VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Trashëgimia politike e treshës së zezë Thaçi-Vuçiç-Rama që po e shkatërron kombin shqiptar – Nga Nue Oroshi

By | February 17, 2020

Komentet

Ngulmime qiellore për tokën Arbërore apo ditë më shi pranë panteonit të zi – Nga Nue Oroshi

Ngulmimet dhe përplasjet qiellore në mes tokës,diellit, hënës marsit,saturnit dhe jupiterit ecin në lartësinë qiellore pranë ngulmimeve që i bëjnë luftë qiellit Arbëror.Ashtu si çdo herë gjatë historisë nëpër periudha të ndryshme kohore pranë ngulmimeve të qiellit shqiptar janë paraqitur edhe ditët me shi pranë panteonit të zi.Këto ditë me shi të errëta dhe pa diell i patëm të shpeshta.Ato i patëm të shpeshta për faktin se shpesh i përziem rrugët e mbijetesës.Çdo herë kur kishim djem e vajza puntor dhe të ditur, çdo herë na delnin politikan harbutë e kopukë që e orjentonin liburnien shqiptare drejt panteonit të zi, pa u mërzitur fare për ditet e errëta dhe me shi.Edhe sot në Trojet Arbërore po ecin paralel me njëra-tjetrën dy drejtime ajo intelektuale dhe kombëtare që bashkarisht janë duke u munduar që ti nxjerrin trojet shqiptare nga kjo sketerrë dhe nga kjo mjegullnajë që janë mbetur në një rrugë pa krye.E në këtë mjegullnajë politikanët tanë na i ka zënë”Kalikangja” siç njihet në popull dhe ju kanë përzier rrugët.Ecjakët e tyre janë pushteti mbi të gjitha.Madje për pushtet thonë ata nuk njohin as komb e as shtet.Ata kur dëshirojnë të mbrohen kur e humbin prestigjin në sytë e elektoratit shqiptar mundohen të tregohën atdhetarë, e në fakt ata janë vetëm tregtarë flamujsh që ndërrojnë flamujtë sa herë që t´iu kërkohet.E toka Arbërore shpeshherë lëshon gjamën e intelektualëve dhe idealistëve atdhetarë të cilët asesi nuk mund të pajtohen se çka po ndodhë në trojet shqiptare.Është fatkeqësi se në trojet shqiptare sot kemi politikanë shërbëtor dhe servil por asesi politikan mendjendritur që e qojnë përpara çështjen e Arberisë tonë.Në këto kufizime të memorjes, së trurit të tyre janë të regjistruara vetëm numrat.Nuk mbajnë asgjë në mendje përveç shifrës se milionave të fituara pa djersë.E këto miliona shumë shpejt do të bëhen edhe mollë sherri e familjarëve te tyre.Çdo gjë e fituar pa mund shkon ashtu siç fitohet por i lenë shenjat në mur edhe pasi të hiqen gozhdat e ngulura.E në ditët me shi pranë panteonitë të zi qiellor qëndron djelmënia dhe vajzëria shqiptare e cila çdo ditë është duke e shikuar përspektivën jashtë tokës së arbdheut.Sikur tregtarët e flamujve të kishin menduar vetëm njëherë me kokë ata nuk do ta sjellnin gjendjën e shteteve shqiptare në këtë gjendje, ku edhe qielli është duke lotuar pranë rrezeve të diellit që nuk janë duke shëndritur ka kohë.Edhe ajo kënga e vjetër që shumë po shëndritë ky diell dhe pak po nxenë e ka kuptimin e vet.Të paktët kanë mbetur edhe idealistët dhe atdhetarët.Të vjen sot me gjemu kur sheh shqiptar që para Gjergj Kastriotit e qesin Ballaban Pashën, e ma shumë japin kontribut për Sulltan Mehmetin e Sulltan Muratin,dy pushtues të tmerrshëm të tokave Arbërore, se sa për Gjergj Kastriotin e Lekë Dukagjinin.Arbërorët tanë sot nuk dinë çka dojnë.Një pjesë e mirë e tyre e kanë mohuar vetvetën dhe kombin e tyre.Mohimi i vetvetës na ka sjellur në atë gjendje as mish e as peshk.Edhe kjo kohë do të kalon, edhe këto ngjarje do t´i shënoj historia jonë,por ajo që do të mbetët e ngulitur në turpin e politikanëve është fakti se si u tjetërsua shqiptaria për dy dekada.Ky tjetërsim nuk është bërë gjatë shumë shekujve se të parët tanë ishin qendrestarë.Kurse sot na u ka mbushë vendi e kombi me kusarë e tregtarë të flamujve ideologjikë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm mos të ecë shqiptari përpara.Kur ngulmon qielli për tokën Arbërore apo kur kemi ditë, muaj dhe vite me shi pranë panteonit të zi ajo që mbetët të themi është pyetja se deri kur kështu.Pse nuk i kthehemi njëherë e përgjithmonë tek besa e dhënë dhe fjala e mbajtur.Nuk ka qenë në traditën e shqiptarit asnjëherë me gjuajtë gurin e me mshef dorën.

E kur kujtoj ata burra të hershëm shqiptar që për besën e dhënë e dhanë edhe jetën dhe sakrifikuan familjen për tokën e Arbërit, mendja më shkon se sa shumë dallkaukë e kopukë kishim pasur ne shqiptarët gjatë historisë tonë kombëtare,por kam përshtypjen se këta të sotmët ja kanë kaluar të gjithëve, sepse në të kalurën i kemi njohur dhe numëruar në gishta kurse sot janë rritur aq shumë sa që lirisht mund të themi se idealistët kanë mbetur të paktë kurse tregtarët e flamujve janë rritur.E fatkeqësi është se tradhtitë janë duke i bërë në emër të patriotizmit, që po e përdorin vetëm kur bien ngushtë për çështje personale. Arbëria jonë do ti mbijeton këtyre matrapazëve dhe do të kthjellohën por duhet shumë punë dhe angazhim që të sherohën plagët që po na i lenë kjo kastë politike në ikje.

O kapiten, Giuseppi! Portreti i njё kryeministri nё ikje… Nga Romelda Bozhani

 (Ngrihu e bjeru mediave si kolegёt e tu nёpёr botё! Ata po, qё e kanё gjetur burimin e sё keqes)

 

Nё kushte, rrethana, apo kohё tё tjera, tё shkuara, apo tё ardhme, ky shkrim, nuk do fillohej kёshtu. Po ja, qё, italianёt, tё futen brenda si mola estetike, tё mprehin sqimёn qё fle pёr shtatё palё qejfe brenda teje e tё ndryshojnё edhe kodin e rrёfimit.

Fillojmё pra, italiançe…

E sheh gjithmonё tё veshur me kёmishё tё bardhё, kostum tё errёt, tё zi ose blu, dmth., pothuaj tё gjitha nuancat e blusё, me kollare me ngjyra tё errёta, ose tё çelta po tё zbehta, dmth., rripi qё i varet nga qafa deri nё brez, nuk feks e s’ta merr mendjen me lajle-lule tё pakta, apo tё shumta. S’bёn vaki qё nga ndonjё pullё e pambёrthyer mirё e kёmishёs t’i dalё ndonjё zinxhir gurmazi: i trashё, i hollё, i artё, i argjendё, kryq apo gjysmёhёnё. S’ia kemi parё ndonjёherё llёrёt e pёrveshura zbukuruar me ndonjё fill shumёngjyrёsh apo ndonjё ushkur Dolce & Gabbana. Edhe kyçet e kёmbёve tё mbuluara mu si ndonjё murgeshё i ka dhe s’del si garip me çorape tёrё bojra e tё ulura nga vapa qё t’i duket kёrciri. Flokёt i ka tё krehur me kujdes e jo me efekte lara-lara si shatush e qimet s’i ka tё lagura qё tё duket i sapodalё nga dushi, sikundёr shfaqen gjithmonё kёta teutonёt e fundit nёpёr botё.

As i qeshur, as i zymtё, i qetё dhe aspak i rrёmbyer, flet qartё e shtruar, pa ndryshime tё dukshme nё stil dhe nё zё. As impulsiv, as i mefshtё, as krruhet kur flet, as gjёmon, as bubullin, as tmerron, as tmerrohet, as thumbon, as kёrcёnon, as tkurret, as bymehet. Pak dandy e aspak trendy dhe “shthurja“ mё e madhe poetike e tij shfaqet nё njё fotografi tё vetme qё tenton tё tregojё njё kryeministёr tё ri dhe sportiv. Njё revistё rozё nga kёto bjerraditёset qё s’mungojnё edhe nё Itali, e ka kapur nё njё çast aspak idilik, teksa ecёn nё rrugё me dy çanta ushqimesh nё duar. Gjesdis, ashtu si rastёsisht, thjesht, pa kollare. Nja gjysmё metri larg, tёrheq zvarrё kёmbёt e dashura e tij qё s’merret vesh nё ёshtё e mёrzitur, apo e mёrzitshme…

Bёhet fjalё pёr Giuseppe Conte-n, kryeministrin italian, qё, pёr sport, apo pёr ta bёrё tё vockёl nё sytё e botёs, Trump-i i andej oqeanit, e thёrret Giuseppi. Kur u zgjodh nga “hiçi” andej nga qershori i 2018-ёs, Conte dukej si kukulla bionde qё duhej t’i kёnaqte tё gjithё. Por, nё tё vёrtetё, tregoi qё ishte kockё qё tё mbet nё fyt. U bё i njohur nё skenёn poltike si “ylli” pa tesёr i “Lёvizjes 5 yjet” qё drejtohet virtualisht nga komiku (dhe vetёm kaq), Beppe Grillo.

Kulmin e arriti me fjalimin e tij tёrё nerv kur u rrёzua Qeveria Conte I. Iu pёrvesh Salvini-t, aso kohe zёvendёskryeministёr dhe ministёr i Brendshёm, vёt e vёt e pas kёsaj, zёvendёsi qё u bё ish-zёvendёs e ministri qё u bё ish-ministёr, s’bёri mё kirikikiiii e mori tё tatёpjetёn. Ky akt, atipik pёr njё italian, mu nё mes tё faltores sё ligjit, u bё historik. Aq historik, si Avni Rustemi nё kohё tё vet kur vrau Esat pashё Toptanin mu nё mes tё Parisit. Kjo besoj se i dha jetё edhe qeverisё Conte II andej nga fundi i verёs sё 2019-ёs. Prej atij çasti, u shfaq personaliteti i vёrtetё i kryeministrit italian qё europianёt, veçanёrisht, e shihnin si hije pa pushtet.

Ka kaluar pothuaj njё vit qё atёherё e Conte vazhdon tё jetё i njёtrajtshёm e koherent, edhe sot, kur e kёrdisin nga tё gjitha anёt. Sepse nё demokraci, kёshtu ngjet, edhe tё kёrdisin. Po ai vazhdon tё dalё me karar dhe me dinjitet para telekamerave, edhe kur i thotё Merkel-it qё nё kёto çaste tё pandemisё, ata (liderёt) po bёjnё histori e nuk po shkruajnё njё libёr tё rёndomtё ekonomie. Edhe kur i kёrkon ndjesё njё gazetari tё thjeshtё e qyqar pse i ngatёrron mbiemrin. Ngrij nё vend. “Je nё vete?!”, mendoj. “Ngrihu e bjeru mediave si kolegёt e tu nёpёr botё! Ata po, qё e kanё gjetur burimin e sё keqes. Korri gazetarёt, vill vrer kundёr tyre e bёhu cinik e pastaj despot! Ose jo, nё fillim despot e pastaj cinik, kёshtu e shijon mё shumё delirin. Shtrembёrohu e zgurdullo sytё para telekamerave si bajlozёt qё na qeverisin!”. Po asgjё e tillё s’ngjet. Conte ёshtё aty, flet ex cathedra.

Ah po, telekamerat! Nuk i mban as poshtё qё tё duket si rojё e pushtetit, as lart qё tё duket si ficco qё miklon pushtetin, as majtas qё tё tregojё profilin e gdhendur, as djathtas qё tё tregojё mjekrrёn e rruajtur ose tё parruajtur. Po i del pёrballё dhe e sheh mu nё kokёrdhok tё syrit. Pas tij, zbukurojnё dy flamuj e njё ideal. Faltorja nga flet, nuk ёshtё njё zgёq i ngushtё, i dalёboje qё i ndihet era e mykut edhe nga ekrani, por ёshtё e pastёr, e madhe e tёrё dritё. I drejtohet popullit me fjalёt e njё njeriu tё kёnduar qё ka pёrballё njё njeri tjetёr tё kёnduar, dmth., i drejtohet njё tё barabarti. Shkurt, bёn gjёra qё na habisin ne shqiptarёve. Si psh., nuk çirret e nuk thinjet para kohe nga “hallet” si njё “baba kombi”, ose nuk hapet si vaji nё lakra si “kunati i kombit”. E quajnё thjesht “avokati i popullit” se nё jetёn reale, kur i heq ofiqet, ha bukё si avokat. Vetёm kaq. Ky ёshtё Conte qё shihet kёndej oborrit tё pallatit Chigi.

Sot, na lipset tё besojmё te njё kryeministёr qё nё kёto rrethana tё jashtёzakonshme qё po jetojmё, duhet tё jetё i jashtёzakonshёm. Si gjithmonё, koha do ta tregojё nёse kapiteni ynё diti t’u bёjё ballё stuhive me nder e lavdi e nёse diti tё jetё mё shumё sesa i zakonshёm. Gjithsesi, mund tё themi qysh tani qё Conte po tregon njё karakter tё fortё, njё mendje tё ftohtё dhe po na shfaqet i pёrkorё. Ai do tё mbahet mend si kryeministri i kohёs sё koronavirusit, krizёs mё tё madhe tё pas Luftёs sё dytё Botёrore.

Shpesh kam menduar se ç’fat na ndihu qё Salvini nuk ishte mё Salvini kur na ra damllaja e covidit. Mё rrallё kam pyetur veten nёse Conte u bё Conte-ja qё njohim sot nga covidi-19, apo do tё bёhej nё çdo rast ai, kapiteni sypatrembur, qё drejton dhe s’braktis anijen nё rrebeshe e stuhi?! A do kishim njё kryeministёr kaq popullor edhe sikur dielli tё shndёrriste mё kot nga mёngjesi deri nё darkё?! S’e di. Duhet tё shullehemi nё diell njё ditё tё tёrё qё tё mund tё themi ndonjё fjalё mё tepёr. Ajo qё me siguri vihet re, ёshtё qё, Giuseppi, qё edhe pse nё fillim dukej si njё çupёlinё e turpshme, tashmё ia merr nё kthesё Trump-it tё trembur, tё zbёrthyer, tё plakur e çuditёrisht serioz e tё mposhtur, siç u pa tё zbriste nga avioni ca ditё mё parё. Njё ditё prej ditёsh, edhe Trump-it tё madh s’i ndriu mё ylli e u bё Trump-i i vogёl qё i pёrngjiste njё trumcaku. Nё dorёn e rreshkur, kapiteni amerikan, mbante “shthurjen” mё tё madhe poetike tё tij: njё kollare tё kuqe qё fekste nga larg e qё dukej si njё flamur i lodhur, i varur nё gjysmështizë.

——–

Autorja jeton në Romë, Itali.

Telegram ngushëllimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit” me rastin e shkuarjes në amshim të studiuesit, shkrimtarit e atdhetarit Nikollë Kërhanaj

E nderuar Familje Kërhanaj,

Të nderuar shkrimtar të Shoqatës së Shkrimtarëve “Atë Shtjefën Gjeçovi” me qendër në Zym,

Lajmi për ndarjen nga jeta të studiuesit,shkrimtarit dhe atdhetarit Nikollë Kërhanaj na ka prekur pa masë.Nikolla ishte një studiues,shkrimtar dhe atdhetar i cili në heshtje pa rrahur fare gjoks ka shkruar disa vepra të vlefshme për historinë tonë shqiptare.Ai si çdo intelektual zymjan u shqua në shumë drejtime si në atë organizativ po ashtu edhe në atë studiues duke u mishëruar me kulturën dhe traditën e Hasit ku shkruajti studime të vlefshme për kulturën dhe traditën e Hasit.Studiuesi Nikollë Kërhanaj mori pjesë edhe në sesionet shkencore që organizoj Shoqata e Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit”dhe u shqua me punime shkencore,ku me fakte shkencore argumentoj veprimtarinë e nacionalizmës shqiptare në Zym dhe në mbarë Hasin.Një kontribut të veçantë dha edhe me studimet e ti mbi At Luigj Palajn dhe At Shtjefën Gjeçovin.

Nikollë Kërhanaj ishte një studiues punëtor i cili punonte në heshtje dhe asnjëherë nuk rrahte gjoks për punën e tij të kryer.Shoqata “Trojet e Arbrit “do ta përkujton me pietet të lartë  studiuesin,shkrimtarin dhe atdhetarin Nikollë Kërhanaj.

Ne emër të Shoqatës” Trojet e Arbrit” ju ngushëllon Nue Oroshi kryetar me shprehjen tradicionale shqiptare Zoti ju lashtë shnosh!

Darkë Solemne në Florshheim – Nga Neki Lulaj

Në Florsheim am Main të Wiesbadenit Shoqata Humanitare „Dardania „ për aktivistet e vet Organizoi një Grill festiv. Të pranishmeve me një fjalë rasti ju drejtue Kryetari i kësaj shoqate  zt. Hajdar Nitaj:“

Miq të respektuar dhe të  nderuar!

Të nderuar pjesëmarrës, aktivistë të pa lodhur të shoqatës Humanitare „Dardania „ në  -Wiesbaden!

E nderuara zonja  Kunsulle gjenerale e Republikës të Kosovës në Frankfurt, zn. Fatmire Musliu i respektuari poeti dhe shkrimtari Neki Lulaj.

Të nderuar  të pranishëm!

Mirë se keni ardhur ne këtë mbremje festive qe se bashku sot e rrumbullakësojm  gjashtë mujorin e  aktivitetit dhe punës tonë të pa lodhur. .Ne bashkë për çdo vitë ne organizojmë një Festë Grilli me aktivistet tan  duke berë rrumbullaksimin e angazhimeve tona humanitare para   shkuarjës   ne pushime verore.

Këtë po e bejmë edhe këtë vit edhe  pse pakë sa në kushte me te veçanta dhe me një numër me te vogël pjesëmarrësish për shkak të gjendjës se krijuar nga Covid 19-të

Kësaj radhe  takimin tonë para pushimeve verore po e bejmë në natyrë ne kopshtin  e  aktivistit tonë te pa lodhur.. Sot  kryesija e shoqatës për të gjithë pjesëmarrësit ka organizuar gratis  pije dhe  darkës solemne sonte pra  kemi prezent edhe rapsodet e muzikës folklorike pra  Nuredin e Fatmir  Meta dhe Veton Statovci  ardhur enkas nga Manzi  për festën tanë.

Nga zemra  ju falenderoj për kohën e ndarë dhe pjesëmarrjën tuaj, e cila ia  shton vlerën  angazhimit tuaj dhe punës se përbashkët humanitare .

Pjesëmarrja e konsullës gjenerale të Republikës se Kosovës  në Frankfurti zj. Fatmire Musliut,  na jep  kurajo e vullnet ne angazhimet tona ne të ardhshmën ,pra është krenari kur ne mesin tan  kemi diplomartën  e vyer dhe punëtorën e  pa  lodhur  nga atdheu

cila edhe sot edhe pse është ditë pushimi nag funi rijavës pra  ditë e shtunë gjen kohë dhe gjendët  ne mesin e bashkëkombasve,e falënderojmë nga zemra pjesmarrën e saj nëpë te gjitha aktivitetet tona, tha mes tjerash në fund të fjalës se tij Kryetari i Shoqatës Humanitare „Dardania“ zt Hajdar Nitaj. .

Anëtaret e shoqatës humanitare „Dardania“ Wiesbaden

 

Konsullja gjenerale e Republikës ne Frankfurt  zn. Fatmire Musliu,ne fjalimin e saj të shkuetër tha „Ju përshëndës ngrohtësisht e ndie vetën mirë ne mesin tuaj e përcjell me kujdes aktivitetet tuaja qe e zhvilloni  gjatë gjithë vitit besa besa edhe krenohëm me Ju, andaj ndiej obligim moral qe për festat dhe  aktivitete tjera të jem mes jush. Sepse jeni shembull për të mirë ne Gjermani.Ajo ne vazhdim të fjalës  se saj tha po ju njoftoi se konsullata  e Republikës te Kosovës ne Frankfurt  ka kaluar ne objektin e ri jo fortë largë objektit  ekzistueses e qe jemi ne rrumbullaksimin  e punëve përfundimtare  por kur fillon puën do te jeni të informuar permës e maylave Juve uroi punë të mabrë ne angatzhimet tuaja humanitare“.

Poeti Neki Lulaj, mes tjerash tha“ Të nderuar bashkëkombas me lejoni qe të ju  përshëndes ngrohtësisht të gjithë juve aktivistve të vyer dhe të pa lodhur të shoqatës Dardania,krenohëm me punën dhe aktivitetet e juaja.,krenohëm me vullnetin sjelljët, mikpritjën dhe klimën  ndërnjerëzore qe ekziston ne mesin tuaj kjo me ka  shtyrë qe  të mendoi pozitivisht  dhe vullnetarisht nga sot jam edhe unë jam  anëtari me i ri i kësaj shoqate. Ju jeni modeli i veçantë i respektit dhe i  dashurisë vëllazërore të angazhuar me një qellim qe në mënyrë solidare i ndihmoni familjët nevojtare  dhe individet  ne Republikën e Kosovës ne Shqipëri e me gjerë. Uroi qe edhe ne të ardhshmën  e gjithëmonë te jeni kështu model  dhe shembull se mirës“

Konsullja gjenerale  Fatmire Musliu dhe poeti Neki Lulaj

 

Kështu ne vazhdim të kësaj  darke solemne dhe mbermeje festive nen tingujt e muzikës folklorike dhe kengëve patriotike kaluam deri rreth Orës 24.00  çaste të paharruara në Florshheim an Main  të Wisbadenit.

Uroi qe Shoqata Humanitare „Dardania“ e Wiesbadenit të jetë model mësimi për shumë shoqata të tjera qe zhvillojnë aktivitetin e tyre në gjermani e me gjerë.

Momente nga Darka solemne  ne Florsheim

Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet, pushtetarët vijnë e shkojnë – Nga Nue Oroshi

Dallimi në mes shtetit dhe pushtetit janë dy botëra dhe një mur i madh që i ndanë në mes. Shpeshherë një pjesë e shqiptarëve nuk e bën këtë dallim dhe i bën ngatrrimin e shtetit me pushtetarët. Pushtetarët janë të përkohshëm ata vijnë e shkojnë, ndërrohen, humbin e fitojnë, mvarsishtë nga shija që e ka popullata apo votuesit në atë periudhë kohore dhe varësishtë nga shija që ju lanë politikanët qytetarëve,gjatë kohës sa qeverisin ata. E sa i përket qeverisjes në Kosovë është për tu theksuar fakti se në shumë drejtime politikanët tanë dështuan në qeverisjen e shtetit. E në shumë raste pushteti u keqpërdor për nevoja të pushtetarve të cilët menduan dhe po mendojnë prap se gjatë tërë jetës do të jenë në pushtet.

Ditëve të fundit në Kosovë janë duke vluar gjakrat për shkak të akuzave që ka bërë Prokuroria e Gjykates Speciale të cilën e krijoj Hashim Thaqi dhe 82 deputet të Parlamentit të Kosovës shumica e të cilëve edhe sot e kësaj dite janë zgjedhur dhe rizgjedhur prap deputet të Parlamentit të Kosovës.

Në këto momente që po kalon Kosova është me rëndesi të ruhet shteti dhe miqtë tanë amerikan dhe gjerman,për faktin se politika në botë është shpeshherë në kundërthënie me njëra- tjetrën e historikisht kur të mëdhenjët lufojnë qoftë politikisht apo luftëra tjera më së keqi e pësojnë popujt e vegjël, e ne shqiptarët e kemi një shije të hidhur gjatë historisë tonë, nëpër periudha historike kur ka pasur përplasje të shteteve të mëdha botërore.

Çka duhet bërë politika e Kosovës?

Në këto momente politika e Kosovës duhet të bashkohen dhe të formojnë një grup politik që duhet të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës, ku në bashkëpunim me Institucionet tjera duhet përgaditur një platformë politike dhe ekipi që do të përfaqëson Kosovën në bisedime duhet të paraqet këtë platformë unike, dhe ti lënë inatët personale apo rrahagjokset e kota se unë jam unë. Që në fillim të kësaj platforme duhet bërë një listë e të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet paraqitë lista e të zhdukurve kurse juristët e shumtë që ka Kosova nuk duhet fjetur por duhet pergatitur një dosje të krimeve serbe në Kosovë, në mënyrë që Gjykata Speciale mos të jetë e njëanshme. Me këtë mund të ndihmojë edhe Parlamenti i Kosovës me plotësim, ndryshimin e ligjit ku Gjykata Speciale të jetë Gjykatë që gjykon të gjithë e jo vetëm shqiptarët.

Ekonomistët duhet përgatitur me fakte dëmet e luftës që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë, siç janë djegiet,shkatërrimet e shtëpive dhe shumë dëme tjera. Platforma politike duhet përgaditur së bashku me një prememorje të krimeve serbe mbi shqiptarët si kujtesë historike dhe kjo duhet punuar nga historianët dhe studiuesit shqiptar.

Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet.Pushtetarët vijnë e shkojnë ata nuk janë të përjetshëm. Edhe politikanët shqiptar duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë ndërrimin e gjeneratave në politikë. Tash është ardhur koha që Kosovën ta udhëheqë një gjeneratë e re,por ajo mos të jetë vetëm e re për nga mosha por edhe të ketë edhe vizion të ri politik se si duhet të qeveriset dhe të ecë shteti përpara.

A ka pasoja ushqimi qe hamë? Nga Aferdita Zaja, Norvegji

 

Qysh kur jemi të vegjël ushqehemi me shumë dashuri nga prindërit tanë të cilët përherë kanë si qëllim që ne të jemi sa më të shëndetshëm, sa më inteligjentë dhe sa më të përsosur. Mirëpo a mjafton dituria e tyre ushqimore për t’ja arritur këtij qëllimi imagjinar edhe pse zemra e tyre është e sinqertë dhe shpatullat e tyre mbajnë vite të rënda përvoje. Ata me shumë dashuri shpeshherë do të donin që të bëheshim edhe më të shëndetshëm se vetë ata. Në këtë shkrim do të udhëtojmë së bashku në kohë dhe pikërisht në kohët e arta para shumë mijëra e mijëravitesh për të fotografuar në mendjet tona të ashtuquajtura moderne, ushqimin e paragjyshërve tanë shqipëtarë të cilët me të vërtetë dhe cuditërisht hanin ushqim më perfekt se i yni sot. Ushqimi i paraardhësve të prindërve tanë ishte shumë në harmoni me natyrën sepse ata thjesht i zotëronin dhe respektonin më mirë se ne ligjet dhe rregullat e nënës natyrë. Ndërsa sot mund të them me shumë siguri se ne jo vetëm që nuk zbatojmë por as që i njohim ligjet dhe operimet natyrës, për të qenë e sinqertë nuk dimë as 2 % të tyre. Rregullat natyrore kanë humbur në epokën jo të artë ku jetojmë prandaj sëmundjet, injoranca në errësirën e mendjeve tona dhe pasojat afatgjate negative na kanë pushtuar. Sot në ushqimin tonë nuk ka kurrëfarë lidhje me 5 elementët kryesorë të natyrës që janë toka, uji, zjarri, ajri dhe qielli. Nuk njihet madje as se trupi ynë është i ndërtuar nga ndërkombinimi i përsosur i këtyre elementëve natyrorë. Pavarësisht masterave apo edukimeve e gjasme niveleve të larta që ne kryejmë gjatë periudhës tonë rinore dhe energjike ky fakt i thjeshtë nuk na mësohet kurrë. Dhe e kam fjalën sigurisht për paragjyshërit tanë shqipëtar me trup, mendje dhe një shpirt të shëndetshëm që jetonin në kohët e lashta të arta dhe nuk ishin shpellarë të paditur që mezi siguronin bukën e gojës por kishin dituri supreme, paqësore dhe perfekte. Kjo kohë ishte kur e gjithë toka quhej Bharat, kur ligjet e natyrës apo të Universit apo të Multiversit ishin të ndricuara tek të gjithë njerëzit e atëhershëm. Këta paragjyshër njihnin mirë trupin e tyre pra elementët e tyre natyrorë dhe hanin një ushqim ku si qëllim ishte arritja e një ushqimi sigurisht të shijshëm por edhe të balancuar përsa i përket balancës së 3 llojeve të energjive jetësore të cilat në shkencën e Ayrvedës (dija mbi jetën) sot quhen Vata (ajri + qielli, frymëmarrja), Pitta (ujë+zjarr, tretja) dhe Kapha (tokë+ujë, lëkura). Në një nga pohimet legjendare të gjigandit tre herë të madh Hermes Trismestigus tek tabula Smaragdina thuhet se ajo që është brënda është edhe jashtë. Në ditët e sotme elementët natyrorë që i kemi cdo ditë jashtë nuk janë fare të lidhur me elementët e trupit tonë apo me balancën e ushqimeve që ne fusim brenda në bark, pra në shumicën e rasteve do të thoja 90 % të tyre energjia e elementëve të jashtëm të natyrës është e kundërta e energjive të elementëve brenda trupit tonë. Pra pohimi i Hermesit nuk respektohet fare mes nesh, syri i tij shqiponjë do të zhgënjehej po të shikonte veprimet e shqipeve të tij të kohës së ashtuquajtur moderne. Në një nga seancat e meditimit lotusocean në Shqipëri dhe Norvegji Afërdita Zaja na mëson se kush është ushqim perfekt i balancuar dhe efektet pozitive të menjëhershme të tij.

Mjeshtri i diturisë së Vedave (indianëve të lashtë në kohën ku e gjithë toka quhej Bharat) dhe njëkohësisht krijuesi i LotusOcean kudo në botë Prashant TriVedi na mëson se një dietë ushqimore e pabalancuar, një trup fizik i paqendërzuar është shkaku rrënjësor i të gjitha sëmundjeve. Sipas tij brenda trupit tonë kemi dy kanale energjie, ana e majtë hënore (Ida nadi) dhe ana e djathtë diellore (Pingala nadi) të cilat duhet të barazohen apo balancohen nëpërmjet ushqimit. Edhe këtu Hermesi kishte kaq të drejtë, dielli dhe hëna që janë jashtë dhe balanca e energjive të tyre brenda nesh. Prashanti sqaron se orizi (pilafi) është ushqim hënor ndërsa drithëra, gruri është ushqim diellor. Balanca e tyre brenda trupit tonë është mjaft e rëndësishme. Këto ushqime bazë janë vegjetariane, sigurisht jo vegane. Po një shqiptar që qysh kur ka lindur është mësuar të ha mish dhe mendjes së tij tamasike, acide dhe me vetëdije mikroskopike mund edhe ti duket mosngrënia e mishit tepër qesharake por sigurisht pasi ai të mësojë se mishi i kafshës që ai ka ngrënë ka efekte karmike për shpirtin e tij pas vdekjes me siguri mund të fillojë t’a shikojë këtë veprim pak me më seriozitet dhe me një vetull më të ngritur. Kafshët në përgjithësi që hanë mishin e kafshëve të tjera jo vetëm që kanë dhëmbë më të mprehtë por kanë edhe një zorrë të brendshme të shkurtër, ndërsa zorra e njeriut është e gjatë dhe atij i duhet shumë kohë për t’a tretur mishin duke e bërë balancën e energjive mjaft të pamundur. Kur njeriu han mishin e kafshës mendja e tij lehtësisht mund të programohet nga gënjeshtrat e vendit ku jeton, beson cdo gjë/përrallë që i thuhet dhe inteligjenca e tij sa vjen e dobësohet. Një nga ligjet e natyrës thotë se biologjikisht trupi i njeriut nuk është i ndërtuar për të ngrënë mish por në kohët e tanishme ku mishi është lehtësisht e gjindshëm ne njerëzit nga padituria shkojmë kundra natyrës gjerësisht nga shumë drejtime sepse në fakt ngrënia e mishit na e bën lidhjen e domosdoshme me elementët e natyrës mjaft të vështirë, pothuajse të pamundur. Një nga ligjet e tjera të natyrës thotë se një kafshë që ka ndjenja nuk duhet ngrënë absolutisht. Kafsha në formën e copës së mishit që vjen e zbukuruar në pjatën tonë përpara se të therej ka përjetuar inat, zemërim, frikë, dhimbje, dhunë dhe në fund vdekje, gjëra të cilat ne nga padituria na kanë mësuar që quhet Proteinë pra dicka e shëndetshme. Proteina më e lartë dhe lehtësisht e tretshme merret nga thjerrëzat. Fatkeqësisht neve shqiptarëve na është programuar truri qysh të vegjël se mishi i vicit është i mirë për t’u ngrënë dhe se pirja e lëngut të kockave të tij të forcon, të shëron. Nëse një paragjysh i yti shqipëtar i kohës së artë do të kishte mundësinë të të fliste, do të të thonte se ‘pirja e lëngut të kockave të vicit do të forcojë dhe ndricojë rrugën tënde të shpirtit për në ferr’. Në një nga tekstet e lashta të diturisë së Vedave që quhet Bhagavadgita, thuhet se: “Kur vret/ther një kafshë ti do të vritesh nga po ajo kafshë” dhe “Kur ha mishin e një kafshe, po ajo kafshë do të ketë një mundësi për të të ngrënë ty (në një lindje apo rimishërim tjetër tëndin në një cikël karmik)”. Fjala karma ne sanskritisht do të thotë veprim, kryerje por shqipja jonë e lashtë dhe me një rëndësi të dorës së parë e sqaron gjithashtu me fjalën Kryej, Krymje pra veprimi që ti kryen. Karma do të thotë që cdo gjë që bën do të të rikthehet dhe lidhur me mishin e vicit/lopës/kaut pagimi i vuajtjeve do të jetë i shumëfishuar sipas ligjit të natyrës. Sepse Lopa quhet si nëna tokë e cila na mban me qumësht gjithë jetën, ndërkohë nëna jonë biologjike na jep qumësht maksimumi 2 vitet e para të jetës ose në disa raste fare asgjë. Vrasja e Lopës (sidomos kur keqtrajtohet) quhet si vrasja e nënës dhe dëmshpërblimi do të jetë më i madh se veprimi. Vedat na mësojnë se një nga arsyet e luftrave është therja e njerëzve me njëri tjetrin në mënyrë që të balancohet energjia e therjes së lopëve/vicave ndër kohëra sepse natyra punon përherë me balancë. Vedat na mësojnë gjithashtu se Lopa, kur është gjallë kuptohet, ka të njëjtën energji elektromagnetike si Toka ku kullot dhe në fakt Lopa ka një lidhje të jashtëzakonshme me Tokën. Në shqip fjala ToKa ka si rrënjë themelore pjesën Ka që është Kau (angl. Cow), po ashtu edhe fjala shqip Terak (vici, kau) lidhet me fjalën Territor, kemi Toros si Demin etj, për më tepër shiko shkrimin e Afërdita Zaja ‘Etimollogjia e fjalës Toka’. Lidhja e Tokës me Lopën është mjaft e qartë edhe në shumë gjuhë të tjera të botës si egjiptiane ku kemi perëndinë e Tokës Ge-b (ba Kau), apo në gjuhën të ashtuquajtur greke ‘Gaia’ që është përsëri Kau (angl. Cow) pra perëndesha e Tokës etj. Sipas Vedave kur keqtrajton një Lopë/Vic/Ka apo han mishin e saj ti nga syri i natyrës nuk quhesh më banor i Tokës dhe nga padituria ti krijon një karmë mjaft të keqe ndaj vetes e cila nuk përjetohet në momentin kur ti e ha por pas një kohe (kur ti në fakt e ke harruar fare si veprim) dhe pasojat e ngrënies së mishit të saj do të vijnë dhe mbarten edhe pas vdekjes ku shpirti yt do të hidhet në Narak pra bota e ferreve (shiko videon tek kanali i Aferdita Zaja për më detaje) ku ty të jepet një mësim i mirë vuajtjesh që ti kurrë s’ke për të ngrënë mish lope/vici dhe më pas ndoshta do të lindësh në tokë për t’ja filluar përsëri nga e para.

Ky ishte një nga edukimet lidhur me rëndësinë e ushqimit që fusim në bark. Shumica do e vështrojë si fantazi por në fakt është një nga dituritë që gjithashtu Pellazgët apo Shqipëtarët e lashtë dhe të vërtetë gjithashtu zotëronin, pratikonin dhe shpirti i tyre ishte i qetë, i ndricuar dhe evoluonte tërë kohën në cdo jetë të tyre. Toka është nëna perëndëshë, mëmëdhe, ajo është ndërtuar nga Zoti që të mbajë trupin tonë dhe prodhojë ushqime të mira që ne jo vetëm të ekzistojmë por që të marrim dituri dhe shpirti ynë të evoluojë. Ngrënia e mishit sidomos të lopës/vicit vetëm na con poshtë drejt vuajtjeve, poshtë tek botët e vuajtjeve, poshtë Tokës.

Sipas vedave nuk ka karmë të keqe që nuk fshihet. Në cfarëdo moshe qoftë të vjetër mësimi i kësaj diturie dhe ndërgjegjësimi yt për lënien e mishit të lopës të kthen timonin e jetës drejt një rruge pa ferr, drejt rrugës së gjërave të mira. Nese merr vendim për lënien e mishit ti automatikisht djeg karmat e tua të këqija duke zhdukur dalëngadalë vuajtet si në këtë jetë ashtu edhe të jetëve që do të vijnë. Ne meditimin lotusocean ku Aferdita jep mësim praktik neve mësojmë diturinë e vedave, si të qendërojmë trupin, të folurën, dieta e balacuar dhe lidhja e duhur me elementët e natyrës. Kur realizohen këto në praktike trupi, mendja dhe shpirti yt evoluon/ngrihet dhe karmat e tua të këqija pastrohen automatikisht.

Për më tepër detaje dëgjoni videon në shqip: 

 

MENDIME PËR NJERIUN DHE STUDIUESIN PUNËTOR, NUE OROSHI – Nga Dr. Ermelinda Kashah

 

Në letërsinë dhe kulturën mbarë shqiptare, jo pak spikasin autorë, studiues, me vepra të përfunduara dhe cilësore, ku në varësi të ndjeshmërisë estetiko-morale, meritojnë të vlerësohen, të studiojnë për të krijuar një përfytyrim më racional të të gjitha vlerave bashkëkohore. E kështu, krejt papritur sot, unë gjendem përballë një libri interesant të një studiuesi që jo pak ka kontribuar në mbarë trojet shqiptare për të risjellë, për të na përmendur ato vlera që dikur ishin harruar.I them studiues, dhe nuk i them mik, sepse unë nuk kam miq kur vlerësoj një libër, nëse nuk bindem se a është e nivelit tim shkencor, sigurisht për mua kërkon një llogaritje me ekuacion të fortë.Ju e dini të nderuar lexues, që, sapo keni hapur faqet e para të këtij libri, se sa i njohur është studiuesi Nue Oroshi ne hapësirën mbarëkulturore shqiptare, ku përmes një përvoje të gjatë ai sjell në ditët tona, të mira apo të vështira, qofshin ato, përvojën e gjatë si kryetar i shoqatës “Trojet e Arbrit”.Aktualisht studiuesi jeton në Gjermani, ku kontributin dhe vështirësitë i ka dyfish, pasi dihet sesa e vështirë është të njohësh temat dhe motivet jetësore, adhurimin dhe respektin për gjuhën e bukur shqipe, metodikën e veçantë të përpilimit të tekstit në përgjithësi. Po çfarë më bëri përshtypje sa e shfletova materialin kur ende ishte në dorëshkrim ? Më bëri përshtypje titulli “SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË NJË REALITET E JO ËNDËRR ROMANTIKE”Interesant. Pjesët e librit bashkë me titujt të bëjnë përshtypje. Duket se një brengë njerëzore e ka munduar studiuesin në fjalë. Duke qënë se unë jetoj në Gjirokastër, e kam pak problem çështjen e dialektit, mirëpo këtu kuptova komunikimin e fuqishëm që studiuesi ka me gjuhën, përdorimi me vend i shprehjeve të pasura figurative, i formave që kanë provuar gjatë kohës vlerë poetike.Vura re qëndrimin kritik dhe të pakompromis të fenomenit, ku përmes trajtimit të argumentit, shfaqet edhe dituria, edhe eleganca në mjedisin autonom shqiptar.Vura re se studiuesi preku Çamërinë,figurën e madhe të Gjergj Kastriotit, përmend të madhin Gjergj Fishta, kur dihet se Fishta për një gjysëm shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë shqipe,madje për të gjallë u kurorëzua me vlerësimin poet kombëtar.I madhi shkrimtar shqiptar që gjithë shekullin e vet krijues e kaloi në Shkodër ku dhe fama e tij letrare nisi në fillim shekulli, kurse arriti kulmin aty nga fundi i jetës.Ai për të gjallë u bë një masë e madhështisë letrare shqiptare, i njohur brenda vendit, kudo që lexohej dhe ku vlerësohej krijimtaria letrare shqiptare.Pas ndryshimeve të viteve nëntëdhjetë, Fishta u rikthye në letërsinë dhe në kulturën shqiptare i cili kish kaluar dy fazat ekstreme: të pranimit të përgjithshëm dhe të mohimit për një gjysëm shekulli. Po përmend dy argumenta në të cilën gjithë teoria e tij estetike mbështetet në arsyetimin filozofik: 1.E ngritur mbi një filozofi idealiste, teoria lëshon një rreze drejt kuptimit materialist, atëhere kur teoricienti pohon se:- “objekti i veprës artistike, s’mund të jetë i bukur po s’qe dhe i vërtetë”. 2.Si shkrimtar i vërtetë, mendimtar dhe filozof, Fishta riprodhon mbresat e përftuara në shpirt dhe jo sendet e përjashtme. Vura re afërsinë që krijon me natyrën dhe elementet e saj. Fjalë të tilla si: qielli, pranvera, guri, nëna shqiptare, rreze, diell jepen në kuptimin metaforik për të treguar se kjo është saga e një dite, është një e vërtetë që dua t’ju tregoj, është dhe hapësira nga pikëpamja e vëllimit diskursiv, prandaj dhe autori ndonjëherë luan edhe me intertekstin.Ajo që më ka prekur është dhe pjesa që ka të bëjë me testamentet si plagët shpëtuese të artistëve tanë dhe mosheshtja pranë sfidave kombëtare, thirrja e mendjes për rininë e humbur.Sidomos kjo temë e fundit është plagë therëse për Shqipërinë tonë të madhe.

Prandaj dhe studiuesi duket sikur komunikon me auditorin e caktuar, që në këtë rast jemi ne. Ai kërkon të na thotë se periudhat revolucionare duan të na shfaqen më dukshëm se kurrë, prandaj dhe ky libër sot do të marrë peshën më të madhe të kohës për të përpunuar këtë barrë të opinionit mbarëkombëtar e sidomos shqiptar.Nuk zbuten kontraditat kollaj, sepse dëshira ndesh ndonjëherë në një varg pengesash.Por jemi ne që sot i japim shtysën këtij libri për një frymë të re dhe novatore.Ky libër sot është zëri i shoqërisë që jeton te ne, ku me gjuhën e estetikës psikologjike të Jungut, do të thoshim se këtu nuk flitet për një gjendje të veçantë, por flitet për një kritikë bashkëkohore, sikur duhet të themi: “ Ngrehuni o njerëz, se po na shtypet liria.”Më kujtohen rilindasit tanë, më kujtohet Konica i cili konsolidoi të mirën e çdo sistemi dhe ndonjëherë solli provokimin xhojsian.Gjëja e parë që më ra në sy teksa e lexova, është fakti se sa me shumë dashuri, seriozitet dhe përgjegjësi ka shkruar autori, përmes vështrimeve qoftë dhe diakronike, as dhe sinkronike, për vlerat e njëmendta artistike. Vura re afirmimin e mendimeve njësoj si poezi e metaforës e atyre yjeve që flasin që ndonjëherë duhen dhe refuzohen dhe që rrjedhin nga gjiri i burimeve njerëzore.

Përfundim

Kjo vepër rrjedh natyrshëm, po aman ka atë tensionin e duhur për të shkuar nga faqja në faqe, përmes pezullisë kërshëritësë rrëfimore.Gjuha përcjell te receptuesi një atmosferë duke e bërë shumë afër shtjellimin e ngjarjeve, që duket sikur duhet të na thotë pse koha është e pamjaftueshme për atë dashuri të madhe.Nuk është shkrimi,por dëshmimi që përcjell Nue Oroshi, është akti që ngazëllen dhe ndërlikon qasjen tonë ndaj këtij libri. Është dashuria e pakushtëzuar për atë ëndërr të madhe duke zgjedhur të dëshmojë jetën në funksion të një jete tjetër, të asaj jete që do ta ëndërronim ne të gjithë (kujtojmë këtu pjesën ku autori flet për luftën e njerëzisë ndaj djallëzisë).
Gjithkush ka të drejtë të shkruajë një libër, por të drejtën më të plotë unë mendoj se e kanë ata autor që i qëndrojnë më pranë halleve njerëzore, tek e fundit le t’i hedhin të gjitha ngjyrat që kanë në shpirt, shpirtërisht, mendërisht dhe fizikisht.Pushteti i dashurisë rrezaton këtu sot, si dritë terri dhe ylli dhe rri aty thellë mërguar.Është njësoj si një poezi që ecën gjurmëve të baladave pa u bërë baladë, duke bërë një kthesë të domosdoshme në gjithë esencën politike dhe si kozmologji.Prandaj dhe shkrimtari meriton nivelin e merituar shkencor, fuqinë deduktive mbi një material tejet serioz dhe kushtrues.Uroj që ky libër për ju lexues të dashur, të vijë si rezultat i një reflektimi të gjatë dhe shpresojmë që ne kontribuesit intelektual të mos ju kemi zhgënjyer.

Kush po e shpartallon LDK-në? – Nga Fahri Mahalla

Fahri Mahalla është njëri prej aktivistëve më të devotshëm të LDK-së në Zvicër. Shkrimi i tij pasqyron me argumente shkaqet e rrëknimit të LDK-së dhe rollin destruktiv të Isa Mustafës

Këta që e kanë vorros dhe po vazhdojn me vorros kontributin e veprimtarve të LDK-së, dikur ishin jashtë LDK-së, këta tani janë në pozita të larta udhëheqëse në LDK. Këta dikurë ushqeheshin nga kontributi i veprimtarve të LDK-së, këta kanë punue dhe tani po punojnë me vorros kontributin e veprimtarëve të LDK-së, mbi të gjitha po punojnë me përqa LDK-në, e pastaj për ta ndar, këtyre duhet të ju thuhet stop bollma. Mbrenda LDK-së mendimi ndryshe gjithëher  ishte prezent dhe duhet të jetë prezent, jemi njerz nuk jemi rrobota, se cili ka të drejt të shpreh mendimin ndryshe. TË BASHKUAR DHE DUKE RRESPEKTUE NJËRI TJETRI MBRENDA PËR MBRENDA LDK-së, do të arrijmë me rikthye forcën dhe rrespektin e LDK-së, kjo arrihet me gjeneratat të reja, të dëshmuara me pun konkrete. Dr.Ibrahim Rugova ishte shembull për tolerancë dhe rrespektë dhe për bashkëpunim me të tjerët. Kjo është fryma RUGOVIANE. Tolerancë mbrenda për mbrenda LDK-së, tolerancë dhe bashkëpunim me subjektet politike shqiptare kudo që ndodhen. Ibrahim Rugova thoshte subjektet politike shqiptare nuk janë armiq, ata janë rivaal tanët politik, armiku ynë i përbashkët është ai që pretendon të hyjë me forcë brenda kufijve të Kosovës… Vetëm të bashkuar do t’ia dalim ta mbrojmë KOSOVËN, në të gjitha nivelet.

Kosova mbijetoi nën okupimin serb, fal popullit liridashës dhe veprimtarëve të LDK-së, përfshi këtu edhe veprimtarët e LDK-së në Diasporë. Falë vullnetit të fortë arritëm  të mbijetojmë dhe të çlirohemi nga okupatori serb. Kosova funksionoi si shtet falë LDK-së, në krye me Dr.Ibrahim Rugovën, falë bashkëpunëtorëve të tij që ishin të pregaditur mirë në të gjitha nivelet, siq ishte Fehmi Agani, Mark Krasniqi dhe qindra intelektualë te tjerë, që u kyqën tër ta dhënë kontributin e tyre.

Veprimtarët e LDK-së në diasporë e themeluan fondin shtetëror të Republikës së Kosovës, i quajtur Fondi i 3%-shit. Në dhjetor të vitit 1991 LDK-ja të gjitha mjetet që i kishte në konton e saj, i derdhi në fondin shtetëror të Republikës së Kosovës, i cili udhëhiqej nga qeveria gjegjësisht ministri i financave Isa Mustafa. Me kohën Bukoshi dhe Mustafa u bënë zotër të Fondit, këta dy kanë bërë qka kanë dashtë me Fondin, këta i ndalën financimin kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe e penguan atë që të lëviz jashtë Kosovës, për të lobuar për lirinë e Kosovës, këta të dy e lanë Ibrahim Rugovën rrugëve të Evropës.

Ibrahim Rugova ishte nisur për në Gjermani me stafin e tij për të lobue për Kosovën, kishin mbet pa financa (pa para) në Gjermani. Ata i  kërkuan para këtyre dy bosave të fondit, këta i thanë po nji shum minimale prej 10,000 DM dhe e kan detyrue Presidentin Rugova me shkue në POSTE me nënshkrue për t’i marrë 10,000 DM. Ka mujt me shkue dikush tjetër nga delegacioni me i marrë ato para, por  qëllimi ishte me i tregue Rugoves se na jemi ata që komandojmë me Fondin.

Për këtë rast isha i njoftuar më parë, pastaj këtë e vërtetova në Cran Montana në Zvicër, duke biseduar me Adnan Merovcin, dhe ky ma konfirmoi këtë.

Qysh atëherë i thashë Adnanit se nëse merret iniciativa për t’i shkarkue këta dy bosa të fondit, do ta keni përkrahjen e veprimtarve të fondit, sepse të gjithë janë të LDK-së, ai tha ka pasë nji propozim të tillë, por përgjigjja e Presidentit Ibrahim Rugovës ishte kjo: Edhe nëse vuajmë si gjarpëri nën gurë kurrë nuk do ta shkarkoj qeverinë e par të Republikës së Kosovës…

Këta dy bosat edhe disa të tjerë i injoruan totalisht veprimtarët e LDK-së i  injoruan edhe veprimtarët e Fondit shtetror të 3%-shit. Po e ceki një rast. Organizonim tubime me bashkatëdhetar rregullisht për të mirën e fondit dhe të Kosovës, me qëllim që fondit të ketë sa ma shum mjete, sidomos kurë filloi lufta në Drenicë. Asokohe u shpall aksioni “Ndihmë për Drenicën“. Më vonë filluam edhe aksionin “Gjithçka për Pavarsinë e Kosovës“, për ta financue luftën e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës

Tubimin e parë e mbajtëm në Friburg të Zvicrës, salla ishte shumë e madhe por nuk i zuri bashkatdhetarët, dhe na u deshtë t’i mbajmë dy tubime njërin mbas tjetrit, në tubim ishin edhe bosat e Fondit shtetëror… Mirpo në tubim ishin infiltrue disa antar të LPK-së që u përpoqën të na e prishin tubimin, por nuk i ia dolën. Thjeshtë ishte e pamundur, sepse ishim të organizuar mirë dhe të motivuar shumë për ta ndihmuar vendin. Mbasi i purfunduam të dy tubimet, Bujar Bukoshi mbrenda për mbrenda objektit, ku ishte salla, në restorant ishte ulur në një tavolinë dhe po bisedonte me disa udhëheqës të LPK-së, me ata që antarët e tyre tentuan të na e prishin tubimin. Kjo ishte një befasi, për ne veprimtarët e Fondit të  3%. Bujar Bukoshi  në vend se të ulej me ne veprimtarët e Fondit, ai ulej me ata që tentuan të na e prishin tubimin, të gjithë u befasuam me këtë gjest.

Fondi i 3% ishte fond shtetëror të Republikës së Kosovës, në këtë Fond paguanin rregullisht shqiptarët e ndërgjegjëshëm, e paguanin me kënaqësi, sepse investonin për shtetin e tyre. Ata paguanin me vetëdëshirë, se pse ne veprimtarët e Fondit nuk kishim mekanizëm për t’i detyruar ata të paguajnë, se pse ne ishim në  shtet të huaj, dhe duhej t’i rrespektonim ligjet e shtetit ku jetonim.

Në fillim ne, organet udhëheqëse të Fondit të 3%-shit në Zvicër, merrnim nga ministria e financave raportin se kush e ka pague 3%, mbasi që i kishim emrat e bashkatdhetarve dhe adresat, kështu që e dinim se kush ka pague edhe kush nuk e kishte përmbushur detyrimin kushtetues.

Veprimtarët e Fondit vepronin në baza vullnetare. Ata pasi mbaronin punën e përditshme, nga e cila jetonin. dhe i mbanin familjet në Zvicër e në Kosovë, në mbrëmje shkonin për t’i vizituar bashkatdhetarët në banesat e tyre, për t’i bindur ata që ta paguajnë 3%-shin, dhe që t’i mbështesin akcionet specifike, për ta financuar shtetin e Kosovës që ishte nën okupimin serb, dhe për ta financuar Ushtrin Clirimtare të Kosovës.

Të hyrat e fondit nuk i bënim publike, për arsye që dihen. Siç e thash, në fillim, Ministria e financave na e dërgonte raportin rregullisht, dikur herë e dergonte herë se dërgonte, dikur e ndërpreu këtë praktikë…

Mjetet e grumbulluara nga akcioni ndihmat për Drenicën, janë Paguar në konton e Fondit shtetror të 3%, duke shënuar në çeçe “Ndihma për Drenicën“, u mblodhën afër 10’000’000 FRCH. Shtrohet pyetja a kanë shkue ato para në Drenicë? mendoj se për këtë duhet të përgjigjen Bujar Bukoshi  dhe Isa Mustafa.

Për aksionin “Gjithçka për Pavarsinë e Kosovës“, më emruan mua Kryetar në nivel të Zvicrës, ndërsa nënkryetarë Arif Baftiun dhe Tomë Berishën. Gani Hoxha kryetar i Fondit të 3%  ishte krah për krah me ne. Veprimtarët e fondit ishin të kyçur në të gjitha nivelet lokale dhe kantonale. Strukturat e fondit të 3%, ishin kryesisht anëtarë të LDK-së, mbi 1500 veprimtarë të angazhuar natë e ditë. Me ne ishin edhe anëtarët e partisë Demokristiane që udhëhiqej nga Akademiku i ndjerë Mark Krasniqi.

Aksionin Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës, e ndërmorëm për ta financuar Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, për ta çliruar Kosovën nga okupatori serb. Aksioni shkonte shum mirë; për dy muaj në nivel të Zvicrës u grumbulluan 24’014’500 franga zvicëranë. Bashkatdhetarët që i kanë dhënë parat i kanë marrë Bonat përkatës. Në fillim parat i dërgonim në Dardania Bank në Tiranë përmes Bankës UBS, edhe përmes bankave tjera të Zvicërres. Por me të kuptuar shteti serb se paratë po shkojnë në bankën Dardania në Tiranë përmes bankave Zvicërane, ushtroi presion mbi institucionet e Zvicrës, që të ndërpritet dërgesa e parave përmes bankave. Ndalesa na shkaktoi probleme serioze, sepse u detyruam që parat t’i dërgojmë në Dardania Bank, përmes veprimtarëve të Fondit. Ata shkonin me aeroplan në Tiranë dhe i dërzonin parat në Bankën Dardania.

Kjo ishte një punë me rrezik për njerëzit që merrnin përgjegjësinë të kenë më vete me qindra mijëra franga. Ata mund të sulmoheshin nga typa të ndryshëm për t’ua marrë të hollat… Ata detyroheshin që të hollat t’i mbajnë edhe në friz, nga droja se mund t’u digjej banesa e me të edhe paratë e njerëzve që përpiqeshin me zemër ta ndihmojnë shtetndërtimin e Kosovës. Të gjithë bashkë, veprimtarët e Fondit dhe donatorët e shumtë meritojnë respekt të posaçëm për mundin dhe sakrificat e tyre.

Me të përfunduar Aksioni, ne, Komisioni i Zvicrës jemi takuar me Komisionin shtetëror të qeverisë së Republikës së Kosovës. E kemi bërë bilancin dhe e kemi nënshkruar Raportin. çdo gjë përputhej. Bonat e mbetur i asgjësuam, i dogjëm.

II

RAPORTI PËFUNDIMTAR I FONDIT TË 3% DHE I DY AKSIONEVE TE PERGJITHSHME NUK PERPUTHET ME FAKTET QE I DIME TE GJITHE

Mbasi që përfundoi akcioni, Gjithqka për Pavarsis e Kosovës, nji rast u takuam me Isa Mustafën po bisedojmë, rreth akcionit po i them se akcioni Gjithqka për Pavarsin e Kosovës shkoji mirë, u grumbulluan 24milan e 14mijë e 500franga Zvicrrane, Isa Mustafa më thotë: “Neve një shtet i vetëm na i ka dhënë aq të holla sa keni mbledhur ju në Zvicër…”

Kur e kam lexuar Raportin përfundimtar që Isa Mustafa e ka dhënë para Kuvendit, në fund të vitit 2000, u befasova se si është e mundur që një shumë aq kolosale të mos figurojë aty… Nëse nuk duhet me u ditë emrat e atyre shteteve, le të formohet një komision shtetëror, që te dihen shumat që na janë dhënë por edhe të dihet se ku janë shpenzue ato para. Mundë të ketë edhe firma të mëdha që kanë dhënë para, e që nuk janë të deklaruar për arsye të ndryshme, edhe këto firma le të mbeten sekrete, por shuma e parave duhet të dihet.

Konsideroj se me këtë çështje do të duhej të merrej kaherë Prokuroria por jo vetëm me Fondin e 3% por edhe me Fondin Vendlindja Thërret, sepse edhe ata kanë grumbullue para për Kosovën, të zbulohen të gjithë ata që kanë mbledhë para për Kosovën, sepse i bëhet nder çdonjërit që i kanë dhënë paratë dhe të dihet kontributi i tyre…

Një kopje të Raportit përfundimtar të të hyrave dhe të daljeve, të Fondin të 3%, e kam edhe unë, dhe më sa kuptoj, raporti është shumë i paqartë dhe ka pshjellime, që as dreqi nuk mundet mi i ra në fije. Këtë Raport mund ta analizojë saktësisht vetëm një komision i përbërë prej  ekspertësh të financave. Më sa di, pas Luftës ishte themeluar një komisioni në Kosovë dhe pasi e ka shqyrtue Raportin, thuhet se nuk e kanë pranuar, sepse si i tillë është i pa pranushëm.

Para shumë vitesh publikisht e kam kontestuar këtë raport në gazetën Bota Sot. Ishste koha kur Bujar Bukoshi në një polemikë me disa persona deklaroi se “…çështja e Fondit të 3%-shit është kapitull i mbyllur“.

Në atë reagim publik unë pata kërkuar këtë që kërkoi edhe sot, ashtu si edhe shumë bashkatdhetarë e kontribues të Fondit: Bujar Bukoshji e Isa Mustafa, duhet të tregojnë saktësisht se ku dhe si i kanë shpenzuar parat e Fondit të 3%, ndihmat që janë dhënë për Drenicën si mjetet e grumbulluara gjatë aksionit “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës“. Pra duhet të sqarojnë me emër dhe mbiemër se kujt dhe sa i kanë dhënë të holla, ndërsa ata që i kanë marrë duhet të japin raport se ku i kanë shpenzuar ato.

Paratë e Aksionit “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës“, janë derdhur në Dardania bank në Tiranë. Krejt dokumentacionin për e kam të plotë. Shumat veç e veç janë të shënuara për secilin kanton, në nivel të Zvicrës. Për çdo kanton veç e veç ekzistojnë raportet e nënshkruara nga të dy komisionet, nga ai në nivel të Zvicrës dhe nga ai në nivel kantoni.

Siç e thash në pjesën e parë të këtij shkrimi në fund të Aksionit, Komisioni i Qeverisë dhe Komisioni në nivel të zvicrës e kanë bërë barazimin dhe e kanë nënshkruar Raportin.

Ndërkaq në Raportin Përfundimtar (1991 – shtator 1999) të Isa Mustafës të janarit të vitit 2000, për Fondin e 3% dhe të dy akcioneve të lartëpërmendura nuk ka të dhëna me fakte, veçse një përshkrim formal se X apo Y Zonës së luftës i janë dhënë kaq qindra mijëra apo aq miliona marka gjermane.

Pra mungon ajo që është esenciale për një Raport serioz kujt dhe sa të holla i janë dhënë. Që të dihet se çka ndodhur dhe si janë shpenzuar ato të holla.

Prandaj në mungesë të këtyre saktësimeve është e domosdoshme që Prokuroria të merret me këto punë dhe t’i gjejë shkaqet pse Isa Mustafa po e fshehë të vërtetën? A është i kërcënuar apo çka është në pyetje.

Ne, veprimtarët Fondit të 3% ishim logjistika e luftës, ne i dërguan me dhjetra Kamionë ushtarakë, dërguan me dhjetra Picgauera, nga Zvicrra, i dërgum të mbushur  me ndihma, paisje ushtarake dhe armatim të përziera me ndihma, dërguam barna, dërguam aparate mjeksore, dërguam veshmbathje ushtarake, këpucë ushtarake të llojeve të ndryshme, gjithë herë duke i përzier me ndihma. Kamionat i kanë vozitur veprimtarët e LDK-së nga Lozana e  Zvicrës, përmes Italisë  deri Shqipëri e pastaj deri në frontin e Luftës. Dëshmi janë fotot sepse ato flasin më shumë se 1000 fjalë. Në foto shihen kamionat ushtarak të radhitur duke shkuar për në Shqipëri, kjo është vetëm një turrë e dërguar, ka edhe shumë e shumë kamion të tjerë që janë dërguar nga Zvicrra.

Një dëshmi e thjeshtë e vozitëve të këtyre kamionëve të luftës do të tregonte se çka kanë përjetuar ata njerëz në përpjekjet e tyre të sinçerta për ta ndihmuar Luftën

Mbasi që përfundoi lufta, subjektet politike filluan me përpilimin e listave për veteranë, secila parti politike aplikonte për veprimtarët e vetë, aplikonin simbas kategorive, në radhë të parë gjithëherë janë Dëshmorët e Kombit ata që kishin dhan jetën në frontin e luftës, Invalidët t luftës, Logjistika e kështu me radhë.

Në këtë funksion, ne veprimtarët e Fondit të 3%-shit, kryesia qendrore në nivel të Zvicrës u takuam dhe vendosëm të aplikojmë si pjesë e logjistikës, që financoi Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, sepse e kishim kryer detyrën dhe e meritonim.

Në bëmë një listë dhe përfshimë veprimtarët e të gjitha kantoneve dhe u përpoqëm që numri të mos jetë i madh ani se ata që ishin të përshirë në këto struktura ishte mbi 1500 veta. Ne nuk mendonim në të ardhura etj. Thjeshtë mendonim se do të mjaftonte nga një Mirënjohje, në shenjë respekti për kontributin e dhënë për dhjetë vjet rresht, në funksion të çlirimit të Kosovës.

Gani Hoxha e mori përsipër të bisedonte me Isa Mustafën, pasi që kishin biseduar edhe më parë për këtë çështje. Madje vetë Isa i kishte thën për ti dërgu emrat e VEPRIMTARVE të Tondit të 3%-shit. Po e përsëris ne nuk kërkonim status veteranësh por si pjesë e logjistikës dhe si financues të luftës për liri.

Ne emrat i dërguam por përgjigje nuk morëm asnjëherë, sigurisht ajo listë me emra të veprimtarëve të devotshëm ka përfundue në koshin e plehërave. A nuk është kjo vorrosje e kontributit të  veprimtarëve të LDK-së? Isa Mustafa me shokë në këtë mënyrë e ka vorrosë edhe kontributin madhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne veprimtarët e Fondit të 3%-shit, ishim anëtarë dhe udhëheqës të LDK-së në të gjitha nivelet e saj në Zvicër. Ne kurrë nuk kemi menduar me aplikue për me marrë rroga si veteranë. Për neve do të mjaftonte një Mirënjohje, për të gjithë veprimtarët e Fondit të 3%-shit. Një mirënjohje që nuk do të kushtonte më shumë se një euro!

(Shihni në vijim faksimilin e pagesave që i janë bërë UçK-së me të hollat e Fondit të Republikës së Kosovës)

Isa Mustafa dhe stafi i tij duhet  të tregojë publikisht pse e vorrosi kontributin e veprimtarëve të Fondit të 3%-shit, sepse nga ky fond ka mbijetuar arsimi shqip në Kosovë, janë vënë themelet e shtetit të Kosovës, është financuar gjithë aktiviteti diplomatik dhe informues i Kosovës në kohët më të vështira, është financuar lufta çlirimtare… Nga të ardhurat e këtij Fondi ka jetuar edhe vetë ai, Isa Mustafa dhe familja e tij.

Mohimi i gjithë atij aktiviteti jetik për Kosovën dhe lirinë e saj nuk bëhet pa një qëllim, pa një prapaskenë politike. Si është e mundur që një mohues i aktivitetit kombëtar e shtetformues të LDK-së me emrin Isa Mustafa sot të gjindet në ballë të saj?

Shtrohet pytje vallë a s’ka LDK-ja kuadra me zavendësue këtë njeri? Unë besoj se ka shumë, është një gjeneratë e re grash dhe burrash shumë më të përgatitur dhe shumë ma vullnetmirë se Isa Mustafa për ta udhëhequr e LDK-së dhe për ta nxjerrë vendin nga këneta ku e ka hedhur Kosovën Hashim Thaçi me ndihmën e atyre që e kanë uzurpu LDK-në.

Atë që e bënte dikur bashkë me Bujar Bukoshin, tani Isa Mustafa po e vazhdon me disa politikanë pa kurriz e primitivë. Isa Mustafa e ka për detyrë t’u tregojë qytetarëve të Kosovës se ku përfundoi dokumentacioni i qeverisë së Kosovës në ekzil, sidomos dokumentacioni i Fondit të 3%-shit. Qeveria e Kosovës ishte e vendosur në një shtëpi në Bon, aty kishte kushtet për punë normale. Si është e mundur që gjithë ai dokumentacion të humbë pa shenjë e pa nishan? Mos është bërë qëllimisht për t’u fshehur gjurmët…?

Unë çuditem se si është e mundur që Isa Mustafa të thirret sot në Ibrahim Rugovën, kur të gjithë e dimë se ky dhe Bukoshi ia ndalën financimin e aktiviteteve të tij për ndërtimin e shtetit të Kosovës?

Ibrahim Rugova nuk ishste një njeri hakmarrës, por Burrë Shteti, i cili përpiqej t’i bëjë bllok shqiptarët kundër Serbisë. Pavarësisht se çka mendon njëri ose tjetri. Ai na mësoi të identidikohemi si shqiptarë dhe te gjejmë te njëri tjetri atë që na bashkon e jo ato që na ndajnë.

Dr.Ibrahim Rugova e përfundoi karrierën e tijë me nder, si njeri me virtyte të  larta njerzore, si politikan na krijoi e na la miq shpëtimtar, si SHBA-të që na ndihmuan t’i shpëtojmë gjenocidit serb.

Ndërsa sot LDK-ja e Ibrahim Rugovës është e përçarë si mos ma keq, Isa Mustafa e ka kthyer partinë më të madhe që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë në një instrument të Hashim Thaçit. Është koha e fundit që veprimztarët e shumtë të LDK-së të ngrenë zërin e tyre dh t’i thonë këtij bukshkelësi dhe hipokritëve që e rrethojnë se LDK nuk është çylym për t’i mbuluar krimet e Hashim Thaçit, e as për patericë për ta mbajtur atë në pushtet.

Lozanë, 24 maj 2020

*Gjithëmonë me LDK-në

Kryetar i këshillit nisëmëtar për themelimin e nëndegës së LDK-së në Lozanë. Kryetar i nëndegës së Lozanës.

Nënkryetar i kryesis qendrore për fondin e 3% në nivel të Zvicrrë.

Kordinator në disa kantone i fondin të 3%.

Kryetar i emëruar për ta udhëhequr Akcionin Gjithçka për Pavarsin e Kosovës.

Bashkë themilus, kordinator i Shoqatës Kulturore Sportive Dardania në Lozanë.

Themelus i klubit të karates Dardani në Lozanë.

Bashkëthemelus i Shoqatës Humanitare Ferizaji me seli në Lozanë.

Në vend të ngushëllimit për Profesorin e nderuar dhe shumë të respektuar Masar Rizvanollin – Nga Hysen Ibrahimi

 

 

Në vend të ngushëllimit për Profesorin e nderuar dhe shumë të respektuar Masar Rizvanollin, i cili ndërroi jetë me 21 maj 2020, po japim intervistën e tij, e realizuar ne vitin 2014 dhe 2016 me këtë titull:

 

TRADICIONALISHT, MËRGATA SHQIPTARE KA KONTRIBUAR SHUMË NË RUAJTJEN E VETËDIJES KOMBËTARE[1]

 

Kështu u shpreh Prof. dr. Masar Rizvanolli gjatë intervistës së tij, e realizuar nga Mone Sadiku Juniku më 8 dhjetor 2014 dhe Hysen Ibrahimi e Migena Arllati më 2 korrik 2016

Transkriptoi: Liridona Ibrahimi

 

Një intervistë me Prof. dr. Masar Rizvanollin ishte zhvilluar në vitin 2015, nga znj. Mone Sadiku Juniku, anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

 

Masar Riza Rizvanolli ka lindur në Gjakovë, më 24 maj 1933. Familja e tij fillimisht ka jetuar në Kukës, në kohën e Jugosllavisë së vjetër, kohë kur edhe shumë familje të tjera gjakovare kanë jetuar në Kukës. Pas marrëveshjes së Londrës kur u formua shteti shqiptar, Gjakova mbeti nën Serbi dhe kështu disa nga këto familje kanë mbetur atje.

Babai i Masar Rizvanollit, Riza Rizvanolli ka pasur të kryer shkollën në gjuhën shqipe, shkollë që është formuar në vitin 1915 në Gjakovë. Nëna e prof. Rizvanollit, Fitnete Rizvanolli, rridhte nga një familje intelektuale.

Prof. Masar Rizvanolli, shkollën fillore e ka filluar në Kukës. Mësuesi i tij i parë ishte Ejup Binaku i cili ishte gjakovar dhe një patriot i madh. Mësuesi Ejup Binaku kishte qenë udhëheqës ushtarak i Gani Kryeziut, i cili kishte jetuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjakova për dallim nga qytetet e tjera, ka qenë i vetmi vend që ka pasur dy lëvizje antifashiste: Lëvizja Antifashiste Komuniste dhe Lëvizja Antifashiste Demokratike. Baza e këtyre dy lëvizjeve ka qenë te beglerët në Gjakovë. Prof. Masar Rizvanolli na thotë në rrëfimin e tij se në vitin 1940, i ati Riza Rizvanolli vendosi të kthehej bashkë me fëmijët e tij në Gjakovë, kurse vëllezërit e tij vazhduan të jetojnë në Kukës. Pra, në vitin1940 janë kthyer në Gjakovë dhe sot e asaj dite jetojnë aty. Prof. Rizvanolli prej se është kthyer nga Kukësi ka jetuar me gjyshen e tij znj. Nurije Vokshi (motra e Sabrije Vokshit, e quajtur Bije). Prof. Rizvanolli tregon se si në kohën e Enver Hoxhës kanë qenë dy personalitete të respektuara: Nënë Bija dhe Babë Muslimi (Muslim Peza).

Gjyshi i Prof. Masar Rizvanollit ishte hoxhë dhe ai nuk lejoi që nipi i tij të shkojë në shkollën e shkaut, sepse ndërkohë kishte filluar Lufta e Dytë Botërore dhe kështu Prof. Rizvanolli filloi shkollën në mejtep (shkollë fillore, ku jepej edhe mësimi i fesë për besimtarët myslimanë).

Prof. Rizvanolli është gjenerata e parë e shkollës normale në vitin 1952 në Gjakovë, me mësues Nijazi Agastrën. Prof. Rizvanolli kujton edhe shokët e shoqet e shkollës normale, siç janë: Agim Gjakova, Besim Rizvanolli, Ismet Kënduesi, Sefedin Dallti, Jashar Bajraktari, gruan e Aqif Shehut e cila tashmë është e ndjerë etj. Tri klasë i ka kryer në shkollën “Sylejman Vokshi”, një klasë e ka kryer në shtëpinë e Beglerëve në Gjakovë (te ura e Ali Pashës). Mësuesit që e kanë mësuar atëherë kanë qenë Xhevdet Shehu, Sani Hoxha (vëllau i Fadil Hoxhës) dhe një mësuese Leposava Gjurbabe. Prof. Rizvanolli me lot në sy e kujton kohën kur ishte nxënës dhe kur si të gjithë nxënësit e tjerë në fillim ikte nga shkolla dhe shkonte në shtëpi, e mësuesja Gjurbabe ka shkuar dhe e  ka marrë. Gjergj Martini ka qenë një mësues i Ballit Kombëtar, njeri shumë autoritativ i cili është pushkatuar. Gjergj Martini nuk  i ka dhënë mësim Prof. Rizvanollit por i ka përgatitur nxënësit për festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit kombëtar.

Është interesante të ceket se në shtëpinë e Bijës së Vokshit, Qemal Stafa me Ymer Pulën ishin të parët që morën iniciativën për të themeluar Lidhjen Komuniste Shqiptare të atëhershme (me shpresë se ky sistem  do t’i shërbente kombit Shqiptar).

Prof. Rizvanolli tregon se si gjyshja e tij (me të cilën ka jetuar) i ka treguar shumë përralla të cilat i kishte mësuar nga halla e saj e cila ka qenë motra e Sylejman Vokshit. Përrallat ua kishte lexuar nga librat sepse kishte qenë nxënëse e medresesë në Prizren. Medreseja ka qenë 12 vjeçare, atëherë institucioni më i lartë arsimor sepse në Gjakovë s’ka pas medrese për femra.

Libri i parë të cilin e ka lexuar Prof. Rizvanolli është libri i Faik Konicës me titull “Nën hijen e Hurmave”. Të njëjtat përralla që i ka lexuar në këtë libër, ia kishte treguar edhe gjyshja. Dhe këtu Prof. Rizvanolli bën një ndërlidhje se si motra e Sylejman Vokshit, në kohën e Sylejmanit (diku nga shek. XIX) ka ditur shkrim – lexim sepse e ka kryer medresenë, përderisa gjyshja dhe nëna e tij kanë qenë analfabete.

Shkolla normale në Gjakovë është hapur në vitin 1946 me drejtor Beqir Kastrati me origjinë nga Peja, i cili ka merita shumë të mëdha për arsimin shqip. Mësues të kësaj shkolle kanë qenë: Hasan Vokshi, Dhimitër Fullani, Ibrahim Zherka, Nebil Dino etj.

Pas normales, Prof. Masar bashkë me shokun e tij Alush Dushin, pasi nuk kishin të drejtë të shkonin për të vazhduar shkollimin në Beograd, shkojnë në Shkup mirëpo pas dy jave atje u thanë se nuk kemi vend ndaj kthehuni në vendin tuaj.

Në vitin 1952, gjenerata e parë e shkollës Normale morën vendimet e punës në të cilin shënohej se në cilin vend do të punonin. Prof. Masari u caktua të punojë si mësues në Shtime, në shkollën “Emin Duraku”. Në Lipjan u caktua Din Mehmeti me Agim Gjakovën, kurse të tjerët në qytete të tjera.

 

Fuat Rizvanolli (djali i axhës së Masarit) është doktori i parë i shkencave të matematikës në Kosovë. Ai ka themeluar Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik.

 

Masar Rizvanolli bashkë me Kadri Kusarin konkuruan në Katedrën e Albanologjisë, mirëpo nuk i pranuan sepse ishte kusht që duhet të kenë të kaluar edhe provimin e gjuhës latine. Pas një kohe, ky kusht ishte hequr dhe Kadri Kusari shkon në albanologji kurse Masar Rizvanolli shkon në katedrën e historisë, për të vazhduar aty deri në semestrin e dytë, e pastaj shkon në Beograd.

 

Masar Rizvanolli studion dhe diplomon në Universitetin e Beogradit, në degën e Historisë në vitin 1959.

Me t’u kthyer në vendlindje, në vitin 1959 i përkushtohet veprimtarisë arsimore, duke punuar në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë (në atë kohë njihej si gjimnazi më i fortë në tërë Jugosllavinë). Ai mbante mësim edhe në shkollën e Amvisërisë dhe në shkollën Teknike të tekstilit në Gjakovë. Aty ligjëronte lëndët: histori, ekonomi politike dhe ndërtim shteti.

 

Masar Rizvanolli ka marrë bursë në vitin e tretë, në vitin e parë dhe të dytë nuk kishte marrë sepse e quanin reaksionar pasi kishte teze Bijën e Vokshit. Asim Blyta (shef i Sekretariatit  për Punë të Brendshme në Gjakovë) pas “Plenumit të Brioneve”, i kishte dhënë bursë nga rrethi i Mitrovicës me kryetar Ymer Pulën.

Prof. Rizvanolli tregon se si gjyshja e tij për Gjakovë ka qenë e vetmja çifligare[2] e cila ka pas tokë sepse i ka takuar me ligj. Sipas tij, Bijën e Vokshit e ka mbajt Esat Mekuli, Xeladin Deda që ka qenë mjek, Hajdar Jakupi, dhe gruaja e Vehap Shitës. Të gjithë këta i kanë dërguar të holla. Sabrije Vokshi (e bija e Vokshit) ka vdekur në vitin 1984. Bija e Vokshit nuk ka treguar se kush e mban, por ka thënë se e mban e motra e cila ishte gjyshja e Masar Rizvanollit, e që ky i fundit jetonte me të. Kjo deklaratë e Bijës së Vokshit, i kishte nxjerrur problem Masar Rizvanollit pasi që për këtë arsye nuk i jepnin bursën deri në vitin e tretë.

Prof. Masar Rizvanolli veçohet si njeri ambicioz dhe i papërtueshëm. Ai ishte një ndër të parët që vazhdoi studimet pasuniversitare. Ndërkohë, kishte konkuruar në revistën “Përparimi” dhe ishte pranuar në stafin e saj. Ende pa filluar punën, atij i kërkohet nga komuna e Gjakovës të mos e pranojë atë pozitë. Ishte viti 1960 – 61 kur Qamil Xuna (kryetar i komunës së Gjakovës) e thërret Masar Rizvanollin dhe i thotë pse po na lëshon gjimnazin, kush do të na i mësojë fëmijët tanë dhe e siguron se do ta dërgojnë në shkallën e tretë. Një ditë, Skender Hasimja (nip i Emin Durakut), arkitekti i parë dhe profesor universitar me të cilin Masar Rizvanolli kishte qenë shok dhome në Beograd,  ia uron faktin që po shkon në studimet e shkallës së tretë. Prof. Rizvanolli nuk e beson. Sapo kishte filluar viti shkollor dhe kishte ardhur Kolë Shiroka, ministër i Arsimit për Serbi. Ai e dërgon Rizvanollin në studime të shkallës së tretë. Prof. Rizvanolli tregon se atje e kanë trajtuar shumë mirë dhe e kanë paguar tri më herë më shumë se sa në Gjimnaz.

Prof. Rizvanolli, në shkallën e tretë,  mentor kishte Vaso Ҫubriloviçin pasi e ka pasur temën: “Historia e popujve të Jugosllavisë, koha e re – Krahinat Lindore nën Perandorinë Osmane Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe nën Perandorinë Absburge Sllovenia dhe Kroacia. Në këtë drejtim Masar Rizvanolli ka qenë bashkë me një angleze e cila kishte qenë një bëmirëse që ka jetuar në Kroaci e Slloveni sikur Mary Edith Durham. Ajo kish pasur temën “Miss Erby”, kurse Masar Rizvanolli kishte temën “Sistemi i Timarit[3] në Kosovë”. Mirëpo Vaso Ҫubriloviçi i kishte caktuar për mentor Hasim Shabanoviçin i cili ka qenë osmanisti më i madh në ish Jugosllavi, studiues me famë botërore. Ai i kishte dhënë mësim Masar Rizvanollit sa ishte student në Beograd. Disa emra të tjerë të cilët i kanë ligjëruar Masar Rizvanollit gjatë studimeve ishin edhe Vaso Ҫubriloviçi, Viktor …, Radovan Samargjiç, Hasim Shabanoviçin etj. Masar Rizvanolli tregon se sa ishte student në Beograd, në katër semestra nuk kishte mësuar histori por vetëm lëndë ndihmëse të historisë, siç janë: paelografia[4], latinishtja, greqishtja e vjetër, sllavishtja dhe osmanishtja.

 

Masar Rizvanolli ka qenë studenti i vetëm shqiptar i cili i ka marrë temat nga historia shqiptare sepse në vend të diplomës ka pasur për t’i bërë dy tema shkencore, njërën nga historia e popullit të Jugosllavisë dhe tjetrën nga historia e përgjithshme. Vaso Ҫubriloviçi ia cakton për temë: “Lidhjen e Prizrenit”. Pas shumë shfletimeve e hulumtimeve që bën, si entuziast që ishte, Rizvanolli e sheh se që të gjithë shkruajnë se Lidhja e Prizrenit është vegël e Perandorisë Osmane. Kështu shkon te Prof. Ҫubriloviçi dhe i thotë se nuk mundem ta përgatis këtë temë sepse nuk kishte material shqip. Ai i jep rekomandimin që të shkojë në Bibliotekën e Fakultetit Filozofik dhe aty ia jep në shfrytëzim krejt botimet e Shqipërisë. Aty, tregon Prof. Rizvanolli, e kam njohur për herë të parë Mark Krasniqin dhe Kadri Halimin.

 

Në vitin 1937, Vaso Ҫubriloviçi kishte shkruar një projekt për zhdukjen e shqiptarëve. Këtë fakt, Masar Rizvanollit ia tregojnë Mark Krasniqi dhe Kadri Halimi në një takim të rastësishëm sepse ai deri atëherë nuk e kishte ditur. Por për këtë projekt, Ҫubriloviçi kishte thënë se mund ta lejojnë për lexim vetëm pasi të vdiste ai.

Dhe kur Masar Rizvanolli në njërën prej ligjëratave ia tregon Prof. Ҫubriloviçit ato që kishte lexuar, ky i fundit ia kthen që nuk është ashtu siç i ke lexuar, mirëpo Rizvanolli ia demanton duke i dhënë fakte nga Pashko Vasa, nga Sejfulla Malisheva etj., dhe e lë pa fjalë Ҫubriloviçin. Në këto argumentime, Zekerja Cana ngritet dhe e ndihmon Prof. Masar Rizvanollin me fakte të tjera.

Masar Rizvanolli doktoraturën e përfundoi në vitin 1990, një temë mjaft voluminoze me rreth 600 faqe.

Shkolla e parë shqipe në Gjakovë është hapur në fund të vitit 1914. Kontribuesit e kësaj shkolle kanë qenë: Qazim Bakalli, Ibrahim Fehmiu, Sali Morina, Nimon Ferizi (që të gjithë gjakovarë). Objekti i kësaj shkolle edhe sot ekziston në mejtepin Ruzhdije[5]. Ka qenë edhe Ibrahim Kolqi në Pejë, Abdullah Hadri në Vushtri, Muharrem Domi në Cërmjan (fshat i Gjakovës), të gjitha këto në vitin 1915. Murat Muhaxhiri Gjakova ka dhënë një kontribut të madh për shkollën e parë shqipe në Gjakovë. Vepra e Pjetër Bogdanit “Ҫetta e Profetëve”, botimi i vitit 1492 në Venedik, ka qenë deri vonë në Gjakovë në shtëpinë e hoxhës. Në Gjakovë është edhe vepra “Enciklopedi” e Sami Frashërit, në shtëpinë e Xhelal Pulës. Tre profesorë të medresesë kanë dhënë mësim në Fakultetin Fate të Stambollit: Hasan Efendi Shllaku, Masar Lluka dhe Tahir Efendi Boshnjaku.

 

Jani Vretoja thotë që intelektuali më i madh në Stamboll ka qenë Tahir Efendi Boshnjaku. Ky ka shkruar veprën “Emni Vehbije” në gjuhën shqipe. Më 1907, Xhafer Kolonja në Shoqërinë e Sofjes, ka bërë deskriptimin e saj në alfabetin e Stambollit.

 

Në atë kohë nuk ka pasur femra në shkollën shqipe, ndërsa në mejtepe po. Nivelet e fillores në atë kohë janë ndarë kështu: Elifi (klasa e parë), omja (klasa e dytë), tebarja (klasa e tretë) dhe musafi (klasa e katërt). Tash së voni, Nehat Krasniqi i ka gjetur disa dokumente në teqen e Sheh Banit në të cilat shihet se kush e ka hapur shkollën.

Shkolla e parë shqipe ka zgjatur katër vite: 1914 – 1918. Kur hyri Jugosllavia e vjetër, ajo u mbyll. Në këtë shkollë është shkruajtur arabisht, mirëpo është folur shqip. Tahir effendi Boshnjaku ka shkruar me gjuhën osmanishte, e cila ka qenë gjuhë shumë e vështirë me dhjetë alfabete.

 

Në shkollën e parë shqipe, në fillim kanë qenë 30 – 40 nxënës për klasë, sistemi ka qenë nga klasa 1 – 5, e më vonë u kthye në katër klasë sepse u bë tetëvjeçarja.

Në Gjakovë, myslimanë dhe të krishterë kanë punuar së bashku dhe nuk e kanë pasur paragjykim fenë.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka luftuar për mbrojtjen e të gjitha tokave shqiptare, edhe sanxhaku i Novi Pazarit ka qenë me shqiptarë.

Tradicionalisht, mërgata shqiptare ka kontribuuar shumë në ruajtjen e vetëdijes kombëtare. Janë mërgimtarët, duke filluar nga Kajro ku ka qenë Ҫajupi, ata në Bukuresht e në Sofje, dhe pas 1912-ës edhe mërgata në Amerikë me në krye Fan Nolin, që nuk janë ndalur së punuari për shqiptarët.

Iniciativa për Lidhjen e Prizrenit është mënyra më e mirë e organizimit të popullit shqiptar. Ajo ka filluar prej Komitetit të Stambollit për mbrojtjen kombëtare shqiptare me kryetar Abdyl Frashërin. Në Enciklopedinë Botërore thuhet për Sami Frashërin “themelues i gjuhës dhe letërsisë moderne turke”. Veprën “Besa”, Sami Frashëri e ka shkruar në turqisht dhe Abdyl Kolonja e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Mandej për t’u përmendur është edhe vepra “7 mrekullitë e botës” e arkitektit me origjinë shqiptare Nimar Sinani, të cilin e vrau princi indian në mënyrë që të mos shfrytëzohet si model nga dikush tjetër.

Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani” i bën përshtypje Masar Rizvanollit dhe i vjen shumë mirë për botimet e kësaj shoqate. Ai ka një vërejtje që lidhet me zvogëlimin e numrit të faqeve të librave dhe këshillon që të vazhdojnë me këtë mision. Mes të tjerash ai thekson se shqiptarët që jetojnë brenda trojeve shqiptare nuk iu kanë dhënë sa duhet rëndësi shqiptarëve të diasporës. Shoqata për kthimin e shqiptarëve (me kryetar Jahja Llukën) ka qenë e para që ka bërë thirrje për formimin e ministrisë së mërgatës.

 

Një ndër aktivitetet me të cilin mburret prof. Rizvanolli është anëtarësia e tij në Shoqatën për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre. Plot 38 autobusë janë nisur nga pallati i shtypit dhe kanë dalë bashkë me Esat Stavilecin, Pajazit Nushin e shumë të tjerë  e iu kanë folur popullatës. Populli shqiptar, thotë profesor Rizvanolli, në botën antike ishte populli më i madh për nga territori. Në dokumentet antike, shënohen 70 fise ilire që kanë pasur një territor kompakt. Edhe kufinjtë kanë qenë natyrorë, e jo si janë tani; veriu ka qenë Danubi e Sava, në lindje ka qenë Morava deri të malet Vranos në Greqi, në perëndim deti Adriatik. Në kohën e Skënderbeut, ¼ e popullit shqiptar janë shpërngulur në Itali, pra është fjala për arbëreshët e Italisë.

Prof. Rizvanolli tregon edhe se si janë organizuar për të sjellë eshtrat e Isa Boletinit. Ai thotë se bashkë me Pajazit Nushin dhe Jahja Llukën, kanë shkuar në Mitrovicë te kryetari i LDK-së në atë kohë Latif Berisha. Në atë kohë Pajazit Nushi ka qenë nënkryeministër, dhe disa herë i ka kërkuar eshtrat zyrtarisht, por edhe pse i kanë premtuar, ata kurrë s’e kanë realizuar sepse, siç thotë profesori, ata e kanë vrarë vetë. Pra, në këtë ekip kanë qenë: Masar Rizvanolli, Pajazit Nushi, Jahja Lluka, Latif Berisha dhe Asllan Murati – Mulla Asllani (i cili kishte qenë nxënës i prof. Masar Rizvanollit). Masar Rizvanolli propozon që ta marrin edhe babain e Edi Shukriut – Muhamet Shukriun i cili kishte qenë drejtor i Entit për Monumente të Prizrenit dhe e njihte shumë më mirë vendin. Pastaj, Muhamet Shukriu bisedon me presidentin Dr. Ibrahim Rugova dhe shkon i nxjerr eshtrat dhe kthehet drejt e te Masar Rizvanolli që ta informojë se ku i ka fshehur, por ky i fundit e drejton të shkojë te Pajazit Nushi të cilin nuk e gjen aty, e atëherë shkon dhe ia jep eshtrat Mulla Asllanit i cili po ashtu ka merita të mëdha.

 

Prof. Rizvanolli tregon se si fëmijë e ka ditur nga gjyshi i tij edhe varrin e Sylejman Vokshit. Kur është bërë njëri nga përvjetorët e Lidhjes së Prizrenit, ku kryetar i komisionit ishte Pajazit Nushi, ai e kishte pyetur Masar Rizvanollin se ku e ka varrin Sylejman Vokshi, dhe ky ia tregon. Ka ardhur hungarezi i cili ka zbuluar se kryetari i Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizreni, ka vdekur prej goditjes.

 

Mesazhi i Masar Rizvanollit për mërgimtarët është që të mos e harrojnë kurrë vendlindjen. Prej gjitha të mirave që mërgata i ka bërë, sipas tij e ka edhe një të keqe: na ka mbjellur ndjenjën e dembelisë, në veçanti në fshatra sepse duke iu ndihmuar mërgimtarët, ata kanë pasur mjaftueshëm dhe kështu kanë krijuar një komoditet e iu kanë mbetur tokat pa punuar. Prof. Rizvanolli thotë se është më mirë që në vend të parave të gatshme për harxhim, ata t’u dërgojnë mjete për të investuar në bujqësi, ose për të ndërtuar ferma etj.

”Atdheu duhet duke i bërë njerëzit të punojnë për të!”, përfundon i nderuari Prof. Masar Rizvanolli.

[1] ”Thesar Kombëtar…”, vëllimi nr. 7, faqe 527, Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Prishtinë, 2017

 

[2]1.Pronar i madh tokash, që i punon këto duke shfrytëzuar bujqit, pronar çifligjesh (në vendet me marrëdhënie feudale në prodhim; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Çifligar i madh (i vogël). Çifligarët e pasur. Tokat e çifligarëve. Përmbysja e çifligarëve. Iku koha e çifligarëve.

  1. keq. Ai që shfrytëzon dhe merr nëpër këmbë të drejtat e të tjerëve, ai që sillet me egërsi e me përbuzje ndaj njerëzve të thjeshtë, ashtu si përfaqësuesit e klasës feudale. Çifligar i ri.

[3]Pronë shoqërore, toka ka qenë pronë e shtetit dhe ajo tokëështë nda në timare, zijamete dhe në hase . Timaret kanë qenë toka që kanë prodhuar 19999 akçe (njësi monetare). Zijametet kanë prodhuar 20000 deri 100000 akçe.

[4]Paeolgrafia – shkrim i vjetër.

[5]Fjalë turke që dmth gjimnazi i ulët.  Ruzh-dije ka qenë niveli ma i ulët pastaj vjen ipti-daije dhe ida-dije. Gjakova nuk i ka pas këto dy nivele tjera.

AKTIVITETI I SHTUAR I LDK-së NË GJERMANI: IDEOLOGJIA POLITIKE NUK NGATËRROHET ME ÇËSHTJEN KOMËBTARE

 

(Jeta është e shkurtër, por e vërteta rron shumë dhe arrin larg-Shekspiri)

Para disa ditësh u mbajt një takim i zgjëruar i aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck të B. Würterberg-ut. Këtë takim e udhëhoqi kryetari i aktivit të LDK-së Xhafer Leci. Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e kryesisë së degës të LDK-së për Gjermani, Emrush Lokaj e Osman Doda, sekretari i nëndegës për B. Würterberg Mejdi Laçaj, e shumë bashkatdhetarë nga rrethina e Stuttgartit. Mysafirë të ftuar në këtë takim ishin ish të burgosurit shumëvjeçarë në burgjet komuniste të Kosovës dhe të Shqipërisë, Kadri Osmani, aktualisht kryeredaktor i revistës “Shqipëria etnike” që botohet në Zvicër, Idriz Zeqiraj, i burgosur për shumë vjet në Shqipëri, aktualisht kryetar i nëndegës së LDK-së për Rheinland-Pfalz dhe Tefik Ramadani, i dënuar për veprimtari politike pas vitit 1981.

Pamje nga mbledhja e aktivit të LDK-së në Kirchheim/Teck

Takimin e hapi kryetari i aktivit Xhafer Leci. Pasi i përshëndeti mysafirët dhe të pranishmit në sallë kërkoi që me një munitë heshtje të nderohen dëshmorët dhe gjithë ata që derdhen gjakun për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pastaj fjalën ia dha Kadri Osmanit, i cili e vlerësoi lart veprimtarinë e LDK-së dhe të kryetarit Rugova. Duke u shërbyer me një anekdotë, ai kritikoi ata të cilët më shumë luftuan për karrierë se sa për Kosovën. Vrasjet politike janë një realitet i turpshëm dhe të gjithë ata që janë përgjegjës herdokur duhet të dalin para gjyqit. Kadri Osmani tha se Rugova e dinte se në Tiranën zyrtare nuk mund të llogariste për ndihmë. Ai nuk pranoi të bashkëpunojë as me Tuxhmanin, sepse e kishte me hile. Dr. Rugova injoroi Tiranën zyrtare, pra pasuesit e sistemit komunist-stalinist edhe pas luftës, sepse asgjë e mirë nuk mund t’i vijë Kosovës nga stalinistët, qofshin ata të Tiranës apo të Prishtinës. Emrush Lokaj foli gjerësisht për aktivitetin e LDK-së në Gjemani dhe për kontributin që ka dhënë kjo degë në ndërtimin e institucioneve të Republikës të Kosovës dhe në interna-cionalizimin e çështjes shqiptare. I ftoi bashkatdhetarët që edhe mëtutje të kontribuojnë duke e ndihmuar Kosovën në të gjitha format e mundshme. Idriz Zeqiraj e përshkroi rrugën e LDK-së gjatë këtyre 11 vjetëve, duke sfiduar pushtuesit jugosllav. Politikën paqësore e imponoi raporti i forcave, megjithatë dr. Rugova mendoi edhe për luftën. Nisma për krijimin e Minis-trisë së Mbrojtjes dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës në fillim të viteve `90-ta, është dëshmi bindëse që demanton falsifikimet e qëllimta. Duke folur për organizimin që ia bëri LDK-ja diasporës shqiptare,  në veçanti për ndihmën morale e materiale dhënë Kosovës, Idriz Zeqiraj potencoi me fakte se begatimi i fondeve mundësoi  mbijetesën e Kosovës për më shumë se një dekadë. Është djersa e mërgimtarëve tanë, ajo që armatosi dhe ushqeu Ush-trinë Çlirimtare të Kosovës. Rrjedhimisht, duke qenë një prapavijë e fortë e luftës edhe disapora ishte e pranishme në vetë luftën. Donatorët e Fondit të Republikës së Kosovës të shprehur në 3%-in obligativ do të jenë gjithëherë qytetarë të nderuar dhe të respektuar të Kosovës. Pastaj foli edhe për jetën partiake sot dhe për fushatën e qetë që ishte zhvilluar në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. I uroj fitoren LDK-së, por njëherit përkujtoi se ishte ky një nderim, por edhe një obligim i madh për LDK-në.  Tefik Ramadani apeloi për një tolerancë dhe një bashkëpunim më të madh të subjekteve poli-tike të Kosovës. Edhepse Kosova tani është e lirë nga makineria vrastare ushtarako-policore serbe, ajo ende nuk e ka arritur qëllimin e saj final, njoh-jen e pavarëisë. Ne shqiptarët tha, duhet të mësohemi me thelbin e demokra-cisë dhe pluralizmit, se duhet të respektohet mendimi i lirë dhe se kundër-shtari politik nuk është armik, por partner me të cilin duhet bashkëpunuar, për të mirën e përgjithshme. Duke iu përgjigjur në një pyetje të një bashkatdhetari për atdhetarin e madh, të ndjerin Metush Krasniqi, Tefik Ramadani përkujtoi fjalët e Baces Metush se:…”Me qenë dielli komunist, nën atë diell nuk kisha me u ngroh, sepse komunizmi edhe rrezet e diellit i prish” dhe shtoi se baca Metush ishte një burrë i madh i Kosovës, i cili kurrë nuk e ngatërroi ideologjinë politike me çështjen kombëtare dhe për këtë mbetet shembull dhe udhërrëfim për të gjithë neve. Në emër të Bashkësisë Shqiptare për B Würtemberg tubimin e përshëndeti Faridin Tafallari.

Pastaj pasuan pyetjet e bashkatdhetarëve për problemet e ndryshme me të cilat ishin  të preokupuar. Çështja e pajisjes së mërigmtarëve me dokumente të udhëtimit nga UNMK-u, u shtrua si një ndër problemet më akute momenntalisht. Ata ishin të një zëri se më nuk dëshirojmë të udhëtojmë më pasaporta serbe. Takimin me një fjalë të shkurtër e për-shendeti  edhe sekreteri i nëndegës për Baden-Württemberg Mejdi Laçaj. Takimin e shpalli të mbyllur kryesuesi Xhafer Leci. Në fund për bashk-atdhetarë u shfaq një program i shkurtër muzikor, nga grupi i Stuttgart-it.

Tefik Ramadani “Bota sot”, 22 shkurt 2001

Guximi intelektual – Nga Nue Oroshi

Ecjakët e kohës për protagonizëm qoftë politik, kulturor, shkencor, publicistik apo në lëmënj të tjerë të jetës shoqërore shpeshherë bijnë në kundërthënie me njëra-tjetrën për shkak të përpjekjeve që bartë personaliteti  dhe mundësisë që ka ai personalitet për ti dërguar gjerat në drejtimin e duhur. E gjatë këtyre përpjekjeve përzihen edhe një mori gjerash tjera që kanë të bëjnë me kryqëzimet gjatë kësaj rruge që mund ta kalojnë vetëm intelektualët idealistë që kanë qëndrim të fortë kombëtar dhe bindje për rrugën që do ta ndjekin deri në fund. Shpeshherë këto përpjekje per të mbërrirë të pambërrishmën atakohen edhe nga një pjesë e shoqërisë e cila është e edukuar në frymën e politikës së gabuar që nuk sheh asgjë tjetër përveç liderit politik të tij që ju ka shëndrruar në përsonin e gjithditur.

Kryqëzimet e rrugëve për të arritur qëllimin dhe përpjekjet e masave të indoktrinuara me ideologji të huaja që na i kanë sjellur gjatë pushtimeve të ndryshme pushtuesit e trojeve tona shqiptare, shpeshherë e luftojnë njëra -tjetrën dhe nuk është e rastësishme se nëpër periudha të ndryshme historike paraqitën me vrazhdësi dhe aty këtu dalin nga binari i të mbijetuarit politik,shkencor e kulturor. Këtu qëndron forca e intelektualit i cili duhet ditur ta bëj reagimin e duhur në kohëra dhe periudha të caktuara kohore, pa mbajtur anë politike porë duke shikuar perspektivën dhe drejtimin e kombit shqiptar dhe rrugën që duhet ndjekur.

Gjatë kësaj rruge që nuk është fare e lehtë intelektuali ballafaqohet edhe me guximin intelektual. Guximi intelektual e luan rolin kryesor në shkrimin dhe përhapjen e dobsive që e sulmojnë shoqërinë tonë.

E këtë sulm e bëjnë më së shumti elita politike e cila nuk sheh gjë tjetër përveç karrikës dhe pushtetit të tyre. Kam përshtypjen që tek ne shqiptarët është duke munguar guximi intelektual për ta thënë të vërteten. Sa e sa intelektual janë të mbyllur në vetvete dhe nuk e thonë dhe shkruajnë atë që e mendojnë. Me shumicën e tyre kur flet ata janë të pakënaqur me rrjedhat politike dhe drejtimin politik në trojet shqiptare.

Por është fatkeqësi se ata nuk e marrin guximin që këtë paknaqësi ta shprehin në publik. I ikin të vërtetës dhe mendimit të sinqertë të tyre. Shkaqet për këtë mosguxim intelektual janë të shumta.I kuptoj se ata shpeshherë ballafaqohen me vështirësitë qoftë në jetën familjare,se janë të varur nga një vend i punës, qoftë nga shantazhët dhe kërcënimet që iu bënë politika por intelektuali i vërtetë idealist ai duhet të ketë qendrushmëri dhe kur rrezikohet qenia kombëtare e popullit shqiptarë ai nuk bën të heshtë. Vetëm kur të bëhemi më shumë intelektual shqiptar që i kritikojmë dobësitë e shoqërisë tonë dhe ky numër të jetë më i madh se sa numri i politikanëve ja kemi arritur qëllimit ti vetëdijësojmë masën e gjerë shqiptare për rrugën e ndjekur dhe gabimin e politikës.

Me një fjalë intelektuali duhet të jetë opozitë e të gjitha partive politike. Ai duhet kritikuar me fakte dhe me një ndërgjegje të fortë kombëtare shkatrrimet qe po i bënë politika  në rrafshin e qeverisjës, qoftë kjo qeverisje nëshkencë, administratë, mjeksi, ekonomi, e në veçanti dobësimin e faktorit politik shqiptar në Evropën Juglindore, duke lëshuar pe në shumë çështje thelbësore. Heshtja e intelektualit që din e nuk fletë është e barabartë me heshtjën e prokurorit që i din ngjarjet dhe krimet dhe nuk paraqet aktakuzë,për ta dërguar deri në fund procesin gjyqësor dhe për ti verifikuar faktët për fajësinë apo pafajësinë e personit përgjegjës për veprën e kryer.

Vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren do të shtyhet për shkak të Virusit Korona – Nga Nue Oroshi

Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit, njoftojnë të gjithë qytetarët prizrenas dhe anë e kënd trojeve shqiptare që vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ka qenë e planifikuar të vendoset më, 6 maj 2020 në Prizren do të shtyhet. Shkaku i shtyrjes është Virusi Korona i cili e ka bllokuar jetën shoqërore jo vetëm në Prizren por në mbarë globin.Për datën e vendosjes së Monumentit do t´iu njoftojmë me kohë. Kjo do të bëhet karrshi rrethanave dhe kohës së kalimit të epidemisë si dhe mundësisë së organizimit të tubimeve publike.

Meqenëse ky është një eveniment i veçantë kemi dëshirë që ta bëjmë një organizim të madh ku do të marrin pjesë përveç shumë qytetarve prizrenas edhe shumë shqiptarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare, si dhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe që janë financuesit kryesorë të këtij projekti kombëtar. Për datën e re të vendosjesë së monumentit do t´iu njoftojmë me kohë në mënyrë që ta keni mundësinë e pjesëmarrjes.