VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tre skenarët – Çfarë mund ta presë Shqipërinë – Nga JANUSZ BUGAJSKI

By | July 6, 2019
1 Comments
  • author avatar
    rodric camela 2 months ago Reply

    Kjo është një dëshmi e leximit nga të gjithë, unë jam këtu për të lejuar të gjithë botën të dijë për një njeri që shpëtoi marrëdhënien time dhe ky njeri i madh quhet Dr. IZOYA. Në të vërtetë ai bëri një punë të madhe për mua duke e kthyer ish-dashurën time që më lanë dhe premtoi se kurrë më nuk do të kthehej përsëri tek unë. Me këtë, kam arritur të kuptoj se dhënia e detajeve të Dr. IZOYA për botën do të bëjë shumë të mira për ata që kanë shkatërruar shtëpi apo marrëdhënie për të që t’ju ndihmojë të rregulloni atë marrëdhënie të thyeshme ose martesën tuaj. Mund ta arrini tek adresa e tij e postës elektronike: drizayaomosolution@gmail.com. Merrni kontakt me të dhe shikoni se si problemi juaj do të zgjidhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu specializohet në çështjet e mëposhtme …
    (1) Ju doni ish tuaj prapa.
    (2) Dua të promovohesh në zyrën tënde.
    (3) Doni që burrat / gratë t’ju ndjekin.
    (4) Ju dëshironi një fëmijë.
    (5) Ju jeni sipërmarrës dhe dëshironi të fitoni kontrata
    (6) Dëshironi që burri juaj të jetë i juaji përgjithmonë
    (7) Ju keni nevojë për ndihmë shpirtërore.
    (8) Ju keni qenë të scammed dhe doni të shërohen paratë e humbur.
    (9) Ndaloni divorcin
    (10) Thirrja e riteve të parave
    (11) Fito zgjedhjet.

Komentet

Mediat e huaja pasqyrojnë tërmetin në Shqipëri: Më i forti në 30 vite

Tërmeti i fortë që goditi vendit ditën e sotme është ndjerë edhe në shtetet fqinjë, Itali dhe Greqi, ndërsa kanë qenë të shumta mediat e huaja që e kanë pasqyruar.

Mediat raportojnë se lëkundjet e tërmetit në vendin tonë kanë qenë të frikshme dhe qytetarët janë tmerruar.

 

“Mbi 40 njerëz u plagosën në tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë në orët e para të pasdites. Burime mjekësore në Tiranë theksojnë se mes pacientëve, shumica prej tyre fëmijë të vegjël dhe të rinj, është edhe një person në gjendje kritike. Tërmeti sot, sipas autoriteteve, do të ishte më i forti i 20-30 viteve të fundit në zonë”, shkruan TGcom.

“Një tërmet me forcë 5.6 ballë tronditi këtë të shtunën qytetin portual shqiptar të Durrësi.

Ministria e Mbrojtjes tha se ishte tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Banorët në Tiranë u larguan nga ndërtesat dhe dolën në rrugë dhe në parqe për siguri”, shkruan Reuters.

“Një tërmet me forcë  5.6 ka goditur 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit shqiptar të Tiranës.

Sondazhi Gjeografik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha që tërmeti ishte me epiqendër në Detin Adriatik në një thellësi prej 10 km.

Banorët e zonës thanë që tërmeti u ndje fuqishëm në Tiranë dhe njerëzit dolën për në rrugë.

Nuk ka raportime për viktima, por një ndërtesë apartamentesh në qytetin bregdetar të Durrësit u raportua të ishte dëmtuar keq. Fotografitë e shpërndara në Twitter treguan shkatërrim në ndërtesën e universitetit të Tiranës”, shkruan Euronews.

“Shtëpitë u rrënuan, banorët e tmerruar dolën në rrugë dhe rreth 50 njerëz u lënduan, ndërsa Shqipëria u trondit nga tërmeti i saj më i fortë në 30 vjet.

Makinat u shtypën nga tullat e rëna në kryeqytetin e Tiranës – ku dy dridhje u ndjen në një suksesion të shpejtë – dhe ndërtesat u dëmtuan keq në qytetin bregdetar të Durrësit, afër epiqendrës.

Dridhja me forcë 5.6 – gjithashtu e ndjerë në Itali dhe Greqi – tronditi shtëpitë, rrëzoi sendet nga raftet, preu energjinë dhe shërbimin telefonik dhe dëmtoi një stadium futbolli gjatë një ndeshje.

“Ishte një mrekulli që ndërtesa ime i rezistoi. Këto ndërtesa nuk janë bërë për të mbijetuar nga ky lloj tërmeti”, ka thënë një banorë në Durrës”, shkruan Mirror.c

Zëri i Amerikës: Një tërmet i fortë godet Shqipërinë

Në Shqipëri një tërmet i fortë goditi sot pasdite vendin pak pas orës 16.00 të pasdites. Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh.

Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë. Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët

Mbi 40 persona rezultojnë të lënduar, dhe kanë marrë ndihmën e parë në spitalin ushtarak të Tiranës. Dëme të përmasave të ndryshme janë rregjistruar në disa zona. Strukturat e emergjencave civile, policisë dhe zjarrfikëseve kanë kaluar menjeherë në gatishmëri.

Kryeministri Edi Rama I cili ndodhet në Frankfurt, në pritje për të udhëtuar drejt Nju Jorkut ku do merrte pjesë në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, njoftoi anullimin e udhëtimit dhe kthimin në atdhe.

A po përgatitet Serbia për luftë? – Nga JANUSZ BUGAJSKI

 

Serbia ka filluar një fushatë riarmatimi ushtarak. Rritja e rezervave me armë ruse dhe kineze mund të jetë shenja e një gare rajonale armësh me Kroacinë dhe mund të sfidojë sigurinë e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës.

Serbia ka marrë, së fundmi, tridhjetë tanke të modernizuara T-72 dhe tridhjetë automjete luftarake të blinduara BRDM-2 nga Rusia. Megjithëse zyrtarët i kanë përshkruar këto dërgesa si dhurim, në një përpjekje për të anashkaluar sanksionet perëndimore kundër Moskës, ata sinjalizojnë lidhje më të ngushta ushtarake me Rusinë që mund të dobësojnë marrëdhëniet e Serbisë me NATO-n.

Rumania refuzoi të lejojë dërgesën e mjeteve ruse përmes Danubit, duke sinjalizuar aderimin e saj në embargon BE-së për blerjen e armëve ruse, të cilat u vunë në fuqi pas aneksinimit joligjor të Krimes së Ukrainës nga Moska. Në vend të kësaj, mjetet u transportuan përmes hapësirës ajrore hungareze në një avion civil, çfarë tregon se qeveria në Budapest mund të jetë gjithnjë e më shumë e  lidhur me Moskën.

Vetë Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për sulmin e saj mbi Ukrainën, megjithë kërkesat e vazhdueshme nga Brukseli që, si kandidate e BE-së, Serbia të përafrojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit.Për Beogradin, ndihma ushtarake e Moskës është më e rëndësishme sesa promovimi i rrugës së Serbisë drejt anëtarësimi në BE

Sipas ministrit të mbrojtjes (serb) Aleksandar Vulin, Beogradi do të marrë pajisje shtesë ushtarake ruse. Këtu përfshihen katër helikopterë të shumë-qëllimshëm Mi-17, katër armatime helikopterësh MI-35, dhe mjete të shumta luftarake këmbësorike IBMP-2.Serbia gjithashtu po planifikon blerjen e avionëve luftarakë rusë MiG, dy sisteme raketash sipërfaqësore-ajrore BUK si dhe tetë avionë luftarak Mikoyan MiG-29 nga Bjellorusia.

Kina është gjithashtu aktive në emër të Serbisë. Pekini ka pranuar t’i shesë drone të armatosura Beogradit, eksporti i parë i avionëve kinezë të pilotuar nga distanca për një vend evropian. Pritet dorëzimi i nëntë dronëve Chengdu Pterodactyl-1, si dhe porosia e mundshme, në të ardhmen, për pesëmbëdhjetë të tjerë. Dronët luftarake mund të përdoren sipër misione zbulimi ashtu edhe për hedhje raketash në objektivat e armikut.

Blerjet ushtarake të Serbisë nga Rusia dhe Kina ka të ngjarë të nxisin një ndërtim armësh që mund të kërcënojë përsëri paqen në rajon. Sipas Vulin, ushtria serbe po riarmatoset në përgatitje për “zhvillimet më të këqija”. Gara e armëve në Ballkan do të përfshijë gjithnjë e më shumë Kroacinë, e cila po planifikon të blërë gjashtëmbëdhjetë sisteme të artilerisë së lëvizshme nga ushtria amerikane. Pentagoni rregullisht u shet pajisje ushtarake anëtarëve të tjerë të NATO-s.

Kroacia, gjithashtu, po merr helikopterë transporti, avionë luftarakë, artileri vetë lëvizës edhe anije patrullimi. Ministri kroat i mbrojtjes, Damir Krsticeviç pohoi që vendi do të pajiset me aeroplanë të rinj luftarakë, ndërsa nxjerr jashtë përdorimit  MiG-21 të epokës sovjetike. Këta (avionë) mund të jenë ose Gripens apo Mirages europianë ose F-16 amerikanë.

Zagrebi gjithashtu dëshiron të porosisë raketa balistike me një fuqi goditëse prej 300 kilometrash, çfarë mund të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon. Raketa të tilla mund të qëllojnë objektivine tyre kudo në Serbi. Dhe Beogradi, si duket, i ka bërë kërkesë Rusisë për masa kundërpërgjigjëse.  Zëvendëskryeministri rus, Dimitri Rogosin, ka propozuar si përgjigje shitjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-300 ruse, një veprim që do të izolonte Serbinë edhe më shumë nga NATO.

Lufta midis Serbisë dhe Kroacisë aktualisht duket e pamundur, pasi Zagrebi është i kufizuar dhe i mbrojtur nga anëtarësimi në NATO. Sidoqoftë, një strukturim ushtarak do ta rrisë temperaturën politike në të gjithë rajonin, veçanërisht në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë, dhe mund të çojë Serbinë dhe Kroacinë në konflikt.

Modernizimi ushtarak i Kroacisë do të tregojë se Serbia po bëhet tepër e varur nga Moska dhe do të marrë pajisje (ushtarake) inferiore në krahasime ato të fqinjëve të saj në NATO. Disa analistë gjithashtu spekulojnë se Uashingtoni mund ta armatosë me qëllim Kroacinë për t’i treguar Beogradit se nga anëtarësimi në NATO do të përfitonte vetë zhvillim ushtarak si dhe (për t’i bërë) një paralajmërim kundër ndonjë ndërhyrjeje ushtarake në Bosnje Hercegovinë.

Kosova do të jetë gjithashtu në vijën e parë të strukturimit ushtarak të Serbisë. Beogradi nuk ka të ngjarë të përfshihet në ndonjë aventurë ushtarake, duke pasur parasysh praninë e SHBA dhe të NATO-s në Kosovë dhe angazhimin e tyre për të mbrojtur shtetin e ri. Megjithatë, rritja e blerjeve ushtarake do të interpretohet si një kërcënim për integritetin e Kosovës.

Paradoksalisht, manovrat e Serbisë duhet të rritin përpjekjen e Prishtinës për krijimin e strukturës së vet ushtarake dhe të mbrojtjes. Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë Ushtarake plotësisht të aftë do të shihet si parandaluesi më i mirë kundër kërcënimeve të jashtme që gradualisht do të marrin përsipër pjesën më të madhe të barrës së mbrojtjes nga NATO.

Strukturimi ushtarak i Serbisë, gjithashtu, do të forcojë pozitën e atyre politikë-bërësve perëndimorë që inkurajojnë Kosovën të ndërtojë forcat e saj të armatosura dhe të fillojë udhëtimin drejt anëtarësimit në NATO. Megjithëse hyrja e Kosovës në NATO mund të jetë vite larg, veprimet agresive të Beogradit, në fakt, mund ta përshpejtojnë atë proces.

IS SERBIA PREPARING FOR WAR?

Janusz Bugajski, 20 September 2019

Serbia has embarked on a campaign of military rearmament. Increasing supplies of Russian and Chinese weapons could presage a regional arms race with Croatia and challenge the security of both Kosova and Bosnia-Herzegovina.

Serbia has recently acquiredthirty modernized T-72 tanks and thirty BRDM-2 armored combat vehiclesfrom Russia. Although officials have described these deliveries as a donation, in an attempt to circumvent Western sanctions against Moscow, they signal closer military ties with Russia that can undercut Serbia’s relations with NATO.

Romania refused to allow the shipment of Russian vehicles through the Danube, signaling its adherence to the EU embargo on Russian arms acquisitions imposed after Moscow’sillegalannexation of Ukraine’s Crimea. Instead, the vehicles were transported through Hungarian airspace in a civilian plane, indicating that the government in Budapest may be increasingly beholden to Moscow.

Serbia itself has refused to join Western sanctions on Russia for its attackon Ukraine, despite persistent demands from Brussels that as an EU candidate Serbia needsto align its foreign policy with that of the Union.For Belgrade, Moscow’s military assistance is more important than promotingSerbia’s path toward EU membership.

According to Defense MinisterAleksandar Vulin, Belgrade is due to receive additionalRussian military equipment from.This includes four multipurpose Mi-17 helicopters, four MI-35 helicopter gunships, andseveralBMP-2 infantry fighting vehicles.Serbia also plans to purchase Russian MiG fighter jets,two BUK surface-to-air missile systems, and eight Mikoyan MiG-29 fighter aircraft from Belarus.

China is also active on Serbia’s behalf.Beijing has agreed to sell armed drones to Belgrade, in the first export of Chinese remotely piloted aircraft to a European country.A delivery of nine Chengdu Pterodactyl-1 drones is expected,with a possible future order of another fifteen. The combat drones can be used for reconnaissance missions and for missile strikes at enemy targets.

Serbia’s military purchases from Russia and China are likely to fuel an arms buildup that could again threaten peace in the region. According to Vulin, the Serbian army is rearming in preparation for the “worst developments.” The Balkan arms race will increasingly embroil Croatia, which is planning to purchasesixteen mobile artillery systems from the American military. The Pentagon regularly sells military equipment to otherNATO members.

Croatia isalso obtaining transport helicopters, fighter jets, self-propelled howitzers, and patrol vessels.Croatian Defense Minister Damir Krsticevic confirmed that the countrywill acquire new fighter aircraft while phasing out Soviet-era MiG-21s.  These could be either European Gripens, Mirages, or American F-16s.

Zagreb also wants to order ballistic missiles with a range of 300 kilometers that could alter the military balance in the region. Such missiles could reach targets anywhere in Serbia and Belgrade has evidently appealed to Russia for countermeasures. Russian Deputy Prime Minister, Dimitri Rogosin,proposed the sale ofS-300 Russian missile defense systems in response, a move that would increasingly isolate Serbia from NATO.

War between Serbia and Croatia currently seems unlikely, asZagreb is both restrained and protected byits NATO membership. Nonetheless, an arms buildup will raise the political temperature throughout the region, particularly in Bosnia-Herzegovina and Kosova, and could draw both Serbia and Croatia into conflict.

Croatia’s military modernization will demonstrate that Serbia is becoming overly dependent on Moscow and will receive inferior equipment to that of its NATO neighbors. Some analysts also speculate that Washington may deliberately arm Croatia to demonstrate to Belgrade that NATO membership would benefit its own military development and as a warning against any military intervention in Bosnia-Herzegovina.

Kosova will also be on the front line of Serbia’s arms buildup. Belgrade is unlikely to engage in any military adventures given the U.S. and NATO presence in Kosova and their commitment to defending the young state. Nonetheless, increasing military acquisitions will be interpreted as a threat to the integrity of Kosova.

Paradoxically, Serbia’s maneuvers should boost Prishtina’s drive toward creating its own army and defense structure. The transformation of the Kosova Security Force into a fully-capable Military Force will be seen as the best deterrent against outside threats that will gradually take much of the defense burden from NATO.

Serbia’s military build-up willalso strengthen the position of those Western policy makers who encourage Kosova to build its own armed forces and begin the journey toward NATO membership. Although Kosova’s NATO accession may be years away, Belgrade’s aggressive actions may actually hasten that process.

Elsa Veizi: Dua ujë dhe ajër! – Tirana pa ujë 24 orë

Mësuesja veterane e pianos Elsa Veizi sapo është kthyer nga pushimet në Europë, pranë djemve të saj tashmë të integruar mrekullisht atje. Shtëpia është e dashur gjithmonë! Home sweet home!

Por në Shqipëri, mjerisht në metropolin shqiptar nuk ka ujë!

Ja si reagon Elsa Veizi në rrjetin social:

Duam uje uje uje!!!!!!Banjot,tualetet duan ujeee, do shperthejne epidemite ne qender te kryeqytetit ne shek e 21, ku nderkohe po behen çudirat!Uji dhe ajri jane jeta, pa to nuk ka jete!!!!!Populli i thjeshte po kerkon uje uje uje dhe syte mbeten nga çesma per te pare nese pikon ndopak “”thesar”

Pretendim i madh eshte,kur faturat i paguajm me ose pa uje!!!!???????

“Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.”

Sa bukur i madhi Migjen!

Dua uje dhe ajer!

Uje per tu pastruar dhe ajer per te marr fryme!

Uje dhe ajer,uje dhe ajer!.Ujin e kemi me bollik sepse jemi te rrethuar me uje dhe ajrin e kishim me te pastrin ne bote!

Nuk kerkoj llukse,kerkoj uje,ajer !

Mos llapni gjithe diten per politike o milet,por ejani te dalim e te dalim e te mos ndalemi per te kerkuar ato qe ne i merritojme si njerez te kesaj toke, gjerat me te domosdoshme jetike!Jo llukse,pak uje,pak ajer,……Sa te bute e te neshtruar paskemi qene!!!!!!!Presim ujin nga Perendia kur ajo na e ka dhene me shumice!
Une dua ujeeeee kam shume nevoje e nuk jetoj dot pa te!Dua uje………………Kam gjithe jeten qe e paguaj dhe kam plotesisht te drejte ta kerkoj!Po pyes ata qe na kane ne dore do te vijne te na sjellin faturat fallco e te majme per te na zhvatur e vjedhur kacidhet qe marrim nga puna e gjithe jetes???!!!!!!Sigurisht qe po,vjedhjen dhe zhvatjen kemi kohe qe e kemi ne kurriz…….Une nuk do ta paguaj!E ju, c’fare do te beni do ma prisni?!!!!!hahahah por c’fare do me prisni ujin qe s’po ma jepni!!!!”

 

 

Zëri i Amerikës – Tiranë: Stoku i dosjeve dhe vetingu bllokojnë Gjykatën e Lartë, thotë studimi i Qendrës INFOÇIP

Qendra Studimore INFOÇIP publikoi të shtunën një studim mbi Gjykatën e Lartë para dhe pas Reformës në Drejtësi mbi transparencën dhe llogaridhënien e drejtësisë shqiptare.

Sipas studimit, Gjykata e Lartë dha 7 herë më pak vendime në vitin 2018, vetëm 217 vendime, nga 1500 që dha në 2015-ën, kur reforma nuk kishte nisur ende. Më 2019 u morën vetëm 12 vendime deri në 30 prill.

Gjyqtari i fundit u shkarkua nga vetingu në korrik 2019, dhe ky ishte kryetari Xhezair Zaganjori.

“Organet e reja gjyqësore ende nuk kanë marrë një vendim se sa duhet të jetë numri i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, kundrejt 19 anëtarë, që ishin deri dje. Gjykata e Lartë duhet plotësuar me trupë të shtuar gjyqësore urgjentisht. Rekurseve që presin të shqyrtohen i janë shtuar rreth 2 vjet vonesa, këtë herë jo për pasojë të eficencës problematike të Gjykatës së Lartë, por si pasojë e Reformës në Drejtësi dhe mos-plotësimit të vakancave” – thuhet në studim.

Në Gjykatën e Lartë presin shqyrtimin gjyqësor rreth 30 mijë dosje (28 mijë e 863 deri në fund të vitit 2018), ndaj për ta përballuar këtë mbingarkesë për 10 vjet duhen marë 3 mijë vendime në vit, ose 10 vendime në ditë, pa pranuar rekurse të reja gjatë kësaj dekade.

“INFOÇIP vlerëson që nëse Gjykata e Lartë do të plotësohej me trupë të re gjyqësore prej 19 anëtarësh dhe kolegjet të nisnin punën rregullisht, për të marrë vendim për rekurset që presin, do të duheshin rreth 20 vjet, nëse e përllogarisim eficiencën me mesataren e vitit 2015, më e mira e 5 viteve të fundit” – tha Gerti Shella, drejtues i kësaj qendre studimore.

Nëse stoku i dosjeve duhej shmangur brenda një viti, pa pranuar rekurse të reja, do të duhej që të jepeshin 107 vendime përfundimtare çdo ditë pune, secili kolegj do të duhej të merte 36 vendime në një ditë të vetme pune.

“Për të përballuar volume të tilla, Gjykata e Lartë do të duhej të kishte një trupë gjyqësore me të paktën e dyfishin e anëtarëve dhe trefishin e ndihmësave ligjorë. Nëse Gjykata e Lartëë do të ketë të njëjtën trupë gjyqësore siç ka patur, pra me 19 anëtarë, me nga dy këshilltarë secili, ajo është e destinuar të zvarrisë shqyrtimin gjyqësor pashmangshmërisht për shkak të backlog-ut që trashëgon. Një nga premisat e Reformës në Drejtësi, që ishte eleminimi i zvarritjes së proçeseve gjyqësore, rrezikon të mbetet objektiv i parealizueshëm në Gjykatën e Lartë” – thuhet në studimin e INFOÇIP.

Sipas vëzhgimeve të vazhdueshme, në 5 vitet e fundit Gjykata e Lartë dha 4054 vendime përfundimtare. Në vitin 2019, për shkak të largimit të trupës gjyqësore si pasojë e vetingut, Kolegji Administrativ arriti të jepte vetëm 12 vendime deri më 30 prill 2019. Kolegji Penal dhe ai Civil vendimet e tyre të fundit i dhanë në 30 Qershor 2018.

Për periudhën 2015-2019, Gjykata e Lartë ka dhënë mesatarisht rreth 1 mijë vendime në vit. Viti 2015 ka të dhënat më të larta, me 1 mijë 462 vendime nga kjo gjykatë.

“Gjykata e Lartë është ankuar shpesh lidhur me ngarkesën që përballon, por nga ana tjetër, vetë ajo ka pranuar më shumë rekurse se sa ka patur mundësi të gjykojë. Raporti i përllogaritur nga ky studim është 2/1 (pra 2 pranime për 1 shqyrtim të përfunduara). Ky tregues e ngarkon me përgjegjësi vet Gjykatën e Lartë, tashmë të shpërbërë, pasi konsiderohet si shkaku kryesor i vonesave të theksuara në dhënien e drejtësisë prej saj” – tha zoti Shella i INFOÇIP.

Procesi i vetingut ekspozoi para publikut probleme serioze të integritetit të trupës gjyqësore të kësaj gjykate, thuhet në studim.

Vlerësohet si rasti më flagrant ai i gjyqtarit Admir Thanza, i cili u fshehu autoriteve shqiptare faktin se një gjykata italiane e kishte dënuar në vitin 1999 me vendim të formës së prerë (me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë). Dënimi i tij penal në Itali u zbulua nga përfaqësuesit e ONM-së. Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor atë dhe e dënoi më 31 mars 2018 me 9 muaj burg, të konvertuar në 18 muaj shërbim prove.

Një tjetër anëtare e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, u përfshi në marrje ryshfeti për një vendim pronësor. Ky skandal gjithashtu goditi rëndë reputacionin e Gjykatës së Lartë, e cila e shpalli fajtor të pandehurën Majlinda Andrea për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.

“Prania e personave të tillë në trupën gjyqësore të Gjykatës së Lartë përbën padyshim një skandal me përmasa dramatike. Rrethana të tilla kanë legjitimuar plotësisht vetimin e ashpër të gjithë trupës gjyqësore, që përfundoi në korrik 2019 me largimit e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Besimi tek Gjykata e Lartë ka marrë goditje të rëndë” – vlerësoi INFOÇIP.

Qendra INFOÇIP thotë se mosplotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, është një e metë e reformës në drejtësi.

“Pamundësia e organeve të reja gjyqësore, por edhe e institucioneve të larta vendimarrëse për të menaxhuar krizën e thellë që ekspozoi procesi i vetingut në Gjykatën e Lartë është tregues që nuk flet në favor të një planifikimi të kujdesshëm”. Ligjvënësit shqiptarë duhet të kishin parashikuar “planin e kontigjencës” për një situatë të tillë të paprecedentë. Organet e reja gjyqësore duhet të marrin në dorë situatën pa vonesa dhe pa justifikime të mëtejshme, duke nxjerrë si fillim vendimin për organikën. Zbrazja e Gjykatës së Lartë nga trupa gjyqësore ka prodhuar një moment të vështirë jo vetëm sa i takon palëve që kanë depozituar rekurse, por edhe për gjithë sistemin gjyqësor në tërësi, i cili tashmë nuk orientohet dot përmes praktikës së unifikuar. Gjykata e Lartë, tashmë e zbrazur, ka paralizuar vendimmarrjen për trupën e Gjykatës Kushtetuese” – thotë zoti Shella.

Gjykata e Lartë ka trashëguar stokun më të lartë se çdo gjykatë analoge në Europë, me mbi 30 mijë dosje. Shumica dërrmuese e tyre janë rekurse administrative, ku palë e paditur janë institucionet shtetërore.

Rreth 60% e këtyre rekurseve kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore, pensionet e ushtarakëve dhe pushime nga puna. Gjykata e Lartë ka dhënë vendime të ndërmjetme për pezullim ekzekutimi të vendimit të apelit, ku shteti ka qenë palë humbëse.

“Kjo konsiderohet një praktikë negative, madje antikushtetuese, që ka mohuar drejtësinë për qytetarët që kanë fituar në Apel. Për më tepër, ajo rrezikon të rrisë në përmasa domethënëse kostot që mund t’i faturohen taksapaguesve shqiptarë në një kohë të dytë sa i takon dëmshpërblimeve nëse rekurset fitohen nga individët kur Gjykata e Lartë të rifillojë punën sërish” – vlerëson INFOÇIP në studimin e publikuar sot.

Nga grafisti i shquar Avni Delvina: Grafike nga cikli “Reforma e Shekullit drejt WC-es”.

Piktori i shquar Avni Delvina sjell grafikën e rradhës me titull:

“Grafike nga cikli “Reforma e Shekullit drejt WC-es”.
Nje reforme e vleresuar nga nderkombetare te shumte dhe me perspektive PLANETARE, qe nga Shqiperia, MAQEDONIA, etj”

 


Mediat e huaja me sytë nga Tirana, çfarë shkruajnë pas vendimit të Gjykatës për Saimir Tahirin

Pas më shumë se 10 orë në dhomën e këshillimit, Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për “Shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria. Dënimi me burg i Tahirit u pezullua dhe kaloi në shërbim prove për tri vite. 

 

Ndërkohë, Prokuroria akuzonte Tahirin për “Trafikim të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, por për Gjykatën këto akuza nuk faktohen me prova dhe për këtë është bërë ndryshimi i cilësimit të veprës penale, duke e gjetur fajtor për “Shpërdorim detyre”.

***

Vendimi i bërë publik nga treshja e gjyqtarëve në orët e mbrëmjes, nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediat ndërkombëtare, të cilat që në titull raportojnë se një gjykatë shqiptare e ka liruar nga akuzat për trafik droge ish ministrin Saimir Tahiri.

Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja sot:

REUTERS: “Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë. Prokurorët kerkonin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rritë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE”.

Ansa: “Ish-minister ne kabinetin e kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në marsin e kaluar 2017, Tahiri përfundoi në gjyq pas hetimeve të kryera në Itali, hetime që çuan, në tetor të po këtij viti, në shkaterrimin e një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, qe merreshin me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Tahiri tashmë ka njoftuar se do të apelojë vendimin”.

Euronews: “Ligjvënësit socialistë në pushtet refuzuan thirrjet për të hequr imunitetin e Saimir Tahirit vitin e kaluar dhe per tja dorezuar drejtesise, por ai hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit në muajin maj pasi shtetet e BE kërkuan nga Tirana që të luftonte seriozisht korrupsionin nëse dëshironte të anëtarësohej ne BE.

Një nga yjet në ngjitje të Partisë Socialiste kur u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013, kur ishte vetëm 34 vjeç, Tahiri filloi modernizimin e forcës policore dhe i dha fund prodhimit në shkallë industriale të kanabisit në Lazarat në fillim të vitit 2014.

Sidoqoftë, kanabisi më pas u përhap në të gjithë vendet e Ballkanit dhe trafikantët kanë zbarkuar ngarkesa deri në një ton në Itali”.

BalkanInsight: “Gjykata i jep ish-ministrit të Brendshëm një dënim me burg të pezulluar për shpërdorim detyre, por e konsideron atë jo fajtor për akuzat më të rënda për trafik droge, në një aktgjykim që partia kryesore e opozitës e quajti “të turpshem”.

VIDEO/ Shihni si policia ndjek makinën e Sotës me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit

Mbrëmjen e shpalljes së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brenbdshëm Saimir Tahiri, gazetari Basir Çollaku publikoi në emisionin “Open” në Top Channel një video.

 

Pamjet disa-sekondëshe sipas tij tregojnë momentet pak para se të ndalohej biznesmeni Orest Sota në oborrin e kompanisë “Kurum”, në Elbasan më 1 nëntor 2017, të cilit gjatë një kontrolli të ushtruar iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.

Sota po akuzohet aktualisht për veprat penale “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave” dhe çështja ka kaluar nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Elbasanit. Prokuroria dyshonte fillimisht se paratë e gjetura në makinën e Sotës i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri. Mbetet ende e paqartë se si Prokuroria e ndau çështjen “Sota” nga ajo “Tahiri”.

Biznesmeni dhe avokati i tij pretenduan se paratë rrjedhin nga burime të ligjshme dhe janë tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë 10 vite më parë dhe mbaheshin në qarkullim të lirë me qëllim kurimin e nënës së Sotës dhe për blerje të hekurit në kompaninë “Kurum”.

Sipas gazetarit Basir Çollaku kjo video rrëzon pretendimet zyrtare se Sota është ndjekur me makinë nga policia pasi nuk i ka qëndruar postbllokut dhe më pas ka hyrë me forcë në ambientet e kompanisë “Kurim”. Çollaku tha se siç duket nga pamjet, Sotës i është hapur dera kryesore dhe se më pas duket që vjen policia.

WhatsApp Video 2019-09-19 at 230443 from LAPSI. AL on Vimeo.

Rritet numri i azilkërkuesve nga Siria dhe Iraku në Kosovë (video)

Silueta e dy fëmijëve emigrantë në Idomeni të Greqisë, reflekton në një mur ku shkruan: “Lejoni ta kalojnë kufirin”.
Taulant Qenaj

Të ikur nga lufta dhe zonat e konfliktit, një numër i madh i refugjatëve vijnë në Kosovë, për të vazhduar më pas transit drejt vendeve perëndimore. Derisa në vitin 2015, kur në Kosovë brenda vitit kishin hyrë 88 persona nga vende të ndryshme, numri është rritur çdo vit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për periudhën janar-gusht të këtij viti, numri i emigrantëve të parregullt që kanë hyrë në Kosovë është 753 persona. Emigrantët kryesisht janë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe territoret palestineze.

Javën e kaluar në territorin e Kosovës kanë hyrë 22 emigrantë të cilët tashmë janë vendosur në Qendrën për Azil në fshatin Magure të Lipjanit.

Udhëheqësi i kësaj qendre, Fitim Zariqi, tha për Radion Evropa e Lirë se që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator, këtë strehimore e kanë frekuentuar gjithsej 902 emigrantë.

Sipas tij, vitet e fundit vërehet një rritje e numrit të emigrantëve të cilët vijnë në Kosovë.

“Ka ardhje pak më shumë se vitet e kaluara, megjithatë për ne ende është në suaza të menaxhimit normal. Prej që është hapur Qendra për Azil, nga viti 2010, vazhdimisht kanë frekuentuar azilkërkues ose persona që vijnë nga vatrat e luftës dhe konfliktit”, tha Zariqi.

Zariqi tha se emigrantët, që kryesisht ikin nga zonat e luftës, e përdorin Kosovën si vend transit për të depërtuar në vendet perëndimore.

“Shumica, kohët e fundit janë duke ardhur nga territori i Shqipërisë, vitet e kaluara kanë ardhur më shumë nga Maqedonia (e Veriut), por që nga viti i kaluar kanë filluar të vijnë nga Shqipëria, pra e shfrytëzojnë Kosovën si vend transit. Gjatë intervistave që i bëjmë ne, ata tregojnë që kanë lëvizur nga Greqia, në Shqipëri, pastaj kanë hyrë në Kosovë ilegalisht dhe pretendojnë që të kërkojnë azil, të qëndrojnë disa ditë këtu dhe pastaj të vazhdojnë tutje për në vendet perëndimore”¸ tha Zariqi.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu, tha për Radion Evropa e Lirë se më herët emigrantët prej Maqedonisë së Veriut kanë hyrë direkt në Serbi, por për shkak të forcimit të sigurisë në atë kufi, ata po vazhdojnë të hynë nga ana e Kosovës, pasi sipas tij, kalimi nga Kosova në Serbi, mund të jetë më i lehtë.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të emigrantëve, sidomos sirianë që janë në Turqi edhe që e kanë si rrugë transitore për të kaluar brenda vendeve të Bashkimit Evropian apo kalimin që mundet të ndodhë përmes vendeve të Ballkanit, që pastaj të hyjnë ndoshta përmes Serbisë të hynë në Hungari dhe për të hyrë në vendet e Bashkimin Evropian, atëherë është pra kjo rruga më e lehtë që ata të kenë qasje për të shkuar në BE”, tha Demhasaj.

Azilkërkues që kanë qëndruar për disa ditë në Kosovë, vitet e fundit më së shumti ka pasur nga vendet ku ka konflikte, e që janë Siria dhe Iraku.

Numri më i madh është i emigrantëve nga Siria. Vetëm vitin e kaluar rreth 200 sirianë kanë kërkuar azil në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Tahiri dënohet me 3.4 vjet shërbim prove

Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë mbrëmjen e së enjtes, me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Po ashtu zotit Tahiri i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njejtën periudhë.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit të kaluar zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll shkurtin e kaluar.

Si zoti Tahiri dhe avokati i tij kanë këmbëngulur në pafajësi duke u shprehur se prokuroria dështoi të ofronte një provë konkrete në mbështetje të akuzave të ngritura. Ndërsa pas vendimit të gjykatës zoti Tahiri u shpreh i habitur. “Për 2 vjet u hetova si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata thotë se meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, paskam shpërdoruar detyrën. Jam pa fjalë se Gjykata më quan përgjegjës se disa kushërinj të mi përdorën emrin tim”, tha zoti Tahiri jo pa ironi, duke njoftuar se ai do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit, vendimin e mbrëmjes së sotme.

Pak pasi Gjykata u shpreh për ish ministrin e Brendshëm, reagoi dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha: “Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit”, shkroi zoti Bashan ë një status në Facebook, duke htuar se “vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin”.

Ndërsa për ish ministrin e Brendshëm mund të flitet për një “fitore si e Pirros”, vendimi ishte një shuplakë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila pas gati një vit e gjysëm hetimesh, nuk mundi, sipas vlerësimit të vetë gjykatës, të mbështeste në prova akuzat e rënda që ajo ngriti ndaj zotit Tahiri.

Zëri i Amerikës: Tiranë, pritet vendimi i Gjykatës ndaj Tahirit

Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot pasdite vendimin në procesin kundër ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda penale: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Duke qenë se zoti Tahiri ka pranuar gjykim të shkurtuar, atëherë dënimi i kërkuar nga Prokuroria përkteheht në 8 vite burgim.

Si zoti Tahiri dhe avokati i tij kanë këmbëngulur në pafajësi duke u shprehur se prokuroria dështoi të ofronte një provë konkrete në mbështetje të akuzave të ngritura.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit të kaluar zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll shkurtin e kaluar.