VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Unë të dua ty, vendi im, i njomur në gjak – Nga Aurel Dasareti*

By | September 15, 2019

Komentet

Letër e hapur përshëndetëse – MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z. GLAUK KONJUFCA – Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

Kjo është hera e parë në jetën time, që në këtë formë   po i drejtohem një institucioni  të  lartë shtetëror, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në Prishtinë, z.Glauk Konufca.

Këto janë  3 arsye që më motivuan të shkruaj këtë letër të hapur: 1) Transparenca, që të mos mendoj dhe të moskeqkuptoj ndokush, se prapavija e kësaj letre ka për qëllim korruptimin dhe  manipulimin e ministrit të Jashtëm z. Glauk Konjufca dhe, 2)  Besimi i plotë se qeveria e re me kryeministrin z.Albin Kurti në krye, do ta vë në vend ligjin dhe drejtësinë, duke krijuar një shtet NORMAL  të së drejtës për të gjithë qytetarët e saj dhe 3) Më gëzon fakti që ministri i Jashtëm z.Glauk Konjufca, ashtu sikurse kryeministri i tij, z.Albin Kurti, tanimë janë  përcaktuar me mish e shpirt që të zgjedhin kuadro profesionale meritore, që janë të afta për të drejtuar shtetin, JO konsuj e ambasadorë sipas “çelësit” nepotist  familjar, mahallor partiak dhe provincialist sikurse deri tash (2008-2020).

Andaj, katërcipërisht e mbështes ministrin e Jashtëm Konjfuca për marrjen e vendimit të ligjshëm të sotëm për shkarkimin e  14 konsujve në vende të ndryshme të botës. Shih në: Ja emrat/ Fshesa e Glauk Konjufcës, ‘fluturojnë’ 14 konsuj , BOLL më me lidhje e me “ilake” , dekreto ambasadorë e konsuj me “grada më të larta shkencorë” : Qebapqinj, berberë, burekgjinjë, molerë, shumarë, shofera, tyrgjymenë, body guard …etj.  Ndër të tjera, ky ishte shkaku  kryesor, pse Kosova qe 12 vjet nuk kishte kurrfarë diplomacie  aktive produktive dhe profesioniste lobuese për njohjen e saj nga ana e OKB-së. Së fundi, këtë e dëshmoi edhe tërheqja e  njohjes së Kosovës nga 16 shtete të huaja të Kombeve të Bashkuara.

Kjo ka ndodhur, thjesht për faktin se  thaçistët oligarkistë dhe burokratë   i patën diferencuar dhe izoluar kuadrot e mirëfillta profesionale të diplomacisë dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare mbase ideologjikisht dhe politikmisht  nuk i binin në “rabush”, sepse nuk ishin kinship e as partiashë vasalë të  dëgjueshëm tij. KJo ishte fatkeqësia edhe e polittikës, edhe e diplomacisë, e dhe drejtësisë, sepse komandohej  vetëm nga “leva” Hashim Thaçi.

Duke qenë se me zgjedhjen e Qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet parlamentre të 6 tetorit 2019, tanimë ka perënduar  kulti i individit, diktati, ultimatumet dhe personalizimi i qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës,  jam i gatshëm, që të jem në dispozicion të kërkesave imediate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës(qoftë brenda apo jashtë shtetit kudo në botë).

Ndaj, i nderuar z. ministër i Jashtëm  Konjufca,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të vihem në shërbim të plotësimit të kërkesave të juaja  në fushën e diplomacisë dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare për çka edhe jam i pajisur me përgatitjen përkatëse akademike univerzitare, që nga viti 1983 në Univerzitetin e Zagrebit.-Që atëherë, e, edhe sot merrem me çështje të politikës ndërkombëtare. Në këtë vështrim, flet edhe libri im i botuar më 2010 me titll: “UÇK-JA DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE”, botuar në Shipëri…,etj.

Ndoshta, për të paudhëzuarit dhe, për ata që nuk janë në dijeni për këtë çështje, kjo duket ca pretencioze, por, realiti është se unë qe 30 vjet pres një shans të tillë angazhimi për çka edhe kam investuar dhe arrritur  gradën akademike përkatëse për t’i shërbyer popullit tim dhe atdheut tim, JO për të  fituar “Çmimin Nobël” për fshirjen e sokaqeve të Europës dhe të Amerikës, sepse nuk e kam  një “kualifikim” të tillë për “lopatë” dhe për “fshesë”, sepse Babai im ndjesë pastë, më ka përgatitur për shkencë dhe për dituri, që t’i shërbej kombit dhe atdheut, ashtu sikurse i shërbeu ai me pushkë në  Betejën e Novi Pazarit (1944) dhe në Luftën e Drenicës  së Shaban  Polluzhës (1945). Këtë amanet të pavdekshëm, që të jem shërbëtor i kombit dhe syri e veshi i atdheut, ma ka lënë, edhe daja im ndjesë pastë, Avdyl (Ymer) Perçuku, i pushkatuar në Taukbahqe të Prishtinës, më 1947, për shkak të veprimtarisë së tij nacionaliste ilegale në rajonin e Shalës dhe të Bajgorës (1944-45).

 Z. Ministër Konjufca,

-Tani, ju jeni në potez, dëshriorni kuadra të mirëfillta profesionale  nga fusha e diplomacisë, e drejtësisë ndërkombëtare dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare, ja, jam gati të pranoj kërkesën tuaj, i lartnderuar Ministër.

 Prof.Dr.Mehdi Hyseni

(Drejtor i Departamentit për Diplomaci dhe Politikë Ndërkombëtare të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork)

kosova.atdhe@yahoo.com

NEXHMIJA PËRLOTI SALLËN E KONCERTEVE NË TIRANË – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Nexhmije Pagarusha, hyjnesha e skenës
 
     Viti 1970. Në kuadrin e shkëmbimeve kulturore, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, Seksioni i Kulturës pranë Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, kishte ftuar Nexhmije Pagarushën dhe Zef Tupecin, për vizitë në Shqipëri. Me këtë rast, mysafirët e nderuar u bënë pjesë e një shfaqje të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë.
     Në hyrje të Pallatit të Kulturës, ishte vënë një pllakatë, ku njoftohej se Ansambli Shtetëror jep shfaqje, me pjesëmarrjen e kosovarëve Nexhmije Pagarusha dhe Zef Tupeci. Interesimi, kurreshtja ishte e shtuar, sepse në atë skenë kishin pëerformuar rusë, kinezë, aziatikër të tjerë, evropianë të kuq, por jo edhe shqiptarë nga Kosova!
     Natyrisht, më të interesuarit për këtë shfaqje ishin ikanakët e Kosovës, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kur themi të Kosovës, përfshihen të gjitha trojet shqiptare, të mbetura jashtë Shqipërisë londineze. Andaj, edhe sigurimi i biletave u vështirësuar. Megjithatë, disa nga ne, ikanakët e vonshëm, kryesisht, studentë, arritëm t`i siguronim biletat.
     Shfaqjet e Ansamblit shtetëror, gjithëherë shoqëroheshin me një solemnitet të veçantë, ku të pranishëm ishin edhe ndokush nga byroistët e partisë-shtet. Edhe asaj mbremje ashtu ndodhi. Përgaditja profesionbale, këndim e vallëzim, ishte harmonizuar mjeshtërisht. Krejt në fund të programit, moderatorja prezanton  praninë e dy artistëve kosovarë dhe i ftonë në skenë.
     Dalja në skenë e Nexhmije Pagarushës ishte hyjnore. Atëbotë, 37 vjeçare, gjithë sharm e bukuri, rrezatonte mirësi e fisnikëri të pafundme. Përformimi skenik, inteligjenca, ngrohtësia interpretuese, finesa e papërsëritshme, të harmonizuara me hijeshinë e pashoqe, maxhepsën publikun e shkolluar  dhe buzëhollë, me sqimë të Tiranës. Përshëndetja, sa përulëse, aq edhe krenare, falenderuese për duartrokitjet e stërzgjatura të artdashësve metropolian, të Nexhmijës, jo vetëm për nga ndjesia, por edhe nga shkëlqimi i skajshëm, ishte risi në këtë skenë artistike. Në fjalët që i dilnin nga mendja dhe zemra – njëherësh, përçoi mesazhin e mallit dhe të dashurisë së shqiptarëve të Kosovës, për Shqipërinë nënë. Publiku, i prekur në ndjesinë vëllazërore, shpërtheu në duartrokitje. Nexhmija përloti Sallën e Koncerteve në Tiranë.
     Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, këndoi tri këngë, nën shoqërimin me def nga Zef Tupeci. Nga salla u përsëritën, si në kor, “Baresha, Baresha!” Por, përgjigjia ishte vetëm buzëqeshja e ëmbël, plot keqardhje, e Nexhmijes. Jashtë sallës u tha se mungonte orkestrimi shoqërues muzikor. Por, më shumë u përfol, në surdinë, se “ishte jashtë standardit ideologjik komunist”, për kohën, hapësirën, vendin, Shqipërinë tonë supër-staliniste!
     Dëshira e ikanakëve shqiptarë të Kosovës, të ardhur në Shqipërinë e vjetër dhe të re, për t`u takuar e përshëndetur me binomin artistik, Nexhmijen dhe Zefin, mbetën pengu  i tyre. Viti 70-të, ishte shumë herët, një komunikim mes shqiptarëve, në të dy anë e kufirit. Shoqërimi i rreptë nga salla në Hotel “Dajti”, me hyrje të ndaluar për të pa autorizuarit, pamundësonte komunikimin. Kjo vlente edhe për Profesor Eqrem Qabejn dhe shkrimtarin Jakov Xoxa, kur prisnin në Lulishtën “Rinia”, përballë “Dajtit”, për t`i takuar absolventët e Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Rugovën dhe Rexhep Ismajlin, në vizitën e tyre të parë në Shqipëri, më 1971. Madje, edhe për këtë lloj takimi, kërkohej leje përkatëse.
     Ritakimi i Nexhmije Pagarushës me këngëtarën Fitnete Rexha, ishte emocional. Familja Pagarusha, në vitet `40-a, kishin qenë fqinj me banim në Tiranë. Dhe, ishin pritur e trajtuar me përzemërsi nga Familja Rexha. Babë Rexha, siç e thërrisnin tiranasit dhe më gjerë, ishte njeri i zëshëm. Ai u vra më 1946.
     Me rastin e tërmetit në Durrës e Thumanë, u fol shumë për mikpritjen e shqiptarëve të Kosovës, madje, “me epërsi, krahasuar me shqiptarët e Shqipërisë londineze!?” Në tej 70 viteve jetë, më shumë të jetuara në Shqipëri, se sa në Kosovë, mendoj se është e kundërta. Mikpritja e Shqipërisë së vjetër, me gjithë varfërinë e skajshme, dikur, është proverbiale. Shqiptarët atje janë shumë më afër Kanunit, traditës shqiptare. Gajreti i shqiptarëve londinezë, tejkalon atë të shqiptarëve të Kosovës. Dhe, kjo është provuar që nga pritjet e refugjatëve masivë të shqiptarëve të Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare, pas Lidhjes të Prizrenit si dhe përgjatë dekadave të mëvonshme, me shpërnguljet dhunëshme, nga trojet e tyre lindake.
         Ligësia irrituese e shpifësve
     Në ditën e varrimit, në ditën e zisë kombëtare, kur arkmorti, me trupin e pajetë të Nexhmije Pagarushës, bartej bulevardit të Prishtinës, gazetari Reshat Sahitaj, nga Brukseli, villte vrerë për simbolin e dashurisë së popullit, kur shqiptarët e kudondodhur, me lot e dhimbje, po i jipnin lamtumirën e fundit! Përçudshëm, si e pikasi, pikërisht, këtë ditë, për lansimin e një shpifje të madhe, kundër Nexhmijës!?
     Gazetar Reshati na kujton ndoca biçim “inelektualë” në vitet `60-a, të cilët në vend të mburrjes me zërin, këngën, artin e Nexhmije Pagarushës, e përcillnin me shpifje e denigrim, vese këto të provincialëve profanë. Në mes tjerash, llapaqenët llomotisnin se Nexhmija vizitat mjekësore i bën ke doktori gjinekolog serb. Për hir të vërtetës, mjekësia, qoftë edhe ajo e bërë nga doktorët serbë, ka qenë shumë korrekte. Shkrimtari Gorki shkruan: “Mos mohoni gjithëçka tek tjetri, sepse rrezikohesh të të mos të besojë askush për asgjë”.
     Ndoshta, si rrethanë lehtësuese për gazetarin Sahitaj, mund të shërbejë çekuilibrimi i tij, edhe në dy raste paraprake:
     1) Për ta arritur, pa meritueshëm, ndihmën sociale belge, bëri veprime spektakulare publike jo normale, njëjtë sikur ndoca “politikanë” të Kosovës dhe të Maqedonisë, në Zvicër dhe gjetkë në Evropë, më vonë “komandantë të UÇK-së!!”
     2)  “Vehbiu donte ta helmonte Beogradin e Kralevën”, duke helmuar ujin e pijshëm, shkruante, dikur, Reshat gazetari. Por, helmimi masiv është hiç më pak se terrorizëm. Rrjedhimisht, ai e justifikon vrasjen e Vehbi Ibrahimit nga Serbia, sot dëshmor i Kosovës.
     Zot, na ruaj nga shpifësit e çekuilibruar!

20 SHKURTI DITA – KUR ZUNË FILL SHPRESAT – Nga EUGJEN MERLIKA

Kaluan njëwzetenëntë vite nga 20 shkurti 1991, një ditë e ftohtë por plot diell,  kur populli i Tiranës u derdh si një ortek në sheshin Skënderbej duke ju sulur  me furi simbolit më të dukshëm që epoka komuniste, në perëndimin e saj, ruante ende të paprekshëm, monumentit të Enver Hoxhës. Ishte pika kulmore e një proteste popullore që vlonte prej muajsh dhe e një mllefi të shtratifikuar gjatë një gjysëm shekulli. Duke parë “Perëndimin e Zotave” në gjithë Lindjen socialiste banorët e kryeqytetit shqiptar, nëpërmjet rrëzimit dhe tërheqjes zvarrë të monumentit, shpallën një mesazh historik të rëndësishëm. Ata treguan se me te vërtetë shqiptarët ishin të fundit në ish kampin socialist që mbajtën të ngrehur një sistem të falimentuar, por që mbeteshin evropjanë e nuk donin të rrezikonin  më të ardhmen e tyre me një përvojë që i mbante të lidhur me Kubën, Kinën, Korenë e Veriut apo Vietnamin.

Në sytë e pjesës më të madhe të shqiptarëve ajo ditë shënonte “kalimin e Rubikonit”, fillimin e një epoke tjetër, që nuk do të mbante më në stemat e saj drapërin e çekanin, simbolet e pushtetit të sovjetëve, shënonte agimin  e ditës së shpresave të mëdha për një Shqipëri të lirë, demokratike, të hapur, të përparuar e të begatë. Për të ushqyer iluzionet në këtë rilindje të Shqipërisë duhej rrëzuar monumenti i Enver Hoxhës dhe gjithshka simbolizonte ai në kuadrin e një epoke historike, së cilës ai kishte patur meritën t’i jepte emrin e tij, epokës gati gjysëm shekullore të komunizmit në këtë Vend. Për fatin e keq të Kombit shqiptar ajo epokë e çoi Vendin në një rrënim të gjithanshëm nga pikpamja ekonomike, shoqërore e politike krejt në kah të kundërt me atributet që duhet të kishte Shqipëria për t’u bërë si gjithë Europa, siç uronin parullat entuziaste të rinisë heroike studentore.

Në emër të ideologjisë leniniste staliniste, të bazuar mbi urrejtjen dhe famëkeqen “luftë të klasave” ajo epokë e shndërroi Vendin në një kamp të stërmadh terrori, të mbarështuar nga Sigurimi i shtetit. Në emër të një doktrine ekonomike absurde e të dështuar  ajo epokë e çoi Shqipërinë në një prapambetje proverbiale e në një varfëri të theksuar, gjë të cilën e konstatuan menjëherë qindra mijra shqiptarët, që në këto vite patën mundësi të shohin e të njohin standartet  e zhvillimit të vendeve që patën fatin e mirë të mos provonin në kurrizin e tyre efektin dhe pasojat e  “socializmit real”. Në emër të idealeve komuniste dhe projekteve  donkishoteske   të     ndërtimit   të “ botës së re” e  ” të njeriut të ri”  ajo epokë e ktheu Shqipërinë në një kullë  mesjetare frymëmarrëse, pa dyer e dritare, pa kontakte me botën e qytetëruar, pa liritë më parësore, pa të drejtën për të besuar e për të lutur as edhe Perëndinë. Në emër të moralit komunist u luftuan sistematikisht pa mëshire traditat shekullore të tabanit shpirtëror të shqiptarëve, duke dëmtuar rëndë strukturën morale të një shoqërie, që megjithëse e prapambetur për arsye të njohura historike, mbetej mjaft e qëndrueshme në vetvete e garantonte mbijetesën dinjitoze dhe në ballafaqimin e mundshëm me një botë të globalizuar në të cilën përparimi ekonomik nuk shkon gjithmonë në të njëjtin hap me ruajtjen e vlerave.

Rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist shpejtoi proçeset e ndryshimeve politike në Vend. Duke hartuar e zbatuar një strategji të stërholluar, që kishte si synim ndryshimin e paevitueshëm të sistemit në shumë përbërës të tij por dhe ruajtjen e pozitave zotëruese të shtresës së privilegjuar të tij në fushën ekonomike, kulturore e politike, klasa drejtuese e atëhershme ndofta dhe për një llogari të thjeshtë, lidhur me pasojat e mundëshme të një përsëritjeje të “ dhjetorit rumun”, i pilotoi  ngjarjet larg një gjakderdhjeje të mundëshme. Sigurisht ky fakt mbetet pozitiv për ecurinë e ngjarjeve, pavarësisht nga motivet përcaktuese, por ai barti në vetvete farën e një periudhe të tejzgjatur kalese, në të cilën shumë dukuri nuk morën drejtimin e duhur.

Vitet që pasuan atë ditë shkurti  të 1991, kur u duk se “qiejt u hapën” e flladi i lirise  filloi të frynte mbi tokën arbërore, a i justifikuan shpresat e atyre dhjetra mijrave në sheshin Skënderbej dhe qindra mijra të tjerëve në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë? Po të gjykohet objektivisht duhet pranuar se përgjigja e pyetjes i ngjan gotës gjysëm të mbushur me ujë, e cila për dikë është gjysëm plot e për të tjerë është gjysëm bosh. A është sot Shqipëria, në të cilën nuk ushqehet më kulti i Enver Hoxhës dhe i “mësimeve të tij”, një Vend i lirë, demokratik, i hapur ,i përparuar e i begatë?

Numuri i pafund i partive politike, shumëllojshmëria e organeve të shtypit e përhapësve radiotelevizivë, qindra mijra shqiptarë që sot kanë marrë rrugët e gjithë globit në dukje pohojnë praninë e një demokracie të hapur e të një Vendi të lirë. Moria e banesave, dyqaneve, bareve, restoranteve etj., që janë ngritur e vazhdojnë të ngrihen krijojnë përshtypjen e një Vendi që vrapon drejt një objektivi  begatie. Të gjitha këto janë rezultatet e nismave të vetë shqiptarëve e sigurisht vërtetojnë përparësitë e një sistemi larg skemave të ngrira të sprovës pesëdhjetvjeçare komuniste.

Krahas këtyre arritjeve vërehen dukuri që prishin përfytyresën e Vendit e që jane simptomat patologjike të një demokracie shtatanike e të sëmurë. A mund të quhet i lirë një Vend, në të cilin, ende mbas gati tridhjetë vjetësh, ka si problem thelbësor pamundësinë për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme?  A mund të quhet me të vërtetë demokratik një Vend ku qytetari përballohet me korrupsionin e pandëshkuar në të gjitha  nivelet e Shtetit, duke pësuar mbi shpinën e tij të gjitha pasojat ogurzeza t’asaj dukurie të shëmtuar?  A mund të quhet e hapur në kah pozitiv një shoqëri në të cilën qarkullojnë të gjitha llojet e trafiqeve të paligjëshme, që nga droga deri “eksporti” i vajzave për t’u“ punësuar” në trotuaret e Evropës? A mund të quhet i përparuar një Shtet në të cilin eksporti i prodhimit vendas ze një vend të papërfillshëm në krahasim me importin e mallrave të huaja e në të cilin potenciali i vërtetë ekonomik i Vendit mbarështohet keq e nuk sjell frutet e pritëshme? A mund të quhet i begatë një Vend në të cilin shifrat e papunësisë janë në nivele shumë të larta e në të cilin pensione e rroga urie përballohen me çmime tregu herë herë më të larta se ato të Vendeve Perëndimore?

Përgjigja e këtyre pyetjeve, nënkuptohet, nuk përkon me aspiratat dhe shpresat e atij populli që njëzetenëntë vite më parë rrëzoi monumentin e Enver Hoxhës. Iluzioni se rrëzimi i pushtetit komunist mjaftonte për të sjellë automatikisht Shtetin ligjor, demokratik e të begatë pati jetë të shkurtër. Megjithatë kjo nuk zbeh aspak madhështinë e asaj dite që hyri me forcë dhe autoritet në historinë e Kombit tonë si një ditë e shënuar, dëshmi e aspiratave demokratike të shqiptarëve, e hedhjes poshtë të një sistemi shoqëror të bazuar mbi dhunën, gënjeshtrën dhe urrejtjen, një sistemi që i shkaktoi Shqipërisë shumë dhimbje e plagë ende të pashëruara. Si e tillë ajo duhet të festohet nga të gjithë shqiptarët në të njëjtin nivel që festohet 28  nëntori sepse, megjithë rezultatet e deritanishme, mbetet një datë që simbolizoi shpresën në të ardhmen, shpresën e tyre që t’a shohin atdheun si Vendet e përparuara të kontinentit të cilit i përkasin.

 

                                                                                                                                       Shkurt 2000

Prap ose sërish e kam fjalën mbi njeriun, kompleksin e Edipit dhe ndjenjën e harresës ose vetmisë së madhe! – Nga AGRON SHABANI

 

Sociofilozofët dhe sociopsikologët e specializuar dhe kompetent e përdorin shpesh një maksimë ose metaforë të njohur sipas të së cilës: Të marrët, të paditurit, budallënjët ose injorantët, e kanë shumë më lehtë për t’u shitur ose imponuar si të ditur, të mençur ose njerëz të çmuar dhe të rëndësishëm, se sa njerëzit e ditur dhe të mençur për t’u bërë të marrë (budallë), të paditur, injorant, intrigant, horra dhe maskarënjë. Përse (pse) kjo? Sepse, njerëzit e mençur, të ditur, të urtë dhe me përvojë, e dijnë se nuk dijnë dhe ende (akoma) kanë nevojë të mësojnë dhe kuptojnë. Ndërkaq, të paditurit, të marrët (budallënjët), injorantët, horrat dhe maskarënjët, nuk e dijnë dhe s’e pranojnë kurrè se nuk dijnë. Janë kokëfortë, trutrashë, xheloz, hakmarrës, stupid, nebuloz, prepotent, injorant, intrigant, introvert, flegmatik, melankolik, dubioz,, iracional, emocional, diabolik, skizofrenik, oligofrenik, egocentrik, paranoid, komplotist, filister, mizantrop, demagog, dogmatik, hipokrit, hipnotik, kompleksiv, narcisoid dhe fanatik të përbetuar-deri në kulm. Nuk i njohin dhe s’i pranojnë vërejtjet, këshillat, sugjerimët ose rekomandimët e të tjerëve. Janë të dashuruar së tepërmi në ‘egon’ ose ‘libidon’ e tyre destruktive, dekonstruktive, iracionale dhe negative.
Se këndejmi, ndodhën ose ekzistojnë narcizmi dhe egocentrizmi libidorë, destruktivë, dekonstruktivë, instiktivë, inhibilitivè, paranormal, imagjinar, fiktivè, iracional ose negativë, si dhe ai normal, racional dhe pozitivë.

Në këtë prizëm, në kuader të studimëve, analizave, anamnezave dhe hulumtimëve të njohura shkencore dhe metodologjike të “Robinson Krusove”, ” Zoon-Politikokonëve”, “Homo-Politicusëve” ose “Homo-Ekonomicusëve” të ndryshëm në kohë dhe hapësirë; gjegjësisht, qarqëve, strukturave, “elitave” ose “par exelencave” të ndryshme shtetërore, qeveritare, politike, diplomatike, policore, ushtarake, fetare, kulturore, informative, sociale, societale, ekonomike dhe të tjera që kanë për qëllim studimet, analizat, anamnezat ose ekzaminimet e njohura mbi “kosmosin” ose botën e brëndshme shpirtërore, emocionale ose mentale- psikologjike të personit ose individit: Ndodhën te parapara dhe prognostifikuara edhe përceptimet, akceptimet, anticipimet dhe justifikimet e njohura teorike dhe praktike mbi interferimet, ndikimet dhe reflektimet e tyre në pothuajse të të gjitha zhvillimët, procesët, trendët, fenomenet , paradoksët ose turbulencat e ndryshme shoqërore, qytetare, kulturore dhe politike. Sidomos në marëdhëniët, raportët ose relacionet e njohura personi (individi)- prindërit- familja- grupi- mjedisi ose ambienti jetësor, shoqëror, kulturor, politik etj.

Ç´është e vërteta, psikologjia e njohur kognitive, përceptive, funksionale dhe aksionaliste mbi personin ose individin, në fokusin dhe agjendën e saj kryesore ose substanciale e ka pikërisht njeriun, gjegjësisht personin ose individin. Respektivisht, studimet, hulumtimët ose analizat e njohura shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave një person ose individ i caktuar shoqeror, qytetar ose politik, mund t´i realizoj kërkesat e tij objektive dhe subjektive. Përkatësisht, qëllimet, idealet, vizionet ose pretëndimet e tij individuale dhe kolektive.

Max Weberi në kuader të veprave të tij të shquara si ” Etika Protestante” , “Shkenca si thirrje” , ” Politika si thirrje” etj. : Konstaton faktin e mesipërm sipas të të cilit pothuajse të gjitha zhvillimët, procesët, dukuritë, reaksionët ose fenomenët e ndryshme shoqërore ose qytetare ( qofshin ato negative ose pozitive)-në radhë të parë janë pasoja, rezultate, indikacione ose predikacione të pashmangshme (eskternre ose eksplikative) të natyrës dhe krakterit të lartëpërmendur të personit ose individit. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar në vazhdim edhe aksionet dhe reaksionet (reagimet) e qëllimshme dhe racionale në raport me qëllimet ose idealet e njohura objektive dhe subjektive të personit ose individit, gjegjësisht,,aksionet individuale ose kolektive, aksionet ose reagimet e ndërgjegjshme, morale, humane, reflektive, afirmative dhe të tjera, aksionet ose veprimët e njohura shtetërore, kulturore, institucionale, konstitucionale, politike, aksionet ose reagimet tradicionale, empirike, evolutive, rekonstruktive, diakronike, pradigmatike dhe të tjera, aksionet logjike ose intelegjente, aksionet ose veprimet e njohura shkencore, akademike, pedagogjike dhe të tjera, aksionet ose reaksionet e ndryshme shpirtërore, emocionale, negative, iracionale, imagjinre, fiktive, indikative, simptomatike dhe shumë të tjera në këtë sfond.

Ndryshe nga kjo, në “kosmosin” ose botën e c´rrugulluar shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të personave ose individëve të ndryshëm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale ose profesionale, gjithëmonë ose vazhdimisht sikur ndodhën “ai, ajo, ata, ato” apo një “dikush tjetër” si rival, si kundërshtar apo si armik latent dhe përmanent tè një “bote” imagjinare ose fiktive të stërmbushur dhe mbingarkuar me “forcë” ose “energji të madhe” iracionale dhe negative!

U mor vesh se urrejtja, xhelozia, mosdurimi, mosbesimi, paranoja, fobia, skizofrenia, padituria, egopatia, idiopatia, psikopatologjia objektive dhe subjektive, frika ose dyshimi latent ose permanent, vullneti për hakmarrje ose ndëshkim së bashku me nebulozën, mediokritetin, analfabetizmin dhe format tjera devijante dhe eskalative, paraqesin disa nga faktorët e shumtë determinant ose paradigmatik në kuader të kriminalogjisë dhe psikopatologjisë së përgjithshme sociale, institucionale, konstitucionale, funksionale, kulturore ose politike të personit ose individit. Ndërkohë që anomalitë ose psikopatologjitë e mesipërme individuale ose personale-janë fajtorët ose armiqtë kryesor të progresit, humanizmit, drejtësisë, barazisë, edukatës, kulturës, emancipimit, bashkëjetës, koekzistencës dhe harmonisë së përgjithshme njerëzore (qytetare) dhe politike në gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme gjithandej globit.

Ndaj, mu për këtë, sipas antropologjisë dhe psikologjisë politike: Si të thuash të të gjitha anomalitë, patologjitë, mediokritetët, turbulencat, fenomenët, reaksionet, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme shoqërore, qytetare ose politike në kontekstin e mesipërm reaksionar ose negativë të shtetit dhe shoqërisë, në radhë të parë janë produkte ose rezultate të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht, interferente, eksterne ose eksplikative të natyrës dhe karakterit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental ose psikofizik të një personi ose individi të caktuar shoqërorë ose politik. Ashtu siç mund të jenë procesët, zhvillimët ose fenomenët e mesipërme në anën tjetër, edhe e kundërta e tyre. Gjegjësisht, si indikatorët ose predikatorët me të rëndësishëm ose kryesorë të stabilitetit dhe instabilitetit ( jostabilitetit) të përgjithëshëm individual dhe kolektivë.

Personat ose individët e afektuar, kopmleksivë, sugjestivë, paranojak ose malicioz, e kanë një dozë të konsiderueshme të urrejtjes, xhelozisë, cinizmit, injorancës, narkolepsisë dhe melankolisë në bebëzat e syve, në majë të gjuhës ose flegëra të buzëve. Flasin me dridhje të zërit ose me ton të lartë, vazhdimisht shikojnë në një pikë ose objekt të padukshëm, penetrojnë ose frekuentojnë në mes botës shpirtërore ose emocionale dhe botës imagjinare ose fiktive. Me tepër janë iracional, subjektivë dhe sugjestivë, se sa racional dhe objektivë. Kur shkruajnë diçka në faqe shtypi ose në gazetë: shkrimët ose artikujt e tyre me tepër ngjajnë në grumbull ose renditje asimetrike fjalësh si në fjalëkryqin nordikë ose skandinavikë, se sa në vlera, parime, kontura, vizione, ideale, përceptime dhe postulime të njohura intelektuale, profesionale, shkencore ose humaniste. Kanë marëdhënie abstrakte, absurde, instiktive, imagjinare ose fiktive me të panjohurën dhe të padukshmën. U pëlqen të flasin ose të shkruajnë për ngjarje, zhvillime ose tema të mëdha. Mundësisht edhe me nga dy-tre emra ose tituj të ndryshëm si “dr.mr.sc filan fisteku” ose “prof. doc. x-ypsiloni” etj. Ndërkohë që njerëzit e ditur, të mençur, të zgjuar dhe ekselent, janë të thjesht, modest, shoqërorë, social, konvencional, integral, tepër mirënjohës dhe të respektueshëm. E jo me koplekse të theksuara inferioriteti dhe malicioziteti të tipit ose profilit të njohur edipian ose psiko-erotik.

Sërish mbi kompekset e Edipit dhe ndjenjat e harresës ose vetmisë së madhe shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike:

“Njeriu është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen.” Edgar Morin, “Hyrje në një politikë të njeriut”

Ndjenja e vetmisë, injorancës dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo. Por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative etj.
Vetmia e grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situata e ndërlikuar që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxitë frikën e zhdukjes fizike të një personi ose grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët politik ose ushtarak e kështu me radhë. Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull ose komb i tërë kaplohet nga ndjenja e harresès, vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive (në raste specifike) të krijuara nga një politikë e keqe e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.

Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër dubioz e anakronik, janë të shumtë. Kjo duke filluar nga sindromet ose komplekset e Edipit, për të vazhduar me sferat e ndryshme të kompleksëve të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental ose psikofizik, psikosocial, intelektual, profesional etj.

Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet me psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimeve të brendshme me refktime tè jashtme të të vepruarit ose reaguarit politik.
Kontributi i parë vendimtar i këtij lloji është vepra e Gustav Lë Bonit (1841-1931) “Psikologjia e turmave” e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, sidomos ndaj atyre të “Komunës” së Parisit të vitit 1871, si dhe të të viteve të mëpastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik ose paranojak me shfaqje trishtuese ose paraboliko-diabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin. Fitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë zhfukjes ose rrezikut. Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e “apostujve të lirisë” dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale përballë njerëzve të aftë ose tè pushtetshèm si dhe eksponentëve e komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare etj.

Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij “Psikologjia e masave dhe analiza e Un-it” (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale. Natyrisht, Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte fajin kolektiv ose pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve. Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej “egos”, “libidos” ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj, thoshte Frojdi.

《 Si pèr çudi tè pashkruar ose tè pathènè asgjèkundi, pushtetèt ose qeveritè e ndryshme nè Kosovèn e paraluftès dhe pasluftès, me tepèr kane qenè afektive, instrumentale, subjektive, sugjestive, hakmarrèse ose revanshiste ndaj njèra tjetrès, se sa tè dobishme, konvdncionale, integrale dhe efektive pèr
opullin dhe shtetin kosovar.》

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e arsyes dhe ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionale – përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten) si kompeks malicioz dhe surrogativ. Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, duhet të tejkalohet. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.
Si të shpjegohen atëhere fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut “në turmë” përshkruar nga Lë Bon? Frojdi merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” të cilat nga të tjerët u quajtën instanca ose kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. Kështu, Frojdi thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej dashurisë për shefin e idealizuar, ndjekësit dhe viktimat duan njëri-tjetrin.
Ndërkaq, Uilliam Rajhu (1897-1957) pos tjerash thekson se njeriu tradicional i çfarëdolloj shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu aristokrat, mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë ta konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.
Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara dhe mitizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri më sot.
Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike. Rajhu gjithashtu thekson se gjatë shekujve të fundit, Zoti “baba”, gjithnjë e më shumë e ka humbur besim dhe ndikimin e tij. Edukata dhe kultura shkencore, materiale, revolucionare, evolutive ose feministe, ia kanë minuar prestigjin dhe besueshmërinë. Familja monogamike e mbyllur në mënyrë paralele asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të dhëna ndaj “rendit” borgjez nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare, feministe, bieohorviniste dhe sindikaliste gjithandej globit.

Përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (187O-19÷7) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit, apo të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik. Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës.
Por çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar dhe fiktivè, e bën të vështirë integrimin e tij racional dhe pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. Për kompensim të këtij kompleksi, branda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë të tjerët, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht se e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, psikofizik etj.

Se këndejmi, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara, induktuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Së fundi, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, krahas një pandërgjegjshmërie të tipit individual, tek ‘fryti’ ose substrati i njohjes dhe kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore – traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit. Ne jemi të gjithë si të indentifikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Ndaj, secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga joarsyeja dhe pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe nga instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë, tashmë të identifikuara, individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria kolektive na flet përmes simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmëve). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, shprehen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara, valorizuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet, figurat
ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme. Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, joarsyia dhe pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive, penetrom, reagon, reflekton ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet. Dhe, sidomos si individë të zhytyr në mite, dogma, demagogji, hipokrizi dhe histori.

Serbia po rindez Bosnjën, BE merret me taksën e Kosovës – Nga SHABAN MURATI

Nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndodhë tjetër në Ballkan që diplomacia e BE të angazhohet seriozisht për rreziqet e luftrave, që po ndizen në Ballkan. Në datën 15 shkurt në Beograd lideri i të ashtuquajturës “serpska republika”, Milorad Dodik, duke pasur në krah të tij presidentin e Serbisë, A.Vuçiç, dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, njoftoi se do të organizojë referendumin e shkëputjes së entitetit serb nga shteti i Bosnjë-Hercegovinës, akt që është një formë shpallje lufte. Një ditë më vonë ai shpalli se Bosnjë-Hercegovina nuk do të ekzistojë më në pranverën tjetër dhe madje u mburr se “as SHBA nuk do të na ndalojë dot”, (dhe nuk e përmendi Europën, të cilën duket nuk e ka në refene).

Në 17 shkurt në parlamentin e entitetit serb në Banja Luka, Dodik deklaroi solemnisht: “Goodbye Bosnja-Hercegovina!”. Kërcënimet e udhëheqësit separatist të serbëve të Bosnjës ishin konkretizuar në 12 shkurt me vendimin e organeve e entitetit serb për të ndërprerë dhe bojkotuar të gjitha institucionet e shtetit të përbashkët të Bosnjë-Hercegovinës në procesin e vendimmarrjes. Kjo do të thotë paralizë e funksionimit të shtetit, sepse dihet që në gjitha institucionet e shtetit të përbashkët vendimet duhet të merren me konsensusin e tre komuniteve shtetformuese.

Preteksti i separatistëve të “serpska republikës” për goditjen e re të tyre e re ndaj funksionimit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës në datën 7 shkurt për të rrëzuar si antikushtetues një ligj të parlamentit lokal të “serpska republikës” për tokën publike bujqësore, në të cilin shpallej se “serpska republika” është pronare e tokës publike në territorin e saj. Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës, mbështetur në Kushtetutën e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, e rrëzoi si të pavlefshëm ligjin lokal serb, duke shpallur vendimin që toka publike në territorin e Bosnjë-Hercegovinës është pronë e shtetit të Bosnjë- Hercegovinës dhe jo e entiteteve përbërëse të këtij shteti. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili është përfundimtar dhe i detyrueshëm, është një akt i drejtë ligjor, që përcakton pronësinë e pronës publike të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës në gjithë territorin e këtij shteti.

Autoritetet e “serpska republikës” u hodhën menjëherë në sulm kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse ligji i tyre lokal për të drejtën mbi pronën publike ishte hartuar në përputhje me vijën separatiste të entitetit serb. Në hartimin e ligjit lokal për pronësinë e entitetit mbi pronën publike autoritetet serbe u nisën nga dy qëllime të mbrapshta. Së pari, për të legalizuar pronësinë e entitetit serb në gjithë territorin e këtij entiteti dhe për të sanksionuar edhe ndarjen pronësore territoriale nga shteti i Bosnjë-Hercegovinës. Qëllimi i dytë është që të legalizojnë shtetëzimin e paligjshëm dhe grabitjen e tokave të pronarëve boshnjakë dhe kroatë, të cilët janë dëbuar me dhunë nga pronat e tyre prej serbëve, prona që ndodhen aktualisht në territorin e “serpska republikës”.

Shqetësimin për karakterin antiligjor të ligjit lokal serb për pronën publike e ngriti i pari peshkopi katolik i Banja Lukës, Franjo Komarica, i cili i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë për të ndalur zbatimin e ligjit për tokën në “serpska republika”. Peshkopi paralajmëroi se praktikisht po pushtohen tokat e atyre pronarëve, që janë kroatë dhe boshnjakë të dëbuar dhe pronarët po humbasin tokat e tyre brenda natës.

Bllokimi dhe paraliza e përgjithëshme e institucioneve shtetërore të shtetit të përbashkët të Bosnjë-Hercegovinës dhe kërcënimet për organizimin e referendumit të shkëputjes, janë një shkallë e re drejt ndezjes së konfliktit etnik dhe fetar në Bosnjë-Hercegovinë. Kemi një avancim të rrezikshëm drejt një lufte lokale, sepse është e kuptueshme se çdo përpjekje serbe për të shkëputur pjesën e territorit dhe për t’ia bashkuar Serbisë nuk mund të kalojë pa luftë.

Në këtë situatë të re të rrezikshme u evidentua edhe njëherë lidhja e ngushtë e separatizmit të “serpska republikës” me shtetin e Serbisë. Serbia, e cila ishte agresori kryesor i luftës në Bosnjë në vitet 1991-1995, është protektori kryesor i gjithë veprimtarisë separatiste të “serpska republikës”. Jo rastësisht ekstremisti Milorad Dodik e shpalli nisjen e shkëputjes së “serpska republikës” në Beograd, duke pasur në krah presidentin e Serbisë, Vuçiç. Vetë presidenti Vuçiç deklaroi në krah të Dodikut se Serbia “mirkupton frikat e anëtarit serb të presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Dodik, dhe të presidentes së “serpska republikës”, Zhelka Cvijanoviç, dhe kupton se çfarë impakti është për identitetin dhe pronën e “serpska republikës”. Pohim më të qartë për përkrahjen, që Beogradi po i jep kursit separatist të rrezikshëm të krerëve të “serpska republikës”, vështirë të gjendet.

Mbrojtja e re e hapur, që Serbia i dha rrezikut separatist të “serpska republikës” shkaktoi një dënim të forte dhe protesta në shtetin e Bosnjë- Hercegovinës. Në 16 shkurt kryetari i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komsiç, gjatë vizitës në Vatikan, deklaroi se “Mesazhet e Dodikut nga Beogradi, ku shumë qartë dhe në mënyrë të paturpshme deklaroi se qëllimi i fundit i asaj politike është prishja e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe të krijojë një Serbi të Madhe, për fat të keq nuk hasën ndonjë dënim nga presidenti i Serbisë, A.Vuçiç, por në një miratim të heshtur”.

Partia “Aksioni Demokratik” në Sarajevë në 16 shkurt publikoi një komunikatë, ku thekson se kërcënimet e Dodikut për secesion, të shprehura në Beograd në prani të presidentit të Serbisë dhe të patriarkut të kishës ortodokse serbe, edhe një herë u bënë me neglizhencën dhe pa distancimin e qartë nga Beogradi zyrtar. Në Sarajevë në 16 shkurt shoqata e njohur “Rrethi i Intelektualëve të Pavarur” publikoi një komunikatë, ku thekson se “qëllimet politike të aktorëve të prishjes së Bosnjë-Hercegovinës dhe të kolapsit të Malit të Zi, synojnë në arritjen e qëllimeve të papërfunduara të luftës. Qendra drejtuese e krizës aktuale në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Malin e Zi është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Serbia ka qëllimin e shkallëzimit të krizës dhe realizimin e interesave të politikës së Serbisë së Madhe, nga e cila kurrë nuk hoqën dorë”.

Kryetari i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, partitë politike dhe shoqëria civile në Sarajevë paralajmërojnë rrezikun e madh, që po i kanoset shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe po venë gishtin te Serbia dhe presidenti i saj si nxitës të konfliktit të ri, por nga Brukseli nuk po dëgjohet asnjë zë diplomatik, që të dënojë këtë rrezik të luftës, që po rindez Serbia në Bosnjë-Hercegovinë. Diplomacia europiane po bën gjumin e madh, siç ka bërë gjithmonë, kur ka qenë fjala për të marrë direkt apo indirekt në mbrojtje Serbinë. Nuk tha asnjë fjalë Brukseli edhe kur në mënyrë sfiduese kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe patriarku i kishës ortodokse serbe morën pjese në 9 janar 2020 në paradat e paligjëshme në Banja Luka për krijimin e “serpska republikës”, megjithëse Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës e ka hedhur poshtë si të paligjëshme atë datë dhe bashkësia ndërkombëtare i ka quajtur festimet serbe si provokim.

Në Sarajevë po ngrejnë alarmin e rrezikut të luftës, sepse ata e kanë provuar mbi kurrizin e tyre dhe e njohin Serbinë më mirë se Brukseli, siç njohin më mirë edhe intrigat serbe për hegjemoni në rajon. Në Sarajevë e njohin më mirë kursin e Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe, ku hapi i parë imediat po bëhet aneksimi i “serpska republikës” nëpërmjet prishjes së shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.

Është ironike, për të mos thënë komike, që diplomatët e Brukselit nga mëngjesi në darkë merren me taksën e Kosovës për mallrat e Serbisë dhe e kanë reduktuar gjithë harkun e vëmendjes diplomatike te kjo taksë, pavarësisht zjarreve që po ndez Serbia në Bosnjë dhe në Mal të Zi. Zhurma e madhe për taksën duket si një alibi për të çfajësuar Serbinë për gjithçka që ka bërë kundër Kosovës. Hiperbolizimi diplomatik i çeshtjes së taksës ka kaluar çdo sens mase dhe diplomacia e BE bën sikur harron që Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e BE bisedime shtatë vjet me rradhë, kur nuk ishte taksa, dhe nuk arritën një normalizim përfundimtar të marrëdhënieve me njohjen reciproke.

Nuk arritën për faj të Serbisë dhe sepse diplomacia e BE nuk deshi dhe zvarriti bisedimet në një qark të mbyllur, duke i rrotulluar në vend numuro. Nuk ishte dhe as nuk është faji i taksës për mungesën e gatishmërisë së Serbisë, e cila i ka bisedimet si kamuflazh i ndezjes së tensioneve në vendet e rajonit. Nuk mund të mos i forcojë dyshimet fakti që diplomacia europiane, që flet nga mëngjesi në darkë për taksën e Kosovës, harron të bëjë të njejtën gjë për kushtin e njëkohshëm ndaj Serbisë për ndërprerjen e fushatës kundër njohjeve ndërkombëtare të Kosoves, kusht që përcaktohet në letrën e përbashkët të pesë qeverive të shteteve më të mëdha perëndimore dërguar në gusht të vitit të kaluar qeverive të Serbisë dhe të Kosovës.

Në prapaskenën diplomatike europiane po luhet një lojë dinake, e cila kërkon t’i shkëpusë sa më shumë lëshime Kosovës në favor të Serbisë dhe për ta lënë në kalendat greke prioritetin numur një, që është njohja e Kosovës nga Serbia. Beogradi e din dobësinë e vjetër të një pjesë të mirë të diplomacisë europiane për Serbinë, ndaj po rrit tensionet kudo nëpër Ballkan, ndërsa BE merret me taksën e Kosovës.

Serbia turbulloi ujrat në Malin e Zi muajin e kaluar, ku me kishën serbe dhe me shërbimet sekrete serbe organizoi rebelim antiqeveritar, dhe Brukseli nuk e ndje për ndërhyrjen serbe në një shtet sovran, që ka hapur bisedimet e pranimit me BE. Serbia po rindez zjarrin e luftës etnike dhe fetare në Bosnjë dhe Brukseli sodit nga larg. E bukura e lojës serbe është se Beogradi nxit tensionet në shtete të ndryshme të rajonit dhe pastaj i ofrohet BE-së si lojtar për uljen e tensioneve. Pjesë e kësaj loje të rrezikshme të Serbisë me tensionet është synimi për të rritur në tregun diplomatik europian çmimin, që kërkon Serbia në dialogun e ardhëshëm me Kosovën.

Intrigat, që po nxit Serbia për trazira në Bosnjë-Hercegovinë për prishjen e shtetit të përbashkët dhe gllabërimin e një pjese të atij shteti në funksion të krijimit të Serbisë së Madhe, janë një diskreditim publik për projektin e presidentit serb të bllokut të ri ballkaniko-perëndimor me emrin e rremë “minishengen”. Serbia që po prish Bosnjë-Hercegovinën, Serbia që po prish shtetin e Malit të Zi, Serbia që nuk njeh Kosovën, Serbia që ndërhyn në Maqedoninë e Veriut, i ka të gjitha në funksion të krijimit të Serbisë së Madhe. Kjo Serbi e Madhe natyrisht nuk mund ta ketë emrin zyrtar “Jugosllavi”, por do të quhet “zona e përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore” ose për infantilët “minishengen”. Rezultati i “minishengenit” do të jetë Serbia e Madhe. Për ata në Tiranë, që u ka mbetur ora e mendjes në vitin 1946 të marrëveshjes së shkrirjes së Shqipërisë me Serbinë, është një kthim tek ëndrrra titiste.

Është ironi e historisë ballkanike, që shteti që ndërmori agresionet e përgjakëshme kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës, shteti që po rindez zjarret në Bosnjë dhe në Ballkan, gëzon indulgjenca dhe një pozitë preferenciale në diplomacinë e BE. Europa vazhdon me llogaritë e saj të gabuara në rajonin e Ballkanit, dhe harron se çfarë vendi zë Sarajeva në historinë e vjetër dhe të re të Europës.

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit si një shërbesë e vyer për gjuhën shqipe. Shkrimtari dhe Fjalori Nga Mira Meksi

 

Në nëntor të vitit 2019 u vu në qarkullim nga botimet “Bota shqiptare” fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit, i cili mban kaluar 25mijë shprehje frazeologjike. Kushdo që merret sadopak me gjuhësi, apo është thjesht një lexues i mirë, e kupton se bëhet fjalë për një vepër nga më madhoret në këtë lami, nga ato që kërkojnë për t’u hartuar domosdo një dituri të jashtëzakonshme të fushës, një përvojë të shumëgjatë dhe po aq të jashtëzakonshme sa dituria, një vullnet titanësh dhe një jetë pothuaj asketësh, – me pak fjalë kërkojnë një hero me gabaritin mitologjik që të bëjë një nga “punët e Herkulit”. Apo thjesht një të “marrosur gjenial”pas gjuhës shqipe, që e ka shpallur atë nënë e atë. Nuk është asfare e habitshme, autori i kësaj mega pune I ka të gjitha këto cilësi, është një shkencëtar i mirënjohur në fushën e filologjisë, por edhe në atë të përkthimit.

Shërbimi që i ka bërë gjuhës shqipe ky  Herkul modern, përpos asaj ndaj punëtorëve që operojnë me gjuhën, është nga më të çmuarit: ka qëmtuar, ka nxjerrë, ka vlerësuar, ka matur peshën dhe forcën që ruajnë në kohën e sotme njësitë frazeologjike, të cilat mbajnë të ngërthyer në thelbin e tyre tërë historinë kulturore të shqiptarëve, qytetërimin e tyre. U ka rënë fort këmbanave të hulumtive të tij, që jehona e tyre etimologjike të dëgjohet e qartë në kohën e sotme; në fund të fundit, i ka mbrojtur nga Harresa. Ka shkuar, gjithësesi, shumë më larg në punën e tij për t’i përshkruar, për të ndikuar dhe për të ndërhyrë në paraqitjen e tyre – ka dhënë raportin midis gjuhës shqipe dhe njërës prej gjuhëve më të rëndësishme të njerëzimit në ditët e sotme, asaj që e konsiderojnë si lingua franca, që ndikon te të gjitha gjuhët e botës, gjuhës angleze. Nëpërmjet njësive frazeologjike, fjalëve të urta apo proverbave. Nëpërmjet barabitjes së tyre, nëpërmjet gjetjes, shpesh të paimagjinueshme për nga saktësia, të barasvlerësve…

I mirënjohuri prof.dr Hajri Shehu, në parathënien që i ka bërë këtij Fjalori të jashtëzakonshëm me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze dhe mijëra barasvlerës shqip, ka shpjeguar shumëçka, duke e ndihur mrekullisht përdoruesin e fjalorit apo thjesht lexuesin e tij, të kuptojë çdo hallkë dhe syth të thurimës së tij të pazakontë. Ka shkruar:

“ Me këtë Fjalor, frazeologjia shqipe dhe leksikologjia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze”.

 

Shkrimtari dhe fjalori

 

Kur flitet për një fjalor gjuhësor, apo një fjalor të veçantë frazeologjik, sidomos të këtyre përmasave, përmendet dobia e madhe që ai i sjell përkthyesve, studiuesve të gjuhës, deri edhe studentëve dhe askush nuk përmend shkrimtarin. E vërteta është se uniteti shkrimtar-fjalor është simbiozë. Shkrimtari pi ujë në fjalor, ndërkohë që ky i fundit ushqehet me ujin e burimit të veprës së shkrimtarit.

Në botën e artit, përgjatë shekullit që lamë pas dhe shekullit të ri, përherë e më qartë po duket se detyra e shkrimtarit është të marrë pjesë në jetën e gjuhës. Ajo që e dallon nga pjesa tjetër e artit, që e bën të veçantë shkrimtarin, në një kohë kur ekziston përballë tij një konkurrencë e ashpër me televizionin dhe kinemanë përsa i përket ngjarjeve, personazheve, apo edhe pikëpamjeve mbi botën dhe shprehjes së ndjenjave, është pikërisht shkrimi, shkrimësia, puna e tij me gjuhën. Puna e tij vetiake me gjuhën dhe për gjuhën.

Nuk e kam fjalën këtu për ata shkrimtarë që e përdorin gjuhën thjesht si një mjet komunikimi, gjuhën për hir të gjuhës, për të rrëfyer histori a ngjarje. Këta mund të jenë gazetarë të zotë, skenaristë të mirë, apo edhe krijues trillerash interesantë. E kam fjalën për shkrimtarët që e përdorën gjuhën ndryshe. Për shkrimtarët që për hir të poetikës apo simbolikës, por edhe për hir të rrëfimit, narrativës, e  zhbëjnë dhe e ribëjnë thurimën e gjuhës, e përpunojnë  dhe e  ripërdorin për nevojat e tyre krijuese, të detyruar apo nën presionin e asaj që duan të thonë dhe të shprehin. E kam fjalën për ata shkrimtarë që kanë si mjeshtëri krijimin e veprave origjinale të bazuara tërësisht te fjalët, enët e kuptimit. I kanë quajtur “rojtarët e jetës” së gjuhës, sepse janë pikërisht ata që ndodhen më pranë burimit të saj. Janë shkrimtarët ata që i përdorin fjalët duke patur parasysh dhe duke e shprehur, prejardhjen e tyre. Gjuha është e gjallë, është përherë në lëvizje, në ndryshim. Gjuha është polemos, luftë, thotë Herakliti. Fjalori, në një farë mënyre, mban dhe përfaqëson gjuhën, një pjesë të madhe të gjuhës, leksikun e saj. Që këtu buron edhe lidhja e shkrimtarit me fjalorin. Fjalori përmbledh edhe raportin e gjuhës që përfaqëson me gjuhët e tjera, me huazimet, përshkruan vlefshmërinë apo prestigjin e një fjale në kohë si edhe vendin e saj në aktualitet. Shkrimtari luan rol të veçantë në krah të specialistëve të gjuhës, në lidhje me gjuhën dialektore përkundër gjuhës së normës ( sot ka në letrat shqipe shkrimtarë që po përdorin me sukses gjuhën dialektore), neologjizmave apo përzierjeve gjuhësore, të cilat e pasurojnë gjuhën.

Po le t’i kthehemi Fjalorit frazeologjik anglisht-shqip të prof.dr. Eshref Ymerit. Që kur nisa ta shfletoja përpara tre muajve, e “qava me lotë” mungesën e tij kohës së gjatë kur shkruaja romanin e vështirë “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”. Romani në fjalë, përpos trillëzimit të mundimshëm që i bën ngjarjeve historike, por edhe personazheve që gjallojnë në to, aq të largëta në kohë, aq të padokumentuara e të humbura në mjegullinat e kohërave,  sa që shpesh marrin trajtën e gojëdhanave, është ndërtuar si një bllok i tërë i bazuar në fjalët e një gjuhe që mund të përfytyrohet si shëmbëlltyra e shqipes parake, e protoshqipes, e paprekur nga ndikimet e gjuhës së pushtonjësve përgjatë dymijë e dyqind vjetëve. Njëkohshëm, një gjuhë brenda kohës së sotme, brenda normave gjuhësore, Një ndërmarrje fort e vështirë. Ndërkohë që Fjalori i sipërpërmendur, ku gjendet forma e brendshme e njësive frazeologjike, kuptimi i tyre etimologjik, si shpirti i gjuhës, i papërzier me kuptimin aktual, kuptimi konkret që i shpëton rrjedhës së pamëshirshme të kohës, do të kish qenë një instrument magjik në punën time.

Në poçarinë time të sotme me baltë krijuese ende të paformë: në të majtë kam përherë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, si një mik të rrallë që “më shpëton jetën”sa herë mbytem nga dyshimet, që më tregon kuptimin e vërtetë, kur idengulitje shpesh absurde “më helmojnë” ekzistencën, që më ndihmon të vërtetoj një intuitë, ta konkretizoj dhe ta zhvilloj gjatë procesit të shkrimësisë; që pasuron me ngjyresa kuptimore teksin tim të fillimit, për ta rafinuar dhe lartësuar…Si një autoritet i sigurtë. Është heroi im.

U bënë tre muaj që pranë dorës së djathtë mbaj Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip të prof.dok. Eshref Ymerit. Iu avita atij së pari si lexuese, e rrëmbyer nga një pasion leximi i pavetëdijshëm, faqe pas faqeje. S’do ta kisha besuar kurrë se mund të lexoja kësisoj një fjalor.  Për kënaqësinë e leximit. Më mrekulluan, veç të tjerash, edhe historitë e prejardhjes së njësive frazeologjike apo proverbave. Një enciklopedi e tërë. Me siguri s’do të ndalesha gjer në faqen e fundit, sikur ky proces të mos më bënte të ndalesha me dhjetra e dhjetra herë në shtyllat e gjuhës shqipe përbri njësive frazeologjike në anglisht dhe të përsiatesha gjatë. Shtyllat e shqipes përbënin fjalorë të vërtetë sinonimikë. Kishte raste që shtyllat kishin mbi 40 njësi. Një pasuri e vërtetë gjuhësore ndodhej aty. E mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Një pasuri që më vinte në lidhje edhe me letërsinë e madhe të botës, me autorët e mëdhenj të gjuhës angleze, me vetveten dhe me intertekstualitetin. Admirova ditë pas dite gjuhën tonë! Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte. Admirova zhvillimin e madh të frazeologjisë së shqipes, të letërsisë sonë, të kulturës sonë. Dhe njohjen e pafund të përpiluesit të Fjalorit, “gjuetarit të frazeologjisë”, njeriut të mijëra skedave gjuhësore që i ka gjurmuar, ndjekur dhe vjelë frazeologjitë, fjalët e urta, proverbat në mijëra e mijëra faqet e letërsisë së shkrimtarëve të gjuhës sonë.

Pasuria e madhe e frazeologjisë së gjuhës shqipe e ndryrë në këtë Fjalor rrezikonte të më merrte përnjëmend frymën. E ndjeva peshën e saj të madhe si trysni, kur iu avita si lexuese. Si shkrimtare gjeta aty një burim të madh frymëzimi, ushqimi, dinamizmi: lexoj sinonimet, zbuloj të panjohura, shijoj dhjetra e dhjetra shembuj, nuanca të holla, rizbuloj shpirtin e gjuhës, të historisë, dhe imazhe krijohen në përfytyrimin tim, ndjesi, aromëra…

Ide krijuese me rrënjë të thella në frazeologjinë e gjuhës sime marrin jetë. Dhe balta në poçarinë time të shkrimësisë zë e merr formë.

 

 

 

SHQIPËRIA TA BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARE – Nga SHABAN MURATI

 Kam propozuar qysh në 26 mars 2012 që Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare, sepse pavarësia e Kosovës është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 1912.

Uroj që një qeverie në Tiranë t’i zgjohet ndërgjegja kombëtare!

(“Hije në diplomacinë shqiptare”, Tiranë, 2012, fq. 213)

ELEGJI PER BREZIN TIM (II) – Nga EUGJEN MERLIKA

“…Nga luftërat vijmë, në luftëra shkojmë…”

  Ismail  Kadare

 

“ Në gjysmën e ecjes së jetës sonë, u gjenda në një pyll të errët…” kështu fillon një nga kryeveprat e letërsisë botërore. Po të perifrazojmë këto vargje, por në kah të kundërt, më duket se sjell idenë e atij ndryshimi të madh, që erdhi në jetën tonë në vitin 1991, një vit më vonë se në të gjitha Vendet e tjera. Kjo vonesë dëshmonte prapambetjen tonë në krahasim me të tjerët. Ndërsa të tjerët kishin vënë si synim rindërtimin e shoqërisë , nëpërmjet tejpamjes, ne derdhnim lotë për vdekjen e tiranit dhe harxhonim dyzet miljonë dollarë për të ngritur piramidën e tij mes Tiranës. Ndërsa të tjerët hapnin kufijtë e i lejonin qytetarët e tyre të kërkonin fatin në botën e lirë, ne shtangeshim para skenash vandalizmash homerike të tërheqjes zvarrë të kufomave të të rijve, “faji” i vetëm i të cilëve ishte se kishin tentuar të kalonin kufirin. Ndërsa të tjerët, të vetëdijshëm për dështimin e pashmangshëm të sistemit komunist, mundoheshin me të gjitha mënyrat të përfitonin nga përvoja dhe ndihma e Vendeve të pjesës tjetër të Evropës, ne e kthenim mbrapsht ofertën e gjermanit Shtraus për kredi e kërkonim armë…”Ne nuk jemi as Lindje as Perëndim” deklaronte atëhere Kryetari bizantin i Shtetit shqiptar, që “shquhej” për “modernizimin” e Vendit nëpërmjet tufëzave dhe arëzave.

Nga largësia e viteve duket më qartë absurditeti, në të cilin jetuam. Çdo epitet për të karakterizuar atë është i pamjaftueshëm. Në fund të shekullit të njëzetë, njerëz që të zinin rradhën në mesnatë e t’a ruanin atë deri në mëngjes, për të marrë një litër qumësht, besoj se nuk ka patur as në vendin më të varfër të Afrikës. Ne bashkëjetonim me varfërinë skajore të tregut e tonën, me nenin 55 e internimet dhjetravjeçare, me sulmet kundër antenave të televizorëve e kundër shpendëve të “tepërta” të fshatarëve, me demaskimet “revolucionare” para kolektivave e ankthin para çdo punonjësi të Sigurimit e na dukej se gjithshka ishte normale. Aqë shumë ishim mësuar me të keqen, kaqë shumë na kishte hyrë në palcë, saqë na ishte errësuar arsyeja e na ishin zbehur shqisat.

Kështu arritëm deri në vitin e ndryshimit të madh, për të cilin ne i mbetëm përsëri borxhli historisë dhe ndërgjegjes sonë. U desh vrulli dhe forca e të rinjve të Shkodrës, Kavajës, Tiranës, studentëve të Universitetit etj., pra të një brezi tjetër, të bijve tanë, që t’i jepnin grushtin e fundit një kufome që kutërbonte, por që mundohej të qëndronte duke ndërruar maskat. Por ajo rini, që u ngujua në grevat e urisë në qytetin Studenti e gjetiu, nuk kishte as përgatitjen, as përvojën për të marrë në dorë drejtimin e një Shteti të ri, në një gjëndje katastrofale e në një rrugë të pashkelur më parë. Periudhën kalimtare nga një sistem i dështuar në një tjetër, që kishte dhënë prova të mjaftueshme rezultatesh e qëndrueshmërie, në popuj të zhvilluar e të lirë, do t’a mbarështonim përsëri ne.

Ishte prova e së vërtetës, rasti i fundit që koha, si në një tabaka të argjentë, na servirte për të përmirësuar përfytyresën, për të ndrequr gabimet, për t’u shkëputur kryekëput nga një e shkuar pa lavdi. Ishte një barrë e rëndë, por dhe një piksynim tepër fisnik e i bukur: të rimëkëmbnim Atdheun tonë, t’a çlironim përfundimisht nga vargojtë e komunizmit e pasojat e tij, nga mungesa e lirive, nga varfëria, nga shkëputja prej botës, nga prapambetja proverbiale, nga dhuna, gënjeshtra, pabesia e krimi të istitucionalizuara në pushtet. Duhej të ngjallnim shpresën në një të ardhme më të mirë, të nisnim ecjen e ngadaltë, të vështirë por dhe të sigurtë drejt një objektivi të përbashkët me shumë popuj të tjerë, drejt pjesëmarrjes në Bashkësinë Evropjane. Për të sendërtuar këto synime madhore, që do të ndrronin rrjedhën e historisë për një popull të drobitur, siç ishte populli ynë, duhej një mendësi tjetër, jo ajo me të cilën me ose pa dashje ishim brumosur ne. Klasa politike duhej të kishte kurajon dhe largpamësinë e duhur të vinte në jetë një seri reformash rrënjësore, që do të prisnin gjithë urat me sistemin e lënë pas krahëve. Koha e re kërkonte një përveshje të përgjithëshme të mëngëve, kërkonte punë, mund e sakrifica të reja. Nuk kishte asnjë shkop magjik që, me një të rënë, do të sillte mirëqënien.

Mirëqënia, që përbënte një nga ëndrrat shekullore të shqiptarëve, duhet të arrihej si rezultat i vënies në jetë të parimeve të tjera, të rregullave të tjera, të ligjeve të tjera. Mirëqënia do të vinte dalngadalë, hap mbas hapi të ndërtimit të një shoqërie tjetër, në të cilën, Shteti i plotfuqishëm që drejtonte çdo lëvizje të individit, që nga djepi deri në varr, duhej të hiqte dorë nga një pjesë e funksioneve e t’ua kalonte këto qytetarëve të tij. Kjo nuk do të thoshte se roli dhe rëndësia e tij pakësohej, por ndryshonte fushë veprimi. Ky Shtet, që nuk duhej njëjtësuar më me partitë politike, duhej të ishte garanti i një objektivi tepër të rëndësishëm: t’u siguronte gjithë qytetarëve të tij mundësi të barabarta në nisjen e startit drejt mirëqënies, në një Vend të lirë, por në të cilin ligjet, që rregullojnë jetesën në bashkësi, duhej të ishin e, mbi të gjitha, të respektoheshin nga të gjithë.

Shteti duhej t’u kthente qytetarëve jo vetëm liritë e mohuara për pesëdhjetë vite, por dhe pasuritë e shtetëzuara padrejtësisht, nga një regjim kusarësh. Ai duhej të gjente rrugët më të frytshme për të vënë në shfrytëzim gjithë pasuritë e mundëshme të Vendit, nëpërmjet një strategjie të menduar mirë e të zbatuar po aqë mirë. Ai duhej të vlerësonte e të ndante  me kritere të ndershme e të drejta atë pasuri të trashëguar nga homologu i tij i mëparshëm, pasuri që ishte baraz me djersën dhe mundin e gjysëm shekulli pune të papaguar të shqiptarëve nga kapitalizmi shtetëror komunist. Ai duhej të shpërblente veçanërisht ata, që në këtë pasuri kishin ndihmesën e tyre, nëpërmjet viteve të gjata të punës së detyruar pa shpërblim, si pasojë e dhunës së Shtetit proletar. T’i kthente kësaj pjese të popullsisë, jo vetëm me fjalë, dinjitetin e nëpërkëmbur, t’i njihte me sinqeritet peshën e vuajtjeve të saj, të kthente në të shpresën e t’i siguronte mundësitë lëndore për t’u ndjerë barabar me të tjerët, ishin nga të parat detyra, që viheshin para kujtdo që pretendonte të printe ecjen drejt një shoqërie, të bazuar mbi vlerat e larta të qytetërimit.

Këto ishin përparësitë që duhet të kishte në rrugën e tij Shteti demokratik e së bashku me to, reformimin e tij, krijimin e istitucioneve të reja, futjen e një mendësie tjetër në to. Kjo mendësi e re, që dalngadalë do të pushtonte gjithë mjediset, do të ishte baza e krijimit të një shoqërie civile që, nga ana e saj do të shprehte një klasë politike, të denjë për emrin e të aftë për t’a drejtuar atë shoqëri drejt synimesh gjithënjë e më lakmuese. Por si i realizuam neve këto detyra, që papritmas koha na vuri në tryezë? A qemë në gjëndje t’i përgjigjeshim sfidës së madhe të fundit të shekullit?

Pa mohuar një sërë arritjesh të rëndësishme si liria, në kuptimin e gjërë të fjalës, nisma private, mërgimi e ndonjë tjetër, më duket se synimet e tjera nuk qemë në gjëndje t’i kapim, madje as të hyjmë në rrugën e drejtë që çon në sendërtimin e tyre. Kuadri politik i vendit, faktor përcaktues në zhvillimet e mundëshme kaloi nga një skaj në tjetrin.Kishim dikur një parti shtet dhe uria gjysëm shekullore për to na çoi sot në një numur të stërmadh, disa dhjetra në një Vend me tre miljon banorë, një paradoks i vërtetë. Nuk mohohet se dhe në Vende të tjera, me sistem parlamentar, ka shumë parti, por kjo gjë nuk është një dobi për to e një arsye për t’u marrë shembull nga ne. Në Vendet që peshojnë sot në botën e zhvilluar, gjejmë një bipolarizëm politik, që përfaqësohet nga dy parti të fuqishme ose, në ndonjë rast  në dy blloqe partish. Këto dy parti ose dy blloqe shprehin dy mënyra të ndryshme të të konceptuarit të shoqërisë e të drejtimit të saj, kanë dy programe të ndryshme e çdo katër a pesë vjet dalin para zgjedhësve, për të marrë votbesimin e qeverisjes. Kush fiton qeveris, kush humbet kontrollon dhe përgatitet të qeverisë.

Në Shqipëri teorikisht dy grupimet kundërshtare janë të pranishëm, por praktikisht, ndryshimi mes tyre dhe lufta e mprehtë politike nuk ka në qendër, të konceptuarit e ndryshëm të modeleve të zhvillimit, por lakminë e pakufi për të zënë pushtetin. Ky synim është i lidhur krejtësisht, jo me dëshirën për të sendërtuar në të mirë të Vendit ato gjëra që kundërshtari nuk i bëri, por me krijimin e mundësive të përfitimit vetiak, familiar, farefisnor e të rrethit të përkrahësve e simpatizantëve. Si pasojë e kësaj mendësije Shteti, që duhet të ishte garanti i mundësive për të gjithë, është kthyer në një vegël të një grupi, që në çfarëdo mënyre merr drejtimin e tij. Klientelizmi është bërë kriteri bazë i funksjonimit e korrupsjoni, karburanti që e vë në lëvizje. Alternanca e pushtetarëve shërben për të vazhduar “luftën e klasave” deri në nivelet më të ulta të administratës shtetërore, gjë tepër e dëmshme, mbasi nuk lejon formimin e asaj strukture të përherëshme të Shtetit, që është shtylla kurrizore e tij e që, në teori, duhet të formohet duke patur si të vetmin kriter meritokracinë.

Në dhjetë vjet Shteti demokratik qeveritë e parlamentet e kuqe apo blu nuk vendosën të kthenin pronat pronarëve të ligjshëm, nuk krijuan në kohë kuadrin e duhur ligjor për thithjen e kapitaleve të huaja, të domosdoshme për daljen nga palëvizshmëria gjysëm shekullore. Ata nuk qenë në gjendje të siguronin funksjonimin normal të Shtetit të së Drejtës, nuk krijuan modelet e istitucioneve të pavarura, vazhduan të qeverisin nga sekretaritë e partive, kaluan stafetën tek njëri tjetri për ligje iliberale, shpërblyen me copa letre pa vlerë jetët e marra apo të gjymtuara të viktimave të komunizmit, kontribuan në shkatërrimin e shtetit dhe imazhit të vendit më 1997, etj. Këto dy forca politike madhore të Shqipërisë drejtohen nga përfaqësues të Brezit tonë, të formuar moralisht e intelektualisht në shkollat e regjimit më dogmatik të Lindjes komuniste, të mbrujtur me mendësinë stataliste e populiste, të paaftë të konceptojnë e të shtjellojnë një strategji afatmesme e afatgjatë, për të nxjerrë Vendin nga bataku.

Paaftësia për të shfrytëzuar shortet e demokracisë, shpërdorimi në mundësitë që krijon ajo për të shprehur pikpamjet dhe opsionet politike, pamundësia për të hartuar strategjitë e taktikat e duhura ekonomo-politike bindëse, rezultative e në pajtim me veçantitë e Vendit e kërkesat e kohës, vërtetojnë katërcipërisht se klasa politike shqiptare nuk është në lartësinë e detyrave të saj. Pasojat e këtij përfundimi pasqyrohen në gjendjen e Vendit që, megjithë ndonjë rezultat makroekonomik si monedha,  fatkeqësisht paraqet një mungesë të madhe përsa i përket zhvillimit të gjithanshëm e të ekuilibruar ekonomik, konsolidimit të Shtetit ligjor, imazhit të përgjithshëm dhe treguesit të besueshmërisë, sidomos mbas ngjarjeve tragjike të vitit 1997. Sot Shqipëria , me ose pa të drejtë, hyn në rradhën e vëndeve problematike për kontinentin, quhet qendër trafiqesh të paligjshme nga më të ndryshmit. Me këto kredenciale ajo paragjykon marredhëniet e saj me botën e sidomos me Evropën.

Sfidën, që koha na vuri para, ne nuk qemë në gjëndje t’a përballojmë. Dështuam në misionin tonë për të ndërtuar një Shqipëri bashkëkohore dhe konkuruese mbi gërmadhat e socjalizmit. Problemeve të vjetra, të trashëguara nga pesë shekuj zgjedhë turke e gjysëm shekulli sprove komuniste, i shtuam të tjera, ose së paku nuk qemë në gjëndje t’i parandalojmë. Më kujtohet një mbasdite festive, për një përvjetor të gazetës Liria në pallatin e kongreseve. Më kanë mbetur në mëndje fjalët e një veterani të burgjeve politike dhe të antikomunizmit: ” Shqipërisë sot i duhen dymijë idealistë”. Ndofta shifra ishte tepër e madhe, ndofta ajo nuk i përgjigjej as popujsh shumë më të mëdhenj e më të zhvilluar se i yni, por pohimi ishte i shenjtë. Ne nuk qemë në gjëndje t’i përgjigjeshim kësaj kërkese parësore të Vendit tonë, në një çast tepër të brishtë për të ardhmen e tij. Ishin vitet e para të demokracisë, ishim ende në kohë për të rimarrë rrugën e drejtë, të cilën, sigurisht, ata qindra idealistë do t’a kishin bërë më të lehtë. Ata nuk u dukën në skenë, ose më saktë nuk patën forcë t’a pushtojnë skenën. Koha dhe të tjerët i thyen dhe ata të paktit që u munduan të qëndrojnë e të luftojnë me të vetmen armë të idealit, ndershmërinë. Asgjë për t’u habitur, historia e botës është e mbushur plot me shëmbuj të tillë…

Ky shkrim daton vitin 2000, atëherë kur pa për herë të parë dritën e botimit. Kishin kaluar vetëm dhjetë vite që ishte tjetërsuar sistemi e ato pyetje me të cilat ballafaqohej mendimi apo përsiatja për të vërtetën, ishin aty e prisnin përgjigje. Zhgënjimit të dhjetë viteve të para, në të cilët shpresat nuk ishin shkimur plotësisht për të ndërtuar shoqërinë e lirisë e të mirëqënies, sot i a ka zënë vëndin një tjetër tabllo, në të cilin brezi im ka dalë në rolin e vëzhguesit, dyfish kritik ndaj vetes. Nëse në gjysmë shekullin e regjimit ai nuk qe në gjëndje të bënte asgjë për të ndryshuar ecjen drejt greminës, në këto tridhjetë vjet, duke pasur në krye të Shtetit e të politikës disa nga antarët e tij krahas edhe bijve që duhej të merrnin stafetën e ecjes përpara, sheh me hidhësirë në gojë se, me gjithë ndryshimet e mëdha të kryera, përsëri Shqipëria nuk është aty ku kishim menduar se do t’ishte kur nisi rrugëtimin e saj n’epokën mbas komuniste.

Gjatë këtyre viteve Shqipëria zgjodhi rrugën drejt Perëndimit dhe shoqërive të tij të hapura, u bë antare e Nato-s, ka dy dhjetëvjeçarë që troket në dyert e Evropës, nuk është më një bunker i mbyllur në mjerimin e vet, por një Vend i hapur, nga i cili shumë qytetarë të saj janë larguar për të ndërtuar jetën gjetiu, në anë të ndryshme të botës së madhe. Megjithatë zhgënjimi vazhdon t’a shoqërojë brezin tim, sepse brengat vazhdojnë të jenë bashkudhëtare të tij deri në frymën e fundit.  Atyre që lanë Atdheun në kërkim të një jete më të mirë, larg tij, nuk i u ndanë mundimet e vështirësitë, për t’u kthyer në  shërbëtorë e shërbëtore, duke gëlltitur në heshtje lotët e hidhur të një dinjteti shpesh të lënduar. E ndjenë ajrin e lirisë, i cili u kishte munguar gjithë jetën. Por vetëm liria nuk mjaftonte, sado e çmuar të mbetet ajo gjithmonë, për të përballuar një jetë që fillonte nga hiçi, mbasi e gjithë puna e bërë deri në atë kohë ishte shumëzuar me zero. Tani shumëve prej tyre u mungon atdheu, familja e zgjeruar, shokët, miqtë, mjedisi shqiptar edhe se koha e ka ndryshuar me shpejtësinë e vetëtimës. I pushton çdo ditë malli për vëndlindjen, edhe se politika e kronika shqiptare, nëpërmjet mediave të përditëshme, nuk u a bëjnë atë shumë tërheqëse. Megjithatë zemra mbetet e lidhur me atë Vend, me kujtimet e rinisë, me dëshirën për t’u prehur përgjithmonë në tokën e tij.

Me dhimbje kalon ditët brezi im i mbetur në Shqipëri, duke luftuar çdo ditë me vështirësi të theksuara ekonomike e jetësore, i velur tej masës nga premtimet e pambajtura të atyre që i drejtojnë ka tridhjetë vite, që vazhdojnë çdo ditë t’i prrallisin me mrekullitë që do të “sjellin”, nëse do t’u japin votën. Shumë prej tyre kanë bijtë jashtë, përmallohen për nipat e mbesat që rriten atje, që me vështirësi flasin shqipen, sepse mësojnë në gjuhët e huaja. Por në thellësi të zemrës gjyshet e gjyshët janë të kënaqur për t’ardhmen e atyre mbesave e nipërve, që mund të gjejnë rrugën e tyre në Vendet ku studjojnë e nuk i shkon në mëndje t’i ftojnë të kthehen pranë tyre, sepse “Shqipëria nuk bëhet”. Në këtë shprehje të shkurtër ndoshta është kyçi i shpjegimit të dramës shqiptare. Humbja e besimit në t’ardhmen e Vendit, në mundësinë për secilin që me punë të ndershme të ndërtojë jetën e tij, të familjes e të japë ndihmesën për zhvillimin e shoqërisë, ndoshta është një ndër të këqijat më të mëdha me të cilat përballohet sot shoqëria shqipfolëse.

(vijon në numurin e ardhshëm)

TRUMP DREJT RIZGJEDHJES POR BLOOMBERG MUND TA NDALË – Nga Alberto Alesina

 

             Siç thonte Mark Twain është shumë e vështire të bëhen parashikime, mbi të gjitha rreth s’ardhmes, por un po kuturis të bëj një të tillë. Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e nëntorit nëse partia demokratike nuk emëron ish kryetarin e bashkisë së New Yorkut Mike Bloomberg, si kandidat.

 Përse? Fillojmë nga arsyet, në sajë të të cilave Trump ka mundësi shumë të mëdha për t’u rizgjedhur. Tradicionalisht presidenti në fuqi  është i ndihmuar veçanërisht kur ekonomia shkon mirë, që do të thotë rritje e lartë dhe papunësi e ultë. Në këtë kah ekonomia ndihmon Trump-in, edhe duke tkurrur përshkrimet mahnitëse të presidentit, simbas të cilit Shtetet e Bashkuara kanë arritur një lloj Nirvane. Ka 11 vite që Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënie t’ekonomisë, por prej tyre vetëm tre ishin me Trump-in president. Treguesi i rritjes gjatë presidencës Trump është rreth 2,5 % dhe është i jëjtë me atë të viteve të fundit të Obamës e qëndron poshtë atij 3 % që quhet pak a shumë pika që ndan rritjen e lartë nga ajo e ultë, duke paraqitur mesataren e historisë amarikane  të viteve të fundit. Jo vetëm kaq por këta tregues rritjeje janë për çastin relativisht zhgënjyes duke mbajtur parasysh ngacmimin e fuqishëm fiskal të Trump-it. Jemi shumë larg nga 6 përqindëshi i hatashëm që premtonte. Papunësia është në minimumin historik të 3,6 përqind, por kur Trump-i u ngjit në qeveri ajo ishte 5 % dhe kishte prirje zbritëse. Pagat më së fundi po shtohen pak, rreth 0,4 % mbi inflaksionin. Tregu aksioner ka shpërthyer.

Vështrimet më pak pozitivë t’ekonomisë amerikane janë të një periudhe më të gjatë e më pak të dukëshme për votuesin mesatar. Duke lënë mënjanë politikat (kundër) mjedisore të Trump-it (për shëmbull një kundër reformë të sistemit të mbrojtjes së ujrave te pijshme të Vendit), mbetet borxhi publik që vazhdon të shtohet. Ulja e taksave për ndërmarrjet ka një kuptim sepse ishin relativisht të larta. Por kësaj uljeje Trump-i duhej t’i pasonte shtimin e përparësimit të sistemit taksor mbi familjet, duke pakësuar peshën mbi shtresat e ndërmjetme, duke mbyllur njëmijë kanalet me të cilët të mbipasurit arrijnë të paguajnë përkatësisht pak taksa; veç shenjës së drejtësisë kjo gjë do të kishte nxitur më shumë edhe konsumet. Nga ana e harxhimeve Trump-i ka bërë shumë pak. Programi i ndihmës mjeksore falas për të gjithë të moshuarit të pasur e të varfër (Medicare) është një bombë me sahat për bilancin. Nuk është bërë asgjë. Ndërsa Trump-i po sulmon Medicaid-in, programin e ndihmës mjekësore falas për të varfërit që është një problem taksor shumë i lehtë. Përse? Sigurisht, të moshuarit votojnë Trump-in, veçanërisht në shtetet kryesorë si Florida, ndërsa të vobektit jo, madje ata shpesh nuk shkojnë as të votojnë.

Më pas është shtimi i pabarazisë në Shtetet e Bashkuara. Më 1980 një përqindëshi më i pasur kishte në dorë  10 % e t’ardhurave të përgjithëshme, sot dyfishin, rreth 20 %. Gjysma m’e varfër, gjithmonë në 1980, kishte 21 % të të ardhurave të përgjithshme, sot rreth 13. Është e habitëshme se si në një Vend me një ecuri të tillë të pabarazisë, një pjesë e mirë e zgjedhësve vazhdojnë të ndihmojnë partinë republikane, për më tepër në një vit zgjedhor në të cilin madje Trump-i premton shkurtime të welfare amerikan. Arsyet janë dy: njëra e natyrës kulturore / historike, tjetra e lidhur me politikat e tanishme të dy partive e të kandidatëve demokratë.

Arsyeja e parë është që amerikanët, në kundërshtim me evropianët, janë më të prirur të pranojnë pabarazinë si një nevojë dhe brënda disa caqeve e quajnë “të drejtë”. Simbas World Value Survey (një sondazh opinioni shumë i vlerësuar) më shumë se 70 % e amerikanëve mendojnë se të varfërit nuk do të ishin të tillë nëse do të përkushtoheshin më shumë për të dalë nga varfëria, e këto mundësi të lëvizshmërisë shoqërore janë. Numuri i evropianëve që kanë mendime të tilla është pak më shumë se gjysma (40 %). Ideja e “ëndrrës amerikane”, mbi të cilën ky Vend është krijuar historikisht mbetet e ngulitur në zemrat e shumë amerikanëve edhe më shumë se sa realiteti e vërteton sot. Natyrisht Trump-i rreh gjithmonë mbi këtë pikë, duke u vetëlavdëruar për rilindjen e “Ëndrrës”.

Arsyeja tjetër rrjedh nga strategjitë e dy partive, ngadhnjyese ato të republikanëve, rrënuese ato të demokratëve. Partia republikane ka përqafuar kultin e personalitetit për Trump-in, i cili hakmerret pa mëshirë me ata që nuk janë të një mëndjeje me të. Edhe krahu i partisë i të ashtuquajturës “verilindje”, pra krahu i elitës qytetare, lartëson një president që e mbron nga rishpërndarja e frikëshme taksore. E pranon edhe me çmimin e mungesës së respektit për bazat e kushtetueshmërisë amerikane që po krijon preçedentë mjaft të rrezikshëm për demokracinë amerikane.

Partia demokratike është në çoroditje. Zgjedhjet parake kanë filluar me nje duzinë kandidatësh, të cilët në pjesën më të madhe janë të panjohur dhe nuk bëjnë tjetër veç rrëmujës. Dështimi organizativ i Iowa-s qe mbresëlënës. Ndërmet kandidatëve të vërtetë janë dy ekstremistë (për standartet amerikane) Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren. I pari shpallet haptas socialist(një no starter për Shtetet e Bashkuara) dhe është një ideolog i stlit Corbyn që, me tone triumfuese dhe të tepruara, premton gjithshka pa shpjeguar se si do t’i financojë premtimet e tij të jashtzakonshme. Trump-i bën tifo haptas për të sepse e di se do t’a gëlltiste me një kafshatë nëse ai do të fitonte paraket demokrate. Warren na thotë se si do të paguajë premtimet e saj: taksa të fuqishme mbi pasurinë, e taksa mbi rrogat e larta, (por jo shumë të larta), deri në 75 %. Është një program i pranueshëm përsosmërisht në Francë, por që nuk e çon n’asnjë anë në SHBA, e në fakt po shkon shumë keq. (Nuk është e rastit që këshilltarë ekonomikë të saj janë dy profesorë francezë të universitetit Berkeley, ekonomistë shumë të mirë, por me shumë pak përceptime të politikës amerikane). Kandidati i të moderuarve duhej t’ishte Joe Biden, por duket gjithënjë e më pak energjik, (Trump-i e quan me ndonjë arsye “Biden i ngadalshmi”). Ngjan pa ide dhe “i vjetër”, jo vetëm në kuptimin moshor të fjalës por edhe n’atë të “godinë e vjetër”; ka humbur thellësisht garat e para në Iowa e New Hampshire. Buttigieg  është një flakë kashte: mbasi ka marrë pak mijëra vota në ata dy shtete të vegjël flet si t’ishte Obama i ri pa thënë asgjë konkrete, veç disa premtimeve të paqarta, të mërzitëshme e të përsëritura për “ndryshim”. Sa më parë të tërhiqet e të pushojë së ndari votën e moderuar, aq më mirë është për të dhe për partinë e tij. Ndërsa është shfaqur në skenë një senatore shumë e mirë e Minnesotës, Amy Klobuchar, që un do t’a shihnja me shumë dëshirë si presidente por ka gjasë që nuk do t’i a dilte e vetme kundër Trump-it. Mbetet atëherë meteori Bloomberg, që ka zgjedhur një strategji të re: mos pjesëmarrje në paraket fillestare në Shtetet e vegjël, për t’u përqëndruar tek ata të mëdhenjtë që arrijnë mbas pak javësh, duke vënë në përdorim pasuri pa fund që e bëjnë të pavarur nga financuesit. A do të arrijë të fitojë emërimin?  Është e vështirë të parashikohet, por gjërat do të fillojnë të sqarohen mbas më pak se një muaji me Mbi të Martën, me parake në shumë Shtete të mëdha. Nëse Biden do të tërhiqej para Mbi të Martës, mbas ndonjë zhgënjimi tjetër në paraket, (Nevada e South Carolina) e t’i kalonte votat e tij tek Bloombergu, e nëse ky i fundit, Bloombergu do të zgjidhte relativisht shpejt Klobuchar-in, si nën presidente, (që është me origjinë të ulët e do të kundërpeshonte profilin e mbi të pasurit njujorkas) mund të fitonin paraket. Do të stërfitonin nëse Worren, kur të tërhiqej do të vendoste të kalonte votat e saj tek Bloombergu, me që ajo është pranë qëndrimeve politike të Sandersit por nuk e honeps si njeri. E gjithë kjo do të kërkonte në partinë demokratike një bashkërendim që nuk është. Ndoshta ndonjë fjalë e Obamës në këtë drejtim do të ishte shumë e dobishme për të shëruar kundërshtitë ndërmjet afroamerikanëve e Bloombergut, të krijuara kur ishte kryetar bashkie i New Yorkut. Shkurt, besoj se një dyshe Bloomberg e Clobuchar do të ishte e vetmja që mund të mundëte Trump-in dhe Pence-in.

 

“Corriere della Sera”, 14 shkurt 2020       E përktheu Eugjen Merlika

Institucionet e gjuhësisë ecin në një hap me klasën politike – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Në portalin “Fjala e Lirë” të ditës së sotme, lexova artikullin me titull “Stop gjenocidit mbi gjuhën shqipe”, në të cilin jepet njoftimi në vijim:

“Ditën e hënë, dt. 17 shkurt 2020, ora 12, përpara Akademisë së Studimeve Albanologjike te sheshi “Nënë Tereza”, organizojmë me Fondacionin “Albana” tubimin në mbrojtje të gjuhës sonë amtare nga trafikimi e tjetërsimi i fjalorit të gjuhës shqipe që kryhet nga ky institucion që funksionon si kuzhinë serbe e helmit në zemër të Shqipërisë!”.

Dhe më poshtë vijon një informacion befasues:

“Institucionet zyrtare të gjuhësisë, të përfshira brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike punojnë thekshëm kundër gjuhës shqipe dhe tashmë ne mund të numurojmë arritjet e tyre: … Kanë arritur të pranojnë zyrtarisht se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botë (93% të gjuhës na e quajnë të huaj)!”.

Së pari, Fondacioni “Albana” duhet falënderuar dhe përgëzuar përzemërsisht për pjesëmarrjen në këtë tubim në mbrojtje të gjuhës shqipe, të kësaj pasurie të vetme të kombit shqiptar, e cila ka mundur të mbijetojë mrekullisht mes rrebesheve të pushtimeve të huaja.

Ja çfarë thonë dy intelektuale të njohura të letrave shqipe:

Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj:

“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cenojnë integritetin territorial të kombit, kur të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturëne e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë shovinizëm”.

Shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi:

“Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte”.

Për mjerimin e institucioneve zyrtare të gjuhësisë, është e domosdoshme që atyre t’u risillen në kujtesë vlerësimet që kanë dhënë personalitete të shquara evropiane për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, me prejardhje pellazgoiliriane.

Një figurë e shquar e kulturës evropiane, dijetari gjerman Leibnici (Gottfried Ëilhelm Leibniz (1646-1716), ka thënë:

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.

Studiuesi gjerman Johan Turhan, në librin me titull “Kërkim në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, ka deklaruar:

“Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës se shqiptarëve. E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.

Albanologu i shquar austriak Maksimilian Lamberci (Maximilian Lambertz 1882-1963) shkruan:

“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”.

Albanologu francez me emër të madh Robert d’Anzheli (Robert d’Angely – 1893-1966), në veprën e tij të njohur “Enigma”, nënvizon:

“Është një histori e vogël dhe mësimdhënëse e popullit evropian më të vogël të sotëm, por që, në kohën e vet, ka qenë më i madhi i Evropës dhe burim i pothuajse gjithë popujve të kontinentit tonë. Deri sot, për fat të keq, ai iu ka munguar nxënësit, studiuesit, historianëve, letrarëve dhe gjithë publikut të ngritur të gjuhës frënge”.

Studiuesi i talentuar Çlirim Xhunga, njohës i mirë i disa gjuhëve evropiane, në gazetën “Koha jonë” të datës 31 mars dhe 01 prill 2005, ka botuar një ese shkencore mjaft interesante dhe ka argumentuar shkencërisht se greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga shqipja.

Çuditërisht, sa herë që përkujtohet Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908), thuhet se ai u dha shqiptarëve përfundimisht një alfavet “latin”. Me siguri që pjesëmarrësit e atij Kongresi nuk e kanë pasur informacionin e duhur ose nuk janë munduar për të hulumtuar në thellësitë e shekujve se gjuha shqipe ka pasë trashëguar alfabetin ilirik, të cilin romakët e morën nga ilirët. Një gjë të tillë duhej ta kishte thënë me kohë Akademia e Shkencave.

Por atë që duhet ta thoshte dhe ta argumentonte shkencërisht me zë të lartë Akademia e Shkencave, e thotë një i huaj, dhe pikërisht një shkencëtar i shquar romak. Ky është Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës). Në këtë vepër ai shkruan:

“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.

Një tjetër shkencëtar i njohur,  profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip). Një kopje e këtij libri në bullgarisht gjendjej dikur në bibliotekën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek. IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori Toth duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”. Prandaj të gjithë ata njerëz të shkolluar që mendojnë ende se alfabeti ynë qenka “latin”, zbulojnë formimin e tyre të mangët intelektual. Kjo vjen pikërisht për fajin e Akademisë së Shkencave, që nuk ka guxuar kurrë ta thotë publikisht me argumente shkencore se cili është alfabeti ynë. Se në këtë mes ka një paradoks të kulluar: edhe thuhet që gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë, por shqiptarët na përdorkan alfabetin latin!!!

Po atëherë si qenka e mundur të thuhet në Evropë dhe në Shqipëri që shqiptarët përdorkan alfabetin latin, kur dihet që shqiptarët kanë një prejardhje shumë më të lashtë sesa romakët?

Pra, faji, si gjithmonë, i mbetet në derë Akademisë së Shkencave për moszbardhjen e së vërtetës. Sepse në krye të saj, pas profesorëve Aleks Buda, historian, dhe Shaban Demiraj, gjuhëtar, me përjashtim të profesorit Muzafer Korkuti (arkeolog), kanë qenë intelektualë që s’kishin lidhje absolutisht me gjuhësinë apo me historinë e kombit tonë, si mjek, inxhinier, sizmolog. Shikoni tani se kush është në krye të Akademisë: politikani i thekur veteran Skënder Gjinushi, matematicien, i cili nuk e di absolutisht se ku bien me adresë gjuha shqipe dhe gjuhësia shqiptare.

Pra, nga sa u citua më sipër, gjuha shqipe, faktikisht, është “Kryezonjë” e gjuhëve evropiane. Prandaj Faik Konica thotë:

“Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo është Çamëria, të cilën grekërit e shtrembërojnë në Camuria. (Nuk u vë faj grekërve për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone”.

Së dyti, institucionet zyrtare të gjuhësisë dhe Akademia e Shkencave, me politikën e tyre gjuhësore me orientim antikombëtar, siç del nga artikulli i lartpërmendur për tubimin që do të organizohet më 17 shkurt, kanë për qëllim zhbërjen e kombit shqiptar, çka është shumë e lehtë për t’u arritur nëpërmjet zhbërjes së gjuhës shqipe, të cilën Naim Frashëri e quante “gjuhë perëndie”. Kësisoj, ato institucione dhe Akademia e Shkencave po ecin në një hap me klasën politike, e cila, që prej vitit 2013, ka punuar dhe vazhdon të punojë intensivisht për zhbërjen e Shqipërisë, çka synohet të arrihet përmes varfërimit të pandërprerë të popullit shqiptar. Pikërisht ky varfërim ka sjellë si pasojë braktisjen e vendit prej gati gjysmë milioni shqiptarësh, gjë që do të thotë shpopullin katastrofik i vendit. Klasa politike e Tiranës tani të kujton klasën politike të kriminelit Enver Hoxha në ndërtimin e marrëdhënieve që vendosi me Beogradin, si argat i regjur i tij. Kjo klasë politike, pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, e ka nxjerrë vendin tonë në bregun e pazarit grekosllav. Klasa politike e deridjeshme e Kosovës pati punuar intensivisht për rikolonizimin e saj prej shovinizmit serbokriminal. Klasa politike e Tiranës ka rënë në bark para shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke.

       Ditë më parë, dhe pikërisht më 21 janar, disa miq të mi që kishin bërë një udhëtim në disa zona të Shqipërisë së Jugut, më patën dërguar letrën e mëposhtme:

“… Të premten pasdite u nisëm për në jugun e vendit. E nisëm nga Llogarai, ku pimë vetëm një kafe. Vazhduam rrugën në Sarandën e shkretuar, pa njerëz, pa dyqane hapur, pa restorante dhe mëngjesore, pa lëvizje, tamam si një qytet i vdekur. Fjetëm në hotel dhe të shtunën vazhduam në Butrint dhe te Syri i Kaltër. Prej andej në Gjirokastër, që ishte pak më ndryshe se, së paku, kishte pak frymëmarrje jete. Të dielën në mëngjes u nisëm drejt Përmetit. Atë bukuri natyre të jashtëzakonshme e përdhosnin kryqet e bardha helene që dukeshin që 2 km larg, që i gjeje përpara në rrugë, në çdo kodër, ku nuk kishte asnjë shtëpi. Kryqet greke dhe tabelat në greqisht ishin bërë zonja të vendit… Në mes të Sarandës, në hyrje të Gjirokastrës, te varrezat e grekëve e në majë të malit, kishin ngritur kisha të reja që nuk kanë qenë kurrë më parë. Kudo valëvitej flamuri grek. Përmeti  ishte thuajse si Saranda. U kthyem të hallaksur e të trishtuar që këtë vend  të begatë ia kanë shitur Greqisë. Nuk ka asnjë arsye që ta lësh të shkretë dhe në mëshirën e fatit, sikur është një truall vakant, pa zot…”.

Le të shpresojmë që në tokën amtare ka jo vetëm njerëz që rrojnë vetëm për të ngrënë, duke grabitur dhe duke shitur të huajve pasurinë kombëtare, por ka edhe njerëz që hanë për të rrojtur në atë tokë të shenjtë dhe për mos e braktisur kurrë, me qëllim që një ditë të bukur, pasi të vijnë në krye të vendit, të lexojnë para popullit vendimin, sipas të cilit politikanët mëkatarë duhet të dalin para drejtësisë.

San Diego, Kaliforni

14 shkurt 2020

Pavarësia e Kosovës dhe përkrahja Amerikane – Nga Magjister Agim Aliçkaj*

 

Liria, pavarësia, demokracia dhe ndryshimet politike

Kur mbaroi  lufta , ish- presidenti  i SHBA-s Bill  Klinton, gjatë vizitës në Kosovë, pat thënë: “E  fituat  luftën- duhet ta  fitoni paqen”. Ishte kjo një porosi e qartë për të gjithë ata që marrin vesh pak në politikë.

 

Është një thënje e drejtë, shumë e rëndësishme dhe gjithëmonë aktuale. Liria është e shtrenjtë, vështirë fitohet por lehtë mund të humbet, ruajtja e saj kërkon punë  të madhe, vigjilencë dhe sakrificë të përherëshme.

 

Pavarësia, sovraniteti, integriteti teritorial dhe demokracia e shtetit të Kosovës, dihet se janë garancë e vetme e lirisë, mirëqenjes sociale dhe ekzistencës kombëtare.

 

Jemi para festimit të pavarësisë së Kosovës. Ishte ky projekt legjitim historik gjithëkombëtar i përkrahur nga Amerika dhe shtetet demokratike të Evropës. Po festojmë por le të dihet se, pas 12 vitesh pavarësie kemi shumë pakë rezultate dhe nuk arritëm asgjë me rëndësi kombëtare.

 

Kosova me pavarësi të degraduar dhe të rrezikuar, Shqipëria e korruptuar dhe politikisht e deklasuar ndërsa shqiptarët në trojet tjera etnike të nënçmuar dhe të keqëtrajtuar. Është lehtë ti fajsojmë të tjerët, por fajin e kemi vetë, më së shumti ata politikanë të cilët ishin në pozita udhëheqëse.

 

Duhet thënë haptas, e kemi popullin e mirë por politikanët e këqinj. Numri më i madh i tyre ishin plotësisht të paaftë për detyrat dhe pozitat që i patën. Shumë prej tyre ishin të kapluar nga korrupcioni, bajraktarizmi, lokalizmi, mendjemadhësia, inatet personale, lakmia, zilia, nepotizmi, egoizmi, individualizmi, kultizmi, indiferenca, mos-organizimi, nën çmimi i të vetit, servilizmi, respekti i tepruar për të huajin, si dhe mungesa e kulturës familjare, shkollore, fetare, demokratike dhe shtetërore.

 

Këto antivlera e kan përcjellë kombin shqiptar gjatë gjithë historisë së tij.

 

I dëshiruam, i kërkuam dhe i pritëm me shqetësim dhe durim të madh ndryshimet politike në Kosovë. Me zgjedhjet e 6 Tetorit të vitit të kaluar populli i Kosovës e dha provimin e demokracisë. Në vendet demokratike, ndryshimet zakonisht sjellin progres. Shpresojmë të ndodhë e njejta gjë në  Republikën e Kosovës.

 

Politikanët e dështuar tashti në opozitë, duhet të reflektojë në gabimet e deritashme, të ndryshojnë dhe konsolidojnë radhët e veta. Është me rëndësi të madhe që të bëhen një opozitë konstruktive, me qëllim të arritjes së qëndrimeve unike me pozitën në mbrojtje të interesave strategjike kombëtare, sidomos në marëdhënjet e jashtëme dhe posaqërisht në konfrontim me Sërbinë. Një opozitë e mirë ndikon pozitivisht në forcimin e demokracisë së vendit duke krijuar rrethana për ti zbuluar dhe kritikuar gabimet e mundëshme të pozitës. Vetëm kështu ata mund të shpresojnë të rikëthehen në pushtet, me zgjedhje të rregullta, të lira dhe demokratike.

 

Fillimisht duhet pranuar se vonesa e formimit të qeverisë ishte e pakuptueshme, e  panevojshme dhe shumë e dëmëshme për Kosovën. Fatëbardhësisht, kjo periudhë e vështirë kaloi dhe më në fund u ngrit qeveria e shpresës dhe ndryshimeve, me kuadro të afta, profesionale dhe patriotike nga radhët e VV-së dhe LDK-së. Realisht, qeveria e re nuk e ka të lehtë. Ka përgjegjësi historike për ti ndërruar trendet e deritashme negative dhe shumë të rrezikëshme.

 

Thjeshtë dhe qartë, duhet luftuar me të gjitha mjetet dhe pakompromis korrupcioni, duhet zhvilluar edhe organizuar ekonomia si dhe të gjitha lëmitë e jetës, sidomos mirëqenja sociale dhe shëndetësia. Në planin e jashtëm, duhet mbrojtur, forcuar  dhe konsoliduar pavarësia, sovraniteti dhe integriteti teritorial i Republikës së Kosovës, me qëllim të antarsimit në BE dhe Kombet e Bashkuara. Serbisë diktatoriale duhet ti ndalet turri përgjithëmonë duke e ulur në vendin që e meriton si agresore, shoveniste, antishqiptare, antievropiane, antiamerikane dhe antinjerzore.

 

Serbia dhe i ashtuquajturi “Minishengen”

 

Serbia është shtet terrorist dhe agresiv, ishte  shkaktare dhe humbëse e katër luftave tragjike, të padrejta dhe mizore. Ka qenë dhe është e sëmura e Evropës, e stërngarkuar nga urrejtja për shqiptarët dhe kombet tjera rreth saj. Ende jeton me mitet e së kaluarës së errët dhe ka nevojë për shkundje dhe shërim.

 

Ajo ishte që bëri pastrim etnik dhe gjenocid mbi shqiptarët dhe popujt tjerë të pafajshëm. Dhe ajo është sot që nuk kërkon falje për krimet e kryera. Nuk po jua këthen të pagjeturit familjeve të vuajtura shqiptare, nuk pranon as të bisedojë, e lere më ti paguaj dëmet e luftës dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 

Shitet si shtet demokratik edhe pse është e udhëhequr nga të njejtit politikan kriminel të kohës së MIllosheviqit. Vepron hapur dhe paturp si armike e Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar. Sillet si viktimë  e pafajshme, shet edhe mend për kinse mirëkuptim dhe bashkëpunim rajonal me forma mashtruese dhe iluzore si i ashtuquajturi “minishengen”.

 

Të gjitha këto me qëllim të avancimit të interesave hegjemoniste serbo-ruse. Fatëkeqësisht ajo gjeti përkrahje edhe te disa politikan të mjerë dhe të etur për dukje, siç është kryeministri pjellë komuniste i Shqipërisë, i cili vepron si i “nenshtruar” nga presidenti kriminel dhe filo-komunist serb.

 

Minishengeni është projekt serbo-rus për dominim në Ballkan dhe dalje në detin Adriatik. Është mashtrim dhe tradhëti me qëllim të shkatërrimit të Kosovës dhe tërë kombit shqiptar. Këtë e dokumentuan vetë kryeminstrat batakcinj të disa shteteve të rajonit me fotografinë e publikuar, ku Kosova është futur në kuadër të Serbisë. Vizioni i Kosovës është për hyrje në Evropë, jo në formacionet rajonale serbomadhe. Veprimet e fundit të qeverisë shqiptare mund të krahasohen me tradhëtin e madhe të komunistëve shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata ja futën thikën në shpinde Kosovës, duke e ndihmuar Serbinë për ta nënshtruar popullin shqiptar në ish-Jugosllavi, me  çrast shkaktuan mijëra viktima, përfshirë 4500 viktimat e masakrës famëkeqe të Tivarit.

 

Qeveritarët komunist dhe social komunist të Shqipërisë, duhet ta dijnë mirë se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e federatës serbo-sllave, kurrë, sepse duhet kaluar mbi trupat e shqiptarëve të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, kështjella të pamposhtura të rezistencës shqiptare.

 

Pas dështimeve të tyre të shumta, ata e kanë më mirë të merren me problemet e veta se sa të na shesin internacionalizmin antishqiptar. Duhet shpresuar dhe besuar se si në Kosovë, edhe në Shqipëri, popullit shqiptar, se është ai që do të sjellë ndryshimet e nevojshme në zgjedhjet e ardhëshme demokratike.

 

Amerika, Evropa dhe qëndrimet për Kosovën

 

Amerika është vend i bekuar,  vendi i mundësive, simbol i lirisë, drejtësisë dhe demokracisë. Është krijuar nga njerëz guximtarë dhe  trima që nuk deshën t’ju përulen sundimeve të errëta të kohës.

 

Është shtet i fortë ekonomik dhe ushtarak, garantuese e sigurisë dhe stabilitetit botërorë.

Kuptohet se nukë është pa të meta, por ato luftohen në mënyrë të përherëshme.

Amerika është shpëtimtare dhe mbrojtëse e të drejtave nacionale dhe njerëzore të kombit shqiptar.

 

Populli shqiptar e don Ameriken me zemër dhe pa hile si asnji komb tjetër në botë.

Me bombardimet e NATO-s kundër Serbisë ne vitin 1999 te udhëhequra nga Amerika, besoj se Kosova dhe mbarë kombi shqiptar  kan hyrë në interesat strategjike amerikane.

 

Amerika investoi shumë në lirinë, pavarësinë dhe mbarëvajtjen e Republikës së Kosovës.

Por, është e zënë me punë dhe probleme të shumta më të rëndësishme se sa  çështja shqiptare.

 

Nuk ka kohë të merret me neve në mënyrë të pafund.

 

Popullin shqiptar e ka dhe e konsideron mik dhe aleat por Amerika nuk i ka në qejf aleatët e paaftë.

 

Nuk preferon që të jemi servil dhe të dëgjueshëm. Don që të jemi të fortë, të organizuar, te dijmë  çfarë kërkojmë dhe të punojmë me përkushtim për ti arritur qëllimet tona të drejta.

 

Kërkon nga politikanët e Kosovës të bisedojnë me Serbinë, por jo të bëjnë lëshime në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Përfaqësuesit amerikan nuk bën dhe nuk ka nevojë të kundërshtohen. Me respekt të madh, ata duhet prezentuar me argumente të vërteta, të drejta dhe të arësyetuara mirë.

 

Bisedimet me Sërbinë mund të spjegohen, arësyetohen dhe argumentohen duke i krahasuar me bisedimet e Amerikës me Iranin.

 

Irani është shtet diktatorial që synon shkatërrimin e shtetit të Izraelit, kontrollin e Lindjes së Mesme, gjë që  e destabilizon atë dhe mbarë Botën. Serbia është shtet shovenist diktatorial që synon shkatërrimin e Kosovës, kontrollin e Ballkanit, gjë që e destabilizon atë dhe mbarë Evropën.

 

Të dyja mike të Rusisë me aspirata të theksuara hegjemoniste.

 

Dallimi i vetëm, shumë i rrezikshëm për ne është se Serbia është kopile, ledhatuese, mashtruese që tenton ta përfiton Evropën dhe Amerikën. Irani është armik dhe e urren Amerikën njësoj si Serbia, Kosovën, dhe mbarë kombin shqiptar.

 

Kushti kryesor për bisedime me Iranin është heqja dorë nga armët nukleare ndërsa me Sërbinë njohja e pavarësisë së Kosovës.

 

Si Irani, ashtu edhe Serbia e kupton dhe respekton vetëm gjuhën e forcës dhe presionit të vërtetë ndërkombëtar. Njësoj si Amerika ndaj Iranit, Kosova duhet ti forcon dhe shton sankcionet ekonomike ndaj Serbisë, të kërkon edhe nga miqët e vet ta bëjnë të njëjten gjë.

 

Dihet se Kosova nuk e ka forcën e Amerikës, por në rrethana të sodit, nëse populli shqiptar është unik dhe reagon si komb, ka forcë të mjaftueshme për ta mundur Serbinë. E drejta është në anën tonë.

 

Është gabim të hiqen apo suspendohen tarifat, përderi sa Serbia nuk ndalon sjelljet armiqësore dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Nuk ka për  çka të bisedohet me kundërshtarin kur nuk të njeh as për njeri. Nga bisedimet e deritashme me Sërbinë, politikanët e Kosovës nuk fituan asgjë, humbën me turp dhe dolën me faqe të zezë. Nëse vazhdohet kështu, problemi i Kosovës me Serbinë nuk do të zgjidhet kurrë.

 

Kjo është në kundërshtim edhe me interesat e Evropës dhe Amerikës.

 

Qeveria e re nuk guxon ta bëjë të njëjtin gabim. Reciprociteti është parimisht gjë e mirë dhe logjike por duhet planifikuar mirë kurë dhe si mund të realizohet. Së pari duhet insistuar me ngulm dhe vendosmëri në reciprocitet për njohje të dyanshme. Pastaj, mund të bisedohet për reciprocitete ekonomike dhe të tjera.

 

Vendimet historike të ish-kryeminstrit Haradinaj për sankcione dhe kundërshtim energjik të ndarjes së Kosovës janë të drejta, të qëlluara dhe me rëndësi jetike për Kosovën. Gëzojnë përkrahje të madhe në popull, sidomos te mërgata shqiptare anekënd botës.

 

Ata politikan dhe analist naiv që trumbetojnë se këto qëndrime janë faktor vetizolimi të Kosovës duhet të na tregojnë me fakte se sa e “paizoluar’ ishte Kosova para marrjes së këtyre vendimeve.

 

Thënë haptas dhe me dhimbje, arsyeja pse Amerika dhe Evropa kërkojnë të hiqen tarifat pakushte është sepse shumica e politikanëve tanë ishin të dobët, të dëgjueshëm, të përçarë, të pavendosur dhe jokompetent, për gjynah të zotit apo si thotë populli “qyqana”.

 

Politikanët amerikan dhe evropian janë pragmatik, dëshirojnë të bëjnë zgjidhje sa më të shpejt dhe sa më të lehtë të konfliktit shqiptaro-serb. Nuk duhet mençuri e madhe për të kuptuar se është më lehtë dhe më logjike për t’ju bërë presion “qyqanave” shqiptar se sa kokëfortëve serb që nuk lëshojnë pe për asgjë. Tashti erdhi koha për të vepruar ndryshe, detyrë e qeverisë së re të shpresës.

 

Amerika nuk heq dorë lehtë nga Kosova. Pa Amerikën nuk ka bisedime, nuk ka zgjidhje dhe nuk ka ardhëmeri  të popullit shqiptar. Edhe kur ka mospajtime ekzistojnë mënyra legjitime veprimi me respekt dhe vendosmëri si në trojet tona ashtu edhe në Washington për ta siguruar përkrahjen e vazhdueshme amerikane.

 

Me forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, krijohen kushtet që të sigurohen të drejtat njerëzore, humanitare, politike dhe kombëtare për të gjithë vëllazërit shqiptar që jetojnë në trojet e veta etnike në Kosovën Lindore, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Greqi.

 

Gëzuar pavarësia e vërtetë e Kosovës kombi shqiptar!

 

 

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro Amerikane dhe Këshillit të Vatrës

Lideri ose fenomeni Haradinaj nga pikëpamjet ose vrojtimët e njohura shkencore dhe humaniste – Nga AGRON SHABANI

Studimi dhe kuptimi i përgjithshem i politikës dhe mendimit politik

-Lideri ose fenomeni Haradinaj nga pikëpamjet ose vrojtimët e njohura shkencore dhe humaniste:

Ngritja ose formimi i vetëdijes kolektive (edhe asaj nacionale) dhe mendimit politik në stadin ose rangun e lartë civilizues, ky është paramendimi ose qëllimi final i afirmimit të individualitetit dhe kolektivitetit në kuadër të pluralizmit politik dhe demokracisë parlamentare ose politike. Mbase, çelësi kyç i demokracisë dhe një shteti të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkèkohor.
Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t’i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar dhe centralist. Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik etj.
Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor ,pos tjerash, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar, industrial dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, dhe i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike. Kjo zatèn èshtè edhe vlera kryesore e “tregut global” tè vlerave, resursève dhe kapitalit botèror.

Siç dihet, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike etj.
Ndryshe nga kjo, duke i parafrazuar Maks Veberin (Max Weber), Artur Shopenhauerin ( Arthur Schoppenhauer) etj. Botën e sundojnë demonët ose “dishepujt” e ndryshëm të “mbretërisë së të keqës”. Ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme reasionare, skllavopronare ose diabolike.
Dejvid Hjum (David Hume) dhe të tjerë, e veçojnë edukatën, kulturën, moralin, arsyen, disiplinèn, natyrën dhe karakterin e personit ose individit në zhvillimët ose procesët e ndryshme kognitive, evolutive, shoqërore, qytetare ose politike. Pa i harruar këtu edhe metodat induktive, deduktive, empirike, revoluciore, evolutive dhe të tjera në funksion të ndryshimit të një pushteti ose “sistemi të keq”me një pushtet ose sistem tjetër më” të mirë ” etj.
Ndonëse, filozoia e njohur e John Stuart Millit i ka vënë si të thuash themelët ose kornizat e para të metodës së njohur induktive, gjegjësisht, empiriko-analitike në kuader të së cilës, bihorvinizmi politik paraqet shtylllën ose boshtin kurrizor nè politikèn e sotme moderne ose bashkohore ku roli determinant dhe paradigmatik i shkencës dhe teknikës, kanë lozur një rol të rëndësishëm në këtë histori. Sidomos nepër fazat ose etapat e ndryshme bihevioriste ose postbihevioriste në SHBA-a etj.

Fuqia e madhe ushtarake, politike dhe ekonomkke së bashku me arritjet dhe përparimet e fuqishme industriale dhe teknologjike, pos tjerash sollën edhe ngritjen ose formimin e levizjëve, qarqëve ose organizatave të njohra elitare të fabrikantëve, farmerëve ose sipërmarrësve të fuqishëm amerikan si Presidenti Trump ose “Dinastia Trump”, “Carington” dhe të tjerë së bashku me qarqët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, akademike ose gazezareske në SHBA-s mbi bazën ose ideologjinè (kauzalitetin) njohur të suksesit, efikasitetit, ndërshmerisë, ligjëve, rregullave dhe kontrollit.
Në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s etj: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike dhe asaj politike ose analitike. Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte Charles Merriam.

Meqë termi ose nocioni politikë ose ‘politika’ në Antike, e kishin kuptimin e pushtetit qytetar dhe demokratik mbi shtetin, duke menduar në polisin (shtetin) dhe moralin ose etikën mbi shtetin (polis-etika) sipas Platonit dhe Aristotelit etj. Për Tukididin, të gjithë njerëzit ose qytetarët (e Athinës etj.)-ishin ose janè shtet-qytet ose qytet-shtet. Filozofia greke mbi shtetin dhe pushtetin u bartë edhe në Romën Antike dhe gjithandej.
Në mesjetë ndërkaq, politika u kthye ose shndërrua në “regnum”(sundim ose pushtet) ku roli i kishës ishte dominant ose ambivalent. Sipas Shèn Augustinit, që nga themelimi ose gjeneza e tyre dhe deri me sot, ka patur përplasje, kolizione, antagonizma, divergjenca, kontraverza ose diskrepanca tè ndryshme në mes “civitas terrenit” ose “fushës qytetare dhe politike” dhe “Civitas Deit”(Shtetit të Zotit).
Toma Akuinski i dallonte (veçonte) metodat politike dhe jopolitike të shtetit dhe pushtetit, duke u shprehur se “Politika Ars Prutendta Est” (Politika èshtë Art i përvojes dhe zgjuarësisë),. Duke pleduar nè “Prudentia Administrativa”, “Prudentia Arcitektonica” etj. Politika pra, èshtè art i sundimit ose qeverisjes së atyre që janë me të zgjuar ose më të fortë mbi të paaftit ose despocistët.
Makiaveli, në stilin dhe cilësinë e filozofit ose mendimtarit kryesor të periudhës sè Humanizmit dhe Renesansës, ishte i mendimit mbi divorcin (ndarjen) ose dihotominë e domosdoshme në mes etikës (moralit) dhe politikës. Përderisa në epokën e re (moderne ose bashkèkohore) politika me ndihmën e politologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, antropologjisë, ontologjisë, epistemologjisë dhe shkencave tjera shoqërore ose humaniste, si dhe në bashkëpunim me shkencat natyrore ose teknike: U bë “Virtus Politique” (Virtyt Politik) në raport me “Auctorititas non Veritas Facit Legem”, ku “autoriteti i shtetit dhe pushtetit, dhe jo e vërteta e bëjnë ligjin”.(Veritas, non Auctoritas Facit Legem)

Ndonëse, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Me kalimin e kohës do e kemi transorfimin ose renesansën e njohur të shtetit, pushtetit dhe politikës nga “Civitas (Dei) në “Res (publika) etj. E tërë kjo falë evolucionit, progrsit, emancipimit dhe intelegjencës së njeriut etj. U mor vesh se Dekarti e percaktonte intelegjencen si “mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash”. Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit progresiv të vetdises sè lartë , arsyes dhe ndërgjegjës.

Në politikë të lartë ose diplomaci, ashtu sikurse në luftë, në vend të ligjëve të statikës ose mekanikës, dominojnët shpesh ligjet e dinamikës ose termodinamikës ku gjatë procesëve të ndryshme natyrore, ushtarake (luftarake) dhe të tjera, një sasi e madhe e forcës dhe enërgjisë sikur e humbë peshën dhe gravitacionn e saj të dikurshëm ose paraprak. Në procesët kimike ndërkaq, dy substanca të ndryshme, ose puçen (bashkohen) me njèra tjetrèn, ose shuhèn dhe shpèrbèhen.

Politika dhe diplomacia shqiptare, ose ajo kosovare si pèr shèmbull, asesi tè gjejnè vetèn nè “parketin” ose “masivin e madh” tè marèdhenieve ose raportève tè sotme botèrore ndèrkombtare. Pse (pèrse) ndodhè kjo nè njè kohè kur Kosova dhe Shqipèria aq shumè kanè nevojè pèr njèra tjetrèn? Kjo ndodhè, sepse ti nuk mund të ndryshosh botën, popullin, shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare, pa e ndryshuar, korigjuar ose përmirësuar vetën ose vetvetèn tënde objektive dhe subjektive nga çështjet dhe aspektët e ndryshme dogmatike, demagogjike, hipokrite, pllakative, ataviste, reaksionare, anakronike, inkoherente, utopike, hedoniste dhe të tjera.
Ti mund të bëhësh kryeministër, president, kryeparlametar, deputet, ministër, politikan, ambasador ose diplomat i shpifur, sajuar, kamufluar ose prodhuar artificialisht nga laboratorët ose “epruvetat” e ndryshme partiake, politike, forumiane, kabinetike, paralpolitike, paranormale dhe të tjera. Sigurisht. Bile, edhe lider i njohur, i stisur, sajuar, himnizuar, valorizuar ose glorifikuar nga mediat, propaganda ose agjitacioni. Por, ti nuk mund të bëhësh dikushi ose askushi, duke i ndryshuar fjalët, si dhe duke i shkelur premtimet, vlerat, parimet dhe interesat e larta morale, intelektuale, profesionale, shtetrore, nacionale, humaniste etj. Apo, duke i përseritur ose recidivuar metodat e një politike të meherëshme që e ke akuzuar dhe kriminalizuar dikur, dhe e cila me gafat ose nonshalancat e saj të ka sjelurr në pushtet.
Politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose ‘frontin e luftës’ politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi.

Fenomeni Haradinaj!

Në Kosovë politka dhe diplomacia si duket nuk kanè kohè pèr edukaten, kulturèn, moralin, virtytin, idealin, humanzmin, shkencèn, arsimimin, emancipimin, disiplinimin etj.
Rubikoni ose grafikoni i pleshmërisë ose prodhimtarisë së gjithëmbarëshme politike dhe diplomatike në Kosovë, janë të varur dhe ndikuar nga shumë faktor të ndryshëm determinant dhe paradigmatik si dhe nga qarqe ose struktura të ndryshme përverse, retrograde, reaksionare dhe diabolike nga brenda dhe jashtë Kosovës që e shohin ish Kryeministrin Ramush Haradinajn jo vetëm si hero të luftës dhe lirisë (çlirimit) të Kosovës, por edhe si hero, gardian ose kalorës të shtetit, integritetit dhe sovranitetit tè Kosovës i cili duhet sfiduar, linçuar, kriminalizuar, shanazhuar, eklipsuar dhe izoluar patetèr nga pushteti dhe politika kosovare. Jo vetèm z. Haradinaj.

Të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar, intelektual dhe politik për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem ose radikal së bashku me ikjen e “botës shqiptare” ose “kosovare” nga diskursi dhe ekskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin maksimal ose absolut të shtetit, pushtetit, vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem shtetror dhe nacional në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të “mbinjerëzve” ose “supermenëve” të ndryshem institucional, politik, afarist, profiterist, karierist,, tregtar ose ekonomik të cilët nuk i njohin dhe s’i pranojnë faktet ose realitetèt e njohura në terren: Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar edhe problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë në demokracitë më të përparuara të Perëndimit. Nè SHBA-s dhe UE-s sidomos.
U mor vesh se të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve ose teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.
Ndonëse, edhe idetë ose idealet e njohura të demokracisë evroperëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionizmin optimal ose maksimal. Jo, sepse idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e shquanin dhe imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe afatgjata. Koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik.

Ndaj, a është e mundur dhe si është e mundur që një qenie individuale ose specie politike, të mund të gjejë një pajtim me grupin shoqëror, qytetare ose politik si dhe me rregullat e tyre? A është i dënuar individi pushtetmbajtës ose politik ( si Ramush Hradinaj) i cili për të jetësuar ose përjetësuar popullin (kombin) dhe atdheun e tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, mirëqenien dhe karierën e vet? Gjegjësisht, vetvetën e tij.
A është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror? Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose qytetare. Kjo do të thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, ontologjia, gneseologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia dhe kështu me radhë, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me pyetjet ose tematikën e mespërme. Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetae), shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale, funksionale, politile, diplomatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, drejtësinë dhe barazinë për të mbrojtur dhe fituar lirinë dhe pavarësinë e njohur shtetrore, nacionale, politike, historike, teritoriale, gjeografike etj.

Ish kryeministri Haradinaj, sigurisht se bëri gafe ose gabime të ndryshme taktike, teorike, praktike, strategjike, kadrovike, politike, diplomatike, retorike, oratorike etj. Sidomos në raport me SHBA-s, UE-s, me kryeministrin shqiptar, z. Edi Rama etj. Por, z. Haradinaj, gjithashtu do mbahet mend si i vetmi lider ose burrështetas modern shqiptar i cili në emër të interesave ose kauzalitetit të lartë shtetror dhe nacional të popullit (kombit) dhe atdheut të tij, e mohoi ose sakrifikoi karierën ose funksionin e vet të shefit të ekzekutivit kosovar.
Në këtë prizëm, nuk mund të pajtohen kurrë egoja, vizioni, narracioni, invencioni, intencioni, potencioni ose dimensioni i veçantë i personit ose individit (…) me vlerat, sakrificat, guximin, heroizmin, vetmohimin, dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm të z. Ramush Haradinaj etj. Jo, sepse personi ose individi, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke i njohur dhe pranuar vlerat, nevojat, kërkesat, ëndërrat, deshirat, idealet dhe vizionet e njohura shtetrore, nacionale dhe politike së bashku me frymën e qytetërimit (emancipimit), identitetit, spontanitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin të tyre qytetar ose politik.
Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar, kultuar dhe emancipuar kombtarisht dhe politikisht, personi ose individi, ia arrijmë të ngritën (ngjiten) dhe largohèn nga ‘foshnjëria’ ose “tabula rasa” e përgjithshme shtetrore, nacionale, institucionale, karieriste, profesionale, politike ose diplomatike që i fshehim dhe krijojnë vet.
Vetëm përmes edukatës, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm, personi ose individi, mund të ngritën ose ikin (largohen) nga kthetërat e ndryshme arbitrare, autoritare ose totalitariste të shqisave, instiktëve ose ndijimëve (ndjenjave) të ndryshme iracionale, negative, subjektive, sugjestive etj.
T’i pranosh tjetrit vlerat, vetitë dhe cilësitë e larta institucionale, konstitucionale, intelektuale, profesionale, morale, çlirimtare (uftarake), heroike, patriotike dhe të tjera: kjo, do të thotë të pranosh të drejtën e tij dhe tè drejtèn tènde (personale) për edukatë, kulturë, liri, drejtësi dhe barazi. Sepse, njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit njeri, përveç lirisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale, profesionale dhe politike për ta fituar dhe mbrojtur atë liri, drejtèsi dhe barazi.

U kuptua se kompromisi, konsenzusi, dialogu dhe metodat e njohura shkencore ose filozofike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si ideologji apo mbase si një kauzalitet i ri shtetëror, nacional ose politikë tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe humanste të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur institucionale, konstitucionale, profesionale, politike dhe diplomatike në anën tjetër. Duke i veçuar këtu parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskursive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë duhet t’iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( shtetrore dhe nacionale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit tè njohur global ose universal.
Në politikèn dhe diplomacinè shqiptare ose kosovare, ndodhë e kundèrta!!!
Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar, politik ose diplomatik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.