VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Uthulla e ngrohtë e mollës – Përdorimet si antibiotik dhe përfitimet për shëndetin

By | January 14, 2020

Komentet

OKB – Mbetjet Farmaceutike në Shqipëri një Problem Serioz

Këto mbetje ndahen në disa grupe të ndryshme për nga rëndësia dhe rrezikshmëria e tyre në organizëm e mjedis.

Mbetje farmaceutike konsiderohet çdo pasije apo produkt që del nga zona spitalore apo farmacitë dhe mbart një rrezik infektimi apo kontaminimi.

Këtu përfshihen të gjithë medikamentet që përdoren në qendra spitalore, farmaci, ambulanca, dentist apo veteriner.

Këto mbetje ndahen në disa grupe të ndryshme për nga rëndësia dhe rrezikshmëria e tyre në organizëm e mjedis.

Janë ndër të vetmet që nuk mund të depozitohen në landfillet normale të qyteteve, për shkak të rrezikshmërisë së madhe që mund të përcjellin.

Në të gjitha vendet e zhvilluara të botës janë hartuar plane të detajuara menaxhimi dhe asgjësimi sa më efikas të këtyre mbetjeve.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë më shumë mbi këtë çështje dhe menaxhimin e këtyre mbetjeve në vend.

Situata në Shqipëri

Edhe në Shqipëri egziston një ligj për menaxhimin e mbetjeve për të gjithë vendin.

Gjithashtu edhe një vendim i veçantë për mbetjet spitalore i cili përcakton qartë të gjitha masat e nevojshme që duhen marrë për këtë çështje.

Megjithëse përgjatë 30 viteve të fundit, duket se  panorama e menaxhimit të këtyre mbetjeve nuk është ajo e paracaktuara nga ligji.

Këtë e konfirmon edhe një nga publikimet e fundit të OKB për Shqipërinë, ku thuhet se keqmenaxhimi i mbetjeve kimike është një problem shumë serioz.

Në publikimin zyrtar të tyre thuhet se shpesh mbetjet farmaceutike groposen në toka të hapura për njerëzit apo digjen në ambiente publike.

Rreziku që vjen nga këto mbetje është i madh dhe konstant, pasi mund të infektojnë jo vetëm tokën, të mbjellat, por edhe ujin e lumenjtë.

Në këtë mënyrë mund të krijohen probleme të mëdha si në mjedis ashtu edhe në popullsi, duke krijuar rrezik për sëmundje të ndryshme.

Në vitin 2015 në vendin tonë u kapën rreth 1 ton ilaçe të skaduara të depozituara në një lum në komunën Zall Herr shumë afër Tiranës.

Sipas OKB ky problem vazhdon ende edhe sot, e kryesisht për shkak të keqmenaxhimit kombëtar të këtyre mbetjeve kimike nga organet shtetërore.

Çfarë pritet të bëhet

Për të parandaluar këto probleme edhe në të ardhmen Shqipëria dhe OKB po bashkëpunojnë në një projekt 20 mujor që ka nisur në Shtator të 2019.

”Një projekt ambicioz për të vendosur dhe forcuar panoramën institucionale në vend dhe kapacitetet ndërkombëtare në menaxhimin e mbetjeve kimike” – thuhet në publikimin nga OKB.

Nën vazhdën e këtij projekti, Shqipërisë do t’i duhet të themelojë një Njësi Menaxhimi të Mbetjeve që do të varet nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore.

Qëllimi më i madh i krijimit të kësaj njësie është menaxhimi i duhur i mbetjeve farmaceutike, si dhe reduktimi sa më i madh i tyre.

Gjithashtu, një nga pikat e forta të këtij programi është rritja e ndërgjegjes dhe informacionit mbi dëmet që këto veprime shkaktojnë tek njeriu dhe mjedisi.

Ngrohja globale – Toka plot 420 muaj me temperatura jashtë normales

Emetimet e gazrave në atmosferë janë në kulmin e tyre dhe po rriten në mënyrë të paprecedentë.

Shkurti i vitit 1985, ishte muaji i fundit që toka ka pasur një temperaturë normale, të paktën në krahasim me shekullin e 20-të.

Në 420 muajt në vazhdim, temperatura e tokës ka qenë mbi mesataren e regjistruar në shekullin e 20-të.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Departamentit Amerikan Për Oqeanet Dhe Administrimin  Atmosferik kanë treguar se dhjetori i vitit 2019 ishte i dyti për nga nxehtësia i regjistruar në 140 vitet e fundit.

Sipas të njëjtave të dhënave, muaji dhjetor në gjashtë vitet e shkuara ka qenë më i nxehti në histori.

Çfarë Dihet Deri Tani?

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org :

2019 ka qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

19 nga 20 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë.

Oqeaniet vazhdojnë të përthithin nxehtësi dhe janë ngrohur tej mase që nga viti 1990.

Paralajmërimet e Ekspertëve

Ekspertët paralajmërojnë se ngrohja e vazhdueshme e klimës do të shoqërohet me problematika të mëdha në glob.

Sipas tyre, emetimet e gazrave në atmosferë janë në kulmin e tyre dhe po rriten në mënyrë të paprecedentë.

Nivelet e dioksidit të karbonit nuk kanë qenë kaq të larta në të paktën 800,000 vitet e fundit, në mos në miliona vitet e fundit.

Po Evropa?

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë paralajmëruar gjithashtu se ndryshimet klimatike do të kenë pasoja edhe në vendin tonë.

Një raport i vitit 2016, shpjegonte se deri në vitin 2050, afro 250 njerëz mund të humbasin jetën në vit si pasojë e ndryshimeve në regjimin ushqimor si pasojë e klimës.

Shqetësues është fakti se Evropa është më e prekura, ku Greqia dhe Italia kanë gjithashtu shifra alarmante me respektivisht 124 dhe 89 vdekje për një millionë banorë në vit.

Ndryshimet ekstreme të motit, si përmbytjet dhe temperaturat e larta, sipas ekspertëve të studimit të publikuar në “The Lancet medical journal”, do të shkatërrojnë të mbjellat dhe sigurimi i ushqimit mund të pakësohet me një të tretën deri në vitin 2050.

Kjo do të çonte në një ulje prej 99 kalorish për person në ditë, duke ndikuar drejtpërdrejt në peshën trupore të njeriut./AgroWeb.org

Përhapja e Virusit Kinez – Aeroportet ndërkombëtare në alarm

Megjithatë masat për parandalimin e çdo lloj bakteri në këtë periudhë duket të jenë strikte nga të gjithe.

Muaji i fundit shënoi një përhapje të madhe të gripeve dhe viruseve në përgjithësi, ku një ndër vendet e prekura ishte edhe Shqipëria.

Kjo është diçka normale sipas ekspertëve, pasi jemi në mes të stinës së dimrit dhe këto vështirësi për organizmin priten.

Megjithatë masat për parandalimin e çdo lloj bakteri në këtë periudhë duket të jenë strikte nga të gjithë.

Këtë e rekomandojnë edhe ekspertët e ISHP, të cilët disa ditë më parë lajmëruan prezencën e një virusi të ri quajtur koronavirus.

Akoma i pa përhapur në vendin tonë, duket se virusi me epiqendër Kinën, po shpërndahet edhe në kontinete të tjera.

Alarmi i ekspertëve

Në Kinë janë raportuar 17 të vdekur dhe 550 të prekur, ndërsa në SHBA një tjetër i vdekur.

Ekspertët japin alarmin për kontrolle të imëta në aeroportet ndërkombëtare.

Kjo vlen veçanërisht për të gjithë personat që udhëtojnë drejt Kinës apo ata që vinë nga ky vend.

Aeroportet e Koresë së Jugut kanë marrë masa, duke kontrolluar çdo person me anë të një skaneri të veçantë i cili tregon shenja të virusit.

Kontrolle të veçanta po kryen edhe në aeroportet Evropiane dhe ato botërore për të minimizuar përhapjen e këtij virusi.

Ndërkohë që autoritetet Kineze bëjnë thirrje që të mos udhëtohet drejt epiqendrës, qytetit me emrin Vuhan, pasi zona është e izoluar.

Çfarë është koronavirusi?

Koronavirus dhe është një tip tërësisht i ri i sëmundjeve infektive që mund të prekin njeriun.

Mendohet se origjina e tij është nga kafshët, por ende mjëket nuk kanë arritur të kenë një përkufizmin të saktë të tij.

Ndonëse për shumë vende është ende herët për prodhimin e një vaksinë shëruese, Gjermania ka dhënë lajmin se ka arritur të krijojë një vaksinë kuruese.

Ky lloj virusi hyn tek familja e viruseve të cilat shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato të gripit.

Këtu përfshihen shenja si një rrufë e lehtë, kollë apo edhe komplikacione më të rënda të sistemit të frymëmarrjes.

Sëmundje të rënda të njohura ndryshe si , Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

Ka disa lloje të këtij virusi të cilat janë të përhapura kryesisht tek kafshët dhe një lloj i ri që po përhapet edhe tek njerëzit.

Simptomat  dhe Parandalimi

Sipas ekspertëve të ISHP të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, simptomat varen nga lloji i koronavirusit, por shenjat më të zakonshme janë problemet me aparatin e frymëmarrjes.

Ky virus shkakton ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.– thuhet në lajmërimin e ISHP.

Primarja si në luftimin e çdo virusi tjetër sigurisht që është higjena, sidomos në pjesën e duarve, hundës dhe gojës.

Gjithashtu praktikat e higjenës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo tështima.

Perimet dhe frutat që nuk e durojnë dot njëra tjetrën

Në kopshtari e dimë që ka bimë që rriten mirë në shoqërinë e njëra tjetrës.

Fqinjësia e mirë është e rëndësishme jo vetëm për njeriun por edhe për bimët dhe specie të tjera.

Në kopshtari e dimë që ka bimë që rriten mirë në shoqërinë e njëra tjetrës.

I tillë është rasti i fenomenit të ashtuquajtur ‘Tre Motrat’ ose kungullit të verdhë, misrit dhe fasuleve që rriten së bashku në mënyrë perfekte.

Misri shërben si një trinë për fasulet dhe fasulet janë bujare në ushqyerjen e tokës ndërkohë që gjethnaja e kungullit mban larg barin e keq dhe ruan lagështinë e tokës.

Megjithatë ky është një shembull i vetëm sepse shumë bimë janë armike të përbetuara të njëra tjetrës.

Më poshtë do të gjeni shtatë kombinimet bimore që thjesht nuk funksionojnë.

Qepët e njoma dhe bizelet

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se anëtarët e të njëjtës familje botanike të qepës – përfshirë këtu, hudhrën dhe qepujkat- me bizelet.

Qepët kanë aftësinë të pengojnë rritjen e bizeleve.

Patatet dhe domatet

Ekspertët thonë se duhet të prisni telashe nëse mbillni domatet bashkë me patatet.

Kur mbillen së bashku sëmundjet botanike përhapen më shpejt.

Specat dhe fasulet

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se specat dhe fasulet infektohen më shpejt nëse mbillen krah njëra tjetrës.

Karrotat dhe kopra

Janë armike të përbetuara sipas ekspertëve por studimet shkencore mbi arsyet përse kjo armiqësi është kaq e ashpër vazhdojnë akoma.

Lakra dhe rrushi

Legjendë urbane ose një e vërtetë, rrushi me lakrën e urrejnë njëra tjetrën.

Besohet se nëse lakra mbillet pranë vreshtave me rrush, vera e bërë në shtëpi do të ketë shije të keqe.

Kjo bestytni ekziston që 2000 vite më parë.

Domatet dhe arrat

Arrorët njihen si fqinj të këqinj. Pemët emetojnë një lëndë kimike dhe toksike që shkatërron bimët e mbjella përreth siç mund të jenë domatet.

Sallata jeshile dhe brokoli

Studimet kanë treguar se sallata jeshile është shumë e ndjeshme ndaj lëndëve kimike që lëshojnë brokolit.

Kopshtaria është art më vete, por nëse nuk i zbaton teknikat dhe udhërrëfyesit e saktë, mund të kthehet në makth.

Vaji i Gjembgomarit – Si ta përgatisni dhe përdorni për shëndetin

Përveç qumështit, gjembgomari ofron edhe vajin esencial i cili ofron një larmi përfitimesh.

Gjembgomari është një bimë që gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja

Prej 3000 vitesh, gjembgomari ka qenë pjesë e mjekësisë popullore të shumë qytetërimeve të ndryshme.

Në Japoni, gjembgomari është një nga ushqimet më të konsumuara për pastrimin e gjakut.

Ajo i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum. Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë dhe detoksifikimin e saj.

Ekstrakti i gjembgomarit, që pregatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e shkaktuara tek ajo.

Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral. Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe studiohet që parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ai ndihmon gjithashtu në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe nivelin e sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Përveç qumështit, gjembgomari ofron edhe vajin esencial i cili ofron një larmi përfitimesh.

Vaji Esencial i Gjembgomarit Për Flokë Të Shëndetshëm

Vaji përftohet nga rrënjët e gjembgomarit nëpërmjet distilimit me avull, por mund ta përgatisni lehtë në shtëpi.

Merrni një filxhan e gjysmë me rrënjë të thatë të gjembgomarit dhe hidheni në një kavanoz qelqi. Më pas mbusheni kavanozin me vaj susami, mbylleni mirë dhe mbajeni në një vend të errët e të freskët për gjashtë javë.

Herë pas here, kontrollojeni kavanozin dhe nëse vaji ka formuar bulëza, hapeni pak kapakun dhe mbylleni sërish fort.

Pas gjashtë javësh, kullojeni vajin dhe ruajeni në një enë tjetër qelqi.

Këtë vaj mund ta përdorni në mënyra të ndryshme.

Atë mund ta tresni në vaj ulliri ose vaj i arrës së kokosit dhe ta përdorni në lëkurë.

Këtë vaj mund ta përdorni për rritjen e flokut duke e vendosur në pjesën e rrënjëve që të stimulojë rritjen.

Ky vaj është shumë i pasur me vitaminën C, kalçium, magnez dhe folat.

Ai nxit qarkullimin e gjakut dhe përveç rritjes së flokut e lë atë të butë e të shëndetshëm./AgroWeb.org

Produkti që lufton zbokthin dhe iu jep shëndet flokëve

Shëndeti i flokëve nuk lidhet vetëm me dëshirën për të qënë sa më natyralë, por edhe me dukjen sa më bukur.

Qiqrat renditen të dytat në listën e legumeve më të kultivuara në botë.

Ato ofrojnë shumë përfitime të larmishme për shëndetin dhe bukurinë e njeriut.

Vlerat Shëndetësore dhe Ushqimore Të Qiqrave

Qiqrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium.

Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

Qiqrat ulin nivelin e kolesterolit, ndihmojnë me konstipacionin dhe probleme të veçanta me aparatin tretës.

Konsumimi ditor i qiqrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mungesën e hekurit, por edhe balancon nivelin e sheqernave në gjak.

Përmbajtja e lartë e fibrave, potasiumit, vitaminës C dhe B6, fuqizojnë shëndetin e njeriut.

Qiqrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Hekuri, kalciumi, magnezi, mangani, zinku dhe vitamina K që gjenden tek qiqrat të gjitha kontributojnë në ruajtjen e dendësisë së kockave.

Kolina një lëndë ushqyese e familjes së vitaminës B2 që gjendet tek qiqrat, na ndihmon me gjumin, muskujt dhe kujtesën

Qiqrat Për Shëndetin e Flokëve

Qiqrat përmbajnë proteinë dhe mangan. Të dyja këto janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokut dhe e bëjnë atë më të fortë.

Mangani shërben si antioksidant dhe nxit rritjen e shëndetshme të flokut.

Përveç manganit, qiqrat përmbajnë edhe folat i cili rigjallëron qelizat përgjegjëse për rritjen e flokut.

Mangani pengon pigmentimin e flokut dhe shfaqjen e thinjave. Ai i jep gjithashtu shkëlqim flokut.

Vitamina A dhe zinku tek qiqrat ndihmojnë kundër zbokthit dhe rënies së flokëve.

Nëse vuani nga zbokthi mjafton të përzieni 6 lugë gjelle me miell qiqrash me ujë dhe më pas pastën ta përdorni për masazhimin e skalpit dhe rrënjëve të flokut.

Mbajeni maskën në flokë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Qiqrat duhen konsumuar edhe nga njerëzit që kanë flokë të hollë. Këto legume janë të pasura me zink dhe bakër dhe ky i fuundit shërben për rritjen e flokut.

Qiqrat rekomandohen edhe për njerëzit që kanë humbur flokët si pasojë e kimioterapisë sepse ndihmon në rritjen e shëndetshme të tyre. /AgroWeb.org

Lulja që Naim Frashëri solli në Sarandë

Bëhet fjalë pikërisht për lule Sarandën, apo bukenvilen, e cila gjendet në çdo cep të këtij qyteti.

Nuk ka person në Shqipëri që nuk e njeh këtë shkrimtar të famshëm i cili ka dhënë një kontribut thelbësor gjatë periudhës së rilindjes kombëtare.

Naim Frashëri, sipas të dhënave të AgroWeb.org, përveç pasionit të madh për letërsinë kishte edhe një tjetër kënaqësi.

Bëhet fjalë pikërisht për bimët, kryesisht lulet. Kjo mbase lidhet dhe me faktin se ky shkrimtar ka lindur në rrethin e Përmetit.

Kur jetonte në Turqi, poetin e tërhoqi një lule e veçantë e cila kacavirrej në pragjet e dyerve të drunjta të shtëpive karakteristike.

Edhe sot qytete të shumta të Turqisë vazhdojnë të karakterizohen nga ngjyrat e ndezura të kësaj luleje shumë të njohur edhe për ne.

Pasi u emërua si nëpunës në administratën e doganës në qytetin e Sarandës, mendohet se Naim Frashëri solli me vete një rrënjë të kësaj luleje.

Kështu nis dhe historia si kjo lule u kthye në simbolin e qytetit bregdetar shqiptar.

Bëhet fjalë pikërisht për lule Sarandën, apo bukenvilen, e cila gjendet në çdo cep të këtij qyteti.

Nëse doni ta keni bukenvilen në shtëpinë tuaj, mjaftojnë vetëm disa hapa për ta mbjellë.

Si ta mbillni

Merrni një vazo të madhe, lulja e Sarandës ka nevojë për një bazament të qëndrueshëm.

Në fillim vendosni disa guralecë, më pas shtëpi plehun e thatë.

Në mes të vazos gërmoni një gropë sa të mbulohen rrënjët e fidanit plotësisht.

Shtoni dhe pak pleh, dhe shtypeni ngadalë zonën rreth kërcellit të lules.

Ujiteni me masë

Bukenvilet dobësohen nëse kanë shumë ujë, dhe nuk arrijnë të çelin lulet, por qëndrojnë të gjelbërta gjatë gjithë vitit.

Nga ana tjetër nuk duhet të lejoni dhe që dheu i vazos të thahet plotësisht.

Gjeni një të mesme të artë, ujiteni aq sa të shikoni që plehu është i njomë mjaftueshëm.

Krasitni që të lulëzojë

Lulja e Sarandës ka nevojë për krasitje, në mënyrë që të forcohet dhe që të marri një formë të mirë.

AgroWeb.org ju këshillon që ta krasisni pasi bima të ketë rrëzuar lulet.

Mund të prisni disa centimetra degët e saj, në mënyrë që në pranverë të jetë akoma dhe më e fortë.

Një filxhan çaj nga çdo qytet i Shqipërisë

Trëndafili i Egër çmohet për vlerat e tij kurative për shëndetin e gjithë organizmit.

Pirja e çajit është një ndër zakonet më të përhapura në mbarë botën.

Mund të sjellim si shembull Japoninë e largët me traditën e saj me konsumimin e çajit jeshil.

Madje edhe Turqinë fqinje e cila e ka kthyer në një art të vetin përgatitjen dhe pirjen e çajit të zi.

Por gjithçka ndryshon kur bimët rriten dhe kultivohen brenda territorit të vendit.

Falë klimës por edhe terrenit favorizues, Shqipëria është bekuar më një larmi bimësh mjekësore.

Çaji sikur merr një shije krejtësisht tjetër kur dëgjon se është karakteristikë e zonës pasi aty edhe rritet.

Duke marr shkas nga tradita e vjetër shqiptare e kosnumimit të çajit, AgroWeb.org sjell për ju një udhëtim përmes filxhanit të çajit.

Çajrat Me Aromë E Shije të Fortë të Veriut

Një nga çajrat mbase më karakteristik që gjen në krahinën e veriut është pikërisht çaji i malësisë.

Edhe pse nga vendasit ai njihet si ‘çaji i malit’, botanika e quan rigoni i kuq.

Banorët e zonës e përdornin në  formën e çajit për të pastruar rrugët e frymëmarrjes por edhe për problemet me tretjen.

Qershia e Tokës me Vlera të Mëdha

Nuk mund të mos keni dëgjuar për boronicat e Tropojës apo ato të Kukësit.

AgroWeb.org ka shkruar artikuj të shumtë kur ky produkt natyral mori edhe patentën kombëtare të cilësisë.

Boronicat e veriut janë shumë të famshme edhe në tregjet e huaja, ku kërkesat sa vijnë e shtohen.

Çaji i përgatitur me frutin e tharë të boronicave ka një shije të mrekullueshme të athët edhe të ëmbël njëkohësisht.

Sherebela Me Fuqi Të Pazëvendësueshme

Çaji i sherebelës ka një shije aq unike sa dhe vlerat që kjo bimë i jep organizmit tonë.

Kultivimi i saj ka një përqindje aq të lartë në zonat e Malësisë së Madhe, Pukës dhe Dibrës.

Gjethet e saj përdoren si çaj për të trajtuar dhimbjet dhe madje sipas të dhënave të AgroËeb.org, nga banorët kjo bimë përdorej për të shtuar qumështin tek nënat e reja.

Çaji i Lulebasanit Pjesë e Traditës së Vjetër

Duke udhëtuar drejt Shqipërisë së mesme, bimët medicinale fillojnë dhe marrin karakteristika të tjera.

Lulebasani mund të mbillet lehtësisht kudo nëpër Shqipëri, por qyteti që e kultivon më shumë është Durrësi.

Një filxhan nga ky çaji në mbrëmje para gjumit dhe do të bëni një gjumë të patrazuar e të qetë.

Nenexhiku i Elbasanit Plot Freski

Në vitin 1957 Elbasani nisi me kultivimin e kësaj bime, e më pas ajo sigurisht u përhap.

Përdoret edhe në gatim, por vlerat më të mira i ka kur konsumohet në formën e çajit.

Pjesë e familjes së mentes ajo është perfekte për rrugët e frymëmarrjes.

Herën tjetër që të kaloni në Elbasan ndaloni për një filxhan çaji me nenexhik, pasi këtu kultivohet më shumë.

Bliri me Aromën më të Ëmbël

Nëse doni të shikoni Tiranën të mbuluar nga lulet e verdha në të bardhë të blirit duhet të shëtisni gjatë muajve mars-korrik.

Pemët e blirit i gjeni kudo nëpër rrugët e kryeqytetit dhe në çdo lokal gjeni çajin e preferuar me lulet e kësaj bime.

Bliri është perfekt për të larguar dhimbjet e kokës apo ato muskulore.

Çaji i Vërtetë i Malit

Mali i Thatë në Pogradec është mbase vendi i përkryer për të mbledhur pak nga ky çaj.

Në çdo shtëpi të qytetit liqenor por edhe të  Korçës, është e pamundur që të mos shijosh bukën e thekur me djathë dhe çaj mali.

Trëndafili i Egër me Ngjyrën e Rubinit

Edhe pse e gjeni edhe në veri, Përmeti dhe Kolonja janë të parat që e filluan me kultivimin e tij.

Shija e këtij çaji është vërtet e veçantë, ruan karakteristikat e athtësisë por në fund të dhuron një shije të ëmbël perfekte.

Çaji i tij përdoret për nxitjen e sistemit imunitar.

Dafina e Brigjeve Detare

Dafina është një nga bimët që e gjeni përgjatë të gjithë bregdetit të Shqipërisë.

Ama në Vlorë dhe Sarandë ajo mban vendin kryesor të kultivimit.

Avulli me dafinë është një nga zgjidhjet më të mira kundër të ftohurës dhe gripit.

Rigoni i Bardhë i Jugut

Nëse rigoni i kuq është karakteristikë e veriut të Shqipërisë, qytetet e jugut janë të mbushura me  rigonin e bardhë.

Ky është edhe rigoni që përdoret në gatim.

Me shije pak më të butë, por me vlera po të shumta për shëndetin.

Këtë mrekulli të natyrës e gjeni të freskët në qytetin e Gjirokastrës.

Çaji i rigonit të bardhë përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut.

Kamomili i Artë

Kamomili është një nga bimët që AgroWeb.org e cilëson si më miqësorja, pasi rritet në të gjithë qytetet e vendit.

Mund ta gjeni lehtësisht kudo dhe ta shijoni çajin e tij për të qetësuar muskujt pas një dite të lodhshme e të gjatë.

Ndotja e ajrit një problem serioz në Shqipëri e Kosovë – Këshillat e ekspertëve

Ajri i keq cilësohet si një nga shkaktarët më të mëdhenj të problemeve shëndetësore, të provokuara po vetë nga njeriu.

Ndotja e ajrit është tema e ditës jo vetëm për dëmet që i shkakton natyrës, por edhe për ndikimet e drejtpërdrejta që ka në organizëm.

Sipas ekspertëve  cilësia e jetës është shumë herë më e keqe dhe vdekjet shumë herë më të larta pikërisht nga ky faktor shumë ndikues.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërorë e Shëndetësisë, për popullsinë e Ballkanit Perëndimor shkurtohen mesatarisht 1.3 vite jetë vetëm nga ndotja.

Ajri i keq cilësohet si një nga shkaktarët më të mëdhenj të problemeve shëndetësore, të provokuara po vetë nga njeriu.

Nën këtë vorbull ndotje nuk qëndron jashtë as Shqipëria e Kosova me shifra shqetësuese të cilat prekin përditshmërinë.

Të dhënat për Ballkanin

Çdo vit në zonën e Ballkanit numërohen rreth 5000 vdekje të parakohshme si pasojë e ajrit të ndotur.

Një problem shumë shqetësues edhe për Shqipërinë e Kosovën, të cilat megjithëse nuk hyjnë tek lista e qyteteve më të ndotur në botë, sërish janë mjaft të rrezikuara.

Në raportin e fundit të OKB, renditen 19 shtete të Ballkanit ku futet edhe Maqedonia e Veriut me Tetovën si një prej qyteteve problematike.

Rreth 19% e vdekjeve në këtë zonë ndodhin vetëm nga mungesa e ajrit të pastër.

Në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor ndotja është masive në pjesën më të madhe të vitit.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit të cilave iu referohet AgroWeb.org, sasitë e lejuara të ndotjes janë 10 miligramë për metër kub.

Ndërsa në këto zona kalohet me 40 miligramë metri kub për periudha shumë të gjata.

Përafërsisht në 120-180 ditë në vit ajri që qarkullon është i ndotur jashtë normave të lejuara.

Këto ditë janë më prezente veçanërisht gjatë periudhës së dimrit.

Në vendet Evropiane këto shifra të ndotjes nuk e kalojnë 35 ditë në vit.

Ndërsa ndotja vjen kryesisht nga smogu, kimikatet, gazrat, emetimet e fabrikave në atmosferë dhe sigurisht për shkak të makinave.

OKB po i nxit të gjitha vendet e rajonit të marrin masa urgjente ndaj kësaj gjendje.

Shqipëria dhe Kosova

Raporti i OKB e rendit Shqipërinë ndër 5 vendet më të ndotura në rajon, me një normë 5 herë më të lartë se vendet Evropiane.

Ndërsa për Kosovën ka bërë thirrje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik atje të bëhet kujdes, pasi cilësia e ajrit i kalon nivelet e normales.

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole i cili vërehet gjithandej.– thuhet në njoftimin nga IKSHPK.

Edhe në Shqipëri e Kosovë ndotja e ajrit vjen si pasojë e djegies së gazrave të këqija kryesisht nga mjetet motorike.

Ndikimet në organizëm

Sipas ekspertëve ndër problemet më të mëdha që ndotja e ajrit shkakton tek njeriu janë ato me frymëmarrjen dhe mushkëritë.

Mund të çojnë në rritje të numrit të sëmurëve me sëmundjen e bronkitit, apo ato bronkiale tek moshat e thyera dhe tek më të vegjlit.

Një tjetër problem janë edhe problemet kardiovaskulare që mund të shkaktohen nga thithja e ajrit të keq për një kohë të gjatë.

Ambientalistët këshillojnë të përdorni sa më pak makinat dhe të digjni sa më pak dru për të evituar çdo problem me shëndetin dhe për të përkrahur natyrën.

Kina konfirmon se virusi i ri është ngjitës

Michael Brown

Ekspertët kinez të shëndetësisë kanë konfirmuar se virusi i ri i quajtur “korona” dhe që u ka marrë jetën katër njerëzve, është ngjitës, ndërsa është përhapur frika se virusi mund të përhapet me shpejtësi tek njerëzit. Qeveria kineze beson se shpërthimi i virusit të ri në qytetin Wuhan do të vihet nën kontroll.

Një zyrtar nga Ministria e Tregtisë po ashtu u përpoq të qetësonte shqetësimet për ndikimet që mund të ketë në tregje shpërthimi i virusit.

Zyrtari i lartë kinez Chu Shijia tha se ministria do të sigurohet që tregu është i mbrojtur gjatë shpërthimit të virusit.

Zyrtarët e shëndetit në qytetin Wuhan, ku edhe filloi përhapja e virusit, thonë se numri i rasteve tani e ka tejkaluar shifrën 200, me shumicën e rasteve të konfirmuara si simptoma të buta. Ndërkohë është konfirmuar viktima e fundit që ka humbur jetën, një burrë 89 vjeçar në qytetin Wuhan.

Zyrtarët e shëndetit në Korenë e Jugut thanë të hënën se kanë konfirmuar rastin e një gruaje të prekur nga virusi e cila kishte fluturuar nga qyteti Wuhan për në Incheon të Koresë së Jugut. Tailanda dhe Japonia po ashtu kanë konfirmuar raste të virusit.

Zyrtarët e shëndetit po u kërkojnë njerëzve që të tregohen të kujdesshëm por thanë se nuk ka arsye për panik. Organizata Botërore e Shëndetit nuk ka dhënë rekomandime kundër udhëtimeve drejt Kinës, ndërsa Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë thotë se përhapja aktuale e virusit është e parandalueshme dhe mund të kontrollohet.

Djegiet në lëkurë nga zbardhuesit e shtëpisë – Si t’i trajtoni

Ilaçet për pastrim qëndrojnë në majë të listës për nga rëndësia, pasi sigurojnë zbardhjen dhe dezinfektimin e çdo hapësire.

Ditët kur shtëpia pastrohet ‘me themel’ dhe çdo orendi lëvizet për t’i lënë vendin leckës së pastrimit, me siguri i keni shumë familjare.

Eleminimi i të gjithë pluhurave, baktereve apo mikrobeve nga shtëpija është qëllimi kryesor.

E për ta arritur këtë duhen një sërë mjetesh pastrimi, përtej leckës së dyshemesë.

Ilaçet për pastrim qëndrojnë në majë të listës për nga rëndësia, pasi sigurojnë zbardhjen dhe dezinfektimin e çdo hapësire.

Fuqia e tyre sigurisht vjen nga përbërjet kimike që kanë dhe përveç pastrimit, një nga problemet më të mëdha që mund të shkaktojnë janë ato me lëkurën.

Kjo ndodh shumë shpesh teksa përdorni produkte zbardhuese për shtëpinë, të quajtura ndryshe ‘Ace’ dhe nuk është aspak e pëlqyeshme.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju tregojmë disa mënyra të lehta e natyrale se sit i trajtoni këto aksidente të vogla në shtëpi.

Ndikimi në lëkurë

Detergjenët për zbardhimin dhe disinfektimin e shtëpisë, mund të kthehen në një rrezik të vërtetë nëse nuk i përdorni siç duhet.

Mund të prekin dhe të krijojnë probleme në shumë pjesë të trupit apo edhe brenda organizmit.

Për këtë arsye këshillohet që gjithnjë të jeni të kujdesshëm e t’i përdorni këto produkte me doreza plastike të trasha e t’i mbani larg fytyrës.

Sapo pjesët e trupit, sytë, zona rreth gojës apo rrugët e frymëmarrjes, bien në kontakt të afërt me këtë kimikat do të vini re probleme.

Sytë do të fillojnë të lotojnë, lëkura do të duket e irrituar dhe e kuqe, ndërsa organet e brendëshme mund të krijojnë vështirësi në frymëmarrje.

Në kontakt të drejtpërdrejtë me klorinën që është edhe përbërësi kryesor i këtyre ilaçeve, mund të ndjeni marramenje, të vjella, kollitje, teshtima dhe irritime të tjera.

Çfarë të bëni

Është shum e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm gjatë këtyre proceseve në mënyrë që të evitoni akidentet, por edhe nëse ato ndodhin reagoni menjëherë.

Nëse zbardhuesi bie në kontakt me sytë kujdesuni që t’i shpëlani ato mënjherë me ujë të freskët e të bollshëm.

Më pas konsultohuni me një mjek, pasi kjo pjesë e trupit është ndër më delikatet.

Nëse ky kimikat bie në kontakt me lëkurën tuaj, lajeni atë menjëherë me ujë dhe sapun apo shampo.

Bëjeni këtë derisa të jeni të sigurt që e keni pastruar të gjithë zonën e prekur.

Nëse ndjeni vështirësi në frymëmarrje apo ndjeni se keni gëlltitur pak nga ky detergjent, menjëherë lajmëroni ambulancen dhe ndërkohë konsumoni qumësht të ftohtë.

Kjo do t’ju ndihmojë që të qetësoni irritimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe stomakun./AgroWeb.org

Flluskat e lëkurës – Si t’i trajtoni me këshillat e duhura

Në pjesën më të madhe të rasteve, flluskat zhduken pas tre ose shtatë ditës.

Flluskat e lëkurës krijohen në sipërfaqe të lëkurës.

Ato kanë zakonisht formë rrethore dhe në shumë raste mund të shkaktojnë dhimbje.

Në shumicën e rasteve ato nuk janë një simptomë e ndonjë problemi të mirëfilltë shëndetësor.

Ato formohen kur lëkura e dëmtuar dhe qëllimi i tyre është për mbroitjen e indeve të thella dhe për t’i dhënë kohë lëkurës për tu shëruar.

Si Të Trajtoni Flluskat

Në pjesën më të madhe të rasteve, flluskat zhduken pas tre ose shtatë ditës.

Është shumë e rëndësishme që njeriu të mos i prekë ato, sepse kësisoj mund të nxisë infeksionet apo të ngadalësojë ose pengojë shërimin.

Nëse flluska shpërthen, përpiquni të mos e hiqni lëkurën.

Lëngu i brendshëm duhet lënë të kullojë dhe zona e prekur të thahet plotësisht.

Për të bërë këtë, ju mund ta mbështillni zonën e flluskës me një napë sterile për të shmangur çdo infeksion të mundshëm.

Si Ta Shpërtheni Flluskën Vetë Në Mënyrë Të Sigurtë

Nëse dëshironi që të shpërtheni flluskën vetë lexoni udhërrëfyesin e AgroËeb.org

Në fillim, duhet të lani duart me ujë dhe sapun.

Merrni një pambuk të lagur me jod dhe fërkojeni lehtë.

Sterilizoni një gjilpërë duke e fërkuar me alkol dhe më pas shpojeni flluskën duke e shënjestruar atë në një cep.

Lëreni lëngun e akumuluar të kullojë por lëkurën e mbetur mos e hiqni.

Lyejeni zonën e flluskës me vazelinë dhe mbulojeni me një napë sterile.

Napa duhet ndërruar çdo ditë dhe çdo ditë duhet ta lyeni lëkurën me vazelinë.

Nëse ju dalin shpesh flluska në këmbë atëherë duhet të mësoni si ta parandaloni.

Si fillim, duhet të zgjidhni këpucë që janë në numrin tuaj.

Çorapet duhet t’i zgjidhni nga ato që përthithin lagështinë.

Këpucët mund t’i lyeni me pak pudër pluhur për të penguar djersitjen.

Kur Duhet Të Bëni Një Konsultë Me Mjekun

Ndonëse flluskat rëndom largohen vetë, ka raste kur duhet të kërkoni një konsultë me mjekun.

Bëhet fjalë për:

  • Infeksione të lëkurës,
  • Dhimbje
  • Shfaqje të herëpashershme të flluskave në lëkurë.

Kur flluskat janë të interesuara, ato do të mbledhin lëngje me ngjyrë të verdhë ose qelb.