VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare – Nga Florim Zeqa (fotot)

By | September 28, 2018

Komentet

Ëngjëll Musai, Drejtor i “Telegraf”: Samiti i Diasporës apo i drejtuesve të rilindjes në emigracion!

Takimi me “Diasporën” që do të zhvillohet në Tiranë nga data 28 Shkurt – 2 Mars 2019, përkon vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve lokale dhe kjo ndoshta nuk lë një shije të mirë për shqiptarët, të cilët të detyruar për shumë arsye kanë zgjedhur të jetojnë dhe banojnë kudo në botë, por që tashmë thirren për ndihmë, pikërisht nga ata që i detyruan të “arratisen” jashtë vendit, nga keqqeverisja, papunësia, mosvlerësimi intelektual, krimi dhe korrupsioni.

E theksojmë që në fillim këtë fakt, duke u nisur edhe nga lista e kandidatëve zyrtarë që ka publikuar Këshilli Koordinues i Diasporës. Kjo listë në njoftimin zyrtar thuhet se është përgatitur nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjithashtu në këtë njoftim thuhet se kandidaturat janë zgjedhur sipas procedurave ligjore dhe të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit. Pra përzgjedhja nuk është bërë nga grupimet, organizatat dhe shoqatat e diasporës, por janë përzgjedhur “ligjërisht” nga ambasadorët e ambasadave.

Ndërsa Zv. Ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj ka dhënë detaje për këtë organizim nga studio e ERTV ( kreut të PS-së), ku theksoi se: “Samiti i Diasporës, që organizohet në vijim të politikave shtetërore për rritjen e bashkëpunimit me diasporën, bën të mundur që vetë përfaqësuesit e diasporës të komunikojnë te qeveria idetë dhe propozimet për politikat shtetërore që do zbatohen në vijim, në fushën e diasporës. Në samit do të ketë katër panele diskutimi që do të diskutojnë çështje të orientuara nga diaspora, si e drejta e votës për diasporën, zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, arsimin dhe kulturën, si dhe për turizmin.” Përfundon deklaratën zv/ministrit Xhafaj. Pra, indirekt kjo deklaratë e zv/ministrit përgjegjës për organizimin e Samitit të Diasporës e ka qëllimin tek organizimi i të emigruarve dhe ndikimit të tyre në Shqipëri për të grumbulluar vota. A është e vërtetë një gjë e tillë?!

Fakti që një pjesë e mirë e listës ka brenda saj kryetarët e PS (rilindjes) në diasporë si; në Greqi, Itali, apo ish-drejtues të strukturave rinore, ato partiake dhe shtetërore të së majtës në pushtet para se të emigronin, të bën të mendosh se ky takim, më shumë se i sinqertë, është i djallëzuar. Dhe qeveria e rilindjes në Tiranë po përdor çdo mënyrë dhe metodë vetëm e vetëm të qëndrojnë në pushtet. Fakti që mbi 900 shkencëtar shqiptar që ndodhen në botë nuk janë ftuar, tregon hipokrizinë e kryeministrit Rama me këtë takim show.

Nga ana e saj opozita në Shqipëri reagoi nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa duke deklaruar, se “Rama do të shpenzojë 670 milionë lekë për propagandë. Ky aktivitet që kushton 670 milionë lekë dhe i quajtur “Samiti i Diasporës” në çdo çmim të paraqitur e ka të fryrë jashtë mase dhe jashtë çdo logjike financiare të tregut. Për regjinë e aktivitetit në ERTV kërkon të vjedhë në emër të emigrantëve plot 12 milionë lekë; një udhëtim Tiranë-Lezhë vendoset më çmimin 20 milionë lekë d.m.th., 25 mijë personi; vendosja e dy flamurëve në shtyllat e bulevardit të Tiranës vendoset me çmimin 22 milionë lekë; Transporti në expo city që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është llogaritur 10 milionë lekë; Skenografia e aktivitetit është llogaritur 180 milionë lekë… Vjedhje e hapur me paratë e shqiptarëve për të bërë propagandën qeveritare dhe për të mbushur xhepat e vet”, citon zëdhënësja e opozitës Ina Zhupa. A do ta pranojnë këtë skandal kandidatët për Këshillin Koordinues të Diasporës. A do bëhen pjesë e këtij abuzimi të denoncuar nga opozita shqiptare, ndërkohë që qytetet e Shqipërisë varfëria është ulur këmbëkryq?

Nga ana tjetër ministri i qeverisë Rama për diasporën, Pandeli Majko në një intervistë të dhënë gazetares Mirela Milori, për Tv. Abc, ndryshe nga zv/ministri, deklaroi një të qeshur ironike se “është vetë diaspora ajo që do e organizojë Samitin e 2-të të Diasporës”, dhe ne këtë mënyrë po të dështojë ky Samit apo të krijojë ilaritet sikurse po e krijon, t’ia vërë fajin diasporës, pasi do mbahet “nën drejtimin e përfaqësuesve të diasporës” shprehet ministri për Diasporën Pandeli Majko. Një tjetër fakt tronditës dhe që bie ndesh me parimet për të cilat flet organizatori përgjegjës , zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, kur thotë se ,” të ftuar nga qeveria në Samitin e Dytë të Diasporës, ku do të diskutohen çështje të lidhura me diasporën si faktor zhvillimi të Shqipërisë dhe jo vetëm”. Atëherë lind pyetja: Kush janë këta individë, cilat shtete përfaqësojnë dhe sa peshë kanë në kancelaritë e vendeve ku jetojnë në mënyrë që të ndikojnë dhe të krijojnë lobingje për të mbështetur Shqipërinë dhe çështjet Shqiptare në organizmat politikë dhe ekonomikë? Shiko listën e kandidatëve për Këshillin Koordinues të Diasporës për Amerikën janë 6 veta në krahasim me listën për Kanadanë që ka 19 veta. Zvicra ka 12 kandidatë, Greqia 6 dhe akoma më e turpshme kur Gjermania ka vetëm 2 kandidatë. Po ku ka më shumë shqiptarë të të gjitha trevave shqipfolëse? Po pesha vendimmarrëse politike dhe ekonomike nga kush varet? Diaspora shqiptare në SHBA, e cila në fillimshekullin e kaluar ka shpëtuar Shqipërinë dhe në fundshekullin  XX edhe Kosovën, duke siguruar edhe pavarësinë e saj, ndërkohë që ka punuar për marrëdhënie të forta midis Kombit shqiptar dhe atij amerikan, duket se kanë vendosur të mos e përfillin fare. Nga 6 kandidatët për Amerikën vetëm Mark Gjonaj ka peshë, të tjerët as nuk i njeh njeri. E njëjta gjë edhe për Gjermaninë, apo Greqinë ku banojnë mbi 600 mijë shqiptar. Dikur Presidenti i SHBA-ve Ronald Reagan, deklaronte “Here we go again…” – “Ja përsëritet historia”. Dhe ky Samit përsëriti jo vetëm Diasporën 1, por edhe na solli ndër mend 50 vitet e sistemit të kaluar, ku pjesa dërrmuese e qeveritarëve me në krye “timonierin Rama” , janë pasardhës në mentalitet dhe vendimmarrje të atij sistemi.

Diaspora siç e dua unë Nga Ajet Nuro

Disa mendime rreth diasporës shqiptare dhe roli dhe marrdhëniet e saj me atdheun mëmë

 

Popullsia e një vendi e shpërndarë nëpër botë përbënë atë që quhet diasporë. Për shqiptarët, diaspora merr rëndësi të veçantë. Nuk ka një moment të historisë moderne të saj që diaspora të mos ketë ndikuar për të mos thënë se ndikimi i saj ka qenë vendimtar. Krijimi i shtetit të ri dhe sidomos ruajtja e integritetit dhe ekzistenca e shtetit të ri shqiptar nuk mund të arrihej pa ndihmën e diasporës shqiptare sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vet shteti i ri shqiptar, institutet demokratike dhe vendimet e qeverisë së tij kishin përballë kritikën e disaporës shqiptare aq sa jo më kot mbreti Zog emëroi pikërisht një figurë të diasporës shqiptare si Faik Konica si ambasador të shtetit shqiptar në Washington.

Lufta e Dytë botërore dhe ardhja e komunistëve në pushtet bëri që kundërshtarët e regjimit të linin vendin për t’i shpëtuar terrorin dhe zhdukjes. Ata që nuk mundën të ikin, u dihet fati. Kuptohet që të ikurit apo të arratisurit ishin kundërshtarë politi të regjimit. Ishte një pjesë e vogël që iknin me bekimin e regjimit edhe për qëllimet e tij. Kundërshtarë apo jo, regjimi komunist kishte interesat e vete tek kjo pjesë e popullsisë shqiptare e larguar nga atdheu. Kjo pjesë e popullsisë “Shqiptarët jashtë atdheut/ kishin emisionin e tyre radio, pjesë e propagandës. Pjesë e propagandës ishin edhe vizitat e “shqiptarëve jashtë atdheut” dhe intervistat dhënë televizionit shqiptar me ato përshtypje të jashtzakonshme nga atdheu dhe përparimin e jashtzakonshëm të tij.

Përgjatë pothuajse 45 vjetë, kufiri shqiptar ishte i mbyllur dhe tentativat për t’u arratisur në pjesën më të madhe përfunduan në tragjedi. Le të kujtojmë se arratisja ishte një nga krimet më të dënuar të periudhës komuniste. Po të shtosh këtu dënimet dhe internimet e familjes së atij që guxonte të arratisej, kuptohet rezultati.

Hapja e kufijëve apo shpërthimi i tyre në prag të vitit të ri 1991 shënuan fillimin e një ikje masive që u quajt edhe “eksod biblik” pasi ikja e shqiptarëve drejt perëndimit shënon ikjen më masive në të gjithë vendet e lindjes europiane. Ky eksod shënoi edhe krijimin e disaporës më të re shqiptare.

Qeveritë e pas 1990 fillimisht u interesuan për diasporën shqiptare sidomos për “milionerët” shqiptarë për t’i tërhequar ata në investime. Pas kësaj, heshtje. Interseimi i qeverive shqiptare për qytetarët e saj nëpër botë fillimisht ka qenë zero përveç viteve të fundit kur fillimisht u krijua një drejtori e diasporës në kuadrin e ministrisë së jashtëme dhe së fundi me krijimin e një mistrie diaspore. Duhet thënë se qeveria e Kosovës ka qenë edhe më përpara në përpjekjet për të krijuar lidhjet me diasporën si dhe në krijimin e një ministrie enkas për diasporën por edhe organizma që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut.

Së fundi, qeveria shqiptare është hedhur në një sulm të përgjithshëm për të kapur kohën e humbur. Kjo nuk ka se si të mos përgëzohet. Por, disapora çfarë duhet të bëjë në këtë mes, si duhet të reagoj?

Diaspora shqiptare sidomos ajo e re, është padyshim pasuria më e madhe e shqiptarëve. Suksesi i tyre, integrimi në vendet që ata kane zgjedhur, ekserienca e tyre do të ishte tërheqëse për çdo shtet e shoqëri civile si mjet për përparimin politik, ekonomik e shoqëror.

Në këtë kuptim, do të ishte e udhës të shihej integrimi apo ri-integrimi i disaporës shqiptare në jetën e atdheut të saj. Një debat është hapur madje edhe në mundësinë që kjo e fundit të marr pjesë nȩ jetën politike të vendit të vet pra, të ketë të drejtë votimi. Dy janë qendrimet kryesore në këtë pikë:

1. Diaspora shqiptare nuk ka të drejtë të marr pjesë në jetën politike shqiptare pasi ajo nuk paguan taksa shtetit shqiptar. Mundet që praktika e shumë vendeve është e tillë që politikbërja është e rezervuar për taksapaguesiit, Sidoqoftë diaspora shqiptare duhet dhe përbënë një veçanti. Në sitemin elektoral të tanishëm shqiptar që unë do të konsideroja më të keqin që mund të zgjidhte një vend, diaspora nuk ka vend dhe nuk do të ishte e logjikshme pjesmarrja e saj. Pjesmarrja e saj veç do të rriste cinizmin dhe do të ishte pjesȩ e problemeve të tanishme të politikës shqiptare.
2. Diaspora shqiptare të ketë të drejtë të marr pjesë në jetën politike shqiptare por veç në një realitet të ri. Nëse diaspora do të jetë pjesë e partive politike shqiptare, ajo kurr nuk do sjell ndonjë gjë të re, Vetëm nëse ajo do të ketë zërin e saj, vetëm kur diaspora shqiptare të jetë opozitë dhe kritike e asaj që ndodh në Shqipëri, vetëm at’here diaspora shqiptare do të ketë edhe një rol për të luajtur.

Nuk mund të kaloj në heshtje nja dy ngjarje që kanë të bëjnë pikërisht me organizimet e disaporës shqiptare. Me nismën e qeverisë shqiptare po flitet dhe janë bërë edhe hapat e domosdoshme për krijimin e një këshilli koordinativ kombëtar me përfaqësues nga diaspora. Kandidaturat më të mira iu dërguan ministrit Pandeli Majko i cili do zgjedhi edhe përfaqësuesit e diasporës për çdo shtet. Por, problemi qëndron që në një vend ku ka munges të ndarjes së pushteteve, difiçit demokracie dhe një shtyp e media të pafuqishme e të pavarura, mënyra se si qeveria kërkon të tërheqi diasporën në një marrdhënie me shtetin amë lë për të dëshiruar. Mendoj se diaspora ka dhe duhet të krijoj mekanizma përzgjedhje dhe duhet me domosdo të ngelet e pavarur. Imagjinoni që ministri të zgjedhi një kandidaturë mes 10 tê tjerave. Ai që do zgjidhet nga qeveria (ministri) është më i zoti se të tjerët?! Ai që do të zgjidhet nga ministri do të jetë i pavarur të jap mendimin e tij qoftë edhe në kundërshtim me atë që e ka zgjedhur?!

Ne nëntor 2016, qeveria shqiptare organizoi një samit të parë të diasporës. Unë nuk di të them se çfarë u vendos e se çfarë u bë pas atij samiti. Tash po organizohet një samit i dytë. Sipas burimeve qeveritare, buxheti i samitit për qeverinë i kalon 66 milionë lekë. Në një vend si vendi ynë, ku njerëzit duan të ikin prej andej mes të tjerash nga varfëria dhe mungesa e një perspektive, mbajtja e një samiti me çdo çmim më duket liks i tepëruar. E parë me sytë e qeverisë, sigurisht ia vlen të harxhohen këto parà të taksapaguesve shqiptarë për diaporën e saj. Po diaspora, si mendon?

Ajet Nuro
Montréal, Kanada, 1 shkurt 2019

Tenori i shquar Agim Hushi: Sot diaspora vjen t’i dalë zot fateve te atdheut nëperkembur nga nje neodiktature me shenja te qarta deviacionesh psiqike

Loja me diasporen e kesaj Qeverie eshte padyshim nje fejton sa qesharak aq dhe i turpshem!

Ne fakt eshte nje tradite e deshtimit te politikes 28 vjeçare ku diaspora akoma shihet si Mergata e Qyqeve!

Por Rilindja pati kurajon te beje spektaklin me hipokrit ne historine tone kur mblodhi disa shqiptare te permalluar qe pranuan shown a mirekuruar te radhes ne pallatin e Kongreseve ne Tirane me 2016 nderkohe qe shqiptaret lene atdheun ne menyre masive cdo dite dhe 80% e policise se shtetit pret te iki ne rastin me te pare!

Si ish pjese e diaspores aktive pas 20 vitesh te sukseshme neper bote me mallin dhe idealizmin tim per te kontribuar per atdheun lash dhe une komoditetin tim, lash Vjenen si ish pedagog ne nje nga shkollat me prestigjoze te botes, me 4 gjuhe te huaja, me tituj akdamike dhe vleresime maksimale kudo ku shkela ne kater kontinente, me nje eksperience boterore si pedagog dhe artist dhe Rilindja me ktheu paturpesisht shpinen pa e çare fare koken me arrogancen tipike te saj!

Sot diaspora ka ardhur t’i dal zot fateve te atdheut te neperkembur nga nje neodiktature me shenja te qarta deviacionesh psiqike dhe konturet e nje erdoganizmi turkoshak sa qesharak aq dhe diktatorial!

Por Rilindja duhet ta dije se dispores nuk mundet ti fshihet fot!

Prandaj i bej thirrje Kryeministrit dhe Ministrit te Mbrendshem zotit Lleshi ti hapi rrugen protestes popullore dhe te degjoi fjalen e atyre qe u dhemb Shqiperia vertet!

Se pari bejleret e Rilindjes nuk kane as emancipimin dhe inteligjencen e nje komuniteti qe eshte rritur dhe edukuar ne shkollat dhe me edukaten qytetare perndimore! Se dyti kete komunitet nuk e ka ne dore sic mund te kete studentet qe u heq prinderit nga puna dhe i kontrollon nepermjet mjerimit qe ka mbjelle!

Diaspora eshte malli, dashuria dhe krenaria e çdo kombi!

Kujtoj se disa nga figurat me te medha historike tonat ishin diaspore qe nga Vellezrit Frasheri, tek Ismail Qemali, Noli, Konica e tjere!

Ndalimi i protestes paqesore te ajkes se kombit eshte sa i pavend aq dhe tregues i tmerrit qe ka zene kliken hajdute te Rilindjes qe spo gje vrime ku te futet!

Sot ndjeje me shume se kurre pendese qe dikur i besova me idealizmin tim klikes qe i ktheu ne genjeshtra te gjitha premtimet qe i dha elektoratit me 2013 dhe 2017!

Mbeshtes me gjithe zemer kete zgjim kombetar qe filloi me studentet dhe po vijon me kuroren e krenarise tone kombetare me Diasporen Shqiptare!

Si nje intelektual i larguar ne pamundesi per te gjetur veten ne atdheun tim i bashkohem me mish dhe me shpirte kesaj levizje fisnike e te domosdoshme per te nderruar fatin e historise tone!

Faleminderit bashkeatdhetare per kete akt fisnik per ti dale zot sot me shume se kurre, Shqiperise!

LDSHM: Evropë! Mjaft më, nuk duroheni!

Në Evropë jetojnë me miliona mërgimtarë Shqiptarë, pjesa dërmuese e tyre tanimë janë votues në vendet Evropiane ku jetojnë. Ne si Shqiptarë nuk jemi të kënaqur fare me trajtimin që i bëhet vendlindjes tonë nga ana e UE!

Ne si votues potencial në vendet Evropiane do të mendojmë mirë se a do të mbështesim edhe më tutje partinë e zonjës Federica Mogherini të cilës një herë nuk ju dëgjua zëri për Shqiptarët dhe vendlindjen e tyre!

Mbi 600 milion Euro përfiton Serbia nga mërgimtarët Shqiptarë vetëm që kalojnë nëpër Serbi me veturat e tyre!

Ftojmë diasporën Shqiptare të bojkoton rrugën nëpër Serbi, sepse çdo vit vetëm që kalojmë nëpër rrugët e Serbisë, Serbia përfiton mbi 600 milion Euro në vit nga mërgimtarët Shqiptarë, kurse pritjet e gjata që na bëhen në kufirin Serb si në hyrje si në dalje janë skandaloze, një shkak më tepër që zonja Mogherini të shoh realitetin në sy e të mos na shet kopalla kur qeveria e Kosovës i rit takstë 100% për mallrat e Serbisë.

Ne si shqiptarë jemi të vendosur të detyrojmë Evropën të vë standarde civilizuese për të gjithë njësoj ose të mos na tregon përralla me tupan, mjaft më Evropë, jeni të padurueshëm.

Shërbimi për informim i LDSHM-së SHBA/Evropë

Në Montreal, Kanada u zhvillua takimi i dytë i bizneseve dhe profesioneve shqiptare – Nga Ajet Nuro

Ndonëse komuniteti shqiptar që jeton në Montreal është një komunitet relativisht i ri, ai ka ditur të përshtatet dhe integrohet në jetën ekonomike, sociale e politike të Montrealit dhe rrethinave. Nuk bënë përjashtim as komuniteti i sipërmarrësve, profesionistëve dhe në përgjithësi njerëzve të suksesshëm pavarësisht sferave ku ata veprojnë.

Është për t’u theksuar fakti se shumë nga sipërmarrjet e shqiptarëve të Montrealit janë rritur, janë konsoliduar dhe mund të themi se ato nuk i dallon asnjë gjë nga ndërmarrje vendase që janë krijuar shumë kohë para tyre. Sipërmarrjet shqiptare, ashtu si dhe gjithë shqiptarët e Montrealit janë adaptuar dhe janë integruar me sukses në shoqërinë kebekase dhe atë kanadeze. Ndonëse një komunitet i ri, komuniteti shqiptar ka në gjirin e vetë profesionistë dhe sipërmarrje të larmishme. Dallohen tek sipërmarrjet shqiptare, ndërtimi dhe rinovimet dhe profesione të lidhura me to por edhe sipërmarrje si shit-blerja e pasurive të patundëshme, avokat, veteriner, bankier, këshilltar financier, restorator etj tej.  Nuk ka aktivitete të shqiptarëve të Montrealit që bizneset të mos jenë pjesë vendim-marrjes apo pjesë ndihmuese apo sponsor të këtyre aktiviteteve. Shumë aktivitete ekonomike të shqiptarëve të Montrealit n’a përfaqësojnë denjësisht në komunitete të tjera duke n’a bërë të njohur si njerëz të ndershëm dhe profesionist gjë që e bënë biznesin e tyre të respektuar dhe ne krenarë.

Pas suksesit të takimit të parë të bizneseve dhe profesioneve shqiptare në hotelin Sheraton, Laval, në maj 2017, një takim i dytë bëhej jo vetëm interesant por edhe i domosdoshëm për të thelluar bashkpunimin mes shqipatrëve mes tyre por edhe me biznset vendase e për të gjetur mënyra të tjera bashkpunimi.

Takimi i dytë

Takimi i dytë u zhvillua të premten në datën 2 nëntor 2018 në një ndërtesë historike siç është ndërtesa Sun Life që ndodhet në qendër të Montrealit. Interesi për takimin e dytë ishte relativisht më i madh se ai i pari dhe numri i pjesmarrësve gjithashtu. Duhet theksuar se aktiviteti ishte vlerësuar maksimalisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ottawa e cila e nderoi aktivitetin me pjesmarrjen e ambasadorit të Shqipërisë në Kanada Shkëlqesisë së Tij zotit Ermal Muça si dhe dy sekretareve të para të ambasadës zonjat Arlinda Dega dhe Ejona Hoxha. Nga personalitetet vendase, ishte i pranishëm Drejtori i Planifikimit Financiar dhe Trashëgimisë pranë kompanisë Sun Life, zoti Antoine M. Falciglia.

Pas himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Kanadasë, fjalën përshëndetje e morën respektivisht z. Ermal Muca dhe z. Antoine M. Falciglia.

Zoti Muca theksoi rëndësinë që kanë shqiptarët në Montreal dhe Kanada si urë lidhëse mes të dy vendeve si dhe rëndësinë e aktiviteteve të tilla si ky i takimit të sotëm në bashkëpunimin mes shqiptarëve këtu në Montreal por edhe në qytete të tjera. Z. Muca theksoi rëndësinë që ka bashkpunimi mes shqiptarëve. Mund të ketë shumë shoqata por ajo që n’a bashkon është se të gjithë jemi shqiptarë. Nënë Tereza apo Skënderbeu janë figura që n’a bashkojnë. Ai mori si shembull aktivitetin e fillim shtatorit të këtij viti tek busti nënë Terezës në Montreal që u realizua në bashkëpunim mes shoqatave shqiptare këtu në Montreal.

Pas zotit Muca fjalën e mori z. Falciglia që theksoi rëndësinë që i kushton Sun Life dhe shërbimi që ai drejton zhvillimit të bizneseve dhe se ata janë të kujdesshëm të shoqërojnë bizneset shqiptare në çdo etape të zhvillimit të tyre. Ne jemi këtu, theksoi ai për t’u ndihmuar të krijoni strategji për t’u fuqizuar, si të paguani sa më pak taksa dhe t’u mbrojmë në raste se një rrezik u prezantohet.

Sipas programit, në mbrëmje u bënë tre prezantime me tema që interesojnë bizneset si strategjitë për rritjen e klienteles dhe biznesit dhe një prezantim i shtëpive ekologjike nga presidenti i AlbaConstruction zoti Bardhi Sulollari. Ky i fundit pati edhe interesimin më të madh nga pjesmarrësit për të mësuar më tepër rreth shtëpive ekologjike, avantazhit që ato paraqesin si dhe kostoja e ndërtimit të tyre. Duhet theksuar se z. Sulollari është nga të rrallët shqiptar që ka siguruar lejen në ndërtimin e shtëpive ekologjike dhe ndërtimi i shtëpive të para ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes së publikut por dhe mediave vendase. Nuk ka se si shqiptarët e Montrealit të mos jenë krenar me një kompani të tillë.

Pastaj në mbrëmje u prezantuan të gjithë të pranishmit. Secili paraqiti biznesin apo profesionin dhe vizionin se si çdo njëri mund të ndihmoj të tjerët sipas modelit që secili të dali i fituar nga bashkëpunimi reciprok.

Sponsorit e mbëmjes

Një mbrëmje si takimi i bizneseve dhe profesioneve shqiptare nuk mund të dilte aq i bukur pa ndihmën e disa bizneseve që u treguan bujar dhe ndihmuan. Bizneset që ndihmuan, ishin:

Amirouche Benmerar, agjent sigurimesh kundër dëmeve (Shtëpi e makina) i kompanisë LaCapitale, sponsor argjend si dhe 3 biznese sponsor ar respektivisht, Dr. Hysni Marku, spitali veterinar Iberville, çifti Brunilda Moreno & Alain Frigon, agjentë shitblerjesh të pasurive të patundura si dhe Bardhi Sulollari, pronar i AlbaConstruction. Të gjithë sponsorët patën të drejtë të bëjnë një paraqitje të mëtejshme prej 2-3 minutash. Z. Marku e shfrytëzoi kohën që iu dha për të folur për një projekt që ai e ka për zemër dhe që e ka shprehur disa herë në këtë vit mbarkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pra ngritjen e një busti të Heroit Kombëtar këtu në Montreal, bust që do t’i bëj nder komunitetit, historisë sonë kombëtare dhe njohjes edhe më të madhe të kombit tonë në Montreal e më gjerë. Do të desha që në emrin tim, si organizator dhe në emrin edhe të gjithë pjesmarrësve faleminderit për ndihmën tuaj.

Një pjesë e programit iu kushtua diskutimeve për aktivitete të ardhëshme, si të bashkëpunohet mes bizneseve, mundësia e një mbrëmje gala për të nderuar shqiptarët që dallohen në të gjitha fushat në Montreal e rrethina, si dhe ndihma që mund të japin shqiptarët e Montrealit në marrdhëniet ekonomike mes Kanadasë dhe at’dheut mëmë, Shqipërisë. Për pikën e parë, shumë nga të pranishmët shprehën kënaqësin e të qenit në një mjedis biznesesh shqiptarësh dhe kënaqësinë e zgjedhjes në rast nevoje së një biznesi shqiptar para një biznesi tjetër, u hodh ideja e investimeve inteligjente nga personalitete të dalluara si përshembull në fushën e pasurive të patundura etj etj. U hodh ideja e krijimit të një komisioni që do të ndihmoj në mbajtjen e një mbremje gala i cili do të hedhi idetë se si të procedohet për të patur një aktivitet sa më gjithë përfshirës. Tema që shkaktoj më shumë interes ishte ajo se si mund të ndihmohet në marrdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kanadasë, konkretisht si mund të ndihmohet që ata që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri të munden t’a bëjnë një gjë të tillë por edhe firmat shqiptare mund të ndihmohen për të bërë biznes në Kanada. Në këtë pikë e rimori fjalën edhe ambasadori shqiptar në Kanada, zoti Ermal Muca që theksoi rëndësinë që kanë emigrantët shqiptarë në promovimin e vlerave shqiptare dhe të Shqipërisë. Ai tha se kanadezëve u pëlqen Të zbulojnë vende të reja dhe u takon Juve t’ua zbuloni Shqipërinë kanadezëve dhe ju me punën dhe veprimtarinë tuaj jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipëriaë në Kanada. Nëse keni projekte apo nëse njihni kompani kanadeze të gatshme të investojnë në Shqipëri, ne jemi këtu për të ndihmuar. Ose nëse ka kompani shqiptare që duan të investojnë në Shqipëri, jeni të mirëpritur ndihma jonë nuk do t’u mungoj. Pastaj zoti Muca dha shembullin e një kompanie shqiptare të bazuar në Toronto që ka hapur një filial në Durrës në fushën e ndërtimeve duke krijuar vende pune të paguara mirë. Të pranishmit përfituan për t’i bër pyetje ambasadorit rreth shërbimeve konsullore të ambasadës dhe shërbime të tjara që ambasada ofron.

Programi i mbrëmjes

Duke e mbyllur këto radhë do të doja të falenderoja çdo njërin prej pjesmarrësve, një pjesë e të cilëve kur u prezantuan thanë se kishin ardhur si shqiptar dhe ishin atje për të mbështetur aktivitetin. Një falenderim i veçantë i takon zotit Laze Leskaj që ndihmoi aq shumë me idetë dhe shtytjen për realizimin e aktivitetit dhe ndonëse i pamundur, nuk mungoi në aktivitet.

Dua të falenderoj Shkëlqesinë e Tij zotin Ermal Muca, amabasador i Shqipërisë në Kanada si dhe ekipin që e shoqëroi, për përkushtimin, vlerësimin dhe pjesmarrjen aktive gjatë gjithë aktivitetit.

Tre orë ishin paraparë për këtë mbrëmje por ato nuk ishin të mjaftueshme. Takimi u mbyll reth orës orë 8:45 me dështrën për t’u riparë sërish.

Ajet Nuro

Montreal, më 4 nëntor 2018

Me Personalitetet Shqiptare në Argjentinë – Fotoreportazh nga Moza Boletini

Tetor 2018, Buenos Aires  

Gjatë qëndrimit disa ditor në Argjentinë për takimet e G20, pata rast të njihem nga afër me intelektualët e patriotët shqiptarë në Buenos Aires, Etleva dhe Genc Llupi. Kishin mbërritur në Argjentinë në vitin 1948, së bashku me prindërit e tyre. I ati, Filip Llupi, personalitet i nderuar në Shqipëri, ish Drejtor i Shkollës “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, ku jepte edhe mësim në lëndët matematikë, fizikë, kishte lindur në Shkodër nga një familje atdhetare dhe antikomuniste. E ëma e tyre vinte nga Dalmacia, gëzonte titullin Markezë nga familja e saj.
Prof. Dr. Filip Llupi kishte kryer studimet e larta e doktoraturën në Vienë për shkencat ekzakte. Në vitin 1943 qeveria shqiptare e dërgon atë me detyrë pedagog për 100 studentët shqiptarë në një universitet të Vienës. Kështu shkruante dokumenti për nisjen e tij në Vienë, ku mori me vete gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Në periudhën e Zogut të rinjtë shqiptarë niseshin për studime atje ku ata kshin dëshirë. Genci sapo kishte kryer klasën e parë fillore, ndërsa Etleva ende në moshë parashkollore. Filipi kishte edhe një mision të veçantë, për të hyrë në traktativa me qeverinë Austriake për një çështje mjaft delikate. Gjermania në atë kohë kërkonte t’i dërgonte të gjithë studentët e Vienës në luftë në Rusi, përfshi edhe studentët shqiptarë. Qeveria shqiptare i kishte kërkuar patriotit shqiptar Filip Llupi, të realizonte një marrëveshje me qeverinë Austriake, në mënyrë që studentët shqiptarë të mos shkonin në luftë. Filipi e kreu këtë mision me sukses duke u siguruar kontrata pune, që studentët shqiptarë të punonin nëpër fabrikat e Vienës si dhe njëkohësisht të vazhdonin të ndiqnin studimet universitare atje pa ndërprerje. Pra ai i shpëtoi jetën studentëve shqiptarë në Vienë. Këto janë ngjarje të panjohura deri më tani për historinë e Shqipërisë. Prof. Dr. Filip Llupi ishte një hero i kohës dhe duhet të njihet si i tillë. Përpjekjet e tij duhet të çmohen e vlerësohen nga shteti dhe populli ynë.
Duke qenë se pas përfundimit të Luftës II Botërore, në Shqipëri u vendos perdja e hekurt komuniste, Filipi si antikomunist u detyrua të merrte vendimin e vështirë, që së bashku me familjen e tij të mos ktheheshin në atdhe. Ata fillimisht u vendosën në Itali për një periudhë të shkurtër, me shpresën se kjo ishte një situatë kalimtare në Shqipëri. “Pasi babai kuptoi se Shqipëria ishte katandisur më keq se para lufte – tregon Genci – vendosëm familjarisht të udhëtonim drejt Argjentinës, ku na priti daja, vëllai i nënës”.
Genci në atë kohë ishte 11 vjeç, Etleva 9. Edhe pse u rritën dhe edukuan me kulturë Amerikano Jugore, përsëri gjuhën shqipe nuk e lanë pas, e flisnin kjartë e bukur. Ata zotëronin disa gjuhë të huaja, sigurisht dhe atë spanjolle, ku kishin vite që jetonin. Ishin adhuruesë të artit e muzikës klasike dhe çdo herë shikonin nga afër performancat e artistëve shqiptarë në Argjentinë, si Ermonela Jaho e Saimir Pirgu, duke vlerësuar kështu arritjet e tyre maksimalisht.
Në shtëpinë e tyre në Buenos Aires, nuk mungonin simbolet shqiptare, flamuri pa yllin e kuq e zbukurime të tjera kuq e zi, suvenire nga miq e të afërm të familjes nga Shqipëria. Kujdeseshin për lulet përqark shtëpisë, në kopësht kishin mbjellë edhe një pemë me lule të rralla e aromatike.
Ruanin me “fanatizëm” zakonet, traditat, kulturën dhe gatimet shqiptare. Gjatë bisedës, të dy, vëlla e motër shquheshin për një sens të hollë humori, siç mund ta quajmë humor shkodran. Flisnin me shumë dashuri për Shqipërinë, popullin shqiptar, lagjen Dibrane ku lindën e u rritën në Tiranë, afër Lanës, siç tregonte Genci dhe Etleva dhe ruanin kujtimet më të mira për komshinjtë e tyre në Tiranë. Kishin mall për atdheun.
Genci ishte jo partiak, por një antikomunist i bindur. Edhe pse ishte larguar tepër i ri nga Shqipëria, ai e kishte përjetuar me dhimbje të madhe dramën e egër komuniste ndaj popullit shqiptar. “Në Shqipëri – tha ai – për afro gjysëm shekulli ka sunduar diktatura e shokut Enveri, i cili i solli shumë dëme të rënda popullit. Shqiptarët u zaptuan nga shqiptarët dhe kjo është e pabesueshme. Ishte genocid i hapur dhe bëj çudi që shumë shqiptarë ende nuk janë ndërgjegjësuar për krimet e komunizmit.”
I ati Filip Llupi u nda nga jeta në vitin 1984, ndërsa e ëma tyre në vitin 1992. Xhaxhai i Gencit dhe Etlevës, At Françesko Llupi, Prift i shkolluar jashtë e tepër patriot, përfaqësues i Klerit Katolik, rregjimi i Hoxhës e arreston në vitin 1967, i bëjnë gjyq të hapur dhe si dënim kapital pas torturave të shumta e fusin në një fuçi vere, mbushur me gozhda dhe e hedhin nga maja e një mali të lartë për të vdekur, as eshtrat nuk dihet se ku ndodhen.
“Edhe pse pak shqiptarë jemi në Argjentinë – tha Genci – jemi të mërzitur shumë që shteti shqiptar prej disa vitesh e ka mbyllur ambasadën në Buenos Aires. Kjo nuk na shërben aspak ne shqiptarëve, pasi ashtu mund të kishim raporte biraterale në fusha të ndryshme, biznes, art, kulturë, etj.” Me ish-ambasadorin Trako, kishte patur raporte të mira, vazhdimisht e ftonte për kafe, shpesh edhe ai i vizitonte në shtepi. “Ambasadat janë ato që mund të bëjnë njohjen e Shqipërisë, Kosovës e trevave të tjera shqiptare nëpër botë, por kështu nuk po na njeh askush. Shumë njerëz këtu e në botë – tha ai – nuk e dinë se ku ndodhet në hartë Shqipëria, e për këtë më vjen shumë keq. Kësisoj – shtoi Genci – na ka tradhëtu shteti ynë ne shqiptarëve në Argjentinë.” Flitej për hapjen e një konsullate, por që akoma ishtë inekzistente.
Në banesën e Etlevës dhe Gencit, u takova edhe me miken e tyre anglo-argjentinase Margarita Jones, lindur në Buenos Aires, por anglishten e trashëguar nga i ati, e fliste pastër. Etleva kishte kryer studimet e larta në Argjentinë në shkencat ekonomi-kontabël, Genci po ashtu dhe kishte ndjekur profesionin e të atit, si inxhinier, konstruktor e supervizor në shtrimin e menaxhimin e rrugëve, njihte mirë fizionominë e infrastrukturën e qytetit e më gjerë. “Buenos Aires – tha ai- ka një shtrirje gjeografike 16 km gjerësi dhe 16 km gjatësi, ka shumë kisha, ndërtesa antike dhe muzeume.” Puna e kishte lidhur me njerëz të kulturave të ndryshme, deri tek fiset indiane, pasi në zonat ku ata jetonin, i kishte punësuar për projekte të ndryshme shtetërore. Si Etleva dhe Genci ishin shumë të angazhuar me komunitetin shqiptar atje. Rezervuan për mua një pritje tepër të ngrohtë e miqësore, që nuk do ta harroj kurrë.
Gencin si patriot dhe i respektuar në rrethin shoqëror, e kishin propozuar të drejtonte sërisht Shoqatën “Skënderbeu”. Shoqatë shqiptare themeluar më 1 Nëntor të vitit 1926 fillimisht me emrin “Shpresa”, por më pas aty nga viti 1933 e kishin emërtuar Shoqata “Skënderbeu”. Në shoqatë u takova gjithashtu edhe me bashkëshortët Efti dhe Kristofor Ndreu. Efti si violinçeliste e ushtronte profesionin edhe atje në një universitet të Buenos Aires-it, ndërsa i shoqi Kristofori, jurist dhe ish nëpunës i ambasadës shqiptare në Argjentinë, kujdesej për ambjentet e Shoqatës. Sapo hyje në Selinë e Shoqatës, një bust i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu derdhur në bronx, dukej sikur të përshëndeste e të uronte mirëseardhjen, ndërsa një tjetër bust i heroit vendosur në krye të sallës, të ftonte për tu ulur rreth tryezës së rrumbullakët. Flamujt shqiptarë pa yllin e kuq dhe kostumet kombëtare të grave shqiptare, i kishin vendosur përqark si monumente kulture e dëshmi trashëgimie.
Aty mblidheshin shpesh shqiptarët së bashku me arbëreshët, e fëmijët e tyre për të festuar gëzime të ndryshme, si dhe festat e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosovës e Argjentinës, veshur e stolisur me kostumet kombëtare.
Me një autobus së linjës turistike, udhëtova edhe nëpër Buenos Aires, monumete të shumta arti e kulture më zuri syri kudo e të pa shkatërruara nga dora e njeriut, deri tek personazhi famoz i përrallave “Pinoku” derdhur në bronx, larë me metal të shëndritshëm. U largova nga Argjentina me mbresa të bukura, veçanerisht nga miqtë e mi të rinj e të dashur Etleva dhe Genc Llupi.

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare – Nga Florim Zeqa (fotot)

Me 24 shtator 2018 në Londër (Mbretëria e Bashkuar), Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e mbajti Kuvendin Zgjedhor. Të pranishëm në kuvend ishin pothuajse shumica e kryetarëve e të gjitha Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (të themeluara në katër kontinente të botës)
Punimet e kuvendit filluan me prezentimin e punës dhe aktiviteteve katër (4) vjeçare të rrjetit si dhe raportit financiar për periudhën katër (4) vjeçare të veprimtarisë së rrjetit.
Pas diskutimeve të punës së rrjetit dhe aktiviteteve të realizuara për këtë periudhë kohore të funksionimit të rrjetit, me shumicë të votave nga të pranishmit u aprovua prezantimi/raporti i punës dhe aktiviteteve të rrjetit të në përgjithësi. Me ritmin e njëjtë të punës, Kuvendi vazhdoi edhe me raportin financiar të katërvjeçarit të kaluar të aktiviteteve të rrjetit (prej themelimit deri më tani),
Në pjesën e dytë të punës së Kuvendit Zgjedhor, punimet vazhduan me zgjedhjen e kryesisë së re dhe zgjedhjen e presidentit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
Pas propozimeve për kryesinë e re, me shumicë apsolute të votave u zgjedh kryesia e re në këtë përbërje:
1) President i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare u rizgjedh z. Nazar Mehmeti, afarist i suksesshëm dhe veprimatari i shquar i çështjes kombëtare nga Dallas/Texsas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mandat katër (4) vjeçar;
2) Nënkryetar për Evropë u zgjedh z. Artan Llabjani;
3) Nënkryetar për Shetet e Bashkuara të Amerikës u zgjedh z. Elmi Berisha dhe
4) Sekretar Gjeneral i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, u rizgjedh z. Ismet Smajli.
Punimet e Kuvendit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, në pjesën e tretë përkatësisht të fundit të punimeve, u mbyllën me diskutime dhe propozime për planet e punës së rrjetit në katër (4) vitet e ardhshme si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve për investime kapitale në të gjitha viset shqiptare.

Në fund ia vlenë për të theksuar, se Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRGBDSH), i themeluar katër vite më parë, është organizim apartiak, i cili qëllim parësorë ka unifikimin e bizneseve shqiptare në botë, për realizimin e investimeve kapitare në trojet etnike shqiptare.
Për këto katër vite, RRGBDSH-ja ka organizuar shumë takime e konferenca biznesore, ka shtrirë rrjetin e saj në të gjitha kontinentët dhe shtetet ku ndodhet mërgata e jonë.
Ashtu sikurse që është vullneti dhe dëshira për investime, ekziston edhe mundësia e bashkëpunimit të bizneseve për një kauzë të përbashkët; për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve tona pavarësisht shtrirjes gjeografike, përkatësisë ideologjike apo fetare.
Mirëpo për realizimin e investimeve kapitale në vendlindje, RRGBDSH përveq sigurisë së investimeve, kërkon që të hiqen të gjitha barrierat burokratike për krijimin e kushteve më të volitshme për investime kapitale në trojet shqiptare, të cilat përveq gjenerimit të vendeve të punës, do të parandalonin në masë të madhe trendin e keq të largimit e të rinjëve nga trojet e tyre stërgjyshore.
Siq duket, sukseset e RRGBDSH-së janë bërë halë në sytë e politikanëve pseudopatriotë, të cilëve më shumë se shteti ju intereson pushteti dhe pasurimi i paligjshëm.
Një pjesë e madhe e drejtuesve të këtij rrjeti janë veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare nga vitet e ’90-ta e deri në ditët e sotme. Sa prej tyre ishin dhe janë humanist të dëshmuar të çështjes kombëtare, filluar nga ndihmat e pakursyera për lëvizjen paqësore të viteve të ’90-ta, arsimin shqip në Republikën e Kosovës dhe financues të luftës çlirimtare e deri të ndihmat e çmuara materiale në rindërtimin e shtëpive në Kosovën e pasluftës.
Në rrethanat e mjegullës politike në njërën anë dhe mungesës së zhvillimit ekonomik në anën tjetër, RRGBDSH ka mbetur e vetmja shpresë reale e zhvillimit ekonomik të vendit dhe mirëqënjes së qytetarëve të Kosovës.

Bazuar në rrjedhën e Kuvendit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, punimet e këtij kuvendi rezultuan me sukses të plotë, ndërsa kryesisë së re të rrjetit të kryesuar nga Presidenti i nderuar Z. Mehmeti, i urojmë punë të mbarë dhe suksese edhe më të mëdha në katër (4) vjeçarin e ardhshëm.

Mariola Çipi Leskaj: Për mua të rrish mënjanë, në kushtet e emigracionit është vetvrasje, një vrasje shpirtërore… – Bisedoi Ajet Nuro

Bisedë me mësuesen e suksesëshme dhe aktivisten e dalluar zonjën Mariola Çipi Leskaj

Në një ditë fund-korriku, i drejtohem Île Bizard, aty ku ndodhet shtëpia e çiftit Leskaj, Lazes dhe Mariolës. Vend-ndodhja e shtëpisë, një lagje-ishull  e lakmuar në Montreal dhe shtëpia vetë është kurorëzimi i një jete dhe karriere të gjatë të çiftit shqiptar që janë nga të parët shqiptarë të vendosur në Montreal pas vitit 1991.. Dhe, ndonëse Laze Leskaj është më i njohuri mes shqiptarëve për shkak edhe të rolit të tij në ndihmë të komunitetit tonë, sidomos të porsaardhurve, Mariola njihet më pak por ajo është nga shqiptarët më të suksesshëm këtu në Montreal. Edhe pse njihem dhe jam i familjarizuar me Lazen dhe Mariolën, kurre nuk kam pyetur se çfarë e bën këtë zonjë kaq të afte në profesionin e saj. Në shkollën ku ajo punon konsiderohet si një mesuese shume e mire ne matematikë dhe shume e zonja ne transmetimin e njohurive tek studentët e saj. Ndaj i jap vetes si mision të « zbuloj » këtë sekret të suksesit të Mariola Leskaj. Rreth tavolinës, nënë hije në një kopësht që nuk mund t’a mbulosh me një hedhje syri, nën kujdesin e mikpritësve dhe me ushqime kryesisht tipike shqiptare, bisedojmë jo thjesht për sukseset e Mariolës por per gjithçka qe lidhet me familjen, karrierën dhe gërshetimin e rrethanave që e çuan ate tek suksesi. Duke biseduar me zonjen Leskaj, e kupton se ajo do të ishte e sukseseshme në çdo fushë që do zgjidhte apo edhe që do t’ia imponononin.

Ajet Nuro : Çfarë keni dashur të bëni në jetë?

Mariola Cipi Leskaj : Sigurisht që nëse do të zgjidhja, do të zgjidhja mjeksinë. Mjeksia për familjen tonë ishte bërë një traditë familjare.

Ajet Nuro : Si ishte kthyer mjeksia në një traditë?

Mariola Cipi Leskaj : Babai im, Spiro Çipi, kishte studiuar në Sorbonë, Francë, 10 vjet duke u diplomuar në mjeksi dhe në drejtësi për t’u bërë një nga specialistët më të mirë të mjeksisë ligjore. Këtë pasion ia transmetoi edhe vëllait tim të madh, Bardhylit që edhe ky nga ana e tij u bë një nga mjekët ligjore nga më të mirët në Shqipëri.

Ajet Nuro : Dhe pse ju zgjodhët fizikën?

Mariola Cipi Leskaj : Siç thashe, babai im ishte mjek, vëllai im ishte mjek, një mjek tjetër dukej si monopolizim i zanatit të mjekut, pra një gjë e tillë nuk lejohej.

Ajet Nuro : Çfare keni trashëguar nga babai juaj?

Mariola Cipi Leskaj :  Pas diplomimit në Francë, pasi në atë kohë nuk kishte mjeksi ligjore ne Shqiperi, ai vendos të hape një klinikë në Tiranë qe funksiononte mjaft  mire..

Gjithashtu mbaj mend se kur shkonim tek gjyshja ime në Fier (duhet të kem qenë në moshën 14-15 vjeçare, njerëzit dëgjonin dhe shpejt hapej lajmi se ka ardhur  doktor Çipi nga Tirana dhe shume njerez donin të vizitoheshin prej tij. Dhe, ndonëse ne ishim tre fëmije dhe nëna nuk punonte, babai im nuk shikonte të bënte parà por merrte diçka simbolike. Siç thashe, dëshira ime ishte të bëhesha si babai pikërisht se ai ishte një mjek i suksesshëm dhe human.. Mjafton të përmend se ai thirrej gjithandej për raste të komplikuara dhe mjekët e mirë numëroheshin me gishta.

Ajet Nuro : Pra mjeksia ishte ëndra juaj?

Mariola Cipi Leskaj : Nëse do kisha tre zgjedhje do zgjidhja mjekësi, mjekësi dhe mjekësi por në fund pashe se murit me kokë nuk i bihet dhe fillova të shikoj çfarë mund të bëj tjetër veç mjeksisë; i kisha të gjitha rezultatet shume te mira por edhe fizika nuk ishte zgjedhja ime me e preferuar..

Ajet Nuro : Dhe megjithate zgjodhe fizikën?

Mariola Cipi Leskaj : Nuk kisha tjetër zgjedhje, ishte dega që kishte më shumë perspektiva, për më tepër që në degë të tilla hyjnë ata që punojnë dhe jo të përkëdhelurit e privilegjuar. Duke studiuar vitin e parë fizikë i vura vetes si objektiv të futem në fizikë speciale (ishin dy degë, fizikë speciale dhe mësuesi). Duke patur rezultate mjaft të larta,isha e 4-ta a e 5-ta ne listen e studenteve, u pranova në fizikë speciale.  Desha fizikën speciale sepse ata që përfundonin këtë degë kërkoheshin gjithandej si në mjeksi, ne institutin e fizikës bërthamore por edhe në gjeologji, meteorologji, sizmikë dhe kudo ku futej fizika etj.

Ajet Nuro : Çfarë kujtimesh ruani nga shkolla?

Mariola Cipi Leskaj :  Ndonëse unë e dija që vija nga një familje që konsiderohej borgjeze, në shkollë, në fillim, nuk kam patur asnjë dallim nga të tjerët madje merrja pjesë në recitime dhe isha e dalluar dhe kam qenë edhe komandante çete dhe kuptohet që një rol i tillë është edhe pak politik. Dallimet fillova t’i ndiej në gjimnaz kur fillonte te ndihej lufta e klasave dhe aty e pashe vehten pak te mënjanuar dhe fillova të kuptoj realitetin në të cilin jetonim.

Ajet Nuro : Dhe pasi mbarove fizikën speciale?

Mariola Cipi Leskaj : Këtu qëndron edhe paradoksi, ndonëse ne ishim përgatitur t’i shërbenim ekonomisë nëpër institucone dhe ndërmarrje strategjike, qeveria vendosi që i gjithë grupi ynë të shkonte ne baze jashte Tiranes. Mua me caktuan ne nje fshat te Lushnjes.

Ajet Nuro : Dhe si kaluat në fshat ?

Mariola Cipi Leskaj : Në fshat  kalova një vit dhe nuk mund të ankohem, por edhe aty, kishim një deputete që n’a binte në qafë për mënyrën e veshjes dhe filluan madje të shkruanin edhe në gazeta. Unë ika nga fshati dhe për një vit ndenja pa punë. Por unë kisha mjaft prirje për gjuhë të huaja. Kështu, kam dhene provim pasuniversitar rusishten dhe frëngjishten me rezultate mjaft te mira. Kam filluar pune edhe ne  ATSH. Por, fakti që lashe fshatin si dhe origjina familjare, bënë të më pushojnë. Pastaj shkova dy vjet në Prezë si mësuese.

Ajet Nuro : Po Biblioteka e Akademise se shkencave?

Mariola Cipi Leskaj : U deshën ndërhyrje gjithandej (mamaja ime ankohej veç për mua se si vajzë më kishte pikë të dobët…) dhe mbi të gjitha duke qenë se unë njihja gjuhë dhe isha e fortë në matematike dhe fizikë (madje i gjithë grupi unë i fizikantëve u kthye në Tiranë dhe u punësuan në institucione dhe ndërmarrje të ndryshme). Kështu, fillova punë në Akademinë e Shkencave dhe të them të drejtën punoja me frikë se mos më punonin ndonjë rreng. Por kishim një rreth mjaft të mirë bashkëpunëtorësh, shumë prej tyre ishin nga familjet e nomenklaturës dhe aty punova rreth 12 -13 vjet.

Ajet Nuro : Dhe si ishte puna e bursës  për në Francë?

Mariola Cipi Leskaj : Të them të drejtën nëse nuk do ishte Teuta Çarçani dhe fakti që isha martuar me Laze Leskaj, ndoshta bursa nuk do më jepej mua. Por,  nga ana tjetër pata ndihmë edhe nga kushërira e Lazes, Vali Leskaj që që unë t’a merrja bursën. Jo se nuk e meritoja unë, por bursat vidheshin ose shkonin atje tek ata që kishin miq. Dy bursat ishin për shefen e bibliotekës kombëtare dhe shefen e librit në Akademine e shkencave që isha unë. E para ishte inxhinere dhe unë fizikante. Ndërkohë unë kisha bërë një shkollë 2-vjeçare për bibliografi po me rezultate te shkelqyera. Kjo më bënte kandidate te forte për bursën e studimit që kishte të bënte me informatizimin e bibliotekave shqiptare. Kjo eshte e verteta e pershkruar me ciltersi dhe njihem pak a shume me nje sinqeritet disi te tepruar, ndoshta edhe trashegimi familjare, po qe kurre nuk me ka penguar ne karrieren time ne Shqiperi e ne Kanada. Personat qe permenda më sipër por edhe të tjerë,  mund te quhen shpetimtare te karrieres sime dhe qe ndoshta rastesisht ose per fatin tim te mire i ndesha ne jete ne momentin e duhur.

Ajet Nuro : Kur shkuat në Paris?

Marjola Cipi Leskaj :  Në Paris kemi shkuar në fillim të marsit 1991.

Ajet Nuro : Çfare kujtoni nga Parisi?

Mariola Cipi Leskaj : Unë shkova në Paris dhe studiova me seriozitet dhe ndoqa të gjithë stazhet e ofruara. Më ndihmoi fakti që Lazja ishte me mua. Madje pasi mbarova studimet m’u ofrua një kontrate 4 vjeçare. Fakt është se mësova shumë. Mezi prisja të kthehesha në Shqipëri dhe të vija në zbatim gjithçka kisha mësuar në Paris. Por situata në Shqipëri ishte shumë e vështirë dhe njerëzit largoheshin me çdo mjet. Frika ime ishte nëse Shqipëria do më ofronte mundësinë për të punuar në fushën për të cilën isha specializuar.

Ajet Nuro : Si u lindi mendimi për të emigruar në Kebek?

Mariola Cipi Leskaj : Në Paris unë punoja, por kuptohet nuk ndihesha se do rrija gjithmonë aty. Dëgjuam se ne që flisnim frëngjisht  mund të aplikonim në Delegacionin e Përgjithshëm të Kebekut në Paris. Dhe ashtu bëmë. Paralelisht, aty u bëmë me shumë miq, madje disa prej tyre na kanë ardhur edhe këtu për të na vizituar.

Ajet Nuro : U erdhi keq që e latë Parisin?

Marjola Cipi Leskaj : Jo, ndonëse si  neve por sidomos drejtuesve të organizmit ku punoja u erdhi e papritur dhe u erdhi keq. Na sugjeruan që të rishikonim mundësinë për të ndejtur por për ne ishte e qartë, donim të ndiqnim fatin tonë në një vend ku mendonim se do të na hapeshin portat e të na prisnin pa komplekse. Dhe nuk jemi zhgënjyer asnjë herë.

Ajet Nuro : Kur keni mbrritur në Kanada?

Mariola Cipi Leskaj :  Në Kanada kemi mbrritur në datën 11 tetor 1992. Fillimi ishte i vështirë sidomos për fëmijët. “Çfarë kemi bërë, pse n’a dënoni”?- n’a thoshin. Por sot mendimi ka ndryshuar. Ne nuk e ndrojmë Montrealin as me Parisin as me ndonjë qytet tjetër në bote.

Ajet Nuro : Si e filluat jetën në Kanada?

Mariola Cipi Leskaj : Në fakt qe në Paris n’a bënë një bilanc dhe mua më thanë që ti je polivalente. Mund të punosh në sektorin biomedikal ngaqë ke studiuar fizikë, mund të punosh në informatikë dokumentare sipas specializimit në Paris dhe tek e fundit mund të punosh edhe në arsim. Doja të punoja në fushën biomedikale sepse më afronte shumë me mjeksinë dhe për të cilën bera edhe një metrizë (Master) në universitetin e Montrealit me rezultate te shkelqyera. Studiova dy vjet në kërkimet shkencore mbi Electroencefalograme en Profondeur ne Institutin Neurologique te Montréalit. Zhvillova nje logiciel ne langage C++, Madje patëm edhe vizita nga kompani private që donin ta blinin.. Por, fatkeqësisht sapo u diplomova unë, qeveria bëri shumë shkurtime në spitale e ne fondet e destinuara në kërkimet biomedikale ne vitin 1995-96.

Ajet Nuro : Çfarë u bëri t’i futeni arsimit?

Mariola Cipi Leskaj : Siç thashe, isha përballe tre zgjedhjeve, inxhinieri biomedikale, informatikë dokumentare dhe arsim. Për arsimin, ndoqëm shembullin e dy fqinjëve tanë algjerianë e ukrahinase që si burri dhe gruaja studiuan në universitetin e Montrealit dhe ju futën arsimit ne matematike..

Ajet Nuro : Ishte e thjeshtë?

Mariola Cipi Leskaj :  Jo, unë do vazhdoja përsëri provime dhe teste se pa patur për shembull CEFRAN-in per gjuhen frenge të mbyllej dosja por fatmiresisht nuk pata shume vështirësi për të kaluar nje test të tillë.

Ajet Nuro : Kur keni filluar punë tek shkolla ku jeni sot?

Mariola Cipi Leskaj :  Pasi punova me disa kontrata ne shkolla te ndryshme te Montrealit, në shkollën ku punoj edhe sot kam filluar në vitin 2000.

Ajet Nuro : Si ia dolët të bëheni mësuesja e suksesshme në një lëndë të vështirë si matematika?

Mariola Cipi Leskaj : E vërteta është se kur vendosa të bëhesha mësuese nuk ishte thjesht për të mbijetuar, por të bëja diçka me passion. Nga ana tjetër, sot mund të them se kam arritur, por fillimi si gjithandej është i vështirë sepse më është dashur të shkoj në shkolla ku vështirësia e transportit ishte kryesore, por edhe më duhet të jepja lëndë të ndryshme.. Duke dhene mesim ne klasa të përparuara përveç punës në klasë, i integrova nxënësit në konkurse provinciale dhe në shkallë kombëtare, pra në Kebek dhe Kanada dhe ne bote.. Puna dha frytet e para dhe kështu rezultatet flisnin vetë. Nga unieversiteti i Montrealit  çdo vit kam patur stazhiere me qëllim dhënien e përvojës brezit të ri. Por, kjo ka qenë edhe ndihmë për mua. Kjo më jepte mundësi të përgatisja nxënësit për konkurset e mësipërme dhe nuk bëhet fjalë për një apo dy konkurse por për  katër të tilla ne vit.

Ajet Nuro : Çfarë rezultatesh keni patur në konkurse?

Mariola Cipi Leskaj :  Qenia në krye të një grupi të përparuar dhe mundësia për të bërë diçka ndryshe më bëri t’a dua arsimin edhe më shumë. Në fillim doja të tërhiqesha sepse nuk më ngjante me arsimin që unë kisha njohur në Shqipëri dhe prinderit nuk ishin edhe aq të përfshire në ndihmën ndaj edukimit të fëmijëve të tyre.  Këtë rol, kemi arritur t’a ndryshojmë ne shkollen tone duke bërë që prindrit të interesohen gjithnjë e më shumë për suksesin e fëmijëve të tyre.  Ne konkurse nxenesit e mij jane dalluar gjithmonë në shkallë province dhe në shkallë kombëtare dhe nuk mund të flasësh vetëm me shifra ndonëse në matematikë ato janë shumë të rëndësishme. Njëri nga nxënësit e mi, Jef Kene i shkollës Lavoie mori pjesë në një konkurs dhe mori vendin e pare. Të gjithëva na erdhi si një e papritur e këndëshme dhe gëzimi që ndien është sikur të kesh të bësh me pjestarë të familjes tënde. Madje nxënësi në fjalë më kishte bërë një dhuratë, një rosak per mbesen time te vogel dhe më shkruante “Zonjë, të betohem që në matematikë, gjithçka që ti më ke kërkuar të bëj, e kam bërë”. Kuptohet që unë e kisha përgatitur fort dhe ai ishte mirënjohës për punën që kisha bërë me të.

Ajet Nuro : Nga çfarë kategorie shoqërore vijnë nxënësit që përbëjnë klasat tuaja?

Mariola Cipi Leskaj :  Nxënësit e mi janë kryesisht emigrante dhe ata janë nga familje me të ardhura modeste ose mesatare. Kam nxënës me origjinë aziatike, afrikane, ruse dhe ne pergjithesi të etur për dije.

Ajet Nuro : Ku kanë shkuar nxënësit tuaj, në çfarë profesionesh?

Zonja Çipi Leskaj mes nxënësve të saj

Mariola Cipi Leskaj :  Ata i gjen gjithandej. Një ditë në nje restorant më vjen një ish nxënësi im dhe më thotë, Zonja Leskaj, kam ndjekur keshillat tuaja, jam duke studiuar aktuariat dhe shpresoj të punoj në banka ose në kompanitë e sigurimeve. Të tjerë janë bërë mjekë inxhinierë etj.

Ajet Nuro : Duke qenë se keni përjetuar arsimin shqiptar dhe tani këtë kanadez, çfarë ndryshimi shikoni mes tyre?

Mariola Cipi Leskaj :  Sigurisht që ka ndryshime dhe ajo që unë bëj është të gërshetoj më të mirën e të dy modeleve për rezultate sa më të mira.

Ajet Nuro : Thuhet se sot sistemi i edukimit në Shqipëri po përjeton një periudhë të vështirë dhe fjala “korrupsion” është bërë pjesë e sistemit që përgatit të ardhmen e vendit. Nëse ju do ishit vendim-marrëse në Shqipëri, çfarë do të bënit që edhe edukimi atje të gjente vet-veten?

Mariola Cipi Leskaj :  Për të luftuar korrupsionin e para është ngritja e rrogave të mësuesve por edhe vlerësimi i figures së mësuesit. Ajo që unë do të ndryshoja tek mësuesit e kohës sime është ashpërsia por edhe një fare distance mes mësuesve dhe nxënësve, pra një marredhënie më miqësore mes mësuesve dhe nxënëve.

Ajet Nuro : Sa shqiptarë kishte kur keni ardhur ju?

Mariola Cipi Leskaj :  Athere nuk kishte shqiptarë dhe nuk ndiheshim aq mire. Aq sa, kur na morën ne telefon nga emigracioni për të na thënë që një familje shqiptare donte të fliste me ne, sa nuk fluturuam dhe me nxituam t’i themi “po, na lidh sa më shpejt”. Por, me kalimin e kohës, shqiptarët u shtuan në Montreal dhe kjo më ka bërë gjithemone të mendoj pse të mos krijojmë një Shqipëri të vogël këtu në Montreal. Ideja ime ka qenë që me shqiptarë të integruar mire, të dëshmojmë për zgjuarësinë, ndershmërinë, kulturën dhe dashurinë për punën e bashkatdhetarëve tanë. Kështu, kam dashur që ne më të hershmit, të ndajmë përvojën tone me të porsaardhurit me qëllim që këta të fundit të kenë informacionet e duhura dhe të evitojnë gabimet që ne mund të kemi bërë.

Ajet Nuro : Ju keni dy fëmijë të rritur që janë integruar dhe janë të sukseshëm në fushat e tyre, si ndihet nëna për këtë arritje?

Mariola Cipi Leskaj :  E çliruar. Mendo se nuk do të isha kështu e qetë e  të bisedoja me ju nëse fëmijët e mi nuk do të ishin ashtu siç janë.

Ajet Nuro : Keni ndikuar tek fëmijët?

Mariola Cipi Leskaj :  Shumë. Një mësuese e mirë, nuk mund të edukoje të tjerët, pa edukuar fëmijët e saj.

Djali i Marioles, Taulant Leskaj me bashkshorten e tij Arina si dhe vajza e vajzës, Alba

Ajet Nuro : Ju shoh gjithmonë që merrni pjesë në të gjitha aktivitetet e shqiptarëve të Montrealit (zonja ishte e pranishme edhe në takimin e parë të bizneseve shqiptare…).Pas 25-26 vitesh në Montreal, nuk jeni lodhur të merrni pjesë në aktivitetet e shqiptarëve këtu, nuk keni dëshirë të rrini mënjanë?

Mariola Cipi Leskaj :  Për mua, të rrish mënjanë, në kushtet e emigracionit, është vetvrasje. Është me të vërtete t’a çosh vehten drejt një vrasjeje shpirtërore e ndaj nuk e quaj ndonjë zgjuarësi.

 

Zonja Marjola Cipi Leskaj në qendër, në takimin e parë të bizneseve shqiptare, maj 2017

Ajet Nuro : Zonjë, do të desha t’u falenderoj për pritjen, për ndarjen e përvojës suaj me ne dhe për gjithçka qe ju dhe familja juaj bëjnë për shqiptarët dhe lartësimin e emrit të tyre

Mariola Cipi Leskaj :  Është kënaqësi për mua dhe une ju  falenderoj gjithashtu.

Voal ju fton që ta lexoni këtë histori për të dalë nga lëkura e lepurit ku jemi futur:Të frymëzohesh nga Ruby Bridges! Nga Arben Kallamata

Vajza në fotografi është Ruby Bridges. Kur ishte gjashtë vjeç ajo u bë e famshme sepse ishte e para fëmijë Afro-Amerikane që shkonte në një shkollë fillore krejtësisht për të bardhët në Jug të SHBA. Ditën e parë, kur po shkonte në Shkollën Fillore William Frantz në New Orleans (14 Nëntor 1960) ajo e pa veten të rrethuar nga një turmë racistësh të egërsuar që i ulërinin dhe i gjuanin me ç’tiu zinte dora.

Ruby Bridges shkonte në shkollë e shoqëruar nga katër oficerë të policisë federale. Njëri prej tyre, Charles Burks tregon për kurajon e vajzës përballë gjithë valës së urrejtjes: “Kishte një kurajo të papërfytyrueshme për një vajzë gjashtë-vjeçare që po shkonte në një shkollë të panjohur, e shoqëruar nga katër oficerë. Nuk e pamë një herë të qante. Madje as të psherëtinte. Ecte serbes, si ushtar i vërtetë. Ndiheshim shumë krenarë për të.”

Ditën e parë të shkollës Ruby pa se atje nuk kishte asnjë nxënës. Për shkak të saj, prindërit e bardhë i kishin tërhequr nga shkolla fëmijët. Kishte mbetur vetëm një mësuese e gatëshme për t’i dhënë mësim Rubit – Barbara Henry që s’kishte shumë kohë që kishte ardhur nga Bostoni. Ajo i dha mësim Rubit gjatë gjithë klasës së parë, ndërkohë që prindërit e bardhë vazhdonin të mos i dërgonin fëmijët në një klasë ku shkonte një vajzë e zezë.

Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, sulmet e vazhdueshme që bënin të domosdoshme praninë e katër oficerëve federalë për ta mbrojtur; kërcënimet që merrte në familje dhe faktit që i ati humbi punën për shkak të gjithë kësaj historie, Ruby vazhdoi me këmbëngulje të shkonte në shkollë. Një vit më vonë, kur u kthye për klasën e dytë, turmat e racistëve ishin shpërndarë dhe në shkollë kishin hyrë edhe nxënës të tjerë Afro-Amerikanë. Kurajoja, këmbëngulja dhe durimi i Ruby Bridges bëri të mundur suksesin e programit të parë të integrimit të fëmijëve me ngjyrë në shkollat e Jugut të Amerikës.

Sot Ruby Bridge mbush 64 vjeç.

Gëzuar Ditëlindjen, o simbol i qëndresës!

Reagim i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit“ lidhur me situatën politike në Kosovë

Bisedimët në mes të Kosovës dhe Serbisë tashë e kanë arritur kulmin e përfundimit. Fatkeqësisht në këto bisedime nuk patëm përfaqësim politik sepse delegacioni i Kosovës ishte vetëm fizikisht aty sa për të plotsuar projektet serbo-ruso-turke për ndarjën e Kosovës. Duke parë se situata politike asnjëherë nuk ka qenë me e renduar dhe themelët e shtetit te Kosovës janë duke u lekundur deri në shkatrrim Shoqata “Trojet e Arbrit“ lëshon këtë reagim për opinionin politikë dhe atë shqiptarë në përgjithësi:
1. Të mblidhet urgjent Parlamenti i Kosovës me një pikë të përbashkët shkarkimi i Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaqi për tradhti kombtare dhe shteterore.
2. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ta bëj urgjentishtë shkarkimin e zëvëndësit të parë të tij Behgjet Pacollit për shkak të tradhëtisë shtetërore i cili është duke punuar haptas për coptimin e Kosovës.
3. Prokuroria dhe Gjykatat e Kosovës urgjentisht ta bëjn burgosjen e bashkpuntorit të Stanishiqit Baton Haxhiu i cili në menyrë të hapët po bën thirrje publike për coptimin dhe ndarjen e Kosovës dhe dhenjen e saj Serbisë gjithashtu me një vendim të veçantë duhet të bëhet mbyllja e të gjitha mediuemeve Publike që udhëheqë bashkpuntori i Stanishiqit Baton Haxhiu.
4. Ftojmë Qeverinë e Kosovës që urgjentisht ta ndalë veprimtarinë e Sorrosit në Kosovë dhe të Agjensisë turke Tika.
5. Ftojmë popullinë shqiptarë kudo që është të jetë vigjilent këto ditë se situata politike asnjëherë nuk ka qenë më e rendë se sa që është tash në Kosovë. Gjithashtu ju bëjmē me dije se së shpejti do ta themelohet një Levizje e madhe politike pro Amerikane, dhe do te vihetë në levizje forca shqiptare, për ndalimin e përpjekjeve të politikaneve tradhtarë që haptas po punojnë që Kosova ti rikthehët Serbisë.
Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit“Nue Oroshi Kryetar

Telegram ngushllimi i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” me rastin e vdekjës së historianit Mehmet Gjoshaj

E nderuara Familja Gjoshaj;

Të nderuar intelektuale dhe intelektual shqiptarë kudo që jeni;

Sot morëm një lajmë të papritur i cili na shtangi dhe shokoj të gjithë ne intelektualëve që e njohëm dhe punuam kohë të gjatë me historianin,atdhetarin dhe studiuesin Mehmet Gjoshaj. Mehmet Gjoshaj që nga themelimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit “e deri me sot nuk është ndalur asnjëherë duke na përkrahur qoftë në aspektin e përgatitjes së studimeve shumë të vlefshme qoftë në aspektin organizativ por edhe në aspektin këshilldhënës. Mehmet Gjoshaj i takon plejadës së atyre historianeve i cili u angazhue që me forcën e argumentit shkencorë ta shkruaj historinë. Ishte një intelektualë shumë i thjeshtë i cili edhe pse kishte botuar dhjetra punime shkencore dhe disa libra mjaftë me vlerë për historinë tonë shqiptare ai asnjëherë nuk krenohej me punën e tij por punonte pa ndërprerë. Edhe në Javën e “Trojeve të Arbrit” që mbajtëm para disa ditësh historiani Mehmet Gjoshaj shkëlqeu me punimet e tij të pergaditura me një kompetencë të lartë shkencore.

E nderuara Familje Gjoshaj,

Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”ju shprehim ngushllime nga thellsia e shpirtit për humbjen e babait,bashkëshortit, vëllait tuaj Mehmet Gjoshaj. Ju humbët antarin tuaj të familjes ndërsa Shoqata “Trojet e Arbrit” humbi njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj tash e katërmbëdhjetë vjet me radhë. I jemi falendërues për jetë të jetës për punën shkencore dhe atdhetare që bëri historiani Mehmet Gjoshaj. Ai me forcën e argumentit shkencor zbardhi shumë ngjarje historike e sidomos ishte një studiues i pashoq i ngjarjeve dhe temave të rralla historike i cili i studionte dhe i bente një analizë të thellë historike. Historianin dhe atdhetarin Mehmet Gjoshajn do ta kujtojmë për jetë të jeteve për punën e tij me përkushtim të pashoq që bëri gjatë tërë jetës së tij. Shpirti i tij pushoftë në paqë! I qoftë i lehtë dhe i Shqiperisë Etnike.

Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “ju ngushllojmë

Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Dr.Sc.Besim Morina Nënkryetar

Shoqata “Trojet e Arbrit”: “Punoni ngadalë e punimet kryeni shpejt”

Njoftim

Shoqata e Intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit ” në javën e “Trojeve të Arbrit “nga 27 Korriku e deri më ,1 Gusht 2018 i mbajti tri sesione shkencore dhe akademi. Ky vitë ishte viti me i frytshëm prej themelimit të Shoqatës “Trojet e Arbrit.”Por për tu kompletuar frytëshmeria plotësisht si tash e katërmbëdhjetë vjet me radhë duhet të bëjmë edhe botimin e tri librave të radhës. Meqë ne ecim me hapa të shpejtuar dhe motoja jonë për studiuesit pjesëmarrës është : “Punoni ngadalë e kryeni punimet shpejtë!”, i ftojmë të gjithë studiuesit që kanë marrë pjesë me ligjeratat e tyre, në këto tri sesione shkencore, që deri më datën 30 shtator 2018 t’i dergojnë punimet e tyre për botim. Po ashtu ju bëjmë me dije studiuesve që punimeve të tyre t’iu kushtojnë rëndesi në aspektin gjuhësor dhe ta bëjnë lekturimin e punimeve të tyre, në mënyrë që mos të humbasim mijera orë punë në korigjime gjuhësore dhe letrare.Punimet që vijnë me vonesë do të lihen që të botohen në edicionet e ardhshme të Shoqatës “Trojet e Arbrit”.

Punimet mund ti dergoni në këtë email adresë: nue_oroshi@yahoo.de Njeherit Kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit” falënderon të gjithë studiuesit pjesëmarrës në të tri sesionet shkencore, falënderon mjetët e informimit që ju kushtuan rëndësi të veçantë ketyre tri sesioneve shkencore pa harruar që ti falënderojmë donatorët tanë të cilët kontribuan financiarisht që Java e “Trojeve të Arbrit” të përmbyllet në mënyrë madhështore.

 Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë“ Trojet e Arbrit“

24 Gusht 2018