VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Urimi i Bill Klinton për ditëlindjen e 85 vjeçarit nga Tropoja

By | October 4, 2016

Komentet

Diaspora shqiptare nëpër botë dhe nga Evropa dhe Amerika, kërkon që fondi i hoxhë Elvis Naçe të bëhet zyrtar Nga Skënder Karaçica

Amerikë

Duhet të dihet për fondin e ndihmave të diasporës që janë mbledhur për ndërtimin e Durrësit

Diaspora shqiptare në Amerikë nëpër vite ka ndihmuar kombin e vet edhe me ndihma matriale për të përballuar varfërinë dhe orën e rëndë vrastare të Serbisë fashiste në Kosovë(1990-1999).

Termeti shkatërrimtar e tronditi Durrësin qytetin e lashtë të qytetërimit evropianë, që shembi për toke tërë historinë e këtij qyteti dhe sinonim i historisë së kombit dhe Shqipërisë etnike.

Ndihmat ishin të menjehershme nga të gjitha trevat tona etnike dhe diaspora shqiptare nëpër botë nga Evropa dhe Amerika.

Në orët e para pas termetit, në sheshet nën gërmadha të Durrrësit historik, dolën të parët disa shoqata dhe individë herë me (ndonjë)adresë e herë jo,që,përmes thirrjes kërkonin ndihmë për ndërtimin e këtij qyteti.

Në të gjtha ekranet e TV-së shqiptare dhe të mjeteve të shkruara, i pari ndër të parët, hoxhë Elvis Naçe, i cili me autoritetin që ka krijuar këtyre viteve, ishte më i zëshmi në këtë fushatë të ditëve të para për Durrësin historik të kombit tonë.

Çfarë u bë tutje,pakkush e di,besoj se as qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka ndonjë informacion(zyrtar)se sa mjete janë akorduar në (fondin Elvis Naçe)?

Thuhet se janë mbledhur më se 10 milionë Euro në xhiro-llogorinë e tij,por asnjëherë deri tash nuk janë bërë ,,zyrtare,,se sa mjete ka fondi i hoxhë Elvis Naçe?

Diaspora shqiptare nëpër botë dhe nga Evropa dhe Amerika, kërkon që fondi i hoxhë Elvis Naçe të bëhet zyrtar dhe mjetet matriale (Evro dhe dollarë)të dorëzohen në xhiro-llogorinë e Komisionit shtetëror të qeverisë në Tiranë(me kryetar të këtij komisioni)Arben Ahmetaj,nëse nuk ka ndërruar adresën në Durrës ose në Tiranë?

Fondi i ndihmave matriale të diasporës dhe të kombit shqiptar nga të gjitha trevat etnike në Ballkan të bëhen zyrtare dhe kërkojmë transporencë zyrtare të qeverisë në Tiranë për çdo cent që do të shpenzohet për ndërtimin e Durrësit!

Çikago,19 shkurt 2020

Skënder Karaçica, Drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago,IL-SHBA

SHSHA në Çikago i dërgoi porosi Vjosa Osmanit: mos e harro diasporën shqiptare në Amerikë – Nga Skënder KARAÇICA

Diaspora shqiptare në Amerikë sot ka festuar 12-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe në shpalimet e kronikave të historisë,thuhet se për një shekull burra dhe gra shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqiptare u bënë gardiani i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
 
Në mbledhjen e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës,në të cilën u shpalos rruga shekullore e kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe për kthesën e madhe kur përmes pushkës të djelmenisë (UÇK-së)në flakën e luftës me regjimin serb u bënë përmendorja e sotme dhe e ardhshme e shtetit  të Kosovës.
 
Vlerat e lirisë,të demokracisë dhe shtetndërtimit të Kosovës,është histare edhe diaspora shqiptare në Amerikë,në Evropë dhe në botë,thuhet në këtë parqitje të SHSHA-së në Çikago.Prandaj në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja Vjosa Osmani,i bën një shpalim historisë së rëndë në kërkim të lirisë së Kosovës,ku,në luftën shekullore breza-breza u bënë kulla e panteonit kombëtar në tokën etnike shqiptare në shekullin e përbashkimit me popujt e lirë të Evropës dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën,thuhet në porosinë e SHSHA-së për kryetarën e parlamentit Vjosa Osmani në Prishtinë.
 
Mirëpo,në atmosferën festive të Kosovës,kryetarja Vjosa Osmani,thonë nga Çikago,
e harroi rolin  dhe angazhimin ndër vite të disporës shqiptare në Amerikë dhe në Evropë,në krah të lirisë dhe pavarësisë që,tërë udha deri në orën e historisë e quajtur Liria dhe Pavarësia e Kosovës,ata u bënë gardianë,ushtar dhe veprimtarë të devotshëm se diaspora shqiptare nuk ka tjetër atdhe pos tokës jallane shqiptare të Shqipërisë Etnike,thuhet në porosinë e SHSHA-së në Çikago.
 
Në manifestimet e këtij niveli shtetërorë të Kosovës dhe saherë që vjen Dita e Lirisë dhe Pavarësisë,mos të harroni diasporën shqiptare në Amerikë dhe përpjekjet e saj në të gjitha rrafshet në bashkëpunim  Senatin,Kongresin dhe tërë administratat e deritashme në Washngon,që kërkuan shpetimin e kombit shqiptar dhe të Kosovës para orës vrastare deri në shfarosje (1844-1999)dhe ky vend i demokracisë në krah të popujve për liri u bë për Kosovën ora e shpetimit në këthesën e madhe historike ,
që tash e një e shkeull ishte ëndërr e brezave shqiptarë.
 
SHSHA në Çikago i dërgon pororsinë kryetarës së Kuvendit të Kosovës,Vjosa Osmanit,mos e harroni diasporën shqiptare në Amerikë!
 
Skënder KARAÇICA
17.02. 2020

Nga Durrësi në Las Vegas: Sfidat e pafund në 70 vitet e Pirro Dollanit Nga Gëzim Kabashi

Nuk njoh njeri që të ketë lindur më 15 shkurt, në ditën e Vetmisë, dhe të ketë më shumë shokë e miq se sa ka Pirro Dollani. Bashkëqytetarë, ish-nxënës, kolegë

mësues apo krijues, e respektojnë njëlloj, pavarësisht se prej 26 vitesh ai ka zgjedhur të jetojë në SHBA.

Së bashku me familjen , Pirro është kthyer në një mbështetje të rëndësishme për bashkëatdhëtarët që mbërrijnë rishtas në “tokën e premtuar”. Ndërsa çdo vit ai sjell rregullisht në gjuhën shqipe një përkthim të ri nga autorë të njohur e më pak të njohur, kryesisht amerikanë, nga një letërsi pak e lëçitur në vendin tonë.

“Beti-tregime të zgjedhura” (2018), “Kokoro” nga Natsume Soseki (2017), “Ura e Mbretit Shën Luigj” nga Thornton Wilder (2016); “Piktorja që sfidoi kohën” nga

Robert Baird Shuman (2015), dhe më parë “Hoteli I bardhë” nga D. M. Thomas (2014), “Bel canto” nga Anne Patchet; “Jehona e kujtesës” nga Richard Power;

“Lamtumirë fjalë” nga Hart Wegner; “Virgjëresha shqiptare” nga Alice Munro; “Pragu i ferrit” nga Michel Hugo; “Duke lexuar Turgenievin” nga William Trevor;

“E vërteta dhe trillimi në librin Kodi da Vinçi”, janë disa nga librat e përkthyer nga Pirro Dollani.

Pirro Dollani do të festojë sot 70-vjetorin e lindjes mes familjarëve dhe të afërmëve në Las Vegas, mijra km larg prej këtu. Do ti pëlqente të ishte mes shokësh dhe miqsh në Durrës, ashtu siç bën prej vitesh në çdo sezon veror.

Verën që kaloi munguan përkthimet e përvitshme, përmes të cilave ai i ka dhënë në dorë lexuesit emra më të shquar të letërsisë së kontinentit amerikan. Kohët e fundit miku ynë Pirro Dollani është përballur me një sfidë shumë më të vështirë se sa përkthimi. Përballë tij këtë herë është sëmundja, por Pirro do tia dalë përsëri, falë kujdesit mjekësor dhe vullnetit të pakufi, por edhe të dashurisë së ndërsjellë, me të cilën e duan dhe i do njerëzit.

Gjithnjë përballë sfidave

Ai e ka zgjedhur shumë herët modelin e tij të preferuar: babain Dudë, njeriun që pas burgimit të padrejtë komunist për shkak të shkollimit dhe njohjes së gjuhës

angleze, punoi gjithë jetën si llustraxhi për të mbajtur familjen. Njëlloj si i jati, Pirro ende nxënës, nuk është dorëzuar edhe kur e përjashtuan nga liceu artistik në Tiranë, ku kishte mbërritur në sajë të pasionit për violinën; edhe kur punoi si punëtor në disa ndërmarrje të qytetit, pa hequr dorë nga shkollimi ne filialin universitar të Durrësit; kur në të njejtën kohë falë dashurisë për muzikën bëhej instrumentist në Orkestrën sinfonike dhe në varietenë e Durrësit; nuk dorëzohet edhe kur pasi martohet e venë të jetojë në një nga banesat e çuditshme të qytetit, përkundrazi, e bën familjen e tij të vogël, bashkëshorten Frida dhe fëmijët, Gjergj dhe Arba, mbështetjen më të sigurtë për ta përballuar jetën.

Pirro Dollani shfaq anën e tij më të mirë, kur si mësues në shkollat 8-vjeçare apo në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” ku arrin pas ndërhyrjeve të njerëzve që e duan, ai

dallon dhe nxit djemtë e vajzat e talentuar në muzikë, art apo letërsi. I vlerëson ata dhe i drejton në fushat ku do të japin aq shumë në të ardhmen. Me të njejtin seriozitet kryen detyrat e para në tranzicionin postkomunist, si shef i Kulturës në bashki, si dhe atë të drejtorit të Bibliotekës së Durrësit. Shumë kohë më vonë edhe në Universitetin e Nevadës, në Institutin e Filmit, ai do të njohë dhe do të fitojë miqësinë e figurave të shquara të kulturës botërore dhe do të punojë intensivisht deri kur del në pension. Pasioni për përkthimin si lidhje me Atdheun.

Në një intervistë të disa viteve më parë Pirro Dollani ka treguar se hyri në botën e përkthimit “kur Katedra, në të cilën studioja më kërkoi të sjell në gjuhën angleze

novelën “Ditë Kafenesh”; (në anglisht “Coffeehouse Days”;) të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Ai kujton vitin 2004, kur ky përkthim u publikua në Las Vegas si botim mjaft luksoz me letër të prodhuar enkas për të, me kopertinë metalike. Për më tepër, të gjitha kopjet janë me autografin e autorit Ismail Kadare.

Pirro tregon se Instituti Ndërkombëtar i Letrave në SHBA prodhoi vetëm 125 kopje dhe çmimi për një libër ishte … 780 USD. Që nga viti 2004 kur në Durrës ushtoi për herë të parë sirena e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka”; Pirro Dollani ka sjellë në Shqipëri disa nga emrat më të njohur të letrave amerikane si, shkrimtari Hart Wegner i cili në 2007 referoi mbi “Yjet e zinj të Paul Celanit”; poetesha Claudia Keelan që në Poetekën 2008 mbajti kumtesën; Kujtojmë “Wallace Stevens” apo Tom Sleigh në 2009 që referoi “Surealizmi përballë klasicizmit ose përse bëj vrima te toga ime”. Bashkë me organizimin Pirro Dollani ka përkthyer edhe kumtesat e tyre nga anglishtja në shqip.

Një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm ai me Teatrin Kombëtar në vitin 2010, kur Dollani bëri bashkë; regjisorin dhe aktorin hollivudian Clarence Gilliard dhe aktorin e njohur shqiptar Mirush Kabashi, bashkëregjisorë dhe intepretë kryesorë në dramën”; Koleksioni i përhershëm; të Tomas Gibson, përkthyer mjeshtërisht nga durrsaku i mirë.

“E kuqja” nga Xhon Llogan, kushtuar jetës së piktorit Mark Rothko, është drama tjetër që Pirro përkthen si pjesë repertori e ardhshme, por realizimi i saj mbeti gjithnjë një projekt. “Nuk ka lidhje më të fuqishme me Shqipërinë dhe Durrësin, vendlindjen time, sesa lidhja gjuhësore, që realizohet nëpërmjet përkthimeve”-thotë i sigurtë ai.

Pirro Dollani është me siguri nga ata burra që ka lënë në vendin nga ku largohen një boshllëk intelektual, krijues dhe njerëzor. Njëkohësisht është nga ata shqiptarë që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë më të mirë Amerikën, duke i dhënë edhe asaj frymën e Shqipërisë së vërtetë.

 

Portret i Burrit të urtë Anton Çetta, vepër e piktorit të shquar Nazmi Hoxha

Wise Man

Piktori i shquar Nazmi Hoxha i ka sjellë publikut përmes rrjetit social një nga punimet e tij më të fundit.

Një kompozim i portretit të njërës prej figurave më të dashura për Kosovën.

Prof. Anton Çetta!

Kompozimi i Nazmi Hoxhës mbështetet në filozofinë e Çettës për të pajtuar e bashkuar shqiptarët.

Siç e shihni në sfond shfaqen plisat e bardhë, që herë shfaqen si re të qiellit me një kolorit të jashtëzakonshëm, duket sikur Nazmi Hoxha ka zbuluar ngjyrën transparente të ajrit.

Piktori Nazmi Hoxha me familjen e tij jetojnë prej vitesh në New York. Artisti me artin e tij pasuron jetën kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan.

 

 

 

 

 

 

 

Kremtime për 12 vjetorin e pavarësisë të Kosovën në praninë e Guvernatorit të NY Andrew M.Cuomo & kryetarit të bashkisë të Bronx Borough Ruben Diaz Jr.

Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane, Shoqata Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në SHBA dhe Qendra e Komunitetit Shqiptar ju fton:

 

Në kremtimet e 12 vjetorit të Pavarësisë të Kosovës !

 

Më 17 Shkurt 2020
Ora 3:00 pm deri 5:00 pm
Place 610 E. 186th Street
Belmont Library and Enrico Fermi Cultural Center
Bronx, NY 10458

Në festë do të jetë i pranishëm edhe Miku i shquar i shqiptarëve në SHBA kryetari i bashkisë të Bronx Borough Ruben Diaz Jr. i cili do të nderojë me proklamata për veprimtarinë e tyre zotërinjtë Hajdin Aliaj, Ali Haxhaj, Isa Breçani.

Gjithashtu Z. Ruben Diaz Jr. do të nderojë In memoriam postmortum:

Komandantin Adem Jashari, Gjeneralin Tahir Sinani dhe Mulla Zekë Berdyna.

Guvernatori i New York-ut, Andrew M.Cuomo do të nderojë Kosovën me një proklamatë të veçantë dhe gjithashtu me një vlerësim të posaçëm In Memoriam postmortum Ali A.Rizaj.

Ndërsa Senatorja e New York-ut, Alessandra Biaggi do të nderojë me një proklamatë gjithashtu shtetin e Kosovës dhe Alush Haxhaj Hoti!

Mirë se të vini!

 

 

Presidenti dhe nenpresidenti i shoqatës Esat A Rizai dhe Hajdin Aliaj me Miqtë e shquar të shqiptarëve Guvernatorin e New York-ut Andrew M Cuomo dhe Senatoren e New York-ut, Alessandra Biaggi.

 

 

Flamuri i shtetit të Kosovës në qendër të Çikagos – Nga Skënder KARAÇICA

Dita e pavarësisë së Kosovës në 12-vjetorin e lirisë dhe të shtetit  sovran,po kremtohet në të gjitha qytetet në Amerikë,atje ku jetojnë dhe punojnë shqiptaro-amerikanët e hapësirës etnike në Ballkan.Në organizim të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, që tashmë është bërë traditë e aktivitetit kombëtar,sot në qendrën   Richard J.Daley në Çikago u ngrit Flamuri i shtetit të Kosovës.

Dihet nga kronikat historike se tash e një shekull diaspora shqiptare në Amerikë ka qendruar në krah të atdheut shqiptar dhe për tokën më të dhimbshme të pushtuar nga regjimi i Serbisë,ku,përmes protestave dhe të veprimtarisë kombëtare në takimet më senatorë e kongesmenë dhe me administratat e presdentëve në Washington,patën kërkuar që të shpetojnë dhe të ndihmojnë shqipatrët për aspiratën shekullore për liri dhe pavarësi në tokën etnike.

Për çështjen e Kosovës,në 12-vjetorin e lirisë dhe të pavarësisë,shqiptaro-amerikanët në Çikago nisin mesazhin që pushteti aktual dhe institucionet e jetës paralamentare dhe të qeverisë në Prishtinë,në frymën e unifkimit kombëtar dhe demokratik të bëjnë kornizat për të ardhmen e shtetndërtimit të Kosovës me standardet e BE-së dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën.

Flamuri i Kosovës do të qendrojë përballë falmurit të shtetit të Ilinosit dhe Amerikan në qendsrën e njohur në Çikago,ku do të parakalojnë dhe do të shohin nga afër miqësinë që ka Amerika me shtetin e Kosovës,u tha nga të pranishmit në këtë manifestim të udhëhequr nga kryetari i KSHA-së Gjoneto Harusha.

Normalisti i Normalës së Elbasanit,Hydajet Bregu ishte caktuar mësues në Mitrovicë – Nga Skënder Karaçica


Hydajet Bregu nga Përmeti i Shqipërise në vitin 1944 e kishte lënë Shqipërinë dhe ia kishte mësyer vendeve të Evropës për të mbërri në Amerikën e largët.

Në vitin 1999 kur pata mbërri në Çikago të Amerikës,ndonëse nga katrahurat vrastare deri në shkallë të gjenocidit të regjimit fashist të Serbisë në Kosovë,e takova Njeriun e respektuar dhe me zemër të madhe  ndaj kombit shqiptar dhe te hartës së Shqipërisë Etnike,Hydajet Bregu.

Një kohë ai udhëhoqi me sukses Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Çikago dhe,në kronikat e kohës ai mbetet një nga organizatorët më të mirë të jetës së diasporës shqiptare në Amerikë,që,shpeshherë na thoshte:,,Duajeni shumë kombin dhe Atdheun Shqiptar,,!

Hydi ynë i dashur tërë pasurinë e tij e kishte lënë testament Universitetit DePaul në Çikago në shumën prej 5 milionë dollaresh për brezat e rinj shqiptarë dhe për amerikanët që të dijnë më shumë se kush është populli i lashtë Shqiptar në hapësirën e vet të Shqipërisë Etnike dhe pjesë e Evropës.

Hydajet Bregu ishte nxënës i Shkollës Normale të Elbasanit,aty ku brezat e rinj shqiptarë dhe ata nga Kosova që u dërguan me ndihmën matriale të Hasan Prishtinës si dhe projekti kombëtar i Luigj Gurakuqit për udhën e dijes për mësuesit e shkollës shqipe në shekullin e kaluar.Në këtë tempull të dijes Hydajet Bregu kishte profesor të klasës
Aleksandër Xhuvani dhe pas diplomimit me dekretin e ministrit të arsimit të kohës Ernes Koliqi u caktua që të shkoj në Mitrovicë të Kosovës së kohës për të mësuar shqiptarët e rinj Abetarën e Gjuhës Shqipe.Mirëpo,për shkak të rrethanave të kohës dhe të pushtimit serb të Kosovës,Hydajet Bregu nuk u bë mësues i shkollës shqipe në Mitrovicë.

Çikago,12 shkurt 2020

TV KLAN (Pa)debati me Edi Ramën! – Nga Skënder KARAÇICA


TV Klan (Emisioni,,Opinion,,) moderator Blendi Fevziu me gazetarët e redaksive të shkruara dhe elektronike, i ftuari në studio kryeministri shqiptar Edi Rama.

Duhet thënë në krye të herës se,debatët në stuodiot e TV-së në Tiranë, lidhur me temat bosht për aktualitetin në Shqipëri,Kosovë dhe në botë,ato po kalojnë me mungesën e kulturës së debatit me zhurmë,zhurmë,zhurmë e fare (pak)debat…(sic!).

Debati që u zhvillua në studio TV Klan me kryeminstrin Edi Rama më shumë i ngjante një ,,gjykimi në një gjykatë në Tiranë,,e fare pak kishte të bëjë me debatin e kulturuar në fjalorin e gazetarisë më kodet e njohura moderne në një televizion si TV Klan në Tiranë.

Për akatualitetin në Shqipëri dhe lajmet e ditës rreth Edi Ramës,herë brenda qeverisë e herë matanë bulevardit në Tiranë,bëri që emsioni ,,Opinion,,me Blendi Fevziu të dështojë dhe,për fat jo të mirë për ne kendej ekranit,shikuam pamjet jashtë kodeve të gazetarisë me diskurse të një gjykimi me inate të skajshme,ku,kruyemistri Edia Rama,doli një humbës i madh…!

Do të ishte mirë që tërë aktualiteti në Shqipëri dhe rreth Shqipërisë me kryemnistrin Edi Rama,kësaj radhe të realizohej Blendi Fevziu-Edi Rama,ku,përmes bisdës me tonet e qeta dhe tiparët kulturore ne kendej ekranit,tevona do të shikonim dhe do të dëgjonim  se çfarë po ndodhë sot e këtu në Shqipërinë tonë!

Kur do të shohim e do të dëgjojmë debate me tone kulturore dhe pa zhurmë në emisionet  e TV-së në Tiranë…?

 

Vdekja e përditshme e të rinjve shqiptarë në Itali! – Nga Skënder KARAÇICA

 
 
Në shtypin e përditshëm në Shqipëri lexojmë lajme të dhimbjes kur në qytetet e ndryshme në Itali, në mënyra të ndryshme vdesin të rinjtë shqiptarë. Këto ngjarje tashmë janë bërë të përditshme dhe kërkohet angazhimi i ambasadës së Shqipërisë dhe aktivistë të Komunitetit Shqiptar në Itali,që për dukurinë e vdekjes në rrugë, në lokalet e natës, me drogë dhe forma tjera të vdekjeve të afrojnë ndihmën për t`i thënë: Ndal vdekjes së të rinjve shqiptarë!
 
Ndonëse për shkaqe të gjendjes së rëndë ekonomike, Shqipërinë e lëshojnë me mijëra të rinj shqiptarë, që marrin udhën për në shtetin fqinj të Italisë dhe në vendet tjera të Evropës dhe tutje në vendet nëpër botë. Kjo vë në qendër të vëmendjes për të gjitha segmentet e shtetit shqiptar në Tiranën zyrtare, që dukuria e vdekjes së përditshme e të rinjve tanë të ndalët dhe për brezin e mërgimtarëve në këtë vend fqinj mos të bëhet varr kolektiv dhe i përditshëm për të rinjët nga Shqipëria!
 
Për këtë dukuri vdekjeje deri tash shteti shqiptar dhe institucionet relevante, Ministria e  Jashtme dhe Ambasada në Romë nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese në bashkëpunim me institucionet e shtetit italian, që të rinjët shqiptarë të rreshtohen mirë në këtë vend fqinj me punë dhe shkollim e jo në këndin e vdekjes!
 
E kohës, shteti shqiptar të afrojë ndihmë për të rinjët shqiptarë në Itali!
 
 

IN MEMORIAM Nexhmije Pagarusha ne koncertin e fundit – Nga Skënder Karaçica

Këngëtarja shqiptare Nexhmije Pagarusha, dhuntia e vokalit te rrallë dhe si dhuratë e maleve te Pagarushës ne krahinën e Llapushës,u bë ikona kombëtare në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare.
Nëpër vite,në pentagramin dhe vokalin e saj u bë lulja më e bukur e artit muzikor,të këngës së lirë dhe popullore në koncertet në Kosovë dhe më gjerë në rrafshin kulturor të kohës.
Një zë i bukur po vjen ndër malet tona. Atje po vjen baresha në teksin e shkrimtarit Rifat Kukaj, që shumë dashamirë të këngës dhe të tjerët nuk e dinin se bukurinë artistike të këngës ,,Baresha,, ia dha vetë pena e shkrimtarit Kukaj dhe, do të thosha si një prorosi nga Drenica dhe malet me bukurinë e historisë dhe të dashurisë djaloshare.
Ne verën e mërgimtarëve që kthejnë në Kosovë për pushime, pata nderin e madh që bashkë me gazetarën e Radio Kosova, Radije Hoxha dhe emisioni i saj,,Portat e natës,, shkuam që të vizitojmë ikonën  e këngës së lehtë shqiptare dhe popullore ne Prishtinë, Nexhmije Pagarushën.
Nga një kafe të duarëve të Dije Hoxhës dhe nis biseda për historinë, për artin muzikor, për koncertet, për duartrokitjet nga spektatorët e shumtë dhe gjithandej me respektin frenetike ashtu si respketohen artistët e medhenj të kombit shqiptar.Nexhemija Pagarusha shkëlqente dhe tërë shpirtin artdashës të spektatorit e bënte për vete me vokalin e rrallë te maleve të Kosovës.
Takimi me artistën e madhe kombëtare,me Nexhmijen në Prishtinë,shpaluam shumë kujtime nga historia shqiptare dhe për Kosovën ndër vite,atëherë kur disa mundoheshin që ta ndalnin diellin për Kosovën tonë dhe të shembnin tërë panteonin e jetës shqiptare…Aty,atë mbrëmje me Nexhmije Pagarusha,i them se si babai i saj Vesel Pagarusha,si hoxhë dhe atdhetar kur kishin nisë të marrin udhën e shpërnguljes për në Turqi banorët e këtij fshati,babai i saj nga miniarja e xhamisë u bënte thirrje:
,,O vllazni,mos e lëshoni Pagarushën,mos merrni udhën për në Anadoll…,,!
Kur dëgjoj këtë të dhënë nga analet e historisë së kohës,Nexmija e priti me lot në sy dhe nisi të flasë për babain e saj në kujtime të kohës…
Nga udha e saj artistike,i kishte lënë mbresë gjesti shumë kulturor dhe shtetëror i kryeministrit shqiptar Edi Rama,i cili nga Tirana kishte nisur shoferin e tij me një buqetë me lule për Artistën e madhe të kombit në këtë shekull për ditëlindjen e saj në Prishtinë.
Gjatë tërë jetës artistike,Nexhmija përmes vokalit dhe pentagramit të këngës së lehtë dhe popullore me vete kishte mesazhin për kombin e vet shqiptar dhe për Kosovën,atëherë në rrjedhat e kohës kur të tjerët në Beograd na quanin njerëz primitiv dhe me bisht(!).
Shpërblimet më të mëdha në jetë për artistën dhe Bilbili i Kosovës,ishin spektatorët dhe duartrokitjet frenetike plot dashuri dhe me zemrat me erëlulet e këngës së bukur shqiptare të Kosovës!
Brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të mësojnë e do të kujtojnë Nexhmije Pagarusha,vokalin dhe pentagramin  shqiptar të saj me mesazhin për bareshën,që sot u bë mësuese,mjeke,gjykatëse,shkrimtare…në hapësirën shqiptare dhe të Kosovës së lirë.
Nexhmije Pagarusha u lind dhe u bë artiste e madhe e kombit shqiptar përmes artit muzikor në përmasën e pentagramit të vlerave tona,që participojnë me vlerat me popujt tjerë në Evropë dhe në botë.
Nexhmija e donte shumë Shqipërinë,e kishte pengë në zemër që një ditë të shihte të bashkuar me Kosovën,kështu ia kishte lenë amanet babai dhe atdhetari hoxhë Vesel Pagarusha!
Çikago,7 shkurt 2020

Kryetari i Vatrës Elmi Berisha priti Fratin Sergio Gazzea

Bashkatdhetarë, të Premten, në EastWood Manor, organizohet një darkë fondmbledhëse për ngritjen e Muzeut të Kulturës Franceskane në Shkodër, 7 Shkurt 2020, në orën 7.00 PM. Jeni të mirëpritur.Ndihmo dhe Ti…

Ditën e shtunë, 1 Shkurt 2020, Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA” z. Elmi Berisha së bashku me nën/kryetarin Ervin Dine dhe anëtarët e Kryesisë Zef Balaj, Anton Raja dhe Mark Mrnacaj pritën fratin Sergio Gazzea. Padre Sergio Gazzea shoqërohej nga arkitekti i njohur Gjon Radovani dhe bashkatdhetarët tanë në SHBA, Luke Pllumaj e Festor Volaj.

Kryetari i Vatrës u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe e përgëzoi fratin Gazzea për punët e mira që po bën në Shqipëri, për vite të tëra në Kelmend e tash në Kep të Rodonit, duke u përkushtuar në shërbim të besimtarëve. Në Kelmend për Padre Gazzea këndohen këngë. Ai është përcjellë me dashuri nga besimtarët, për të cilët ai bëri gjithcka; shpëtoi të sëmurë duke i dërguar për mjekime të specializuara, por edhe ndikoi në përmirësimin e kushteve ekonomike e kulturore në zonën e vështirë të Kelmendit, amdje solli aty nga Italia shumë ndihma e investime.

Tash frati i përkushtuar punon në Kepin e Rodonit. Përkushtimi i tij është edhe në ngritjen dhe pasurimin e Muzeut të Kulturës Franceskane. Ky është dhe Misioni i kësaj vizite në SHBA së bashku me arkitektin e njohur ndërkombtarisht, autori i projektit për kthimin në muze të Kampit të tmerrshëm të Telenës, e tash per Muzeun e Kulturës Franceskane. – Bashkatdhetarë, të Premten, në EastWood Manor, organizohet një darkë fondmbledhëse për ngritjen e Muzeut të Kulturës Franceskane në Shkodër, 7 Shkurt 2020, në orën 7.00 PM. Jeni të mirëpritur.Ndihmo dhe Ti…Le të ndihmojë kush të mundet dhe sa të mundet. Ne Shqiptarët e Amerikës e kemi detyrim shpirtëror ndihmën ndaj Vendlindjes.

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA URON QEVERINË LVV-LDK

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA

2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458

United States

New York 04 Skurt, 2020

DEKLARATË E FEDERATËS PAN SHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA”

Federata Panshqiptare e Amerikes “VATRA” e vlerëson si hap pozitiv finalizimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse mes fituesëve ; Levizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vatra përshëndet formimin e qeverisë së re dhe i uron kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar suksese në detyrën e re në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu përshëndesim dhe urojmë Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj.Vjosa Osmani. Në të njëjtën kohë, shprehim mbështetjen tonë të pakufizuar për t’u i ofruar bashkëpunim në kanalizimin e çështjeve të Kosovës në Washington dhe New York, si dhe lobim në favor të Kosovës në politikën Amerikane.

Kemi besim të plotë se qevera Kurti, me gjithë sfidat e njohura dhe të panjohura që ka përpara, do t’u qëndrojë premtimeve elektorale dhe do të jetë bashkëpunuese, e suksesshme në realizimin e programit të saj, në zgjidhjen e problemve të pazgjidhura dhe vendosjen e normalitetit me fqinjët, në krijimin e besueshmërisë dhe njohjen botërisht të Republikes së Kosovës, ruajtjen e integritetit të plotë të territorit të saj, si dhe do të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Per Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës” VATRA”

Elmi Berisha, President