VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tmerr në avionin drejt SHBA-së, flet shqiptari: Pasagjerët u gjakosën, unë u luta “O Zot, më ndihmo”

By | March 10, 2019

Komentet

Kushtet paraprake të zgjidhjes së krizës ! Nga Romeo Gurakuqi

Ka vetem nje zgjidhje te krizes politike qe po kalon vendi yne:

Doreheqja e Kryeministrit dhe e qeverise se tij eksperimentale,

zhvleftesimi i te gjitha veprimeve te paligjshme procedurale te kryera nga mazhoranca ne kundershtim me kushtetuten,

kodin zgjedhor dhe me parimin e sovranitetit politik, pas dates 25 shkurt 2019,

thirrja e tryezes se zgjeruar te partive,

nen garancine e disa intelektualeve te spikatur,

tryeze qe do te percaktoje parimet e formimit te qeverise tranzitore,

rruget e rikthimit te legjitimitetit dhe funksionalitetit te Parlamentit,

do te percaktoje karakteristikat e kryeministrit te ri dhe kohezgjatjen e qeverise se re te tij,

e cila do te balancoje territorialisht, politikisht dhe institucionalisht shtetin qe perçudnuan rilindasit.

Ndryshe, kriza do te thellohet,

krijimi i dy pushteteve politike paralele do jete i pashmangshem,

dezintegrimi i pushtetit vendor do te jete nje vendim i pakthyeshem,

zhvillimi ne kohe i zgjedhjeve lokale praktikisht i pamundshem dhe hapja e negociatave nje enderr e dimrave te ardhshem.

Edi Rama me “dashnoret e vdekjes”,

qe e shoqerojne ate me arme kimike ne dore,

ne marrezine e qendreses kunder popullit opozitar,

mendjefyckat socialiste, qe i rrine perbri pushtetit te tij, mund te mos e kuptojne udhen ne te cilen e kane futur vendin.

Problemi eshte se ata jane pergjegjesit kryesore te situates se krijuar dhe koha e tyre nuk mund te zgjase me!

Tanime eshte e qarte, se se bashku me Edi Ramen, do te ikin te gjitha ata qe heshten, vallezuan dhe u fshehen,

kur detyra i therriste te ishin me publikun,

ne mbrojtje te institucioneve kushtetuese,

ne eliminimin e vuajtjeve dhe tensioneve,

qe prodhoi mazhoranca e zgjedhjeve te vjedhura!

Konferencë shkencore për Gazetën Dielli që mbush 110 vjeç

REZERVOJENI 6 PRILLIN PER GAZETEN “DIELLI”

Më datën 6 PRILL 2019, ORA 11.00 A.M. NE 3 WEST CLUB NE MANHATTAN MBAHET KONFERENCË SHKENCORE PËR 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI-  NËN MODERIMIN E GAZETARIT FRANK SHKRELI, ISH DREJTOR I DIVIZIONIT TE EURO-AZISË NË ZËRIN E AMERIKËS DHE GAZETARES RAFAELA PRIFTI.

LIGJËRUES:

PROF. NIKOLLA PANO, DR. ELEZ BIBERAJ, MR. GRANT HARRIS, PROF. DR. MUHARREM DEZHGIU, AMBASADOR MAL BERISHA, NEKA DOKO, ANTON CEFA, DR. ARJETA FERLUSHKAJ,ERNESTINA HALILAJ, IDRIZ LAMAJ, LORETA LOLI, AGRON ALIBALI, RAFAELA PRIFTI, DALIP GRECA….

PËR TË PARËN HERË STUDIUESI ILIR IKONOMI SJELL INTERVISTËN E FAIK KONICËS NË KOHËPUSHTIMIN FASHIST TË SHQIPËRISË…

– 6 PRILL 2019, ORA 6.00 P.M. NE 3 WEST CLUB, DARKA SOLEMNE KUSHTUAR 110 VJETORIT TË GAZETËS ”DIELLI”…

NJË DARKË PLOT TË PAPRITURA, TIPIKE AMERIKANE….

http://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/03/1-DARKA-E-VATRES.jpg

Tmerr në avionin drejt SHBA-së, flet shqiptari: Pasagjerët u gjakosën, unë u luta “O Zot, më ndihmo”

Për rreth nëntë orë, fluturimi i Sead Nikajt nga Stambolli për në Nju Jork ishte i qetë. Por, ndërsa aeroplani po kalonte mbi Maine, nisen turbulencat e forta. Shqiptari tregon se pa  gruan pranë tij të fluturojë nga sedilja e saj. Maska e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisen te bertisnin, raporton The New York Tmes.

avion

 

Për rreth 10-15 minuta, gjendja ishte e tmerrshme dhe ata menduan vdekjen. “Unë thashë “O Zot me ndihmo”, tregon ai per mediat e huaja, duke zbuluar detaje nga tmerri qe perjetoi kur avioni hasi ne masa ajrore të forta dhe humbi ekuilibrin.

Aeroplani i Turkish Airlines u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Kennedy, por të paktën 30 vetë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për shkak të turbullirave, thanë autoritetet.

Një mjek i fluturimit thyen këmbën, tha Steve Coleman, një zëdhënës i Autoritetit të Portit të Nju Jorkut. Pjesa tjetër e lëndimeve ishte e vogël, dhe përfshinte “gunga, shembje ose prerje”  tha Coleman.

Ne piste u dynden ambulacat, pasagjeret ishin te gjakosur e te tmerruar. Shqiptari tregon se nuk do te fluturoje me. “e ka mbyllur, ate qe kam perjetur sot…’- thote ai.

Në një deklaratë, kompania ajrore tha se ishte “thellësisht e pikëlluar nga kjo përvojë e pafat” dhe se po monitoronte nga afër gjendjen shëndetësore të udhëtarëve të lënduar.

Willaim Walker parakolon në sheshin e Prishtinës, merr duartrokitje të fuqishme

William Walker është i pranishëm sot në Kosovë, për nder të festës së pavarësisë së Kosovës.

Ai gjatë parakalimit të tij në sheshin e Prishtinës, ka marrë duartrokitje të fuqishme nga qytetarët e pranishëm aty.

Walker ka respekt të madh në shtetin e Kosovës, pasi ai tregoi krimet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, të cilat i pa vetë me syt e tij.

Fjalët e fundit të ish Presidentit George H.W. Bush

Fjalët e fundit të George H.W. Bush u raportuan nga The New York Times.

Në orët e tij të fundit, sipas një burimi familjar, Bush u pyet nëse dëshironte të shkonte në spital. Ai ishte shtruar në spital disa herë pas vdekjes të gruas së tij Barbara Bush më 17 prillin e këtij viti.

Ish presidenti u përgjigj jo.

Në vend të spitalit, Bush tha se ai ishte gati për të shkuar pranë gruas së tij për 73 vjet, Barbara Bush dhe vajzës të tyre  Robin, e cila vdiq nga leucemia kur nuk i kishte mushur ende 4 vjeç.

Bush, 94, vdiq të premten vonë në shtëpinë e tij në Hjuston rrethuar nga familja e tij, përfshirë djalin e tij Neil Bush dhe gruan e tij Maria, si dhe mikun e tij më të mirë, ish-sekretarin e Shtetit, James Baker dhe nipin e tij Pierce Bush.

George Bush ishte venitur në ditët e fundit. Ai nuk ishte ngritur nga shtrati dhe kishte ndalur të hante. Dukej sikur momenti më në fund kishte mbërritur.

Pranë tij kishte arritur miku i tij i ngushtë ish-sekretari i shtetit, James A. Baker III.

Papritmas, ish presidenti Bush kishte hapur sytë dhe e kishte pyetur mikun e tij “Ku jemi duke shkruar Bejk?”

“Po shkojmë drejt parajsës”, u përgjigj zoti Baker.

“Kjo është ajo ku unë dua të shkoj,” tha zoti Bush.

13 orë më vonë, zoti Bush ishte i vdekur.

Fjalët e fundit ish-Presidenti George H.W. Bush ia tha të birit ish-presidentit George W. Bush.

Në bisedën e tyre telefonike me altoparlant, i biri i tha Xhorxh H.W.Bush se ai kishte qenë një “babai i mrekullueshëm” dhe se ai e donte shumë.

Përgjigja e babait të tij – dhe fjalët e fundit – ishin: “Edhe unë të dua”.

Ish Presidenti Bush do të ketë një varrim shtetëror.

Atij do t’i bëhen nderime në Kapitol, pastaj në Hjuston.

Ish Presidenti Bush do të prehet në George H.W. Bush Presidential Library College Station, Texas, pranë gruas dhe vajzës, Robin./ CNN/Përk. & përg.Elida Buçpapaj

Bildergebnis für George H.W. Bush George W. Bush

George H.W. Bush dhe George W. Bush

KE vendos Shqipërinë nën hetim për pastrim parash

Rritja galopante e parave nga trafiqet e drogës dhe burimet e tjera kriminale e kanë shtyrë Këshillin e Europës ta vendosë Shqipërinë nën mbikqyrje të rreptë për pastrim parash.

Syri.net publikon dokumentat ekskluzivë që tregojnë se në korrik të këtij viti, Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit e ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve nën vazhdim të thelluar. Në verën e këtij viti, Këshilli i Europës kishte programuar të publikonte raportin e radhës për situatën e pastrimit të parave në Shqipëri.

Ekspertët që punuan në terren kishin përgatitur dhe draftin final të raportit, por gjatë seancës shumë antarë të Komisionit Moneyval në Strasburg, kanë shprehur rezerva dhe nuk kanë dhënë dakortësinë për raportin final. Edhe pse delegacioni shqiptar ka kërkuar që vlerësimi i Shqipërisë të ishte pozitiv, shumë antarë të komisionit kanë shprehur kundërshtim. “Sipas rregullit 23 të Moneyval Shqipëria u vendos në mbikqyrje intensive dhe ju kërkua të raportojë sërish në Seancën e fundit plenare që Moneyval do të mbajë në vitin 2019,” thuhet në minutat e mbledhjes së Komitetit, të siguruara nga Syri.net.

Por çdo të thotë mbikqyrje e thelluar? Sipas rregullave të Moneyval, zyrës së posaçme të KE që vlerëson çdo vend për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, një shtet vendoset në mbikqyrje të thelluar, kur ka renditje negative në 8 ose më shumë elementë vlerësues në parandalimin e pastrimit të parave. Po kështu, gjatë seancës Komisioni i Ekspertëve mund ta vendosë një vend në statusin e mbikqyrjes së thelluar kur vëren se qeveria nuk ka adresuar siç duhet një numër të lartë të dobësive prioritare.

Raporti i fundit i vlerësimit nga Moneyval për Shqipërinë i përket vitit 2011. Në atë vit Shqipëria shënoi progres të madh në luftën kundër pastrimit të parave dhe u hoq nga lista e vendeve me risk të lart për pastrim parash dhe financim terrorizmi. Rikthimi në statusin e vendeve nën vazhdim që Këshilli i Europës ka vendosur tre muaj më parë për Shqipërinë, vjen pas rritjes galopante të kultivimit dhe trafikut të drogës, veçanërisht në vitet 2015-2016. Në këtë periudhë Shqipëria u shndërrua në burimin kryesor të kanabisit në Europë duke qenë furnitori kryesor i tregjeve europiane. Por veç prodhimit të hashashit, sipas departamentit të shtetit, grupet kriminale në Shqipëri janë duke trafikuar masivisht edhe drogëra më të forta si kokaina apo heroina drejt tregjeve të Bashkimit Europian.

Pjesa dërrmuese e të ardhurave nga këto trafiqe kanë hyrë masivisht në Shqipëri duke u investuar në aktivitete të ligjshme, çka është shoqëruar edhe me rënien e ndjeshme të euros ndaj lekut.

Bumi i parave të jashtëligjshme që kanë mësyrë në ekonominë shqiptare si dhe paaftësia e institucioneve për të parandaluar pastrimin e tyre duket se e kanë shtyrë Këshillin e Europës ta vendosë Shqipërinë në listën e vendeve nën vëzhgim të thelluar.

Image

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen, Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë energji pozitive

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë.

Statusi i Edi Ramës në Twitter

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.

Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.

Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.

FOTO – Tërmet i fuqishëm shkund sërish vendin, epiqendra në Bulqizë, lëkundjet ndihen në disa qytete

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, i cili ka zgjatur për disa sekonda, me epiqendër 3 km në veri të Bulqizës, me magnitudë 6 ballë.

Lëkundje të forta janë ndjerë në Tiranë, Durrës, e Laç.

Sipas vlerësimeve paraprake nga qendra Europiane e Sizmiologjisë, tërmeti me magnitugë 6 dhe thellësi 10 km u shënua në orën 17:38.

 

Sipas të njëjtave burime, epiqendra ka qenë 41 km në veri-lindje të Tiranës, 25 km në jug-perëndim në Peshkopisë dhe 12 km në veri-perëndim të Bulqizës.

Më pas, EMSC ndryshoi vlerat duke treguar se tërmeti ka qenë me magnitudë 5,1 dhe ka qenë me epiqendër 10 km në lindje të Burrelit, 38 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, si dhe në Bosnjë-Hercegovinë e Serbi.

PANORAMA

Sa vrasës si Hajredin Fuga në krye të drejtësisë këta 27 vjet nga Presidentët Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bamir Topi e Bujar Nishani ?! Nga Dritan Dema

Dritan Dema në rrjetin social shkruan si me pooshtë:

“Gjykata Kushtetuese e vlereson ish Prokurorin vrasës, të Dom Shtjefen Kurtit si: ” Një nga personalitetet më të shquar të drejtesise Shqiptare”!

Edhe sa vrasës të tjerë, sherbëtorë dhe ekzekutues politikë të rregjimit të diktatures, janë emëruar, në sistemin e drejtesise, gjate ketyre 26 viteve nga Presidentët: Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani ?!

Të nderuar Miq,

Nje ish – gjyqtar i Gjykates Kushtetuese, i emeruar në 1998 nga Presidenti Rexhep Meidani, rezulton të ketë qënë Prokurori i rregjimit të dikatatorit Enver Hoxha, që ka firmosur urdherin e ekzekutimit, per të ndjerin (lumturuar nga Kisha Katolike në Nëntor 2016) Dom Shtjefen Kurti.

Nderkohë, në nje njoftim në faqen faqen zyrtare të Gjykates Kushtetuese citohet:

“Në vitet 1998-2001 Z.Hajredin Fuga ka ushtruar funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, detyrë të cilën e ka kryer me përkushtim dhe profesionalizëm.

Me ndarjen nga jeta të Z.Hajredin Fuga, drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të shquar”.

Sa pushkatime / ekzekutime të tjera politike mund të kete firmosur “personaliteti me i shquar i drejtesise shqiptare”, deri në vitin 1991?

Sa të tjerë/a si ky, janë akoma në detyrë ?”

Krim kundër njerëzimit i Byrosë Politike – Ekzekutimi i 22 intelektualëve për “bombën” në Ambasaden Sovjetike

Mundësi historike në 2018-ën për një marrëveshje me Kosovën

Viti që sapo filloi mund të shënojë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së Kosovës, sipas kryeministres serbe, Ana Brnabiç.

“Ajo për të cilën po përpiqemi aktualisht është kërkimi i një zgjidhjeje afatgjatë, në mënyrë që të mos lëmë të ngrirë një konflikt të tillë për ata që do të vijnë pas nesh. Kemi një mundësi historike për të gjetur një zgjidhje dhe nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans në vitin 2018 nuk do të kemi të tjera në dekadat e ardhshme”, tha Brnabiç për të përditshmen britanike “The Economist”.

Në këtë intervistë, të publikuar edhe nga media në Beograd, kryeministrja preku edhe argumente të tjera përfshirë edhe atë të lirisë së medias në Serbi.

“Nuk e kuptoj se si është bërë një temë diskutimi. Mund të them me bindje të plotë se mbi median nuk ka pasur asnjë presion”, theksoi ajo, raporton ata.

Më pas Brnabiç ka ripërsëritur kritikat ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hage, që ndërpreu aktivitetin e saj në fund të vitit të kaluar, duke u shprehur se “një organizëm i tillë nuk ka bërë drejtësi dhe as nuk ka kontribuar në bashkimin mes vendeve të ish-Jugosllavisë”.

“Në Srebrenicë, nuk pati gjenocid, por u krye një krim i shëmtuar dhe është i papranueshmë imazhi që është krijuar për serbët dhe Serbinë duke u bazuar mbi këtë”, sipas Brnabiç.

“Të përpiqemi të shohim drejt të ardhmes, duke lënë të kaluarën pas. Ka gjenerata të reja që kanë shumë të përbashkëta. Gjyshi im ishte një kroat, jo një serb i Kroacisë, por një kroat i ishullit Krk. Aty kam kaluar fëmijërinë time dhe aty kam shumë miq, kemi shumë gjëra të përbashkëta”, vazhdon ajo. Ndërsa ndaj pyetjes nëse dëshironte një rikthim të ish-Jugosllavisë, kryeministrja sebre u përgjigj me një “jo” të thatë.

Departamenti amerikan i Shtetit “s’është i gatshëm ta takojë Haradinajn”

Janë bërë më shumë se dy javë qëkur kryeministri Ramush Haradinaj ka aplikuar për vizë amerikane, por akoma nuk i është dhënë ajo.

Siç merr vesh KTV-ja, arsyeja e vonesës së përgjigjes së Ambasadës amerikane është se Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk është shprehur i gatshëm ta takojë Haradinajn.

Refuzimi i zyrtarëve amerikanë për ta takuar kryeministrin kosovar, vjen për shkak të vonesës në ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Televizioni ka mësuar se ky qëndrim i SHBA-së ka të bëjë gjithashtu me nismën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara për Kosovën.

Haradinaj kishte planifikuar që më 7 janar të bënte një vizitë në shtetin e Iwoa-s.

Por, Avni Arifi, këshilltar politik i kryeministrit, ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje për vizën e Haradinajt.

“Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni nëse i është refuzuar viza kryeministrit Ramush Haradinaj. Është në procedurë dhe nuk kemi akoma përgjigje. Asnjë zyrtari të qeverisë nuk i është refuzuar viza amerikane, e aq më pak kryeministrit”, ka thënë Arifi.

Kabineti i kryeministrit ka thënë për televizionin se Haradinaj ka aplikuar për vizë në fund të dhjetorit.

KTV-ja ka pyetur edhe Ambasadën Amerikane nëse i është refuzuar apo jo viza kryeministrit, por nuk ka marrë përgjigje.

Por në webfaqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë qartësohet se nëse aplikuesi kualifikohet për vizë diplomatike, ambasada e procedon vizën brenda një dite.

Në një postim në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj ka mohuar se i është refuzuar viza amerikane.

“Më 24 mars ’98, kemi pasur momente jete apo vdekjeje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO-ja na dolën në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritjeje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj.

Nëse refuzimi i vizës është i vërtetë, për deputeten e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi, është arsye e mjaftueshme që Haradinaj të japë dorëheqje.

Edhe deputeti i Alternatives, Ilir Deda, ka thënë se refuzimi i vizave është vetëm një hap drejt izolimit të udhëheqësve të Kosovës.