(Hashtagu, Rama kërkon vëmendje)
Si një vështrim mbi Botën, Evropën dhe Italinë, çdo vit që prej 1975 Forumi i Cernobbio-s (“Intelligence on the World, Europe, and Italy”), analizon pirjet kryesisht në fushat e ekonomisë, gjeopolitikës dhe teknologjisë në botë. Pjesëmarrja e Shqipërisë e përfaqësuar nga Kryeministri Rama dhe një delegacion i kufizuar qeveritar, por me propagandë të kontrolluar dhe të madhe për mënyrën se si përpiqet ta shesë veten si një kryeministër që ka pas 98-99 ditë resht një popull që kërkon dorëheqjen.
Për 52 vite tashmë të Forumi i Cernobbio-s ke se ç’të thuash.
Ke ç’të thuash dhe e kupton akoma më shumë kontrastin dhe prirjet e zhvillimit për atë se çfarë ka bërë Shqipëria dhe si e ka shoqëruar sistemi politik i saj tranzicionin 36 vjeçar.
Kjo tendencë e fundit dhe mënyra se si po i lë gjurmët është shumë mbresëlënëse për të kuptuar egon e pushtetit të një autokrati.
Në çdo aspekt që ta kapësh ekonomia, politika e jashtme, rajoni marrëdhëniet fqinjësore etj. përgjithësisht u adresuan nga Rama në mënyrë provokative në kërkim të vendosjes së një oferte vetjake si zgjedhja më e mirë e drejtimit të një vendi në Ballkanin Perëndimor. Batutat e zgjedhura që shkaktojnë gjoja humor janë shpërqendrime nga përmbajtja e problematikës po aq sa edhe ushqim pë titujt e mediave në mënyrë që të krijohet një fërkim për lëvizje ose vëmendje. Pikërisht për të mos i dhënë propagandës këtë epërsi dhe analizave boshe që do të merreshin me termat e hedhura si; “Po merr Putini në telefon” dhe “duhet të falenderojmë më së pari mbi të gjitha Vladimir Putinin” e të tjera si; “…shtatë fëmijët e Ursulës”, “… fëmijë duhet të dëgjojnë “babain dhe nënën’, Gjermaninë dhe Francën, ” makineria më e pamëshirshme burokratike me 35mijë burra dhe gra në Bruksel” deri tek “rruga e shkurtër për në BE pa të drejtë vote” dhe ” Titaniku po fundoset” të gjitha bashkë janë janë hashtagu(#) Rama.
Por mes tyre duke kujtuar edhe një frazë të plotë, lexon shqetësimin e vet real kur shprehet:-“E di që Serbia është një lloj ‘kafshe’ shumë interesante dhe e çuditshme në ‘xhunglën’ e Ballkanit. Por çfarë është më mirë? Ta kesh ulur rreth tryeze dhe t’i thuash ‘’jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap’’ apo ta lësh aty në ujëra të pasigurta dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike midis Europës, Kinës, Amerikës, Rusisë e nuk e di se kujt tjetër, Vietnamit!”, janë hashtag-u (#) Rama.
Janë një çmim që ai vendos për veten më shumë se sa për realitetin dhe të ardhmen e rajonit.
Duke i shitur tezat si impenjative, një kryeministër që është vënë në qendër të vemendjes pë r drejtimin e shtetit me një korrupsion të lartë, krimin ekonomik dhe larjen e parave nga trafiku ndërkombëtar në juglindje të Evropës nuk mund të mendohet se e ka shfrytëzuar hapësirën si të tillë.
Rama ka shkuar më thellë ku përveç hashtag-ut përmes propagandës ka nxjerrë vlerësimin se:-“Armiqtë e Europës s’kanë nevojë të vijnë me raketa, po marrin peng brezin e ri “. Kjo tezë goditëse në analizë tregon gënjeshtrën sy për sy të një kryeministri që ka mbyllur me qindra shkolla në vendin e tij dhe ku kriminalizimi i shoqërisë ka ndikuar në pasigurinë, imitimin e roleve modele me gangsterë ndër të rinjtë, futjen ende të pa studiuar të survejimit me kamera të shkollave nga një projekt “Smart City” etj. Por kur 300 janë të numëruara nga INSTAT shkollat që mungojnë ose 22% deri 23% të të gjithë rrjetit shkollor, dhe të diskutuara shqetësuese në dy vitet e fundit ku qytete si Kukësi, Korça e Gjirokastra të kryesojnë me largimin e rinisë duke theksuar në rreth 113mijë mungesën e fëmijëve në arsim në shkallë vendi.
Po lindshmëria që ka rënë deri në 37% duke ju referuar viteve 2014-2025.
Këto fakte rrëqethëse janë hashtag-u i emergjencës për Evropën.
Sa i pa bazë duket Rama mes një forumi ndërkombëtar?!
Si pranohet të dëgjohet këshilla e një autokrati që jo vetëm popullin, por edhe ëndërrat e një rinie shqiptare me sy nga perëndimi mundohet t’i pengojë, t’i’ etiketojë, t’i helmojë, t’i dëshpërojë dhe akoma nuk po i gjen fundin?! Sa dëshpërues dhe cinik ky moral nga përtej Shqipërisë?!
Në një kohë që prej poshtë zyrës së tij në shesh kryesisht rinia e vendit dhe ajo e diasporës i kanë numëruar 99 ditë protestë.
99 ditë qëndresë duke i kërkuar dorëheqjen.
E lexojmë dhe duhet ta rilexojmë Ramën kur thotë:-“Ndërkohë që kemi këtë Europë, me mendimtarë të ndritur që mblidhen dhe diskutojnë për brezin e ri, po lejojmë që në një pjesë të këtij realiteti, brezi i ri po largohet dita-ditës nga e gjithë kjo dhe po plandoset në një oqean urrejtjeje dhe përçarjeje, synimesh që janë jo në përputhje me parimet dhe vlerat e Bashkimit Europian“ .
A është Rama dhe sistemi i tij shembull për t’u ndjekur?!
A e sheh këtë Evropa?
A e kupton atë për ta luftuar këtë propagandë infektuese jo vetë mashtruese dhe patronazhiste apo po e duartroket. Si mund t’i thotë Rama Evropës :-““Armiqtë e Europës s’kanë nevojë të vijnë me raketa, po marrin peng brezin e ri “, kur ai duke shpopulluar Shqipërinë e la vijën e frontit bosh?
Një vend që shpopullohet dhe mplaket është një hashtag për Evropën!
Rama dhe Rilindja Socialiste e kanë shkaktuar.
I rendisim këto pyetje për t’ja nxjerrë kuptimin jo për të marrë përgjigjet dhe pyetjet e parafabrikuara të Rilindjes Socialiste.
Lexojeni sërish dhe kuptoni të vërtetën.
Kuptojeni të vërtetën pë të kërkuar ndryshimin.
________
* Hashtag – # simboli hash që i paraprin një fjale apo fraze cila përdoret në rrjetet sociale e cila e bën atë të kërkueshme.
6 Shtator, 2026Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)