VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

U nxi i ziu gur – Cikël poetik nga FASLLI HALITI (5 dhjetor 1935 – 16 tetor 2020)

By | October 17, 2020

Komentet

NË KRAHËT E FLUTURËS SË BARDHË… – Poemë nga SEJDI BERISHA

 

(Ose, baladë për pelegrinazhin e zemrës time)

 

1.

Zemrën po e lë në dritare

Le ta rrahin erërat dhe acari

Zogjtë ta ledhatojnë me cicërimat e tyre

Lulet e pranverës ta mbështjellin me aromë

 

2.

Po po

Zemrën po e lë në dritare

Kush të dojë le ta marrë

Por mos harroni

Njëherë ta dërgoni

Te shtëpia e vjetër e babait

Edhe tek vendlindja ime

Nëse e dini ku është ajo

 

3.

Shëtiteni pak

Në tokën e etur e të ndrydhur

Kam dëshirë ta dërgoni edhe në Shkodër

Se atje ka shumë dashuri

Mos harroni

Edhe në Pukë ta qoni

Migjenin ta takojë me kollën e tij

Edhe në kalanë e Ali Pashë Tepelenës

Atje vendoseni

Le të vështrojë çfarë të dojë

Por mos e harroni

Edhe Kalanë e Lëkurësit te Saranda

 

4.

Mos e leni të pushojë

Por mos ia detyroni as vajin

Se është e ndjeshme dhe e mbushur vrer

Për këngën e ndrydhur të njeriut

Për kuptimin e pastër të lirisë

Mos e lejoni as të flasë

Se ajo di shumë gjëra e plagët e djegin

 

5.

Në Elbasan atje të Shkolla Normale

Dërgojeni zemrën time

Vetëm ditarët dhe emrat e nxënësve

Lëreni t’i shikojë

Se ndoshta

Zë vend më mirë pesha e këtij tempulli

Shëtiteni edhe në Pogradec

E në Korçë shpijeni tek ajo shkolla e parë

Se do ta trimëroni për ecjen e njeriut

Por, mos dëshpëroni

Më atë se çfarë është arritur deri me sot

 

6.

Zemrës sime

Mos i tregoni se njeriu nuk e do njeriun

Do çmendet ngase të gjitha i di

I ka si në shuplakë dore

 

7.

Te qyteti i Manastirit

Shëtiteni gjatë e gjatë

Dërgojeni edhe tek ato hapësirat

Ku zuri rrënjë alfabeti i gjuhës

Por edhe këtu mos i tregoni

Për plasaritjet e mendjes as të shpirtit

Që kanë ndodhur e po ndodhin

Se barrikadë i dalin shumë mangësi

Jo vetëm për shkrime e krijimtari

 

8.

Pastaj

Shëtiteni nëpër ato vende deri në Shkup

Por kujdes se edhe aty

Ia shtoni e ia lëndoni plagët

Dhembjet dhe padrejtësitë

 

9.

Zemrës sime

Në Shkup ia mundësoni

Vetë të shëtisë

Se edhe tash mund të mësojë shumë gjëra

 

10.

Zemrën time

Kthejeni edhe në Kaçanik

Por ruajeni se trembet nga ardhmëria

Mirë e di ajo zemërimin e Grykës së Kaçanikut

Pastaj

Ngjituni tokës së vjetër deri në Prishtinë

Aty jepini liri të gjendet vetë

Në tërë atë mal

Me shumë gjemba e me pak lule

 

11.

Pastaj merreni

Dhe sertshëm dërgojeni tek Stacioni i trenit

Ajo vetë hipë në binarë

Dhe do niset për tek minatorët

 

12.

Atje në Mitrovicë

Lëreni të pedatet me ndrydhjet e atyre njerëzve

Edhe me trimërinë e Azem Galicës

Edhe me të atij me xhamadan të kuq

E me tirq të zi, Isa Boletinit

Nëse e kërkon edhe Shaban Polluzhën

Mundësojani pak minuta

Të çmallet me rrëfimet e tij

 

13.

Po po

Zemrën time dërgojeni edhe në Prekaz

Por mos i tregoni për Adem Jasharin

As për familjen e tij

E di ajo vetë

Por edhe nëse plasë si korra e kripës

Shëtiteni nëpër çdo pëllëmbë toke

Se aty bima zhvillohet

Edhe nëse mbrapshtë mbillet

Le të flasë me të gjithë

Edhe me vetveten po se po…

 

14.

Kur vjen koha ta ktheni për në Pejën time

Lëreni të përplaset me Reçakun, Izbicën

Me Lybeniqin, Çyshkun, Mejën

Edhe me shumë vende të tjera

Edhe pse damarët do t’i rrahin idhshëm

Kurse mendjen e lë

Si problem të pazgjidhur matematike

 

15.

Zemrën time

Kur ta sillni sërish në Pejë

E qoni tek ai Blini im buzë Lumëbardhit

Aty, le të qajë të këndoj e le të plasë

Se kështu e shprushë jetën time

E sheh edhe Grykën e Rugovës

Do të përmallet për ujin

I cili kohërat i bartë kush e di se ku

Por keni kujdes se ka për t’iu detyruar

T’i shpjegoni për ushtimën e Lumëbardhit

Edhe për atë se pse ai bashkohet

Me Drinin e Bardhë

E Drini i Bardhë pse e përqafon Drinin e Zi

Dhe bashkë i përshkojnë

Tokat fushat e malet

E pastaj ia hijeshojnë madhështinë

Detit i cili flet e nuk flet

 

16.

Por zemrës sime

Shpjegojani injorancën që ka njeriu

Që nuk kupton dhe as mendjen se vret…

 

17.

Zemrën time

Dërgojeni edhe nën atë lisin shekullor

Ku i përjetova drithërimat e para të dashurisë

Dhe prej atëherë dashuria

U bë etje dhe ëndërr e jetës sime

 

18.

Mos harroni që zemrën time

Ta dërgoni edhe atje në Kalabri

Për asgjë tjetër

Por vetëm ta dëgjojë këngën

“Moj e bukura, moreee…”

 

19.

Kam dëshirë ta dërgoni edhe deri në Brazil

Tek varri i të dashurës së Serembës

Edhe tek varri i Nolit

E dikur edhe në Shqipëri

Tek varri i eshtrave të Faik Konicës

Te varret e Abdyl, Naim e Sami Frashërit

E dini vetë pse…

 

20.

Zemrës sime bëjani qejfin

Dërgojeni në Prizren te Lidhja e Prizrenit

Le të ngopet me historinë dhe bukuritë e qytetit

Le të zemërohet me Kalanë

Si defter kurrë i pa shfletuar deri në fund

E te Kulla e Haxhi Zekës në Pejë

Vetë kalldrëmi do t’ia shpjegojë

E do t’ia hapi zemrën e Lidhjes së Pejës

 

21.

Ka edhe shumë e shumë për të rrugëtuar

Por emrat e Lezhës, të Skënderbeut

Të Hasan Prishtinës e të tjerëve

I futni në një zarf dhe e mbyllni

E i ruani mirë e mirë

Se zemra ime di shumë e shumë

Për madhështinë e tyre

Për zemërplasjen e tyre…

 

22.

Më ra ndërmend

Zemrën time

Dërgojeni edhe deri tek shkolla fillore

Aty ku nisa t’i radhis

Gëzimet hidhërimet dhe ëndrrat

Me një janxhik me opinga dhe rroba zhguni

Kaloni edhe deri tek gjimnazi

I vrulleve dhe i rebelimit të rinisë sime

Kthejeni zemrën time deri në Prishtinë

Aty tek Fakulteti Filozofik

Por mos e lëni shumë

Se me shekuj ngelet aty

Për studimet e mia

Botën duke e mallkuar

 

23.

Eh, tash

Zemrën time

Ma ktheni sërish në dritare ku ishte

Zogjtë le ta madhështojnë me këngën e tyre

Ajo do t’i çmend me lotët e mi

Me qëndresën e pathyer e plot mllef

 

24.

E kur të bjerë terri

Lëreni të flejë në dritare

Se në mëngjes gjethet e vjeshtës

Dynjanë do ta këshillojnë

Për gjërat që e kanë plasë e përplasë

Zemrën time që herët ua kam falë

 

25.

Por diku herët para agut

Një flutur e bardhë

Do të bie mbi zemrën time

Duke rrahur krahët

Si për rrugëtim të gjatë

E unë do ta lusë  

Ta merr zemrën time

Le ta hedh në ujë të Lumëbardhit

Ndoshta botën do ta përshkojë

Tokën do ta urtësojë

Me farën tjetër të lumturisë

 

25.

Flutura e bardhë

Që gjithmonë e adhuroj

Mbi krahët e saj vuri zemrën time

Dhe nuk di se kah iku

Unë ngela duke i shtrënguar tëmthat

Askujt nuk arrita t’i them:

Mua tash më ktheni tek libri im

“Njeriu ‘pa’ vendlindje”…

Se brenda saj është në ujëvarë

Me ujin e saj që kurrë nuk shteron

Përherë buzët i njomi e shpirtin e freskoj

 

(©S. B.)

(E diel, 18 tetor 2020)    

 

 

NGA STADIUMI, NË RAJONIN E POLICISË! – Ndodhi gazmore nga libri i ri i Skifter Kelliçit “Topi nën pushtetin e tyre’

Ndodhi gazmore, shkeputur nga libri i ri i shkrimtarit Skifter Kelliçi “Topi nen pushtetin e tyre’ (kujtime, histori, kuriozitete dhe tregime humoristike).

 

E kam pasur gjithnjë zakon që të ulesha në kabinën e komentimit të Radios dhe TV-së, të paktën njëzetë minuta para fillimit të cilësdo ndeshjeje, s’do mend, pasi merrja nga trajnerët përbërjet e të dyja skuadrave. Dhe jo pa arsye; me t’u ulur para mikrofonit, ashtu si aktori që para shfaqjes fillon e futet në botën e personazhit të tij, ashtu dhe komentatori, duhet të futet në botën e ndeshjes që do të nisë pas pak të komentojë.
Mbi të gjitha, duhet të ngulisë në mendje fytyrat e lojtarëve të njerës ose tjetrës skuadër, nga të cilët mund të ketë dhe ndonjë që nuk e njeh, që të mos e ngatërrojë gjatë lojës me ndonjë lojtar tjetër. Kështu, pra, edhe unë ata pasdite fundprilli të vitit 1972 , nisa të bëja të njejtën gjë: madje u ndodha para tribunës qendrore të stadiumit “Qemal Stafa” jo njëzetë, por plot tridhjetë minuta përpara. Për djall, gjatë rrugës nga shtëpia në stadium, të cilën kuptohet vetiu që e bëra më këmbë, zuri një shi me gjyma që më bëri qull.
Si zakonisht, para tribunës qëndronin policë që këqyrnin me kujdes biletat, por edhe ndonjë person që mund t’u dukej…politikisht i dyshimtë, (ruajna zot, se mos t’i bënte atentat ndonjë byroisti, sepse triumvirati i udhëheqjes-Enveri, Hysniu dhe Mehmeti, ia kishin parë derën stadiumit vetëm në spartakiada).
Ne, gazetarët e RTVSH-së , për t’u futur në stadium, tregonim zakonisht fletëhyrjet tona. Por kishte raste që nuk i tregonim fare, sepse policët edhe na njihnin e kështu kalonim gardhin e tyre e bënim drejt stadiumit, pra drejt kabinës së komentimit. Kështu gjykova ato çaste. Kësisoj, me një buzëqeshje të mjaltshme, bëra përpara. Por i kisha bërë hesapet pa hanxhinë…
-Ndal, mor ti, shok qytetar, ku poi a mbath kaq serbes!,- dëgjova një zë me theks verior pas meje.
Ktheva kokën e pashë një polic i mbuluar i tëri me mushama, që m’u bë si të ishte kukudh. Nuk di sesi, po më hipën kacabujtë pas fjalëve të tij.
– Jam komentatori i Televizionit dhe po shkoj në kabinë që të komentoj ndeshjen,– i ftillova..
– Ku e ke fletërhymjen?- më pyeti pa ma varur fare.
-Për fat të keq e kam harruar,- iu përgjigja unë.
Dhe i thashë të vërtetën.
-Nuk asht se e ke harrue flëtëhymjen, por puna asht se po na shtihesh si komentatuer për me hi pa biletë në stadium,- ma tha,- pranej merr mbrapsht.
-Unë, komentatori, të futem pa biletë?!- ia ktheva vëngërthi.- E ke jangllësh, mor shoku polic…
– Se çfarë polici jam unë, ke me e pa tash,- ma priti, pa e prishur terezinë ai me atë mushamanë e kapuç dhe me strehë të gjerë , që linte të dukeshin një palë sy vëngëroshë e një hundë squparake.
Dhe pasi, bëri një lëvizje mëngjarashe të kokës, vura re se mu para meje mbiu si në përralla një GAZ 69. E që aty, lum miku, unë e pashë veten brenda tij, i rrethuar nga dy policë, sikur të isha …diversant.
-Jeni në vete!- brita, kur e pashë që punët rodhën lumë e përrua.-A nuk më njihni se unë jam… komentatori?!…
Polici nga e majta nuk u ndie fare e jo vetëm kaq, po më hodhi një vështrim të pjerrtë nënvetullor. Kurse polici nga e djathta ime, më foli miradijshëm:
-Të njoh, shoku komentator, por ai që na dha këtë urdhër, është shefi i rajonit tonë, e nuk ia kthejme dot llafen.
-Po mirë , nuk më njohu ai?- pyeta unë tërë xhind.
-Këmba e tij nuk shkel kurrë në stadium,- vazhdoi polici.
E pashë se ishte e kotë të bisedoja me ta, aq më tepër që GAZ-i me shpejtësi marramendëse kishte arritur në oborrin e vogël të Rajonit të Policisë, ose, më saktë, te ish-Burgu i Vjetër.
Të dy policët më futën brenda. Aty ai vështrimnënvetullori, diç çaprashiti me një polic shërbimi, i cili ma bëri me shenjë që të ulesha pranë tij. Dhe kur të dy policët morëm sërish andej nga erdhën, pra nga stadiumi, ai fërkoi patllaken që mbante në brez, sikur të më jepte të kuptoja që të rrija sus.
Gjendja qe bërë katran me bojë: unë në një rajon policie e mikrofoni në kabinë pa komentator!..Mbi të gjitha, askush nuk dinte se ku isha unë. Polici me një pamje tutkune as që m’i hidhte sytë, bile tani rrinte më këmbë, për çdo të papritur.
-Dëgjo, shoku polic,- zura t’i thoja me përgjërim.- Puna është kështu e kështu e unë jam i tillë dhe i këtillë e , pra, më kupto se unë duhet të iki , bile jo vetëm të iki, por edhe të fluturoj ashtu siç kam emrin, Skifter, se për 15 minuta atje në stadium fillon ndeshja e , ti, merre vesh vetë, ç’ndodh kur nuk ka komentator…
-Po ay që flet atje në Radio a Televizion, nuk e ka emrin Skifter, po Skënder, – ma ktheu pa e bërë qejfin qeder e, duke sajuar një të ngërdheshur, sikur të më kishte kapur gafil, se kë mori në telefon e veç e kur e pyeti bashkëbiseduesin nëpërmjet telit:
-Hë, more, Kapllan, si të kam e më the e të thashë, po a nuk e quajnë Skënder atë që me demek ligjëron për sportin atje në Radio a Televizion?…Tamam Skënder e jo Skifter…Po ai që paske aty qenkësh një palo mashtruesi që në birucë, për ideal është pak ta kallësh”,-dëgjova një zë nga teli.
Polici tundi dorezën e telefonit, sikur të më tundte patllaken dhe kapsalliti sytë. “O perëndi,ç’më gjeti!- mallkova me vete.- Këta qenkan dy Zyberë në një derë…
More se i rrëfeva fotografinë time në pasaportë, atij nuk i mbushej që nuk i mbushej radakja. Kur i thashë se të paktën duhej të më njihte nga ekrani i televizorit, ma ktheu se ai nuk kishte televizor e nuk kishte haber fare nga sporti.
Befas ma priti:
-Radion e dëgjoj, ndaj, pa bëj sikur je duke komentuar një ndeshje?
Doemos që nuk ia prisha e kështu ia nisa si lolo se… topin e kishte filani , që ia kalonte fistekut e kësisoj tra-lala e tri-lili….
-Hë, u binde tani?- e pyes.
Ai u shqye së qeshuri dhe ma ktheu:
-Zërin e bëke tëpkë si ay Skënderi, por mua nuk ma hedh dot, se ay e ka atë më të trashë se tëndin!…
Ç’budalla!..Atëbotë e pashë të udhës të merrja në telefon ndonjë zyrë në Radio a TV, po xhan xhin se përgjigjej njeri. E ku kishte njerëz në zyra në pasdite!…Po edhe telefoni i studios së TV-së dilte, malum, përjetësisht i zënë.
Ndërkohë në korridor u duk një polic tjetër, të cilit i ishte rastisur të bente shërbim në Radio dhe Televizion. S’do mend që më njihte,ndaj, kur kallwzova ç’më kishte ndodhur, iu përvesh policit tim vigjëllimtar, të cilit i ranë pendët.
Kësisoj ai më la të lirë, por me kusht që, pasi të mbaronte ndeshja, ta sillja kokën gjene në rajon, se ndryshe shefi do t’i punonte atij qindin. Dhe unë, pa e zgjatur, si I ndwrkryer ua graha këmbëve, përmes shiut që, si për inat, zuri tw binte më rrebeshe edhe më të ukubetshme, duke pasur shpresë të arrija në stadium të paktën në orën ..katër pa pesë…
Mirëpo, mu përpara Ministrisë së Bujqësisë shoh një “Fiat” dhe brenda një kushuririn tim të largët, që ishte shofer. I shpjegoj si e kisha hallin dhe ai, ndonëse priste zëvendësministrin që ishte në një mbledhje, më shpie bramp e në stadium.
Ora shënon katër… Bëj vetëtimthi nëpër shkallë e drejt e në kabinë. Atje shoh për fat të mirë Alfons Gurashin që po komentonte…Ai nuk kishte marrë formacionet e skuadrave, pale po nuk dinte as kush ndeshej në mejdan…Kështu në vend që të thoshte “Shkëndija”, ia këpuste “Studenti”… Dhe nuk kishte faj se me tërë mend ishte dhe një skuadër futbolli me këtë emër. Skuadra tjetër që luante me “Shkëndijën”, ishte “Kavalla”, bash ajo skuadër grekeqë kishte luajtur me “Tiranën”, më …1938, kur gjatë transmetimit të parë të një ndeshjeje në Radio Tirana , Mazreku, i kishtë bërë lëmsh emrat e lojtarëve, e ku grekërit të bërë helaq 7-O, megjithatë, mburreshin me një gol, sidoqë…ofsjad.
Turrem te kabina e Radios për të marrë formacionet e të dyja skuadrave nga Ismet Bellova. Po në kabinë …hiç…Sikur edhe atë ta kishin degdisur si unë në polici..
Marr vesh se Ismet Bellova kishte mbetur në Rinas, ku po përcillte një delegacion sportiv kinez. Por ata të Radios ishin treguar të mençur: kur nuk e kishin parë atë në kabinë, nuk e kishin nisur transmetimin, kurse këta të mitë në TV, me ha,ha e hi,hi atje në studio, kishin shtypur butonat e kështu kishin bërë të kundërtën, pa ua pritur rradakja, nëse isha a nuk isha unë në kabinë.
Për djall, pa kaluar një minutë, Fagu, kishte bërë gol, pa vënë Alfonsi këmbë në stadium. Nuk kishte marrë vesh kështu hiçgjë, dhe vazhdonte të kumtonte se rezultati ishte… 0-0.
Me të mbaruar ndeshja, nuk qe nevoja të shkoja në rajonin e policisë, sepse më thirri me urgjencë, drejtori i përgjithshëm, Todi Lubonja. Pasi me dëgjoi më nge, më foli disi rreptë:
-Hiç keq mos të të vijë. Ti i ke fajet. Policit duhej t’i kishe treguar fletëhyrjen. Për këtë që ndodhi, është shqetësuar edhe ca shokë të udhëheqjes. U bëmë gazi i botës, me “Student” e me “Shkendije’.
Heshta i zënë në faj…

Dreri dhe qentë Parabolë nga Liu Tsung Yüan E shqipëroi Elida Buçpapaj

Kjo parabolë është shkruar nga shkrimtari kinez Liu Tsung Yüan (773 – 819)

——-

Një burrë gjatë një dite gjuetie kapi një dre.

Me synimin për ta zbutur, ai e mori drerin në shtëpi.

Duke tundur bishtin dhe duke lehur, qentë e tij vrapuan për ta pritur.

Gjuetari, me drerin në krahë i urdhëroi shërbëtorët e tij t’i ndalonin qentë.

Të nesërmen ai shkoi në stelën e tyre me drerin dhe me kamxhikun e shtrënguar në dorë dhe ua afroi kafshëve që ta nuhasin.

Dhe kështu çdo ditë, derisa qentë u mësuan me të sapoardhurin.

Shumë shpejt, pa dijeni për natyrën e tij të vërtetë, dreri luante çdo ditë me qentë.

Hidhej plot dashuri, vraponte e këcente mes tyre, flinte i qetë pranë tyre.

Nga frika e kamxhikut, qentë i përgjigjeshin përkëdheljeve me përkëdhelje.

Sidoqoftë, ndonjëherë, ata lëpinin mustaqet.

Një ditë dreri doli nga shtëpia.

Gjatë rrugës ai pa një tufë qensh.

Dreri menjëherë vrapoi për t’u bashkuar me ta, i etur për të luajtur.

Ai e pa veten menjëherë të rrethuar nga sytë e gjakut dhe dhëmbët e mprehtë.

Qentë e vranë dhe e gllabëruan, duke i lënë kockat e shpërndara në tokë.

Dreri vdiq pa kuptuar se çfarë po ndodhte.

PILAFI (Tregimi i së dielës) Nga Agim Xhafka

Në çdo cep të Greqisë po të shkosh me pushime do ndeshësh patjetër shqiptarë. Që të ofrojnë miqësi,shërbim,qeshje e gatishmeri pafund dhe falas.
Kështu me ndodhi para tre vitesh në një drekë në ishullin Tios,një copë shkëmbi i madh,por i mbushur me turistë aq shumë sa mendova se do fundosej,nuk do e mbante dot ngarkesën njerëzore.
Nga që ishim me ngut,se ishim në një tur në 6 ishuj,nuk kishim mundësi për restorante klasi a për ngrënie me muhabete shtruar. Shkuam në një kthinë te një cep rruge që afronte në çast fruta deti të zgarës. Nuk mbaruam fjalët e porosisë kur pjatat me oktapodë,kallamarë,karkaleca mbushën tavolinën e vogël rrumbullake. Uri të madhe nuk kishim,por nepsi alarmant na përfshiu se gatimet ishin mbreterore,plot freski,aroma e erëza të krejt globit. Mbresave të piknikut iu shtua dhe gastronomia mahnitëse. Donim të paguanim shpejt,por:
-I keni dhoro nga pronari. Eshtë shqiptar si ju!- na tha shqip kamarieri që na solli gjithë ato pjata e fliste veç ne,ne,ne!
U gëzuam sigurisht,por doja ta falenderoja personalisht.
-A mund t’i japim dorën?
-Patjetër,-dëgjuam dhe drejt nesh po vinte një burrë mesatar,i qeshur,me sy bojëqielli,flokë kafe e me dhëmbë shumë shumë të bardhë.
Pasi e falenderuam mësuam se quhej Bledar,ishte nga Këlcyra,kishte ardhur që 25 vjet përpara,ëndërronte në Shqipëri të bëhej mësues,por nuk e çonin në shkollë pedagogjike. Ishte i martuar,kishte dy djem dhe të dy në universitet në Athinë. I madhi masterin do e bënte në Londër. Në fillim mblidhte ullinj,më pas bahçevan në ca hotele,pastaj me gruan morën një lokal të vogël me qira e atje kanë 12 vjet që presin e përcjellin turistë. Çdo vit e më shumë. Na pyeti dhe ne për profesionet. Kur mësoi se isha gazetar,tha që njihte një prej tyre. Koli e quanin,babai e pati ftuar një herë dhe per darkë në Këlcyrë,tha. Ai premtoi se do më nxirrte bursë për shkollë në Gjirokastër,por nuk di pse nuk ia doli.
Koli ishte shefi im i redaksisë per shumë vite. Nuk e përmenda se e njihja nga që më erdhi ndër mend krejt darka e Këlcyrës,krejt ajo natë kaq e pështirë dhe e turpshme. M’u kujtua dhe Bledari,atje në cep të dhomës,i pafjalë dhe me duart te goja duke kafshuar thonjtë.
Sapo kisha nisur punë në gazetë e në një shërbim në jug të vendit,Koli,shefi im,vendosi të më merrte dhe mua me qëllim që të mësojë ky i riu nga praktika e gazetarisë. Bashkë me ne ishte dhe Gazi e Tit shoferi,pra bëheshim katër veta. Shërbimet me shefat janë të mërzitshme,jo nga që ai ishte dyfishi i moshë sime dhe Gazit,por nga që për çdo mendim të tij duhej të thoje vetëm ok. Nuk flitej për diskutim a qoftë larg debat. Sa arritëm tek hotel turizmi në Gjirokastër,na doli para Llani,një korrespodent lokal që ishte pritësi e përcjellësi i bosëve nga Tirana siç thoshte ai. Një tip i shkathët që me njohjet nga qendra ishte bërë si sekser për të zgjidhur hallet e njerëzve në qytet. Ndaj e prisnin në dreka e darka plot hallexhinj.
-Do shkojmë në Këlcyrë pas një ore,- i tha Kolit.-Na pret një darkë e mirë.
Në fakt ishim të uritur se drekë hëngrëm dy byrekë me gjizë në dorë që i blemë në Fier.
Në më pak se gjysëm ore hypëm në BÇ kineze e vrapin tek Myrto,kështu quhej burri që na paskej ftuar për darkë.
Kishte ngrohtësi që në hyrje. Myrto,një burrë i qeshur,trup mesatar,por muskuloz na perqafoi. Krejt familja e tij na priti në korridor. Gruaja dhe dy vajzat e rritura. I fundit ishte Bledari,çuni i vetëm i shtëpisë që sapo mbaroi tetëvjeçaren.
Myrto merrej me mirëmbajtjen e fabrikës së verës, por kishte plot hardhi në oborr e çdo vit bënte nga dy kv raki.
Na nxori nga një gotë,pastaj të dytën,ca ullinj e turshi në një pjatë,erdhi e treta,e katërta e u nxeh muhabeti.
-Dua ta bëj djalin mësues!- na tha e sytë i lëvrinë.
-Ta bësh pse jo,-foli Koli.
-Po duhet një ndërhyrje!
-Kemi shokun Koli,mos u merakos,-tha Llani e pa nga Koli.
-Po,po,do e zgjidhëm.
-Se këta të këshillit ia japin ndonjë të vetit,-nxorri merakun Myrto
-Po kush i pjerdh këta,-e vulosi Tit shoferi e gotat mbushu e zbrazu.
Pasi u thanë ato dy meze të mjera,erdhën pesë pjata me pilaf,por veç në dy kishte mish,tek Koli dhe Llani. Titi shtriu dorën e ia mori Llanit.
-Na erdhi me kockë mishi i tallonit javor ,-tha Myrto e i hipi një i kuq në fytyrë.-Por bën pilaf të mirë.
Për pesë minuta u fshinë pjatat. Llani seç i fliste në vesh Kolit e ky nuk lëvizte hiç kokën.
Pasi rrëkëllyem edhe nga dy raki të tjera u çuam. Koli sa i dha dorën Myrtos ,gruas e vajzave nuk ua fërshëlleu. Hypëm në makinë,heshtje. Pas ca kilometrave gati i tremba të gjithë:
-Tit,ndalo se nuk i morëm emrin dhe mbiemrin çunit të Myrtos.
Koli u kthye vrik e më bërtiti:
-Pse me një pilaf do vihemi ne në punë?
Gazi më pickoi. E kuptova e heshta. U betova se nuk do vija më në shërbim me shefin.
Pas kaq vitesh para meje rri ai djali i ndershëm i asaj shtëpie të ndershme,që ndanë me mikun edhe kockën e tallonit. Ai djalë,që mbase atë natë fjeti pa ngrënë,na gostiti sot se zemrën e ka të madhe. Nuk pati interes a miqësi me ne. Veç që folëm shqip u tregua bujar që ta mësonim se këtë ishull të bukur e kanë grekët,por e zhvillojnë edhe shqiptarët.
Doja ta pyesja për Myrton,për motrat,për nënën,por më dukej sikur do kthehesha në skenën e një krimi.
E falenderova dhe u gëzova shumë që ai njeri ishte i lumtur nga puna e tij. U ndjeva çlirët se e kisha si brengë nga ajo natë e zezë made in Koli.Të paktën arratisa turpin tim…

Në ditën e marrjes së çmimit Nobel – Poezi nga NËNË TEREZA

Gjithmonë kam në zemër

popullin tim shqiptar.

Zotin lut shumë

që Paqja e Tij

të vijë në familjet tona,

në zemra dhe botë.

 

Lutuni

për fukarenjtë e mi,

për motrat e mia

dhe për mua.

 

Për ju lutem unë…

 

Oslo, 10.12.1979

UJËVARË SHPRESASH – Cikël poetik nga MUSTAFA V. SPAHIU

 

Shpresa me zogun résh flatron,

Pas nesh dhimbje flakërimi, pse

Agava vetëm njëherë lulëzon, në

Rrënjësh lind e fshihet gëzim…

 

Palombar bëhem n’ërrësirë, nxis

Një ditë lodhjesh ta rrëmbejë –

Bëj gjezdi nëpër ajër të dëlirë,

Era këndon në rrugë e rrëkllej.

 

Shpresa dëgjon veshët e vet,

Me kismet, në fat më të mirë.

Ujërat që ecin për çdo vjet –

Me galop zbresin n’rrafshirë!

 

Burimet kanë vetëm një emër,

Në mëngjese s’ndërron vesa…

Poeti qoftë çoçërr ka ‘i zemër

Dhe ate e mbanë sall shpresa!

 

Me Kerubinin fjalëpak qëndron,

Vargjet i ka t’artat n’dritare, me

Kadril luan lojë figurash kiloton,

Me rreze gërshetë dhe fanfare…

 

Ujëvarë shpresash sa e lashtë,

N’lule t’ballit ruaj Zot e Atdhéun.

Unë jam fëmijë iliri me dashtë –

Trupin s’ma ngrit dot si Anteun!

 

 

E diel, 06 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

 

 

                   POETIT MARATON

 

 

Dikur moti thotë…legjenda

Kishte vrapuar gjatë një njeri!

Lisi s’jep qershi, por lenda…

Mes lemzimesh stisën poezi.

 

Odash thithte lemarak fjalë,

Për bëma dhe trimërit tona.

Se deshte dioiken e përdalë

I lemerishëm rrinte tevona…

 

Kupa e ëndjes n’tamth i plasi,

Maestrave u kishte fort lakmi!

Pena e dashjes n’gozhd’i hasi;

S’i kishte ra leximit mirë mistri!

 

Pa njolla poetin e përmenda,

E vura në vargun e durimit tim.

Më dukej mur’i derdhur brenda;

Gur i palatuar kishte dëshpërim.

 

Heras për fjalë qe përdredhur,

I grafllonte verdhësirë shkaku…

Shtrezës s’pezmit duke bredhur,

Tepes së kokës i ngjitej gjaku…

 

Me dhunë kërkonte fjalën e re,

Në gjini të artit pa mëkat futej…

– Do jem poet i urt mbi këtë dhé;

Uratën po, për mbështetje lutej,

 

Vitet pa ndoj libër s’i iknin bosh,

E gjeti kroin e kujtimeve te viset.

Me kritikët glizando – mjaltosh,e

Kasnec me vargjet çdo ditë niset

 

Si qumështit mbi suvalë gufimi

I ka do vese moderne thinjosh…

I ka zgjidhur nyjet nga tfillimi,si

Sanço Pançi barkun sa një kosh!

 

 

 

E premte, 11 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

         SAFIRËT NDËR ESHKË

 

 

Ilirishtes nisem nëpër natë

Shpirti më kallet nga dëshira

Më godasin llohat me shira –

Ylli më jep një dritë të gjatë

 

Atëbotë futem nëpër ahishte,

Krojet derdhin shpirtin e gjallë,

Kërkoj eshkën më të rrallë, Sa-

firët që flasin gjuhën ilirishte,

 

Këmbët fortesë i shrinë mali,

Shoh eshkën një dromcë rrite

Gjysmëhark jep shenjë drite

 

Fshehtësisë m’shtohet morali,

Ti zjarr në strall për fisin mbarë,

Për vatrat tona – margaritarë…

 

II.

 

Katërstërgjyshi me fat t’përdori

Eshkë ti s’fikeshe as në thëllim;

Kur ndizte cigar jepje ‘i amësim

Haberdarkën shkrepte mal’sori.

 

Egjrës prej teje i humbet fara!

Safiri në palcë rri i pathyer, e

Gramthi gurit ikën i zhgërryer;

Me agun n’bulim çel e mbara…

 

Me hirin n’veksh keni miqësi,

Për tri javë m’gjason në push;

Zjarrin tënd kush se do kush?

 

Rri ulur këmbëkryq në brezni.

Imagjinoni sall një riskë eshkë

Flaka shkrumos shtatë bjeshkë!

 

 

E martë, 8 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

 

         SAFIRËT NDËR ESHKË

 

 

Ilirishtes nisem nëpër natë

Shpirti më kallet nga dëshira

Më godasin llohat me shira –

Ylli më jep një dritë të gjatë

 

Atëbotë futem nëpër ahishte,

Krojet derdhin shpirtin e gjallë,

Kërkoj eshkën më të rrallë, Sa-

firët që flasin gjuhën ilirishte,

 

Këmbët fortesë i shrinë mali,

Shoh eshkën një dromcë rrite

Gjysmëhark jep shenjë drite

 

Fshehtësisë m’shtohet morali,

Ti zjarr në strall për fisin mbarë,

Për vatrat tona – margaritarë…

 

II.

 

Katërstërgjyshi me fat t’përdori

Eshkë ti s’fikeshe as në thëllim;

Kur ndizte cigar jepje ‘i amësim

Haberdarkën shkrepte mal’sori.

 

Egjrës prej teje i humbet fara!

Safiri në palcë rri i pathyer, e

Gramthi gurit ikën i zhgërryer;

Me agun n’bulim çel e mbara…

 

Me hirin n’veksh keni miqësi,

Për tri javë m’gjason në push;

Zjarrin tënd kush se do kush?

 

Rri ulur këmbëkryq në brezni.

Imagjinoni sall një riskë eshkë

Flaka shkrumos shtatë bjeshkë!

 

 

E martë, 8 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

         SAFIRËT NDËR ESHKË

 

 

Ilirishtes nisem nëpër natë

Shpirti më kallet nga dëshira

Më godasin llohat me shira –

Ylli më jep një dritë të gjatë

 

Atëbotë futem nëpër ahishte,

Krojet derdhin shpirtin e gjallë,

Kërkoj eshkën më të rrallë, Sa-

firët që flasin gjuhën ilirishte,

 

Këmbët fortesë i shrinë mali,

Shoh eshkën një dromcë rrite

Gjysmëhark jep shenjë drite

 

Fshehtësisë m’shtohet morali,

Ti zjarr në strall për fisin mbarë,

Për vatrat tona – margaritarë…

 

II.

 

Katërstërgjyshi me fat t’përdori

Eshkë ti s’fikeshe as në thëllim;

Kur ndizte cigar jepje ‘i amësim

Haberdarkën shkrepte mal’sori.

 

Egjrës prej teje i humbet fara!

Safiri në palcë rri i pathyer, e

Gramthi gurit ikën i zhgërryer;

Me agun n’bulim çel e mbara…

 

Me hirin n’veksh keni miqësi,

Për tri javë m’gjason në push;

Zjarrin tënd kush se do kush?

 

Rri ulur këmbëkryq në brezni.

Imagjinoni sall një riskë eshkë

Flaka shkrumos shtatë bjeshkë!

 

 

E martë, 8 shtator 2020, në

Dardaninë Ilire

 

PËR TY NËNËMADHE – NËNA TEREZE

– Shenjtëreshë na beko me shenjtërinë Tënde

 

Është një derë – derë humane

që rri hapur – fare pa reze,

Është zemra e nobelistës

e Nënës sonë Tereze.

 

Fluturat e lumturisë

vallëzojnë lehtë me rreze,

nëpër ballin e përndritur

të Nënës sonë Tereze.

 

Turtullesha shend e verë

degëve të një krekëze

Çerdhën thurte plot hare

me duart e Nënës Tereze.

 

Fisniklindur – bijë shqiptare –

shenjtore me sy bukureze

n’sofër buke – thërret – Gonxheja, –

Nënëmadhja jonë Tereze.

 

Plagët e shpirtrave t’thyer

si nënë, si motër dhe teze

I mëkonte me bukën e bardhë

Burim shprese – Nëna Tereze.

 

Me uratën Tënde – Diellin purpur

çdo skëterrë me zjarr e ndeze…

– Engjujt me kurorë trëndafilash

të stolisen Nëna jonë Tereze.

 

Me ngazëllim ecim meridianeve

ballin krenar në çdo tatëpjetëze!

Me fjalën e dashurisë na bekoi –

E pavdekura: Nëna jonë Tereze…

 

 

POET I EKZALTIMIT HYJNOR

  • Mirko Gashi mbetet si një nga zërat më autentikë të poezisë së sotme panshqiptare, në 81 vjetorin e lindjes е 25 vjetorin e ndarjes nga jeta (2 shkurt 1939 – 5 qershor 1995)

 

 

Gjakim katër stinëve lulelotësh – derdh një dardhë, se –

Halla pret nipin e lirikës – idhtar opusi – kanë lidhur besë;

Me bosht e furkë tjerrë – urata Mirkos – për të ardhë – që –

Të mos zemrohen vestalet – ardhjepritja – guaskë shpresë.

 

Mbi kikë të Karadakut, n’arbor vitae netët duan dëshmi,

Feniksi ringjallet zemrës së poetit – kallen stërnishta…

Amaneti s’mundet përtej fundit të lumit nis motmirë – agimi,

Fëmijët ëndërrojnë të këndojnë – me bilbila zgjohet Selishta[1]

 

Gjarpëri shtëpisë rrokulliset odave me këmishën e leckosur…

– Mos ia puthni së kaluarës dorën – ju preksha për të mirë! –

Askush dy herë nuk ka qenë poet – flet poeti mllefosur; sepse –

Parathëniet e tija përbrenda ditës ardhmëritë ngecën dëshirë.

 

Rrënjët e tim eti, eshtrat e stërgjyshit i kam tokës diellore, pse

Fëmijëve s’ua thoni të vërtetën se lulet kanë qindra ngjyra…

Miku im fisniklindur me buzëqeshjete – vargjesh stërmadhore, Ti

“Mbete i përgojuar në qytet” – të gjorët i harroi natyra, meqë –

 

Çdo gjë parathoje saktë lindur në vorbullin e ardhmërisë…

Ylli poetit shihet pikëmesditës – o, farkatar i opusit, he –

Të lumtë!, mbete aristokrat suprem i vreshtit të bohemisë

Dhe kurrkushët u qullosën rragnicë – urritur fundit të pusit!

[1] Selisht ~ ë, a, fshat i zonës së thellë malore të Karadakut të Gjilanit, prej nga e ka origjinën poeti.

SIKUR TË KISHA LINDUR NË SHKUP

Asaj që bënte dritë me fanarin e arsimit

 

Së paku sikur të kisha lindur në Shkup,

Djalosh magji me pëllumba të bardhë në duar

Sytë do më shkrepnin dashuri, pranverë

Më kishin rritur ninullat e arta të Vardarit

Në djepin e ylbereve mbi tri urat e tij.

 

Pulëbardhat bukurinë ma çerdhnonin në zemër,

Mbjellë e kisha farën e dashurisë në sheshe

Me rrezet e ëndrrave diellore – qumësht lulesh –

Për sytë e njerëzimit me buzëqeshje të sinqerta

E – trëndafilash në këtë qytet të lashtë, sepse

Në këtë qytet kryqëzimi është metaforëbukur.

 

Sikur të kisha lindur në Shkup, prej ugareve

Me kallinj të nevojshëm në dorë të korrikut

Do ta kisha ndalë tërmetin e kobshëm

Edhe gjethet e shelgjeve brigjeve

Të lumit do kremtonin zgjidhjen e nyjeve

Me pogaçen e madhe sa Dielli,

Organoja me buzëqeshje agimesh jehon.

 

Agimet e ardhmërisë s’do ti ndalnin

Akrepat e orëve as si ndryshojnë rrugëdaljet

Edhe plepat e brigjeve të Vardarit do festonin

Dasmat me vashat dhe beqarët me fyej magjik

Të katër stinët do kishin një emër – pranverë.

 

Bari kurrë nuk do vyshkej për ëndrrat e fëmijëve,

Rriten mе madhështi, me nektarin e ditëve…

Unazat e nishaneve po rrokullisen – habertare

Deri te gishtat e margaritartë të nuseve

Të stolisura me yje të mileniumeve.

 

Sikur të kisha lindur në Shkup, zymbyl,

Do vrapoja me tufën e rrezeve të puthjeve

Pas hapave të mëndafshtë të Nënës Tereze,

I shoqëruar me poetin Ndue Bytyçin,

Me lirikun më të shquar Mateja Matevskin

Dhe poeteshen Danica Ruçigaj më e bukura vashë

(E mëkuar me qumështin e nënës shqiptare)

Ndalë ia kisha mordjen, për të stis vargje të reja!

 

Vonë erdha në këtë qytet – rrugët e këngës

Më gjetën vetmitar, jo rastësisht

U dashurova dhe u martova nga ky qytet

Me një vashë me zemër engjulli, fëmijëve

Ua mësoi gjuhën e bilbilave me kënatat e vesës

Gjysmën e shpirtit dhe gjysmën e diellit i bëri ABETARE.

 

Lulet s’zgjohen pa vargjet e mia në këtë qytet;

Oh, sikur të kisha lindur pak më herët në Shkup,

Historisë do t’ia ngallitja një faqe të re

Me shkronja drite, me shkronja platini

Kundërmimi mallit do të ndahej në dy anije

Kujtimi kurrë s’do shterronte si gurrat.

 

Oh, sikur të kisha lindur në Shkup,

Do t’i kisha hapur katinarët e dëshirave

Sytë dhe krahët e engjujve e ruajnë këtë qytet.

Sikur të kisha lindur në Shkup!

 

 

Shkup,

E shtunë, 6 janar 2018.

TAKIMI – LOTËT E ZEMRËS[1]

E i panjohuri të panjohurit dorën e pranverës ja shtrin.

– poeti –

 

Gjysmëshekulli na mblodhi me sytë e lëngëzuar,

Si zogjtë e kaltërt nëpër rreze të brengosur, shtegtojmë –

Enciklopedisë së kujtimit, emrat ishin të paharruar…

Pati mungesa gjumi – amshimit ndjesë paçin!, të pasosur…

 

Disa kishin vajtur nëpër galakse të reja, prore –

Të tjerët të magjepsur pas ëndrrave – pikë e pesë! –

Ruzhdiu e Tushi sapo ishin kthyer peligrin nga Qabeja;

Vetëm tri shoqe të gjeneratës erdhën dallëndyshe me besë.

 

…Bulëzuan ëndërrat e rinisë tonë të pështirë, e ne –

Nxënës e arsimtarë përgjanim se jemi një moshë…

Dhe jeta me thundra na kishte goditur pa mëshirë; sepse –

Rrahur na kishte me vaj e uthullë me sitë e shoshë…

 

Pa mburrje thamë: jemi prindër fëmijësh – natyrisht;

Një dyzinë mburreshin me nipër, njëzetë me mbesat…

Dy klasë të teta shpjegonin për jetën e vogël stërgjyshërisht,

Për blerimin e vonuar me brymë – na rrëfenin trajtash mbresat.

 

Të gjithëve hapërimet na shpienin moshës së tretë,

Pse qemë të behartë, moshëkaltërt – ofshe, para pleqërisë…

Se çka na ngeli në zemra është përdëllim i vërtetë, dhe –

Le të rrojmë me shëndet – t’urtë – stinësh të ardhmërisë!

 

Takimi – lotët e zemrës – bulëza ndjellamira të mugulluara,

E shtuna e qershorit vajti vijë dore në hare duke përlotuar.

Vallë, do kthehen ato çaste kurrë të paharruara, mbase –

Në takimin e gjashtëdhjetëvjetorit rrugës së ëndërruar?!

 

 

E shtunë, 21 qershor 2014

Në Rogoçicë, Anamoravë.

[1] Në edicionin IV të poezisë lirike “Në gjurmët Naimiane 2018” – Përmet. Me çmim të dytë u vlerësua poeti nga Shkupi, M. Spahiu, me poezinë me titull “Takimi – Lotët e zemrës.”

Faslli Haliti urtësia që u foli të gjithëve – Nga Bledi Filipi

 

Ai që ishte dëshmi e asaj kohe të hidhur, asaj kohe kur askush nuk kishte guximin të shkruante a mendonte ndryshe u shua!

Pati kurajon të shprehte atë që ndiente në ato momente kur s’të lejonte kush. E për këtë i hoqën të drejtën e botimit dhe e çuan të punonte në kooperativa të ndryshme të Lushnjës.

Zgjodhi të largohej atëbotë, pasi i kreu detyrat jetësore, shoqërore dhe kombëtare. Duke mos rreshtuar asnjë çast së shkruari, shqipëruari për lexuesit shqiptar.

Është cilësuar nga kritika si një ndër penat më të rëndësishme  të letërsisë shqipe.

Faslli Haliti, nuk foli kurrë me gjuhë urrejtjeje, se rrahu kurrë gjoksin e të thoshte unë.

Nuk foli kurrë me gjuhën e forcës, as me ata që stisën përndjekjen e tij por çdo gjë ja la kohës.

Ai foli veç me urtësinë e tij  që tregonte fisnikërinë dhe bujarinë e një kolosi e mendimtari. Qe një enciklopedi për këdo.

Prof. Adriatik Kallulli do ta cilësonte si “një ndër poetët shqiptarë që ka ecur më shumë pranë një lumi të qetë fushor, brigjeve të të cilit ka lulëzuar një jetë me shumë dritë.”

Poeti që solli një frymë të re në letërsinë kombëtare u lind në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Kreu  Liceun Artistik për pikturë. U diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës.

Pat punuar si mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën “Dielli dhe rrëkerat “, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

 

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH.

Është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.

Ai qe poeti që e qëmtoi fjalën si bleta nektarin, për ta vendosur në vargje që nuk vdesin kurrë!

Vargjet e tij, të mbushura me sharm  dhe elokuencë mbeten mesazh i gjallë për brezat.

Faslli  Haliti me krijimtarinë e tij, zë një vend të rëndësishëm në letërsinë kombëtare. Jeta dhe vepra e tij do të jenë një dëshmi  dhe udhërrëfyes për brezat, pasi janë gërshetim i së shkuarës e të tashmes, reales dhe  aktuales.

Poetë të tillë nuk vdesin kurrë, ata e përjetësojnë jetën e tyre në vargje që trashëgohen brezave.

Shkrues  dhe studiues dalin në çdo kohë, por personalitete si Faslli Haliti rrallë gjen.

Jetoi një jetë me stuhi, por ato e forcuan edhe më tepër  për të jetuar mes njerëzve për njerëzit. Me komunikimin e tij i jepte forcë kujtdo, e kështu do të kujtohet nga cilido.

 

Bledi Filipi

Më 18 tetor 2011 u nda nga jeta poeti i shquar italian Andrea Zanzotto

VOAL – Poeti italian Andrea Zanzotto lindi në 10 tetor 1921 në Pieve di Soligo, në provincën e Treviso, nga Giovanni dhe Carmela Bernardi. Dy vjet më vonë, më 1923, lindën dy motrat binjake Angela dhe Marina; më 1924 Zanzotto shkon në çerdhe, drejtuar nga murgeshat që ndoqën metodën Montessori. Më 1925 lindi motra e tij Maria. Babai, i cili e kishte lavdëruar hapur Giacomo Matteottin, akuzohet për antifashizëm dhe, me kalimin e kohës, kundërshtimi i tij ndaj regjimit e vështirëson atë që të bëjë çfarëdo lloj pune. Kështu që në vitin 1925 ai u strehua fillimisht në Paris dhe më pas në Annoeullin, afër Lille, ku ai punoi me disa miq.

Kur më 1927 Andrea i vogël filloi shkollën fillore, falë mësueses Marcellina Dalto, ai shpejt mësoi të shkruante: ai kaloi kështu në klasën e dytë; në këtë periudhë ai tashmë ndjen – siç tregon ai vetë – kënaqësinë e muzikalitetit të fjalëve. Humbja e motrës së tij Marina më 1929, zija do të mbetet një episod i rëndësishëm i dhimbshëm në mendjen e re të poetit të ardhshëm.

Më 1930 lindi një vëlla tjetër, Ettore. Pasi shkon në shkollë në Treviso, fillojnë edhe interesat e para të forta letrare. Dashuria e tij e parë dhe frymëzimi i vargjeve të para daton që nga viti 1936 dhe, me shoqërimin e gjyshes dhe hallave të tij, arrin të botojë në një antologji për të cilën ai paguan një kontribut të vogël. Vargjet nuk kanë ende një stil personal dhe janë të ndikuar nga Giovanni Pascoli.

Motra Angela vdiq nga tifoja më 1937: humbja serioze e hidhëron thellësisht. Lodhja e studimit – Zanzotto djeg me sukses fazat – japin episodet alergjike dhe astmatike. Pasi mori gradën master, Zanzotto u diplomua edhe në shkollën e mesme Canova në Treviso me një diplomë klasike të shkollës së mesme. Më 1939 u regjistrua në Fakultetin e Letrave të Universitetit të Padovës. Thellon leximin e Baudelaire dhe zbulon Rimbaud. Ndërkohë fillon studimin e gjermanishtes, duke aritur të lexojë poetët e shkëlqyer Hölderlin, Goethe dhe Heine në gjuhën origjinale.

Më 1940 ai fillloi si mësues zëvendësues në Valdobbiadene. Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore është pritur me shumë shqetësim. Më 1941 kontrata në Valdobbiadene nuk iu rinovua, por ai arriti të marrë një tjetër në qytetin e Treviso në një shkollë të mesme si student i diplomuar. Më 30 tetor 1942, me një tezë mbi veprën e Grazia Deledda, Zanzotto u diplomua në letërsi italiane.

Ai mbetet i përjashtuar nga thirrja për armë për insuficencën e kraharorit dhe për astmën e fortë alergjike. Në “Signum”, ai boton një prozë të titulluar “Adagio” në numrin 10 dhe skicat e para të rrëfimit midis prozës dhe lirikës që formojnë bërthamën më të vjetër të librit “Sull’Altopiano”, i cili do të botohet në vitin 1964.

I nënshtrohet thirrjes nën armë një vit më vonë: ai dërgohet në Ascoli Piceno, por sëmundja ndjehet shumë.

Zanzotto merr pjesë në Rezistencën Veneciane në radhët e Drejtësisë dhe Lirisë, duke u marrë me shtypin dhe propagandën e lëvizjes. Në vitin 1946, pasi mbaroi vitin shkollor, ai vendosi të emigrojë. Ai shkoi në Zvicër dhe më vonë në Francë. Ai u kthye në Itali në fund të vitit 1947 kur duket se perspektivat për mësimdhënie ishin rihapur.

Në vitin 1950 ai garoi për çmimin San Babila për pjesën e pabotuar: juria ishte e përbërë nga Giuseppe Ungaretti, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo, Leonardo Sinisgalli, Vittorio Sereni. Zanzotto fiton çmimin e parë falë një tufe poezish, të krijuara midis viteve 1940 dhe 1948, e cila më pas do të botohet në vitin 1951 me titullin “Dietro il paesaggio”.

Punimet e tij të mëvonshme që janë botuar janë “Elegia dhe vargje të tjera” (1954) dhe “Vocativo” (1957). Në vitin 1958 ai u njoh me Marisa Michieli me të cilën u martua një vit më vonë. Gjithashtu në vitin 1959 ai fitoi çmimin Cino Del Duca me disa histori, duke filluar të reflektojë në poezinë e tij. Botoni^ “Një poezi kokëfortë për të shpresuar”. Babai i tij Giovanni vdiq në 4 maj 1960 dhe disa ditë më vonë (20 maj) lindi fëmija i tij i parë, i cili u pagëzua me emrin e gjyshit të tij.

Në vitin 1961 lindi fëmija i dytë.

Në vitin 1962 Mondadori botoi vëllimin e saj të vargjeve “IX Egloghe”. Që nga viti 1963 prania e tij si kritik në revista dhe gazeta është intensifikuar. Zanzotto tani shkruan gjithashtu ese të shumta kritike, veçanërisht për autorët bashkëkohorë si Giuseppe Ungaretti, Eugenio Montale ose Vittorio Sereni.

Ai u njoh me filozofin gjerman Ernst Bloch në Asolo më 1964 dhe u pushtua nga filozofia e tij: ndërkohë u botua libri i tij i parë me prozë krijuese, “Sull’altopiano”.

Nga fundi i viteve 1960, vëllimet e tij të para të rëndësishme të vargjeve filluan të botoheshin. Në vitin 1968 ai botoi ​​”La beltà” (konsiderohet deri më sot libri themelor i veprës së tij), të paraqitur në Romë nga Pier Paolo Pasolini dhe në Milano nga Franco Fortini; më 1 qershor recensioni i shkruar nga Eugenio Montale botohet në Corriere della Sera. Më 1969 ai botoi “Pamjet, faktet dhe Senhal”, shkruar menjëherë pas zbarkimit në Hënë nga astronauti amerikan Neil Armstrong në 21 korrik.

Në vitin 1970 ai përktheu Niçen e Georges Bataille. Pas një udhëtimi në Evropën Lindore në 1973, nëna e tij vdiq. Ai përktheu “Letërsia dhe e keqja” nga Georges Bataille për Rizzoli dhe botoi një vëllim të ri vargjesh, me titull “Pasque e l’antologia Poesie” (1938-1972).

Në verën e vitit 1976 poeti filloi bashkëpunimin me “Casanova” të Federico Fellini. Më 1977 ai përktheu nga frëngjishtja “Mjeku i fshatit” nga Honoré de Balzac; në të njëjtin vit ai fitoi çmimin ndërkombëtar Etna-Taormina për prodhimin e tij letrar.

Në fund të vitit 1978 botoi “Il Galateo in Bosco”, vëllimi i parë i një trilogjie që i dha atij çmimin Viareggio më 1979. Në vitin 1980 ai shkroi disa dialogë dhe fragmente nga skenari i filmit “La città delle donne” nga Federico Fellini, të cilin e takoi më shumë herë në Veneto me gruan e tij Giulietta Masina (e cila do të bëhej perëndeshë e çmimit Comisso në Treviso).

Më 1983 Zanzotto shkroi Koret për filmin e Fellini “E la nave va”, botuar nga Longanesi së bashku me skenarin e filmit. Ndërkohë, del “Fosfeni”, libri i dytë i trilogjisë që i jep atij themimin Librex Montale.

Në këtë periudhë pagjumësia, nga e cila poeti vuan prej ca kohësh, bëhet më e mprehtë, aq sa e detyron atë të shtrohet në spital. Ai filloi të mbante një ditar mbi të cilin të regjistroheshin ngjarjet në një mënyrë sistematike, si një terapi për çrregullimin e tij.

Më 1986 Mondadori publikoi vëllimin e tretë të trilogjisë me titull “Idioma”. 1987 është viti i rehabilitimit të plotë fizik. Në të njëjtin vit ai mori çmimin Feltrinelli nga Accademia dei Lincei.

Më 1995 Universiteti i Trentos i dha një diplomë nderi. Në vitin 2000 ai mori çmimin Bagutta për “Poemat dhe Zgjedhjet e Prozës”. Në vitin 2001 ai botoi librin e tij të përbërë me titull “Mbivendosjet”, i cili përqendrohet në temën e shkatërrimit të peizazhit.

Andrea Zanzotto është gjithashtu autori i tregimeve për fëmijë në gjuhën veneciane, si “La storia dello Zio Tonto”, përpunim nga folklori Treviso dhe “La storia del Barba Zhucon”.

Në shkurt 2009 ai lëshoi ​​”Në këtë përparim”, një bisedë me gazetarin nga Conegliano Marzio Breda, në të cilën Zanzotto shpreh ankthin e reflektimeve për kohën e tanishme dhe mendimin e tij të kthjelltë të tetëdhjetë e shtatë vjeçarit.

Me rastin e ditëlindjes së tetëdhjetë e tetë të tij ai boton “Konglomeratet”, një përmbledhje e re poetike e shkrimeve të përbëra midis viteve 2000 dhe 2009.

Andrea Zanzotto vdiq në mëngjesin e 18 tetorit 2011, në spitalin Conegliano për shkak të komplikimeve të frymëmarrjes, vetëm disa ditë pasi u bë 90 vjeç./Elida Buçpapaj

DUKE U KTHYER NGA SHTËPIA E ATIJ QË PO VDES – Poezi nga NËNË TEREZA

Ta ruash dëlirësinë

në zemër të Zotit të dashurisë

dhe ndaje

me të gjithë ata që takon

dhe shndërroje kështu

në instrument paqeje.

 

Që çdo veprim im

të jetë copëz mrekullie

e Zotit.

 

Lusim

punën

duke vepruar

me Krishtin

për Krishtin

drejt Krishtit.

Pimëni  si ujin e gurrës me etje! – Cikël poetik nga FASLLI HALITI (5 dhjetor 1935 – 16 tetor 2020)

SHUANI  ETJEN     

 

 

U zhduka kujtuat,

Avullova

Shtera

Si uji?

 

Ngriva

Humba esencën ujore, kujtuat?

U transformova në akull, në bore

U zhduka, kujtuat

S’e dinit ju

Që transformimi

Është  baraz vdekje?

Shuani etjen me mua,

 

Pimëni  si ujin e gurrës me etje!

 

1998

 

NUK DUA       

 

Nuk dua t‘i hap gropën tjetrit

Ia hap vetes sime më mirë

Të prehem 

Në varrin tim

Dhe jo në gropë

Aty dua ta gjej prehjen time, qetësinë…

 

 

 

2016

 

 

RËNKIMI IM 

                        ( variant )

 

 

Si ti

Baba

Darkë

Drekë

Mëngjes

Zgjuar,

Në gjumë.

Po rënkoj dhe unë:

 

Por

Si ti, baba,

Vdekjen 

S’e thërras kurrë:

Ti e doje vdekjen baba,

Ajo s’të donte

Ty.

Unë

As e dua

As e thërras

Vdekjen kurrësesi ,

Veç po më thirri Onipotenza!

 

Shkoj dhe i dorëzohem me qetësi…!

                                                            Tetor 2015-2016

 

NJERËZIMI 

 

Njerëzimi

Ka

Ditëlindje.

Ka dhe ditëvdekje

 

Jeta ka përjetësi të përjetshme.

 

Shkurt, 2011

 

 

 

SHOH

 

 

Shoh

Ata

Që vjedhin,

 

Por jo ata që mbjellin!

 

 

 Prill, 2011

 

KREDO    

 

Nuk

Futem

Në asnjë valle.

S’më pëlqen kurrën e kurrës

 

T’i hedh këmbët sipas daulles?

 

 

Janar, 1997

 

 

 

POPULL BLETË  

 

Popull

Popull

Populli ynë

Populli ynë Bletë

 

Edhe ty s’të rrihet pa një mbret!

 

 

Janar, 1997

 

 

POPUJ   TË BOTËS  

 

 

 

Popuj të botës !

 

Mos u bëni kurrë kope, 

Mos u bëni grigjë,

Tufë

Bagëti !

Mos vdisni,

Mos u përgjëroni

Për për një çoban, bari 

Mos u përgjëroni  për mbret.

 

Përjetësisht ecni, dhe çani rrugët e fatit vetë… !

 

Janar, 1996

 

 

PARAJA        

 

 

 

I shëmtuar, unë ?

Paraja

Bukuria

Ime !

 

Injorant, unë ?

Paraja !

Dituria

Ime

 

Unë i marrë ?

Paraja

Mençuria

Ime!

 

Frikacak, unë?

Paraja!

Trimëria

Ime

 

Unë plak?

Paraja

Rinia

Ime!

 

Unë i pandershëm?

Paraja

Nderi

Im!

 

Unë i pabesë?

Paraja

Besa

Ime!

 

Unë i padrejtë?

Paraja!

Drejtësia

Ime

 

 

***

 

 

Dua të dënoj dikë?

Paraja

Gjykata

Ime 

 

Dua të vras njeri?

Paraja 

Killeri

Im

 

 

Dua misbotën?

Në çast

Ma sjell

Paraja,

 

Më kërkonë duel

Nis  

Në çast

Paranë !

 

Dua të fluturoj

Më bëhet

krahë

Paraja

 

Kërkon vdekja  

Të më marrë

Nuk e lë

Paraja

 

Kërkoj

Përjetësinë

Ma sjell

Paraja!

 

Janar, 1997

 

 

Ç’TË BËJ       

 

Shoh prapësira delikte

Prapësira

Me sy,

Në shtet,

Administratë 

Në parlament

Nëpër rrugët tona

Më  thuaj, pra ç’të bëj?,

T’i shoh apo të mos i shoh

Prapësitë

 

Apo më mirë t’i nxjerr të dy sytë me thikë?

 

Tetor, 2016

 

 

SYRI DHE FJALA   

 

Sytë,

Të vetmit

Që s’penalizoheshin

Në diktaturë.

Të shikonin

Djathtas

Majtas

Lart

Poshtë.

Fjala

E sapodalë nga goja

Ndiqej, persekutohej,

I shkurtohej gjuha në vend,

I qethej koka bjonde, brune, tullë

Fjala rrinte në qeli me flokë të qethura

 

Qiellin e shihte nga dritarja, mbërthyer me hekura…  

 

 

Tetor, 2016

 

 

MONOLOG      

 

 

 

Je

I gjërë

Ngushtohu!

 

Je

I ngushtë

Zgjerohu!

 

Je

I hapur

Mbyllu!

 

Je

I mbyllur

Hapu !

 

Të mëdhenjtë,

S’kalojnë ngushticave 

Që nëpër to ata të kalojnë 

 

Zgjerohen ngushticat vetë ata i zgjerojnë…

 

 

Shkurt, 1997- nëntor 2016

 

 

Ç’KA AI MË SHUMË SE NE AI   

 

 

Ai është më i miri

Midis nesh.

Më i miri

Ai ?

Pse

Ç’ka ai

Më shumë se ne?

 

Mos ka dy koka dy gjuhë,

Tre  sy, tre vesh;

Dy gjokse,

Dy zemra,

Tre

Mushkri,

Dy hundë, dy gojë;

Tre palë dhëmbë,

Tre duar,

Tre këmbë,

Mos ka dy jetë,

Dy djepe, dy krevate

Mbi këtë tokë, mbi dhé !

Mos ka dy vdekje?

 

Dy varre, dy arkivole në prehje?

 

Maj 2016 

U nxi i ziu gur – Cikël poetik nga FASLLI HALITI (5 dhjetor 1935 – 16 tetor 2020)

THONË    

 

 

Guri i Mekës, thonë

Ishte i bardhë,

Por,

U nxi i ziu gur,

 

Sapo e preku një prosti, një kurvë…!

 

Qershor 2016

 

S’PO SHOH ENDE    

 

 

Dëgjoj të këndojnë

Gjela

Mbi mure

Mbi çdo gardh

Çdo ditë çdo natë,

Po dielli ende s’po lind.

 

Dita e re ende s’po zbardhë …!

 

Korrik, 2016

 

 

TË KAPEN     

 

 

Të kapen Peshqit e Mëdhenj!

Okej

Okej, okej,

Të kapen okej !

 Okej sa më parë,

Okej sa më shpejt!

Po kush urdhëron kështu

Dhe kush duhet t’i kapë?

Unë peshku i vogël

Apo ti,

Peshk i Mdh?

 

Të kapen Peshqit

E Mëdhenj

Okej

Okej

Po

Kush 

T’i kapë,

Peshku i madh e ha peshkun e vogël 

Apo peshku i vogël ha peshkun e Madh ?

 

Shtator 2016

 

 

PYESIN       

 

Pse e ndjek Tomi, Xherrin

Apo do që ta kapë ? 

Po pse kërkon 

Që ta kapë?

Sepse Xherri është i vogël,

Dhe Tomi është i Madh?

 

Po kur Tomi e kap Xherrin

Dhe e shtrin përdhé, 

Pse qeshni ju

Me Xherrin

Pse qeshni,

Përse ?

 

Pse qeshni me të?

 

 

Shtator 2016

 

 

FUSHA IME   

 

 

Fusha ime

Ka vite

Që është bërë Saharë

Saharë Saharë Saharë

S’të sheh syri në të

Një fije blerim

S’të sheh syri një tufë me bar.

 

Ç’konvertim hata!

Sahara harbon 

Në bar,

Në blerim,

S’të zë syri në të një copë  shkretirë,

 

S’të zë syri në të as një kokrrizë rëre, për kujtim…

 

 

Shtator 2016

 

 

KËSHTU JANË NJERËZIT        

 

 

«Ai është pa formim politik »

 

Kështu janë njerëzit e kësaj bote!

S’ka njerëz pa cene,

Pa të meta,

Pa vese.

S’ka

Njeri ëngjëll

S’ka njeri Zot.

Njeri jam edhe unë.

Si gjithë njerëzit dje dhe sot.

Pse kërkoni që unë të jem engjëll,

 

Pse këkoni që unë të jem perëndi, Zot ?

                     

Shtator 2016

 

 

 

POLITIKANËT  

 

 

 

Dielli s’mbulohet me shoshë.

Por politikanët tanë

Mbulojnë

Me shoshë

Jo vetëm diellin

Por

Dhe hënën

Edhe yjet në qiej,

Krejt

Kozmosin,

Krejt Yllësinë.

 

Pa pyetur fare për Zotin, Jehovajnë, Perëndinë …

 

 

Shtator 2016

 

 

 

PA HERALDIKË   

 

 

 

Pranverë

Verë.

Unë vulosja rrugët

Me vulën e zbathërisë sime

Mbi pluhur, mbi dhé

Erërat, 

E fshinin atë.

 

Vjeshtë

Dimër.

Unë idetifikoja rrugët

Duke i vulosur me këmbët e mia

Të zbathura

Mbi baltë.

Rrebeshi,

Sqota, era

Lloha, stuhia

E fshinin vulën e këmbëve të mia

Me heraldikë, imazh opinge, prapë…

 

Dhe unë mbetesha pa vulë të njomë apo të thatë…!

 

1998

 

  1. FLAKJA TEJ

 

Pjeshkës

I shijoj tulin

I flak bërthamën.

Kështu qershisë,

Kumbullës

Kështu mollës,

Dardhës 

Kështu

Portokallit,

Pjeprit, karpuzit

Kështu arrës, bajames, lajthisë

I ha dhe i shijoj vetëm tulin

Kockën

E flak tej

Pa të keq gjithashtu

 

Mos jam mosmirënjohës që ha dhe flak kështu?

 

 

1998

 

ANTIDOTI

 

 

Mjalti

Më helmoi

Por

Më shpëtoi

Helmi prapë

Duke më dhënë

 

Një vdekje të ëmbël, mjaltë…

 

 

1998

 

HEDHJA   

 

 

Detin

E hodha

Në det

Ia dhurova Posejdonit

Mosmirënjohësit, mbret.

 

Përroin

E hodha

Në përrua

Ia dhashë kuçedrës

Kuçedra thithi përroin dhe mua 

 

Lumin

S’po

E hedh 

Në lumë

Sepse e dua,

Sepse ia çmoj:

 

Thellësinë, vërshimin  më shumë…

 

1998

 

PEMËT E MIA      

 

Hapa

Gropa

Në akull.

Mbolla pjeshkë,

Shegë,

E qershi.

Dielli

Konvertoi  

Akullin në ujë.

Pjeshkët  shegët,

Qershitë, u mbytën,

Nuk çuan gjethe, nuk zunë rrënjë.

 

Nuk çelën as lule as fruta nuk dhanë…

 

 

1998

 

SHIKIMI    

 

Me shikimin

E syve

Të saj

Blu

Ajo më futi në dhé

Në sallonin rozë të zemrës

E strehova

E mbajta

Dhe e mbaj unë atë.

 

1998

 

PIKA E HELMIT    

 

Një pike helmi

Derdhur nga ne

Nga unë

Nga ti

Nga ju

Nga ata, nga ai

Edhe gjithë mjalti

I Euromakseve të botës

Nuk e ëmbëlson helmin tonë të zi,

S’gjendet për të

Antidot. 

 

Mjaltin e bigmaketeve mos e harxhoni kot.. …

 

 

Shkurt  2016

 

RRËMIM NË NDËRGJEGJE – Poezi nga NËNË TEREZA

Gjyko për një çast mbi praninë e Zotit

dhe adhuroje…

falënderoje për këtë dashuri…

kërkoji dritë për të parë vetveten ashtu si ai të sheh.


Send this to a friend