VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tenisti Federer flet rreth romancës me bashkëshorten Mirka

By | January 11, 2019

Komentet

Gazeta zvicerane: Kosova e fillon një epokë të re

E përditshmja zvicerane, Le Matin, ka shkruar për sfidën që ka para vetes ekipi përfaqësues i Kosovës, i cili këtë vit do të garojë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova e Bernard Challandes e fillon një epokë të re të enjten, me ndeshjen kundër Danimarkës, që pastaj do të përballet me Zvicrën në Basel, të martën, shkruan Le Matin, transmeton Gazeta Express.

“Ne fituam kundër ekipeve të Ligës D, ishte e mrekullueshme. Por, sot, ne fillojmë nga e para kundër skuadrave të cilat janë shumë më të mira”, ka thënë Challandes, fitues i grupit të tij në Ligën e Kombeve me Kosovën, i cili tani do të garojë për t’u kualifikuar në EURO 2020.

Pasi shorti u ra të radhiten në Grupin A, futbollistët kosovarë do të përballen këtë herë me Bullgarinë, Malin e Zi, Republikën Çeke dhe, më e veçanta, me Anglinë. Në një ndeshje që është më shumë si përgatitje, ata do të përballen të enjten me Danimarkën, kundër të cilëve do të luajë edhe Zvicra pas disa ditësh.

Të hënën, Kosova do të ndeshet me Bullgarinë, përsëri në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta dëshmuar përmirësimin e skuadrës. Për këtë ndeshje, trajneri do të mbështetet në grupin e lojtarëve që janë të lidhur edhe me Zvicrën.

Pesë lojtarë të Kosovës luajnë në Super Ligës Zvicerane: mbrojtësi i Xamaxit, Arbenit Xhemajli, Idriz Voca i Lucernit dhe treshja e Zurichut, Mirlind e Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. Një tjetër lojtar nga Zvicra, portieri i ri dhe i talentuar, Arijanet Muric, i cili më herët luante për Zurichun dhe tani është pjesë e Manchester Cityt.

Megjithatë, në skuadrën e Kosovës nuk ka gjurmë të Bastien Tomas, i cili luan për Sionin dhe është i zgjedhur për ekipin e Zvicrës U-21, e as të Florent Hadërgjonaj të Huddersfielt Toënit. Për të dy këta futbollistë, ishte përfolur se do të ishin në radhët e Kosovës së shpejti, para gjashtë javëve.

“Ishte një cirk i bërë nga mediat. Në realitet, gjërat nuk ndodhin ashtu. Duhet të bëjmë dokumente të plota. Duhet t’u lejojmë së pari atyre pak kohë, vendimi i tyre duhet të piqet. Në një pikë, ndoshta ata do ta kuptojnë se Zvicra është vetëm një ëndërr dhe Kosova u jep më shumë mundësi për të luajtur në nivelin ndërkombëtar”, ka thënë Challandes.

Në fillim të kësaj jave, lojtarët e Kosovës, heronjtë e ri të këtij vendi, u vizituan nga shumë parlamentarë dhe kryesues të shtetit, të cilët erdhën t’i urojnë dhe inkurajojnë ata.

“Më duhet të them jemi këtu në Kosovë, një vend i ri, dhe jam shumë i lumtur me përkrahjen e tërë vendit, që nënkupton me të politikës dhe njerëzit. Mendoj se ekipi kombëtar është i rëndësishëm në vend. Mendoj se t’i japim pak kohë politikës dhe sponsoreve është normale. Nuk mund të kërkojmë, kërkojmë e kërkojmë dhe mos të japim”, u shpreh Challandes.

Sonte, Kosova, e renditur në pozitën e 130-të në rangimet e FIFA-s, do ta sfidojë Christian Eriksenin e Kosovës dhe shokët e tij. Danimarka është e renditur në pozitën e dhjetë në botë.

Nëse gjasat e Kosovës për të përfunduar në pozitën e dytë në grupin A për kualifikimet në EURO 2020 janë të vogla, Kosova mund të shpresojë ta sigurojë një vend në këtë garë edhe përmes play-offs të grupit D, ku i ka kundërshtarë Bjellorusinë, Maqedoninë dhe Gjeorgjinë. Shorti do të mbahet më 30 nëntor të këtij viti.

“Kur e dimë se ne mund të marrin pjesë në Evropian edhe në këtë mënyrë është një ëndërr e madhe. Do të ishte e mjaftueshme ta arrinim atë dy herë”.

Para se të vazhdojnë ëndërrimet, Kosova do të përballet me realitetin pas disa orëve, para publikun të entuziazmuar dhe spiunit të Zvicrës që Vladimir Petkovic do ta ketë dërguar në Prishtinë.

Koncert në Gjenevë me artistë shqiptarë e zviceranë e të ftuar speciale artisten e mirënjohur Mimoza Nazarko

Të shtunën më 6 prill ora 19:30

në aulën e shkollës Boudines,

Rue des Boudines, 10, 12 17 Meyrin

ju ftojmë në një koncert me artistët shqiptarë e zviceranë Marco Zapa dhe Lir Kryekurti

që do të paraqiten me një repertor shumë të pasur

të këngës në shqip, italisht, frëngjisht dhe anglisht.

E ftuar speciale e koncertit do të jetë artistja e mirënjohur Mimoza Nazarko.

Zvicra, në vend të parë për të drejtat e grave

Zvicra, e cila promovon barazinë e grave në vendin e punës, është renditur si vendi më i mirë për të drejtat e grave, njoftoi Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD).

Pas saj vinin Danimarka, Suedia, Franca dhe Portugalia, sipas një treguesi që rendit 120 vende për nga mënyra se si e trajtojnë diskriminimin kundër grave, me ligjet dhe reformat e tyre politike.

Ndërkohë, Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni renditeshin në fund të treguesit të OECD-së për Institucionet Sociale dhe Gjininë.

Treguesi u publikua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Diskriminimi gjinor, duke përfshirë gjymtimin e organeve femërore, shkeljen e të drejtave riprodhuese, pagat dhe dhunën gjinore, vlerësohet se i kushton ekonomisë globale 6 trilion dollarë, ose 7.5 për qind të vlerës, thuhet në raport.

OECD i jep Zvicrës rezultatin 8.1 në renditje për diskriminimin gjinor “shumë të ulët” si dhe për ligje të forta dhe norma shoqërore që trajtojnë këto çështje.

Ndërsa Jemeni kishte rezultatin 64 për ashpërsinë e normave gjinore që kufizojnë liritë, qasjen financiare, dhe drejtësinë për viktimat femra të dhunës dhe përdhunimit.

“Pavarësisht nga një mirëkuptim global se barazia e grave është një

Përparësi e ngutshme, po lëvizim shumë ngadalë në mbylljen e hendekut gjinor, madje në disa vende hendeku është zgjeruar” tha në një deklaratë shefja e stafit të OECD, Gabriela Ramos.

Hendeku i pagave mes gjinive është 13.6 për qind në vendet e zhvilluara të marra së bashku, ndërkohë që gratë zënë më pak se një të katërtën e vendeve parlamentare në shkallë botërore, tha ajo.

Ambasadori zviceran në Kosovë: Rishkrimi i kufijve asnjëherë s’ka funksionuar, nuk jep paqe

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet tha se Zvicra ka koncentruar kapacitetet e saj në sektorët në të cilët duhet të kenë zhvillim, duke mbështetur kështu dialogun dhe çështjen e të pagjeturve, duke arritur drejtësinë për viktimat.

Ai tha se politikanët duhet të parashtrojnë pyetjen se si do të ndikojë një marrëveshje në jetën e qytetarëve, teksa dha 4 leksione.

“Pikë së pari, mund të them që rishkrimi i kufijve asnjëherë nuk ka funksionuar. Kjo nuk ka dhënë paqe të qëndrueshme. Nëse nuk kujdesen vazhdimit për paqen, të njëjtat gjëra do të jenë të gjalla edhe pas lëvizjes së kufijve, madje vetëm sa do të bëhen edhe më të komplikuara. Mësimi tjetër është; ,mos bëni asnjëherë marrëveshje me zor, madje edhe më pak për këto imponimet për të shtyrë me forcë përpara. Më lejoni të kujtoj çfarë tha presidenti Trump: ‘mos u nxitoni, mos u nxitoni’, kjo është ne Guardian më 27 shkurt dhe mund ta gjeni aty. Mësimi i tretë është se nuk ka asnjë model ku duhet të merret model për ndonjë vend. Nënshkrimi i një marrëveshjeje nuk është mësimi kryesor. Nëse palët nuk dëshirojnë të arrijnë tek një marrëveshje, atëherë kjo nuk do të ndodhë”, tha ambasadori i Zvicrës në tryezën me temën “Si e sheh delegacioni shtetëror të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Në këtë tryezë nuk janë të pranishëm drejtuesit e Ekipit shtetëror për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Sa flitet gjuha shqipe në Zvicër?

Pothuajse dy të tretat e njerëzve që jetojnë në Zvicër flasin rregullisht më shumë se një gjuhë. Me katër gjuhë zyrtare kombëtare, Zvicra ka një peizazh të veçantë gjuhësor dhe shumë gjuhë jokombëtare që mund të dëgjohen edhe në jetën e përditshme.

Gjuha franceze është bërë më e popullarizuar në 50 vitet e fundit, derisa më pak zviceranë flasin gjuhën gjermane. Kjo lidhet me migrimin.

Sipas të dhënave aktuale nga Zyra e Statistikave Federale (FSO), pjesa më e madhe e popullsisë së përhershme flet gjuhën gjermane ose zvicerane gjermane. Në mesin e gjuhëve jo-kombëtare, gjuha angleze dhe portugeze janë më të zakonshmet e më pastaj është edhe gjuha shqipe, përcjell albinfo.ch.

Për shkak të numrit të madh të të huajve, edhe gjuhët e huaja gjithnjë janë më të përhapura në Zvicër.

Gjuha angleze po bëhet gjithashtu një gjuhë e shquar në Zvicër. Në vitin 2010, 4.6% e popullsisë zvicerane foli gjuhën angleze si gjuhë kryesore, krahasuar me 5.4% shtatë vjet më vonë. Kjo është gjithashtu për shkak të rritjes së emigracionit nga vendet që flasin anglisht, si Britania e Madhe dhe SHBA.

Në Zvicrën frankofone, emigrantët priren të përshtaten me gjuhën lokale. Për shembull, shumë njerëz që flasin spanjisht, portugalisht ose italisht emigrojnë në Zvicrën frankofone, dhe ata priren të mësojnë shpejt frëngjishten.

Dhe, të huajt në përgjithësi integrohen më shpejt në Zvicrën frankofone, sesa në Zvicrën gjermanofolëse.

Trendet e emigracionit janë të ndryshme në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës. Për shembull, njerëzit që emigrojnë nga Kosova ose Turqia kanë më shumë probleme duke folur gjermanisht në fillim krahasuar me spanjollët që mësojnë frëngjishten në Zvicrën frankofone.

Sipas statistikave zyrtare, 62.6 flasin gjermanisht ose zvicerane-gjermane, pastaj 22.9 frëngjisht, 8.2 italisht dhe 0.5 romanish.

Nga gjuhët e huaja, 5.4 flasin anglisht, 3.7 portugeze, 3.2 shqip, serbisht ose kroatisht 2.5, spanjisht 2.4 dhe 7.7 gjuhë tjera.

ROGER FEDERER FITON TURNEUN E 100-të TË KARRIERËS

VOAL – Roger Federer fitoi turneun Dubai ATP 500, duke arritur në 100 tituj në kuadrin e ATP (i dyti vetëm për Jimmy Connors, i cili fitoi 109 midis 1972 dhe 1996). Në finale kundër Stefanos Tsitsipas, Mbreti Roger ishte në gjendje të rriste nivelin e tij të lojës duke imponuar 6-4-6, duke marrë gjithashtu hak për humbjen e Australian Open pësuar nga greku.

Duke marrë break në hyrje, në rastin e parë, zvicerani udhëheq me autoritet fraksionin e parë pa i falur asgjë grekut në ndeshjen e fundit, ku Federer arriti të anulojë dy topa break. Protagonisti i një ndeshje me nivel të lartë teknik, bazelasi ka arritur të rrëmbejë setet kur kundershtari ishte në shërbim.

Për zviceranin është suksesi i tetë në Emiratet e Bashkuara Arabe, çka e bën të dyfishtë triumfin zviceran, pasi Belinda Bencic u imponua në bordin e grave javën e kaluar.

Vendosen rregulla të reja për azilin në gjithë Zvicrën

Rregulla të reja mbi procedurat e azilit kanë hyrë në fuqi në gjithë Zvicrën, duke siguruar vendime më të shpejta dhe këshilla ligjore falas për azilkërkuesi.

Shumica e procedurave të azilit tani duhet të përfundojnë brenda 140 ditëve në qendrat federale të azilkërkuesve. Kjo krahasohet me një mesatare prej 280 ditësh në 2015-ën.

Reforma u miratua nga dy të tretat e votuesve zviceranë në pranverë të vitit 2016.

Që nga 1 marsi, kërkesat për azil kryesisht do të përpunohen në qendrat e reja federale të azilkërkuesve, në vend se sa në kantonet. Rreth 80% e kapaciteteve akomoduese janë gati, tha ministria e drejtësisë në një njoftim për shtyp të enjten, përcjell albinfo.ch.

Kërkuesit e azilit do të shpërndahen vetëm në kantonet nëse kërkohen hetime të mëtejshme. Këto procedura të zgjatura duhet të përfundohen brenda një viti, sipas dispozitave të reja ligjore.

Këshilla ligjore falas për azilkërkuesit është përfshirë në reformat në përpjekje për të siguruar që procedurat janë ende të drejta, pavarësisht se janë më të shpejta.

Azilkërkuesit tani do të kenë të drejtë për mbështetje ligjore falas nga dita e parë. Kjo do të ofrohet nga organizatat joqeveritare të cilat pastaj rimbursohen nga autoritetet federale. Këshilli zviceran për refugjatëtmbështet masat e reja, por disa organizata përfshirë Juristët Demokratikë të Zvicrësdhe Qendra Sociale Protestantethonë se marrëveshjet e reja shkojnë kundër etikës dhe pavarësisë së tyre.

Ministria e drejtësisë thotë se procedurat e reja do të “bëjnë të mundur integrimin e refugjatëve të njohur dhe personave të përkohshëm të pranuar më shpejt, por gjithashtu të kthehen më shpejt personat që nuk janë të varur nga mbrojtja zvicerane”.

Ai thotë se një test pilot në Zyrih që nga viti 2014 ka shkurtuar procedurat e azilit me një të tretën. Numri i ankesave ka rënë gjithashtu me një të tretën dhe tre herë më shumë azilkërkues janë kthyer vullnetarisht në vendin e tyre.

Debat publik në Gjenevë: Cila është e ardhmja e gazetarisë ?

Voal – Në kuadrin e 90 vjetorit të krijimit, APES,  bashkë me një ekspozitë të fotografit të njohur Pierre-Michel Virot,

me 65 fotografi të formatit të madh të marra nga 30 vende të ndryshme të botës,

titulluar, Eksplorin, raportin, Frymëzim

midis tyre edhe Kosova, gjatë vizitës të vjetshme, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë të Kosovës,

organizon edhe një tryezë e rrumbullakët që do të zhvillohet në Universitetin e Gjenevës, me temën:

“Debat publik – Cila është e ardhmja e gazetarisë”,

ku do të referojnë katër korrespondentë të huaj të APES dhe dy gazetarë zviceranë.

Moderatori i tryezës të rrumbullakët do të jetë presidenti i APES, gazetari Jean Musy, kryeredaktori i Radio Zones 93,8 Fm .

Hyrja do të jetë e lirë

Lexuesin do ta informojmë me një reportazh të hollësishëm.

Zvicra ka sistemin e tretë më të mirë universitar në botë

VOAL – Zvicra ka sistemin e tretë më të mirë universitar në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Kjo është ajo që del nga klasifikimi i ri i kompanisë britanike Quacquarelli Symonds (QS), e cila në disa fusha përmend Politeknikun e Zyrihut në pozitat më të larta.

Bazuar në “renditjen” e QS, Zvicra ka 22 departamente universiteti midis dhjetë më të mirëve në botë, 9 më shumë se një vit më parë. Shtetet e Bashkuara u renditën së pari me 235 sektorë universitarë në 10 të parët, Britania u rendit e dyta me 136. Renditja merr parasysh 48 lëndë dhe më shumë se 1 200 universitete në 78 vende.

Po edhe Politeknikët dhe Shkolla e Hotelit

Ecole Hôtelière de Lausanne u zhvendos nga i dyti në të parin në mesin e shkollave të hotelit. Vendosja e dytë më e mirë është nga ETH Zurich, e cila mbron vendin e parë në fushën e “Tokës dhe shkencave detare”, një pozicion që ka mbajtur për disa vjet.

Gjithashtu, Politekniku i Lozanës (EPFL) dhe Universiteti i Zyrihut përparojnë në renditjen, me përkatësisht dy lëndë dhe një lëndë në mesin e Top 10 në mbarë botën. Universiteti i Zyrihut ka lëvizur nga vendi i 11-të në vendin e dhjetë në stomatologji, duke tejkaluar Universitetin e Bernës, ka rënë nga vendi i 7-të në vendin e 9-të.

Shtatë arsye pse Zvicra është shteti më i mirë në botë

Zvicra u cilësua si shteti më i mirë në botë për të tretin vit radhazi, kryesisht për shkak të qëndrueshmërisë së saj ekonomike dhe politike.

Por përveç tyre, ky shtet ka edhe një sërë faktorësh të tjerë të cilët e bëjnë atë që edhe këtë vit të cilësohej si shteti më i mirë në botë.

Pra ndodhi sërish: Zvicra edhe këtë viti u cilësua si “shteti më i mirë” në botë në raportin vjetor të Shteteve më të Mira, një projekt i përbashkët i shërbimit digjital të lajmeve US News & World Report, kompanisë së marketingut Y&R dhe Shkollës Wharton, shkruan ‘Monitor’.

Përveç shtatë arsyeve se përse ky shtet u rendit si më i miri në botë edhe për këtë vit, ishin edhe ato të shprehura nga një numër i lartë njerëzish të tilla si sistemi efikas tatimor, sistemi shumë i mirë arsimor, sistemi shumë i mirë shëndetësor, etj., përcjell Albinfo.ch.

1) Pjata më e mirë tradicionale

Ndërsa debati rreth pjatës tradicionale të njohur me emrin “foundes” është në lidhje me llojin e djathit që duhet përdorur, apo nëse tek kjo pjatë duhet shtuar edhe pak verë e bardhë apo raki qershie, asnjë nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me shijen fantastike që ka kjo pjatë, aq më shumë për mënyrën shumë të thjeshtë në të cilën përgatitet.

2) Heroi më i mirë kombëtar

A ka ekzistuar vërtet William Tell? A ekzistonte vërtet një hero zviceran me këtë emër, i cili nisi rebelimin popullor në shekullin e 14 duke vrarë Gesslerin? Apo ai është vetëm një mit i krijuar nga zviceranët? Por verifikime dhe analizime të tilla ne do t’ia lemë ekspertëve, sepse statusi i tij si heroi më i mirë kombëtar mbështetet kryesisht në një fakt tjetër, në shënjestrën e tij tepër të saktë, ai i gjuajti me shigjetë një mollë që ndodhej në kokën e djalit të tij.

3) Ushtria më e mirë

Shërbimet e armatosura kryesisht të Zvicrës janë të lidhura me vetë-mbrojtjen, dhe një gjë e tillë nuk është aspak e habitshme duke pasur parasysh fqinjët e fuqishëm të vendit. Duke qenë se Zvicra është një shtet neutral, ushtria e saj nuk përfshihet drejtpërsëdrejti në konfliktet ndërkombëtare, madje së fundmi ajo merr pjesë në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse.

4) Instilacionet më të mira ushtarake

Zvicra ka atë që edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një prej kështjellave ushtarake më të bukura në botë. Villa Rose është një prej instilacioneve që daton që në vitin 1940. Instilacione të tilla ishin të vendosura përgjatë vijës Toblerone, nga malet Jura deri në Liqenin e Gjenevës, të projektuara kryesisht për të ndaluar trupat naziste.

5) Vendndodhjet më të mira për filmat me spiunazh

Edhe pse autoritetet zvicerane kanë bërë hapa gjigantë në drejtim të pastrimit të sistemit të tyre bankar gjatë viteve të fundit, zviceranët shpeshherë mërziten që ende konsiderohen si një prej shteteve me sistemin më të mirë të spiunazhit. Jo më kot edhe disa prej filmave më të famshëm të kësaj kategorie i kanë zhvilluar disa prej sekuencave të tyre në këtë shtet.

6) Sistemin më të mirë politik

Zvicra është një prej shteteve më sistemin më të mirë politik në botë. Ajo ka një qeveri të përbërë nga shtatë ministra nga katër partitë më të mëdha të vendit. Të pasurit e përfaqësuesve të partive të ndryshme në qeveri do të thotë që politikanët e partive të ndryshme politike janë të detyruar që të negociojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin për të arritur zgjidhjet e duhura.

7) Malet më të mira

Gjithashtu Zvicra ka malet më të mira në Evropë dhe ndoshta në botë. Me bukuri të rralla, me peizazhe të mrekullueshme dhe shumë të vizituara nga turistët.

Ekspozitë e jashtëzakonshme e Pablo Picasso-s hapur nga Fondationi Bayeler, ngjarje kulturore kulmore e Zvicrës dhe Europës për vitin 2019

Voal – Më 3 Shkurt u përurua në Zvicër një ekspozitë shumë e rrallë e Picasso-s.

Konsiderohet një ekspozitë e jashtëzakonshme e hapur nga Fondacionit Beyeler pranë Bazelit që tregon Picasso-n e ri në kërkim të identitetit të tij si piktor.

Ekspozita mban emrin “The young PICASSO – Blue and Rose Periods” – Pikaso i ri, Periudha Blu dhe Periudha Rozë.

Kjo është ekspozita më e përpunuar dhe e shtrenjtë e paraqitur ndonjëherë nga Fondacioni Bayeler e siguruar me një vlerë prej 4 trilion Euro.

Punimet nga vitet e hershme të piktorit janë edhe më përfaqësueset e penelit të Picasso-s që më vonë do të bëhej një nga artistët më e famshëm të shekullit të 20-të.

Kurrë më parë nuk janë bërë bashkë kaq shumë kryevepra të Picasso-sa, sikur tani në një ekspozitë të tillë të nivelit më të lartë botëror.

Të përfshira janë rreth 80 prej pikturave dhe skulpturave më të famshme, një pjesë e vogël e tyre huazuar nga muzetë e njohur në Evropë, SHBA, Kanada, Rusi, Kinë dhe Japoni. Vetë Fondacioni Beyeler ka në fondin e vet, një nga më të mëdhajat në botë, 30 punime nga koleksioni i Picasso-s.

Kuratori Raphaël Bouvier ka zgjedhur si kopertinë një autoportret të artistit të njohur me emrin “Yo Picasso” (I Picasso- Unë Picasso), në ngjyra të gjalla, që i mikpret duke u uruar mirëseardhjen vizitorëve të panumurt. Ky autoportret mban datën 1901. Në vitin 1981 është blerë nga Wendell Cherry për 5.8 milionë $, ndërsa në majin e May 1989, Cherry ia shiti një koleksionisti privat përmes Sotheby’s për 47.9 milionë $.

Që në moshën 20-vjeçare, Pablo Ruiz Picasso (1881-1973) që ëndërronte të bëhej artist u vu në kërkim të temave të reja dhe formave të reja të shprehjes.

Ky rrugëtimin i tij në kërkim të Pablo Picassos prej 1901 deri më 1906 është gjithashtu tema e ekspozitës, që shpërhapet në dhjetë salla në mënyrë kronologjike.

 

Lartë e poshtë Paris

Një autoportret me plot ngjyra të gjalla ndiqet nga pikturat në blu.

Kjo është “Periudha blu” e Picassos (1901-1904) e ndikuar nga hidhërimi për mikun e tij të ndjerë Casemaga, që kishte udhëtuar me të nga Barcelona në Paris. Artisti në këtë periudhë punonte subjekte melankolike dhe njerëzit në skajet e shoqërisë. Veprat e tij të kësaj periudhe dëshmojnë për vuajtjet dhe mjerimin e jetës të cilën e kishte përjetuar edhe ai vetë, i vetmuar dhe i varfër në një nga lagjet më skamnore të Parisit.

Rreth vitit 1905, i vendosur tashmë në Paris, Picasso filloi të ashtuquajturën “Periudhë Rosë” me ngjyra më të gëzuara dhe tema ku përshkruan shpresat dhe dëshirat e banorëve të cirkut – sikur janë xhonglerët, akrobatët dhe harlekinët.

Hapja e ekspozitës ishte një ngjarje e madhe, ku të pranishëm ishin disa qindra gazetarë e vizitorë të shumtë që mbushnin Fondacionin Beyeler.

Vizitor nderi ishte Claude Picasso, 71 vjeç, i biri i artistit. Ai tani është administrator i pasurisë së veprave të mëdha të babait të tij.

Kjo ekspozitë, e cila do të jetë e hapur deri më 26 maj, pa dyshim do të jetë një nga pikat kulmore të ngjarjeve kulturore të Europës për vitin 2019./ Elida Buçpapaj

 

Yo – Picasso,1901

 

Në Zvicër gjobitesh nëse fyen bindjet fetare të tjetrit

Qeveria Zvicerane tha këtë javë se nuk përkrahë planet për të sulmuar nje nen për “blasfemi“ (fyerje e besimit fetar) në kodin penal të shtetit pavarësisht lëvizjeve të ngjashme në vendet e tjera në kohët e fundit.

Deklarata e qeverisë erdhi pasi deputeti i gjelbër Liberal Beat Flach tha se një nen në kodin penal se ai që bën blasfemi ndëshkohet me një gjobë nuk kishte vend në një shtet “laik dhe liberal”.

Sipas artikullit në fjalë, çdo person “që fyen publikisht dhe keqdashës ose tallet me bindjet fetare të të tjerëve dhe në veçanti besimin e tyre në Zot” mund të gjobitet.

Sipas artikullit në fjalë, çdo person “që fyen publikisht apo me keqëdashje ose tallet me bindjet fetare të të tjerëve dhe në veçanti besimin e tyre në Zot” mund të gjobitet.

Përveç kësaj, gjobat mund të imponohen ndaj çdo personi “i cili me vetëdëshirë pengon, përçmon ose tallet publikisht me një akt adhurimi” ose “që tallet me një vend apo objekt që ka për qëllim një ceremoni fetare ose një akt adhurimi”.

Por në një mocion i paraqitur para parlamentit zviceran, Flach tha se artikulli do të thoshte se besimi fetar nuk mund të kritikohej në të njëjtën shkallë si pikëpamjet e tjera botërore.

Ai gjithashtu argumentoi se e drejta e njerëzve për të praktikuar lirisht fenë e tyre ishte e garantuar nga legjislacioni tjetër zviceran duke përfshirë dispozita që ndalonin nxitjen ndaj urrejtjes racore ose diskriminimit, përcjell albinfo.ch

Ai vazhdoi të theksonte se vendet, përfshirë Irlandën, Maltën dhe Francën, tashmë kishin goditur nenin blasfemik nga librat e tyre.

Por qeveria zvicerane doli në mbrojtje të gjobave për sulme ndaj fesë.

Në të vërtetë, ka pasur më pak se 30 dënime penale sipas ligjit së blasfemës nga viti 2011 në 2017, sipas mediave zvicerane, ndërsa rasti i fundit i profilit të lartë ishte në vitin 1960, kur piktori zviceran Kurt Fahrner u gjobit me 100 franga zvicerane dhe mbajti tre ditë burg për pikturën e tij të një gruaje të zhveshur.