VOAL

Please Wait ...
0%

Trumpi i dërgon një paralajmërim të fortë Koresë së Veriut

By | September 19, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 1 month ago Reply

    Great!

Komentet

MË 27 TETOR PËRUROHET NË TROPOJË SHTATORJA E AZEM HAJDARIT

VOAL – Më 27 tetor 2017, ora 11.00 në sheshin me të njëjtin emër në qytetin Bajram Curri, përurohet shtatorja e dëshmorit të kombit, heroit të demokracisë Azem Hajdari.

Janë të ftuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë ndër vite, studentë të Dhjetorit ’90, si dhe miq,  dashamirë e simpatizantë dhe të gjithë ata që e kanë njohur, dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë për të nderuar emrin, kujtimin e veprimtarinë e Heroit të Demokracisë e Lirisë, Azem Hajdarit.

Nderojnë me pjesmarrjen e tyre ish Presidenti e ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha; kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha; ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani; përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucione të ndryshme të rëndësishme në Maqedoni, Malin e Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora; nga Trupi Diplomatik i  Huaj i akredituar në Shqipëri; etj;,

Ekskluzive e voal.ch Dritan Zagani i përgjigjet Saimir Tahirit: Mos shpif, isha i pastrehë dhe nuk disponoj asnjë pronë në Orikum!

Lidhur me shpifjen e fundit te z.Tahiri se une kam bere deklarimet e mia si i shitur per nje cope toke nga politika e djathte qe qeveriste deri dje, ndjehem vertete i zhgenjyer nga ish ministri im, sepse edhe pse e di mire qe eshte nje njeri i lidhur koke e kembe me trafikun e droges, perseri e mendoja nje njeri me te zgjuar nga ana juridike si jurist qe e pretendon veten.

Edhe pse eshte jurist me shkollë nate, perseri eshte e pafalshme per nje te tille qe te mos kuptoje efektin e dokumentave qe provojne komplet te kunderten e asaj qe shpif, dhe kjo ne daç ne aspektin kohor se kujt kohe i perkasin keto fakte (dokumenta shteterore dhe jo partiake si ato që ai i paraqet),ashtu edhe sa i perket faktit se ato dokumenta demostrojne qarte, kuptueshem edhe per nje jurist i kalibrit te tij se ajo qe ai pretendon nuk eshte as me pak e as me shum se shpifja e tij e radhes ne perpjekje per te mbuluar zullumet qe ai dhe shefi i tij Rama kane bere keto kater vite pushtet se bashku, duke kriminalizuar shoqerine shqiptare deri ne qelize me politiken e tyre te droges, deri sa arriten te na vene emrin e ri “Kolumbia e Ballkanit”.

Pra se pari, une ju them per gjithe skeptiket qe me mendojne akoma ashtu sikur Tahiri shpif (flas per pjesen e shendoshe te bashkeatdhetareve te mi, jo per ata milatante qe nuk duan as uje e bukë para partise dhe droges se rilindjes) qe une disponoj te gjithe dokumentacionin e nevojshem ligjor te shtetit shqiptar dhe jo te partise dje apo sot, qe ajo cope toke e dhene me VKM nr 159,date 13/06/2013 (lehtesisht e verifikueshme ne internet nga kushdo), provon te kunderten e asaj qe Tahiri pretendon, sepse aty nuk ka nje dhuratë per mua personalisht, por ka nje vendim te qeverise te shtetit shqiptar per nje numer te caktuar punonjesish te shtetit qe perfitojne objekte apo terrene edifikabile, per arsye te të qenit te pastrehe dhe si funksionare te shtetit ne baze te ligjit gezojne te drejten e pasjes banese per familjet e tyre. Pra i nderuari Tahiri ne asnje moment kur shpif nuk ben prezent faktin e vertete qe ajo nuk eshte asgje me shumë se nje vendim qeverie i bazuar ne ligj per shume punonjes shteti si puna ime, biles edhe ne ate terren ku figuron emri im, qe eshte rreth nje mije meter katror, une nuk jam i vetem si perfitues, por jam me nje koleg te nderuar timin qe per ironi te fatit eshte edhe patriot i Tahirit qe ai rastesisht as e ka vene re qe ta publikoi, dhe as qe e thote se ne ate VKM eshte nje liste me objekte apo terrene e shtrire ne gjithe teritorin e vendit,ku ka perfitues punonjes te pa strehe si puna ime nga e gjithe vendi,qe nga Korça, Tirana Durresi Vlora etj.

Se dyti per ta iluminuar pak z.Tahiri dhe ata qe i besojne verberisht, jo per ata qe duan ta besojne si militante,une dhe kolegu im patriot i Sajes jemi te vetmit nga ajo liste perfituese sipas VKM-se akoma dhe sot nuk jemi perfitues real sipas ligjeve te shtetit dhe kjo sepse pas marrjes se vendimit qe na njeh ne si pronare sipas VKM-se ne ju drejtuam zyres se regjistrimit te pasurise Vlore, ashtu se dhe ligja e parashikon, por aty kemi marre nje pergjigje te çuditshme ku ai terren figuronte i regjistruar si prone ne emer te nje tjeter shtetasi shqiptar qe pas verifikimeve tona rezultonte i vdekur dhe me pas ca trashegimtare te tij e e kishin kaluar mbi pronesi si trashegimi( kete e provojne shumë qarte dokumentat qe une disponoj). Dhe ne keto kushte ne si perfitues nga ligji ne bashkepunim me zyren e regjistrimit te pasurive na lindi e drejta te bejme nje padi prane gjykates se shkalles se pare Vlore,per keta persona qe kishin pervetesuar toka shteterore ne menyre të paligjeshme, dhe ashtu u be ne fillim, ne me ane te nje avokati te pajtuar privatisht, ne nje kohe qe eshte vete shteti qe duhej ta bente se shtetit i ishin vjedhur pronat me dokumenta false, beme padi ne gjykaten e shkalles pare Vlore, e cila pas disa muajsh gjoja hetime gjyqesore u detyrua ta “ngrije”, ta pushojë çeshtjen sepse zyra e shtetit ne sherbim te qytetareve,pra zyra e regjistrimit te pasurive nuk u paraqit asnjehere te bente detyren ligjore qe ka dhe qe paguhet nga taksat e shqiptareve ne seancat ligjore per kete qellim, dhe kjo e gjitha pas prononcimit tim publik lidhur me faktet e implikimit te shtetit e ministrit Tahiri me trafikantet e droges, pra me pak fjale une isha shpallur armiku i partise shtet dhe ne keto kushte shteti ne asnje menyre nuk duhet te zbatonte ligjet e tij per mua “armikun e popullit”, pra si rezultat i kesaj sot e kesaj dite une nuk jam pronar i ligjshem i asaj toke qe Saja thote per kete qe ju thashe me lart, duke demtuar pa te drejte dhe kolegun tim te nderuar oficer policie dhe nga me te nderuarit ne drejtorine e Policise Vlore qe akoma edhe sot jeton ne banese me qera sepse nuk ka mundur te marre te drejten qe shteti i tija dhe i imi e ka vendosur me ligje.

Per gjitha sa po them jane dokumentat autentike ne zyren e avokatit tone te nderuar prane gjykates se shkalles se pare Vlore, si dhe une disponoj kopiet e tyre.

Ky eshte realiteti dhe i provuar me dokumenta autentike ligjore, ndaj dhe une i perseris Saimir Tahirit shprehjet brilante qe ai i ka aq per zemer se “Nuk ke pare asgje akoma”,,,si dhe “SUKSESE NE JETE “.

 

Me respekt per kedo qe ka sy e veshe te kuptoje te verteten Dritan Zagani.

Date 22/10/2017

Dokumentat i disponon edhe redaksia e voal.ch

Prokuroria në alarm: Politika po dekonspiron hetimet ndaj Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron me shqetësim se politikanët brenda Këshillit të Mandateve, ku diskutohej për fatin e Saimir Tahirit, kanë rrjedhur informacion që përbën sekret hetimor dhe ia kanë dorëzuar medias.

Përmes një deklarate për shtyp, prokuroria shprehet se provat e sjella për përfshirjen e Saimir Tahirit janë bërë dhe po vijojnë të bëhen publike në media, duke vënë kështu në rrezik serioz persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Prokuroria i referohet rastit të një dëshmitareje (efektive e policisë) e cila është marrë në mbrojtje nga prokuroria pasi ka dijeni për lidhjen midis Habilajve dhe Saimir Tahirit.

Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Besim Hajdarmataj, tërhoqi vëmendjen e Këshillit për të ruajtur sekretin e të dhënave hetimore.

Por, pavarësisht se materialet, të konsideruara sekret hetimor u paraqitën pas nënshkrimit të deklaratës përkatese për “ruajtjen e sekretit hetimor” nga ana e anëtarëve të Këshillit, sërish rezulton se të dhëna të ndryshme janë bërë publike. Është e rëndësishme të theksohet se nxjerrja e sekretit hetimor përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore.

…konstatohet se publikimi i të dhënave “sekret”, sidomos mbi ekzistencën e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, cënon rënde të gjithë procesin hetimor që është në vijim, si edhe intimidon e cënon integritetin fizik të këtyre personave.”– shkruhet në njoftim.

Prokuroria deklaron se shumë persona të vënën nën hetim dhe me lidhje me grupin kriminal të Habilajve qëndrojnë ende të lirë në Shqipëri, e kësisoj mund të bëhen rrezik serioz për personat që kanë dijeni dhe informacion për këtë dosje.

NJOFTIMI I PLOTE I PROKURORISË

Prokuroria për Krime të Rënda konstaton me shqetësim se, prova dhe fakte të paraqitura prej saj në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, në Kuvendin e Shqipërisë, janë bërë dhe po vijojnë të bëhen publike.

Rasti me flagrant është shënuar ditën e sotme (e Shtunë), kur, nga brenda Këshillit, gjatë paraqitjes së provave në seancë me dyer të mbyllura, janë publikuar të dhëna të cilat, jo vetëm cënojnë hetimin, por edhe vënë në rrezik serioz persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Prokuroria për Krime të Renda rikujton se, në seancat në Kuvendin e Shqipërisë, janë shqyrtuar të dhëna hetimore për një grup të strukturar kriminal, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

Disa nga personat në hetim janë në kërkim. Ata qëndrojnë të fshehur dhe rezulton se ende nuk ka asnjë rezultat për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, e për këtë arsye, ata përbëjnë rrezik serioz për jetën e personave që kanë dijeni për veprën penale.

Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Besim Hajdarmataj, tërhoqi vëmendjen e Këshillit për të ruajtur sekretin e të dhënave hetimore.

Por, pavarësisht se materialet, të konsideruara sekret hetimor u paraqitën pas nënshkrimit të deklaratës përkatese për “ruajtjen e sekretit hetimor” nga ana e anëtarëve të Këshillit, sërish rezulton se të dhëna të ndryshme janë bërë publike. Është e rëndësishme të theksohet se nxjerrja e sekretit hetimor përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore.

Përfaqësues të Prokurorisë për Krime të Rënda, në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionit, u paraqitën para Keshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, duke prezantuar qëndrim korrekt, procedurial dhe institucional.

Por, konstatohet se publikimi i të dhënave “sekret”, sidomos mbi ekzistencën e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, cënon rënde të gjithë procesin hetimor që është në vijim, si edhe intimidon e cënon integritetin fizik të këtyre personave.

Rusia ia dorëzoi Serbisë gjashtë aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29

Sergei Shoigu ( majtas) dhe Aleksander Vuçiç gjatë ceeremnonisë së djeshme në aeroportin ushtarak Batajnica në Beograd

Rusia formalisht ia ka dorëzuar Serbisë gjashtë aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29, në kuadër të ceremonive me të cilat dje u shënua përvjetori i çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore.

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje morën pjesë në këtë pranim-dorëzim, në një aeroport ushtarak në periferi të Beogradit.

Serbia dje e ka shënuar çlirimin e Beogradit më 20 tetor të vitit 1944 nga okupimi nazist, duke organizuar paradë ushtarake dhe manifestime të tjera.

Historianët thonë se afro 3 mijë ushtarë jugosllavë dhe 1 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë ofensivës përfundimare për çlirimin e Beogradit.

Gjashtë aeroplanë MiG-29 kanë arritur të çmontuar me aeroplanë transportues të Rusisë gjatë tri javëve të fundit.

Këta aeroplanë i janë dhënë Beogradit pa pagesë, por kompletimi i tyre dhe riparimi pritet të kushtojë afro 235 milionë dollarë amerikanë.

Presidenti Vuçiq tha se këta aeroplanë luftarakë nga Rusia do të aktivizohen në fund të këtij viti, pas riparimit dhe stërvitjes së pilotëve.

Gazetari i “The Economist”: Tani e kuptova pse italianët nuk flisnin për Tahirin

Duket se lajmi për implikimin e ish-ministrit Tahiri në trafik droge ka pasur jehonë edhe jashtë kufijve. Lidhur me këtë ngjarje ditën e sotme gazetari i mirënjohur i “The Economist”, Tim Judah, ka rrëfyer se sot e kuptoi pse autoritetet italiane nuk pranuan të flasin për Saimir Tahirin muaj më parë.

“18 muaj më parë kur pieta italianët për Tahirin, ata nuk pranuan të flisnin. Tashmë e kam të qartë arsyen”, ka shkruar Judah në rrjetet. Vitin e shkuar Judah u fotografua në krah të Tahirit në fushat me kanabis.

Bota sipas konsumit të kokainës, Shqipëria kryeson tabelën

“The Telegraph” ka publikuar një hartë që tregon botën sipas prevalencës së përdorimit të kokainës në bazë të përqindjes së popullsisë, bazuar në statistikat më të fundit në dispozicion në faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. Ato vende ose territore që shfaqen në ngjyra të errëta konsumojnë kokainën në sasi më të madhe, ato me ngjyra të lehta konsumojnë më së paku. Të dhënat korrespondojnë me një sërë raportimesh prej vitesh, kështu që nuk ofrojnë një krahasim perfekt, por janë një tregues i mirë për kombet që kanë oreksin më të madh për kokainën.

Image

Britania është një ndër përdoruesit më të mëdhenj të drogës në botë. Shifra e dhënë për Britaninë e Madhe prej 2.25 për qind i referohet konsumit në Angli dhe Uells nga ata të moshës 16-59 vjeç, siç është shënuar në Anketën e Krimit të Anglisë dhe Uellsit 2015/16. Burimet qeveritare raportojnë se përdorimi i kokainës është pak më i lartë në Skoci – rreth 2.34 për qind që nga 2014/15, ndërsa në Irlandën e Veriut është më i ulët – 1.8 për qind.

Në krye të tabelës gjendet Shqipëria. Hulumtimi i shëndetit publik nga 2014 vlerëson se 2.5 përqind e popullsisë së saj të moshës midis 16 dhe 64 vjeç përdorin drogën.

Në top 10-shen përfshihen vende të tjera si SHBA-ja, Spanja, Australia dhe Holanda, së bashku me disa vende të Amerikës së Jugut: Kilin dhe Uruguajin.

Demiraj: “100 persona të rrezikshëm do arrestohen këto ditë”

 

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se ka një listë me zyrtarë policie me mbi 100 persona, të cilët janë përfshirë në trafikun e drogës.

Pjesë nga deklaratat: 

 

Zheji: Qarkullon një fjalë që është një listë me 100 persona që rrezikojnë të arrestohen këto ditë.

 

Demiraj: Është e vërtetë që gjatë ushtrimit të detyrës jam njohur me një listë personash të kupolës së policisë e poshtë. Mbi 100 veta në kupolën e policisë. Ekziston një listë nga shërbimet e inteligjencës brenda shtetit dhe të huaja. Është e dërguar në prokurori.

Biçaku: Është dërguar në prokurori?

Demiraj: Po!

Biçaku: Nga ju apo shërbimet partnere?

Demiraj: Nuk ta konfirmoj. Është një listë që janë përfshirë në dy vitet e fundit me trafikun e drogës. Lista është përgatitur në Shqipëri. Është kryesisht produkt shqiptar. Prokurorët e krimeve të rënda janë të demotivuar sot, pasi me reformën shkrihen. Në shumë raste kur prokuroria ka filluar hetimet, ka pasur presion të jashtëzakonshëm. Janë rrethuar gjykatat para dy tre vjetësh.

Ish-ministri zbulon: Xhafaj s’e largon dot, ja kush e mbron Haki Çakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisionin 360gradë, të Artur Zhejit në Oranews, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kreun e policisë se Shtetit Haki Çako.

Screenshot_7-34-655x356

I pyetur nga moderatori Artur Zheji se, pse nuk e kishte kërkuar dorëheqjen e Haki Cakos kur ishe ne detyrë, Demiraj tha:

Nuk e kam kërkuar pasi e dija që e mbronte Kryeministri.

“Fatmir Xhafaj nuk mund të largojë dot Haki Çakon, vendimin për shkarkimin e drejtorit të policise e merr kryeministri”, tha Demiraj.

Prokurori lexon kërkesën: Pse u bindëm se Tahiri kishte lidhje me Habilajt

Në seancën tashmë me dyer të hapura ku Këshilli i Mandatave pritet të vendosë për imunitetin e ish-ministrit Tahiri, prokurori i Krimeve të Rënda ka lexuar kërkesën e akuzës në ngarkim të Tahirit.

 

Çfare tha Prokurori 

Kërkesa i është vënë në dispozicion gjithë deputeteve. Krimet e Rënda gjatë vitit 2016 duke u bazuar nga disa informacione nga struktura ligjzbatuese kemi nisur procedimet për kultivimin e lëndëve narkotike.  Një grup personash ku përfshihen vëllezërit Habilaj dhe persona të tjerë dhe punonjës policie ishin të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike në disa fshatar të rrethit Vlorë. Të përfshirë në këtë aktivitet kishte punonjës policie që krijonin kushtet dhe mundësitë që grupi të kryente aktivitet të plotë dhe nga verifikimi në terren na rezulton se ishte ky fenomen.

Gjatë kësaj kohe kemi mbledhur prova se prokuroria ka marrë masa shtrënguese, i është drejtuar gjykatës edhe dy punonjës të Policisë Vlorë, që i krijonte mundësi grupit të kultivonte lëndë narkotike të pashqetësuar nga shteti.

Kemi vazhduar hetimin se na rezultonte se të përfshirë ishin edhe vëllezërit Habilaj, në 2017 privuam dhe dokumentuam se në Babicë ishin magazinuar një sasi droge e përgatitur dhe e bërë gati për transporti përtej brigjeve, në Greqi, apo Itali. U kufizuam në hetime se kishim të dhëna që kishte policë të përfshirë dhe ka akoma policë, të Vlorës për të cilët vazhdon hetimi aktualisht. Kur konstatuam se Mosi Habilaj u largua nga vendi dhe nuk po kthehet përsëri morëm informacion që ai ishte arrestuar në Itali. Në këtë rrethana duke iu referuar të dhënave të dala në publik, nisëm hetim kryesisht lidhur me aktivitetin që vazhdonte që në 2013 dhe kemi regjistruar procedim edhe për deputetin Saimir Tahiri, e regjistruam se nga të dhënat kishte biseda kompromentuese në lidhje më këtë, qoftë për pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal, por edhe për faktin që bëhej fjalë për dhënie dhe marrje, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të shtetit.

Duke qenë se kishim të dhëna që këta persona e ushtronin aktivitetin e tyre ne qetësi të plotë, krijuam dyshimin se në rastin konkret kjo ndihmë, duke iu referuar edhe bisedave të përgjuara Habilaj-Cela, që krijohet bindja dhe dyshimi i arsyeshëm që ishte i përfshirë në këtë aktivitet edhe Tahiri.

Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është I përfshirë në aktivitet kriminal.  Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë I ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është I përfshirë në aktivitet kriminal.  Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë I ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Manja: I kërkohet këshillit dhënia e autorizimit për arrestin, apo heqja e imunitetit për kontroll banese dhe kontroll personal. Janë dy kërkesa të ndryshme. Nëse kërkohet heqja e imunitetit për kontroll personal është vendimmarrje tjetër. Për cilën kërkesë do diskutojmë sot?

Prokurori: Ne kemi kërkuar autorizim për heqjen e lirisë së deputetit dhe mundësinë për kryerjen e kontrolleve të banesave që ka në dispozicion. Gjatë këtyre ditëve kemi shkëmbyer letra me Italinë dhe jemi në pritje në cdo moment për akte të tjera për të cilat kemi një komunikim të vazhdueshëm me autoritetet italiane. Duke u ndodhur para gjithë këtyre situatave kemi kërkuar edhe autorizimin për arrestimin e deputetit.

Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit

Në Shqipëri Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot nga parlamenti autorizim për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, ish ministër i Brendshëm, si dhe autorizimin për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës”. Kërkesa e Prokurorisë pason goditjen në Itali tre ditë më parë të një grupi kriminal italo-shqiptar, i përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Pjesë e këtij grupi janë dhe dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari tashmë i arrestuar ndërsa tjetri i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Vëllezërit Habilaj rezultojnë të kenë lidhje faresfisnore me zotin Tahiri. Në përgjimet e kryera nga pala italiane, Moisi Habilaj e përmend në disa raste gjatë bisedave të tij emrin “Saimir”, të cilin hetuesit italianë e identifikojnë pikërisht me ish ministrin shqiptar. Habilaj flet për shuma disa miliona euroshe që sipas tij Saimiri “kishte siguruar vetëm në një muaj” dhe se atij nuk i mjaftonin “as 20 milion euro për fushatat elektorale”. Në raste të tjera përmendet një shumë prej “30 mijë eurosh që duhet t’ja jap atij”, apo dhe për dhurata disa mijëra eurosh “për gruan dhe nënën e Sajmirit”.

Zoti Tahiri shpjegoi dy ditë më parë se Habilajt ishin kushërinj të tij “të gradës së dhjetë” dhe se kishin abuzuar duke përmendur emrin e tij, ndërsa tha se përveç rastit të shitjes së autoveturës së tij, ai nuk ka patur dhe nuk ka me ta “asnjë raport, aq më pak të paligjshëm”. Ish ministri deklaroi se do të kërkonte nga Prokuroria një hetim të plotë ndaj tij dhe punës së tij.

Në njoftimin e saj Prokuroria shpjegon se kërkesa për heqjen e mandatit është në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”. Prokuroria për Krime të Rënda, sqaron më tej në një komunikatë se po “zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë”, dhe se në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi ajo kërkon dhe autorizimin për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm.

Menjëherë pas njoftimit të Prokurorisë për kërkesën e saj dërguar parlamentit, kryetari demokrat Lulzim Basha kërkoi thirrjen e menjëhershme të Komisionit të mandateve dhe të seancës parlamentare për të votuar heqjen e imunitetit, “që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Çdo minutë, çdo orë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave”, deklaroi zoti Basha.

Mbrëmë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm një operacion i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe forcave speciale të policisë çoi në sekuestrimin në fshatin Babicë e Vogël në qarkun e Vlorës, të afro 4 ton marijuanë e cila, sipas njoftimeve, i përket pikërisht grupit të Habilajve. Sasia e madhe e lëndës narkotike u gjet në banesën e Armando koçerrit, 31 vjeç, i dyshuar të jetë pjesë e të njejtit grup. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një gomone, në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku.

Vlorë, kapet sasi e madhe marijuane, dyshohet për 10 ton

Në Shqipëri një sasi e madhe droge është zbuluar në orët e vona të natës në fshatin Babicë e Vogël në qarkun e Vlorës. Dyshohet për afër 10 ton marijuanë e cila është gjetur në një banesë. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua gjatë një operacioni të forcave speciale të policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda.

Për zhvillimin e tij ka patur njoftime kontradiktore. Burime nga prokuroria bënë të ditur se ai është pjesë e një hetimi të nisur që në fund të viti të kaluar në bazë të informacioneve të marra nga rrugë operative dhe përmes shërbimeve sekrete. Sipas të njejtave burimeve, operacioni përbën fazën e dytë të hetimit që disa muaj më parë çoi në sekuestrimin po në fshatrat e Vlorës të 24 tonëve marijuanë, dhe që lidhet sipas Prokurorisë me grupin e Habilajve, vëllezërve të përfshirë në organizatën kriminale italo-shqiptare e cila u godit në Catania të Siçilisë 3 ditë më parë. Një rast i cili ka shkaktuar një furtunë politike në vend, pasi në përgjimet e trafikantëve të dyshuar përmendet disa herë emri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili rezulton të ketë lidhje farefisnore me Habilajt. Sipas burimeve nga Prokuroria, operacioni në Babicë, vjen pas takimit që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pati dy ditë më parë me drejtorin e Shërbimit sekret shqiptar Visho Ajazi, dhe mbledhjes që ai zhvilloi mbrëmë me drejtuesit e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Një version tjetër ka ofruar Policia e Shtetit. Burime pranë saj, shpjegojnë se operacioni është nisur nga të dhëna policore për praninë e sasive të marijuanës dhe se njësitë e saj speciale janë angazhuar pasi dyshohej se në zonë mund të gjendej dhe vëllai i Moisi Habilajt, Florian Habilaj, një ndër personat e shpallur në kërkim nga policia italiane.

Të dhënat e para flasin dhe për disa persona të ndaluar, por ende nuk ka një version zyrtar, pasi operacioni ka vijuar edhe pas mesnate, duke ushtruar kontrolle në disa banesa të tjera.

Rasti Tahiri, bashkohet opozita: Të largohet Rama

Në Shqipëri, në përfundim të një takimi të përbashkët, partitë e opozitës kërkuan sot njëzëri largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i Qeverisë. Kërkesa vjen pas dyshimeve për lidhjet mes ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe një prej shqiptarëve të arrestuar dy ditë më parë në Itali si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali.

Publikimi i dosjes së përgjimeve të kryera nga autoritetet italiane të bisedave të anëtarëve e organizatës italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës mes dy vendeve, ka thelluar më tej përmasat e çështjes e cila ka përfshirë ish ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Moisi Habilaj, njëri prej të arrestuarve, i cili rezulton të ketë një lidhje faresfisnore me zotin Tahiri, e përmend këtë të fundit në disa raste gjatë bisedave të tij. Ndonëse në përgjime përmendet vetëm emri “Saimir”, hetuesit italianë e identifikojnë atë pikërisht me ish ministrin shqiptar. Habilaj flet për shuma disa miliona euroshe që sipas tij Saimiri “kishte siguruar vetëm në një muaj” dhe se atij nuk i mjaftonin “as 20 milion euro për fushatat elektorale”. Në raste të tjera përmendet një shumë prej “30 mijë eurosh që duhet t’ja jap atij”, apo dhe për dhurata disa mijëra eurosh “për gruan dhe nënën e Sajmirit”.

Zoti Tahiri shpjegoi dje se Habilajt ishin kushërinj të tij “të gradës së dhjetë” dhe se kishin abuzuar duke përmendur emrin e tij, ndërsa tha se përveç rastit të shitjes së autoveturës së tij, ai nuk ka patur dhe nuk ka me ta “asnjë raport, aq më pak të paligjshëm”. Ish ministri deklaroi se do të kërkonte nga Prokuroria një hetim të plotë ndaj tij dhe punës së tij.

Por për opozitën, e cila që para dy vitesh kishte denoncuar lidhjet e dyshuara të zotit Tahiri me Habilajt, ish ministri është vetëm një ndërmjetës në lidhjet që sipas saj ka kryeministri me grupet kriminale.Të mbledhura në një takim të thirrur nga kryetari demokrat Lulzim Basha, partitë e opozitës, përfshirë dhe LSI-në, njoftuan sot krijimin e “Frontit opozitar kundër krimit”.

Clipp “Fronti i Bashkuar Opozitar kërkon largimin e kryeministrit Rama si drejtuesi, si përgjegjësi dhe drejtuesi i narko-shtetit, përfituesi i drejtpërdrejtë i lidhjeve të tij mafioze dhe ministrave të tij, me narko- trafikantët dhe trafikantët e armëve. Fronti i Bashkuar Opozitar kërkon krijimin e një qeverie anti-mafia dhe të reformës zgjedhore me qëllim shembjen e lidhjeve të krimit me politikën dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si e vetmja rrugë për t’i kthyer legjitimitetin qeverisë”, u shpreh zoti Basha pas takimit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se opozita do të nisë një aksion të gjerë kundër lidhjeve të qeverisë me krimin: “Ky front do të nisë gjithë angazhimin e tij për të patur një aksion politik, që është shumë i rëndësishëm, një luftë kundër narkoshtetit i cili përfaqësohet dhe drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Opozita i kërkoi gjithashtu Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent dhe të kryejë me shpejtësi, hetimin për ish-Ministrin Sajmir Tahiri.

Në një reagim të gjatë në facebook, Kryeministri Edi Rama u përgjigj duke u shprehur se sipas tij “opozita nuk kërkon as shtet serioz e as drejtësi të drejtë, por pushtet për vete. Dhe ndryshe nga ata që duan të përdorin muhabetet e kriminelëve, në luftën e tyre të dëshpëruar për pushtet, qeveria – vijon zoti Rama, do të vijojë luftën e nisur tanimë kundër rrjeteve kriminale dhe aseteve të përfituara nga krimi. Kryeministri thekson se nuk mund të jetë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë shtoi ai, dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën”.

 

Specialja jo veç në Kosovë, por edhe në disa shtete fqinje

Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) nuk është e koncentruar vetëm në Hagë të Holandës. Prezenca e saj ndodhet edhe në së paku tri shtete të Ballkanit, shkruan sot Koha Ditore.

 

Burime të gazetës kanë treguar se prokurorët dhe stafi mbështetës zhvillojnë aktivitete edhe në Kosovë, në Serbi e edhe në Shqipëri.

“Ky aktivitet nënkupton punën që bëhet në terren për grumbullimin dhe shqyrtimin e informatave dhe provave të ndryshme. Realizohen edhe intervista me njerëz”, ka thënë ky burim. “Fushëveprimi i hetimeve është shumë i gjerë – përfshin edhe pretendimet e ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, edhe ato të senatorit Dick Marty e edhe të tjera”.