VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Thaçi iu jep “krah” vrasësve, nuk e njeh kontributin e gazetarëve të vrarë!

By | February 17, 2018

Komentet

Ambasadori gjerman krenar për 171 milionët e BE’së për Kosovën: Ne veprojmë, s’kemi veç fjalë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, është shprehur krenar për 171 milionë eurot që Bashkimi Evropian ia ka ndarë Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, Heldt ka thënë se BE’ja s’ka vetëm fjalë, por vepron.

“Ne, si BE dhe si shtete anëtare, do të vazhdojmë të angazhohemi për punë serioze. Por angazhimit këtu i duhet bazë e fortë në BE”, është shprehur ai.

“Prandaj, është prioritet kryesor i Gjermanisë si kryesuese e BE’së, bashkë me rimëkëmbëjen”, ka thënë Heldt.

Psikopatët politikë në radhët tona ?! – Nga Skënder MULLIQI

Simptomat psikopatike fillojnë kur kalohet 0 –ja, e më lartë.Këto simptoma retarduese i kan përfshirë shumë njerëz të politikës në Kosovë.Manisfetimet e tilla janë të ndryshme , dhe kjo është lëmi e eksperteve. Por, që veprimet e deritashme të tyre karshi shtetit dhe popullit të Kosovës, janë me retardime psikopatike kjo nuk ka dyshim.Mos përgjegjësia , impulziviteti, vetkontrolla e dobët,sjellja adoleshente , anti sjellje sociale…hajnit e pakontrolluara dhe zhvatjet …, të gjitha këto flasim për retardimet psiqike të klasës aktuale politike ?!Këto të dhëna janë tmeruese kur njerëzit e tillë bëhën drejtues të institucioneve të shtetit.Dhe , nuk është për tu quditur së kaq shumë na janë institucionalizaur fenomenet më negative te mundshme shoqërore.Po të vepronte ligji ashtu si duhet, sigurisht së shumë njerëz të politikës do ti nënshtroheshin kontrollimit të rrept mjekësor, duke ju pamundësuar që të jënë bartës të funksioneve të larta politike në Kosovë.Këta njerëz janë duke i shkaktuar dëme të mëdha shtetit.Edhe qytetarët pak a shumë e ka marrë vesh, së nuk banë më i votuar më këta njerëz, që pasuria dhe pushteti apsolut i ka qitur në taborrin e abnormalës?!Nuk ka më asnjë logjikë që njerëzit e tillë të votohen ? Nuk ka kuptim dhe as logjikë që të pranojmë të na udhëheqë ndonjë përson më simptoma traumatike.Nese ne vazhdojmë tu besojmë njerëzve te tillë, atëherë bëhët automatikisht e nevojshme që edhe populli ti nënshtrohet shiqimit neuropsikiatrik?!Nese dëshirojmë më krye obligimin tonë si qytetarë të këtij vendi, nuk bënë që gabimet e tilla të na përseritën. Po e shohim dhe prekim gjendjën në të cilën na kan katandisur kjo klasë politike .Veprimet tona naïve dhe diletante duke i votuar individët e caktuar dhe partitë e caktuara politike deformuese , që kurrë nuk i hoqën apitetet përsonale , na kan kushtuar më gjendje të rëndë politike dhe më gjendje të rëndë ekonomike –sociale.Këta njerëz janë duke u sjellur që shumë kohë në mënyrë abnormale , dhe na kan pru edhe gjendjen e përgjithshme abnormale .Reakcioni ynë duhet të jetë i fuqishem ndaj të gjitha atyre , që shoqërinë tonë janë duke infektuar më sindrome të ndryshme psikopatike !Duhet punuar shumë që të ndryshohen në mënyrë rrënjësore rrethanat shoqërore politike të Kosovës.Nese nuk bëjmë tolerancë zero, na mori lumi më ka krejtë.Nga shteti i Kosovës nuk do të mbetet pothuaj më asgjë…?!

PhDc. Dr Raif Çavolli është krenaria e mjekësisë shqiptare – Nga Skënder MULLIQI

 – “Të bëhem kirurg kardiovaskular ishte një shtytje mungese e këtij profili në Kosovë. Por edhe ja arritem dhe bëmë që Kardiokirurgjia të flitët në Gjyhën Shqipe në Prishtinë . Pra, të mos ketë nevojë më për të huaj”, kështu shprehet doctor Çavolli.

Qyteti i shtrirë rrezë Alpeve Shqiptare, është Peja e bukur dhe pitoreske.Qytetin ne mes e ndanë Lumbardhi, që më shtratin e tij, ja shton edhe më shumë hijeshin .Pos, bukurisë që ja ka falë Zoti, nga ky qytet linden dhe u rritën shumë njerëz të shkencës, kulturës ,artit,sportit e muzikës që bën emer ne trevat etnike dhe në mbarë botën.Janë disa njerëz të cilët kur lindin , lindin për tu bërë të famshëm, lindin për të bërë mrekullira.Nga qyteti I patriotit të madh shqiptarë pejanit,Haxhi Zeka , dolën artistët e mëdhnjë e të rrallë, si Faruk Begolli, Istref Begolli… e shumë aktorë të tjerë te teatrit e të filmit shqiptarë.Pastaj, nga ky qytet dolen emra të shquar të politikës, kengëtarë që sot janë numër një në botë, janë krenaria e kombit, si Rita Ora dhe Dua Lipa, e shumë krijues , artist dhe kengëtar të këngës së bukur shqipe, që vargu I tyre është I gjatë për ti përmendur në një shkrim të vetëm.Unë në këtë shkrim do ti thëm disa fjalë për një personalitet të mjekëksisë I cili tashmë I ka kaluar përmasat kombëtare. Bëhët fjalë për kardilogun e njohur,Dr. Raif Çavolli.Shpesh herë tradita në familjet shqiptare ka vazhduar dhe vazhdon. E tillë ishte edhe familja Çavolli nga Peja. babai i dokor Raifit, është mjeku po ashtu me nam për Sy siq thuhet në gjuhen popullore, Dr. Ymer Çavolli.Raifin pata rastin ta njohe për së afermi, është dokor komunikues dhe siq thuhet që të shëron edhe më fjalë.Njerëzit e mëdhnje karaketerizohen më thjeshtësinë dhe modestinë e tyre në sjellje dhe në veprime . I tillë është kardiologu në zë, Dr.Raifi, I cili punon aktualisht në Spitalin Amerikan në Prishtinë .Ai ka punuar si Kirurg I Kardiovaskular edhe në spiltalet më të njohura të Turqisë. Ai nuk I harron kurrë bashkëqytetarët e vet, që kërkojnë ndihmen e tij. Në një ndërtesë më babain e tij, dr.Ymerin, e ka klinikën, ku vjen kohë pas kohe për tu dalë në ndihmë njërzëe në nevojë ne Peje. PhDc. Dr Raif Çavolli është shef i Sherbimit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjise Vaskulare në Spitalin Amerikan në Kosovë .Ai shpesh mere pjesë në simpoziume ku informon mbi rëndësinë që ka paraqitja në kohë e urgjencave mjekësore të pacientëve që vuajnë nga patologjitë kardiake apo nga patologji të tjera akute. Pra, pavarësisht situatës së pandemisë që po kalojmë, stafi i mjekëve të Departamentit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë vazhdon të ofrojë çdo ditë të javës sherbimet dhe operacionet urgjente.Dr Raifi, ka prezantuar menagjimin modern te disekacionit te aortes ne Konferencen Kardiologjike te organizuar nga Shoqata e Kardiologeve te Kosoves etj.Keto jane operimet e para ne Kosove te kirurgjise Aortale-Torakale te realizuara nga Dr. Raif Cavolli dhe ekipa e tij, te prezentuara edhe ne Konferencen e Telemjekesise ne Prishtine ,para disa vjetësh.”Të behëm kirurg kardiovaskular ishte një shtytje mungese e këtij profili në Kosovë.Por, edhe ja arritem dhe bëmë që Kardiokirurgjia të flitët në Gjyhën Shqipe në Prishtinë .Pra, të mos ketë nevojë më për të huaj”, kështu shprehet doctor Çavolli.Me doktor Rafin nuk muburret vetëm familja atdhetare Çavolli, por mburret Peja, dhe mburret edhe mbarë shqiptaria. Dr.Raifi është shëmbull i respektimit të betimit të Hipokratit, është shëmbull së si duhet të punohet ndërshemerisht, profesionalisht karshi pacienteve ,si shëmbulli më i mirë edhe i Atdhedashurisë…

Qeveria merr vendim për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për dialogun me Serbinë

Qeveria e Kosovës, të mërkurën, në mbledhjen e kabinetit, ka marrë vendim për të themeluar Këshillin e Ekspertëve për dialogun me Serbinë.

Zëvëndëskryeministri, Driton Selmanaj, tha se ky organ do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit dhe se detyrë e anëtarëve të këshillit do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.

“Këshilli do të përgatisë raporte dhe dokumente për pozicionin e Kosovës në dialog”, tha Selmanaj.

Ende nuk dihet emrat e anëtarëve të këtij këshilli.

Pas themelimit të Këshillit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet të emërojë koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për dialog.

Në hapje të mbledhjes së Qqeverisë së Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti, tha se pavarësisht zhvillimeve të fundit, dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova është e gatshme për të rifilluar këtë proces. Ai tha se tema kryesore në dialog duhet të jetë njohja reciproke.

Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë në fund të vitit 2018 për shkak të tarifës që kishte vendosur Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Barrierat tregtare janë hequr dhe Bashkimi Evropian është shprehur se planifikon rifillimin e dialogut.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.

Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për krime lufte, ndaj Thaçit, ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.

Javën e kaluar, një prokuror i specializuar në Hagë tha se ka paraqitur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, nën dyshimin se është i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi vendosi të qëndrojë në pozitën e presidentit, duke thënë se ai do të jepte dorëheqje vetëm nëse konfirmohen pretendimet në aktakuzë, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake.

VV e dërgon Thaçin në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për, siç thuhet “vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit, Haxhi Shala, për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë”.

Kërkesa është dorëzuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala të ndryshojë qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të datës 3 qershor”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vota e deputetit të partisë Nisma Social Demokrate, Haxhi Shala, u kontestua në ditën që u votua Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Shala nxiti reagime të shumta, pasi vetëm pak minuta para se të votohej qeveria, mori fjalën në Kuvend dhe tha se kishte ndërruar mendje sa i takon votimit të qeverisë.

Këtë tha se e bëri pasi i kishin shkuar në shtëpi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vetë presidenti Thaçi e pranoi se kishte pasur takim me deputetin Haxhi Shala. Por, veprimin e tij, presidenti e cilësoi vetëm si “këshillim”. rel

Gjykata Kushtetuese e shpall të pavlefshëm Ligjin për Paga të Qeverisë Haradinaj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Kushtetuesja ka njoftuar se ka marrë vendim të shquqizojë vendimin për caktim të masës së përkohshme të 12 dhjetorit 2019, si dhe vendimin për vazhdim të masës së përkohshme të 30 marsit 2020.

“II. TË SHPALLË, me shumicë, se Ligji nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në tërësinë e tij, nuk është në përputhshmëri me: nenet 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]; 7 [Vlerat]; 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]; 103 [Organizimi dhe Jurisdiksioni i Gjykatave] paragrafi 1; 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës]; 109 [Prokurori i Shtetit]; 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës]; 115 [Organizimi i Gjykatës Kushtetuese]; dhe me nenet 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit]; 136 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]; 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve]; dhe 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kapitullit XII [Institucionet e Pavarura] të Kushtetutës;”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, vetëm pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi Ligji i ri për paga, në dhjetor të 2019-s, Avokati i Popullit e kishte dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Kërkesa ishte bërë pasi Avokati i Popullit kishte pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik të parashtruara kundër Ligjit për paga, duke përfshirë këtu edhe ankesat nga punëtorët në shëndetësi, në arsim, në polici dhe në shërbimin civil.

Zyrtari i BE: Thaçi të merret me aktakuzën, BE do të ketë pak ndërveprim me të deri në aktgjykim

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.

Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.

“Në reagimet tona deri tani, ne kemi thënë midis rreshtave, se do të ishte më mirë që ai (Thaçi) të përqëndrohet në aktakuzën e tij dhe se derisa çështja të zgjidhet, pra të ketë një aktgjykim, nga ana e BE-së do të ketë shumë pak ndërveprim me të”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (RFE) një zyrtar evropian që merret me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në çdo rast, BE-së vlerëson se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht se kush e zhvillon atë në emër të Kosovës.

“Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por i takon palës kosovare të vendosë kush do të përfaqësojë më së miri interesat e tyre”, tha Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE.

BE-ja synon që së shpejti të organizojë një Samit në Paris, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë. Nikoqirë do të jenë presidenti i Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Takimi ka të ngjarë të mbahet në 10 korrik. Kjo datë është caktuar para njoftimit për aktakuzën kundër presidentit të Kosovës.

Sipas zyrtarëve nga Berlini, rrethanat aktuale politike në Prishtinë nuk do të ndryshojnë agjendën e samitit, por ato sigurisht që do të ndikojnë në ndryshimet në listën e mysafirëve, që do të thotë se presidenti i Kosovës nuk do të ftohet në Paris.

Një zyrtar gjerman, u tha gazetarëve se ata shpresonin që BE-ja të forconte përpjepjet për të përparuar çështjen e dialogut dhe të arrijë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.

Javën e kaluar, një prokuror i specializuar në Hagë tha se ka paraqitur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, nën dyshimin se është i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi vendosi të qëndrojë në pozitën e presidentit, duke thënë se ai do të jepte dorëheqje vetëm nëse konfirmohen pretendimet në aktakuzë, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake.

Kosovë, me 122 raste të reja shkon në 2.799 numri i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 122 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend, duke e çuar në 2.799 numrin e përgjithshëm të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, ndërsa 81 pacientë të ri janë shëruar duke çuar në 1.506 numrin e të shëruarve deri tani.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 231 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 23.570 mostra.

Nga koronavirusi deri tani kanë vdekur 49 persona, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese”.

Seferi: Çka po ndodh me shëndetësinë në Kosovë, çdo ditë së paku dy kosovarë më kontaktojnë për shërim në Beograd

Gazetari nga Kosova që punon në Beograd, Idro Seferi ka thënë se çdo ditë të paktën dy persona nga Kosova i telefonojnë për ndihmë shëndetësore, lokacione, ilaçe, konfirmime dhe kërkesa për spitale në Beograd.

Seferi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk i vjen vështirë t’iu ndihmojë me aq sa mundet, por ai pyet se çfarë po ndodhë me sistemin shëndetësor në Kosovë?.

Lexoni të plotë postimin:

“Mire mëngjes Kosovë!Çdo ditë të paktën dy njerëz më marrin në telefon nga Kosova për ndihmë shëndetësore, lokacione, ilaçe, konfirmime dhe kërkesa për spitale në Beograd. Shumë tash kishin me thënë ma përpara vdes se sa shkoj atje. Shumë do të ankoheshin pse me marr teste Kosova, e shumë nuk e dinë që shumë spitale të Kosovës çojnë analiza në Beograd. Mua s’më vjen vështirë me i ndihmu me aq sa mundem edhe nuk po e shkruaj këtë për ata që më kanë marrë javët e fundit as si ankesë se pse me pyesin njerëzit, as që janë bë të tepërt se njerëzit kanë halle dhe sa here që mundem me ua ofru këtë ndihmë e bëjë pa pagese. Veç shtrohet pyetja pse këta njerëz vinë çdo ditë në Beograd dhe çka po ndodh me sistemin shëndetësorë? A shërohen njerëzit me fjale politike apo nëpër kafe e statuse në Facebook? A është tu punu dikush diçka e veç po rrini?!.

Haradinaj refuzon takimin me Ramën: Më ka paditur, nuk ka logjikë të takohem me të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar takimin me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Prishtinë.

Ka qenë vet Haradianaj që ka treguar se pse ka refuzuar takimin kokë më kokë me liderin shqiptar, ndërsa theksoi se nuk do të kishte logjikë që ata të takoheshin, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha ai në Debat Plus.

Haradinja thotë se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.
“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëj lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj. bw

Thaçi: Do të jap dorëheqje nëse konfirmohen akuzat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se do të japë dorëheqjen dhe do të përballet me akuzat nëse ato konfirmohen.

Ai i bëri këto komente në paraqitjen e parë publike që nga e mërkura kur zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, publikoi njoftimin se ka ngritur akuza ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti Thaçi tha se ” një gjë është e sigurt: nuk ka pasur, dhe nuk mund të ketë, as edhe një provë e vetme drejtuar Hashim Thaçit për shkelje të ndonjë ligji. Ligji i vetëm që kam shkelur është ai i (Sllobodan) Millosheviçit”.

Presidenti Thaçi tha se “Kosova po hyn në një kapitull të ri dhe në asnjë mënyrë të lehtë. Ky është një kapitull i ri edhe për mua, dhe në këto momente, nuk e di sa e vështirë do të jetë. Por unë jam i gatshëm ta shkruaj këtë kapitull me të vërtetën time para kujtdo”.

Publikimi i akuzave u bë në prag të takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë që planifikohej të mbahej më 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.

“Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që –në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës? Rrugën ma prenë. Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ai tha se në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh dhe se “asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik. Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës,pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë. Cilës drejtësi i intereson kjo ngutje e rrufeshme dhe kjo shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor? Kjo pyetje do të duhet shtjelluar në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, tha ai.

Presidenti Thaçi theksoi se ajo komunikatë “hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi”.

Prokuroria e Posaçme në njoftimin e së mërkurën tha se e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të zotit Thaçi dhe Veseli për pengimin dhe sabotimin e punës së Gjykatës së Posaçme. Sipas kësaj gjykate, besohet se zoti Thaçi dhe zoti Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’iu shmangur drejtësisë.

Presidenti Thaçi në fjalimin e tij prej gati 19 minutash hodhi poshtë pretendimet e tilla, duke kujtuar se ishte vet ai që i kishte dhënë mbështetje themelimit të Gjykatës së Posaçme.

“Sot, kush thotë se qenkam bërë pengesë, madje edhe sabotues i kësaj gjykate, në rastin më të mirë është i keqinformuar dhe në rastin më të keq është tendencioz”, tha presidenti Thaçi duke nënvizuar ndërkaq se bashkësia ndërkombëtare nuk po zbaton standarde të njëjta mes Kosovës e Serbisë në trajtimin e krimeve të luftës.

“Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk e shoh këtë standard e proporcionalitet, por shoh të kundërtën e tij. Dhe ja ku jemi sot. Serbia ecën në rrugën e negocimeve për anëtarësim evropian, ndërsa Kosova nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë!”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se Kosova duhet të sigurojë funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë, ndërsa paralajmëroi se “ditëve në vijim do të këshillohet me liderët politikë për hapat e mëtejmë.

“Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë”, tha ai.

Publikimi i akuzave javën e kaluar nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, takoi të hënën udhëheqësit politikë të Kosovës, shkroi në rrjetin tëitter se po “qëndron në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit 21 në historinë botërore të drejtësisë,e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”

Publikimi i njoftimit për akuzat çoi në dështimin e planeve për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se pret që ambasadori Grenell të caktojë një datë të re të takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndonëse analistët thanë se situata e re ka vënë në pikëpyetje rifillimin e bisedimeve, Bashkimi Evropian ndërkaq po ngulë këmbë se ato duhet të rifillojnë muajin që vjen. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, planifikojnë një takim të nivelit të lartë në Paris më 10 korrik.

Vëzhguesit thonë se zhvillimet e fundit pasqyrojnë mungesën e një bashkërendimi transatlantik rreth Kosovës dhe publikimi i akuzave ishte goditje ndaj nismës amerikane për rifillimin e bisedimeve.

Por, kryeministri Hoti, tha pas një vizitë që zhvilloi në Bruksel javën që lamë pas se “takimi në Washington, samiti i Parisit dhe bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian nuk janë të ndara”.

Zhvillimet e fundit kanë lënë prapa mjaft paqartësi dhe Kosovën në një nga situatat më sfiduese që nga shpallja e pavarësisë së saj. zëri i amerikës

Prodhuesit kosovarë heqin dorë nga tregu i Serbisë

Taulant Qenaj

Lëngjet e frutave që prodhon kompania kosovare Frutomania, kanë depërtuar edhe në tregun e Afrikës së Jugut dhe në shumë shtete të tjera, duke përfshirë edhe Lindjen e Mesme.

Mirëpo, në shtetin fqinj, Serbinë, kjo kompani nuk ka eksportuar asnjëherë, për shkak të barrierave të vazhdueshme që i kanë pasur.

Pronari i kësaj kompanie, Armend Malazogu, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë tentuar disa herë që të eksportojnë në Serbi, por kamionët e tyre janë kthyer mbrapsht.

“Njëra prej arsyeve dhe e vetmja dhe kryesorja, është që kodi i Republikës së Kosovës nuk është i regjistruar në kodin doganor të Serbisë dhe si i tillë Dogana e ka të pamundur që produktin e Kosovës ta zhdoganojë dhe të futet në tregun serb. Mos të flasim pastaj që certifikatat fito-sanitare të leshura nga institucionet e Kosovës nuk njihen nga ato serbe, kështu që na pamundëson eksportin në shtetin serb”, thotë Malazogu.

Kodi Doganor është dokument që përcakton rregullat doganore. Ky Kod bën rregullimin e elementeve bazë të sistemit për mbrojtjen doganore të ekonomisë së Republikës se Kosovës dhe të drejtat e obligimet e të gjithë pjesëmarrësve, në zbatimin e legjislacionit doganor.

Problem të ngjashëm ka pasur edhe veraria Bodrumi i Vjetër në Rahovec. Drejtori komercial i kësaj verarie, Fidan Haxhijaha, tregon për Radion Evropa e Lirë, se Bodrumi i Vjetër prodhon rreth 5 milionë litra verë në vit.

Tetëdhjetë për qind e këtij prodhimi eksportohet në vende të ndryshme, por jo edhe në Serbi.

“Çdo eksport që shkon për Serbi, nëse është i paketuar dhe shkruan Republika e Kosovës, atëherë është i pamundur të bëhet ai eksport, nuk e pranojnë. Për këtë arsye, ne jemi të detyruar që të eksportojmë kur kemi stoqe pak më tepër, por në sistemin refuz, jo të paketuar”, thotë Haxhijaha.

Problemet vazhdojnë edhe pas heqjes së të gjitha masave nga ana e Kosovës.

Me problemet që kanë prodhuesit kosovarë është e njoftuar edhe Aleanca Kosovare e Biznesit. Kryetari Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se barrierat që shteti i serb i vë prodhuesve kosovarë, janë të trashëguara me vite.

“Herë nuk e pranon certifikatën fito-sanitare, por edhe produktin që shkruan Made in Kosova. Këto janë vështirësi të vazhdueshme. Derisa në Kosovë vazhdojnë të hynë produktet e Serbisë pa ndonjë problem në tregun tonë”, thotë Shahini.

Qeveria e Kosovës, ka hequr të gjitha masat që kanë qenë të vendosura për mallrat serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një të tillë është kërkuar që ta bëjë edhe Serbia, që prodhuesit kosovarë të mund të eksportojnë në tregun serb. Megjithatë, bizneset e Kosovës vazhdojnë të përballen me pengesa të ndryshme.

Para vendosjes së tarifës doganore për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në nëntor të vitit 2018 të vendosur nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë.

Ky shtet brenda një viti eksportonte në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 450 milionë eurosh.