VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Televizioni zviceran dokumentar për Kombëtaren Shqiptare

By | May 9, 2016

Komentet

Japoni, koronavirusi nuk rrezikon mbajtjen e Lojërave Olimpike

Tokio

Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore në Tokio këtë vit, në takimin me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), përsëritën mesazhin e tyre të qartë se përhapja e koronavirusit në Kinë nuk do të parandalojë mbajtjen e lojërave olimpike, raporton Anadolu Agency (AA).

Yoshiro Mori, kryetari i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike, theksoi se ata nuk po mendonin për anulimin ose shtyrjen e Lojërave Olimpike. “Më lejoni ta sqaroj këtë”, tha Mori.

Olimpiada do të hapet në pak më shumë se pesë muaj, kurse zjarri me flakën olimpike muajin e ardhshëm fillon rrugëtimin nëpër Japoni, që është një sinjal i qartë se ngjarja më e madhe sportive në botë është gjithnjë e më afër.

Megjithëse në Japoni nuk janë raportuar raste të vdekjes që i atribuohen virusit të ri, zyrtarët e Tokios dhe KON-it qartë ishin të shqetësuar. Ndër zyrtarët në takimin në Tokio ishte Dr. Richard Budgett, drejtor i KON-it i për mjekësi dhe kërkime shkencore.

Javën e kaluar, Toshiro Muto, drejtori ekzekutiv i Komitetit Organizativ të Lojërave, tha se ai shqetësohej seriozisht se përhapja e koronavirusit mund të rrezikonte vrullin olimpik. Sidoqoftë, një ditë më vonë ai tha që ishte i sigurt se lojërat do të zhvilloheshin.

Për shkak të epidemisë së koronavirusit, gara e kampionatit në Formula 1 u anulua të mërkurën, e planifikuar të zhvillohej në prill në Shanghai.

Legjenda braziliane Pele “ka turp” të dalë nga shtëpia

Stamboll

“I turpëruar” për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, legjenda braziliane e futbollit Pele shmang largimin nga shtëpia, bëri të ditur djali i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ai është në siklet, nuk dëshiron të dalë, të shihet”, tha në një intervistë për TV Globo djali i tij Edinho, duke shtuar se sulmuesi në pension nuk mund të “ecë siç duhet”.

Si tri herë fitues i Kupës së Botës, Pele është një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave.

Ish-futbollisti 79-vjeçar aktualisht vuan nga problemet në këllk.

Paraqitjet e tij të fundit publike ishin në një karrige me rrota.

VIDEO- Më mirë se Ronaldo, nota 8 për Kumbullën: Fenomenal, ja pse e kërkon gjysma e Europës

Sistemi VAR I anuloi golin për një pozicion jashtë loje milimitrik, ndërsa në pjesën e dytë detyron Bonuccin të prekë topin me dorë për 11-metërshin që i dha Veronës fitoren e madhe me përmbysje 2-1 kundër Juvntus. Marash Kumbulla ishte protagonist absolut në mbrëmjen e madhe të veronezëve, duke marrë vlersimin maksimal nga mediat italiane.

Këto të fundit I thurin elozhe mbrojtësit shqiptar, që bëri më mirë edhe se Cristiano Ronaldo. Nota 7.5 është më e ulëta për Kumbullën, ndërsa për disa media të tjera ai meriton të vlerësohet me notën 8 për paraqitjen e tij spektakolare.

“Djaloshi shqiptar luan ndeshjen e radhës si një mbrojtës i madh dhe si një lider I vërtetë. Solid, kurajoz dhe i përpiktë. Nuk gabon thuajse asgjë. Ndiqet nga klubet më të mëdhenj italianë dhe europianë. Dhe është e qartë se përse”, shkruhet në komentin e “Fox Sport”, që shoqëron vlerësimin maksimal për Kumbullën.
(balkanweb)

Distria Krasniqi vjen e artë në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka qenë e pandalshme në Grand Slamin e zhvilluar sot në Paris.

Në finale Krasniqi arriti të mposhtë italianen, Odette Giuffrida, transmeton Koha.net.

Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë.

Kujtojmë se në garë për të bronztën është xhudistja Nora Gjakova, e cila në kategorinë 57 kilogramë do të përballet me francezen, Sarah Leonie Cysique.

E pandalshmja Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ia ka siguruar Kosovës një medalje në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Parisit, pasi që e ka zënë një vend në finalen e kësaj gare.

Distria Krasniqi e vazhdoi me formë mbresëlënëse turneun në Paris dhe arriti ta mposhtë brazilianen Sarah Menezes në gjysmëfinale, duke e siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, përderisa do të tentojë ta fitojë atë të artë, raporton Gazeta Express.

Në çerekfinale kosovarja e mposhti japonezen Ai Shishime, që radhitet e dyta në ranglistën botërore për kategorinë deri në 52 kilogramë, dhe e preu kështu biletën për në gjysmëfinale.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale Krasniqi u tregua shumë e fortë në rundin e tretë për xhudistin franceze Penelope Bonna dhe e mposhti atë në shtëpinë e saj, pasi që turneu po zhvillohet në Paris.

Kosovarja e kishte kaluar rundin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u tregua shumë e fortë për algjerianen Flaza Aissahine.

Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave është edhe Distria Krasniqi. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.

Xhudistja kosovare Nora Gjakova u eliminua në fazën çerekfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë dhe tani do të garojë për medalje të bronztë.

Ndërsa Laura Fazliu e ka mbyllur në rundin e dytë rrugëtimin e saj në kategorinë deri në 63 kilogramë në Grand Slamit e Parisit, pasi që u mposht me ippon në rundin e dytë nga koreania Hee Ju Han.

Distria Krasniqi në çerekfinale, mposht francezen në Paris

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, i ka shkuar një hap më afër medaljes së artë në Grand Slamin e Parisit, pasi që fitoi në rundin e tretë për ta zënë një vend në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi u tregua shumë e fortë për xhudistin franceze Penelope Bonna dhe e mposhti atë në shtëpinë e saj, pasi që turneu po zhvillohet në Paris, duke e zënë kështu një vend në çerekfinale, raporton Gazeta Express.

Krasniqi e kishte kaluar rundin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u tregua shumë e fortë për algjerianen Flaza Aissahine.

Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave është edhe Distria Krasniqi. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.

Xhudistja kosovare Nora Gjakova e filloi me fitore Grand Slamin e Parisit, pasi që ishte shumë e fortë për xhudisten nga Azerbajxhani, Alexandra-Larisa Florian, në përballjen e rundit të dytë, pasi rundin e parë e kaloi pa luftë.

Edhe Laura Fazliu e nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin në kategorisë deri në 63 kilogramë, në Grand Slam Paris 2020, duke siguruar fitore kundër turkes Minel Akdeniz me ippon në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë e pret koreania Hee Ju Han. /Gazeta Express/

Guardiola: Isha një futbollist i ngadalshëm, sot nuk do të kisha shanse

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola deklaroi se ka qenë një futbollist i çuditshëm, por edhe mjaft i ngadalshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mendoj se më i miri kam qenë në moshën 23 dhe 24 vjeçare. Kam qenë një lojtar i çuditshëm, pa goditje, pa dribling, i keq në kërcime, isha i ngadalshëm. Por mbijetova në atë ekip të Barçës, meqë më përshtatej mënyra e tillë e lojës. Mendoj se sot nuk do të kisha shanse si lojtar meqë të gjithë janë më mirë të përgatitur”, tha Guardiola në një intervistë për “Post United”.

Ai megjithatë rikujtoi se Manchester City fitoi dy tituj kampioni, dy kupa të ligës dhe një FA Cup.

“Ky është një klub që para dhjetëra vitesh luftonte të qëndrojë në ligë ndërsa dhjetë vitet e fundit fitoi katër tituj kampioni. Mirë është që njerëzit nga ne presin të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve sepse klubin e bën më të mirë. Nëse nuk arrin këtë sezon, do të orvatet sezonin tjetër dhe kështu me radhë. Nuk do të ndalet bota nëse nuk fitoni Ligën e Kampionëve”, tha 49-vjeçari Guardiola.

Në karrierën e tij të deritanishme ka qenë trajner i Barcelonës, Bayern Mynihut dhe Mancheter City-t.

Lukaku: Ibrahimoviç është në nivelin e Ronaldos

Romë

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku deklaroi se Zlatan Ibrahimoviç (Milan) është një futbollist i nivelit të Cristiano Ronaldos (Juventus), raporton Anadolu Agency (AA).

“Janë të njëjtë kur shikoni etikën e punës. Ibrahimoviç është kampion. E respektoj jashtëzakonisht. Në Manchester United jam stërvitur çdo ditë me të. Ka qenë përvoja më e mirë për mua”, tha Lukaku, i cili me Interin të dielën do të zhvillojë derbin e qytetit kundër Milanit.

“Do të jetë bukur të luash kundër tij. Për mua është plotësisht normale që luan në nivel kulmor edhe në moshën 38 vjeçare. Punon shumë, stërvitet. Më ka dhënë këshilla kur luanim së bashku edhe ato më kanë ndihmuar në karrierë”, tha Lukaku.

Ndeshja e xhiros së 23-të në Seria A mes Interit dhe Milanit do të luhet të dielën më 8 shkurt, me fillim në ora 20:45.

Pas 22 xhirove Interi gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë të fituara, tre më pak se lideri, Juventus.

Jennifer Lopez dhe Shakira “ngrenë” në këmbë publikun e finales së madhe të ‘SuperBowl’

Mbrëmë u zhvillua edicioni i 54-t i SuperBowl i cili na dhuroi një nga spektaklet e pushimit të ndeshjes më të bukura në histori.

Dy divat e muzikës botërore Jennifer Lopez dhe Shakira ishin ngarkuar me detyrën për të ngritur në këmbë publikun e finales së madhe të futbollit amerikan. Me një veshje transparentë ylli i muzikës ka dhënë spektakël në skenë me performancën e saj.

Dritat e “Hard Rock Stadium” u fikën për pak sekonda, përpara se të fokusoheshin të gjitha te Shakira, e cila u shfaq me një kostum të kuq dhe nisi të këndonte këngën “She Wolf”.

Këngëtarja kolumbiane vijoi me një miks hitesh të tjera të saj, që e mbylli me “Hips Don’t Lie”. Më pas, skena ishte e gjitha për divën Jennifer Lopez, e cila interpretoi “Jenny from the block”, “On the Floor” dhe “Waiting for the night”. I ftuar i JLo ishte edhe J Balvin.

Pasi interpretuan veç e veç, dy yjet latine u bashkuan në fund duke e mbyllur spektaklin e pushimit të ndeshjes me këngën “Waka Waka”, himni i Botërorit të futbollit të vitit 2010.
(BalkanWeb)

Më 2 shkurt 1946 lindi Shoqata Amerikane e Basketbollit NBA

Nga Laura Bondi

Basketbolli lindi më 1891 në Springfield (Massachusetts), nga një ide e John Naismith (Almonte, Kanada 1861 – Lawrence, SHBA, 1939), mjek dhe mësues i edukimit fizik. Naismith punoi si mësuese e edukimit fizik në Shkollën Ndërkombëtare të Trajnimeve të Shoqatës së Rinj të Krishterë (YMCA) në Springfield (Massachusetts).


Kansas Jayhawks në 1899: Naismith është i pari nga e djathta.

Kreu i departamentit të edukimit fizik të institutit, Luther Halsey Gulick, i kërkoi Naismith të gjente diçka që mund të argëtonte studentët gjatë orëve të gjimnastikës dimërore, pasi temperaturat e ngrirjes i detyruan ata të merrnin mësime brenda.

Gulick në veçanti kërkoi një lojë në vende të mbyllura, të lehtë për tu mësuar, me pak mundësi kontakti, kostoja e së cilës nuk peshonte në shpenzimet e shkollës.
Naismith gjeti frymëzim nga një lojë që ai e kishte njohur në fëmijërinë e tij në Kanada, “Duck on a rock” (rosë mbi një shkëmb), në të cilën rregulli kryesor ishte gjuajtja parabolike e një guri. Ai gjithashtu mori nga lojërat më të vjetra, të tilla si Aztec Tlachtli, (në të cilën pasohej një top duke u përpjekur për të mos e lejuar kurrë të binte në tokë, dhe kushdo që arriti ta fuste në një unazë të ngritur, fitoi), dhe nga majani Pok-Ta-Pok, përveç analizës së sporteve më të praktikuara në atë kohë, të tilla si futbolli amerikan, rugby, lacrosse dhe futbolli.

Lindja e basketbollit: 5 rregullat

Pas dy javësh, Naismith zyrtarizoi pesë rregullat e para të lojës së re:

1) duhej të përdorej një top i rrumbullakët, i cili mund të preket vetëm me duar;

2) nuk mund të ecnit me topin në duar;

3) lojtarët mund të pozicionohen vetë dhe të lëvizin kudo në fushë;

4) kontakti fizik midis lojtarëve nuk lejohej;

5) objektivi ishte pozicionuar horizontalisht, në krye.

Loja e basketbollit lindi në 15 dhjetor 1891: Naismith përktheu këto parime në trembëdhjetë rregulla themelore. Në të njëjtën ditë ai organizoi lojën e parë eksperimentale në histori të luajtur nga i ashtuquajturi Ekipi i Parë (ekipi i parë), një grup prej tetëmbëdhjetë lojtarësh (studentët e klasës Naismith), të ndarë në dy ekipe nga nëntë secila. Loja luhej me një shportë xunkthi, e përdorur për mbledhjen e pjeshkëve, e cila ishte e varur në skajet e palestrës së shkollës.

Trembëdhjetë rregullat u botuan nga gazeta studentore “Trekëndëshi” më 15 janar 1892, data zyrtare e lindjes së Basketbollit (top basketbolli). Më 20 janar u zhvillua ndeshja e parë që nga botimi i rregullave, e cila përfundoi me rezultatin përfundimtar me rezultat 1-0, falë shportës së një të caktuar William “Willie” Chase.

Loja e parë zyrtare publike u vendos nga Naismith në 11 Mars 1892 midis një ekipi mësuesish dhe një prej studentëve: ata fituan të parën 5-0. Sporti filloi të përhapet në Shtetet e Bashkuara, pikërisht sepse praktikohej në YMCA. Për më tepër, studentët e Naismithit, pasi përfunduan studimet, u bënë misionarë dhe ndërsa bartnin mesazhin e krishterë në të gjithë botën, ata gjithashtu u mësuan të rinjve lojën e re.

Më 1904 u zhvillua një turne jozyrtar i basketbollit gjatë Lojërave Olimpike të St. Louis. Në vend të kësaj më 1936 sporti i basketbollit u shtua në programin e Lojërave Olimpike të Berlinit. Me këtë rast Naismith pati nderin t’ia dorëzonte medaljen e artë Shteteve të Bashkuara, të cilat kishin mundur Kanadanë në finale, dhe u bë president nderi i Federatës së Basketbollit Ndërkombëtar (FIBA), e cila u ngrit më 1932.

Më 2 shkurt 1946, National Basketball Association  – Shoqata Kombëtare e Basketbollit (NBA) lindi në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të organizonte ekipe profesionale dhe ta bënte sportin popullor.

Sidoqoftë, Naismith ishte menaxheri i parë në historinë e basketbollit. Në fakt, ai drejtoi Kansas Jayhawks nga 1898 në 1907: në nëntë sezone u ul në stol 115 herë, fitoi 55 ndeshje dhe humbi 60. Deri tani, libri i tij “Basketboll: Origjina e tij dhe zhvillimi” (Basketboll: origjina dhe zhvillimi) , i cili doli pas vdekjes së tij në 1941) mbetet gurthemeli i bibliografisë së basketbollit. Në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara, nderimet, Salla e Famës, statuja dhe çmimet janë emëruar pas tij. Yeardo vit lojtari më i mirë në NCCA (Shoqata Kombëtare e Atletikës së Kolegjit) merr çmin “Naismith”.

Që atëherë, rregullat janë përsosur, dhe NBA mban dallime thelbësore në krahasim me FIBA, Kampionatin Botëror dhe Olimpiadën. Kjo pasi në SH.B.A. duan ta bëjnë ndeshjen më spektakolare. Në veçanti, me globalizimin e viteve të fundit, sponsorët kanë hyrë në lojë, duke krijuar një biznes shumë të lartë reklamimi. Kjo është arsyeja pse basketbolli është bërë më fizik, përkundër rregullit të parë të vendosur nga Naismith, dhe nga argëtimi i pastër ka kaluar në konkurrencë të vërtetë.

Një fotografi spektakolare e Michael Jordan gjatë një koshi
Nga ana tjetër, në NBA emrat më të mëdhenj në historinë e këtij sporti janë shfaqur dhe janë akoma, nga Magic Johnson te Michael Jordan, nga Larry Bird te Kareem Abdul-Jabbar, nga Shaquille O’Neal deri te Kobe Bryant e deri te Lebron James, dhe italianët Andrea Bargnani, Belinelli dhe Gallinari, vetëm për të përmendur disa./Elida Buçpapaj

Më 2 shkurt 1987 lindi futbollisti i shquar katalan Gerard Pique

Gerard Pique u kthye te Barcelona, te klubi i cili ka filluar të luajë futboll, në verën e vitit 2008, pas 3 sezoneve të kaluara te Manchester United dhe një te Real Zaragoza.

Gerard Pique ka lindur më 2 shkurt 1987 dhe që nga ato kohë ai është pjesë e FC Barcelona. Që kur ishte shumë i vogël ishte pjesë e klubit kur pati 10 vjet ai u bashkua me ekipin e fëmijëve (FC Barcelona Alevin B).

Nga atëherë ai ka luajtur për të gjitha kategoritë e klubit (Alevin B, Infantil B dhe A, Cadete B dhe A, dhe Juvenil B dhe A). Kur ka luajtur te Cadete B, trajner i tij ishte Tito Vilanova, me të cilin është bashkuar kur u kthye te ekipi i parë pasi që Vilanova është ndihmëstrajner i klubit. Gjatë gjithë asaj kohe duke mësuar dhe duke u rritur, Gerard Pique ka shfaqur aftësi të mëdha dhe është adaptuar shpejt në pozita të ndryshme në fushë dhe ka shfaqur që është i mirë në shënimin e golave edhe pse luan si mbrojtës. Në fund të sezonit 2003/04 ai u largua nga jeta e tij si një azulgran dhe u largua te Manchester United. Ai debutoi në Angli më 26 tetor, vetëm 3 javë pas arritjes, në ndeshjen për kupën Carling në ndeshjen kundër Crewe Alexandra. Ai ka qenë me ekipin e Alex Ferguson në sezonin 2005/06 dhe në sezonin 2006/07 është huazuar te Real Zaragoza. Në sezonin e tij të vetëm te Zaragoza, Pique ka luajtur si mesfushor defanziv para 4 mbrojtësve. Katalani ka luajtur 22 ndeshje në La Liga, 18 nga to si startues dhe ka shënuar 2 gola. Gjatë asaj kohe ka luajtur së bashku me Gabriel Milito, me të cilin luan edhe tash te Barcelona.

Sezonin 2007/08, Pique u kthye te Manchester United dhe me ta fitoi Ligën Angleze dhe Ligën e Kampionëve. Ai pati një sezon të paharrueshëm në Ligën e Kampionëve ku shënoi dy gola. Pique luan rregullisht në kombëtare me ekipin nën 21 vjeq. Ai ka luajtur në Kampionatin Botëror nën 20 vjet në vitin 2007 në Kanadë, në Kampionatin Evropian me ekipin nën 19 vjeq në 2006 në Poloni (ku Spanja fitoi) dhe në kampionatin Evropian në Francë me ekipin nën 17 vjeç në vitin 2004 (ku Spanja përfundoi në vendin e dytë).

Piqué ka luajtur katër ndeshje për përfaqësuesen katalanase të futbollit që nga viti 2004.

Në vitin 2006 ai fitoi Kampionatin Evropian nën 19 vjeç në finale kundër Skocisë me skuadrën spanjolle nën 19 vjeç. Një vit më vonë, ai mori pjesë në zgjedhjen U20 në Kampionatin Botëror Junior, ku luajti të gjitha gjashtë ndeshjet që nga fillimi. Në çerekfinalen ndaj Czechekisë, ai humbi penalltinë vendimtare.

Më 11 shkurt 2009 Piqué bëri debutimin e tij për Kombëtaren Spanjolle në një miqësore kundër Anglisë. Në kualifikuesit për Kupën e Botës 2010, ai u përdor gjashtë herë dhe shënoi tre gola, përfshirë golin fitues në ndeshjen kundër Turqisë. Ai shtyu kampionët evropianë Carlos Marchena dhe Raul Albiol jashtë formacionit dhe filloi të ishte në Kupën e Botës 2010 së bashku me Carles Puyol në mbrojtjen qendrore. Ai ishte aty përkrah portierit Iker Casillas dhe Joan Capdevila i vetmi lojtar spanjoll që përfundoi çdo ndeshje të ekipit të tij. Pique më në fund u bë kampion bote me ekipin për herë të parë.

Në Kampionatin Evropian 2016 në Francë, ai u përfshi në formacionin e Spanjës. Në ndeshjen e parë në grup kundër Czechekisë, ai shënoi golin e fitores me një goditje me kokë pak para fundit të ndeshjes. Ai e luajti këtë lojë si dhe lojërat e tjera deri në eleminimin në raundin e 16-të gjatë sezonit të plotë.

Profili

Ai është mbrojtës shtatlartë (1.92m i gjatë dhe peshon 85 kilogram) Ana e tij fizike është e mirë dhe ai është shumë i shkathët në ajër. Ai e di se kur duhet të tregojë kualitetet e tij në sulm. Ai luan qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe si mesfushor defanziv para 4 mbrojtësve, kështu ka luajtur te Real Zaragoza.

Trofetë

Manchester United: 2007/08 Kampion në Premier Ligë 2007/08 Kampion në Ligën e Kampionëve 2005/06 Fitues i Kupën Carling gerard pique është lojtari i barcelones Kombëtarja: 2005/06 Kampion në Kampiorrnatin Evropian nën 19 vjet 2003/04 Vendin e dytë në Kampionatin Evropian nën 17 vjet

Jeta Personale

Pique u rritë nga një familje Katalanase. Babai i tij, Joan është një biznesmen, nëna e tij, Montserrat është drejtoreshë e një spitali ne Spanjë. Ka një vëlla me të vogël, Marc. Gjyshi i tij është një zëvëndes-president ne Klubin Futbollistik Barcelona.

Që nga viti 2010 Gerard Pique është në një lidhje me këngtaren e mirënjohur Kolumbiane, Shakira. Ata u takuan, kur ai u shfaq ne videoklipin e Shakires Waka-Waka kënga zyrtare e Kupës Botërore-FIFA 2010. Pique dhe Shakira kanë të njëjtën datë të ditëlindjes, vetëm se Shakira është 10 vjet me e vjetër se futbollisti. Pique dhe Shakira kanë dy djem, Milan i lindur në ora 21.36 te Martën, me 22 janar 2013 në Barcelonë, dhe Sasha i lindur në ora 22.00 te Enjten, më 19 janar 2015 në Barcelonë.

Në Shtator 2018, një kontroll trafiku zbuloi se Piqué po drejtonte një makinë pa patentë të vlefshme. Në atë kohë ai nuk kishte pikë në llogarinë e tij të kreditit. Sipas ligjit spanjoll, çdo shofer fillimisht ka dymbëdhjetë pikë; pikët pastaj zbriten për shkelje. Nëse këto pika shfrytëzohen, licenca e shoferit skadon përkohësisht. Në Piqué këto u përdorën dhe ai u informua. Në procedurat ligjore, ai mund të përballej me dënime deri në gjashtë muaj burg, por u dënua gjobë në masën 288,000 euro dhe deri në 90 ditë shërbim në komunitetit./Wikipedia

Për shkaqe sigurie, ndeshja Kosovë – Rusi do të luhet në Gjermani

UEFA ka vendosur që, për shkaqe sigurie, ndeshja kualifikuese e Euro 2021 në konkurrencën e femrave ndërmjet Kosovës dhe Rusisë të zhvillohet në terren neutral

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rusisë në konkurrencën e femrave, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021, do të luhet në terren neutral, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, UEFA ka vendosur që ky takim, i paraparë të zhvillohej në Prishtinë më 4 tetor të vitit 2019, e që ishte shtyrë në atë kohë, të luhet në qytetin Wiesbaden në Gjermani, në stadiumin “Brita Arsena”.

Shtëpia e futbollit evropian kishte konsideruar se loja nuk mund të luhej në Kosovë për shkaqe sigurie, prandaj vendosi që ajo të luhet në një shtet neutral.

Ndeshja do të luhet më 6 mars të këtij viti.

Fituesi i grupit dhe vendi i dytë do të shkojnë në fazën e “play-offit”. /Gazeta Express/