VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tmerrohen ekspertët e OBSH, ja çfarë gjejnë në spitalet shqiptare

By | August 14, 2019

Komentet

Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë

Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin.

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera.

Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit.

Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve.

Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë.

Nëse preferoni të konsumoni suplementë, sigurohuni që të përmirësoni përthithjen e këtij minerali duke e shoqëruar gjithmonë me ushqime të pasura me vitaminë C.

Pas diagnostikimit dhe medikamenteve të rekomanduar nga mjeku, ju rekomandojmë të përdorni edhe këtë kurë natyrale me hithër dhe limon.

Kjo kurë me dy përbërës do t’ju mundësojë të parandaloni dhe trajtoni aneminë në mënyrë natyrale.

Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin.

Ajo ka aftësi të përmirësojë tretjen dhe të pastrojë gjakun.

Limoni është gjithashtu i fuqishëm në pastrimin e organizmit dhe në përthithjen e ushqyesve.

Limoni është i pasur me vitaminë C, që siç e thamë më lart ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet.

Kura me Hithra dhe Limon Kundër Anemisë

Duke parë vlerat e këtyre dy përbërësve, vjen natyrshëm ideja e bashkimit të tyre në një kurë të vetme kundër anemisë.

Përbërësit:

5 lugë gjelle me gjethe të thara hithre. Mund të përdorni edhe gjethe të njoma.

Lëngu i një limoni

1 litër ujë

Përgatitja:

Ziejeni ujin në një tenxhere.

Kur sapo të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni hithrën e thatë.

Mbylleni kapakun dhe lëreni hithrën të tretet në ujë për 5 minuta.

Më pas kullojeni lëngun, shtoni lëngun e limonit dhe nëse dëshironi pak mjaltë.

Nëse keni gjethe të njoma, atëhere ziejini bashkë me ujin.

Këtë pije mund ta pini përgjatë ditës por jo gjatë vakteve.

Për shembull, mund të pini një gotë me stomak bosh, një paradite dhe një pasdite.

Pija duhet konsumuar për 15 ditë për të shtuar nivelet e hekurit dhe për të parandaluar aneminë.

Pas këtyre dy javëve, kufizojeni pirjen e lëngut në një gotë në ditë.

Mos harroni të bëni limonin pjesë e vakteve tuaja për të përmirësuar përthithjen e hekurit.

Majdanozi i freskët është gjithashtu një barishte që duhet ta konsumoni, sepse përmban edhe hekur edhe vitaminë C./AgroWeb.org 

Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur

Marrëdhëniet me njerëzit e tjerë janë thelbësore për lumturinë e individit

Studimet për rolin e lumturisë në mirëqenien e njeriut kanë marrë një hov të madh vitet e fundit.

Ekspertët janë veçanërisht të interesuar për sjelljet, qasjet dhe zgjedhjet që nxisin lumturinë tek njerëzit.

Deri tani, ata kanë zbuluar se njeriu mund të ketë nën kontroll të paktën 40% të lumturisë së tij.

Pjesa tjetër kontrollohet nga genet dhe faktorët e jashtëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 9 sjelljet dhe zgjedhjet që e bëjnë njeriun më të lumtur.

Marrëdhëniet Shoqërore

Marrëdhëniet me njerëzit e tjerë janë thelbësore për lumturinë e individit.

Një studim specifik që u shtri në një periudhë kohore prej 70 vitesh zbuloi se njerëzit më të lumtur e më të shëndetshëm janë ata që kanë kultivuar marrëdhënie të forta e të shëndosha me njerëz tek të cilët kanë besim dhe gjejnë mbështetje.

Koha Është Flori

Studimet tregojnë se njerëzit e lumtur janë më të interesuar të kenë kohë se para.

Kjo qasje ndaj jetës se koha është flori, i bën njerëzit më të lumtur.

Paraja

Paraja është e rëndësishme për mirëqenien dhe lumturinë.

Megjithatë, studimet tregojnë se sa më të larta të jenë të ardhurat vjetore, aq më e madhe do të jetë lumturia.

Ndërgjegjësimi

Njerëzit që nuk e lënë rutinën dhe ditën t’i vëjë përpara janë më të ndërgjegjshëm për ambientin që i rrethon dhe bukuritë e tij.

Mjafton një gjest i vogël si nuhatja e një trëndafili që t’ju japë energji dhe kënaqësi.

Mos i angazhoni gjërat dhe gjestet e vogla, thonë ekspertët.

Mirësia

Një veprim i mirë ka ndikim mjaft pozitiv tek humori.

Vullnetarizmi, mirësia, bujaria, dashamirësia janë të gjitha tipare të njerëzve të lumtur.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm jo vetëm për djegien e kalorive.

Studimet tregojnë se aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me lumturinë, sepse pikë së pari, lufton stresin dhe largon barrën e mendimeve të këqija.

Më Shumë Eksperienca

Njerëzit kanë tendencën të jenë më të lumtur nëse shpenzojnë para për eksperienca dhe jo për gjëra materiale.

Studiuesit thonë se blerjet që ju mundësojnë eksperienca të reja do ju bëjnë më të lumtur.

Jeto Çastin

Njerëzit e lumtur kanë tendencën të jenë të vetëdijshëm për çdo moment të ditës që kalojnë.

Ata meditojnë dhe vlerësojnë çdo moment, gjë që i bën të lumtur por edhe të shëndetshëm.

Kape çastin dhe jetoje.

Çaji i luledeles kundër kollës dhe bronkitit – Si ta përdorni për shëndetin

Ky çaj ndihmon kundër shumë infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes siç është bronshiti, kolla apo sinoziti.

Luledelet sjellin shumë buzëqeshje tek të rritur e fëmijë.

Prania e tyre në lëndina lajmëron ardhjen e pranverës, ndërkohë që çdo petale fluturon në ajër bashkë me dëshirat e rrëfyera në fshehtësi.

Luledelet nuk janë të  bukura vetëm për sytë apo për kurorat më të bukura.

Ato mund të përgatiten edhe si çaj freskues dhe gjallërues për organizmin.

Çaji i Luledeles Kundër Kollës Dhe Bronshitit

Ky çaj ndihmon kundër shumë infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes siç është bronshiti, kolla apo sinoziti.

Përgatitja e këtij çaji është shumë e thjeshtë.

Mjafton të mblidhni një tufë me lule dhe t’i mbani në një pjatë plastike buzë një dritareje të ndriçuar mirë nga dielli.

Lulet kanë nevojë për 2 ditë për tu tharë plotësisht.

Pasi të thahen ju mund t’i mbani në një kavanoz qelqi ose t’i përdorni si çaj.

Për çajin mund të përdorni edhe lule të freskëta por në sasi të dyfishtë.

Për përgatitjen e çajit ju nevojiten: 250 ml ujë të nxehtë dhe një tufë me luledele.

Ziejeni ujin dhe më pas hiqeni çajnikun nga zjarri.

Shtoni lulet dhe mbylleni kapakun.

Lërini në çajnik për 10 minuta dhe kur uji të ketë marrë një nuancë të verdhë të çelët, kullojeni me një napë të pastër.

Çajin pijeni menjëherë sapo të jetë ftohur pak.

Doza e rekomanduar e këtij çaji është tre filxhanë të vegjël në ditë.

Vlerat e Luledeles Për Shëndetin

Luledelet përmbajnë shumë vajra esencialë të cilët lëshohen në ujë dhe ndihmojnë kundër të ftohurës e bronshitit.

Kjo lule mund të përdoret edhe për të stimuluar oreksin por edhe për të përmirësuar tretjen.

Çaji i luledeles është efikas kundër diaresë dhe në disa raste edhe kundër konstipacionit.

Luledelja mund të përdoret edhe në kuzhinë.

Gjethet, lulet dhe petalet kanë një shije të këndshme dhe për rrjedhojë ato mund të përdoren në supa e sallata./AgroWeb.org

Udhërrëfyesi praktik për larjen e rrobave të dimrit

Rregulli i përgjithshëm për larjen e xhupave të dimrit është që t’i kategorizoni sipas materialit dhe gjithmonë të lexoni udhëzuesin.

Palltot, xhupat dhe xhaketat e dimrit kanë nevojë të lahen dhe pastrohen një ose dy herë në çdo stinë.

Nëse pallton ose xhupin e vishni çdo ditë, ai duhet larë dy herë në sezon.

Palltot e një materiali më të veçantë duhen dërguar tek pastrimi kimik për më shumë përkujdesje.

Udhërrëfyesi Praktik Për Larjen e Rrobave Të Dimrit

Rregulli i përgjithshëm për larjen e xhupave të dimrit është që t’i kategorizoni sipas materialit dhe gjithmonë të lexoni udhëzuesin

Xhupat prej najloni, me push apo pupla duhen larë së bashku me ujë të ftohtë dhe larës të zakonshëm.

Ato duhen mbërthyer në mënyrë që kopsat dhe zinxhiri të mos shkaktojë ndonjë grisje.

Sa i përket palltove, ato mund t’i lani në programin e lavatriçes për larje me dorë dhe që të pengoni zhubrosjen e pallots, fusni disa topa të vegjël tenisi.

Ato jo vetëm që do ta mbajnë pallton të butë dhe pa rrudha por edhe do të përshpejtojnë procesin e tharjes.

Nëse palltot tuaja janë prej leshi, zgjidhni sërish programin më delikat të larjes së rrobave, ose lajeni me dorë.

Në vend të solucionit larës të zakonshëm, përdorni shampo për bebe ose një solucion të përshtatshëm për rroba leshi.

Për ta tharë, pallton vendoseni drejt dhe horizontalisht duke e sheshuar me dorë për të ruajtur formën sidomos tek shpatullat dhe krahët.

Xhaketat dhe xhupat e lëkurës duhen pastruar vetëm në pastrim kimik.

Ruajtja e Rrobave Të Dimrit

Palltot dhe xhupat prej lëkurë, leshi dhe kadifeje kanë nevojë për hapësirë dhe nuk duhet të rrinë ngjeshur me njëri tjetrin.

Ato duhen mbajtur në varëse druri në pak distancë nga njëra tjetra.

Palltot mund t’i ruani të palosura mirë edhe në kuti të ndryshme plastike.

Xhupat dhe xhaketat e dimrit mund të ruhen në qese të përshtatshme për vakum.

Të gjitha rrobat e dimrit duhen mbajtur në vende të thata, të errëta dhe të freskëta./AgroWeb.org

Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

Lidhja mes reumatizmës dhe motit sipas shkencëtarëve nuk është klinikisht domethënëse.

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre.

Lidhja mes reumatizmës dhe motit sipas shkencëtarëve nuk është klinikisht domethënëse. Kjo do të thotë se deri tani nuk është gjetur një lidhje e fortë mes simptomave të reumatizmës dhe motit të keq.

Ajo që shkencëtarët kanë konfirmuar është se stresi dhe mërzia ka një rol të fortë në shpërthimin e simptomave të reumatizmës dhe artritit.

Pra, sipas tyre, kur jeni të mërzitur e të stresuar, kockat dhembin më shumë.

Shkencëtarët shpjegojnë se ulja e stresit në jetën e përditshme është një pjesë e rëndësishme e përkujdesjes për veten dhe mbrojtjes nga dhimbjet e reumatizmës.

Më poshtë do të mësoni për 4 hapa të nevojshëm që duhet t’i praktikoni çdo ditë dhe rregullisht që të qëndroni larg situatave stresuese që nxisin dhimbjet.

Frymëmarrja

Qëndroni ulur në një vend të qetë. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë.

Sa herë që të merrni frymë thellë përsërisni fjalë pozitive siç janë “paqe”, “qetësi” e të tjerë.

Imagjinojeni veten sikur jeni duke u relaksuar në një vend të bukur.

Pikturojeni këtë vend në mendjen tuaj dhe mundohuni të përfytyroni paraqitjen, aromat, tingujt e atij vendi.

Kaloni disa minuta pushime në vendin e ‘ëndrrave tuaja.’

Aktiviteti Fizik

Aktivitete fizike siç mund të jetë ecja, ndihmojnë në largimin e stresit, dhimbjeve dhe përmirësimit të gjumit.

Lëvizjet tuaja shoqërojini gjithmonë me frymëmarrje të thellë dhe të qëndrueshme.

Ndërveprimi Social

Bisedoni me miqtë e ngushtë dhe ndani me ta shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të stresuar.

Një tjetër mënyrë për tu ndjerë të çliruar është që të mbani një ditar, të pikturoni ose të qëndisni.

Vendosja e Prioriteteve

Në mëngjes ose në mbrëmje përpara se të flini, vendosni një listë prioritetesh për ditën tjetër.

Caktoni me rradhë gjërat që duhen bërë dhe hiqni dorë nga gjërat e panevojshme.

Nëse ndiheni sikur stresi ju ka mposhtur atëherë konsultohuni me një mjek për ide më të specializuara se si të menaxhoni stresin./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. 

OKB – Mbetjet Farmaceutike në Shqipëri një Problem Serioz

Këto mbetje ndahen në disa grupe të ndryshme për nga rëndësia dhe rrezikshmëria e tyre në organizëm e mjedis.

Mbetje farmaceutike konsiderohet çdo pasije apo produkt që del nga zona spitalore apo farmacitë dhe mbart një rrezik infektimi apo kontaminimi.

Këtu përfshihen të gjithë medikamentet që përdoren në qendra spitalore, farmaci, ambulanca, dentist apo veteriner.

Këto mbetje ndahen në disa grupe të ndryshme për nga rëndësia dhe rrezikshmëria e tyre në organizëm e mjedis.

Janë ndër të vetmet që nuk mund të depozitohen në landfillet normale të qyteteve, për shkak të rrezikshmërisë së madhe që mund të përcjellin.

Në të gjitha vendet e zhvilluara të botës janë hartuar plane të detajuara menaxhimi dhe asgjësimi sa më efikas të këtyre mbetjeve.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë më shumë mbi këtë çështje dhe menaxhimin e këtyre mbetjeve në vend.

Situata në Shqipëri

Edhe në Shqipëri egziston një ligj për menaxhimin e mbetjeve për të gjithë vendin.

Gjithashtu edhe një vendim i veçantë për mbetjet spitalore i cili përcakton qartë të gjitha masat e nevojshme që duhen marrë për këtë çështje.

Megjithëse përgjatë 30 viteve të fundit, duket se  panorama e menaxhimit të këtyre mbetjeve nuk është ajo e paracaktuara nga ligji.

Këtë e konfirmon edhe një nga publikimet e fundit të OKB për Shqipërinë, ku thuhet se keqmenaxhimi i mbetjeve kimike është një problem shumë serioz.

Në publikimin zyrtar të tyre thuhet se shpesh mbetjet farmaceutike groposen në toka të hapura për njerëzit apo digjen në ambiente publike.

Rreziku që vjen nga këto mbetje është i madh dhe konstant, pasi mund të infektojnë jo vetëm tokën, të mbjellat, por edhe ujin e lumenjtë.

Në këtë mënyrë mund të krijohen probleme të mëdha si në mjedis ashtu edhe në popullsi, duke krijuar rrezik për sëmundje të ndryshme.

Në vitin 2015 në vendin tonë u kapën rreth 1 ton ilaçe të skaduara të depozituara në një lum në komunën Zall Herr shumë afër Tiranës.

Sipas OKB ky problem vazhdon ende edhe sot, e kryesisht për shkak të keqmenaxhimit kombëtar të këtyre mbetjeve kimike nga organet shtetërore.

Çfarë pritet të bëhet

Për të parandaluar këto probleme edhe në të ardhmen Shqipëria dhe OKB po bashkëpunojnë në një projekt 20 mujor që ka nisur në Shtator të 2019.

”Një projekt ambicioz për të vendosur dhe forcuar panoramën institucionale në vend dhe kapacitetet ndërkombëtare në menaxhimin e mbetjeve kimike” – thuhet në publikimin nga OKB.

Nën vazhdën e këtij projekti, Shqipërisë do t’i duhet të themelojë një Njësi Menaxhimi të Mbetjeve që do të varet nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore.

Qëllimi më i madh i krijimit të kësaj njësie është menaxhimi i duhur i mbetjeve farmaceutike, si dhe reduktimi sa më i madh i tyre.

Gjithashtu, një nga pikat e forta të këtij programi është rritja e ndërgjegjes dhe informacionit mbi dëmet që këto veprime shkaktojnë tek njeriu dhe mjedisi.

Ngrohja globale – Toka plot 420 muaj me temperatura jashtë normales

Emetimet e gazrave në atmosferë janë në kulmin e tyre dhe po rriten në mënyrë të paprecedentë.

Shkurti i vitit 1985, ishte muaji i fundit që toka ka pasur një temperaturë normale, të paktën në krahasim me shekullin e 20-të.

Në 420 muajt në vazhdim, temperatura e tokës ka qenë mbi mesataren e regjistruar në shekullin e 20-të.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Departamentit Amerikan Për Oqeanet Dhe Administrimin  Atmosferik kanë treguar se dhjetori i vitit 2019 ishte i dyti për nga nxehtësia i regjistruar në 140 vitet e fundit.

Sipas të njëjtave të dhënave, muaji dhjetor në gjashtë vitet e shkuara ka qenë më i nxehti në histori.

Çfarë Dihet Deri Tani?

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org :

2019 ka qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

19 nga 20 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë.

Oqeaniet vazhdojnë të përthithin nxehtësi dhe janë ngrohur tej mase që nga viti 1990.

Paralajmërimet e Ekspertëve

Ekspertët paralajmërojnë se ngrohja e vazhdueshme e klimës do të shoqërohet me problematika të mëdha në glob.

Sipas tyre, emetimet e gazrave në atmosferë janë në kulmin e tyre dhe po rriten në mënyrë të paprecedentë.

Nivelet e dioksidit të karbonit nuk kanë qenë kaq të larta në të paktën 800,000 vitet e fundit, në mos në miliona vitet e fundit.

Po Evropa?

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë paralajmëruar gjithashtu se ndryshimet klimatike do të kenë pasoja edhe në vendin tonë.

Një raport i vitit 2016, shpjegonte se deri në vitin 2050, afro 250 njerëz mund të humbasin jetën në vit si pasojë e ndryshimeve në regjimin ushqimor si pasojë e klimës.

Shqetësues është fakti se Evropa është më e prekura, ku Greqia dhe Italia kanë gjithashtu shifra alarmante me respektivisht 124 dhe 89 vdekje për një millionë banorë në vit.

Ndryshimet ekstreme të motit, si përmbytjet dhe temperaturat e larta, sipas ekspertëve të studimit të publikuar në “The Lancet medical journal”, do të shkatërrojnë të mbjellat dhe sigurimi i ushqimit mund të pakësohet me një të tretën deri në vitin 2050.

Kjo do të çonte në një ulje prej 99 kalorish për person në ditë, duke ndikuar drejtpërdrejt në peshën trupore të njeriut./AgroWeb.org

Përhapja e Virusit Kinez – Aeroportet ndërkombëtare në alarm

Megjithatë masat për parandalimin e çdo lloj bakteri në këtë periudhë duket të jenë strikte nga të gjithe.

Muaji i fundit shënoi një përhapje të madhe të gripeve dhe viruseve në përgjithësi, ku një ndër vendet e prekura ishte edhe Shqipëria.

Kjo është diçka normale sipas ekspertëve, pasi jemi në mes të stinës së dimrit dhe këto vështirësi për organizmin priten.

Megjithatë masat për parandalimin e çdo lloj bakteri në këtë periudhë duket të jenë strikte nga të gjithë.

Këtë e rekomandojnë edhe ekspertët e ISHP, të cilët disa ditë më parë lajmëruan prezencën e një virusi të ri quajtur koronavirus.

Akoma i pa përhapur në vendin tonë, duket se virusi me epiqendër Kinën, po shpërndahet edhe në kontinete të tjera.

Alarmi i ekspertëve

Në Kinë janë raportuar 17 të vdekur dhe 550 të prekur, ndërsa në SHBA një tjetër i vdekur.

Ekspertët japin alarmin për kontrolle të imëta në aeroportet ndërkombëtare.

Kjo vlen veçanërisht për të gjithë personat që udhëtojnë drejt Kinës apo ata që vinë nga ky vend.

Aeroportet e Koresë së Jugut kanë marrë masa, duke kontrolluar çdo person me anë të një skaneri të veçantë i cili tregon shenja të virusit.

Kontrolle të veçanta po kryen edhe në aeroportet Evropiane dhe ato botërore për të minimizuar përhapjen e këtij virusi.

Ndërkohë që autoritetet Kineze bëjnë thirrje që të mos udhëtohet drejt epiqendrës, qytetit me emrin Vuhan, pasi zona është e izoluar.

Çfarë është koronavirusi?

Koronavirus dhe është një tip tërësisht i ri i sëmundjeve infektive që mund të prekin njeriun.

Mendohet se origjina e tij është nga kafshët, por ende mjëket nuk kanë arritur të kenë një përkufizmin të saktë të tij.

Ndonëse për shumë vende është ende herët për prodhimin e një vaksinë shëruese, Gjermania ka dhënë lajmin se ka arritur të krijojë një vaksinë kuruese.

Ky lloj virusi hyn tek familja e viruseve të cilat shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato të gripit.

Këtu përfshihen shenja si një rrufë e lehtë, kollë apo edhe komplikacione më të rënda të sistemit të frymëmarrjes.

Sëmundje të rënda të njohura ndryshe si , Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

Ka disa lloje të këtij virusi të cilat janë të përhapura kryesisht tek kafshët dhe një lloj i ri që po përhapet edhe tek njerëzit.

Simptomat  dhe Parandalimi

Sipas ekspertëve të ISHP të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, simptomat varen nga lloji i koronavirusit, por shenjat më të zakonshme janë problemet me aparatin e frymëmarrjes.

Ky virus shkakton ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.– thuhet në lajmërimin e ISHP.

Primarja si në luftimin e çdo virusi tjetër sigurisht që është higjena, sidomos në pjesën e duarve, hundës dhe gojës.

Gjithashtu praktikat e higjenës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo tështima.

Perimet dhe frutat që nuk e durojnë dot njëra tjetrën

Në kopshtari e dimë që ka bimë që rriten mirë në shoqërinë e njëra tjetrës.

Fqinjësia e mirë është e rëndësishme jo vetëm për njeriun por edhe për bimët dhe specie të tjera.

Në kopshtari e dimë që ka bimë që rriten mirë në shoqërinë e njëra tjetrës.

I tillë është rasti i fenomenit të ashtuquajtur ‘Tre Motrat’ ose kungullit të verdhë, misrit dhe fasuleve që rriten së bashku në mënyrë perfekte.

Misri shërben si një trinë për fasulet dhe fasulet janë bujare në ushqyerjen e tokës ndërkohë që gjethnaja e kungullit mban larg barin e keq dhe ruan lagështinë e tokës.

Megjithatë ky është një shembull i vetëm sepse shumë bimë janë armike të përbetuara të njëra tjetrës.

Më poshtë do të gjeni shtatë kombinimet bimore që thjesht nuk funksionojnë.

Qepët e njoma dhe bizelet

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se anëtarët e të njëjtës familje botanike të qepës – përfshirë këtu, hudhrën dhe qepujkat- me bizelet.

Qepët kanë aftësinë të pengojnë rritjen e bizeleve.

Patatet dhe domatet

Ekspertët thonë se duhet të prisni telashe nëse mbillni domatet bashkë me patatet.

Kur mbillen së bashku sëmundjet botanike përhapen më shpejt.

Specat dhe fasulet

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se specat dhe fasulet infektohen më shpejt nëse mbillen krah njëra tjetrës.

Karrotat dhe kopra

Janë armike të përbetuara sipas ekspertëve por studimet shkencore mbi arsyet përse kjo armiqësi është kaq e ashpër vazhdojnë akoma.

Lakra dhe rrushi

Legjendë urbane ose një e vërtetë, rrushi me lakrën e urrejnë njëra tjetrën.

Besohet se nëse lakra mbillet pranë vreshtave me rrush, vera e bërë në shtëpi do të ketë shije të keqe.

Kjo bestytni ekziston që 2000 vite më parë.

Domatet dhe arrat

Arrorët njihen si fqinj të këqinj. Pemët emetojnë një lëndë kimike dhe toksike që shkatërron bimët e mbjella përreth siç mund të jenë domatet.

Sallata jeshile dhe brokoli

Studimet kanë treguar se sallata jeshile është shumë e ndjeshme ndaj lëndëve kimike që lëshojnë brokolit.

Kopshtaria është art më vete, por nëse nuk i zbaton teknikat dhe udhërrëfyesit e saktë, mund të kthehet në makth.

Vaji i Gjembgomarit – Si ta përgatisni dhe përdorni për shëndetin

Përveç qumështit, gjembgomari ofron edhe vajin esencial i cili ofron një larmi përfitimesh.

Gjembgomari është një bimë që gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja

Prej 3000 vitesh, gjembgomari ka qenë pjesë e mjekësisë popullore të shumë qytetërimeve të ndryshme.

Në Japoni, gjembgomari është një nga ushqimet më të konsumuara për pastrimin e gjakut.

Ajo i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum. Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë dhe detoksifikimin e saj.

Ekstrakti i gjembgomarit, që pregatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e shkaktuara tek ajo.

Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral. Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe studiohet që parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ai ndihmon gjithashtu në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe nivelin e sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Përveç qumështit, gjembgomari ofron edhe vajin esencial i cili ofron një larmi përfitimesh.

Vaji Esencial i Gjembgomarit Për Flokë Të Shëndetshëm

Vaji përftohet nga rrënjët e gjembgomarit nëpërmjet distilimit me avull, por mund ta përgatisni lehtë në shtëpi.

Merrni një filxhan e gjysmë me rrënjë të thatë të gjembgomarit dhe hidheni në një kavanoz qelqi. Më pas mbusheni kavanozin me vaj susami, mbylleni mirë dhe mbajeni në një vend të errët e të freskët për gjashtë javë.

Herë pas here, kontrollojeni kavanozin dhe nëse vaji ka formuar bulëza, hapeni pak kapakun dhe mbylleni sërish fort.

Pas gjashtë javësh, kullojeni vajin dhe ruajeni në një enë tjetër qelqi.

Këtë vaj mund ta përdorni në mënyra të ndryshme.

Atë mund ta tresni në vaj ulliri ose vaj i arrës së kokosit dhe ta përdorni në lëkurë.

Këtë vaj mund ta përdorni për rritjen e flokut duke e vendosur në pjesën e rrënjëve që të stimulojë rritjen.

Ky vaj është shumë i pasur me vitaminën C, kalçium, magnez dhe folat.

Ai nxit qarkullimin e gjakut dhe përveç rritjes së flokut e lë atë të butë e të shëndetshëm./AgroWeb.org

Produkti që lufton zbokthin dhe iu jep shëndet flokëve

Shëndeti i flokëve nuk lidhet vetëm me dëshirën për të qënë sa më natyralë, por edhe me dukjen sa më bukur.

Qiqrat renditen të dytat në listën e legumeve më të kultivuara në botë.

Ato ofrojnë shumë përfitime të larmishme për shëndetin dhe bukurinë e njeriut.

Vlerat Shëndetësore dhe Ushqimore Të Qiqrave

Qiqrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium.

Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

Qiqrat ulin nivelin e kolesterolit, ndihmojnë me konstipacionin dhe probleme të veçanta me aparatin tretës.

Konsumimi ditor i qiqrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mungesën e hekurit, por edhe balancon nivelin e sheqernave në gjak.

Përmbajtja e lartë e fibrave, potasiumit, vitaminës C dhe B6, fuqizojnë shëndetin e njeriut.

Qiqrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Hekuri, kalciumi, magnezi, mangani, zinku dhe vitamina K që gjenden tek qiqrat të gjitha kontributojnë në ruajtjen e dendësisë së kockave.

Kolina një lëndë ushqyese e familjes së vitaminës B2 që gjendet tek qiqrat, na ndihmon me gjumin, muskujt dhe kujtesën

Qiqrat Për Shëndetin e Flokëve

Qiqrat përmbajnë proteinë dhe mangan. Të dyja këto janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokut dhe e bëjnë atë më të fortë.

Mangani shërben si antioksidant dhe nxit rritjen e shëndetshme të flokut.

Përveç manganit, qiqrat përmbajnë edhe folat i cili rigjallëron qelizat përgjegjëse për rritjen e flokut.

Mangani pengon pigmentimin e flokut dhe shfaqjen e thinjave. Ai i jep gjithashtu shkëlqim flokut.

Vitamina A dhe zinku tek qiqrat ndihmojnë kundër zbokthit dhe rënies së flokëve.

Nëse vuani nga zbokthi mjafton të përzieni 6 lugë gjelle me miell qiqrash me ujë dhe më pas pastën ta përdorni për masazhimin e skalpit dhe rrënjëve të flokut.

Mbajeni maskën në flokë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Qiqrat duhen konsumuar edhe nga njerëzit që kanë flokë të hollë. Këto legume janë të pasura me zink dhe bakër dhe ky i fuundit shërben për rritjen e flokut.

Qiqrat rekomandohen edhe për njerëzit që kanë humbur flokët si pasojë e kimioterapisë sepse ndihmon në rritjen e shëndetshme të tyre. /AgroWeb.org

Lulja që Naim Frashëri solli në Sarandë

Bëhet fjalë pikërisht për lule Sarandën, apo bukenvilen, e cila gjendet në çdo cep të këtij qyteti.

Nuk ka person në Shqipëri që nuk e njeh këtë shkrimtar të famshëm i cili ka dhënë një kontribut thelbësor gjatë periudhës së rilindjes kombëtare.

Naim Frashëri, sipas të dhënave të AgroWeb.org, përveç pasionit të madh për letërsinë kishte edhe një tjetër kënaqësi.

Bëhet fjalë pikërisht për bimët, kryesisht lulet. Kjo mbase lidhet dhe me faktin se ky shkrimtar ka lindur në rrethin e Përmetit.

Kur jetonte në Turqi, poetin e tërhoqi një lule e veçantë e cila kacavirrej në pragjet e dyerve të drunjta të shtëpive karakteristike.

Edhe sot qytete të shumta të Turqisë vazhdojnë të karakterizohen nga ngjyrat e ndezura të kësaj luleje shumë të njohur edhe për ne.

Pasi u emërua si nëpunës në administratën e doganës në qytetin e Sarandës, mendohet se Naim Frashëri solli me vete një rrënjë të kësaj luleje.

Kështu nis dhe historia si kjo lule u kthye në simbolin e qytetit bregdetar shqiptar.

Bëhet fjalë pikërisht për lule Sarandën, apo bukenvilen, e cila gjendet në çdo cep të këtij qyteti.

Nëse doni ta keni bukenvilen në shtëpinë tuaj, mjaftojnë vetëm disa hapa për ta mbjellë.

Si ta mbillni

Merrni një vazo të madhe, lulja e Sarandës ka nevojë për një bazament të qëndrueshëm.

Në fillim vendosni disa guralecë, më pas shtëpi plehun e thatë.

Në mes të vazos gërmoni një gropë sa të mbulohen rrënjët e fidanit plotësisht.

Shtoni dhe pak pleh, dhe shtypeni ngadalë zonën rreth kërcellit të lules.

Ujiteni me masë

Bukenvilet dobësohen nëse kanë shumë ujë, dhe nuk arrijnë të çelin lulet, por qëndrojnë të gjelbërta gjatë gjithë vitit.

Nga ana tjetër nuk duhet të lejoni dhe që dheu i vazos të thahet plotësisht.

Gjeni një të mesme të artë, ujiteni aq sa të shikoni që plehu është i njomë mjaftueshëm.

Krasitni që të lulëzojë

Lulja e Sarandës ka nevojë për krasitje, në mënyrë që të forcohet dhe që të marri një formë të mirë.

AgroWeb.org ju këshillon që ta krasisni pasi bima të ketë rrëzuar lulet.

Mund të prisni disa centimetra degët e saj, në mënyrë që në pranverë të jetë akoma dhe më e fortë.