VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

TMERRIMI I SERBISË, AJO PO ÇMENDET…!! – Nga Binak MAXHARRAJ

By | March 3, 2019

Komentet

Shteti, pushteti, politika e jashtme ose diplomacia moderne apo bashkohore… – Nga AGRON SHABANI

Politika e jashtme ose diplomacia kosovare, asesi të këndellët ose lirohet (çlirohet) një trohë nga çështjet dhe aspektët e ndryshme ataviste, dogmatike, demagogjike, inkoherente, inkompetente, hedoniste, makiaveliste, reaksionare dhe anakronike të klanizimit, uzurpimit, fosilizimit, privatizimit, partikalurizimit, familjarizimit, komercalizimit, absolutizimit, relativizimit dhe instrumentalizimit të saj në klane, tarafe ose grupe të ndryshme familjare, farefisnore, tribale, rajonale, krahinore, partiake, klienteliste, profiteriste dhe të tjera të interesit të përbashkët politik, pushtetmbajtës, profiterist etj.

Duke prodhuar ose fabrikuar në këtë vorbull politike të jashtme ose diplomaci kuantitative, inkoherente, joprofesionale ose inkompetente në vend të një politike të jashtme ose diplomacie kualitative, profesionale dhe kompetente e cila duhet t´i ngjajë një ansambli ose orkerstre profesionale dhe harmonike e cila puçët dhe gërshetohet vazhdimisht në sfond me korin e lartë të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë.

U mor vesh se politika e jashtme ose diplomacia, shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe intelektuale dhe profesionale në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cak.

Duke menduar këtu në edukatën, kulturën, moralin, karakterin, profesionalizmin si dhe në rezonin ose mendimin e thellë politik ose diplomatik, i cili jo vetëm marëdhëniët ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombëve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vënjë në levizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe marëdhëniët dhe raportët e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare.

Se këndejmi, rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunosocialiste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimëve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe konceptëve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtruan nevoja për ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirrjeshtime, rikuperime ose rikonfigurime të reja politike, diplomatike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose konceptëve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresivë” në kumtimin e një “bote globale” ose sfiduese dhe turbulluese për të gjithë.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar, intelektual, profesional ose politik dhe diplomatik, për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem ose radikal të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botëror ose planetar në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të “mbinjerëzve” ose “supermenëve” të ndryshem politik, ushtarak, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial ose teknologjikë.

Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë edhe në demokracitë më të përparuara të Perëndimit.

Ndryshe nga kjo, të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në disfavor të botës së ideve dhe teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Bosh fare.

Ndonëse, as idetë ose idealet e njohura të demokracive perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Jo.
Sepse, idetë dhe teoritë e njohura demokratike, nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.

Edhe koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit sociopolitik dhe atij antropologjiko-epistemologjik.

Ndaj, a është e mundur që një qenie individuale të mund të gjejë një pajtim me grupin shoqëror ose politik si dhe me rregullat e tyre?

A është i dënuar individi politik ose diplomatik i cili për të jetësuar ose përjetèsuar ‘egon’, ‘libidon’ ose vetveten e tij politike dhe karietiste, është i detyruar të asgjësojë individualitetin, identitetin dhe ekskluzivitetin e të tjerëve?

A është e mundur ndonjëherë që të kënaqen të tria shtysat ose polet e mëdha njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria kolektive dhe solidariteti shoqëror? Kjo është njëra prej çështjeve më thelbësore ose kruciale që mund të parashtrohet në shkencat politike ose diplomatike.

Nga kjo rezulton se e tërë etika, estetika, politologjia, filozofia politike, psikologjia, sociologjia, antropologjia, epistemologjia etj., mund të kenë kuptim varësisht nga përgjigjja që mund të ipet ndaj pyetjeve të mesipërme. Sidomos në kuptimin e përkufizimit të njohur politik ose politologjik mbi drejtësinë dhe barazinë ligjore, sociale, institucionale, konstitucionale, funksionale, aksionale, politike, konkuruese, profesionale, kadrovike, karieriste, diplomatike etj.

Me drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht organizimit të bashkësisë shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike, e cila, sëcilit person ose individ ia mundëson të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën dhe karakterin e tij, me edukatën, kulturën, arsimimin, emancipimin dhe profesionalizmin e tij, i cili në të njëjtën kohë e siguron edhe mirëqenien e shoqërisë shtetrore, nacionale ose politike si tërësi.

Kjo është pikërisht ajo çështja esenciale ose substanciale (si shpata e Damokleut) të cilën politikani ose diplomati i spikatur dhe ekselent, pranojnè t’a vëjnë mbi kokë si armë, apo si sfidë kardinale ose monumentale.

Pikërisht nëpërmjet një koncepti esencialist, respektivisht, përmes kuptimit, përceptimit ose anticipimit të qytetarit si ‘cityoen’ ose ‘burgeros i lartë’ kulturor, politik ose diplomatik, do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal edhe dimensioni i përgjithshëm i qenies njerëzore, qytetare, kulturore ose politike. Sepse, figurat ose personalitetët e ndryshme politike ose diplomatike, mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre qytetar.

Ndaj, lidhja dhe bashkimi politik, organik ose dialektik me të tjerët, mund të bëhet vetëm nèse paraprakisht arrihen qëllimet e larta individuale dhe kolektive- pèrmes shquarjes dhe lartësimit tè asaj që është më e mira për individin dhe kolektivitetin.

Duke u qytetëruar, edukuar dhe emancipuar, ne mund të arrijmë një bashkësi vërtetë të lartë njerëzore ose qytetare-politike në kuptimin e gjuhës, kulturës dhe harmonisë dialektike, ku paqja sociale ose politike së bashku mirëqenirn dhe pajtimin klasorë ose sociopolitik nè mes individit dhe shoqërisë, janë krejt të mundshme ose normale?

Janë mu këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat edhe idiomat e të qenit qytetar i një qytetërimi të lartë kulturorë dhe politikë- përmes edukimit modernist ose progresivist i cili do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës shoqërore, qytetare ose politike.

Vetëm duke u edukuar dhe kultivuar në menyrë shkencore, intelektuale, kulturore, profesionale, shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, qeniet njerëzore ose politike, do mund t’i zotërojnë fatët e tyre jetësore ose profesionale, si dhe t’i mbarësojnë fatët e të tjerëve.

Vetëm përmes edukimit dhe emancipimit, personaliteti ngjitet (ngritet) nga cemet ose teket arbitrare të ndijimeve apo ‘kosmosit’ të tij të çrregulluar mental ose psikologjikë-drejt rendit të vlerave të vërteta.

T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij për arsimim. Dhe, kjo ndodh pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut ose qytetarit, të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet dhe komunikon.

Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionale për t’a fituar dhe mbrojtur atë liri.

Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukimi ose arsimimi profesional dhe intelektual, i cili secilit i mundëson të zhvillojë aftësi unikale, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu tè zë statusin e vet prej subjekti dhe të sjellë vendime të arsyeshme.

Në çështjet se cilat janë ato vlera njerëzore që duhen të arrihen, filozofia franceze dhe ajo gjermane janë mjaft konkrete dhe pragmatike: Duke menduar ose reflektuar në vlerat moderne të qytetërimit perëndimor si: liria, barazia, racionaliteti, edukata, kultura, arsimimi, emancipimi dhe profesionalizmi si udhërrëfyes për individin dhe kolektivitetin. Por, gjithashtu edhe ndjesi dhe respekt për drejtësinë e barazinè si dhe për punën e zellshme ose inovatore si mjete kryesore për ndërtimin e një shoqërie më të vërtetë të organizuar si duhet.

E gjithè kjo në një mjedis ku dhuna refuzohet si mjet për të arritur qëllimet. Si zëvendësim i dhunës kërkohet dialogu dhe diskutimi si burime të vetme për rendin e lartë kulturor, qytetar ose politik.

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjedhjes së konflikteve. Apo, për t’a thënë ndryshe: nga zgjedhja e diskutimit publik si mjet për zgjidhjen e konflikteve, përmes të cilit arrihet deri tek vendimet e përbashkëta racionale, avangarde ose pozitiviste.

Ne ua kemi borxh grekëve të vjetër këtë invencion (zbulim) të politikës, i cili e ka ngritur ose konstituuar njërën nga veçoritë themelore të kulturës perëndimore.

Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi, është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në debatin ose dikutimin publik ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe ravijezohen, konturohen, unifikohen, konvencionalizohen dhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme politike, partiake, konceptuale, ideologjike, fetare, morale, kulturore dhe tè tjera, të cilat bashkërisht i japin një vendi fizionominë e tij.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e popullit (kombit) dhe shtetit.

Aty pra ku puçën (bashkohën ) ose kombinohën spirtualja dhe materialja, gjegjësisht ana refleksive dhe teorike me anën praktike ose ekzistencialiste etj…Madhështia ose shkëlqimi i filozofisë klasike me zgjuarësinë, akribitetin, luciditetin, subtilitetin dhe efikasitetin e filozofisë moderne ose bashkohore.

Aty ku penetrojnë, interferojnë, reflektojnë dhe integrohën në menyrë sintetike dhe shumë integrale ose dialektike, edhe shumë elemente ose instrumente të tjera brenda paradigmave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj.

Vlera madhore e politikë së jashtme dhe diplomacisë moderne ose bashkohote, nuk janë monizmi ose unilateralizmi aksiologjikë (bla-bla-bla) me thekse dogmatike, demagogjike, ataviste, paradoksale, anakronike etj. Dhe, aq me pak i ashtuquajturi “pluralizmi aksiologjik” i cili përfundon në grumbull qëndrimesh aglutinative dhe aproksimative, të cilat as nuk duan t’ pohojnë e as t’ mohojnë ato çfarë kërkohën prej tyre.

Ndryshe nga kjo, esenca ose substanca e etikës (aftësia për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve)-do ishte plotësisht e pamundur të ndërtohej në rast se një grumbull vlerash sipërore nuk janë vendosur paraprakisht aty ku duhet. Mbi etikën globale ose universale. Ky do duhej të ishte caku final ose përfundimtar i një politikani ose diplomati. Ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste. Domethënë, një gjakim për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Themeli i të drejtave të njeriut ka të bëjë me respektimin e pakusht të individit dhe kolektivitetit.

Ndaj, sa më precize të jenë deklaratat, aq më të prirura janë ato të definojnë në mënyrë precize dhe pozitiviste se çfarë do duhej të ishte rregullimi shoqëror ose politik, duke bartur kështu një mori kontroversash. Si për shembull: Shtetet liberale ose demokratike, kanë mosmarrëveshje me shtetet marksiste ose komunosocialiste në çështjet e pronës ose kapitalit. Por, kjo nuk pengon që parimet e përgjithshme për të drejtat e njeriut të përcaktojnë parimet e një etike globale ose universale që do zbatohej ose aplikohej në mënyrë kritike, për të tërhequr vëmendjen mbi diçka që nuk do duhet të lejohej edhe në rastet kur nuk pajtohemi në lidhje me organizimin e ekonomisë apo të pronës ose kapitalit.

Ndërsa, çka mund tè mësojmë nga liria, drejtësia, barazia dhe humanizmi: Frymëzimin më të madh në këtë drejtim, mendojë se do mund të gjejmë në iluminizmin ose fisnikërinë e madhe të dhënë nëpërmjet veprës epokale të gjeniut humanist, Imanuel Kantit. Me ç’rast, duke u nisur ose bazuar nga vepra e Kantit, edhe kosovarët ose shqiptarët, si gjithë të tjerët, duhet të praktikojnë mbi gjithëçka tjetër humanizmin, i cili duhet të mbetet përgjithmonë qëllim final i veprimtarisë së tyre jetësore, intelektuale, profesionale, politike, diplomatike etj.

Në të kundërten, forca (fuqia) dhe lakmia e pashërueshme ndaj shtetit, pushtetit, karierës dhe përfitimëve të njohura materiale, karieriste dhe të tjera, shpeshherë i kanë tërequr pas veti edhe njerëzit amoral dhe antiprofesional. Apo, kuadrot e dobëta, të papërgatitura, pseudopolitike, antishtetërore ose joprofesioniste. Në Kosovën e pasluftës sidomos, ku kemi (keni) aq shumë mediokritë, demagogë, hipokritë, analfabet ose gjysëmanalfabet të ndryshëm institucional dhe funksional.

Ndërkohë që jeta dhe bota jonë së bashku me shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit, në esencën ose substancën e tyre ndodhën të ngritura ose projektuara mbi përvojat dhe aftësitë e njohura shkencore dhe intelektuale të njerëzve të ditur, mbi humanizmin dhe karitativitetin e njerëzve të pasur, mbi heroizmin dhe sakrificat e njohura ushtarake ose luftarake të njerëzve të guximshëm dhe liberator si dhe mbi drejtësinë, harmoninë dhe barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetare), sociale, materiale, profesionale, kadrovike, politike, diplomatike etj.

Drejtësia dhe barazia e vërtetë, janë edukata, kultura, arsimimi (emancipimi), profesionalizmi, disiplina, morali dhe ndërgjegjia e lartë intelektuale dhe profesionale në politikë te jashtme ose diplomaci etj.

Ndryshe nga kjo, diplomacia (ose diplomatia) në këtë kuader, siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfdidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme.

Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë :Diplomë ose Dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar.

Në anën tjetër ndërkaq, përfaqësi (lëgata) ose “dërgata” të ndryshme politike ose diplomatike ka patur edhe ne kohërat ose periudhat e ndryshme mesjetare ose antike. Kujto këtu ato në kohën e “polisit”( shtetit) të Athinès etj.Të tjerat në kohën e Bizantit ose Romës së lashtë antike…Në kohën e Karlit të Madh (Karl der Grpße) dhe “Dinastive” të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve në Gjermaninë dhe Europën e periudhës së njohur mesjetare etj. Ato në mes Republikës së Venedikut dhe Rraguzës (Dubrovnikut) me Mbretërinë e njohur të Kastriotëve në Shqipëri. Në kohën e sundimit të Lujëve, Bonaparteve dhe të tjerëve në Francë dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, dikur me vonë termi “diplomaci”, në gjirin ose suspektin e tij do i përfshinë edhe një sërë vlerash dhe parimësh të njohura ndërshtetërore, ndërnacionale, politike dhe diplomatike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu dokumentët e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive. Raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme shtëterore, qeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj.

Sidomos pas shekujve 18 dhe 19 (lëxo: revolucionin e madh francezë etj.)- kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të Francës. Duke njohur kështu zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shih për këtë; edhe vet nocioni (termi), kuptimi dhe funksioni substancial dhe esencial i një zyrtari shtetëror ose perfaqësuesi diplomatik (diplomati) të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë, me kalmin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe fundamental (substancial) në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Një përfaqësues diplomatik (qoftë ai i ngarkuar me punë, ambasador, konzull, atashe diplomatik ose diçka tjetër..)- në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij konzular dhe diplomatik.

Duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale, shkencore, intelektuale, politike dhe diplomatike në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme protokolare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat, prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtëtrore, ndërqeveritare ose diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar ose akredituar nga shteti ose qeveria e tij përkatëse ose respektive.

Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale, personale, familjare, shtetërore, nacionale, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike në funksionin, raportet dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me shtetin, qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore, parlamentare ose politike të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar dhe të ngjashme.

Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avansuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive.

Duke i mbrojtur, avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marëdhëniet e gjithëmbarshme ndërshtetërore, qeveritare dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendin mikëpritës ose nikoqir.

Si dhe duke i përhapur (zgjëruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marëdhëniët ose raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontaktëve dhe takimëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare me autoritetët ose udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar.

Kjo gjithnjë në funksion të ngritjes, zgjërimit, eksplorimit dhe avansimit të vazhdueshëm ose permanent të marëdhëniëve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me vendin ku ndodhët i akredituar si diplomat ose ambasador etj.

Duke i zgjëruar, avansuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartëpërmendura ndërshtetërore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale, ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore, arsimore, kulturore, akademike, pedagogjike etj.

Kjo në radhë të parë për faktin se marëdhëniet ose raportët e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, nganjëherë mund të jenë si ato raportët ose marëdhëniët e njohura në mes “dashurisë dhe urrejtjes”, ku mjafton vetëm një keqkuptim i vogël në mes strukturave ose qarqëve të ndryshme “elitare” ,”egalitare” , qeveritare ose politike dhe, i tërë “kompozicioni” i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërshetërore ose ndërqeveritare të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion si kulla prej letrës.

Për me tepër ndëkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme ( formule ) ose gramatike të gjithëmbarshme të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe gjeostrategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hock, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë. Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Kjo mu për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, koherente dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike, janë të natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, diskursiv, koherent ose analogjik. Respektivisht, furioz, hektik, eklektik, evolutiv, dinamik etj.

Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si Ideologji, apo mbase edhe si resurse, potencial dhe një kauzalitet i lartë shtetëror, nacional ose polit tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.

Duke e vërë theksin në parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskrsive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit të njohur lokal ose parcial të “egos”, libidos ose personit ( personalitetit) të tij.

Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.etj.

Ndaj, do shtuar në fund se për dallim të politikës së jashtme ose diplomacisë konfuze, të vonuar, jofunksionale, ataviste, joprofesionale, forumiane ose kabinetike të S. Hysenit, si dhe të një politike të jashtme ose “diplomacie preventive” ose “kozmetike” të Hashim Thaçit: E ashtuquajtura “politika e jashtme” ose “diplomacia” e Behgjet Pacollit, me tepër të ngjanë në çështje ose aspekte private, karieriste, profiteriste dhe të tjera, të kamufluara, stisura ose rimuara me numra, shifra ose data të ndryshme aproksimative, imagjinare ose fiktive si dhe me një guhë të përzier, të pakuptimtë ose aglutinative, se sa në një politikë të jashtme ose diplomaci të mirëfillët profesionale, shkencore ose politologjike.

Ndryshe nga kjo, “diplomatët” kosovar, ndofta mund të jenë poet, gaze(p)tar, nuna (kumbar), tezak, miq, aleat ose partner të mirë ose sërvil ndaj Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit, Xhavit Halitit, Muharrem Nitajt ose dikujt tjetër: Ama jo edhe edhe diplomat të profesionit ose karierës në atë “masivë të madh” të raportëve ose marëdhëniëve të njohura botërore ose ndërkombëtare….?!
Siidoqoftë, për shtetin dhe pushtetin kosovar, edhe abnormaliteti, nebuloza, patologjia, anomalia, kretenizmi dhe mediokriteti, jo rrallë çmohen si normalitet.

Atë që Shqipëria nuk e bëri dot në OKB, e bëri Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku(2019) ! – Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

 

*** Vlora Çitaku si Shotë Galica, edhe trime, edhe e ditur

Duke ia bërë me dije edhe ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, edhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Serbia ishte shtet kolonialist dhe, Kosova plaçkë e saj koloniale, jo më pak se 100 vjet (1912-1999). Këtë të vërtetë të hidhur dhe tragjike për shqiptarët dhe për Kosovën,  as politika e jashtme e as diplomacia e Shqipërisë, kurrnjëherë deri tani(2019) nuk e ka pohuar dhe, kurrë nuk e ka bërë çështje për debat ndërkombëtar qoftë në sfondin e Asamblesë së Përgjithshme, qoftë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, qoftë në BE, qoftë në OSBE, qoftë në NATO (1955-2019). Por, këtë, për herë të parë, në historinë e diplomacisë dhe të politikës së jashtme shqiptare e bëri Vlora Çitaku në seancën e KS-së të OKB-së, bërë në Nju-Jork, më 10 qershor 2019, duke nënvizuar se  Se “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste, por produkt i dekolonizimit të saj nga Serbia”..(Ivica Dacic e quan të paturpshme Vlora Çitakun

Mirëpo, kjo e vërtetë e harboi tej masës  ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili doli jashtë  kontrolli të “mekanizmave mbrojtës”   të artit dhe të taktit diplomatik, duke  e pyetur në formë kërcënuese  dhe cinike ambasadoren Vlora Çitaku se  “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”. (Po aty, https://gazetametro.net/ivica-dacic-e-quan-te-paturpshme-vlora-citakun/  ).

 

Ky skandal diplomatik ka ndodhur në një mënyrë të pazakontë joprotokolare, me të përfunduar seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 10 qershor 2019 në Nju-Jork.

Ja, se si e pasqyroi atë  incident jodiplomatik të ministrit të Jashtëm  serb, ambasadorja shqiptare e Kosovës, Vlora Çitaku: “ Isha  ulur  dhe po bisedoja me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara. Mirëpo, pas shpine, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ndërpreu bisedën tonë me ofendime të zhurmshme të përsëritura, duke u munduar të më denigronte mua personalisht, si dhe ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë ndërkombetarë. Z. Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në  ndonjë kafene të Shumadisë. Mirëpo, unë nuk reagova, edhe pse ai më ofendoi, duke më quajtur e paturpshme…” https://gazetamapo.al/je-ulur-me-kolonizatoret-dacic-(sulmon-vlora-citakun-ja-video/ ).

Kolonialistë dhe neokolonialistë janë Daçiqi, Vuçiqi, Bërnabiqi dhe Serbia, JO Amerika, as Britania e Madhe

 

Pra, pa asnjë dyshim,  se “bezobrazan” është Daçiqi dhe Serbia kolonialiste, JO ambasadroja Vlora Çitaku, as UÇK-ja, as Amerika, as BE-ja e as NATO-ja nuk janë kolonialistë, por çlirimtarë dhe shpëtimtarë të Kosovës, të cilën e shkëputën nga vargonjtë e kolonialzimit dhe të imperializimit të Serbisë gjenocidale pushtuese (1912-1999).

Këtë kolonializëm të egër dhe barbarizëm të serbomëdhenjve dhe të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të Ivica Daçiqit, të Aleksandar Vuçiqit dhe të Ana Bërnabiqit…etj.,  e provuan edhe këto krime të gjenocidit serb në Kosovës(1989-1999):

“In course of the  March 24 to 10 June 1999, the United States and it’s the West European Allies  (NATO) didin’t bombe  any kind of the “ White Christians” in Serbia, but  only  Serbian barbarious chetnichs, fascist, terrorist and genocidal paramilitary, military and police units who  have massacred  unprotected   civilian Alabanian  people ( childes ,  children, elderly, teens, young,  adults, the women, girls, pregnant women with their babies). This Serbian  barbaric atavism  against Alabanians  has been evidenced  by this  statistic of the innocent victims (1998-1999): “Damaged and burnt houses: 100.589;  schools: 358; Registry offices :71; houses of culture: 30;  school and public libraries: 93;  health facilities: 123; religious facilities (mosques, masjid, shrine): 215; catholic  churches: 5; auxiliary facilities – follows: 88.101; killed: 11.840 Albanian victims ; 1,392 children up to 18 years old; 296 children up to 5 years old; 1,739 women; 1,882 elderly people over 65 years old; 1,450 inhabitants are still missing as well as 20,400 Albanian raped women.” (See in : “(Bilanci i krimeve serbe në Kosovë

Pikërisht, ky bilanc i viktimave të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999) dëshmon sheshit para gjithë Evropës dhe, para gjithë botës së sotme të civilizuar se, “Bezobrazan srpski lazov i kolonijalni osvajac”  është  Ivica Dacic, JO Ambasadorja shqiptare Vlora Çitaku” !

Pra, i  paturpshëm, i pafytyrë, i panjeri, i padrejtë, jo human, rrenc, mashtrues dhe malverzues është Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm i Serbisë,  ish-këshillëtari dhe  çetniku fashist i Slobodan Milosheviqit), i cili, para gjithë botës, në KS të Kombeve të Bashkuara e mbron dhe e justifikon kolonializmin, hegjemonizmin, militarizmin, aparteidin dhe gjenocindin e Serbisë mbi shqiptarët  dhe mbi territoret e tyre indigjene të Shqipërisë Etnike (1878-2019).

Ky është “bezobrazlluk” serb i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, JO ASSESI mabasadorja shqiptare Vlora Çitaku,  të cilën e kërcënoi dhe e ofendoi çetniku fashist dhe primitiv serb, Ivica Daçiq vetëm pse ajo ia përplasi në fytyrën e poshtër atij se, Serbia është kolonialiste, e cila Kosovën e mbajti nën sundimin e saj colonialist, jo më pak se 100 vjet (1912-1999).

Të mbuloftë turpi, edhe ty  Daçiq, si e  harrove  kaq shpejt se, “babai yt” ideologjik fashist, përkatësisht  “mesia qiellore” serbe, Slobodan Milosheviq sipas projekteve dhe urdhrave të  Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, përdori njësitet paramilitare, militare dhe policore vrastare serbe, mjetet e informimit, me qëllim të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Ky është kolonialzimi gjenocidal serb mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë dhe mbi Kosovën e Shqipërisë etnike, JO AMERIKA, AS BRITANIA E MADHE, AS  NATO-ja, të cilat me plot të drejtë,  78 ditë resht e bombarduan Serbinë dhe Malin e Zi për ta shpëtuar popullin shqiptar nga gjenocidi serb ( 24 mars-10 qershor 1999).

Mirëpo,  “diplomati paqësor” Ivica Daçiq, 20 vjet më pas, pikërisht në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (10 qershor 2019), në vend se ta gjykonte botërisht kolonializmin gjenocidal serb në Kosovë, që mori mbi 13 mijë viktima shqiptare dhe shkretoi cep më cep Kosovën, ai me turpin më të madh NDËRROI TEZËN (sipas paranojës akuzuese shekullore kolektive serbe), duke iu drejtuar pas shpine,  ambasadores Vlora Çitaku, me fjalët : “  “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”. (Po aty, https://gazetametro.net/ivica-dacic-e-quan-te-paturpshme-vlora-citakun/  )!?

Çfarë nonsensi dhe skandali  diplomatik ky  i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili pa fije turpi dhe, pa asnjë argument të qëndrueshëm,  e fajësoi dhe e quajti të “trupshme” Vlora Çitakun (vetëm pse ajo  ia tha të vërtetën se Kosova dikur ishte koloni e Serbisë), si dhe Amerikën dhe Britaninë, i akuzoi për kolonialzmin e tyre në Kosovë, duke qenë se Vlora në atë moment  ishte ulur me përfaqësueset e diplomacisë amerikane dhe britanike në OKB, Daçiqi “i katandisur”, i tha: “Kolonizatorë janë ata me të cilët je ulur” !?

 

 

 Absurde, akuza e Daçiqit, se gjoja  Amerika dhe Britania e Madhe  janë  “kolonizatorë” të Kosovës!?

 

Paturpësia dhe naiviteti nacionalshovinist i Daçiqit, drejtuar Vlora Çitakut dhe përfaqësueseve të delegacioneve amerikane dhe britanike, të cilat ishin duke bisdeuar së bashku pas mbylljes së seancës së KS-së të OKB-së, përmblidhet në këtë intrigë dhe shantazh shpifës politiko-propagandistik serbomadh anitshqiptar, antiamerikan dhe antibritanik: “: “Ti, što sediš s njima su tvoji kolonizatori…Ajde, bre, ne sviraj… ( Ti që je ulur me to, ata janë kolonizatorët e tu…Hajde, bre, mos llomotit)”.

-Ofendim dhe akuzë shumë e rëndë kjo e Daçiqit, sepse as Vlora nuk është fajtore, që në seancën e KS-së të OKB-së ka pohuar se  “Kosova është produkt i shkolonizimit nga Serbia kolonialiste”; as Amerika e as Britania e Madhe nuk janë kolonizatorë të Kosovës, POR Serbia ishte dhe, prapë pretendon ta rikolonizojë Kosovën, duke ia shkëputur (së pari) Veriun e saj! Ky është rreziku permanent që e kërcënon Kosovën, JO Amerika dhe Britania e Madhe, siç i ka akzuar Ivicia Daçiqi.

Sa të paturpshëm dhe të pakorrigjueshëm janë liderët politikë udhëhejqes së Serbisë (Vuçiq, Daçiq dhe Bërnabiq), në njërën anë (në fromën e lypësit) zhvatin miliona e miliarda dollarë të Amerikës për riparimin ekonomik dhe për reformat shoqërore politike në Serbi (2001-2019), kurse , në anën tjetër, AMERIKËN E AKUZOJNË SI KOLONIZATORE të Kosovës. Këtë  e vërteton edhe kjo akuzë  e ndyrë e Ivica Daçiqit, drejtuar Vlora Çitakut  dhe bashkëbisedueseve të saj amerikane dhe britanike : “Ti që je ulur me to, ata janë kolonizatorët e tu…Hajde, bre, mos llomotit)”.( (VIDEO) “Ti sa kojima sediš su vaši kolonizatori…”: Polemika Ivice Dačića sa Vljorom Čitaku posle sednice Saveta bezbednosti UN | Nedeljnik).

Vlora Çitaku si Shotë Galica, edhe trime, edhe e ditur !

Sepse qe 74 vjet askujt prej diplomatëve shqiptarë (meshkuj e as femra)  nuk ia mbajti, që Serbisë t’i thoshte, ti je shtet kolonizator, ti je shtet gjenocidal ndaj Kosovës, (1912-1999). Ndryshe, nga të gjitha garniturat e  politikanëve dhe të diplomatëve shqiptare (1955-2019), ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku-SHOTË GALICA E DYTË E RADISHEVËS,  e pohoi të VËRTETËN HISTORIKE  m’u në selinë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  në Nju-Jork, më 10 qershor 2019 se Kosova  ishte koloni e Serbisë.

 

Mirëpo, kjo e vërtetë ia “zhbiroi” tamthat dhe ia “shurdhoi veshët” ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili humbi vetëkontrollin dhe doli  jashtë  “orbitës së mekanizmave mbrojtjes”  të  shkencës dhe të artit të diplomacisë.

   Diplomacia briliante e Radishevës  ia tejkaloi double diplomacisë  Kosovë-Shqipëri (1990-2019) !

 

Se Kosova dikur ishte plaçkë koloniale e Serbisë kolonialiste, këtë  të vërtetë  historike të pamohueshme,  të cilën   ambasadorja e Radishevës së Drenicës së Adem  Jasharit, Vlora Çitaku ia përplasi në fytyrë ultrancaionistit dhe shovinistit serbomadh Ivica Daçiq në sesionin e KS të OKB-së për Kosovën në Nju-Jork (19.06.2019), sepse deri më sot (2019) nuk doli bir nëne shqiptare qoftë nga Kosova, qoftë nga Shqipëria, që t’ua thoshte botërisht as kolonialistëve serbomëdhenjë në Beograd, as OKB-së, as BE-së, as NATO-s e as Amerikës se Kosova ishte “produkt kolonial” i Serbisë kolonialiste (1912-1999).  Mirëpo, ja që Drenica ka pasur, ka dhe do të ketë Shotë Galica-Vlora Çitaku,  e cila në cilësinë e Ambasadores së Kosovës në Uashington, ia arriti që me guximin dhe me taktin e saj diplomatik  t’ia thotë të vërtetën Ivica Daçiqit (ministër i Jashtëm i Serbisë)

 

Ja pse  ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington të SHBA-së, Vora Çitaku e meriton një vlerësim të tillë, sepse është diplomatja e parë shqiptare (1990-2019), e cila për herë të parë pati guximin, që zyrtarisht nga foltorja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, më 10 qershor 2019, t’u “bënte të fala” historike, juridike, politike dhe diplomatike JO vetëm Serbisë kolonialiste të Ivica Daçiqit, por edhe  192 shteteve të tjera anëtare të OKB-së se “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste, por produkt i dekolonizimit të saj nga Serbia”. (https://gazetametro.net/ivica-dacic-e-quan-te-paturpshme-vlora-citakun/) .

Pa asnjë dyshim, ashtu është z.Ambasadore Vlora Çitaku se, Serbia ishte shtet kolonialist dhe gjenocidal ndaj Kosovës (1912-1999). Mirëpo, këtë të vërtetë të pakundërshtueshme, të pohuar nga ambasadorja Vlora  Çitaku  me prejardhje nga Radisheva e  Shotë Galicës së Azem Bejtës së Drenciës së Kosovës,  deri më sot (1990-2019), asnjë shtetar dhe asnjë liderë politik, as diplomat, as president, as kryeministër, as kryekuvendar, asnjë qeveri dhe asnjë parlament i Kosovës dhe i Shqipërisë nuk ka pasur guximin, që t’ia thotë Beogradit, Brukselit, Berlinit, Vjenës, Londrës, Parisit, Nju-Jorkut e as Uashingtonit.

Për kolonializmin, hegjemonizmin dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe territoreve indigjene të Shqipërisë etnike(1912-2019),  janë publikuar me qindra e mijëra studime dhe vepra nga autorë të ndryshëm shqiptarë everopianë, botërorë, madje  edhe kroatë, sllovenë dhe serbë.

Mirëpo, ne në këtë analizë, për ta demantuar reagimin  antihistorik, antidiplomatik dhe anticivilizues të Ivica Daçiqit, i cili  ka hedhur poshtë deklaratën e Vlora Çitakut  se “Serbia ishte shtet kolonialist”,  po ia rikujtojmë vetëm një (1) argument të parrëzueshëm se Serbia ishte  kolonizatore e Kosovës Shqiptare (dhe jo vetëm e Kosovës, por edhe Preshevës, e Bujanocit dhe e Medvegjës së stome, duke mos llogaritur Nishin, Vranjën, Prokuplen, Leskovcin, Bllacën, Tupallën, Kurshumlinë …etj.), të shkruar nga bashkëkombësi i tij serb, Prof.Dr. Milorad Obradoviq, i cili në vitin 1981 ka botuar disertacionin e tij shkencor me titll “ Agrarna  Reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941”, ku ndër të tjera, shkruan se “ Serbia  me dhunë dhe me terror shqiptarëve ua ka konfiskuar mbi 200 mijë hektarë tokë  të punueshme dhe ua ka falur  kolonistëve serbë dhe malazezë të “eksportuar” nga Serbia, nga Mali i Zi dhe nga Hercegovina.  Si rrjedhim 255.878 shqiptarë kanë qenë të shtrënguar t’i braktisin shtëpitë, pasuritë dhe trojet e tyre dhe të shpërngulen në shketirat e Anadollit të Turqisë, me qëllim që të shpëtonin nga terrori dhe nga masakrat e   shtetit serb kolonial dhe të kolonistëve serbë dhe malazezë”.  (Akademik Mark Krasniqi, “Kosova Sot”, 1992: 19).

 

Shqiptarofobia e ka mbërthyer Ballkanin! – Nga GANI MEHMETAJ

Shqiptarofobia e ka mbërthyer Ballkanin. Shqiptarët ndiqen, rrihen e vriten si hebrenjtë në kohën e nazizmit, a në kohën e pogromit rus . Shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Serbi ua djegin dyqanet, i rrahin, i kërcënojnë me vdekje, i fyejnë e i denigrojnë, u shkruajnë grafite e shpifin kundër kombit të tyre. Dy të rinj shqiptarë i rrahën për vdekje, sepse i dëgjuan në rrugë të flisnin shqip. Shqipja është gjuhë e ndaluar në Beograd e Serbi (Kosova lindore nuk është Serbi). Askush nuk guxon të flasë shqip në rrugë e restorante, madje shqiptarët nuk guxojnë të flasin shqip as në dyqanet e tyre, sepse nëse shpëton nga rrugaçët serbë, nuk shpëton nga policia. Autobusët me shqiptarë që kalojnë nëpër Serbi , shumë herë i ndalin dhe i keqtrajton policia, ndërsa kur shpëtojnë disi nga policia duke u dhënë para nën dorë, u dalin në rrugë huliganët dhe ua thyejnë xhamat, i lëndojnë udhëtarët apo i kërcënojë me prerje kokash.  Rruga nëpër Serbi është tmerr për shqiptarët.

Abetaren e librat shqip për arsim fillor e të mesëm i ka ndaluar shteti serb në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, por nuk i ka ndalur kuranin e librat fetar myslimanë. E ka futur me detyrim orën islamike në shkolla ku nxënësit gjatë kësaj ore falen. Xhamitë ku lutën arabisht ndërtohen, ndërsa shkollat ku mësohet shqip mbyllen. Ndërkaq, shqiptarët e shkretë me asgjë nuk i kanë provokuar, nuk paraqesin asnjë rrezik për ta, por urrejtja e kultivuar i ka bërë bisha serbët.

 Të kalosh nëpër Mal të Zi jo rrallë për shqiptarët është ndjenjë e pakëndshme. Policia sllave u bëjnë shantazhe, i kërcënojnë  i zhvatin nëpër rrugët automobilistike e në kufi, i lënë të presin me orë nën diellin përvëlues. Kalimi  nëpër rrugën transitore të Bosnjë-Hercegovinës  (Neum) është torturë, sepse policët serbë sillen keq më shqiptarët e Dardanisë e të Shqipërisë.

Huliganët sllavë të Maqedonisë kur tërbohen në tifozllëk, apo kur ndeshin shqiptar të vetmuar në terrin e natës i rrahin dhe i fyejnë rrugaçërisht. NGA restoranti I prilepit e dëbuan futbollistin shqiptar, sepse foli shqip me familjen e tij. Pse sllavisht do të fliste shqiptari? Ndaj hebrenjve kështu silleshin në Rusi në shekullin e XIX, në kohën e pogromit. Ndaj shqiptarëvE sillën në shekullin XXI. Shqiptarët nuk paraqesin asnjë rrezik në Maqedoni, janë gjysma e popullatës, e megjithatë ndiqen e persekutohen.

Flamurin shqiptar e ndalon shteti në Kështjellën mesjetare të Gropajve në Ohër, ndërsa e lejoi ndërtimin e minares 30 metra në të njëjtin qytet. Flamuri shqiptar nuk lejohet as në kështjellën ilire të Shkupit, por lejohet ndërtimi i dhjetëra xhamive e valëvitja e flamujve të islamit, madje lejohet edhe flamuri i ISS-it. Flamuri shqiptar është i ndalur në shumë vende të Malit ët Zi, por askund nuk ndalohet ndërtimi i xhamive e flamujt e islamit.

Grekët shquhen për shqiptarofobi të tmerrshme, mu si serbët. Mediet kanë paraqitur  qindra raste të shqiptarëve viktima të huliganizmit grekë e të policëve të shtetit.

Shqiptarofobia është sëmundje e shteteve fqinje. Me islamin i kanë punët mirë këto shtete. Ndërkaq, qeveritarët e Tiranës e të Prishtinës asnjëherë nuk u  angazhuan që ta zbusin tërbimin e fqinjëve kundër shqiptarëve. Qeveritarët e opozitarët shqiptarë në Tiranë e në Prishtinë dolën në mbrojtje të islamit, i quajtën shqiptarët islamofob (Edi Rama, Albin Kurti etj.) , ndërsa Ballkani vuan nga shqiptarofobia e jo nga islamofobia.

Fobia ndaj islamit është në kokat e sëmura të politikanëve skizofrenë shqiptarë. Politikanët që e sulmojnë islamofobinë, ndërsa e heshtin shqiptarofobinë janë të përzierë me grupet e dyshimta islamike dhe me mafinë turko-arabe.

A është i shantazhuar Hashim Thaçi nga Behgjet Pacolli…? – Nga AGRON SHABANI

“Njeriu është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen.” Edgar Morin, “Hyrje në një politikë të njeriut

Ndjenja e vetmisë, injorancës dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresës së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative etj. Vetmia e grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situata e ndërlikuar që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxitë frikën e zhdukjes fizike, politike ose karieriste të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e brendshë dhe tè jashtëm etj. Kjo vetmi shëndrrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë katastrofale e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga vende tjera dhe agjentët ose kolaboratorèt e tyre, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme etj.

Rasti i “gjykatës speciale në Kosovë”, i “demarkacionit” dhe “asociacionit” e kështu me radhë, lirisht mund të quhën shantazhim, bllokadë, harresë ose një vetmi e imponuar ndaj disa liderëve ose politikanëve kosovar nga ana e bashkësisë ndërkombtare. Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal, reaksionar dhe anakronik, janë të shumtë dhe tepër dubioz. Kjo duke filluar nga sindromet ose komplekset e Edipit, për të vazhduar me komplotët dhe shantazhët e vazhdueshme ose sistematike të Serbisë dhe Rusisë (plus Turqisë) -ndaj Hashim Thaçit dhe disa politikanëve të tjerë kosovar.
Behgjet Pacolli thuhet se është njeriu kyç i Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, i cili supozohet se ka dosie ose materiale të shumèta kundèr Hashim Thaçit dhe disa ish anètareve tè tjerè tè ish Shtabit tè Pèrgjithshèm tè UÇK-s, tè cilat i ka tè huazuara ose siguruara nga intelegjenca ose shèrbimet e ndryshme sekrete tè Rusisè, Serbisè etj. Kèshtu qè Hashim Thaçi duket se èshtè i shantazhuari ose “pengu kryesor” i Behgjet Pacolli dhe shefafe tè tij nè Moskè, Beograd etj. Kjo mbase, duhet tè jetè edhe atuja ose deviza kryesore e kontrabandimit dhe inkriminimit tè Behgjet Pacollit nè tè gjitha postet ose funksionet e mundshme shtetrore, qeveritare, politike ose diplomatike nè Kosovèn e pasluftès-pèrballè tè tè cilit qèndrojnè ‘gatitur’ Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Xhavit Haliti etj. Kush e di! (….)
….!

Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet nè psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimève të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik. Kontributi i parë ose vendimtar i këtij lloji është vepra e njohur e Gustav Lë Bonit (1841-1931) “Psikologjia e turmave” e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, nga ato të “Komunës” së Parisit të vitit 1871, si dhe nga ato të tjerat gjatë viteve të mëpastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje trishtuese ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut. Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e “apostujve të lirisë” dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale -përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.

Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij “Psikologjia e masave dhe analiza e Unit” (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale. Natyrisht, Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve. Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej “egos” ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.

Për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes – përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ndaj nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten). Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesë vjeçare, do duhet të tejkalohet. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Si të shpjegohen atëhere fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut “në turmë” përshkruar nga Lë Bon?

Frojdi merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. Kështu, Frojdi thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej dashurisë për shefin e idealizuar, ndjekësit duan njëri-tjetrin.

Lidhur me këtë, është për t’u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897-1957) “Psikologjia e fashizmit” (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë ta konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.

Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.

Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike.

Veç tjerash, Rajhu thekson se gjatë shekujve të fundit, Zoti “baba”, gjithnjë e më shumë e ka humbur besim. Kultura shkencore, materialiste e revolucionare, ia kanë minuar besueshmërinë. Familja monogamike (e mbyllur në mënyrë paralele) asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të dhëna ndaj “rendit” borgjez nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.
Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik. Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës.

Por çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar, e bën të vështirë integrimin pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. Për kompensim të këtij kompleksi, branda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë të tjerët, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj.

Se këndejmi, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

Së fundi, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore – traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit. Ne jemi të gjithë si të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore): nga njëra anë, instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuar dhe hetuara nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër.

Pandërgjegjshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë kolektive, shprehen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat tona ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme. Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i panjohur për Jungun, i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite dhe histori.

Shqipëria të kërkojë mbylljen e UNMIK – Nga SHABAN MURATI

20 vjetori i çlirimit të Kosovës pas ndërhyrjes së suksesshme humanitare të NATO-s në Serbi është një moment reflektimi shtetëror dhe diplomatik lidhur me ecurinë e mëtejshme të mekanizmave ndërkombëtare, të krijuara 20 vjet më parë për procesin e stabilizimit politik dhe të shtet-ndërtimit në Kosovë.

Ky moment reflektimi kërkon në radhë të parë të bëhet një rivlerësim i misionit ndërkombëtar të OKB në Kosovë dhe konkretisht të UNMIK-ut. Është një mision, i cili pas 20 vitesh ndryshimesh të mëdha në statusin dhe në jetën e shtetit të Kosovës, e ka mbyllur ciklin e tij dhe qëndron formalisht si një relike nga e kaluara, e cila nuk përshtatet me realitetin e sotëm.

UNMIK ka mbetur si relike për t’u përdorur nga Serbia si instrument i pretendimeve të saj koloniale mbi Kosovën. Ka mbetur për t’u përdorur nga Rusia si pretekst i përzierjes së saj në punët e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit. Ndaj të vetmit shtete, që këmbëngulin ta mbajnë në Kosovë këtë mision të kapërcyer nga koha, janë Serbia dhe Rusia.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB të mbajtur në datën 10 qershor për të shqyrtuar një raport të UNMIK-ut, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili para 20 vitesh ka qenë ministër në qeverinë e kriminelit ndërkombëtar të luftës Millosheviç, foli me retorikën ultranacionaliste të asaj qeverie dhe kërkoi që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të forcohet.

Ai u shpreh kundër kërkesës së drejtë të qeverisë së Kosovës drejtuar zyrtarisht sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, që të nisin diskutimin për modalitetet e mbylljes së misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Në fakt as vetë drejtuesit e UNMIK-ut, që shtyhen nga interesi personal të paraqesin në Njujork tablo të zymta për Kosovën me qëllim që të vazhdojnë punën e tyre atje, nuk janë në gjendje të japin argumente pse misioni duhet të rrijë në Kosovë.

Edhe në mbledhjen e 10 qershorit të KS të OKB, shefi i UNMIK-ut gjysmën e fjalimit të tij e kishte me tezat e qeverisë serbe për gjoja pasigurinë në veriun e Kosovës, teza që ai i dëgjoi në takimet me udhëheqësit serbë në Beograd në prag të nisjes së tij për në Njujork.
Në fakt misioni i UNMIK-ut në Kosovë bazohet në rezolutën 1244 të KS të OKB, të miratuar në 10 qershor 1999, dhe e cila është tashmë një rezolutë e vdekur. Në radhë të parë duhet theksuar se rezoluta 1244 nuk i takon Serbisë, por në referencë ajo ka “RFJ”, e cila është një shtet, që ka vdekur.

Serbia nuk mund të pretendojë pronësinë mbi atë rezolutë, sepse ajo nuk e përmend në asnjë rresht Serbinë. Çdo ndryshim i rezolutës, qoftë i neneve apo i termave, është e drejtë ekskluzive e institucionit, që e ka hartuar, pra i KS të OKB. Kështu që rezoluta nuk i takon Serbisë.

Ka edhe një element tjetër tepër të rëndësishëm, që provon se rezoluta nuk i takon Serbisë. Rezoluta 1244 është e qershorit të vitit 1999, kur Serbia nuk ishte anëtare e OKB. Serbia është pranuar si shtet i ri anëtar i OKB në fund të vitit 2000. Në 15 dhjetor 2004 ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila ka rrëzuar pretendimin e Serbisë për padi ndaj ndërhyrjes së shteteve të NATO-s në 1999, me argumentin ligjor se

Serbia nuk ka asnjë të drejtë, sepse nuk ka qenë anëtare e OKB në atë kohë. Kjo përbën bazën ligjore të hedhjes poshtë të pretendimit të Serbisë për rezolutën e vitit 1999, në një kohë që ajo është bërë anëtare e OKB në vitin 2000. Nuk e kam pasur kurrë të qartë përse Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë përdorur asnjëherë këtë argument të favorshëm ligjor në parashtrimet e tyre diplomatike ndërkombëtare.

Nga ana tjetër nuk duhet harruar se rezoluta 1244 parashikon vazhdimin e procesit politik në Kosovë me konsultimin e popullit të saj. Edhe analfabeti më i madh diplomatik e din se populli i Kosovës do të kërkonte dhe do të votonte pavarësinë dhe lirinë e tij si shtet i pavarur. Shpallja demokratike e shtetit të pavarur në 17 shkurt 2008 mund të thuhet se e mbylli zyrtarisht misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Në kuadrin ligjor ndërkombëtar të statusit të UNMIK-ut dhe të rezolutës 1244 ka një ndryshim drastik në 22 korrik të vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pas shqyrtimit të kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, dha verdiktin se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe as me rezolutën 1244 të KS të OKB për Kosovën.

Kjo i vuri kapakun ligjor se nuk ka asnjë bazë ligjore pretendimi i Serbisë dhe i Rusisë se pavarësia e Kosovës ka shkelur rezolutën 1244 të KS të OKB. Tribunali më i lartë juridik i OKB ka marrë vendimin e pakthyeshëm që akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, dhe të gjithë anëtarët e OKB, që nga Serbia e deri tek Rusia, janë të detyruar ta pranojnë dhe t’i binden. Është gjë tjetër nëse në rrugë individuale duan apo nuk duan ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës, por nuk munden kurrsesi të mos njohin vendimin e tribunalit më të lartë juridik të OKB.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i korrikut 2010 për pavarësinë e Kosovës e nxori përfundimisht nga realiteti edhe rezolutën 1244, edhe misionin e UNMIK-ut. Në 22 shkurt të vitit 2012 diplomati i mirënjohur austriak, Albert Rohan, zëvendësdrejtues i bisedimeve ndërkombëtare të OKB për statusin e Kosovës, deklaronte: “Rezoluta 1244 është një dokument historik dhe përmendja e çdo rezolute të vjetër, që nuk ka më fuqi, është e anashkaluar, veçanërisht kur balancohet me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Nga ky realitet juridik, politik, diplomatik, etj. është i kuptueshëm se edhe misioni i UNMIK-ut në Kosovë rezulton jashtë nevojës, jashtë realitetit dhe jashtë kohës. SHBA në mënyrë zyrtare i kanë paraqitur OKB-së qëndrimin e tyre për rishikimin strategjik të mandatit të UNMIK-ut dhe dhënies fund të atij misioni në Kosovë. Në datën 9 tetor të vitit 2018 ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley, i dërgoi një letër zyrtare sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, ku i thekson: “Fatkeqësisht UNMIK ka mbetur i pandryshuar, megjithë deklarimet e përsëritura të shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB që UNMIK prej shumë kohësh e ka përfunduar mandatin e tij”.

Kurse përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në KS të OKB, David Clay, deklaron se “derisa Kosova duhet ta mbyllë të kaluarën, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe UNMIK”.
Përballë këtyre zhvillimeve del si detyrim i qeverisë së Shqipërisë që të afishojë qëndrimin e saj zyrtar në mbështetje të kërkesës së drejtë të qeverisë së Kosovës për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Asnjë qeveri shqiptare nuk është prononcuar për këtë çështje deri tani. Shqipëria është anëtare e OKB dhe ka mundësinë dhe të drejtën që ta ngrejë këtë si kërkesë të saj. Shqipëria duhet të kërkojë mbylljen e misionit të UNMIK-ut sepse:

së pari e ka kërkuar me të drejtë qeveria e Kosovës,

së dyti se e kanë kërkuar zyrtarisht SHBA,

së treti se UNMIK shërben si pretekst i ndërhyrjes së Serbisë në Veriun e Kosovës,

së katërti se UNMIK shërben si terren i ndërhyrjes dhe pranisë ruse në Kosovë për provokimin e tensioneve,

së pesti se Shqipëria paguan, ashtu si shtetet e tjera anëtare të OKB për misionin e UNMIK-ut, që është një mekanizëm i padobishëm dhe i atrofizuar.

SA DATA ÇLIRIMI KA KOSOVA? – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Më 12 qershor të këtij moti, mbushën 20 vjet nga dita e çlirimit të Kosovës. Megjithatë, vazhdon laramania e festimit të datave të çlirimit! Ato fillojnë nga data 9 deri 20 qershor! Pse ndodh kjo? Thjesht, “komandandantët” duan ta promovojnë vetën e tyre, edhe pse shumica absolute syrësh, ishin larg përballjeve me pushtuesin, larg komandimit të luftëtarëve, larg luftës.
     Realisht e faktikisht, Kosova është çliruar ditën që ka marshuar tanku i parë i NATO-s, nga Ilirida drejt Kosovës, pra, ka kaluar kufirin në Bllacë, pikërisht, më 12 qershor 1999. Andaj, Kosova ka vetëm këtë datë të çlirimit dhe kjo duhet festuar. Atëherë, kujt i duhen datimet festive të “çlirimit”:  9,10,11,13,14,15,16,17,18,19,20 qershor 1999?! Thjesht, falsifikatorëve të historisë më të re të Kosovës. Trimërinë që duhej demonstruar përgjatë luftës me armë, po e manifestojnë pas luftës, tani, me fjalë!
     Pse pushtetarët, të dominuar nga “komandantët”, nuk caktuan, zyrtarisht, datën e çlirimit, edhe pse kanë kaluar dy dekada? Përgjigja do të ishte kjo: “Komandantët”, në kërkim të një datimi luftarak të tyre, ato ditë qershori, nuk arritën ta lëndëzojnë me luftë dhe lanë datë të hapur, qëllimisht, për ta përvehtësuar luftën e pabërë, me fjalime bombastike.
     Rrjedhimisht, Kosova sot ka 11 festa të çlirimit, në disa komuna të saj! Dhe, poshtërsisht e kriminalisht, heshtet! Shpenzohet në kohë dhe mjete materiale, duke e falsifikuar edhe historinë. Ndërkohë, të gjithë e dinë kotësinë e këtyre organizimeve, sa të qëllimshme, aq edhe të panevojshme.
     Mendoj se është bërë boll, madje, tepëruar. 20 vjet shpërdorim, abuzim e falsifikim të datave, kinse, çliruese të Kosovës. Ka ardhur koha t`i jipet fund anomalive, shumësisë të datave çliruese. Data 12 qershor është datë faktike e çlirimit. Dhe, kjo duhet të zyrtarizohet, duke anashkaluar e amortizuar të gjitha datimet tjera, si festime fiktive.
     Qëllimet e errëta të “komandantëve” i dinë mirëfilli kryetarët e komunave, në përgjithësi, por, edhe ata të komunave fituese nga LDK-ja, në veçanti. Ata, të paktën, e dinë edhe datën e çlirimit të Kosovës, përkatësisht, edhe të komunave, ku kanë pushtetin lokal, 12 qershorin. Dhe, ata duhet të përgaditën për festën zyrtare të çlirimit, duke bërë njoftimin përkatës, për të gjithë qytetarët e komunës së tyre. Dhe, assesi të bëhen bisht të “komandantëve” matrapazë, që festojnë në datimet tjera dhe jo 12 qershorin.
       Anomalia e përzgjedhjes të festave
     Janë për çdo kritikë edhe përzgjedhja e disa datimeve festive të Kosovës dhe anashkalimin e disa datimeve meritore. Pse duhet të jetë datë festive -Dita e Evropës-, “9 Maji”, kur vet Evropa e ka ditë pune?!
     Kushtetutë kanë të gjitha shtetet e botës. Është një dokument zyrtar, por, që nuk përbën asgjë të veçantë. Atëherë, pse është ditë pushimi? Sepse, Shqipëria komuniste e ka pasur ditë pushimi “11 Janarin”, si ditë e Kushtetutës. Dhe, tani, majmunët pushtetarë enveristë, e kopjojnë. Është diç krejt tjetër -7 Shtatori 1990- , Kushtetuta e Kaçanikut, e shpallur nën terrorin e pushtuesit serbo-sllav. Dhe, nëse, vërtet, duhet festuar Dita e Kushtetutës, do të ishte -7 Shtatori- dhe jo ajo e shpalljes në sallën luksoze të Parlamentit, Kuvendit!
     Pse u “harrua” -Dita e Flamurit Kombëtar-, “28 Nëntori” 1912?! Shenjtëria e kësaj feste ka veçantinë supreme. Për Flamurin Kombëtar, atdhetarët shqiptarë të Kosovës, kanë bërë sakrifica ekstreme, deri në flijim. Andaj, duhej respektuar dhe shpërblyer atdhetarët e amëshuar dhe ata të mbijetuar. Kjo përdhosje e historisë, duhet korrigjuar.
     Dita e dëshmorëve, -5 Maji-, e caktuar ditë pushmi, në ditë-rënien, e familjarëve të Lagjës Jasharaj, pra, në Masakrën e Prekazit, është meritore. Aq më parë, kur kjo datë përkon edhe me ditën e dëshmorëve në Shqipëri, në datë-rënien e sekretarit të Rinisë Komuniste Shqiptare, Qemal Stafa.
 
       Tendenca tallëse e armiqësore ndaj Familjes Jashari
     Por, sorollatja, për tri ditë radhazi, në Kompleksin Memorial në Prekaz, të “komandantëve” balosha, është përdhosje, madje, deri në tepëri, të dëshmorëve dhe të viktimave të shumëta të familjeve të Jasharëve. Në Kosovë numërohen 400 masakra, njëra nga ato është edhe masakra në Lagjën e Jasharëve. Disa syrësh edhe më të mëdha në numrin e viktimave. Dhe, po t`u kushtohen nga tri ditë vizita, secilës masakër, llogarisni se në ç`përmasë do të arrinte pisllëku i pushtetarëve kriminelë, duke harxhuar shumë dhjetra-mijëra euro, për secilën syrësh. Ndërkohë, pushtetarët korruptivë e lapanjozë, rendin pranë kullës rrënojë të plakut fisnik Shaban Jashari, Hero i Kosovës!
     Realisht, edhe pse -5 Maji- është caktuar si -Dita e Dëshmorëve-, për të gjithë Kosovën, ajo po kufizohet vetëm në Prekaz. Pra, nuk respektohet as për së afërmi. Masakra sa e ngeshme, aq edhe e dhimbshme e Prekazit, është falsifikuar e tëra. Qendresa familjare e Shaban Jasharit, me djemtë Hamzën dhe Ademin, si dhe dajën e tyre Osman Gecin, i atribuohet “UÇK-së”, e cila, atë ditë, madje, edhe disa muaj më vonë, ishte inekzistente, e pa qenë!
     Ky falsifikim grotesk, vënë në dyshim edhe shumë ngjarje të tjera, të shpikura dhe të shpifura, nga “komandantët” falsifikatorë, hileqarë, haraçxhinj, uzurpatorë e grabitës të pasurive shtetërore e private, përdhnues, kidnapues, malltretues, torturues e deri edhe vrasës të shqiptarëve, sa të pambrojtur, aq edhe të pafajshëm.
    Ndarja e vëllezërve Jashari, e qëllimshme
     Ndarja e dhunshme, artificiale e vëllezërve Jashari, përkatësisht, e Hamzës nga Ademi, është një armiqësi kriminale karshi Familjes Jashari. Asnë plumb nuk e ka shkrepur Ademi më shumë se Hamza. Atëherë, pse të ndahet Hamza nga Ademi në vlerësime, kur janë të barasvlershëm?!
     Qëllimi ishte përfitues për “komandantët” e rrejshëm dhe kriminelë. Ata e bënë bashkëluftëtarë e komandantë të tyre Ademin, edhe pse në 5-6 vitet e para luftës dhe gjatë luftës, nuk ishin parë asnjëherë! Duke e ndarë Hamzën nga Ademi, mendja kriminale e “komandantëve”, llogarisnin se është më lehtë t`ia kundërvinin Presidentit Rugova, duke synuar tejkalimin e Tij, edhe pse Ai ishte President, me zgjedhje plebishitare, kurse Ademi ushtar.
     Ademin e quanin komandant, bilëz, edhe kryekomandant, edhe pse ai nuk komandonte as batalion dhe as brigadë, pasi as që ekzistonin organizime të tilla. Ai drejtonte një çetë prej 15 vetësh dhe se bashku me Hamzën ishin kryeçetanikë. Dhe, kjo për kohën, kur ata e krijuan çetën, ishte e mjaftueshme, e guximshme dhe madhore. Andaj, heronjtë nuk kanë nevojë për artifice të stisura, për nevoja të gjallëve, sa hileqarë, aq edhe falsifikatorë e kriminelë.
     Me ngritjen e shtatoreve, me emërtimet e institucioneve dhe objekteve, vend e pavend, synohet ta bëjnë leckë Adem Jasharin, ashtu siç e bënë Adem Demaçin, në gjallje të tij. Në Skënderaj duhej ngritur shtatorja e përbashkët e Shaban Jasharit, me djemtë Hamzën dhe Ademin. I njëjti gabim po bëhet në lokacionin e ndarë në Prishtinë, për sheshin dhe shtatoren e Ademit, pa Hamzën!
    Zgjidhja më e mirë dhe logjike do të ishte ngritja e një shtatoreje të përbashkët për Sali Çekaj, Hamëz e Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin, si organizatorë të çetave luftarake, përkatësisht, në Dukagjin, Drenicë e Llap. Ndërsa shtatorja e vetmuar e Zahir Pajazitit, duhet bartur nga Prishtina në Podujevë, për të krijuar barazpeshën vlerësuese, siç është Sali Çekaj në Deçan, ajo e Ademit në Skënderaj, të cilës duhet t`i bashkohet edhe babai dhe vëllai, bashkëluftëtarë të tij.
     Ishte një tallje e vrazhdët emërtimi i Aeroportit të Prishinës, me emrin e Ademit, kur dihet se aeroportetët e botës, mbajnë emrat e burrështetasëve, që kanë kaluar një pjesë të jetës në fluturake, në cilësinë e Presidentit, Kryeministrit.
      Pallatin e Kulturës në Istog, “komandantët” e dhunshëm e emëruan me emrin e Ademit, edhe pse ai nuk ka pasur asnjë lidhje me kulturën. Ndërkohë që bashkëluftëtarët e mbijetuar të heroit Nazmi Muzlijaj, dëshironin ta pagëzonin me emrin e tij, meqë Nazmiu kishte qenë edhe sekretar i Rinisë Demokratike istogase, një artist i skenës, qysh si student. “Xhevahire” të tilla, në damkosjen e figures të Adem Jasharit, nuk janë të vetme.
     Pa medyshje, shtylla bazë e Familjes Jashari, edhe në gjallje të vëllezëve, tashmë Heronj të Kosovës, ka qenë e mbetet vëllai i madh i tyre, Rifat Jashari. Ai ka pjekurinë dhe maturinë e nevojshme, për të shmangur, sfiduar e sikterisur, përzënë “komandantët” e vetëshpallur, duke stopuar e zhbërë vendimet e tyre, tallëse e çoroditëse, në trajtimin e rrëmujshëm të Familjes së tij.
     “Komandantët” bulevardesk në Evropë dhe Tiranë, shfrytëzuan moshën rinore të djemëve të Jasharajve. Ata abuzuan me praninë e tyre, në tubimet përçarëse e sabotuese të luftës, duke mbledhur edhe para të majme, në emër të luftës dhe të Familjes Jashari, të cilat kurrë nuk u lëndëzuan, nuk arritën për destinimin e proklamuar, me aq pompë e bujë.
      Me keqardhje, djathtizmin e gjyshit Shaban, të lënë si amanet-porosi, nipat e konvertuan në majtizmin stalinist të LPK-së. Edhe sot janë të rrethuar nga kriminelë, nën akuza të rënda, armiq të thekur të Kosovës, hafije të Serbisë, LDK-së dhe të Presidentit Rugova, të cilët, e luftuan, jo vetëm në gjallje, por, edhe në ditën e amëshimit hyjnor të Tij.

Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit shqiptar, për të cilin respekti dhe admirimi do të mbesin sa të jetë jeta mbi k’të dhe – Nga Jahja LLUKA

Në kohën kur në vend të bukës dhe ujit, shqiptarët rrjedhnin gjak dhe lotë, kur çdo zemër fëmije, çdo dorë plaku dhe çdo nanë e vrarë pothuajse nuk kishin asnjë shpresë, sepse çdo ditë ngjante me fundin e një kombi dhe nata e pashpirt, vinte e mbështjellur me vello horrorri duke gëlltitur kështu shpirtra të pafajshëm nga dora vrastare e armikut djallëzor.

Me gjithë luftën dhe rezistencën e popullit të Kosovës, dora vrastare e armikut djallëzor kishte një qëllim të vetëm që përmbledhte të gjitha idetë shekullore kundër shqiptarëve duke i gdhendur në një “zhdukjen përfundimtare të popullit shqiptar nga faqja e dheut”.

Në ato kohë pa zgjidhje rrota e fatit sikur u rrotullua dhe një njeri që me urtësinë dhe guximin, duke besuar në Lirinë e popullit shqiptar i tha “stop” gjenocidit serbo -sllav. Ishte Presidenti Amerikan Bill Clinton, emri dhe vepra e të cilit do të gdhendet me shkronja të arta në historinë e kombit shqiptar dhe në zemrën e çdo shqiptari anë e mbanë botës.

Para 20 viteve Clinton, ktheu shpresën dhe andrrën në miliona zemra shqiptare.

Vendimi i Presidentit Clinton për bombardimin e Serbisë dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë shënon data biblike për ne, ashtu siç pasoi dhe kthimi biblik i miliona shqiptarëve refugjatë në tokën e tyre më të lashtë se vetë lashtësia, në Dardaninë e shenjtë.

Vizita e Bill Clinton në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, është nder për neve si komb dhe si shtet i ri me kahje perëndimore.

Respekti dhe admirimi për personalitetin e tij të shquar dhe veprën e tij të madhe me karakter hyjnor u pa edhe sot në sheshet e Prishtinës.

Ne sakrifikuam shekuj për lirinë që të frymojmë lirshëm dhe me dinjitet në tokën tonë.

Bill Clinton mbetet shpëtimtari i kombit tonë sa të jetë jeta mbi këtë dhe.

Shqiptarët kurrë nuk do ta harrojnë veprën e tij me përmasa hyjnore.

Rama duhet të ikë! Nga David L. Phillips

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërcënoi me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Meta është i justifikuar në shqetësimin se votimet në klimën aktuale të paqëndrueshme mund të shkaktojnë dhunë dhe të cënojë kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, Meta ka ushtruar autoritetin e tij ligjor i sanksionuar në artikullin 92 të Kushtetutës, që i jep fuqinë Presidentit të ushtrojë autoritetin e tij për të përcaktuar datën e zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Më tepër se politika e lojës me zjarrin, Shqipëria ka nevojë për dialog dhe një plan tranzicioni për fuqizuar demokracinë.

Por çfarë e motivon Edi Ramën?

Sulmet e Ramës ndaj Metës, shumë pak kanë të bëjmë me procesin zgjedhor. Sjellja e tij konfrontuese është një sjellje e turpshme për të konsoliduar pushtetin duke margjinalizuar kundështarët të cilët kërkojnë një qeverisje të mirë dhe llogaridhënie për korrupsionin.

Qindra e mijëra shqiptarë janë në protesta prej disa javësh. Ata besojnë se Rama ka vjedhur zgjedhjet e Qershorit 2017, dhe për këtë ata kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protestuestit gjithashtu kërkojnë llogari për korruspsionin. Zëri i Amerikës sëfundmi ka publikuar përpjekjet e Ramës për të manipuluar punësimet në sistemin e burgjeve. Përgjimet treguan sesi ish drejtori i burgjeve hynte në marrëveshje të fshehta për punësimet me deputetë të Partisë Socialiste të Ramës.

Nëse Uashingtoni mbështet Reformën në Drejtësi, atëhere duhet të ketë një distancim nga politikanë si Rama i cili vepron më shumë si një gangster sesa një shtetar. Rama është shëndrruar në një turp kombëtar.

ËSHTË KOHA PËR TË QË TË LARGOHET.

Largimi i Ramës nga politika duhet të jetë si pjesë planit të mëposhtëm për të stabilizuar Shqipërinë.

1. Rama duhet menjëherë të japër dorëheqjen si kryeministër. Në këtë mënyrë ai do të përfitonte imuntitet nga prokuroria e krimeve për të mos u hetuar në këmbim të një premtimi se ai do të heqë dorë nga politika tani e në vazhdim.

2. Një qeveri shumë-partiake teknokratike do të zgjidhej që të kujdesej për çështjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Individë me integritet do të ngarkoheshin me përgjegjësinë për të siguruar llogaridhënien dhe drejtimin e vendit

3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të riformatohej me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Zyra e OKB-s për Asistencën Zgjedhore dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.

4. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rinovuar do të duhej të zhvillonte zgjedhjet lokale dhe ato kombëtare në 30 Qershor 2020. Vëzhguesit vendore dhe ata ndërkombëtarë do të duhej të angazhoheshin në për të garantuar se zgjedhjet do të ishin të lira dhe të ndershme.

Ky plan mund të funksionojë vetëm me suportin e Shteteve të Bashkuara. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane Matthew A. Palmer thotë se SHBA është e angazhuar “për të përdorur të gjitha mekanizmat që ne kemi për të mbështetur luftën ndaj krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë”. Tingëllon bukur, por vetëm të flashës nuk vlen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjithmonë kanë mbështetur demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, është në krahun e gabuar të debatit të brendshëm. Departamenti i Shtetit fajëson opozitën sepse ushtron lirinë e vetë parlamentare dhe lirinë e vet për tu shprehur. Por do të ishte më mirë, që zyrtarët amerikanë të cilësonin Ramën si përgjegjës që urdhëron forcat e sigurisë tw përdorin e gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës në protestat paqësore pro-demkratike ndaj demontruesve siç u pa në protestën e fundit.

Pse SHBA e mbështet Ramën kur duket qartazi se ai është pjesë e problemit? Sjellja e Ramës i vesh turp shqiptarëve të ndershëm. E folura e tij harbute e zhbën atë si xhentëllmen, dhe nuk e shfaq aspak një drejtues shteti.

Në mënrë të pakujdesshme Edi Rama e ka denigruar Zërin e Amerikës kur tha se raportimet e tyre ishin pjesë e “kazanit”. Rama mbështet ligjin që rrit presionin mbi lirinë e medias, i cili u dënua edhe nga Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias si nga Organizata Reporterët pa Kufij. Ligji i mbështetur nga Partia Socialiste për median është një Kalë Troje për çensurën, që dhunon kushtetutën dhe kërcënon lirinë e shprehjes.

Institucionet e Shqipërisë janë në rrëmujë. Aty nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale për më shumë se një vit. Problemet me sundimin e ligjit janë rënduar akoma edhe më shumë për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë.

BILD, media prestigjoze gjermane, sëfundmi publikoi një dokument investigativ që tregonte sesi mafia manipulonte zgjedhjet në Shqipëri. Të ardhurat nga trafiku i narkotikëve përfilet gjërësisht se shkon në mbështetje të Partisë Socialiste.

Largimi i Ramës do të shërbente në rritjen dhe përmirësimin e demokracisë, do të krijonte hapësirën për një drejtim të ri në Partinë Socialiste dhe në partitë e tjera që mund të krijohen. Unë nuk kam asgjë personale kundër Edi Ramës. Thjeshtë kam punuar për çështjet e Shqipërisë për 30 vjet dhe unë e dua Shqipërinë. Rama është një dinosaur që i ka mbijetuar dobishmërisë së tij.

Rama duhet të shkojë në ekzil. Pasi të largohet nga Shqipëria, Rama mund të shkojë në Antalia dhe atje të kalojë pleqërinë sëbashku me mikun dhe aleatin e tij autokratik, Tayyip Erdogan.

——————————————

Zoti Phillips është Drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të drejtave në Institutin e Universitetit të Columbias për Studimet e të Drejtave të Njeriut. Ai ka shërbyer më herët si këshilltar dhe ekspert i punëve të jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama. Ai ëshë autor i ‘Kosova e Çliruar: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA-së (Harvard Kennedy School)

Lufta e Ftohtë Politike ka prekur fundin: Koha për t’u ndalur! – Nga ROMEO GURAKUQI

Shqipëria është Republikë Parlamentare me spikatje të Parlamentit dhe jo një Republikë Parlamentare e sunduar individualisht nga Kryeministri. Sistemi zgjedhor proporcional krahinor imponon spikatjen dhe supremacinë parlamentare dhe përcakton se vendimmarrja politike realizohet ne sallën parlamentare dhe jo në zyrën e Kryeministrit, aq më pak në selinë PSSH.

Prej shtatorit të vitit 2017, Kryeministri i vendit, i cili nuk zhvillon rregullisht mbledhje të protokolluara të kabinetit, kusht ky i domosdoshëm për legalitetin e veprimtarisë ekzekutive, i ka imponuar Parlamentit si institucion suprem dhe sovran, një axhendë pjesore personale të tij, një dhunë të përditshme ndaj fjalës së deputetëve të opozitës demokratike, gjë që ka çuar në largimin permanent të saj nga institucioni përfaqësues dhe hapjen e rrugës për rivendosje të sovranitetit përmes zgjedhjeve të reja.

Por Kryeministri imponues nuk e ka lexuar kështu krizën parlamentare të mandateve. Ai ka operuar me shpejtësi, duke shkelur afatet e detyrueshme kohore, procedurat e përcaktuara nga rregulloret parlamentare dhe precedentët e regjistruar në Këshillin e Mandateve, përcaktimet e detyruara nga Kodi Zgjedhor i RSH, duke kryer kështu grushtin e parë të shtetit: Transformimin e sovranitetit legjitim parlamentar të numrave të popullit opozitar, në të mirë të shumicës parlamentare socialiste.

Aktualisht, Parlamenti i Shqipërisë ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm, që mandatin e kanë marrë normalisht, në kushtet kur funksionimi i institucionit ishte me numrin e plotë prej 140 deputetësh. Përpjekjet e Kryeministrit të vendit për të mbushur vakuumin në institucionin përfaqësues me deputetë të rinj të paautorizuar politikisht nga forca e mandatuar, në konditat e tërheqjes së deputetëve të dy partive kryesore opozitare dhe nulifikimit të listave të tyre zgjedhore, konsiderohen veprime antikushtetuese.

Në kushtet kur shumica parlamentare nuk u ndal të reflektonte mbi binarët e legjitimitetit për zgjidhjen e krizës me negociatë të çliruar nga shkaktarët e saj, por operoi me vendosmëri për rimodelimin e hapësirës institucionale, sipas përzgjedhjes së saj militante; në rrethanat kur opozita refuzoi vendosmërisht fasadën parlamentare dhe elektorale të PSSH dhe vendi po shkonte pa u ndalur drejt përplasjes civile, institucioni garantues i unitetit të kombit, Presidenti i Republikës, ka nxjerrë dekretin për ndaljen e procesit vendor elektoral, dekret i cili indirekt krijon hapësirën kohore për reflektim të palëve në konfliktin politik.

Mirëpo, Kryeministri i pamëshirshëm i njerëzve të varfër të vendit të tij, duke mos besuar në Zot dhe në Atdhe, duke përçmuar publikun, duke dashuruar vetëm vetveten, pushtetin e tij dhe manekinëve politikë rreth e qark, i patundur në arritjen e objektivave fitimprurëse të programuara jashtë zyrës kryeministrore, ka vendosur sot të ndjekë referimin ligjor në institucione jokompetente të drejtësisë dhe në institucionin e cunguar të KQZ-së.

Në fakt, i vetmi institucion kompetent që ka target për të gjykuar mbi legjitimitetin e Parlamentit të pasdatës 25 shkurt 2019 mbi dekretet e Presidentit, mbi veprimet dhe mosveprimet e Kryeministrit, është Gjykata Kushtetuese, e cila është jashtë funksionit, për shkak të një “gabimi” metodik të zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe mungesës së përgjigjeve ndaj kërkesave sistematike të deputetëve të PD-së, për plotësimin me përparësi të vendeve vakante në këtë gjykatë, nga ana e shumicës socialiste.

Kemi prekur fundin e Luftës së Ftohtë Politike dhe këtu duhet të ndalemi, para se të jetë vonë.

Ekziston mundësia e një zgjidhjeje politike të paanshme për të rivendosur legjitimitetin e institucioneve kushtetuese. Dhe pengesa e vetme në këtë drejtim është dorëheqja e një njeriu të vetëm: Kryeministrit të vendosur për hakmarrje. Dorëheqja e tij mban peng vendin, të ardhmen europiane, paqen sociale, zgjedhjet krahinore, reformat kushtetuese.

Zgjidhja e konflikualitetit politik mund të arrihet duke vendosur në plan të parë arsyen kushtetuese dhe paanësinë si bazë vlerësimi të rrethanave, në të mirë të interesave publike. Dorëheqja për të hapur rrugën e zgjidhjes reformative dhe të paanshme të krizës, nuk është baras me pushtet në tavolinë, por është paqe sociale dhe politike, që shqiptarët e vuajtur e meritojnë për t’u çliruar nga kthetrat e mafies pengmarrëse.

“Republika” e Ibrahim Rugovës ose LDK-s dhe ‘Republika’ e Hashim Thaçit dhe UÇK-s, apo cila është e treta dhe e vërteta….?! – Nga AGRON SHABANI

Siç dihet, ish ‘patriarku’ i LDK-s dhe “presidenti historik” i “republikës” imagjinare ose fiktive të Kosovës, Ibrahim Rugova: Në kuader të “shtetit paralel” të LDK-s me SPS-in dhe regjimin kriminel dhe gjakatar të Millosheviçit, jetoi si Mogul, Perandor ose Faraon. Me të hollat e mërgimtarëve shqiptar në Perëndim, ngriti pallat ose rezidencë shumëkatëshe në qëndër të Prishtinës, krijoi fondë të ndryshme qeveritare ose partiake ( si fondi i 3 %, fondi i LDK-s, fondi i Aachenit etj.), e shetiti si të thuash tërë botën dhe vet foli, vet shkroi dhe vet vulosi (vendosi) pa e pyetur askënd. Edhe pse formalisht ose sipërfaqësisht fliste, takohej dhe konsultohej më të gjithë. Sidomos me “apostujt e parë” të “bërjes së shtetit” me tespih, urata, sehire ose hajmelia të ndryshme “gandiste” ose “pacifiste” ku Dr. Rugova në “stlin” ose manirin e “Shën Gjon Pagëzuesit” së bashku me “apostujt e parë” të LDK-s, atëbotë e kishin “shpallur në qiell” shtetin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke pritur, besuar dhe shpresuar se një ditë do zbrisnin ose pikonin nga qielli në tokë ku kishin dimëruar ose “banuar” për aq shumë kohë!
Dorën në zemër, z. Rugova dhe LDK-s, asokohe e kishin pas vetës një armatë të madhe të popullit ose elektoratit kosovarë. Kryesisht nga shtresat e pazhvilluara ose prapambetura rurale ose fshatareske (katundare) të cilët, Ibrahim Rugovës dhe “filozofisë” së tij paranormale, parashtetrore ose parapolitike, i thurnin himne, diturame të ndryshme, mite, epose, legjenda, antologji dhe enciklopedi.
Në këtë prizëm, të qortoje ose kritikoje hapur asokohe “platfirmën” ose “formulën” rugoviane, të ngjante në “punë” Sizifi ose Herkulesi. Për të mos thënë në karrem ose gogol të madh. Të shpallnin armikë dhe tradhëtarë të kombit ata të servisit agjitues ose propagandistik të Ibrahim Rugovës dhe LDK-s. Po, po!
Bile, edhe të pushkatonin shpirtërisht, familjarisht, profesionalisht dhe në çdo formë tjetër nè “stilin”e njohur infantil dhe patologjik të “delengjinjëve të vegjël bolshevikë”, si dhe të mjeshtërve ose instruktorëve të njohur të kaosit dhe errësirës. Ata të “QIK-ut”, “DIA-s” ose LDK-s pra!. Sepse, ashtu ishin të “mësuar” ose “edukuar” llaskucët ose patriotoviçet e ndryshëm të gazetarisë, politiktikës ose diplomacisë së Rugovës dhe LDK-s të cilët së bashku me ata të SPS-it, UDB-s dhe Millosheviçit, e bënin ligjin dhe policin.
Se këndejmi, asokohe mendimi i logjikshëm dhe racional sikur ishte “bërë shoshë” prej fobive, paranojave, paragjykimeve, shpifjeve, trillimeve, totemëve, fetishëve, dogmave, bestytnive, urrejtjeve dhe xhelozive të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht, violente, infantile dhe patologjike të “ekipit të elefantëve” (lëxo: ekipit të kijeve të tredhur) të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë rugoviane- ndaj kundërshtarëve të tyre. E thënë ose formuluar ndryshe, kjo do thotë se idetë ose teoritè e njojura shkencore ose metodoligjike për shtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, famën, karierën, paratë, edukatën, kulturën, moralin dhe lirinë (çlirimin)-thjeshtë nuk i qëndronin logjikës dhe as arsyes njerëzore. Jo. Sepse, njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., ndjehèshin të lumtur dhe tepër krenarë nëse asokohe (e sot) udhëhiqeshin ose udhërrefehën nga instinktet, emocionet ose pasionet e ndryshme iracionale dhe negative. Përkatësisht, nga instiktet e “kafshève ose bishave tè larta politike”! Duke u hedhur kështu në gabime dhe vendime të vazhdueshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë.
Në këtë vorbullë, z. Rugova dhe LDK-s, asokohe përmes “ciceronëve” ose agjentëve të tyre informativë, shpifinin, manipulonin dhe zhvillonin luftëra të egra psikologjike, speciale ose propagandistike kundër Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Rexhep Qosjes, Agim Malës dhe kundërshtarëve tjerë politikë në revistën “Fjala”, gazetën “Bujku” (“Rilindja”) në Prishtinë dhe Zürich, në “Zërin” e Blerim Shalës dhe Bardh Hazaht dhe gjithandej.
Ndërkaq, mu në vlugun e luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s në Kosovë, Ibrahim Rugova dhe LDK-s, atëbotë kishin shpallur “zgjedhje të lira parlamentare dhe presidenciale” në flakët e luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s.
Në anën tjetër ndërkaq, në Kosovë dhe diasporë, i kishin moblizuar dhe dërguar agjentët ose emisarët e tyre speciale për të zhvilluar agjitacion ose propagandë të poshtër kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit etj. , apo si i quanin asokohe Ibrahim Rugova, Halit Muharremi dhe “qeveritarët tjerë” të LDK-s, “krahu udbistë dhe anarkisto-stalinistë i luftës”!
Ndonëse, në emër të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës: Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Halit Muharremi dhe shumë të tjerë, ishin bërë edhe lider politik, edhe milioner ose multimilioner. Mbase, përmes fondit të 3 %, fondit të luftës etj. Nejse!
Mos të flasim këtu mbi “Draftin e Christopher Hillit” dhe LDK-s menjëherë pas përfundimit të luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-s: Sipas të të cilit, çlirimtarët dhe patriotët shqiptarë, duhet ndjekur, akuzuar dhe dënuar më të njëjtat ligje, nene, paragrafe ose aline, me çetnikët, sadistët dhe kriminelët serbë! Sepse, ashtu kishin kërkuar asokohe Ibrahim Rugova dhe “komisioni gjyqësorë dhe parlamentar” i LDK-s në bashkëpunim me autoritetët serbiane. Duke i barazuar viktimat shqiptare me xhelatët serb!!!
Kjo është “vlera globale ose universale e njerëzve krijues ose inovatorë” si Dr. Ibrahim Rugova etj. .
Ndonëse, roli dhe misionim kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura politologjike ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ kriujese, intelektuale, profesionale ose politike tè personit ose individit që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shtetrore, nacionale, institucionale dhe konstitucionale në kutimin e jetës institucionale ose politike si art, artit politik ose diplomatik si jetë dhe jetës politike si filozofi.

Pak psikologji politike:

Për me tepër ndëkaq, nëqoftëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithasht, të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj..Domethënë, “komplekset evolutive” të Edipit (lèxo: komplekset e botuesve, editorève, gazetarève, redaktorève, moderatorève, politikanève ose diplomatève prorugovian)- mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar, valorizuar ose glorifikuar, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. Ndërkaq, nëse nuk e humbasin besimin e tyre tek “lideri i idealizuar” ose “lideri suprem”, turmat, shtresat, kastat, masat ose kategoritë e ndryshme shoqërore ose qytetare, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen.
Ndrysge nga kjo, shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë. Sepse, hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm kokëfortë ose tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcendente (transhendte), mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura intelektuale, kulturore, informative, profesionale, politike, diplomatike etj.
Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë ose shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë së personit ose individit i cili në fund të fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një qenieje sociale dhe politike i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshèt nè kope.
Ndaj, problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij.
Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët. Atëhere personi ose individi hasin në psikozë ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit.
Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie iracionale dge hegative, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët. Kjo për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik. Dhe, kjo normalisht, i largon edhe më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare. Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij “Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull “Ikje nga liria” (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. Sidomos aty dhe atëherë kur vëllau-vëllaut, bashkombasi-bashkombasit ose lideri “demokrat” dhe “pacifist” (Rugova etj.)-ia zë “pritat”, e shet, shantazhon, akuzon, paragjykon, penalizon, kriminalizon ose e linçon publikisht, ligjërisht dhe në çdo formë tjetër (Hashim Thaçin etj.) -tek pala e tretë kundërshtare ose armike!
E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë dhe politikë, por- jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si deri me sot.

Shqiptarë, bëni diçka me vetë shkakun e problemit! – Nga Aurel Dasareti*

 

Kur një aventurist çmendarak rrëzohet nga maja e një shkëmbi shumë të lartë, dhe rënies poshtë për në greminë, para se me u përplas me gropën e thellë me anë të thepisura e pyesin “Qysh i ke hallet”, ai përgjigjet: “Deri tani mirë jam, shyqyr”.

***

Për të luftuar krimin, një qeveri mund të miraton ligje, të instalon pajisjet e mbikëqyrjes dhe të përgatit forcat policore. Por, edhe pse këto masa janë deri në një shkallë të efektshme, ato nuk adresojnë shkakun e vërtetë të problemeve – nëse pikërisht vetë miratuesit e ligjeve janë qeveri hajdutësh.

A mendoni se ne shqiptarët mund t’i zgjidhim ato shumë probleme që marrin nga ne mundësitë të përjetojmë mirëqenien, paqen dhe sigurinë dhe që kërcënojnë të ardhmen tonë? Në mënyrë që një zgjidhje të jetë efektive, ajo duhet të kuptojë rrënjën e problemeve, jo vetëm të simptomave.

Për ta ilustruar: Një mik i fëmijërisë sime u sëmur  dhe vdiq më vonë. Pse vdiq ai? “Kur u shfaqën simptomat e para, askush nuk po përpiqej të gjejë shkakun themelor,” – shkroi doktori që e trajtoi atë në spital pak para se të vdiste. Duket se ata mjek që e trajtuan atë në fillim, vetëm i dhanë ilaç për të frenuar simptomat.

***

“Rama Cullak” është një portret i dashur për shqiptarët tru-shpërlarë, dhe ata ndiejnë trishtim kur një vepër arti merret prej tyre.

Prej kohësh kemi dëgjuar krakëllimat e zymta të Korb Ramë-zezës: “Nuk keni parë gjë akoma.” Dhe, vërtetë me këtë krakëllimë, ky korb që provokon shqiponjën, nuk na paska gënjyer. Tani më, kur gjithë bota shkruan se Shqipërinë e mban peng mafia e korruptuar”, duhet ta përgëzojmë për sinqeritetin kryeministrin e rrejshëm dhe të papërgjegjshëm. Pisllëku i tij kapërcen çdo fantazi, por ama nuk tërhiqet edhe pas shtyrjes (ligjore) së zgjedhjeve së 30 Qershorit. Kjo krijesë e çmendur dhe e rrezikshme për gjithë shqiptarinë (që bashkarish me Hashimin dhe Baton Stanishiqin synon të shes edhe Kosovën), ka vendosur që me çdo kusht ta çoj vendin në një konflikt civil, nëse shqiptarët nuk e ndalojnë me të gjitha mjetet në dispozitë.

Një shtet nuk i përket “politikanëve” apo përfaqësuesve të tjerë të “elitës” – siç mendojnë kalbësirat shqipfolëse. I përket popullit.

***

Psikopatit i pëlqen të jetë në pozita të pushtetit dhe në pozita udhëheqëse, ata duan të kenë ndikim mbi të tjerët. Ata shpesh ngjiten në pozita, pastaj ngacmojnë të tjerët, i shtypin dhe terrorizojnë, e ushqejnë vetë-imazhin e keq që ata vetë kanë kur marrin të tjerët nën pushtetin e tyre.

***

Djemtë me përvojë lufte kanë zbuluar se gjërat kanë pasoja: në një luftë duhet të përleshesh, në një luftë armiku do të krijojë unitet, në një luftë është “ne” kundër “atyre”.

Unë e di se i ligu nuk i bën keq të ligut, megjithatë jam kureshtar t`i pyes “zogjtë e korbit”: A e dinë se në fund do të mbeten pa ndihmë dhe pa përkrahjen e “babait”? Dhe, a janë të vetëdijshëm se para së gjithash ata vetë do ta pësojnë për fatkeqësinë që ia kurdisin Shqipërisë? A nuk është më e logjikshme ta braktisin menjëherë shefin e tyre që e ka vendin prapa grilave?

***

Mënyra se si njerëzit veprojnë zakonisht është rezultat i trashëgimisë gjenetike, edukatës familjare, ambientit, qëndrimeve, mendimeve dhe dëshirave.

Si udhëheqës i një plani mafioz të sofistikuar të mashtrimit, krye-mafiozi Rama përdor identitetin e tij të rremë si kryeministër (i paligjshëm), parlamentit të paligjshëm dhe qeverisë së paligjshme, për të shitur shpresat e rreme. Ai u shiti viktimave shpresat e tyre për familjet, karrierën dhe të ardhmen në atdheun e vet.

Banditët mund t`i shkatërrojmë vetëm nëse më përpara e kapim udhëheqësin e tyre.

***

Regjimi i Ramës është i tmerruar nga opozita e bashkuar dhe bashkëkombësit e vetëdijshëm që e duan Shqipërinë. Ai regjim i korruptuar deri në palcë, përpiqet të shfaqet si demokratik, dhe të japë përshtypjen se Shqipëria përfundimisht dëshiron të garantojë të drejtat politike dhe liritë qytetare, ndërsa në të njëjtën kohë goditë (mbyll) çdo kundërshtim që mund të mobilizojë mbështetje të mjaftueshme për të ndryshuar regjimin.

Ministria e Brendshme është një autoritet qendror në këtë represion. Me gazin helmues që e hedhë pa nevojë dhe me shumicë, nuk terrorizon vetëm protestuesit paqësor por edhe të gjithë banorët e pafajshëm të lagjeve të Tiranës ku zhvillohen demonstratat ligjore; helmi masiv depërton brenda banesave ku gjenden gra, fëmijë, pleq, të sëmurë.

Përveç Ministrisë së Brendshme, edhe mediat e regjimit: televizionet, gazetat dhe revistat janë një autoritet qendror në këtë shtypje të qytetarëve.

Regjimi gjithmonë përpiqet të krijojë frikë midis shqiptarëve. Frika shprehet me fjalë të importuara siç janë: “Lëvizni në heshtje përgjatë murit të shtëpisë (ku askush nuk ju vë re)”, “Kujdesuni për punët tuaja dhe bëni lek”, dhe “Njeriu i frikësuar bën sukses”.

Kontrolli i pa kompromis gjithëpërfshirës  i regjimit mafioz përfshin gjithashtu Sindikatat dhe Organet Legjislative. Së bashku, kjo është ajo që unë e quaj “Armët e shtypjes masive”.

Përmbysja e regjimit aktual, çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, vota e lire dhe e ndershme është dëshira e popullit që demonstron.

***

Trupi e ndjen torturën fizike, por poshtërimi lë shenja në dinjitet dhe ato mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar. Ajo bandë kriminelësh që kanë kapur shtetin, përdorin ofendime për t’i shtypur njerëzit poshtë dhe për t’i bërë ata të ndihen të pavlerë.

Shqiptar, mos kërko shpëtimin në ikje jashtë vendit tënd, sepse në tokën e huaj nuk do ta gjesh kurrë gëzimin por vetëm pikëllimin. Lufto për të gjetur mirëqenien në tokën që të lindi. Zgjohu nga indiferenca!

Nëse fle me kokën tënde në furrë dhe këmbët në frigorifer, temperatura mesatare mund të jetë e mirë, por nuk është e rehatshme!

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

BISEDIMET E KSHILLIT KOMBTAR – LEGJISLATURA E PARË – Nga MUSTAFA KRUJA

 

Mbledhja e XXIX E ejte, më 29 qershuer: ora 4 mbas dreke

 

  1. M. Kruja: Z. Ali Këlcyra, duke lavdue Z. Mehmed Konicën bâni nji aluzion, tue thânë se ai vepron atdhetarisht e të tjerët s’kan shërbŷe dhe veprue në Konferencën e Paqit. Ksaj pike i kundërshtoj, tue qênë se edhe unë kam tokue në këtë dërgatë e nuk due me hŷ thellë, se veprat e secilit do t’i shkoqisin historija, por refuzoj atë fjalë në qoftë se e ka thânë me qëllim se ai vetun ka diftue patriotizëm e jo të tjerët. Tue u bashkue me Z. Ahmet Zogun, duhet nji komisjon prej Parlamentit i cili të shqyrtojë veprat e kabinetevet të kalueme.

 

  1. M. Kruja: Nuk pranoj kurrnjí aluzion se un me gjithë shokët e mi nuk kemi punue si e lyp shpirti kombtar e politika kombtare. Sa për veprimin e Z. Mehmed Konicës e lâ si e mbylli fjalën Z. Kryeministri me nji kapak të florinit. Z. M. P. të Mbrêndshme tue u përgjegjun mbi çâshtjen e pakicave fetare, për të cilën bahet fjalë me ligjën e zgjedhjeve, tha se shumë para nesh âsht Konferenca e paqës qi e ka mendue punën e pakicavet tue ua sigurue të drejtat në paktin e Lidhjes së Kombevet. Z. Ministri gabon se pakti i Lidhjes së Kombeve flet për të drejtat e pakicavet etnike e jo fetare. Veçse kur ato pakica etnike tokon qi kanë edhe fèn të ndryshme prej shumicet nën të cilën gjinden, atëherë atyne u sigurohen bashkë me të drejtat kombtare, edhe të drejtat fetare. Pakicat fetare të Shqipnís janë thjesht Shqiptare e s’kan të bajnë m’asnji mënyrë me paktin e Lidhjes së Kombevet. Z. Kryeministri foli mbi çâshtjen e marrëveshtjeve shqiptaro-italjane dhe shqiptaro-jugosllave. Përmbi të parat tha qi nuk janë pse e beson se këto do të zhvillohen për interesë të dy kombeve. Këto kanë mâ se nji mot qi po vazhdojnë dhe duhet qi të kishin marrun fund, se ky pilaf po pin ujë shum. Mbasi rrëfen arsyet për heshtje nuk e shtërngoj për shpjegime. Sa për marrëveshtje me Beligrad, mund t’na thotë se pse ata janë prè : të na shpengosë se nga cila anë doli kërkesa, dhe cilat janë shkaqet qi shtynë Qeverìn t’onë t’hŷjë në marrëveshtje, dhe ç’janë rezultatet.

 

Marrë nga vëllimi : Mustafa Kruja  “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”