VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

UNË TASHMË DO TË KISHA SHKUAR LARG – Poezi nga VOLFGANG GËTE (Wolfgang Von Goethe) – Përktheu FASLLI HALITI

By | August 30, 2018

Komentet

Shejzat: Kështu për jetë do të qindrojë në kujtimin t’onë Mustafa Kruja

Xixat e “Shêjzavet”

Nji trashigim shpirtnuer

 

Etёnt t’onё ishin vaditun t’a luftojnё njâni tjetrin me tagan ase me pushkё. Mёnyra e tё luftuemit kishte normat e veta caktue nga gojdhâna. Burri pёrpiqej tё mirrte gjakun e vet tue e shtrî dekun pёrdhé kundёrshtarin, por nuk rropatej n’asnji mёnyrё t’i a nxînte faqen me shpifje e me shkarkime. Anmiqsija, e cila pёrfundonte nё vrasje, nuk i a verbonte askuj menden sa me e pёrçmue vlerёn e kundёrshtarit. Burrnia e etёnve shkonte shum larg n’ushqim ndiesísh bujare. Tue e ndeshun vrasёsin e t’et, tё vllaut, tё birit pranё nji miku tё dashun, Shqiptari i dikurshёm falej me tê dhe aty pёr aty i epte nji javё ase nji muej besё, d.m.th. tё drejtёn me qarkullue lirisht ai me mashkujt tjerё tё shtёpís. Nё rasa rreziku tё fisit, grindjet vetanake u mёnjânojshin dhe, deri sa i hueji ase anmiku i pёrbashkёt rrijshin kёrcnuesa mbi krye, gjindja nё gjak rrnojshin e veprojshin krah pёr krah pa asnji dishmí tё dukёshme urrejtjeje. Zotnim dejsh pёr t’u çmue, sepse tregon nji fuqí eprore n’ushtrim tё vullnetit, nji sundim tё çmeritёshёm t’arsyes mbi gjakime edh’epshe tё shpirtit e tё gjakut.
S’janё gjâna tё reja kёto, por duhen pёrsritun se palci i shqiptarizmit, mushti jetёsuer i kombit, nё kёto e ruejnё sekretin e gjallnís.
Gjikimi mbi vlerën e nji jete njerzore kalue nё deshír e në vullnet me i shërbye çashtjes kombtare, âsht nji detyrë sidomos kundrejt brezníve t’ardhëshme. Nuk lumnon ajo gjinde e cila përbuzë me lehtësí vlerat dhe mundin e derdhun në dobí t’idealeve qi asaj i a kuqin gjakun ndër dej dhe i a prarojnë gojdhânën në shpirt. Nuk ndien nxitje për t’u lodhë për të mbarën e të mirën e kombit i riu qi shef se – punove s’punove për çashtje – ruejte nderë e burrní ase u shnjerzove – e njâjta ftohtësí a papërfillje përsjell gjatë jetës e përtej dekës nё datsh përtacin zhgatrrues në datsh zelltarin ndërtues.
Deka shutitë hovin e urrejtjes. Heshtja e amshueme ndihmon me pleqnue mâ me kthielltí mendjeje mbi vepra të nji jete të sosun. Mardha e dekës skalitë e ngurosë jo vetëm fytyrën e të zhdukunit në nji shprehje të paluejtshme, por edhe kujtimin e tij në nji gjikim të ngulun ku përmblidhet trashigimi shpirtnuer qi lên mbrapa.
Thotë Mallarmé, në vargun e shkëlqyeshëm dhe të fuqishëm, i cili nisë tingëllimin mbi “Vorr t’Edgar Poe”:
“Tel qu’en Lui-même enfin l’éternité le change…”
Kështu për jetë do të qindrojë në kujtimin t’onë Mustafa Kruja, i spastruem në dekë nga pesha e të mbetave njerzore, i ndriçuem n’amshim nga ideja e shqiptarizmit qi përhera i flakoi në shpírt, dhe, bashkë me Tê, testamendi burrnuer, i cili përmbledh në synthezë trí ndiesí qi janë pajë e ndërtuesave.
Ushqei besim në fuqín e punës. La shembull se jo me fjalë tringullore e haparí krenare atdhedashunije krijohet në kët shekull fati i lum i nji kombi por me veprimtarí të pandáme, të ndritun, vetmohuese. Mustafa ç’prej moshës mâ të blerët, kur mpronte të drejtat e Shqipnís në fletore të Stambollit tue shkrue me pseudonimin “Asim Djénan” e deri në Niagara Falls, ku e mbylli jetën me pendë në dorë, punoi me nji cenë të pakëputun vigâjsh.
Ushqei besim në fuqín qytetnuese të kulturës sepse vetëm tue luftue paragjikimet dhe tue lirue trût e bashkatdhetarve nga mjegulla e padijes ai ish i bindun se shpejtohet të gëdhimit e asaj dite ku nevoja e vllaznimit, tue i u shfaqun të gjithve e qartë, do të lidhte tok zêmrat mbi të cilat themelohet lumnija e atdheut. Kulturën, Mustafa e adhuroi vetë, dhe nxiti tjerët t’a adhurojnë; asaj i kushtoi ajkën e fuqive të veta, në frymë të saj u frymëzue.
Ushtroi, pa lakime, normat mâ fisnike të burrnís shqiptare. Kur i u mbush mendja se nji nisjativë a vepër mund i siellte sherbim atdheut e shqiptarizmit, nuk muer parasŷsh trillet e turmës as zhurmën e vikamës brohoritëse a poshtëruese. Dijti të flîjojë n’altar të Shqipnís të mirat mâ të shtrênjta njerzore dhe shqiptare: nâmin dhe popolaritetin. Potera e prozhmuesave nuk i a mbuloi kurr zânin e ndërgjegjes qi e shtýnte me marrë qendrime shpesh në kundërshtim me andjen e turmave. Deshti mâ fort Shqipnín se popularitetin e vet. E ky shêmbull âsht shum i rrallë si në Shqipní ashtu në botë.

Marrw nga “Shêjzat”, Vjeti III, N. 1-2, Kallnuer – Fruer 1959
Pronar ERNEST KOLIQI Kryeredaktor MARTIN CAMAJ

PËRRALLË ME LËMENJ – Poezi nga THANI NAQO

Ti s’ke si ta dish ç’është lëmi,
I drunjti strumbullar pse dukej i artë.
Pse kuajt spërkatin me xixa kalldrëmin,
Pse qielli ishte dikur më i kaltër.
Ti s’ke si ta dish ngarësin e kuajve,
Epoka e Lëmenjve për ty është fikur.
Ama, kokrën e grurit e shkoqitnin prej kallinjve,
Thundrat e atyre që quhen Krifëngritur.
Ti s’ ke shijuar lëpjeta me gjizë,
Përshesh me dhallë e as lakror me rradhiqe.
Nafora, që ty të japin në kishë,
Bekim lëmenjsh është, në mijra vite.
Ti s’ke si ta dish ç’është vrahtari,
Si e pastron grurin me erën e mbarë.
Pastaj, për jastëk, qafën e një kali,
Të njërit, prej kuajve, që unë kam ngarë…
2012

Më 22 janar 1788 lindi George Gordon Byron, përfaqësues i rëndësishëm i romantizmit anglez dhe botëror, mik i shqiptarëve

Lord Byron me kostume shqiptare. Pikturë nga Thomas Phillips.

George Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron) shkrimtar anglez i romantizmit dhe mik i shqiptarëve, lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait të tetë, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Në moshën madhore zuri vendin që i takonte në Shtëpinë e lordëve. Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkolle, ku studioj gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Këtu ju spikaten ato cilësi të karakterit që i ruajti gjithë jetën : serioziteti dhe zotësia të mendohej thellë mbi ngjarjet e jetës ; dhe bashkë me këto : gëzimi, vrulli shpirtëror e temperamenti i zjarrtë. Më 1805 Bajroni hyri në Universitetin Kembrixh (Cambridge). Kur ish akoma student botoi vjershat e para lirike të tijat “Orët e Ngeses”. Revista zyrtare e shkrimtarëve “Edinburg Reviu”, i bëri një kritikë pa mëshire. Poeti i ri iu përgjigj me satirën “Këngëtarë anglezë e skocezë”, në të cilën sulmoi ashpër letërsinë angleze të asaj kohe dhe gati gjithë poetët e njohur, sidomos ata të “shkollës së liqenit”. “Shtegtimi i Çajld Haroldit” është puna letrare më e madhja e Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është “më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia”.

Populli i Shqipërisë së Jugut e mbajti për një kohë të gjatë në kujtesën e tij vizitën e poetit anglez në sarajet e Tepelenës 150 vjet më parë dhe pleqtë tanë, shpesh herë mbrëmjeve, kur mblidheshin për bisedë te sofati i portës, i përmendnin fjalët që i tha Ali Pasha djaloshit fisnik anglez : E kuptoj që jeni vërtet nga derë e madhe, prej veshëve tuaj të vegjël, prej duarve të vogla të bardha dhe prej flokëve kaçurrela.

Më 1809, në korrik, njëzetenjëvjeçari u nis për udhëtimin e tij të parë nga skela e Falmouthit. Mori pas një shpurë shërbëtorësh, i shoqëruar prej shokut të tij të shkollës Cam Hobhouse. Së pari zbriti në Lisbonë. Portugalia qe aleate e Anglisë në Luftën Gadishullore. Napoleoni e kishte zaptuar Evropën, por Anglia zotëronte detin. Udhëtimet ishin të rrezikshme, prandaj Bajroni vizitoi vetëm ata vise që nuk rrezikonin nga armiku. Prej Lisbonës udhëtoi me kalë 640 kilometra dhe arriti në Kadiz. Nga ky port spanjoll një luftanije angleze e solli nëpër Mesdhe prej Gjibraltarit në Maltë dhe që aty në Prevezë, në Shqipëri. Nga Preveza, Bajroni dhe Cam Hobbouse erdhën në Janinë. Vizitorët e shquar nuk e gjetën Ali Pashën në kryeqytet, prandaj më 11 tetor e vazhduan udhëtimin 160 kilometra të tjera në veri. Më 17 u nisën në Libohovë dhe arritën në Qestorat e në Erind. Prej Erindit u nisën më 19 të tetorit në orën 3,30 pas dreke dhe në orën 5 arrin në Tepelenë. Pas tri ditëve si mysafirë të Ali Pashës, u kthyen po asaj udhe. Nga Janina u nisën për në Prevezë dhe së andejmi kaluan për në Greqi nën mbrojtjen e 35 shqiptarëve.

Duke u larguar nga Shqipëria, Bajroni përshkoi Akarnaninë, kapërceu pyjet aeoliane të lumit Ahelos dhe më 21 nëntor 1908 arriti në Mesolongji, ku 16 vjet më vonë do të jepte jetën për Greqinë. Atje ktheu për në shtëpi të tyre gjithë shqiptarët që e përcollën, vetëm një jo, Dervishin, që mbeti me të përsa kohë që poeti qëndroi në Lindje. Bajroni u kthye në Londër në korrik 1811. Gjatë udhëtimit shkroi një ditar në vargje të cilin e pagëzoi me titullin : Shtegtimi Çajld Haroldit. S’kish në mend ta botonte, po shokët e tij të entuziazmuar ia rrëmbyen nga duart dhe e dërguan në shtyp. Kënga e parë dhe e dyta u pritën me lavdërime të madha. Bajroni u zgjua atë mëngjes dhe pa se qe bërë i famshëm. Cajld Haroldi e bëri edhe Shqipërinë të njohur në gjithë botën e qytetëruar. Nga të dy këngët na intereson e dyta. Në të parën Bajroni përshkruan udhëtimin përmes Portugalisë e Spanjës. E dyta merret kryekëput me Greqinë dhe Shqipërinë. Dorëshkrimi ka këtë shënim të autorit :

Bajron në Janinë, Shqipëri
Filluar në 31 tetor 1809
Mbaruar në Izmir, më 28 mars 1810.

Në përkthimin e bere ne shqip për fat te keq perkthyesi nuk e ka rujatur rimën.

Me marshin luftarak të ushtarëve të Ali Pashës : Tamburxhi ! Tamburxhi !, të cilin Bajroni e hartoi në bazë të dy-tri këngëve të tjera luftarake shqipe, (tekstet e të cilave fatkeqësish nuk ekzistojnë), poeti i përshëndet Shqipërinë dhe nis t’i këndojë Greqisë, me të cilën edhe e ka filluar këngën e dytë.

Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë jugore e, më saktësisht, në Janinë në vitin 1808, lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips që të realizonte portretin e famshëm të lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti titullohet Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian (portret i një fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me një veshje ku ndërthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu të një një turbani që i përngjan më shumë një shalli ; e bardha e këmishës dhe e fustanellës me të zezën e kadifenjtë të një xhakete. Ai mban në duar një jatagan i cili ka një këllëf të purpurt e të argjendtë. Portreti u vendos asokohe në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë. Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi portret që piktori i bëri Bajronit. Në 1835 dhe në 1840 Filips pikturoi dy variante të tjera të këtij portreti. I pari iu dhurua më 1862, nga i biri i piktorit, Galerisë Kombëtare të Portreteve (National Portrait Gallery) në Londër, ku vazhdon të jetë i ekspozuar aktualisht. Ndërsa varianti i dytë, që u komisionua nga Xhon Murrej, botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmës në Albermarle Street, Londër.

Pasi vizitoi Portugalin e Spanjën Perëndimore, lundroi prej Gjibraltarit për ne Malte. Ku vendosi të shkoje të vizitoje Shqipërinë, i shoqëruar nga Kam Hobhauz. Gjate udhëtimit shkrtoi një ditar ne vargje, te cilën e pagëzoi me titullin “Shtegtimi i Çajd Harolld”. Ndërkaq, sukses te madh letrar patën poemat e tjera te Bajronit “Gjauri”, “Nusja e Abidonit”, “Korsari”, “Lara”, “Rrethimi i Korinthit” dhe “Parisina”. Bajroni krijoi një gjini të veçante të poemës romantike, me figura karakteristike të heroit romantik, nga ngjarjet dramatike te se kaluarës, prej jetës se viseve ekzotike të Lindjes. Ideja e luftës kunder reaksionit, politike e letrare, ideja për liri politike përshkojnë një varg të vjershave lirike në periudhën e parë të krijimtarisë se Bajronit. Te tille janë : “Mallkimi i Minerves”, “Vajza qe qan”, Vizitës së Princit-regjent në varrin e mbretit”, etj.

Ne 1809, kur arriti në Janinë, Ali Pasha e ftoi në Tepelenë në qytetin ku ka lindur në pallatin e preferuar, vetëm një ditë larg Beratit. Po megjithëse ishte pajisur me të gjitha lehtësirat e duhura dhe të përcjellë nga një prej sekretarëve të vezirit, mezi e mbaroi udhëtimin e tij (për shkak të shirave) brenda nëntë ditëve, një udhëtim që në të kthyer e bëri në më pak se katër ditë. Ruges kaloi afër dy qyteteve, Gjirokastrës dhe Libohovës, të cilat me sa dukej, nuk qenë shumë më të vegjël nga Janina. Bajron shkroi se Shqiptarët i kishin lene pershtypje në sy përmes shëmbëllimit që kanë me malësorët e Skocise në veshje, në fytyrë dhe në mënyrën e jetesës. Dhe vetë malet e tyre më duken si të Kaledonisë, veçse me klimë të butë.

Në botimin më të ri të veprave të Bajronit, në edicionion Oksford, është shënuar edhe një këngë tjetër shqipe e gjetur rishtazi në shkrimet e Bajronit.Ai i kishte mësuar përmendësh nja dy këngë shqipe dhe për zbavitje ia këndonte shokut të tij, poetit Shelley, kur banonin afër njëri-tjetrit pranë liqenit Lema. Gjatë këtij udhëtimi në Shqipëri, shoku i Bajronit, Cam Habhause, mbajti edhe ai një ditar në prozë, të kësaj vizite:’’Travels in Albania in 1809-1810’’(Udhëtime në Shqipëri më 1809-1810), të cilën vepër autori e ribotoi përsëri të ripunuar më 1855 nën emrin Lord Brajton. Në këtë libër mund të njihet çdo hap e çap udhën që bënë në Shqipëri të Jugut, të përshkruar në prozë. Lodr Bajroni u nda nga jeta me 19 prill 1824.

Vizita në Shqipëri i la mbresa të thella Bajronit. Te shqiptarët ai pa një shpirt të veçantë, i cili ndezi imagjinatën e tij poetike për tema ekzotike. Në shënimet e mbajtura, kur ishte në Shqipëri, për poemën Shtegtimi i Çajld Haroldit, ai shkruante për shqiptarët: Më tërheqin shumë me atë ngjashmërinë e tyre me Hajlanderët e Skocisë, në veshje, në pamje dhe në mënyrën e jetesës. Si kujtim ai mori një kostum tradicional shqiptar, me të cilin piktori Tomas Filips i ka bërë një portret. Ky kostum ka një histori më të gjatë. Ai aktualisht është i ekspozuar në Bowood Estates, Angli. Në përshkrimin e udhëtimeve të tij Bajroni thotë: Në udhëtimet e mia kam mësuar të mendoj si filozof, dhe po të mos bëja ashtu, ankimi sdo të kish dobi.

Por çfarë ndodhi me kostumin shqiptar që kishte lord Bajroni? Bajroni ka pasur një korrespondencë me Margaret Mercer Elfiston, të bijën e lord Keitit, dhe më 1814, ai i dhuroi asaj kostumin shqiptar duke i sugjeruar që ta përdorte si veshje balloje, pasi kjo veshje ishte e veçantë. Më pas kostumi kaloi nën zotërimin e familjes Lansdoun dhe u rizbulua në vitin 1962. Një nxënëse që studionte Bajronin, e quajtur Doris Lenglej Mor, shkon në familjen Landsdoun e, më saktësisht, në Bowood House, në Ëiltshire për të marrë materiale në lidhje me këtë familje dhe e njeh këtë kostum. Në një artikull të publikuar në Costume Society Journal në 1971, Mor përshkruan emocionin që pati ndjerë kur kishte mbajtur në duar atë kostum. Pasi u shfaq në Muzeun e Kostumeve, në Bath, kostumi shqiptar ishte kthyer në Bowood për tu ekspozuar. Pikërisht dy jelekë të marrë nga ky kostum tashmë janë të varur në murin e dhomës në të cilën qëndronte dikur Mercer Elfinstoni. Kjo gjë tregon një lidhje të dukshme mes Bajronit dhe Shqipërisë.
Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit[redakto | redakto tekstin burimor]

25 gusht, 1819 E dashura ime Tereza!

E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. Është një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.

GRANADA MAJÁ (Granada ime) – Nga MIKHAIL ARKADYEVICH SVETLOV (1903-1964) – Përktheu FASLLI HALITI

 

Mikhail Arkadyevich Svetlov ka lindur në një familje të varfër hebreje. Ka botuar që në vitin1917. Dy vjet më vonë, Svetlov botoi pëmbledhjen e tij të parë me poezi, “Binarët”. Tema kryesore e veprave të tij në 1920 ishte Lufta Civile ruse. Ndoshta poezia më e njohur e shkruar nga Svetlov, është “Granada”, botuar në vitin 1926.

Granada është një qytet spanjoll, kryeqyteti i provincës së Andaluzisë. Ajo është shumë afër maleve të Sierra Nevadës, të vendosura në bashkimin e dy lumenjve: Darro, një kontribues i Genilit, dhe Genilit vetë.

GRANADA MAJÁ
(Granada ime)

Marshojnë dhe ecin,
Luftëtarët tanë,
Këngën Jabločkaja
Në zemër e kanë.

Ah, këtë këngë
E ruan, o stepë,
Vetë malakita
E barit të blertë.

Po një këngë tjetër
Të tokës plo mall
Një djalë na e solli
Hipur mbi kalë.

Këndon ai dhe sheh
Këtu, atje, gjithҫka:
O Granada, ime,
Granada majà!

Dhe këngën djaloshi
Bukur e këndon…
Po vuajtjet iberike
Vall’ a s’i kujton?

Hej Aleksandrovsk,
Kharkov na tregoni:
Në gjuhën spanjolle
Ka kohë që këndoni?

Ukrainë më thuaj,
Mbi grurin e verdhë
Poeti Shevҫenko
A shtrihet si njëherë?

Pse këndon o mik
Për Granatën pra:
O Granada, ime,
Granada majà?»

Heziton djaloshi
Flet pastaj ngadalë:
Granadën – thot’ ai
Në libër e kam parë.
Granada në Spanjë
Qëkur u ndërtua-
Si qytet i bukur
Tepër u nderua!

Shtëpinë e lashë
Shkova të luftoj
Vëllezërve tokat
Unë t’iu dhuroj .

Do shkoj tek të mitë,
Në dashtë Zotit pra !
O Granada, ime,
Granada majà!

 

Vraponim ne shpejt,
Mësonim dyfish
Gjuhën e gjaktë –
Të luftës siç ish.

N’agim lindte dilli
Edhe perëndonte,
Edhe pse i lodhur
Kali prap’vraponte,

Këngën Jabločko
Me harqe-rënkuese
E luanin të gjitha
Violinat vajtuese…

Po kënga ҫ’u bë,
Pse s’këndohet më:
O Granada, ime,
Granada majà!

Goditur në gjoks
Shembur përtokë
Shoku yn’ i shtrnjtë
Shalën e la bosh.

Dhe trupin ia puthi
Atij me rreze hëna,
Dhe buzëve i doli;
Vetëm fjala «Gra…na…»

Në tokë të largët,
Ku djali rri tani
Me vete ka marrë
Dhe këngën e tij.

Q’aherë këngën
S’e dëgjojmë më:
« O Granada, ime,
Granada majà!.

Trimin të vrarë
Reparti s’e pa dot
Po këngën Jablločko
E këndon dhe sot.

Vetëm nga qielli,
Në agun – kadifè,
Një re e vogël
Lotët derdh rrëke…

Po këngë të reja
Ngre jeta si nënë…
Djema, nuk duhet,
Ta qani për një këngë.

Nuk ia vlen, s’ia vlen,
S’do t’ia vlejë pra …
O Granada, ime,
Granada maja!

(1926)

Shqipëroi: Faslli Haliti

***

Një ditë poeti Semyon Kirsanov lexoi poezinë Granada. Ai e pëlqeui shumë, shkoi menjëherë te Majakovski dhe i dha tekstin e poezisë Granada. Disa ditë më vonë u zhvillua një mbrëmje nga Majakovski në Muzeun e Politeknikut. Dhoma ishte e mbushur plot e përplot. “Unë qëndroja në këmbë – do të tregonte – në vitin 1957 Svetlovi – isha i lodhur dhe shkova në shtëpi, pa pritur fundin e mbrëmjes. Një fqinj im i cili qëndroi deri në fund të mbrëmjes më tha: – Pse ike pa mbaruar mbrëmja? Majakovski recitoi përmendësh poezinë tënde Granada!
Më vonë ai e lexoi atë në shumë qytete. U bëmë miq. Një ditë Majakovski më tha me buzëqeshje: – Svetlov! Çfarëdo që shkruaj unë tani, nuk ka rëndësi, të gjithë më quanjnë “Re në pantallona”. Kam frikë se e njëjtë gjë do të ndodhë edhe me “Granadan” tuaj.
Ishin fjalë profetike. Secili nga të njohurit e mi të rinj, menjëherë më thotë: – Ah po, Svetlov! Granada! Nga njëra anë ndiej kënaqësi, por nga ana tjetër është për të ardhur keq që pas 40 viteve të veprimtarisë sime letrare, unë identifikohem si autor i një poezie të vetme

Shqipëroi: Faslli Haliti

Më 21 janar 1950 u nda nga jeta George Orwell, autor i kryeveprave “1984” dhe “Ferma e kafshëve”

George Orwell (shqiptimi: Xhorxh Oruell), kishte lindur me emrin Erik Artur Bler (angl. Eric Arthur Blair), lindi me 25 qershor 1903 në Indi në fshatin Motihari afër kufirit me Nepalin dhe vdiq me 21 janar 1950 ne Londer , ishte shkrimtar dhe gazetar anglez.

Mbase s’ka mbetur kush pa dëgjuar për autorin e kryeveprave “1984”, apo “Ferma e Kafshëve”, ndërsa pyetjes se ku është i lindur George Orwell pakkush e di përgjigjen e saktë. Orwell u lind në Motihari, në Indi. Atje ende qëndron shtëpia e tij e lindjes – e braktisur dhe gati e shkatërruar.

Babai i George Orwell – ndryshe i Eric Arthur Blair, sepse George Orwell ishte vetëm pseudonim i tij artistik, ishte një zyrtar i administratës koloniale britanike në Indi. Ishte i vendosur në Motihari, në krahinën indiane Bihar, një vend ky afër kufirit me Nepalin, për shkak se punë e tij ishte mbikëqyrja e tregtisë me opium. Eric u lind në vitin 1903, megjithëse nuk jetoi gjatë në Motihari, sepse vetëm një vit më vonë familja e tij u kthye në Angli.

Megjithatë, atje ende ekziston shtëpia e tij e shkrimtarit të njohur botëror, e cila është në gjendje të mjerueshme. Shtëpisë njëkatëshe i është rrënuar pullazi, në oborrin e saj kullotin lopët e askujt, e disa familje kanë “uzurpuar” pronën në të cilën qeveria indiane planifikonte të hapte një zonë përkujtimore kushtuar shkrimtarit britanik – të lindur si indian. Atje duhej të themelohej një bibliotekë dhe një park përkujtimor, në të cilin do të mbaheshin manifestime kulturore. Por, vitet kalojnë pa ndodhur asgjë.

Debapriy Mukherjee është një ndërmarrës nga Motihari.

Ai s’mundi më të rrinte duarkryq dhe të shikonte shkatërrimin e shtëpisë ku u lind Orwell. Inicioi një web-faqe, me qëllim të detyrimit të shërbimeve përgjegjëse indiane që – më në fund – ta rinovojnë shtëpinë. Për vetëm dhjetë ditë web-faqja u ‘bombardua’ nga porositë dhe deklaratat mbështetëse. Mukherjee e ka të qartë se krahina Bihar është ndër më të varfrat në Indi, por ndërkohë i janë lajmëruar shumë klube letrare dhe filantropë, që kanë premtuar ndihmë. Por, para së gjithash, Mukherjee pret që organet përgjegjëse indiane të përmbushin premtimin e dhënë kaherë. “Para shumë viteve qeveria premtoi se do të rinovojë shtëpinë, dhe se gjithë zonën përreth ta shndërrojë në një trashëgimi kulturore, ku do të vinin vizitorë nga e gjithë bota. Ekzistonte edhe ideja që të hapej një muze dhe të ngritej një përmendore. Por, tërë kjo doli të ishte vetëm një premtim bosh”, anohet indiani 56-vjeçar.

Mirëpo, një mbështetje kaq e madhe nga bota dhe nga shoqata lokale jep shpresë se më në fund diçka do të mund të ndodhë. Në këtë beson edhe mësuesi lokal, Raj Thakur.

“Ndihmë kanë ofruar mbi njëmijë njerëz, vetëm nga Motihari. Kësaj radhe do ta nisim aksionin dhe do t’i lëvizim gjërat”, thotë ai.

I pyetur nga Deutsche Welle, zyrtari indian nga Ministria për Art e Kulturë, pohon se, e dinë “që shtëpia e Orwell nuk mirëmbahet si duhet, por ajo nuk do të harrohet gjatë. Kemi plane të mëdha, të cilat dëshirojmë t’i realizojmë. Punët do të nisin së shpejti”, sqaron ai.

Pavarësisht këtij pohimi, në terren nuk vërehet asnjë lëvizje. Prateek Guha, nga Shoqata Kombëtare për Art e Trashëgimi Kulturore, tregon se, megjithë respektin për George Orwell, India po e neglizhon kujtimin edhe ndaj krijuesve të saj.

“Nuk është këtu fjala vetëm për shtëpinë e Orwell. Shikoni shtëpitë e artistëve tanë të njohur, apo zonat e mbrojtura kulturore. Gjithçka është lënë pas dore, dhe nuk po ndërmirret asnjë rinovim. Askujt s’i intereson kjo punë”, shprehet Guha.

Sido që të jetë, aksioni i Debapriy Mukherjee ka bërë jehonë të madhe edhe në botë, kështu që mund të ndodhë që së shpejti të fillohet me rinovimin e shtëpisë së lindjes së George Orwell. Por duhet pranuar se shtëpia e lindjes e George Orwell, ku ai jetoi vetëm një vit, nuk është as i vetmi objekt, e as e vetmja ngjarje e rëndësishme në Motihari. Është pikërisht kjo krahina ku Mahatma Gandi i pa kushtet e tmerrshme në të cilat jetonin kultivuesit indianë të indigos, dhe prej nga ai nisi kryengritjen e tij paqësore kundër pushtetit kolonial britanik, e cila rezultoi me pavarësimin e Indisë.

Sipas Deutshe Welle/Express

Xhorxh Oruelli lindi në vitin 1903 në Motihari, në Bengal të Indisë. Emri i tij i vërtetë ishte Eric Arthur Blair. I ati, Richard Walmesley Blair, shërbente si civil për qeverinë britanike. Në vitin 1904, Oruelli u transferua bashkë me nënën dhe motrën e tij në Angli, ku mbeti deri në vitin 1922. Filloi të shkruante në një moshë të re e madje botonte edhe në periodikët e kolegjit, por atij nuk i pëlqente shkolla. Oruelli shkroi për eksperiencat e tij të papëlqyeshme në shkollën parapërgatitore, në esenë “Such were the Joys” (1968).
Oruelli nuk fitoi ndonjë të drejtë studimi dhe, meqë nuk kishte mundësi për të vazhduar arsimimin e tij, shkoi në Bruma dhe shërbeu në administratën e Policisë Perandorake Indiane nga viti 1922 deri në vitin 1927, kur ai dha dorëheqjen, pjesërisht për shkak të mospëlqimeve të tij në rritje për imperializmin britanik, një mospëlqim që e shprehu me fjalë në esetë e tij “Shooting an Elephant” (1950) dhe “A Hanging” (1931).

Kur Oruelli u kthye në Evropë ishte në një gjendje të mjerë ekonomike dhe bëri punë që paguheshin shumë pak, në Francë dhe Angli. Më në fund, në vitin 1928, ai vendosi të bëhej shkrimtar profesionist. Duke filluar nga viti 1930, Oruelli u bë një kontribues i rregullt për “New Adelphi”, dhe në vitin 1933 ai mori emrin “George Orwell”, me të cilin ai do të bëhej i famshëm. Për romanin e tij të parë ai përdori si frymëzim eksperiencat e fundit me varfërinë dhe shkroi “Down and Out in Paris and London” (1933). Ndërsa jepte mësim në një shkollë private, ai botoi veprën e tij të dytë të rëndësishme “Burmese Days” (1934). Dy vjet më vonë ai u martua me Eileen O’Shaugnessy.
Gjatë viteve ’30, Oruelli kishte adaptuar pikëpamjet e një socialisti dhe udhëtoi për në Spanjë, për të raportuar mbi luftën e tyre civile. Ai mori anën e militantëve të Partisë Marksiste të Punëtorëve të Bashkuar dhe luftoi përkrah tyre. Ishte kjo luftë që e bëri atë ta urrente komunizmin dhe të favorizonte socializmin anglez. Oruelli shkroi një libër mbi Spanjën, “Homage to Catalonia”, që u botua në vitin 1938.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oruelli shërbeu si oficer në Gardën Rezervë dhe gjithashtu punoi si gazetar për BBC-në, Observer-in dhe Tribune-n, ku ishte redaktor letrar nga viti 1943 deri në vitin 1945. Aty nga fundi i luftës ai shkroi “Fermën e Kafshëve”, dhe kur lufta mbaroi ai shkoi në Skoci.

Ishte “Ferma e Kafshëve” që e bëri më në fund të suksesshëm Oruellin. Suksesi tjetër i tij mbarëbotëror ishte “Nineteen Eighty-Four”, për të cilin Oruelli tha se ishte shkruar “për të ndryshuar mendimin e të tjerëve mbi llojin e shoqërisë për të cilën ata duhet të luftojnë.” Fatkeqësisht Oruelli nuk jetoi aq gjatë për të shikuar sa i suksesshëm do të bëhej, sepse ai vdiq nga tuberkulozi, në Londër, më 21 janar të vitit 1950.

Veterani dhe Kulaku – Tregim nga PËRPARIM HYSI

 Si Veterani,ashtu dhe Kulaku ishin ardhës apo më mirë:jabanxhinj dhe qenë,që të dy, nga një krahinë juglindore e vendit. Njiheshin  qysh para luftës dhe gjatë luftës Nacional-Çlirimtare, sado në fronte të kundërta, nuk ish se kishin ndonjë urrejtje, për jetë a vdekje, me njëri-tjetrin. Tek do tregoj për këtë raport midis tyre, me lexuesit dua të  bëj një”pakt”: ndajshtimet”Veteran” dhe”Kulak” do t’i shkruaj me gërmë të madhe,në vend të emrave që kishin. Unë i kam njohur që të dy: edhe Veteranin, por edhe Kulakun. Veterani ka qenë i lavdishëm gjatë luftës,sa nuk ka  patur nxënës shkolle që nuk kish dëgjuar për të.
Në gjykimin tim ,- asnjëherë nuk dua të jem i njëanshëm.- nuk ishte burrë i keq: nuk mbahej   dhe as kapërdisej sidozot nga ndonjë i gjashëm që kish  bërë “kiametin” gjatë luftës. Jo vetëm kaq: kurrë nuk qe bërë bezdi në lagjen ku jetonte që të mbushte “pushkët” e t’i zbrazte kundër armikut të klasës. Qe mplakur goxha dhe rronte, kur i thonë fjalës:të shtynte “Ditët e prapme të Pompeut”. Këto fjalë në thonjëza janë të miat,se ai,Veterani,sado që kish luftuar dhe kish bërë emër në luftë me njësitin e tij,as që dinte në kish në botë as Cezar dhe as Pompe. Qe një luftëtar,den baben fshatar i atij tipit të KOMANDANTIT RRAPO që e ka ngritur në apogje, DRITËROI tek romani”Komisari Memo”.
Gjatë luftës,Veterani, kish bujtur në këtë shtëpinë e këtij që sot është kulak.
Kulaku ka patur një shtëpi të madhe ( më të madhen në krahinë) dhe  aty, në atë shtëpi, kanë bujtur partizanë dhe nacionalistë(ballistë). Në këtë shtëpi rronin 6-vëllezër me familjet e tyre dhe,sado që dhanë për luftën (djali i njërit prej vëllezërve shkoi partizan), megjithatë, aty nga viti 1947, vëllan e madh e arrestuan (kish përkrahur Ballin) dhe në burg,pa dalë në gjyq, një nga policët e “zellshëm” e hodhi kollotumba nga shkallët dhe vdiq “pa dhënë llogari para (Ç)Drejtësisë Popullore. Që nga kjo kohë, kur thonë në Myzeqe”Ferra e mori Uratën”. Filloi mbi  këtë familje të ndershme, e ashtuquajtura “lufta e  kllasës” dhe Familja e madhe u cilësua me titullin famkeq:kulak. Ua morën pasurinë: me laçkë e plaçkë dhe ua bënë jetën të padurueshme.
Atëherë, për t’i shpëtuar sadopak kularit që po u vinin mbi qafë, në vëllazëri u mor një vendim: të ndaheshin mëdysh.
Dy vëllezër me atë pak ekonomi të mbeteshin aty dhe tre të tjerët, së bashku me familjen e vëllait  të ndjerë,shtegtuan në Myzeqe. Sado larg e larg mërguar/dy male kaptuar,damka e”artë” e kulakut nuk iu hoq nga balli.
Sidoqoftë, me punë sfidonin taksat e rënda (ato si  me shaka,Kulaku, i quante “thela mbi bisht”, dhe, pothuaj,rronin barabar me bashkëfshatrët e tjerë.Por… ku të lë i ligu që të ngresh kasolle. Persekucionet mbi këtë familje u shtuan,por Kulaku qe burrë i zgjuar që nuk ia hante qeni shkopin dhe ku me zotësi dhe ku me”dhelpëri” arrinte që ta zbuste,sado pak trysninë që binte mbi këtë familje që,sado e copëtuar, përsëri ishte goxha e madhe. Kulaku vet, pothuaj, nuk punonte. Punonin vëllezërit,gratë e shtëpisë dhe fëmijët, rritur pa rritur. Vet Kulaku qe si një farë”menazheri”, kur thonë sot, dhe qysh në rininë e tij ,kish një ves: qe pijanec i madh. Jetoi mbi 90-vjeç dhe nuk e zmadhoj, po të them: ka pirë një autobot me raki. Më sakt:gjatë jetës ka pirë më shumë raki se sa ujë. Sado që pinte, kurrë nuk bëri sherr me njeri dhe nga mendja qe qiqër:si esëll,ashtu dhe kur ish i pirë. Duhanin kurrë nuk e ndau nga buza dhe tërë jetës e pinte me çibuk. Sado burrë i moshuar, kurrë nuk mbajti mustaqe (kam frikë se m’i presin,-shpotiste ai) dhe, kur i thosha:- Pse pi duhan me çibuk, më përgjigjej,natyrisht nën zë:-Dua t’i ngjaj atij “mustaqefshesës” që na solli këtë modelin e”kulakut”. Mustaqefshesa qe Stalini. Kam shumë kujtime për këtë”Kulakun” se ne qemë miq familjarë  me të. Ky,Kulaku, gruan e kish kushërirën e parë të babait tim dhe ai, vëllai, që e hodhën nga shkallët kish grua hallën time. Epo ne,skraparlinjtë (se andej qe edhe Kulaku) bëjmë marrje-dhënie apo ilakara të përsëritura).
Me Kulakun banonim përballë njëri-tjetrit në dy pallate që kish ndërtuar ferma. Unë qeshë kryetar i Fontit për fshatin dhe, kur shkoja për të vjelë kuotat e Frontit (dy lekë të vjetra në muaj),merja vetëm lekët për të shoqen që ishte anëtare,se kulakët qenë të përjashtuar, ai,sado që e dinte, më thoshte:- Po unë? Ti,- i thosha unë,- je kulak dhe nuk ke triskë fronti.
Po të linte rehat ai:- Po unë ç’bëj me këtë të”fronit” apo dhe për këtë do”kapar” dhe ia jepte të qeshurës. Por unë as që do ta shkruaja këtë tregim, vetëm për kaq. Tregimi vazhdon me gojën e”Kulakut”.
*     *    *
Unë  kisha zbritur në qytet për një hall. Tek pirisja për të gjetur ndonjë të njohur që guxonte të ulej me mua,kur u shfaq VETERANI. Qemë takuar dhe më parë me të dhe,sado më i madh nga unë në moshë (ai i kish kapërxyer të shtatëdhjetat), kish marrë pak nga ai “huqi” im. Donte të pinte, por, pak ndryshe nga unë: unë gjithmonë me xhepin tim, ai kish filluar që të pinte qelepir. Sa më pa, sikur t’i digjej xhani për mua, bërtiti:- U,”Kulaku!!”. Jo vetëm më takoi,por më hodhi duarët në qafë, pa iu dridhur musteqja e Veteranit. Bëra sikur e kafshova grepin që më hodhi dhe, tek më shtyu si me dashuri drejt klubit, priti që të bëja porosinë.
Epo as vrarë e prerë nuk qeshë me të dhe as atë”samarin” mbi kurriz nuk ma vuri ai dhe, tek mija,qindi, kur thonë, bëra porosinë:
– Na sill nga një teke raki,- porosita unë.
– Atë timen,- tha Veterani,- bëje dopio dhe një meze me mëlçi.
Thashë me vete:-Mos kujton atë kohën  e partizanllkut atje në shtëpinë tonë të madhe që nuk na mungonte gjëkafshë dhe nuk e di që”kulakllëku” më ka bërë për leqendi.
  Megithatë, bëra sikur nuk e shihja atë”grep” që më kish zgjatur dhe aty,për aty,mendova:- Nëse ka katandisur si qelepirxhi, do ta vë në provë:
– Edhe nga një teke,- përsërita unë.
– Atë timen, dopio dhe një meze me mëlçi!!!
-Aha,- thashë me vete,- paska vdekur Veterani dhe qenka gjallur “qelepirxhiu”. Siç duket, Veterani i kish bërë hesapet, pa e pyetur “hanxhinë”. E ktheva teken time të dytë
   dhe i thirra kamerieres.
Kur erdhi ajo, i thashë:- Këtu mbaj lekët për dy teket!
– Po të miat?- thuaj se bërtiti ,Veterani.
-Epo ne, kulakët,- shpotita unë,- s’para i begenisim mezetë,se na bëjnë dëm dhe që ta dish ti, mor mik, kulakllëkun nuk  ma heq dot!
Kur thashë kështu, të pranishmit shqyen sytë dhe ua lexova buzëqeshjen. E lashë atje, të krrusur dhe nuk e di a ia preva huqin?
Por kjo histori nuk mbaron me kaq.
Si  Veterani dhe,pas tij,Kulaku e lanë këtë jetë. Aty,prag përmbysjes së diktaturës, në vitin 1989 Kulakut iu hoq ajo damka nga balli. Qe 90-vjeç dhe ndërroi jetë,ardhur pa ardhur demokracia. Në vitet e para të demokarcisë, djali i KULAKUT që me djersë e gjak,duke punuar murator në sektorin e ndërtimit në fermë,sapo kish mbaruar  shtëpinë me dy kate. Qe i vetmi që veproi kështu. Qe sfidë për pushtetin që i kish punuar qindin. Por sa krahënjomë dhe i zoti i punës që qe, aq nuk  harronte ato që kish hequr familja në kohën e diktaturës. Sado që  nuk qe”ngopur” me shtëpinë e re, sa erdhi demokracia,e shiti.
-Nga do  ia mbash?- e pyeta.
-Drejt e në Tiranë,- më tha.
– Në  Tiranë?- pyeta dyshueshëm unë.
-Atje,- më tha. Vetëm me një qëllim:- Do ble shtëpinë ku u themelua partia! Jo vetëm do  ta ble,- vazhdoi me optimizmin e tij,- por do ta ribëj dhe do shkruaj mbi mur:- Qesh ai që qesh i fundit!
Shkoi,por imukshëri nuk e bleu dot atë shtëpinë,se nuk shitej dhe mendonin se do mbetej si shtëpi-muze.
I thyer nga mosplotësimi i kësaj dëshire, atëherë u kthye në Durrës dhe mu tek” Vila e Zogut” ngriti shtëpinë dyktashe që e ka  dhe sot.
Nipi i Veteranit jo vetëm aderoi në PD,por u bë kuadër me rëndësi atje ku aderon dhe sot.
Janë të çudtishme “kthesat historike” që dominojnë dhe mbi fatet e njerëzve.
 
                               Tiranë,  20 janar 2019

DO JESH SI DETI Nga Aida Meti

Një thesar i fundosur
është dashuria ime,
jetë blu që nuk ik
dhe gjurmon me shumë krah ëndrrash.
Do të çoj ta kërkosh nëpër dete e oqeane,
premtoj që do ta gjesh thesarin tim sekret,
veç valëve e pulëbardhave, besniket e detit
ato do të shoqërojnë
edhe unë bashkë me ato,
si një sirenë ujërash ëndrre të bardhë
të zhytem, të përqafoj shpirtin që kam mallë.
Dashurinë aty do gjesh, si një hero deti
dhe marinarët do të shikojnë me zili,
kur puthjet tona do ndalojnë egërsinë
e dallgës së trazuar
për shpirt që gërmon hapësirë.
Oh, aty do më gjesh në fund të gjithë atij uji
që kam pritur e pres akoma,
ku e fsheh në thellësitë e tij thesarin.
Atëherë do mendoj të të prek, do jesh det…
dhe po hap sytë, lirshëm të marr frymë,
e sigurt që po vjen e do më kërkosh në fund
dhe përtej çdo limiti do të puth, gati të vdes
në krahët e tu.

NOBELI i paqes për Dr. RUGOVËN – Dramë nga GJERGJ JOZEF KOLA (Akti i parë)

Presidentit Rugova, legjendës shqiptare të Kosovës e Frau Renate Flottau, mikes së mirë të kombit shqiptar në ditë të vështira: Ja kushtoj!

Akti i parë

A djelë, 4 Prill 1999

Dhoma e ndejes në vilen tre katëshe të Presidentit të Kosovës. Disa fëmijë po ngjyrosin 4 vezë të mëdha, sa ato në kambë e herë mbas here qeshin me za të naltë, të ciltër. Presidenti Rugova dhe gazetarja e Spiegel-it gjerman, Renate Flottau kanë marrë pozicione të ndryshme në dhomë. Ata flasin paralel me njeni tjetrin, ma shumë me zanin e mrendshëm, pa hi në dialog… Presidenti Rugova shef telefonin e sillet rreth tij. Gazetarja gjermane shkruen…

Rugova
Nelt në katin e sipërm ka ushtri serbe,
poshtë në katin përdhe ka polici serbe
unë rri këtu si nji rrufe në mes dy resh të zeza…

(Ndihen zhurmë kambësh, thirrje, krisma, njerëz që levrojnë nëpër shpi.)

Renate Flottau
(shkruen e flet)

A djelë, 4 Prill 1999. Sot asht ditë Pashkësh. Ka shumë mundësi që kjo të jetë Pashka e fundit e jetës teme. Rugova qëndron disa metra lerg mejet e ndihet për disa minuta si President i nji populli 2 milionësh.

Fëmija
(Qeshin të gëzuem e plot çiltërsi në botën e lojës së tyne e lyejnë në vezet e Pashkës së njeni tjetrit me nji nga nji penel që e ngjyejnë herë mbas herë në kuti boje.)

Nji
Dy
Tre
Vizatojme per atdhe….

Rugova
Sa u bana President e shpalla ditë pushimi festën e Pashkëve, deshta edhe unë që fëmija e Kosovës të jenë pushim si mbarë fëmija në Europë.

Renate Flottau
Fëmija po ngjyrosin vezët e Pashkëve e me duket se në kët ritual të ri asht mbledhë tanë lumtunia e tyne. Presidenti Rugova shef nga telefoni e duket sikur pret nji lajm shelbimit. Për mue asht hera e parë në jetë që gjindem ne qendren e botes. Prej BBC e deri te ORF tanë kamerat e botës janë drejtue këtu. Unë jam e vetmja LIVE. NJi herë te vetmë në jetë jam e vetmja gazetare e botës LIVE në nji ngjarje. Kjo dhomë asht syni i Uraganit ku asht perqendrue tane njerzimi ne keto dite te vitit 1999. Më duket vedi si Jona në barkun e balenës. Emocione të jashtzakonshme më kalojnë kur mendoj se unë jam këtu…

Rugova
Gandi ka thanë njiherë se „ në fillim nuk të marrin seriozisht, mandej të kërcënojnë e në fund krejt fiton ti“. Unë mendoj se sekreti në arritjen e nji qëllimi nuk asht forca brutale, porse ajo brishtësia origjinale e bimës kur nxjerr kryet në botë.

Renate Flottau
Prishtina asht tashma e shkretë, të gjithë banorët e saj i kanë përzanë. Asht hera e parë në historinë e kohës së re që nji kryeqytet zbrazet krejtësisht. Këtu ka qëndrue vetëm Presidenti Rugova, Familja e tij dhe unë. Të tre e kena pasë mundesinë me ikë para makinerise ushtarako-policore serbe, porse për nji arësye të madhe kena ndejë…

Rugova
(i drejtohet asaj)
Frau Renate Flottau ku po të çojnë mendimet aq lerg në kët ditë të rrethueme me ushtri?

Renate Flottau
Ah, i dashtun President, nuk janë shume lerg, janë këtu me ju e familjen tuej. Jena të vetmit që kena ndejë në Prishtinë, ju me i kallxue botës së hylli i paqes shndrin fort në natën e territ e unë me e dëshmue kët në shtypin e perëndimit.

Rugova
Frau Renate Flottau a po e ndani mendjen? Spiegel-i e shtypi gjerman nuk kanë me ma falë kurrë nese ty te gjen gja e kjo ditë Pashkësh lahet me gjakun tand.

Renate Flottau
Nuk e di si qëndrojnë shancet. Me u dorëzue të serbët, më marrin si spiune, e më vrasin, me ndej këtu si pjestare e familjes, asht ma mirë ndoshta…

Rugova
Nëse na vrasin ne dhe kjo ka shume mundësi me ndodhë se bombat e Natos e kanë ba me „folë me vedi“ milloshevicin, e prej nji te krisuni gjithcka pritet, atëhere asht vone me ju thanë se ti je gjermane dhe s`ke punë me familjen tonë. Kështu ata as përgjegjësi nuk marrin para opinionit botnor.

Renate Flottau
U banë 4 ditë këtu, sot asht ditë Pashkësh dhe kjo asht nji ditë e bukur me vdekë. Fundja ma mirë të vdes këtu me Ju se sa të vdes e vetme në hotel apo në rrugë, në nji kanal e vrame nga nji snajper. E kam urrye gjithnji me vdekë vetëm.

Rugova
Ah, mike e mirë, mos e përmendni atë fjalë, sidomos sot që jeta e ka mujtë vdekjen.

Renate Flottau
Kush asht ky person në foto?
(ban me shejë nga portreti i Pjetër Bogdanit e të dy e shofin PORTRETIN…)

Fëmija
Qeshin të lumtun e plot ciltërsi e vizatojnë në vezët e njeni tjetrit
Nji
Dy
Tre
Vizatojmë për atdhe….

Rugova
Ky asht Pjetër Bogdani, heroi jem, frymezuesi jem, gjuhëtar, poet , Arqipeshkëv katolik i Shkodres, Prishtines e i Shkupit. Pjetri i madh i kombit tone, u përndjek tanë jeten nga serbet dhe nga turqit për fajin e vetem se perhapte gjuhen shqipe. “Çeta e Profetëve” asht vepra e tij e pare e madhe ne shqip, plot kulture e dije. Ne fund e vrane e nuk u nginë me kaq. Kur u varros nga populli, ata ja hapën vorrin, së bashku: turqit e serbet e ja hodhen ne lumë eshtnat.

Renate Flottau
(nen za)
Makabritet ballkanik.

(Jashtë dëgjohen bomba që shpërthejnë dhe krismat e armëve që e ndajnë përgjysë heshtjen e skenës…)

Rugova
Çka po mendoni kështu Zonja Renate Flottau e mbytun në hije të randë të detyrës?

Renate Flottau
Po mendoj se jam me fat, me të vërtetë jam me fat, që policia serbe më mori si të familjes kur erdhi dhe zabtoi shpinë. Sikur ta marrin vesht se jam gjermane do me djegin të gjallë.

Rugova
Në praninë tonë ju keni nji aureolë mbrojtëse, nuk kam e ju prekë askush. Madje unë besoj se sa të jeni ju këtu ata nuk kanë me na prek, megjithse nuk e dijnë se ju jeni këtu.

Renate Flottau
Cka doni me thanë me kët zotni President? Mistikë ballkanike? Mos harroni se unë jam agnostike e nuk besoj pa pasë prova.

Rugova
Kombi jonë shqiptar nuk asht as plackë e serbeve, e as turqve, as e komunistave e as e vdekjes, ai asht pasuni e njerzimit.

Renate Flottau
Njerzimit? Të njerzimit jena te tanë. Madje ka disa nën sisteme totalitare që ju duket vedi se janë të përzgjedhun. Simbas propagandes se cmendun serbe, ushtarët gjermane të stacionuem në Maqedoni nga frika paskan dorëzue armët dhe paskan dezertue në Greqi, nga frika prej serbëve të Miloshevicit….

Rugova
Tashma lufta bahet në ajër dhe aviacioni e vendos fatin e saj. Unë vi nga vendi i shqiponjave dhe e di mirë kët…Megjithse unë vazhdoj me mbrojtë mendimin se Natoja duhet me ndërhye edhe nga toka dhe ambasadorit Jeferson ja kam ba me dije me kohë mendimin tem.

Renate Flottau
Këtu jena të nji mendimi, milloshevici asht dikator e nuk e lëshon pa gjak. Ai si cdo diktator asht gati me sakrifikue edhe kombin e vet për cmendinë e diktatorit, njilloj si hitleri. Te tane diktatorat kur e shofin se po e humbin pushtetin kalojnë në cmendi, në vend që me u tërhjek me urti.

Rugova
Tanë bota ka hjedh sytë këndej
e unë nuk ndihem si i fundit
Porse si i pari i Mohikanëve
Sepse unë nuk do vdes
pa e pa popullin e Prishtinës
të kthehet në sofrat e tyne.

Renate Flottau
Nuk munden me e fshehë, kjo asht hera e parë dhe e fundit qe ndodhem në synin e Uraganit. Më duket vedi si spektatori që papritmas e kane marrë diku në premieren e nji drame në Teatrin e Berlinit, i kanë dhanë nji rrol dhe ai luen në skenë, tanë frikë se kanë me e zbulue dhe me e dënue si spektator….si spiune, në rastin tem.

Fëmija
Qeshin të lumtun e plot ciltërsi e vizatojnë në vezët e njeni tjetrit
Nji
Dy
Tre
Vizatojmë për atdhe….

Rugova
Natyra njerzore ka nji farë aureole me të cilën mbron me mbijetëse qenjen e saj. Darvini e ka zbulue kët në udhëtimin e tij në Australi tek speciet e rradha që kishin mbijetue vetëm atje…

Renate Flottau
Zotni President, ndoshta nuk jena ma nesër as une as Ju, ndoshta na pushkatojnë për hakmarrje, ndoshta bjen nji bombë si padashje. Më kallxoni, sikur të më rrefeheni, sikur të jetë rrëfimi i fundit. Kush jane shqiptarët? Ma kallxoni thelbin e tyne?

Rugova
A don me e dijtë nga kureshtja si gazetare apo me e dijtë sepse jashtë asht luftë, e na presim nga casti në cast me hi forcat serbe, me na kapë me force, me na nxjerrë në oborr e me na pushkatue?

Renate Flottau
Ku ka ma mire se ne momentet kur vdekja te ka rrethue nga tana anët, me kenë afër nji Presidenti të nji populli dy milionesh e me ndie historinë e nji kombit që mbijeton tash sa shekuj ne mes te fqinjeve agresore, i ndame në katër shtete, si nji stigmatë qiellore.

Rugova
Zoja gazetare po cka ju duhet kjo dëshmi nëse e ndjeni zagushinë e vdekjes ne gji?

Renate Flottau
Më duket vedja se po vdes e pasun, ma e pasun se kurrë tue marrë me vedi nji sekret. Unë po e shkruej kët testament dhe po e mshefi nën këto gurë me shpresën se nji ditë nëse nuk mbijetojmë ka me u gjetë e me i kallxue kujtesës së botës se kush ishin shqiptarët e Kosovës…

Rugova
Po me duket vedja si Montezuma.

Renate Flottau
Ndërsa mue si e bija e tij që merr sekretin e thesarit.

Rugova
Në dramat e jetës teme e të popullit tonë nuk ka pasë kurrë rrëfime realsocialiste, porse ngjarja ka rrjedhë gjithnji nën prronin e psikologjisë së thellësisë. Pra ndije mirë rrëfimin e nënvetëdijes historike, ku me kohën ngjarjet jane kthye në legjenda e ato në hije e luejnë herë mbas herë në skenën tonë.

(Jashtë ndihen bomba që shpërthejne dhe krismat e armëve që e ndajnë përgjysë heshtjen e skenës. Fëmija fshehen sejcili mbas vezës se vet.)

(Vazhdon)

Psherëtimë yjesh – Cikël poetik nga QAZIM SHEHU

PENDESA…

Në psherëtimë yjesh të të përqafoj,

Në zilinë e ftohtë të qiellit,

Thosha atëhere ,dhe tani të ftoj

T`i kthejmë mbrapsht vitet…

Është aq largësi,thua ti,jemi afër,

Nëse është e mundur, s`dihet ç`ndodh,

s`do të kisha dashur…

NATA

Nata na mbulon dështimet

Me çadrën e saj të stërmadhe,

Por nata na mpin arsyetimet

Që nxjerrin ndonjë diamant  ndonjë radhe.

Atëhere futemi në humnerën tonë

Duke kujtuar se është e zbrazët,

Në fundnatë agimi

Me fasha drite na lidh plagët…

MURET E BARDHË

Ato nuk tunden nga gjëmimet e  mbytura

As mallëngjehen nga trupat lakuriq,

As për orët e grira nga hamendjet,

Kanë dëshirë të jenë kuti hedhur në valë

Liqenesh.

Ata s`pengojnë as vendimet e marra

As të bërit keq,as të bërit mirë,

Sepse janë mure dhe suvaja

Frymën e thith në pore duke e shkrirë…

Kanë parë, sa kanë parë,

Në jetën e tyre katrore,

Njerëz duke u sharë,

Të tradhtuar me dashnore.

Për shumëçka u vjen mirë

Veç për të keqen janë nxirë…

NGUSHËLLIM…

Kur ndizen majat si qeleshe eposi

Majat e zhveshura me gurë ose pa to,

Mendoj se ç`do ndodhte, po të ndizeshin fundajat,

Dhe të shkonte e kundërta mbrapsht asaj që graviteti e ço.

RRATHËT E LISIT

Daulle trungjesh të prera

Goditen nga shkopinj fjalësh,

Në rrathë lisash  ku era

Mpin mesazhet…

Dielli ndrit si përhera.

Atëhere kjo e ftohtë nga vjen?

Se në rrathë lisash të moçëm

Fytyrat e gjyshërve gjen…

CIJATJE

Në kopsat e holla të bluzës

Cijat flladi.

Ti bëre ike tutje

Dhe zjarr të mori shtati.

S`e dija se kaq ndezës

Ishte flladi…

VRASJA E LAJMËTARIT TË LIRISË (Elegji për mikun tim Enver Maloku) – Nga Sinan KAMBERAJ

1.

9 Maj ka qenë

Dita e Fitores mbi Fashizmin

Kur ra telefoni

 

 

 

Mirëmbrëma!

Ishte Enveri

 

 

 

Këtu është ditë, – i thashë

Ah, po!, – tha dhe ofshani

Po, këtu është Natë

Është Kosovë është Ballkan

Është Burg –

Është Ferr e Terr e Tmerr!

 

 

 

Ai m’u lut të shihja telefaxin

Nëse kish ardhë nji Lajm –

Nga qindra që i niste çdo ditë

Anekënd botës –

Enveri –

I pari – Lajmëtari!

 

 

 

Nxire n’faqe t’parë t’gazetës –

Të lutem!

Dhe nëse s’të vjen e qartë fotoja –

Gjeje diku nji Engjëll – vizatim

Për ilustrim!

 

 

 

Nxire n’faqe t’parë –

Anglisht!

Dëshmi se Fashizmi

Është ringjallë –

Serbisht

Në Kontinentin e Vjetër

Sy bote –

Mizorisht!

 

 

 

E kanë Vra nji Fëmijë

Sot!

Nji Fëmijë e kanë vra!

Tri orë ma parë –

Në Pazar!

 

 

 

 

Në ekranet e TVP serbe

Tash tri orë –

Vrasja e qenve endacakë

Është lajm kryesor!

 

 

 

Për vrasjen e Çunit

Hë për hë dijnë

Vetëm ata –

që e kanë parë –

Të shtrirë në trotuar!

 

 

 

Se këtu është Ferr

Është Tmerr e Terr!

 

 

Alo …

 

 

S’ka më sinjal telefoni

Ka heshtje –

si gulçimë –

si dënesje …

 

 

Është Terr e Tmerr e Ferr!

 

 

Ah, more Enver!

 

 

*

 

 

E kishin vrarë një fëmi’

Emrin – s’ia dinte njeri!

 

 

S’e kishte zbatuar urdhërin

“Stoj!”

Ndonëse do ta këtë ditur

Se “Stoj” i bie shqip: Vdekje!

Fatkeqi s’e kish zbatuar

urdhërin e milicit serb –

Në përpjekje për ta shpëtuar

Box-in me cigare – ‘Kent’!

 

 

 

Dy milicë të tjerë –

bashkë me një civil ishin parë

tek mblidhnin –

pako cigaresh të përgjakura –

Nē trotuar!

 

 

 

Çuni, – thoshte Lajmi

mund ta këtë mbiemrin I …

sepse në xhepin e xhupit

i ishte gjetur një recetë ilaçesh

të një gruaje me mbiemrin I.

Dhe –

Ajo mund të ishte e ëma e tij!

 

 

 

Në lajm thuhej se njerëzit

Ishin shtangur për një çast

Tek kishin parë Çunin –

Përmbys në pellgun me gjak!

 

 

 

Dhe ishin larguar të tmerruar –

Kush më parë!

Oh, njeri s’afrohej –

Kufomën ta “kthente mbarë”!

 

 

 

Këtu përfundon Lajmi

Që ishte shkruar në Ferr

Në Terr me Tmerr!

 

 

 

Ah, more Enver!

 

 

2.

 

 

R. M.

Miku dhe kolegu i tij

E kujtoi sot –

Në 20-vjetorin e vrasjes

(Mbas Atentatit të Parë)

 

 

 

 

Me lotë e zemërvrarë!

 

 

Enveri i kishte treguar

Një mbrëmje –

tek po dilnin nga Zyrat e punës

Se ishte kërcënuar me vrasje

Dy herē!

 

 

 

Ah, more Enver!

 

 

Kërcënimi ishte – shqip!

I Pari dhe i Dyti – shqip!

 

 

– Mos!

Dhe kish mbetë pa fjalë

 

 

 

– Unë s’mund të heq dorë nga Lajmi! –

ia kishte përsëritur Mikut R.

Dy herë

Njeriu që sfidonte Terrin –

Lajmëtari i Madh – Enver!

 

 

 

(Enveri mund t’i ketë besue Kanunit të Lekë Dukagjinit:

“Laimtari nuk bân Faj …”

Ndaj, s’vritet, assesi – përjetë!

Se e mbron –

Nye e Njiqindepesëdhetetetë!)

 

 

Po, Enveri u vra!

 

 

 

“U ndal Dielli në Breg të Diellit”

Thoshte atë ditë acari –

Miku i tij Poet –

Në të njëmbëdhjetën ditë Janari!

I plagosur dhe vetë –

Në Kryeqytet!

 

 

3.

 

 

Enveri ishte vrarë!

 

 

Ai që kur Lajmëronte …

Bubullima krijonte

Bubullonte e bubullonte

Kur në Ferr ishte Terr –

e Tmerr!

 

 

Enveri ishte vrarë –

Në sy të fëmijëve e kishin vrarë

Në Prag të Shtëpisë

Lajmëtarin që Terrin e çante –

Me Flakadan në dorë

Për të dhënë –

Lajmin e Madh të Lirisē!

 

 

Të vranë o Enver të vranë

Në Ag të Lirisë të vranë –

Se në Ty – Viganin panē!

————

New York

11 Janar 2019

G J A K U P E L L A Z G – Poezi nga ATDHE GECI

 

Çasti është  shqiptarët  të  bashkohemi
çasti është të bëhemi  një  bashkështet
çamët dhe arvanitët jemi një vëlla, një
gjuhë, një alfabet dhe një tërësi etnike.
Këtu është Shqipëri dhe askund  tjetër
këtu është Dardani dhe  askund  tjetër
këtu është Iliriadë është  askund tjetër
këtu është Çamëri  dhe  askund  tjetër
Shqipëri ka vetëm  në  gjuhën  shqipe
lufta me  fqinjët  ende  s´ ka  mbaruar,
Bashkimi i Shqipërisë kudo na thërret,
Kosova Shqipëri është zëri Shqipërisë
Çamëria Shqipëri  është zëri i Janinës,
Çamëria Shqipëri  është zëri Prevezës,
Çamëria Shqipëri  është  zëri i Pargës,
Çamëria Shqipëri  është bashkimi ynë.
Çasti është shqiptarët  të  bashkohemi,
në një bahkështet  dhe  nën një flamur,
Folë atdheu ynë i ndarë, folë Shqipëri,
Atdheu  njeh  Republikën e Çamërisë!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2019

“Një Sagë e vogël” e Besnik Mustafajt, një vepër për dhunimin e mendjes – Nga ALESSANDRO GNOCHI, Il Giornale

Pas pritjes entuziaste që ka pasur botimi në Francë dhe në Gjermani, romani “Një Sagë e vogël” i Besnik Mustafaj ka tërhequr edhe vëmendjen e kritikës letrare italiane. Kritiku i njohur Alessandro Gnoçhi është ndalur në këtë roman dhe i ka kushtuar një shkrim në gazetën “Il Giornale”.

 

“Me një temë identike me këtë është marrë edhe Martin Amis, në romanin ‘House of Meetings’ (Shtëpia e takimeve), me rezultate të diskutueshme. Këtu është mirë të sjellim ndërmend autorë klasikë si Aleksandër Sollzenicin dhe nuk rrezikojmë ekzagjerimin. ‘Arqipelagu Gulag’ është shumë i gjerë përkundrejt ‘Sagës së vogël’ familjare, por edhe Rusia është e shtrirë në një territor më të gjerë se Shqipëria”, shprehet Alessandro Gnoçhi.

NGA ALESSANDRO GNOCCHI*

“Një sagë e vogël” (shqip Toena 2017; italisht Castelvecchi 2018) e Besnik Mustafaj, shkrimtar dhe ish-ministër shqiptar, është një roman që të mbetet gjatë në mendje.

Burgjet janë ato të regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri. Fati i të burgosurve duket si i lidhur me fundin e tyre pas hekurave apo në kryqëzimin e jetëve të tyre me të dënuarit e tjerë. Ka edhe diçka arkaike, rituale e popullore në të. Diçka që zbardh historinë, edhe pse e rikrijon atë. Ndryshe nuk do të ishte një sagë. Kapitulli i gjatë qendror është edhe ai më i rëndësishmi i librit ashtu si edhe një moment i vërtetë shokues për lexuesin. I dënuari fiton mundësinë për të kaluar një natë me të shoqen në mjediset e brendshme të burgut.

Kopertina e librit të botuar në gjuhën italiane

Në mënyrë që të mos rrezikonte mohimin e kësaj mundësie aq shumë të pritur, ai i nënshtrohet çdo lloj detyrimi. Për javë të tëra ëndërron vetëm puthjet dhe përqafimet e së shoqes. Ai, përherë një karakter i mbyllur dhe introvert, kësaj radhe do i tregojë asaj që ka ndryshuar dhe më në fund do t’i thotë se sa shumë e dashuron.

Por kur më në fund afron nata e shumëpritur, të dënuarit i vjen dyshimi se dikush kërkon ta kapë gafil të shoqen dhe do ta fusë në një qeli. Fatkeqësisht, këtë dyshim të tij nuk mund t’ia shprehë gruas. Në këtë mënyrë, nata e dashurisë kthehet në një natë dhimbjeje. Ai nuk mund të flasë. Ajo nuk mund të kuptojë. Ai nuk e lë veten të lirë. Ajo ndihet e refuzuar. Më në fund vjen agimi si një shpëtim për të dy.

Kjo pjesë e librit vendoset si një element krahasimi për këdo që do të kuptojë se si totalitarizmi futet thellë në mendjet e njerëzve, për t’i ndryshuar ata me qëllimin për t’i shkatërruar përfundimisht. Me një temë identike me këtë është marrë edhe Martin Amis, në romanin “House of Meetings” (Shtëpia e takimeve), me rezultate të diskutueshme. Këtu është mirë të sjellim ndërmend autorë klasikë si Aleksandër Sollzenicin dhe nuk rrezikojmë ekzagjerimin.

“Arqipelagu Gulag” është shumë i gjerë përkundrejt “Sagës së vogël” familjare, por edhe Rusia është e shtrirë në një territor më të gjerë se Shqipëria. Gjatë leximit të këtij libri kuptohet se sa e panjohur është për ne italianët historia e Shqipërisë. Sigurisht që kanë mbaruar kohët kur fqinjët tanë vinin të kërkonin fatin e tyre në Itali. Sot Shqipëria është një vend që paraqet shumë risi, kryesisht në fushën turistike. Kujtesa e fashizmit është ende e gjallë për shqiptarët: është një prej kapitujve të sagës së tyre të burgimit.

(“Il Giornale”)