VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Trashëgimia komuniste si traumë historike që vazhdon na përndjek Nga Dom Gjergj Meta

By | August 30, 2019

Komentet

Ambasadori britanik: Dënimi i Tahirit jo për akuzat më serioze ngre pyetje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, thotë se dështimi për ta dënuar për akuzat akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore.

“Vendimi mbi Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po bëhet më i përgjegjshëm. Por dështimi për të dhënë dënim mbi akuza akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore”, ka shkruar Norman.

 

SHBA: Shkurajues dënimi për Tahirin, por tregon pavarësi në rritje të gjyqësorit

Ambasada amerikane në Tiranë e quajti shkurajues dënimin që iu dha ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por tha se kjo sinjalizon një hap përpara për pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri.

Në deklaratë thuhet:

“Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.

Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.” za

Rama bën “raprezalje” në Shkodër, 80% e drejtorëve do të ikin

Kryeministri Rama ndodhet këtë të premte në Velipojë për një takim me drejtuesit politikë të qarqeve veriore të vendit.

Mësohet se kryeministri i ka kërkuar prerë drejtuesve politike në qarkun e Shkodrës që të largojnë pjesën dërrmuese të drejtorëve lokalë, rreth 80% të tyre. Rama ka kërkuar që të nisë puna për vlerësimin e performancës së institucioneve dhe të shikohen borxhet e projektet aktuale të bashkisë më të madhe të veriut.

“80% e drejtorëve do ikin. për të gjitha bashkite e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”- mesohet te kete thënë Rama.

Kujtojmë se në takim me Ramën, i cili është dhe koordinatori i qarqeve të veriut në PS, kanë marrë pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu si dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi./Express

Vendimi për Tahirin, prokuroria zbulon lëvizjen e radhës

Një ditë pas vendimit të gjykatës për Krime të Rënda, që e dënoi ish ministrin Saimir Tahiri me 3 vite shërbim prove, Prokuroria për Krime të Rënda ka njoftuar se do të apelojë vendimin, si një detyrim ligjor.

Të enjten, pas një seance maratonë, Gjykata shpalli fajtor ish-ministrin Tahiri vetëm për një nga tre akuzat e organit të akuzës.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar Tahirin për shpërdorim detyre.

Ish-kryeministri denoncon zhdukjen e përgjimeve: Ja tri provat përvëluese që u hoqën nga dosja Tahiri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar prokurorinë se ka fshehur disa nga provat më “përvëluese” për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri, duke rrëzuar në këtë mënyrë lidhjet e ngushta me Habilajt.

Berisha shkruan se në dosjen e prokurorisë mungon përgjimi i autoriteteve italiane, ku sipas tij xhaxhai i Saimir Tahirit flet me Moisi Habilajn.

Sipas ish-kreut të qeverisë, në bisedën telefonike xhaxhai i Tahirit flet me Habilajn dhe i thotë që jam me Bashkim Tahirin.

Po ashtu , për Berishën është fshehur dhe udhëtimi i Moisi Habilajt sëbashku me babain e ish-ministrit dhe bashkëshortes së tij.

“Ja disa nga provat perveluese qe narkoprokuroria apo Edvin Mafia hoqi nga dosja e Saimir Habilit qe faktojne lidhjet e tij te ngushta me kushurinjte kriminele dhe supertrafikant Habilaj.

Keshtu, gazetari investigativ ka zbuluar se nuk jane ne dosje:

1-Rregjistrimi i dorezuar nga autoritetet italiane i bisedes telefonike te Moisi Habilajt me xhaxhin e Saimir Habilajt nuk eshte fare ne dosjen e prokurorise. Ne kete bisede telefonike me xhaxhain e Saimir Habilit, Moisiu ne prani te babait te Saimirit i thote atij se jam me gjigandin Bashkim. (Bashkim Tahiri)

2-As fakti qe Moisi Habilaj ka qene ne Rome bashke me babain dhe gruan e Saimir Habilajt (Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Berisha) dhe

3- qe keta te dy nuk jane rregjistruar ne TIMS fare per kete udhetim por qe figurojne ne listen e pasagjereve te Alitalia dhe qe kane te vulosur pasaportat me vulen e Fiumicinos ne keto data. Pra prokuroria ka fshehur proven me te rende qe lidh Saimir Tahirin me Moisi Habilajn si nje grup i stukturuar kriminal ku kusho Saimiri ka pasur per detyre shmangien e policise ndaj Habilajve”, shkruan Berisha.

Gjyqi maratonë- Ja dy përfaqësueset e SHBA-së që pritën vendimin për Tahirin, momenti kur dolën nga gjykata

Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë ishin të pranishëm dje në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelës.

Edhe më herët, përfaqësues të kësaj ambasade kanë ndjekur nga afër seancat e zhvilluara.

Te zgjedhurat e SHBA per te ndjekur kete seance te rendesishme gjyqesore jane keto dy zonja qe shihni ne foto, ne momentin kur po dalin nga gjykata, pasi ishte dhene vendimi, dhe pasi ishin larguar shume prej presonave qe ishin te pranishem per ta ndjekur nga afer procesin.

usa

Më poshtë, ju sjellim fotot e dy përfaqësueseve të SHBA, të cilat janë larguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas largimit të Saimir Tahirit, në orët e vona të mbrëmjes.

Kujtojmë se më herët, Ambasada e ShBA ka reaguar publikisht për akuza e ngritura ndaj ish-ministrit, duke kërkuar një hetim dhe gjykim të pavarur.

Edhe në raste të tjera, në gjyqe, të cilat kanë pasur një impakt publik, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë munguar në seancat gjyqësore.

PANORAMA

Historiani gjerman: Enver Hoxha e shndërroi Shqipërinë në vend invalid, por për krimet e regjimit të tij s’flet askush, as nuk dënohet askush

Nga Enver Robelli

Së fundi kanë qëndruar për vizitë në Shqipëri 20 shkencëtarë gjermanë, të cilët merren me trajtimin e së kaluarës. Qëllimi i vizitës ka qenë që me palën shqiptare të krijohen kontakte për bashkëpunim. Shkencëtarët kanë vizituar kampet e internimit në Spaç dhe Tepelenë, kanë qëndruar në Shkodër dhe kanë diskutuar me të mbijetuar të diktaturës së Enver Hoxhës. Pas kësaj vizite historiani Christoph Dieckmann ka shkruar një tekst të gjatë në gazetën DIE ZEIT të Hamburgut mbi historinë e Shqipërisë në shekullin e XX dhe trajtimin e së kaluarës komuniste – ose thënë më mirë: mungesën e gatishmërisë për të trajtuar krimet e komunizimit.

Dieckmann përshkruan fillimisht një vizitë në Spaç, dikur minierë e bakrit dhe qendër e kampit më të tmerrshëm të shfarosjes të ndërtuar më 1968 nga regjimi i Enver Hoxhës. Dieckmann e quan Spaçin «kamp përqendrimi». Në minierën e Spaçit punonin 1400 të burgosur. Më 1973 dhe 1985 në Spaç u shtypën dy kryengritje të të burgosurve. Shtatë udhëheqës të revoltës u vranë. Në vitin 1990 kampi u mbyll, më 2009 qeveria vendosi që në Spaç të hapë një muze. As sot e kësaj dite ky muze nuk është hapur. Fabian Kati, njëri nga të burgosurit në Spaç, thotë se shoqëria shqiptare nuk e sheh të domosdoshme të merret me trajtimin e diktaturës komuniste. Përse ishte dërguar në burgun e Spaçit Fabian Kati? Sepse me një antenë «kundërrevolucionare kishte dëgjuar pop-muzikë», e cila nga regjimi konsiderohej armike e klasave. Kati kishte përkthyer edhe tekste të këngëve, ky ishte mëkati i tij i radhës.

Historiani gjerman Christoph Dieckmann citon ish të burgosur të cilët thonë se një e treta e shqiptarëve janë përndjekur nga regjimi, Spaçi ka qenë Auschwitzi ynë, thotë një tjetër, dhe njëri shton: Auschwitzi u çlirua pas tri vitesh, Spaçi tek pas disa dekadave. Dieckmann përshkruan me ton telegrafik vërtitjen e Shqipërisë komuniste nga aleanca me Bashkimin Sovjetik te thellimi i raporteve me Kinën. Më 22 nëntor 1967 Radio Tirana njoftoi se Shqipëria ishte shpallur shteti i parë ateist në botë. 2035 objekte kulti u shkatërruan apo iu ndërrua destinimi, dinjitarët fetarë u vranë apo internuan, lutjet dënoheshin me masa drakonike. Mes alpeve shqiptare dhe Detit Jon u ndërtuan 173 mijë bunkerë. Shërbimi sekret Sigurimi nuk ndalej së zbuluari armiqtë klasorë, më 17 dhjetor 1981 kryeministri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në shtratin e tij. «Kur vdiq Enver Hoxha më 1985, ai la pas vetes një vend invalid, krejtësisht të izoluar. Pas autokratit pushtetin e mori zëvendësi i tij Ramiz Alia, pas diktaturës personale erdhi oligarkia partiake», shkruan Dieckmann.

Pushkatimi i Nikolai Çausheskut dhe gruas së tij në Rumani më 1989 i frikësoi komunistët shqiptarë, të cilët lejuan themelimin e partive politike. Më 1990 u themelua Partia Demokratike. Dieckmann shkruan: «Demokratët e rinj nuk kishin një Havel apo një Valensë. Ata nuk rridhnin nga skena e disidentëve, as nga lëvizja sindikale, as nga kisha e distancuar nga regjimi, as nga grupi i kuadrove të ekzilit. Të gjithë vinin nga sistemi i mbyllur, të gjithë ishin edukuar në frymën komuniste. Ky është totalitarizëm. Sot të dy partitë funksionojnë si sisteme klanore dhe klienteliste. Në Shqipëri qarkullon një maksimë: të majtit janë më të djathtë se të djathtit dhe e kundërta».

Historiani gjerman Christoph Dieckmann tregon hollësisht vrasjen e murgeshës Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ishte 22-vjeçare – vdiq për shkak se refuzoi të shtrihet në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Ajo sot është martire e kishës, martirë janë edhe 36 priftërinj dhe një imam. Vetëm në Shkodër regjimi burgosi 2890 njerëz, 601 i vrau, 136 vdiqën nga torturat. Në Shqipërinë diktatoriale u vranë 6000 njerëz. Pjerin Mirdita, i cili drejton një qendër memoriale në Shkodër, thotë se vrasësit e kohës së diktaturës as nuk përmenden, as nuk ndiqen penalisht. Nga vullneti i arsimtarëve varet nëse ata e tematizojnë diktaturën e Hoxhës në shkolla. Sipas Pjerin Mirditës shumë njerëz në Shqipëri kanë qejf të flasin për të arriturat e vendit në periudhën e Luftës së ftohtë. Pleqtë duan të harrojnë.

Rrugës për në Tepelenë, shkruan Dieckmann, shihen gra me shami të bardha duke punuar arat, burra me gomarë duke medituar, djem mbi mure duke përshëndetur me dorë, minare dhe një pikë karburanti, ku mes pastës së dhëmbëve dhe marmelatës së fikut gjenden CD me këngë që e lavdërojnë Enver Hoxhën. Tepelena, sipas historianit gjerman: para muzeut një përmendore e Ali Pashë Tepelenës, në muze kiç partizan, përfshirë një dhomë në kujtim të diktatorit Hoxha. Një pikturë revolucionare e paraqet atë duke e edukuar popullin, lart mbi luginë dhe lumë. Në Tepelenë Simon Mirakaj tregon historinë e tij: si u internua si fëmijë në kampin e Tepelenës, si pa dhe përjetoi vuajtje, vaj e vdekje – dhe Ilda Themeli, përkthyesja e shkencëtarëve gjermanë, kërkon një pauzë, sepse duhet të qajë.

Shumica e të internuarve në Tepelenë nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, nuk ka dokumente për kampin e Tepelenës, s’ka as fotografi, ekzistojnë vetëm disa vizatime dhe tregime të të burgosurve. «Arkivi i diktaturës së Shqipërisë janë kujtimet e familjeve. Organizatat e viktimave punojnë të ndara në rajone, janë të fragmentuara, nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk ka diskurs kombëtar mbi diktaturën ose konsenzus mbi historinë», shkruan Dieckmann.

Në fund të vizitës Dieckmann flet edhe në emër të kolegëve të tij gjermanë, kur thotë: jemi të tronditur kur shohim se deri më sot në Shqipëri autoriteti i dosjeve të Sigurimit ka përpunuar dhe miratuar vetëm 1500 kërkesa për zbardhjen e dosjeve. Ligjin përkatës e ka miratuar qeveria socialiste e Edi Ramës, opozita demokrate nuk ka votuar, shoqatat e viktimave e quajnë ligjin «demagogji». Shqipëria, shkruan Dieckmann, është planet tjetër, s’mund të krahasohet me Gjermaninë e cila pas bashkimit është ballafaquar me të kaluarën komuniste të Gjermanisë Lindore.

“Tahiri do shpallet fajtor, do i shkarkojnë gjithë gjynahet e qeverisë Rama”, ja çfarë thotë Zagani, ish-shefi i antidrogës Fier

Ish-kreu i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka folur në një lidhje telefonike për News24 për procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe vendimin final që pritet të japë Gjykata e Krimeve të Rënda, në orën 16:00.

 

Zagani ka deklaruar se problemi nuk është Saimir Tahiri si person, por si ish-ministër, si vartës i qeverisë mafioze dhe kriminale të Edi Ramës.

Sipas tij, gjykata do ta shpallë sot të fajshëm Tahirin, duke i shkarkuar atij të gjitha gjynahet e qeverisë Rama.

“Do ia shkarkojnë atij gjithë gjynahet e ish-ministrit dhe qeverisë Rama. Mendoj se do shpallet fajtor”, ka thënë Zagani.

Pritet vendimi për Saimir Tahirin, njeriu që edhe ju e keni akuzuar, çfarë prisni nga ky vendim, si do jetë?
Të them të drejtë emocionalisht jam indiferent ndaj kësaj farëse që po bëhet atje, sepse me gjithë bindjen time që Tahiri është ai që thuhet, përsëri është ajo pjesë e politikës atje. Jam indiferent ndaj personit Saimir Tahiri, ama se ç’do ndodh me ish-ministrin më intereson që çke me të.

Pse të intereson?

Sepse atje nuk është problemi ndaj Tahirit, por problemi është sistemi mafioz, koka fillon më lart dhe po merren me Tahirin për të mbuluar gjërat e tjera, nuk është zgjidhur asgjë.

Çfarë mund të mbulohet?
Duhet me i rënë kokës piramidës, nga Rama dhe gjithë tjerëve, që iu ka dhënë pushtet. Ai mbahet në pushtet me mafien.

A janë të bazuara akuzat ndaj Tahirit?
Unë jam provë e gjallë e kësaj akuze, edhe pse deri më sot askush nuk më ka marrë në pyetje. Akuza nuk bëhet fjalë, por si po formulohet e mbrohet kjo akuzë kjo është temë tjetër. Nuk po përdoren provat për ta zbërthyer si duhet. Nuk zbërthehet çështja ndaj Tahirit si person, por si ish-ministër, që do të thotë si vartës i Ramës. Këtij i duhet për të na çuar gjoja në Evropë, që harrojeni të na çojë.

Pse nuk këmbënguli të depozitoni akuzën tuaj?
Çfarë mund të bëj unë më shumë se të ulëras më zë e figurë nga çdokush që pyetem për këtë.

/BW

Ahmet PRENÇI për dëshmorin e Policisë së Shtetit Azem Meshi

TË PËRJETËSOJMË DËSHMORËT E PAQES

 

(Në kujtim të dëshmorit Azem Meshi)

Rikthimi i memorjes për heronjtë është domosdoshmëri. Me nderimin tonë u japim atyre pavdeksinë dhe i shëndrrojmë në modele për ta përsosur shoqërinë tonë. Këtë duhet të bëjmë ashtu si edhe kombet e qytetruara, që emri dhe vepra e tyre të shëndrrohen në shembuj frymëzimi për gjithë shoqërinë.

Është detyrë e çdo shoqërie të nxisë, të freskojë e të forcojë memorjen historike. Momentet e veçanta historike dhe njerëzit e sakrifikuar në këtë udhëtim tonin, duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë brezat.

Në qershorin e këtij viti (2019) është përvjetori i lindjes së dëshmorit të Atë-Dheut, heroit të Policisë, Azem Ali Meshi. Gjej rastin të falenderoj me mirënjohje gazetarin e aktivistin e papërtuar, Z. Ramiz  Lushaj, i cili më bëri ftesë dhe u bë shkak që edhe unë, si shumë të tjerë, të jem pjesë e përkujtimit të këtij Dëshmori të Policisë së Shtetit, Dëshmorit të Atdheut.

Unë se kam njohur Azemin. Nuk kam punuar me Azemin, por kam njohur jetën e tij, aktivitetin e tij, sakrificën sublime që ai bëri duke ndërprerë jetën e tij që të vazhdonim ne – jetët tona.

Kujtimi i emrit e veprës së heronjëve është sublim, respektimi i emrit të tyre është detyrë, çuarja para e ëndrrës së tyre është mision.

Policia e Shtetit është institucioni që këto 30 vite e ka paguar më shtrejtë se asnjë institucion tjetër koston e tranzicionit të vështirë. Janë mbi 260 punonjës policie të vrarë nga dora kriminale. Janë mbi 260 familje që vuajnë rëndë këtë pasojë të pariparueshme. Familje e fëmijë që vuajnë dhimbjen dhe përjetojnë jetën e vështirë pa njeriun e dashur që e thënë drejtë, shkrinë jetën e tyre për secilin nga ne që konsumojmë sigurinë e vendit çdo ditë.

Në vitet e vështira për Policinë e Shtetit e, pikërisht në vitin 1999, Dëshmori i Policisë Azem Meshi dha jetën në luftë me bandat kriminale në rrethinat e Tiranës, pikërisht në Yzberisht. Asokohe kjo zonë ka qenë tërësisht në duart e bandave që mbizotëronin atë territor. Djali i ri nga zona e Hasit ishte në përmbushje të misionit të tij. Ai vinte nga Kosturi i Rrafshinës së Hasit, nga ajo zonë e hijshme e Alpeve Shqiptare, vinte nga një familje patriote në dhjetëra dekada, por që kishte të freskët edhe persekutimin e egër komunist. Viti ’90 i krijoi mundësinë Azemit të shkollohej e më pas të punonte në strukturat e Policisë së Shtetit, e cila nuk ishte më një armë në duart e Partisë-Shtet, por një shërbim në ndihmë e në mbrojtje të qytetarëve. Me këtë moto, me përkushtimin që të jep Liria dhe Demokracia ai u flijua në të mirë të shoqërisë shqiptare.

Vite më vonë kam njohur e punuar me vëllain e Azemit, Kryekomisar Ahmet Meshin, e kështu kam arritur të mësoj më shumë se për një hero, kam mësuar më shumë detaje, të cilat nuk janë thënë e as shkruar, por që portretizojnë më së miri shpirtin e njerëzve të kësaj Familje të Madhe të ushqyer me edukatën e traditës së tyre, me historinë e  rezistencës, me bujarinë e pamáatë, me trimërinë e qëndresën për kauzat e drejta që duhen mbrojtur deri dhe me jetë.

Për heronjtë   do preferoja që dita e kujtesës për tá të jetë përvjetori i lindjes, ky përkujtim do jetë më i bukur, më i përshtatshëm për të skalitur në kujtesën tonë atë çka s’duhet ta shuaj kurrsesi as koha, as vitet e as shekujt. Ata, si meteor, duhet të qëndrojnë në memorjen tonë e të jenë shembull frymëzimi për ta bërë vendin tonë më të mirë, pronën tonë më të garantuar e jetën tonë më të sigurtë.

Një libër për një hero është shërbimi më i mirë që i bëhet kujtimit të tij. Libri është monumenti më i bukur i derdhur në germa e fjalë që do të rrojnë brez pas brezi, do lexohen nga pasardhësit e kujtimi do jetë i freskët përgjithmonë. E përfshirë në libër memorja e shumë personave e bën këtë kujtim më të gjërë, i jep një dimension më të plotë, krijohet një buqetë e bukur e ndjenjave e përjetimeve të disa bashkëkohësve të Azemit. Një autor i vetëm gjithsesi do ishte subjektiv dhe nuk do kishte kurrë hapësirën e dimensionin e shumë autorëve që gjithsecili hedh përjetimet e ndjesitë e tij në lidhje me rrethanat e njohjes me Dëshmorin e Atdheut, Azem Meshi, Dëshmor i Policisë së Shtetit.

Në fillim dhe në fund, mbetet fjala. Kjo referencë biblike është shumë domethënëse edhe në këtë rast kur gjejmë një mënyrë për të përkujtuar Azemin. Ai ka ikur në orjentin e përjetshëm e ne na takon ta themi fjalën për të, atë fjalë që ai nuk e tha dot pasi jeta e tij u ndërpre në mënyrë të beft’, të pabesë, në mënyrë mizore, bash në kulmin e moshës së tij të re. Ai ishte me uniformën e shejtë të Policisë kur mbi trupin e tij u derdhën plumba të pabesë nga banditë kriminelë. Nuk dinë askush se ç’fjalë të fundit do të na linte Azemi, e pikërisht për t’i dhënë zë gjithmonë fjalës së tij, ne të gjithë, duhet ta kujtojmë me nderim e respekt, ta vlerësojmë lart heroizmin e sakrificën e tij, të shkruajmë e të këndojmë këngë për të. E kjo brez pas brezi do t’i jap zë fjalës së tij, mesazhit të tij, kushtrimit të tij për një vend më të mirë, një Shqipëri më të sigurtë.

Duke qenë se shumë vite të jetës time ja kushtova Policisë, kjo më obligon më së shumti të nxisë e të stimuloj, të jemë pjesë e sa më shumë aktiviteteve në shërbim të kujtesës për të Rënët e Policisë. Disa prej tyre i kam njohur nga afër dhe kemi ç’të themi për familjarët e të afërmit e tyre, për kolegët aktiv e brezat e ardhshëm të Policisë. Një Muze i Kujtesës së të Rënëve të Policisë i mungon sot institucionit të Policisë së Shtetit, por në vitet që do të vijnë duhet të synojmë për tá patur një të tillë. Në parqet e të gjitha qyteteve dhe fshatrave mund të gjendet një vend për monumentet e të Rënëve të Policisë, Dëshmorë të Atdheut. Në bibliotekat e çdo komisariati e stacioni policor të kemi librat dhe albumet e këtyre heronjëve që jetën e tyre e vendosën në nderim të misionit të tyre. Në shkolla e ambjente publike mund të mundësojmë stenda përkujtimore për t’i patur në çdo kohë në vëmendje e në kujtesën tone, që fatkeqësisht e kaluara nuk memorizohet siç duhet.

Çdo vend në botë ka heronjtë e vet. Edhe vendi ynë. Ata vendosen në piedestal dhe gjithmonë nderohen e kujtohen me respekt për sakrificën e tyre sublime. Ata janë shembull frymëzimi për ta bërë Atdheun më të mirë, më vital, më të begatë dhe më të sigurtë. Nuk janë të pakët edhe Heronjtë e Policisë. Janë tashmë me qindra. Nuk janë heronjë lufte, janë heronjtë e paqes, gardianët e qetësisë tonë kolektive. Punonjës këta që lidhën besën me ligjin në shërbim të njerzëve të thjeshtë deri në sakrificën sublime. Fatkeqësisht, në mënyrën më të shëmtuar, herë-herë po e sfumojmë kujtesën pikërisht për ata që e ndërprenë tragjikisht jetën e tyre që ne të tjerët të vazhdojmë jetën e sigurtë. Shekspiri ka thënë se  lëvdimi i asaj çka kemi humbur e bën përkujtimin të shtrejtë. Ndaj me këto rradhë kujtojmë Azem Meshin e qindra heronjë të policisë për t’ju thënë që çdo gjë që bëjmë ne është shumë pak në krahasim me atë çka bënë ata për vendin e shoqërinë.

Kujtesë, respekt e drejtësi për të rënët e policisë. Për disa prej tyre drejtësia nuk është vendosur. Kjo është e pafalshme, e patolerueshme për institucionet ligjzbatuese të Shtetit dhe të Drejtësisë. Filozofi francez Blaise Paskal, ka thënë: “Drejtësia, pa forcë, është e pafuqishme; forca pa drejtësi, është tirani. Pra, forca dhe drejtësia duhen vënë bashkë, në mënyrë që gjithçka që është e fortë të bëhet drejtësisht dhe gjithçka që është e drejtë të kryhet fort”. Le të përpiqemi sa të mundemi t’i përjetësojmë jetët dhe veprat e dëshmorëve.

I përjetshëm qoftë emri dhe vepra e dëshmorit të Atdheut, Azem Meshi, dhe të gjithë Dëshmorëve të Policisë.

Ahmet PRENÇI

                         Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (2007-’09)*

Tiranë,  2019

_____________

*Ahmet PRENÇI, u lind në Dibër, në të 25-ten ditë të prillit 1968, që me etjen e tij për dijen e kulturën, për letërsinë e arsimimin e ndoqi shkollimin e lartë në Universitetin Bujqësor të Kamzës e, mbasandejna, edhe Fakultetin e Drejtësisë (ka fituar e gëzon liçensën e Avokatit), ka kryer kurse e trajnime të ndryshme në detyrat e tij në instituçione ligjzbatuese të Shtetit Shqiptar. Ahmet Prençi ka qënë për rreth tre vite në detyrën e lartë të Drejtorit të Përgjithshëm të Poliçisë së Shtetit (nga 30 mars 2007 deri më 28 tetor 2009). Ahmet Prençi ka qënë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor në DPTSH, inspektor në ILKDP. Ahmet Prençi është dhe poet qysh se në fillimet e tij poetike me nje çikël poetik të botuar më 1985 në gazetën lokale të vendlindjes së tij, në “Ushtima e Maleve”, etj.; është një poet i talentuar, çka e dëshmoi dhe me ma të parin libër poetik të tij “Udhë në pasqyrë” me redaktor Besnik Mustafaj (Botimet M&B. v. 2016, fq.160). Për poezinë e tij kanë shkruar pena të njohura si poetët Besnik Mustafaj, Agron Tufa, studiuesi e kritiku i letërsisë Mexhit Prençi, etj. Ahmet Prençi ishte kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë edhe në zgjedhjet e fundit Parlamentare. Ahmet Prençi ka botuar me dhjetra artikuj, intervista e poezi në shtypin shqiptar në rajonin ballkanik dhe të diasporës shqiptare në Europë e Amerikë.

AKADEMI Përkujtimore për Dëshmorin e Atdheut AZEM MESHI

Të premten, më 20 shtator 2019, në orën 13.00 në Tirana International Hotel (Salla Consortium) mbahet AKADEMI Përkujtimore për Dëshmorin e Atdheut AZEM MESHI.

Hapja e negociatave, DW: Ja 10 kushtet e Gjermanisë për t’i thënë “PO” Shqipërisë

Grupi më i madh parlamentar i CDU/CSU, në Gjermani po diskuton një paketë me 10 kushte për t’i dhënë “PO” Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, raportoi për Top Channel ekskluzivisht se vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel.

Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ato janë:

1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK

2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese

3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.

4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu

5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj

6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave

7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

9.Reforma në administratë

10.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

Zbulohet përmbajtja e raportit sekret të SHISH: Një grup paramilitar nga Kosova do digjte Kuvendin e Shqipërisë

“Informacioni bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar ngas opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Ky informacion sekret ishte në qendër të mbrojtjes së presidentit Ilir Meta përpara Komisionit Hetimor Parlamentar më 9 shtator.

Tashmë pasi është ndjekur procedura e nevojshme, dokumenti i hartuar nga SHISH është pjesë e dosjes së Komisionit Hetimor fakt i deklaruar nga kryetari Ulsi Manja, paraditen e të mërkurës.

Ekzistenca e këtij informconi sekret mbërritur në të njëjtën kohë për presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, ka ngjallur kureshtje mbi të gjitha për detajet se si dhe kush do ta digjte tempullin e parlamentarizmit.

Dy burime të pavarura nga njëri tjetri, që e kanë parë këtë dokument dhe  treguan, detajet e përmbajtjes.

Bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brënda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 Qershorit,  do të përfshihej  një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare. Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumenti sekret nuk jep të dhëna se kush ishin këta persona, kush i kishte paguar apo financuar mbi të gjitha nëse ishin të armatosur dhe me çfarë mjetesh do të mund të çanin rrethimin policor të Kuvendit.

Dokumenti thuhet se nuk i jep përgjigjie pyetjeve të tilla. Ndërkohë që në një skenar të ngjashëm 21 vite më parë, më 14 shtator të vitit 1998, u fol se persona të armatosur të krahut të FARK kishin marrë pjesë në sulmin kundër institucioneve dhe marrjes me dhunë të Kryeministrisë.

Këtë informacion SHISH e ka ndarë edhe me agjencitë homologe partnere mes tyre edhe ato të SHBA. Ky informacion dhe rrjedha që kishin marrë protestat e opozitës, detyroi ish-zëvendësndihmës Sekretarin  Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, të deklaronte në një intervistë të paprecedentë për TCH se nëse do të kishte dhunë në protestën e asaj dite të opozitës përgjegjës direkt do të ishin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Përmbajtja e dokumentit sekret do të analizohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe në raportin final që do t’i dergohet Kuvendit, do të marrë përgjigje pyetja. A ishte i mjatueshëm ky informacion për ta detyruar presidentin Ilir Meta të çdekretonde dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit? Muhamet Veliu/ Top-Channel.