VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tri poezi nga RENE SHAR – Përktheu FASLLI HALITI

By | June 19, 2019

Komentet

Dy shkrime të Fan Nolit mbi J. Krishtin dhe Muhametin – Nga Prof. Nasho Jorgaqi

 

FJALA E PËRGATITËSIT

Lexuesi po merr në dorë një vepër që u projektua nga Fan S. Noli për t’u botuar, por që nuk arriti të shohë dritën e botimit në gjallje të tij.

“Portrete dhe skica” ka një histori disi të veçantë, po të kemi parasysh rrethanat në të cilat u hartua dhe mori trajtën e një vepre më vete. Në letrën që i shkruan shkrimtarit Bernard Shou më 15 mars 1948 Fan Noli njofton: “..Tani jam plotësisht i angazhuar me librin tjetër, të cilin ndoshta do ta quaj “Portrete dhe skica”, një përmbledhje artikujsh mbi njerëz të ndryshëm të famshëm si: Omar Khajami, Makiaveli, Kromuelli, Muhamed Aliu i Egjiptit, Tolstoi etj. Letra juaj e këndshme e II “nëntorit l947, më inkurajoi të mbledh gjithë shkrimet e harruara dhe të provo] përsëri fatin. ” Siç shihet, ideja dhe angazhimi i Nolit për t’i mbledhur dhe botuar artikujt e tij historiko- biografikë në një vëllim me titull “Portrete dhe skica” ndodhi në disa rrethana shumë inkurajuese. Noli sapo kishte botuar studimin monografik “Bet’hoveni dhe revolucioni francez” dhe përjetonte suksesin e merituar. Vepra, jo vetëm kishte gjetur jehonë të gjerë në shtypin shkencor, por kishte tërhequr vëmendjen dhe ishte çmuar lart nga një varg personalitetesh të përmasave botërore. Në mes tyre dallonin B. Shou që do ta quante “biograf të dorës së parë” dhe T.Mani që veprën do ta cilësonte “të shkruar me mjeshtri”. Me sa duket, këto vlerësime dhe mjaft gjykime pozitive për talentin dhe aftësitë e Nolit si historian — biograf, e bënë atë t’i hyjë punës për përgatitjen e veprës së re. Disa prej atyre ai i kishte shkruar dhe botuar ( O. Khajami, Makiaveli, Muhamed Aliu, Tolstoi e ndonjë tjetër), të tjerat i kishte në dorëshkrim (Jezu Krishti, Muhameti, Mbretëresha Viktoria, Monteverdi, R.Shtrausi etj) Po ndërkaq, punonte ose përgatitej të shkruante portrete ose biografi të shkurtra për figura të shquara historike si Piroja i Epirit dhe Ali Pashë Tepelena. Në një bisedë që ka zhvilluar me diplomatin Behar Shtylla në atë kohë, Noli i tregon atij për punët studimore me të cilat po merret:

“Tani po punoj për të shkruar një monografi për Piron e Epirit, Piron tonë… Për Ali Pashë Tepelenën kam një feblesë të veçantë, siç thonë francezët…Po mbledh materiale dhe dua të shkruaj për të” (Behar Shtylla: “Fan Noli siç e kam njohur”—Kujtime, 1997)

Nuk dimë nëse punimet studimore për këto dy figura do t’i përfshinte ose jo në vëllimin “Portrete dhe skica”, por dimë se studimin mbi Kromuellin ai e përmend në planin që i paraqet B. Shout. Fatkeqësia është se të tria këto vepra nuk janë gjetur deri më sot, dhe kjo përbën një zbrazëtirë në trashëgiminë noliane.

Fan Noli, me gjithë dëshirën e mirë që pati për t’i përmbledhur artikujt e tij historiko—biografikë në një vëllim, nuk arriti ta botojë librin “Portrete dhe skica”. Arsyeja kryesore, me sa duket, ka qenë ajo financiare. Me të ardhurat që kishte ai nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet e botimit të librit të ri. Federata ”Vatra” që e ndihmonte, sapo i kishte botuar veprën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Për të kuptuar gjendjen e vështirë materiale të Nolit, mjafton të përmendim fjalët që i thotë Shout kur i shkruan se : “E hoqa qafe librin tim për Bethovenin dhe revolucionin e tij. Ia shita sa për një këngë Federatës ”Vatra”, e cila e shpërndau si shpërblim për abonuesit e rinj të botimeve të saj. ”

Është, pra, e qartë arsyeja se përse “Portrete dhe skica” mbeti dorëshkrim dhe nuk u bë fakt publik për kulturën shqiptare. Një realitet i tillë mund të na duket paradoksal, por ja që kështu paraqitet gjendja e vërtetë. Me këtë paradoks u ndesha për herë të parë kur bëja hulumtime në Arkivin e Nolit në Boston dhe lexova letrën dërguar B.Shout. Ndjeva menjëherë dhimbje dhe në çast më lindi ideja se vetë fakti që Noli nuk kishte arritur ta botonte veprën, e kthente atë në një amanet që priste të përmbushej.

Kështu dhe i hyra punës për të gjetur, mbledhur dhe sistemuar ato punime studimore të karakterit historiko—biografik, që do të përbënin përmbajtjen dhe fizionominë e librit “Portrete dhe skica”. Një pjesë ishin të botuara, disa i kisha gjetur në dorëshkrime më parë, të tjerat i zbulova në Arkivin e Bostonit. Në mes tyre përfshiva edhe portretet e U.Uillsonit dhe FKonicës. U mundova t’i afrohem sa më shumë projektit origjinal të autorit.

Megjithatë, “Portrete dhe skica”duke qenë një vepër e hapur, në këtë botim të dytë u pasurua me shkrime të tjera. Na mban shpresa se një ditë do të gjenden dhe biografia e Piros dhe ajo e Ali Pashë Tepelenës dhe vepra do të marrë formën përfundimtare. Dua të falenderoj dhe t u shpreh mirënjohje botërisht të gjithë atyre që më ndihmuan në hulumtimet e kryera në Arkivin e E.Nolit në Boston dhe AQSH në Tiranë.

JETA E JEZUIT (Dorëshkrim i nxjerr nga Arkivi i Fan Nolit në Boston, shkruar në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar)

Problemi sinoptik

Tre Ungjijtë e parë, i Mateut, i Markut dhe i Lukës, njihen si Ungjij sinoptikë, sepse nga përmbajtja, nga gjuha dhe renditja, ata kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe prandaj mund të vështrohen së bashku ose në mënyrë sinoptike. Problemi sinoptik është problemi i marrëdhënieve midis këtyre Ungjijve, si për ndikimin, varësinë reciproke dhe origjinën e përbashkët, që rrjedh nga tiparet e tyre të përbashkëta.

Për ngjashmëritë dhe ndryshimet e katër Ungjijve janë paraqitur teori të ndryshme. ja disa prej tyre:

  1. Teoria e frymëzimit e cila i shpjegon ngjashmëritë si të dukshme dhe ndryshimet si plotësim për zbrazëtitë e Ungjijve të tjerë.
  2. Teoria e harmonizimit, e cila i shkrin pjesët e ngjashme dhe i përsërit pjesët e ndryshme si të dalluara nga njëra—tjetra. Përpjekja e parë në këtë drejtim është bërë në shekullin e il nga Tatiani, i cili kombinoi katër
  3. Teoria e rritjes e parashtruar nga Shën Agustini, sipas së cilës Ungjijtë u rritën njëri pas tjetrit si topa dëbore duke u shtuar ose duke u kondensuar.
  4. Teoria gojore sipas së cilës një Ungjill stereotip tradicional i ka paraprirë ngjashmëritë dhe ndryshimet kur Ungjillorët e ndryshëm në vende të ndryshme e vunë me shkrim Ungjillin gojor.
  5. Teoria e Ungjillit primitiv, sipas së cilës ngjashmëritë dhe ndryshimet kanë dalë nga përkthime të ndryshme të një Ungjilli origjinal në gjuhën aramishte, që ka qenë edhe gjuha Jezuit.
  6. Teoria fragmentare, e parashtruar nga Shlejer Maheri, sipas së cilës Ungjijtë tanë u montuan duke bashkuar fletushka fragmentare, përkujtesa, shënime lutjesh dhe shkrime propagande.
  7. Teoria dokumentare, sipas së cilës Ungjijtë tanë rrjedhin nga dokumente të ndryshme origjinale, të shkruara në gjuhën greke.

Nga teoritë e mësipërme, vetëm ajo dokumentare është mbajtur prej studiuesve modernë. Teoritë më të vjetra janë hedhur poshtë si të papërdorshme, me përjashtim të teorive gojore dhe fragmentare, të cilat janë pranuar me rezerva si ndihmëse për teorinë dokumentare.

Të gjithë studuesit e sotëm pajtohen që Ungjilli i Markut është dokumenti i Ungjillit më të vjetër, i shkruar jo më vonë se viti 70 pas Krishtit, megjithëse ka mendime të ndryshme për origjinën e tij. Ungjijtë e Mateut dhe të Lukës janë të varur prej Markut. Nëse tre Ungjijtë e

parë kanonikë paraqiteshin në kolona paralele, do të bëhej menjëherë e qartë se midis tyre ka lidhje letrare: Iu Nga 66! versete që ka Ungjilli i Markut, 600 janë riprodhuar ose paraqitur thelbësisht tek Ungjilli i Mateut, dhe rreth 350 tek Luka, ndërsa materiali i Markut, i cili tërësisht nuk paraqitet as te Ungjilli i Mateut, as te i Lukës, përbën gjithë—gjithë 3I versete. 2. Ngjashmëritë letrare janë fjalë për fjalë nganjëherë në të tria përmbledhjet, më shpesh ose midis Mateut e Markut, ose midis Lukës e Markut dhe vetëm rrallë, midis Mateut dhe Lukës kundrejt Markut. Për këtë arsye, i fundit është gjithmonë në mes. 3. Nga ana gjuhësore Marku është më i papërpunuar dhe më pak i lëmuar për nga stili, mjaft shpesh i zbutur dhe i korregjuar nga Mateu dhe Luka. 4.Jezui i Markut është më human dhe primitiv, ndërsa tek Mateu dhe Luka, Jezui bëhet gjithnjë e më shumë mbinjerëzor dhe qiellor. 5. Renditja e faktike e lëndës te Marku, pak a shumë riprodhohet te Mateu dhe Marku: Mateu e ndjek renditjen e Markut duke e zgjeruar lëndën, ndërsa Luka e riprodhon lëndën e Markut në blloqe, midis të cilëve shton lëndë jo të Markut. 6. Është e vërtetë se nganjëherë si Mateu edhe Luka e prekin, e redaktojnë, i zhvendosin, e ndryshojnë dhe e shkruajnë lëndën e Markut mjaft lirshëm. Megjithatë, nga faktet e përmbledhura më sipër, del një përfundim i pashmangshëm se, që të dy e kanë përdorur Markun si burim. Mateu e Luka kanë të përbashkët një lëndë, kryesisht Iigjërata, që nuk gjenden tek Marku dhe që arrijnë rreth 200 verseta. Pikëpamja se Luka ka kopjuar Mateun ose anasjelltas, ka më pak mundësi të jetë e vërtetë sesa hipoteza se këto e kanë prejardhjen nga një dokument tashmë i humbur që zakonisht përmendet me simbolin Q. simbol që përbën shkronjën e parë të fjalës gjermane Quelle, domethënë “Burim”. Është e pamundur që tradita gojore të ketë qenë burim i përbashkët, përderisa përputhjet shkojnë deri tek formulimi faktik i fjalëve në thëniet greqisht, duke treguar se kemi një varësi letrare. Përpjekjet për të rikonstruktuar Q—në kanë qenë të shumta, por rezultatet janë mjaft kontradiktore. Prof. Ropes, në librin e tij mbi Ungjijtë sinoptikë, është i prirur të mendojë se teoria e Q—së ose e Logias, që greqisht do të thotë “Thëniet”, “ka pasur prirje të modifikohej, të përpunohej dhe të ndërlikohej aq shumë, sa për këtë arsye, në mos për ndonjë tjetër, të krijonte dyshime për vlerën e saj.”. Dibelius nuk i jep ndonjë rëndësi të vecantë teorisë Q. Dibelius nuk kujdeset për thënien ose logian e mirëfilltë por për formën e tyre origjinale e cila përcakton vlerën e tyre historike sipas teorisë së tij të Formgeschichte (gjerm. historia e formës). Dhe është fare e qartë se Mateu dhe Luka i dhanë një formë të re Logias, kur i përfshinë në ungjijtë e tyre. Të shkëputura nga forma e tyre origjinale, Logiat humbën vlerën e veçantë, e cila, sipas Dibeliusit, edhe në rastin më të mirë, do të kishte qenë relative.

Ungjilli ynë i Markut dhe Q-ja hipotetike supozohet se kanë qenë dy dokumentet pre| të cilëve Mateu dhe Luka kanë nxjerrë pjesën më të madhe të lëndës së tyre. Kjo quhet Teoria e Dy Dokumenteve ose “Dy të Mëdhenjve”. Striteri nuk është kënaqur me këtë. Ai propozon teorinë e Katër Dokumenteve ose Katër të Mëdhenjtë. Sikurse thotë ai në studimin e tij “Katër Ungjijtë” (f223), “një shumësi burimesh është historikisht më e mundshme”. Si rrjedhim, “Katër të Mëdhenjtë” janë më të preferueshëm se “Dy të Mëdhenjtë” dhe ja cilët janë: I. Marku, që do të thotë pak a shumë Ungjilli i Markut dhe që përfaqëson traditën e Romës, viti 66 pas Krishtit. 2. Q. ose Logia, që përfaqëson traditën e Antiohut, viti 50 pas Krishtit. 3. M, që përfaqëson traditën e Jeruzalemit dhe shpjegon lëndën e pastër të Mateut, viti 60 pas Krishtit. 47 L, që përfaqëson traditën e Cezaresë dhe shpjegon lëndën e mirëfilltë të Lukës, viti 60 pas Krishtit.

Në të kaluarën kemi pasur “Dytë Mëdhenjtë”, tani kemi “Katër të Mëdhenjtë”, shumë shpejt do të kemi “Pesë të Mëdhenjtë”. Pa dyshim që dokumenti i Pestë është Ungjilli i Joanit, kulmi dhe konkluzioni logjik i evoluimit të Ungjillit. Joani përfaqëson traditën e Efesit. Ai është konsideruar si një i dëbuar në fillimet e kritikave të Ungjillit; më vonë u lejua të kthehej në shtëpinë prindërore si Djali Plangprishës, tani kërkon vendin e parë në Sofrën familjare si dishepulli i dashur i Zotit. Ai do ta marrë atë vend. Pavarësisht nga pakujdesitë, ai tregoi se kishte të drejtë për shumë çështje vendimtare, si mesianizmi i hapur, shërbesa Judaike. kryqëzimi në vigjile të festivalit fetar çifut në përkujtim të çlirimit dhe skllavëria në Egjipt dhe gjyqi romak i Pilatit, duke errësuar, ose pothuaj shmangur gjyqin çifut të Sanhedrinit. Në fakt, sipas Dibeliusit, tregimi i Joanit për Pasinin ndjek traditën më të vjetër të kishës aq besnikërisht, sa është e mundur të bëhet harmoni sinoptike e Pasionit (vuajtjet dhe vdekja e Krishtit) në katër Kolona, që të përfaqësojnë katër Ungjijtë tanë.

Kryesisht, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht qëkurse Dibeliusi hyri në arenën e kritikës së Biblës me Historinë e tij të Formës (Formgeschichte) në një mënyrë aq brutale, sa bëri copë e thërrime Ungjijtë, duke i copëtuar në pjesë të vogla paradigmash, përrallash, mrekullish, legjendash e mitesh. Dhe ja ku jemi prapë në kaosin e parë, në një labirint fragmentesh letrare, të cilat ruhen nga Ungjijtë tanë në formën e tyre origjinale, sikurse përdoreshin nga misionarët, predikuesit dhe priftërinjtë. Ato fragmente letrare përfaqësojnë traditat e ndryshme stereotipe gojore ose më tepër një material propagandistik të kishave të ndryshme mëmë. Ungjillorët thjesht i mblodhën dhe i shkruan. Ajo çka realisht kemi në Ungjijtë tanë përbëhet prej predikimesh, mësimesh dhe tregimesh predikuese.

A ka ndonjë material historik në këta katër mozaikë të artit të predikimit që ne i quajmë Ungjij? Po, ata përfaqësojnë doktrinat e kishës primitive rreth vitit 60 pas Krishtit deri në vitin I920. Por ata tregojnë shumë pak për Jezusin historik. Ajo çka dimë për të jashtë çdo dyshimi, sipas Ernest Renanit dhe sipas Alfred .Loisy, mund të shkruhet në një faqe me një rresht të vetëm. Martin Dibeliusi mund të shtonte se madje një rresht do të ishte një arritje, përderisa natyra e traditave origjinale që ruhen me Ungjijtë tanë dhe në Dhjatën e Re në përgjithësi, është teologjike dhe “jolaike” por nuk është historike. (fq. 300-301)

  1. Lindja nga Virgjëresha

Nuk ka dyshim se si Ungjilli i parë, ashtu dhe i treti, e paraqesin lindjen e jezuit si diçka të mbinatyrshme. Nëna e tij ishte fejuar me Josifin, por ishte ende e virgjër kur e lindi Krishtin. Lindja e mbinatyrshme tregohet nga Mateu l. 18—25. dhe nga Luka I. 26-38.

Tek Luka, Maria pyet: “Si do të ndodhë kjo kur unë nuk kam rënë me burrë? ” Dhe engjëlli përgjigjet: “Fryma e shenjtë do të zbresë mbi ty dhe fuqia e Zotit do të të mbulojë, prandaj edhe ai që do të lindë, do të quhet i shenjtë, Biri i Zotit”. Mateu u shpreh pak më ndryshe, po jo më pak qartë : “Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu : Kur nëna e tij, Maria ishte fejuar me Josifin, para se të bashkoheshin ajo u gjend me fëmjën e Frymës së Shenjtë” Dhe Mateu shton tekstin e tij vërtetues nga Isaia 14, i cili flet për lindjen e një virgjëreshe në tekstin greqisht të Septuagintës, ndërsa në tekstin origjinal hebraisht “Virgjëresha” që mbante fëmijën në trupin e saj, del se ishte një zonjë e re që priste të bëhej nënë e zakonshme, e vogël. Me përjashtim të këtyre dy pasazheve, të dy, si Mateu dhe Luka flasin më vonë për Jezuin si birin e Josifit. Marku dhe Pali nuk dinë gjë për lindjen nga Virgjëresha dhe as Joani nuk e përmend këtë sepse për të Jezui ishte mishërimi i Zotit. Historia e lindjes nga Virgjëresha shpjegohet kështu : Mateu dhe Luka e gjetën atë në traditat e tyre gojore ose në ndonjë lloj fletushke dhe iu desh t’i jepnin një vend në Ungjijtë e tyre. Ajo padyshim ka origjinë pagane, por me rrënjë të thella në imagjinatën popullore dhe kishës iu desh ta mishëronte si përbërëse të besimit në Kredon e Nikesë. Dibeliusi e klasifikon atë si Iegjendë

III. Pagëzimi i Jezuit

Ky fakt paraqitet nga Marku (I, 9—l I), nga Luka (III, 21—22), nga Joani (I, 2934) pa ndonjë shënim ose koment, dhe nga Mateu (III, [3—57) në një mënyrë që nënkuptonte se kishte nevojë për shpjegim. Tek Marku, Epifania duket se është eksperiencë e brendshme për Jezuin dhe në këtë rast për Dibeliusin ajo është një “legjendë”. Tek Mateu, Luka dhe Joani, Epifania ndodh për të mirën e njerëzve sikurse edhe të Jezuit dhe në këtë rast për Dibeliusin është një “mit”. Tek Mateu, Marku dhe Luka, Jezuit për herë të parë i vishet dinjiteti i Mesias, ndërsa tek Joani ai është vetë Mesia, të cilin Baptisti e shpall të tillë që para se ta pagëzonte.

Mateu ka të drejtë. Nevojitet një shpjegim për të sqaruar misterin: Si është e mundur që biri pa mëkate i Zotit, pranon një pagëzim pendimi për mëkate që nuk i ka bërë? Dhe Mateu, të cilit kurrë nuk i mungojnë tekstet e vërtetimit, nuk ka mundur të gjejë diçka që të ndihmojë në zgjidhjen e këtij rasti. Përgjigjen e jep Dibeliusi: Tradita e pagëzimit të Jezuit në duart e Joan Pagëzorit ka qenë unanime në të gjitha kishat mëmë.

Si rrjedhim Ungjillorëve u duhej ta shënonin dhe të pajtoheshin me të. Ekziston edhe një mister tjetër: Joani paraqitet direkt ose tërthorazi nga të gjithë Ungjillorët si dëshmitar i Epifanisë së parë të Krishtit, por pas Ungjijve sinoptikë e harron gjithçka rreth kësaj, kur është në burg dhe dërgon dishepujt e tij të pyesin Jezuin se ç’kuptonte ai kur pretendonte se ishte Mesia. Padyshim këtu kemi të bë|më me dy tradita në konflikt me njëra—tjetrën: !. Një rol mesianik i Jezuit që fillon me pagëzimin e tij. 2. Një rol mesianik pas burgosjes së Joanit.

Duket qartë se tradita e parë është më e vjetra dhe Ungjilli i Katërt është në rrugë të drejtë për sa i takon kësaj çështjeje.

  1. Tundimi

Joani e përjashton tërësisht tundimin, Marku (12—I3 ) e largon me një varg të vetëm; Mateu ( IV, I-II )dhe Luka ( IV—l-I3 ) e tregojnë gjithë historinë ndoshta nga Q ose Logia. Sipas traditës Mesias i duhej të mposhte Djallin, prandaj Jezui e fillon rolin e tij si Mesia me një duel kundër tunduesit. Ky është një lloj provimi për të hyrë në rolin e Mesias, ose më mirë beteja e hapjes së Fushatës Mesianike. Dibeliusi e quan atë një Epifani kundër Djallit. Tundimi i bukës del si i pari tek Mateu dhe Luka. Tundimi i politikës del i fundit tek Mateu dhe i dyti të Luka. Jezui refuzoi një Mesia të bukës, një Mesia të mrekullisë, një Mesia të politikës. Ai refuzoi të bëhej mbret pasi e ushqeu turmën e njerëzve tek Joani (Vl, 15).Iu shmang kryerjes së mrekullive me sa pati mundësi. I tha Pilatit se mbretëria e tij nuk ishte e kësaj bote. Por ka shumë pasazhe që provojnë të kundërtën: I. Ai shpërndau bukë, verë dhe peshk për 5000 vetë në dasmën e Kanas. 2. Kreu rreth 36 mrekulli të cilat duhet të provonin hapur rolin e tij si Mesia dhe siç shënon me të drejtë Dibeliusi të gjitha ishin Epifani çudibërëse. 3. Pretendonte se ishte një Mesia çifut, gjë që përfshinte në vetvete edhe një lloj mbretërimi politik, pavarësisht se si e përcaktonte ai.

Sikurse Jezui edhe Apostujt e pasuesit e tyre, përballuan të njëjta tundime dhe ranë në kundërshtime me vetveten: I. Ata shpërndanë bukë midis pasuesve të tyre në një mënyrë komuniste. 2. Kryen mrekullira. 3. Kërkonin fuqi politike edhe pse pretendonin se ishin të interesuar vetëm për një mbretëri të pastër shpirtërore. Sidoqoftë, prapë kemi tradita kontradiktore. Padyshim, roli i Mesias së bukës, të mrekullive dhe politikës është më i vjetër. Po si qëndron puna e fitores së Jezuit mbi Satanain? Apostujt dhe Kisha kanë menduar se do të ishte më e sigurt të predikonin që fitorja finale mbi Satanain do të vinte me ardhjen e dytë të apokalipsit dhe me gjyqin e fundit.

VII. Cezarea e Filipit

Në Cezarenë e Filipit, Jezui e zbulon veten si Mesia: “Kjo është Epifania përpara apostujve.” Pjetri bën shpalljen solemne: “Ti je Krishti”. Jezui pranon kurorën e Mesisë, e shpall Pjetrin si shkëmbim mbi të cilin do të ndërtonte Kishën e ti| dhe urdhëron apostujt të mos i tregonin njeriu se ai ishte Mesia. Në këtë perikope kemi tri probleme: Sekreti Mesia—nik, parësia e Pjetrit dhe Mesia e vuajtur. Sekreti Mesianik konsiderohet nga Dibeliusi dhe shumë studiues të tjerë si një shtesë pa kuptim gjatë redaktimit të Ungjijve sinoptikë. Si rrjedhim, duket se Joani me mesianizmin e tij të hapur përligjet përsëri. Glorifikimi i Pjetrit nuk u përshtatet vëllezërve tanë ortodoksë dhe protestantë, të cilët janë përpjekur ta zvogëlonin dhe kështu rastësisht, nxorën në shesh të vërtetën për Pjetrin, duke treguar mohimin e tij të trefishtë. Por Goguel (f. 49l—492) nuk mund të besojë se Pjetri do të mund ta mohonte Zotin kaq poshtërsisht dhe më pas ta udhëhiqte Kishën drejt fitores, pas Kryqëzimit. Ai mendon se gjithë kjo histori është ngritur mbi një thënie tradicionale të Jezuit se ai do të braktisej nga të gjithë, duke përfshirë edhe Pjetrin. Askush nuk mund të besonte se një profeci e Mjeshtrit mund të mbete| pa u plotësuar, kështu u krijua mendimi se Pjetri mohoi Jezuin. Dibeliusi pajtohet me Goguelin.

Volkmazi ( në Schëaitzer, {226—227 ) e vendos pas Ringjalljes incidentin e Cezaresë së Filipit dhe kjo ka më shumë kuptim, sepse që nga ajo kohë e më pas, Pjetri u bë me të vërtetë një shkëmb dhe meritoi titullin që i dha Jezui. Sidoqoftë është plotësisht e mundur të mohohen pretendimet e Kishës Katolike Romake të bazuara mbi këtë Perikope, pa e diskretituar Shën Pjetrin. Jezui u shpjegon Apostujve se ç’lloj Mesie do të ishte ai, duke treguar pasionin, vdekjen dhe ringjalljen, por Apostujt kurrë nuk e kishin kuptuar një Mesi të Vuajtur deri pas Kryqëzimit. Përsëri kemi tradita që kundërshtojnë njëra—tjetrën, por më e vjetra duket se është ajo e Mesias

Çifut Triumfator.

VIII. Hyrja në Jeruzalem

Sipas Dibeliusit, hyrja e tij në Jeruzalem ishte një Epifani Mesianike publike dhe vetë Jezui mendonte që ajo do të besohej si e tillë, pavarësisht nga redaktimet rregulluese që do të bëheshin pas vdekjes.

Robert Eisier, në librin e tij “Jezui, Mesia dhe Joan Pagëzori”, pohon se që të dy ata ishin rebelë politikë të mirëfilltë e të thjeshtë dhe u ekzekutuan si të tillë, por s’kemi pse e marrim shumë në konsideratë këtë pohim. Duhet vetëm të mbajmë parasysh se nuk mund të hiqej një vijë ndarëse ndërmjet politikës dhe fesë nga një çifut i kohës së jezuit. Pastaj, duhet të jetë e qartë se asnjë lloj roli i Mesias çifut nuk mund të shkëputej në mënyrë absolute, nga implikimet politike. Në Ungjijtë ka disa të dhëna që e mbështesin këtë pikëpamje: I. Luka (XXIII,2) numëron gjithë akuzat e ngritura kundër Jezuit, si mbretërimi si Mesi, refuzimi për të paguar tatim dhe agjitacioni revolucionar midis njerëzve. 2. Jezui kurrë nuk ka mohuar ato kategorikisht si trillime të mirëfillta.

Përkundrazi, ai i ka pranuar, në mos jo hapur, të paktën duke i lënë të nënkuptoheshin. 3. Ai e pranonte hapur se ishte Mesia, gjë që edhe Apostujt e tij mund ta kuptonin vetëm si titull thjesht politik, deri para kryqëzimit. 4. Sipas Lukës dhe Joanit, nuk ka pasur asnjë vendim dënimi çifut kundër jezuit, sipas Mateut dhe Markut, një dënim cifut nga Sanhedrini nënkuptohet vetëm në mënyrë të turbullt. Si rezultat ka pasur vetëm një gjyq romak, një vendim dënimi romak dhe një ekzekutim romak të një rebeli politik. 5. Jezui nuk shqipton asnjë fjalë të vetme proteste kur dënohet me kryqëzim si Mbret i çifutëve, gjë që do të thotë se këtë ai e quajti fare të natyrshme, përderisa ishte ky kuptimi i rolit të tij si Mesi çifut.

X.Ringjallja

Historia e ringjalljes është plot me mospajtime, të cilat mund të gjurmohen deri te një përzierje traditash të kundërta. Ka vetëm dy pika, në të cilat duket se të gjithë ungjillorët bien dakort: I. Varri bosh. 2. Besimi te Krishti i ringjallur. Është e vërtetë se ungjillorët janë dakort për varrin e zbrazët, i cili solli lindjen e besimit se Jezui u ngrit nga vdekja. Por, si është e mundur që as veprat, as Pali, të mos dinë gjë për varrin e zbrazët? Dibeliusi (fq 90) mendon se vërejtja e Markut, XVI.8: “Gruaja nuk i tha gjë njeriu, sepse kishin frikë”, do të thotë se tregimi për varrin bosh ishte akoma i panjohur në më shumë vende dhe hedh poshtë si një legjendë më të vonshme. Nga ana tjetër, Alfred Loisy mendon se ka të dhëna, të cilat tregojnë qartë se Jezui ishte varrosur me dy hajdutët në të njëjtin varr, siç ndodhte me kriminelët, sipas Deuteronomit XXl.23 (Les Evangeliles Sinoptiques, (vol. II f. 701, 709) dhe “Jesus et Ia Tradition Evangelique, f. 108).

Sipas veprave XIII, 29, nuk ishte Josifi i Arimatheas që e varrosi Jezuin, por ishin çifutët, dhe kjo nënkuptohet në letrën l për Korintasit, se ai u varros si kriminel “sipas shkrimeve të shenjta”. Megjithatë, Loisy e përjashtonte historinë e Josifit të Arimatheas dhe Nikodemusit si një legjendë të krijuar për të mbuluar një fyerje të turpshme ndaj trupit të pajetë të Shpëtimtarit.

Kështu, sipas traditës së vjetër, duket sesi vdekjan ashtu edhe varrosja kishin karakter të turpshëm. Sidoqoftë, nuk ishte varri i bukur i Josifit të Arimetheas ai që e ndihmoi Jezuin të ngrihej nga vdekja. Sipas veprave ll, 24, “Zoti e ngriti atë duke i zbutur dhimbjet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur ta mbante atë”. Kjo e zgjidhi punën. Apostujt e besuan dhe e shpallën para Botës. Është thjesht absurde të mendohet se ka pasur një mashtrim, një trukose një grabitje te trupit të Jezuit në fillim të Krishtërimit. Kjo është e pamundur, thotë Klausner (f.357). “Mashtrimi i paramenduar nuk është një lëndë nga e cila është krijuar feja e miliona njerëzve”. Jo, ishte padyshim besimi i patundur se Mesia i vuajtur do të kthehej si Mesia Triumfator dhe do t’i jepte fund botës sonë mëkatare e do të krijonte Mbretërinë e Qiellit mbi tokë.

MUHAMETI (Dorëshkrim nxjerrë nga Arkivi i Fan Nolit, Boston. Mban datën 4 janar 1938)

Burimet kryesore për jetën e Muhametit janë Kurani dhe Hadita, ose gojëdhënat e shenjta të Islamit. Të dyja këto burime janë të pasigurta dhe shumë herë të çojnë në rrugë të gabuar për kuptimin. Ka mbi 7000 gojëdhëna për Muhametin, të mbledhura nga El Behari. Prej këtyre, më se gjysma janë hedhur poshtë si të dyshimta nga studiuesit islamikë; gjysma e atyre që mbesin pranohet në mënyrë të përshpirtshme si pak a shumë autentike gjë që nuk do të thotë shumë. Origjina e Kuranit vetë është po aq gojore sa Hadita. Në fakt, përmbledhjen e parë të shkruar të Kuranit, u orvatën ta bëjnë pas vdekjes së Muhametit, pasardhësit e tij të drejtpërdrejtë KalifAbu Bekër dhe Kalifi Omar. Por, këto versione nuk i pranoi Kalih Omajad Otman, i cili urdhëroi të bëhej një përmbledhje e re dhe i dogji gjithë versionet e mëparshme. Më vonë, rreth 70 vjet pas vdekjes së Muhametit, u bë një botim “Në varetur”— ( që nuk duhet ndryshuar— Lat.) i Kuranit dhe përsëri gjithë versionet e mëparshme u shkatërruan pa mëshirë nga kalifët Omajadë. Këta kalifë ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të kundërshtarëve më të egër të Muhametit, domethënë të Omajadit idhulltar Abu—Sofian dhe gruas së tij kanibale, Hend Abu-Sofian, e cila në fushën e luftës së Ohodit, hëngri mëlçinë e ungjillit të Muhametit, Hamzait. S’ka nevojë të thuhet se Muhameti dhe mësimet e tij u paraqitën me qëllim në mënyrë të shtrembër në këtë Kuran, të revizionuar në dobi të dinastisë Omajade dhe të prejardhjes së saj. Ajo që gjejmë në Kur’anin dhe në Haditën në përgjithësi, është c’ka zgjodhën kalifët Omajadë për të na treguar për Muhametin dhe mësimet e tij. Për fat të mirë, kompiluesit që e bënë këtë punë qenë tepër praktikë për ta bërë atë në mënyrë të saktë. Ata lejuan të përfshiheshin gojëdhënat më kontradiktore njëra pranë tjetrës në Kuranin e revizionuar të

Omajadëve. duke i dhënë mundësi historianit ta hedhë poshtë atë në tërësi, gjë që do të ishte një mënyrë e lehtë të shkruari të historisë, ose të shoshisë faktet kontradiktore dhe të zbulojë e zgjedhë ato fakte që fshihen prapa tyre- çka përbën punën reale të një historiani.

Muhameti ishte një anëtar i fisit priftërortë Komishit, i cili ruante e mbikqyrte arkën e famshme të Kabës dhe tregun rreth e përqark kësaj arke në Meka qytet që ishte Venediku i karmëve arabë. Dy familje koroishe luftonin për udhëheqjen e qytetit, familja Heshemite, nga e cila zbriste Muhameti, dhe familja Omajade, e cila i dha Islamit një varg kalifësh të famshëm. Omajadi Abu—Solian, me një taraf aristokratësh dhe plutarkësh të Mekës, kontrollonte qytetin në kohën kur Muhameti u shfaq në skenë si profeti lslamit.

Biografia e Muhametit, mund të përmblidhet kështu: Lindi në Mekë në vitin 570, e humbi të atin në moshën 5 vjeçare, dhe u rrit nga ungji Abu-Teleb. U mor në punë si përçues dhe shoqërues gamilesh nga një vejushë e pasur, Hadija, me të cilën u martua në moshën 25-vjeçare. Islamin ai e themeloi fshehurazi më 610 dhe e shpalli veten botërisht më 616, si profet të fesë së re. U ndoq nga Abu—Sofiani dhe tarafi i tij dhe për të shpëtuar iku në qytetin rival Jatrib, që më vonë u quajt Medinat-an Nabi (qyteti i profetit ) ose thjesht Medina; ishte kjo një ngjarje që shënon fillimin e Hexhirias, së Erës Mohamedane. Duke pasur Medinën si bazë, Muhameti paralizoi tregtinë e Mekës me sulme të guximshme kundër karvanëve të saj dhe i detyroi kështu aristokratët e Mekës, me anë të urisë, që t’i nënshtrohen dhe të pranojnë Islamin. Hyn’ triumfalisht në Mekë më 630, shkatërroi idhujt e perëndive kanibale të Arabisë dhe u imponoi arabëve të egër adhurimin e një të vetmi Allah të madh, perëndi të Hirit dhe të Mëshirës.

Ai vdiq dy vjet më vonë në Medina. lslami ishte një lëvizje shoqërore të klasave të ulëta të Mekës, dhe në fillim ishte një sekt çifuto—kristian. Testamenti i vjetër dhe ai i ri shpallen në Kuran si libra të shenjtë të Islamit. Jerusalemi ishte qyteti i shenjtë i Islamit dhe i tillë mbeti gjer sot, krahas Mekës së Omajadëve. Muhameti e mbante veten po aq pasardhës të profetëve të Testamentit të Vjetër, sa edhe Paraklet (lutës, ndërmjetës pranë perëndisë) të paralajmëruar nga Jezui në Ungjillin e Shën Joanit, dhe ka shumë të ngjarë që ai jetoi e vdiq me një lutje çifuto-kristiane në gojë, i drejtuar nga Jerusalemi dhe jo nga Meka. Kjo e fundit u bë qytet i shenjtë vetëm pas vdekjes së tij, në kohën e kalifëve Omajadë Jezui dhe Shën Maria përshkruhen në Kuran pothuaj në një mënyrë ortodokse, me përjashtim të disa tipareve heretike, që mund të shpjegohen lehtë si korrigjime të mëvonshme, të cilat u bënë kur Islami u bë një fe e pavarur. Pjesët më të mira të Kuranit janë thjesht variacione të Ungjijve të Testamentit të Vjetër, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të varfrit e të shtypurit. Parajsa muhamedanë e “hyjrive” mund të lihet mënjanë si një shtojcë pagane e vënë nga Omajadët epshorë, sepse është në kundërshtim me pasazhin e famshëm të Kuranit, ku ruajtësi i portës së skëterrës thotë: “Unë shoh të kalojnë nëpër portën time krenarët, epshorët dhe të pasurit”, kurse rojtari i portës së parajsës thotë: “Vetëm i varfri, i dobëti dhe i përvuajturi kalojnë këndej”. Konfliktet që u zhvilluan me çifutët dhe të krishterët më vonë shpjegoknë ndërkalimin e shprehjeve kundër çifutëve dhe kundër të krishterëve në Kuran dhe në Haditë. Këto janë në kundërshtim me pasazhe të tilla si: “Ai që i bën keq një çifuti ose një të krishteri, do të më këtë mua si paditës ditën e gjyqit të fundit”.

Duke marrë parasysh faktet e përmendura më sipër, mund të themi se Islami barak (Ur—lslam) nuk ishte ai islam me krah të fuqishëm që u zhvillua gjatë sundimit të Kalifëve Omajadë, kështu që është shumë e vështirë të përcaktosh vijën e dallimit midis këtyre të dyve. Sidoqoftë, një varg reformash mund t’i atribuohen drejtpërsëdrejti Muhametit. Këto janë : Monoteizmi, zhdukja e idhulltarisë, heqja e flijeve njerëzore, heqja e vrasjes së Fëmijëve, heqja e feudëve fisnore, heqja e kasteve shoqërore në gjirin e islamit, ndalimi i pijeve alkoolike, kuiizimi dhe rregullimi i poligamisë, reforma në të mirë të grave dhe klasave të ulëta, trajtimi njerëzori skllevërve, vëllazërimi i përgjithshëm brenda përbrenda islamit pa dallim race dhe ngjyrë.

Ishte e natyrshme që Muhameti të ndërmerrte reforma në të mirë të gruas. Gruaja e tij e parë, vejusha e pasur Hadije, ishte një nga gratë më fisnike që kishin rrojtur mbi tokë. Ajo ishte dishepulli i tij i parë dhe qëndroi pranë tij gjer në fundin e hidhur në një nga luftërat më të egra për epërsi që janë zhvilluar në historinë e njerëzimit. Kurani i Omajadëve dhe Hadita përmbajnë shumë sulme të poshtra kundër karakterit të Muhametit dhe farefisit të tij, po për

Hadijen e devotshme ato kanë vetëm fjalë lavdërimi. e përshkruan atë në mënyrë epigramike: “Zoti nuk mund të më jepte një grua më të mirë, kur unë isha i varfër, ajo më pasuroi, kur gjithë bota më trajtonte si gënjeshtar dhe më përndiqte, ajo më besoi dhe më ngushëllonte”. Aishja, me të cilën Muhameti u martua pas vdekjes së Hadijes, tha një herë: “Duket sikur nuk ka pasur ndonjëherë një grua tjetër në botë veç Hadijes”.

Fakt i habitshëm për biografët e Muhametit është se ata të gjithë janë të një mendimi në dy pika:  I) Që ai paska qenë i dhënë pas epsheve, meqë pati një harem pas vdekjes së Hadijes. 2)Që ai ka ndërmarrë pogrome antisemite, meqë Kurani dhe Hadita i përmendin.

Mund të pranosh lehtë se arabët për shkak të klimës së vendit të tyre, janë pak a shumë më të dhënë pas epsheve dhe se Muhameti nuk qe një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Është po aq e natyrshme të besosh se Muhameti si udhëheqës i arabëve atëherë të egër, duhej të ishte i egër, dhe është krejt e mundshme që ai dënoi në mënyrë të rreptë disa çifutë që morën anën e kundërshtarëve të tij Omajadë. Porse një studiues i paanshëm i historisë duhet të verë në dukje në favor të Muhametit edhe dyshimin, dhe ka një varg faktesh të cilat flasin kundër këtyre akuzave. Është fakt historik se çifutët e Arabisë janë masakruar, grabitur dhe dëbuar nga një varg kalifësh pas vdekjes së Muhametit. A nuk është fare e natyrshme të besosh se këta kalifë i kanë ndërkallur në Kuran dhe në Haditën pasazhet që u vinin për shtat me qëllim që të përligjnin pogromet e tyre me një shembull të Muhametit? Për sa i përket faktit të dhënies pas epsheve, është pothuajse e tepërt të nënvizosh se kalifët Omajadë kishin çdo arsye në botë për të ekzagjeruar dobësinë njerëzore të Muhametit sepse kështu ata përligjnin epshet e veta, për të cilat ishin të famshëm, dhe në këtë mënyrë donin t’i para dilnin hyjnizimit të Muhametit, çka mund të bëhej një armë e rrezikshme në duart e farefisit të tij të drejtpërdrejtë, që u përjashtua nga Kalifati prej uzurpatorëve Omajadë. Ishin këta që mund të vërtitnin e korrigjonin Kuranin e Haditën sipas qëllimeve të tyre të veçanta. Le të marrim rastin e Aishes, aleates së tyre kundër farefisit të Muhametit, si një provë e qartë se Omajadët ishin plotësisht të aftë për çdo gënjeshtër që mund t’u vinte për shtat. Aishja ishte pa asnjë dyshim më e paturpshmja dhe më e përbuzshmja e grave të Muhametit. Në Kuranin e revizionuar të Omajadëve paraqitet e larë dhe e zbardhur në një mënyrë kaq trashanike, saqë të shtyn të shprehësh keqardhje për apolegjetët e kësaj gruaje të egër. Shqetësimi i vërtetë që shkakton “Haremi i Muhametit” qëndron në vetë emrin harem, çka në mënyrë të pashmangshme për njeriun e Perëndimit lidhet me nocionin e epsheve. Por është fakt historik, që çdo martesë e Muhametit pas vdekjes së Hadijes, mund të shpjegohet si një akt i nevojës politike, sepse të gjitha gratë e tij, me përjashtim të Aishes, ishin gra të veja të shokëve të tij të vrarë në luftë.

Këto ishin të gjitha të n|ë moshe mesatare, çka në Arabi ka kuptimin shumë të moshuara, sepse atje gratë janë të pjekura që në moshën 10 vjeçare.

Prandaj, ai koleksion i mjerueshëm grash —plaka ishte thjesht karikatura e një haremi siç e kupton zakonisht Perëndimi. Në të vërtetë ai qe një azil varfanjakesh për gra të veja e të moshuara. Aishja ishte e vetmja grua e re në këtë tufë dhe të gjitha gënjeshtrat e Omajadëve nuk duhet të na bëjnë të besojmë gabimisht se ajo ka qenë gruaja favorite e Muhametit. Sa herë iku e brodhi ajo me burra të rinj dhe bën’ të shoqin objekt talljesh të kundërshtarëve të tij..! I gjori Muhamet, duhej ta duronte atë sepse nuk mund t’i lejonte vetes luksin të dëbonte të bijën e Abu- Bekrit, njërit prej përkrahësve të tij më besnikë. Abu- Bekri vetë e dinte se çfarë bije kishte që kur ai e kishte zakon ta godiste në fytyrë në praninë e Muhametit, me qëllim që të rregullonte sjelljen e saj. Më në fund, ajo histori e ndyrë që tregohet për Muhametin se gjoja paska vjedhur gruan e njërit prej miqve të tij më të mirë pas disfatës së Ohadit, duket se nuk mund të qëndrojë. Si është e mundur që një udhëheqës që i vodhi gruan mikut të tij më të mirë, mundi të mbahej e të qëndronte edhe pas një disfate të tillë?

Ka plot pasazhe të tjera të shtrembëruara në Kuran dhe në Haditë që mund të hidhen poshtë si shpifje të Omajadëve. Kështu, figura e Muhamedit shfaqet jo vetëm më e hijshme. por edhe më historike, sepse është thjeshtësisht absurde të imagjinosh se një pushtanik vulgar i shthurur haremesh mund të bëhej themeluesi i një feje të tillë botërore që bëri epokë midis Beduinëve të Arabisë.

VILSONI DHE GENCI NË FERRIN E ÇARË TË VISAR ZHITIT

 

      Dy të rinj nga fshatrat e Librazhdit, dy poetë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, – shih, dhe emrat i kanë si në balada, – 42 vjet më parë, në 17 korrik 1977, u pushkatuan nga regjimi diktatorial me akuza të çmendura e barbare, të pavërteta.                                                         

Dy poetë të pafajshëm, por poezia e tyre ishte e lirë, metaforike, kundërshti dhe kërcënim i fshehtë për totalitarizmin dhe Realizmin Socialist të tij, Dhe gjyqi i shpalli “sabotatorë” të kooperativës bujqësore me bëma dhe me poezi(?!). Dhe i pushkatuan. Tmerr!

      I përkujtojmë me mall dhe dhimbje dhe me urrejtje të shenjtë ndaj së keqes, duke u lutur për drejtësi dhe nderim të përjetshëm.

Me këtë rast po sjellim pjesë tronditës nga burgologjia “Ferri i çarë” për Vilsonin dhe Gencin

 

 

       *   *   *

 

 

– Anonimi i skuadrës së pushkatimit tregon –                                                                                                                                                                                     

Ju flisni shpesh e shkruani nëpër gazeta për pushkatimin e atyre dy të rinjve nga Bërzeshta e Librazhdit, që bënin dhe poezi, Vilson Blloshmi e Genc Leka, botoni librat e tyre, i nderoni, u keni nxjerrë dhe eshtrat nga vendi ku i vramë dhe i mbuluam.                                                                                             

Është dhënë dhe një emision televiziv, e kam parë, ashtu është… Gjithmonë kam pasur frikë se mos shiheshim edhe ne, megjithëse isha i sigurt që atë natë s’kishte kamera a aparat fotografik, vetëm armë dhe plumba, dhe gjak.                     

Pres se mos dalin emrat tanë, me ankth, po ç’faj kemi ne? Vërtet ne i vramë, por s’ishim ne vrasësit. Gjejeni kush urdhëroi… Dhe unë sikur lehtësohem… Prandaj dua të tregoj ç’pashë atë natë, jam një nga ata të skuadrës së pushkatimit, burrë i vjetër tani, por mos më pyet për emrin, nuk ta them, as ku rri e ku do të iki, por s’mund të rri pa e treguar. E vërteta ka më rëndësi…

Pas mesnate, se ashtu bëhen pushkatimet, pa nisur zbardhëllimi, ndalën te vendi sekret, i caktuar më parë, një rrëpirë e shkretë në humbëtirë.

Zbritën nga karroceria e makinës ushtarake ata të skuadrës së pushkatimit. Nga “xhipat” dolën shefat, komandanti i skuadrës së pushkatimit, kryetari i Degës, prokurori i rrethit, mjeku…                                               Dhe i sollën ata të dy, Vilsonin me Gencin, të sfilitur, të torturuar. Të qethur, me nxirje në fytyrë e copërlime në gjymtyrë, as rrobat e shqyera nuk ua mbulonin. Mezi rrinin në këmbë. Gati me të shtyra shkuan tek ai pak shesh i gjymtë mes shkurreve e gurishtave. Terr dhe hije malesh më keq se terri. Heshtje, që prishej nga hapat e çizmeve ushtarake a nga ndonjë guriçkë që merrte të tatëpjetën. Groooopaaa…

Përroi i Firarit, tamam vend djajsh. Fenerët e dorës bënin dritë të frikshme a u ndezën dhe dritat e njërës nga makinat.

Ata të dy më këmbë, të zymtë përbuzshëm, të tronditur deri në moskuptim dhe në një si panik të shtypur, të drunjëzuar. A kështu u dukej atyre që ishin përballë, skuadrës së pushkatimit. Se ata s’do t’i shihnim më ata drurë përreth, as botën, njerëzit e tyre. Nuk mendoheshe dot më shumë, këputej çdo mendim, s’e dije ç’ishe e ç’ishin ata që do të pushkatoheshin.

Vilsoni dhe Genci. Anash rrinin drejtuesit e kësaj ceremonie vrastare, të tmerrshme, të pashembullt. Si në detyrë, si në punë.

Urdhri paraprak ishte që të qëllonin vetëm mbi Genc Lekën. Nga fare afër. – Zjarr!

Genci ra e po përpëlitej mbi barin e lagur me gjakun e tij. Rënkonte. Rrëketë e gjakut vërshonin nga plagët që sapo hapën plumbat në trupin e tij. Vilsoni, me sytë gjysmë të mbyllur i shtangur më këmbë.                       – E shikon shokun tënd? – u dëgjua një zë. Njëri nga shefat iu afrua kufomës ende më këmbë të Vilsonit. – Kështu do të biesh edhe ti, por prano. Duam bashkëpunimin… Di gjuhë të huaja, mund të na shërbesh, çështjes së madhe të…

– Kam thënë jo, mbaroni shpejt, – foli dënesshëm Vilsoni.

– Mendohu, por shpejt, s’ke kohë shumë, balta të pret.

– Më mirë baltë sesa me ju, – u duk sikur u përgjigj vetë balta.

– Shoku yt mbaroi, shiko te këmbët. Ti mund t’i arrish ëndrrat… – Ashtu guxoi e foli oficeri? Sa të poshtër!

– Jooo, – ndërpreu gjithçka ulërima e Vilsonit, – me shokun tim e nisa, me të ta mbaroj! – dhe po u bërtiste atyre, dukej sikur donte që të mbyllej sa më parë kjo tragjedi, ai i ishte dhënë vdekjes me kohë, që kur i arrestuan, në hetuesi, në gjyq, kur hodhën sentencën: dënim me vdekje, me pushkatim. Më herët akoma, ai endej në mbretërinë e vdekjes, që kur shkroi poezinë parë, që kur po përkthente fshehurazi njërin nga ata poetët e mallkuar, që, kur u dashurua me atë aktoren, por tani s’kishte kohë më për asgjë, veç për të nxjerrë dufin e fundit, para se të nxirrte frymën e fundit.

– Vrasës… më vrisni… se edhe ju… kriminelë…

– Zjarr! – u përsërit urdhri, më me rreptësi e më me mllef, dhe batareja e plumbave e griu të gjithin. Ra përsipër shokut të tij. Gjaku që sapo i vërshoi, iu përzie me të atij dhe, siç bëhen vëllamë duke pirë nga gjaku i njëri-tjetrit, ata u bënë vëllezër në pafundësinë e territ, ashtu siç është vetë vdekja.

Dy kokë të bronzta mbi siprinën e ujit, të mëdha, të rënda, si dy planete. Buzë rrugës në të hyrë të qytetit të Librazhdit. Grup skulpturor në nderim të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Uji është kujtesa a vetë koha, a kthjellimi i kujtesës. Sytë të mbyllur në një gjumë bronzi. U dola nga pas. Ndërrova prapë vend. Kërkoja vrimat e plumbave në kafkë. Më dukeshin të sapovrarë dhe uji më bëhej gjak. Se dhe pasqyronte perëndimin e diellit.                                    

Po shikoja i hutuar. M’u nëpërmend ajo ditë e largët, kur unë me shokun tim, Sherifin poet, të dy gjimnazistë, ishim në drekën e përshpirtjes së tyre në shtëpinë e motrës së Gencit, në Pluk, në internim. Ato dy kokë bronzi mund të ishin dhe tonat.                                                                                             

Iu afrova. Sikur i ngjan ca i biri Gencit, njëherë e kam takuar në një përurim të poezive të të atit. Kurse kokës së Vilsonit i ngjan tamam Bedriu, i vëllai. Në burg, kur e shihja, më dukej i sertë gjithmonë. I paafrueshëm. Hapu, i bërtiste kujtdo që gjente përpara. Mbase u thoshte xhindëve. Dhe atë e dënuan me vdekje, por ia kthyen dënimin pastaj me 25 vjet burg. Dhe ai jeton pas vdekjes tani, por jo në bronz, rojë në një shkollë. E ka çuar në Strasburg a Bruksel çështjen e pushkatimit të të vëllait dhe të mikut të tij. Kërkon drejtësi, se ata që e vranë, janë ende gjykatës, deputetë, punojnë nëpër ministri, tek të drejtat e njeriut, shpërblehen, kurse vajza e Vilsonit ka nevojë për ca para të paguajë spitalin në Milano, për një operacion të rëndë dhe do t’i mjaftonte dëmshpërblimi i të atit. Por ai vonon ose jepet me këste aq të pakta, sa nuk zgjidh dot halle.  Ç’është kjo demokraci me vrasësa?! Shih gazetat, na i mbushën me ligësi e spiunë, sikur vetëm kështu ka qenë. Po të tregojnë, të futen në tekstet e shkollave dhe bëmat e Sokolit me Tomën, Vilsonit me Gencin, baladë mbi baladat, si dhe të shokëve të tyre.                                                                                                  

Dy kokët e bronzta më dukeshin si mbi lot. Zgjata duart t’i ledhatoj.

     

      Sytë e… tragjedisë

…Shkresa që urdhëronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, në anë kishte një shënim… e pabesueshme… të drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale: Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore”.                                       Çfarë?! E lexova prapë. Tmerr! Vura duart mbi ballë si për të mbrojtur sytë nga një shkulje mizore. Ekzekutimi është bërë më 9 qershor, ora 24:00… pa togë pushkatimi, e kanë kryer dy persona… Cilët janë? Po ja, nga ata, të gjithë… Dhe pastaj u kanë nxjerrë sytë… si? Me bajonetë? Horror! Dhe ia kanë çuar ministrit sytë? Ku? Ia kanë lënë mbi tryezë? Po ai a ka trokitur në zyrën e Enverit për t’ia treguar? Shikonte diktatori? Vërtet ia dhanë Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore? Kriminale, thuaj. Ministritë e vdekjes!… Apo kanë dashur retinën a ndonjë nerv, që t’ia vendosnin syve të ngrirë të diktatorit? Si, me ç’mjet? Po ku mundin këta! Apo e kanë provuar njëherë. Dhe zgjodhën sy të guximshëm, nga të maleve… Po në ata sy të vdekur ka qenë revolta, pushkatimi… mos kanë dashur t’i shohin, t’i kalonin në ndonjë mikrofilm a t’i zhduknin fare…? Po më dhembnin sytë… E ç’nuk kanë bërë këta, kanë prerë këmbë e krahë nëpër tortura, me sharrë, kanë shkulur thonj, dhëmbë, të brendshmet, rropullitë i kanë derdhur, kanë mbuluar njerëz të gjallë me kokën përjashta mbi tokë, fol, i kanë ulërirë, u kanë prerë gjuhën për të mos folur kurrë. Dhe u paskan shkulur sytë të vrarëve. Jo, ua kanë shkulur para pushkatimit. Ej! U duheshin sy të gjallë… Mos! Po këta e paskan zhbërë njeriun fare!       

Botë Edip, qorre, ulëri e masakruar në fundin tënd!

 

* * *

Epilog i vogël:

– Çfarë kërkon, cilat janë fjalët e tua të fundit? – e pyetën Trifon Xhagjikën, pasi i dhanë dënimin kapital, me pushkatim.

– Do të doja një top, – tha ai, – jam altilier, që t’i bija Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë…

 

 

Ndahet nga jeta një ndër shkrimtarët më të mëdhenj italianë Andrea Camilleri

Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare një ndër shkrimtarët më të mëdhenj italian të letërsisë bashkëkohore, Andrea Camilleri.

Ai ndodhej prej rreth një muaji në spitalin Santo Spirtio në Romë, pas një arresti kardiak, ndërsa raportohet se ka ndërruar jetë.

Me figurën e inspektorit Salvo Montalbano, Camilleri i ka bindur intelektualët dhe madje edhe lexuesit e “dobët” të lexojnë veprat e tij.

Për humbjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe ambasada italiane në Tiranë, të cilin e cilëson si autor të madh bashkëkohor, një burrë që ka jetuar gjithmonë siç ka dashur.
“Andrea Camilleri, babai i Montalbano-s, ndërroi jetë sot në Romë në moshën 93-vjeçare. Autor i madh bashkëkohor, një burrë që ka jetuar gjithmonë siç ka dashur, që ka fituar bukën duke bërë atë që i pëlqente: të rrëfente histori.

“Nëse një personazh nuk është në gjendje të ngrihet nga faqja e shkruar dhe të ecë nëpër dhomë, atëherë sipas meje, ai personazh ende nuk është zgjidhur”. Rrugë të mbarë, mjeshtër!”, shkruan ambasada në “Facebook”.

Shkrimtair

Pak nga jeta dhe krijimtaria e tij

Andrea Camilleri lindi në Porto Empodokle (Agrigento) më 1925, dhe prej vitesh jetonte në Romë. Ai ka zhvilluar një karrierë si regjisor dhe skenarist në teatër dhe në RAI, ku u shqua për eksperimentimin e teatrit absurd dhe, në moshë të vonë, por me shumë sukses, nisi një “jetë” të re si shkrimtar.

Nga romanet e tij të para, Ecuria e gjërave (1978), Një fije tymi (1980) etj.,  Camilleri do të kthehej në një emër të njohur në Itali dhe Evropë.

Camilleri është shkrimtari italian më i lexuar, me më shumë se 10 milionë kopje të shitura. Nga krijimtaria e tij shumë e pasur përmendim: “Durimi i bretkosës”, ‘Pa titull”, “Hëna prej letre”, ‘Krahët e sfinksit”, “Delja dhe bariu”, “Djalli”, “I dashuruari”, “Novela e Antonelos nga Palermo”, “Pensioni Eva”, “Gruaja e bankierit”, “Tregime të Montalbanos” dhe “Një të shtunë me miqtë”.

“Thinjat e Atdheut” në vështrimin kritik e të pavarur të Eugjen Merlikës – Nga Albert Frasheri

 

Para një muaji, në Tiranë u organizua një takim interesant për të mirseardhur librin e fundit të autorit Eugjen Merlika. Ashtë fjala për librin “Thinjat e Atdheut” që përmbledh shkrime publicistike të autorit nga viti 2006 në 2014. Libri ashtë shtypur nga botuesi UETPRESS, Tiranë, maj 2019.

Ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut, 80 vite të shkuara, dy të rinj të dashuruar e të porsamartuar, shpresonin të kishin një të ardhme të lumtur e të qetë. Ai, një i ri i shkëlqyer, i porsa diplomuar inxhinjer elektrik dhe hidraulik në Francë e në Zvicër. Ajo, një profesoreshë e letërsisë dhe e filozofisë në shkollat superiore të Italisë.  Ai ishte i biri i një intelektuali patriot dhe politikani të shquar. Ajo, qytetare italiane e bukur dhe e kultivuar, ishte bija e adhuruar e një gazetari të shquar kolonjar, Sotir Gjikës, drejtor i gazetës “Kuvendi” të botuar në Romë në vitet 1918 – 1920.

I bashkoi dashuria këta dy të rinj: Petrit Merlika dhe Elena Gjika. Bir i kësaj dashurie ashtë autori ynë i nderuar Eugjen Merlika. Do të mjaftonte kalvari i jetës së tij për të karakterizuar tragjedinë që i solli kombit një diktator i pashpirt thellësisht antikombëtar. Prindërit dhe vetë Eugjeni mbetën për 45 vjet në burgje dhe në kampe internimi. Pra ai nuk ishte vetëm krijesa e një dashurie të mirëfilltë; ai u shndrrua në një viktimë të regjimit totalitar duke filluar nga mosha dyvjeçare e një miturie të pafajshme.

Aftësia për të vrojtuar e medituar dhe përgatitja kulturore e shumanëshme e Eugjen Merlikës, jo vetëm nga shkolla por edhe si autodidakt, i dhanë mundësinë të trasformojë vuajtjen personale të pafund në shkrime të vyera për shoqërinë. Ai ashtë përpjekur të kuptojë e t’i komunikojë brezit të ri njohjen e  mirëfilltë të së Keqes Absolute të regjimit komunist të Hoxhës, sikundër pati bërë me veprën “Una vita in dittatura” (Lampi di stampa, Milano, 2005).

Libri “Thinjat e Atdheut” ka tre pjesë kryesore dhe mbyllet me disa ndjesi personale të autorit, të gjitha interesante për pamjet njerëzore dhe të vërtetat historike që shprehin. Tre pjesët kryesore janë: Kombi shqiptar dhe vlerat e tij madhore, Përsiatje letrare, Kujtesë dhe nderim për bashkëvuajtësit që janë larguar nga kjo jetë.

Ky konceptim i librit më sjell ndër mënd një rapsodi harqesh e instrumentash frymorë ku, zakonisht, tre apo katër motive të ndryshme harmonizohen në një unitet muzikor emocionues. Pikërisht një strukturë e tillë i jep librit “Thinjat e Atdheut” një hir e kompaktësi që e shndrrojnë atë në një vepër të vyer të kohës sonë. E konsideroj si një koncert të muzikës klasike në të cilin çfaqen ndjesitë njerëzore të të gjitha frekuencave duke përfunduar me “Ndjesitë vetjake” që i ngjajnë një epilogu shumë origjinal.

Pa hyrë në detaje dhe në përmbajtjen e tyre, dua të shpreh disa mendime rreth librit në tërësi dhe sidomos mbi nevojën aktuale për vepra të tilla. Do përpiqem të anashkaloj konformizmin që shpesh herë karakterizon reçensionet e librave. Ky konformizëm konsiston në refrenin: titulli, disa anë pozitive dhe pastaj kritika apo sugjerime për ndonjë version apo për ndonjë shtesë qe vepra duhet të kishte (!!!). Personalisht mendoj që prezantimi i një vepre të re duhet të synojë njohjen e vlerave që ajo sjell në botën artistike apo letrare, nevojën dhe dobinë e saj. Do të jetë koha pastaj që konfirmon ose jo vlerën e librit dhe mendimet kritike që mund të jepen rreth tij.

Janë shkruar jo pak libra mbi gjysëmshekullin komunist dhe kjo në disa raste ka patur si autorë intelektualë me origjinë nga familjet e gjerarkëve që i patën shërbyer me zell e besnikëri diktatorit Hoxha. Familjet e tyre në terrorin e dy dekadave të fundit pësuan atë që njerëzit e thjeshtë patën vuajtur dhe vazhduan të vuajnë për një gjysëm shekulli. Theksoj që kam të njëjtën ndjeshmëri edhe kundrejt bijve të gjerarkëve të atij regjimi, por nuk mund te mos theksoj bindjen sipas së cilës “fëmijët e ofiqarëve partiakë jane viktima të veprës së prindërve të tyre edhe pse, për të njejtën arsye, kishin lindur e jetuar si të privilegjuar”. Pikëpamjet e tyre mbi realitetin e shoqërisë shqiptare u lëkundën vetëm pas të vjelave. Megjithatë drama e tyre shpreh një tjetër pamje tragjike të krimeve enveriste, pamje të cilën kam patur rastin ta përjetoj që në vitet e herëshme të rinisë sime kur shoqe apo shokë të klasës zhdukeshin në kalvarin e internimeve që familjet e tyre pësonin.

Njoh jo pak njerëz nga viktimat e mirëfillta, si familja Merlika, që lindën në lager apo u syrgjynosën në moshë fare të njomë për gjysëm shekulli. Këta njerëz sot flasin dhe rrëfejnë duke harmonizuar arsyen me ndjenjat që burojnë nga ai kalvar tragjik që ishte jeta e tyre. Ata vuajtën fizikisht e psikologjikisht por nuk i tradhëtuan mendimet dhe bindjet për realitetin që jetuan; pra rrëfimi i tyre ashtë objektiv dhe absolutisht i nevojshëm pë të kuptuar të kaluarën.

Nëse duam të kuptojmë historinë, të kaluarën e largët e të afërme, duhet të nisemi nga jeta e individit duke rrëfyer vuajtjen, emocionet, zhgënjimet dhe metamorfozën e tij. Rrëfimi që fokalizon vëmendjen te Njeriu e ndihmon kuptimin tërësor të historisë. Do të ishte kjo një nga funksionet themelore të letërsisë e të publicistikës në kohën tonë. Në këtë këndvështrim nevoja për të mbështetur dhe kultivuar letërsinë, rrëfimin e saj, bëhet imperative.

Përse imperative? Njeriu vrojton, mediton, kuvendon me të afërmit dhe vepron sipas ndërgjegjes së vet. Në të gjitha kohët dhe formacionet shoqërore ndërgjegjja dhe vetëdija janë formuar në familje, në shkollë, në ambjentin shoqëror, përfshirë besimet fetare. Sot, përkundrazi, ambjenti bëhet prè e formave të drejtpërdejta, të mimetizuara apo të maskuara të propagandës, të ideologjisë dhe të publicitetit që po pushton të gjitha sferat e jetës individuale e kolektive. Bota e sotme ashtë aq frenetike sa nuk i jep kohë meditimit dhe i thjeshton marrëdhaniet njerëzore thjesht në raporte të interesit. Pra duhet të ngadalsojmë hapin e të reflektojmë për metamorfozën e njeriut modern, prè e një krize ekzistenciale të thellë.

Nga ana tjetër nuk mund të kuptojmë të sotmen pa njohur mirë të shkuarën. Në këtë këndvështrim roli i letërsisë dhe i publicistikës bëhet themelor në dy drejtime që lidhen me momentin historik të kombit shqiptar. Këto drejtime mendoj të jenë: së pari, njohja e mirëfilltë e kombit, virtyteve, historisë dhe problemeve të tij; së dyti, njohja e thelluar e mizorive me të cilat regjimi komunist u zuri frymën shqiptarëve, i poshtëroi dhe i mjeroi në të gjitha pamjet e jetës. Kush mund të rrëfejë të kaluarën dhe historinë e shekullit të fundit? Regjimi totalitar e mjegulloi mësimin e historisë në shkollë, sepse ky komb në thelb gjatë ekzistencës së tij, ka kërkuar lirinë individuale dhe kolektive. Këtë të vërtetë historia dhe letërsia e 80 viteve të fundit e ka fshehur. Pra studimi i obskurantizmit komunist duhet konsideruar si një detyrë e rëndësishme në njohjen e historisë së kombit.  Kjo ndërlidhje apo vartësi reciproke na shtyn të vlerësojmë si ideale mundësinë që, në radhë të parë, ata që mund të shkruajnë mbi këto të vërteta të jenë viktimat maksimale të totalitarizmit komunist. Por, mjerisht, jo të gjitha këto viktima janë në gjëndje të kuptojnë e të shkruajnë mbi thelbin e të Keqes Absolute.

Rrëfimi dhe pubblicistica, vepra të Eugjen Merlikës, burojnë nga zëmra dhe mendja e viktimave maksimale të atij regjimi. Ky autor, që kam fatin të njoh, dallohet jo vetëm për kulturën, por edhe për urtësinë dhe objektivitetin e tij. Intelektualët si E.Merlika duhen admiruar për koherencën, qartësinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë përpara historisë. Shoqëria, klasa politike, editorët e shumtë duhet të mos humbasin kohë, por të kuptojnë e të vjelin nga këta qytetarë muzeun e gjallë të gjyësmshekullit të mënxyrës kombëtare.

Njohja e totalitarizmit komunist do të na ndihmonte të kuptonim edhe kohën tonë. Fjala vjen, mungesa aktuale e aftësisë për të kuvenduar edhe me kundërshtarin për zgjidhjen e problemeve kardinale në Shqipërinë e sotme,  dhuna dhe mungesa e respektit reciprok më sjellin ndër mend  arrogancën e diktatorit të urryer.

Publicistika e Merlikës, cilësia dhe karakteristikat e saj evidencojnë një konkluzion që dua ta shpreh qartë: që të shkruash për regjimin totalitar nuk ashtë e mundur pa njohjen direkte, përvojën personale dhe reflektime të thella nga ana e autorit. Reflektimi apo meditimi, në stilin e Eugjen Merlikës, marrin vlerën e një dialogu me lexuesin dhe, mendoj te jetë absolutisht i nevojshëm. Në rastin e letërsisë mbi periudhën e totalitarizmit komunist shembulli apo modeli  i kontributeve të Merlikës, më bëjnë të mendoj që për të kuptuar të kaluarën, ajo letërsi duhet të rivlerësojë meditimin si një natyrë thelbësore të saj. Theksoj këto ide sepse me rënien turpshme të regjimit enverian shume shkrimtarë apo artistë e shkencëtarë që i patën thurur lavde Hoxhës dhe regjimit, u shndrruan në demokratë të kulluar brënda njëzetekatër orëve, madje disa prej tyre, edhe pse integralistë fanatikë të ideologjisë komuniste, u vunë në krye të procesit të demokratizimit të vendit.

U përpoqa, deri këtu, të jap një profil të Eugjen Merlikës sepse libri “Thinjat e Atdheut” në një farë kuptimi ashtë edhe shprehje e ndjeshmërive të autorit që burojnë natyrshëm nga jeta e tij. Por autori nuk ashtë kufizuar vetëm me gjysëmshekullin e diktaturës komuniste. Ai ashtë thelluar edhe në probleme delikate të historisë kombëtare. Esèja e Merlikës mbi figurën e Skënderbeut përbën një model origjinal të mundësive që ofron liria e autorit kur zhbiron në periudha të vështira të historisë. Me liri të autorit nënkuptoj faktin që ai nuk i përket sistemit, d.m.th. rangjeve akademike që kanë fiksuar një kuadër apo teori të historisë. Kjo paraqitet si historiografia zyrtare dhe mjerë kush guxon të verë në dyshim bindjet teorike formale. Pikërisht në këtë prizëm Merlika është i lirë të shprehë mendimet e tija i pakushtëzuar nga dija sistemike.

Esèja me titull “Skënderbeu dhe Arbëria e kohës së tij” e provon mendimin që shpreha më lart. Analiza e Merlikës, ndër të tjera, e sheh epopenë e Skënderbeut si një përpjekje për të mbrojtur identitetin jo thjesht të kombit shqiptar, por edhe të popujve europianë. Ndeshja e tij me otomanët ishte lufta e dy kulturave për të cilat discriminanti themelor në atë periudhë ishte besimi fetar: i krishterë për Europën dhe islamik për hordhitë otomane. Kjo tezë e përkrahur nga Merlika ka edhe pararendës si, fjala vjen, historianin Giorgio Otranto, sipas të cilit « . . . Vepra e dyfishtë për të bashkuar vendin politikisht e ta lidhi atë në mënyrë të qëndrueshme me sistemin e shteteve europiane ishte nje projek i ndritur dhe modern, një lloj intuizioni largpamës, do të thoja dramatikisht modern, për të cilin Europa ende sot i detyrohet Skënderbeut dhe Shqipërisë.»

Shkrimtari dhe kandidati i çmimit Nobel, Pierfranco Bruni që prej dhjetë vitesh studjon veprën e heroit shqiptar, shprehet me shumë qartësi: “Skënderbeu ashtë një nacionalist që shihte te Atdheu simbolin e përkatësisë dhe te krishtërimi shpëtimin e popullit.  Pikërisht në këtë pikëpamje Skënderbeu mbetet një personazh që mbjijeton në modernitetin tonë dhe në një kohë kur Europa, Perëndimi, Mesdheu dhe dy brigjet e Adriatikut janë një gërshetim proçesesh që duhen kuptuar dhe thelluar jashtë logjikave ideologjike dhe larg fondamentalizmave që tashmë nuk i përkasin historisë moderne të kulturës kristiane.”

Këtë problem të një rëndësie tejkombëtare Merlika e trajton me urtësi, me argumenta e referenca koherente dhe më se të qarta. Personalisht mendoj që historiografia shqiptare nuk e ka rrokur në tërësinë e vet studimin e mesazheve që vepra e Kastriotëve i sjell botës moderne shqiptare dhe europiane.  A mundeshin historianët e sistemit enverist të flisnin për krishtërimin si një tipar themelor të popujve europianë, mes të cilëve shqiptarët janë nga më të lashtët? Eugjen Merlika në rreth 18 faqe e shpalos me qartësi këtë ide. Duke e konsideruar krishtërimin si një element identitar të kombit shqiptar, ai e interpreton realisht epopenë e Skënderbeut, jo me trajtat e një legjende, por si shprehje të Universit Kulturor kombëtar.

*       *       *

Të shkosh kah e ardhmja nuk ashtë e mundur pa iu referuar horizontit historiko kulturor të kombit. Do të ishte si të ecësh mbi ujë.  Në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit evolucioni i rendit shoqënor i ka zhgënjyer dashamirësit e demokracisë dhe, në një farë kuptimi e në mjaft raste, ka çuar në lindjen e nostalgjive për të kaluarën. Kjo dukuri përbën një problem edhe për shoqëritë demokratike perëndimore.

Në “Thinjat e Atdheut” lexuesi gjen të vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, mbi lavdinë e kombit dhe rrënimin që diktatura komuniste solli. Mozaiku i argumentave të shkrimeve të Merlikës të bën ta perceptosh atë libër si një enciklopedi. Esseja mbi nevojën e një të djathte serioze në Shqipëri trajton një nga problemet politike më të mprehta të ditëve tona. Ai jep ide mjaft konkrete kur flet për nevojën e një gazete mbarëkombëtare për probleme të trojeve të gjuhës shqipe. Shumë interesante jane edhe kontributet që sjell Merlika për figurat e Gjergj Fishtës e të Dom Nikollë Kaçorrit. Janë thellësisht prekëse shkrimet për Elena Mirakaj Luli dhe Princesha e Mirditës.

Shumë interesante janë bindjet e Fishtës për nevojat e rimëkëmbjes së vendit jo vetëm ekonomike, por edhe ato kulturore: “Fishta anonte nga simpatia për kulturën austriake e cila, nëpërmjet politikës, kishte qënë njëra nga mbështetjet kryesore të Shpalljes së Pavarësisë e nëpërmjet institucioneve të saja ndihmonte arsimimin e shqiptarëve.”

Në kohën tonë shkolla duhet të evidencojë e tu këshillojë të rinjve  leximin e veprave të tilla. Mendoj që shoqëria shqiptare nuk e ka bërë detyrën e saj për njohjen e thelluar historisë kombëtare dhe të  diktaturës enveriane.

Nuk ashtë e lehtë të analizosh e të gjykosh një vepër letrare, sidomos kur ajo lidhet me periudha të ndryshme historike dhe me ndjeshmëritë e një kombi që jo gjithmonë konvergjojnë në një qëndrim unitar. Nuk ashtë e lehtë të shkruhen e të përhapen libra të një rëndesie të tillë për formimin kulturor kombëtar të brezave të reja. Kjo vështirësi ashtë shprehje e problemeve komplekse me të cilat kombi po ballafaqohet në këto dekadat e fundit me një klasë politike që jo gjithmonë e ka në qendër të vemendjes të kaluarën e të ardhmen e kombit. Këto rrethana e bëjnë akoma më të vyer veprën e Eugjen Merlikës, pra le t’i urojmë mirëseardhjen dhe mbarëvatjen në botën e letrave shqiptare.

FEDERIKO GARCIA LORKA ( Federico Garcia Lorca ) – Esé dhe cikël poetik përkthyer dhe përgatitur nga FASLLI HALITI

FEDERIKO GARCIA LORKA

( Federico Garcia Lorca )

 

      

                 

                        Poezi

 

Xhovani Marioti

   ( Giovanni Mariotti )

 

 

 

MAGJEPSJE E MENJËHERSHME MBI NJË SFOND TË ERRËT

Kush lexon një poezi të Federiko Garcia Lorkës ka përshtypjen se po gjendet përballë diçkaje të qartë, të themi edhe të lehtë – dhe vetëm në një sekondë kohë,kur përpiqet të ngulitë  imazhet e veçanta  dhe të përcaktojë  domethënien e fjalëve dhe të frazave,kujtohet se ka të bëjë me një tekst të errët dhe me pjesë të padepërtueshme.

Lorka ishte i vetëdijshëm për këtë efekt.

Një ditë takoi në një bar një kamerier që kishte lexuar Romancën e tij cigane ( u bë menjëherë popullore). Kamerieri recitoi disa vargje, dhe poeti e pyeti nëse e kuptonte se ç’kuptim kishin. Duke u skuqur, kamerieri iu përgjigj : ”S’e di „.

Shumë lexues do të mund të përgjigjeshin në të njëjtën mënyrë, nëse do t’u kërkohej që të ”shpjegonin„ vargjet që ata duan më shumë. Meqë kjo është vula e poezisë lorkiane : magjepsje e menjëhershme  mbi një sfond të errët.

2.

”Magjepsje e menjëhershme„

Formula, para se të aplikohet te poeti, u aplikua te njeriu.

Të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin kanë nënvizuar magjinë mbështjellëse që rrezatonte personi i tij.

Ka shkruar Horge  Gilen : «Simpatia e Frederiko Garcia Lorkës!„ Ishte forca e ti qendrore, mjeti i ti i komunikimit me të ardhmen, afërsia e tij me sendet, gjenia e tij: gjenia e një magneti i tërhequr nga gjithçka.  Dhe si nuk do të na të mos na magjepste një shkallë e tillë gjallërie, nëse asgjë s’është më joshëse se sa vetë qartësia e jetës?»

Shpesh, prapa gjallërisë së një poeti fshihet një egocentrizëm i shfrenuar  që të magjeps për një çast, por të le të lodhur dhe të boshatisur.

Nuk ishte rasti i Lorkës. Thuhet se një ditë paska thirrur çiltërsisht:  « Sa e bukur është fisnikëria! » – dhe sigurisht e kishte fjalën, jo për një mënyrë sjelljeje që ndonjëherë është vetëm formale, por për idealin kalorësiak të një vëmendjeje drejt të tjerëve, një fisnikëri të ndjenjës pa mllefe e zili. Veç kësaj, «fisnikërisë», në kuptimin që fjala kishte në origjinë, në botën tonë neolatine.

Kush lexon epistolarin e Lorkës goditet nga miqësia dhe nga devotshmëria  që shpërndante rreth vetes – si dhe nga mungesa e atyre djallëzive që shpesh rivaliteti u frymëzon poetëve, akoma më shumë se kategorive të njerëzve të tjerë.

3.

Rreth viteve 1920, që janë ata në të cilët  «Frederiku»- shpejt të gjithë do ta quanin kështu – u manifestua në Madrid në mjediset që rëndojnë rreth «Rezit», ose Rezidencës së Studenteve, ngjau sikur gjuha dhe qytetërimi  i Spanjës të njihnin një shpërthim pranveror  dhe Lorka mori pjesë në atë çast magjik me gjithë entuziazmin e tij; do të dëshironim të thoshim: me gjithë pejzat e trupit të tij.

Pedro Salinas  Horge Gilen, Gerardo Diego, Damaso Alonso, Vicente Aleksandër, Rafael Alberti: të gjithë pak a shumë bashkëkohës; të gjithë gati prisnin rastin të bashkoheshin – dhe strumbullari, pikëmbështetja ishte «Federiku».

Nuk bëhej fjalë për një brez rebelësh; nuk kishte tiparet e «avangardave» kështu siç u shfaqën në ato vite në vende të tjera të Evropës. Ndaj brezit të mëparshëm – atij të Himenesit, Maçados, Unamunos – këta poetë të rinj nuk ushqenin veçse respekt e admirim. Ishin të vetëdijshëm se jetonin një epokë zgjimi – një çast të lavdishëm, dritës së të cilit i ndihmonin dhe, secili në mënyrën e tij, ishin personazhe të moshave dhe kompetencave të larme si filozofi Ortega dhe Gaset, publicisti Gometh i Sernas, romancieri Valje Inklan, eruditi Menendeth Pidal.

Ndofta «rebelët» e vërtetë, të projektuar tashmë drejt horizonteve të – drejt një arti «armik të kujtimeve, armik të lotëve, / armik të gjithçkaje që dua ende», për ta thënë me Apolinerin – ishin dy personazhe që në një farë pike do të radhiteshin me këtë grup: Salvator Dalia, i destinuar të bëhej për atë kohë miku më i preferuar i Garcia Lorkës dhe Luis Bunjeli.

4.

Në qershor të vitit 1921 Lorka botoi në Madrid atë që ishte përcaktuar të mbetej përmbledhja e tij me poetike më e dendur si dhe më pak e njohura: Libri i poemave.

Ishte një fillim, por edhe një lamtumirë. Duke e botuar, Lorka shkëputej nga një stinë e jetës së tij ( është ajo që do të ndodhë më vonë : Lorkës i pëlqente t’u lexonte njerëzve vargjet e tij sa herë që i paraqitej rasti : dhe vetëm kur një cikël mund të quhej i mbyllur ndahej prej tij duke e botuar.

Shkroi në shënimin e shkurtër fillestar: « Me gjithë gabimet e tij dhe kufizimet e qarta, ky libër do të ketë virtytin, midis të tjerave që unë lajmëroj, të kujtoj çdo çast fëmininë time të pasionuar që vraponte lakuriq nëpër livadhet e një fushe me një mal në sfond» ( «mi enfancia apasionada correteando desnuda por las praderas de una vega sobre un fondo de serranía» )

Ky është në të vërtetë Libri i pemëve, ditari lirik i një adoleshenti jashtëzakonisht i talentuar që zbulon në të njëjtën kohë një peizazh ( atë të Andaluzisë ku Lorka kishte lindur nga një familje pronare tokash ) dhe universin e gjithanshëm dhe me arabeska të librave. Kuptohet që Lorka ka lexuar Himenesin  ose edhe Meterlikun ( autori të cilit i duhej një mjet stilistik i destinuar për të ngulmuar në prodhimin pasues: përdorimi kundrapuntistik të parantezave ) ;që ka lexuar rinovuesin e madh të lirikës së gjuhës spanjolle, nikaraguensin Ruben Dario ( dhe nëpërmjet Darios duke u hedhur te Bodleri, Malarme ose Rembo, ndjeshmëria e tij hidhet përsëri te Viktor Hygo dhe me një fjalë në zemër të Tetëqindshit ) ; që ushqehet me muzikë dhe folklor.

Libri i poemave është një vepër efuzive që bie erë tetëqindshi dhe fëminie katolike; një përmbledhje në të cilën sundon Uni  me shqetësimet e tij që janë kryesisht erotike. Por gjesti me të cilin Lorka shkëputet prej tij tregon se është duke ndjekur një rrugë tjetër – se shqetësimi i tij themelor nuk është më efuzion  «ndjenjash komunikative», por forma.

Nga një anë përkrahësit e një poezie të errët ( «tenebrosistas » ), nga ana tjetër pasuesit e një poezie të qartë (« lanistas » )…nga një anë poetët e «kulturuar» ose «oborrtarë», nga ana tjetër «popullorët»…nga një anë kush shikonte jashtë Spanjës, drejt Provancës së trubadurëve ose Italisë së Rilindjes,  nga ana tjetër kush huazonte nga folklori…

Akoma: nga një anë, lëvruesit e vargut të gjatë ( njëmbëdhjetërrokësh ose Aleksandrinë ) … në anën tjetër, ata të vargut të shkurtër ( veçanërisht ata të tetërrokëshit të «romancës» )…

Duke përkujtuar katërqind vjetorin e Luis de Gongoras, poetit të madh të Andaluzisë, Lorka iu tregoi këtyre dyzuesve ose kundërvënësve që kishin shoqëruar gjithë historinë e lirikës spanjolle. Dyzime dhe kundërvënie që në çast u transformuan në luftëra të vërteta…

Por flitej, sipas Lorkës për luftëra iluzore.

Gjithçka i dukej e përzierë dhe ndërthurur. Nuk ekzistonte një poezi e «errët» dhe e paarritshme dhe një poezi «e njëtrajtshme, një poezi « e kulturuar» dhe një poezi «popullore», por një trung i vetën kumbues, një pemë gumëzhitëse e pasur me degë dhe gjethe në secilën prej tyre manifestohej e njëjta energji.

«Gjuha përbëhet nga imazhet  dhe me imazhe populli ynë është i pajisur mrekullisht» ( « el lenguaje está becho de imágenes, y nuestro pueblo tiene una riqueza magnifica de ellas» ).

Dhe Lorka jepte disa shembuj, midis të cilave këtë: në Andaluzi u quajt «buey de agua» ( ka prej uji ) një lumë që rrjedh lehtë dhe i plotë përmes fushës – «ka prej uji»për të treguar me të volumin dhe forcën. Është fjala për një shprehje popullore – dhe megjithatë, thotë Lorka, «përkon me një mënyrë të pari mjaft të afërt» me metaforat të një poeti si Luis de Gongora  që me latinishten e tij dhe me mitologjinë e tij, kishte famën e hipër të kulturuari ( «culterano) dhe të errëtit.

6.

Marrim tani përmbledhjen e madhe postume të Lorkës, Poeti në Nju Jork dhe lexojmë këta vargje :

 

Cantaba la lombriz el terror de la rueda

Y el murinero degollado

Cantaba al oso de agua que lo habia de estrechar…

 

[ Këndonte krimbi i tokës terrorin e rrotës

dhe marinari me kokë të prerë

këndonte ariun e ujit që do ta shtrëngonte…]

 

        Poeti në Nju Jork është ndikuar fort nga surealizmi dhe, pra ,lexuesi është i prirur të besojë se «ariu prej uji » është një trillim i pastër surrealist si «revolveri me flokë të thinjur» i Bretonit; por pa të drejtë: është e qartë që ky ari i përket së njëjtës zoologji të «buey» – shkurt, që bëhet fjalë për një imazh që vjen në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë  nga një shprehje popullor andaluze.

Ky është Lorka: një kryqëzim i avangardës dhe traditës,i kulturës dhe instinktit, për të cilin shpesh herë është e vështirë të thuash ku fillon njeri e ku mbaron tjetri.

I merr imazhet e tij aty ku i gjen  dhe  s’ le asgjë që të josh pa provuar.

7.

Le Canciones( Këngët), il Romancero gitano, ( Romancë cigane il ) Poema del cante jondo ( Poema e këngës honda ) il Llanto por Ignacio Sánchez Mejías  ( Vajtim për Injathio Sançes Mehias ) : së bashku me  Libro de poemas, ( Libri i poemave ) të cituara tashmë, këto vepra ezaurohen, së paku përsa i përket poezisë, listën e veprave të botuara gjatë jetës nga Federik  Garcia Lorka ( teprica është diçka ).

Sundon në të gjitha vargu i shkurtër ( tetërrokëshi narrativ te Romancero ); dhe të gjitha, në kujtesën e ngjeshur të lexuesit, vendosen nën shenjën e «popullores» dhe të «folklorit» – me pak fjalë janë ngjyrosur me Andaluzi.

Sigurisht ajo «ngjyrë» është kudo – por të insistosh në mënyrë ekskluzive mbi andaluzizmin mund t’i japi hakun  stilizimit skajshëm ndaj të cilit  Garcia Lorka i nënshtron materialet e tija. Marrim një shembull midis të shumtëve :

 

El magnifico sauce

De la lluvia, caía.

 

Oh! Luna redonda

Sobre  blancos ramos !

 

[ Shelgu madhështor

i shiut binte.

 

Oh hënë  e rrumbullakët

Mbi degët e bardha ! ]

 

Çfarë na kujton kjo poezi e zvogëluar në një nocion minimal, esencial, e gjitha në të tashme ? Është e thjeshtë : na kujton haikun japonez.

Në  gjithë librin e Canciones (Këngët ) Lorka ndjek  një Formë të tijën që është një kryqëzim mjaft i çuditshëm «muzike» andaluze dhe japoneze  (thelbit të poezisë japoneze) dhe gjëra të tjera.

8.

Që në fillim Lorka  ka një talent të mrekullueshëm për metaforën ( e përdor këtë fjalë në kuptimin më të gjërë ) ;dhe në konferencën mbi Gongoran citon një frazë të famshme të Prustit : « Vetëm metafora i jep stilit një lloj përjetësie».

Por poezia nuk është vetëm metaforë . ( Do të doja të citoja, në lidhje me këtë, një vëzhgim që e mbaj mend ta kem dëgjuar nga goja e Borhesit:  «Nëse poezia do të ishte vetëm metaforë,një varg si ai i këngës së Paolos dhe Françeskës: « buzën më puthi duke u dridhur i tëri »”, do të ishte e shëmtuar ose e pakuptimtë, pasi nuk përmban kurrfarë metafore. Përkundrazi nuk është kështu ».)

Si gjithë poetët e vërtetë, metaforisti Lorka di t’i nënshtrohet edhe metaforës, kur është çasti.

Është një poezi e Canciones ( Këngët ) e titulluar Congedo ( Lamtumirë). Për ta shkruar Lorka u frymëzua, siç e sheh Horhe Huljen, ka një temë popullore.

« O shok,nëse vdes/do të jetë shtëpinë e të çmendurve/destinimi yt», thotë një këngë andaluze; dhe midis « seguiryas» ciganet ka që fillojnë me këtë fjalë: « Kur unë do të vdes / shih që të ngarkoj …»

por lexojmë Lorkën:

 

 

si muero,

dejad el balcon abierto.

 

El nino come naranjas.

(Desde mi balkon lo siento.)

 

Si muero,

Dejad el balcon abierto.

 

 

[ Nëse vdes,

lëreni të hapur ballkonin tim.

 

Fëmija ha portokall.

( Nga ballkoni im e shoh.)

 

Korrësi korr grurin.

( Nga ballkoni im e ndiej.)

 

Po të vdes

Lëreni ballkonin tim hapur! ]

 

 

Ja një poezi esenciale,e përkryer, shumë prekëse  – dhe as edhe me një metaforë. Dhe s’është e vetmja në Canciones ( Këngët ): ka edhe të tjera, edhe ndërmjet më të famshmeve.

Lulëzimi bujar i metaforave bashkëjeton nga ana tjetër te Lorka me një seri treguesish muzikorë – me «lëvizje» elementare,të menjëhershme. Marrim si shembull katër pjesët e Llanto për Ignathio Sançez Mehías  të famshëm dhe njëkohësisht tepër të bukur.

«Në orën pesë të mbrëmjes», «Nuk dua ta shoh!»,  «sepse ti je i vdekur përgjithmonë», këta vargje të përsëritur – këto refrene » si çekanë, absolutisht kaq të thjeshtë dhe të shtruar  – bëjnë aq sa lexuesi të mos humbas në pyllin  e imazheve dhe të metaforave. Funksionojnë, në një farë mënyre, nga didaktika.

Edhe nga ky ekuilibër varet besoj, suksesi « popullor» i Lorkës, në Spanjë dhe gjetkë.

9.

        Poeti në Nju Jork është sigurisht vepra e Garcia Lorkës që ka ushtruar ndikimin më të madh mbi poetët pasues dhe është mbajtur nga kritika si kryevepra e tij.

Nuk e di nëse është vërtet kështu. Dyshoj që kjo bindje i nënshtrohet ndikimit të dy paragjykimeve, një i tipit që thekson përmbajtjen  dhe tjetri i tipit që thekson formën.

Në të gjitha epokat ekzistojnë hierarki temash që nuk deklarohen në mënyrë të hapur, por që nuk janë, për këtë, më pak aktive dhe me ndikim të madh. Lorka i Poeta en Nueva York ( Poeti në Nju Jork )  i ktheu shpinën provincës dhe fshatit për t’u matur me temën e metropolit: qëllim që shumë priren ta konsiderojnë të denjë në vetvete dhe me merita te një poet modern.

Ky është paragjykimi që jepet pas përmbajtjes. Paragjykimi tjetër qëndron në të besuarit se ajo që është pa formë ose relativisht pa formë është medoemos më e pasur dhe stimuluese se ajo që është e pastër, e mbyllur përsosur.

Te Poeti në Njueva York vargjet e shkurtër të Canciones ose të Romanceros u hapin rrugën vargjeve të gjatë  dhe të parregullt; edhe kompozimet hapen dhe synojnë të të bëhen me thek dhe të thyhen; triumfon imazhi surrealist.

Gjithë pjesa tjetër e veprës poetike të Lorkës mund të konsiderohet si një spirale që niset nga shfrimi dhe nga autobiografia dhe priret nga konstruktet e rrepta formale në një farë mënyre të depersonalizuara; dhe pjesa e dytë  ( ajo postume )skicon një lëvizje të të njëjtit lloj një rreth tjetër dhe simetrik spiraleje.

Lorka vetë, gjatë leximeve publike që i bëri veprës së vet «në panaire» prirej të paraqiste veprën Poeti në Nju Jork si një  «diario» (ditar) të vërtetë të eksperiencës së tij amerikane. Nëse Libri i poemave  është një adoleshent që hap sytë mbi realitetin që e rrethon ( dhe që është realiteti fshatar, «campesina» i Andaluzisë),  Poeta en Nueva York ( Poeti në Nju Jork) na tregon autori që në një stad tjetër  zbulon një botë të re – Botën e Re.

Po  megjithatë edhe këtë herë vepron tek ai një tension drejt Formës – tension që është dokumentuar te «gazelet» ( gacelas ) dhe te «kasidet» (casidas ) te Divan del Tamár  ( Divani i Tamarit ) («gazelet» dhe («caside» janë forma të lashta të poezisë arabe që Lorka nuk i njeh mjaft që të tentojë t’u japë një ekuivalent, por  megjithatë kërkon mbrojtjen e tyre siç kërkohet mbrojtja e një hajmalie kundër rreziqeve të një udhëtimi  « nëpër magmë» )dhe të Sonetos del amor obscuro ( nga Sonetet e dashurisë së errët ).

Një spirale e re nisi, e destinuar megjithatë të mbetet pa përfundim.

10.

Lorka e donte tokën e vet, familjen e tij, miqtë e tij; por ai donte mbi të gjitha poezinë ( « poesia vieha » ( poezinë plakë ), thoshte Dalí ). Si shumë homoseksualë, zotërohej nga një ndjenjë e fortë përkatësie dhe së bashku me margjinalitetin – ndjenjë që e shtyni t’u këndojë ciganëve, të emargjinuarëve të Andaluzisë dhe zezakëve, të emargjinarve të Amerikës. Dhe besonte që gjithçka të mund të pajtohej – për shembull, në brendësi të poezisë së tij, tradita dhe avangarda. Tregon një dëshmitar që kur e çuan për të vdekur, « lloraba como un nińo» ( qante si një fëmijë). Papritur bota që ai e kishte mbytur me «fisnikërinë» e tij do t’i jetë dukur e papajtueshme. Ai që s’ishte ndarë kurrë nga asgjë, shtrëngohej , me dhunë, të ndahej nga jeta.

 

 

                                                                      Përgatiti dhe  Përktheu: Faslli Haliti

 

3 POEZI

 

BALADA E VOGEL E TRI LUMENJVE

                                               

                                                   Salvator Kuinteros

 

 

Lumi Guadalkivir

rrjedh mes portokajsh dhe ullinjsh

Dy lumenjtë e Granadës

zbresin nga dëbora në grunja.

 

Ah ,dashuria

që iku pa kthim!

 

Lumi Guadalkivir

mjekrën e ka si shegë.

Dy lumenjtë e Granadës,

Njëri vajtim dhe tjetri gjak.

 

Ah, dashuria

që iku, mori qiellin!

 

Për barkat me vela

Sivilia ka një rrugë.

Mbi ujin e Granadës,

vozisnin vetëm psherëtimat

 

Ah, dashuria

që iku pa kthim!

 

Guadalkivir, kullë e lartë

dhe erë nëpër portokaj.

Dauro e Genil,

kullëza të vdekura mbi pellgje.

 

 

Ah , dashuria

që iku, mori  qiellin !

 

Kush do të thoshte që uji sjellka

një zjarr britmash prej varri ?

 

Ah ,dashuria

që iku pa kthim!

 

Sill lule portokalli, Andaluzi

sill ullinj, deteve të tua.

 

Ah ,dashuria

që iku, mori qiellin !

 

 

 

 

POEMA E SIGURIYA CIGANËS

 

Karlo Morla Vikunjas

 

PEIZAZH

 

Fusha

e  ullinjve

hapet dhe mbyllet

si një erashkë.

Mbi ullishtë

ka një qiell të zymtë

dhe një shi të zi yjesh

të ftohtë.

Dridhen xunkthat dhe gjysmerrësira

mbi breg të lumit.

Kreshpërohet era gri,

ullinjtë

janë ngarkuar

me britma.

Një tufë zogjsh të burgosur

që tundin

bishtat  e gjatë

në errësirë.

 

BRITMA

 

Elipsi i një britme

bredh nga mali

në mal.

 

Nga ullinjtë,

do të dalë një ylber i zi

mbi natën e kaltër.

 

Ah !

 

Si një hark violine

britma

vibroi telat e gjatë të erës.

 

Ah !

 

(Njerëzit e shpellave

nxjerrin kandilat.)

 

Ah !

 

GRUAJA E PABESË

 

Dhe unë e çova në lumë
duke e kujtuar vajzë,
por ajo kishte burrë.
Ish nata e Santiagos
dhe ish si detyrë, pothuaj.
u shuan fenerët
dhe  u ndezën bulkthit.
qosheve  më  të humbura
preka gjinjtë e saj të fjetur,
dhe befas m’u hapën
si degë zymbyli.
Amidoni i fustanit të saj
kumbonte në veshët e mi,
si një copë mëndafshi
e shqyer nga dhjetëra thika.
Pa dritë të argjendtë në maja
pemët janë rritur,
dhe një horizont prej qensh

leh lumit larg, leh tutje, përtej

Me të përshkuar ferrat,
xungthet dhe gjembat,
nën kaçubet e flokëve të saj
bëra unë një vrimë në baltë.
Hoqa kravatën time.
Ajo hoqi fustanin e saj.
Unë hoqa rripin dhe revolen.
Ajo katër jelekët e saj.
As  livandat as guaskat

S’kanë lëkurë aq të lëmuar.
As kristalet në dritën e hënës
nuk shkëlqejnë me kaq dritë.
Kofshët e saj më rrëshqisnin
si peshq të beftë,
gjysma plot prush,
gjysma plot me të ftohtë.
Kalërova atë natë
shtegun më të mirë,
mbi një mëze me margaritarë
pa frena e pa yzengji.
Si burrë nuk dua të them atot

që më tha ajo.
Drita e arsyes
më bën tepër prudent.
I ndotur me puthje dhe rërë,
e mora larg lumit tutje, përtej.
Ndesheshin me erën,
shpatat e lilakët.

Veprova siç jam,
Si cigan i vërtetë.
I dhurova një shportë sateni

të madhe ngjyrë kashte
dhe s’desha të dashurohem me të,
duke pasur burrin e saj
ajo më tha se ishte vajzë
kur unë po e çoja në lumë ndërkaq.

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

5 arsye përse duhet të hani më shumë rrush të zi

Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme.

Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim por edhe për shëndet.

Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.

Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme.

Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 5 arsyet që duhet t’ju nxisin të konsumoni më shumë rrush të zi.

Ndihmon Kundër Diabetit

Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Për më tepër, rrushi ka një nivel të ulët glicemie që ndihmon në zbutjen e simptomave të diabetit.

Rrushi i Zi i Bën Mirë Zemrës

Antioksidantët tek rrushi i zi luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës.

Antioksidantët tek rrushi i zi ndihmojnë në trajtimin e hipertensionit dhe inflamacionit por edhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut.

Shëndeti i Trurit

Antiokisdantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit, kundër luhatjeve të humorit dhe humbjes së kujtesës.

Shëndeti i Syve

Studimet kanë treguar se njerëzit që jetojnë në zonën e Mesdheut janë më pak të rrezikuar nga formimi i perdes së syrit dhe problemet me shikimit.

Kjo i atribuohet ushqimit dhe sidomos konsumit të rrushit dhe verës që prodhohet prej tij.

Rrushi i Zi Për Gjumë Më Të Mirë

Ndonëse të kufizuara, studimet tregojnë se rrushtë në përgjithësi dhe ai i ziu në veçanti janë burime të shkëlqyera të melatoninës.

Ky hormon ndihmon jo vetëm në ardhjen e gjumit por edhe cilësinë e tij.

Ekspertët thonë se ngrënia e rrushit të zi në mbrëmje përmirëson cilësinë e gjumit.

Rrushin e zi mund ta përdorni në sallata frutash, ta kombinoni me lëngje, ta hani me kos ose veçmas për një shëndet më të mirë.

vetmitar me të gjithë – Poezi nga CHARLES BUKOWSKI – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

mishi mbulon ashtin

dhe ata vënë brenda

një mendje dhe

nganjëherë një shpirt,

dhe gratë bëjnë copat vazot

duke i përplasur në mure

dhe burrat pijnë

tej mase

dhe askush nuk e gjen atë

të duhurin

por vazhdojnë

të kërkojnë

duke u shtriqur

brenda dhe jashtë

shtretërve.

mishi mbulon

ashtin dhe mishi

kërkon

më shumë

se mishi.

 

nuk ka fare

asnjë shans:

ne jemi të gjithë të kuthuar

në një fat

të pashoq.

 

askush nuk e gjen asnjëherë

të duhurin.

 

depot e mbeturinave të qytetit plot

magazinat e rrobave të përdorura plot

morgjet plot

spitalet plot

varrezat plot

 

asgjë tjetër

nuk i mbush.

NJË AKTOR TRAGJIK – Tregim nga ANTON ÇEHOVI – Përktheu: Edizano Gjini

Ishte nata e përfitimeve për Fenogenov, aktori tragjik. Ata po aktronin “Princi Serebryany.” Tragjediani vete po luante Vyazemsky; Limonadov, menaxheri skenës, po luante Morozov; Zonja Beobahtov, Elena. Perfomanca ishte një sukses madhështor. Tragjediani me të vërtetë arrinte mrekulli. Kur ai po mbante Elenen , e ngriti atë mbi kokë vetëm me një dorë kur depërtoi përmes skenës. Ai bërtiti, psherëtiu, përplasi këmbët, shqyu pallton në gjoksin e tij. Kur refuzoi të luftonte Morozovin, ai u dridh ashtu si askush nuk ishte dridhur në realitet më parë, dhe gulçoi zhurmshëm. Teatri u shkund me duartrokitje. Kishte të thirrura pafund. Fenogenov u prezantua me një kuti cigaresh të argjendtë dhe një buqetë të lidhur me shirita të gjatë. Zonjat tundin shamitë e tyre dhe nxisnin burrat që të duartrokisnin, shumë derdhën lot….Por më entuziaste ishte Masha, vajza e Sidoretsky , kapiteni policisë. Ajo ishte e ulur në rreshtin e parë pas babait të saj; ajo ishte e mahnitur dhe nuk mund të shqiste syte nga skena madje as ndërmjet akteve. Duart e saj të vogla delikate dhe këmbët po dridheshin, syte e saj ishin të mbushur me lot, faqet e saj po çeleshin gjithnjë e më shumë. Nuk është çudi – ajo ishte në teatër për herë të parë në jetën e saj.

“Sa bukur aktrojnë! Sa të mrekullueshëm!” i tha ajo babait të saj, kapitenit të policise, sa herë që ulej perdja. Sa i mirë është Fenogenov!”

Nëse babai saj do ishte i aftë të lexonte fytyrat, ai do e kishte lexuar në shprehinë e çelët të vajzës së tij një magjepsje që ishte pothuajse ankth. Ajo ishte ngazëllyer nga aktrimi, nga shfaqja, nga mjedisi. Kur regjimenti bandës fillonte të luante ndërmjet akteve, ajo mbyllte sytë, e lodhur.

“Baba!” i tha ajo kapitenit të policisë gjatë intervalit të fundit, “shko pas skenës dhe pyeti të gjithë për darkë nesër!”

Kapiteni policisë shkoi pas skenës, i lavdëroi të gjithë për aktrimin e mirë, dhe komplementoi Zonjën Beobahtov.

“Fytyra jote e dashur meriton një pikturë, dhe unë vetëm do dëshiroja të tundja furçën!”

Me vështirësi, menjëherë ftoi grupin për darkë.

“Gjithçka përveç seksit të drejtë,” pëshpëriti ai. “Nuk i dua aktoret, pasi kam një vajzë.”

Ditën tjetër aktorët darkuan tek kapiteni policisë. Vetëm tre u shfaqën, menaxheri Limonadov, tragjediani Fenogenov, dhe komiku Vodolazov; të tjerët dërguan shfajësime. Darka ishte një punë e mërzitshme. Limonadov vazhdonte t’i tregonte kapitenit të policisë se sa e respektonte, dhe se çfarë mendimi të lartë kishte për personat me autoritet; Vodolazov tallej me tregëtarët e dehur dhe Armenët; dhe Fenogenov (në pashaportën e tij, emri i tij ishte Knish), i gjatë, Little Rus* i ashpër, me sy të zi dhe vetull vrenjtur, deklamoi “Tek portat e të Lartit,” dhe “Të jesh apo Të Mos Jesh.” Limonadov, me lot në sy, përshkroi intervistën e tij me ish Guvernatorin, Gjeneral Kanyutchin. Kapiteni policisë dëgjonte, ishte mërzitur dhe buzëqeshte miqësisht. Ai ishte mjaft i kënaqur, megjithëse Limonadov mbante erë pendësh të djegura, dhe Fenogenov kishte veshur një kostum me qera dhe këpucë të shkelura në thembër. Ata e kënaqën vajzën e tij dhe e gjallëruan, kjo ishte e mjaftueshme për të. Masha nuk i hoqi asnjëherë sytë nga aktorët. Ajo asnjëherë më parë nuk kishte shikuar njerëz kaq të zgjuar, të veçantë!

Në mbrëmje kapiteni policisë dhe Masha ishin sërish tek teatri. Një javë më vonë aktorët darkuan sërish tek kapiteni policisë, dhe pas kësaj vinte pothuajse çdo ditë për darkë ose drekë. Masha u bë gjithnjë e më shumë e përkushtuar pas teatrit, dhe shkonte atje çdo mbrëmje.

Ajo ra në dashuri me aktorin tragjik. Një mëngjes të këndshëm, kur kapiteni policisë kishte shkuar të takonte peshkopin, Masha u largua me kompaninë e Limonadov dhe u martua me heroin e saj gjatë rrugës. Pasi festuan martesën, aktorët kompozuan një letër të gjatë dhe prekëse dhe ja dërguan kapitenit të policisë.

Ishte puna e përpjekjeve të tyre të kombinuara.
“Nxirr në pah motivin, motivin!” vazhdonte të thoshte Limonadov ndërkohë që i diktonte komikut. “ Mbështetu tek respekti…ketyre zyrtarëve u pëlqen. Shto diçka të llojit…për të nxjerrë lot.”

Ditën pasi ishte marrë kjo përgjigje, Masha i shkruante babait të saj.

“Baba, ai më rreh! Na fal!”

Ai e kishte rrahur atë, rrahur pas skenës, në prezencë të Limonadov, pastrueses dhe dy burrave ndriçues. Ai mbajti mend si, katër ditë para dasmës, ishte i ulur në Tavernën London me të gjithë shoqërinë, dhe flisnin për Mashën. Shoqëria po e këshillonte atë “ta provonte”, dhe Limonadov, me lotë në sy nxiste “ Do ishte budallallëk dhe irracionale që të lësh një mundësi të tillë që të ikë! Pse, për një shumë të tille dikush do shkonte në Siberi, lëre pastaj që të martohej! Kur të martohesh dhe të kesh teatrin tënd , më merr në kompaninë tënde. Atëherë nuk do jem unë mjeshtri, ti do jesh mjeshtri.”

Fenogenov e mbajti mend, dhe mërmëriste me grushta të shtrënguar:
“Nëse ai nuk i dërgon paratë do e copëtoj fare atë! Nuk do e lë veten të bëhem për budalla, mallkuar qoftë shpirti im!”

Në një qytet provincial kompania u mundua të largohej nga Masha, por Masha e zbuloi , vrapoi te stacioni , dhe arriti atje kur kishte rënë zilja e dyte dhe të gjithë aktorët kishin zënë vendet e tyre.

“Jam trajtuar në mënyrë të turpshme nga babai yt,” tha tragjediani; “gjithçka ka përfunduar mes nesh!”

Megjithëse karroca ishte plot me njerëz, ajo u ul në gjunj, zgjati përpara duart e saj, duke ju lutur atij:

“Të dua! Mos më largo Kondraty Ivanovitch,” “Nuk mund të jetoj pa ty!”

Ata dëgjonin lutjet e saj, dhe pasi u konsultuan bashkë, e morën në kompani si “konteshë” – emër që e përdornin për aktoret e ulëta që zakonisht ishin në skenë si pjesë turmash ose pjesë të kota. Për të filluar Masha luante sherbëtoret dhe fletët, por kur Zonja Beobahtov, lulja e kompanisë Limonadov, u arratis, ata e bënë atë ingénue(naive).Ajo aktronte keq, ngecte, dhe ishte nervoze. Ajo shumë shpejt u mësua me atë, megjithatë filloi të pëlqehej nga audienca. Fenogenov ishte shumë i pakënaqur.

“Të quash atë nje aktore!” thoshte ai. “Ajo nuk ka paraqitje, posturë, asgjë tjetër veç marrëzi.”

Në një qytet provincial kompania aktroi “Hajdutët” e Schiller. Fenogenov luajti Franz, Masha, Amalie. Tragjediani bërtiste dhe dridhej. Masha përsërishte pjesën e saj si një mësim të mësuar mirë, dhe shfaqja do anullohej siç bënin zakonisht nëse nuk do kishte qënë për një ndodhi të praptë. Tragjediani bërtiste, psherëtinte, dridhej dhe shtrëngonte Mashën në përqafimin e tij të hekurt. Masha, në vend që ta largonte atë duke bërtitur “Tutje!” dridhej në krahët e tij si një zog dhe nuk lëvizte…dukej e tmerruar.

“Ki mëshirë për mua!” i pëshpëriti ajo në vesh. “Oh, ki mëshirë për mua! Jam kaq e mjeruar!”

“Ti nuk e di pjesën tënde! Dëgjo suflerin!” psherëtiu tragjediani, dhe e futi shpatën në dorën e saj.

Pas performancës, Limonadov dhe Fenogenov ishin të ulur tek bileteria të përfshirë në një bashkëbisedim.

“Gruaja jote nuk e mëson pjesën e saj, për këtë ke të drejtë,” thoshte menaxheri.

“Ajo nuk e di rreshtin e saj…Të gjithë kanë rreshtin e tij…por ajo nuk e di të sajin….”

Fenogenov dëgjonte, psherëtinte dhe ngrysej e ngrysej.

Mëngjesin tjetër, Masha ishte ulur në një dyqan të vogël duke shkruajtur:

“Baba, ai më rreh! Na fal! Na dërgo disa para!”

1*-Little Russia, ndonjëherë Little Rus’, është një term politik dhe gjeografik në gjuhën Ruse që i referohet pjesës së territorit të Ukrainës para shekullit të njëzet.

Perktheu: Edizano Gjini, student dhe dashamires i letersise ruse.

NJË SHAKA E VOGËL – Tregim nga Anton Çehovi – Përktheu nga origjinali: Agron Tufa

 

Mesditë e kthjellët dimri… Ngrica e ashpër, kërcet dhe Nadjenkës së mbështetur pas krahut tim, ia vesh një pah i argjendtë bryme kaçurrelat në tëmtha dhe pushin e buzës së sipërme. Qëndrojmë mbi një majëmal të lartë. Prej këmbëve tona e deri rrëzë fushës zgjatet pjerrina e lëmuar, në të cilën dielli shihet si në pasqyrë.
Ndanë nesh, sajat e vogla janë të veshura me një shajak të kuq e të ndezur.

– Lëshohemi poshtë, Nadjezhda Petrovna! – i lutem unë. – Vetëm një herë!

Ju lutem, do t’ia dalim shëndoshë e pa gjëmb në këmbë.
Por Nadjenka ka frikë. Gjithë hapësira, nga galloshet e saj të vogla e deri në fund të malit të ngrirë, i duket e tmerrshme, një humnerë e thellë e pamatë. Asaj i ngrin zemra dhe i ndalet fryma kur sheh poshtë, sapo i propozoj të ulemi në sajë. Se, çfarë do të ngjasë nëse ndodh të fluturojë në greminë! Do të vdesë, të luajë menç.

– Ju përgjërohem! – i them. – Mos kini frikë! Kuptojeni pra, është dobësi frika!
Më në fund Nadjenka pranon, dhe unë e dalloj në fytyrë, që ajo i lëshon pe rrezikut për jetën. E ndihmoj të ulet në sajë; të zbehtë, drithëruese, e mbërthej me duar dhe lëshohemi bashkë fluturim në humnerë.

Saja fluturon kokërr plumbi. Ajri i çarë rreh në fytyrë, ulëret, fishkëllen ndër veshë, ulëret, pickon hidhur nga tërbimi, kërkon të shkulë kokën nga supet. Nga frushullimi i erës s’kemi fuqi të marrim frymë. Duket sikur vetë djalli na ka mbërthyer me panxhat e tij dhe gjithë piskamë po na tërheq në ferr. Objektet që na rrethojnë shkrihen gjithë e më fort në një fashë të gjatë vraparake… hë-hë dhe një grimëçast, dhe duket se do të vdesim!

– Unë ju dashuroj, Nadja! – i them me gjysmë zëri.

Saja nis të rrëshqasë gjithë qetë e më qetë, ulërima e erës dhe zhuzhima e patinave të sajës tash nuk janë aq të tmerrshme, frymëmarrja nis të çlirohet, dhe në më në fund kemi mbërritur poshtë. Ajo është e zbehtë, mezi merr frymë… I ndihmoj të ngrihet.

– Herë tjetër s’do ta bëj më kurrë, – thotë ajo, duke më parë me sytë e gjerë, të mbushur me tmerr. – Për asgjë në botë! Për pak sa s’vdiqa!

Pas një grimëkohe ajo vjen në vete dhe më sheh në sy në mënyrë pyetëse: unë ia thashë ato katër fjalë, apo e gënjyen veshët në shkulmin e erës? Ndërkaq qëndroj përbri me të, pi një cigare dhe kundroj me vëmendje dorashkën.
Ajo mbështetet në krahun tim dhe shëtisim për një kohë të gjatë rrëzë malit. Enigma, si duket, nuk e lë të qetë. A qenë thënë vallë ato fjalë apo jo? Po apo jo? Po apo jo? Kjo është një çështje sedre, nderi, jete, lumturie, një çështje shumë e rëndësishme, më e rëndësishmja në botë. Prajshëm, trishtueshëm, me një vështrim depërtues Nadjenka më vështron në fytyrë, përgjigjet kuturu, pret në do të flasë unë apo jo. O, se çfarë loje në këtë fytyrëz të ëmbë, çfarë loje! E shoh, ajo po grindet me veten, ka nevojë të thotë diçka, të pyesë për diçka, por nuk i gjen dot fjalët, i vjen rëndë, tmerr, gëzimimi e trazon…

– A e di çfarë? – thotë ajo, pa më parë fare.
– Çfarë? – e pyes.
– Hajde dhe një herë… rrëshqasim.

I ngjitemi malit nëpër shkallare. Sërish e vë në sajë të zbehtën, drithëruesen Nadjenkë, sërish fluturojmë në greminën e tmerrshme, sërish ulërin era dhe zhuzhijnë patinat, dhe sërish në pikun e skëterrshëm të fluturimit të sajës i them me gjysmë zëri.
– Unë ju dashuroj, Nadjenka!

Kur saja ndalon, Nadjenka e mat me sy shpatin, nëpër të cilin sapo rrëshqitëm, mandej gjatë ajo më këqyrën në fytyrë, përqendrohet në zërin tim, shpërfillës e të papasion, dhe gjithçka, gjithçka, madje manshoni dhe kapuçi i saj, gjithë figurëza e saj shprehin një ndërdyshje të madhe. Në fytyrën e saj është shkruar:
“Ç’është kjo punë kështu? Kush i shqiptoi ato fjalë? Ai, apo më kanë bërë veshët mua?”
Kjo mosditje e shqetëson, ia sos durimin. Vajza e gjorë nuk përgjigjet, rri e ngrysur, e gatshme t’ia shpërthejë të qarit.

– A s’bën të shkojmë në shtëpi? – e pyes.
– Po mua… mua më pëlqen kjo rrëshqitje, – thotë ajo, duke u skuqur. – A s’e provojmë edhe një herë tjetër?

Asaj i “pëlqen” kjo rrëshqitje, po ndërkaq, teksa ulet në sajë, ajo, ashtu si dhe herët e tjera, është e zbehtë, mezi merr frymë nga frika, dridhet.
Ne lëshohemi për të tretën herë, dhe shoh se si ma kundron fytyrën, si vigjëlon buzët e mia. Por unë në buzë vë shaminë, kollitem dhe, kur mbërrijmë mesin e shpatinës së malit, ia dal të pëshpëris:
– Unë ju dashuroj, Nadja!

Dhe enigma mbetet enigmë! Nadjenka hesht, mendon për diçka… Unë e përcjell në shtëpi, ajo përpiqet të ecë pa zhurmë, ngadalëson hapat dhe vetëm pret, në do t’ia them vallë ato fjalë. E shoh se si vuan shpirti i saj, se si përmbahet me zor, të mos thotë:
– Nuk ka mundësi që ato fjalë t’i ketë thënë era! Dhe nuk dua, që t’i ketë thënë era!
Mëngjesin e ditës tjetër marr një pusullë: “Nëse do të shkoni sot të rrëshqisni me sajë, merrmëni dhe mua. N.” Që prej kësaj ditë unë me Nadjenkën shkojmë të rrëshqasim me sajë dhe, duke fluturuar poshtë, çdo herë i pëshpëris me gjysëm zëri të njëjtat fjalë:
– Unë ju dashuroj, Nadja!

Shumë shpejt Nadjenka do të mësohet me këtë frazë, si me verën apo morfinën. Ajo nuk mund të jetojë pa to. Njëmend, fluturimi në shpatin e malit është i tmerrshëm, si më parë, por tmerri dhe rreziku tashmë u japin një magji të veçantë fjalëve për dashurinë, fjalëve, të cilat si më parë përbëjnë enigmën dhe mundojnë shpirtin. Të dyshuarit janë dy, si më parë: unë dhe era… Se cili prej të dyve ia shpreh dashurinë, ajo nuk e di, por si duket, për të s’ka rëndësi; nga cilado enë të pish, e rëndësishme është të jesh i pirë.

Njëherë, një mesditë, shkova i vetëm të rrëshqas me sajë; i përzier me turmën, shoh se si në majë po ngjitej Nadjanka, se si më kërkonte me sy… Mandej pashë me sa droje i ngjiste shkallët… E tmerrshme të vish vetëm. O, sa e tmerrshme! Ajo është e zbehtë, si dëbora, dridhet, mu sikur po shkon ta ekzekutojnë, por ecën, ecën, pa i hedhur sytë kund, vendosmërisht. Ajo, dukej haptazi, kishte vendosur, më së mbrami, të provojë: a do të ndihen vallë ato fjalë të ëmbla e të mrekullueshme, kur unë nuk do të jem me të? E shoh se si ajo, e zbehtë, me gojën e hapur nga tmerri, ulet në sajë, mbyll sytë dhe, duke i dhënë lamtumirën e përjetshme tokës, niset… “Zhzhzh…” – zhuzhijnë patinat. Po a do t’i dëgjojë a s’do t’i dëgjojë ato fjalë Nadjenka, unë nuk e di… Unë shoh se si ngrihet ajo nga saja, e raskapitur, e dobët. Dhe duket nga fytyra, as ajo vetë nuk e di, në ka dëgjuar gjë apo jo. Tmerri, ndërkohë që rrëshqiste poshtë ia hoqi mundësinë për të dëgjuar, për të dalluar tingujt, për të kuptuar…
Por ja që hyri muaji pranveror i marsit… Dielli bëhet më ledhatar.
Mali ynë i akullt bëhet i errët, e humb shkëlqimin e tij dhe më së mbrami shkrin. Ne nuk rrëshqasim më. Nadjenka e gjorë s’ka më ku t’i dëgjojë ato fjalë, por s’ka as se kush t’ia thotë, për shkak se era nuk dëgjohet më, ndërsa unë gatitem për në Petërburg, gjatë, e ndoshta përgjithmonë.

Se si njëherë, dy ditë para largimit, po rrija një buzëmuzgu në kopsht, ndërsa nga oborri ku banon Nadjenka, kopështi ndahej me një gardh të lartë, të farkuar me gozhdë… Është ende ftohtë, bora ende nuk ka shkrirë, pemët janë të vdekura, por tashmë pranvera kundërmon dhe, duke sajuar vendet e fjetjes, këlthasin zhurmshëm mëllenjat. I afrohem gardhit dhe shoh për një kohë të gjatë përmes të çarave të tij. Shoh se si Nadjenka del në tremé dhe ngre në qiell vështrimin e saj të brengosur e të pikëlluar… Era pranverore fryn drejt në fytyrën e saj të zbehtë, të trishtuar… Kjo erë i kujton një tjetër erë, e cila na ulërinte atëherë në mal, kur ajo dëgjonte ato katër fjalë, dhe fytyra e saj bëhet e pikëllimtë, e pikëllimtë, nëpër faqe i shket një kokrrith loti… Dhe vajza e gjorë shtrin të dyja duart, mu sikur t’i kërkojë kësaj ere t’ia sjellë rishmi ato fjalë. Dhe unë, duke pritur gjersa të fyjër një shkulm ere, thërras me gjysmë zëri:
– Unë ju dashuroj, Nadja!
O Zoti im, ç‘bëhet kështu me Nadjenkën! Ajo bërtet e habitur, buzëqesh me krejt fytyrën dhe ia shtrin krahët erës, e gëzuar e kaq e bukur.
Ndërsa unë shkoj të shtrihem në gjumë…

Kjo ka ngjarë qëmoti. Tani Nadjenka është martuar; e dhanë apo e zgjodhi vetë – pak rëndësi ka; u martua me një sekretar tutele për aristokratët, dhe tani ka tre fëmijë. Por kohën se si shkonim dikur bashkë për të rrëshqitur me sajë dhe se si era i sillte në veshë fjalët “Unë të dashuroj, Nadja!”, nuk janë harruar; për të tani ky është kujtimi më i lumtur, më prekës e më i bukur në jetë…

Ndërsa unë edhe tani kur jam bërë më i moshuar, prapë s’e kuptoj, përse ia thoja ato fjalë, përse tallesha…

Më 15 korrik 1904 u nda nga jeta shkrimtari i shquar rus Anton Çehovi

Anton Pavlloviç Çehovi (//;[1] rusisht: Анто́н Па́влович Че́хов, shqiptuar [ɐnˈton ˈpavləvʲɪtɕ ˈtɕɛxəf]; 29 janar 1860[2] – 15 korrik 1904)[3] ishte fizikan, dramaturg dhe autor rus i cili konsiderohet ndër shkrimtarët më të mëdhenj i tregimeve të shkurtra. Karriera e tij si dramaturg përfshin katër klasike dhe tregimet e tij të shkurtra më të mirat janë mbajtur në vlerësim të lartë nga shkrimtarët dhe kritikët.[4][5] Çehovi kreu praktikën për doktor medicinal jashtë karrierës së tijː “Mjekësia është gruaja ime e ligjshme”, ka thënë ai, “dhe letërsia është e dashura ime”.[6] Bashkë me Henrik Ibsen dhe August Strindberg, Çehovi referohet si një nga tri figurat themelore në lindjen e hershme të modernizmit në teatër.[7]

Çehovi hoqi dorë nga teatri pas çastit të marrjes së shkatërrimit të veprës The Seagull në vitin 1896, por vepra u gjallërua për të bërë bujë në vitin 1898 nga Teatri i Moskës Constantin Stanislavski, e cila më pas prodhoi edhe veprën tjetër të Çehovit Uncle Vanya dhe dha premierë dy dramat e tij të fundit Three Sisters dheThe Cherry Orchard. Këto katër vepra paraqesin një sfidë për aktorët[8] ashtu edhe për audiencën, sepse në vend të veprimeve konvencionale Çehovi ofron një “teatër të humorit” dhe “një përmbytje të jetës në tekst”.[9]

Çehovi e pati tregimin e tij të parë vetëm për përfitime financiare, por me rritjen e ambicies artistike, ai bëri inovacione formale të cilat kanë ndikuar në evolucionin e tregimeve të shkurtra moderne.[10] Ai nuk kërkoi falje për vështirësitë që paraqiste për lexuesit, duke insistuar se roli i një artisti ishte të bënte pyetje, jo të jepte përgjigjje.[11]

Biografia

Fëmijëria

Shtëpia e lindjes së Anton Çehovit

Çehovi i ri në vitin 1882

Gjimnazi Taganrog Boys në fund të shekullit të 19-të. Kryqi në maje nuk është më prezent.

Portret i Çehovit të ri në rroba komëtare

Çehovi i ri (majtas) me vëllain Nikolai në vitin 1882

Familja Çehov dhe shokët në vitin 1890. (Rreshti lart, nga mjatas djathas) Ivan, Alexander, Babai; (rreshti i dytë) shok i panjohur, Lika Mizinova, Masha, Nënë, Serjozha Kiselev; (rreshti i fundit) Misha, Anton

Àíòîí Ïàâëîâè÷ ×åõîâ.

Dukja klasike e Çehovitː syza pa bishta, kapelë dhe kravatë e lidhur

Anton Çehov në vitin 1893

Osip Braz: “Portrait of Anton Chekhov”

Çehov dhe Olga, 1901, në muajin e tyre të mjaltit.

Anton Çehovi u lind në ditën e Shën Antonit të Madh, 29 janar 1860, i treti nga gjashtë fëmijët e mbijetuar, në Taganrog, port i Detit Azov në Rusinë lindore. Babai i tij, Pavell Jegoroviç Çehov, i biri i një ish-skllavi, ishte nga një fshat Vilhovatka afër Kobeliaky (Rajoni Poltava në Ukrainëne sotme) dhe udhëheqte një ushqimore. Drejtor i korit të famullisë, ortodoks i devotshëm, dhe baba fizikisht abuzues, Pavell Çehov është parë nga historianët si model për shumë portrete të djalit të tij të hipokrizisë.[12] Nëna e Çehovit, Jevgenija, ishte rrëfimtare e shkëlqyer e cila i argëtonte fëmijët me tregime nga udhëtimet e saj me babain tregtar-rrobash nëpër gjithë Rusinë.[13][14] “Talentin tonë e morëm nga babai,” kujton Çehovi, “por shpirtin nga nëna.”[15] Në moshën madhore, Çehovi e kritikoi trajtimin e vëllait të tij, Aleksandrit ndaj gruas dhe fëmijëve të vet duk i kujtuar atij tiraninë e Pavellit: “Më lejoni të ju pyes nëse ju kujtohet se ishte despotizmi dhe gënjeshtra ato që shkatërruan rininë e nënës sate. Despotizmi dhe gënjeshtra gjymtuan fëmijërinë tonë që është e pështirë dhe e frikshme për ta menduar. Mos harroni tmerrin dhe neverinë që kemi ndjerë në ato raste kur babai nga zemërimi në darkë hidhte më shumë kripë në supë dhe e quante nënën tonë budallaqe.”[16][17]

Çehovi shkoi në shkollën greke në Taganrog dhe në Gjimnazin Taganrog (i cili u riemërua më pas sipas Çehovit), ku ai ishte mbajtur poshtë për një vit në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare për dështimin në një provim në Greqishten e lashtë.[18] Ai këndoi në manastirin ortodoks grek dhe në korin e babait të tij. Në një letër të vitit 1892, ai përdori fjalën “vuajtje” për të përshkruar fëmijërinë e tij dhe kujton:

Ai u bë ateist më vonë.[19][20][21]

Në vitin 1876, babai i Çehovit u deklarua falimentues pas shpenzoi financat e tij duke ndërtuar një shtëpi të re.[22] Për të evituar burgin e borxhlive ai shkoi në Moskë, ku dy djemtë e tij të mëdhenj, Aleksandri dhe Nikolai, ndoqën universitetin. Familja jetonte në varfëri në Moskë, nëna e Çehovit ishte fizikisht dhe emocionalisht e thyer nga eksperienca.[23] Çehovi u la pas për të shitur mallin e familjes dhe të mbaronte edukimin e tij.

Çehovi mbeti në Taganrog për tri vite më shumë, në konvikt me një burrë të quajtuar Selivanov i cili, si Lopakhini në The Cherry Orchard, ka shpëtuar familjen për çmimin e shtëpisë së tyre.[24] Çehovit iu desh të paguante vet për edukimin e tij, të cilin e menaxhonte nga mësimet private, kapja dhe shitja e zogjve, dhe shitja e skicave të shkurtra për gazeta, në mesin e punëve të tjera.[25] Ai dërgonte çdo rubël që mund të ndante te familja e tij në Moskë, me letra gazmore për t’i gëzuar ata.[25] Gjatë kësaj kohe, ai lexoi gjerësisht dhe analitikisht, përfshirë Servantesin, Turgenevin, Gonçarovin, and Shopenaurein,[26][27] dhe shkroi një dramë të plotë komike, Fatherless, të cilën vëllai i tij Aleksandri e hodhi poshtë si “një e pafalshme përmes një trillimi teveqel.”[28] Çehovi pati po ashtu afera dashurie, një nga të cilat me gruan e mësuesit.[25]

Në vitin 1879, Çehovi kompletoi shkollimin dhe iu bashkua familjes në Moskë, duke u pranuar në shkollën e mjekësisë në I.M. Sechenov First Moscow State Medical University.[29]
Shkrimet e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Çehovi ishte përgjegjës për gjithë familjen.[30] Për t’i mbështetur ata dhe të paguante tarifat e tij të shkollimit, ai shkruante skeçe dhe skica të shkurtra humori çdo ditë që kishin të bënin me përditshmërinë ruse, shumë nën pseudonimi si “Antosha Chekhonte” (Антоша Чехонте) dhe “Njeriu pa asnjë mërzi” (Человек без селезенки). Këto gradualisht i sollën një reputacion si kronikues satirik i jetës së rrugëve të Rusisë, dhe nga viti 1882 ai po shkruante për Oskolki (Fragments), në pronësi nga Nikolaj Lejkin, një nga publikuesit kryesor të kohës.[31] Toni i Çehovit ishte më i ahpër në këtë fazë sesa ai i zakonshmi.[32][33]

Në vitin 1884, Çehovi u kualifikua si fizikan, të cilin ai e konsideronte si profesion tipik përmes të cilit bëri pak para dhe trajtoi ngarkesë e lirë të shkretë.[34]

Në vitin 1884 dhe 1885, Çehovi e gjeti veten duke u kollur me gjak, dhe në vitin 1886 sulmi u përkeqësua, por ai nuk i tregoi familjes dhe shokëve për tuberkulozin e tij.[15] Ai i rrëfeu Lejkinit, “Jam i frikësuar ta paraqes vetveten te kolegët e mi.”[35] Ai vazhdoi të shkruante për disa javë periodikisht, duke fituar para të mjaftueshme që ta lëvizte familjen në një akomodimim më të mirë progresivisht.

Në vitin 1886 ai u ftuan të shkruante për një nga gazetat më të famshme në St.Petersburg, Novoje Vremja (Kohërat e reja), në pronësi dhe e reduktuar nga baroni milioner Alexey Suvorin, i cili pagoi një normë për linjë të dyfishtë të Lejkin dhe i lejoi Çehovit hapësirë të trefishtë.[36] Suvorin u bë shok i mirë për Çehovin, mbase më i afërti.[37][38]

Shpejt, Çehovi filloi të tërhiqte vëmendje. 64-vjeçati Dmitri Grigoroviç, një shkrimtar i famshëm rus i atyre kohëve, i shkroi Çehovit pas leximit të tregimit të tij të shkurtër The Huntsman se[39] “Ti ke talent të vërtetë, talent që të vë në rangun e parë ndër shkrimtarët e gjeneratës së re.” Ai e këshilloi Çehovin të shkruante ngadalë, më pak, dhe të koncentrohej në kualitetin e shkrimeve.

Çehovi u përgjigj se letra e ka goditur atë “si një vetëtimë” dhe rrëfeu, “Unë kam shkruar tregimet e mia në atë mënyrë si shkruajnë reporterët për zjarrin – mekanikisht, me ndërgjegje, duke mos u kujdesur as për veten as për lexuesin.”[40] Pranimi ka mundësi të mos i ketë shërbyer Çehovit, pasi manuskriptat e hershme tregojnë se ai shkroi me kujdes ekstremisht të madh, dhe me rishikime vazhdimisht.[41] Këshilla e Grigoroviç megjithatë e frymëzoi më seriozisht ambicien artistike të 27-vjeçarit. Në vitin 1887, me një tërheqje të vogël të Grigoroviç, koleksioni i tregimeve të shkurtra At Dusk (V Sumerkakh) i solli Çehovit Pushkin Prize “për produksionin letrar më të mirë të dalluar për vlerat e larta artistike.”[42]

Pikat kthesë

Në vitin 1887, i rraskapitur nga puna jashtë orarit dhe shëndetling, Çehovi bëri një udhëtim për në Ukrainë, i cili e rizgjoi atë në bukurinë e stepës.[43] Në kthimin e tij, ai filloi novelën të gjatësisë së shkurtër The Steppe, të cilën ai e quajti “diçka shumë e rastësishme dhe mjaft origjinale,” dhe e cila u publikua eventualisht në Severny Vestnik (The Northern Herald).[44] Në një rrëfim që shjellon me mendime proceset e personazheve, Çehovi evokon një udhëtim shezlong rreth stepës përmes syrit të një djaloshi të ri i dërguar të jetonte larg shtëpisë, dhe shokëve të tij, një prift dhe një tregtar. The Steppe u quajt si “fjalori i poetikës së Çehovit”, dhe paraqet një avantazh të dukshëm për Çehovin, duke ekspozuar shumë nga kualiteti i fiksionit të pjekur të tij dhe duke i sjellë atij publikim në gazeta letrare më shumë se në gazeta.[45]

Vdekja e vëllait të Çehovit, Nikolay, nga tuberkulozi në vitin 1889 ndikoi në A Dreary Story, të përfunduar në shtator, mbi një burrë që konfronton fundin e një jete për të cilën ai vie në përfundim se ka qenë pa asnjë qëllim.[46][47] Mihail Çehov, i cili regjistroi depresionin dhe shqetësimin e vëllait të tij pas vdekjes së Nikolajit, po hulumton burgjet si pjesë e studimeve të tij të drejtësisë, dhe Anton Çehov, në një kërkim në jetën e tij personal, u bë shpejt u bë i fiksuar me çështjen e reformës së burgjeve.[15]

Sahalin

Në vitin 1890, Çehovi ndërmori një udhëtim me tren, me karrocë të tërhequr me kalë, dhe rrjedhjen e lumit në Lindjen e Largët të Rusisë dhe katorga, ose kolonia penale në ishullin Sahalin, veriu i Japonisë, ku ai kaloi tre muaj duke intervistuar mijëra të dënuarve dhe të kolonëve për një regjistrim. Letrat e Çehovit të shkruara gjatë udhëtimit dy muaj e gjysmë për në Sahalin konsiderohen ndër më të mirat.[48] Vërejtjet e tij dërguar motrës së vet në lidhje me Tomskin ishin bërë të njohur.[49][50]

Banorët e Tomskit më vonë iu kundërpërgjigjën duke ngritur një statujë tallëse të Çehovit.

Melikhovo

Melikhovo, tani muze

Në vitin 1892, Çehovi bleu një pronë të vogël në Melihovo, rreth 40 milje në jug të Moskës, ku jetoi me familjen e tij deri në vitin 1899. “Është mirë të jesh zotëri, ” bënte shaka ai me shokun e tij Ivan Leontjev (i cili shkroi pjesë humoristike nën pseudonimin Shqeglov),[51] por ai mori përgjegjësitë e tij seriozisht dhe shpejt u bë i dobishëm për fshatarët lokal. Ashtu si organizimit të asistencës për viktimat nga zia dhe kolera e vitit 1892, ai ndërtoi tri shkolla, një stacion zjarrfikësish, dhe një klinikë, dhe dha shërbimet e tij mjekësore për fshatarët deri në disa milje larg, pavarësisht rishfaqjes së tuberkulozit të tij.[12][34][52]

Jalta

Çehovi me Leo Tolstoy në Jalta, 1900

Në mars të vitit 1897, Çehovi i mbijetoi një hemorragjie të madhe të mushkërive derisa u vizitua në Moskë. Me vështirësi të mëdha ai u bind të shtrohej në klinikë, ku doktorët e diagnostikuan tuberkulozin në pjesën e sipërme të mushkërive të tij dhe urdhëruan një ndryshim në jetën e tij.[53]

Pas vdekjes së babait të tij në vitin 1898, Çehov bleu një tokë periferi të Yaltës dhe ndërtoi një villë, në të cilën u zhvendos me motrën dhe nënën vitin pasues. Ai mbolli pemë dhe lule, mbajti qenë dhe lejlekë antigone, dhe pranonte miq si Leo Tolstoj dhe Maksim Gorki, Çehovi ishte gjithmonë i lirë për ta lënë “Siberinë e tij të nxehtë” për Moskën ose për udhëtime. Ai u zotua të zhvendosej në Taganrog menjëherë poas të instalohej uji atje.[54][55] Në Jalta ai kompletoi dy drama për Teatrin e Artit, duke kompozuar me vështirësi të mëdha sesa në ditët kur ai “shkruante qetësisht, në mënyrën që ha petulla tani.” Ai morën nga një vit secila Three Sisters dhe The Cherry Orchard.[56]

Më 25 maj 1901, Çehovi u martua me Olga Knipper shpejt, për shkak të tmerrit të tij për dasma. Ajo ishte ish-protegée dhe nganjëherë e dashura e Nemirovich-Danchenko të cilët u takuan së pari në provat për The Seagull.[57][58][59] Deri në atë pikë, Çehovi, i njohur si “bachelori më i pakapshëm letrar i Rusisë,”[60] kishte preferuar të kalonte ndërlidhjet dhe vizitat e bordellove gjatë angazhimit.[61]

Në Jalta, Çehovi shkroi një nga tregimet e tij më të famshme The Lady with the Dog[62] (njohur edhe me titullin Lady with Lapdog),[63] që përshkruan atë se çka së pari shihet si ndërlidhje shkaktore në mes të një burri të martuar dhe një gruaje të martuar në Jalta. Nuk pritet asgjë e qëndrueshme nga takimi, por ata e gjejnë veten të tërhequr përsëri me njëri-tjetrin, duke rrezikuar sigurinë e jetës së tyre familjare.[64]

Vdekja

Në maj të vitit 1904, Çehovi ishte tmerrësisht i sëmurë me tuberkuloz. Mihail Çehov kujton se “secili që e pa në mënyrë sekrete mendonte se fundi nuk ishte larg, por ai ishte më afër fundit, shihej ta realizonte më pak.”[15] Më 3 qershor, ai u vendosen me Olgën në qytetin gjerman të Badenweiler në Black Forest, prej ku ai shkroi letra të gëzueshme nga ana e jashtme motrës së tij Masha, duke i përshkruar ushqimin dhe mjedisin, dhe duke i siguruar motrën dhe nënën se ai do të bëhej më mirë. Në letrën e tij të fundit, ai shkruante për veshjet e grave gjermane.[65]

Vdekja e Çehovit u bë një nga “një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së letërsisë,”[66] ritreguar, qëndisur, dhe fiksionalizuar shumë herë në tregimin e shkurtër “Errand” nga Raymond Carver. Në vitin 1908, Olga shkroi këtë nga çastet e fundit të burrit të saj:

Trupi i Çehovit u transportua në Moskë në një hekurudhë të ngrirë të destinuar për molusqe, detaj që e ofendoi Gorkin.[67] Disa nga mijëra vajtues ndjekë procesion e varrimit të një Gjenerali Keller gabimisht, në shoqërim të një grupi ushtarakësh.[68] Çehovi u varros afër babai të tij në Varrezën Novodevichy Cemetery.[69][70]

Trashëgimia

Pak muaj para se të vdiste, Çehovi i tha shkrimtarit Ivan Bunin se ai mendonte se punimet e tij do të lexoheshin për shtatë vjet. “Pse shtatë?” pyeti Bunini. “Mirë, shtatë e gjysmë”, iu përgjigj Çehovi. “Kjo nuk është keq. Unë i kam gjashtë vite për t’i jetuar.”[71]

Gjithmonë modest, Çehovi vështirë se e ka imagjinuar reputacionin pas vdekjes së tij. Ovacionet për dramë The Cherry Orchard në vitin pas vdekjes së tij treguan se sa shumë është rritur në dashurinë e publikut rus. Deri atëherë ai ishte i dyti më i famshëm në letërsi vetëm për Tolstoin,[72] që e mbajti atë gjashtë vjet, por pas vdekjes së tij, fama e Çehovit shpejt u përhap larg. Përkthimet e Constance Garnett i dhanë atij lexues anglezë dhe admirimin e shkrimtarëve si James Joyce, Virginia Woolf, dhe Katherine Mansfield. Shqetësimet që rrethojnë ngjashmërinë në mes të tregimit të Mansfield The Child Who Was Tired dhe tregimit të Çehovit Sleepy janë të përmbledhura në veprën e William H. New Reading Mansfield and Metaphors of Reform[73] Kritiku rus D.S. Mirsky, i cili jetoi në Angli, sqaroi se popullariteti i Çehovit në atë vend nga “kompletimi i pazakontë i refuzimit të asaj që ne e quajmë vlera heroike.”[74] Në Rusi, drama e Çehovit doli jashtë mode pas revolucionit, por u inkorporua më vonë në kriteret sovjetike. Karakteri Lopakhin, për shembull, u kthyer në hero i rendit të ri, duke marrë sëpatë në drurin e qershisë.[75][76]

Një nga të huajt e parë që lavdëroi dramat e Çehovit ishte George Bernard Shaw, i cili e mbititulloi veprën e tij Heartbreak House “Një fantazi në kuptim rus të temës angleze,” dhe vuri në pah ngjashmëritë në mes të gjendjes së vështirë të klasës së ulët britaneze dhe homologëve të tyre rus të përshkruar nga Çehovit siː “të njëjtit njerëz të mirë, e njëjta kotësi e plotë.”[77]

Në Shtetet e Bashkuara, reputacioni i Çehovit filloi të rritej dukshë më vonë, pjesërisht përmes ndikimit të sistemit të Stanislavskit për aktrim, me nocion të subtekstit: “Çehovi shpesh e shpreh mendimet e veta jo në fjalime,” shkroi Stanislavski, “por në pauzat në mes të rreshtave ose në përgjigjet përbërëse të një fjale të vetme … karakteret shpesh ndihen dhe mendojnë jo në rreshtat që ata flasin.”[78][79] Grupi i teatrit, veçanërisht, zhvilloi qasjen subteksuatle të dramës, përfshirë gjeneratën e dramaturgëve amerikanë, skenaristëve, dhe aktorëve, përfshirë Clifford Odets, Elia Kazan dhe në veçanti Lee Strasberg. Në anën tjetër Studioja e Aktorëve të Strasbergut dhe qasja aktruese “Method” ndikuan shumë aktorë, përfshirë Marlon Brando dhe Robert De Niro, edhe pse deri atëherë tradita e Çehovit mund të ishte shtrembëruar nga një preokupim me realizëm.[80] Në vitin 1981, dramaturgu Tennessee Williams adaptoi The Seagull si The Notebook of Trigorin. Një nga nipërit e Antoni, Mihail Çehov do të kontribonte shumë në teatrin modern, veçanërisht nga metodat unike të aktrimit që e diferencojnë nga Stanislavski.

Pavarësisht nga fama e Çehovit si dramaturg, disa shkrimtarë mendonin se tregimet e tij të shkurtra prezantojnë një arritje më të madhe.[81] Raymond Carver, i cili shkroi tregimin e shkurtër “Errand” mbi vdekjen e Çehovit, besonte se Çehovi ishte nga shkrimtarët më të mëdhenj të tregimeve të shkurtra:

Ernest Hemingway, një tjetër shkrimtar i ndikuar nga Çehovi, ishte më qejfprishur: “Çehovi shkroi rreth gjashtë tregime të mira. Por ai ishte shkrimtar amator.”[82] Edhe Vladimir Nabokov një herë u ankua për “përzierje e tmerrshme të prozave, epiteteve të gatshme, përsëritjeve” të Çehovit.[83] Por po ashtu deklaroit veprën The Lady with the Dog “si një nga tregimet më të mira të shkruara ndonjëherë”, pavarësisht seksizmit të dukshëm dhe marrëdhënieve problematike ndërmjet karaktereve, dhe e përshkruan Çehovin si shkrues “në mënyrë që një person lidhet me një nga gjërat më të rëndësishme në jetë e tij, ngadalë dhe akoma pa asnjë thyerje, në një zë dukshëm të ulët.”[84]

Për shkrimtarin William Boyd, përparimi i Çehovit ishte të braktiste atë që William Gerhardie e quante “ngjarje komplote” për diçka më të “mjegulluar, ndërhyrë, copëtuar ose të ngatërruar ndryshe nga jeta.”[85]

Virginia Woolf pohoi unikalitetin kualitativ të tregimit të Çehovit në The Common Reader (1925). Ndërsa profesori i letërsisë bashkëkohor në Universitetin Princeton, Michael Goldman, e prezantoi pikëpamjen e vet në definimin e kualitetit të pakuptueshëm të komedive të Çehovit duke deklaruar:
“ “Duke mësuar se Çehovi është komik… Çehovi është komik në një mënyrë speciale, paradoksale. Dramat e tij varen, ashtu si edhe komeditë, nga vitaliteti i aktorëve për ta bërë të pëlqyeshme çka në të kundërten do të ishte në mënyrë të sikletshme e dhimbshme – fjalët e papërshtatshme, lidhjet e humbura, proçkat, pengesat, sjelljet djaloshare – por si pjesë e një patosi të thellë; pengesat nuk janë rënie, por të mbushura me energji, shpërbërje këndshme e qëllimit.”[86] ”

Një karakter i përshkruar në dramën njëaktëshe të Tennessee Williams The Lady of Lankspur Lotion e cila i referohet si “Shkrimtari” në skriptë, quhet Anton Pavlovich Chekov.

Alan Twigg, editori dhe publikuesi kryesor i BC Bookworld në Vancouver, një nga librat kryesorë të rishikimit të revistave në Kanada, shkruan:
“ “Dikush mund të argumentojë se Anton Çehovi është i dytë shkrimtar më i famshëm në planet. Vetëm Shekspiri e kalon Çehovin në terma të adaptimit të filmave të punës së tyre, duke u bazuar në databazën e filmave IMDb. … Në përgjithësi ne dimë më pak mbi Çehovin sesa që dimë mbi Shekspirin misterioz.”[87] ”

DIELLI I VOGËL – Poezi nga ATDHE GECI

Në tërësinë poetike  të  së  bukurës

të  dramatikës, e të pashprehshmes

marrëdhëniet   gjuhë – fjalë – kohë

janë afërsi që duhet  të  plotësohen

Poetët e luftës për  lëndën  e  lirinë

janë të nevojshëm  për  gjithsecilin

çast në art, pra  lavdi  ndryshimeve

lavdërim shndërrimeve nëpër njeri

lavdërim trazirave, kundërthënjeve

lavdërim mollës sonë të famëshme

Kjo botë me kaq të  lavdëruar, nuk

ka një prijës do  thosha  të veçantë

Era, kujdes me frymën shpirtërore

ky qielli ynë poetik është gjithësia

tërësia  e qenies dhe shndërrimeve

mungesa  e  zakonshme  e gjërave.

Kjo jetë s´është dhe  aq e përsosur

portretin tonë nëpër  kohë për  çdo

ditë e plotësojmë dhe e  shkruajmë

me germa të ajrit, ujit, dhe të dritës

Në gjithësinë poetike të së bukurës

rrymat  e  ajri, retë, shiu, vetëtimat

sjellin  ide, kujtime dhe dashuri, se

shpirti njerëzor do kohë të kulturohet

Atdheu im  i  ndarë  në pjesa-pjesa

në mua luftojnë tërë  heronjtë  tanë

ne ende jetojmë këtu e dashurojmë

e  bukura  e  këtij  vendi  s´gjendet

gjëkundi, Atdhe, lexoj  këto vargje,

të  kushtohen ty, jo atyre që urrejnë

Në pika të gjakut për liri e bashkim

kam një diell të vogël rrezesh, që ne

e quajmë; guxim, fitore, ndryshim!…

Muzë, këngëtare e shumë krijimeve

përse më ndëshkon me  aq dhimbje,

kur e tërë jeta ime  është  me beteja

kur tërë jeta ime  është me Shqipëri…

 

Atdhe Geci – Prishtinë, Korrik, 2019

Një ditë vere – Tregim nga Përparim Hysi


Qe, pothuaj, meskorriku. Një ditë vere e nxehtë dhe e thatë,kur dhe ajëri, ngaqë ke etë, të duket si një gotë vere të bardhë që do ta rrufitësh me gllënjka. Spartak M… po bareste hijeve për të sosur tek shtëpia botuese “X”. Ai do botonte një libër me poezi dhe,si të gjithë fillestarët, kërkon jo vetëm një botues,por mundësisht me një ofertë sa më racionale. Po kur thonë në  MYZEQE:”Gjete kishë ku të falesh”. Deti është i kripur gjithandej dhe, ngaqë e ka vendosur të botojë tek “X”,ecën shtruar, pa e ngutur kurkush dhe, ngaqë prej natyre veç mediton, po e bluan grurin e mendimeve në mullirin e tij. Botuesin nuk e njeh. E takoi rastësisht, kur një mik i  tij,  që kish ardhur me pushime që nga Amerika, ia prezantoi. E kishin lënë tek “Taivani” dhe”amerikani” qe shkrimtar që kish botuar tek”X”. Ndenjën gati një orë tek kafja dhe”amerikani” e zbrazi:
-Dëgjo,or mik,- i tha botuesit. Ky,Spartaku, është miku im dhe do të botojë një libër me poezi.Unë jam bërë paksa”dorëzënës” dhe besoj se kam gjetur “kumbarin” që i duhet. “Kumbari” kish parë shumë “garancira” të

 tilla dhe, tek puliti sytë, e priti me shumë prudencë   rekomanduesin dhe kaq: shiriti u pre. Besoj se do bëj punë  të mirë,- mendonte Spartaku dhe, pasi kish ecur gati një orë, kish mbrritur tek zyra e botuesit”X”. Trokiti një herë, dy dhe, kur dhe me të tretën nuk mori përgjije,  kapi dorezën për të provuar,po,për çudi, dera u hap dhe Spartaku, gati majëkëmbëve, eci më tutje. Gjtihandej me rafte deri në tavan dhe,sado që po mbrrinte në mes të dhomës, nuk po e shihte kund botuesin. Do ketë dalë kund për ndonjë kafe dhe unë bëra gabim që hyra kështu si hajdutçe. Mendoi të kthehej andej nga kish ardhur, kur nga një hulli midis dy rafteve, u shfaq një femër. Ou, – mendoi Spartaku,- paska ardhur e shoqja për të bërë ndonjë pastrim dhe sikur ngriu. dyshueshëm. Kjo,”gruaja”, sa e pa,foli:- Të prisnim dhe Loriku asht tuj i dhanë një shikim “vertikal” një boceti të një fillestari dhe,ngaqë kërkoi dhe konsulencën teme, jemi korit me ju dhe unë,fillimisht, ju kërkoj ndjesë.
-Jo, moj sojnike,- deshi të mbrohej Spartaku dhe, tek i hodhi  një sy”vertikalisht” kësaj,”konsulencës”, kaloi në hamendësime. Iu kujjtua Kurti, një matjan, që thoshte për këtë “sërën e konsulencës”: E randë për batanie, or  tëj!
Se Spartak M… vërtet qe fillestar për të botuar një libër,po për këtë”sërën e konsulencave” jo vetëm nuk ia hante qeni shkopin, por ia kalonte dhe këtij,Lorik botuesit. Spartaku, tek ndiqte “konsulencën” nga pas,jo pa shpoti,mendoi një varg nga MIGJENI: “Ikarnacioni i  këpucëve:shkarpa!”. Dhe”konsulenca” kish “shkarpa”: veç dy rripëza mbi kurriz dhe çdo gjë dukej çipllak në këtë të nxehtë Saharaje.
– Lorik,- foli “konsulenca”. Ka ardh aj që  ishim tuj prit. E,Loriku, krejt idferent si çdo burrë para gruas së tij,në prezencë të huajësh, thuaj se u tërhoq nga një punë e randë që veç supet e tij mund ta mbajnë, impozant për t’i bërë më tepër përshtypje mikut, foli:- Ti nuk e merr dot me mend se sa punë e vështirë është kjo, jemja. Veç që ta dhashë fjalën atje tek “Taivani”,se ndryshe nuk kisha me ta pranue dorëshkrimin.
Spartaku, disi për t’u mbrojtur nga gjithë këto”vështirësi” që po hiqte botuesi Lorik, tha:-Më tha dhe grueja juej ,se,ç’është e drejta, unë hyra se gjeta derën hapur dhe,kur nuk pashë njeri,desha të ikja.  As”konsulenca” dhe as Loriku nuk u ndjen nga kjo thënie e Spartakut. U ulën të dy ballas dhe,ndërsa “konsulenca” mori dorëshkrimin me vete, botuesi Lorik i tha:- Ajo nuk është gruaja  ime, por “dashamirja” ime që më  ndihmon se është gati profesioniste.Shkruan prozë, poezi dhe  ese. Mes nesh nuk ka asgjë për t’u fshehur dhe,kushdo që nuk na njeh mirë, na merr si burrë e grua.Po jemi në shekullin XXI,- tha i këndellur botuesi Lorik,- dhe qytetërimi ka ec me galop. E çoi buzën vesh më vesh, i këndellur nga ky “qytetërim që ka ecur me galop” dhe si një lektor “parexelencë” filloi të fliste për”arritjet” vetiake në këtë “fushë të minuar” që nuk është për çdo të gjallë. Ndërsa ky, i”qytetërimit me galop” po e ngiste anijen në detin e tij të kënaqësisë, Spartaku guxoi dhe i tha:- Po sikur të  ndërroni portat, ç’do ndodhte?
Botuesi Lorik ngriti supet sikur nuk e kuptonte pyetjen dyshuese. E kam fjalën,- tha Spartaku,- a do pranoje ti që jotshoqe të flirtonte me një tjetër në këtë”qytetërim që po ecën me galop?”. Sado që pyetja qe disi përvëluese,Loriku tha:- Ti vjen nga provinca dhe ke mbetur provincial. Tirana është metropol dhe”galopi” të merr me vete. Dhe si për t’i vënë vulën”qytetërimit me galop”,botuesi recitoi: ” Në stinën e verës/kur nuk ka të ftohtë asnjeri/….,ndali për një çast (duket iu zhdukën nga kujtesa vargje të tërë), ndërkaq vazhdoi:… dhe unë ëndërroj për miken e zemrës”. Për t’iu  imponuar ca më shumë provincialit, tha:-Janë vargje të EDIT SITUELL dhe, të më falësh,nëse nuk ke dëgjuar për të.
EDITH SITUELL (me th dhe jo me t,tha provinciali), dhe po në këtë poezi:”Mendimet për një botë dhe për një ditë që do vijë/ ku çdo gjë do jetë e mundshme/më shfaqen përsëri.” Botuesi LORIK u ndje ngusht.Provinciali po e linte në provim në vjeshtë. Shkurt po i bënte hije dhe,ngaqë ra në”çarg”, dinak siç qe nga natyra, u tërhoq “diplomatikisht”:
– Më pati thënë ai miku nga Amerika:” Lorik! Miku jem vërtetë që do të dalë me librin e parë, por  është si bibliotekë më vete”! I zgjati dorën si shenjë që e pranonte në sërën e qytetërimit që”ecën me galop” dhe, si për të harruar atë”betejë” që e humbi, i tha:- Do investoj gjithë perfeksionin teknik për librin dhe ke për t’u bindur që nuk do gjesh kund si Loriku. Spartaku,ndërkohë, iu kthye EDITH SITUELL dhe për t’i thënë këtij botuesi nga metropoli se në provincë nuk e hanë bukën thatë, i tha:”LORIK! Po e mbyll këtë takim të parë me ty,po me dy vargje nga SITUELL:”…sepse ajo.si dhe unë, ka një fytyrë,por pa lot/për të ndarë,as kujtesë dhe as vite që ikin kot.”
Të falnderoj për kohën që më kushtove në  këtë të  nxehtë korriku. Loriku i zgjati dorën e tij të djersitur dhe mezi priste të ndahej nga ky provincial kaq i bezdisshëm. Duket sikur provincali Spartak,shkroi mbi ballin e Lorik “metropolit” atë sentencën që vjen nga lashtësia:- Të munda, o SOLOMON!
Tek kthehej nga ky takim kaq”mbresëlënës”, Spartaku u fut në mendime. Këtu, në metropol, ku”koha ecën megalop”zbritur i zi dhe i bardhë. Disa janë  pasuruar si me shkopin magjik ( plotikanët, qeveritarët, mafiozët,biznesmenët) dhe disa mezi  e shtyjnë jetën. E keqja është që”pasunarët” kërkojnë qejfet dhe, pak  po t’u prishësh ajkën, atëherë fillon hakmarrja në forma më të ndryshme. Botuesit pasurohen  me punën e autorëve.Nuk ka qoftë dhe një autor të pasur,ashtu siç nuk ka një botues të varfër. Dhe tek ecte hijeve,tha:” Shoqëria është aqa e plolarizuar,sa duhet të bërtas me zërin e MIGJENIT:” SHoqëri, hiqi brangashat!”.
Tiranë,11 korrik 2019