VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Thanks to Ambassador Kyle Scott! Amerika nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës – Nga Elida Buçpapaj

By | February 1, 2019
blank

Komentet

blank

Sërish jashtë Europës për shkak të Anti-Europianëve – Nga ROMEO GURAKUQI

Sërish jashtë Europës për shkak të Anti-Europianëve, që komandojnë shume gjate këtë vend, me gënjeshtra, me metoda bolshevike, mbi modele satrapësh, kundër interesave europianizuese, duke shtypur çdo aspiratë të vërtetë për liri, rend, drejtësi dhe trajtim të barabartë të shtetasve shqiptarë.

Janë ata që i dhanë që në fillese, kuptimin e mbrapshte aspiratës së prindërve tanë, të cilet pritën gjysëm shekulli për ta pa “Shqipnine si Gjithë Europa” dhe nuk ia arritën. Nuk ia arritem deri me sot as ne, femijet e tyne. Nuk dime çfare do ndodhe me femijet tane te shperndame neper cepat e botes. “Kontrollorët ” ndërtuan Europën e tyne në Kunorën e Tiranës dhe ne resortet e “pastruesve” dhe “sterholluesve” te parase se korrupsionit ne pronat e zanuna, të perhapun cep më cep të Adriatikut dhe Jonit.

Ata e ndërtuan ate veç për fëmijët e tyne, që i shkolluan ne universitetet e Europës dhe SHBA me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Por për popullin e thjeshtë ata ndertuan “Kafazin e Ri të Shqiptarëve të Pamundun”, të mbetun ne kurthin e një Republike dhe Shteti joserioz, të pabesueshëm dhe aspak të sigurtë për të qenë një vend anëtar i EU dhe NATO-s.

Pas një dekade ne pritje, sot ne po paguajme borxhin e riciklimit qorrazi, ne bllok, ne kupolen sovrane, te grumbullit te injoranteve, te rrenacakeve, korrupsionisteve te paskupullt, me te cilet perendimoret perpiqen te zgjidhin ardhmeninë e nje vendi pa bosht drejtimi, pa nje politike te jashtme te qarte pro Europes.

blank

Në Bruksel nuk po kërkojmë “zgjidhje teknike”, por zgjidhje antikoloniale për Kosovën! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI  

Barometri diplomatik

***- Dhe, pa këtë zgjidhje mbi bazën e së drejtës historike dhe mbi të drejtën e vetëvendosjes, kurrë nuk do të ketë  marrëveshje paqësore me Serbinë kolonialiste.  Kontesti me Serbinë ka vetëm karakter kolonial, jo as “teknik” e as minoritar serb. Prandaj, ky problem nuk mund të zgjidhet në Dialohun e Brukselit, por, patjetër duhet të zhvendoset në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

  Traktati paqësor, dëshirë e mirë, por i paarritshëm brenda një dekade të plotë (2011-2021)

-Po vetëm ndonjë i verbër dhe mendjeshkurtër nuk do të pranonte një traktat paqësor me Serbinë. Ky propozim i palës negociuese të Kosovës, është i ditur që nga viti 2012, kur ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuqi ia pati propozuar palës negociuese serbe. Mirëpo, ishpresidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ish-kryeministri Aleksandër Vuçiq (aktualisht president) atë e kanë hedhur poshtë, me jusitfkimin se lidhja e një marrëveshjeje të tillë paqësore , do të ishte në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare sipas së cilës Kosova nuk është subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare. Ky kosntatim de jure  është i qëndrueshëm, mbase vetëm dy subjekte të barabarta juridike të së drejtës ndërkombëtare, mund të jenë palë nënshkruese e ndonjë traktati, konvente, marrëveshjeje, deklarate a protokolli ndërkombëtar.

Çfarë traktat paqeje me Serbinë?!

            (nga viti 2014)

Duke mos e perseritur ate cfare kam shkruar para nje viti ne kete teme, thjesht, nuk do te kete kurrfare efekti juridik pozitiv nderkombetar asnje traktat politik, miqesor dhe paqesor me Serbine, sepse Kosova ende nuk eshte njohur nga OKB-ja, as nga vete Serbia.

Përfundimi i një traktati të tille, do te kishte vetem karakter politik te vullnetit te mire te dy paleve, por pa asnje obligm juridik nderkombetar ngase fjala eshte per dy shtete te ndryshme te pabarabarta sipas se drejtes nderkombetare. Kosova ende nuk eshte SUBJEKT JURIDIK I SE DREJTES NDERKOMBETARE, nderkaq Serbia po.

Prandaj, kalkulimet dhe simulimet politike dhe diplomatike te pales shqiptare lidhur me parashikimin e nje traktati paqesor me Serbine, do konkretizoheshin vetem atehere, pasi OKB-ja ta kete njohur Kosoven, e cila automatikisht do te fitonte cilesine e SUBJEKTIT JURIDIK te se drejtes nderkobmetare. Ndryshe jo, hiq. Te gjithe shqiptaret duan te kene marredhenie te mira dhe miqesore me Serbine, por vetem mbi BAZEN RECIROPROKE si dy shtete te barabarta.

Mirepo, derisa Serbia ne Kushtetuten e saj (2006) Kosoven e konsideron “province serbe”. Cdo lidhje Traktati me Serbine, eshte vetem nje cirk dhe humor politik. Eshte nje iluzion i kote i atyre qe u eshte bere mendja “Beograd”, duke mos pare se Serbia ende nuk ka hequr dore nga Kosova.

Kete e deshmon, edhe Marreveshja e Brukselit Thaci-Daciq (19 prill 2013), sipas se ciles Serbia me ndihmen dhe me nenshkrimin e BE-se dhe te qeverise se Kosoves, llogarit ne shkeputjen e pjeses Veriore te Kosoves (gradualisht dhe ne menyre paqesore me vullnetin e qeverise dhe te parlamentit te Kosoves, i cili, edhe e ka ratifikuar Marreveshjen e Brukselit, me 27 Qershor 2013).

Zgjohuni nga “gjumi dimeror” derisa nuk eshte bere vone, e refklektoni me thell dhe me gjithanshmerit pse Beogradi ,duke e keqperdorur BE-ne, me cdo kusht po ngulmon qe te finalizohet Marreveshja e Brukselit, me qellim qe t’i normalizoje marredheniet me Prishtinen, ne menyre qe brenda nje kohe te shkurter, ta shkepute dhe rianeksoje pjesen Veriore te Kosoves, madje me vetenenshrkimin e pales shqiptare te Kosoves.

Ky do te ishte suksesi me i madh profitabil i politikes dhe i diplomacise se Beogradit zyrtar, i cili perdite po trumbeton para bashkesise nderkombetare, qe kurre nuk do ta njohe Republiken e Kosoves!

– Cfare do te thote kjo politike, propagande dhe diplomaci antishqiptare e Beogradit zyrtar per politikën dhe diplomacine zyrtare te Prishtines dhe te Tiranes?

– Është ky ÇELESI I PAJTIMIT, I KOMPROMISIT POLITK RECIRPOK, QE DO TE CONTE DREJT NORMALIZIMIT TE MARREDHNEIEVE ME SERBINE? – Apo eshte vetem nje cirk politik dhe diplomatik i radhes, qe do te perfundonte sikurse NDESHJA FUTBOLLISTIKE E KOMEBTARE SHQIPTARE NE BEOGRAD, ME 14 TETOR 2014?

Sido qe te jete, pajtimi i shqiptareve dhe i serbeve ne Ballkan, nuk do behet kurre vetem duke u perqafuar dhe, duke ngritur dolli lideret politike dhe shtetaret tane me ata serbe qofte ne Beograd apo jashte Serbise, para se Serbia te jape prova te forta materiale dhe konkrete mbi BAZEN E RECIPROCITETIT.

SE PARI, ta njohe Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran;

SE DYTI, t’u kerkoje falje kolektive shqiptareve per gjenocidin e kryer ne Kosove gjate viteve 1989-1999;

SE TRETI, t’i zbulojë të gjitha varrezat masive ne Serbi;

SE KATERTI, te jape llogari edhe për “1665” shqiptare te zhdukur ne Kosove;

SE PESTI, te pezulloje aktpadine per themelimin e Gjykates Speciale Evropiane per denoncimin e krimeve te luftes ne Kosove te pjesetareve te UCK-se;

SE GJASHTI, t’i paguaje reparacionet e luftes per te gjitha viktimat, shkaterrimet dhe demet materiale, te shkaktuara ne Kosove (1989-1999);

SE SHTATI, t’ua njohë të drejten e vetevendosjes shqiptareve te Presheves, te Bujanocit dhe te Medvegjes, qe te ribashkohen me Kosoven, përkatësisht me Shqiperine etnike, jo te kerkoje “kembimin” e Presheves shqiptare, duke ia hequr pjesen veriore Kosoves shqiptare, ne menyre qe atje, te krijonte edhe nje Republika srpska te Bosnjes per te zgjeruar kufijt territoriale te Serbise se madhe te Slobodan Milosheviqit, i cili per te arritur kete qellim fashist gjeopolitik “lebensraum” ne kurriz te territoreve te shteteve fqinje (Kroacia, Bosnja dhe Kosova), edhe i pat kryer tri agresione dhe gjenocide kunder Kroacise, Bonsjes dhe Kosoves.

Pa plotesimin e ketyre kushteve çdo marreveshje me Beogradin, do te jete vetem “nje shkronje ne akull”, asgje me teper.

Vetem kur Serbia t’i kete plotesuar keto kushte, politika zyrtare shqiptare, do te mund te hidhej ne veprim konkret per t’i normalizuar marredheniet ndershteterore me Serbine. Ndryshe, do te reprizohej ndeshja futbollistike Serbi-Shqiperi per kualifikimet e Kampionatit Evropian te Futbollit me 2016, e cila u nderpre, pikerisht per shkak te demonstrimit te politikes dhe te praktikes raciste, barbarike dhe fashiste te Serbise, me c’rast u demtua pala shqiptare, e cila, jo vetem se u ndeshkua fizikisht nga dhuna dhe nga terrori ultranacionalist serb ne terren, por me pas, edhe nga UEFA, e cila mbeshteti dhe legalizoi racizmin dhe fashizmin serb, duke mos i denuar me rastin e marrjes se vendimit te saj.

Deri kur politika dhe diplomacia e Kosoves dhe e Shqiperise, do t’i “vardisen” politikes dhe diplomacise se Beogradit, ne menyre qe Serbia te hyje sa me pare ne BE, ashtu sikurse qe ndodhi me dialogimin e deritashem me Prishtinen dhe me Tiranen, te cilat i ndihmuan Serbise, qe te fitonte statusin e kandidatit per te aderuar ne BE?!

Kete te vertete e deshmoi edhe ministri i Jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj, i cili ne nje interviste te gjate dhene gazetes serbe “Blic” te Beogradit, deklaroi: “ Dialogu me ne i mundesoi Serbise, qe ajo te fitonte statusin e kandidatit per ne BE”. ((//http://www.blic.rs/Vesti/Politika/505472/Enver-Hodzaj-Hocemo-mirovni-sporazum-sa-Srbijom-za-tri-do-pet-godina//).

-E, çfarë fituan Shqipëria dhe Kosova për atë ndihmesë që ia bënë Serbisë, në mënyrë që ajo të fitonte statusin e kandidatit në BE?

-Asgjë, pëpos që diplomacia e enver hoxhajve ia krijoi kushtet dhe mundësitë Serbisë, që t’ia impononte kërkesat e saj BE-së lidhur me ndërkombëtarizimin e çështjes veriore të Kosovës. Këtë e provoi edhe lidhja e Marrëveshjes së Brukselit, e nënshkruar nga të dy ministrat Thaçi-Daçiq me ndërmjetësimin e ish-shefës së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton (13 prill 2013).

Pavaresisht se çfare pohojne edi ramet dhe enver hoxhajt, pa kerkimfalje, pa njohjen e Republikes se Kosoves, si dhe pa braktisjen e politikes serbomadhe, Serbia kurre nuk do te kete marredhenie te mira me Kosoven. Nuk ka pajtim me ate politike te pretendimeve territoriale te saj ndaj shqiptareve dhe Shqiperise etnike.

Shkurt e shqip, pa njohjen e Kosovës, s’ka kaptinë të re historike  dhe paqësore me Serbinë.

blank

E pamundur të jesh Vatran me një këmbë në Vatër & Diell e tjetrën këmbë në portalin e Pandeli Majkos Nga Elida Buçpapaj

Në fillim në SHBA është krijuar  Dielli, më 15 shkurt 1909 me editorë Fan Noli, Faik Konitza, Kristo Floqi, Christo Dako, Bahri Omari etj, etj; pastaj Vatra më 28 prill 1912 e më pastaj është shpallur Shqipëria e pavarur.

Nga trashëgimia e saj Vatra njihet si një institucion. Qoftë sot edhe me statusin e një shoqate NGO – organizatë jo qeveritare – detyrimisht e pavarur nga organizmat qeveritare – për shkak të historisë dhe kontributit që bart në çështjen kombëtare shqiptare dhe ndërtimin e shtetit, ka bërë që Vatra të njihet si simbol i nacionalizmit, antikomunizmit dhe patriotizmit shqiptar.

Tjetër të njihesh e tjetër të jesh.

Tjetër të marrësh atributet dhe namin e mirë të krijuar nga të tjerët, figura të shkëlqyera të shqiptarizmës, dijes dhe kulturës së kombit dhe tjetër të përfaqësosh të njëjtat ideale e t’i çosh më përpara.

Por kryesorja është që të mbrohet themeli i Vatrës dhe Diellit nga tentakulat e regjimit hibrid në Shqipëri.

Si një gazetare me aktivitet 30 vjeçar, e pranishme në komunitetin shqiptaro-amerikan duke filluar nga Zëri i Amerikës, Illyria kur ishte botues Harri Bajraktari, Bota Sot dhe Dielli, i bëj thirrje z.Elmi Berisha dhe Dalip Greca që të më botojnë shkrimin ku kritikoj për abuzim pushteti Ilir Xhelil Gjonin, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë prej 8 vitesh në Bernë, Zvicër.

Argumenti i ngritur prej tyre, se këtë e bëjnë meqë voal.ch ka botuar deklaratat e fraksionit të Vatrës, nuk qëndron – për dy arsye:

e para, sepse i njëjti editor i Diellit botoi edhe dy shkrime të tjera të miat pas shkrimit në fjalë të cilin e cenusuroi;

së dyti, sepse botuesit e voal.ch përveç lidhjeve me politikat e themeluesve të Vatrës dhe Diellit, nuk janë pjesë e Vatrës, pra nuk janë të detyruar të respektojnë asnjë klauzolë, po ashtu ata nuk kanë ndërmarrë asnjë veprimtari kundër Vatrës, vetëm si botues kanë përmbushur obligimin e tyre për të garantuar lirinë e shprehjes.

Kësaj here nuk po ndalem te “gazetarët” që i pjellin klanet, të cilët duke mos patur asnjë relacion në planin profesional, shkelin kodin etik që është themel për lëvrimin e fjalës të lirë.

Kësaj here po ndalem tek shkelja e detyrimeve ligjore nga Dielli dhe Vatra,  sepse një pjesëtare e kryesisë të Vatrës dhe zv/editori i katapultuar i Diellit botojnë në portalin qeveritar të Pandeli Majkos dhe Edi Ramës.

Po ngre pyetjen e thjeshtë për të gjithë Vatranët, ata që e duan vërtetë Vatrën, jo për t’i marrë namin, a është e mundur që një anëtare e kryesisë e Vatrës dhe zv/editori i Diellit të bashkëpunojnë me portalin e Pandeli Majkos?

Në vend të përgjigjes, po ju sjell një prononcim të Lek Mirakajt, kësaj figure të shkëlqyer të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, i cili këtyre ditëve ka dalë me një status në rrejtin social ku shkruan tekstualisht: ““Edi Rama deshtoi me te ashtuquajturin “Samit të Diaspores”. Ministri i Diasporas Pandeli Majko deshtoi ne turin e tij ne Amerike se nuk respektoi Vatren, e konsideronte armike….”

Po i referohem gjithashtu edhe disa deklaratave të Vatranëve pas vizitës së tyre në Shqipëri sipas komunikatës për shtyp pas takimit të 23 majit:

Z.Elmi Berisha midis të tjerave në këtë takim thotë “se Vatra pati takime emocionuese në Shqipëri. Zgjedhjet ishin të manipuluara, jo demokratike, vjedhje të identitetit të votuesve dhe zgjedhje të papranueshme. PD pësoi rritje të jashtëzakonshme në zgjedhje, PS kreu një maskaradë në zgjedhjet e 25 prillit.” Nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj deklaroi se “mbështetja ndaj opozitës është një mbështetje ndaj të mirës së Shqipërisë. Qeveria Rama u tall me diasporën. Ne duke mbështetur dhe vlerësuar opozitën mbrojmë vlerat demokratike dhe vlerat e kombit shqiptar.” Presidenti i Nderit Agim Rexhaj deklaroi se “Edi Rama është palë me armiqtë shekullorë të shqiptarëve si Vuçiç.”

Deklarimet e mësipërme janë shumë të përgjegjëshme, por si po veprohet! Tjetër po thuhet e tjetër po veprohet!

Një anëtare e kryesisë të Vatrës dhe zveditori i Diellit bashkëpunon pikërisht me ata që kanë manipuluar e vjedhur zgjedhjet!

Po a është e mundur që vjedhësit e zgjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama me shërbysin e tij Pandeli Majko, që kanë kapur sistemin duke instaluar një regjimi hibrid, të garantojnë lirinë e shprehjes e të shkojnë deri aty sa të bëhen barinj të fjalës të lirë deri në Vatër dhe Diell?

Jo, natyrisht që jo. Liri fjale do të thotë pavarësi nga politika dhe oligarkët!

Nuk jam unë që kam cënuar integritetin e Vatrës, kësaj shoqate që njihet si simbol i nacionalizmit, antikomunizmit dhe patriotizmit shqiptar, por janë aty brënda, në një këmbë në Vatër dhe Diell e me tjetrën këmbë tek portali i Pandeli Majkos.

Kam edhe shumë për të thënë, por kësaj here po ndalem këtu.

Iu bëj thirrje Vatranëve që, në respekt me legjislacionin e Vatrës dhe Diellit, ta analizojnë situatën. Si është e mundur që anëtarja e kryesisë të Vatrës dhe zv/editori me katapultë i Diellit bashkëpunojnë me një portal të regjimit hibrid, të cilin e denoncojnë publikisht me rradhë zotërinjtë Lek Mirakaj, Elmi Berisha, Alfons Grishaj etj.?

Shihet fare qartë se kush e ka shkelur statutin dhe kanunoren e Vatrës !

Shtypi i lirë është i pavarur nga politika, aq më tepër Vatra dhe Dielli që janë NGO, të mos flasim pastaj për idealet e nëpërkëmbura të Etërve Themelues.

Vatra nuk mbrohet me deklarata, sepse deklaratat i nxjerrin edhe më në pah shkeljet brënda vetes të saj!

Vatra mbrohet kur deklaratat dhe veprimet janë të njëjtësuara dhe konform idealeve të themeluesve të saj.

 

Ambasadori i Shqipërisë Ilir Xhelil Gjoni luftë klasash edhe me poetin e vdekur Vehbi Skënderi Nga Elida Buçpapaj, e bija, poete, botuese, gazetare

blank

Shpikja e re e Moskës, diplomacia ruse ka projektuar një Ballkan Perëndimor si shtet unik sipas modelit të Rusisë – Nga SHABAN MURATI

Nuk u kuptua në fillim përse autoritetet qeveritare serbe i dhanë një profil aq të lartë shtetëror vizitës dhe bisedimeve në 18 qershor në Beograd të zëvendësministrit të jashtëm rus, Aleksander Grushko, i cili zyrtarisht shkoi për konsultime politike rutinë me homologët e ministrisë së jashtme serbe. Diplomatit të lartë rus iu rezervuan bisedime me presidentin Vuçiç, me kryetarin e parlamentit Daçiç, me ministrin e jashtëm Selakoviç dhe me patriarkun e kishës ortodokse serbe. As ministri i jashtëm rus Lavrov dhe as presidenti rus Putin nuk kanë kë të takojnë më tepër në Beograd. Nuk u kuptua menjëherë ekzaltimi protokollar dhe diplomatik serb as nga fjalimet e ministrit të jashtëm serb për “vendin vëlla rus” dhe as nga fjalimi i zëvendësministrit të jashtëm rus “për partneritetin  strategjik ruso-serb” në konferencën e përbashkët të shtypit në Beograd.

Kuriozitetin e qarqeve diplomatike në kryeqytetin serb për enigmat e profilit të lartë të bisedimeve të Grushkos e shoi vetë zëvendësministri i jashtëm rus, i cili zbuloi një projekt të ri rus për Ballkanin, duke folur në 18 qershor në Beograd në intervistën e dhënë organit proqeveritar rus të specializuar për Ballkanin “balkanist.ru”. Kjo media ruse njofton me pompozitet qysh në titull në 18 qershor: ”Zëvendësministri i jashtëm rus: Rusia duhet të bëhet për Ballkanin modeli i botës shumëkombëshe”. Pastaj vetë Grushko zbërthen konkretisht projektin e ri diplomatik rus, që Ballkani të bëhet si Rusia: “Rusia është entitet kompleks, është modeli i botës shumëkombëshe. Nëse flasim për Ballkanin Ne nisemi nga ajo që tabloja përfundimtare e asaj gjendje, që Ne do të dëshironim në këtë rajon në shumë drejtime, duhet t’i ngjajë asaj që u zhvillua në Federatën Ruse”.

Me një fjalë projekti i ri diplomatik i Ministrisë së Jashtme Ruse është që Ballkani i ardhshëm të ndërtohet si një shtet shumëkombësh si Rusia dhe kjo të jetë tablloja apo harta përfundimtare e ndërtimit të tij. Natyrisht projekti i ri rus destinohet për Ballkanin Perëndimor, sepse as nuk mund të ëndërrohet se Turqia, Greqia apo Kroacia do të hyjnë në një shtet unik të projektuar nga Rusia. Është hera e parë që diplomacia ruse del në një nivel të lartë diplomatik dhe propozon që Ballkani të ndërtohet si shteti shumëkombësh i Federatës Ruse. Diplomacia ruse ka qenë vazhdimisht për dhjetra vjet në favor të një federate ballkanike të drejtuar nga Serbia dhe të varur nga Rusia. Por është hera e parë që diplomacia ruse servir për Ballkanin modelin i një shteti unik federativ si Rusia. Është me interes të analizohet se si dhe përse Moska del tani me këtë projekt futurist të diplomacisë së saj. Dhe është akoma më interesant entuziazmi infantil, që ka ngjallur ky projekt rus në qarqet e larta qeveritare serbe, të cilët e pritën zëvendësministrin e jashtëm rus si profet.

E thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë projekti i ri rus që Ballkani të ndërtohet si një shtet unik, federativ dhe shumëkombësh si Rusia, është një përpjekje e re e Rusisë për ta joshur Serbinë në ëndrrat e saj hegjemoniste për sundimin e Ballkanit. Moska është trembur shumë se Serbia nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë presionit në rritje të SHBA, të Gjermanisë dhe të Perëndimit për të njohur Kosovën. Njohja e shtetit të Kosovës nga Beogradi do të krijonte situatën, ku Serbia nuk do të ketë më nevojë strategjike për veton ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB për bllokimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës së pavarur. Në kohën kur vetë presidenti serb Vuçiç e pranoi publikisht shtrëngimin e lakut në qafën e tij dhe deklaroi se në bisedimet e fundit të 15 qershorit 2021 me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ka ndjerë veten më ngushtë se sa gjatë dhjetë vite të bisedimeve Serbi-Kosovë në Bruksel, Moska nxitohet që t’i japë zemër, duke i ofruar projektin fantazmagorik të një Ballkani shtet unik, federativ dhe shumëkombësh si Rusia. Zëvendësministri i jashtëm rus nuk i sqaroi detajet apo rrugët e realizimit të projektit,por kuptohet se ky Ballkan shtet unik shumëkombësh planifikohet që të drejtohet nga Serbia. Ndaj dhe u shpall në Beograd. Shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të jenë në federatën e ardhshme serbe si Dagestani apo Çeçenia në Federatën Ruse. Projekti i ri rus mbështetet në arketipin e Jugosllavisë Federative, ku sundoi dhe drejtoi Serbia shtetin unik federativ dhe shumëkombësh. Ndaj duket presidenti serb pas bisedimeve me Grushkon deklaroi në 18 qershor se “ishte një takim i shkëlqyer. Miku njihet në fatkeqësi”. Vështirë të vesh bast nëse se sa do ta shpëtojë mbyturin diplomatik president serb kjo fije kashte diplomatike, që i ofron Moska tani.

Rrethana e dytë,që duket e nxiti këtë projekt diplomatik rus të Ballkanit Perëndimor si një shtet unik federativ dhe shumëkombësh, është përpjekja ruse për t’i dhënë një frymëmarrje artificiale projektit politik të presidentit serb Vuçiç për të ashtuquajturin “mini Shengen”. Projekti serb i një minialeance ballkaniko-perëndimore me emrin “mini Shengen” të drejtuar nga Serbia, pësoi fiasko shpejt, njëlloj si projekti i mëparshëm serbo-malazez i “Ballkan 6”i vitit 2013.BE nuk ia zuri njëherë me gojë emrin “mini Shengenit” gjatë dy viteve. “Mini Shengeni” i Serbisë, ashtu siç e ka deklaruar botërisht presidenti Vuçiç dhe siç e ka lexuar e gjithë bota diplomatike, me përjashtim të Tiranës profane, e cila ende flenë me ëndrrat e 1946, është rikrijimi i Jugosllavisë plus Shqipërinë. Duke parë se projekti i aleancës së shteteve ballkaniko-perëndimore, të drejtuar nga Beogradi dështoi, Rusia i ofrohet tani presidentit serb me projektin më futurist qëBallkani Perëndimor i “mini Shengenit”as formalisht të mos jetë federatë shtetesh, por të krijohet si shtet unik federativ dhe shumëkombësh. Moska e din nga përvoja e saj historike se udhëheqësit ballkanikë mund t’i rresh kollaj me projekte të sundimit mbi shtetet dhe popujt e tjerë.

Në komunikatën e MPJ të Rusisë për bisedimet e zëvendësministrit të jashtëm rus në Beograd publikuar në 18 qershor në faqen zyrtare të asaj ministrie, pasi bëhet e ditur se palët diskutuan problemet e rajonit, theksohet se “për problemin e Kosovës u nënvizua domosdoshmëria e respektimit të sovranitetit dhe tërësisë territoriale dhe interesat e  Serbisë”. Rusia i ofron Serbisë në pjatë Kosovën si hap të parë dhe pastaj gjithë Ballkanin Perëndimor. Në fakt darovitja ruse me Kosovën nuk është gjë e re, sepse diplomacia ruse ka disa vite që propagandon të drejtën koloniale të Serbisë për Kosovën. Sidomos muajt e fundit diplomacia ruse po e amplifikon në të gjitha forumet ndërkombëtare tezën e së drejtës së Serbisë për Kosovën si pjesë të saj. Obsesioni strategjik diplomatik rus është që të sfumohet në një farë mënyre realiteti i ri dhe momenti i zbritur diplomatik ndërkombëtar se ka ardhur, dhe ka kaluar madje koha, që Serbia të pranojë dhe ta njohë zyrtarisht realitetin politik dhe gjeopolitik me emrin Kosovë.

Nuk mund të mos shkaktojë habi qëndrimi jo serioz dhe angazhimi antihistorik i diplomacisë ruse në mbrojtje të së drejtës koloniale të Serbisë kur qëndrimi i saj zyrtar ka qenë se Kosova nuk do të kthehet kurrë më nën Serbi. Ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov në nëntor të vitit 2005 ka nënshkruar me pesë ministra të tjerë të jashtëm perëndimorë “Parimet udhëheqëse të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës”, në të cilin u miratua unanimisht në nenin 6 se :”Kosova nuk kthehet më në situatën e para marsit 1999. Nuk do të ketë ndryshim në territorin e tanishëm të Kosovës, jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të Kosovës me ndonjë shtet apo pjesë të një shteti tjetër”. Në ”Deklaratën e Grupit të Kontaktit për Kosovën” në 31 janar 2006 në Londër, të nënshkruar me homologët perëndimorë, ministri i jashtëm rus Lavrov konfirmon përsëri se “Parimet drejtuese të Grupit të Kontaktit të nëntorit 2005 bëjnë të qartë se nuk do të ketë kthim të Kosovës në situatën para 1999, jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të Kosovës me një shtet apo pjesë të një shteti tjetër”. Pra në disa aktmarrëveshje ndërkombëtare të të gjashtë fuqive të mëdha diplomatike Moska pranon dhe firmos se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë. Është i njëjti drejtues i diplomacisë ruse edhe sot e kësaj dite, Sergej Lavrov, dhe është vërtet disgustozese si një shtet i madh dhe diplomaci me aq përvojë mund të katandiset të shkelë brutalisht angazhimet e saj ndërkombëtare, që i ka nënshkruar. Dhe ka qenë i njëjti president i Rusisë,që është edhe sot e kësaj dite, Vladimir Putin, kur Moka nënshkroi dokumentet ndërkombëtare që Kosova nuk do të kthehet kurrë më nën Serbi.

Po kështu ka harruar diplomacia ruse edhe aktin tjetër historik të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në korrik 2010 me kërkesë të OKB shqyrtoi dhe vendosi që pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën e famshme 1244 të KS të OKB, rezolutë që citohet sot si ungjill nga diplomacia ruse tre herë në ditë për të pretenduar kthimin e Kosovës nën Serbi. Dhe askush nuk i përmend Rusisë se me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 15 dhjetor 2004 Serbisë nuk i takon asnjë referencë ndaj rezolutës dhe dokumenteve të OKB, sepse Serbia nuk ka qenë anëtare e OKB në atë kohë.

Ajo që është e paimagjinueshme është fakti se si diplomacia e Kosovës dhe e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve nuk ia kanë kujtuar asnjëherë diplomacisë ruse dhe asaj serbe se ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, që është akoma në atë post, ka pranuar zyrtarisht që Kosova nuk do të jetë më pjesë e Serbisë. Mirëse ministrat e jashtëm dhe kryeministrat në të dy shtetet shqiptare janë rastësi e politikës dhe e zgjedhjeve dhe nuk kanë asnjë lidhje me memorien diplomatike shtetërore. Por është e papranueshme që ministritë e jashtme të të dy shteteve nuk i mbushin dosjet dhe fjalimet e titullarëve me memorien diplomatike rajonale dhe ndërkombëtare, e cila flet me dokumente dhe akte ndërkombëtare në favor të pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Heshtja idiote shqiptare në arenën ndërkombëtare për Kosovën inkurajon Rusinë të dalë me projekte diplomatike, që shkelin mbi firmën e ministrit të jashtëm rus dhe kërkojnë t’i kthejnë Serbisë koloninë e Kosovës, por edhe të shkojë më tej duke i ofruar Serbisë gjithë Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj. Rusia tregohet kaq gjeneroze, sepse duke projektuar një Ballkan Perëndimor si shtet unik federativ të drejtuar nga Serbia, faktikisht ky shtet unik ballkanik do të jetë nën hegjemoninë ruse, do të kemi një Rusi ballkanike apo një Ballkan rus.

Oferta e re gjeopolitike ruse po i bëhet Serbisë, por ajo në thelbin e saj është ambicja e vjetër afatgjatë e Rusisë për të kontrolluar detin Adriatik. Jo rastësisht oferta është përqendruar në Ballkanin Perëndimor, e vetmja pjesë e gadishullit që nuk ka asnjë shtet anëtar të BE. Në vend të integrimit euroatlantik Moska ofron integrimin alla ballkanik në një shtet unik federativ të drejtuar nga shteti më i fuqishëm ushtarak i Ballkanit Perëndimor, Serbia. Serbia është e vetmja aleate strategjike e Rusisë në Ballkan dhe i vetmi shtet ballkanik anëtar i organizatës ekonomike ruse me emrin“Unioni Ekonomik Euroaziatik” dhe gjithashtu i vetmi shtet ballkanik vëzhgues në organizatën ushtarake ndërkombëtare ruse “CSTO”.

Jo rastësisht projekti rus është përqendruar në unifikimin e ri nëpërmjet boshtit ortodoks, ku tre shtete Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë ortodokse dhe entiteti artificial i quajtur “serpska republika”në Bosnje-Hercegovinë është ortodoks. Duke projektuar shtetin e ri unik federativ ballkanik me ngjyrë dhe me dominim ortodoks Rusia synon një bllok të fortë antiatlantik dhe antiperëndimor në Ballkan si një kështjellë e influencës së saj në rajon dhe në detet, që e lagin atë. Nuk shkoi kot zëvendësshefi i diplomacisë ruse Grushko në 18 qershor në patriarkanën ortodokse serbe në Beograd për bisedime me patriarkun Porfirije.  Përfaqësuesi i lartë i ministrisë së jashtme ruse sipas vetë deklaratës së tij në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të kishës serbe, vlerësoi kontributin e kishës ortodokse serbe, “që është i një rëndësie speciale” në veprimin e politikës dhe rolit të Federatës Ruse në Ballkan.

Shpikja e re diplomatike ruse e një Ballkani Perëndimor si shtet unik mbi modelin e Rusisë ka pamjen e një fantashkence diplomatike, por e cila në fund të fundit shpreh ëndrrat perandorake në sirtarin e Kremlinit,i cili nuk heq dorë nga ambicia për të pasur dalje në  detin Adriatik dhe këtë ëndërr mund ta realizojë nëse modelon një shtet unik federativ ballkaniko-perëndimor sipas modelit të Rusisë Federative.

blank

Platforma me Serbinë, njohja e Kosovës! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

       *** Çdo Platformë tjetër antishqiptare, do të thoshte “dobro jutro Srbijo” !?

 

 *** Mirëpo, në këtë rast, do të ringjallej (si FENIKSI nga zjarri) heroi gjithëkombëtar Adem Jashari dhe UÇK-ja e lavdishme heroike me përshëndetjen betuese “MIRËMENGJES SHQIPËRI ETNIKE”!

 

*** Duke mos e ngatëruar interesin privat personal a grupor, këtë koment të shkurtër  e shkrova vetëm për hir të së vërtetës, se Albin Kurti nuk  e tradhton Kosovën e as kauzën gjithëkombëtare shqiptare, pavarësisht  çka flasin të tjerët për poena politike dhe për inetresa të ndryshme karrieriste.

 

Prandaj, si miqtë, ashtu edhe armiqtë e tij, duhet ta kenë të ditur se POPULLI LIRIDASHËS  SHQIPTAR  i  Kosovës nuk është në konflikt me Albin Kurtin, por me Serbinë e  Aleksandër Vuçiqit. Ndaj, merruni me Vuçiqin, me Daçiqin, me Bërnabiqin, me Vulinin dhe me patriarkun serb Perforije, jo me kryeministrin Albin Kurti. E gjithë kjo amalgamë shtetërore dhe kishtare serbomadhe përmes Dialogut të Brukselit po kërkon kthimin e Kosovës nën Serbinë kolonialiste (1912-1999).

Pra, mos dilni nga kjo “temë”, sepse ky është problemi, jo Albin Kurti. Mirruni me Serbinë dhe me Aleksandër Vuçiqin, jo me kryeministrin e juaj legjitim dhe legal, i cili e ka mbështetjen e shimicës dërrmuese të popullit.

 Vetë e keni zgjedhur, askush nuk ua ka imponuar, tash iu takon ta dëgjoni dhe ta përkrahni politikën e tij drejtuese shtetërore.

 

Ata që e kanë përqafuar dhe lënë të hapur  Dialogun e Brukselit. Ata janë fajtorë dhe përgjegjës kryesorë, jo Albin Kurti !

 

-Kritikoni “aminuesit” dhe përqafuesit e Dialogut të Brukselit, gjatë një dekade të plotë (2011-2021) nuk kanë pasur kurrfarë platforme dhe, kurrfarë rezultati konkret për arritjen e ndonjë marrëveshjeje paqësore me Serbinë, por dështuan ashtu sikurse dikur Ibrahim Rugova me politikën e tij  paqësore 10-vjeçare(1989-1999).

Kurti e “paralizoi”  Vuçiqin me kërkesat e tij !

Në takimin e Dialogut të Brukselit, më 15 qershor 2021, Albin Kurti (kryeministër i qeverisë së Kosovës)  i tha presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq : “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën?”. Ndërkaq, Vuçiqi  i “trullosur”  nga kjo pyetje e papritur (sepse nuk ishte mësuar nga bashkëbisedeuesit e mëparshëm shqiptarë në Dialogun e Brukselit, t’ia kishte bërë një pyetje të tillë) iu përgjigj prerazi  Albin Kurtit : “Kurrë nuk do ta njohim Republikën e Kosovës”.  Me kaq,    u mbyll  “takimi historik” Kurti – Vuçiq, më 15 qershor 2021.

Kjo ishte  kërkesa racionale politike, diplomatike, kombëtare dhe shtetërore e kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. S’ka platformë tjetër alternative, kushdo që ta ketë propozuar nga pala shqiptare, do të ishte e gabuar dhe e pprnaueshme për popullin shqiptar të Kosovës.

 

 Albini ia tha të vërtetën Vuçiqit, s’ka dialog pa njohjen e Kosovës !

Pa asnjë dyshim, edhe unë, troç do ia thosha këtë Aleksandër Vuçiqit : -Njih Kosovën, pastaj bisedojmë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Ndryshe, s’kemi për çfarë të bisedojmë fare, sepse nuk kemi luftuar dhe, nuk kemi derdhur lumenj gjaku, që të nënshkrujamë “paqe” nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale. Këtë të vërtetë të pakundërhtueshme ua kam thënë botërisht qe më se tri dekada (1990-2021), që nga Lubjana në Gazetën “Liria për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut” (të Editorit Ramadan Marmullaku, ish-ambasador) deri në Prishtinë,  në Shkup,  në Tiranë e në Amerikë.

Në vend se ta përfolim Albinin, ta kritkojmë Vuçiqin, i cili me parullën e tij kërcënuese po provokn luftë në Kosovë?!

Ne, nuk jemi në konflikt me Albin Kurtin, të cilin e kanë votuar mbi “51% “ të elektoratit zgjedhor më 14 shkurt 2021, por me Serbinë kolonialiste, e cila përmes Dilogut paqësor të Brukselit po synon të rikthejë sovranitetin kolonial të saj në Kosovë. Ky është problemi, jo Albin Kurti, o  badihavgjinj  dhe interesgjinj të kohës vurratë.

 

Të lihen anash interesat e ngushta personale e partiake dhe private, mbi të gjitha ta mbrojmë interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës !

 

Pra, të mbështetet  kërkesa e Albinit, së pari, njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, pastaj  “tema”  të tjera.

Tjetër nuk kemi se çfarë të bisedojmë me presidentin Aleksandër Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq dhe me kryeparlamentarin Ivica Daçiq të Serbisë. Pasi ta kenë njohur Republikën e Kosovës, atëherë krijohen premisat, kushtet dhe rrethanat normale për debatimin e çështjeve të tjera, që janë me interes të dyanshëm për  bashkëpunimin dhe për normalizimin e marrëdhënieve reciproke të dy shteteve fqinje të barabarta. Ndryshe, çdo  debat me palën negociuese serbe, është në dobi të politikës kolonizuese dhe neokolonizuese të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit.

Po qe se duam ta mbrojmë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, asnjë “temë” tjetër NUMËR NJË (1) nuk duhet të debatohet me palën serbe në Dialogun e Brukselit (2011-2021). Kjo është PLATFORMA politike dhe diplomatike e Kosovës. Nuk ka hapje të Dialogut  me “tema të zgjedhura” të palës negociuse të Serbisë, presidenti i së cilës, Aleksandër Vuçiq po deklaron se “kurrë nuk do ta njohim Kosovën”.

-Edhe  ne duhet t’i themi se kurrë nuk do të debatojmë për revidimin e statusit politik, juridik dhe kushtetues të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, mbase ai është mbyllur më 17 shkurt 2008=Nuk ka më Kosovë shqiptare nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Prandaj, nuk duhet të harxhojmë kohë kot nëpër media të ndryshme, kinse duke “analizuar”   qëndrimin  dhe “temat” e kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. se çfarë dhe, si do të duhej të fliste me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në takimin e tyre në Bruksel, më 15 qershor 2021.

Sa më  sipër, Albin Kurti nuk e tradhton Kosovën! Kini kujdes mos e kontaminoni florën dhe fuanën e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.

Prandaj, fare mos u shqetësoni e as mos u frikësoni nga shpifjet, nga spekulimet, nga mashtrimet dhe nga manipulimet e ndryshme  të diletantëve të ndryshëm, se gjoja Albin Kurti  “nuk ka platformë” për dialogimin me Serbinë, ngase  Platformën e tij e pamë në TV dhe e lexuam në masmedia se pa njohjen e Kosovës, nuk ka marrëveshje me Beogradin. Kjo është platforma, o fatzinj, e cila nuk pranon formimin e kurrfarë “Srpska zajedince” brenda shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Së fundi, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se, kushdo që ta nënshkruajë  “Srpska zajednicën” nuk do ta ketë mbështetjen e popullit, as të Kushtetutës së Kosovës.

blank

MAGJIA E FUTBOLLIT SI IMPAKT I MADH I PAQES – Nga HAMIT TAKA

 

Pas Kampionatit Botëror të Futbollit 1986, kur Argjentina, falë gjenisë së Maradonës si lojtar dhe si lider i ekipit përfaqësues, fitoi Kupën e Botës, një grua e thjeshtë nga Buenos Aires i dërgonte një letër të hapur kapitenit të kombëtares argjentinase. Ishte një letër e shkruar shumë thjeshtë, shumë qartë e shumë mbresëlënëse, që do t’i mbetej e pashlyeshme në kujtesën emocionale çdo lexuesi.

Që në fillim, me një çiltërsi dhe sinqeritet hyjnor, ajo gruaja e thjeshtë, pohonte se nuk e kishte pëlqyer kurrë Maradonën si njeri, duke përmendur disa argumente sipas këndvështrimit të vet. Megjithatë ajo i thoshte se përkulej me respekt para tij, sepse ai, me lojën dhe rolin e tij si kapiten i kombëtares, kishte mundur të bashkonte kombin e vet të përçarë si kurrë ndonjëherë nga konfliktet e brendshme politike (një e vërtetë historike për atë kohë). E tërë letra, rreth gjysma e një faqeje gazete, kishte një motiv të vetëm: Ti Maradona, lider i një ekipi prej 11 lojtarësh të vendit tim, bashkove për një muaj rreth atij njëmbëdhjetëshi miliona argjentinas, brenda e jashtë saj, që nuk e ka bërë dot asnjë udhëheqës politik në Argjentinë. Ekipi i futbollit argjentinas me në krye ty u kthye në simbol të krenarisë sonë kombëtare.

Kjo letër e thjeshtë, kush ka patur rastin ta lexonte, përbënte kuintisencën faqeve të tëra me shkrime për këtë lojë kaq popullore, e cila, veç magjisë tërheqëse të shikuesve, shpirtit luftarak dhe dramaticitetit të tij, ka dhe fuqinë bashkuese të njerëzve, pavarësisht karakterit, racave, besimeve fetare apo bindjeve të tyre politike. Dhe për këtë triumf, ajo, qytetarja e thjeshtë, e pranoi të papëlqyerin Maradona si simbol të bashkimit të kombit të saj. Ky nuk është rast i veçantë dhe i panjohur. Leksione të tilla, kur evenimente të mëdha sportive apo artistike kthehen në festa të unitetit të kombit, kemi parë në shumë vende të përparuara e të prapambetura. Ne shqiptarët kemi rastin tonë të paharruar, pas ngjarjeve anarkiste të ’97-ës, kur konflikti mes dy krahëve kishte shkuar në prag të luftës civile, ndeshja me Greqinë u kthye në një teatër gjigant të manifestimit të unitetit kombëtar, kur flamujt kuqezi të përmasave të mëdha mbuluan stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe pas fitores të gjithë brohoritëm e festuam në rrugët e Tiranës, pa marrë parasysh as ndasitë politike, fetare apo krahinore. Me atë rast, që u kthye në një eveniment historik, bashkëkombasit nga Shqipëria e Kosova, manifestuan së bashku pa paragjykime, si vëllezër gjaku, në një solemnitet të pashembullt, si asnjëherë tjetër, pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky shkrim ishte rasti i fitores së një kampionti botëror që bashkoi një komb, atë fitues. Por një eveniment edhe më pikant ndodhi në Kampionatin Europian të sivjetëm, kur mbarë opinioni europian dhe më gjerë përjetoi një ndjesi tjetër, që evidentoi fuqinë magjike të bashkimit jo vetëm të një kombi, por të disa kombeve. Ishte rasti i futbollistit të Danimarkës, Christian Eriksen, i cili me humbjen e ndjenjave në stadium, përqëndroi në personin e tij vështrimin dhe ndjeshmërinë e miliona njerëzve të kombësive të ndryshme. Sportdashësit dhe jo sportdashësit që e panë përmes ekranit apo e dëgjuan, mbajtën frymën në pritje të një fjale të vetme. Dhe ajo ishte zëri që të gjithë e prisnin, i njeriut që i shkoi në ndihmë Eriksenit në fushë, mjekut të përfaqësueses daneze, Morten Boesen. Fatkeqësia e Eriksenit u bë vëmendja, shqetësimi dhe dhimbja e miliona njerëzve nga gjithë rruzulli tokësor. Miliona sy që lotonin, miliona lutje dhe bekime fokusuan tek futbollisti, për të fituar jetën dhe rikthimn në gjëndjen e mëparshme. Atë ditë, tha trajneri i madh, Morinjo, ishte vetë Zoti në stadium… Sa futbollistë pasi futbollisti u rikthye në jetë, veshën bluza me emrin e Eriksenit dhe sa të tjerë golat e shënuara prej tyre ia dedikuan po atij. Miliona mesazhe nga gjithë Europa e uruan dhe i dhanë kurajo për të ardhmen si qytetar dhe si futbollist. Sa njerëz, sidomos të rinj, ëndërruan ato ditë të ishin futbollistë! Kjo është fuqia magjike e futbollit, për t’i bashkuar njerëzit, për t’i bërë të ndjeshëm ndaj fatkeqësisë së një individi kushdoqoftë ai. Kjo është magjia e futbollit që, për çudi nuk vjen as nga mëndja e as nga dora e njeriut, por nga këmbët e tij dhe bëhet një impakt i paqes në mbarë botën.

Pavarësisht nga eseja e George Orwell,  me titull “The Sporting Spirit”, të shkruar më 1945, ku paraqiti idenë e vet se sporti ndërkombëtar modern qe shndërruar në një “war minus shooting”, pra në një luftë pa krisma, ose në një derivat të konflikteve mes kombeve. Sot Kampionatet botërorë apo kontinentale të futbollit, me çeljen solemne, me praninë e prijësave të vendeve dhe pjesëmarrjen e lirë të sportdashësve nga gjithë bota, promovon lirinë dhe paqen midis vendeve e kombeve të ndryshme. Orwell u nxit për ta shkruar këtë ese, pasi atë vit skuadra sovjetike e futbollit, Dinamo e Moskës, bëri një turne në Britaninë e Madhe. Në ndeshjet midis skuadrës ruse dhe skuadrave britanike u shfaq armiqësi dhe dhunë midis lojtarëve në fushë, si edhe nga ana e shikuesve dhe opinionit kundër skuadrës sovjetike, që shihej si simbol i një vendi, që pas vakumit të krijuar nga shkatërrimi i Gjermanisë naziste, shfaqej si armiku i madh i radhës. Ky turne, i cili duhej të fuqizonte aleancën që qe arritur midis dy vendeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fakt shërbeu si një skaner për të zbuluar armiqësitë që ekzistonin midis dy vendeve e dy sistemeve dhe që shpejt do t’i bënin ato armiq në Luftën e Ftohtë.

Sapo ka filluar Kampionati Europian dhe Kupa e Amerikës Latine dhe shikojmë e dëgjojmë të thuhet se fitoret e ekipeve kombëtare ngrejnë kombet e tyre në delir. Sepse fitoret në sportet e mëdha, sidomos futbolli, shërbejnë si adrenalinë e fortë për kombet që përfaqësojnë skuadrat fituese. Po aq bashkuese është edhe dhimbja e humbjeve në kompeticione të tilla. Domethënë rezultatet e përfaqësuesve të shteteve në futboll janë si dasmat e ceremonitë mortore që i bashkojnë njerëzit me gëzimin e dhembjen e tyre, duke harruar ndasitë e konfliktet e vogla e jodobiprurëse. Pasi skuadrat përfaqësuese, të cilat këndojnë dhe himnet kombëtare në këto ceremoni, përfaqësojnë jo vetëm arritjet e kulturën sportive, por edhe anë të identitetit kombëtar. Për shembull, futbolli në Brazil është pjesë e dukshme e identitetit të atij kombi.

Dëgjova një futbollist të përfaqësueses së Hondurasit, i cili tha: kombi im është i varfër dhe ka vetëm dy pasione: politikën e futbollin. Ne do të përpiqemi të luajmë sa më mirë, që me rezultatet tona në këtë kampionat, t’i japim pak kënaqësi e lumturi popullit tonë. Në çast mendova se këto fjalë mund t’i thoshte çdo futbollist shqiptar. Natyrisht, kur shikon këtë eveniment sportiv, në orë të caktuara të të cilit me siguri ulen bashkë para ekraneve të mëdha e të vogla shumica e shqiptarëve pa asnjë paragjykim, duke harruar për një muaj hallet e ato zënkat e vogla të çdo natyre qofshin, të lind ideja dhe ëndrra, sikur të kishim dhe ne një përfaqësuese dinjitoze në futboll, që për një muaj e mjaft kohë më pas ta ulnim në zero barometrin politik apo të çdo lloji konfliktualiteti, duke përjetuar mbresat e hareshme apo të dhembjeve për fitoret apo humbjet!… Dhe kjo mundësi nuk mungon.

Por futbolli transmeton edhe shumë elemente të kulturës, edukatës, moralit dhe disiplinës. Një element mjaft edukues për brezin e ri dhe më gjerë është “fair play”, një element shumë i dobishëm për mirëkuptimin, humanizmin dhe qytetarinë, kur jo rrallë ndodh që njerëz të rritur apo fëmijë kalojnë indiferentë para personave, të cilët kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve. Po aq domethënës e joshës është roli i liderit, domethënë, kapitenit. Më kujtohet sërish Maradona në dhomën e zhveshjes, që e ngrinte moralin dhe optimizmin e skuadrës në delir. I tillë ishte edhe kapiteni i kombëtares tone, Lorik Canaj, në kampionatin e kaluar europian, ku ne ishim pjesëmarrës. Po aq edukues është edhe zbatimi i rregullave të lojës (ligjeve në jetën shoqërore), të cilët janë të padiskutueshëm, pasi diskutimi është bërë para miratimit të tyre. Paralel me to është edhe procesi i ankimimit dhe kontrollit të gjyqtarëve, që bëhet nga vetë lojtarët dhe organizmat përkatëse, por kurrsesi me reagimin e të fortëve të lagjes, ku të gjithë marrin nga rolin e arbitrit.

blank

AT GJERGJ FISHTA ARKITEKT I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE VAZHDON TË JETË I PA DËSHIRUAR NË VENDIN E VET – Nga Frank Shkreli*

20 Qershori (i vitit 1919) shënon përvjetorin e fjalimit të At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqës në Paris mbi “Shqiptarët e të Drejtat e tyre”. Fjalimi ka si autor At Gjergj Fishtën, Sekretar i Delegacionit shqiptar por është lexuar në frëngjisht në Konferencën e Paqës nga Imzot Luigj Bumçi, Kryetar i delegacionit shqiptar.  Viti 2021 shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, me 15 mars, 1991 — pas një ndërprejeje prej gjysëm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxhës — dhe hapjen e parë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, me 1 tetor, 1991.

 

Këto data më sollën në kujtesë një artikull që kam shkruar kohë më parë mbi vizitën e At Gjergj Fishtës në Shtetet e Bashkuara e që ndoshta ia vlen të përmendet në lidhje me këto përvjetorë të rëndësishëm të historisë së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe rolit që ka luajtur At Gjergj Fishta si njëri prej arkitektëve kryesorë në zanafillën e këtyre marrëdhënieve, në fillim të shekullit të kaluar.  E shoh të arsyeshme të kujtoj vizitën e At Gjergj Fishtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1922, si dhe veprimtarinë e tij lobuese me atë rast, në mbështetje të interesave të Shqiptarëve – për të cilat pakë njerëz janë të informuar dhe më pak dëshirojnë të flasin e të shkruajnë për të — përfshir lobimin që Fishta zhvilloi gjatë vizitës së tij të parë në Washington me zyrtarët më të lartë amerikanë në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara.  Këto shënime janë bazuar në disa të dhëna dhe korrespondenca në librin e vjetër përkujtimor, “At Gjergj Fishta 1871-1940”, botuar nën kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes së At Gjergj Fishtës me 30-dhjetor, 1940. Nga këto të dhëna na del se historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane e ka fillimin shumë më heret se këto tre dekadat e fundit, megjithëse protagonistët aktualë të këtyre marrëdhënieve do të donin të na bindnin sot se historia e këtyre marrëdhënieve fillon me ta (e ndoshta po mos të jemi të kujdesshëm edhe mbaron me ta).

 

Komuniteti shqiptaro-amerikan me të drejtë njihet si mbrojtës historik i kauzave kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga veprimtaritë e diasporës më të vjetër shqiptare në Amerikë. Këto veprimtari, në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë, e që në fjalorin e sotëm politik njihen si “veprimtari lobingu”, për shqiptarët e Amerikës kanë filluar me takimin e Fan Nolit me Presidentin amerikan Woodrow Wilson, kur ish-Presidenti Wilson, sipas Nolit, i kishte premtuar se, “një zë do të ketë në Konferencën e Paqës në Paris dhe atë zë do ta përdorte në mbështetje të Shqipërisë”.  Shumë është shkruar për këtë rast si dhe për veprimtaritë lobiste të komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos gjatë 40-viteve të fundit, në mbrojtje të drejtave dhe interesave kombëtare të shqiptarëve kudo.

 

Por falë urrejtjes, shpalljes së tij si armik e tradhëtar i popullit, harresës dhe anashkalimit zyrtar të personit dhe veprës së At Gjergj Fishtës për pothuaj një gjysëm shekulli nga regjimi komunist sllavo-aziatik – por edhe në 30-vjet të regjimeve post-komuniste, përfshir median dhe historiografinë shqiptare të influencuar nga komunizmi — pak njerëz mund ta dinë se përveç kontributeve të shumta në fusha të ndryshme, si në letërsi, gjuhë, kulturë dhe politikë shqiptare, Gjergj Fishta ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në atë që sot e quajmë “lobing”, në mbrojtje të interesave kombëtare, në konferenca dhe takime ndërkombëtare të nivelit të lartë. Veçanërisht, roli që ka luajtur Gjergj Fishta në njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara dhe në lidhjen diplomatike midis dy vendeve.

 

Përpjekjet lobiste të Fishtës janë bazuar në disa të dhëna dhe korrespondenca përfshir në librin përkujtimor, të lartë përmendur, “At Gjergj Fishta 1871-1940”, botuar nën kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes së At Gjergj Fishtës me 30-dhjetor, 1940.   Bazuar në korrespondencën e pasqyruar në këtë botim të veçant përkujtimor — midis Fishtës, At Justin Rrota dhe At Pal Dodaj — Gjergj Fishta njoftonte Kuvendin françeskan në Shqipëri  arrijtjen e tij në Amerikë, duke shkruar se, “Me 8 të këtij muaji (Mars, 1922) në ora 2:30 mbasdite vuna kambën në Amerikë, në New York”.

 

Nga të dhënat që paraqiten në këtë libër, del se vizita e At Gjergj Fishtës në Amerikë kishte dy objektiva:  Një, të “kujdesej për interesat e Shqipënisë”, sipas porosisë së Imzot Luigj Bumçit, Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris.  Objektivi i dytë ishte që Fishta të takohej me personalitetet më të dalluara të diasporës shqiptare në Amerikë.  I rëndësishëm është fakti se — nga korrespondenca e Poetit Kombëtar që ai ka shkëmbyer nga Amerika me pjesëtarë të Urdhërit Françeskan në Atdhe — pas takimeve me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan si Faik Konica gjatë vizitës së tij të parë në Amerikë në vitin 1922 – mësojmë, ndër të tjera, edhe për veprimtarinë lobiste të At Gjergj Fishtës në Washington. (I vetdijshëm për rëndësinë historike të këtyre letrave, At Pal Dodaj ka shkruar se përmbledhja e letrave të Fishtës që dërgonte nga Amerika më 1922 do t’u interesojë, eventualisht, studiuesve të historisë, megjithse deri më sot nuk duket që ky dokumentacion të ketë tërhequr interesimin e historiografisë pseudo-komuniste që gjithnjë dominon në interpretimin e historisë së Kombit shqiptar). Sidoqoftë, le t’i këthehemi disa prej komunikimeve midis Fishtës në Amerikë dhe Kuvendit Françeskan në Shkodër të cilat pasqyrojnë veprimtarinë lobiste të Fishtës në Washington.

 

blank

Provinciali i Kuvendit Françeskan në Shqipëri në atë kohë, At Pal Dodaj shënon në librin përkujtimor (më sipër), “At Gjergj Fishta – 1871-1940”, se në një letër të datës 8-V-22, dërguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet për veprimtarinë e tij lobiste në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për takimet që kishte zhvilluar ai me Senatorë katolikë amerikanë, me ndihmën e françeskanit amerikan, Godfried Shilling, i cili në atë kohë gëzonte influencë të madhe në qarqet politike dhe diplomatike të Washingtonit, sipas të dhënave në këtë libër:

 

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, siç të kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij për njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun”, thuhet në letrën e Fishtës. “Ai ka folë sot me Senatorin e Partisë Republikane, Henry Cabot Lodge…”, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mbështetës i madh i rolit amerikan në punët botërore — shënim i autorit), “…i cili më tha se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesi kërkesën e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’Amerikës.”  Në faqen tjetër të letrës, sipas At Palë Dodaj, Fishta ishte shprehur se, “Ndërkaq, vizita eme në Washington ka pasë, si përfundim, njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si edhe ato të (Federatës Panshqiptare) “Vatra”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë — të cilëve ua pata paraqitë çashtjen, sidomos, nga pikëpamja fetare– ata të cilët me ndërhymje të veta siguruan njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”, citohet letra e At Gjergj Fishtës dërguar nga Washingtoni në adresën e At Pal Dodajt.  Data e njohjes zyrtare e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës, përputhet plotësisht me vizitën e At Gjergj Fishtës në Washington si dhe me përmbajtjen e letrave të tija, cituar më lartë. Albania – Countries – Office of the Historian (state.gov)

 

Sipas Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit — me anë të një telegrami që mban datën 25 Korrik, 1922 — Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH) në atë kohë, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake se në datën 28 Korrik, 1922 ai mund t’i, “Dorëzojë Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë njoftimin me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë, nga ana e Shteteve të Bashkuara.”

 

Sipas Zyrës së Historianit të (DASH) njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona më 4 Dhjetor, 1922, kur Përfaqësuesi i Jashtzakonshëm dhe Ministri Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letër-kredencialet Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë, pikërisht me 4 Dhjetor, 1922, theksohet në tekstin e Zyrës së Historianit të (DASH).

 

Thonë se njerëzit e mëdhenj të një Kombi, siç është Fishta, vlerësohen më shumë pas vdekjes se kur janë gjallë.  Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur me At Gjergj Fishtën pasi edhe sot pas 30-vjet “post-komunizëm”, Poeti i Kombit dhe Mbrojtësi më i vendosur i të drejtave, vlerave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve edhe sot e kësaj dite është i stigmatizuar si tradhëtar, si një personi i pa dëshiruar në Shqipëri – persona non grata në vendin e vet – atdheun, për të cilin punoi e veproi aq shumë.  Unë e kam shumë të vështirë gjithnjë të konstatoj se ku e ka hallin Tirana zyrtare me At Gjergj Fishtën, i cili me veprat e tija përjetësoi çdo gjë me të cilat mund të krenohet Kombi Shqiptar ndër shekuj, qoftë veprimtaria e tij shumë dimensionale, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në përgjithësi, qoft kontributi i tij në njohjen dhe vendosjen e lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fillim të shekullit të kaluar, në veçanti.  Unë ende nuk e kuptoj se pse sot, gjoja në demokraci, “At Gjergj Fishta sakrifikohet pikërisht si përfaqsuesi madhor i vlerave kombëtare”, siç është shprehur me një rast i ndjeri Profesor Arshi Pipa.

 

Kemi arritur në një pikë të historisë pas kaq vitesh, që të themi me keqardhje të madhe, se me ketë klasë politike në Shqipëri dhe në Kosovë, e cila kontrollon çdo aktivitet të jetës së shqiptarëve në një sistem që guxojnë ta cilësojnë si “demokraci”- e kemi humbur shpresën se shqiptarët, si komb madje edhe 30-vjet pas komunizmit – do të jenë të lirë të vlerësonin më në fund njerëzit e mëdhenj të Kombit si At Gjergj Fishta për meritat historike që kanë. Me ketë nivel kulture bolshevike që tregon kjo klasë aktuale politike e shqiptarëve sot, ajo nuk është e denjë të përfaqësojë një komb të përparuar, që dëshiron të jetë i lirë dhe demokratik, në fillim të shekullit 21! Si të tillë, kot e kini se nuk mund të bindni askënd se ndani vlerat me botën perëndimore.  Fatkeqësisht për Kombin shqiptar, po shihet tashti se vlerat tuaja i kanë rrënjët thellë në trashëgiminë e Enver Hoxhës, nga e cila duket se e kini shumë të vështirë të distancoheni.

 

Kot e kini se me Enver Hoxhën dhe me gënjeshtrat tuaja nuk do të bëheni kurrë pjesë e botës së qytetëruar. Pyetja për këtë klasë aktuale politike, “post-komuniste” e të gjitha ngjyrave, vazhdon të jetë: me cilat vlera doni të shkoni drejtë Evropës dhe drejtë lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara: me vlerat anti-kombëtare të sllavo-aziatikut Enver Hoxha a po me vlerat e At Gjergj Fishtës, “Përfaqsuesit madhor të vlerave kombëtare” dhe të vlerave të vërteta pro-perëndimore ndër shqiptarët, si dhe të njërit prej arkitektëve kryesorë marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, një shekull më parë.  Sa më parë që t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje – për mirë ose për keq — aq më e qartë do të bëhet rruga në të cilën kini ndër mend ta çoni Kombin shqiptar në të ardhmen!

Frank Shkreli

blank

 

Ndoshta mbrojtësi më i vendosur, historikisht, i interesave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve – i këtij populli, të drejtat e të cilit i mbrojti si askush tjetër në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar — At Gjergj Fishta, për pothuaj një shekull tani i shpallur “armik i popullit” dhe “reaksionar”, nga ish-regjimi komunist i Enver Hoxhës, ndërkohë që vazhdon të trajtohet si persona non grata në vendin e vet nga regjimet e të ashtuquajturit tranzicion “post-komunist” i tre dekadave të kaluara.

Profesor Arshi Pipa është shprehur, se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtur, ndërsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata, persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, copëtimin e Shqipërisë. Ata që kanë cenuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar i ndjeri Profesor Pipa për patriotizmin e At Gjergj Fishtës.

—————————————————————————————

Më poshtë, fotot e Personaliteve të larta politike amerikane, emrat e të cilëve i përmend At Gjergj Fishta në korrespondencën e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në viti 1922

blank

Françeskani amerikan Godfried Shilling me të cilin u takua At Gjergj Fishta në Washington, 1922

 

blank

Senatori Republikan, Henry Cabot Lodge, Kryetar i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme kur Fishta vizitoi Washingtonin

 

blank

Të jesh i lirë do të thotë të zgjohesh dhe heqësh qafe zinxhirët – Nga Aurel Dasareti*

 

Mos prit që punën tënde ta bëjë një i huaj e ti të vazhdosh gjumin. I huaji të jep një thelë e të merr një pelë.

***

E drejta për lirinë e shprehjes (fjalës) nuk do të thotë mbrojtje e lirisë së gënjeshtrës.

Ne nuk mund të presim ndihmë nga ndonjë vend i rëndësishëm i BE-së që me sa duket nuk po lufton për të drejtat e njeriut. Ajo që ka rëndësi sot nuk janë të drejtat e njeriut, por luftërat për territore dhe shfrytëzimi i fuqisë (së lirë) punëtore nga vendet e varfra. BE-ja “demokratike” për shkaqe interesash të veta, Kosovën e konsideron si pronë të Serbisë. Prandaj nuk është aspak neutrale, por një palë në konflikt. “Dialogun” e ka shndërruar në një Gjykatë ku sundon ligji i xhunglës sipas të cilit i forti përherë fiton. Kështu që, sipas tyre, shqiptarët autokton duhet t`ia kthejnë Kosovën tonë – të përkëdhelurve të saj, Serbisë naziste-terroriste. Kjo pafytyrësi e pakufishme, më tepër për të zbutur Rusinë. Nuk është aspak e rastësishme që BE-ja, midis atyre 28 shteteve anëtare, për “dialogun” në Bruksel ka zgjedhur pikërisht 2 “ndërmjetësues” prej atyre 5 shteteve që nuk e njohin Kosovën. “Ndërmjetësues” e jo mahi, që as kasapi i Ballkanit, krimineli kryesor serb, Sllobodan Millosheviç nuk mund t’i zgjidhte më mirë.

Nëse shtetet kryesore të BE-së vërtet do të donin që pesë shtetet e serta që mbahen gjallë nga ndihma sociale, ato brenda dy minutash do të detyroheshin të pranonin Kosovën. Kjo do të ndodhte edhe për faktin se këto 5 vende shkelin legjislacionin e BE-së në tërësi, ku politika e tyre e jashtme vlen për të gjitha vendet anëtare.

Në lidhje me imigracionin e paligjshëm nga Afrika dhe Azia, i njëjti BE detyron të gjitha vendet e saj anëtare, pavarësisht refuzimit masiv, të pranojnë “refugjatë” të padëshiruar, pavarësisht nga fakti se çështja e pranimit të “refugjatëve” është vetëm çështje e brendshme e secilit shtet anëtar.

Si është e mundur që në BE, për dekada hyjnë miliona “refugjatë” ilegalë nga e gjithë bota dhe qëndrojnë atje përgjithmonë, por shqiptarët e Kosovës evropiane nuk lejohen të hyjnë!?

E njëjta BE jo vetëm që lejon serbët që shkaktuan gjenocide ndaj shqiptarëve (dhe jo vetëm), për të hyrë në të dhe të sillen si ua donë qejfi, por mezi presin të bashkohen me radhët e tyre, edhe më me dashuri.

Serbia i trajton shqiptarët etnik në Kosovën Lindore si skllevër, ndërkohë kërkon “reciprocitet” me ata 17-18 mijë serbë ardhacak që jetojnë në Kosovë, për të cilët edhe faturat e energjisë elektrike paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Kjo është BE që i kërkon Shqipërisë të plotësojë të gjitha llojet e kushteve për anëtarësim, pavarësisht nga fakti se më të rëndësishmet janë të drejtat e pakicave, që Serbia nuk i respekton aspak, ndërsa Shqipëria dhe Kosova e ekzagjerojnë.

***

Unë i them të gjitha këto në mënyrë që të zgjidhni problemet, të përkrahni qeverinë aktuale ligjore të Dardanisë Pellazgo-Iliro-Shqiptare në luftën e saj kundër forcave të errëta brenda dhe jashtë vendit. Siç duket deri më tani, zyrtarët e saj nuk po luftojnë për interesa personale, por për të gjithë ju, për të mos lejuar shpërbërjen e vendit dhe vdekjen e popullsisë pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, përkatësia partiake, fisnore, shoqërore. Në rregull?

Bazuar në përvojën time, shumica e të huajve mendojnë për ne shqiptarët si më poshtë: Është tipike shqiptare të jesh i trashë në kokë”!

Prandaj, lëni marrëzitë mënjanë! Zgjohuni! Të gjithë kemi një qëllim. Ta shpëtojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë!

Duhet t’i thuhet BE-së: Çështja e ndonjë shoqate (Asociacioni) në Kosovë nuk është detyrë e askujt prej jush, është çështje e një shteti të pavarur, Republikës së Kosovës, e cila ka gjykatën e vet kushtetuese që të gjithë qytetarët, përfshirë kryeministri, presidenti dhe të tjerët janë të detyruar (obliguar) për ta ndjekur atë absolutisht. Ky “problem” është vetëm rregullimi i tij i brendshëm. I Kosovës. Angazhimi juaj ndërkombëtar është të mos lejoni një ringjallje të trazirave në Ballkan, terrorizmin nazist serb në mes të Evropës. Mos lejoni përsëritjen e luftërave dhe gjenocideve të kryera nga shteti i trazuar kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, madje edhe në masakrat e viteve 1992-1999. A e keni harruar: “Kush e nisi luftën i pari”? Luftën e Parë Botërore 1914-1918? Pse, ku dhe kur?  Për daljen e Serbisë dhe Rusisë në Adriatik përmes Durrësit së Shqipërisë. Po sikur Rusia të ketë qasje në Adriatik, çfarë do të ndodhë me ju? Pse jeni anëtar i NATO-s, nga kush mund të sulmoheni përveç Rusisë? A doni një përsëritje të këtij tmerri, prandaj anoni aq shumë nga ujku. Serbia qimen e ndërron, por zanatin se harron?! “Të mëdhenjtë” tuaj në Evropë nuk kanë mësuar ende shumë nga historia, ju nuk qenkeni më pak kokëmish se ne shqiptarët autokton në Evropë!

***

Fatkeqësisht, e gjithë përvoja e terrorizmit serb nuk i ka bërë shqiptarët më të mençur, por ata janë të hutuar në një nivel më të lartë. Fëmijët e djegur do të digjen vazhdimisht derisa të zotërojnë zjarrin. Shumica e shqiptarëve e jetojnë jetën në dëshpërim të qetë. Arsyeja jote është e pakuptimtë para se të rritet në zemrën tënde. Mos i dëgjo më lehjet e korruptuarve të së kaluarës që në bashkëpunim djallëzor me armikun pas shpinës së juaj, janë shkaku kryesor i problemeve jashtëzakonisht serioze me të cilat sot ballafaqohet dhe duhet t’i rregulloj qeveria e shpresës.

Nuk ia vlen barra qiranë që me çdo kusht të fitojmë diskutimin deri në kacafytje të përgjakshme edhe në rastet kur e dimë se nuk kemi aspak të drejtë. Jemi shumë të vegjël të luftojmë njëri-tjetrin. Humbim të gjithë. Na kërcënohet një rrezik vdekjeje. E keqja e garës së minjve është se, edhe nëse fiton, prapë mi mbetesh!

Bashkëkombës të nderuar! Ndërsa të gjitha kombet e botës kanë qeveri dhe politikanë që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt dashakeq, ne shqiptarët, në kulmin e rrezikut nga fqinjë gjakpirës, jemi të detyruar të bëjmë të kundërtën, ta mbrojmë atdheun nga qeveritarë joligjorë dhe “politikanët” tanë kriminelë, që të mos ua shesin të huajve edhe atë tokë të rrudhur që na ka mbetur.

Nuk pritet që të fuqishmit të heqin dorë nga interesat vetjake. Prandaj lypset mobilizuar opinionin publik për të ushtruar trysni mbi ta. Tragjedia më e madhe nuk është brutaliteti i njerëzve të pistë, por heshtja e njerëzve të mirë. Hero është ai që kupton përgjegjësinë që vjen me lirinë e tij. Të ligjtë nuk ikin vullnetarisht, kanë vendosur të mbeten në pushtet edhe pas vdekjes. Bëni diçka më konkrete për tokën ku keni lindur, ku jeni rritur! Bëni diçka për tokën ku pushojnë eshtrat e më të afërmve të juaj! Për të arritur dëshirat e parealizuara të tyre dhe qëllimet tona: Dekolonizimi i territoreve të okupuara, liria, demokracia e vërtetë, ku i njëjti ligj do të sundojë për të gjithë – askush para ligjit.

Porosi për “politikë-bërësit” e dështuar analfabetë antikombëtarë, gjithashtu për  “gazetarët” e shitur gjysmë-analfabetë që i përmbajnë me rrenat e tyre:

 

“A ka more burrecë ndonjë mes jush, që ta përmbajë veten e të mos mashtroj, gënjej, manipuloj e luajë me padijen dhe varfërinë e këtij populli? A e dini more zagarë se ka gjëra shumë më të rëndësishme sesa të kesh dorën në kasën e shtetit që ka mbetur bosh, dhe të kesh prapanicën në kolltuk për dekada?”

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

PËRSE ALEANCA ATLLANTIKE ËSHTË NJË RIKTHIM I MIRËPRITUR – Nga PAOLO LEPRI – Përktheu Eugjen Merlika

 

 

            Një ent i kotë? Përgjigja është jo. Dhe as një organizatë pranë “vdekjes cerebrale”, siç kishte parashikuar presidenti francez Emmanuel Macron. NATO shërben ende e do të shërbejë në t’ardhmen. As më shumë dhe as më pak se sa ka ndodhur në një të shkuar të afërt që nuk ka kaluar krejtësisht. Në kufijtë e saj, në fakt, është “kërcënimi” i Rusisë. Të “Tridhjetët” (që dje në tryezën e Brukselit është edhe Maqedonia e Veriut) dënojnë “politikat aggresive” të Vladimir Putinit, dinë shumë mirë se çfarë mendohet në Kremlin për marrëdhëniet Lindje – Perëndim e për përballimin ndërmjet liberalizmit dhe autoritarizmit në lidhjet ndërkombëtare. Rreziqet janë të shumta e roja duhet të jetë e lartë.

Por do t’ishte e gabuar të ndalohemi në Moskë. Një aleancë strategjike ka për detyrë të shohë larg, edhe shumë më përtej kufijve të saj, në një botë ku lëviz me shumë vendosmëri një Vend si Kina që “i bën beleg sigurisë, mirëqënies dhe vlerave perëndimore”. Në 2010, vit i të fundmes formë të atij “koncepti strategjik” që do të përditësohet në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, Rusia ishte përmendur si “partner i mundshëm” dhe Republika popullore sapo ishte prekur. Tashmë është gjithshka ndryshe.

Të ndryshohet gjuha është shenjë gjallësie, të duam të mbrojmë lirinë tonë është diçka më tepër. Me të njëjtën frymë, ndoshta, që ka nxitur vitet më të lavdishme të një organizate që ka dhënë ndihmesën e saj për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Një frymë e pranishme tani edhe në fjalët e kryeministrit Draghi, në përfundim të takimit të nivelit të lartë dje: “Duhet të jemi gati për të përballuar të gjithë ata që nuk bashkëndajnë lidhjen tonë me rendin ndërkombëtar të bazuar mbi rregulla e që janë një rrezik për demokracitë tona”.

Sigurisht, u desh i gjithë zotimi i presidentit amerikan, që ka vënë menjëherë në dukje në Bruksel ”rëndësinë themelore” të NATO-s për interesat amerikane. Joe Biden ka bërë çmos, në këto javë, për të rivënë së bashku copërinat e shkaktuara nga papërkoritë veçimtare të para-ardhësit të tij e të antipatisë së tij përbrendësore në drejtim t’Evropës. Raporti transatllantik ishte dëmtuar nga tensione kaq të fuqishme sa që vetëm ndiesija e përgjegjësisë dhe përkatësisë politiko – kulturore të një bashkësie kanë shmangur katastrofën. Paditë e Trump-it (kush nuk e kujton udhëtimin e tij në Bruksel më 2017, kur “The Donald”mëtoi paratë e partnerëve? Rrezikonin për të nxitur kundërveprimin zinxhir për kohë të gjata, pikërisht përceptimit të vetë dobisë së Aleancës. N’atë epokë ishte normale të mendohej se Evropa duhej “të vepronte vetëm”, ose që të mund të shkonte edhe më shumë në rend të shpërbërë, në të kundërt, në marrëdhëniet me protagonistët e sfidave që përfundonin të ishin të nënvlerësuara.

Tani, siç po thonim, rreziku i dorëzimit tepër shpejt, ndërsa Rusia dhe Kina priren të imponojnë përparësitë e tyre, është pakësuar mjaft. Neni 5 mbi mbrojtjen e përbashkët (që Trump-i nuk pranoi as t’a mbështesë e që pasardhësi i tij e ka përcaktuar “një detyrim të shenjtë”) mund të zgjerohet në drejtim të sulmeve kibernetike. Në 45 faqet e komunikatës përfundimtare, numërohen kërcënime të reja për t’u përballuar të gjithë së bashku për t’i u ruajtur rrezikut: inteligjenca artificiale, dizinformacioni, teknologjitë e reja të raketave. Por me gjithë respektin për këto fusha të rëndësishme të veprimit, në të cilat është mirë të tregohet efektëshmëri e përbashkët, NATO-ja duket se don të thotë, ndërmjet rradhëve të 79 paragrafeve të miratuara dje nga kryetarët e Shteteve e të qeverive, se nuk ka asnjë synim të bëhet e parëndësishme.

            Nëse e gjithë kjo është e vërtetë, debati i vjetër mbi “përmasën politike” të Aleancës merr një vështrim të ndryshëm. T’i jepet përparësi vështrimeve ”jo ushtarake” për të mos biseduar mbi kundërshtinë e mundëshme të përforcimit të mbrojtjes së përbashkët evropiane nën flamujtë e Bashkimit, nga disa anë është një çështje e tejkaluar. Ajo e themeluar më 1949 në Washington, objektivisht është bërë një organizatë politike e krijuar për t’u matur me problemet e globalizimit, veçanërisht duke mbajtur parasysh lidhjen që paraqitet ndërmjet kërcënimeve të luftërave teknologjike dhe ideologjive autoritare. Tashmë që “kundërshtarët” e saj – t’i quajmë kështu – janë Putini dhe Xi Jingpingu (duke ruajtur gjithmonë dëshirën për të inkurajuar vullnetin për bisedime e bashkëpunim në zona qenësore) shtysa ideale nuk mund të mos jetë mbështetja me mjete të reja, i aftësisë më të përgjithëshme për të mbrojtur Vendet antare nga kërcënimet.

Si përputhet ky ndryshim i dëshiruar i vijueshëm i lëkurës me praninë në brendësi të Aleancës, të “zonave të hirta”? Mendojmë natyrisht tek Turqia e Rexhep Taip Erdoganit. Nuk do t’ishte absolutisht e çuditëshme të mendohej për “rregulla sjelljeje”të detyruara – në rrafshin e mbrojtjes së Shtetit të së drejtës e mbi një rol jo agresiv në marrëdhëniet ndërkombëtare – që mund të shartojnë një mekanizëm virtuoz. Edhe në këtë mund të jetë vendimtar roli stimulues i një presidenti si Biden-i që e ka të qartë qënien e një përballimi, të shtrirë në të gjithë nivelet në botë, ndërmjet demokracive dhe regjimeve autokratikë. U pa ditët e shkuara në G7 të Carbis Bay.

Një përmasë e re e aleancës do të thotë edhe një rishikim i organizimit të brëndshëm, në nevojën për të nxitur bashkërendimin politik ndërmjet Vendeve antare. Jo i fundit është edhe problemi i drejtimit, me që sekretari i përgjithshëm i tanishëm, norvegjezi Jens Stoltenberg, arrin në mbarimin e mandatit të tij në shtatorin e vitit t’ardhshëm. Bashkimi i rigjetur ndërmjet dy brigjeve t’Atllantikut, në një kuadër mbrojtjeje të vlerave, mund të përforcohej nga një kandidaturë të shprehur nga një Vend historikisht evropeist, makar mesdhetar. Si për shembull Italia.

 

“Corriere della Sera”, 15 qershor 2021     Përktheu Eugjen Merlika

blank

DEMOKRACIA E ORBANIT NUK PËLQEHET MË – Nga FEDERICO FUBINI – Përktheu Eugjen Merlika

 

            Mbas pesëmbëdhjetë muajsh pandemie, as edhe burrat e fuqishëm nuk janë më ata të një kohe. Hapi i rëndë i Viktor Mihály Orbán-it, kryeministër i Hungarisë pa ndërprerje prej dhjetë vitesh, papritmas nuk është më aq i sigurtë. Dy vjet më parë ai kishte vepruar në mënyrë që të përzihej nga Hungaria Central Europan University, që është amerikan, liberal, i rëndësishëm e, mbi të gjitha, i pavarur nga pushteti politik. Asgjë e befasishme, për të. Nga ana tjetër në Hungari edhe mediat e opozitës e kanë të vështirë të gjejnë botues. Gazetat kryesore janë në dorë të një fondacioni të lidhur me qeverinë e çfarëdo figurë që bëhet e bezdisëshme për rrethin e kryeministrit është objekt i fushatave tejet të fuqishme të baltosjes.

            Jo shumë kohë mbasi kishte larguar Central European University, Orbani në të vërtetë ka paraqitur një alternativë: një fushë të pamasë në periferi të Budapestit për Fudan Univesity, kinez por i paguar me 1,5 miliardë të llogarisë publike hungareze. Jo një institucion akademik dosido. Në dhjetorin e vitit 2019 Fudani ka fshirë nga statuti i tij parimin e “pavarësisë e të lirisë së mendimit” dhe e ka zëvendësuar me “zotimin për të ndjekur drejtimin e partisë komuniste”. Së fundi Orbani e shpërbleu duke vënë veton, vetëm, mbi një deklaratë evropiane që kritikonte përndjekjen kineze në Hong Kong.

Banorëve të Budapestit nuk u ka pëlqyer. Të shtunën me mijra kanë zbritur në rrugë për të kundërshtuar përdorimin e një pjese të gjërë të truallit komunal për kampusin e pafund kinez. Gergely Karácsony, kryetari 45 vjeçar liberal i bashkisë së Budapestit, e drejtuesi i pritshëm i opozitës në votimet politike të më pak se një viti, menjëherë ka marrë qëndrim. Rrugët për rreth truallit të dhënë për kampus janë pagëzuar me emrat “Rruga Liri për Hong Kongun”, “Rruga Martirët ujgurë” ose “Rruga Dalai Lama”. Ambasada kineze është ankuar, qeveria hungareze gjithashtu, por më së fundi Orbani është detyruar të lëshojë pe: projekti i Universitetit të Fudanit do t’i nënështrohet një referendumi ndërmjet banorëve të Budapestit. Pra, me gjasë nuk do të fillojë kurrë, sepse armiqësia në kryeqytet është shumë e përhapur.

Nuk është rastësi që kryeministri hungarez fillon të tregojë shënja dobësie pikërisht tani. Për të parën herë të gjitha partitë e Opozitës janë bashkuar në një aleancë për t’a mundur në zgjedhjet politike mbas më pak se një viti dhe veprimi mund t’i a arrijë. Fidesz, partia e kryeministrit, në hulumtimet e fundit është dhjetë pikë mbrapa bashkimit të opozitave (45% me 55%) dhe hapësira për tani po vjen duke u zgjeruar. Nga ana tjetër Hungaria nuk del aspak mirë nga pandemia. Është Vendi që shënon zyrtarisht numurin më të madh të të vdekurve në botë mbas Perusë, në përpjestim me popullsinë. Rënia e ekonomisë ka qënë e ashpër dhe e zgjatur, shtresat e mesme janë varfëruar, ndërsa rrethi i miqve dhe familiarëve të Orbanit vazhdon të fitojë shumë prej tenderave më të pasur publikë. Luca Visentini, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës evropiane të sindikatave, e përcakton Hungarinë e sotme “një oligarki iperliberiste simbas modelit rus”. Sigurisht gjatë pandemisë qeveria ka miratuar një dekret që fshin çdo lloj forme kontrate kolektive të punës nëpër fabrika e në sektorët publikë të arsimit e të shëndetësisë. Të gjithë punonjësit e atyre sektorëve mund të pushohen nga puna ose të ulen në detyrë për çfarëdo arsye, edhe se vetëm për pjesëmarrjen në një grevë. E cilido puntor që vendos të largohet nga puna më parë se të ketë plotësuar programin dyvjeçar të orëve të punës të paracaktuara, duhet t’i derdhë ndërmarrjes pagën përkatëse që do të duhej të kishte marrë n’atë periudhë. Në thelb, sikur t’ishte një skllav që duhet të paguajë për t’u liruar.

Një numur në rritje i hungarezëve po arrin në përfundimin se modeli iliberal i Orbanit paraqet mbi të gjitha humbje. Kur t’a kuptojnë edhe admiruesit e tij n’Evropë e n’Itali, ndoshta nuk do të jetë shumë vonë.

 

“Corriere della Sera”, 9 qershor 2021        Përktheu Eugjen Merlika

blank

Deklaratë paqësore e “leshit” me Serbinë kolonialiste – Nga Prof. Dr. Mehdi  HYSENI

Barometri diplomatik

        *** Edhe Hitleri e Stalini patën lidhur Marrëveshjen për Mossulmimin ( 23.08.1939), por  tanket  gjermane patën hyrë edhe në Stalingrad…  Duket se këshu   diç do ndodhë edhe me Serbinë (e cila është armatosur deri në dhëmb me armët më moderne  ruse, kineze…etj.), nëse çështja e Kosovës nuk  zgjidhet urgjenisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

 

Të mos harrojmë se, edhe ish-kryeministri Hajredin Kuqi u pat propozuar liderëve politikë të Serbisë, që të lidhin një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo, ata prerazi e patën hedhur poshtë  me pretekstin se “Kosova nuk është kurrfarë shteti, por krahinë e Serbisë”.

Andaj, çfarë “deklarate paqësore për mossulmimin”  i ka propozuar A.Kurti  presidentit ultranacionalist me syze të politikës kolonialiste dhe neokolonialiste serbomadhe, Aleksandër Vuçiq  në takimin e Brukselit, më 15 qershor 2021, i cili iu përgjigj prerazi : “Nikad nećemo priznati Kosovo!”

Kjo deklaratë e tij është shprehje e logjikës së politikës së  forcës, përkatësisht është paralajmërim i shpërthimit të një konflikti të ri të armatosur serb kundër Kosovës.

Për më tepër ky kurs i politikës serbe nga pozita e forcës përjashton çdo mundësi për arritjen e ndonjë “deklarate paqësore të leshit” me Serbinë kolonialiste, fashiste dhe gjenocidale, e cila nuk pranon, përkatësisht nuk kërkon falje për të gjitha krimet e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Pradaj, ky dialog është vetëm një “alibi” për politikën dhe për diplomacinë e Beogradit zyrtar, me qëllim që të justifikohen para bashkësisë ndërkombëtare,  se ja “ ne duam paqe me shqiptarët, por, Kosova është e jona” !?

– Në të vërtetë, kjo do të thotë të kundërtën-kërcënimin dhe përgatitjen e Serbisë për një luftë të re, që  me forcë ta rikthejë Kosovën nën sovranitetin e saj kolonial (1912-1999). Kjo  është “oferta paqësore” e Aleksandar Vuçiqit, e cila në asnjë formë dhe, në asnjë kuptim nuk ndryshon nga “oferta paqësore” e politikës pushtuese gjenocidale e Serbisë së Slobodan Milosheviqit “Kosovo je Srbija” !

Ndaj, kryeministri Kurti mund t’ia sugjerojë A.Vuçiqit “100” propozime për të arritur ndonjë kopromis politik në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo, kjo nuk do të “ndezë” (vetëm se është humbje kohe) ngaqë në mënyrën më arrogante dhe kërcënuese presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po  ngulmon para BE-së dhe Amerikës, që të dëshmojë se gjoja “Kosova është e Serbisë. -Shihni edhe Kushtetutën e vitit 2006, ku Kosova figuron si krahinë e Serbisë; shihni manastiret, kishat e sakralet e Serbisë në Kosovë…etj. “

Të gjitha këto gënjeshtra, shpifje dhe dezinformime historike të presidentit serb A.Vuçiq janë në funksion të përgatitjes për një luftë të re në Kosovë. Kjo është prapavija e Dialogut të Brukselit, ku pala shqiptare e Prishtinës nuk do t’i pranojë asnjë nga kërkesat e A.Vuçiqit, ngaqë emërues të përbashkët gjeopolitik dhe gjeostrategjik kanë formimin e një “Srpska republika” sipas modelit të “Srpska republika”, e krijuar me gjenocid në Bosnjë (1992-1995).

Ky është “problemi” i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe i Kishës Ortodokse Serbe, jo  kurrfarë gënjshtre dhe dezinformimi, se gjoja “minoriteti serb është në gjendje të vështirë dhe  i rrezikuar në Kosovë. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa gjendja e sigurisë dhe e mirëqenies së serbëve në Kosovë.” Me këtë paternalizëm të rremë dhe fals qe ushyer dhe shërbyer edhe politika dhe propaganda andishqiptare e regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, i cili e përdori si pretekst për ripushtimin policor, ushtarak dhe paramilitar të Kosovës më 1989, me ç’rast shqiptarët i zhveshi nga autonomia që gëzonin sipas Kushtetutës së vitit 1974.

         Nuk mund të ketë marrëveshje paqësore me Serbinë, pa njohjen e Republikës së Kosovës !

Si mund të normalizohen marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, kur presidenti Aleksandar Vuçiq po kërkon kthimin prapa të Kosovës së pavarur dhe sovrane nën sovranitetin kolonial të Serbisë (1912-1999) ?

Si mund të ketë paqe, siguri e stabilitet në Ballkan e në Evropë, kur Serbia përmes Dialogut të Brukselit (2011-2021) po kërkon sine  qua non zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës, të cilin e kanë njohur mbi 100 shtete të Kombeve të Bashkuara (2008-2021)?

Për të dalë nga një “rreth vicioz” i tillë i politikës propagandistike dhe i diplomacisë shantazhuese  anitpaqësore serbomadhe me primesa të luftës së ftohtë si formë e politikës së forcës për zhbërjen e institucioneve shtetërore të Kosovës,  Aleksandar Vuçiqit, duhet t’i bëhet e ditur si (1+1=2) se pa njohjen paraprake të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, nuk  mund të hapen “tema” të tjera për dialogim, sepse nuk kanë asnjë kuptim dhe, asnjë vlerë për gjetjen e ndonjë kompromisi racional politik, që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes Kosovës dhe Serbisë.

             Zgjidhja e problemit të Kosovës vetëm në OKB, jo në Bruksel !

 Duke qenë se, tanimë ka dështuar Dialogu i Brukselit  (2011-2021), realisht nuk mund të pritet ndonjë zgjidhje e drejtë kompromisi politik mes palëve kontestuese (Serbisë dhe Kosovës), mbase Serbia kolonizuese  me Kushtetutën e saj (2006) Kosovën e pavarur, ende e konsideron si territor të saj, edhe pse e kanë njohur mbi 100 shtete të OKB-së.

Për të tjekaluar këtë krizë politike dhe diplomatike, të krijuar nga Serbia kolonialiste, është e domosdoshme që Prishtina zyrtare së bashku me 100 shtete të tjera, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, të kërkojnë, që ky problem 10-vjeçar, të rivendoset në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sepse kjo është me kompetencë dhe me autorizime juridike ndërkombëtare, që të zgjidhë problemet ndërkombëtare në bazë të Kartës së saj dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Pra,  zgjidhja e kontestit politik mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet kërkuar vetëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila ka për detyrë dhe, është përgjegjëse  për mbrojtjen, për ruajtjen dhe për forcimin e paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në dimensione ndërkombëtare.

 

 Deklaratë a traktat paqësor me Serbinë, pasi kjo, ose OKB-ja  ta njohë Republikën e Kosovës

 

Si presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ashtu edhe mediatorët e BE-së, si dhe të gjithë miqtë-partnerët dhe aleatët e Kosovës, nevojitet ta dinë të vërtetën se të gjithë shqiptarët e Kosovës duan të kenë paqe dhe bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por vetëm (kur të krijohen kushtet normale, ligjore dhe kushtetuese) mbi bazën e reciprocitetit si dy shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane. Kjo do të ishte esenca dhe kuptimi përmbajtësor i përfundimit të çdo traktati a marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

Mirëpo, çështja është tejet e ndërlikuar ( se si të arrihet një paqe e tillë e ndërsjellë serbo-shqiptare), kur Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, por sipas Kushtetutës së saj të vitit 2006, Kosovën e konsideron “pjesë territoriale të saj”!

Pikërisht mbi këtë “bazë juridike kushtetuese”, Serbia qe 20 vite ka pushtuar pjesën veriore të Kosovës, ku serbët e atjeshëm, të mbështetur nga Beogradi, nuk njohin institucionet legjitime, legale dhe kushtetuese të Kosovës.

Logjikisht, derisa Serbia ushqen ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës, si dhe nuk e heq këtë “klauzolë kushtetuese” nga kushtetuta e saj në fuqi, qeveria, as parlamenti, asnjë parti politike (pozitë apo opozitë) nuk kanë asnjë të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese, që të lidhin ndonjë traktat a marrëveshje paqësore me Serbinë.

 

Derisa OKB-ja nuk e njeh Kosovën si subjekt juridik ndërkombëtar, nuk mund të ketë “traktati paqësor” e as kurrfarë reciprociteti me Serbinë. Ky është vetëm iluzion dhe tretje kohe sa për të manipuluar me opinionin publik.

Gjithashtu, derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën, reciprocitet juridikisht të detyrueshëm nuk do të ketë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Këtë difekt ligjor, duhet ta mbajnë parasysh si presidenti, qeveria, ashtu edhe parlamenti i Kosovës. Ndaj, do të ishte e gabueshme nëse pala shqiptare e Kosovës, do të lidhte ndonjë marrëveshje me Serbinë pa ndonjë garanci ndërkombëtare (Amerika, OKB-ja dhe BE-ja), sepse Serbia nuk do t’i përmbahej zbatimit të parimit të reciprocitetit, duke qenë se Kosovën nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran ngase  kjo ende nuk nijeht si subjekt juridik ndërkombëtar nga ana e Kombeve të Bashkuara,  por edhe pas pavarësimit të saj(17 shkurt 2008), Serbia e trajton dhe e konsideron si krahinë të saj, ashtu siç figuron në Kushtetutën e vitit 2006, si dhe në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

blank

Nonsensi diplomatik, si 5 shtete i kundërshtojnë 22 shtete të BE-së? – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

          

 

*** Edhe pse Spanja, Rumania, Greqia. Sllovakia dhe Qiproja Greke nuk kanë kurrfarë statusi special në BE, ashtu siç kanë Amerika, Rusia, Franca, Kina dhe Britania e Madhe si shtete të përhershme me të drejtë VETO-je në KS-në e OKB-së, këto nuk e njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Ky është nonsens jo vetëm diplomatik, por para së gjithash juridik ligjor, që kërkon shqyrtim imediat nga institucionet thelbësore, siç janë:  Parlamenti i Evropës, Këshili i Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian, Gjykata e Bashkimit Evropian etj.

 

*** Nga ky privilegj dhe kjo e drejtë diskrecioni, kur të gjithë anëtarët kanë të njëjtat të drejta, detyrime dhe përgjegjësi të barabarta  në Bashkimin Evropian (BE). Sikur këto 5 vende të mos kishin qenë anëtare të BE-së, askush nuk do të kishte pasur të drejtë, që t’i detyronte ta njihnin Kosovën, mbase sipas së drejtës ndërkombëtare, njohja është akt i vullnetshëm i një shteti, nëse ka interes të njeh, nëse jo, nuk të njeh, dhe askush nuk mund t’ia imponojë një detyrim të tillë.

 

Pse, si ka qenë e mundur që,  Josep Borell ( i Spanjës) Përfaqërfaqësues i Lartë për  Politikë të Jashtme dhe për Siguri të BE-së, dhe Miroslav Lajçak ( i Sllovakisë) idh-ministër për Politikë të Jashtme të BE-së, dhe, tani Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun serbo-shqiptar në Bruksel dhe për Ballkanin Perëndimor,  të emërhoen ndërmjetës  mes palës  negociuese shqiptare të Prishtinës dhe palës negociuese serbe të Beogradit, kur as Spanja e as Sllovakia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës?

Ky është nonsens politik, diplomatik dhe juridik, sepse  logjikisht, normalisht dhe realisht ato shtete që nuk e njohin Republikën e Kosovës, nuk do të duhej të kishin ndërmjetësit e tyre në Dialogun e Brukselit, thjesht për faktin se  ekziston dyshimi në njëanshmërinë dhe  në padrejtësinë e tyre, duke qenë se vendet e tyre e mbështetin Serbinë ish-kolonialiste. Ndërkaq, de fakto dhe de jure   e mohojnë pavarësinë e Kosovës, si dhe haptazi kundërshtojnë vendimin e 22 shteteve të tjera të BE-së, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës (2008-2021). Ky veprim konkret i Spanjës, i Sllovakisë, i Rumanisë, i Greqisë dhe i Qipros greke, është në kolizion flagrant me Kushtetutën dhe me ligjet e tjera të BE-së. Kjo nuk duhet të tolerohet ( kur dihet se 27 vende anëtare të BE-së kanë të njëjtin status) , sepse edhe kjo “5-she”, e dalë kundër vedimeve të BE-së (shumicës dërrmuese-22 anëtare), është e detyrueshme, që të respektojë dhe të zbatojë të të gjitha vendimet dhe marrëveshjet e miratuara nga BE-ja, sepse këto nuk kanë kurrëfarë të drejte të VETO-s, ashtu sikurse  5 fuqitë e mëdha në KS-në e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Prandaj, duhet të “disiplinohen” dhe të detyrohen që të mbështesin vendimet, kërkesat dhe standardet e BE-së, ashtu sikurse 22 shtetet e tjera anëtare të saj. Ndryshe, nuk ka kurrfarë kuptimi dhe efekti  politik, as juridik, as kushtetues e as ndërkombëtar, që Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja greke t’iu imponojnë dhe t’iu diktojnë “hiret” e tyre , të motivuara nga interesat e politikave të tyre të brendshme. -Thjesht, ligjërisht këto 5 shtete nuk mund të jenë përjashtim dhe të kenë privilegje  special ndaj 22 shteteve të tjera të BE-së, që e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në këtë vështrim, shtrohet kjo pyetje serioze, sikur Shqipëria të mos e kishte njohur Spanjën, a do të kishte pranuar ky shtet shtet, që ndërmjetës të ishte ndonjë lider politik shqiptar në “dialogun e saj me Kataloninë” ? – Përgjigjja është negative-Jo! –Atëherë, pse  qeveria e Kosovës pranoi që  Josep Borelli të jetë ndërmjetës në Dialogun e Brukselit (2011-2021), kur Spanja e tij nuk e njeh Kosovën, por Serbinë. Ky është cirk politik dhe diplomatik.

                Nuk pranohet për ndërmjetës ai që nuk të njeh, por ai që të ka njohur !

 

Prandaj, politika dhe diplomacia e Kosovës nuk do të duhej të pranonin ndërmjetësimin e Borellit dhe të Lajçkat, për shkak se  shtetet e tyre (Spanja dhe Sllovakia) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ku është logjika racionale këtu, pse nuk është propozuar ndonjë përfaqësues nga 22 shtetet e BE-së, që e kanë njohur Kosovën (p.sh. Gjermania, Britania e Madhe, Franca apo Italia). Pikërisht, kjo logjikë iracionale, të bën të dyshosh dhe të mos besosh në objektivitetin e shërbimeve të vullnetit të mirë të dy ndërmjetësuesve të theksuar të BE-së. Ky është nonsens diplomatik dhe juridik  i BE-së.

               Kërkesa e ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gërliq Radoman, racionale dhe e pranueshme, që edhe 5-shja e BE-së ta njohë pavarësinë e Kosovës

Duke qenë se Kroacia si anëtare e BE-së e ka njohur dhe e mbështet fuqishëm Republikën e Kosovës, është normale, që   edhe 5 shtetet e tjera  anëtare të BE-së (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja Greke),  ta njohin Republikën e Kosovës, ashtu si e kanë njohur edhe 22 shtetet e tjera anëtare të BE-së (2008-2021), ka deklaruar Gërliq Radoman (ministër i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane), sepse një njohje e tillë do të ndihmonte në “stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës.”

               Lapsus lingua e Lajçakut !

Duke qenë se Miroslav Lajçak  është  vetëm një përfaqësues i Sllovakisë në BE, do të duhej të thoshte “nëse nuk më besoni mua, shkoni dikund tjetër”, Jo “nëse nuk i besoni BE-së, shkoni dikund tjetër”, sepse ai nuk është BE-ja. –BE-ja është  më e madhe se Slovakia e Lajçakut, ka  edhe 26  shtete  të tjera anëtare të  Bashkimit Evropian. Prandaj, nuk ka asnjë të drejtë, që në emër të BE-së, t’u thotë shqiptarëve : “Nëse nuk i besoni BE-së,  shkoni dikund tjetër”.

Duke qenë se, edhe Kosova, edhe Shqipëria kanë besim të plotë ndaj BE-së, por jo edhe ndaj 5-shes që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. –Si t’i besohet  ndonjë misionari paqësor , kur shteti i tij nuk të njeh as de fakto e as de jure, siç është rasti me Borellin dhe me Lajçkun?  Kjo është tejet e thjeshtë për t’u kuptuar , pa ndonjë thellim të veçantë politik a diplomatik.

Një gabim i tillë i M.Lajçkaut shkaktoi reagime zinxhirore edhe te liderët politikë në Kosovë, si Mimoza Kusari-Lila ( deputete e Kuvendit të Kosovës), e cila përmes twiter-it iu përgjigj me këtë kundërshtim :” A moment to reply to @MiroslavLajcak If you don’t like your job, maybe you should go somewhere else. What an arrogant statement from someone who’s suppose to help countries come closer to the EU and not look further from it. “ Ndërkaq, Vlora Çitaku (ish-ambasadore e Kosovës në Uashington) e quajti “skajshmërisht arrogant”  me këto fjalë: “Arrogant. Extremely arrogant. Enlargement is not an altruistic project. Furthermore, if EU continues to fail on its immediate neighborhood how on earth EU bureaucrats expect to be taken seriously in regions far more distant and far more complex.”  (Burimi: https://arenamediale.tv/lajme/nese-nuk-i-besoni-be-se-shkoni-diku-tjeter-kusari-lila-e-citaku-i-reagojne-lajcakut-e-quajne-arrogant/ ).


Send this to a friend