Mars 2024, Berlin
1.
Një pëllumb kishte shtrirë krahët e bardhë dhe flut’ronte në paqen e species së tij.
Instinktet a eksperienca e zejes nuk i thoshin asgjë. Asnjë gverr. As kurdisje, as pritë, as kapje që, e kalkuluar, do hynte në kronikën e një keqndjesie, madje një fillbeteje njerëzore.
Krahët ishin lodhur dhe Himalajet tepër të frikshme për gjezdisjen e tij.
Por flatrimin e pafaj, do t’a ndalonte një kurth i papritur rojash kufiri. Aty ku mbaronte vendi i tij dhe niste një tjetër. Të dy të mëdhenj, por thellësisht të ndryshëm. Vendi nga vinte, një diktaturë që mbante nën sund gjithçka. Madje dhe ofshâmën e dhimbjes…I dyti, ku, ndërkaq, kishte rënë, dukej i lirë, por i varfër, i padrejtë e rrëmujtar…
2.
Ndër vite perandorie, britët do linin gjurmë gjithandej. Linja kufijsh, paqe të brishtë e farë luftërash. Por, anise kolonizatorë, ata kultivonin kudo një frymë e rend qytetërimi të Europës.
Bima e konfliktit që do të gjethërojë përherë midis Kinës e Indisë, është, ndaj, kufiri postkolonial i britëve në Himalajet majeborë që agimeve takojnë perënditë. Po i papranuar nga të dy palët do t’mbetej gjithmonë.
Madje, pasojisht, do të ndodhte një luftë e përgjakur, viti 1962, që do të mbaronte me fitoren e Kinës. Por qëkur u morën vesh (1990), për statu-quonë e kufirit, një qetësi e lëkundur frike struket lartë mbi kreshtat e saj.
Ndaj dhe indusët u alarmuan si rrallë ndonjëherë. Policia e Mumbait mbajti pëllumbin misionar tetë muaj në arrest.
Arsyeja? Ngjante, thjeshtë, një trill sikur zogu t’mos shpallej armik. Por jo: ishte, thanë, një spiun kinez!
Shërbime, roja, ndjekës,
hetues karriere, falltorë, zoologë të shquar, pastaj sannyasin që, pasi kanë braktisur jetën sociale, bredhin maleve në kërkim të Hyjit, asketë që flasin me vetminë, u vunë zellshëm nën urdhërin e epërm: të gjendet misteri i zogut të largët. Ca shkronja kineze në unazën e poshtme të këmbës parathoshin akuzën kundër tij.
Sepse, sa tronditëse, ai mund të ketë bërë një rreth fluturimi pikërisht mbi zonat kontestimore të Himalajeve të shenjta, duke i përçuar armikut kushedi ç’shenja fatale për interesin kombëtar.
Por, për ironi, mbas vuajtjes së një burgu të rreptë, nuk doli veçse një pëllumb poste nga Tajvani ishullor.
Së voni, i shpërfillur deri në mërzi, për fatin e zogut u kujtuan një ditë aktivistët e shpendnajës. E dërguan në një azil sigurie dhe, më pas, në fundfror, e lanë të lirë.
3.
Në kohë të moçme, tashmë plot mug historie, mesazhet e fshehta kishin formë të ndryshme për të gjurmuar kumtin politik.
Misionarët ishin, shpesh, dinjitarë Kishe. Flisnin shumë gjuhë dhe zhguni shërbestar i ndihte për të hyrë prekshëm në fjalët dhe zemrat njerëzore. Mandej, poaq, ushtarë, tregtarë, zogj të mësuar a dërvishë të zhelosur që munxosnin fushimet armike…
Por, nga të gjithë, më kishte impresionuar pafundshëm një truk i hollë kinez. Inteligjent dhe i pajuar përkorësie, bënte pjesë në kulturën e pritjes dhe durimit epik. Jo më kot një urti popullore e tyre thotë: ulu e prit në breg, që lumi të sjellë kokën e armikut tënd.
E pra, shtegtimi sekret kërkonte ftohtësi e imagjinatë. Ndaj dhe dërgatarit i hiqnin flokët e, më pas, i shkruanin mbi kryet e shflokëzuar shenjën që duhej të arrinte pikëpritjen e vështirë.
Mirëpo ai do të qëndronte në shtëpi për aq sa flokët të rriteshin sërish mbi fjalëfshehtën e bekuar.
E, mandej, përfundimisht, merrte plot beftësi udhën shtegtare. Veçse tani ishte i sigurt se, dhe po të binte ndër sy dyshimtarë, nuk do të hamendej kush për vendshifrën e padukshme.
4.
Që aherë epoka e kohë do të ndryshonin, dhe mbretër e perandori do të rrëzoheshin. Disa harruar krejt n’pluhnajë, e të tjerë prehur n’kujtesën e errët të botës, përjetësinë e të cilëve vulosnin tmerri, gjaku e varret.
Natyrisht, të reja mote do të vinin metodash të stërholluara që zhvillimet mondane sillnin për fatin a kobin e tyre.
(Duke shkruar, s’e di pse, mu kujtuan dhe, në midisshkrim, do thoshja se, nëse shkollat e spiunazhit janë rafinuar, teknikat e vjetra mesjetare të torturës (Michael Kerrigan: “Instrumentet e torturës”) do t’ruanin kurorën e mizorisë efektive. Dhe kryeparimi ishte: e vërteta nuk gjendet në fjalën, por në mishin e të pandehurit.)
Sidoqoftë, rrallëkujt do t’i ketë vajtur mendja se, akoma sërish, porositë e drynuara do të qarkullonin mënyrash të lashta.
Ishte, vërtet, e papritur kur, një mjes, ndërsa shfletoja shtypin revial, pashë një fragment të habitshëm.
Në fakt, një simbolikë shkrimi, një ironi a përtallje mu duk fillim i bukur e interesant.
Ishte bujshmëria e spiunimit pëllumbor kinez që kishte tronditur Indinë.
E, megjithëse i pafaj, zogu krahlehtë dëshmoi një fatkeqësi të botës njerëzore.
Rétë mbi Himalaje (dhe mbi alpe a fushnajë) më shumë se shi, mbajnë lotnajë të ardhshme popujsh që fqinjërojnë poshtë tyre…
5.
Athua të kenë, vallë, shqiptarët (në Kosovë veçanërisht), një pëllumb të artë lojcak që armiku, duke mos kuptuar shkronjat e imta ilirike, t’a mendonte një mision agjenturor?
Dhe të lemeritej, shastisej fare?
Apo, pse jo, një burrë bese, kryerruar e, mbi të, sekretin jetik që nuk e zbulon dot kush?
Jo, natyrisht!
Është joreale, romantike dhe krejt e pakohshme…
Si ndodh aherë, që, ndërsa Amerika mbledh bletërisht fshehtësira që janë vitale për Kosovën, Sigurimi shtetëror sheh ëndrra zgjuar në prehje limontie?
A, ndoshta, janë prirur e ngarkuar të jenë vetëm “sy të pafjetur Faraoni”, si cilësoheshin nga egjiptianët e “Perandorisë së re”, spiunët që përgjonin njeriun e vendit të vet!
I evokuar nga Ferdinand von Schirach (“Pasditet”), Mark Aureli, perandor e stoik, kishte shkruar se besimi është privat, ndërkohë që riti religjioz duhet statusuar në Urdhër “Staatreason”i të lartë.
Po nëse besimi është privat, e kjo domethënë mund t’mos besosh fare, aherë për ç’duhet teatri ritual?
Por, sërish, a nuk ishte përkushtimi ndaj ritit, vetishëm dhe një përkushtim nyjëtor ndaj shtetit të paanë imperial?
Që këtej mendova: përse shqiptarët trefetarë t’mos ngrejnë ritin e atdheut në urdhër “Staatreason”i, e pra që gjithçka t’i nënshtrohet Arsyes së Lartë të Shtetit?
Dhe, ashtu, i shndërruar në kulturë, jashtë rrezes së saj të mos priret të dalë kush. Aq më pak titullarët e paideal të Arenës politike!
r.
Ju lumte pena e mendja
zoteri Sali Frangu, per kete veshtrim kaq te mire per permbledhjen e poezive te zoteri Zeqir Lushajt: “Duhama e Valbones”, dhe jo vetem per ate. Me duket se me kete veshtrim, ne nje menyre i keni dale hakut Zeqirit per vepren e permendur, madje jo vetem ne emrin Tuaj, por edhe te ne lexuesve tjere. Dhe per kete meritoni nje falenderim nga ne qe e kemi lexuar, dhe nga ata qe do ta lexojne vepren.
Te gjitha veprat e Zeqos jane burim i pashterrshem frymezimi e knaqesie per lexuesit, dhe i bashkangjitem lutjes, qe sa ma pare te na dhuroje vepra tjera, duke mos pritur t’i beje gjashte pernjehere, po edhe me vetem nga nje do te gezoje e knaqe, kurse na presim nje nga nje edhe shume vepra te shkelqyera nga mendja e pena e “Zikit”, sic e quanin ne Amerike.
Ishim duke pire nga nje kafe me mikun tim Sali, pasi e kemi bere tashme zakon qe nje dite ne jave ulemi bashke dhe kujtojme shoket…por kete rradhe e nisi biseden duke komentuar pjese nga libri “Duhama e Valbones”, ashtu, me shume pasion, sic dhe rrembehet shpesh nga pasioni pozitiv , por i mbushur dhe me shume mall, po fliste pa pushim per librin…ja keto qe ka hedhur ketu me larte mi tha me nje fryme dhe shume i ngazellyer…. Sala po me perseritete per te disaten here, se kur do te shkojme ta takojme Bacen…. Dhe une jam “mekatari” qe ja kam vonuar kete, duke ia shtyre nga java ne jave…por edhe ngacmimet qe me ben Zeqiri herepashere, i kam lene ne heshtje, pa pergjigje….por qe jane nje merak dhe deshire qe do te behet shpejte, bashkle me Salen, ndaj Bace, jo rralle here te kemi ne qender te bisedave tona, sa here qe takohemi ketu. E dime qe nuk je large, por ti ke privilegjin se me librat e tua te kemi perdite, te shohim perdite dhe te kujtojme perdite…
Te falenderoj me zemer i nderuar Adil per komentin shume te ngrohte qe keni hedhe mbi shkrimin tim. Fjalet tuaja te them te drejten me perkedhelin bajagi sedren, po edhe me shtojne “detyrimin” per te sjkrujte me shume per vepren e “Baces”. Jo vetem per vargun por edhe per prozen e tij te mrekullueshme, qe une e mbaj me vehte si vademecum, per stil e per karakter.
Sinqerisht ndjehem i nderuar nga fjalet tuaja.
Duke ju falenderuar nga zemra ju uroj çdo te mire e plot suksese ne punen tuaj.
Me respekt Sali Frangu
Lefter I dashur. Si mik i mire e i vjeter nuk i ke kursyer fjalet e mira, ashtu sic i perjetuam sebashku ato mbresat e te sapolexuarit te poezive te Baces, duke u dhene edhe ngrogtesine tende.
Faleminderit Lefi nga zemra.
Tradita e kafes vijon por dhe bacen te mos e harrojme. Po pergatis edhe diçka per publicistiken e tij, e ndoshta rasti e sjell t’ia çojme dorazi, live si i thone amerikanet. Te perqafoj. Sali Frangu
Me te drejte z. Sali, keni hy ne nje labirint plot drite nder Veprat e poetit Zeqir Lushaj, nje burim i vertete i dashunise vllaznore nder Shqiptare. Kam lexue nga krijimtaria e Tij, sigurisht edhe vazhdoj me lexue, po gurra asht aq e fuqishme sa shpesh te ban me dyshue: Kur e kam pase lexue kete Veper qe me duket sikur asht shkrue dje? – Jo, jo, Zeqir Lushaj asht gjithmone aktual dhe stoik ne vargjet e veta aqsa te dashtuna aq edhe te vlefshme per Atdheun tone!
E kur dy pena te forta bashkohen si Lushaj e Bucpapaj, Ata shpojne edhe qiellin.
Ju falemnderes!
I nderuar Fritz Radovani
Ju jam shume mirnjohes per fjalet e ngrohta qe keni qemtuar tek I referoheni shkrimit tim per vellimin poetik te Zeqir Lushajt. Me Zeqirin na lidh nje njohje e vjeter prej kolegesh qe nga fillimi i viteve 80-te. Ia kam njohur kahere deshiren dhe stilin per te shkruar. Ai eshte nga ato blete puntore qe mbledh e mbledh nektar e nuk qet mjalte pa e qellu tamam. Ai nuk ngutet me dale ne skakieren e letrave pa e menduar mire gjene. Ndoshta eshte pikerisht kjo njohje qe me ben ta shijoj me shume poezine e “Baces”, po edhe prozen e tij.
Me te drejte ju shenjoni nje fakt se kur behen dy pena bashke si Lushaj e Buçpapa, sigurisht eshte qari i ne lexuesve. Jam plotesisht ne nje mendje me ju.
Duke ju falenderuar dhe nje here ju uroj mbaresi e sukses ne punet tuaja.
Me konsiderate Sali Frangu
Te faleminderit Ssli Djali i mbreterise matjane per leximin aq te vemendeshem, tejet dashamires por do thoja edhe profesional te librit tim modest “Duhama e Valbones”.
Faleminderit komentatore te nderua:
Adil Fetahu,
Lefter Duraj,
Fritz Radovani,
per vleresimet tuaja qe edhe per mua autorin e librit edhe per kritikun Sali jane nxitje per pune edhe me te mira.
Respekte.