VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Turravrapi i politikës ndërkombtare dhe skena politike e Kosovës – Nga Nue Oroshi

By | January 27, 2019

Komentet

Silvana Begaj, lektorja e universitetit suedez që kërkon një Atdhe për të gjithë – Nga Arben Shaqir Vata

“Fytyra” e re e Shqipërisë Tjetër…

Silvana Begaj ishte thuajse krejt e panjohur deri pak muaj më parë, kur disa shkrime të saj për projektin “Shqipëria Tjetër”, bënë xhiron e publikimeve në dhjetra portaleve shqiptare, brenda e jashtë kufijve. Apelet e një vajze në kulmin e debateve politike të krizës së zgjedhjeve në Shqipëri, nuk mund të kalonin pa u vënë re nga opinioni publik, aq më tepër kur artikujt fshikullues ndaj politikës 30 vjecare në Shqipëri, vinin nga një “mendje e ftohtë”, një asistent pedagoge në Universitetin e Gävle në Suedi.
Po kush është Silvana Begaj, vajza që kërkon të qetësojë “kokat e nxehta” të Tiranës; si arriti një vajzë e thjeshtë shqiptare të ngjisë në pak kohë shkallët e karrierës profesionale në një vend të huaj, dhe cfarë është projekti “Shqipëria Tjetër”, një nismë që ajo planifikon ta zbatojë në politikën shqiptare?!
Silvanën, në këto ditë të pragfillimit të vitit të ri akademik në Suedi, e gjen të rrethuar në zyrën e saj nga studentë të shumtë të huaj që kanë zgjedhur universitetin ku ajo është e punësuar për të kryer studimet e larta. Që prej vitit 2014, Silvana është asistent pedagoge ne degen e Menaxhimit , ndërsa koordinon edhe studentët ndërkombëtare që diplomohen në këtë universitet mjaft të njohur të Suedisë. Një aplikim on line për këtë vend pune ka mjaftuar për Silvanën dhe ajo ka kuptuar që ëndrrat mund të bëhen realitet. Ne Shqiperi ka pasur disa eksperienca të ndryshme të cilat i shërbyen si trampolinë për integrimin në Suedi.
Për shumëkënd karriera e saj mund të quhet e suksesshme, por për Silvanën kjo është dicka krejt normale në një vend ku zotëron konkurenca e drejtë dhe zbatimi I ligjit. Ajo thotë me modesti se është një vajzë krejt e zakonshme, që ka guxuar të ëndërrojë dhe përpiqet deri në fund për të arritur synimet e veta. Mësimdhënia apo kërkimi shkencor me të cilin merret shumë kohët e fundit, nuk është i vetmi angazhim per Begajn. Suedia është vendi i mundësive dhe Silvana thjeshtë e ka shfrytëzuar këtë fakt. Prej një viti ajo ka themeluar një kompani private që kryen restaurimin e godinave të vjetra dhe atyre historike në disa qytete të Suedisë.
Por angazhimi më i madh për të, duket të jetë ai human. Silvana Begaj tregon se prej 5 vitesh është Peacemaker, pjesëtare e “Dialog për Paqen”, një NGO ndërkombëtare me qendër në Norvegji, e cila zhvillon dialog dhe ndërmjetëson me palët e përfshira në konflkte në zona të ndryshme të botës, si Indi, Pakistan, Bangladesh, etj. Projekti i radhës që do të finalizohet së shpejti, thotë Silvana, është krijimi i një NGO ndërkombëtare për integrimin e gruas në shkallë botërore. Si një kerkuese shkencore, ajo,bashkë me një grup specialistësh nga disa vende, do të bëjnë hulumtime për të gjetur se cfarë politikash duhen ndjekur për integrimin sa më të plotë të gruas, kryesisht në vendet me probleme në këtë drejtim, sigurisht edhe në Shqipëri.
E cuditshme në fakt, por ajo pohon se i del koha edhe për …Politikë. Ajo është e angazhuar me Centerpariet, një parti qeverisëse në Suedi, dhe ka ambicje për të konkuruar në nivele lokale. Megjithëse e larguar nga Shqipëria, Silvana nuk i ka shkëputur lidhjet me vendin dhe ndjek rregullisht cfarë ndodh atje. SHQIPËRIA TJETËR, është lëvizja që ajo synon të shpalosë në momentin e duhur, një projekt për të ringjallur shpresat dhe ëndrrat e rinisë, ëndrra të vrara nga politika e afro 30 vjetëve në Shqipëri. Sipas saj, ky është një projekt që ka për qëllim të grumbullojë ekspertizën më të mirë shqiptare dhe të huaj në vendet europiane dhe në bashkëpunim me organizata dhe aktorë të rëndësishëm politikë dhe të shoqëerisë civile në këto vende, të kontribuojë për zhvillimin e Shqipërisë.
Portreti i Silvana Begajt, një vajzë që nga katedrat e Tiranës përfundoi në katedrat e Suedisë, nuk mund të jetë i kompletuar pa dy dashuritë e saj; letërsinë nga e cila mësoi si të krijojë si dhe familjen, nga e cila merr inspirimin!

NJOFTIM NGA PRESIDENCA E RPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

PRESIDENCA E RPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

KOMUNIKATË

Me ndryshimin e strukturave të reja në Kryeministri dhe Presidencë, njoftojmë se qëndrimi zyrtar i Republikës se Çamërisë do të jete vetëm nëpërmjet faqes së presidentit dhe kryeministrit Ali Aliu, të zgjedhur së fundi nga organi më i lartë që është ai i Këshilli Kombëtar, deri në hapjen e një faqe zyrtare. Çdo qëndrim nëpër faqet e vjetra nuk është qëndrimi ynë zyrtar dhe ne distancohemi nga botimet e tilla dhe nuk mbajmë përgjegjësi për ketë. Ne jemi për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që lejon demokracia euro–atlantike. Heqja e „Ligjit të luftës“ me Shqipërinë, që mban në burg Çamërinë, legalizimi i gjuhës shqipe në tërë Greqinë si gjuhë zyrtare, hapja e shkollave dhe kthimi i çamëve në pronat e tyre, lejimi i flamurit kombëtar të Çamërisë, marrëdhëniet kulturore me pjesët e tjera të atdheut, janë çelësi i zgjidhjes në të ardhmen me Greqinë. Programi i punës për Çamërinë pra është i thjeshtë, punë për të gjithë ata që marrin frymë kombëtarisht.

Kryeministri dhe Presidenti i Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu
Dortmund, 19. 08. 2019

NJË HISTORI SA E DHIMBSHME LIDHUR ME JETËN E PACIENTËVE NË SPITALIN PËR TË SËMURË MENDOR NË BECKOMBERGA AFËR STOCKHOLMIT

Sokol Demaku

 

-një roman për spitalin më të madh të sëmurëve mendor në Europë por edhe në Suedi nga mesi i viteve 1900, pra më i madhi atë kohë me mbi 2000 pacient të sëmurë mendor, e që ne vitin 1995 u mor vendim  që të mbyllet dhe nga ajo kohë ka vend për sherim vetëm për 250 pacient me sëmundje mentale. Një spital me mbi 20 ndërtesa me reparte të ndryshme për grupe të ndryshme pacientësh, ndërtesën e administratës, banesa të përsonelit, punëtori, kuzhinë, sallë gjimnastike, kishëzen për varrim dhe objekte tjera.

 

Këto ditë në botim dhe përkthim të Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana dhe në përkthim të përkthyesit tashmë të njohur që ka bërë zë në përkthimin e librit nga gjuha suedeze në Shqip, Sokol Demaku doli nga shtypi romani shumë i njohur në letësinë suedeze ”Beckomberga – ode till min familj”,Beckomberga – një Ode për familjen time”i romansieres së njohur suedeze Sara Stridberg.

Ajo ka debytue ne 2004 me librin e saj “Happy Sally”, dy vite më vonë vjen me “Drömfakulteten” që ishte propozua për çmimin August” ku Sara Stridsberg fitoj çmimin për ”Nordiska Rådets litteraturpris”. Është nominue edhe me librin “Darling river” në vitin (2010) dhe ka fitua VI:s litteraturpris för sitt författarskap.

Në një fjalim të saj veror në vitin 2011, Sara Stridsberg lexoi një histori për spitalin mendor Beckomberga. Paraqitja ishte e pabesë dhe dëgjuesi u befasua kur autori zbuloi se nuk ishin foto nga jeta e saj, por skena nga një projekt roman që në vazhdim ajo po punonte. Dhe, tre vjet më vonë, Beckomberga – një Ode për familjen time. doli në dritë.

Sara Strindberg është e njohur në letërsinë suedeze me shkrimet e saja për gruan në kuptimin më të mirë të fjalës artistike ku gratë janë në qendër me mitizmin ekscentrik dhe janë përsonazhet kryesore në romanet e saja.

Në qendër është Jackie dhe babai i saj, Jimi Darling nbdër peronazhet krysore të romanit. Ai me dhimbjen e tij dhe alkoolin, ai i cila shumë lehtë i ben njerëzit për të qeshurë, por njëkohësisht që e do aq shumë vdekjen. Kur nëna Lone do shkoj në Detin e Zi, spitali do bëhet bota e Jackie. Ajo do takoj atje Sabina, pastaj Paul dhe atë dashurinë e sajt ë çmendur.

Autorja me mjeshtri përmes momenteve të ndryshme, kthesave mes ëndërrave dhe realitetit ndërton një tregim po aq melankolik dhe magjepës në romanin e saj Beckomberga – një Ode për familjen time.

Spitali mendor Beckomberga është pjesë e historisë se jetes në Suedi dhe e gjithë ngjarja në romanin më të rit ë Sara Stridberg, ishte një ndër spitalet më të mëdha te kohës, ku gjatë kohës kishte strehua mbi 2000 pacient.

Cornelis Vreeswijk punonte si infermiere e shëndetit mendor, Jussi Björling ishte kujdestar në spital dhe këtu na përshkruhete kur Olof Palme shpesh vizitonte nënën e tij në Beckomberga, sepse edhe ajo ishte e vendosurë këtu. Beckomberga është një vend ku kaluan jetën e tyre shumë pacient, shumë të tjerë punuan këtu por njëheresh shumë jetuan dhe vdiqën.

Ky spital për të sëmurë mendor ishte një vend ku mblodhi shumë njerëz dhe ata jetuan së bashku, përjetuan të gjitha së bashku të mirat dhe të këqijat jo vetëm të sëmurët mental por edhe punonjësit që u sherbyen atyre e edhe sot shumë e kujtojnë këtë shtëpi të të moshuarëve në Stockholm.

Unë përmenda disa nga persopnazhet e romanit, por duhte të them se një nga vet përsonazhet me të rëndësishme në roman është vet Beckomberga që është një histori në vete në roman e përmes shtjellimit të ngjarjes që i bënë Sara Stridberg kjo histori bëhet edhe m¨åe e bukur dhe me vlerë për lexuesin.

Beckomberga – një Ode për familjen time nyancon imazhin e spitalit mendor Beckomberga duke përshkruar mirësin, mirëqenjen që ishte preznete në këtë spital por theshtë autoirja në menyrë të dnejë na përshkruan edhe vuajtjet dhe ndoshta mudn të them edhe terorin e kryerë gjatë jetës në këtë spital mendor nga vitet 1932 deri në 1995 e që mund të thuhet se thjeshtë ishte një verbëri.

“Beckomberga: Ode për familjen time” u kushtohet të gjithë atyre që qendruan në spitalin mkendor Beckomberga, të gjithë tyre që kaluan parkun e spitalit në Beckomberga nga 1932 deri në 1995. Prindërve që u takuan atje me pacinetët dhe punonjësit atje në vitet 1980.
“Ky është fundi i së ardhmes”, thotë Jimmie Darling në roman, duke folur për të gjithë ata, jetët e të cilëve nuk u larguan kurrë nga Spitali Beckomberga.

Kosova në prag të zgjedhjeve si dhe pesë shtyllat kryesore ku duhet përqendruar qeverisja e ardhshme – Nga Nue Oroshi

Lekundjet e koalicionit qeverisës në Kosovë ku edhe ashtu  ishte i lëkundur që nga fillimi duke mos pasur një bazë të gjërë të numrave në Parlament, si dhe krizat e konfliktet në mes partive të koalicionit sjellën edhe dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj. Kjo dorëheqje ju erdhi si bombë partive politike të cilat i kaploi frika. E më së shumti janë duke u friguar partitë e vogla të cilat nuk kanë fare elektorat por falë rrugës gjarpërore të tyre se edhe me dreqin bëhem vetëm ta kem një vend në parlament i ka sjellur këto parti para një vajtimi dhe trishtimi të madh. Kanë filluar kalkulimet politike ende pa u vetëshperndarë Parlamenti i Kosovës. Unë e shtroj pyetjen: Kur partitë tona politike do ta mësojnë se si funksionon Demokracia? Mëqense se paku katër parti kanë pretendime se janë partitë më të mëdha falë qullit parazgjedhor të zgjedhjeve që deshtuan dhe nuk u krye mandati deri në fund. Mirë do të ishte që këto katër parti të mëdha të garojnë të vetme në zgjedhje t´ia shohim se cilës veçmas fuqinë elektorale dhe ajo parti që del e para me automatizëm ta fitonë të drejtën e marrjës së Postit të Kryeministrit siç është në Demokracitë e Shteteve Perëndimore, kurse ndarja e pushtetit të bëhet sipas fuqisë elektorale  të partive që do ta formojnë koalicionin e ardhshem e jo të vijnë parti me dy deputet siç ishte rasti i një partie të harruar nga elektorati i Kosovës me emrin AKR dhe të qeverisë me katër ministri,dy prej të cileve minisitri kyçe për ecjen përpara të shtetit siç është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme.Kjo në Demokraci është tragjike të qeverisin parti që nuk ju beson elektorati, ta kalojnë edhe pragun zgjedhor.Siç shihet qartë ende pa filluar zyrtarishtë fushata elektorale,mollë sherri në mes partive sërish do të jetë posti i Kryeminsitrit të Kosovës dhe jo ndërtimi i një koncepti të ri Qeverisës ku vendi do të dalë nga hendeku i thellë vdekjeprurës që e kanë sjellur pikërisht qeverisja 20 vjeçare e këtyre Partive që sot i kemi në pushtet.Fatkeqësi është se edhe në këto zgjedhje nuk e kemi një vizion të ri politik që do të garon në këto zgjedhje.Në mungesë të një vizioni të ri politik si në Parlamentin e Kosovës ashtu edhe në Qeverinë e re shumica e deputeteve si edhe shumica e ministrave do të jenë të ricikluar.Ekspertët e letrës shpeshherë ma thonë në Gjermani se letra e ricikluar nuk i ka formatët e kualitetit me ato të origjinalës. Njejtë ndodh edhe në politikë.Është fatkeqësi se Partitë tona nuk mendojnë asnjëherë se si duhet të permirësohet jeta e qytetarve,sa investitorë të jashtem planifikojnë të sjellin në Kosovë,sa vende të punës planfikojnë të hapin,sa fabrika për secilin qytet të Kosovës do të hapen dhe të zbutet kriza e papunsisë.Derisa bëhet riciklimi i të njejtave parti në Kosovë tash e 20 vjet me radhë rinia e Kosovë nuk po gjenë shpëtim,ajo po mësyen  ka sytë- këmbët duke mbetur Kosova pa ardhmërinë e saj.Pavarsisht se kush do të qeverisë në Qeverinë e Kosovës ajo qeveri duhet ti ketë parasysh pesë shtylla kryesore:Sigurinë e mbrendshme në Kosovë e që nënkupton bllokimin e grupeve terroriste si dhe rrjetet e ndryshme të spiunazhit të  shteteve anti Kosovë që mundohen me çdo kushtë ta bëjnë Kosovën si tokë pa Zot e shtet pa zot shtëpie.Këtu hynë edhe mbrojtja e kufijve shtetërore si dhe forcimi i reformave në drejtësi.Forcimin e Diplomacisë me kuadro të pergaditura politike dhe njohës të diplomacisë e jo me djem të tezeve e vajza të hallave, vëllezër, motra e tezakë,militant partiak, që vijnë në krye te diplomacisë pa ditur fare se çka është diplomacia, ku deri dje kanë menduar se diplomacia është ndonjë qokolladë apo tortë që hahet dhe është shumë e shijshme,se jo të kenë takuar ndonjë politikanë apo diplomat perëndimor.Në këtë segment Kosova ka dështuar plotësisht.Zhvillimi Ekonomik ,duke iu afruar projekte të ndryshme bashkëpunimi shteteve të perëndimit për të sjellë investitorë të mesëm në Kosovë që do të hapin vende të reja të punës në çdo komunë të Kosovës.Këtu duhet një bashkëpunimë i ngushtë me Diasporën shqiptare në Evropë dhe Amerikë duke shfrytëzuar projektët e tyre si dhe kontaktët që kanë krijuarë me shtetet dhe bizneset e zhvilluara.Dhe jo me atë pjesë të diasporës të cilët vetëm shesin rrahagjoksi dhe thirren me emra të mëdha bashkimësh të biznesmeneve, e në fakt se kanë ngulur asnjë gozhdë në zhvilliminë e Kosovës.Të tillët i kemi mjaft në diasporë,të cilët nuk ndihmojnë madje as projektet kombëtare dhe kulturore që vijnë nga diaspora por vetem levizin nëpër Kosovë e Shqipëri sa për ti dalur emri dikund,me nje fjalë këta kanë mbetur, si ajo thënja popullore: Shko e eja si Adem Peja.

Forcimi i Arsimit,sot jemi deshmitarë  se në Kosovë kemi shume të diplomuar dhe me shumë tituj shkencor por që është fatkeqësi se nuk e kemi kualitetin.Arsimi dhe edukimi i brezave të rinj është baza më e fortë e ecjës përpara në përspektivë të një shteti.Në këtë aspekt duhet forcuar kriteriumi që mos të kemi në çdo lagje Universitete por ato që janë vërtetë të jenë Universitete që sjellin kuadro që i nevojiten Kosovës.Është fatkeqësi që sot në Kosovë na dalin Dr. të shkencës që kurrë nuk i kanë parë arkivat me sy.

Një sferë që për njëzet vite ka dështuar shteti i Kosovës është Mjekësia.Mjekësisë duhet ti ipet prioritet shtetërorë në dhjetë vitet e ardhshme çdo qeveri që vjen në pushtet.Ministria e shëndetësisë duhet të punoj ngushtë me Ministritë si motra në perëndim në mënyrë që të bëjmë një mjekësi të fortë ku edhe politikanët që e udhëheqin Kosovën të kurohen dhe shërohen në Kosovë dhe jo për çdo kollitje të mbesin në bisht të aeroplanit, për të shkuar jashtë. Kosova ka mjek dhe mjeke të zotët,ata dhe ato kanë bërë emër edhe në spitalet me prestigjioze Evropiane.

Nuk duhet harruar asesi edhe investimet në bujqësi,blegtori dhe turizëm.Në të tri këto segmente Kosova ka potenciale shumë të medha,pa harruar fare edhe Kulturën duke filluar nga Gjurmimet Arkeologjike e deri tek zhvillimet kulturore me projekte shkencore që qojnë përpara historinë,gjuhën dhe letërsinë shqiptare.

Këto ishin vëtem disa nga pesë shtyllat ku Kosova në të ardhmën duhet të Koncentrohet ne ndërtimin e shtetit.Politikanët në Kosovë duhet ta kenë një gjë të qartë.Nuk mbahet dhe ndërtohet shteti me inate politike, nuk ecë shtëpia përpara duke e vjedhur mashkujt dhe femrat e shtëpisë, shtëpinë e vetë.Mbushi mend njëherë e përgjithmonë ose lironi rrugë që në Kosovë të vijnë politikanët e pregaditur dhe të përkushtuar për ndërtimin e shtetit dhe ecjës përpara të vendit.

Shpëtoi 70 njerëz një vit më parë, vdes në Greqi shqiptari. Reagon edhe kryeministri grek

Ka ndërruar jetë në Greqi Kostas Arvanitisi, me origjinë shqiptare, i cili vitin e shkuar arriti të shpëtonte 70 persona në një ishull grek që u përfshi nga zjarri.

 

Shqiptari nëpërmjet varkës së tij, largoi njerëzit nga flakët që përpinë çfarë gjetën përpara. Për këtë arsye, qeveria greke ka deklaruar se do të paguaj shpenzimet për funeralin e tij. Ka qenë vetë kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis që ka bërë me dije lajmin, i cili është përhapur gjerësisht në mediat greke.

Shqiptari punonte si peshkatar dhe falë varkës së tij, arriti të shpëtonte dhjetëra persona nga ferri i flakëve që përfshinë ishullin 23 korrikun e vitit të shkuar.

Ditën e zjarrit vdekjeprurës në Mati, Arvanitis mori varkën e tij, bashkë me gruan, djalin dhe një peshkatar egjiptian dhe shpëtoi 70 njerëz. Në të njëjtën ditë, ai kishte ditëlindjen.

Peshkatari egjiptian Mahmoud Mesafer që ishte me të në barkë ka thënë: “Atë natë shefi im, Kostas Arvanitis, i cili është gjithashtu pronar i anijes, kishte ditëlindjen dhe pas punës ne u organizuam për të festuar. Ndërsa isha në shtëpi dhe po përgatitesha të dilja për pushim, ai më thirri dhe më tha të hiqja dorë nga gjithçka, sepse duhej të shkonim të shpëtonim njerëzit që ishin duke u mbytur. Unë zbrita poshtë në shkallët e shpejta, dhe me Kostën, djalin e tij Dimitris dhe gruan e tij Chryssa, dolëm menjëherë rreth orës 6.30 të mëngjesit”.

Ali Aliu zgjidhet President i Republikës së Çamërisë në ekzil

Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë

KOMUNIKATË

Ali Aliu zgjidhet President i Republikës së Çamërisë në ekzil.

Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë, sot emëroi Ali Aliun, President të Republikës së Çamërisë deri në një mandat të ri. Për shkak të rrethanave dhe atentatit ndaj Heroit të Çamërisë, Festim Lato, Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë, i bazuar në Kushtetutën e Republikës së Çamërisë, mandaton z. Ali Aliu, në postin: Kryeministër dhe Presidentit të Republikës së Çamërisë. Mandati i Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliut i akordohet deri në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim u mor sot, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Çamërisë.

Biografi e shkurtër e Ali Aliut

Ali Aliu u lind më 17 . 03. 1968, në Bardhyl ( ish- Bradash të Besianës ). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Besianë të Dardanisë. Ali Aliu i takon brezit të grushtave dhe të kryengritësve për Republikën e Kosovës. Udha e mërgimit, në vitin 1991 nuk ishte dëshirë, por qëllim për Kosovën e lirë e sovrane. Ali Aliu i takon familjes atdhetare të Tahir Aliut nga Bardhyli i Besianës.

Që nga Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, më 30 tetor 2016, në Hagë të Holandës, Ali Aliu ushtroi shumë funksione në Qeverinë e ish-Presidentit Lato. “Udha për ta bërë Çamërinë Shqipëri dhe të pavarur nga Greqia,- u shpreh Presidenti i posazgjedhur, Ali Aliu , -nuk është e lehtë. Pra, ne duhet të rifillojmë punën sërish, pas vrasjes së Festim Latos. Udha për Pavarësinë e Çamërisë kalon nëpër sfida të mëdha, burgje e rënie. Në këtë udhë të shenjtë për kombin tonë, ne presim ndihmën e Tiranës, të Prishtinës, të Iliridës, dhe gjithë kombit. Deshëm apo s´deshëm ta pranojmë, Pavarësia e Çamërisë është çelësi i zgjidhjes sonë kombëtare.

Në udhën për Pavarësinë e Çamërisë ne fillimisht do përdorim mendjen dhe pastaj fjalën. Republika e Çamërisë edhe në të ardhmen do të jetë nën krahët e SHBA-së dhe të BE-së”. Presidenti i posamandatuar i Republikës së Çamërisë u shpreh i prerë: “Ne edhe në të ardhmen do të kontribuojmë në Organizatën e Popujve të Papërfaqësuar.

Diplomacia e Republikësë së Çamërisë do të angazhohet dhe do të shtrij aktivitetin e saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare, si në Bruksel, Berlin, Londër, Paris e Vashington, për heqjen e “Ligjit të luftës” midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe për njohjen e Gjenocidit të bërë nga Greqia ndaj çamëve dhe arvanitëve në vitet 1912 – 1945”.

Lavdi Heroit të Çamërisë, Festim Lato!

Me këtë rast, Presidenti dhe Kryeministri, Ali Aliu, u shpreh se rruga për çlirim të Çamërisë nuk është e lehtë. “Unë,- u shpreh z. Ali Aliu, ju premtoj se Republika e Çamërisë së shpejti do ta ketë përkrahjen e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, si dhe të aleates sonë, SHBA-së.

Për Këshillin Kombëtar të Republikës së Çamërisë

Atdhe Geci – Dortmund, 12. 08. 2019

Kuvendi i LDK-së ishte kuvend turpi – Opinion nga SINAN KASTRATI

Isa Mustafa me fasha në fyt e ”krryle” në dorë

Post mortum Kuvendit të 9 të Lidjes Demokratike të Kosovës

 

”Reformatori”, Isa Mustafa ia kaloi edhe Martin Luterit me reforma.

 

Kush është Isa Mustafa?

 

Dje (e shtunë, 3 gusht 2019) kur po hynte Isa në sallën ku do të mbahej kuvendi i 9-të zgjedhor, shpërthyen duartrokitjet, atmosferë tipike e kongreseve, kuvendeve e mbledhjeve ish komuniste (jugo)sllave.

 

Para se të fillonte ”kuvendi”, lexova se si ”Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka thënë se sot do të ketë vetëm festë, fitore dhe fuqizim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndoshta te ju ”kryesia” e ”ajka” e saj por jo te elektorati i saj, në Kosovë e jasht saj.

 

Kur Papa i Vatikanit i shkroi një letër Martin Luterit (Martin Luther, 10 -11-1483 – 18 -02- 1546 reformator protestant gjerman)) ai vetëm që nuk pajtua dhe e kundërshtoi Papën, por letrën e Papës e dogji në furrën e druve duke bërtitur ”Protestojmë” dhe hapi tjetër që e bëri Martini, e mori një grua murgeshë dhe u martua, çka nuk kishte ndodhur deri atherë.

Sot drejtimi fetar i M. Luterit është ndër më të përhapurit, pas katolicizmit, si besime kristiane në Evropë.

Isa do të bënte ndryshe, ai me dinakëri mashtroi ”delegatët” dhe tradhtoi përsëri elektoratin dhe për me iu ”mbyllur gojën dashakeqëve”, e mori edhe Ukë Rugovën, djalin e Ibrahim Rugovës… Adnan Merovcin dhe Alush Gashin.

Se LDK-ja (duhet) të jetë me të vërtetë ”demokratike”, është dashur ta marrin edhe Bujar Bukoshin, ish shefin e Isës zhvatësin, hajnin e dyfytyrëshin e fondit të 3%-shit.

Por ndryshe nga Martin Luteri që njihet edhe si themelues i ”Protestanizmit”, që priftërinjët mund të jenë dhe janë gra dhe kanë të drejtë të martohen, Isa mori Ukën, ”burrë”.

Sikur mos të mjaftohej Isa me Teutën, e cila LDK-së i doli ”kapuq me mangë”, në dy mandate, si deputet e Kuvendit të Kosovës, nga LDK-ja që ulej sa ”për syret” e nuk fliste, për mos me ia prish hijeshin vehtes në ato në dy mandate, ajo si pulat, kllamoqin e hante në oborr të LDK-së e vezët i bënte te AAK-ja e PDK-ja e Nisma, në lama e në kashtë të kojshive dhe për këto tradhti të Teutës, që pas asaj qëndronte Uka, vëllai i saj i cili akazohet me të drejtë për shitje të vizave …. bashkë me Astrit Haraqi- ja, dorë ”e djathtë” e Ukës, Isa do ta merrte Ukën për mi ”k`naq” të gjithë. Uka sa për ”ftyrë” s`e ka gajle, veç bëne Zot llugë, tym e mjegull .

Siç shkruante portali Insajderi, Ukë Rugova do të akuzohet për veprimtarinë kriminale që lidhet me vizat Schengen të lëshuara nga Ambasada Italiane në Prishtinë.


Ai dyshohet të ketë drejtuar një grup kriminal prej 21 personash.


Kurse Haraqija dyshohet për vepra penale të krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare
.”

 


-Pse i bëri këto Isa?

 

Isa mbetet gjallë në politikë me ndërskamca, mashtrime e dinakëri

Telalli e marrtë vesh pse i bëri këto (faqe) të zeza Isa por është mendim i (përgjishëm dhe) imi, se Isa me dinakërinë më të madhe e në rrethin e vetë të ngushtë që kishte krijuar (me Luten, Hakinë, Velinë e besa edhe Vjosën ”e joshi” se do ta bënte kryeministre), i bëri këto marifete me i ruajt privilegjet dhe në të njëjtën kohë me i m`shef këmbët nga e kaluara e tij antikombëtare e besa edhe armiqësore, në dëm të Kosovës, pas demostratave të Pranverës kosovare, më 1981.

Isa është dashur të tregohet i fortë dhe dinak me Hashimin, Kadriun, Fatmir Limën e Ramushin e jo me qesh e me luajt K… me elektoratin e LDK-së. Ai e din se si Hashimi e mashtroi Fatmir Sejdiun por ky për pozitën e kryeministrit i rrejti elektoratin dhe Hashimi kur u bë ”president”, Isën e la me gishta në gojë.

Isa i hapi dyert për kundërsharët e LDK-së, përveç Ukës e Teutës, Besa Gaxherrit dhe Naser Rugovës, ai mori edhe Adnanin (ish ”truprojë” e Rugovës që ishte larguar tinëzisht nga Rugova) e Alush Gashin, ish ministër i shëndetësisë.

Por çka thonte Dardan Gashi (tash zëvëndës kryeministër) për vetvehten?

Zëvendëskryeministri Gashi ditë më parë në një intervistë dhënë për KTV kishte deklaruar se nëQeveri ai e përfaqëson votën e Teuta Rugovës, vajzës së Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova,deputete e LDK-së. Ndërsa Isa Mustafa i ”kundërpërgjigjet Dardanit ” Ne jemi parti më demokratike sesa janë tjerët dhe kemi kultivu relacione të brendshme deri te dhënia e lirisë deputetëve të votojnë, qysh u takon me kushtetutë dhe rregullore të Kuvendit.


Nëse Dardan Gashi thotë së është sekser, atëherë ne nuk guxojmë të pranojmë që një deputete e një familjes së nderuar të jetë objekt i sekserizmit. Është përgjegjësi e tyre edhe Dardan Gashit që thonë se e përfaqëson një votë të LDK. Asnjë votë të LDK nuk e përfaqëson Dardan Gashi”, tha Mustafa në konferencën për media”.

Isë, pse more Isë po rren.

Po a nuk ishte Uka (e Teuta) që për herë të dytë, i bënë të tjerët zëvendës kryeministra. Herën e parën me ”Listën e Ibrahim Rugovën” që përveç emrit, të tjerat i kishte si “Lista serbe”, kur Bujar Bukoshin e bëri zëvendës të Hashimit e herën e dytë, Teuta e bëri Dardanin zëvendës të Ramushit?


Po Çfarë thoshte Bujar Bukoshi në vitin 2005 për ‘mafiozin’ Ukë Rugova?

”Zv.kryeministri Bujar Bukoshi, bashkëpartiak i djalit të ish Presidentit Ibrahim Rugova, Ukës, i arrestuar sot nga EULEX-i, për krim të organizuar, rreth 9 vite më parë këtë të fundit e quante mafioz.

Ai në atë kohë në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” e akuzonte presidentin Rugova se është i përfshirë në një mafi familjare, në një “cosa nostra” dhe se shërben si mbulesë e saj, kurse Uka, djali i Rugovës, sipas tij, vendos për çdo gjë dhe për mjaft gjëra të palejueshme.

Kemi të bëjmë edhe me një strukturë mafioze familjare presidenciale”, thekson Bukoshi.

Lexoni të plotë intervistën e Bukoshit, dhënë në vitin 2005 për gazetën Epoka e Re”

Dhe çudia tjetër ishte se pikërisht në Epokën e e re jep intervistën ndërsa dihet sot e atherë çfarë ishte dhe është gazeta “Epoka e re”.

Po kush ishte Isa Mustafa?


Të flasim me fakte: ” T’iu referohemi fakteve arkivore!

Pas demonstratave të mars-prillit 1981, kur Azem Vllasi u zgjodh Kryetar i KK të LSPP të Kosovës edhe Isa Mustafa avansohet, duke u bërë pjesë e kësaj strukture pushtetore.

 

Sa për ilustrim, lexoni kopjen e gazetës “Rilindja”, datë 15 maj 1981, ku Isa Mustafa, ishte pjesëmarrës në mbledhjen e kryesisë së KK të LSPP të Kosovës, përkrah Azem Vllasit,etj.

”ISA MUSTAFA ANËTAR I ORGANIT TË DHUNSHËM NË QENDRËN E STUDENTËVE TË UP’së! (Maj 1981)

 

Meqë Qendra e studentëve të UP’së, para, gjatë dhe pas demonstratave të mars-prillit 1981, ishte shndërruar në epiqendër të organizimeve patriotike studentore, më 12 maj 1981 – delegatët e dy dhomave të Kuvendit të Kosovës dhe dhoma e ashtuquajtur shoqërore-politike, miratuan vendimin për vënien e masave të dhunshme në Qendrën e Studentëve, të cilën e cilësuan si “ndërmarrje e masave të përkohshme të mbrojtjes shoqërore e vetëqeverisëse dhe të pronësisë shoqërore në Qendrën e Studentëve në Prishtinë”!!! Në këtë organ prej pesë anëtarësh, të “masave të përkohshme”, në të vërtetë të masave të dhunshme mbikëqyrëse e diferencuese ndaj studentëve u emërua edhe Isa Mustafa!”.


Vazhdon
Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 5 gusht 2019

Edi Rama, vetëm ti s’e ke kuptuar çfarë qenie je?! – Nga ALFRED MIRASHI MILOT

Sa i forte paske qenë o i ashtuquajturi i forti i lagjes, s’e kuptoj si nuk i thërret mendjes se në çfarë situate e ke çuar Vendin.

Perditë na del me gjera te reja, sikur i din tetana ,,,burg kush zen bregdetin”, i mbyll restorantin Yllit , s’i gjete kuponin , sa poshte ke rënë Zoti Kryeministër.

Me këto forma të kujton të ”fortin e lagjes ” që fut hundet kudo, dhe s’e kupton hiç se as bota e tretë s’e përdor më këtë formë force.

Shkaterron e nderton çfare te hyn ty nder mendje, sikur i di te gjitha, shkon ne votime vetëm, si “Herkuli komunist “, ku s’votojnë më shumë se 5% e popullit.

Mbasi i mbush arkat me policine e Lleshit qe fitorja te ishte plebishitare, sepse je i frymëzuar nga Xhaxhi, dhe don t’i ngjajsh.

I fut hundet kudo sikur istitucionet e tjera jane kot. Ndoshta dhe kot jane, sepse me performancen tende gjithe keto vite ku nuk ke dialoguar me asnje, vetem tregon furbicion tende me servilat e tu qe te ndjekin pas.

Me Votimet qe fitove, fale dhe mungeses nga ana tjeter (qe BASHA “i shkreti “, se s’din te gjeje forme tjeter per te te larguar, sepse tani na eshte mbushur mendja qe ti je vetem nje “MONSTRO” dhe po fut ne sherr popullin me dinakerine tende duke shpallur me force se “ke fituar “) patjeter qe duhet ndryshuar ky sistem i korruptuar, sot duhet ta linde diçka e re qe t’iu jape optimizem qytetareve se demokracia e vertete ka forma te tjera per te udhehequr.

Alfred MIRASHI,
Firence

Shqiptarin nga Tepelena po e quajnë hero në Suedi, shpëton fqinjin nga flakët

Një zjarr i madh shpërtheu në një bllok banesash në Alby të Suedisë të dielën në mbrëmje. Sipas mediave vendase, një shqiptar së bashku me fqinjët e tjerë janë kthyer në heronj, duke u ardhur në ndihmë të rrezikuarve dhe duke shpëtuar një burrë nga flakët, pasi kishte mbetur i bllokuar në shtëpi.

Flakët që përfshinë zonën ishin shumë të mëdha dhe nëse fqinjët nuk do të ndërhynin me shpejtësi zjarri mund të shkaktonte edhe viktima. Zjarri fillimisht kishte rënë në kuzhinën e banesave dhe më pas ishte shpërndarë me shpejtësi, ku brenda ishte një person.

Ishte shqiptari nga Tepelena, Kelman Qibini, i cili ishte futur i pari për të shpëtuar fqinjin.

“Dëgjova nga jashtë që ai po bërtiste dhe hyra brenda flakëve. Nëse nuk do të ndërhyja dhe personi do të kishte vdekur, do ishte shumë e vështirë të jetoja me këtë mendim”, tha ai për mediat suedeze.

Qibini, së bashku me bashkëshorten e tij Matilda kishin vetëm tre muaj që ishin transferuar në zonë, por që tashmë janë kthyer në heronj të vërtetë.

Kelmani tregon se kishte hyrë brenda, por dera ishte e bllokuar. Më pas, tre fqinj të tjerë, që po hidhnin ujë nga dritaret i kanë ardhur në ndihmë për të nxjerrë personin e bllokuar brenda. Burri që jetonte në shtëpi pësoi djegie të rënda, sipas zjarrfikësve, por edhe shtatë nga tetë fqinjët që nxituan ta ndihmojnë për ta nxjerrë nga banesa duhej të shkonin në spital për shkak të thithjes së tymit.

“Ka qenë e vështirë të flemë sonte. Jam akoma i mërzitur nga ajo që ndodhi” tha Kelman Qibini. Në fund Kelman jep edhe një mesazh për komunitetin. “Unë ndoshta kam bërë atë që shumica e njerëzve do të kishin bërë në këtë situatë. Dhe ne ishim shumë fqinj që i ndihmuam”, tregon shqiptari, raporton Albinfo.ch.

Donika Gërvalla-Schwarz: Dokrra ! Të Anton Qunit dhe Vjosa Osmanit!

Donika Gërvalla-Schwarz e komenton kësisoj karikaturën zgjedhore të LDK-së, që risolli në krye shkaktarin e shkatërrimit të ish-Partisë të Rugovës!

4 Gusht 2019

Pyetje
Me sa vota për, sa kundër dhe sa abstenime u zgjodh dje Isa Mustafa me aklamacion në krye të LDK-së? Edhe kur zgjedhja bëhet me duar të ngritura, ato duar duhen numëruar me pedantëri dhe shënuar në procesverbal. Perndryshe votimi është i pavlefshem dhe duhet perseritur.

Ndoshta dikush nga të pranishmit në sallë mund të na i tregojë numrat.

3 Gusht 2019

“Dokrra!
Anton Quni: “Nuk u permbushen pritjet e atyre qe deshen te shohin deshtimin e LDK-se”.
Vjosa Osmani: “…s’kam ndërmend tua bëj qejfin atyre që po duan të bëhemi copë mes vete”.
Komente të kësaj natyre pati sot plot.
Por shumë më tepër bren pyetja: a iu bë qejfi, respektivisht a u plotësuan pra sot pritjet e atyre që nuk e duan shkatërrimin, por përkundrazi duan përparimin dhe fitoren e LDK-së?
Dielli me shoshë nuk mbulohet!”

*Titulli është vendosur nga redaksia nga konteksti.

Komunikimet e Donika Gërvallës në rrjetin social

Kronika zgjedhore

3 Gusht 2019

Delegatët e kanë fjalën!

Me shumë vëmendje i kam ndjekur lajmet, spekulimet, gënjeshtrat dhe informacionet rreth zgjedhjeve në LDK.
Është e drejtë e LDK-së të zgjedhë në krye të saj personin që e sheh të udhës për ta drejtuar këtë parti drejt proceseve politike të së ardhmes.
Megjithatë DELEGATËT e Kuvendit të 9-të nuk duhet të harrojnë që ATA JANË VENDIMTARË. Pa votën e tyre në krye të LDK-së nuk mund të zgjidhet askush.
Delegatët e Kuvendit shumë mirë e dinë se cili është vullneti i anëtarëve dhe votuesve të LDK-së. Ai vullnet është shprehur shumë qartë në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Delegatët e Kuvendit të LDK-së nesër e kanë mundësinë të dëshmojnë që nuk janë pre e makinacioneve dhee marrëveshjeve jodemokratike të një grupi njerëzish që mendojnë që LDK-në mund ta bëjnë peng të të përfitimeve të tyre personale.
Nesër ne do të shohim se a kemi të bëjmë vetëm me një grup tërësisht të degjenuar dhe jodemokratik në krye të LDK-së, apo është dekompozuar LDK-ja e sotme në atë masë, sa qytetarët e arsyeshëm të Kosovës do të duhej të kërkonin zgjidhje të tjera, jashtë LDK-së.
Demokracia jeton nga vota e lirë e delegatëve dhe jo nga kompromiset e lidhura në tavolina të vogla. Prandaj nesër do të shohim se a mund të lidhen shpresat e këtij vendi në zgjedhjet e ardhshme me LDK-në apo jo. Nëse LDK dështon, atëherë udha do të jetë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse partitë e tjera janë ose banda kriminale ose grupe të lidhura me interesa ideologjike ose financiare të caktuara.

Ftoj delegatët e LDK-së që nesër të votojnë vetëm ashtu si ata mendojnë që do të jetë më mirë për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Kaq mjafton. Çdo kompromis në kurriz të së ardhmes së LDK-së dhe të vendit është i papërgjegjshëm. Delegatët e Kuvendit të LDK-së nuk janë as ushtarë dhe as dele. Ata janë të zgjedhur me votë dhe janë të detyruar të veprojnë vetëm konform ndërgjegjes dhe vizionit të tyre për të ardhmen e Kosovës.
Mbetet të shpresojmë që dita e nesërme do të jetë një ditë e mirë për Kosovën!

P.S. Dhe nëse “të rinjtë” e LDK-së nesër bëjnë kompromise në dëm të Kosovës dhe të LDK-së, atëherë nuk na mbetet tjetër përveç se t’i fusim edhe ata në një thes me shkatërrimtarët shumëvjeçarë të LDK-së.

23 korrik 2019

5 vjet më vonë… vendnumëro. Veç fjalë, fjalë, fjalë. Shkrimi është i vitit 2014.

Edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës, shoqëria kosovare nuk gjeti forcë t’iu dalë zot atyre bijve të saj, të cilët në Kosovën e lirë u vranë mizorisht nga kriminelët e banditët, vetëm pse nuk u përkulën para krimit dhe presionit, por me dinjitet i mbrojtën parimet e tyre për një Kosovë të lirë për të gjithë, e jo të zaptuar nga krimi.
Sot mbushen 14 vjet nga vrasja e Shaban Manajt, Kryetarit të Lidhjes Demokratike në Istog. Në një ditë të tillë, mendimet e mia janë tek familja e tij, miqtë e tij të ngushtë.
Në vend të shprehjeve të stereotipe ‘patriotike’, të mendojmë se çfarë mund të bëjë secili prej nesh për t’i bërë Shaban Manajn dhe të gjithë heronjtë e vërtetë të Kosovës të ndihen krenar për vendin e tyre.
Një fillim i mbarë do të ishte ngritja e zërit dhe refuzimi kategorik i dhunës dhe krimit, dhe natyrisht i njerëzve të identifikuar me këto fenomene, nga çdo segment i vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik.
Krimi me kriminel nuk luftohet!

 

Shpend Ahmeti një djalë harbut, Anton Çettës i thotë hup – Nga Nue Oroshi

Që nga data,7 Qershor 2014 kur shoqata “Trojet e Arbrit” dhe BISHZ-në Zvicër organizuan një akademi shkencore në Solothurn të Zvicrës ku ju kushtua jetës dhe veprës së profesor Anton Çettës dhe pas kësaj akademie shkencore të dy shoqatat dolën me propozimin e përbashket që Instituti Albanologjik në Prishtinë të merr emrin e professor Anton Çettës si dhe monumenti i professor Anton Çettës të vendoset para Institutit Albanologjik në Prishtinë.Fatkeqësisht kjo kërkesë e jona tash e pesë vjet u injorua.Tash e pesë vite me radhë është duke shkuar lëmsh lufta në mes të orjentimit perëndimor pro evropian që dëshiron ta ketë monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë dhe orjentimit aziatiko-karpatianë që janë duke e bllokuar këtë projekt kombëtar.

Edhe pse çdo gjë ishte gati që të vendoset gurëthemeli i monumentit në oborrin e Institutit Albanologjik në momentin e fundit talibanët e Institutit Albanologjik e kundërshtuan këtë ide duke mos e lejuar vendosjen e monumentit të profesor Anton Çettës.Ndërkohë që Shpend Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës edhe pse e kishin lëshuar lejen fillimisht për vendosjen e monumentit ata i hëngren fjalët e tyre dhe e anuluan vendimin e tyre.Kështu që Prishtina e cila ka një hapësirë të madhe nuk po ka mundësi të gjej dy metra vend për të vendosur monumentin e Profesor Anton Çettës në Prishtinë. A është i vetëdijshëm Shpend Ahmeti i cili i thotë vetes student i Harvardit e në të vërtetë është student i universiteteve dhe profesoreve bullgar me emrin amerikan i quajtur Universiteti i Blagoewgrad,siç janë edhe shumë kolegje private të tilla në Kosovë dhe Shqipëri.Vërtetë është tragjike se deri në çfarë shkalle ka ardhur humbja e vetëdijës kombëtare dhe deri në çfarë shkalle janë ardhur një pjesë e politikanëve të Kosovës sa që të kontestohën veprimtarët kombëtar shqiptar vetëm që me veprimtarinë e tyre kanë bërë pajtimin e kombit.Shpend Ahmeti vërtetë në këtë rast është duke u treguar një djalë harbut kur professor Anton Çettës i thotë hup.Shpend ti mundesh me e bllokuar këtë projekt kombëtar edhe ndonjë ditë por një gjë dua ta them se me leje apo pa leje shqiptarët kanë me e vendosur monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë.Ndërsa ju dallkautët dhe kopukët e politikës talibaniste në trojet shqiptare do t´iu themi stop njëherë e përgjthmonë.Se palca ashtnore e shqiptarisë nuk do të shuhet kurrë edhe pse fatkeqësisht është t’holluar bukur shumë.Sikur ti thoshte dikush professor Anton Çettës kur ishte gjallë se do të bëhet gjithë kjo qendresë ´tash e pesë vite me radhë që monumenti i tij mos të vendoset në Prishtinë ai do të pergjigjej.Kur të hiqej mjegulla lehtë do ta kemi.Por kjo mjegull e shkretë karpato-aziatike shumë gjatë i mbajti trojet shqiptare.

Kledi Kadiu emërohet anëtar i Këshillit Administrativ të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë

Balerini i suksesshëm shqiptar në Itali, Kledi Kadiu është emëruar anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë.



Ky vlerësim është bërë nga Ministri Italian i Kulturës Alberto Bonisoli me motivin e suksesit profesional të balerinit shqiptar në Itali.

Dhe pse në moshë të re, aktualisht 45 vjeç, Kledi Kadiu ka një eksperiencë të gjerë artistike. Suksesi televiziv në Itali erdhi pas pjesëmarrjes së tij në programet “Amici” , “C’e posta per te”, “Buona Domenica”, “Proggeti Danza” e “Pequenos Gigantes”. Në Romë ka themeluar shkollën e tij të baletit “Kledi Dance”.

Lajmin për këtë vlerësim e ka dhënë dhe vetë balerini shqiptar në rrjetet sociale. “Stina e Verës, shpesh lulëzon nga lajmet e bukura. Këto ditë u zyrtarizua emërimi im si anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit të Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë, ky besim që m’u bë nga Ministri i Kulturës më mbush me gëzim e krenari. Do të përpiqem të bëj një punë të mirë e do t’i kushtohem këtij impenjimi të ri me gjithë pasionin e dedikimin që kam bërë gjithmonë në punën time”, shkruan Kledi Kadiu.