VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Urimet më të mira për Ditëlindjen e Zonjës Nikoleta Buçaj (Fotogaleri)

By | November 10, 2015

Komentet

Talat Xhaferi përmes gazetës ,,Politika,, të Beogradit e përkrah mendimin e dialogut (pa ndërmjetësues) të A. Vuçiçit(!) – Nga Skënder KARAÇICA

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut,Talat Xhaferi në një intërvistë dhënë gazetën ,,Politika,,të Beogradit(më 26 shkurt 2020),ka folur gjerësisht për aktualitetin politik në këtë vend multietnik,ku,deri tash proceset demokratike dhe të kaheve të barazisë kombëtare të kombit shiptar,kanë mbetur temë e ndaluar për klasën politike shqqiptare në këto hapësira etnike.
 
Talat Xhaferi një pjesë të fjalës tij në këtë intervistë për gazetën ,,Politika,,që ndër vite për ne është e njohur si krah i fortë i regjimeve serbe dhe e ka kryer detyrën për ,,lajmin e ditës,, dhe për fejtonet e ,,historisë serbe si djepi serb i Kosovës,,(sic!)
gjithherë kujdestare me ,,zërin e fjalës,,antishqiptare dhe kundër Kosovës,ka folur për aktualitetin për zgjedhjet paralamentare që do tëmbahen më 12 prill 2020.
 
Duhet të theksojmë se përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut,qysh nga ardhja në krye të partive politike(në pozitë dhe opozitë)me një disiplinë në krye të herës,nuk e thanë asnjë fjalë për çështjen e të drejtës demokratike dhe kombëtare të kombit shqiptr për çështjen e (pa)zgjidhur me Kushtetutë dhe,tash në këto vite problemi shqiptar ka mbetur temë në margjinat e harresës dhe gati-gati si temë e ndalur në regjmet e këtij shteti me një të ardhme  të brishtë.
 
Në këtë intervistë dhënë gazetës,,Politika,(me autor Zhelko Shajn),Talat Xhaferi sikur nuk harroi që për liderët në rajon,sipas këshillës së tij,që të shfrytëzojnë mekanizmat e dialogut të hapur,madje pa ndërmjetësues dhe pa dorëza(cituar nga inërvista e tij).
 
Kujt i duhet ky ,,mesazh,,i Talat Xhaferit lidhur me dialogun,që nuk ka dyshim se ai e ka cituar dhe,me dashamirësi e paskësh pëlqyer mendimin e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç,i cili duke folur për dialogun Kosovë-Serbi e ka thënë kështu tekstualisht mendimin,që,në përmasën e dialogut të merremi vesh me shqiptarët  pa ndërmjetësues(cituar mendimin e A.Vuçiç në Beograd).
 
Jo Talat Xhaferi,në kohën dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi do të bëhet në prani të BE-së dhe pa prezencën e Amerikës si vendi mik i përjetshëm nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes finale  në mes të dyja shteteve sovrane.Ndërkaq,për fund mund të theksojmë se nuk është hera e parë që,udhëheqësit politik shqiptar në institucionet shtetërore në Shkup,të lakojnë udhën dhe të bëjnë shërbim të dëmshëm të çështjes shiptare në ballkan dhe të Kosovës.
 
 

E pyeta Kolë Bibën nji herë – Nga GJON BUÇAJ

 

Si e shpëtoi tregtarin hebraik nga pushkatimi dhe refuzoi shpërblimin

Kol Bib Mirakaj, si ministër i Punëve të Mbrendshme, ka ba shumë për shpëtimin e hebrejve, siç tregojnë disa dokumenta të nxjerrun nga arkivat e shtetit shqiptar në vitet e fundit. Gjithashtu, në monografinë “HALIM SPAHIA”, me autor prof. dr. Nuri Bashotën, përmendet ndima e tij edhe e vëllait, Pashuk Bib Mirakaj, për transferimin e shumë familjevet hebreje, “…në mënyrë të organizuar dhe tejet sekrete dhe me emra krejt të tjerë,,,”, me automjetet e firmës “Vllaznit Spahia”, prej Kosove nepër Shqipni e përtej (lexo në faqen 79 mbi dëshminë gojore që Haime Adizhes i ka dhanë mikut të vet, Nuri Bashotës, i cili asht edhe autori i monografisë në fjalë mbi tregtarin humanist gjakovar). Asht me interes për t’u shënue nji rast specifik, për të cilin i ka tregue ai vetë autorit të këtij shkrimi.

E pyeta Kolë Bibën nji ditë, në se ka pasë ndonji satisfaksion në jetë, tue pasë punue për interesin e atdheut e të popullit të vet, pa interes vetiak dhe pa shpërblim, tue i ndimue gjithkujë në nevojë që iu ka drejtue, gjithmonë me përkushtimin e nji misionari idealist.

Nuk i pëlqente shumë me folë për vetëveten, megjithate m’u përgjegj se po, dy here kishte pasë satisfaksion moral. Kësaj here unë po rrëfej këtu historinë e njenit rast, ashtu si ma ka tregue ai vetë:

Ka kenë vjeti 1946, kur pata shkue nji ditë në BAR Vittoria (në Piazza Fiume në Romë), për me u takue me Eduard Liçon, nji mik i imi. E kam pasë gjithmonë zakon me shkue në takim së pakut pesë minuta para kohe. Hyna mbrendë dhe kalova pranë nji tavoline ku ishin ulun nji grup shqiptarësh refugjatë. I përshëndeta dhe u ula më nji tavolinë vetëm, në pritje të mikut t’im.

Papritmas, nga tavolina e grupit u ngrit nji burrë i thatë, i zbehtë dhe i veshum me petka të vjetrueme. Erdh e u ndal para meje dhe m’u drejtue: “Shkëlqesa Mirakaj?” Po, i thashë, unë jam Kolë Mirakaj, i befasuem që m’u drejtue me “shkëlqesë”.  I shkuen lotët dhe pa folë ma gjatë me mue, u këthye kah shokët e vet të tavolinës dhe u tha: “ndoshta ju po çuditeni pse po m’shkojnë lotët tash kur po takoj Shkëlqesën Mirakaj………”, dhe tregoj me emocion epizodin kur ia pata dalë me i shpëtue jetën njenit nga vëllaznit Levi në Tiranë. Në fund të tregimit shtoi: “Sikur ministri Mirakaj t’a kishte pranue shpërblimin tone të merituem, sot mund të kishte nji ose dy pallate në Romë dhe nuk do t’ishte refugjat i vorfun kështu si na.”  Ai zotni kishte mbërrijtë në Itali në ato dit, i liruem nga burgjet e komunizmit në Shqipni.

Kureshtja me dijtë ma shumë mbi atë ngjarje interesante, më shtyni me iu lutë që të m’a spjegonte. Unë po sjell spjegimin e tij, por i kërkoj ndjesë lexuesit sepse kam harrue emnat e vëllazënvet LEVI, kurse koha e ngjarjes ka qenë vera e vitit 1943.

Simbas spjegimit të Kolë Mirakajt, nji ditë i kishin ardhë në zyre dy zotnij hebrej, Leo Thürr, përfaqësuesi i Komunitetit Hebraik pranë Qeverisë, bashkë me nji tregtar nga Vlora, me mbiemnin Levi. Vëllaznit Levi merreshin me tregti ari, ishin argjentarë.

Nji vëlla Levi ishte arreshtue nga SIMI (Servizio Informativo Militare Italiano) dhe ishte dënue për pushkatim, sepse kishte dhanë pare komunistavet. Ai nuk ishte komunist, por paret i kishte dhanë nga frika, sepse komunistat u kishin djegë nji dyqan dhe kishin kërcnue me u djegë edhe dyqanin tjetër. Koloneli Italian kishte kërkue 12000 napoleona ar “për SIMI-n”, për t’i kursye jetën të arrestuemit. Ata mund t’i jepshin paret, por kush mund të besonte se megjithate nuk do t’a ekzekutojshin.

Kol Biba u spjegoi se, tue qenë nën okupimin ushtarak Italian, qeveria nuk ka fuqi veprimi mbi ushtrinë, por megjithate premtoi se do të merrte masat e mundëshme dhe u kishte thanë të vijshin përsëri të nesërmen, në orën 6 të mbramjes.

Mbas takimit, ministri kishte dërgue dy kabllograme në Vlorë, njenin prefektit e tjetrin federalit, të cilët, kishin konfirmue se faktet ishin ashtu si ia kishin përshkrue Thürr dhe Levi.

Të nesërmen, Kol Biba thërret kolonelin Italian në zyre i thotë se “Ju mbani t’arrestuem nji qytetar shqiptar dhe unë kërkoj që t’i dorëzohet menjiherë qeverisë shqiptare. “Kush asht i arrestuemi?”, kishte pyetë koloneli dhe kur ndigjon emnin e Levit, ai përgjegjet me arrogancë, më kambë gati me dale përdere: “Ai asht arrestue sepse ka dhanë pare komunistavet dhe nesër n’orën 6 të mëngjesit do të ekzekutohet!” Ministri shqiptar ia kishte këthye me ton të forte: “Ti e pushkaton nesër n’orën 6, por unë do të hypi në aeroplan në orën 9 për Romë dhe do t’i referoj Musolinit se e ke ekzekutue pse nuk të kanë dhanë 12000 napoleona ar!” Kjo e ftofi kolonelin, i cili e ndryshoi tonin: “Shkëlqesë, por për dobinë e të dy palëvet…..”. Kol Biba i kishte thanë se për dobinë e të dy palëvet ai e donte qytetarin shqiptar të dorëzuem në zyren e tij mbrenda ditës! Ashtu edhe u ba.

Kur Leo Thürr dhë vëllau i të burgosunit erdhën në orën 6 të mbramjes, befasia me gëzim ishte e kuptueshme, kur u takuen me të burgosunin që tashma ishte në dorën e qeverisë shqiptare, që do të thoshte edhe se jeta e tij ishte e shpëtueme. Por befasia edhe ma e madhe, ngarkue me emocion të thellë, ishte kur Kol Biba u tha se ai tash ishte i lirë dhe mund të shkonte bashkë me ta në shtëpi.

Të nesërme, të dy vizitorët i vijnë Kol Bibës në zyre për të tretën herë, por kësaj radhë për t’a falënderue. Ai u kishte thanë se kishte ba vetëm detyrën dhe mbas nji bisede të shkurtë, i kishte përcjellë të dera, me premtimin se hebrejt në Shqipni do të kishin mprojtjen nga qeveria si të gjithë qytetarët tjerë shqiptarë. Kur asht këthye te tavolina e punës, ka vërejtë se kishin harrue nji valixhe dore. I ka thane rojes me i thirrë të vijnë me e marrë, por kur janë këthye, i kanë spjegue se nuk e kishin harrrue valixhen dhe se aty ishte nji “falënderim” për shpëtimin e jetës së Levit. “Po çka asht ai falënderim?” i kishte pyetë dhe kur i kishin spjegue për shumën në franga ar që ishte në valixhe, ai e kishte marrë si ofendim. “E kuptoj gjendjen t’uej shpirtnore, se përndryshe do t’u akuzojshm për tentativë korrupsioni”.  Kot u munduen me u arësyetue se ai e kishte shpëtue jetën e njeriut të tyne pa kurrfarë premtimi paraprak, dhe se ata, si hebrej, e kishin obligim shpërblimin dhe mirënjohjen dhe se kjo ishte e vetmja mënyrë e mundun për ta me e nderue obligimin e tyne moral, e tjera. Mbas zemrimit në fillim, ministri asht zbutë dhe i ka ftue të ulen, ka porositë kafe dhe ka zhvillue nji bisedë të qetë me ta, u ka spjegue se për ate ishte shpërblim i madh dhe i mjaftueshëm shpëtimi i jetës së Levit.

Mbas atij takimi të përfunduem me mirëkuptim të përzemërt, patën kalue rreth 3 vjet deri në takimin e rastësishëm në Piazza Fiume në Rome.

Dr. Gjon Buçaj,

Shkurt 2020, Sterling-VA

ÇIKAGO: SHSHA THIRRJE KRERËVE POLITIKË PËR ULJEN E TENSIONEVE NË SHQIPËRI

 

Për shkak të gjendjes së krijuar të ndarjeve në taboret e armiqësive të skajshme politike në Shqipëri në mes të Kryetarit  të shtetit Ilir Meta dhe kryeministrit  Edi Ramma,SHSHA në Çikago përmes këtij reagimi u bënë thirrje krerëve të shtetit shqiptar të lënë me një anë tensionet dhe të kthehen në ligjet e Kushtetutës se mbi të gjitha është Shqipëria.Kështu e nis reagimin SHSHA në Çikago dhe kërkon me ngulm që të ndalen shantazhet e përqarjeve në rrafshin armiqësor të skajshëm në mes të dy krerëve të shtetit shqiptar,ndonëse as Ilir Meta e as Edi Rama,Shqipërinë  tonë nuk e kanë pronë të tyre përsonale,thuhet në reagimin nga Çikago.

Po bëhen triudhjetë vjet të ardhjes së demokracisë dhe të jetës pluraliste në Shqipëri,por në këto vite nuk është e mundur që tiparët e jetës e të transicionit të kalojnë më pak dhimbje dhe me pak probleme,sikundër popujt  dhe vendet e ish bllokut komunistë,që këto probleme i tejkaluan me kohë dhe tashti janë rreshtuar me popujt e kontinentit të Evropës(BE)me seli në Bruksel.Ku mbeti Shqipëria,kush po i vonon këto procese integruese demokratike të Shqipërisë drejt BE-së?-pyesin zëshëm në Çikago.Pse Shqipëria në këtë shekull të ri po hynë si vend me varfërinë e saj në udhën e popujve të kontinetit tonë të vjetër?Pse me mijëra qytetarë shqiptarë dhe brezi i ri(lulet e kombit e të atdheut)po ikin nga Shqipëria ?

Këto do të ishin temat aktuale për Shqipërinë e jo përqarjet e skajshme politike,që jemi mësuar tashmë të shohim nëpër vitet e kokëdhimbjes në mes taboreve politike,për të vetmin shkak se kush po e merrë më parë,,pushtetin,,dhe fare pak për të mos thënë se tevona çështjet aktuale që i përmendem më lartë po mbesin vetëm si lajm i ditës në opinionin e gjerë shqiptar në Shqipëri,thuhet në këtë reagim nga Çikago,

SHSHA në Çikago për fund thekson se për gjithë spektrin politik shqiptar dhe për krerët e shtetit që kanë shkelur mbi aktin më të lartë juridik të Kushtetutës dhe të bërat tjera gjatë këtij rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm të transicionit të vonuar,të dalin para sovranit të votës së lirë(popullit shqiptar)dhe të lëshojnë udhën për një rrafsh e gjak të ri politik në Shqipëri,në mënyrë që në fillim të këtij shekulli të ri,kombi dhe shteti shqiptar mos të vonohemi(sërish)në historinë kombëatre,thuhet në fund të këtij reagimi të SHSHA-së në Çikago.

Skënder KARAÇICA

Lufta e Kosovës dhe krimet serbe temë e debatit në Universitetin DePaul në Çikago – Nga Skënder KARAÇICA

 

Në Universitetin DePaul në Çikgo në organizim të studentëve nga Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane dhe në prani të një numri të madh të pranishëm u debatua për luftën  e Kosovës dhe krimet deri në shkallë të gjenocidit,që u organizuan nga makineria dhe regjimi fashist i S.Millosheviqit.Këtë aktivitet i pari i këtij lloji në këtë ambient universitar e udhëhoqën studentët David Taullahu,Anxhela Ndrio,Jeta Mulaj,prof.Mirela Mehmeti si dhe paraqitja e prof.Ilaz Kadriu me një vështrim për vizionin paqësor deri të pavarësia të dr.Ibrahim Rugova.

Në dritën e aktiviteteve kombëtare,arsimore,shkencore dhe historike që kanë nisë në Univesitetin De Paul në Çikago në kuadër të Katedrës Albanologjike,me një fjalë rasti është paraqitur prof.dr.Gazmend Kapllani që,duke sumblimuar disda nga çështjet aktuale në rrafshin historik të luftës së Kosovës,ai theksoi për një dimension të ri ,për identitetin,kujtesa,

shtetndërtimi dhe kahet politike në Ballkan,që në debatin e mbrëmshëm  u bën disa nga tezat shkencore dhe historike për të pranishmit në sallë.

Prof.Ilaz Kadriu në kumtsën e tij foli për dimensionin paqësor  deri të pavarësia e Kosovës të udhëhequr nga dr.Ibrahim Rugova,që me rastin e rënies së murit të Berlinit (l989),,Turn down this wall mr.Gorbachew,,shënon datën më të rëndësishme historike pas Luftës së Dytë Botërore për rrëzimin e sistemit komunist.Në këto rrethana historike,tha më në kumtesëne tij prof.Kadiru,Kosova si njësi e ish-Jugosllavisë formoi partinë e parë shqiptare pluraliste  në kushte  dhe rrethana shumë të vështira politike(LDK).Është më rëndësi të përmendet lidhja dr.Ibrahim Rugovës me Amerikën,vë në spikamë në kumtesën  tij prof.Kadriu,kur dihet se kombi shqiptar kishte orientim përendimor qysh në kohën e luftërave për liri të Shqipërsë me Gjergj Kastriotin Skenderbeu dhe në Kongresin e Manastirit(1908)ku delegatët miratun alfabetin latin të gjuhës shqipe dhe lëvizja kombëtare paqësore deri të pavarësia e dr.Ibrahim Rugova në krah me Përendimt dhe sidomos më Washingtonin,atëherë kur W.Wilon e shpetoi Shqipërinë nga gllabrimi i fqinjve tanë grabitqarë.Dr.Rugova dhe UÇK u bënë binomi kombëtar për liri dhe pavarësi të Kosovës,tha ndër të tjera prof.Ilaz Kadriu.

Ndërkaq,në angazhimin e gazetarëve shqiptarë dhe serb në dritën e ngjarjeve në Ballkan në shekullin e kalaur dhe lufta e Kosovës me krimet serbe në fokus të Jeta Xharra(Prishtinë)u shfaq filmi dokumentar ,,The Unidentifired,,apo më qartë për njësitin vrastar paramilitar serb,,Çakallët,,në fshtrat e komunës së Pejës,të Deçanit dhe të Gjakovës,që janë rrënqethëse me pamjet tronditëse të paparë që nga Nazi-fashizimi në Luftën e Dytë Botëore.Rrëfimet e pjesëmarësve të këtij njësiti vrastar (rrëfejnë)për krimet e tyre në Kosovë gjatë viteve 1998-99,ku kanë vrarë,djegur,përdhunuar,plaçkitje ndaj shqiparëve të pambrojtur nëpër fshtatrat e Kosovës.Kjo tregon më së miri se si forcat ushtaroko-policore dhe paramilitare të Serbisë fashiste kanë bërë krime deri në shkallën e shfarosjes dhe të gjenocidit në Kosovë,kjo u pa në këtë film rrënqethës dokumentar ,,Çakallat,,që u shfaq në sallën e studentëve të Universitetit DePaul në Çikago.

Për filmin dhe e vërteta e orëve vrastare serbe,u zhvillua një debat përmbajtësor ku morën pjesë përfqaësues të shoqatave shqiptaro-amerikane dhe të pranishëm të tjerë.Njëra nga tezat e këtij debati ishte pajtimi në mes të dy popujve shqiptar dhe serb pas gjithë kësaj katrahure të shfarosjes në substancë të shqiptarëve të Kosovës.Në debat morën pjesë Lekë Brisku,Qendresa Ibrahimi,Luan Elezi,Ilaz Kadriu,Vullnet Dervishi dhe Skënder Karaçica.Pajtimi në mes të dy popujve është i vështirë,tha në fund të këtij debati prof.Skënder Karaçica,ndonëse udhëheqja e Serbisë nuk ka ndryshuar asgjë nga kursi fashist i S.Millosheviqit dhe projekti antishqiptar që zhvillohet dhe sajohet nga kisha ortodokse serbe dhe qarqet e njohura kuazi-shkencore të Akademisë serb në Beograd.Shteti i Kosovës është i pakthyeshëm në ndonjë ,,status,,të njohur për ne,u tha në debatin lidhur me filmin dokumentar,,Çakallat,,dhe mizoritë e tyre antinjerëzore në Kosovë.

Skënder KARAÇICA

Une e keshilloj Kuvendin e Kosoves, qe ta mos aprovojë asnjë marrëveshje qe Hashim e bjen me vehte! Nga Muharrem Maralusha

Pse Presidenti i Kosoves asht thirrur nga Administrata e SHBA’s?

Kjo eshtë një pyetje ne mendjen e cdo njenite ne Kosove.

Kur Administrata ketu ne SHBA ka nevojë me e keshillue një kryeminister apo një prezident te ni vendi qe njihet si mik i ndigjueshem,

por qe nuk e vijojne vijen apo keshillat e kesaj administrate,

atehere, Kryeministri apo Presidenti i ketij vendi thirret per nje vizite miqopre/keshilluese (UDBA Serbe keto thirrje i quente ” On je pozvan Na Prijatni Razgovor.”

Kosova e ka një President qe quhet Hashim Thaqi

dhe një Kryeminister qe quhet Albin Kurti.

Kur vjen ne pyetja ndigjueshmenija, Presidenti esht i ndigjueshem dhe nuk e dine kuptimine e fjales “JO”, edhe kur esht ne pyetje mirqenja e teritoreve të Kosoves.

Hashimi, qe sa e njoh une, kurrë nuk i ka thone jo perendimorve.

Arsyeja esht se Hashim Thaqi nuk ka karakter apo ndonjë dashuni ndaj vendite te tij apo ndaj 1.5 milionë qytetarve te Kosoves.

Hashim Thaqi esht nje njeri vehtijak, un mundem me thanë lirisht se esht narcisist.

Hashim Thaqi esht frikacak, ka qenë gjithmon, dhe eshtë edhe sot, por nje frikacak shumë i rrezikshem per Kosoven dhe popullaten e saj.

Hashim eshtë thirrur per arsye te dialogut me Serbin, nje shtet qe ka nje urrejtje patalogjike ndaj Etnicitetit/Kombit Shqiptar.

Serbija ka nevojë me e vazhdue dialogun me Kosoven, vetem per një arsye, qe esht kthimin e Kosoves prapë nen kthjetrat e saj.

Serbija e din shume mire se me lufte nuk e kthen ma Kosoven, por don me e kthy me ane te dialogut te mbeshtetun nga disa tradhetar si Esat Pash Toptani qe fatekeqesisht, sot ne Kosove nuk jane ne pakice.

Hashim Thaqi, nuk ka me i thon jo askujt ketu ne SHBA, se esht një nxanes shume i ndigjueshem dhe i sjellshem ndaj te huajve por jo ndaj Kosoves dhe popullit te saj.

Jam ma se i sigurt, se Hashimi eshtë gadi me ba çdo kompromis me serbet.

Serbet po e kerkojne veriun e Kosoves dhe ato komuna me shumice serbe me i shendrue ne “Vatikana Ala Kosove”.

Une e keshilloj Kuvendin e Kosoves, qe ta mos aprovojë asnjë marrëveshje qe Hashim e bjen me vehte.

Pse Albini nuk u thirre qe ta shoqërojë Hashimin ne udhtimin e tij?

Arsyeja esht se Albini ia u ka bo me dije Vuqicit dhe shokve te tij se ata nuk munden me e ble Albinin dhe se Kosova esht e pandashme territorialisht.

Hashimi me te vertete mendon se esht Gjorgj Washingtoni i Kosoves, dhe ket emen e ka lakmi.

Keshtu Narcisistat mendojnë, se jane ma te menqun se te tjeret dhe se kur nuk gabojn.

E kam nje pyetje: Mos esht edhe Vuqici ketu ne vizite?

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, Mark Gjonaj dhe komuniteti organizuan në Manhattan një ceremoni festive me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Nga Keze Kozeta Zylo

 

 

 

Në Manhattan në mjediset e hotelit “Radison” u organizua një ceremoni festive me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Aktiviteti u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës nën drejtimin e Ambasadores Teuta Sahatqija në bashkëpunim me Këshilltarin në Bashkinë e Nju Jorkut z.Mark Gjonaj dhe organizatat në Diasporë.

Në këtë ceremoni nderoi me pjesëmarrjen e saj Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri znj.Yuri Kim.

Ishte vërtetë një surprizë ardhja e saj, kur unë e pyeta gjatë intervistës se pak orë kam që ju kam lexuar në faqen tuaj të Ambasadës në Internet që ju ishit në Tiranë, ajo m’u pergjigj se po vi direkt nga aeroporti dhe nuk mund të mungoja për këtë festë të rëndësishme për Pavarësinë e Kosovës…

Aktiviteti u transmetua direkt nga TV “Alba Life”, një transmetim që realizohet për herë të parë drejpërsëdrejti nga salla ku u mbajt ceremonia.  Për këtë më duhet të falënderoj bashkëpunëtorët e TV “Alba Life” si Valon Gërbeshi dhe Bujar Sadikaj të cilët profesionalisht dhe me përkushtim punuan fort për ta realizuar transmetimin në kanalin televiziv.

Pranë kamerave ne sollëm, komandantë, gjeneralë, ambasadorë, aktivistë, bizenesmenë, gazetarë, editorë, fotograf të mirënjohur, mësues nga Shkolla Shqipe “Alba Life” dhe mbi të gjitha Ushtarë trima të UÇK-së, bijtë e Lirisë që populli do t’ju jetë përjetësisht mirënjohes si komandantin e batalionit “Atlantiku” z.Gani Shehu, Blerim Gjocaj etj.

Ndërsa për Qerim Gjocaj, kur e solla para mikrofonit dhe kamerave dhe thashë se ky Bir i UCK-së luftoi me armë për Kosovën dhe i ngrita njerën dorë se tjetrën e la aty në Kosove nuk mund të vazhdoja me nga mbytja e lotëve.  E njoh mirë historinë e kësaj familje të nderuar të Kosovës dhe të Kombit tim…

Dashuri dhe respekt për UÇK-në, përjetësisht mirënjohje!

Pjesëmarresit u argëtuan nën tingujt e DJ Sammy dhe me interpretimin e artistëve të miënjohur si Ergin Oda, Mira Konçi dhe Elona Muça.

Pjesa e parë e këtij aktiviteti ishte nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS në New York ku ishin të ftuar Ambasadorë të Misioneve pranë Kombeve të Bashkuara, Konsujt e Përgjithshëm, diplomat dhe përfaqësues të komunitetit.

Nderoi Shoqata e policisë së Nju Jorkut NYPD “Illyrian” të cilët parakaluan me flamujtë e Kosovës dhe SHBA-s.

Pjesa e dytë ishte nën organizimin dhe kujdesin e Këshilltarit të Bashkisë së Nju Jorkut, z.Mark Gjonaj dhe shoqatat shqiptare në New York.  Sipas Ambasadores Sahatqija ishte hera e parë një bashkëorganizim dy pjesësh të Konsullatës dhe Komunitetit.

Gezuar Kosovë!

Gëzuar vëllezër dhe motra shqiptarë!

 

Nga fjala e Konsulles së Përgjithshme të Kosovës në Manhattan Ambasadore Sahatqija

 

I dashur Këshilltar ne Bashkine e Nju Jorkut z. Mark Gjonaj,

Të nderuar ambasadorë, diplomatë, artistë,

E nderuar ambasadore amerikane në Shqipëri  znj. Yuri Kim

Zonja dhe zoterinj,

Të dashur vëllezër dhe motra,

Kjo festë është behet dhe më e bukur sot me njohjen nga shteti I Xhamajkes per Kosoven.

Kjo festë është në koordinim dhe mbështetje të plotë të diasporës sonë të çmuar dhe shumë sponsorëve.

Më lejoni t’ju shpreh respektin dhe vlerësimin e thellë për mikun tim të dashur Këshilltar Mark Gjonaj, udhëheqjen e tij brenda komunitetit shqiptar dhe përkushtimin për të bashkuar shoqatat, bizneset, miqtë, komunitetin për ta bërë këtë festë më domethënëse.

Diaspora na mbajti shpresat për liri kur Kosova po përjetonte aparteidën e fundit në mes të Evropës. Diaspora ishte me ne kur regjimi kriminal serb i Miloshevic drejtoi spastrimin etnik dhe genocidin kundër popullatës shqiptare të Kosovës.

Në 90 ‘ata treguan historinë e shtypjes, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të vrasjeve në Kosovë, para KB, Kongresit amerikan dhe gjetkë.

Komuniteti shqiptar ishte zëri ynë kur ne nuk e kishim zërin.

Të dashur vëllezër dhe motra,

12 vjet më parë, më 17 shkurt 2008, Parlamenti shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ishte një nga ditët më të ftohta që mbaj mend, njerëzit ishin nëpër rrugë duke mos vërejtur të ftohtin jashtëzakonisht të madh, duke dëshmuar lindjen e shtetit tonë, duke jetuar ëndrrën, duke qenë të vetëdijshëm për shumë gjenerata që nuk bënë të shohin lirinë dhe shtetësinë e Kosova, duke qenë mirënjohës për kontributin e tyre.

Mirënjohës për Presidentin Historik Ibrahim Rugova dhe rezistencën paqësore, për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Clirimtare, për SHBA dhe të gjitha vendet përparimtare që ndaluan genocidin dhe ndihmuan për të sjellë paqen në Kosovë.

Sot ne festojmë 12 vitet e Pavarësisë së Kosovës të rrethuar me shumë miq, duke festuar shumë suksese, duke qenë të vetëdijshëm për shumë sfida dhe një punë për të bërë para nesh.

Kosova sot është një anëtar i respektuar i bashkësisë ndërkombëtare që i jep vlerë të shtuar sigurisë, sigurisë, sportit, muzikës, artit në botë.

Biznesi modern dhe i gjallë po gjen rrugën e tij drejt tregjeve të reja për produktet e tyre, qoftë IT, shërbime, mobilje me cilësi të lartë, turizëm, miniera apo produkte bujqësore.

Judokët tanë e vendosën Kosovën në samitet më të larta të xhudos në botë.

Lojtarët e futbollit kosovar, shumica prej tyre fëmijë refugjatë në 1999, po bëjnë krenarë ekipet më të mira të futbollit në botë.

Këngëtarët më të mirë të muzikes poop në botë janë vajza krenare kosovare, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi etj.  Malet më të larta botërore janë pajtuar nga vajzat e Kosovës duke i treguar botës se qielli është kufiri kur ju merrni mundësinë.

Më në fund Kosova mori mundësinë, shansin për të qenë gjallë, shansin për të garuar, shansin për të shtuar vlerë, shansin për të qenë pjesë e botës.

Zonja dhe zoterinj,

Ju lutem bashkohuni me mua në festimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Le të ngremë gotën e verës së Kosovës, të provojmë disa ushqime të shijshme shqiptare të Kosovës dhe të dëgjojmë këngët dhe muzikën tonë kombëtare.

 

Gezuar!

 

Manhattan, 2020

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës në NY në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare – Nga Keze Kozeta Zylo

Konsullata e Përgjithshme e Bangladeshit në Nju Jork organizoi një aktivitet në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

 

Nxënësit Arelt Xhaferri, Kaltrina Muckolaj, Albert Hasanaj dhe Nora Balidemaj të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx që operon në disa lagje të Nju Jorkut kërcyen vallen e Tropojës në NY në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Bangladeshit. Nxënësit u përgatitën nga mësuese Majlinda Tafaj nën kujdesin dhe shoqërimin e koordinatores Arta Xhaferri.

Gjithmonë e kemi mirëpritur bashkëpunimin me Kosovën, konsullatën, përfaqësuesit e shtetit të saj dhe për këtë do të kenë mirënjohjen tonë të përjetshme për vemendjen e tyre.

Me shumë emocion dhe përkushtim e mori ftesën z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i Shkollave Shqipe në New York nga Ambasadore Sahatqija Konsulle e Përgjithshme e Kosovës për një grup nxënësish nga shkolla jonë të cilët do të shfaqnin një numër special në skenë në nderim të Ditës Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës shkruan në webin e saj në Internet midis të tjerash se:  “Më 21 shkurt 1952, disa njerëz në Bangladesh dhanë jetën si martirë, për gjuhën e tyre amtare, Bangla, qe të ekzistojë dhe të njihet si e tillë.

Për hir të krenarisë që folësit e gjuhës Bangla e treguan, duke e mbrojtur atë dhe duke luftuar për ekzistencën e saj, në nëntor të vitit 1999, UNESCO e shpalli 21 Shkurtin si Ditë Ndërkombëtare te Gjuhës Amtare”.

Të gjithë nxënësit u mirëpritën me dashuri dhe duartrokitje nga të gjithë pjesëmarrësit.

Në këtë ditë të shënuar morën pjesë me vallëzime tradicionale edhe fëmijë nga Bangladeshi, Kolumbia, Tajlanda, Butani dhe Guajana.

Ps: Disa foto janë marrë nga KP, NY

 

21 shkurt, 2020

New York

Zoti Ruben Diaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx nderon shqiptaro-amerikanin Z.Esad A. Rizai për merita të veçanta Nga Elida Buçpapaj

Voal.ch – Me rastin e një bashkëpunimi mbi dhjetë vjeçar, Kryetari i Bashkisë të Bronx në shtetin e New Yorkut të SHBA,

Zoti Ruben Diaz Jr., i zgjedhur në tre mandate, 2009, 2013, 2017,

një figurë shumë e respektuar dhe e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton këtu, ka vlerësuar si aleat të suksesit të tij

dhe bashkëpunëtor për merita të veçanta kryetarin e Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Zotin Esad A. Rizai,

i cili po ashtu është një personalitet i shkëlqyer i diasporës tonë në SHBA, nga ata që kontribuojnë sipas modelit të John F.Kennedy.

Z.Esad A.Rizai, me shoqatën e tij ka ndërtuar ura të mrekullueshme bashkëpunimi jo vetëm me kryetarin e bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz Jr., por edhe me  kryetarët e Bashkisë dhe guvernatorin e New Yorkut, përkatësisht zotërinjtë Rudy Giuliani, Michael Bloomberg dhe Andrew Cuomo.

Më poshtë po sjellim motivacionin që ka bërë Z.Ruben Diaz Jr., në emrin e Tij dhe të 1.4 milion banorëve të Bashkisë të Bronx për Z.Esad A. Rizai në anglisht dhe shqip:

Unë, Ruben Diaz, Jr.

Kryetari i Bashkisë të Bronx

Paraqes këtë

Vlerësim për Merita

për

Esad A. Rizai

Kryetar i Fondacionit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Motivin e Meritësa

Sot, ndërsa hedhim një sy për një dekadë suksesi të Bronx dhe transformimin e vazhdueshëm pozitiv që bashkia jonë ka parë gjatë dhjetë viteve të shkuara, ne reflektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se këtë rrugë suksesi ne nuk mund ta bënim vetëm.

Mbështetja juaj ka qenë shumë e çmueshme për zyrën time gjatë dhjetë viteve të fundit.

Stafi im dhe unë jemi krenar që ju quajmë aleat dhe mik.

Në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve të The Bronx, unë, Ruben Diaz Jr., ju përshëndes duke vlerësuar ndikimin tuaj pozitiv në bashkinë tonë.

 

 

Botuesit e voal.ch, kanë nderin që ta njohin personalisht Z.Esad A. Rizai, si një figurë e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe me këtë rast e urojnë për vlerësimin shumë të merituar marrë nga Kryetari i bashkisë të Bronx, Z.Ruben Diaz. Jr.

Z.Esad A. Rizai me Z.Ruben Diaz Jr., kryetarin e bashkisë të Bronx prej tre madatesh

Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut dhe avokatin e Presidentit Trump Rudy Giuliani

Z.Esad A. Rizai me ish kryetarin e Bashkisë të New York-ut Z. Mike Bloomberg

 

Z.Esad A. Rizai me Z. Andrew Cuomo, guvernatorin aktual prej tre mandatesh të New York-ut

 

Diaspora shqiptare nëpër botë dhe nga Evropa dhe Amerika, kërkon që fondi i hoxhë Elvis Naçe të bëhet zyrtar Nga Skënder Karaçica

Amerikë

Duhet të dihet për fondin e ndihmave të diasporës që janë mbledhur për ndërtimin e Durrësit

Diaspora shqiptare në Amerikë nëpër vite ka ndihmuar kombin e vet edhe me ndihma matriale për të përballuar varfërinë dhe orën e rëndë vrastare të Serbisë fashiste në Kosovë(1990-1999).

Termeti shkatërrimtar e tronditi Durrësin qytetin e lashtë të qytetërimit evropianë, që shembi për toke tërë historinë e këtij qyteti dhe sinonim i historisë së kombit dhe Shqipërisë etnike.

Ndihmat ishin të menjehershme nga të gjitha trevat tona etnike dhe diaspora shqiptare nëpër botë nga Evropa dhe Amerika.

Në orët e para pas termetit, në sheshet nën gërmadha të Durrrësit historik, dolën të parët disa shoqata dhe individë herë me (ndonjë)adresë e herë jo,që,përmes thirrjes kërkonin ndihmë për ndërtimin e këtij qyteti.

Në të gjtha ekranet e TV-së shqiptare dhe të mjeteve të shkruara, i pari ndër të parët, hoxhë Elvis Naçe, i cili me autoritetin që ka krijuar këtyre viteve, ishte më i zëshmi në këtë fushatë të ditëve të para për Durrësin historik të kombit tonë.

Çfarë u bë tutje,pakkush e di,besoj se as qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka ndonjë informacion(zyrtar)se sa mjete janë akorduar në (fondin Elvis Naçe)?

Thuhet se janë mbledhur më se 10 milionë Euro në xhiro-llogorinë e tij,por asnjëherë deri tash nuk janë bërë ,,zyrtare,,se sa mjete ka fondi i hoxhë Elvis Naçe?

Diaspora shqiptare nëpër botë dhe nga Evropa dhe Amerika, kërkon që fondi i hoxhë Elvis Naçe të bëhet zyrtar dhe mjetet matriale (Evro dhe dollarë)të dorëzohen në xhiro-llogorinë e Komisionit shtetëror të qeverisë në Tiranë(me kryetar të këtij komisioni)Arben Ahmetaj,nëse nuk ka ndërruar adresën në Durrës ose në Tiranë?

Fondi i ndihmave matriale të diasporës dhe të kombit shqiptar nga të gjitha trevat etnike në Ballkan të bëhen zyrtare dhe kërkojmë transporencë zyrtare të qeverisë në Tiranë për çdo cent që do të shpenzohet për ndërtimin e Durrësit!

Çikago,19 shkurt 2020

Skënder Karaçica, Drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago,IL-SHBA

SHSHA në Çikago i dërgoi porosi Vjosa Osmanit: mos e harro diasporën shqiptare në Amerikë – Nga Skënder KARAÇICA

Diaspora shqiptare në Amerikë sot ka festuar 12-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe në shpalimet e kronikave të historisë,thuhet se për një shekull burra dhe gra shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqiptare u bënë gardiani i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
 
Në mbledhjen e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës,në të cilën u shpalos rruga shekullore e kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe për kthesën e madhe kur përmes pushkës të djelmenisë (UÇK-së)në flakën e luftës me regjimin serb u bënë përmendorja e sotme dhe e ardhshme e shtetit  të Kosovës.
 
Vlerat e lirisë,të demokracisë dhe shtetndërtimit të Kosovës,është histare edhe diaspora shqiptare në Amerikë,në Evropë dhe në botë,thuhet në këtë parqitje të SHSHA-së në Çikago.Prandaj në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja Vjosa Osmani,i bën një shpalim historisë së rëndë në kërkim të lirisë së Kosovës,ku,në luftën shekullore breza-breza u bënë kulla e panteonit kombëtar në tokën etnike shqiptare në shekullin e përbashkimit me popujt e lirë të Evropës dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën,thuhet në porosinë e SHSHA-së për kryetarën e parlamentit Vjosa Osmani në Prishtinë.
 
Mirëpo,në atmosferën festive të Kosovës,kryetarja Vjosa Osmani,thonë nga Çikago,
e harroi rolin  dhe angazhimin ndër vite të disporës shqiptare në Amerikë dhe në Evropë,në krah të lirisë dhe pavarësisë që,tërë udha deri në orën e historisë e quajtur Liria dhe Pavarësia e Kosovës,ata u bënë gardianë,ushtar dhe veprimtarë të devotshëm se diaspora shqiptare nuk ka tjetër atdhe pos tokës jallane shqiptare të Shqipërisë Etnike,thuhet në porosinë e SHSHA-së në Çikago.
 
Në manifestimet e këtij niveli shtetërorë të Kosovës dhe saherë që vjen Dita e Lirisë dhe Pavarësisë,mos të harroni diasporën shqiptare në Amerikë dhe përpjekjet e saj në të gjitha rrafshet në bashkëpunim  Senatin,Kongresin dhe tërë administratat e deritashme në Washngon,që kërkuan shpetimin e kombit shqiptar dhe të Kosovës para orës vrastare deri në shfarosje (1844-1999)dhe ky vend i demokracisë në krah të popujve për liri u bë për Kosovën ora e shpetimit në këthesën e madhe historike ,
që tash e një e shkeull ishte ëndërr e brezave shqiptarë.
 
SHSHA në Çikago i dërgon pororsinë kryetarës së Kuvendit të Kosovës,Vjosa Osmanit,mos e harroni diasporën shqiptare në Amerikë!
 
Skënder KARAÇICA
17.02. 2020

Nga Durrësi në Las Vegas: Sfidat e pafund në 70 vitet e Pirro Dollanit Nga Gëzim Kabashi

Nuk njoh njeri që të ketë lindur më 15 shkurt, në ditën e Vetmisë, dhe të ketë më shumë shokë e miq se sa ka Pirro Dollani. Bashkëqytetarë, ish-nxënës, kolegë

mësues apo krijues, e respektojnë njëlloj, pavarësisht se prej 26 vitesh ai ka zgjedhur të jetojë në SHBA.

Së bashku me familjen , Pirro është kthyer në një mbështetje të rëndësishme për bashkëatdhëtarët që mbërrijnë rishtas në “tokën e premtuar”. Ndërsa çdo vit ai sjell rregullisht në gjuhën shqipe një përkthim të ri nga autorë të njohur e më pak të njohur, kryesisht amerikanë, nga një letërsi pak e lëçitur në vendin tonë.

“Beti-tregime të zgjedhura” (2018), “Kokoro” nga Natsume Soseki (2017), “Ura e Mbretit Shën Luigj” nga Thornton Wilder (2016); “Piktorja që sfidoi kohën” nga

Robert Baird Shuman (2015), dhe më parë “Hoteli I bardhë” nga D. M. Thomas (2014), “Bel canto” nga Anne Patchet; “Jehona e kujtesës” nga Richard Power;

“Lamtumirë fjalë” nga Hart Wegner; “Virgjëresha shqiptare” nga Alice Munro; “Pragu i ferrit” nga Michel Hugo; “Duke lexuar Turgenievin” nga William Trevor;

“E vërteta dhe trillimi në librin Kodi da Vinçi”, janë disa nga librat e përkthyer nga Pirro Dollani.

Pirro Dollani do të festojë sot 70-vjetorin e lindjes mes familjarëve dhe të afërmëve në Las Vegas, mijra km larg prej këtu. Do ti pëlqente të ishte mes shokësh dhe miqsh në Durrës, ashtu siç bën prej vitesh në çdo sezon veror.

Verën që kaloi munguan përkthimet e përvitshme, përmes të cilave ai i ka dhënë në dorë lexuesit emra më të shquar të letërsisë së kontinentit amerikan. Kohët e fundit miku ynë Pirro Dollani është përballur me një sfidë shumë më të vështirë se sa përkthimi. Përballë tij këtë herë është sëmundja, por Pirro do tia dalë përsëri, falë kujdesit mjekësor dhe vullnetit të pakufi, por edhe të dashurisë së ndërsjellë, me të cilën e duan dhe i do njerëzit.

Gjithnjë përballë sfidave

Ai e ka zgjedhur shumë herët modelin e tij të preferuar: babain Dudë, njeriun që pas burgimit të padrejtë komunist për shkak të shkollimit dhe njohjes së gjuhës

angleze, punoi gjithë jetën si llustraxhi për të mbajtur familjen. Njëlloj si i jati, Pirro ende nxënës, nuk është dorëzuar edhe kur e përjashtuan nga liceu artistik në Tiranë, ku kishte mbërritur në sajë të pasionit për violinën; edhe kur punoi si punëtor në disa ndërmarrje të qytetit, pa hequr dorë nga shkollimi ne filialin universitar të Durrësit; kur në të njejtën kohë falë dashurisë për muzikën bëhej instrumentist në Orkestrën sinfonike dhe në varietenë e Durrësit; nuk dorëzohet edhe kur pasi martohet e venë të jetojë në një nga banesat e çuditshme të qytetit, përkundrazi, e bën familjen e tij të vogël, bashkëshorten Frida dhe fëmijët, Gjergj dhe Arba, mbështetjen më të sigurtë për ta përballuar jetën.

Pirro Dollani shfaq anën e tij më të mirë, kur si mësues në shkollat 8-vjeçare apo në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” ku arrin pas ndërhyrjeve të njerëzve që e duan, ai

dallon dhe nxit djemtë e vajzat e talentuar në muzikë, art apo letërsi. I vlerëson ata dhe i drejton në fushat ku do të japin aq shumë në të ardhmen. Me të njejtin seriozitet kryen detyrat e para në tranzicionin postkomunist, si shef i Kulturës në bashki, si dhe atë të drejtorit të Bibliotekës së Durrësit. Shumë kohë më vonë edhe në Universitetin e Nevadës, në Institutin e Filmit, ai do të njohë dhe do të fitojë miqësinë e figurave të shquara të kulturës botërore dhe do të punojë intensivisht deri kur del në pension. Pasioni për përkthimin si lidhje me Atdheun.

Në një intervistë të disa viteve më parë Pirro Dollani ka treguar se hyri në botën e përkthimit “kur Katedra, në të cilën studioja më kërkoi të sjell në gjuhën angleze

novelën “Ditë Kafenesh”; (në anglisht “Coffeehouse Days”;) të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Ai kujton vitin 2004, kur ky përkthim u publikua në Las Vegas si botim mjaft luksoz me letër të prodhuar enkas për të, me kopertinë metalike. Për më tepër, të gjitha kopjet janë me autografin e autorit Ismail Kadare.

Pirro tregon se Instituti Ndërkombëtar i Letrave në SHBA prodhoi vetëm 125 kopje dhe çmimi për një libër ishte … 780 USD. Që nga viti 2004 kur në Durrës ushtoi për herë të parë sirena e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka”; Pirro Dollani ka sjellë në Shqipëri disa nga emrat më të njohur të letrave amerikane si, shkrimtari Hart Wegner i cili në 2007 referoi mbi “Yjet e zinj të Paul Celanit”; poetesha Claudia Keelan që në Poetekën 2008 mbajti kumtesën; Kujtojmë “Wallace Stevens” apo Tom Sleigh në 2009 që referoi “Surealizmi përballë klasicizmit ose përse bëj vrima te toga ime”. Bashkë me organizimin Pirro Dollani ka përkthyer edhe kumtesat e tyre nga anglishtja në shqip.

Një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm ai me Teatrin Kombëtar në vitin 2010, kur Dollani bëri bashkë; regjisorin dhe aktorin hollivudian Clarence Gilliard dhe aktorin e njohur shqiptar Mirush Kabashi, bashkëregjisorë dhe intepretë kryesorë në dramën”; Koleksioni i përhershëm; të Tomas Gibson, përkthyer mjeshtërisht nga durrsaku i mirë.

“E kuqja” nga Xhon Llogan, kushtuar jetës së piktorit Mark Rothko, është drama tjetër që Pirro përkthen si pjesë repertori e ardhshme, por realizimi i saj mbeti gjithnjë një projekt. “Nuk ka lidhje më të fuqishme me Shqipërinë dhe Durrësin, vendlindjen time, sesa lidhja gjuhësore, që realizohet nëpërmjet përkthimeve”-thotë i sigurtë ai.

Pirro Dollani është me siguri nga ata burra që ka lënë në vendin nga ku largohen një boshllëk intelektual, krijues dhe njerëzor. Njëkohësisht është nga ata shqiptarë që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë më të mirë Amerikën, duke i dhënë edhe asaj frymën e Shqipërisë së vërtetë.

 

Portret i Burrit të urtë Anton Çetta, vepër e piktorit të shquar Nazmi Hoxha

Wise Man

Piktori i shquar Nazmi Hoxha i ka sjellë publikut përmes rrjetit social një nga punimet e tij më të fundit.

Një kompozim i portretit të njërës prej figurave më të dashura për Kosovën.

Prof. Anton Çetta!

Kompozimi i Nazmi Hoxhës mbështetet në filozofinë e Çettës për të pajtuar e bashkuar shqiptarët.

Siç e shihni në sfond shfaqen plisat e bardhë, që herë shfaqen si re të qiellit me një kolorit të jashtëzakonshëm, duket sikur Nazmi Hoxha ka zbuluar ngjyrën transparente të ajrit.

Piktori Nazmi Hoxha me familjen e tij jetojnë prej vitesh në New York. Artisti me artin e tij pasuron jetën kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan.