Vizatimi i krijuar nga Jean Plantureux (i njohur si Plantu), ka paraqitur flamujt e dy shteteve të mbështjell flamuj përkatës, me datat kur kanë ndodhur sulmet terroriste.

Megjithatë, është diskutuar mjaft për papajtueshmërinë rreth anashkalimit të Turqisë në këtë ilustrim, për shkak të sulmeve në Ankara dhe Stamboll.

Turkja Yasmin Ahmed, ka thënë se është shqetësuese se si në ilustrim nuk u paraqit edhe flamuri turk, përkrah atyre të Francës e Belgjikës.

“Është shqetësuese se si ne shpërndajmë vizatimin e Plantu-s ku paraqitet Franca duke treguar solidaritet për Belgjikën. Ku ishte vizatimi ynë për ata që vdiqën në Turqi nga duart e terroristëve? Pse në Downing Street nuk u ngrit flamuri turk pas ngjarjeve në Ankara?”, ka shkruar gazeta turke.