Për krijuesin , përveçse ditëlindjës së jetës , udhëtimin e tij nëpër dite muaj dhe vite, ka rëndësi përcaktuese edhe udhëtimi letrar i tij. Dhe sot krijuesi Tahir Bezhani , feston dy ditëlindje , ditën e lindjes si njeri , si individ , si etnitet, si biografi jetësore, shtatëdhjetë vjetorinë e ardhjes në jetë dhe pesëdhjetë vjetorin e krijimtarisë letrare, duke na dhuruar tetëmbëdhjetë vepra të shkruara deri me sot , por që pritet sërish shtimi i këtij numri dyshifror, sepse Tahiri është mjaft produktiv dhe i frymëzuar, po ashtu mjaft aktiv dhe i motivuar.
Pra, deri më tani, Tahir Bezhani, ka botuar pesë monografi të veçanta dhe domethënëse;”Koha lind vigaj” 2001, Rapsodët e Rekës së Keqe” 2005, “Shkollat shqipe në Rekë të Keqe” 2006, “Smolica bastion i lirisë” 2007, “Mësuesi historik i Smolicës” 2017 ; shtatë përmbledhje me poezi të suksesshme njerën pas tjetrës: “Përplasje kohe” 2001, Pëlcitje e vonuar” 2004, Frymëzim në errësir” 2008,”Piskamë e heshtur” 2010, “Leximi i shkrumbit”2012, Lojë hijesh” 2014, dhe Monologu i Ashtit” 2015 një libër me publicistikë interesante,interpretim i veprave të lexuara ,”Vrapim pas së bukurës” 2015, një me tregime të tematikës aktuale,”Vitet tronditese” 2011, një me kujtime për profesionin e vet , “Jetë në Furtunë” 2009;
ndërsa një libër me poezi me titutll “Dëshira të çmendura”, i është përkthyer në greqisht nga përkthyesi i mirënjohur Iliaz Bobaj, kurse një tjetër, me poezi,përzgjedhje,
” Mureve të heshtjës” i është botuar në SHBA nga shtëpia botuese “Lulu”, 2011.
Pra, kemi një biografi letrare të begatë , ku dominon poezia si krijimtari, që pasohet nga monografia si zhanër, ndërkohë që impresioni i librit të lexuar nga Tahiri ka vendin e vet të merituar në biografin e tij , me interpretimet e veta për autor të shumtë , moshash të ndryshme, që nga ma i riu deri të ma i madhi, që nga fillestari deri të më i pervojshmi dhe më i suksesshmi.
Përveçse krijimtarisë letrare , Tahir Bezhani shquhet edhe si një bashkëpuntor apo si kordinator shembullor në vuarjen e lidhjeve ndërmjet klubeve letrare , atij të Gjakovës , Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe atij të Tropojës , Klubit të “Shkrimtarëve dhe Artistave Tropojë “ nga i cili bashkëpunim kemi organizimin e Mitingut të përbashkët , botimin e antologjisë së përbashkët e poeteve të Gjakovës më Malësi dhe nxjerrjen e revistës “Urat”. Të gjitha këto në një kohë ëndërr, por sot të bëra realitet.
Megjithatë arsyeja pse jemi mbledhur sot ketu është krijmtaria letrare e tij , sidomos poezia e Tahirit, e cila, shikuar në tërësi , që nga poezia e tij e parë e deri më sot,nxjerr në pah, se krijuesi Tahir Bezhani, ka ditur të pijë në gurren e poezisë më të mirë të shkruar në Kosovë , gjatë pjesës së dytë të shekullit njëzetë, si metodë , si poetikë, duke shijuar vlerat më të mira të poezisë bashkëkohore shqipe , sidomos në Kosovë ,duke përvetësuar figuracionin e saj poetike më të mirë, mesazhin dhe imazhin e saj, deri diku metriken e saj, tamatikën e saj, siç janë dhimbja apo jeta nën robëri, qëndresa heroike shekullore e të parëve, malli për vendlindjen apo edhe për gurin e saj, që përbejnë strumbullarin kryesor rreth së cilës , nis, lind, rritet vargu , figura; metafora, krahasimi, epiteti dhe mesazhi e imazhi poetike i krjimtarisë së Tahir Bezhanit si poet.
Poeti i madh, Din Mehmeti, thoshte , Tahir Bezhani po din , për mrekulli ,që të përgjithshmen e fatit tonë historik , qëndresën heroike të djeshme dhe të sotme, humbjen dhe fitorën tonë, ta shëndrroj në një përjetim përsonal, thënë më poetikisht, individualen, shumë e rëndesishme kjo për poezinë bashkëkohore, jo vetëm tek ne. Përmbledhja me poezi “Frymëzim në errësir” e Tahirit , cilësuar si një ndër përmbledhjet më të mirat poetika të tij dhe jo vëtem, e dëshmon këtë , së bashku më të gjitha përmbledhjet tjetra, para dhe pas saj.
Sepse poeti Tahir Bezhani, di t’i ik daklaratës në poezi dhe trasparencës . Poezia e tij përjetohet ngrohtësisht dhe më një ëmbëlsi joshëse
Ajo shquhet për metafora të bukura dhe goditese,p.sh.ja disa nga to; “ ajri i helmuar, këngë e zjarrtë, kaltërsi mallëngjyese, retë e llastuara , yjet rrapëllojnë , hëna hap e mbyll sytë , shpirti lodron fushave , yjet heqin valle, dielli lëpinë plagët, bukuri e zezë, heshtja është zjarr, stuhia përkund shpirtin , sytë e tu det i pafund , heshtja tërbohet”, e shumë e shumë metafora tjera brilante gjenë në poezinë e Tahirit. Poezisë së Tahirit nuk i mungon edhe krahasimi dhe epiteti, ato marrin pjesë në poezinë e tij, atherë kur duhet, me maturi dhe me vend, sado që dominon metafora, mbretresha e figurës letrare. Pra, kemi të bejmë më një poezi të formuar në një traditë të madhe( pjesën e dytë të shekullit njëzetë) dhe që prezenton pjekurin poetike më të realizuar të saj.
Për poezinë e Tahir Bezhanit kanë dhënë mendimin e vet si kritikë, me vlerësime të rëndësishme ; Din Mehmeti, Ali Podrimja, Agim Gjakova, Halil Haxhosaj, Ali Jasiqi,Sejdi Berisha, Shpendi Topalli, Hamit Alija,Fatmir Tereziu, Skëndër Buçpapaj, Qazim Shehu, Lulzim Logu, Gjon Neçaj,Hasan Selimi, e shumë të tjerë. Bazuar në vlerat e krijmtarisë letrare të Tahir Bezhanit dhe në kontributin e tij përcaktues për vënjen e bashkëpunimeve ndërmjet klubeve letrare të Kosovës dhe Shqipërisë , Tahiri është shpallur “Qytetar nderi i Bajram Currit” , titull i lartë ,ndërsa vitin e kaluar ka fituar çmimin e parë në Lezhë dhe shumë mirënjohje dhe shpërblime të tjera në shumë vite dhe takime letrare tonat.
Tahirit, bashkëvendasit tim, i uroj shëndet në radhë të parë, krijmtari të begatë , pleqëri të mbarë dhe suksese të metejme letrare dhe njerëzore.
Gjakovë, 17.Maj.2017
ATDHEUN E DUAN TË GJITHË
Atdheun e duan të gjithë:
Edhe servili
Teksa përkulet përpara padronit
Edhe fukarai
Që shpurdh në mbeturina për egzistencë
Edhe i pabesi
Që të jep fjalën e se mban
Edhe politikan dyfytyrshi
Ditën ëngjëll natën djall
Edhe tregtari
Kur shet produktet e veta si profiter
Edhe trimi
Që mbron kufirin e lirisë
Edhe frikacaku
Që kërkon vrimë shpëtimi
Edhe i harruari
Që nis themelet e kasollës
Edhe milardieri
Që ngrit pallate shumëkateshe
Po atdheu, kë do ai ?!…
SOT NUK ËSHTË JETA E MOTRËS
(Kushtuar motrës Shyhrete, e shuar e zhgënjyer, duke pritur
zbulimin e vrasëseve të djalit të vet-Hajdar Ahmeti*)
Sot nuk është jeta e motrës
Plagët e pasheruara, sherimi i harruar
Durimi i shterur, sheruesit e shkelur
Kriminelët e lirë, anarkia e kriminalizuar
Sot vallëzon bisha mbi dhimbjen e viktimës
Sot nuk është pikëllimi i motrës
Dhimbja e gjatë , loti i mërzisë
Tirania e premtimit, besimi i tiranizuar
Sot duartroket vitktima përsekutuesin e tij
Sot nuk është zhgënjimi i motrës
Syri i pritjes, pritja e tradhtuar
Porta e lajmit, sihariqi i ngujuar
Sot dëhen gjakëpirësit me prehen? të pafajshëm
Sot nuk është dhimbja e motrës
Minjtë e hetuesisë, hetuesia e krim’ur
Morrat e prokurorisë, prokuroria e morri’zuar
Hardhucat e gjykatës, gjykata e hardhuci’zuar
Sot kremtojne klyshet e territ në ërresiren e fatkëqësisë
Sot nuk është jeta e motrës
Liria e plagosur, plagët e krimi’zuar
Dëmagogët ligjërues, dëmagogjia e tërbuar
Vrasja e pazbuluar, krimi i mjëgulluar
Sot gjindet në udhëkryq dielli i fitorës…
*Hajdar Ahmeti, polic i hetuesisë, vrarë më 6 shtator 2003, në pusi, nga kriminelët shqipfolës, katërmbëdhjetë vite më parë.
AKROPOLISIT
I rrethuar me pallate moderne
Më shtëpija luksoze të abstraksionizmit
I vizituar nga të gjitha
Racat e njërezeve
I lashtë
I përjetshëm
I vetëm shëmbëllen sot
Orgjinalitetin antikë
Dhe vështron kohët e reja
Si vërshojnë drejt tij si akejt
Dhe reziston si Anteu
Më këmbë në tokën e pushtuar
Nga njërëzit kibernetikë
Të dehistorizuar
E të çhumanizuar esencialisht…
BASHKËBISEDIM ME VËLLAIN TIM JUGOR
(Iliaz Bobajt)
Vëllai im më thuaj:
A shuhet
Dritë e shpirtit antikë
Ku ka mbetur zjarri
I arvanitasit shekullor
Që shkrinte akujt e dimrave të mëdhej
M’u përgjigj vëllai im jugor:
Vetëm ti nuk ndalon
Me gjuhën e lashtë
Shkruan me rreze germa ilire
Ndrit në natën e gjatë
Të tetë tetorit
Në errësirën e përgjumur
Ndez qiririn e vëllazërisë…
DUKE DËGJUAR KËNGË HELENE
(Dino Kuobatit)
Duke dëgjuar këngë të xhanit
Në autobusin Selanik -Athinë
Në tokën e lashtë helene
M’u kujtua Homeri antikë
Sikur më erdh para syve
I preokupuar me Helenen e sherreve të mëdha
U ndez ëndërrimi:
Një shkëlqim diellor
I ra gjelbrimit sipër
Një përndritje hënore
E mbuloj detin e përflakur
Apo jo Dino
Tri gjëra janë të përjetshme
Deti i thellë i Artës
Gjethet e yllirit të Janinës
Dhe amaneti i Doruntinës…
ESKILIT TË TRAGJEDIVE TË MËDHA
Eskili i pa tragjeditë e mëdha
Më sy çelë
Dhe i shkroi
Në faqet e historisë
Në papirus antikë
E tash
Ku janë fsheh ato
Kush i maskoj me përgamen ëngjulli
Shpirtin e tyre të përgjakur
Nuk e besojnë më
Fëmijët e celularit…
SY QË NUK HARROHEN KURRË
Çfarë thonë ata sy të ndritur
Të grekes së bukur
Dërgojnë një shkelqim të largët
Më ngrohëtësi rrezesh
Dhe i ngrohin gjymtyrët e vetmuara
Të lules sime
Me nxehëtësi dielli
Shkrijnë kufijt ndarës
Hekurat e ftohtë çelikun e pamposhtur
Sy, që nuk harron kurrë
Mbetur prapa në horizontin e thellë
Mos u mbyllni ditën
Mos u fikni natën…
SINQERISHT,ME PASKA PAS MUNGUAR NJE SHKRIM I TILLE….
I nderuar mik e poet, Muharrem Kurti,
Me shume vemendje e lexova shkrimin e Juaj te kjo faqe e nderuar e voalit,ku gjeta ato gjera te bukura shkruar per mua,sa nuk e kam ditur se me mungojne,si ushqim ose frymezim krijuesi. Jo se ato nuk i ke prezentuar ne manifestimin e 70 vjetorit te lidnjes e 50 vjetorit te krijimtarise, porse diten e asaj feste, nuk kam “ditur” ,nuk kam mundur t’i shijoi si sot,nuk pase vlersim si sot per shkrimin tend. Me shkathesine Tende krijuese ke bere nje rekapitullim te gjithe asaj punes sime per aq vite,duke numruar edhe titujt e shkrimeve,ku vemendja e secilit lexues,me siguri,gjen nje cope mund timin te cilin Ju e shume te tjere e kane vlersuar e perkrahur me kohe. Dhe,fale atyre vlersimeve e perkrahjeve,bera keta hapa qe bera,ku shkrimi juaj i vlerson pozitiv.
I nderuar mik e poet Muharrem Kurti,nuk u befasova ne menyren e çasjes se Juaj profesionale,sepse ka kohe qe e keni deshmuar autorsine Tende brenda dhe jasht vendit tone,per çka na bere te jemi krenare me Mirenjohjet e sjellura nga nje vend i tradites se kultures se lashtesise greke. Une,nuk kam te drejte me shume te zgjerohem ne kete shkrim qe hodhet per rrugen time,por kam obligim moral te falenderoj nga zemra,ty personalisht dhe gjithe miqeve (te gjalle e te vdekur) qe permend ne shkrim,te cilet, me dhane driten e gjelber te urdhetimit tim si krijues. Te uroj edhe Ty suksese akoma me te shumta ne krijimtarine e Juaj letrare.
EDHE DIÇKA RRETH CIKLIT T’UAT ME POEZI:
Pas shkrimit per rugetimin tim,me shume kurreshtje lexova ciklin me poezi te cilat,kete mjesë te hershem,me preken deri ne seder. Ju keni derdhe gjithe vnerin e nje krijuesi brilant per brishesite e shsoqerise sone,ku mosdija dhe fajsia e ushqyer me oreksin kriminal,ka lene shume motra,nena,vllazer,baballare me loite ne faqe e duar ne gji duke gelltitur naten djemt tone te devotshem,te cilet luftes ia dhane karakterin çlirues e profesional,si Hajdar Ahmeti e shume te tjere. Mjer nena qe iki pa e ditu se kush ia kalli ate zemer pa asnje arsye. Kjo ishte motra jote,qe hidherimin e mori ne varr. Por,lum ajo qe nje vella si ty,per t’ia ♪5ajte vuajtjen dhe padrejtesine qe ia shkaktuan te tjeret. Jo me shume se kaq kete radhe!…
Kjo pende e Juaj,me guximin e nje krijuesi stoik,na bene te jemi krenare me gjitha sukseset e Juaj. Rrespekt mik e poet Muharrem Kurti.do na bene krenare
I nderuar Tahir Bezhani, Shkrimi im per Udhetimin tuaj letrar , eshte merite e juaja dhe rezullatet i punes suaj krijuese,cilesore dhe produktive. Ky shkrim do te jete me i gjere,me i kompletuar si studim, se ma jep mundesine krijimtaria e juaj e suksesesshme. Te pergezoj per punen qe ke bere dhe te uroj suksese te vazhdueshme ne krijmtarine tuaj te cmuar! Njekohesisht, te falenderoj qe e ke komentuar poezine time, per motren time, e cila vdiq e re , ndikuar nga vrasja barbare qe ia ben birit te saj, paderjetsisht,nje poezi plot dhimbje , plot padrejtesi qe ma shkroj realiteit i hidhur i saj dhe i imi, e cila doli ngjit me shkrimin tim , edhe me disa poezi te tjera te miat,per krijmtarine tuaj letrare dhe qe une iu luta portalit qe ta shkepus , por , nuk ndodhi. Poezite e mija do te duhej dilnin shkeputur nga shkrimi im per ty, por jemi bashke gjate, prej shume kohesh , edhe ne krijmtari letrare. Faleminderit Mik!