VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Trumpi e Putini do të takohen “shkurtimisht” në Paris

By | November 7, 2018

Komentet

Indonezi, në stomakun e balenës së ngordhur gjenden 6 kg plastikë

XHAKARTË – Në stomakun e një balene të ngordhur u gjetën rreth 6 kilogramë mbeturina plastike.

Në brigjet e ishullit Kapota të Indonezisë një balenë e ngordhur, species më të madhe të balenave me dhëmbë, trupi i së cilës ishte në fazën e dekompozimit.

Ministria e Mjedisit dhe Pylltarisë në Indonezi njoftoi se nga stomaku i balenës së gjatë 9,5 metra u nxorrën 115 gota plastike, 4 kanaçe, 25 thasë, 2 pandofla, disa fije teli të lidhur dhe qese.

Gjatë analizës së rastit të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Fondit Botëror të Natyrës (WWF), të cilët thanë se trupi u balenës është në fazën e dekompozimit dhe se tani është vështirë të përcaktohet nëse ngordhja ka ndodhur për shkak të helmimit nga mbeturinat plastike.

Trupi i balenës sot do të varroset në plazhin Kolowawa. aa

Arrestohet shefi ekzekutiv i kompanisë së makinave Nissan

Carlos Ghosn

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, Carlos Ghosn, u arrestua të hënën për mashtrime financiare.

Ghosn, një figurë e lartë në industrinë e makinave, do të shkarkohet nga firma japoneze pas një takimi të bordit të enjten, tha shefi ekzekutiv i saj.

Ai u akuzua për fshehje të të ardhurave dhe për përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Nissan tha se tash për tash nuk mund të japë më shumë detaje rreth shkeljeve.

Prokurorët japonezë nuk e komentuan ende arrestimin e Ghosnit.

Nissan është prodhuesi i gjashtë më i madh i makinave në botë.

Guatemalë, aktivizohet vullkani Fuego

Në Guatemalë është aktivizuar vullkani Fuego, i emërtuar ndryshe si “Vullkani i Zjarrit”.

“Të paktën 8.000 njësi banimi përreth zonës së vullkanit janë evakuuar pas aktivizimit”, njoftoi David de Leon, zëdhënës i Zyrës Koordinative Nacionale për Zvogëlimin e Dëmeve të Katastrofave në Guatemalë.

De Leon tha se dje janë ndjekur aktivitetet vullkanike gjatë ditës dhe se popullatës i është bërë thirrje për evakuim pas sinjaleve të intensifikimit të shpërthimeve vullkanike.

Pamjet e publikuara të vullkanit tregojnë llavën që shpërthen nga maja vullkanike.

Vullkani i Zjarrit, i lartë 3.763 metra, është një nga vullkanet më aktive të Amerikës Qendrore.

Nga shpërthimet që ndodhën në muajin qershor në këtë vullkan, 194 persona humbën jetën ndërsa 234 ishin raportuar të zhdukur.

Trump: Pakistani nuk ka bërë “as edhe një gjë për ne”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Pakistanin se nuk ka bërë asgjë për Shtetet e Bashkuara dhe ka mbrojtur vendimin e administratës së tij për të pezulluar miliona dollarë që i janë dhënë Islamabadit si ndihmë ushtarake.

Trumpi ka tërhequr pothuajse 800 milionë dollarë në ndihma ushtarake ndaj Pakistanit, duke thënë se ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm në eliminimin e zonave të sigurta për talibanët afganë dhe për rrjetin Haqqani brenda kufijve të tij.

Në një intervistë për Fox News, të transmetuar më 18 nëntor, ai ka akuzuar Pakistanin për ofrim të ndihmës në fshehjen e themeluesit të Al-Kaidës, Osama bin Laden, i cili është vrarë më 2011, gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në Pakistan.

Bin Laden është gjetur në një distancë të shkurtër me një nga akademitë më të mirënjohura ushtarake në Pakistan.

“Duke jetuar në Pakistan afër akademisë ushtarake, secili e ka ditur se ai ka qenë aty. Ne i kemi dhënë Pakistanit 1.3 miliard dollarë në vit… bin Ladeni ka jetuar aty, ne jemi duke e mbështetur Pakistanin, ne i japim 1.3 miliard dollarë në vit. I kam dhënë fund asaj sepse ata nuk bëjnë asgjë për ne, ata nuk bëjnë as edhe një gjë për ne”.

Pentagoni ka njoftuar në muajin shtator se do të anulojë ndihmën ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve ndaj Pakistanit.

Ky hap ka ardhur, pasi edhe 500 milionë dollarë tjerë i janë pezulluar këtij shteti nga Kongresi amerikan.

Trumpi edhe më herët gjatë vitit ka thënë përmes një postimi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Pakistanit më shumë se 33 miliardë dollarë në ndihmë në 15 vjetët e fundit dhe ata nuk na kanë dhënë asgjë përveç gënjeshtrave dhe mashtrimit, duke menduar se liderët tanë janë budallenj”.

“Ata strehojnë terroristët që ne ndjekim në Afganistan. Jo më!”, pati thënë Trump.

Pakistani ka kundërshtuar pretendimet se nuk është duke bërë mjaftueshëm për të luftuar terrorizmin apo se ka ofruar streha të sigurta për militantët që veprojnë në Afganistan.

Në kuadër të përpjekjeve të Trumpit për t’i dhënë fund luftës 17 vjeçare në Afganistan, Uashingtoni ka përshkallëzuar presionin ndaj Pakistanit, meqë SHBA-ja beson se i duhet ndihma e këtij shteti në mënyrë që t’i dërgojë talibanët në tavolinë të negociatave me Qeverinë e Kabulit.

Kryengritësit në Afganistan kanë kundërshtuar deri tani bisedimet me Qeverinë dhe në vend të tyre kanë përshkallëzuar dhunën kundër forcave afgane dhe atyre amerikane.

Përndryshe Trump, në fjalimin e tij të parë si president drejtuar kombit, pati thënë në gusht të vitit të kaluar se nuk do tolerojë Pakistanin, që sipas tij po siguron zona të sigurta për grupet ekstremiste, siç janë talibanët afganë.

“Ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur për zonat e sigurta të Pakistanit”. Pakistani mund të fitojë shumë nëse mbështet përpjekjet tona në Afganistan. Mirëpo mund të humbas shumë nëse vazhdon të strehojë terroristët”, pati thënë presidenti amerikan.

Talibanët në anën tjetër vazhdimisht i kanë bërë thirrje SHBA-së dhe aleatëve të saj të largohen nga Afganistani, duke mos lënë mundësi të paqes me Qeverinë e Kabulit, për aq kohë sa forcat e jashtme qëndrojnë në tokën afgane.

Lufta në Afganistan ka pasuar pushtimin amerikan të këtij vendi, pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001, në SHBA.

Aktualisht SHBA-ja ka 8 400 trupa në Afganistan, staf i cili ishte përcaktuar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Në këtë vend gjenden edhe rreth 5000 trupa joamerikane të NATO-s.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Qeveria e Netanyahut u mbijeton kërcënimeve për rrëzim

Qeveria e Izraelit duket se i ka mbijetuar rrëzimit të mundshëm, pasi një partner kyç ka tërhequr kërcënimin për t’u larguar nga koalicioni, çka do të rezultonte me zgjedhje të parakohshme.

Naftali Bennett, nga Partia, Shtëpia e Hebrejve, pati bërë me dije se do të largohet, mirëpo të hënën ka deklaruar të kundërtën.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbajtur takime me ministrat e kabinetit të tij së fundmi, ashtu që të mbajë të bashkuar koalicionin.

Kriza në këtë vend ka nisur pasi ministri izraelit i Mbrojtjes ka dhënë dorëheqje, meqë ka kundërshtuar një armëpushim të Izraelit dhe militantët në Gaza.

Bennett pati thënë se do ta tërheqë partinë e tij nga koalicioni përveç rastit kur ai do të emërohet ministër i Mbrojtjes.

Mirëpo këtë rol aktualisht është duke e mbajtur vetë kryeministri Netanyahu.

Meksikanët mbushin rrugët, bëhen pritë për emigrantët

Qindra banorë në Meksikë kanë mbushur rrugët e qytetit kufitar, Tijuana, si shenjë proteste për të kundërshtuar valën e emigrantëve të cilët tentojnë të kalojnë kufirin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Protestuesit vijojnë të lëshojnë thirrjet duke kërkuar që emigrantët të largohen nga qyteti i tyre, i cili ndan Meksikën me jugun e Kalifornisë.

Ata janë pjesë e një karvani të banorëve nga Amerika Qendrore, ku mendojnë që përmes Meksikës të shkojnë në SHBA për të kërkuar azil.

Në përgjigje ndaj ardhjes së tyre, SHBA dhe Meksika kanë shtuar numrin e sigurisë në kalimet kufitare. Kreu i qytetit, Juan Manuel Gastelum ka ngritur alarmin se vala e emigrantëve pritet të shtohet, por qyteti sipas tij nuk ka kapacitet të mbajë 10 mijë persona.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka cituar fjalët e kryetarit të Tijuanës në një postim në “Twitter”.

“Edhe SHBA-ja nuk është e përgatitur për këtë pushtim. Ata janë duke shkaktuar krime dhe probleme të mëdha në Meksikë. Shkoni në shtëpi!”, ka thënë Trump.

Karvani i të larguarve ka theksuar se janë detyruar të lënë vendet e origjinës si pasojë e kushteve të rëndë socio-ekonomike. Ata synojnë që përmes kalimit në tokën amerikane, jetët e tyre do të marrin ndryshim rrënjësor. Përpos Amerikës, duket se edhe meksikanët janë bërë pengesë për ta.

Netanyahu falënderon Trumpin lidhur me Lartësitë e Golanit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump për mbështetjen e pushtimit izraelit të Lartësive të Golanit.

“Izraeli gjithmonë do të jetë në Lartësitë e Golanit dhe ato do të jenë gjithmonë në duart tona”, tha Netanyahu në takimin e sotëm të qeverisë izraelite.

Ai falënderon Trumpin dhe ambasadoren amerikane në OKB, Nikky Haley se të premten SHBA-të votuan kundër rezolutës që dënonte okupimin izraelit të Lartësive të Golanit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Netanyahu tha se ambasadori i SHBA-së David Friedman i kishte thënë më parë se SHBA-të do të jenë kundër kësaj rezolute.

Të premten, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me 150 vota miratoi rezolutën që dënonte pushtimin izraelit të Lartësisë së Golanit. SHBA dhe Izraeli votuan ‘kundër’ ndërsa 14 vende abstenuan, përfshirë Australinë, Kamerunin dhe Kanadanë.

Sipas rezolutës, të gjitha aktivitetet izraelite në Lartësitë e Golanit trajtohen si të paligjshme dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

Lartësitë e Golanit shtrihen në brezin kufitar të Sirisë dhe që nga viti 1967, ato ndodhen nën pushtimin e Izraelit. aa

Shkencëtarët: ‘Selfie’ shkakton narcizëm

LONDËR – Hulumtimet shkencore të Universitetit Swansea tregojnë se ‘selfie’ shkakton narcizëm.

Rezultatet e një studimi të gjerë të universitetit prestigjoz britanik tregojnë se publikimi i shpeshtë i ‘selfie’-ve në rrjetet sociale mund të shkaktojë sjellje narcizoide.

Hulumtimi tregon se personat të cilët disa herë kanë publikuar foto dhe video në internet, është vërejtur rritje e vetive narcizoide me 25 për qind.

Studiuesit e Fakultetit të Psikologjisë gjatë katër muajve kanë ndjekur aktivitetet e 74 personave në rrjetet e njohura sociale.

Lauren Harries, ylli televiziv nga Cardiff, tha se kishte nevojë për selfie për t’ju treguar ndjekësve të saj në rrjetet sociale pamjen e re, duke u dakrduar se ‘selfie’ mund t’i bëjë narcizoidë.

“Kam nxjerrë në rrjete shumë foto në vitet e fundit, unë jam perfeksioniste”, tha Harries.

Çrregullimi narcizoid tek personat karakterizohet me një ndjenjë të rritur të vetëpëlqimit dhe unikalitetit. Vlera personale theksohet në mënyrë joreale me një egocentrizëm të theksuar. Shpesh herë fantazojnë për suksese të pafundme, aftësi të mëdha, superioritet, bukuri, inteligjencë, forcë të madhe dhe dashuri ideale. Qëllimi dhe funksioni i fantazive të tilla është për të plotësuar dhe ndryshuar realitetin si dhe ambiciet të cilat nuk mund të arrihen.

Megan Dew (20), modelja britanike, deklaroi se ‘selfie’, përkundër që shërben për të treguar një mburrje të tepruar, mund t’ju ndihmojë njerëzve që më shumë të kenë besim në trupin e tyre.

Charlee Thomas (24), blogere nga Swansea, tha se ‘selfie’ poashtu u ndihmon njerëzve që të luftojnë me vetminë dhe të gjejnë miq në rrjetet sociale.

Profesori Phil Reed, udhëheqësi i projektit deklaroi se studimi mund të shërbejë edhe për parandalimin e shfaqjes së çrregullimit narcizoid tek njerëzit.

“Deri te ky studim nuk ka qenë e njohur nëse njerëzit narcizoidë vendosin foto në rrjetet sociale dhe nëse përdorimi i platformave të tilla lidhet me rritjen e mëvonshme të narcizmit. Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se që të dyja dukuritë janë prezente, por tregojnë se vendosja e ‘selfie’-ve në rrjetet sociale me të vërtetë mund të çojë në rritjen e narcizmit”, ka thënë Reed.

Studimi ka përfshirë personat e grupmoshës nga 18 deri 34 vjeç ndërsa janë pyetur rreth perceptimit të tyre për personalitetin e tyre.

Netanyahu në përpjekje për të shpëtuar qeverinë nga rënia

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se do të bëjë tentativën e fundit për të shpëtuar koalicionin që u dobësua nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm në qeverinë e tij.

Zgjedhjet e reja janë paraparë të mbahen në mars. Netanyahu gjatë ditës ka zhvilluar takim me ministrin e Financave.

Ministri, Moshe Kahlon, nga qendra e djatht, partia Kulanu, thuhet se do të shtyjë Netanyahun për të vendosur një datë të zgjedhjeve, raportojnë mediat.

Dorëheqja e ministrit Avigdor Lieberman, të mërkurën, për shkak të, sipas tij, dhunës në mes të militantëve palestinez në rripin e Gazas, la qeverinë me vetëm një ulëse në Parlament.

Fati i Netanyahut ka mbetur në dorën e partnerëve dhe takimi me ministrin Kahlon, sipas Netanyahut po konsiderohet si tentimi i fundit për të shpëtuar rënien e qeverisë.

Kryeministri tha se do të ishte “e panevojshme të shkohet në zgjedhje në një kohë të ndjeshme për sigurinë e vendit, siç është tash”.

Papa Françesku shënon Ditën për të Varfërit

“Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku të dielën në një meshë që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfërit.

Papa Françesku ftoi mijëra njerëz të varfër në Bazilikën e Shën Pjetrit për meshën.

“Thirrja e përditshme e të varfërve bëhet më e fortë, por dëgjohet më pak, e mbytur nga zhurma e disa të pasurve, që rriten gjithnjë e më pak dhe bëhen më të pasur”, tha kreu i Kishës Katolike.

Ai gjithashtu iu referua emigrantëve kur u bëri thirrje njerëzve t’i kushtojnë vëmendje “të gjithë atyre që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi amë për një të ardhme të pasigurt”.

E diela shënon herën e dytë të Ditës së të Varfërve, një ngjarje që Papa Françesku e filloi vitin e kaluar.

Përveç drekës me të varfërit pas meshës, Papa Françesku ka mbledhur një ekip mjekësh, të cilët do t’u ofrojnë kujdes mjekësor falas të varfërve.

Agjensia franceze e lajmeve AFP, njoftoi se mjekët trajtuan 600 njerëz vitin e kaluar në Ditën e parë Botërore të të Varfërve.

Çdo vit në botë 15 milionë foshnje lindin para kohe (tabela)

 

Çdo vit, në të gjithë botën 15 milionë foshnje lindin prematurë, përpara kohës normale të shtatzanisë, e cila shkakton rreziqe për shumë ndërlikime.

Foshnjat e lindura përpara javës së 37 të shtatzanisë cilësohen prematurë, ndryshe lindje e parakohshme, për të cilën është theksuar se shumë herë shkaktohet nga sëmundjet kronike siç janë shtatzënia e shumëfishtë, infeksioni, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, ku për këtë mund të jetë efektiv edhe transmetimi gjenetik.

Lindjet prematurë ndahen në tre grupe sipas numrit të javëve kur lind foshnja, nga të cilët në grupin e parë janë “prematura ekstreme” për foshnjat që lindin para 28 javëve, grupi “shumë” për foshnjat e lindura 28 deri në 32 javë dhe “prematurë e lehtë” për të lindurit në javën 32 deri në 37.

Sipas të dhënave për vitin 2018 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në botë lindin prematurë të paktën një nga 10 foshnje në vit, pra 15 milionë foshnje, dhe se kjo shifër rritet çdo ditë e më shumë. Shkalla e lindjeve prematurë në 184 vende varion midis 5 dhe 11 për qind.

Lindja prematurë, shkak kryesor i vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç

Vërehet se lindjet e parakohshme në të gjithë botën janë shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve nën 5 vjeç dhe se rreth një milion fëmijë vdesin në këtë rang moshe çdo vit.

Tek shumë nga ata që arrijnë të mbijetojnë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga lindja prematurë vërehen probleme si çrregullime të të mësuarit, probleme vizuale dhe dëgjimit që do të zgjasin përgjatë gjithë jetës.

Në kujdesin themelor si ajo e mbajtjes të ngrohur, ushqyerjen me gji, eliminimin e infeksionit dhe vështirësisë së frymëmarrjes që zbatohen për të mbajtur gjallë foshnjat prematurë vërehen dallime shumë të mëdha mes vendeve të pasura dhe ato të varfra.

Vendet e varfra nuk arrijnë të mbajnë gjallë fëmijët prematurë

Në vendet e varfra, gjysma e foshnjave të lindura në javën 32 ose më parë humbin jetën e tyre pasi nuk shohin kujdesin e nevojshëm dhe pothuajse të gjitha foshnjat e prematurë në vendet e pasura jetojnë. Ekspertët, theksojnë se tre të katërtat e këtyre vdekjeve mund të parandalohen nëse bëhen ndërhyrjet e nevojshme.

Në vendet me mirëqenie të ulët, më shumë se 90 për qind e foshnjave “pramaturë ekstreme” vdesin në javët e para të jetës, ndërsa në vendet e pasura kjo normë bie nën 10 për qind.

Më shumë se 60 për qind e lindjeve prematurë (të parakohshme) ndodhin në Afrikë dhe në Azinë Juglindore. Në vendet me të ardhura të ulëta, para kohe lindin mesatarisht 12 për qind e foshnjave dhe 9 për qind në vendet me të ardhura të larta.

India në vend të parë për lindjet prematurë

Në botë 10 vendet e para ku vërehen më shumë lindjet prematurë janë renditur si në vijim; India 3 milionë e 519 mijë e 100, Kina 1 milion 172 e mijë e 300, Nigeria 773 mijë e 600, Pakistani 748 mijë e 100, Indonezia 675 mijë e 700, SHBA 517 mijë e 400, Bangladeshi 424 mijë e 100, Filipinet 348 mijë e 900, Republika Demokratike e Kongos 341 mijë e 400 dhe Brazili 279 mijë e 300.

Ndërsa 10 vendet e para ku vërehen më shumë lindje prematurë në çdo 100 lindje, janë Malavi me 18.1 për qind, Ishujt Komoros dhe Kongo me 16.7 për qind, Zimbabve me 16.6 për qind, Guinea Ekuatoriale me 16.5 për qind, Mozambiku me 16.4, Gabon me 16.3 për qind, Pakistani me 15.8 për qind, Indonezia me 15.5 për qind dhe Mauritania me 15.4 për qind.

Aktivisti australian do të ecë 727 kilometra për Palestinën

MELBOURNE – Aktivisti australian John Salisbury ka filluar marshimin prej 727 kilometrash në mes të qyteteve Melbourne-Adelaide për njohjen e Palestinës nga Australia.

Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Salisbury, i cili ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në Melbourne “Vrapo për të Drejtat e Njeriut të Palestinezëve”, sot nga qyteti Melbourne u nis për në qytetin Adelaide.

Salisbury distancën prej 727 kilometrash mes këtyre dy qyteteve do ta marshojë gjatë 1 muaji. Në një prononcim për AA, Salisbury tha se synon që këtë marshim ta përfundojë më 16 dhjetor përpara Qendrës së Kongresit në Adelaide, e cila do të jetë nikoqire e Konferencës Kombëtare ku do të diskutohet për vendosjen e çështjes së njohjes së Palestinës në rregulloren e Partisë së Punës në opozitë.

Aktivisti australian John Salisbury (R) ka filluar marshimin prej 727 kilometrash në mes të qyteteve Melbourne-Adelaide për njohjen e Palestinës nga Australia. Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Salisbury, i cili ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në Melbourne “Vrapo për të Drejtat e Njeriut të Palestinezëve”, sot nga qyteti Melbourne u nis për në qytetin Adelaide. ( Recep Şakar – Anadolu Agency )

Salisbury tha se shpreson që Partia e Punës do të përvetësojë njohjen e Palestinës si një politikë të kësaj partie.

“Duhet t’i mbështesim palestinezët”

Ai tha se deklarata e kryeministrit të Australisë Scott Morrison për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Kuds është gabim. “Kjo është një gjë që e kërkojnë izraelitët, është një rrugë plotësisht e gabuar e cila nuk do t’i ndihmojë kauzës palestineze. Ajo që duhet të bëjmë është që t’ia dërgojmë Izraelit mesazhin se nuk mund të kenë gjithçka që duan. Palestinezët e meritojnë një vend që u takon atyre dhe ne duhet t’i mbështesim ata në përpjekjet e tyre. Sepse palestinezët po vuajnë për një kohë të gjatë”, tha Salisbury.

Nëse Partia e Punës e përvetëson çështjen e njohjes së Palestinës si politikë partiake dhe fiton zgjedhjet që do të mbahen në muajin maj të vitit 2019, atëherë sipas Salisbury kjo do të hapë rrugën për njohjen e Palestinës si shtet.

Aktivisti Salisbury më parë ka ecur në mes të qyteteve Sydney-Canberra në një distancë prej 286 kilometrash për njohjen e Palestinës nga Australia. aa