VOAL

Please Wait ...
0%

TRIUMFI I PARTITOKRACISË ËSHTË FUNDI I DEMOKRACISË – Nga Mrsc Besim DERVISHI

By | May 19, 2017

Komentet

Astrit Patozi luan bixhoz në Kazino – Nga Elida Buçpapaj

Deputeti i PD-së është fotografuar në Kazino duke luajtur bixhoz,

Me bjerrë kohën dhe paret e popullit, nga populli, për popullin,

Me bjerrë kohën e debutetit dhe luajt në kumar paret nga taksapaguesit,

Me shpërdorë kohën e deputetit të destinuar me zgjidh hallet e elektoratit që e ka votuar.

Kur një pensionist paguhet me 100 Euro për 40 vite punë, Astrit Patozi këndellet duke luajtu poker e humbur dhjetra pensione në një dorë.

A nuk do të ishte e mjaftueshme kaq për t’ia dorëzuar drejtësisë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë që harxhojnë taksat e popullit nëpër Kazinotë e Shqipërisë dhe botës?

Por kjo është modë e klasës politike shqiptare, e vanitetit dhe parazitizmit të tyre që hedhin në erë pare që mbajnë erë.

Edhe rasti Patozi, si plot raste të tjera bie në vesh të shurdhër të mediave, të pseudoopinionistëve, të shoqërisë civile dhe institucioneve të sigurisë kombëtare.

Pra shkurt nuk ka shtet.

Apo edhe sepse të gjithë shtetarët i frekuentojnë sallat e bixhozit?

Ndryshe pse rrinë të gjithë të gurosur?

Hesht edhe elita dhe intelektualët,

Sikur u mumizuan edhe kur fotot e Patozit u publikuan këtyre ditëve.

Heshti edhe vetë Patozi me gjithë flamurin e tij për ringritjen e PD me një grup ish deputetësh demokratë të njohur për pasurimin e tyre si politikanë.

Reagoi vetëm Besnik Mustafaj në rrjetin social dhe tha se nuk ishte ai në foto me Patozin, dhe se me Patozin nuk kishte qenë asnjëherë në kazino.

Shkuarja nëpër Kazino e deputetëve apo zyrtarëve të lartë shqiptarë është një akt skandaloz në vetvete të cilin nuk duhet ta tolerojë as shoqëria, as shteti dhe as partia nga vjen deputeti.

Shoqëria civile që bën organizime për të çorganizuar dhe trushplarë shoqërinë shqiptare do të duhej të kishte dalë menjëherë në protesta, por duke qenë pjesë e sistemit klientelist ata janë të punësuar nga partitë dhe në shërbim të politikanëve të korruptuar.

Quo vadis kështu Shqipëri?!

Sipas “bagëtisë proletare” shqipfolëse: “Ai që qenka fetar, nuk qenka patriot”!? – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

BAROMETRI KOMBËTAR
 
 
*** O tempora o mores!- Me çfarë absurdesh dhe paradoksesh  anormale , negative, regresive, antiqytetëruese dhe iracionale po ballafaqohen feja, kombi dhe atdheu shqiptar!!!
 
*** -Po, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, At Gjergj Fishta, Vaso Pashë Shkodrani, Papa Kristo Negovani, Fan S.Noli, Hasan Tahsini,  At Anton Harapi…, nuk ishin fetarë dhe patriotë të denjë  shqiptarë për komb dhe për atdhe?  -Të gjithë RILINDËSIT ishin fetarë, patriotë dhe atdhetarë me famë historike gjithëkombëtare shqiptare. Kështu flet historia kombëtare shqiptare (1878-2017). Gjithë kësaj plejade të epokës së lavdishne të RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE  nuk i pengoi feja, që njëherazi të  ishin edhe patriotë të devotshëm të KOMBIT, të ATDHEUT-SHQIPËRISË ETNIKE.
 
-E tash, pas  shumë shekujsh tradite të përbashkësisë dhe të koekzistencës paqësore dhe vëllazërore mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksve shqiptarë, kush janë ata “patriotë” shqipfolës antifetarë të agjenturave të ndryshme, që po krijojnë mjegulla të dendura, kunfuzion dhe dyshim në popull, se gjoja “ata që janë fetarë nuk janë patriotë”?!
 
-Kjo përfolje politiko-propagandistike e fashistëve dhe e neokomunistëve ateistë shqipfolës, është gënjeshtra më e madhe dhe dezinfomimi më i paskrupull, që në format më çnjerëzore dhe më antihumane po i bëhen popullit shqiptar në Ballkan, dhe më gjerë (1990-2017).
 
 Sepse historia kombëtare shqiptare që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Ballkan (1878) e deri te lufta  e drejtë vetëmbrojtëse çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale e UÇK-së me kryekomandanin dhe me kryeheroin legjendar Adem Jashari  (1999) ka dëshmuar të kundërtën, nëse nuk je  njeri i mirë dhe  besimtar i mirë, nuk mund të jesh as patriot e as atdhetar i mirë.
 
Në këtë vështrim, ia vlen t’i rikujtojmë miqtë dhe armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të SHQIPËRISË ETNIKE, se shqiptarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë (gjatë historisë së tyre të derisotme) kurrë nuk kanë pasur grindje, mosmarrëveshje dhe konflikte mes vetes, por gjithmonë kanë bashkëvepruar dhe jetuar në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin, të bashkuar si një trup i vetëm qoftë në luftëra dhe në kryengritje për lirinë dhe për pavarësinë  e gjithë kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNKE (4 Vilajeteve shqiptare:Janinë, Manastir, Shkodër dhe Kosovë).
 
Këtë unitet, dashuri dhe harmoni të shqiptarëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë nuk ka mundur ta shkatërrojë asnjë perandori,  asnjë superfuqi dhe asnjë mbretëri në Ballkan, sepse edhe para Zotit, edhe para Kombit, edhe para Atdheut ishin të palëkundshëm dhe të lidhur me besa-besë  për ta çliruar, pavarësuar dhe bashkuar SHQIPËRINË ETNIKE.
 
Ndër të tjera, këtë e dëshmon edhe Memorandumi historiko-politik  i Komitetit të Përhershëm  për Lirinë e Shqipërisë (1907), ku thuhet : “  Shpëtimi dhe liria jonë varet prej nesh, këto janë në duart tona…Të bashkohemi  sa jemi shqiptarë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, e të lidhim besën si etërit tanë në Prizren, për t’ia mbushur mendjen Europës se kështu në robëri s’mund të jetojmë më, se ne shqiptarët si populli më vjetër i Ballkanit  duam lirinë dhe pavarësinë tonë me një princ  shqiptar, të zgjedhur prej nesh…” (Shqipëria Etnike, 1944:190).

Në këtë kontekst po i rikujtojmë vetëm disa nga figurat më të shquara kombëtare dhe patriotike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Lëvizjes Kombëtare për pavarësimin e SHQIPËRISË ETNIKE (28 Nëntor 1912):  Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Haxhi Zeka, Vaso Pashë Shkodrani, At Gjergj Fishta, Hil Mosi, Ndre Mjeda, Fan S. Noli, Asdreni, Ded Gjo Luli, Petro Nini Luarasi, Çerçiz dhe Bajo Topulli, Mihail Grameno, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Luigj Bumçi, At Anton Harapi,  Isa Boletini, Shaban Polluzha, Adem Demaçi, Adem Jashari…., e qindra  e mijëra  patriotë të tjerë  shqiptarë (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë).
 
Këtë histori shumëshekullore (XVIII,XIX, XX XXI) të unitetit, të harmonisë, të besës dhe të paqes për komb, për  atdhe , për kulturë dhe për qytetërim, duhet mbrojmë, ta afirmojmë dhe ta avancojmë në shkallën më të lartë qytetëruese. Kjo  është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine a bindjeje  politike dhe religjioze, sepse, edhe pse kemi tri religjione, që me shekuj kanë dëshmuar ekumenizmin, vllazërimin, bashkimin dhe paqen mes tyre, jemi një trup  i pandashëm (histori, gjuhë, gjak, komb, atdhe,  flamur, kulturë dhe qytetërim).
 
 
Të mos  keqinterpretohet Vaso P. Shkodrani me “parullat patriotike” bolshevike komuniste  allasllave
 
-Maksima patriotike e Vaso Pashë Shkodranit: “Mos shikoni kisha dhe xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”, nuk duhet keqkuptuar dhe keqinterpretuar, se gjoja për të qenë patriot, shqiptarët, duhet të braktisin e fetë e tyre. Përkundrazi, Vaso Pasha , me kohë ka tërhequr vërjtjen, që shqiptarët e tri besimeve(myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), të mos e shikojnë  syshtrembër njëri-tjetrin, duke shkuar nëpër kisha dhe xhamia, se  kemi një gjak, një gjuhë, një komb dhe një atdhe të përbashkët. Ky është mesazhi fetar, kombëtar, patriotik dhe atdhetar i Vaso Pashë Shkodranit. Me një fjalë, ai nuk ka apeluar, që shqiptarët të zhvishen nga  fetë e tyre ekzistuese.
 
Mjerisht dhe fatkeqësisht me këto parulla ateiste sllavo-komuniste, mercenarët, shpifësit, gënjeshtarët dhe kuislingët shqipfolës të agjenturave të ndryshme në Ballkan, qe më se 30 vjet po luftojnë, që t’i indoktrinojnë shqiptarët, me qëllim që t’i fusin në grindje dhe në luftë vllavrasëse(myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), se gjoja për t’u bërë patriotë, duhet braktisur fenë?!
 
Mirëpo, as myslimanët, as katolikët e as ortodoksët nuk duhet ta  gëlltisin këtë karrem të rrezikshëm antifetar, që shpie në katastrofën dhe në tragjedinë në përmasa mbarëkombëtare shqiptare.
 
Duhet të jemi largpamës dhe të mobilizuar  në çdo cast, që ta ndëshkojmë dhe ta paralizojmë këtë të keqe kërcënuese  të shemtuar dhe anticivilizuese, e cila është e paparanueshme dhe e dënueshme edhe nga Amerika, edhe nga Evropa Perëndimore, sepse asnjëra dhe as tjetra nuk ndihmojnë  ato qarqe dhe banda mafioze antishqiptare, që propagandojnë dhe  apelojnë shqiptarët, që të grinden dhe  të luftojnë mes veti mbi bazën fetare. Përkundrazi, si Amerika, ashtu edhe Evropa Perëndimore  bashkërisht i luftojnë këto dukuri  negative shëmtuese, njësoj sikur çdo terrorizëm islamik në botë.
 
Ato forca  të errëta retrograde dhe reaksionare shqipfolëse, që po luftojnë t’i fusin në grindje ndërfetare shqiptarët,  pa dyshim se, do të luftohen nga Amerika dhe nga aleatët e asj evro-perëndimorë, njësoj, sikurse fashizmi, komunizmi, ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi islamik. Fundja, kot e kanë islamofobistët ateistë, që  me shpifjet, me gënjeshtrat, me kërcënimet dhe me aksionet e tyre subversive propagandistike, t’i “disiplinojnë”, t’i frikësojnë, t’i njollosin dhe t’i shantazhojnë shqiptarët patriotë, nacionalistë dhe demokratë, që mbrojnë identitetin fetar, kombëtar dhe atdhetar të SHQIPËRISË ETNIKE.
 
Të gjykohen terroristët, jo të akuzohen të gjithë shqiptarët e komunitetit mysliman, sepse nuk janë të gjithë terroristë!
 
Prandaj, si Serbia e Slobodan Milosheviqit, që UÇK-në dhe të gjithë shqiptarët e Kosovës i denonconte si  “terroristë” (për t’I fsheur gjurmët dhe viktimat e krimit të saj terrorist dhe gjenocidal në Kosovë dhe jashtë Kosove në Serbi), ashtu edhe shpifësit dhe akuzuesit  islamofobistë, duhet ta mbyllin gojën njëherë e përgjithmonë nga akuzat e tyre të rreme dhe të ndyra, se gjoja “të  gjithë shqoptarët myslimanë janë terroristë”, sepse të gjithë shqiptarët nuk janë terroristë!
 
Pra, të gjithë islamofobositët filoserbë e sllavë etj.,  duhet ta kenë të qartë se  Amerika dhe Evropa Perëndimore nuk janë luftë me  të gjithë shqiptarët myslimanë në Ballkan dhe në diasporë, as me të gjithë botën islame, por vetëm terroristët dhe me kriminelët e ndryshëm, që po e shkatërrojnë botën me krimet e tyre terroriste barbarike.
 
Mirëpo, për krimet e tilla antinjerëzore dhe antihumane, terroristët, ekstremistët dhe mbështetësit e tyre,  nuk do të kenë asnjë shans, që të amnistohen dhe të fshihen as në Ballkan, as në Evropë , dhe në asnjë vend të botës.
 
Këtë luftë të pakompromis  e ka deklaruar botërisht edhe ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, duke nënvizuar se ne nuk jemi në luftë me botën islame, por me terroristët islamikë:  “We are not at war with Islam. We are at war with people who have perverted Islam. Muslim leaders need to do more to discredit the notion that our nations are determined to suppress Islam.” (http://www.latimes.com/nation/82860952-157.html).
 
Sa më sipër,  të gjithë islamofobistët shqipfolës, të mbajnë parasysh mesazhin e deklaratës  së theksuar zyrtare të ish-Presidentit amerikan, Barack Obama. Ndryshe, do të bijnë vetë në kurthin, që kanë kurdisur kundër shqiptarëve myslimanë si brenda, ashtu edhe jashtë Ballkanit.
 
Pra, ashtu siç ka theksuar me të drejtë Barack Obama,  duhet të luftohet ekstremizmi, radikalizmi, fundamentalzimi dhe terrorizmi islamik, jo religjioni i  tërë botës islame.
 
-Ata që e respektojnë humanizmin, fenë, kombin, atdheun dhe shtetin, dhe që luftojnë kundër terrorizmit islamik, pa dyshim se kanë mbështetjen e Amerikës dhe të aleatëve të saj evropiano-perëndimorë.
 
Ndërkaq,  ata të pafetë, komunistët dhe ateistët kursesi nuk mund të jenë patriotë, kombëtarë dhe atëdhetarë, sepse feja, kombi dhe atdheu i tyre është proletariati ndërkombëtar komunist, e gjithë bota proletare e Vladimir i. Leninit, është e tyre, jo kombi dhe atdheu ku kanë lindur.- Kjo është  “vetëdija e bagëtisë proletare” shqipfolëse dhe e aleatëve të tyre atesitë komunistë ndërkombëtarë.
Mirëpo, AMERIKA dhe EVROPA PERËNDIMORE kurrë nuk do të jenë në mbështetjen e tyre. Përkundrazi, janë në luftë të hapur me bartësit dhe me përçuesit  e kësaj ideologjie komuniste shkatërrimtare sidomos për  vendet dhe popujujt e vegjës, siç është populli shqiptar në Ballkan.

LAMTUMIRË, MIKU IM, AGIM GASHI – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Rapsodi i zëshëm Agim Gashi me vajzën Azalea

Një jetë e begatë: mësues, poet, publicist, krijues këngësh e rapsodishë; instrumentist, këngëtar popullor; satirik i thuktë, komentar, polemist aktiv; pajtues i suksesshëm i gjaqeve, fjalë të shoqëruara me lot; veprimtar i çështjes kombëtare, i burgosur politik, me turtura deri në ngrënie të kasetave, me këngët e tij, për heronjtë e lirisë.

Lajmi se krijuesi Agim Gashi u shua, shokoi në atë përmasë dhimbjeje, që përjetohet për njerëzit e letrave. Djali i Lipjanit, i Kosovës dhe i Shqiptarisë, nuk frymon më. Por, vepra e begatë shkrimore mbetet, si dëshmi e një jete aktive, madje, edhe atëherë kur ishte në përballje, për ta sfiduar vdekjen.

Me Agim Gashin punonim në revistën “Shqipëria Etnike”, me botues Kadri (Os)Manin, përkatësisht, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës. Baca Kadri ishte kërkues i madh në punë dhe nuk ishte lehtë të ecje me hapin e tij. I pakënaqur, na tërhoqi vërejtjen publikisht. Agimit i thashë, ta përshpëjtojmë ritmin, sepse unë që kam ndarë jo vetëm dhomën, por edhe krevatin, me bacën Kadri, kur shërbenim mësues në të njëjtën shkollë, në vitet ’60-a, e njoh rreptësinë e tij dhe na bënë “përrallë me tupan!”

Fati i mirë, për të shpëtuar me fytyrë, në “lojë” hyri edhe djali i Tropojës dhe i Kosovës, Zeqir Lushaj, mjeshtër i letrave, me përvojë drejtuese në media, organizator i shkëlqyer, me parësi bindëse, në raport me ne. Por, baca Kadri ishte fisnik. Zinte miq të rinj dhe nuk i harronte të vjetrit. Për suksesin krijues publicistik të Kadri (Os)Manit, rrjedhimisht, edhe të Agim Gashit, në dekadën e fundit, meritën e ka edhe moderatori, menagjuesi i faqës të Internetit “Zemra Shqiptare”, Gëzim Marku, në kuadrin e së cilës botohej revista “Shqipëria Etnike”.

Kur miku ynë i përbashkët, atdhetari i madh, i burgosuri politik shumëvjeçarë, Kadri (Os)Mani, kaloi në amëshim, rapsodi Agim Gashi, i kushtoi këngën-hymn, e cila zënë vendin meritor në krijimtarinë e artë të tij. Kjo këngë kushtrim, vazhdon ta hijeshojë, ndër vite, faqen e parë te “Zemra Shqiptare.net”, deri tani, në nderim të Kadri (Os)Manit, e tani e tutje, edhe të Agim Gashit.

“Kurbeti i zi”, siç këndonte e vajtonte Agim Gashi, nuk e qetësoi shpirtin e trazuar të poetit, këngëtarit popullor. Nineli, djali i tij 17 vjeçar, i vrarë nga plolicia serbe, do të ishte loti dhe vaji i përjetshëm i Agim Gashit. “Por, Zoti e deshti që një vit më vonë, kur ti ke dhënë shpirt, të rilindet shpirti yt në Azalenë”, – shkruante Agimi në letrën “Birit tim, Ninel Gashit!”

Sëmundja, gjithnjë e më agresive, po e bënte gjithnjë e më nervoz krijuesin Agim Gashin. Për rrjedhojë, pasoi ndarja bashkëshortore. Vajza në adoleshencë, Azalea, zgjodhi të jetojë me babin Agim. Por, ai ndjehej keq pse sëmundja e pengonte, për ta shoqëruar vajzën, në kohë të lirë, jashtë shtëpisë.

Në këtë gjendje të rënduar nervore e shpirtërore, për ta ngushëlluar, sado pak, i dërgova një letër intime, por, Agimi e publikoi në media, me qëllim që hallët e tij t’i ndajë edhe me miqtë e tij të tjerë. Veç tjerash, e përgëzova për transplantimin e suksesshëm të njërit nga organet vitale, siç është melçia. Por, qëllimi bazë ishte ky fragment, nga letra në fjalë:

            ” I shumëdashuri Agim Gashi,
   …. Një porosi vëllazërore: Vajzën mbaje pranë, sepse ajo duhet të jetë një stoli në banesën Tënde. Ju kuptoj, sëmundja dhe vetmia ndikojnë, fatalisht, në gjendjen Tënde shpirtërore dhe shpërthimet në mëllefosje edhe mund të mos kontrollohen, në masën e duhur. Megjithatë, llogarisni në moshën e vajzës dhe arsyetoni në përmasën e viteve. Ju lutem më ndjeni dhe më mirëkuptoni për tepërinë në moralizime, por, unë flas si vëllai – vëllait, meqë ju dua pa shibla e lajka.

     Teksti, ilustrimi me fotografi dhe këndimi – i këngës, kushtuar mikut tonë zemrak – Kadri (Os)Manit, padyshim, është një monument i skalitur mjeshtërisht, për këtë burrë Kosove dhe Shqiptarie. Ju lumtë, i shumëdashuri Agim Gashi dhe të paçim në vite dhe dekada!
                       Falë me shëndet – Juaji vëlla – Idriz Zeqiraj
Mynih, më 2 prill 2013″

 

Dhe, vërtet, të gjitha u tejkaluan, mrekullisht mirë. Dashuria tokësore, hyjnore e prindërore e Agim Gashit, ishte dhe mbeti vajza e tij bukuroshe dhe e zgjuar Azalea. Ajo bindi edhe nënën e motrën, të kthehen pranë babait, Agim Gashit, për t’ia lehtësuar vuajtjet, sepse “ai ka nevojë për njerëz dhe dashuri njerëzore”, – siç shprehet Azalea në një postim elektronik.

Shteti, mjekësia gjermane, bëri shumë për Agim Gashin tonë. Në kohë rekorde, siguroi melçinë gratis, falas, e cila i mundësoi të jetojë edhe disa vite. Dhe, Agimi bëri falenderimin publik, në mediet gjermane, madje, nga spitali, duke dëshmuar se mirënjohja shqiptare është e dlirë, e sinqertë, deri në pakufi; klasike e tradicionale. Por, një sëmundje tjetër, e familjes kanceroze, e goditi dhe, me gjithë dëshirën për jetë, në luftë e sipër me sëmundjen, e humbi betejën. Dhe, zemra e Agim Gashit pushoi së rrahuri përgjithmonë!

Kryetari i Komunës të Lipjanit, Imri Ahmeti me stafin e tij

Kuvendi komunal i Lipjanit organizoi një mbledhje komemorative, nën patronatin e kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, i cili vlerësoi lart figurën e krijuesit, rapsodit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Agim Gashit. Në mes tjerash, ai tha se “familja Gashi, e mbi të gjitha Lipjani e Kosova, ka humbur një njeri të kompletuar, një personalitet të spikatur, një atdhetar që rrezatoi me pendë e sharki dhe një intelektual të mirëfillt. Agimi do t’i mungojë skenës së të menduarit lirshëm, sepse ai pikëtoi guximshëm, me shkrime e komente, fenomenet me të cilat po ndeshej shoqëria jonë”.

Për jetën dhe veprën e Agim Gashit, foli nënkryetari i Komunës, Sefer Tasholli.

Në vijim, u lexua poezia e shkruar nga poeti Mentor Thaçi, kushtuar kolegut të tij Agim Gashit, të dy anëtarë të “Shoqatës të Krijuesëve Artistikë në Gjermani”.

Në emër të familjes Gashi, të pranishmit i falenderoi për pjesëmarrje, në mbledhjen nderuese për Agim Gashin, nipi i Agimit, Debatik Gashi.

Pamje nga mbledhja komemorative në Lipjan

Përcjellja lamtumirëse, ceremonia e varrimit të krijuesit artistik dhe veprimtarit kombëtar, Agim Gashit, ishte dëshmi se, vërtet, ai ishte djalë Lipjani, por, vepra e tij madhore e fisnike, e bëri burrë Kosove. Miq e dashamirë, njerëz që vlerësojnë kontributet kombëtare, kishin ardhur nga Dardana e Istogu, nga Gjilani e Prizreni, nga Mitrovica e Peja, nga Drenica, Dukagjini e Llapi…., për t’u lamtimirë me Agim Gashin, mendja dhe zemra e të cilit veproi dhe rrahu për Kosovën dhe Shqiptarinë.

Lamturmirë, miku im i dashur, Agim Gashi! Shpirti Yt i dlirë, u prehtë në Parajsë!

Mashtrim i opinionit publik në emisionin e dalë boje të Fevziut – Nga HYSEN ARAPI

Nuk kam pare prej shume kohesh nje mediokritet te tille, nje mashtrim te opinionit publik dhe nje vazhdimesi te manipulimit te opinionit publik qe nga viti 1945 e deri sot lidhur me figuren e Esad Pashe Toptanit, nga disa ” historiane” ne emisionin tashme te dale boje te Fevziut!

Mbrojtesi heroik i Shkodres, themeluesi i Xhandarmerise shqiptare, pjesmarresi aktiv i te gjitha eventeve qe lidhen me ceshtjen kombetare , komandanti i fitoreve ne beteja te rendesishme ushtarake, diplomat i klasit te larte , ushtaraku i dekoruar nga perandori e shtete me te fuqishme te kohes per kontribute ne fushe beteje e jo si thashethemexhinjte e salloneve, i pari shqiptar i shquar qe takon Presidentin e Sh B A dhe ne kundershtim me synimet e fuqive europiane i kerkon minimalisht njohjen e Shqiperise ne kufijte e 1913 nen protektoratin amerikan! Duke mos e pertypur dot kete sjellje si burre shteti , agjentet austrohungareze, italiane etj , jo te paket ne eliten politike te kohes, ne menyre te pabese nga njera ane i kerkuan bashkepunim per ta perfshire ne qeveri dhe nga ana tjeter paguan nje vrase dhe e ekzekutuan .

Ekzekutori u mbrojt , por nuk hoqi dore nga vesi derisa mbeti vete viktime e vesit te tij. Eshte koha e vleresimeve reale te figurave historike dhe jo e vazhdimesise se manipulimeve te pa skrupullta qe e kane bazen tek historiografia e regjimit komunist.

Mjaft me teatër Eduard Selami! – Nga Elida Buçpapaj

Mjaft me teatër Eduard Selami!

Ti ke bërë shumë mirë që garon për kreun e PD,

Ty të larguan si armik i PD, duke të detyruar të kërkosh azil në SHBA,

Berisha të riktheu më 2013.

Si të largoi ashtu të riktheu.

Nuk pyeti kërkënd. Dhe mirë bëri se nuk kishte kë të pyeste.

Po t’i pyeste Ridvan Boden, Patozin dhe Topallin, ti do të ishe dhe sot e kësaj dite në Amerikë.

Ky është stili i tranzicionit shqiptar që s’ka lidhje fare me demokracinë amerikane.

Por Berisha është një rast sui generis pasi ka qenë i privilegjuar, se ka me vete bazën, ndërsa oligarkët e PD nuk kanë përkrahës, pra kanë qenë vetëm profiterë si serviile dhe puthadorëtë të Njëshit.

Ata kanë rrënuar imazhin e PD.

Emri i Berishës, me gjithë mëkatet, lidhet me 22 marsin 1992, me hyrjen e Shqipërisë në NATO, me Rrugën e Kombit, me vizitën e Presidentit George W.Bush etj.

Ti Eduard e di se ju të gjithë, po të votoheni pa siglën e PD të Berishës, të gjithë humbisni.

Sepse asnjëhere nuk e keni bindur bazën se përfaqësoni interesat e qendrës së djathtë,

Oligarkëve të PD vetëm kur nuk u përfshinë në listë iu shkrepi dëshira për të ringritur PD-në.

Por elektorati i PD nuk i beson ata që e rrëzuan PD-në.

Prej këtu duhej ta nisje sot intervistën tek Bashkim Hoxha, Koha për t’u zgjuar.

Tek pyetja se përse nuk e reformuan dhe ringritën PD oligarkët prej humbjes së 2013-ës deri në 25 majin e 2017-ës?

Përse nuk ndërmorrën asnjë aksion mea culpa apo catharsis, sepse per humbjen e 2013 fajtorët ishin kupola e PD-së.

Kupola e urren si Lulzim Bashën sikur edhe ty, sepse Basha vjen me një background nga BE, ndërsa ti nga SHBA.

Thuaj të vërtetën Selami, sepse vetëm e vërteta ia kthen elektoratin PD-së.

Prej 2013 deri më 25 maj 2017 oligarkët vegjetonin në lluks dhe as iu shkoi mendja tek reforma e PD-së. Ata ishin të bindur se Njëshi do t’i përfshinte në listë.

Por kësaj here nuk funksionoi klisheja.

Prej çadrës Berisha ia la stafetën Lul Bashës, duke ia mbështetur iniciativat dhe Republikën e Re, ndërsa oligarkët jo, nuk e mbështetën.

Bojkoti nuk është interesant, por ishte strategji e lidërshipit, që u pranua de jure prej të gjithë deputetëve të PD-së.

Pse nuk e kundërshtoi  bojkotin grupi i oligarkëve dhe të kthehej në Parlament.

Ti e di pse. Sepse nuk guxonin t’i kundërviheshin Berishës prej hallit të listës. Në thelb janë lepuj.

Pastaj erdhi 18 maji që solli pas 26 majin, çka shkaktoi tërmet tek oligarkët jo kundër parimit diktatorial të listës, por sepse ata mbetën jashtë liste.

Lista dhe njëshi janë nocione të diktaturës me të cilat operon demo(n)kracia shqiptare.

Oligarkët nuk do duhej ta lejonin këtë degradim të sistemit zgjedhor prej 2008, kur vota e popullit humbi rolin që ka në një sistem demokratik.

Oligarkët sa u çlistuan kërkuan menjëherë rrëzimin e Bashës dhe marrjen në dorë të partisë me metodat e njohura puçiste.

Bazën dhe Berishën nuk e kanë me vete.

Po ashtu oligarkët nuk kanë legjitimitet, sepse janë shkaktarët e degradës të PD.

Oligarkët kanë mjete financiare, blejnë e shesin në ankand, por vlerat e demokracisë fitohen me votë.

Pozicioni i Bashës nuk është perfekt, por është pjesë e të njëjtit habitat, me ndryshimin se nuk është i konsumuar si oligarkët dhe ka sjellë me vete Republikën e Re, një projekt rimëkëmbës për PD-në dhe demokracinë shqiptare.

Mund edhe të na zhgënjejë. Zhgënjimi do të na rebelojë, sikur na rebelojnë edhe oligarkët.

Ti Eduard e ke parasysh se si oligarkët  bënë fushatë antiPD me preteksin e rrëzimit të Lul Bashës, sepse tek humbja e PD-së, ata shihnin shansin për të uzurpuar partinë, humbjes të së cilës i kontribuan me të gjitha forcat.

Do të ishte free and fair, të dilnin me partinë e tyre dhe të provonin forcat.

Por atë provë nuk e bëjnë se aty vota e popullit i defaktorizon menjëherë ndërsa ata idealet e tyre i kanë të lidhura me pushtetin pa garë, me listë qyl prej njëshit.

Ti lëvizjet e tyre i kupton dhe  të krijosh simpati në opinion dhe tek elektorati i PD-së duhet te jesh i sinqertë.

Kur thua ‘jam me të gjithë bashkë’, ky është slogan konformisti.

Nuk ka si të jenë të gjithë bashkë, fajtorë, mëkatarë, indiferentë së toku me figurat me integritet.

Ti e akuzon lehtë Bashën, dhe kjo tregon se nga ai nuk ke frikë, ndërsa me oligarkët je i lëmuar, prudent, miklues. Dmth që prej atyre nuk ta mban.

Ndërkohë elektorati të kupton se prudenca jote është mungesë guximi, dhe ndryshimet i bëjnë liderët me integritet e trima, ata që nuk pyesin për lluksin personal, por për interesin kombëtar.

Prandaj, ti bëre shumë mirë që garove, ke ide interesante që nuk i kthen dot në kauza, sepse kauzat të kërkojnë që ti të perballesh direkt me të vërtetën e hidhur, të cilën ti nuk je i gatshëm ta shqiptosh.

Andaj mos prit të fitosh.

Berisha nuk ia ka nevojën PD-së, PD-ja ia ka nevojën Berishës – Nga Skënder Buçpapaj

I atashuar pranë PD-së prej disa muajsh, Andi Bushati, në një nga opinionet e tij të panumërta me këtë temë, e shikon fatalitetin e PD-së tek këmbëngulja e Berishës për ta mbajtur këtë parti nën kontroll, si dhe tek pamundësia e PD-së për t’u shkëputur nga Berisha, i cili vazhdon, sipas tij, ta mbajë të mbërthyer PD-në në duart e tij. Opinionisti e fajëson Bashën pse nuk e bën shkëputjen nga Berisha, por, në të njëjtën kohë, nuk gjen dikë tjetër brenda partisë që, sipas tij,  t’ia kthente shpinën Berishës, t’ia kthente kështu shpinën të kaluarës së PD-së, t’ua kthente shpinën humbjeve që pasojnë humbjen e Berishës më 2013.

Ky opinionist, si pothuaj të gjithë ata që shprehen për këtë temë, e shikojnë si të pazhbëshme simbiozën Berisha-PD. Duket sikur i thonë vetes e, nëpërmjet vetes, të tjerëve, hajde të harxhojmë frymë kot, hadje të nxijmë letër kot, hajde t’ua çajmë veshët kot miletit, sepse Berisha-PD nuk shkëputen dot. Dhe fajin ia lënë Berishës se, sipas tyre, ky ia ka nevojën PD-së për ta mbrojtur nga e kaluara e tij.

Te kjo pikë rrëshqasin pothuaj të gjithë. E vërteta është se Berisha nuk ia ka nevojën PD-së, është PD-ja ajo që ia ka nevojën Berishës. Berisha është institucion edhe pa PD-në. PD-ja duhet të provojë patjetër që është parti edhe pa Berishën. Tjetërgjë se PD-ja është parti pa personalitete. Të zgjedhurit e Berishës në qeverisje, antiBashët e sotëm, u bënë oligarkë, por nuk u bënë personalitete. Shefi ua lejoi të bëhen oligarkë, por nuk i ndaloi të bëhen personalitete. Dhe kështu u përshtatën më mirë ata me shefin e shefi me ata.

Berisha ndërtoi një parti të liderit që mbështetet tek baza, ndërsa udhëheqjen e ka thjesht për kontorno. Këto lidhje me bazën i ka dhe do t’i ketë. Topalli, në rolin e nënkryetares, Bode, në rolin e sekretarit të përgjithshëm, u përpoqën ta dobësojnë kontrollin e shefit ndaj partisë. Në Kuvendin e PD-së në vjeshtën e vitit 2008, kur Berisha kishte shkuar në Berlin në një mbledhje të PPE, ata nxorën një Këshill Kombëtar sipas oreksit të tyre, prej këndej doli edhe një Kryesi, por Berisha mund t’i ketë mbledhur këto vetëm në prag të Kuvendit tjetër të rradhës. E mbajti kontrollin e partisë edhe pa Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Basha në krye të PD-së u përpoq të ndërtonte një parti të mbështetur në të gjithë hierarkinë e saj nga qendra deri në bazë. U përpoq që frymën e liderit ta zëvendësonte me frymën e kolegjialitetit. U përpoq edhe të përshtatej me një grup parlamentar të përbërë nga deputetë të Berishës, më së shumti ish ministra, ish zëvendësministra dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë, më së shumti figura të pasuruara materialisht, të konsumuara moralisht dhe tejet të varfëruara intelektualisht.

Në fushatën e zgjedhjeve lokale më 2015 Basha u përpoq të aktivizonte të gjithë kontigjentin e trashëguar nga Berisha në PD, por rezultatet dihen. Në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme më 2017 Basha erdhi me një fjalor të ri, të ndryshëm nga ai i parardhësit, me një platformë të re krejtësisht të ndryshme nga ai i paraardhësit, edhe me një listë emërore kanditdatësh për deputetë shumë të ndryshme nga ajo e trashëguar.

Për herë të parë, Basha doli në fushatë pa Berishën. Dhe kjo nuk u përtyp dot nga një pjesë e elektoratit. Të përjashtuarit nga lista, aktivizuan të gjitha klientelat e tyre të krijuara gjatë tetë viteve që kishin qenë në pushtet, duke iu bashkuar kështu realisht Ramës e duke iu kundërvënë Bashës. Marrëveshjen Rama-Basha e paraqitën si marrëveshje antiBerishë, rrjedhimisht antiPD. Edhe gjatë kësaj fushate, edhe në fushatën pas 25 qershorit për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së ata vazhduan të ushqejnë mendësinë se Berisha dhe PD-ja janë një.

Si mund të ndërtojnë një PD të re ata që partinë e identifikojnë me njëshin si në poemën e Majakovskit?

Edhe Bushati e krahason PD-në me CDU-në, Berishën me Kolin dhe Bashën me Merkelin. Sipas tij, Basha duhej të bënte atë që bëri Merkeli me Kolin, duke ia kthyer shpinën menjëherë dhe përfundimisht. Në mënyrë tjetër, jo të vrazhdë, Basha u përpoq ta bënte këtë në kohën më të duhur, në fushatën zgjedhore parlamentare. Por ata që kishte në krye PD-ja, kur erdhi Basha, ishin shumë tjetërgjë krahasuar me ata që gjeti Merkeli në CDU. Ata iu bashkuan Merkelit me zell edhe më të madh se Kolit, për hir të CDU-së dhe të Gjermanisë.

Berisha mund të zgjedhë vet një mënyrë të përshtatshme që të zvogëlojë ndikimin e tij negativ në të ardhmen e partisë. Një mënyrë të ndryshme nga ajo që zgjodhi Nano, i cili u shkëput nga jeta parlamentare, nga jeta partiake krejtësisht. Nano, nga ana tjetër, i la PS-së, në krah të djathtë të Ramës, një Gramoz Ruç, pa të cilin nuk mund të përfytyrohet PS-ja. PD-ja ndoshta nuk e ka një figurë të tillë dhe Basha nuk mund të ketë një krah të djathtë të fuqishëm në PD.

Aleanca Greqi, Serbi, Bullgari, jashtë kohe – Nga SHABAN MURATI

Të nesërmen e samitit të Triestes në 12 korrik të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, që ishte faza e katërt e “Procesit të Berlinit”, i iniciuar nga kancelarja Angela Merkel, Greqia organizoi në 13 korrik një mikrosamit ballkanik. Vështirë ta kuptojë njeriu se përse duhej një samit i veçantë i tri shteteve ballkanike një ditë pas samitit të BE për Ballkanin Perëndimor dhe çfarë do të zgjidhnin së bashku në rajon kryeministri i Greqisë, presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Bullgarisë, që nuk e zgjidhka dot BE. Disa njohës të punëve duan të thonë se mikrosamiti ballkanik u organizua nga Greqia si inat ndaj BE dhe “Procesit të Berlinit”, të cilët e kanë injoruar Greqinë në formatin BE-Ballkani Perëndimor dhe nuk e kanë ftuar në asnjë samit të “Procesit të Berlinit” deri tani. Greqia nuk u ftua as në Trieste. Hatërmbetjen e Greqisë e shprehu hapur zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, pasi doli nga bisedimet me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kocias, në Athinë, kur kërkoi në konferencën e përbashkët për shtyp në 10 korrik që Greqia duhet të marrë pjesë në samitin e Triestes.

Në planin diplomatik është vështirë të shpjegohet nevoja e këtij samiti apo aleance trepalëshe midis Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë. Sidomos e paqartë është arsyeja e pjesëmarrjes së Bullgarisë, e cila nuk ka marrëdhënie të posaçme me ta, siç kanë me njëra-tjetrën Greqia me Serbinë, të cilat po atë ditë në 13 korrik, në Selanik, përuruan samitin e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit dypalësh. Zyrtarisht u tha, siç e theksonte gazeta greke “Ekathimerini” në 13 korrik, se “në fokusin e samitit trepalësh është çështja e sigurisë dhe e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Pas punimeve të samitit të fuqive të mëdha europiane në Trieste dhe angazhimit gjithnjë e më të ngushtë të BE për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, nuk mund të mos ngresh supet për këtë detyrë stërmadhe, që i vë vetes mikrosamiti i Selanikut dhe që është përtej shpatullave të treshes së Selanikut. Së pari, lind kureshtja për të hulumtuar se kush ua kërkoi dhe kush ua ngarkoi këtyre tri shteteve detyrën e sigurisë dhe të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një detyrë e madhe, që e ka marrë përsipër BE, ku katër shtete të Ballkanit Perëndimor janë kandidate për anëtarësim dhe dy shtete po ecin drejt këtij statusi. Një nga objektivat kryesorë të “Procesit të Berlinit”, të shkruara që në Deklaratën e Parë themeluese në Berlin në 28 gusht të vitit 2014 dhe të përsëritur në Deklaratën e Presidencës italiane të samitit të Triestes të 12 korrikut 2017, është garantimi i sigurisë dhe i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Së dyti, as Greqia dhe as Bullgaria nuk janë shtete të Ballkanit Perëndimor dhe ata thirrën vetëm Serbinë për të diskutuar këtë çështje. Nuk u thirrën prej tyre dy shtete të Ballkanit Perëndimor, që janë anëtare të NATO-s si Shqipëria dhe Mali i Zi, nuk thirrën as Maqedoninë, që është shtet kandidat për në NATO, por zgjodhën Serbinë, shtetin që zyrtarisht ndjek politikë antiatlantike dhe ku qeveria celebron çdo vit një datë kundër NATO-s. Kushdo që ka ndjekur sado pak zhvillimet në rajon që nga rënia e komunizmit, e din se për të gjitha konfliktet dhe luftërat, trazirat dhe krizat në vendet e Ballkanit, ndihma dhe zgjidhjet kanë ardhur nga BE dhe NATO, të cilët kanë garantuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale. 12 shtete ballkanike janë anëtare të së vetmes organizatë rajonale, SEECP, ku bëjnë pjesë dhe tri shtetet e mikrosamitit të Selanikut, por SEECP me 12 shtete nuk ka qenë në gjendje të zgjidhë as edhe krizën më modeste në rajon gjatë 22 vjetëve e jo më ta zgjidhin tre shtete prej tyre.
Nuk kuptohet se çfarë sigurie dhe stabiliteti do të sjellë në Ballkan Serbia, e cila mban të ndezur detonatorët e dy vatrave konfliktesh të ngrira, në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Veriun e Kosovës. Çfarë sigurie mund të sjellë Serbia, që është aleati strategjik i Rusisë në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe atë ushtarake, e cila pas pushtimit të Krimesë nga Rusia po zhvillon çdo vit manovra ushtarake me forcat ruse në territorin e saj, ka ngritur bazën ushtarake ruse të Nishit dhe po ndërton edhe një bazë tjetër ruse në Vojvodinë, e cila po armatoset me armë të sofistikuara ruse, përfshirë edhe sistemet e raketave S-300, etj.

Si çdo nismë diplomatike, edhe kjo e krijimit të një aleance të re Greqi, Serbi, Bullgari ka brenda interesin e nismëtarit dhe konkretisht të Greqisë. Portali grek “int.ert.gr” shkruante në 13 korrik se samiti “është një përpjekje për të forcuar rolin rajonal të Greqisë”. Është konfirmimi i një ambicieje konstante të shtetit dhe të diplomacisë greke për të lozur jo vetëm rol kryesor, por edhe rolin e lokomotivës në Ballkan, siç e pat përkufizuar dikur Georgos Papandreu. Një ambicie, që daton qysh nga shembja e komunizmit dhe Greqia kishte avantazhin e të qenit i vetmi shtet anëtar i BE në Ballkan, por një ambicie tejet jashtë mundësive dhe kapaciteteve të Greqisë. Pikërisht këtë pamundësi në shkallë rajonale, Athina kërkon ta kompensojë me lojën meskine ballkanike të grupimeve të vogla shtetesh, që të kenë qendër Greqinë. Kjo lojë diplomatike është bërë obsesison i ministrit të Jashtëm grek Kocias, me qëllimin e krijimit të gurëve të njëpasnjëshëm të mozaikut të një influence greke në rajon. Në këtë linjë duket të jetë edhe grupimi i tanishëm Greqi, Serbi, Bullgari. Diplomacia greke është përpjekur të organizojë edhe grupimin Greqi, Bullgari, Rumani, grupimin Greqi, Serbi, Maqedoni, grupimin Greqi, Qipro, Izrael, etj. e deri tek grupimi i çuditshëm Greqi, Bullgari, Shqipëri, Maqedoni, i krijuar vitin e kaluar. Në një këndvështrim gjeopolitik, mund të thuhet se është një mision i pamundur i diplomacisë greke të realizojë gjithë këto konstelacione rreth Athinës dhe të shkojë nga rolet e veçanta drejtuese në këto grupe në një rol të përgjithshëm ndikues rajonal.

Duke kërkuar një bazë të përbashkët, mbi të cilën u thirr samiti i grupimit Greqi, Serbi, Bullgari del e vështirë të gjesh një emërues të përbashkët, përveç faktit se janë tri shtete me shumicë ortodokse. Këtë element e himnizoi në Athinë sidomos zëvendëskryeministri serb, Daçiç, i cili deklaroi se Serbia dhe Greqia janë vëllezër dhe solli si provë manastirin ortodoks serb të Hilandarit në malin grek Athos. Por këta vëllezër nuk kanë të përbashkët as gjuhën, as shkrimin, as racën, as zakonet, as kulturën dhe as prejardhjen. E vetmja gjë që i lidh është feja ortodokse dhe kjo po glorifikohet si salduesja e marrëdhënieve të veçanta. Por aleancat e shteteve mbi baza fetare jo vetëm nuk janë burim sigurie dhe stabiliteti, por në rajone si Ballkani mund të bëhen lehtësisht vatra tensionesh të rrezikshme. Profilet fetare të grupimeve të shteteve dobësojnë bazën e integrimit euroatlantik të rajonit dhe u interesojnë shteteve me strategji ndërhyrjeje në rajon si Rusia, e cila sipas burimeve të mirinformuara ka përkrahur në kanale diplomatike krijimin e grupimit apo të një aleance të tri shteteve ortodokse.

Është mirë të hulumtohet se çfarë prapavije strategjike ka dhe kujt i drejtohet demonstrimi i forcës nga ky grupim i ri në ditën e samitit. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se Greqia, Bullgaria dhe Serbia nuk janë tri herë, por 10 herë më të fuqishëm së bashku se sa janë individualisht, duke theksuar se: “Ne jemi gati për të gjitha çështjet të veprojmë së bashku në përgjigje të sfidave të brendshme dhe të jashtme”. Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov, deklaroi në Selanik: “Tre popuj bashkë, ne nuk jemi tri vende, por 10 herë më të fuqishëm”. Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, deklaroi se, “ka rreziqe të destabilizimit, të ekstremizmit të fuqizuar dhe një influencë në rritje të vendeve të treta në Ballkan”. Përtej mentalitetit të njohur ballkanik të mburravecërisë popullore e shtetërore, nuk mund të mos lindë pyetja se në cilën adresë drejtohet ky hakërrim diplomatik fuqie nga mikrosamiti.

Çdo shtet tjetër ballkanik, që e sheh veten jashtë këtyre grupimeve sektare, ndjen nevojën të bëjë analizat e veta për pasojat afatshkurtra apo afatgjata, që mund të vijnë për stabilitetin dhe për marrëdhëniet ndër-rajonale. Është e drejtë e Shkupit të shtrojë pyetjen se si mund të diskutohet në mikrosamitin e këtyre tri shteteve për Maqedoninë, pra për një shtet të tretë, kur Maqedonia nuk është e pranishme atje dhe si mund të diskutohen në Selanik megaprojekte si kanali lumor Selanik-Beograd, që do të kalojë nëpër Vardarin e Maqedonisë dhe nuk ftohet shteti përkatës. Është e drejtë edhe më e madhe e Shqipërisë të analizojë këto zhvillime, tendenca dhe rryma arkaike ballkanike, të cilat përsërisin skema të vjetra historike dhe në forma të ndryshme, direkte ose indirekte, mund të cenojnë interesat e Shqipërisë, të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Unë mendoj se duhet të shërbejë si një sinjal alarmi deklarata provokative e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, në konferencën e shtypit me ministrin e Jashtëm grek në 10 korrik se: “Ne duhet të komunikojmë rregullisht dhe dinamikisht për të konsideruar çështjet rajonale, që kanë të bëjnë me çështjen e influencës së faktorit shqiptar në rajonin tonë”.

Është hera e parë që ministri i Jashtëm i Serbisë përdor shprehjen “influencë e faktorit shqiptar në rajon” dhe bën thirrje publike për bashkëveprim greko-serb kundër faktorit shqiptar në rajon. Është një provokim, i cili meriton një reagim dhe notë zyrtare proteste nga Shqipëria, e cila nuk duhet të kalojë me serenitet këto atakime shtetërore serbe, në një kohë që MPJ e Daçiçit bën rregullisht protesta për mesazhet e urimit të qytetarëve, kur projektohen në muret e kryeministrisë në Tiranë. Faktori shqiptar në rajon paraqitet zyrtarisht nga Serbia si rrezik rajonal dhe Kocias i mbajti ison, duke deklaruar se “ne diskutuam për zhvillimet në Shkup, në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”. Këto zhvillime tregojnë se qarqet tradicionale antishqiptare në Ballkan nuk janë koregjuar aq shumë, sa mendojnë disa prej shqiptarëve dhe me gjithë modën politike europiane që ndjekin, nuk e kanë bërë katarsisin e aspiratave negative ndaj kombit shqiptar. Mikrosamiti i grupimit Greqi, Serbi, Bullgari tingëllon si reminishencë e gjeopolitikës së errët të diplomacisë ballkanike të kohës së luftës së parë ballkanike. Është një projekt politik jashtë kohe. Mund të flasësh sa të duash me retorikën patetike të vizioneve futuristike të Ballkanit, por e vërteta është më e hidhur nga sa mendohet. Janë zhvillime dhe situata, të cilat shpresojmë se do të ulin në tokë kozmopolitët, internacionalistët dhe levantinët në Tiranë, të cilët i shohin zhvillimet në rajon nga retë./GSH.al

Çakejtë antiBashë dhe antiPD, i ka nxjerrë Berisha nga hunda – Nga Elida Buçpapaj

Ata që po tentojnë ta shkatërrojnë PD-në

të gjithë pa përjashtim

janë produkt i Berishës, made in Sali Berisha.

Berisha i zgjidhte se si të ishin më me pa personalitet ose fare pa personalitet;

të përulur, me cene, mediokër, ish spiunë, ish dosjexhij.

Berisha me një të rënë të lapsit i vinte në listën e deputetëve

me një të rënë të lapsit i hiqte.

Një pjesë e tyre e ka provuar veten se si opozitarë të Berishës ata ktheheshin në origjinë, në  nula

sepse elektorati i PD i urrente.

Si kundërshtarë të Berishës elektorati shqiptar i nxirrte jashtë parlamentit.

Ata që i ka nxjerrë të gjithë Berisha nga hunda

pa Berishën nuk do të përfitonin asnjë gram qyl pushtet, jo më mbi dy dekada, si parazitë dhe profiterë.

Ata e urrejnë Berishën, por ndërkohë i janë servilosur dhe lëpirë në mënyrën më të neveritëshme të mundëshme.

Askush prej tyre nuk ka guxuar ta kundërshtojë. Pa Berishën ata i ktheheshin anonimatit dhe humbisnin monopolin e kastës, sepse elektoratit i PD-së i njeh, i urren dhe nuk i voton, pasi ata asnjëherë nuk kanë përfaqësuar idealet e qendrës së djathtë.

Tani të mbetur jashtë listës ata nga lepuj në stanin e Berishës janë bërë agresivë si djajtë dhe kanë vënë në lëvizje llumin e lumpenit por kjo nuk ndryshon asgjë veç ata autodemaskohen dhe autodiskretitohen, sa më tepër mediatizohen.

Berisha ka një thes me mëkate për faktin edhe se njihet si babai i tyre jo biologjik, por, kur vihet përballë dhe në krahasim me ata, ridimensionohet dhe rifiton vlerë, sepse elektorati i PD-së gjithmonë i ka zhvleftësuar ata që Berisha i nxirrte nga hunda dhe ua jepte në tabaka pushtetin.

Njëri prej shkaqeve të humbjes së PD-së më 2013 ishin pikërisht ata që Berisha i nxirrte nga hunda dhe i listonte në Kuvendin e Sbqipërisë duke qenë askusha;

sepse politikani e provon me kontributin personal nëse e meriton ose jo votën e popullit.

Në demokraci pushteti fitohet me meritokraci, me garë të lirë dhe të ndershme;

në demokraci klasa politike krijohet nga elitat, nga bijtë më të denjë të vendit, ata që japin kontribute pa kërkuar privilegje, ata që sakrifikojnë komoditetin e tyre në të mirë të interesit publik dhe kombëtar;

elitat nuk i krijon njëshi, elitat nuk e pranojnë njëshin, aq më tepër nuk pranojnë kurrë që të jenë produkt, t’i shkojnë pas avazit të njëshit apo që t’i nxjerrë njëshi nga hunda sikur Berisha këta të çlistuarit e Bashës që tani si çakej i janë vërsulur me drapërinj e kosa PD-së.

 

Pyetjet e një doktoranteje nga Kosova… – Nga Përparim KABO

Një doktorante në Kosovë i është futur një studimi për tranzicionin në Shqipëri, me fokus autoritarizmin. Për këtë qëllim m’u drejtua online me disa pyetje, zbërthimi i të cilave dhe përgjigjet e mundshme na bëjnë të gjithëve të reflektojmë më thellë, përtej asaj që duket e trumbetohet. Që shoqëria të gjejë hullitë e zhvillimit, analizat duhet të jenë të thella dhe përfundimet gjithë po aq. Është demokraci gjithçka rekalmohet? A është mbyllur tranzicioni, e nëse jo, ku jemi duke shkuar? Sa peng po na mban e shkuara dhe kur e si mund të shkëputemi prej saj? Ky është besoj shqetësimi ynë ndaj pyetjeve u dhashë këto përgjigje.

Pyetjeve të përgjithshme:

1-Në këndvështrimin tuaj si intelektual, njohës e studiues i tranzicionit shqiptar, si paraqitet klasa politike post-komuniste në Shqipëri, a ka ajo një profil demokratik?

Përgjigje….

Në gjykimin tim, nëse shoqëria është ende në tranzicion, kjo nënkupton që edhe institucionet nuk janë ende të definuara e të qëndrueshme, aq sa shpesh ata i nënshtrohen ribërjes si në aspektin strukturor po aq edhe në atë ligjor. Për më tepër që me ardhjen në pushtet, secila forcë politike ndryshon drejtuesit e institucioneve dhe përmbys kuadrin ligjor, që ka lënë paraardhësi. E gjithë kjo sjellje u faturohet atyre që në këto 27 vite janë të përfshirë në politikë si ligjbërës dhe si ligjvënës, atyre që drejtojnë institucionet dhe teknokratëve në përgjithësi, të cilët nuk arritën të krijonin një grupim më vete, por mbetën të ndarë në llogore partiake. Bazuar në këtë gjykim, më duhet të pohoj se nuk është identifikuar një klasë politike mirëfilli, e cila njeh, respekton dhe zhvillon pluralizmin kulturor politike, sillet miqësisht me atë që quhet “political cohabitation” dhe ndërtimin e një demokracie bazuar në ligj dhe që respekton liritë dhe të drejtat e njeriut kurdoherë. Si i tillë, ky grupim është më shumë përjashtues dhe në raste skajore dhe konfliktual. Nëse demokracia në Shqipëri është e dobët, e jofunksionale, atëherë edhe klasa politike e tillë është, me një mentalitet demokratik jo të formuar. Boshllëku që mbetet është i mbushur me frymën autoritare, që është e trashëguar dhe me sjelljen prej oligarkësh dhe që ka të bëjë me futjen e tyre në treg për interesa jopublike, por krejt private. Nëse në një vend shumica e popullsisë është e varfër dhe shumica e politikanëve janë shumë të pasur, atëherë ky kontrast antropologjiko-ekonomik është argument kryefortë, që nuk mund të rrëzohet me retorikë dhe me propagandë.

 

Pyetje mbi natyrën e autoritarizmit shqiptar:

  1. Bazuar në studimet tuaja mbi arkeologjinë e antropologjisë, mund të na thoni a buron autoritarizmi shqiptar nga tradita dhe kultura shqiptare?
    2. Cilat janë pasojat kulturore të sistemit totalitar komunist në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe në kulturën politike shqiptare në veçanti?
    3. A ka ‘prirje’ shoqëria shqiptare të ‘fuqizojë’ liderë autoritarë? Dhe a vazhdon edhe gjatë tranzicionit kjo?
    4. Kultura totalitare e manifestuar në kulturën politike postkomunise a e ka gjenezën vetëm në sistemin totalitar komunist që dominor Shqipërinë për 45 vite, apo kjo gjenezë shkon përtej saj (në vetë strukturën e organizimit të shoqërisë, fisit, familjes)?
    5. Bazuar në këndvështrimin tuaj sociologjik dhe antropologjik, a mund të përmendni disa nga tiparet e autoritarizmit shqiptar në tranzicion?

Përgjigjet…

1.1. Autaritarizmi në aspektin e arkeologjisë antropologjike lidhet me faktin historik se populli ynë historikisht ka jetuar ose nën regjime autoritare, ose nën peshën e vakumit shtetëror, rolin e të cilit e ka kryer e drejta zakonore. Gjithashtu, si edhe janë në një mendje shumica e studiuesve të shqiptarëve, duhet të pohojmë se faktologjia historike pohon në një vijimësi të gjatë se përpos vlerave shumë fisnike njerëzore, shqiptarët janë karakterizuar nga dy tipare jo pozitive, nga mosrespektimi i rregullit dhe paaftësia për vetëqeverisje. Nëse marrim si materie kohore 600 vitet e fundit dhe studiojmë shtresat… duhet të pranojmë se 500 vite janë të pushtimit turko-osman… sistemi ishte totalitar teokratik dhe ushtarak. Vendi ynë ishte pjesë e perandorisë osmane, por pjesë periferike dhe e prapambetur e kësaj perandorie. Mjafton të përmendim një shifër… Në 28 nëntor 1912, kur u shpall pavarësia, vendi ynë kishte vetëm 160 km rrugë me kalldrëm, pra kuptohet lehtë se në këto rrethana mungonte tërësisht jeta urbane, kusht i cili jep mundësi për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme, shkëmbimeve në të gjitha fushat dhe mundësinë për qeverisje vendore si sistem përfaqësimi komunitar.
2.2 Pasojat kulturore të sistemit komunist në Shqipëri është pyetja juaj. Do të desha ta rindërtoja atë jo thjesht si mbetje kulturore, por se sa e pranishme është kjo kulturë komuniste aktualisht. Mendoj se është goxha e pranishme. Në aspektin antropologjik është kudo, sepse pas 25 vitesh mund të themi se kemi brezin e parë antropologjik të tranzicionit (nuk mund të themi brezin e demokracisë)… pjesa tjetër e popullsisë vjen nga e shkuara sipas formulës (3×25)+(2×25)…(v.o tre breza jetojnë bashkë dhe komunikojnë, ndryshimi fillon në brezin e katërt, por asgjë nuk humbet, nuk zhduket por regjistrohet si nënshtresë kulturore dhe mendësore. Le të shohim disa nga tiparet kulturore si mentalitet dhe si sjellje e trashëguar nga periudha e komunizmit.
• Vijon kultura e mbyllur, okulte dhe e organizimit në turmë dhe me prijës.
• Pak ose aspak ka zënë vend kultura e mendimit të lirë të hapur dhe alternativ.
• Njerëzit kanë ende drojë nga hapja dhe nuk ndërtojnë dhe menaxhojnë dot lirinë si filozofi, etikë dhe qasje individuale e globale.
• Ka mbetur e fortë kultura e prijësit, udhëheqësit legjendar, transformuesit të madh, atij që kupton fatet e kombit dhe inicion e udhëheq ndryshimin e madh. Nuk gjejnë pengesa, që edhe të krahasohen me Skënderbeun, por si të tillë modernë.
• Është ende e gjallë kultura e urrejtjes politike dhe klasore, por në sensin e kundërt, aq sa edhe pluralizmi politik është i tillë, që solli në skenën politike ringjalljen e partive politike të fillim-Luftës së Dytë Botërore. Prej vitesh vijon ndeshja mes tyre, duke përdorur edhe etiketimet politike dhe partiake, komunist, ballist, zogist…etj.
• Ruhet nga e shkuara dhe jo vetëm nga ajo komuniste, mendimi kolektivist dhe gjykimi denigrues i progresives, që trondit realitetin dhe që shtyn drejt ndryshimeve të thella.
• Ka recivida të spiunimit pas krahëve duke ndërtuar informacione të rreme dhe shpifje, dhe baltosje të njëri-tjetrit.
• Si aspekt pozitiv do të nënvizoja se kultura dhe edukata e rregullit dhe e zbatimit të ligjit, respektimit të shtetit dhe institucioneve është më e konsoliduar tek ata që kanë punuar në periudhën e komunizmit. Ky nuk është fenomen shqiptar. Teorikisht është e argumentuar se sistemet totalitare pavarësisht nga pasojat ekstreme që sjellin, formojnë një sjellje që nga frika shndërrohet në vetëdije. Si edhe shkruante Michel Foucault: “Frika është përgjigjja politike në të gjitha kohërat”.
3.3. Shqetësimi është mëse i drejtë. Fakti që drejtuesit e lartë të partive politike nuk e lëshojnë postin, madje kanë ndryshuar rregullat statuore që të mbeten në pushtet. Fakti që krerët e partive politike konkurrojnë brenda partive të tyre pa konkurrentë realë ose me kundërshtarë lolo të përpunuar, madje ka edhe raste që kur ka kandidatë realë, ata nëmen e stigmatizohen si armiq të partisë deri në largimin e tyre, fakti që çdo i pakënaqur në një parti politike ikën prej saj dhe ndërton partinë e tij. E gjitha kjo panoramë tregon se jeta demokratike e partive është e dobët dhe me tipare të pushteteve personale, që shpien tek sjelljet autoritariste dhe autokratike. Pranimi edhe nga shoqëria të personave të tillë, sidomos nga ajo pjesë e shoqërisë që është e rreshtuar në partitë politike dhe mbështetësit e tyre, flet qartazi se kjo sjellje ende nuk refuzohet. Ajo është e pranishme dhe për më tepër për atë votohet.
4.4. Është mëse e saktë që sjellja autoritariste është më e hershme se ajo që u instalua në shoqërinë dhe shtetin komunist. Ai sistem ideologjik vetëm se e veshi me frymën e patriotizmit dhe e udhëhoqi me principet e ideologjisë komuniste, bazuar te parimet e luftës së klasave, revolucionit botëror dhe me diktaturën e proletariatit. Edhe para komunizmit, kjo sjellje mbizotëronte. Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare u mungojnë një sistem, ai borgjez dhe demokratiko- borgjez. Mungon pra si iluminimi i plotë dhe sistemet institucionale dhe sociale që ndërtoi borgjezia dhe kapitalizmi. Iluminimi i Rilindjes sonë Kombëtare ushqeu vetëdijen për shtetin-komb në kushtet e rrezikut të asgjësimit e zhdukjes, por nuk u shndërrua në një platformë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Ide të tilla programore i gjejmë në vendin tonë në vitet ‘30-të të shekullit të kaluar, me atë që njihet si lëvizja e “neoshqiptarizmës” e që lidhet me emra të tillë si Branko Merxhani, Meh’di Frashëri, Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Kris Maloki etj., etj. Rituali antropologjik mbeti dhe u transmetua brez pas brezi si botëkuptim spontan, si filozofi e sjelljes dhe si mendësi e përditshme. Pyetja që shtrohet është. A doli shoqëria shqiptare nga skema e antropologjisë feudale e strukturës “turma dhe prijësi”? Fatkeqësisht nuk mundi. Turma u quajt gjatë komunizmit “masat punonjës, populli ynë heroik, fshatarësia kooperativiste, gruaja e ditëve tona, rinia heroike, inteligjenca popullore” etj., etj., ndërsa prijësi u quajt “udhëheqësi legjendar i luftës, udhëheqësi i pagabueshëm, marksist-leninisti i madh” etj., etj.. Mungon pra institucioni bazë antropo-institucional …individi, që ka tri tipare:
a) Mendon me kokën e tij.
b) Shpreh atë që mendon lirshëm.
c) Nuk ka frikë ta mbrojë atë që mendon.

 

5.5 – Tipari më dallues i autoritarizmit në tranzicion është “personalizimi i institucioneve dhe autoritarizmi personal”… Sa vjen në një post, x apo y ministër, e para gjë që bën është ndryshimi ligjit funksional të dikasterit që ai drejton, vetëm e vetëm që të kontrollojë me kornizë ligjore gjithçka brenda institucionit të tij, emërimet, shkarkimet, fondet, prokurimet, lëvizjet paralele, largimet nga puna, etj. Në këtë mënyrë, institucioni merr fytyrën e tij, ndërsa filozofia e drejtimit është autoriteti tij personal. Institucioni mbyllet, fryma e bashkëpunimit është vetëm trysnia e urdhrit, njerëzit tremben dhe lëshojnë nga dinjiteti dhe profesionalizmi, thjesht se duan të mos humbin vendin e punës.
– Tipar tjetër dallues i autoritarizmit është marrja e kompetencave në sa më pak duar dhe instalimi urdhrit vertikal, që e sjell drejtimin në tipik të ekstremeve ideologjike të majta dhe të djathta.
– Krijimi i një klime mbytëse në shoqëri dhe në institucione, ku nuk ka liri shprehje, nuk ka mendim ndryshe, nuk ka alternativa, alternanca dhe kreativitet.
– Kapja e pushteteve të tjera prej ekzekutivit, në mënyrë të veçantë drejtësinë dhe pushtetin e medias dhe asfiksimi i parimit të “Checks and Balances”. Sistemi i kontrolleve dhe balancave është një aspekt shumë i rëndësishëm i Kushtetutës dhe kushtetutshmërisë. Me kontrolle dhe balancime, secila prej tri degëve të qeverisjes mund të kufizojë kompetencat e të tjerëve. Në këtë mënyrë, asnjë pushtet nuk bëhet shumë i fuqishëm në shpinë të tjetrit. Çdo pushtet “kontrollon” fuqinë e pushteteve të tjera për të siguruar që fuqia të jetë e balancuar mes tyre.
-Kapja e medias ose nga politika, ose nga tregu, i cili ky i fundit mbron interesat e tij private, ose kur operatorët e tij ndërtojnë grupe oligarkike me subjekte apo individë nga politika, shndërrohen në armën e njërës palë kundër palës tjetër.
-Kapja e uniteve të demokracisë përfaqësuese, këshilla bashkiake, parlament, apo forma të tjera nga grupe që kanë prioritet interesat private dhe jo interesin publik, çka shpie në vendimmarrje që rrëndojnë interesat publike.
-Në aspektin ekonomik është polarizimi i skajshëm ekonomik. Shndërrimi i një mase të madhe njerëzish, si njerëz në nevojë. Por si edhe Hannah Arendt mëtonte, “nevoja është parapolitike”. Që nga e Drejta Romake e më tej tek Shën Agustini e gjejmë të formuluar se “necessitas non habet leggem”, “nevoja nuk ka ligj, nuk i duhet ligji”. Një masë e tillë antropologjike që nuk është në gjendje të respektojë ligjin, shndërrohet nga pafuqia në masën njerëzore që përpunohet nga autoriteti. Kështu, demokracia përmes ligjit nuk funksionon dhe në këto rrethana ndërtohet klima dhe instrumentet që sendërtojnë sjelljen dhe mënyrën autoritariste të drejtimit në shoqëri dhe në shtet.

-Aspekt tjetër është kapja dhe kontrollimi i shoqërisë civile, përmes rekrutimeve dhe fondeve aq sa për fatkeqësi kombëtarë, në të shumtën e rasteve drejtuesit e OJF janë atje në krye prej më shumë se 20 vitesh. Bën përjashtim vetëm Rotary Club.

-Një sistem drejtësie i korruptuar, jo i besueshëm dhe korporativ nuk jep garanci për funksionimin e demokracisë përmes ligjit… çka në hyrje të viteve 1990 ishte detyra që shtroi Komisioni Venecias për vendet ish-komuniste, që u futën në periudhën e tranzicionit drejt demokracisë funksionale.

-Mungesa e demokracisë direkte referendare si një mënyrë dinamike e të shprehuri demokratik, që do të ndihmonte demokracinë përfaqësuese duke tejkaluar sjelljet ku janë përballë shumica dhe pakica dhe ku zgjidhja është vendimi që del nga votimi në këtë rast, ku zgjidhja rezulton si imponimi diferencave në vota. Vetëm kështu do të kemi mundësinë që vendimet të jenë në interesin publik të qytetarëve dhe shprehja e tyre me referendum do të shmangte vendimet autoritariste, që manipulohen nga njësitë apo pushtetet vendimmarrëse falë të drejtës që sipas tyre u njeh ligji.
P. Kabo 14 qershor 2017

 

Pse qytetari dixhital i Ramës fa schifo – Nga Skënder Buçpapaj

‘Qytetari dixhital’ i Ramës ‘é una schifezza’ do të thoshin italianët, është një neveri, një krupë, një gërdi, themi ne shqiptarët.

I ashtuquajturi ‘komunikim me qytetarët’ që kryeministri aktual i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ka ndërmarrë në ndërkohën mes zgjdhjeve të reja parlamentare dhe formimit të qeverisë së re ‘socialiste’, nuk është asgjë tjetër veçse një kopjim, një plagjiaturë e “qytetarit dixhital”, që ish kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë në faqen e tij në facebook pas zgjedhjeve parlamentare të para katër vjetëve.

Në ato zgjedhje Sali Berisha e humbi pushtetin, e humbi zyrtarisht drejtimin e Partisë Demokratike dhe, përveç paraqitjeve të tij në seancat parlamentare të të enjteve, nuk ka me çfarë të merret. Kohën e tij më aktive Berisha ua kushton statuseve në faqen e tij zyrtare në facebook dhe komunikimeve me qytetarët. Këta e njohin ish kryeministrin me shkeljet e ndryshme në administratën shtetërore, me fakte të freskëta negative shpesh në kohë reale, që ndodhin në jetën e përditshme anembanë vendit.

Qytetarët që pa ndërprerë e njohin me realitetin, Berisha i përmbledh në “Qytetarin dixhital” dhe komunikimin e tij e konsideron një rubrikë mediatike. Pa përjashtim, të gjitha statuset e Berishës, të buruara nga ky komunikim gjejnë botim të menjëhershëm në të gjitha llojet e mediave shqipe, të të gjitha llojeve.

Vetëm një numër i vogël i tyre nuk konfirmohet nga realiteti, pra janë të rreme, të sajuara qëllimisht nga qytetarët e ndryshëm, për t’ia zbutur ndikimin këtij komunikimi të Berishës. Prej shtatorit të vitit 2013, kur u largua nga pushteti, Berisha, siç e përmenda, i ka gjithnjë e më të pakëta mjetet për ta verifikuar shkallën e vërtetësisë së një informacionit nga terreni. Prandaj reagimi i publikut ndaj kësaj mënyre komunikimi të ish kryeministrit është kryesisht miratuese.

Rama e ka kopjuar në shumëçka Berishën. Përgjithësisht politikanët shqiptarë i kopjojnë shumë pasardhësit e tyre, nga Enveri, Mehmet e deri tek këta të fundit. Të gjitha këto kopjime ‘fanno schifo’, ngjallin neveri. Por kjo do të ishte temë më vete. Rama po e kopjon tashi Berishën ish kryeministër, pra nuk po e kopjon Berishën kryeministër, çka ngjall, veç të tjerash mosmiratime në publik dhe jo vetëm në personat që preken drejtpërdrejt nga këto që publiku i quan ‘listat e zeza’ apo ‘fletërrufe’ të Ramës.

Në këto ‘lista të zeza’, ‘fletërrufe’, ‘dacibao’, ‘gazeta muri’ krahas emrave të panjohur, përfshihen edhe emra personalitetesh të shquar. Këta të fundit nuk i kanë ardhur pas qejfit ndonjë teke të ndonjë militanti ‘socialist’ dhe ky ia nxin emrin drejt e tek vëmendja e kryeministrit aktual.

Publikimi i emrave, të shquar apo të pashquar, të njohur apo të panjohur le të jenë këta, nga kryeministri aktual, në kohën kur ai e mban veten të jetë në kulmin e pushtetit, më i votuari pas Enver Hoxhës, më i stërfuqishmi pas tij, lind një dyshim të fortë, ngre një dyshim të madh: Kryeministri më shumë se fuqinë e tij, më shumë se pushtetin e tij a mos po e ndjen pafuqinë e tij, papushtetin e tij. (?!?) Tashi që e ka timonin i vetëm dhe që po e mbërthen e po shtrydh gjithnjë e më shumë në duart e tij, a mos vallë anijen po ia rrëmbejnë valët dhe atij po i ngelet vetëm timoni?!!!

Sepse një kryeministër në pushtet, për më tepër një kryeministër në ngjitje marramendëse, siç e mendon ai veten e tij, do të kishte mundësinë t’i verifikonte njoftimet e qytetarëve dhe, vetëm pasi t’i ketë veirifikuar, natyrisht, në kohën sa më të shpejtë, t’i shpallë emrat bashkë me bëmat dhe me pasojat e bëmave të tyre.

Administrata e Ramës është e krimbur. Është mirë që kryeministri ta mbajë vëmendjen të përqëndruar pikërisht aty. Për administratën joshtetërore, Rama le të krijojë e konsolidojë institucionet.

Le të ketë edhe pak besim tek Reforma në Drejtësi. Sepse komunikimet e Ramës me qytetarët nuk e zëvendësojnë Reformën në Drejtësi. Edhe këtu duket se po kapërcej në një temë tjetër.
“Listat e zeza” të Ramës, veç të tjerash, nuk shpëtojnë nga sensi i hakmarrjes. Nuk shpjegohen ndryshe ngutjet e një kryeministri, që e kalon një pjesë të madhe të përditshmërisë së tij duke komunikuar në facebook me qytetarët, për të borohoritur sapo në rrjetën e merimangës së tij të komunikimit me publikun bie ndonjë emër i madh.

Paul Tedeshini si Slobodan Milosheviqi, i akuzon shqiptarët e Shqipërisë Etnike, gjoja për krijimin e një “shteti të bashkuar mysliman” në Ballkan!!! – Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

BAROMETRI KOMBËTAR
 
 
      Paul Tedeshini si Slobodan Milosheviqi, i akuzon shqiptarët e Shqipërisë Etnike, gjoja për krijimin e një “shteti të bashkuar mysliman” në Ballkan!!!
 
*** Nuk kanë thënë kot: “Qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë”.
 
-E, kësi qenësh kishte pasur shumë (për eksport) atdheu shqiptar. Mirëpo, me sa të kemi fuqi, mençuri, dituri, trimëri, dinjitet dhe ndërgjegje njerëzore, duhet të luftojmë kundër qenëve të tillë qofshin të myslimanëve, të katolikëve apo të orrtodoksve. S’ka  amnisti, as dhembje e as mëshirë ndaj qenëve të këqinj dhe të qartur për të lëpirë ndonjë asht të huaj. Ata  qenë duhet demaskuar ligji, kushtetuta dhe vetë populli, që po njolloset dhe po rrezikohet prej tyre.
 
*** Paul Tedeschini: “Perderisa ne trojet shqiptare e sidomos ne Kosove po mbahen keto qendrime antishqiptare, antiballkanike dhe antieuropiane hiqnje mendsh se ju len kush te formoni ne trojet shqiptare dhe ne Ballkan nji shtet te bashkuem pseudoshqiptarsh dhe nji shtet islamik sheriatik vegel e Turqise neoosmane dhe baze terroristash islamike.” (http://www.botasot.info/opinione/730322/reagim-ndaj-shkrimit-te-prof-dr-mehdi-hyseni-mbi-bashkimin-e-kosoves-me-shqipnine/ .
 
-Kush e pranon dhe e  heshtë këtë akuzë shpifëse millosheviqiane të Paul Tedeschinit, i bëftë mirë “çorba” e saj!
 
 
-Ja, kjo është akuza e përsëritur dhe e kopjuar e Slobodan Milosheviqit nga Paul Tedeschini për asgjësimin e shqiptarëve si komb dhe si shtet I bashkuar në Ballkan(!)
 
Kjo gënjeshtër dhe akuzë serbomadhe millosheviqiane e Pual Tedeschinsit, është  ofenduese dhe e paprnaueshme për të gjithë shqiptarët, të cilët asnjëherë në historinë e tyre nuk kanë luftuar dhe bërë përpjekje për të krijuar asnjë “shtet islamik” në Ballkan, por kanë luftuar dhe kanë derdhur gjak brez pas brezi, që t’i çlirojnë dhe t’i ribashkojnë tokat e veta të SHQIPËRISË ETNIKE (5 vilajtet shqiptare), që nga vitet e historisë së lavdishme të historisë kombëtare shqiptare (1878-2017). Këtë shtet dhe këtë bashkim e duam edhe sot, jo kurrfarë  “shteti islamik”, siç ka gënjyer dhe  fantazuar mendja e sëmurë e islamofobit dhe e sllobistit sllavo-bizantin, Paul Tedeschinski. Turp! Tradhti mbi tradhti, të pohosh dhe të shkruar diç të tillë, se  disa “filosamanë shqiptarë po duan ta formojnë shtetin e bashkuar islamik në Ballkan”!?!?
 
Profesori nuk ka devijuar për asnjë mm, do ribashkimin e gjithë kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, jo kurrfarë “Shqipërie të Madhe dhe as kurrfraë  “Shqipërie islamike” të Milosheviqit dhe të Paul Tedeschinskit!
 
Mirëpo, kush e ka “mizën në vesh”, porfesori nuk është mjek, që ta shpëtojë nga ajo sëmundje paranoide shumëshekullore ndaj shumicës dërrmuese të popullsisë shqiptare. Këtë realitet askush nuk mund ta ndryshojë në terren, këtë nuk ia arriti  as Milosheviqi (me gjenocin e Serbisë, 1989-1999) e as Paul Tedeschinski me paçavuret e tij akuzuese islamofobe.
 
-Shih çfarë anomalie dhe çmendurie, koka e molepsur dhe bytha e zgjebsur e një islamofobi të çmendur, mundohet ta vërë nën hipotekë Profesorin si “filoosman”, pse, gjoja nuk po “lozka” sipas  “melodisë” së “kavallit” islamofobik dhe çetniko-fashist të  Paul Tedeschinskit dhe të Slobodan Milosheviqit.  Si rrejdhim,fashisti Tedeschinski ka llomotitur këto fjalë tërkuzë të tij: “ Me vjen shume keq Prof. Dr. Mehdi HYSENI per ju sepse keni devijue krejtesisht nga rruga e juej e drejte e deri tashme dhe po bahesh vegel e antishqiptarve filoosman. Pse ju Prof. Dr. Mehdi HYSENI qe jeni i holle dhe i kulturem heshtni per te gjitha keto vepra antishqiptare, te cilat bahen pengese per bashkimin shqiptar ?!?” (http://www.botasot.info/opinione/730322/reagim-ndaj-shkrimit-te-prof-dr-mehdi-hyseni-mbi-bashkimin-e-kosoves-me-shqipnine/ ).
 
-Shih çfarë mikrocefali, çfarë pehlivani i shkollës raciste dhe fashiste të Slobodan Milosheviqit, “Profesori paska devijuar dhe qenka bërë vegël e antishqiptarëve filoosmanë” (Po aty.) .- OH, të marrtë dreqi me “filoosmanë” e me  çetnikë e me fashistë e me sllavobizantinë, po nuk jam unë ai, që mund ta shërojë paranojën tënde se, gjoja për të gjitha të ligat, që paskanë ndodhur në Ballkan dhe në Evropë (XXIV-XXI), fajtorë dhe përgjegjës kryesorë qenkanë shqiptarët myslimanë. Kjo është gënjeshtër dhe pordhë e vjetër allasallave dhe allabizantine.-Kush po të pengon, jeto dhe ushqheu me to, ama shqiptarët myslimanë mos  i akuzo, mos i shpif dhe mos i provoko, se Milosheviqi, tanimë ka ngordhur, që  më 2006. – Rri rehat e mbylle gojën, se askush nuk po të pyet për asgjë. Fundja, kush m…je ti, që mbash “leksione historike” dhe predikuese etj. se çfarë tema duhet të shkruajnë akademikët shqiptarë. –Mos rrej, idiot, se shqiptarët po duan një “Shqipëri islamike” në Ballkan.
 
Pse të akuzohet profesori për “filoosman”, kur në komentin e tij, nuk flet as për osmanë e as pë filoosmanë, por vetëm për propozimin e ish-Presidentitit të Shqipërisë, Alfred Moisiu për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.
 
Kush të pajtohet me Paul Tedeschinin, është kundër Ribshakimit Kombëtar Shqiptar dhe Shqipërisë Etnike
 
*** Akademikët dhe ata që e duan ribashkimin kombëtar shqiptar, nuk duhet të heshtin ndaj asnjë të keqeje siç është islamofobi dhe tradhtari shqiptar Paul Tedeschini.
 
-Paul Tedeschini faqja e zezë, pa asnjë të bardhë, pa asnjë të drejtë, shpif, gënjen dhe i akuzon shqiptarët në sy të botës, se gjoja duan të krijojnë dhe të bashkojnë  një “shtet islamik” në Ballkan!?
 
Po, cili është ai akademik shqiptar, lider politik dhe shtetar shqiptar, që e pranon këtë akuzë fashistoide dhe islamofobe, se gjoja ne po luftojmë për ribashkimin e një “Shteti islamik” në Ballkan?!
 
-Po kjo ishte akuzë çetniko-fashiste e kasapit të Ballkanit, Slobodan MIlosheviq, i cili qysh në vitete e 90-ta shekullit XX i akuzonte shqiptarët e Kosovës, se qëllimi i tyre është “krijimi i njështeti islamik me të gjithë shqiptarët e bashkuar në Ballkan”.
 
Paul Tedechini një rrenc, një provokator, një tradhtar dhe një armik i përbetuar i      kombit shqiptar dhe i SHQIPËRISË ETNIKE
 
-Sepse ka shumë vite, që luan rolin e  hunterit  dhe të racistit islamofob shqipfolës, duke ndjekur, shpifur, njollosur etiketuar dhe përfolur akademikët shqiptarë  të përkatësisë myslimane.
 
Kjo është sëmundja e tij e pashërueshme psikopatalogjike, jo komenti i Prof.Dr.Mehdi Hysenit me titull “Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu apelon Kosovën dhe Shqipërinë për bashkim!”, të publikuar në disa masmedia shqiptare në shtatorin e vitit 2013, sepse në këtë nuk thuhet asgjë e keqe dhe negative për shqiptarët dhe për  RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE. Përkundrazi është në favorin  e mbrojtjes së interesave vitale të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE. Ky është mesazhi i komentitit tim “Ish-Presidenti Alfred Moisiu apelon Kosovën dhe Shqipërinë për bashkim”.
 
Kush është  i ditur, i emancipouar, progresiv dhe  patriot i palëkundur shqiptar e mbështetë dhe e përqafon komentin e Prof.Dr.Mehdi Hysenit. Ndërkaq,  kush është kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, dhe me gjerë, dihet si në “grurë të kuq”, se ato janë  bajgat sllavo-bizantine me Paul Tedeshinët në kyre.
 
Prandaj, ky bashkim e pengon greko-sllavin Paul Tedeschinski dhe të gjithë të tjerët që janë si ky, sepse i frikësohen si këtu e 200 vjet më parë. Ky është një nga faktorët kryesorë historikë dhe politikë që kanë ndikuar negativisht në ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të copëtimit të pesë (5) vilajeteve të SHQIPËRISË ETNIKE.
 
Së pari, lexoni tekstin integral të komentit të Profesorit, pastaj paçavuren e “filozofit”-gjahtarit islamofob Paul Tedeschinsi!
 
Pra, para se t’i shprehni opinionet e juaja lidhur me “reagimin” e Paul Tedeshinit, patjetër, duhet ta lexoni origjinalin(tekstin e plotë) të komentit tim, që nuk përban asgjë të keqe dhe negative për interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE. Lexoni në: https://opozita.com/2017/07/alfred-moisiu-ribashkimin-e-kosoves-shqiperine/ në mënyrë që vërtetoheni se krejt çfarë ka shkarravitur diletani P. Tedeschini në “reagimin” e tij shpifës me titull: http://www.botasot.info/opinione/730322/reagim-ndaj-shkrimit-te-prof-dr-mehdi-hyseni-mbi-bashkimin-e-kosoves-me-shqipnine/, nuk ka asnjë  fjalë dhe asnjë fjali, që mund t’i referohet përmbajtjes së komentit tim. Kjo është kryesorja, sepse krejtësisht ka dalë prej temës së pasqyruar në komentin tim.
 
           Si alibi i  “reagimit” ,  Abdi Baleta!
 
Edhe pse Tedeschinski e gënjen opionionin se e “ka lexuar me vëmendje” komnetin tim, dalja nga tema dëshmon të kundërtën.
 
Ja si ka filluar “reagimin” Paul Tedeshini”:”Lexova me vemendje shkrimin e Prof. Dr. Mehdi HYSENI me titull “Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu apelon Kosovën dhe Shqipërinë për bashkim!” te publikuem me daten 23 shtator 2013 ne TSH. Prof. Dr. Mehdi HYSENI, t’paska fute n’thes ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme !!!!! Tashti e kuptoj se pse ne shkrimet e jueja ke ndrrue drejtim dhe e keni lane rrugen e maparshme objektive dhe tamam patriotike.” (http://www.botasot.info/opinione/730322/reagim-ndaj-shkrimit-te-prof-dr-mehdi-hyseni-mbi-bashkimin-e-kosoves-me-shqipnine/ ,12 korrik 2017).
 
Së pari, ky pasus është shkruar me njëqind gabime gramatikore dhe sintaksore, jashtë normës së gjuhës letrare shqipe, që dëshmon nivelin e analfabetizmit të Paul Tedeschinit, të cilin lexuesi e ka të vështirë ta lexojë dhe ta kuptojë se çfarë ka dashur të thotë ai me paçavuren e vet.
 
Së dyti, duke mos ditur nga t’ia fillojë “kritikën” objektit të analizuar të komentit (mbase profesionalisht është “handicap”  analfabet, që di të ofendojë dhe të  ‘polemizojë” vetëm me emrat e autorëve të shqiptarëve myslimanë, jo me përmbajtjen e komenteve, të anlaziave dhe  të veprave të tyre) , ai në mungesë të argumenteve, fillon ofendimin vulgar: “Prof. Dr. Mehdi HYSENI, t’paska fute n’thes ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme !!!!! Tashti e kuptoj se pse ne shkrimet e jueja ke ndrrue drejtim dhe e keni lane rrugen e maparshme objektive dhe tamam patriotike.” (www.bota.sot, po aty.).
 
Diplomati dhe nacionalsiti Abdi Baleta ia ka futur të “dy këmbët në një këpucë” Paul Tedeschinit se është analfabet, primitiv dhe racist, JO Profesorit Hyseni, sepse  janë të një rangu, edhe pse Hyseni nuk ishte  diplomat i Enver Hoxhës!
 
-Islamofobit Paul Tedeschini si “patriot e demokrat i  sëmurë”, i pasksha “djegur aq shumë”, pse unë kam cituar këtë thënie shumë të qëlluar të Prof.Dr. Abdi Baletës: “*** Abdi Baleta (diplomat): “Nëse nuk e kërkon atë që të takon, as miku më i mirë nuk ta vnon”!
 
Si rrjedhim, kokëboshi dhe kododshi, idiotikisht shprehet: Prof. Dr. Mehdi HYSENI, t’paska fute n’thes ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme!!!” (Po aty.).  –JO, të ka futur ty në atë  “thes”, se je analfabet të polemizosh me të!
 
Asnjë armik i SHQIPËRISË ETNIKE nuk ka mundur, dhe nuk do të mund, të më fut    të “njëjtin thes” me Paul Tedeschinët sllavo-bizantinë
 
Athua, vallë, pse Abdi Baleta na “qenka aq i rrezikshëm”, i cili profesorin M.Hyseni e “pasksha futur në thes”, sipas mendjes së sëmurë të piskopatit Paul Tedeschinit?!
 
 
Sepse, sipas Paul Tedeschinit, Abdi Baleta  paska qenë “ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme !!!!! (Po aty.).
 
Përkundrazi, Baleta  qëmoti e ka futur në “thes” analfabetin  dhe islamofobin Paul Tedeschini, JO Profesorin Mehdi Hyseni, i cili, edhe pse nuk ka qenë ambasdador disavjeçar i Enver Hoxhës në OKB sikurse Baleta, është i të njëjtit rang për nga shkalla  e arsimimit profesional.
 
Në këtë rast, Paul Tedeschinsikit nuk i dhemb, pse Baleta ka qenë “ish-komunist”, por, pse ka qenë shqiptar mysliman  diplomat në OKB. Këtu, është fjala për islamofobinë, për xhelozinë dhe për urrejtjen e Paul Tedeschinit , pse ky  cung i paditur nuk e ka pasur atë privilegj të Enver Hoxhës, të ishte “ambasador disavjeçar” në OKB,  në vend të Abdi Baletës. Ky është problem i Tedeschinsit, i cili nuk di se  në çdo sistem qoftë kapitalist, qoftë socialist, diplomatë dhe ambasadorë, si rregull, dërgohen njerëzit e aftë dhe të përgatitur për këtë profesion, jo analafabetët e tipit P. Tedeschinit.
 
–Shkurt e shqip, dhe shumë thejsht, le të bëhet Pul Tedeschini sikurse Abdi Baleta, pastaj, le të aplikojë për ndonjë pozitë ambasadori të Shqipërisë, e mos pështyjë, të mos vjellë në emrin dhe në profesionin e Baletës, (vetëm pse i përket komunitetit mysliman)  i cili,  pas ndryshimit të sistemit komunist në Shqipëri (1990) me veprat, me analizat, me veprimtarinë e tij politike ka dëshmuar aftësinë politike, diplomatike, juridike, kredibilitetin dhe patriotizmin e tij si nacionalist dhe demokrat i vërtetë shqiptar.
 
Duke qenë se Paul Tedeschinskit, i paska penguar citati im nga Abdi Baleta, ndaj e pasksha   “sanksionuar si gabim”  (ngase ai paska qenë komunist), atëherë, pse nuk e ka përmendur edhe “gabimin e dytë”-citatin e ish-Presidentit të Shqipërisë, , Alfred Moisiu, i cili, edhe ky  si Abdi Baleta ka qenë komunist, kolonel dhe gjeneral në kohën e Enver Hoxhës?!
 
Thjesht, nuk ka pasur guximin ta pëmendë emrin e ish-presidentit të nderuar Alfred Moisiu  dhe ta antemojë sikurse Abdi Baletën, sepse do t’ia kishte “ngrehur veshin” ngaqë ai i përket besimit ortodoks. Kjo është arsyeja, pse Paul Tedeshini  ka bërë dallimin mbi bazën fetare dhe ideologjike komuniste mes Abdi Baletës dhe Alfred Moisiut. Njërin e vë nën hipotekën e komunizmit, tjetrin jo, edhe pse të dytë i kanë takuar të njëjtit system politik të Shqipërisë socialiste. Mirëpo, asnjëri e as tjetri nuk kanë qenë kriminelë,mafiozë, shitës e as tradhtarë të asaj dhe të kësaj Shqipërie, por vlera të mirënjohura kombëtare dhe atdhetare shqiptare.
 
II. Kaptina e dytë e shpifjeve dhe e akuzave të ndyra të islamofobstit Paul Tedeschini!
 
Në vend se t’i përmbahet objektit të shqyrtuar në komentin tim, ka shkarravitur një paçavure të veçantë, të cilën e ka  faturuar në llogarinë time,  që nuk ka  asnjë fije lidhjeje me përmbajtjen e komentit tim “Presidenti Moisiu do ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.
 
Ja, se si  islamofobi dhe fashisti Paul Tedeshinsi  ka lehur për “Evropën XX, për copëtimin e torjeve filosmane shqiptare, për copëtimin e Gjermanisë naziste…,për sulltanët,  veglat Haxhi Qamiliste-Esat Toptaniste, te cilet bertitshin Duem Baben Sulltan. Ne te njajtin kor ka qene edhe shumica e klerit renegat musliman pjelle e Turqise Osmane dhe vegel kuislinge e saje…..”Lexoni  gjerësisht këtu: : http://www.botasot.info/opinione/730322/reagim-ndaj-shkrimit-te-prof-dr-mehdi-hyseni-mbi-bashkimin-e-kosoves-me-shqipnine/.
 
Për të gjitha këto marrina dhe shkarrania, që ka shkruar në  “komentin” e tij të veçantë, që nuk kanë të bëjnë fare me shkrimin tim, nuk do ta them asnjë fjalë, le t’i përgjen të tjerët, nëse konsiderojnë se duhet përgjigjur.
 
Mirëpo, jam i detyruar,që t’i përgjigjem për shpifjet,për insinuatat dhe për të githa akuzat, moralizimet dhe “sugjerimet” ironizuese dhe përçmuese, që pa kurrfarë arsyeje dhe, pa kurrfarë të drejte i ka  i drejtuar në adresën time, thejsht mbi bazën e urrjetjes  raciste islamofobiste, si Mehdi Hysen, jo pse komenti im ka ndonjë element gjasues me shpifjet dhe me intrigat e tij provokuese që “ka merituar”, të bëhet “srpska-grcka- vizantisjka sllata” e tij.

Një plakushe rrudhace, një zgërbonjë, me vello nuseje të re – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 
Të dashur miqtë e mi të nderuar Elida dhe Skënder Buçpapaj,
Në Portalin tuaj “VOAL” të ditës së djeshme, lexova artikullin redaksional me titullDie Welt për Samitin e Triestes: Brukseli po synon krijimin e Jugosllavisë së re”.
U revoltova tej mase në qenien time të pafuqishme për t’i ndëshkuar rëndë projektuesit e “Jugosllavisë së re” – Parisin dhe Berlinin -, të cilët duan ta varrosin përfundimisht aspiratën mbinjëshekullore të kombit shqiptar për ribashkim të trojeve etnike. Përsëri në qenien time të pafuqishme, klitha përbrenda:
“Eh, ore Çurçill, ç’gabim fatal bëre që këmbëngule dia herë dhe i mbushe mendjen Ruzveltit për hapjen e Frontit të dytë kundër Gjermanisë naziste! Pse nuk e le mbarë Evropën Perëndimore në mëshirën e Hitlerit? Se pastaj Hitlerin do ta sulmonte Armata e Kuqe e Stalinit. Sulmin Stalini e kishte planifikuar ta fillonte të dielën e 06 korrikut 1941 (por Hitleri ia rrëmbeu iniciativën nga dora më 22 qershor 1941) dhe plani ishte hartuar që sulmi të ndalonte në Gjibraltar. Kësisoj mbarë Evropa Perëndimore do të qe bërë komuniste dhe pas një gjysmë shekulli do të qe katandisur në atë derexhe ekonomike, ku u katandis Bashkimi Sovjetik në fundin e viteve ’90”.
Këtë përsiatje e bëra për arsye se Perëndimi evropian, sidomos Franca dhe Gjermania, ushqejnë në heshtje një dashuri përvëlimtare për Rusinë, por qysh të bëjnë se u ka zënë rrota bishtin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë Rusia e ndien, e kupton shumë mirë, Prandaj edhe, ashtu siç po punon me ethe për rikrijimin e perandorisë sovjetike, po mundohet të rikrijojë “Jugosllavinë e re” me ndihmën e Perëndimit Evropian. Sepse përmes Jugosllavisë së re, të kësaj plakusheje rrudhace, kësaj zgërbonje me vellon e një nuseje të re, Rusia kërkon të jetë violin e parë në Evropën Juglindore dhe këtë rajon, përmes Serbisë, ta ketë nën kontrollin e vet të rreptë. Prandaj nuk ishte fare rastësi ndërhyrja e paradokohshme e Moskës, përmes ambasadorit të saj në Bruksel.
Përmes mjeteve të informimit masiv është bërë e ditur se “ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov, ka deklaruar se vendi i tij mund të ofrojë alternativë për Maqedoninë, Ballkanin Perëndimor apo qoftë ndonjë vend tjetër, për shkak se, sipas tij, gjithmonë ka alternativë tjetër nga integrimet euroatlantike, transmeton INA, duke cituar portalin euroaktiv” (Citohet sipas: “Integrimi në NATO e BE? Rusia ka tjetër ofertë për Maqedoninë”. Faqja e internetit Përqasje”. 06 maj 2017).
Në këtë mënyrë, të dashur miqtë e mi, Perëndimi evropian po synon që kombit shqiptar t’i vendosë në krye “çobanin serb”. Dhe këtij synimi nuk ia pret dot turrin kush, se në krye të klasës politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, është ulur këmbëkryq tradhtia kombëtare, e cila, në vazhdën e traditës së tradhtarit kriminel Enver Hoxha, serbosllavizmin e ka fort për zemër, kurse populli shqiptar është mercenarizuar dhe, me heshtjen e vet, e ka vënë veten tërthorazi kokë e këmbë në shërbim të kësaj tradhtie.
Me respekt dhe mirënjohje ndaj jush.
Eshref Ymeri
San Diego, Kaliforni
13 korrik 2017