VOAL- CEO i ardhshëm i Twitter do të jetë një grua. Elon Musk e ka bërë të ditur pa specifikuar emrin e personit të cilit do t’ia dorëzojë drejtimin, por vetëm se do të marrë detyrën në qershor. Sipas Wall Street Journal, bisedimet janë duke u zhvilluar me Linda Yaccarino të NBCUniversal.
“Jam i emocionuar të njoftoj se kam gjetur një CEO të ri për Twitter. Ajo do të fillojë pas 6 javësh”, shkroi miliarderi në rrjetet sociale. Dhjetorin e kaluar Musk kishte nisur një sondazh në platformë për të pyetur përdoruesit nëse ishte rasti që ai dha dorëheqjen nga funksioni. 57.5% kishin votuar pro dorëheqjes së tij kundrejt 42.5% që e dëshironin ende atë në krye.
Mbrojtësi i rrjetit social kishte premtuar se do të respektonte rezultatet e sondazhit por nuk kishte dhënë detaje për kohën e dorëheqjes.
Ndër emrat e mundshëm janë edhe ai i Sheryl Sandberg (ish-shefe operative e Meta) dhe Sarah Friar (në krye të Nextdoor, ish-drejtoreshë financiare e kompanisë së pagesave Block, krijuar nga bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey). rsi-eb