TIMO FLLOKO: Pengu im: kinemaja u shua në moshën e pjekurisë profesionale më të epërt, atëhere kur priten veprat e mëdha
Intervistoi LIRIDON MULAJ
Prej disa vitesh keni zgjedhur letërsinë si strehën tuaj. Së fundmi, lexuesi ka në dorë përmbledhjen tuaj me poezi “Trup e shpirt” nga botimet Onufri. A është kjo një notë proteste ndaj artit skenik dhe kinematografisë e cila noton ende në ujëra të vakëta apo një stad i nevojshëm, një përkushtim dhe konsolidim i letërsisë suaj, së cilës keni vendosur t’i dedikoheni në vazhdimësi duke e mbivendosur në krye të angazhimeve tuaja?
Sigurisht nuk është protestë, edhe pse misioni i artit është ta përsosë botën dhe një nga mjetet është edhe protesta. “Trup e shpirt” është një përzgjedhje e dy librave të mi të mëparshëm ku janë përpunuar thuajse nëntëdhjetë përqind e poezive, si dhe poemat që janë në të, të cilat unë i çmoj. Sigurisht ka dhe poezi të reja. Poezia për mua është një art sa i thellë, koncentrik, aq dhe përfaqësues dhe përgjithësues, pra thelbi i artit; poezinë pra e kam siç ju e keni cilësuar në mënyrë metaforike një strehë, mënyrë për ta mbushur jetën, për ta pasuruar, për ti dhënë profesionit tim primar, atij të aktorit frymëzimin, nuancat , ato ngjyra që poezia i ka të fuqishme. Pse jo dhe konsizitetin, thellësinë, shtrirjen dhe hapësirën.
-Keni lindur në Pejë, jeni rritur në Vlorë dhe jeni formuar në Tiranë. Nga skaji në skaj dhe më pas në qendër. Bërthama juaj antropologjike është e formuar me lëndë dhe elementë të trevave të ndryshme shqiptare. Pra një kulture, një karakter dhe bindje të ngjizura për shkak të këtyre zhvendosjeve të herë pas hershme në etapa vendimtare të jetës suaj. A është kjo zanafilla e një universialiteti në profilin tuaj artistik? Si kanë ndikuar këto zhvendosje në formimin tuaj?
Këto tre qytete kanë kushtëzuar natyrën time si njeri e si artist dhe pa dyshim që kanë ndikuar. Linda në një klimë kontinentale. Në Pejë bie shumë dëborë. Në Vlorë kalova fëmijërinë, pranë detit, shijova të gjitha aromat bukuritë e tij, thellësinë, kaltërsinë, mbrëmjet me yje, gjithçka të bukur, që më ka frymëzuar më vonë për motivet e mia. Në Tiranë studiova dhe u formova si artist, në kuptimin profesional. Gjyshi dhe babai kanë qenë nga Gjirokastra. Unë edhe pse nuk kam jetuar asnjë ditë si banor i atjeshëm, veçse në mënyrë artistike, apo ëndërrore, duke luajtur disa role përfshi këtu dhe atë të Çerçiz Topullit. Gjirokastra është një qytet ndër më të bukurit e trevave shqiptare. Nga koha në kohë njeriu përfton përvoja emocionale nga më të ndryshmet dhe çfarë mbetet është ajo çfarë kujtesa e ruan me fanatizëm. Në jetën time, ka mbetur gjeografia e Pejës. Pas viteve ’90 kam shkuar atje disa herë dhe kam përjetuar emocionet e hershme të atyre viteve, pra për aq sa jetova deri në moshën tetë vjeçare, dhe më kanë mbetur gjithë ato kujtime, që njeriu i përfton në fëmijëri dhe nuk i harron kurrë. Në Vlorë siç e fola më lart, kurse Tirana pastaj i zgjeroi hapësirat. Qyteti i katërt ku kam jetuar gjatë është Los Angelesi, ku u vendosëm në vitin ’97 deri në vitin 2004; atje sot jeton ime bije, Linda me familjen e saj, qytet të cilin e vizitoj shpesh. Edhe Los Angelesi ndikoi, në një sens, sepse për artistin gjithmonë vlejnë lëvizjet e mëdha, ridimensionimet. Kam shkruar për Pejën një poezi në librin tim të parë, kam shkruar për Vlorën por në poemat e mija unë shkruaj për Parisin ku kam jetuar në kohë të ndryshme, dhe siç duket këto largësi më janë imponuar në një sens. Do doja të kisha shkruar një poemë për Tiranën a për Pejën por ja që nuk ka ndodhur. Ndonjëherë gjërat kanë fatin e vet, ndodhin ose nuk ndodhin.
-Jeni amalgamë e madhështisë me modestinë. E para e formësuar nga Timo artist, dhe e dyta nga Timo njeri dhe karakter. Si ja keni dalë t’i ndërlidhni bashkë dhe t’i përshfaqni në mënyrë strikte në momente të caktuara këto dy cilësi të rralla tek një personalitet i përmasave tuaja?
Nuk di ta dalloj këtë gjë, ndoshta kjo është një veti thjesht personale. Sigurisht e kam prirjen vetjake t’i respektoj të tjerët dhe të jem reflektiv ndaj punës që bëj. Mbase kjo është një arsye që më mban në fre, që të mos ndihem delir, gjë që e them tek “Rob i manive” ku e vendos veten midis dy skajeve, ndjesisë së madhështisë e thënë në thonjëza dhe asaj të inferioritetit sepse artisti ka up-set dhe down-set, pra ngritje dhe ulje. Asnjë artist sado i madh, sado narcizist të jetë, sado egocentrist në momentet kur është me veten i di avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ndonjëherë mungesa e modestisë është formë e inferioritetit dhe unë në një farë mënyrë i jam kundërvënë këtij lloj inferioriteti, duke e parë në mënyrë racionale. Kam njohur shumë artistë të mëdhenj, aktorë të mëdhenj, dhe jo rrallë herë jam befasuar me modestinë dhe thjeshtësinë e tyre. E keqja siç duket qëndroka tek ndjesia e vogëlsisë. Nuk e quaj si virtyt tek unë aspak, por si diçka krejt normale. Kurse për artin na gjykojnë të tjerët pavarësisht asaj se çfarë mendojmë ne për veten tonë.
-Keni frymëzuar breza të shumtë artistësh drejtpërdrejtë me artin tuaj e gjithashtu keni formuar në mënyre akademike breza të shumtë studentësh Jeni ndër aktorët më të mëdhenj që ka pasur dhe ka ky vend dhe përtej kësaj në kompleks jeni një figurë që publiku e sheh rrallë në televizion apo mediume të tjera. Në një kohe kur kultura , arti dhe kryesisht media kanë më së shumti nevojë për figura si ju, keni zgjedhur daljet e pakta. Është një tërheqje me vetëdije si formë mos-përfshirje apo mendon se ndikimi i artistit varet nga ajo çfarë transmeton dhe shpërndan, nëpërmjet veprës dhe mesazheve të saj dhe jo në daljet dhe ligjërimet e drejtpërdrejta?
Mendoj se një artist e ka për obligim të shprehet në momente të caktuara, në jetën shoqërore dhe lëvizjet, ndryshimet dhe krizat që mund të pësojë shoqëria, sepse artisti është një person publik, një model në sytë e njerëzve dhe ka impaktin e vet në shoqëri. Në rastin tim jo se u shmangem daljeve në ekran por kanalet televizive janë aq të shumtë sa humb edhe sensi i daljes shpesh në këto programe. Shkruaj në shtyp e shfaqem në televizion me raste, kur kam një arsye për tu shprehur siç ka ndodhur, për sa më takon të shprehem si artist, misioni i parë i të cilit është arti, roli në rastin tim si aktor dhe, më pas ai civil sigurisht. Në çdo rast kur e kam menduar të arsyeshme të dal në televizion, kam dalë si në për premierat e teatrit, të filmit, qoftë dhe kjo intervistë që po bëjmë bashkë ka si objekt librin, si arsye për të dale dhe jo për të mbushur hapësirën në ekranet e televizioneve. Edhe gazetarët që kërkojnë intervista, falë simpatisë që kanë ata për figurën e artistit, më vjen keq kur i lëndoj ndonjëherë duke u thënë që nuk do ta bëjmë intervistën ose do ta shtyjmë për një herë tjetër. Edhe unë e kam të vështirë t’ua kthej fjalën por detyrohem dhe ata më mirëkuptojnë. Sa i përket brezave, artisti është frymëzues, siç kam unë që në fillesën time, që kur ëndërrova dhe mendova të bëhesha aktor. Unë nuk kisha ndonjë besim kushedi se mund të bëhesha aktor por ndonjëherë ndodhin rastësitë, pse jo mrekullitë, që kthehen në “destin” në jetën e njeriut, si pranimi im në shkollën e aktrimit. Kam kërkuar letërsi por nuk me doli, e kam dashur shumë letërsinë, e kam adhuruar madje. Kam lexuar shumë libra; në fëmijëri shkruaja poezi dhe periudhën e plazhit në Vlorë, kohën me shokët dhe detin e ndaja me të shkruarit dhe kjo më jepte frymëzim dhe kënaqësi. Mendoj se ishte mirë që s’më doli për letërsi sepse do të kisha qenë një mësues gjuhe ose një autor i niveleve mesatare e thënë kjo jashtë modestisë. Gjykoj se jo se më mungon aftësia për të vështruar në emocionet njerëzore por këtu hyn dhe arti i aktorit, ku ndihem më mirë. Mbase kjo është arsyeja pse poezitë e mia konkretizohen në imazhe, figura sa herë të perceptueshme dhe pse jo të rëndomta, por jo hermetike. S’e kam për zemër poezinë që ia kalon shfaqjes në sy më shumë se ajsbergu, që shumë më tepër fshihet se ç’duhet. Një zhytje e skajshme e mbyt poezinë. Te Kadareja poezia ka transparencë të jashtëzakonshme.
– Në periudhën post komuniste, arti rendi drejt subjekteve dhe tematikave të komunizmit por tashmë parë dhe gjykuar nga një sfond disident. Në këtë mori veprash letrare, skenike dhe figurative të cilat disi e tejkaluan hapësirën e vlefshme që i rezervohet një gjykimi të shëndoshë dhe objektiv të asaj periudhe të errët, ka një portret dhe një sfond të paharruar për publikun; Agroni, i cili pas rënies së sistemit, i sapodalë nga një burg politik, takon persekutorin e tij dhe nëpërmjet lojës brilante aktoriale, na jep krejt panoramën e një metamorfoze makabre të marrëdhënieve të post sistemit. Fjala është për rolin emblematik te filmi “Vdekja e kalit” me regji të Saimir Kumbaros. Për publikun, është pika kulmore e një aktori shqiptar por dihet se jo gjithmonë aktori dhe publiku kanë të njëjtën qasje. Po për Timon çfarë përfaqëson ai rol dhe ai mesazh qe dha ai film, parë nga gjykimi yt i brendshëm?
Vdekja e kalit bëri histori si filmi i parë në periudhën postkomuniste dhe filmi i parë antikomunist. Skenari i shkruar nga Nexhati Tafa, ishte interesant, dramatik. Regjisori Saimir Kumbaro më thotë, shiko, është një rol që do të pëlqejë, e di sa të shkon Timo. I them që do ta lexoj dhe vetëm pasi mbarova leximin i thashë vetes, uroj që Saimiri mos të ndërrojë mendje dhe t’ia japë dikujt tjetër këtë rol. Gjatë bisedës më pas ku i shpreha përshtypjet për skenarin dhe u vendos që rolin do e luaja unë, erdhi Niko Kanxheri dhe u bëmë një ekip shumë i mirë. Më pas dhe Fitim Makashi, Rajmonda Bulku që i dhanë një dimension të madh këtij filmi. Filmit kurrë nuk i dihet. Filmi është një enigmë. Kur kemi bërë Lulëkuqet mbi mure me Agim Qirjaqin kemi thënë, ç’është ky film për fëmijë, dhe nuk e dinim fundin. Ndonjëherë nisesh për diçka të madhe dhe nuk del në nivelin artistik që janë pritshmëritë. Ndërsa Vdekja e kalit u kthye në një sukses imediat gjë që më ka ndodhur në pak raste, si dhe te shfaqja “Pamje nga ura” në teatër. Rëndësi të dorës së parë ka skenari. Kur e pyetën Hitchcook-un se cili është komponenti kryesor në një film, ai tha skenari. Po pastaj i thanë? Skenari. Po pastaj? Sërish skenari tha. Ai ishte gjeni i kinemasë sepse roli behët kur ka skenar të mirë, kur ka dramacitet. Mendoni ti heqim Agronit momentet në burg apo ti heqësh finalen, pra këto janë momentet më dramatike, me peshë emocionale në film, që e lartësojnë lojën aktoriale dhe e anasjelltas. Pa recitimin e mësuesit të vargjeve të Nolit, te filmi Lulëkuqet mbi mure, pra nuk mbetet asgjë. Aktorët shqiptarë ndihen në pozitë të vështirë krijuese me role të dobët në skenar, imagjinoni se sa mundësi dramaturgjike u krijohen aktorëve të mëdhenj në botë, si De Niro, Al Paçino, etj., në rolet e tyre me situata e ndodhi të jashtëzakonshme… Mua, (si dhe kolegëve të mi), më ka ndodhur që në role ku mund të jem munduar e investuar sa s’ka nuk e kam pasur suksesin e atyre roleve ku dramaturgjia më ka favorizuar. Agronin, sigurisht, e pëlqeva, drama e tij ishte ajo që duhej dhe në një sens ishte një homazh për të gjithë ato njerëz që vuajtën dhe u sakatuan nëpër burgjet e diktaturës komuniste. Drama e Agronit ishte në një kuptim drama e shumë shqiptarëve, një fatalitet masiv. Nëse nuk e kishe të dënuarin në familje e hasje të komshiu, në mos aty e kishe në shkallë, në lagje a diku më tej, veç faktit se të gjithë shqiptarët nën diktaturë jetonin një izolim të skajshëm e privim të lirisë, si dënim kolektiv. Ky realitet dhe ky dramaticizëm kushtëzoi suksesin e këtij filmi dhe të rolit të Agronit si personazh. Vdekja e kalit mund të mos jetë një film i përkryer nga ana teknike, por nga ana emocionale është tronditës në çdo dimension. Në rastet kur kemi shkuar me regjisorin në festival edhe jashtë, njerëzit e kanë ndjerë këtë lloj emocioni dhe dilnin nga kinemaja të tronditur.
-Staturë serioze. E qeshur me zemër dhe ndryshime të befta mimike. Mandej portret i zymtë, ecje e ngadaltë, por biseda të vrullshme dhe zë kumbues. Po rrekem të bëj një analizë antropologjike të figurës suaj dhe më rezulton në tërësi një figure fisnike, një njeri i përulur dhe një artist i madh. Ky është Timo në lupën e një admiruesi, pra Timo që njohim në publik. Pyetja që pason është: Kush është Timo në errësirën e studios ku shkruan? A ka shndërrime të forta të qenies (shndërrime të brendshme sigurisht) apo nuk ekziston në juve metamorfoza e artistit në çaste vetmie krijuese dhe artistit në publik?
Po e nis me profesionin tim. Arti i aktorit është arti i transformimit, ndërkohë po e lidh me pyetjen e pare, që më bërë për natyrën time të ndryshme. Aktori nuk luan veten por karakterin e personazhit, dhe unë e kam për detyrë të ndryshoj nga njëri rol në tjetrin jo për efekt kapriçioje por për shkak të përmbajtjes së tyre, transformohem në një person që s’është vetja. Transformimi është artistik, një konvencion pra nuk mund të ndodhë kurrë që ti të transformohesh në rol dhe të harrosh se kush je në të vërtetë përndryshe arti do të kthehej në patologji. Edhe në dramat më të mëdha qoftë në teatër qoftë në film, krijimi artistik mbetet i tillë, një shkrirje artistike jo patologjike me rolin. Siç thotë |Aristoteli, arti është imitim. Ndërsa në procesin e punës me poezinë, gjërat lëvizin dhe besoj se asnjë gjë s’mund të jetë një frymëzim motamo marrë nga realiteti kur ti Liridon je vetë shkrimtar poet, krijues, tregimtar dhe e kupton këtë proces. Merr ngacmime nga një realitet, figurë, fjali, shprehje, nga një fenomen apo një përjetim i caktuar që të çon tek ngjizja e një ideje për ta krijuar si poezi, një mesazh filozofik dhe emocional në vargje. Një poezi mund të jetë katër vargje por duhet të përcjellë një varg-ide pa të cilin nuk do të shkruhej poezia, siç lexova së fundi në librin me poezi “Prilli hidhur”, “Dy Zogj”, të Bardhyl Londos:
“Dy zogj ndjekin njëri-tjetrin në qiellin e përvëluar nga etja.
Njëri është jeta, tjetri është vdekja…”
Poezia nuk kërkon mundin e prozës, që është një mund i madh. Poezia si proces është më pak e mundimshme dhe pse jo më e lehtë për të qenë e arrirë. Të vjen një varg e shkruan, pastaj i shton një tjetër pra është më “kapriçioze”, pa shumë e shumë faqe si romani, koncentrike. Veçse, në qoftë se je i zoti ta krijosh e kryen, se mund të rrish me vite dhe të mos mundesh ngase lypset talent, sigurisht. E adhuroj poezinë, dhe pse e them shpesh që nuk jam poet por adhurues i poezisë, jo për mungesë modestie apo se për atë që botoj nuk jam pretencioz dhe pse vetë pandeh se ky libër që sapo kam botuar, në mos i gjithi, të paktën 50 përqind a ca më pak ia vlen besoj, se s’mund të kapen aq lehtë majat. Momenti im privat është një moment hulumtues, frymëzues.
-Disa nga njerëzit që ju kanë njohur, janë shprehur se larg Timos aktor, njohim një filozof dhe një poet thellësisht mendimtar. A keni menduar ta bashkoni artin e fjalës me atë skenik në një produkt 100 përqind tuajin?
Më llaston fakti që më shohin si filozof (!), dhe pse nuk e kam menduar këtë gjë. Poezia është një art që përcjell mendime të thella, metafora, simbole, maksima të cilat ndonjëherë mbeten për gjithë jetën në mendjen e lexuesit. Synoj të vështroj në thellësi, kur atje më çon frymëzimi dhe i ndjell a më shfaqen figurat dhe mendimet. Tërhiqem pas esenciales, që ka një arsye për t’u trajtuar, kur ka një dramë, kontraste dhe, ndoshta, shfaqja e kontrasteve u jep dhe thellësinë atyre që unë shkruaj. E kam dashur poezinë, e kam recituar. Më pëlqejnë poetët si Majakovski. Poema të tilla si “Re me pantollona” , “Flauti i shtyllës kurrizore”, të cilat janë dëshmi të një arti të madh, çdo kohë e kanë fuqinë e tyre. Sigurisht jam ndikuar dhe nga leximi i poetëve të mëdhenj që nga Whitman-i, Neruda, Ricosi, Seferis e deri tek Kadareja e Agolli. Jetojmë në një botë informacioni të rrufeshëm. Edhe pse për fat të keq sot lexohet më pak, dhe nëse nuk shkon i riu te libri, atij i ofrohet mundësia që me një klikim në Google të gjejë Letrën e Tatjanës drejtuar Onjeginit, të Pushkinit. Apo një poezi të përkorë si “Kristal” të Kadaresë, e cila është e brishtë e si një kristal për dashurinë në vetvete. Sot është dinamizuar çdo gjë dhe ke mundësinë të lexosh dhe të kërkosh. Përsa i përket idesë për një produkt timin kohët e fundit realizuam një koncert poetik me Ndriçim Xhepën dhe Eva Alikajn. Shkoi mjaft mirë. Kam menduar që një pjesë të poezive të mija ti recitoj. Nuk kam dashur deri tani se janë të mijat dhe ngre krye ajo sindroma e modestisë. Por një ditë do të dal me një program poezish të mijat siç e kam bërë Majin e shkuar te E diela shqiptare, te Ardit Gjebrea ku recitova një pjesë të poezive të mija dhe teksteve që kam shkruar. Aty recitova dhe poezinë për Covid-19 “Në emër të jetës” që është përfshirë në këtë libër. Ndërsa për skenar nuk kam menduar dhe pse mund të shkruaj nga përvoja e filmit prozë. Si profesor i aktrimit për shumë vite e njoh dramaturgjinë. Kam përkthyer drama dhe biografi. Por, nuk e di pse mbase kam mbetur “fanatik” në një sens, duke menduar se si aktor më tërheq servirja e “pjatës” më të përzgjedhur nga skenaristi profesionist. Nuk ka ndodhur të shkruaj skenar. Mbase është vonë të shkruaj një skenar, mbase jo, kurrë s’duhet thënë kurrë.
–Në poezitë tuaja vërehet një raport i ndërlikuar me jetën e përtejme dhe portën e kalimit nëpërmjet vdekjes. Hera herës ngjan sikur kërkoni të bindni dikë se ka jetë përtej dhe here- herë jepni imazhin e njeriut të pasigurt ku përtej bindjes së të tjerëve, kërkon të bindë veten, t’ia heqë frikët vetes. Cili është këndvështrimi juaj mbi këtë raport jetë- vdekje dhe cili është definicioni juaj për këtë proces? A i trembeni formës me të cilën vdekja vjen apo thjesht e perceptoni si kapërcim në një tjetër dimension?
Jam i pasigurt për veten. Ky është një mister që jo unë po askush nuk e ka zgjidhur ende. Nuk ka ardhur asnjë dëshmitar nga ajo botë që të na tregojë sesi është. Kam bërë një përkthim të librit “Shpirti” nga një psikiatër amerikan Brajan Waiss që shkruan mbi rimishërimin, pra kthimin e shpirtit në trupa të tjerë, libër i cili ka tërhequr vëmendjen. E përktheva për mesazhin që përcillte, se ishte libër që mund t’i fashitte ndjenjat tek njerëzit që humbasin dikë të shtrenjtë, apo të atyre në gjendje krize për shkak të sëmundjeve të rënda, pra një libër që jepte shpresë. Në poezitë e mija ka disa dimensione, ku jeta, vdekja, dashuria, shtegtimi… shfaqjet a përleshja mes tyre, janë të gjitha përpjekje për ta sfiduar përkohësinë. Tek e fundit nuk di t’i jap një definicion vdekjes. Di që vdekja është një proces natyral i vijimësisë së jetës, një transformim siç e thotë Stephen Hawking, vërtetë Zot nuk ka por ka energji dhe ne transformohemi nga kjo qenie dhe bëhemi pjesë e universit në formë të grimcëzuar, si pluhur. Por ama jemi pjesë e këtij universi. Kjo nuk është pak. A e dija unë para se të lindja se çfarë ndodhte në shekujt e shkuar, qysh nga krijimi i jetës?! Kush e di vallë apo e ka ditur veçse kur erdhi në këtë botë…?! Duke jetuar, ne jetojmë dhe të shkuarën me ndjesinë si të kishim lindur që në vitin zero deri në pafundësi. Thjesht momenti tani që po flasim në të dy iku, mbaroi është momenti më i gjatë i botës që nga krijimi i saj, kështu që fenomeni i jetës dhe i vdekjes duhet parë në mënyrë të relativizuar. Dikush thotë që jeta është një skutë në oqeanin e pafundësisë. Në idenë time vdekjen e gjykoj si një jetë tjetër, duke pranuar enigmën se ç’mund të jetë pas që askush s’e di. Besoj në fuqinë dhe misterin e krijimit të kësaj bote. Jam Hegelian në bindje dhe them që këtë botë e ka nisur diçka. Nuk jam besimtar motamo dhe pse i kam zili besimtarët që janë të shpëtuar dhe kanë parë me sytë e tyre një paqe të cilën ai që nuk beson nuk e ka. Është i bekuar ai që kthehet në besimtar dhe që beson në jetën e përtejme. Krishti është figura që unë adhuroj por e adhuroj në një sens artistik përtej besimit. Kam shkruar një poezi për Krishtlindjet dhe e kam recituar në një edicion organizuar për lindjen e Krishtit dhe aty e trajtoj pak a shume këtë. Shën Pali thotë se fuqia përsoset në dobësi. Le ta marrim dobësinë njerëzore dhe përkohësinë e jetës si një dobësi, ku fuqia jonë formohet në të. Nuk mund të jap një definicion final dhe pse është një temë që nuk mund t’i shmangesh, është krahas jetës dhe dashurisë, një trinom.
-“Mjerë kush ia shpërfill fuqinë të pambrojturit” ky është një varg-maksimë, shkëputur nga poezia “Në emër të jetës” një poezi që shfaq krejt frikën dhe trishtimin e kohëve jo të zakonta pandemike. Një himn për njeriun, që kapërcen çdo pengesë. Njeriu i zakonshëm që përtej mundimeve të kësaj ekzistence, nuk epohet, nuk bie, nuk dorëzohet. A keni ndjerë këto kohë njëfarë apokalipsi të ngadaltë dhe të dhimbshëm të njerëzimit? A e menduat fundin si destin (fundin kolektiv të njerëzimit) kur gjithçka ishte ende në fillim, e panjohur dhe ne, të gjithë sëbashku, të pambrojtur?
Covid-19 është një fatalitet dhe katastrofë për njerëzimin por natyra e njeriut është e tillë që adoptohet me gjithçka. Siç pranojmë idenë që një ditë nuk do të jemi më, përndryshe po nuk e pranuam i bie të bëjmë vetëvrasje kolektive. Jemi mësuar të bashkëjetojmë duke e parë njeriun e afërt, mikun, shokun, të afërmin, mjekun që bën sakrificën më supreme, njeriun e shquar, njeriun e zakonshëm të iki nga kjo botë brenda një kohe krejt të shkurtër. Si një lotari e zezë që i bie njeriut për t’ia marrë jetën. E shkrova poezinë “Në emër të jetës” për programin e Ardit Gjebreas ku u ftova të bëja një homazh. Ndodhi që pas disa muajsh e kalova dhe vetë Covidin por lehtë, me ankth, sigurisht e bezdi, apati e dobësi. Thjesht mendimi dhe pasiguria në vete gjatë atyre ditëve, si një sëmundje tinzare ishte një ekuacion me shumë të panjohura, një luftë me një armik të padukshëm që të vret në mënyrë të pabesë. Fatlum kush e kalon. Mund edhe të mos isha. Shtetet e mëdha janë izoluar, përkundër ne shqiptarëve ku ngjan sikur jeta vlen më pak se gjithçka. Duhet të ndjekim rregullat dhe të besojmë se kur vjen e keqja është tepër vonë. Me këtë rast i bëj një homazh jetëve që janë shuar, dhe pse poezia titullohet “Në emër të jetës” dhe në një varg shprehem se “… me miliona e miliona jetë sikur të marrësh, nuk mund ta shuash kurrë njerëzimin”. Covid 19 më lidh dhe më një moment tragjik, humbjen e një miku dhe skulptori të madh Arben Bajo, i cili pesë ditë para se të vdiste punonte në studio portretin tim, dhe tani, pas ikjes tragjike të tij, e kam derdhur në bronz si një kujtim të përjetshëm. Arben Bajon e kam njohur prej vitesh. Ishte pedagog në Akademinë Arteve. Nuk jam shprehur deri këtë çast pas humbjes së tij. Vdekja e tij tragjike më ra rëndë si plumb. Iku për më pak se dy javë… e paimagjinueshme. Një skulptor i madh. Një Roden shqiptar për nga finesa, fuqia e shprehjes, karakteret që ai ka krijuar në artin e tij. Jetoi shume pak, 52 vjeç. Mendo se sa kohë do të kishte. Ishte në lartësinë e artit të skulptorëve më të mëdhenj shqiptarë që nga Paskali, Paço etj. Me aq sa e kuptoj unë artin figurativ mund të ishte po të jetonte, skulptori më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Humba një mik të vërtetë. Kishte njohje më të madhe se unë për kinemanë. Më befasonte me emrat e aktorëve, të regjisorëve, me librat që lexonte. Ishte një figurë poliedrike, një djalë i rrallë dhe një shpirt i butë e i pakrahasueshëm. Përkulem me nderim përpara madhështisë së tij!
-Poezia juaj “Shkallë për në qiell” është një dyzim ku ndërthuren dy botë në kohë dhe hapësire krejtësisht të ndryshme të cilat bashkohen në një pike: kotësinë . Hapësira thuajse pa asnjë qëllim, që nuk të shpien askund pra një dimension bosh, në te shkuarën dhe në të ardhmen. . Jeni natyrë pesimiste apo një realist që zgjedh ta ballafaqojë shpirtin me të vërtetat e dhimbshme pa tragjizma?
Poezia “Shkallë për qiell” është një nga poezitë e mija më të dashura. Edhe pse në poema unë e trajtoj hapësirën gjithmonë, shtegëtimi është një element që vërehet. Kërcimi në bosh është kërcim në hapësirë dhe në pafundësi, ajo që thoni ju por jo kotësia në kuptimin e vanitetit të rëndomtë. Për këtë poezi kam pasur një ngacmim nga monologu i pashait turk që ngjitet në shkallare tek romani “Kështjella” të Kadaresë; asnjëherë s’e di se ku të çojnë përfytyrimet… Ai monolog ma solli në vështrim idenë e shkalleve. Kur shkrova poemën “Natë në Monparnas” në një moment më bënte digresion pra një lloj retrospektive poema “Llora” e Kadaresë. Si një gjeni Kadareja është një hapësirë ndikimi të cilës nuk mund t’i shpëtosh. “S’ka fillim as fund ky bosht, nis e sos kur ta mendosh”. Hapësira dhe koha kudo që të vendosesh janë njësoj të pafundme dhe, ti qëndron në mes të tyre nga shkaku i pafundësisë.
-“Sa herë i marr erë një luleje, druaj se pas shpine , thika më ngulet” Ky varg i shkëputur nga poezia “Rob i manive” vërteton atë çka keni shprehur në një dalje publike ku thoni se: “Poezitë janë vizione të errëta që i përshfaqen poetit si kumt për njerëzimin”. Parë nga situata globale qoftë si reflektim fizik por dhe shpirtëror, cila është frika juaj e madhe?
Errësira si ngjyrë pra e zeza është pjesë e natës dhe kontrastit me ditën. Ashtu është dhe ndjenja e errët në shpirtin e njeriut përkundër dritës që merr nga jeta dhe përditshmëria. Janë forca që lidhen me instinktet po të hymë në psikoanalizë. Në atë që ti ndonjëherë nuk e kupton pra janë reflekse të vetëmbrojtjes. Ky varg tani që po e analizojmë e kam menduar në atë kontrastin që në momentin tënd më të lumtur, e keqja mund të të godasë. Një formë paranoje apo ndjesie persekucioni. Duhet marrë në kompleksin e poezisë. Nuk mund të përjashtohet nga artisti ky lloj asosacioni i vazhdueshëm i një bote që vjen në mënyrë jo koshiente nëpërmjet errësirës dhe mendimit me ngarkesë negative. Nuk jam pesimist dhe nuk e shoh botën me dylbitë e kthyera mbrapsht por jam objektiv. Nuk jam as optimist, i pranoj të kundërtat. Ndonjëherë duke synuar të përsosurën bën gabim të shumëfishtë sepse së pari vërteton se nuk je i përsosur dhe e dyta kupton se ajo nuk mbërrihet kurrë. Në një fragment filmi kam parë ku një personazh i thotë një tjetri: Nëse kërkon përsosjen do çmendesh. Davidi i Mikelanxhelos, edhe pse në skaj të përsosjes, ndoshta, edhe pse i përsosur; përjashtimi fuqizon rregullin. Jam i ndjeshëm mbase më shumë se të tjerët në një sens sepse jam në hullinë e poezisë dhe botës artistike krijuese por me vetitë e çdo njeriu në mënyrë të ndërsjellët.
-Vargjet tuaja janë udhëtime, përjetime nëpër kryeqytete botërore (Nju York, Paris, Vjenë) që kanë lënë gjurmë tek ju. Gjithashtu janë homazhe për figura të rëndësishme të artit botëror si Ajnshtajn, Van Gogh, Xhim Morrison. Kam një pyetje paksa intime. Si do të ishte një poezi dedikuar Timos në një qytet si Tirana. Pra një dedikim për një artist të madh që jeton dhe frymon po ashtu në një qytet të madh?
Më vjen keq dhe ndihem madje paksa xheloz se kam shkruar për Vienën dhe Parisin dhe s’kam shkruar për Tiranën. Ndonjëherë gjërat nuk dihen se si vijnë, mbase nga befasia kur has në një botë të re që nuk e ke njohur më parë. Mbresa dhe impresione të para që e trandin njeriun, kaotizmi herë herë, kontrastet, dramacitetet. Qoftë dhe madhështia apo bukuria e gjërave. Kur kam parë Parisin jam mahnitur dhe më pas dashuruar me të. Ai ma solli në mënyrë të natyrshme për të poemën programatike “Natë në Montparnasse”. Sot zakonisht nuk shkruhen më poema dhe mua më vjen keq për këtë. Duhet të kthehet ajo kohë dhe ato vite kur shkruheshin poema pasi publiku e do poezinë dhe e ndjek me interes. Mbase nuk e lexon dhe aq por e dëgjon dhe e admiron kur është e recituar. Pra edhe poemën “Natë në Montparnasse” të cilën besoj se lexuesi serioz mund ta lexojë me dëshirë. Do doja të lexoheshin pasi aty mund të të them vërtetë se jam pretendues. Nëse nuk do të ishin poemat, mund të them se nuk do kisha botuar asnjë poezi. Për veten nuk kam menduar kurrë të bëj një poezi edhe pse në çdo poezi timen jam unë pra që flas në vetën e parë. Mbase në poemën “Përtej jetës” që është më filozofike se të tjerat, qoftë dhe te “Takim me të dashurën Mari…” unë jam vetja por i zhvendosur në botë të tjera, iki dhe kthehem, jam dhe s’jam. Kurse te “Përtej jetës” ngjan si një kalvar, është jeta biologjike por edhe e njeriut e artistit në kohëra, edhe them që mire do qe të ishte një poemë për Tiranën por siç e thamë gjërat nuk komandohen. Varet se si të vinë.
-Dhjetëra role kinematografike, dhjetëra role në teatër, tre vepra poetike, keni marrë dhe rolin e përkthyesit nga letërsia e huaj . Jeta juaj artistike shumëdimensionale është një frymëzim për brezat e rinj. Pas kaq vitesh ndërtimi të këtij panteoni të rrallë vlerash artistike dhe njerëzore, a keni ju ende një peng?
Artisti ngaherë synon dhe kur synon dhe ëndërron do të thotë që ka diçka që e dëshiron. Mund ta quajmë peng mund ta quajmë dëshirë pse jo edhe pse ndonjë peng të adresuar nuk kam. Pengu i madh nëse mund ta them janë vitet kur humbi kinemaja këtu dhe nuk pati produktivitet dhe vlera dramaturgjike. Humbi kinemaja, u shua në moshën e pjekurisë profesionale më të epërt, ku priten vepra të mëdha. I shikojmë filmat amerikanë ku kinemaja është industri, lëvizjet e aktorit nga roli në rol pa bërë ndonjë shenjë barazimi dhe krahasimi ata luajnë deri në shuarje të jetës. Ndërsa ne na u shua arti përpara se të mbarojë jeta. Kam bërë role por jo në kontiuinitet por sa shumë do ishin rolet e mija dhe të kolegëve të mi nëse do funksiononte me prodhimtari kinemaja. Për fat, edhe pse me pak filma në numër në vite në tranzicionin e tejzgjatur, kinemaja nuk është shuar krejt, sepse janë bërë disa filma të suksesshëm. Kjo më ka bërë t’i afrohem teatrit më shumë. U ktheva nga Amerika e cila, pa odiseun e së cilës, nuk do kisha shkruar poezi, madje as nuk do të kisha luajtur role në teatër pasi unë isha pedagog dhe aktor kinemaje. Por Amerika t’i zmadhon hapësirat, te përgatit mentalisht, të ridimensionon kurajon për të provuar dhe guxuar. Dhe nuk pata një paradigmë kur erdha dhe mendova se nuk ka film, ok, do luaj teatër. Dhe e nisa me “Një stinë e mërzitshme në Olimp” të Kadaresë. Një diskurs që e vuri regjisori Gëzim Kame në skenë në vitin 2003. Pastaj bëmë një projekt tjetër me Ndriçim Xhepën “Për një fjalë goje” të Natali Saro, autore e romanit modern, me regjisor të Arben Kumbaros. “Pamje nga ura” të Arthur Miler, me regjisor Albert Minga që ishte një sukses i madh. Vazhdova me “Shtrigat e Salemit” me regji të Spiro Dunit. Edhe ky një sukses dhe para dy vitesh me Equus-in nën regjinë e boshnjakut Dino Mustafiç. Kështu që iu dhashë teatrit sepse doja të plotësoja atë hapësirën bosh. Hapësirën e qiellit që i takoj, teatrit…
Më 18 Prill 1996 u nda nga jeta Atdhetari dhe intelektuali i shquar Mentor Hamdi Çoku -Ohri, i njohur shkurt si Mentor Çoku.
Në rrjetin social e kujtoi i nipi Leon Mirakaj si më poshtë duke sjellë edhe disa foto, që po i sjellim më poshtë:
“Më 18 prill 1996, si sot 25 vjet më parë u nda nga kjo jete, në Romë (Itali) një nga burrat më të aftë që Shqiperia do kishte pasur fatin të kish në gjirin e saj.
Por, si disa burra e gra të vlefshem si ai, ajo i deboi duke u mbuluar me errësirë.
Nuk qe as gjeni, as njësh e as gjigand.
Qe një burre me dijen e inteligjencen, aftësi të jashtëzakonshme komunikim e mediacioni, tolerance e integriteti politik e shoqeror.
Një nga ata burra që do i ishte dashur me shumë se kurrë një Shqipërie të ciles liria po i trokiste në porte e brënda shtepisë kish vetëm xhuxha.
Ketu kam vëne një kolazh fotosh të gjyshit tim Mentor Hamdi Çoku -Ohri.
I paharruar kujtimi i tij
Këtu poshte me: Presidentin e Turqis, Ismet Inönü, me Ali Bej Kelsyren, me aktoren italiane Xhina Lolobrixhida , me shoqen e jetes Zihnije Resuli-Çoku e në foton e fundit, në zyren e tij ne Rome.”
Në zyrën e tij në Romë
Me Presidentin e Turqisë, Ismet Inönü
Me Ali Bej Kelsyren
Me shoqen e jetes Zihnije Resuli-Çoku
Me aktoren e famshme italiane Xhina Lolobrixhida
Mentor Çoku lindi në Elbasan më 1914 (prill 1996) dhe pa mbushur motin së bashku me të ëmën, shkuan në Ohër. Pat qarë e qeshur në atë derë bucare, e cila decenie më parë ish ngritur në lartësitë e këngës prej trimërive të gjyshit të tij Iljaz Pashë Dibra në krah të burrave si Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e Sulejman Vokshi duke ndriçuar krejt Dibrën dhe Shqipërinë.
Ndërsa i ati i Mentorit, Hamdi Bej Ohri, do të njihej në gjithë vilajetin e Manastirit jo vetëm për atdhetarinë, por edhe trimërinë e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me Nijazi Resnjën, Said Najdenin, Bajo Topullin, Gjergj Qiriazin etj, Hamdiu do të vendosej në vitet e para të shekullit të njëzetë, në radhët e burrave që formuan komitetin e fshehtë të Manstirit.
Mësimet e para Mentor Çoku i merr në Ohër, i cili, në vitet 20 të të shekullit të kaluar ende ruante diçka nga madhështija e viteve të shkuara. Ai dallohej aty për dashurinë e madhe për dijet dhe veçmas do të ishte i interesuar për gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë së tij, në krejt viset etnike.
1925 – 1928, vazhdon shkollën e mesme në Beograd, ku jeta e tij merr një tjetër përmasë, atë të shqiptarit me shpirt të kulluar por edhe të vendosur për të kërkuar të drejtat e veta. Në Beograd mban lidhje të drejtpërdrejta me atdhetarin tjetër të shquar Rauf Ficon, i cili në atë kohë ishte Ambasador i qeverisë shqiptare në Jugosllavi. Natyrisht edhe me nxitjen e Raufit, Mentori së bashku me dhjetra gjimnazistë shqiptarë në Beograd, krijon “shoqërinë e djelmërisë për të drejtat e shqiptarëve” në thelb të së cilës parashihej lufta me mjete diplomatike dhe politike për arritjen e të drejtave të shqiptarëve. Në vitin e fundit të gjimnazit, kur protestat e kësaj shoqërie i patën kaluar kufijtë e Beogradit dhe po diskutoheshin në Paris e Gjenevë, Mentor Çoku pushohet nga shkolla pa të drejtë për t’u rikthyer më në Beograd. Kthehet sërish në Ohër dhe me disa provime plotësuese ka arritur në Shqipëri të marrë dëftesën e gjimnazit. Duke qenë se rezultatet në mësime i ka pasur tejet të larta, me ndihmën e pakursyer të prindërve (nëna e Mentorit ka qenë prej familjes së njohur të Toptanasve) shkon në Milano dhe fillon studimet në Fakultetin e Drejtësisë.
1935 Në shoqërinë e bijve të tjerë të shqiptarisë, juristi i ardhshëm, Mentor Çoku, do të debatonte me pedagogët e vet italianë, lidhur me disa të drejta legjitime të kombit të vet.
Mentor Çoku le Milanon dhe shkon pranë familjes dhe miqve të vet në Ohër.
1939 Ndërsa urtësia ka qenë tipari karakteristik i tij, Mentori e ka pritur i revoltuar pushtimin Italian të 7 prillit.
1943, kontaktet e tij me nacionalistët e Kosovës, Maqedonisë shqiptare dhe atyre të shtetit amë, sa vijnë e shpeshtohen. Duke lënë menjanë avokatinë, Mentor Çoku bëhet organizator i formacioneve luftarake nacionaliste në Ohër, Strugë e Manastir. Ka qenë kjo arsyeja që ai zgjidhet si delegat i këtyre trevave në Lidhja e Dytë e Prizrenit në vjeshtën e vitit 1943. Fjala e tij në disa tubime të kësaj Lidhjeje, në Prizren, u dëgjua me vëmendje të madhe jo vetëm pse sillte atje trazimet politike në Ohër, Strugë e Manastir, por sepse parashihte trazime akoma më të mëdha në të ardhmen. Zëri i Mentor Çokut, u ndje ashpër sidomos në ngritjen sa më shpejt të formacioneve luftarake që do të vireshin në shërbim të kësaj Lidhjeje. Ata që kanë dëgjuar gjykimin e drejtë të Mentor Çokut në këto tubime, assesi nuk kanë harruar shprehjen proverbiale të tij “Partia ime është Lidhja e Prizrenit”.
1943 – 1944 Në parlamentin shqiptar , Mentor Çokun e shohim të kandidojë si përfaqësues i popullit të tij dhe fjala e Mentorit si kryetar i grupit parlamentar të Maqedonisë shqiptare, pati jehonë të madhe.
nëntor 1944, Mentori së bashku me Mid’hat Frashërin, Hasan Dostin, Bato Rexhibin, Faik Qukun, Vasil Andonin e dhjetra nacionalistë të tjerë të shquar, merr rrugën e mërgimit në Itali.
1970 – 1980 I përkushtuar pas konfesionit mysliman, Mentor Çoku do të ishte një prej ideatorëve kryesorë të ngritjes së një xhamie në një nga sheshet e Romës. Në krye të komunitetit mysliman për Europën Juglindore, do të bënte ç’ish e mundur që çështja shqiptare të diskutohej në rrethet më të larta të diplomacisë perëndimore e lindore. Falë autoritetit dhe përkushtimit të tij, në vitet e 80-ta në Romë, do të ngrihej xhamia e madhe dhe aq e bukur e paisur me të gjitha ambientet e duhura.
1992 – 1993, Mentori shkon në shtetin amë disa herë dhe çmallet me të bijën që e pat lënë foshnjë, me miqtë e të afërmit, duke u kujtuar edhe bisedat e lëna në mes, në nëntorin e vitit 1944. Ai pritet nga personalitete të larta të së djethtës shqiptare, intelektual të Tiranës dhe Ohrit e Dibrës. Në një prej intervistave të dhëna në shtypin shqiptar të atyre viteve, lidhur me çështjen shqiptare, shprehet tekstualisht ; “Unë kam një bindje personale që nuk ka të bëjë hiç me politikën, dhe përsëris me të madhe se çështja shqiptare në Ballkan asht fitueme. Asht e fitueme për një arsye. Jo aq për meritën e shqiptarëve të 1913-ës, por të Kosovës dhe Shqiptarëve të Maqedonisë që kanë mbërri koshiencën kombëtare, ndërgjegjen kombëtare” (Gazeta “Dardania” nëntor 1993).
Mentor Çoku, mbante në tavolinën e punës, në zyrë, por edhe në ambientet e shtëpisë, flamurin kombëtar e lidhur me këtë simbol, pyetjes së një gazetari në Tiranë, atdhetari Mentor Çoku do t’i jepte këtë definicion ; “Përse populli ynë, më i lashti në Ballkan dhe Evropë, të mos prezantohet me shqiponjën e vërtetë të heroit tonë kombëtar, simbol që rrjedh dhe trashëgon lashtësinë prej dhjetëra shekujsh përpara vetë Skënderbeut ? Sot kur fatmirësisht këtë simbol e kemi në duart tona, të zbuluar dhe të verifikuar, një mendim tjetër mendoj se është i palogjikshëm, anakronik dhe si i tillë nuk mund t’i qëndrojë kohës” (Gazeta “Republika” më 25 nëntor 1993).
Bija e tij Valbona, ajo që vuajti rininë e saj nëpër kampet famëkeqe të punës në Shqipëri,tregon me mall se si ditën e fundit të jetës së vet, Mentori kishte qenë tejet i lumtur nëpërmjet valëve satelitore, ai pat ndjekur në studion e vet, një protestë të fuqishme që shqiptarët në Zvicër patën organizuar për lirinë e Kosovës. Kjo protestë, fjalët e zjarrta dhe himni shqiptar i kënduar në Bern, e patën entuziazmuar Mentorin, i cili i kish thënë të bijës, fjalët e mbrame : “Kosova jonë do të lirohet shpejtë, e ndoshta pas kësaj i vjen radha Maqedonisë shqiptare”
VOAL – Alexis Charles Henri de Clérel de Tocqueville ka lindur në Verneuil-sur-Seine (Francë) më 29 korrik 1805. Ai vjen nga një familje aristokratike legjitimiste, pra mbështet të drejtën e Burbonëve për të mbetëruar në Francë. Rënia e Robespierrit në vitin 1794 shmang gijotinën ndaj prindërve të tij në momentin e fundit. Revolucioni i 1830 duke çuar në fron Louis Philippe d’Orléans hodhi Alexis de Tocqueville në një krizë të fortë shpirtërore dhe politike, ashtu siç është i ndarë mes besnikërisë ndaj ish-mbretit, në përputhje me idealet e familjes, dhe një dëshire për të mbështetur sovranin e ri, pozicionet i të cilit duken se janë në përputhje me idetë e tij liberale.
Tocqueville është një gjykatës dhe ndër objektivat e tij është të përmirësojë sistemin francez të burgjeve, i cili po përjeton një periudhë krize për shkak të pamjaftueshmërive krahasuar me nevojat e vendit. Me këtë motivim ai vendos të studiojë sistemin amerikan të vuajtjes së dënimeve, kështu që më 1831 ai largohet për në Amerikë; duket se megjithatë, në vendimin e tij për të lënë Francën, më së shumti Tocqueville kishte dëshirën të largohej nga Atdheu për të qenë në gjendje të vëzhgonte situatën politike franceze nga jashtë.
Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ai nuk vëzhgon vetëm organizimin sistemin e burgjeve: Tocqueville është i impresionuar nga sa peshë ka mungesa e privilegjeve të prejardhjes familjare, si dhe fakti se këtu të gjithëve ju jepen shanse nga niveli i barabartë në konkurrencën sociale.
Vëzhgimet e realitetit të jashtëm do t’i japin jetë një studimi që do të realizohet në veprën “La Democracy in America” (botuar pas kthimit në Francë, në dy pjesë, në 1835 dhe 1840). Kjo punë përbën veprën më të rëndësishme të Alexis de Tocqueville dhe në fakt do të jetë një bazë themelore për të kuptuar shoqërinë amerikane, sidomos të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Në “Demokracia në Amerikë”, Tocqueville pohon – përkundër shumë teorive – se Revolucioni Francez dhe Revolucioni Amerikan nuk kanë të përbashkëta, ai francez solli dhunë dhe terror, ndërsa nga ai amerikan lindi koncepti i vërtetë i lirisë.
Në shoqërinë amerikane, feja mund të ndihmojë për të shprehur lirinë dhe merr një rol themelor në jetë. Analiza e Tocqueville tregon se në fushën sociale janë shumë aktive shoqatat në të cilat çdo person është i lirë të regjistrohet, ndërsa në Francë luftohet kundër kishës dhe fesë, sepse ato konsiderohen pengesa për liri dhe si pasojë një objekt që pengon njerëzit që të bashkohen.
Në 1849 Alexis de Tocqueville u zgjodh deputet në fshatin Norman, emri i të cilit mban dhe për të cilin do të flasë në kujtimet e tij.
Intelektuali francez Raymond Aron (1905 – 1983) ka theksuar kontributin e Alexis de Tocqueville në sociologji, duke e konsideruar atë ndër themeluesit e disiplinës dhe një nga dijetarët më të rëndësishën të mendimit liberal.
Vepra të tjera nga Tocqueville
– Nga sistemi i burgjeve në Shtetet e Bashkuara dhe aplikimi i tij në Francë
– Pesëmbëdhjetë ditë në shkretëtirë (1989)
– Miqesi dhe Demokraci (1987)
– Kujtime (1991)
– Shkrime, shënime dhe fjalime politike 1839-1852 (1994)
– Regjimi i lashtë dhe revolucioni (1996)
– Demokracia dhe varfëria (1998)
– Demokracia, liria dhe feja: mendimet liberale (2000)/Elida Buçpapaj
voal.ch – Është ndarë nga jeta instrumentisti i njohur kosovar Shaqir Hoti, i cili ia kushtoi jetën artit . Duke u mbështetur në traditën mijëra vjeçare Shaqir Hoti ishte okarina e artë e melodisë popullore, ishte legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave, ishte enciklopedia e instrumenteve frymore. Ai ka instrumentalizuar në mënyrë virtuoze edhe Bareshën e kompozuar nga Rexho Mulliqi.
Ka shprehu ngushëllimet menjëherë regjisorja, gazetarja, botuesja dhe veprimtarja e mirënjohur Shenida Bilalli përmes rrjetit social si më poshtë:
“Lamtumir zoteri Shaqir Hoti ! Shkoi ne heshtje, instumentalisti frymor, kompozitori – Faleminderit per “Bareshen” instrumentale, falimenderit per ringjalljen e instrumentit të okarinës me origjinë ilire , faliminenderit per intervisten dhe te gjitha. Me vjen keqe qe nuk u realizua ardhja juaj ne Zagreb si e patem fjalën. Ardhjen tuaj ndaloj Covidi dhe nuk arrita që t’jua plotësoj dëshirën te vinit ne Zagreb dhe te ishit pranë ne Ditet e Teutes te shihnit koreografinë e Bareshes e cila plote 17 vjet realizohet me grupin Iliret ku vallzojnë balerinat ma te fameshme te Kroacisë. Lantumirë zoteri Shaqir pushoni ne paqe”
Jetëshkrimi i Artistit Shaqir Hoti 14 qershor 1936 – 12 prill 2021
Shaqir Hoti ishte instrumentist i njohur. U lind në Has, pranë brigjeve të Drinit të Bardhë, me 14 qershor, 1936. Ende pa e mësuar mirë shqiptimin e fjalëve në gjuhën tonë të bukur, mësoi renditjen e gishtave në pipëz, teksa bubërrohej në prehër të babait, Xheladinit, derisa ai interpretonte mjeshtërisht në fyell e kavall. Kjo dashuri fëmijërore për instrumentet frymore të traditës, do ta përcillte tërë jetën. Dhe e mbushi atë (jetën) me krijime, interpretime dhe studime të paçmueshme në kulturën e traditës sonë të pastër. Mbi 2000 instrumente janë gdhendur nga duart e tij, mijëra melodi janë luajtur nga gishtat e tij, qindra këngë e valle mbajnë vulën e tij, shpirtin e tij.
I lidhur fort me vendlindjen, ai mblodhi lëndën e parë nga: dheu, druri, guri, bari, briri, gjethi, kallami, lëkura, gëzhoja e frytit të arrës e të lajthisë, nga çdo gjë në natyrë që ka një brendi, një hapësirë ku mund të hyjë ajri dhe me punë artizanale, me mjete fare të thjeshta i bëri ato që të flasin në gjuhën e bukur muzikore.
Në fushën e folklorit, kjo krijimtari ka vlera të padiskutueshme: historike, antropologjike, etnologjike, etnografike, estetike dhe semiotike, duke qenë frymëzuese e përbotshme, burim i pashtershëm për krijimtarinë e re muzikore artistike të etnisë sonë. Ndaj, mjeshtrja e tij artizanale, instrumentet e tij frymore, krijimet e tij muzikore, interpretimet e tij dhe punimet shkencore në fushën e folkloristikës do të jenë vlera të paçmueshme për Institutin e Folklorit dhe Muzeun Kombëtar, të cilët duhet patjetër ta krijojnë një hapësirë në ambientet e tyre (kërkesë kjo e para 10 vitesh), që do të emërtohej “Oda e Shaqës”, aty ku do të takohemi përherë ne dhe brezat që do të vijnë, me artin e tij, me shpirtin e tij.
Fyellin, kavallin, bishtnicat, pipëzat i kishte trashëgim nga familja. Kur i ka pasur vetëm 6-7 vjeç, ka interpretuar në odë të burrave në Rogovë të Hasit. Herë pas here, është mbyllur në kullën e axhës dhe bashkë me babanë e tij ka interpretuar melodi me fyell e me kavall. Sot është legjenda e instrumenteve frymore burimore. Me duart e tij gdhendi një instrument e nga shpirti i tij çdo ditë nxorri nga një tingull. Kishte dëshirë që zanatin e tij, të krijimit të instrumenteve frymore e të thurjes së melodive me fyell e kavall, t’ua trashëgonte edhe të tjerëve, por askush, as nga Ministria e Arsimit e as nga Akademia e Arteve nuk shprehu interes për talentin e tij.
Shaqir Hoti ishte okarina e artë e melodisë popullore, ishte legjenda e gjallë e fyellit, kavallit, bishtnicave, ishte enciklopedia e instrumenteve frymore.
Vdekja në moshën 99-vjeçare e princit Filip të Britanisë, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë, përfundon një kapitull të gjatë në marrëdhëniet midis familjes mbretërore britanike dhe homologëve të tyre ballkanas.
Ai kapitull filloi në vitet 1890, kur princeshë Maria e Edinburgut u bë princesha e kurorës, më vonë mbretëresha, e Rumanisë – dhe vazhdoi kur vajza e saj, gjithashtu Maria, u bë mbretëresha e Jugosllavisë pasi u martua me mbretin Aleksandër.
Filipi ishte hallka e tretë kryesore në këtë zinxhir mbretëror britaniko-ballkanas, pasi kishte lindur në familjen mbretërore greke në qershor 1921 në Korfuz në një kohë krize të dëshpëruar si për vendin ashtu edhe për dinastinë.
Babai i tij, Princi Andre, kishte komanduar një korpus ushtrie që kishte marrë pjesë në atë që tani është Turqia pas Luftës së Parë Botërore në një mision për të gdhendur një Greqi më të madhe.
Ëndrrat e zgjerimit u kthyen në katastrofë kur turqit e gjallëruar, nën drejtimin e liderit të tyrë të ri, Kemal Ataturk, shpartalluan ushtrinë greke dhe shkatërruan qytetin dikur të lulëzuar dhe kryesisht grek të Smyrnas, tani Izmiri, duke çuar në dëbimin masiv të miliona grekëve nga Azia e Vogël.
Grekët e mundur iu drejtuan të zemëruar familjes mbretërore dhe princi Andre u dënua me vdekje për tradhti.
Pasi Britania protestoi, ata në vend të kësaj u dëbuan nga vendi, duke u arratisur me një anije të Marinës Mbretërore Britanike dhe Filipi flinte në një arkë portokallesh. Ai ishte vetëm 18 muajsh dhe nuk do të rikthehej më aty për një kohë të gjatë.
Pak a shumë i birësuar nga xhaxhai i tij anglez, Lord Mountbatten, mëkëmbësi i fundit britanik i Indisë, ai u tërhoq nga ai në marinën britanike dhe në rrethin e ngushtë të anëtarëve të familjes mbretërore britanike si gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke tërhequr shpejt vëmendjen e trashëgimtares adoleshente të fronit britanik, princeshës Elizabetë, gruaja e tij nga viti 1947.
Nëna e tij e mrekullueshme dhe e çuditshme, Princesha Alice, megjithatë, u kthye në Greqi në 1935 pasi kaloi disa vjet në një sanatorium zviceran duke u trajtuar për skizofreni.
Duke i qëndruar pushtimit të ashpër gjerman gjatë luftës, duke rrezikuar jetën e saj, Alice mori me guxim një numër hebrenjsh dhe i fshehu ata nga nazistët – një akt trimërie që bëri që qendra Yad Vashem në Izrael t’i jepte asaj titullin “E drejtë midis kombeve”.
Princesha e lindur në Gjermani pengoi disa përpjekje naziste për të kontrolluar shtëpinë e saj në Athinë për hebrenj, duke u hequr si e shurdhër dhe se nuk mund të kuptonte se çfarë donin ata.
Më e interesuar për bamirësi sesa për pompozitetin mbretëror, pas luftës ajo themeloi një urdhër ortodoks infermierie me murgesha, duke e habitur Britaninë kur u paraqit në dasmën luksoze të djalit të saj në Westminster Abbey të Londrës e veshur me një veshje gri për murgesha.
Ajo u largua nga Greqia vetëm pas grushtit të shtetit të ushtrisë në 1967 dhe ndërroi jetë dy vjet më vonë në Londër, e cila tani ishte shtëpia e mbretërve grekë të mërguar.
Ajo dasmë e vitit 1947 në Londër ishte një nga mbledhjet e fundit të mbretërve britanikë dhe atyre ballkanas, të cilët u rrëzuan me shpejtësi nga fronet e tyre nga regjimet e reja të mbështetura nga sovjetikët.
Një nga t ftuarit ballkanas ishte kushëriri i largët i Elizabetës, mbreti Michael i Rumanisë, nipi i Marisë.
Ai u rrëzua nga froni dhe u dëbua nga regjimi i ri komunist pothuajse menjëherë kur u kthye në Bukuresht në dhjetor 1947.
Një figurë më fantazmë në të njëjtën dasmë ishte ajo e ish-mbretit Pjetër të Jugosllavisë, i biri i Marisë së Jugosllavisë, një viktimë e hershme e Perdes së Hekurt që mbyllej shpejt mbi Evropë. Ai ishte privuar nga froni i tij nga komunistët e Titos në 1945.
I njohur me pseudonimin “Fil greku” nga disa tabloidë në Mbretërinë e Bashkuar, besnikëria e Filipit ishte në të vërtetë e gjitha ndaj Britanisë, vendi që e prit nate të ri dhe i dha një vend si bashkëshorti i sovranes. Ai rrallë fliste për origjinën e tij.
“Nuk jam ndjerë kurrë nostalgjik për Greqinë. Një gjysh i vrarë dhe një baba i dënuar nuk më bën t’i dua autorët e krimeve”, tha ai një herë.
Në afërsi të kinemasë verore në qendër të Korçës, në një ndërtesë dominuese e me stil eklektik jeton familja Polena. Historia e jashtëzakonshme e familjes Polena është shkruar nga mjekë të shquar që jetuan e punuan që nga gjysma e dytë e shekullit të XIX dhe vazhdon akoma sot prej 4 brezash apo 140 vitesh.Ndër ta është pioneri i mjekësisë moderne shqiptare, doktor Sotir Polena.Nuk ka njeri në Korçë sot që mos të ketë dëgjuar për historinë e tij.Për me shume se 80 vjet kjo ndërtesë, dikur klinika e parë shqiptare rrethohej nga pacientë që udhëtonin nga çdo cep i Shqipërisë për tu mjekuar apo operuar nga dora e doktor Sotirit. Emri i mjekut të dashur korçar ishte kthyer për shqiptarët në simbol shprese, shërimi dhe lehtësim i dhimbjeve. Sot në këtë banesë jetojnë pasardhësit e doktor Sotir Polenës.
Ne intervistë eshte mjeku Adhon Polena, biri i Sotirit,që dje humbi jetën nga Covid. 75-vjeçari e ka të vështirë të na rrëfëje gjithë historinë e krenarisë por dhe te dhimbjes se dinastisë familjare “Është shume e vështire në një interviste të vetme të përshkruash një rruge kaq të gjatë, është një rrugë 140 vjeçare që vijon…”,-shprehet ai.
Rrëfimin e nis nga gjyshi i tij Kostandin Polena, mjek i shquar të cilit iu dha e drejta nga Perandoria Osmane ta ushtronte profesionin në çdo cep të saj. Ai zgjodhi të ishte kirurgu i parë obstetër në Korçë në spitalin e hapur nga amerikanët në vitin 1916. Jeta e doktor Kostandinit ishte mbushur me tragjedi të paimagjinueshme familjare. Nga tetë fëmijë vetëm dy i jetuan, Nikoja dhe Sotiri. Dhimbja e vuri përfund kur edhe Nikoja 30 vjeçar edhe ai mjek pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara u mbyt me të fejuarën 19 vjeçare Julian në liqenin e Ohrit. Fëmija i vetëm që e gëzonte ishte Sotir Polena.
“I’u dha e drejta e ushtrimit të profesionit në gjithë Perandorinë Osmane në degën e kirurgjisë dhe obstretisë, u kthye në Korçe ku u martua dhe lindën tetë fëmijë. Kostandini vazhdoi punën si mjek këtu në Korçë. Hapi klinikën e parë në vitin 1889. Kryente të gjitha llojet e operacioneve qoftë kirurgjikale, obstretikale operonte sytë, hiqte perdet e syve. Po kështu edhe në patologji. Patën shumë fatkeqesi. Nga tetë fëmijë mbeti vetëm me një fëmije. Humbja e tetë fëmijëve ndodhi në moshë të re, nga 6 vjeç dëri në 30 vjeç. Dy vajza i kanë vdekur brenda një dite, Ishin 6 dhe 8 vjeç. Një djalë humbi jetën kur ishte 17 vjeç, ndërsa një djalë tjetër ia helmuan turqit kur ishte 21 vjeç, kur ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte mbaruar studimet në universitetin e Harvardit.
Humbi një vajzë tjetër 19 vjeç dhe vdekja e fundit ajo që e tronditi më shumë ishte vdekja aksidentale e djalit tjetër Niko Polena. Pastaj ndodhi një tragjedi e madhe, në Shën Naum, ishin mbledhur shumë intelektualë, ishte elita e Korçës, konsuj të ndryshëm ishte dhe Niko më të fejuarën e tij 19 vjeçare. Fatkeqësisht atje u batua varka dhe ranë të gjithë në liqen. Atje u mbytën nëntë veta, xhaxhai im Niko me gjithë të fejuarën, konsulli serb më të gjithë të shoqen, konsulli grekë me gjithë të shoqen dhe dy marinarët serb. I sollën këtu u bë varrimi, çfarë të të thëm, ishte mars 1930. Në këtë kohë gjyshi mbeti vetëm me të shoqen ishte 75 vjeç, aq sa jam unë sot”,-thotë 75 vjeçari.
Adhon Polena shkëputet nga tragjeditë që kanë ndjekur gjyshin e tij dhe flet për studimet brilante të babait të tij Sotirit në Gjermani.
I diplomuar me nderimet më të larta dhe me mentor shkencëtare të laureuar më pas me çmimin NOBEL, ai spikati me talentin e tij në fushën e kirurgjisë dhe obstetrisë në Europë kudo qe ushtroi profesionin.
I biri Adhoni thotë me siguri se natyra e babait të tij nuk ishte për jetë tipike akademike. Ai e donte jetën në emër të jetës! Me kthimin në Korçë mjeku i ri filloi të shkruante historinë e tij si ndër pionerët e mjekësisë moderne shqiptare.
“Donte macet, qentë ishte njeri i apasionuar pas gjithçkaje, një jetë akademike nuk mund t’i japë këto. Ai vijoi punën në Korçë, paraqiti dokumentet për të ushtruar profesionin këtu, se nuk do të thotë gjë që po të diplomoheshe jashtë në atë kohë e të filloje direkt. Jo, jo nuk të linte njeri ashtu! Në atë kohe ministër i shëndetësisë ka qenë Refat Frashëri, duhet të ekzaminoheshin gjithë dokumentacionet dhe pastaj të jepej e drejta e ushtrimit të profesionit. Fillimisht 2-3 vjet ka punuar si mjek privat, pastaj në gusht të 1933 nisi në spitalin e shtetit në Korçë”
Pas tërmetit shkatërrimtar të vitin 1931, doktor Sotiri punoi me mish e shpirt dhe ndërtoi klinikën e parë në vend. I biri me detaje tregon sa moderne ishte ajo për kohën.
“Ai punonte me mish e me shpirt për popullin. Punonte pa u lodhur, punonte me një profesionalizëm të shkëlqyer. Prandaj mori famë. Në Korçë ai u emërua operator i spitalit të shtetit. Drejtori i spitalit të Korçës në atë kohë vuri re dhe e mori mjek. Filloi punë si kirurg dhe obstetër gjinekolog. Atëherë kirurgët i bënin të gjitha punët. Përpara se të fillonte në spitalin e shtetit, ai ndërtoi klinikën. Pasi i ndërroi jetë i ati në vitin dhjetor të vitit 1930. Në 14 janar 1931 këtu në Korçë ra tërmet i fuqishëm.
U rrëzua edhe kisha e Shën Sotirit këtu pranë. Madje ai personi që punonte atje e zunë rrënojat e kishës por nuk vdiq. Pasi ra tërmetit, Sotiri ndërtoi disa barraka ai ndërtoi edhe një klinikë. Gjatë kësaj kohe ai ndërtoi këtë pjesën mbrapa e kompletoi.
Është ndër të parat shtëpi të ndërtuar me beton, babai im e projektoi vetë këtë klinikë, përbëhej nga biblioteka, dhoma e vizitave, laboratori, dhoma e sterilizimit, salla e operacionit dhe dhoma post operatore.
Ishin edhe dy dhoma me dhjetë shtretër në total për pacientët. Përpara sallës ishte dhe farmacia. Ishte një korridor I madh ku prisnin pacientët për vizitë dhe vendi ku qëndronte portieri. Se nuk të linte njeri ashtu. Kishte rregulla e ligje atëherë, nuk të linte njeri që mos të zbatoje ligjet. Jo si tani, futesh i paidentifikuar. Ishin edhe dhomat poshtë dhe kjo dhomë që u ndërtua fillimisht. Këtu kanë lindur edhe dy motrat binjake dhe vëllai i madh. Dhomat ishin ndërtua me soleta të shtruara, me pllaka shumë të bukura. Cdo dhomë ishte pajisur me zile telefoni. Ja si tek kjo dhoma mund ta shikosh vendin ku ishin, zile telefon dhe prizë.
Në korridor ishte një tabele e madhe, çdo pacientë I binte ziles dhe dilte numri i shtratit në koridor. Kishte dhe çentral telefonik brenda në shtëpi. Ishte një klinikë moderne për atë kohë. Se sot thotë hajde në klinikë, nuk janë klinika këto, janë kabinete por jo klinika. Fjala klinikë vjen nga kline do të thotë shtrat pra një ambient shëndetësor i pajisur me shtretër. Klinika e babait tim kishte edhe laborator klinik brenda, bëheshin analizat e gjakut, ishte e kompletuar shumë mirë për kohë, ishte e para klinike në Shqipëri. Në vitin 1935 u hap klinka e dytë ku sot është ajo që quhet “Shtëpia me gjethe” në Tiranë. Klinika u hap nga mjeku Jani Basho, ai ishte një mjek i shkëlqyer, ishin njëri më i mirë se tjetëri në atë kohë”.
Doktor Adhoni tregon se babai i tij gjatë luftës së dytë botërore Sotiri ka shpëtuar shumë partizanë nga pushkatimi i sigurt, madje ai ka dëgjuar të thuhej se Sotiri ka shpëtuar edhe Korçën nga shkaterrimi i nazistëve.
Kurrë nuk bëri dallim mes të sëmureve, nuk kishte rëndësi nëse pacienti ishte një partizan, një ballist apo nazist. Sotir Polena kishtë bërë betimin e Hipokratit dhe tek ky betim poltika nuk hynte fare.
“Ai ka sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar të tjerët në Kohen e LIIB. Shumë partizanë në Korçë i merrnin nazistët për t’i pushkatuar. Jo thoshte doktor Sotiri, ata nuk kanë asnjë faj. U dilte garant partizanëve. Ata shpëtonin nga pushkatimi. Në një artikull shkruhej se mjeku Polena në Korçë, i aftë i shkolluar në Greqi dhe Gjermani e ka mirë edhe me partizanët dhe gjermanët. Besohet se ka shpëtuar Korçën nga zjarri. . Ishte e vërtetë kjo. Do ta digjnin gjermanët! Gjermanët thoshnin ne luftojmë me trupat e bijëve tanë, për një gjermanë do vrasim 100. Sotiri i porositi komunistët të bënin kujdes. Korça mund të digjej vërtetë” .
Mjeku me duart e rrufeshme, ky ishte epiteti që e shoqeroi gjatë gjithe jetes doktor Polenen.
Nuk tha kurrë u lodha, ishtë gjithmonë në çdo orë të ditës dhe natës në shërbim të pacientëve madje portieri i spitalit shpesh mendonte se doktori flinte i veshur dhe me kravatë.
Për 23 vjet rresht punoi si drejtor i spitalit të Korçës njëkohësisht ishte kirurgu numër një i saj. I biri thotë ai babai ka kryer gjatë gjithë karrieres 40.000 ndërhyrje. Emri i tij shumë shpejt nisi të përhapej në të gjitha anët e vendit. Sotir Polena arriti të realizonte operacione gati të pamundura për kohën, ndoshta po kaq të vështira edhe për kohët e sotme.
“Babai im ishte drejtori më jetëgjatë i spitalit të Korçës. Qëndroi në këtë detyrë 23 vjet. Deri në 1962 kur doli në pension. Më pas deri në 1966 ishte shefi i kirurgjisë në Korçë. Gjithësej kishte kryer 40.000 ndërhyrje kirurgjikale. Ai ishte optimist, kishte temperament të veçantë. Ishte djalë guximtar optimist, entuziast, I kapur nga një perëndi ky është kuptimi i fjalës entuziast. Në karakterin e tij ishin ndërthurur karakteristikat e mjekut, kishte harmonizuar inteligjencën, kulturën e thellë e gjithanshme, teknika e përsosur kirurgjikale por ai kishtë një shpirt të madh dhe human. Është vlerësuar gjatë gjithë kohës. Ka aplikuar kirurgjinë në të gjithë degët dhe nëndegët e saj, është konsultuar me gjithë pionerët e kirurgjisë moderne në Shqipëri. Ka kryer operacione që edhe në kohën e sotme nuk bëhen.
Një pjesë e operacioneve të rëndësishme mban vulën e tij. Ka aplikuar në të gjitha specialitetet e mjekësisë. Por ai krijoi një armatë infermierësh që kanë punuar më përkushtim të lartë në gjithë vendin, ka përgatitur edhe profesor Koço Gliozhenin etj. Por karakteristika e tij ishte se ishte i gatshëm në cdo rast dhe cdo çast nuk tha kurre u lodha! Ne mes të natës ai ishte gati kur e kërkonin. Ishte gjithmonë në gadishmëri. Fitoi respektin e popullit. Thërritej edhe 2 ose 3 herë gjatë një nate edhe kravatën e lidhte tek dera duke ikur, portieri i spitalit thoshte me humor nuk ka mundësi, doktor Polena fle veshur. Babai shkonte në spital më herët se vetë portieri madje”.
Pajisjet mjeksore qe përdorte doktor Sotiri, i biri 75 vjecar i ruan ende si syte e ballit. Me krenari shpjegon funksionet që kanë pasur dikur. Dëshira e tij është që të krijojë një muze te vogel të mirëfilltë por mundësite nuk jane ende.
Talenti i Sotir Polenes spikati në neurologji, në qepjen e venave, tek ortopedia e deri tek ndërhyrjet e guximshme maksilofaciale dhe gjinekologjike.
Dr. Polena arriti gjithçka jo vetëm se ishte një perfeksionist por edhe se kishte një zemër të madhe.
Për të ishin të gjithë të barabartë nga kopshtari deri tek burrat e shtetit. Enver Hoxha ishte një nga ata persona të cilit i thoshte gjithmonë atë që mendonte. E kishte njohur Hoxhën kur ishte mësues në Liceun e Korçës por një ditë marsi në vitin 1957 diktatori e vizitoi personalisht në këtë dhomë dhe i kërkoi diçka të pazakontë… “Në mars të vitit 1957 në këtë dhomë ka ardhur, Enver Hoxha me Liri Belishovën. Një episod interesant do ta tregoj. Mamaja ime kur erdhi Enveri në shtepi kafen e bëri tek dhoma e pritjes në syrin e tij edhe pse hasi me habinë e Hoxhës. Madje kafen e parë ia dha babait Sotirit. Mes babit tim Sotirit dhe Enver Hoxhës u zhvillua një bisedë interesante. Enveri pyeti babain: përse nuk bëhesh komunist? Babai i’u përgjigj se “Kanë kaluar 13 vjet që është çliruar vendi, mos dëgjo çfarë të thonë këta që të krehin bishtin, unë do të them të vërtetën. Populli po vuan. Nuk po bëhen ato gjera që kemi diskutuan të dy kur ishim të rinj vite më parë kur ishim të rinj. Për këtë arsye nuk mund të bëhem komunist! Enver Hoxha iu ktheu: ti je mjek, unë jam politikan.
Për këtë ke të drejtë, se mjekësia ka të drejtë të shërojë njerëz, kurse poltika të detyron edhe të vrasësh. Enveri nuk ia merrte për keq, ata llafoseshin “zhveshur”. Babai atë që kishte e thoshte drejtë, e kishte pjesë të karakterit, nuk lëkundej kurrë, por Enver Hoxha nuk ia merrte për keq. Ai e njihte. Enveri i tha më tej “mirë komunist nuk do të bëhesh, e kuptova, por unë dua që ti të bëhesh deputet!” Ishte një periudhë në atë kohë që këta intelektualët të cilët kishin studiuar në perëndim kanë qenë gjithmonë në survejim. Edhe babai im ka qenë në survejim nga Sigurimi i Shtetit. I kanë bërë shumë provokacione. Babai duhej që për hir të poltikës të zbutej pak, shumë deputetë ishin nga radhët e intelektualëve midis tyre ishte dhe babai im. Ai qëndroi deputet vetëm 4 vjet vetëm një legjislaturë Nga viti 1958 deri në vitin 1962”.
Pakush e di se kjo banesë nuk ka qenë vetëm klinika më e famshme e Shqipërisë por pas vdekjes së tij, edhe një shesh xhirimi e Kinostudios. Një fakt tjetër interesant është se doktor Sotir Polena është mishëruar në personazhin e doktorit në filmin “I teti në bronz”
“Ky film në fakt I është kushtuar Fuat Babanit, ai që ishte I teti në bronx. Por midis atyre një nga personazhet kryesor ishte Kristo Borova pra babai im Sotir Polena, Në peridhën e luftës ishte plotë klinka me partizanë. Këtu i vinte në allçi babai që mos të njiheshin, këtu më duket ka qenë edhe Fuat Babani u shtrua dhe ai kishte një këmbë të thyer e të plagosur u mjekua këtu, është ngjarje e vërtetë. Pastaj skenari u zbukurua nga Dritëro Agolli. Këtu janë xhiruar disa filma shqiptarë. Kam sakrifikuar shumë për Kinostudion, u rregulloja ambientin. Ata u miqësuan me mua, ju kam dhënë shumë”.
Gjatë kohës që Sotir Polena punonte me bisturi, preu ne nje moment dorën e tij. Ajo prerje së cilës nuk I dha rëndësinë e duhur iu shndërrua në plagë. I dhënë gjithnjë pas pacientëve të vet, e harroi veten ndërsa ditët kalonin. Vetëm dy vjet më vonë ai u nis drejt spitalit universitar te Vjenës në për të kuruar plagën e bisturisë. Mjekët austriake u kujdesën për të, bënë të pamundurën, por kirurgu shqiptar nuk mundi të mbijetonte. Kirurgu qe kishte shpëtuar jetën e mijëra shiqptarëve, nuk mund të shpëtonte dot jetën e tij!Sotir Polena nderroi jete në spitalin Universitar të Vjenës më tre korrik të vitit 1967 pa mbushur 65 vjeç.
Kirurgu me duart e rrufeshme ia trashëgoi profesionin fisnik tre fëmijëve të tij e me pas mbesave dhe nipërve. Mesa duket familja e Doktor Polenës nuk do të rreshti kurrë së nxjerri doktorë brez pas brezi gjithmone në shërbim të njerëzve
“Kur vdiq la pas gruan e tij, 6 fëmijë, tre prej të cileve u bënë mjek, të tjerët u bënë arsimtare. La 10 mbesa e nipër 3 prej te cileve u bene mjekë. Në familjen time ka qenë e panderprerë linja e mjekësve. Edhe une mjek jam…” Ky ishte Doktor Polena, qe nuk pati kohe te clodhej por gjith jeten e kaloi duke punuar per te mirën e njerzve. Letra e cila ju gjet në xhaketë, në kthimin e trupit të pajetë nga Vjena, citonte rreshtat e fundit të shkruara prej tij, nga filozofi indian Tagore:-Fjeta dhe enderrova qe jeta eshte gezim, u zgjova dhe pashë që jeta është detyre, veprova sipas kësaj dhe nxora si përfundim se detyra është gëzim!
C’pati në dorë e bëri, pa kursim i derdhi energjite e tij per Korçen dhe për mijëra pacientë.
Funerali i tij ishte madheshtor para pallatit të kulturës. Korça e përlotur mori pjesë në atë ceremoni të përmortshme. Ajo përcillte mjekun human bujar e të pa kursyer. Mbi arkmortine e tij ishin vendosur katër urdherat e punës, diplomat, medaljet dhe dekoratat që rrezatonin tek syte e mallëngjyer të mijëra bashkeqytetareve. Korça mburrej me të, ai krenohej për Korçën . Vallë a nuk ishte ky fillimi i rrugës drejt pavdekësise për mjekun human Sotir Polena? A mund të harrohet ai?/korcablog.com
Midis gjashtë fëmijëve ndodhet edhe Dr.Adhon Polena që humbi dje jetën nga Covid.
Familja Polena/ Histori krenarie, hidhërimi e një dinastie mjekësh –
Duke ju referuar librit “Udhëtim në mjekësinë korçare” të Doktor Gaqo Kane, historiku i familjes Polena është i shkruar me figura mjekësh që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe vazhdon akoma sot prej 4 brezash apo 175 vitesh.
Ajo fillon me Kostandinin (1853-1930) i cili lindi në Korçë.
Mbaroi studimet e larta në Athinë, ku u specializua për kirurgji, obsetrikë gjinekologji dhe farmakologji.
Ai me plot gojë mund të quhet babai i kirurgjisë korçare, shkruan Doktor Gaqo Kane.
Pas mbarimit të specializimit hapi klinikë private dhe më vonë kur u formua spitali i parë shtetëror u bë kirurgu i parë i tij në vitin 1914.
Historia e jetës së Doktor Kostandinit është sa krenare aq edhe hidhëruese.
Ai solli në jetë 9 fëmijë. Në fund të shekullit 19 Korça u përfshi nga një epidemi që i rrëmbeu këtij mjeku dy fëmijët e parë.
Mund të duket paradoks i pa imagjinueshëm, por gjatë epidemisë Doktor Kostandini solli vaksina nga Athina dhe shpëtoi qindra fëmijë,kurse për fëmijët e tij nuk i teproi asnjë.
Vdiqën të dy, dhe ndërsa e shoqja që nuk ja fali asnjëherë këtë humanizëm të rrallë do t’ja kujtonte, doktori i përgjigjej se edhe ata fëmijë që shpëtuan ishin të tijët.
Fatkeqësitë në familjen Polena do të vazhdonin njëra pas tjetrës. Tragjedia do të vazhdonte me vdekjen e djalit tjetër, Themistokliut, vetëm pas pak kohësh vdekja i rrëmben edhe dy fëmijë të tjerë; vdes papritur djali 17 vjeçar Vasili dhe e bija 20 vjeçare Helena.
Nga nëntë fëmijët, dr. Kostandinit i mbetën dy djemtë Niko dhe Sotiri.
Nikua mbaroi në vitin 1924 universitetin në Athinë, i specializuar për obstetër-gjinekologji e radiologji.
I fejuar me Julinë, vajzën nga familja Fundo, patën fat tragjik. Në fund të muajit mars të vitit 1930, çifti së bashku me disa miq nga Greqia po bënin shëtitje me varkë në liqenin e Pogradecit.
Aksidentalisht, varka u përmbys dhe të gjithë personat e hipur në të u mbytën. Një tragjedi e rëndë që tronditi Korçën, e cila u vesh në zi atëkohë. Pas pak muajsh, i goditur nga fatkeqsitë e njëpasnjëshme, vdiq i pari i familjes Polena, dr. Kostandini.
Tani familjes i kishte mbetur vetëm një djalë, Sotiri, i cili kthehet në Korçë në vitin 1930 pas specializimeve në klinikat e njohura të kohës në Gjermani.
Ai aplikoi kirurgjinë moderne, dhe metodat operatore bashkëkohore.
‘Në qoftë se dr. Kostandinin e quajtëm babain e kirurgjisë korçare, të birin, dr. Sotirin mund ta konsidrojmë si pionierin e kirurgjisë moderne shqiptare’ shkruan dr. Gaqo Kane.
Tre nga fëmijët e dr. Sotir Polenës u bënë mjekë.
Rea, vajza e madhe gjinekologe. Ida, radiologe dhe Adhoni mjek obstetër-gjinekolog.
Viola, vajza e dr. Adhonit ëdhtë mjeke obstetër-gjinekologe në Francë. Mbesa e dr. Polenës, Elda, është mjeke në Korçë.
Profesioni i mjekut në familjen Polena përcillet nga një brez në tjetrin, duke I dhënë emrin e një dinastie të famshme./Korça Report
Kur bëhet fjalë për histori dashurie, përralla e Princeshës Elizabeth që bie kokë e këmbë në dashuri me ushtarin, Princin Philip të Greqisë dhe Danimarkës, është i denjë për filmat Disney.
Është një që shkon prapa në vitet tridhjetë, që zgjat mbi 70 vjet duke e bërë Philip bashkëshortin mbretëror me jetë më të gjatë në historinë britanike.
Ai për herë të parë i ra në sy në verën e vitit 1939 kur Princesha Elizabeth ishte vetëm 13 vjeçe. Ai ishte Princi i Greqisë dhe pesë vjet më i madh se ajo, gati për të filluar një karrierë me Marinën Mbretërore.
Elizabeth dhe motra e saj Margaret ishin në një udhëtim me prindërit e tyre në Kolegjin Detar Mbretëror Britannia të Dartmouth. Ishte këtu ku kushëriri i tyre kadet i guximshëm Philip hyri në skenë. Sipas Marion Crawford, guvernatorja e princeshave, ishte pamja e bukur prej ‘Vikingu’ e Philip, flokët e çelët dhe sytë blu që tërhoqën Elizabetën.
Crawford shpjegon në kujtimet e saj, se ai erdhi në jahtin e Mbretit për drekë dhe bëri që Elizabeta të dashurohej me të. Me sa duket dashuria e saj për të u vu re nga xhaxhai i Filipit dhe ndihmësi i Mbretit, Lord Louis Mountbatten, i cili ishte gjithashtu në bord dhe ai shkroi në ditarin e tij se takimi i tyre fillestar ishte ‘një sukses i madh’.
Disa nga të afërmit e Mbretëreshës folën hapur për dashurinë e Elizabetës për Filipin gjatë atyre ditëve të hershme. Midis tyre ishte Margaret Rhodes, kushërira e Elizabetës, e cila shkroi në autobiografinë e saj se ‘Elizabeth ishte vërtet e dashur që nga fillimi’.
Mediat britanike shkruajnë, fejesa nuk erdhi menjëherë, në fakt tetë vjet më vonë, pas luftës, në 1947, me martesën që u bë në Abbey Westminster në Nëntor të po këtij viti. Nuk e dinte Elizabeta se brenda pesë viteve, ajo do të ngjitej në fron dhe do të merrte zotimet e saj si Mbretëresha Elizabeta II.
Çifti kishte 74 vjet martesë, me katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa. Krah për krah ata kishin udhëtuar në të gjithë botën, nga Australia në Amerikë, Afrikë dhe Indi, duke mbajtur flamurin për Komonuelthin të kryesuar nga Madhështia e saj.
Ata kanë ndarë përkushtimin e plotë ndaj detyrave dhe shërbimit të tyre dhe gjithmonë kishin njëri-tjetrin për të lehtësuar barrën e jetës publike me pak të qeshura. Asgjë nuk i guduliste më shumë sesa një fatkeqësi ceremoniale. Në privatësi ai e quajti atë ‘Lilibet’, ‘Darling’ ose ‘Sausage’ dhe ata shijonin shumë darkën së bashku.
VOAL – Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut, ka vdekur në moshën 99 vjeç. Sipas Pallatit Buckingham, anëtari i familjes mbretërore Britanike ndërroi jetë të Premten në mëngjes në Kështjellën Windsor.
Duka, i cili do të kishte mbushur 100 vjeç në qershor, kishte kaluar një muaj në spital në fillim të këtij viti përpara se të lirohej në 16 mars. Në fakt, ai ishte larguar nga spitali pas disa javësh shtrim në spital në Londër për shkak të një infeksioni të paspecifikuar – që nuk kishte të bënte me Covid-19 -, të cilit i ishin shtuar edhe problemet e zemrës.
70 vjet martesë mbretërore
Philip u martua me Elizabeth II në 1947 dhe u tërhoq nga jeta publike në 2017 pas më shumë se 20,000 paraqitje publike. Në shënimin e lëshuar nga Pallati Buckingham, mbretëresha shpreh “trishtim të thellë” për humbjen e “burrit të saj të dashur”. Një pikë referimi inox e gjykatës britanike për dekada, Duka i Edinburgut kishte festuar martesën e tij 73-vjeçare me 95-vjeçaren Elizabeth II në nëntor dhe do të kishte mbushur 100 vjeç në qershor.
Lindur në Korfuz më 10 qershor 1921, i ngarkuar me tituj heraldikë, por pa fron, Filipi i Greqisë dhe Danimarkës lindi një princ si nip i mbretit grek Kostandin I. Para se të martohej me Elizabetën, të cilën ai e takoi kur ajo ishte shumë e re, ai hequr dorë nga titujt e tij grekë, ai u pranua në Kishën Anglikane dhe miratoi mbiemrin Mountbatten të paraardhësve amë të ishullit (të cilët e kishin anglicizuar nga Battenberg gjerman).
Një ditë pas martesës së tij ai u bë “Lartësia Mbretërore” me urdhër të vjehrrit të tij, Mbretit George VI, dhe menjëherë pasi ai fitoi titujt e Dukës së Edinburgut, Earl of Merioneth dhe Baron of Greenwich. Mbretëresha Elizabeth II më pas e bëri atë princ të Mbretërisë së Bashkuar në 1957, si dhe babanë e katër fëmijëve: Carlo, Anna, Andrea dhe Edoardo.
Në jetën e tij, Filippo ishte gjithashtu një lojtar polo, një shofer deri në një moshë të vjetër koncertesh (dhe automjetesh jashtë rrugës, aq sa për të përzënë Barack dhe Michelle Obama tek ju si një 95-vjeçar), piktor i akuareleve . Por mbi të gjitha ai ishte një përfaqësues i palodhur i familjes mbretërore në qindra shoqata vullnetare. Sidoqoftë, nuk mund të ketë një portret aderues të tij pa përmendur gafat e famshme ose famëkeqe, të mbledhura në sasi gjatë dekadave: disa të ngjyrosura me paragjykime, por në fund të pranuara nga subjektet dhe media si një tipar krejt argëtues i kombit ” gjyshi ”.
Reagimet e botës për vdekjen e Princit Filip
“Ne do ta kujtojmë Dukën e Edinburgut për kontributin e tij në komb dhe mbështetjen e tij të fortë për mbretëreshën.” Kjo u deklarua nga Kryeministri Britanik Boris Johnson duke folur jashtë rezidencës së tij në Downing Street në Londër. “Si komb dhe si mbretëri ne falënderojmë figurën dhe veprën e jashtëzakonshme” të Princit Philip, tha Kryeministri, duke e përcaktuar atë “një burrë të dashur, një baba dhe gjysh të dashur”.
“Jam i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Madhërisë së saj Mbretëreshës, familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar në një ditë kaq të trishtuar.” Kështu e shprehu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Twitter.
“Jam i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Madhërisë së saj Mbretëreshës, familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar në një ditë kaq të trishtuar.” Kështu e shprehu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Twitter.
Kryeministri irlandez Michael Martin tha se ishte “trishtuar” nga vdekja të Premten e Princit Philip, burrit të Elizabetës II, të cilit ai dëshironte t’i shprehte ngushëllimet më të thella nga qeveria e tij dhe qytetarët e Irlandës. “Unë jam i pikëlluar nga vdekja e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princi Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe lutjet tona janë me Mbretëreshën Elizabeth dhe njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar,” shkroi Martin në Twitter.
Trishtimi i thellë u shpreh për “vdekjen e Dukës së Edinburgut” në një cicërimë nga Nicholas Sturgeon. “Ministri i parë” Skocez i dërgoi kështu “ngushëllimet e saj personale dhe të përzemërta dhe atyre të Qeverisë Skoceze dhe popullit” mbretëreshës Elizabeth II dhe familjes së saj.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, nga ana tjetër, përshëndeti angazhimin e gjatë të Princit Philip ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe dëshiroi t’i shprehë ngushëllimet e tij Mbretëreshës Elizabeth II. “Ne jemi shumë të pikëlluar për humbjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip. Zemrat dhe lutjet tona janë me familjen mbretërore, njerëzit e Komonuelthit dhe të gjithë ata që e donin shumë. Ai jetoi një jetë të gjatë në shërbim të vendit të tij” shkroi Maas.
Nga ana e tij, ish Presidenti i SHBA George W. Bush komentoi vdekjen e bashkëshortes së Mbretëreshës Elizabeth II duke deklaruar se “Princi Philip përfaqësonte Mbretërinë e Bashkuar me dinjitet”./AFP/AP-eb
Është një foto e e arkivit të poetit Lasgush Poradeci që Marie Gushos, vajza e poetit ia ka dhuruar Gëzim Peshkëpisë, djalit të poetit të pushkatuar Manush Peshkëpia.
Janë ulur në një kafene, vetë i tretë, personi i tretë nuk njihet.
Mujo Cakuli i njohur më së shumti si Mujo Ulqinaku (Ulqin, 1896 – Durrës, 7 prill 1939) ishte oficer i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, i njohur për rezistencën e tij më 7 prill 1939 ndaj forcave italiane gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, ku ra dëshmor dhe pas vdekjes u nderua Hero i Popullit.
U lind më 1896 në Ulqin në një familje të vjetër qytetare ulqinake, të cilët ishin detarë dhe pronarë velanijesh. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) në Ulqin dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Lezhë. Si nënoficer në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie.
Pas luftës, Mujo Ulqinakut i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit. Emrin e tij e mbajnë një shkollë në Durrës, një rrugë në Tiranë e një në Fier, dhe që nga viti 2005 me vendimin e Kuvendit Komunal një rrugë në Ulqin mbart emrin e tij, në vend të emrit Ivan Millutinoviq, si dhe një rrugë në Prishtinë. Në vitin 1979 në Kinostudion Shqipëria e Re u filmua dokumentari Lufton Mujo Ulqinaku, i cili flet për mbrojtjen e tij të Durrësit. Emrin e tij e mbajtën edhe disa anije.
Costa Chekrezi (31 mars 1892 – 10 janar 1959), i njohur gjithashtu si Kostandin Anastas Chekrezi (shqip: Kostandin Çekrezi) ishte një patriot, historian dhe publicist shqiptar.
Biografia
Chekrezi lindi më 31 mars 1892 në fshatin Ziçisht, në rajonin e Devollit të Epërm që ndodhet afër Korçës (atëherë Perandoria Osmane, tani Shqipëria). Pasi mbaroi një shkollë 5-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, ai mbaroi shkollën e mesme greke në qytetin e Korçës më 12 qershor 1910. Dokumentet e shkollës tregojnë se ai u vlerësua si “nxënës i shkëlqyeshëm në të gjitha lëndët” dhe fitoi një bursë nga qeveria osmane për të ndjekur (ku ai qëndroi për një vit vetëm deri në 1912) shkollën juridike në Selanik, tani Greqi. Studimet u ndërprenë nga fillimi i Luftës së Parë Botërore. Pas Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare deri më 1914 Chekrezi jetoi në Vlorë ku ai punoi si sekretar në Gjykatën Civile të qytetit, më vonë si përkthyes për Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit të caktuar pranë qeverisë së Ismail Qemalit dhe më vonë Princ Wied.
Kur filloi Lufta e Parë Botërore, Chekrezi emigroi në SHBA përmes Italisë. Pavarësisht nga mosha e tij e re, vetëm 23 vjeç, Costa Chekrezi u bë redaktor i gazetës “The Sun” (shqip: Dielli), në Boston dhe ishte kryeredaktor i gazetës nga 1915 deri në 1919. Ai gjithashtu botoi revistën mujore Illyria, dhe dha një kontribut të madh në botimin mujor të Vatra, The Adriatic Review, ku ai theksoi mizoritë mbi shqiptarët gjatë Luftës së Parë Botërore. Ndërkohë, përveç se ishte poliglot, ai studioi ekonomi, administratë publike dhe gjuhë angleze në Universitetin e Harvardit. Ai u diplomua në 17 qershor 1918, me një diplomë Bachelor të Arteve.
Konstandini gjithashtu ka përkthyer në shqip, një histori të shkurtër të Shqipërisë, shkruar nga Frederick Gibert, e cila u botua në Boston, dhe shkroi një studim historik me emrin “Shqipëria, e kaluara dhe e sotmja”, botuar në 1919 në New York City e cila ishte përkthyer dhe botuar në Shqipëri vetëm në 2012 gjatë 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Për një periudhë dy vjeçare, ai ka qenë profesor i historisë në Universitetin e Kolumbisë. Sipas Elsie ai u kthye shkurtimisht në Shqipëri në 1920 për të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes. Në vitet 1922–1932, ka qenë përfaqësuesi i akredituar i Qeverisë Shqiptare (duke dalë nga Kongresi i Lushnjes), me titullin “Komisioneri Shqiptar në Uashington”, gjithashtu anëtar i Klubit Kombëtar të Shtypit në Sh.B.A. Në vitin 1923, doli fjalori i tij anglisht-shqip.
Pas kthimit në Shqipëri në 1925, ai do të binte në konflikt të ashpër me Mbretin Zog, veçanërisht për disa lëshime të bëra në favor të bankave italo-shqiptare të pozicionuara rishtas si pjesë e lidhjes së Zogut me Italinë. Që nga takimi i parë me Ahmet Zagollin, ai kritikoi marrëdhëniet politike shqiptare edhe me Beogradin. Në vitin 1929, ai shërbeu si anëtar i Këshillit të parë të Shtetit (shqip: Këshilli i Shtetit), themeluar më 11 Prill të atij viti. Vitet në vijim do ta tregojnë atë si një publicist mbresëlënës, redaktor i gazetave Telegraf (“Telegraf”) dhe Ora (“Watch”), ku ai u shty për të botuar disa artikuj pro monarkisë, por menjëherë pas njoftimit të monarkia, Costa Chekrezi u arrestua me urdhra të drejtpërdrejtë të Koço Kota dhe u dënua me një vit burg. Gazetat e tij, “Telegraf” dhe “Ora” u mbyllën përgjithmonë.
Pasi ishte një drejtues aktiv dhe pjesëmarrës i Revoltës së Fierit të vitit 1935, atij iu desh të ikte nga Shqipëria në drejtim të Italisë së bashku me miqtë e tij Musa Kranja dhe Xhevahir Arapi në një anije italiane të peshkimit. Ata arritën në Monopoli dhe u transferuan në një burg në Bari për tre muaj. Atje Chekrezi do t’i shkruante Musolinit duke i kërkuar lirimin. Pas tre muajsh ata u lanë të lirë dhe fituan të drejtën e Azilit Politik. Ndërkohë, në Shqipëri, ai u dënua me vdekje në abstenim. Ndërsa po përpiqej të formonte Organizatën e Emigrantëve Shqiptarë (shqip: Organizata e Shqiptarëve në Emigracion), Chekrezi u arrestua nga qeveria franceze dhe u vendos çuditërisht në kampin e përqendrimit të Vernet d ‘Ariege në Francë deri më 27 Tetor 1941. Nuk është shumë e qartë pse u vendos atje dhe si shpëtoi prej tij. Pas kësaj, ai u nis për në Amerikë.
Ishte 28 dhjetor 1941 kur Chekrezi së bashku me Tajar Zavalani formuan në Boston organizatën “Shqipëria e Lirë” (shqip: Shqipëria e Lirë) duke u përpjekur të vepronin si një qeveri shqiptare në Mërgim, ndoshta me lidhje të vendosura me Zyrën e Shërbimeve Strategjike, dhe në mënyrë të ngjashme me atë që Vatra disi kishte funksionuar gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai hoqi dorë nga kjo organizatë në vitin 1945.
Costa Chekrezi ka bërë përpjekje për të ruajtur urat midis Aleatëve dhe Shqipërisë. Në 1946, ai ishte ai që priti një delegacion të kryesuar nga Tuk Jakova në Hotel New Yorker, dhe takimin e dytë me Mihal Priftin, ku Costa sugjeroi që qeveria shqiptare duhet të gjente mënyrën për t’u lidhur me fuqitë perëndimore, veçanërisht SHBA, dhe shfuqizoni marrëdhëniet “miqësore” me Jugosllavinë e Titos, duke tërhequr paralele me marrëveshjet e Mbretit Zog-Nikolla Pashiç. Në vjeshtën e vitit 1950, ai priti një takim me përfaqësuesit shqiptarë Behar Shtylla dhe Vilson Progri në Hotel Guvernatori Clinton. Në 1951, ai botoi analizën politike “Plani i tretë për ndarjen e Shqipërisë” në Washington D.C.
Konstandin Chekrezi, u la në hije për gjysmë shekulli nga regjimi komunist; ai vdiq afër Bostonit, më 10 janar 1959, në moshën 66 vjeç. Në varrimin e tij, Fan Noli do ta përshkruante atë si një “burrë shteti, i cili kishte luftuar tërë jetën për kombin e tij dhe një djalë i madh shqiptar që duhej të vdiste i varfër “.
Komentet