VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

The Mirror – ELHAIDA DANI E DENJË PËR TË FITUAR, NËSE BIND EUROPËN

By | May 8, 2015

Komentet

Pikturën e Gazmend Lekës ke mall ta duartrokasësh gjatë, si pas dëgjimit të një simfonie Nga Ina Kosturi

Dielli ndriçon si gjithmonë në ca ditë të ngrohta të dimrit të sapoardhur. Kryeqyteti, njerëzit jetojnë një stinë pa emër, shfaqur në fytyrat e maskuara mes ngjyrash në një” modë” tejet të detyruar, në një vuajtje kolektive të rrallë, të panjohur. Të lodhur ecin në ritualin e ditëve të përshtatura me këtë ritëm të ri, midis kujdesit, frikës, distancës dhe një ndjenje të brendshme herë të shprehur, e herë të fshehur thellë me shpresën për të nesërmen.

Të tilla ditë kanë qënë disi të shpeshta në këto dy vite të mbrapshtë, shfaqur hera- herës dhe në tranzicionin tonë të pakuptuar. Si në një film, teksa kujton ritualin e ditëve të mëparshme në kryeqytet, të merr malli për oborrin e zhurmshëm të Universitetit të Arteve, sallën e ftohtë, karriget e prishura në prag rikonstruksioni, e më shumë për tingujt, për skenën, atë qëndrimin në fund të sallës, atë mori përditshmërie që asnjëherë nuk ka qenë kaq e çmuar dhe e vyer. Si për ta shuar gjithë këtë mall për art, për tingujt e munguar, aktivitetet, ngjarjet kulturore, Galeria Fab, stoike në misionin e saj, sikur asgjë s ka ndodhur, të fton në një ekspozitë të rrallë. Një ekspozitë unike që çuditërisht qëndron kaq pranë ngjarjeve të sotme, e në sens më të gjerë të ngjarjeve një vendi në një periudhë të gjatë 30 vjeçare.

Këtë mision fisnik të një ekspozite pikture në këto kohë pragdimri të çuditshëm, realizon mrekullisht piktori i njohur Gazmend Leka. Ekspozita “Noe ” të kthen në normalitetin e aktiviteteve të arteve pamore, që vjen në ritualin e ekspozitave të piktorit ndër vite pranë galerisë Fab, apo qendrës ku shpalosen artet pamore, të përball me mendimet filozofike për kohën, krijuesin, njeriun, të bind se krijmtaria e artistit, piktorit, në këto ditë të vështira nuk rresht.

Është kjo kohë e sotme që e bën akoma më unike , më të vlerë e më të fuqishme rëndësinë e pikturave, mesazhin filozofik, veprën e artistit, gjithë atë bagazh ngjarjesh, idesh, historish të së shkuarës e të tashmes që shtresojnë në mendjen e krijuesit, piktorit, për tu përçuar mes penelit fuqishëm në telajo. Ndalon para kuadrove të mëdha, thyer me ca ngjyra të veçanta këtë herë, dhe me intuitën e artistit, ndonëse nuk kupton teknikat, ndien se e bukura edhe në çaste të rënda shfaqet para teje , kupton se profesionalizmi, talenti dhe puna ndërthuren bashkë më fuqishëm se çdo herë.

Ekspozita, tablotë dhe koha që po jetojmë ndërthuren me njëra –tjetrën. Bashkë ndërthuret dhe tematika e punëve dhe mjeshtëria e realizmit të tyre, dhe mbetesh dyzuar midis forcës së tematikës , asaj fuqie ngjarjesh që është aq e kapshme, e prekshme, tronditëse, me figura që mbeten të fiksuara dhe ekuilibrit të vendosur midis mënyrës sesi ato janë realizuar.

Ky ekuilibër midis dramës, realitetit dhe mjeshtërisë së krijimit, mënyra si vjen tek ti gjithë kjo forcë, kjo fuqi, aleancë e tre komponentëve ngjashmërisht si dhe thelbi ekspozitës, aleanca midis Krijuesit, njeriut, dhe natyrës, janë linjat e fshehura pas kuintave të kësaj ekspozite që në mënyrë figurative mund ta krahasojmë me një simfoni.

Spikatur për harmoninë e përsosur të formës, mënyrës si janë kompozuar dhe si qëndrojnë pranë njëra – tjetrës kuadro të përmasave të mëdha e të vogla në lidhje organike, përçuar nga i njëjti mendim, tablotë të lënë kurioz deri në imazhin tjetër, karakteristikë kjo e gjithë ekspozitave të Gazmend Lekës.

Si vepra me tematikë e program , në një shkallë të tillë ndodh dhe thyerja e tablove të errëta dhe drita, nga një vijë e hollë shprese në një portret në mbytje, nga një vijë rozë, kalon në ngjyra shprese, diku jeshile , diku tjetër me ngjyra të ngrohta në një tjetër telajo të madhe, në një hënë diku të purpurt dhe ndonëse në situatë përmbytjeje të krijon nëpërmjet shkëlqimit, në fshehtësi idenë se po vjen një ditë tjetër shprese.

Ka gjithmonë një lidhje mes arteve a ndoshta në ekspozitat e Gazmend Lekës ka gjithmonë diçka të pathënë, që të shtyn të gjesh paralele me artet e tjera, ka frymëzim për krahasime. Profesionalizmi të intrigon në interpretime të reja, dhe kjo është më e bukura e një ekspozite, ajo rrugë e fshehur që të çon drejt arteve të tjera, në një lidhje të veçantë, unike midis tyre. E nëse piktura e letërsia shpesh shfaqen përqafuar e tok me to dhe mendimi i thellë e filozofik, tipik në ekspozitat e Gazmend Lekës, lidhja e fshehur me muzikën ekziston gjithashtu. Përtej fjalëve të kuratorit të ekspozitës , atyre shpjegimeve në media mbi ekspozitën , faktin se njeriun e kanë shoqëruar në historinë e tij ngjarje të përmasave të rënda, fakti si realiteti shqiptar i ka përjetuar rëndë këto vuajtje apo “mallkime”, ashtu si dhe kjo pandemi me përmasa globale, ekspozita “Noe” ngjason me një këmbanë kujtese për alencën e prishur mes Njerëzve me Krijuesin, apo me vetë Natyrën. Si ekspozita e fundme e një triologjie, dy të parat titulluar “Lutja “ dhe “ Dhoma e Hapave të humbur” , “Noe “ ka jo vetëm fuqinë përmbyllëse po dhe një peshë të madhe profesionale.

Cdo artist, edhe pse jo i arteve pamore do ta dallojë edhe me dy ekspozitat e tjera forcën e mjeshtërisë krijuese, që do ta çonte ekspozitën në parametra shumë të lartë, si një pikë kulmore në vetë krijmtarinë e piktorit. Me forcë e vitalitet ajo vjen e gjallë dhe e fuqishme, në sinkron me idenë dhe realizimin .

Rrallë ndodh që ideja artistike, drama të vinë apo të qëndrojnë kaq sinkron me anën profesionale, realizimin artistik. Duket se artisti e ka kryer misionin e tij. Duke shëtitur mes tablove , ato shkrime numrash romakë , përtej peisazhit të Shqipërisë së lodhur, përtej aleancës së prishur a shpresës për një aleancë të re e harmoni midis Njeriut, Krijuesit e vetë Natyrës , peisazhit apokaliptik , fiksohesh në disa nuanca të thyera ngjyrash , diku në një vijë rozë në një portret të errët gati në mbytje, e gjithë ato 24 kuadro të mrekullueshme profesionalisht të sjellin në imagjinatë 24 kapriciot e Paganinit, ato faqe virtuoze me një teknikë superiore e herë ekstremisht të vështirë. Si teknikat a tyre faqeve muzikore, me shumë linja ndonëse nga një instrument i vetëm, tablotë mbajnë në madhështinë e tyre me dhjetëra detaje të kuruara imtësisht. Ajo që të bën përshtypje është kontrasti , drama që paraqesin dhe mënyra e kuruar si ato vijnë , ndoshta instiktivisht koha që jetojmë është me shkëlqim e ato ngjarje aq të çuditshme për kohën .

Ky kontrast është ndoshta dhe kritika e shprehur e piktorit, dizonanca e ngjarjeve me zhvillimin e kohës së sotme. I harron kapriçiot dhe kupton se ekspozita në gjuhën muzikore ngjan me një simfoni, për përmasat e veprës, idenë , mënyrën e realizimit, forcën emocionuese e shprehëse. Midis tablove dhe asaj ngjyre të errët ndjek një linjë tjetër tingujsh që vjen në pjesën më të madhe të tyre, një linjë ngjyrash shprese, ndjek atë vijën rozë të një portreti, që si tingulli i ngrohtë i largët shndërrohet në të tjera ngjyra në nuanca shprese, nga njëra tablo tek tjetra . Për një çast harron dramën, kohën që po jetojmë dhe mbetesh tek realizmi, mënyra si e gjitha erdhi përsosur.

Nga ekspozita largohesh me ndjesinë se ajo të ktheu në normalitet, se të përcolli fuqishëm dramën e kohës së sotme. Ke mall të duartrokasësh gjatë, si pas dëgjimit të një simfonie … Largohesh me imazhin e ngjyrave të shpresës në mëndje, dhe admirim për artistin e palodhur.

Turqia do të hapë kështjellën e vjetër 2.900 vjeçare për turistët

Ankara

Turistët që vizitojnë Turqinë lindore tani do të jenë në gjendje të shëtisin nëpër rrënojat 2.900-vjeçare të Kalasë Altintepe, raporton Anadolu Agency (AA).

E vendosur në provincën Erzincan në Rrugën historike të Mëndafshit, kalaja është një nga vendbanimet më të rëndësishme të periudhës Urartu dhe një qendër e rëndësishme e Perandorisë Romake Lindore, e njohur gjithashtu si Perandoria Bizantine.

Tani është vendosur që të shërbejë si një park arkeologjik pasi përfundimit të punimeve të gërmimit. Ajo u ndërtua gjatë periudhës së Mbretërisë Urartu dhe është hapësira e qindra objekteve historike dhe rrënojave të strukturave të ngritura në vitet 850-590 para Krishtit.

Gërmimet të cilat po kryhen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Universiteti Ataturk, filluan në vitin 2003 dhe përfunduan në vitin 2019.

Mehmet Karaosmanoglu, kreu i Departamentit të Arkeologjisë në Universitetin Ataturk, për AA tha se ndërtesat e qerpikëve nga periudha Urartu u shkatërruan për shkak të tërmeteve në rajon.

“Salla e pritjes në kështjellë, që i përket periudhës Urartu, është ekzemplari më i madh dhe i vetëm i këtij lloji që janë gjetur në Anadoll deri më tani”, tha Karaosmanoglu.

Tre varre u gjetën në pjesën jugore të vendit, tha ai, duke shtuar se sarkofagët që ato përmbanin ishin ekzemplarët e vetëm dhe më të bukur nga Mbretëria Urartu.

Arda Heb, drejtori krahinor i kulturës dhe turizmit, theksoi se artefaktet e gjetura në gërmime kontribuan në arkeologjinë e Anadollit dhe u konsideruan si ekzemplarë të rëndësishëm të kulturës që ata përfaqësojnë.

Ai tha se projekti i parkut arkeologjik ishte aprovuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

“Projekti ynë përbëhet nga tre faza. Në fazën e parë u hoqën këmbët e varreve mbretërore, muret e kufirit të jashtëm u mbajtën dhe u bënë evakuime të përbashkëta. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të krijuar platforma shikimi, kafene dhe zona ku mund të presim mysafirët tanë”, shtoi ai.

Gjysmëhëna mbi New York kapet nga fotoreporteri

Gjysmëhëna mbi New York që ndriçoi Statujën e Lirisë frymëzoi fotoreporterin e Anadolu Agency (AA) për të kapur momentin.

Gjysmëhëna mbi New York që ndriçoi Statujën e Lirisë frymëzoi fotoreporterin e Anadolu Agency (AA) për të kapur momentin. Statuja e Lirisë është një monument në grykën e lumit Hudson në New York City dhe është një dhuratë nga Franca për të shënuar 100-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve në vitin 1886 dhe simbolizon lirinë dhe demokracinë. ( Tayfun Coşkun – Anadolu Agency )

Statuja e Lirisë është një monument në grykën e lumit Hudson në New York City dhe është një dhuratë nga Franca për të shënuar 100-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve në vitin 1886 dhe simbolizon lirinë dhe demokracinë.

Monumenti është një simbol i New Yorkut, multikulturalizmit të tij dhe një përzierje e larmisë nga të gjitha pjesët e botës dhe është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Monumenti tërheq një numër të madh turistësh, por për shkak të pandemisë së koronavirusit këtë vit, ka pasur ndryshime dhe qasje të kufizuar në këtë kompleks.

Fotoreporterët me përvojë të AA-së përpiqen të kapin ngjarje të rëndësishme në të gjithë botën dhe të informojnë publikun e gjerë.

Koncert fantastik nga salla Sir Jack Lyons ne York që mbyllet me “Moj e Bukura More” përpunuar nga Thomas Simaku-

Nje koncert fantastik nga salla Sir Jack Lyons ne York –

Premiere ne Youtube i transmetuar mbreme – nga dy muzikante te mrekullueshem nga Londra:

Peter Sheppard Skaerved dhe Roderick Chadwick.

Koncerti u organizua ne vazhden e aktiviteteve me rastin e 250 te lindjes se Beethoven.

Tre sontata, Op.30, u ekzekutuan;

ne mesin e tyre nje pjese nga kompozitorja angleze, mikeshe e Shqiperise, Nicola LeFanu,

si dhe premiera e pjeses të kompozitorit shqiptar Thomas Simaku ENgREnage!

Si surprize per publikun, koncerti u mbyll me kengen shqiptare ‘Moj e Bukura More’, te cilen e Maestro Simaku e ka punuar me shume pasion dhe emocion!

 

MILOT I FTUAR NE BIENALEN INTERNACIONALE TE JINANIT NE KINE – Nga Rosanna Carrieri

 Artisti italo-shqiptar Alfred Mirashi, i njohur me emrin e artit Milot, do të marrë pjesë në ekspozitën e parë të Bienales Ndërkombëtare të Jinan, në provincën e Shandong, Kinë. Ekspozita do të inaugurohet në 12 Dhjetor 2020 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 31 Mars 2021, duke ofruar për publikun, në dhomat e Muzeut të Artit Shandong dhe Muzeut të Artit Jinan, punimet e rreth njëqind artistëve nga mbi 20 vende. Propozimi i ekspozitës do të përqendrohet në temën – gjithashtu titullin e ekspozitës – “Fuqia e Harmonisë”, e cila i referohet një prej koncepteve kryesore të mendimit konfucian, atë të harmonisë, me qëllim promovimin e integrimit dhe dialogut midis kulturave të ndryshme , në veçanti ai i Kinës dhe Perëndimit, përmes artit bashkëkohor. Parimi i harmonisë shpaloset në tre nivele: harmonia midis individëve, harmonia midis njerëzve dhe shoqërisë dhe harmonia midis burrave dhe natyrës; kjo do të pasqyrohet edhe në ekspozitën Bienale të Jinan.

Milot, ndërsa përgatitet të përfundojë skulpturën e madhe Çelësi i Montevergine, mbi 40 metra e lartë dhe e vendosur në rrethrrotullimin në daljen e autostradës Avellino Ovest, kjo vepër monumentale e porositur nga presidenti i Provincës së Avellino, Avv, Domenico Biancardi, ku është drejtor artistike Michele Stanzione. Artisti Milot mirëpriti ftesën e kuratorëve kryesorë Fan Di’an, president i Shoqatës së Artistëve të Kinës dhe Akademisë Qendrore të Arteve të Bukura dhe Zhang Wang, president i Shoqatës së Artistëve Shandong dhe drejtor i Muzeut të Artit Shandong. Ai do të jetë i pranishëm në bienale me dy vepra pikturale të krijuara në 2017: kendi Mesdhjetar dhe kendi oriental . Këto janë dy kanavacë të mëdha, me një strukturë diptiku: në një seksion dy fytyra antike të statujës janë portretizuar në plan të parë – njëra perëndimore, tjetra lindore -, seksioni tjetër është një vazhdim i përbërësve që veprojnë si sfond në të parën, me penelata intensive dhe forma gjeometrike me ngjyra të lehta, blu dhe bruz, duke alternuar me një okër të ngrohtë dhe portokalli. Gjithçka karakterizohet, gjerësisht, nga elementi kryesor i artistit: çelësi. Çelësat e vegjël, në fakt, grumbullojnë pikturat; në rastin e Këndit Mesdhetar, një i madh është pikturuar në anën e djathtë të diptikut. Siç shkroi Francesco Poli në 2003 duke iu referuar prodhimit piktor të Milotit “në fund, e tërë – citimet e artit klasik dhe piktura abstrakte – i referohet një dimensioni të vlerave, të kujtesës kulturore dhe të së tashmes”.

“Çelësi” është kodi stilistik i Milotit, dhe përputhet në mënyrë të përkryer me qëllimin e Bienalës së Jinanit; çelësi i lakuar, në fakt, simbolizon mundësinë e dialogut, pranimin e diversitetit dhe mundësinë për t’u hapur me botën, tejkalimin e kufijve: gjithashtu dëshmi për përvojën e Alfred Mirashit, i cili emigroi nga Shqipëria në 1991 në Itali, ku ai ishte në gjendje të studionte në Akademinë e Arteve të Bukura Brera për t’u bërë një artist. Massimo Guastella theksoi se “çelësi”, një temë e njohur botërisht, është “shpikja e tij stilistike, e cila duhet të interpretohet si zgjidhja simbolike e integrimit shoqëror, kulturor, fetar dhe racor”. Ashtu si “çelësi” është mjeti i dobishëm për të nxitur një konfrontim midis popujve, ashtu edhe veprat e Milotit do të jenë mjeti për të simbolizuar takimin midis kulturës perëndimore dhe kulturës kineze. Marrëdhënia midis artistit dhe Kinës nuk është e re. Në 2016, në fakt, Milot, së bashku me Melsi Labi, kishin kuruar tashmë seksionin ndërkombëtar të Bienales VI të Fotografi në Jinan dhe me rastin e inaugurimit të së njëjtës ai u emërua profesor i Pikturës në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Shandong, me një kontratë tre-vjeçare, ku ai dha disa orë mësimi pikture, skulpture dhe arti bashkëkohor. Në 2019 ai gjithashtu ekspozoi në Artistin Ndërkombëtar dhe Artin e Fëmijëve në Muzeun Ghaoyang në Pekin dhe që nga viti 2020 ai ka qenë drejtor i Muzeut të Artit “DODO” në kryeqytetin kinez.

 

Rosanna Carrieri , ITALY

Albumi i ri i kompozitorit Simaku me Shtëpinë Diskografike Suedeze

Një tjetër lajm i mirë vjen nga puna krijuese e kompozitorit shqiptar Thoma Simaku.  Universiteti i Jorkut në Angli ka botuar në faqen e tij (www.uymp.co.uk) lajmin për CD-në e re të Simakut.
Albumi me veprat e profesorit të Kompozicionit në Departamentin e Muzikës në Universitetin e Jorkut Thoma Simaku do të dalë nga Shtëpia Diskografike Suedeze “BIS Records”.
Ndiqni në vijim edhe njoftimin për këtë arritje të veprës së artistit të njohur shqiptar.
Shtëpia Diskografike prestigjoze “BIS Records” në Suedi sapo ka nxjerrë në treg albumin e ri të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku nën interpretimin e muzikantëve të njohur në shkallë ndërkombëtare.
Kompozitori Simaku, Profesor i Kompozicionit në Universitetin e York-ut në Angli, ka bashkëpunuar me kuartetin e harqeve të Parisit, “Quatuor Diotima” për më shumë se një dekade; dhe bashkëpunimi i tij me pianistin anglez Joseph Houston, që tani jeton në Berlin, e ka nismën që kur Houston ishte student në Universitetin e York-ut.
Kuartetet e harqeve Nr 4 & 5u kompozuan enkas për kuartetin parizian, i cili dha premierën botërore në festivalin më të madh të muzikës bashkëkohore në Angli “Huddersfield Contemporary Music Festival” në vitet 2011 and 2015.
Catena I për piano u ekzekutua për herë të parë në Hollandë, në festivalin Moderne “Muziek Nijmegen” më 2019.
Dy veprat e tjera janë për piano solo: “Hommage à Kurtág”, premiera e së cilës u dhe në Barcelonë, ndërsa “L’image oubliée d’après Debussy” u kompozua me porosi të festivalit të muzikës bashkëkohore “York Late Music Series “më 2018 me rastin e 100 vjetorit te Debussy’së.
Të pesë muzikantët bëhen bashkë në kuintetin con-ri-sonanza që gjithashtu u ukzekutua për herë të parë në festivalin Moderne Muziek Nijmegen Festival në Hollandë.
Të gjitha veprat e albumit janë kompozuar gjatë dhjetë viteve të fundit, dhe janë të ndërlidhuar ngushtë me njëra- tjetrën, ashtu si jane të ndërlidhuar dhe cilësitë tingullore të mishëruara në titullin e albumit: consonanza, risonanza, con risonanza.
Muzika e kompozitorit shqiptar është ekzekutuar në mbarë Evropën, në SHBA dhe me gjerë për tre dekada, dhe është vleresuar me një seri çmimesh ndërkombëtare për cilësitë e saj ekspresive dhe mpleksjen e veçantë të intensitetit muzikor dhe modernizmit.
Ndër veprat kryesore perfshihen: Koncerti për Orkestër Simfonike që fitoi çmimin “Lutosławski Prize” më 2013 në konkurs ndërkombëtar i shpallur me rastin e 100 vjetorit të kompozitorit polak te shekullit XX, vepra për Orkestër Harqesh “The Scream” (2017) e bazuar në pikturën e famshme të Edvard Munch e interpretuar nga Orkestra e Koncerteve e BBC-së; si dhe një cikël prej tetë veprash virtuoze për instrumente të ndryshëm solistikë, që përfshin dhe pjesën “Soliloquy V Flauto Acerbo, e cila fitoi çmimin e Akademisë Britanike të Kompozitorëve “BASCA Award”, e cilësuar nga juria si “vizionare dhe krejtesisht origjinale”.
“BIS Records” ka një shpërndarje të gjerë në mbarë botën dhe albumi mund të gjendet në “Amazon”.
Një nga pjesët mund të dëgjohet në “YouTube”.

Erieta Gajtani hap në Muzeun Historik Ekspozitën e saj të parë me mozaikë

voal.ch – Artistja Erieta Gajtani hap në Muzeun Historik Ekspozitën e saj të parë me mozaikë.

Erieta ka kryer liceun artistik per pikture, por ajo prej 4 vitesh i është larguar pikturës dhe i eshte perkushtuar zhanrit te mozaikut..

Punimet e saj jane ne formen e tabllove.

Materialet me të cilët artistja Erieta Gajtani punon mozaiket e saj jane kryesisht gure origjinale,

te cilat ajo i mbledh vete ne brigjet e deteve Adriatik, Jon ne vendin tone dhe jashte tij.

Në nje pjese te mozaikeve te saj ajo ka marre frymezim nga Mithologjia. Erieta Gajtani po ashtu frymëzohet nga Klimt, Van Gogh.

Erieta në punimet e saj të mozaikëve abstraktë ka krijuar përzierje të re, duke i punuar mozaikët e saj me një ndërthurje të gurëve, drurit dhe guaskave.

Punimet e saj me mozaikë Erieta Gajtani do t’i shfaqë në ekspozitën e saj të parë nga 16-18 nëntor prane Muzeut Historik Kombetar.

Voal.ch i uron artistes suksese dhe plot ekspozita të tjera të suksesëshme!

 

 

Më 12 nëntor 1945 lindi kantautori dhe këngëtari i shquar kanadez Neil Young

VOAL – Neil Percival Young lindi më 12 nëntor 1945 në Toronto (Kanada), djali i një gazetari sportiv. I rritur në Omemee, 130 kilometra nga qyteti i tij i lindjes, në moshën gjashtë vjeç ai u diagnostikua me diabet dhe u sëmur me poliomielit. Për shkak të sëmundjes, ana e majtë e trupit të tij është dobësuar. Në moshën dymbëdhjetë vjeç, Neil, pas divorcit të prindërve të tij, shkon për të jetuar në Manitoba, në Winnipeg, me nënën e tij.

Gjatë adoleshencës së tij ai formoi disa grupe garash rock dhe më 1965 ai filloi një karrierë si një muzikant profesionist me Squires, para se t’i jepte jetë Mynah Birds me Rick James. Më pas Neil Young lëviz në Los Angeles me basistin Bruce Palmer (edhe sepse James është arrestuar për mbajtje armësh): në këtë periudhë ai jeton në SHBA ilegalisht. Vetëm në vitin 1970 ai mori Kartonin e Gjelbër.

Ndërkohë ai interpretoi me Buffalo Springfield, i cili u bë një nga grupet më të rëndësishme në Kaliforni: përkrah tij ka, përveç Palmerit, Dewey Martin, Richie Furay dhe Stephen Stills. Sidoqoftë, marrëdhëniet midis anëtarëve të grupit shpejt përkeqësohen, si për shkak të problemeve të Palmerit me drogën, ashtu edhe për grindjet me menaxhmentin. Kështu që në 1968 banda u shpërbë.


Regjistrimet e para

Në atë moment, Young nënshkroi një kontratë solo me Reprise Records dhe në fillim të vitit 1969 ai lëshoi ​​albumin “Neil Young”. Pastaj rekruton Billy Talbot, Danny Whitten dhe Ralph Molina për të krijuar Crazy Horse, me të cilin regjistron “Everybody knows this is nowhere” “Të gjithë e dinë se nuk është askund” (maj 1969), një album që përmban, ndër të tjera, “Down by the river”, “Cowgirl in the sand” e “Cinnamon girl”.  “Poshtë lumit”, “Cowgirl në rërë “dhe” Vajza e kanellës “. Më vonë Young ribashkohet me mikun e tij Stills duke u bashkuar në treshen “Crosby, Stills & Nash”, një grup që kishte lëshuar tashmë një album. Kuarteti, i riemëruar “Crosby, Stills, Nash & Young”, debutoi në Çikago më 16 gusht 1969 dhe më vonë interpretoi në festivalin me famë botërore Woodstock, gjatë të cilit Young refuzoi të filmohej.

Nga e majta: Neil Young, David Crosby, Stephen Stills, Graham Nash

Me grupin Young ai regjistroi albume me sukses të madh tregtar dhe artistik si “Déjà vu” dhe “Four Way Street” (album live nga 1971); lëshon Ohio të vetme me një theks të fortë politik, të kompozuar pas masakrës në Universitetin Shtetëror të Kentit më 4 maj 1970 (dhe i cili është bërë një klasik i këngëve anti-militariste të viteve 60 dhe 70).

 

Vitet ’70

Në vitin 1970 ai lëshoi ​​”After the Gold Rush”, ndërsa në 1972 ai arriti në krye të top listave me single “Heart of gold”. Sidoqoftë, pas suksesit komercial, vjen një periudhë krize e rëndë, e shënuar nga depresioni dhe problemet fizike, falë vdekjes nga mbidozimi i Danny Whitten, kitaristit të Crazy Horse. Vetë Neil Young, nga ana tjetër, përdor ilaçe, të cilat kontribuojnë në përkeqësimin e shëndetit të tij tashmë të dobët.

Disqet si “Koha zbehet” dhe “Në plazh” pasqyrojnë atmosferën e periudhës, dhe së bashku me “Sonte natën” ata përbëjnë atë që quhet Trilogjia e Dhimbjes. Nuk është rastësi që albumet shesin shumë më pak se ato të mëparshmet dhe ngatërrojnë kritikët, deri në rilindjen që del në skenë me “Zuma”, një album i lëshuar në 1975 dhe i paraprirë “Long may you run”, në të cilin bashkëpunon edhe Stephen Stills.

Më 1977 ishte radha e “American stars ‘n’ bars”, që përfshinte “Si një uragan”. Ndërsa në 1978 ishte radha e “Vjen një kohë”. Midis fundit të viteve shtatëdhjetë dhe fillimit të viteve tetëdhjetë “Rust kurrë nuk fle”, albumi live “Live rust” e “Hawks & doves” regjistrohen.


Neil Young në vitet 80 dhe 90

Në vitin 1985, bie në sy “Old Way”, që paraprin ritmin dhe bluzin e “This note’s for you”. Në vitin 1989 me albumin “Liria” ai lëshon një këngë emblematike të prodhimit të tij muzikor: “Rockin’ in the Free World”.

I tronditur nga vdekja, më 1994, e Kurt Cobain, i cili në letrën e shkruar para vetëvrasjes raporton një varg nga kënga e tij “My my, hey hey”, Young i bën homazhe frontmanit të Nirvanës duke i kushtuar “Sleeps with angels”. Një kuriozitet: Stephen King, në librin e tij të famshëm IT, citon disa herë frazën “Papritmas, brenda së zezës” të marrë nga kënga “My My, Hey Hey”.

Ndërkohë ai shkroi këngën me të njëjtin emër për filmin “Filadelfia”, i cili i dha atij një nominim për Oskar për këngën më të mirë. Në vitin 1997 ai është protagonist i live “Viti i kalit”, i cili ndjek botimin e “Shigjetës së thyer”.

 

Jeta private

Neil Young është bashkuar në martesë dy herë. Gruaja e parë është Susan Acevedo, e martuar në 1968, por historia zgjati vetëm deri më 1970. Gruaja e dytë është Pegi Morton, këngëtare, e martuar më 1978 dhe me të cilën ishte lidhur deri më 2014. Ndërkohë ai kishte një histori të rëndësishme me aktoren  Carrie Snodgress nga 1971 deri më 1974.

Young ka dy djem: Zeke (i lindur gjatë marrëdhënies së tij me Snodgress) dhe Ben, të dy të lindur me një formë të paralizës cerebrale më të rëndë në Ben, më pak të rëndë në Zeke; ai gjithashtu ka një vajzë me emrin Amber Jean Young, e cila, ashtu si vetë Neil, vuan nga epilepsia.

Pas tridhjetë e gjashtë vjet martese me gruan e tij të dytë, ai filloi një lidhje romantike me aktoren Daryl Hannah.


Vitet 2000 dhe 2010

Në vitin 2000 Neil Young u kthye në folk-rock me “Silver & gold”, ndërsa në 2003 ai bëri albumin koncept “Greendale”, që lidhet me jetën e përditshme të një qyteti të vogël në provincën Amerikane. I goditur nga një aneurizëm cerebrale në 2005, Neil ende arrin të regjistrojë diskun akustik “Prairie wind”. Në vitin 2006 ai botoi politikën “Të jetosh me luftën”, në të cilën ai kundërshtoi luftën në Irak dhe Presidentin e SHBA George W. Bush.

Në vitin 2009 ai botoi “Fork in the road” dhe në 2012 ishte radha e “Americana”, e cila ri-propozon klasikët e mëdhenj të popullit amerikan dhe “Psychedelic Pill”, i cili propozon përsëri bashkëpunimin me Crazy Horse. Në vitin 2015 ai lëshoi ​​një album tjetër koncept, të titulluar “Vitet Monsanto”. Dy vjet më vonë, në vitin 2017, ai doli në titujt kryesorë pasi i kishte vënë të gjitha arkivat e tij në dispozicion falas./Elida Buçpapaj

Vdes GKA – Galeria Kombëtare e Artit siç po vdes ky vend? Nga Meri File

Ende sot shumë prej nesh nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në historinë e artit shqiptar këta 100 vjet.

Kjo është puna që do të bëjë ky muze.

Kam përshtypjen se shqiptarët nuk dinë të ndërtojnë një muze që për bazë të ketë qasjen didaktike.

Vite të tëra kam parë po të njëjtën linjë muzeale.

Sot u përbalt! Grumbull për t’i parë. Rrëmujë!!..

Merreni me qetësi o njerëz!!

Meqenëse nuk keni mundësi për t’i ekspozuar, krijoni mundësi ato që do të jenë linja të përhershme dhe të përkohshme brenda fondit, sipas periudhave!

Periudhat duhen shpjeguar qartë për vizitorin e tij dhe mbarë publikun.

Kjo ekspozitë ka ngërc me problemin e rishikimit dhe të rivlerësimit në historinë e artit, autorëve, ndarjes së tyre dhe vlerave.

Ekspozimi më la shije të hidhur, më trishtoi!..

Muzeun unë e konsideroj më tepër si një udhëtim në historinë e artit shqiptar.

Këtu mungon totalisht!!

Koleksionet të cilat për pamundësi hapësirash dhe për më tepër veprat në rrezik, për tu restauruar, nuk mund të ekspozohen në këtë formë.

Duhet menduar që veprat të ekspozohen në sallat e tjera në formë ciklike, çdo tre muaj. Në këtë mënyrë, publiku do të ketë mundësi të njihet me të gjitha veprat qe ka në fond GKA-ja, një fond rreth 5000 vepra arti, pasuri kombetare!

Këto janë politikat që duhet të ndjek një muze i mirëfillte?!..Ahh fond i shkretë! Kockë që dhe ajo u tretë, e ndoshta se shpejti gjen varrin të prehet, gropë e bërë gati..pranë Teatrit.

Një ekspozitë që nuk ka një sens kronologjik e cila nuk është prezantuar mirë në format, në gjuhën dhe historikun që mbart, ka dështim institucional.

E për sa kohë janë aty jepini dinjitet veprave të artistëve!

Dinjitet!!

Vepra kolosale e Milotit ne Itali Nga Albine Shkreli

Foto: Michele Stanzione

 

 

Vepra kolosale e artistit Shqipetar, Milot “Çelësi i Montevergines” po merr formë dalngadale dita -dites .

Presidenti i Provinces se Avellinos Avv, Domenico Biancardi keto dite i ka bere nje vizite ne laboratorin Ku po realizohet vepra kolosale me e madhe e te gjitha koherave ne Europe e artistit Italo-Shqipetar Milot .

Puna vazhdon dita-dites pothuajse nga 6 muaj qe ka filluar per realizimin e skulptures monumentale që do të vendoset në daljen e autostradës Avellino perendim në qytetin Mercogliano te Avellinos . Kjo skulpture ,veper kolosale “Çelësi i Montevergine” e artistit Alfred Mirashi Milot, nën drejtimin artistik të Michele Stanzione dhe konstruksionin aktual falë kompanisë Metal Zurlo, do te jete si simboli pozitiv i shpresës,

Artisti Milot eshte I ftuar te realizoje kete veper qe eshte dëshiruar nga Presidenti i Provincës së Avellino Domenico Biancardi.

Biancardi u habit per madhesine dhe formen e madhe te skultures qe po realizohet , dhe ai tha qe kjo veper eshte simbol i rilindjes se Italise dhe gjithe europes .

Vendi i instalimit nuk është zgjedhur rastësisht dhe as titulli i veprës “Çelesi i Montevergines” mbi 44 metra, në çelik korten, një material që preferon artisti, dhe që do të instalohet në rrethrrotullimin Mercogliano, në daljen e autostradës Avellino perendim , i njohur nga të gjithë si fillimi i ngjitjes në Shenjtëroren e Montevergines, një nga gjashtë abacitë territoriale italiane, të vizituara çdo vit nga një milion e gjysmë pelegrinë.

Një veper gjigande pra, që të gjithë do ta shohin si një “britmë” universale të respektit reciprok midis njerëzve e popujve.

Artisti dëshiron, në një moment kaq të vështirë për të gjithë botën, të japë një mesazh shprese që synon të zgjojë mendimin kolektiv të një shoqërie që ka humbur kohët e fundit vetëvlerësimin.

Për ta bërë këtë, Presidenti i Provincës së Avellino Domenico Biancardi Eshte ai qe ftoi artistin Italo-Shqipetar Milot të krijojë kete skulpture monumentale “Çelësin e Montevergines”, duke zgjedhur një vend simbolik për instalimin e tij

Vepra do te inaugurohet ne muajet e ardhshem .

Ufficio Stampa:
Provincia di Avellino Gianluca Galasso ggalasso@provincia.avellino.it +39 338.4605297
Annalisa Tirrito tirrito.annalisa@gmail.com +39 335.5289607
Daniela Ricci dricci62@gmail.com +39 347.0824165

(Video) Arti në zi – Ndërron jetë gjigandi i humorit shqiptar Koço Devole – U infektua me Covid-19

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole.

I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.Djali i tij pak ditë më parë në një lidhje direkte me emisionin e Top Channel, “Ftesë në 5” tregoi se gjendja e të atit ishte rënduar, megjithëse rezultoi negativ nga Covid-19.

“Ishte e pamundur të rrinte jashtë spitali. Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjikisht”.

“Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zor merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi”.

Fatkeqësisht, pas disa ditëve në intubim, Koço Devole ndërroi jetë.

Koço Devole (lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.

Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe regjisor në telekomeditë:

Çanta e zezë 1986
Gjuetia e fundit 1992
Të gjallë apo të vdekur 1996 – [1]
Çanta me një milion 1993
Oreksi i madh 1994 [2]
Një ditë i çmendur 1995
Revolja e heroit 1996
Pushime në Romë 1996
Mos shko o trim 1997
Tre shokë pa shërbyesen 2001 [3]
Karafili dhe Kleopatra 2001 [4]
Milioneri 2005
Na ishte njëherë Shqipëria 2009
Në vitin 1997 së bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati një shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole është autor dhe regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

Në vitin 2013 interpreton në serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Që prej vitit 2009 punonte në TopChannel, në emisionin “Fiks Fare”, ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat “Wikifiks” “Koço në parlamentin evropian”” Koço Kiçi ne Euronews” ” Koço Kiçi Show” duke përfunduar me rubrikën “Monitorime” aq e pelqyer per teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në serialin shqiptar “O Sa Mirë”. Së fundmi, pas kurimit me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koço Devole iu rikthye ekranit të Top Channel me rubrikat e tij në emisionin “Fiks Fare”. Kjo është rubrika e fundit monitorime që ai realizoi para se të shtrohej në spital i sëmurë nga Covid-19.

Koco Devole do t’i mungojë shumë skenës dhe ekranit, por ndërkohë ka lënë pas nje numër të madh rolesh të paharueshme me humorin e tij inteligjent. Lamtumirë Koço!/top-channel.tv/

Më 3 nëntor 1954 u nda nga jeta piktori dhe skulptori i shquar francez Henri Matisse

VOAL – Piktori dhe skulptori francez Henri Matisse lindi në Le Cateau-Cambrésis (Francë) më 31 dhjetor 1869: ai jetoi gjatë një prej periudhave më të dendura të ngjarjeve tragjike të historisë. Megjithatë, në veprën e tij, nuk ka asnjë gjurmë të tjetërsimit, të vuajtjes, të kontradiktave të epokës sonë: pikturat e tij janë një botë veç e veç, në të cilën ka lehtësim, paqe, strehim, çlodhje, qetësi, ngjyra dhe dritë.


Përvojat e para të studimit

Nga 1895 deri më 1899 Matisse ndoqi studion e Gustave Moreau, duke studiuar veprat e Manet dhe Cezanne dhe, duke ndier përvojat e impresionizmit, në 1897 ai krijoi “Shkretëtira”.

Pas disa qëndrimesh në Angli, Korsikë dhe rajonin e Toulouse, në vitin 1902 ai mori pjesë në disa ekspozita në galerinë B.Weil në Paris, duke ekspozuar, mes veprave të tjera, gjithashtu “Pamja e Notre Dame në pasditen e vonë” të vitit 1902.


Pikturë Fauves

Në këto vite, nga studimi i tij i thelluar i artit neo-impresionist dhe nga zbulimi i artit afrikan dhe aziatik, lindi “pikturimi i pastër i fauves”, një rrymë e re e së cilës Henri Matisse është interpretuesi më i madh.

Në vitin 1941, në bashkëpunim me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, ai pikturoi kanavacën e famshme “Naturë e vdekur me manjola”. Më 1943 u vendos në Vence, ku iu përkushtua, në vitet nga 1949 deri në vitin 1951, në ndërtimin e kapelës Dominikane të Madonna del Rosario.


Punimet dhe veprat

Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë “Nudo e kaltër” i vitit 1907, “Vallëzimi” i vitit 1908 dhe “Vallja dhe Muzika” e vitit 1910. Seriali “Odalisques” është i famshëm për prodhimin e tij në vitet 1920.

Në të njëjtat vite artisti gjithashtu u hodh në lëmin e skenografisë, vizatimit dhe gdhendjes; në vitet 1930 prodhoi edhe tapestries. Punimet e tij të skulpturës prej bronzi janë gjithashtu të shumta.
vdekje

Henri Matisse vdiq në Nice më 3 nëntor 1954.


Disa nga veprat e Henri Matisse:

Natyrë e vdekur me dy shishe (1896)
Bufe dhe tavolinë (1898)
Studimi nën çati (1903)
Luks, Qetësi dhe Bollshmëri (1904)
Portreti i André Derain (1905)
Grua me kapelë (1905)
Madame Matisse (1905)
Gëzimi i të jetuarit (1905-1906)
Detari i ri (1906)
Autoportret (1906)
Luksoze (1907, dy versione)
Harmonia në të kuqe (1908)
Biseda (1909-1912)
Vallja (1910)
Muzikë (1910)
Natyrë e vdekur me fruta (1910)
Studimi Rozë (1911)
Peshku i artë (1912)
Vazo nasturtiums dhe Vallja (1912)
Qëndrim në këmbë (1913)
Koka e bardhë dhe rozë (1914)
Mësimi i pianos (1916)
Piktori dhe modelja (1916-1917)
Violinist në dritare (1918)
Pendët e bardha (1919)
Gruaja dhe anemonet (1920)
Meditimi pas banjës (1920-1921)
Nudot blu (1952)
Trishtimi i mbretit (1952)
L’Escargot (1953)
Le Bateau (1953)

/Elida Buçpapaj


Send this to a friend