VOAL

Please Wait ...
0%

U dorëzua Ramush Haradinaj – Nga Binak Maxharraj

By | December 4, 2017

Komentet

A ka ardhur koha që edhe Shqipëria të kërkojë të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqi? – Nga SHABAN MURATI

Pavarësisht se Athina zyrtare nuk njeh asnjë minoritet në territorin grek, presidenti i Turqisë Erdogan gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi në 8 dhjetor e ngriti publikisht kërkesën për të drejtat e minoritetit turk prej 150 mijë vetash në Greqi, duke iu referuar Traktatit të Lozanës të vitit 1923. Ai shkoi për vizitë në Komotini, rajoni verilindor i Greqisë, ku jeton minoriteti turk, drekoi dhe u fal bashkë me ta.
A mendoni se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të vendosë reciprocitetin me Greqinë dhe të kërkojë të drejtat e minoritetit shqiptar atje, i njohur zyrtarisht nga Greqia në Lidhjen e Kombeve në vitin 1928 dhe nga kryeministri i Greqisë në vitin 1926?
A mendoni se kryeministrat, presidentët dhe ministrat e jashtëm shqiptarë, të cilët gjatë 25 viteve në vizitat e tyre zyrtare në Greqi nuk kanë shkuar kurrë në Prevezë, në Parga, në Igumenicë, në Filat, në Kostur, etj. duhet ta koregjojnë këtë qëndrim dhe të vendosin reciprocitetin, duke bërë atë që bëjnë homologët e tyre grekë kur vijnë në Shqipëri?

Po ku je Azem Hajdari! – Nga Hysen Arapi

8 Dhjetori do te kujtohet gjithmone si dita e trimerise, guximit, sakrifices sublime te studenteve, intelektualeve, popullit te Tiranes, Kavajes, Shkodres dhe gjithe Shqiperise per ti dhene goditjen shkaterruese diktatures komuniste dhe vendosjes se pluralizmit politik ne vendin tone.
Ndonese produkti sot duket I deformuar, iluziv, jo ai i deshiruari , kjo vjen si pasoje e abuzimit masiv , djallezor, te nje pjese te politikes shqiptare, qe ato dite te stuhishme, sdinin ku fusnin koken ndersa sot gezojne gjithcka nga frytet e pushtetit, te nje pushteti te bere pis koke e kembe, duke tradhetuar idealet e dhjetorit, por dhe ne tentative per te pervetesuar meritat e studenteve dhe intelektualeve te atyre diteve dhe muajve qe pasuan dhjetorin 90!
Nje pushtet I mbartur nga prinderit gjakatare, tek femijet e tyre eshte reminishenca me e madhe me e dukshme e diktatures qe nxjerr hapur dhembet dhe kafshon cdo dite trupin e drobitur te Shqiperise. Dhe shqiptaret heshtin dhe bota rri e veshtron!
Dhe vetetimthi nga brenda nesh vjen thirrja “Po ku je Azem Hajdari “!

 

U dorëzua Ramush Haradinaj – Nga Binak Maxharraj

Sot Qeveria e Kosoves e paska miratue raportin, ku “Kosova nuk humb toke”, te Komisionit Murat Meha.

Mareveshja e Komisionit Meha se bashku me te gjeturat e Komisionit Bulliqi, ku thuhet se Kosova vertet po humb toke, do t’i dergohet Kuvendit te Kosoves. Keshtu ne Kuvend po dergohet mjegullina, tymnaja, ferfllaza me stuhi, sepse deputetet nuk dijen se çka te votojne: raportin e Komisionit Meha me te cilin Kosova nuk po humb toke (territor) apo Raportin e Komisionit Bulliqi, ku thuhet dhe argumentohet se Kosova po humb territor.

Ne cilen ane u rreshtove ti z.Kryeminister, ne anen e Mehes apo te Bulliqit.

Ku do te mbetesh neser ti z.Kryeminister nese votohet Raporti i Komisionit Meha e jo ai i Bulliqit, sepse rreth kesaj dileme z.Kryeminister u humben me shume se dy vite kohe kot.

Heronjet dhe gjeneralet e vertete nuk dorezohen per çeshtjet e rendesishme te kombit, ata lufojne deri ne fund, sepse, mbaje mend z.Kryeminister, me e rendesishme eshte fytyra se sa pozita.

Perdhunime nëpër birucat e Sigurimit janë bërë për të thyer rezistencen e ndonjë ish të burgosure – Nga Lek Mirakaj

Alida nuk shpif. Po rasti i Alides eshte histori personale e saje dhe nuk pergjitheson gjith ish te persekutuarit. Nese kane ndodhur perdhunime neper birucat e sigurimit,jane bere me qellimin per ti thyer rezistencen e ndonje ish te burgosure. Ndersa ne kampet e internimit jane aqe raste te rralla (qe ne i dijme) sa absolutisht nuk mund te pergjithesohen. Per te demaskuar kriminelet nuk eshte e ndershme te pergojohen ata gra dhe vajza heroina, simbas stilit te Neshat Tozes, qe thonte se gjith ish te burgosurit kane qene spijuna. Qe ne rradhet e ish pushtetarve ka pasur kafshe te tipit toger Baba, apo Xhafer Pogaçe, nuk ka asnje dyshim dhe sa i moralshem ka qene ai rregjim e tregon fakti se keta monstra edhe jane dekoruar. Kur te shkruhet per kete fenomen duhet bere shum kujdes se kur flitet ne pergjithesi fyhen shume njerez qe jetojne dhe njolloset kujtimi i atyre grave e vajzave, qe kane kaluar ne ameshim. Ato gra dhe vajza qe u ndodhen ne situata te pa pershkrueshmeqe jane krenarija e kombit ,ato pefaqesojne virtytet me te mira te gruas shqiptare.Me vjen keq qe nje studjues serioz si K.Dervishi e shtron ne menyre te gabuar problemin,po ashtu A.Baçe. Mjaftojne faktet e dokumentuara , per te treguar natyren kriminale dhe te pamoralshme te atij rregjimi . Rasti i A.Hiskut tregon natyren e felliqur te atij rregjimi,por qe te thuash se x apo y zgjidhte vajzat me the bukura çdo nate eshte teper fyese dhe e pa vertete .Pak kujdes dhe vertetesi nuk i zbeh monstruezitetet e monstrave qe nxori ne pahe ai rregjim i felliqur.

Freskim kujtese për Festën e Flamurit – Nga SHABAN MURATI

Kujtesa kombëtare është mirë të freskohet me realitetet e kaluara historike shqiptare, të cilat kanë një domethënie përtej kohës kur kanë ndodhur. Për Festën e Flamurit po sjell një dëshmi autentike nga ditari i Halit Muratit (1935-1962), shkruar në 29 nëntor 1958 në qytetin e Durrësit, por që vlen si një tabllo e Shqipërisë së kohës:

29 Nandor 1958
“Dje ishte festa ma e madhe e vendit tonë, 46 vjetori i indipendencës, 46 vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga vargojtë 500 vjeçarë të robënisë turke. Dje ishte kujtimi i asaj dite të andrrume e të dëshirume prej 500 vjetësh nga populli ynë. Ishte përvjetori i 46 ditës së lirisë, i ditës së pavarësisë së mëmëdheut, për të cilin punuen e luftuen patriotët tanë të mëdhej të Rilindjes si Naimi, Samiu, Çajupi, Ndre Mjeda, Vaso Pasha e të tjerë. Po dje, në asnjë vend të qyteti tim s’më zu syu ndonji fotografi të tynen.
Përkrah atij flamuri të kuq, me shkabën dy krenore, valonte ma serbes nji tjetër. E përveç nji pushimi të thatë zyrtar, nuk merituen ma shumë dëshmorët e lirisë”.
(Halit Murati, “Kujtime të Jetës”, Tiranë, 2012, fq. 156)

SKANDALOZE: ÇKA I THONË KËSAJ PUNE, KUR?!! – Nga Prof. dr. Binak Maxharraj

Gjykata e Kosoves i arreston Kreret e Vetevendosjes Albin Kurtin me staf, vetem pse vite me pare perdoren gazlotesjelles ne Parlamentin e Kosoves me te vetmen arsye qe te mos kalojne dy Projekte te cilat e demtojne sovranitetin e Kosoves, siç jane: Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me shumice Serbe. Pra keta i dolen Zot Kosoves ne mbrojtjen e sovranitetit te saje i cili eshte i pakontestueeshem, anipse keto dy Projekte te Serbise u bane edhe me miratimin e Hashim Thaqit.

I menjihershem ishte edhe reagimi i fuqishem i Kryeministrit te Kosoves Ramush Harajdinaj,i cili edhe vete ishte njeriu me i fuqishem ne refuzimin e vijes se demarkacionit me Malin e Zi dhe formimin e Asociacionit. Ne reagimin e tij Harajdinaj deklaroi se gazi lotesjelles ne Kuvend kishte per qellim huthjen poshte te ketyre dy projekteve Serbe te demshme per Kosoven, duke shtuar se gazi lotesjelles nuk eshte veper penale dhe nuk mund te jete kurr veper penale. Kjo i bije se kreret e Vetevendosjes jane arrestuar pa baze ligjore.

Se sa jane te rrezikshme keto dy projekte te Serbise: Demarkacioni dhe Asociacioni, te cilat e cenojne sovranitetin e Kosoves me se miri e thote edhe miku i Madh i Kosoves dhe i Shqiptareve,ishe kryetari i Kroacise Stipe Mesiq. Reagimin e tij te fuqishem po e sjellim ketu me poshte.

Shenjtorët e vjedhur e tokat e rrëmbyera -Arabët e serbët – Nga Gani Mehmetaj

 
Arabët myslimanë (ka edhe arabë të krishterë) të gjithë shenjtorët e historinë biblike ua vodhën hebrenjve.  Asnjë shenjtor nuk është arab deri te Muhamedi, të gjithë janë hebre, ndërsa myslimanët i proklamojnë edhe shenjtorë të tyre. Asnjë ngjarje biblike s’ka të bëjë me arabët, por me historinë e hebrenjve të dëbuar nga toka e premtuar, ndërsa arabët përpiqej t’i përvetësojnë.   
Jerusalemi ishte tokë e shenjtë e hebrenjve, u bë qytet i shenjtë edhe për të krishterët. Shumë më vonë edhe arabët e shpallen qytet të shenjtë, duke i kopjuar një herë hebrenjtë, pastaj të krishterët.
Këtu duhet kërkuar urrejtjen patologjike të arabëve myslimanë ndaj hebrenjve.
Serbët kanë histori të ngjashme më arabët myslimanë. Serbët na i rrëmbyen territoret, na i morën shenjtorët, i qytetëruam dhe i bëmë të krishterë nga paganë të egër e mizor, ndërsa serbët prapë na urrejnë në mënyrë patologjike. Nga kjo urrejtje prej të sëmuri nuk janë shkarkuar ende mu si arabët myslimanë ndaj hebrenjve. 

Berisha, Rama e Basha s’do lejohen të udhëtojnë në asnjë vend Perëndimor – Nga Spartak Ngjela

 

Shqipëria politike ka hyrë në një ankth tragjik dhe në një sjellje komike.
Po ende nuk po e kuptojnë dot këta pushtetarë të lartë të të dy krahëve se nuk kanë më të ardhme politikë në këtë vend?
Duke mos dashur të kuptojnë këtë, bëhen qesharakë.

Çështë ky komision zgjedhor që prodhon broçkulla?

Këta janë injorantë prej vërteti, apo bëjnë sikur nuk kuptojnë?

Nuk mund të ketë zgjedhje politike më në Shqipëri jashtë Reformës në Drejtësi. Po këta që ngrenë komisione zgjedhorë, nuk e dinë këtë?

Jo. E dinë por kanë shpresën se më të mund të krijojnë farsën për destabilizimin e vendit, me pretekstin e zgjedhjeve vendore dhe konfliktit mes vedit.

Po ku keni kohë, o të mjerë, për këtë skemë prej banditësh!

Dhe Rama po ia ushqen Saliut. Hajde kryeministër hajde! Se kuptohet që edhe Rama shpresën e destabilizimit të Saliut e ka.

Por ja çfarë iu tha Hoyld Brian Yee para dy ditësh:

““Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetarët e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime”.

Shumë shpejt, nëse Berisha, Rama, Basha e të tjerë nuk do tërhiqen nga bllokimi që duan t’i bëjnë Reformës në Drejtësi, nuk do të lejohen të udhëtojnë në asnjë vend perëndimor.

Po, pas kësaj, përsëri do t’i pranojnë shqiptarët si drejtuesë të lartë?
Është më mirë ta shohim kur të ndodhë.

Por, është mirë për ta që të mos ndodhë. Se këta, po të kenë pak mend, duhet të tërhiqen para marsit që po vjen.

Duhet të fillojë ndëshkueshmëria e pushtetarëve në Shqipëri tha politikani i lartë amerikan. Dhe patjetër që do të fillojë.

Kryeministri aktual, që po kërkon të fshehë frikën duke u mbështjellë më çitjane, i drejtohet Saliut me “kërcënim” që ky të akuzojë Ramën se po merr prokurorinë nën sundim. Dhe të mundësojë destabilizimin. Hajde fëmijë Hajde!

Rrini të qetë që të dy: goditja penale do të fillojë nga maxhoranca që më pas të kalojë të opozita. Ende nuk e njihni këtë skemë?
Prandaj Shqipëria dhe Shqiptarët kanë fituar. Boll vuajtën njëqind vjet nga hrodhitë e korruptuara.

Shqipëria ende nuk ka memoriale për dhjetëra mijëra shqiptarët e vrarë nga grekët më 1914 – Nga SHABAN MURATI

Çfarë lloj shteti është Shqipëria, kur në 25 vjet demokraci nuk janë vendosur ende memoriale në fshatrat dhe në qytetet e Përmetit, Tepelenës, Kolonjës, Korçës, Skraparit, Gjirokastrës, etj. për dhjetra mijra banorët shqiptarë të vrarë e të masakruar dhe fshatra të tëra të djegura nga forcat pushtuese greke dhe bandat e Zografit në vitin 1914, dhe i jep Greqisë plantacione pafund për të mbjellë varreza greke në territoret, ku janë bërë masakrat greke kundër shqiptarëve në vitin 1914. Që ironia dhe syleshtësia shqiptare të jenë skandaloze, shumë nga eshtrat e shqiptarëve të vrarë nga bandat greke në 1914 janë nxjerrë dhe rivarrosur si eshtra të ushtarëve grekë të vrarë në vitin 1940.
A do të lejonte sot Greqia Turqinë të ngrinte kudo nëpër Greqi varre të ushtarëve turq të vrarë nëpër luftrat greko-turke?

Xhamitë e ryshfetit 2 – Nga GANI MEHMETAJ

 
Miku im më lajmëron në FB: një qytetar i Prishtinës vjet e rrëzoi murin ndarës të një dhome të  apartamentit pa e marrë më parë lejen e Komunës së Prishtinës. Inspektorët me të drejtë ia ndërprenë punën. Për këtë shkelje ligji doli publikisht edhe kryetari i komunës Ahmeti. Më shumë se një vjet qytetari dha e mori me administratën e komunës e me gjyqe. Nuk e dinte miku im si mori fund vajtje-ardhja e qytetarit që e rrëzoi murin e banesës së vet pa lejen e komunës.  Ndërkaq, inspektorët e Prishtinës me kryetarin e Komunës nuk e panë dhe nuk e ndaluan ndërtimin e dy xhamive në dy lagjet elitare të kryeqytetit. Apo mbase e panë, por ryshfeti ua mbylli gojën e sytë.
Njëra xhami ilegale është duke u ndërtuar në maje të kodrës, në cep të auto udhës Prishtinë-Shkup që ta shohin e tërë bota, sepse aty e ka vështirë të falet dikush, ashtu si e patën ndërtuar arabët xhaminë në Sllatinë, në cep të rrugës për në aeroportin e Prishtinës, që ta shoh Perëndimi me të zbritur nga aeroplani.
Shteti dardan që ta mbulonte turpin, atëbotë e devijoi rrugën për në aeroport, duke iu shmangur xhamisë arabe. Kështu xhamia politike e humbi qëllimin e ndërtimit, ata që vijnë me aeroplanë nga bota nuk e shohin fare. A do ta devijojë prapë rrugën shteti që t’i shmanget xhamisë ilegale në auto udhën Prishtinë- Shkup, apo më e arsyeshme është ta heq nga rruga?   
Ryshfet i madh është dhënë për këto dy xhami, me tha i sigurt në vete miku im.       

Kush i lejoi dy xhamitë ilegale në Prishtinë – Nga GANI MEHMETAJ

Pyetje për kryetarin e komunës së Prishtinës
 
Dy xhamitë që po ndërtohen në Prishtinë, i lejuat ju, pa tumiren e Asamblesë Komunale apo nuk u pyeti kush? Përgjigjen ua keni borxh qytetarëve nga të cilët e merrni rrogën e i gëzoni privilegjet me makinë luksoze, dreka e darka, më shëtitje kryq e tërthore botës.
Përgjigjen ma keni borxh edhe mua, sepse jam taksapagues, pra diçka nga rrogat e mia e nga tatimi në pronë i fusni edhe ju në xhep.
Heshtja nuk është ar, heshtja është pranim i heshtur i korrupsionit, sepse të gjithë e dimë se asnjë xhami në Prishtinë e në Kosovë nuk mund të ndërtohet pa i korruptuar zyrtarët komunal.    

Komunizmi sëmundje e rëndë psiqike – Nga Beniamin Bakalli

Historia e diktatures komuniste, ka treguar se çdo regjim për të përligjur aparatin shtypës si forcën dhunuese, ka nevojë të krijojë armiq imagjinarë”
Duke krijuar armiq imagjinare shton presionin mbi popullin e pafajshem, krijon legjenda mbi viktimat, dhe një pjesë e mirë e popullit fillojnë ti besojnë legjendes, dhe pa dashur behen ndihmesit e saj, ndimesit e një nga diktaturave me monstruoze që ka njohur historia
Krimi më negativ ishte se njohu viktimen si kriminel dhe kriminelin si hero.
Ndryshimi i kendveshtrimit të historise, duke e bërë që të gjithe të besonin në legjendat komuniste, në thenie të pa bazuara në vertetesi historike, solli ndryshimin e historisë së Shqiperise, ku personazhi komunist u bë epiqender e kesaj historie
Atje ku gabimi u bë merite.