiI tij Terensi lexoi poezinë “Amaneti i gjyshes sime”, ndërsja e bija e tij Enkolana lexoi poezinë kushtuar bashkëshortetes së tij Violetës.

Në emër të familjes përshëndeti vëllai i Luigjit John Çekaj i cili falënderoi të gjithë të pranishmit që nderonin veprën e vëllait të tij dhe tha se ndihej krenar për një vella poet, atdhetar dhe njeri si Luigj Çekaj.

Shumë emocionante ishte dhe punimi artistik, portreti në pikturë i poetit Luigj Çekaj realizuar mjeshtërisht nga artisti Astrit Tota.  Ai përmes emocioneve tha se e kam sjellë ashtu sic ishte të gjallë në Bronx, duke ecur, menduar dhe krijuar.

Në pamundësi për të ardhur përshëndetje erdhen nga Dr.Gjeke Marinaj shkrimtar i kalibrit botëror, Mark Shkreli kryredaktor i reveistës Kuvendi, Niko Spathari shkrimtar dhe studjues i mirënjohur, shkrimtarja Dr. Yllka Filipi si dhe studiuesja e letërsisë, Dr. Arjeta Ferlushkaj.

Për të pranishmit familja shtroi një kokteil në perkujtim të të dashurit të tyre të paharruar Luigj Cekaj.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me themelues dhe producent Qemal Zylo si dhe nga TV “Kultura Shqiptare” me themelues dhe producent z.Adem Belliu.

Ne atë të diel te ndritshme Poeti Çekaj dukej gati një shenjt, ecte dhe vetëm ecte duke predikuar fjalën më hyjnore në botë, fjalën shqipe.  Dhe fjala e tij e bukur do të jetojë përjetësisht në veprat që na la.

 

9 Janar, 2022

Bronx, New York


Send this to a friend