Departamenti i Sigurisë së Kombëtare (DHS) publikoi të mërkurën një raport mbi terrorizmin duke paralajmëruar rreth potencialit për dhunë të vazhdueshme nga njerëz të motivuar nga ndjenja anti-qeveritare pas zgjedhjes së Presidentit Joe Biden. Buletini sugjeron se trazirat e 6 janarit në Kapitol mund të inkurajojnë ekstremistët e të krijojnë kushte për sulme të reja.
Në raport nuk citohej ndonjë kërcënim specifik, por vihej në dukje “një mjedis kërcënues edhe më i madh në të gjithë Shtetet e Bashkuara” që sipas Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare “do të vazhdojë” me marrjen e detyrës nga zoti Biden më 20 Janar.
“Informacioni sugjeron që disa ekstremistë të dhunshëm të motivuar ideologjikisht e që kundërshtojnë ushtrimin e autoritetit qeveritar dhe tranzicionin presidencial, apo për shkak të pakënaqësive të tjera të perceptuara, të nxitura nga histori të rreme, mund të vazhdojnë të mobilizohen për të nxitur ose kryer akte dhunë“, thuhej në raport.
Aty nuk përmendej ndonjë lidhje ideologjike ose politike, por paralajmërohej më gjerësisht për “individë të irrituar me ushtrimin e autoritetit qeveritar dhe tranzicionin presidencial, si dhe ankesa të tjera të perceptuara e shkaqe ideologjike të nxitura nga histori të rreme”.
Këta individë, thuhej në raportin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, “mund të vazhdojnë të mobilizojnë një gamë të gjerë aktorësh të motivuar ideologjikisht për të nxitur ose kryer dhunë”.
Nuk është e pazakontë që qeveria federale të paralajmërojë organet lokale të zbatimit të ligjit përmes publikimit të raporteve e këshillave mbi mundësinë e kryerjes së akteve të dhunës lidhur me një datë ose ngjarje të veçantë, siç është 4 korriku.
Por ky raport i veçantë, i lëshuar përmes Sistemit Kombëtar Këshillues për Terrorizmin të këtij departamenti, dallon sepse vendos efektivisht administratën e Presidentit Biden në mesin e një debati të ngarkuar politik mbi mënyrën se si përshkruhet apo karakterizohen aktet e motivuara nga ideologjia politike dhe sugjeron se e sheh dhunën që synon përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të ngjashme me terrorizmin.
Dokumenti sugjeron se zyrtarët e sigurisë kombëtare shohin lidhje mes dhunës së vitit të kaluar, dhe dhunës së motivuar nga ndjenjat anti-qeveritare, qofshin këto kundër kufizimeve për pandeminë e COVID-19, rezultatet e zgjedhjeve apo përdorimin e forcës nga policia. Ai veçon akte dhune me motive racore si ato të vitit 2019 që kishin në shënjestër komunitetin hispanik në Teksas, si dhe kërcënimin e paraqitur nga ekstremistët e motivuar nga organizatat e huaja terroriste.
Alarmi vjen në një kohë të tensionuar pas protestës së dhunshme në Kapitol nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump të cilët po kërkojnë të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Raporti i Departamentit të Sigurisë Kombëtare flet edhe për sulmet e dhunshme në “ditët e fundit”, një referencë e dukshme për ngjarjet në Portland të Oregonit, të lidhura me grupet anarkiste.
Alarmi u lëshua nga sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, David Pekoske. I emëruari i zotit Biden për këtë post, Alejandro Mayorkas, nuk është konfirmuar ende nga Senati.
Kjo deklaratë e Presidentit të SHBA-ve, e vendit, të cilin për nga simpatia, ne shqiptarët e radhisim menjëherë pas Atëmëmëdheut tonë të vetëm, Shqipërisë Natyrale, më shtyri të mendoj dhe të arrijë në këto përfundime:
1. Se Presidenti aktual dhe në shkuarje i një Superfuqie, nuk po poseduaka as njohuritë më elementare për atë çka flet;
2. Se si “përfaqësuesi” i Kosovës (kinse kryeministri), ashtu dhe do shoqërues dhe mbështetës të tij, u dëshmuan në vepër se qenkan do specie pa kurrizorësh, do servilë të gërditshëm, e që nga të tillët do të ishte iluzion po të pritej një reagim i drejt dhe me dinjitet, ndaj asaj çka u tha para tyre, fjalëve barazuese mes atyre që kryen veprime gjenocidi të thundrakëve serbo-çetnik dhe viktimës – shqiptarëve të Kosovës.
Kam bindjen, se po të ishin vërtetë besnik të popullit në emër të të cilit paraqiteshin, do të reagonin si u ka hije, ndaj vënies me pa të drejtë të shenjës së barazimit ( sipas deklarimit të Presidentit Trump), në mes gjenocidit shekullor serbo-sllav ndaj shqiptarëve, në trojet e tyre shumë shekullore dhe kinse gjenocidit të shqiptarëve të ushtruar ndaj serbëve: “Jam i sigurt ( deklaron Trump), se është një çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet…”
Mendoj, se reagimi i “Kryeministrit” tonë dhe i shpurës se tij, i cili do duhej të bëhej, do të ishte i qëndrueshëm sepse do të kishte mundësi për t’u bazuar në shumë argumente të mbështetura në të vërtetën e dëshmueshme lehtë dhe nga burime me peshë. E vërteta është një dhe e pa kontestueshme, se thundrakët serbo-sllavë ishin ata që sulmuan, terrorizuan, dogjën, dhunuan, që shkaktuan lumenj lotësh dhe të gjakut dhe që përzunë nga trojet e tyre të shkrumbuara, me qindra mijëra shqiptarë, të cilët kishin shpëtuar pa u përshkuar nga plumbat dhe “kama” çetnike. Pra, të gjithë ata që llomotisin në shërbim të barazimit të viktimës dhe kriminelit, ngjashëm siç thotë Trump, se u bënë vrasje masive mes shqiptarëve dhe serbo-çetnikëve, ose janë serbo-sllavofil ose janë të marrë.