VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

The Way To Utilize Amazon Affiliates and Do Well!

By | March 17, 2020

Komentet

Një javë nga shembja e Teatrit, Europa Nostra letër Aleancës për Teatrin: Kjo ngjarje e mjerueshme duhet të shënojë zgjimin e shoqërisë!

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Teksa iu uron Fiter Bajramin gjithë besimtarëve myslimanë, Europa Nostra shkruan në letër se ngjarja e mjerueshme e shembjes së Teatrit duhet të shënojë zgjimin e vërtetë të shoqërisë shqiptare.

Letra e plotë në shqip dhe anglisht e publikuar nga Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Letër e Europa Nostra një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar që përkon edhe me festën e Bajramit

Dear Colleagues and Friends in Albania,

Today, when the Muslim world celebrates one its most important religious holidays – Bajram as the end of Ramadan – we wish to convey our warmest wishes to all of you who are of Muslim faith.

We are aware that this joyful religious holiday this year coincides with the mourning of a major cultural loss for all Albanians following the brutal demolition of the Albanian National Theater exactly one week ago.

We therefore kindly ask you to transmit to all Muslim faith supporters of the Albanian Alliance for the National Theater in Tirana the expression of our solidarity, compassion and respect.

We wish you all every strength and wisdom to overcome the grave cultural and democratic crisis caused by the illegal demolition of the National Theater.
May this deplorable incident mark the beginning of a true awakening of civil society in Albania led by artists and intellectuals and the start of an alternative – more sustainable – development in your country’s cities and countryside based on a much stronger respect and care for cultural heritage and natural environment. They are Albania’s key assets and resources for its European future since they have a crucial value for the quality of living environment and for the wellbeing of your citizens as well as for a fair, green and sustainable recovery of your society and economy following two recent disasters: the earthquake and the coronavirus pandemic.

We look forward to the continuation of our collaboration for the benefit of the cultural and natural heritage in Albania and also in the wider Balkan region.

Respectfully and cordially yours,

Hermann Parzinger, Executive President
(also on behalf of the entire Europa Nostra Board)

&

Sneška Quaedvlieg-Mihailović, Secretary General
(also on behalf of the entire Europa Nostra International Secretariat)

Të nderuar kolegë dhe miq në Shqipëri,

Sot, kur bota muslimane feston një nga festat e saj më të rëndësishme fetare – Bajramin si fundi i Ramazanit – ne dëshirojmë të përcjellim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ju që jeni me besim musliman.

Jemi të vetëdijshëm se kjo festë e gëzueshme fetare këtë vit përkon me vajtimin e një humbjeje të madhe kulturore për të gjithë shqiptarët pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar saktësisht një javë më parë.

Prandaj ju lutemi t’u transmetoni të gjithë mbështetësve të besimit mysliman të Aleancës Shqiptare për Teatrin Kombëtar në Tiranë shprehjen e solidaritetit, dhembshurisë dhe respektit tonë.

Ne ju dëshirojmë të gjithëve ju forcë dhe mençuri për të kapërcyer krizën e rëndë kulturore dhe demokratike të shkaktuar nga prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar.

Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë dhe fillimin e një alternative alternative – më të qëndrueshme – zhvillimi në qytetet dhe fshatrat e vendit tuaj bazuar në një respekt dhe kujdes shumë më të fortë për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin natyror. Ato janë pasuritë dhe burimet kryesore të Shqipërisë për të ardhmen e saj europiane, pasi ato kanë një vlerë thelbësore për cilësinë e mjedisit jetësor dhe për mirëqenien e qytetarëve tuaj si dhe për një rikuperim të drejtë, të gjelbër dhe të qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë tuaj pas dy katastrofave të fundit : tërmeti dhe pandemia koronavirus.

Ne mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të mirë të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Shqipëri dhe gjithashtu në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Me respekt dhe përzemërsi,

Hermann Parzinger, Presidenti Ekzekutiv
(gjithashtu edhe në emër të gjithë Bordit të Europa Nostra)

&

Sneška Quaedvlieg-Mihailović, Secretary General
(gjithashtu në emër të gjithë Sekretariatit Ndërkombëtar të Europa Nostra)

Kështu votuan shqiptarët para 28 vjetëve në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë

Ishte hera e parë që shqiptarët e Kosovës më 24 maj të 1992-së po votonin në zgjedhje sipas vullnetit të tyre.

Ata po zgjidhnin presidentin dhe deputetët e parlamentit të shtetit, të cilin e njohu vetëm Shqipëria.

Pikërisht në ditën e sotme të para 28 vjetëve ata nuk kishin telashe të pritnin në radhë për të dhënë votën e tyre për Ibrahim Rugovën, që ishte edhe kryetar i partisë më të madhe në Kosovë.

Ky i fundit zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 i fitoi gati me shumicë absolute, në votime masive.

Pas këtyre zgjedhjeve, Ibrahim Rugova, u bë figura përfaqësuese e shqiptarëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Apeli i SHBA, ish-deputeti i PD Romeo Gurakuqi: Reformat duhet të bëhen shpejt, por ato duhet të jenë të plota dhe të përkufizuara saktësisht

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi ka komentuar thirrjet e ambasadës së SHBA në Tiranë ndaj politikës shqiptare në kulmin e tensioneve pas shembjes së teatrit, për të zbatuar Reformat në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, si kushti i vetëm për anëtarësim në BE.
Reformat duhet te behen shpejt, por ato duhet te jene te plota dhe te perkufizuara saktesisht:
1.institucionet e drejtesise se re nuk mund te plotesohen nga prokuroret e diktatures, militantet e PS, te ndervarurit dhe pengjet e baroneve te Tiranes. Mungesa e kuadrove te rinj te sistemit mund te kompensohet me te diplomuarit me cikel te plote ne universitetet perendimore, duke shfuqizuar pengesen ligjore per ata;
2. Reforma Elektorale duhet te paraprihet nga korigjimi i ndarjes administrative, rishperndarja e kolegjeve zgjedhore, duke respektuar te drejten e krahinave historikisht te formuara dhe komuniteteve, per perfaqesim te percaktuar ne Parlament.
3. Rivendosja ne sistemin e larte qeverises dhe udheheqes te shtetit, administrates se nalte e Konventave Themelvenese Kushtetuese mbi strukturimin e burimeve njerezore.
4. Korigjimi i sistemit zgjedhor ne perputhje me parimin e perfaqesimit te drejtperdrejte te sovranit, perfshire emigrantet, sipas regjistrimit te origjines ne Shqiperi.

Ëndrra e presidentit vazhdon! – Nga Vjosa R. Osmani

Në prag të 24 Majit, Ditës së Presidentit, e inicuar si ditë presidenti nga vetë dr. Ibrahim Rugova, e kujtuam arkitektin e pavarësisë së Kosovës, ideatorin e shtetësisë së saj, njeriun e butë por këmbëngulës në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë.
U përkulëm para varrit të Presidentit historik, me kujtesën e freskët për njeriun, i cili na mësoi se këmbëngultësia në parime, sado e vështirë, është rruga e vetme për ta realizuar ëndrrën për shtet që i bën të dinjitetshëm qytetarët e vet dhe ua garanton atyre liritë qytetare; se ëndrra për t’i shërbyer me dinjitet vendit është më e madhe se moskuptimi, sharjet e sulmet nga ata që s’mund ta kuptojnë vizionin tuaj, madje edhe kur sulmoheni me bomba, sikur i ndodhi presidentit tonë, 16 vjet më parë.
Sot, vetura në të cilën ndodhej presidenti Rugova atë ditë, së bashku me veturat e tjera të eskortës së tij, gjinden në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në mëshirë të fatit. Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, do t’u propozoj institucioneve përgjegjëse që këtë veturë, e cila është pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës, ta marrin nën mbrojtje. Atë veturë nuk guxon ta mbulojë pluhuri i harresës. Ajo është dëshmi se duhet ta ruajmë kujtesën kolektive e jo të bëhemi pjesë e amnezisë kolektive. Është dëshmi se Presidenti nuk thyente parimet as kur përballej me bombat. Prandaj, ajo veturë duhet të jetë në muze, qoftë në Muzeun Kombëtar, qoftë në atë të Pavarësisë, sepse, sikur e gjithë veprimtaria e dr. Rugovës, ajo është dëshmi se vizioni për shtetin e pavarur, i prirë nga dashuria për vendin, është i pathyeshëm; se këmbëngulja për ta ndërtuar vendin është më e madhe se cilado pengesë dhe se kujtesa për lëvizjen për pavarësi është kujtesë për qenien tonë.
Ne do ta kujtojmë përherë presidentin Rugova si njeri stoik e si model të papërsëritshëm të politikanit, i cili ia dha politikës dimensionin më të çmuar të saj: atë human; e kujtojmë unifikuesin e jashtëzakonshëm të popullit të tij e përafruesin po kaq të madh të pikëpamjeve të ndryshme politike rreth vizionit për lirinë. Ai u ndihmoi shqiptarëve që ta krijonin lirinë e brendshme, si premisë mbi të cilën do ta realizonin lirinë fizike dhe kjo qe e arritur e jashtëzakonshme e tij dhe e lëvizjes që ai e udhëhoqi; e kujtojmë udhëheqësin shpirtëror të shqiptarëve, i cili vizionin e tij për Kosovën dhe çështjen shqiptare e shpalosi aq bindshëm nëpër kancelaritë botërore, sa krijoi ura miqësie gjithandej globit dhe e vulosi përfundimisht aleancën e qëndrueshme e të përhershme të shqiptarëve me qytetërimin e vendet e përëndimit. Këto, sikur dihet, ia mundësuan Kosovës që përfundimisht ta prekte ëndrrën për të jetuar e lirë, ëndërr që u bë realitet më 1999.
Ëndrra e presidentit vazhdon!

Orvatja e katërt për rrëzimin presidencial të Republikës së Kosovës – Nga Albin Kurti

1. Nga vizita në Washington D.C. u kthye duarthatë. Qëndroi atje mbi një javë, nga 23 shkurti deri më 2 mars 2020, takoi Vuçiqin e Serbisë, u soll e pështoll korridoreve pa arritur të ndodhet në të njëjtin kuadër filmik me Presidentin Trump ose Zëvendës Presidentin Pence. Unë nuk ju bashkova në lidhjen e shkurtër që ka me Vuçiqin për ujdi me thika mbi hartën e Kosovës. Ngeli pa marrëveshjen ‘historike’ sepse edhe ndërmjetësit amerikanë edhe presidenti serb e dinin që nuk ka legjitimitet: në Kosovë ishin kurorëzuar ndryshimet e 6 tetorit me qeveri të re të 3 shkurtit.
2. Të nesërmen e shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore më thirri në telefon. Presidenti më thoshte që don të konsultohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Ia shpjegova që nuk janë krijuar kushtet për gjendje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Situata është nën kontroll. Më 17 mars mbajtëm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në kohën kur nuk kishim asnjë të vdekur nga virusi Corona dhe vetëm 19 të infektuar. Edhe aty dështoi që ta fitojë diskutimin për nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria dhe mekanizmat shtetërorë po funksiononin të sinkronizuar si rrallë herë më parë. Me një përjashtim prej ministri.
3. Me 25 mars u bënë bashkë ata që në fakt nuk ishin ndarë. E votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë ndërkohë që nuk donin zgjedhje të reja! Meqë humbën te populli donin të fitonin në tavolinë. Të anashkalonin edhe fituesin e zgjedhjeve edhe më të votuaren e LDK-së. Pas 25 marsit, Presidenti po sillej thua se nuk kishte ndodhur 3 shkurti. Mirëpo, ai PLAN kishte dështuar në mëngjesin e 3 shkurtit, kur Presidenti kishte kërkuar nga deputetët e pakicave joserbe që të mos e votojnë qeverinë, me premtimin se herën e dytë ai do t’ia jep mandatin LDK-së kurse ata do të marrin më shumë ministri. 😉 Mbase PLAN-i edhe ka besuar që ne të LVV aq shumë e duam pushtetin saqë do biem në depresion kur të na e rrëzojnë qeverinë. 🙂 Mirëpo, ne nuk mund ta duam pushtetin sikur ata. Për neve pushteti është mjet për shtetin dhe qytetarët e jo shtëpi e re për qeveritarët. Ne jemi në detyrë.
4. Gjykata Kushtetuese duket se është nën trysni të paparë nga veprimet e Presidentit. Dekreti i tij kapërceu partinë fituese dhe mandatoi atë që nuk ishte as në mesin e dhjetë më të votuarve në zgjedhjet e 6 tetorit! Teksa diskutimi që duhet të bëjmë është për datën më të përshtatshme për zgjedhje. Sepse rasti i tanishëm as formalisht e as materialisht nuk është i ndryshëm prej viteve 2010 dhe 2017: binte qeveria e shkohej në zgjedhje, pra respektohej procedura ashtu si e parasheh shprehimisht Kushtetuta. Në anën tjetër, Presidenti shpalli se 20 ditë është afati që duhet të ketë partia fituese për të çuar emër, pra, nga letra e parë me 2 prill deri te tryeza konsultative me 22 prill. Presidenti në Republikën e Kosovës është politikisht joaktiv. Ai nuk përzgjedh kandidatët e as nuk përcakton afatet, por veçse pranon propozimet. Presidenti simbolik, meqë vuan këtë fakt, don ta kthejë Republikën në simbolike. Me sjelljet e tij ilegale synon ta reduktojë shtetin në institucion paralel ndërsa Kushtetutën në udhëzim të tij administrativ.
Edhe orvatja e katërt do t’i dështojë. Koha nuk kthehet mbrapsht. 6 tetori 2019 ka ndodhur. Që prej atëherë, koha ka ecur përpara. I thjeshtë është problemi të dashur qytetarë: nuk mund ta shpëtojmë edhe Republikën edhe këtë President. E, unë e kam ndarë mendjen. Moti.

20 maj 2020

VOAL i uron nga zemra shqiptarët: Me fat Bajrami i Madh! Gëzuar Bajramin e Madh!

VOAL: Bajrami i Madh sivjet po festohet në kushtet e veanta të pandemisë së koronavirusit.

Nga zemra VOAL iu uron të gjithë vëllezërve shqiptarë, të gjitha motrave shqiptare të besimit mysliman dhe të besimeve e të bindjeve të tjera që kjo festë e Bajramit të Madh dhe të gjitha festat tona të na gjejnë përherë e më të bashkuar për hir të ardhmërisë e përparimit tonë kombëtar, për hir të misionit që kombi ynë ka në të mirë të paqes dhe të harmonisë njerëzore!

Me fat Bajrami i Madh! Gëzuar Bajramin e Madh!

Paçim gjithmonë bekimin e Zotit brez pas brezi dhe qofshim përherë e më të lartësuar si individë, si shoqëri, si komb dhe si pjesë e së tërës krijuar nga i Mëshirshmi!

Gjuha e shqiptarit qoftë përherë toleranca, solidariteti, mëshira dhe humanizmi!

Zoti i bekoftë shqiptarët!