VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Teleskopi Hubble fotografon galaktikën xhuxhe në hapësirë

By | November 14, 2018

Komentet

KONCEPTI I KOHËS NË EPOKAT DHE POPUJT NË PLANET – Nga ILIA ( YLLI) M. DILO*

Perpjekjet e njeriut qe te mati kohen, per te organizuar me mire jeten e tij te perditeshme, komprometohen ( mbahen peng), megjithe vrojtimet e kujdeseshme dhe keshillat qe jep shkenca, ne nje nivel jo te kenaqshem nga arbitrariteti. Ne te njejten kohe, referohet me nje proces njohjeje te vecante, ku bashkohen parametra te filozofise, shkences, besimit, shoqerise, politikes dhe kultures. Per kete, shprehur ndryshe, kalendaret jane aq te shumellojte sa eshte dhe kultura njerezore dhe koheshtrirja e hartimit te tyre. Me koheshtrirje, dallojme tre lloje kryesore kalendaresh : 1. Te Henes 2. Te Diellit 3. Te HeneDiellit . Te Henes jane nga me te vjeterit por jo nga me te saktet, sepse viti Henor zgjat 354,3707 dite, nenkuptohet pra viti Diellor, qe e konsideronin matje te kohes se sakte, kohen pra qe Toka vjen rreth Diellit. Ky zbulim, i cili kishte si perfundim nje dite te dilte jashte perdorimit, u desh te korigjohej dhe te miratohej kalendari HeneDiell, dhe ne ‘te te percaktoheshin muajt dhe ditet. Kalendaret Diellore kane si baze te tyre vitin tropikal me 365,24219 dite. Shifra pas presjes dhjetore ne thellesi te kohes krijoi nje problem qe korogjohet me vitet e brishte. Nje kalendar i paster Diellor eshte ai i GRIGORIANO-s , i cili sot eshte bere i njohur nga pothuaj gjithe shtetet e botes. Kalendari i GRIGORIANO-s u njojt ne vitin 1582 pas Krishtit me ndryshimin qe u be ne kalendarin JULIAN me urdher te PAPA GRIGORIT IG, per aresye qe te zgjidheshin problemet qe dolen per levizjen e festimit te Pashkes. Me urdher te PAPES, 5 Tetori 1582 u be 14 Tetor.

Deri ne vitin 1584 shume vende katolike kishen pranuar kalendarin e ri. Protestanet me fillim kundershtuan, por ne vitin 1775 e pranuan. Me vitin 1752 e pranoi Britania e Madhe dhe banoret e Amerikes. Ndersa me von vazhduan dhe shume vende te Azise si p.sh. Japonia me 1873, Kina me 1949. PAK DRITE NE ERRESIREN E MIJEVJECAREVE PER KALENDARET. Kalendare (ose Almanaku Arab) te perbashket ( te njehesuar per te gjithe ) ne kohen e lashte nuk kish, por cdo komb kishte kalendarin e vet.

KALENDARI ATHINAIKON 594 vjet Para KRISHTIT,i perket kalendarit te Henes , fillonte nga ekeinoldi dimeror dhe ishte i ndare ne 12 muaj nga 29 dhe 30 dite perkatesisht. Muajt me 29 dite quheshin konkave, jo te plote dhe 30 diteshit te plote.

Muajt quheshin keshtu: A. Muaj dimerore, B. Muaj pranverore, C. Muaj verore, D.Muaj vjeshtake. I pari kalendar u vendos nga SUMERIU-et, nje nga te vjetrat kultura te MESOPOTAMISE. Tek ata dedikohet krijimi I kalendareve HenoDiellore, sepse jane te paret qe parashikuan nevojen e futjes se muajve ne ciklin e diteve te vitit. Vazhdojne ASIRET dhe HALDEI-te, te cilet, megjithese me fillim vendosen kalendaret Henore, adoptuan me von kalendaret HeneDiell, me nje muaj te 13-te qe futesh ne vit ne nje kohe te cktuar. Karakteristike e kalendareve te tyre ishen ditet e pushimit( te clodhjes ), qe quheshin SABBATTU ose SHABBATUM, nga e cila erdhi e SHTUNA E EBREJVE. E rendesishme me permiresimin e kalendareve ishen udhezimet e EGJYPTIANEVE, te cilet ishen te paret qe lejuan te korigjoheshin kalendaret e tyre nga muajt e kalendarit Henor, duke dhene tek ata bazat fillestare qe u qendruan koheve te reja. Ne anen tjeter te botes, kultura e MAJIA-t krijoi nje kalendar qe nuk ngjante me asnje te popujve te tjere; MAJIA-t, te cilet besonin se cdo gje perseritet, kishen formuar nje sistem 20-tesh qe matnin kohen. Kishen dy kalendare :”XHOKLIN”, me nje vit Henor 260-ditesh, te ndare ne 13 muaj nga 20 dite secili , dhe “HAAP” I cili bazohej me nje llogari te rrotullimit te TOKES rreth DIELLIT ne 365,2420 dite. Ky lloj kalendari ndahej ne 18 muaj nga 20 dite secili, plus 5 dite qe i cilesonin dite fatkeqe. Gabimi ishte vetem nje dite me 10 000 vjet, ndersa JULIANO humbiste 1 dite me 100 vjet kurse GRIGORIANO 1 dite ne 3300 vjet. MAJIA-t jane te vetmit qe, ne kalendarin e hartuar parashikojne dhe fundin e kultures se tyre. Viti qe kane parashikuar eshte 2012. FATI I KALENDARIT NDERKOMBETAR. Ne fillimet e dhjetevjecareve te pare te shekullit te 20-te, ne kuadrin e KONVENTES NDERKBETARE,per formimin e nje kalendari nderkombetar, themelet e te cilit ishen hedhur me shek.e 19-te nga filozofi Francez ,AUGUSTO KONT,me vepren e quajtur ” Kalendari Pozitiv( ose Real )”. Sipas tij Viti ndahet me 13 muaj, me te njejtin numur ditesh, plus 1 dite “te bardhe”. Kalendari Nderkombetar parashikon cdo 3-muajor te kete 91 dite dhe 13 jave; cdo vit te filloje te DIEL me 1 JANAR, cdo muaj te kete 26 dite. Cdo 3-muajor te filloje te DIEL dhe te mbaroje te SHTUNE. Dita e fundit e vitit , qe eshte pas 30 DHJETORIT, te jete ” e bardhe “. Me kete menyre viti do te kete tremujore te njejte, me dite pune te njejta dhe datat do te kordinonin cdo vit me te njejten dite te javes. Ne favor te propozimit te bere nga A.KONT, votuan 14 shtete me 1937, por vazhdimi I procesit u nderpre se filloi lufta e dyte boterore. Propozimi u perserit prape ne vitin 1953 ne O.K.B., ku 41 shtete e mbeshteten. Kundershtimi I SH.B.A. ishte vendimtar, me perfundimin qe te mos kete me bisedime per kete teme ne O.K.B. K U R I O Z I T E T E. Gjithe bota me vitin qe jemi ka vitin 2019, kurse:
INDIANET kane vitin 1940
ETIOPIANET. “. ” 2011
KINEZET ” “. 4715
BUDISTET. “. “. 2561
EBREJTE. “. ” 5779
MUSLIMANET “. “. 1439. C U D I R A. KALENDARI I ETIOPIANEVE, i cili vjen nga kopjimi i kalendareve te te lashteve, eshte kalendari baze qe perdoret ne ETIOPI, por edhe nga popullsia ortodokse e vendeve gjitone te saj.Ne kalendarin e Etiopianeve , viti qe jemi eshte 2011 dhe ka filluar me 11 Shtator. 11 Shtatori do te jete VITI I RI i Etiopianeve deri ne vitin 2099. Ne KORENE E VERIUT, ndodhemi ne vitin 2007, sepse nimurimi I viteve fillon nga viti kur lindi udheheqesi i vendit KIM IL SUNK, me 15 Prill 1912. Kalendari qe perdoret nga qeverria e KORESE VERIUT eshte pregatitur prej saj dhe eshte vene ne jete qe nga viti 1997. Ne KORENE E JUGUT ka dy kalendare paralele, me diference 2000 vjet midis tyre. Nje I fiseve ” IPO” qe jeton ne PIAFRA te NIGERIAS ka nje kalendar Henor 10 muajsh.Pjesa tjeter nuk e njef kalendarin, sepse per aresye te nxehtesise te madhe nuk kryen punime bujqesore. Gjendja e kalendareve ne INDI eshte nje kaos i vertete. Kur ne vitin 1952 u organizua nje komisjon kombetar qe te koordinonte kalendarin e kohes, u vertetua se ne gjithe INDINE kishte mbi 30 kalendare. Ne vija te pergjithedhme gjithe keta kalendare jane Henore dhe paraqitin diferenca te medha ndermjet tyre. Vetem pas vitit 1957 u vendos nje kalendar kombetar ne INDI. Ne baze te ketij kalendari , viti. fillon ne muajin Mars dhe numurimi i viteve fillon nga viti 78 Pas KRISHTIT,d.m.th. paralelisht me vitin historik te dinastise SAKA. Pra viti kalendarik i INDISE sot eshte 1940. Ky kalendar perdoret bashke me kalendarin GRIGORIAN, nga qeverria dhe mjetet e informacionit si ALL INDIA RADIO. RUSIA. Kishat ortodokse te vendeve lindore nuk pranuan fillimisht kalendarin GRIGORIAN dhe shume nga ato vazhdojne akoma te perdorin kalendarin JULIAN. Disa pergatiten me von nje kalendar JULIAN te reformuar. P.sh. ne RUSI kisha feston KRISHT – LINDJEN pas Vitit te Ri dhe saktesisht me 7 Janar. KINA.- Nje mit, nga te shumtet nga ata qe ekzistojne, shpjegon radhen me te cilen hyne emrat e kafsheve ne kalendarin KINEZ. E para nga kafshet qe doli ne bregun tjeter te lumit te rrembyeshem ishte miu( miu , hipur ne kurrizin e demit , gjate kalimit ne lume shtyu macen e hodhi ne uje dhe, sa ju afruan bregut u hodh nga demi ne toke).Keshtu pra , muaji I pare mori emrin e miut. KINA, per besimtaret e saj, perdor Vitin e Miut , ose 4705.Viti ne vazhdim , flasim per vitin qe koincidon me vitin qe shkruajme kete studim ( 2019 ), ka filluar me 7 Shkurt 2019 dhe do te mbaroje me 25 Janar 2020.Sipas gojdhanave , kalendari KINEZ u vu ne zbatim nga mbreti HUANK DI ne 61- vjetorin e mbreterimit te tij, ne baze te kalendarit GRIGORIAN dhe i perket viti 2697 Pars KRISHTIT. GREQIA.- Me dekret-ligj te 18 Janarit 1923 , shtetl GREK zevendesoi kalendarin JULIAN me kalendarin GRIGORIAN.Vendosi qe 16 Shkurti i vitit 1923 te shkruej 1 Mars 1923.Me 10 Mars 1924 ky kalendar u njojt dhe nga Kisha Ortodokse GREKE per kryerjen e riteve fetare, si Pashka etj. Theksojme se para kesaj date , qysh prej lashtesise, cdo qytet – shtet kishte kalendarin e vet. SHQIPERIA.- Me krijimin e shtetit te pare SHQIPTAR , me 28 Nendor 1912 , shteti i ri ndermjet shume dekret – ligjeve , vendosi qe ne gjithe SHQOPETINE te vendosej kalendari GRIGORIAN. Ky ligj u zbatua jo vetem nga shteti i sapokrijuar por edhe nga kultet fetare te vendit. Nuk eshte viti 1912 , viti qe shenon fillimin e perdorimit te Kalendarit GRIGORIAN , ose nderkombetar, nga shqiptaret. Nga shoqeria Shqiptare”DESHIRE” kemi te botuar ne SOFJE te BULLGARISE kalendarin qe shenon vitin 1897. Kalendari eshte botuar ne shtypshkronjen ” MBROTHESIA” te Kristo P. LUARASIT.Kalendari eshte shkruar ne nje nga alfabetet e vjeter shqip dhe titullohet ” DITERREFENJESI SHQIP”. Shenim, fillimisht fjala “Kalendar” flitej dhe shkruhej “Diterrefenjes”. *

Pas ketij shkrimi e ka radhen shkrimi ” Drite mbi jeten dhe vepren e V.HUGO-it”-si dhe ne vazhdim “Drite mbi jeten dhe vepren e AT’ GJERGJ FISHTES.etj

LIBRI “SHPENDËT NË PULLAT SHQIPTARE (1913-2018)” ME AUTOR HYSEN S. DIZDARI – Nga LUTFI ALIA

 

Filatelisti Hysen S. Dizdari, studiues dhe kolecionist i apasionuar i pullave postale shqiptare, anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Autorëve dhe Gazetarëve të Filatelisë – AIJP, është autori i disa veprave filatelike specialistike dhe antikuare, të botuara në gjuhën shqipe dhe në anglisht, vepra që janë mirepritur dhe vleresuar nga publiku shqiptar dhe i huaj.

Me këto vepra Hysen Dizdari, ka pasuruar literaturën filatelike shqiptare dhe atë boterore, që i ka akorduar çmime vlerësuese dhe medalje.

Me dedikm pasionant dhe me profesinalitet, studiuesi Hysen Dizdari, ne tre vitet e fundit ka botuar pese vepra filatelike:

  • Flora dhe Fauna detare në pullat postare 1913-2017 (shqip-anglisht).
  • Vlerësuar me medalje “Vermeil Grand” në Ekspozitën Ndërkombëtare të Filatelisë në Cinisella Balsamo – Itali
  • Gjergj Kastrioti Skendërbeu në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht).
  • Vlerësuar me “Large Vermeil medal” ne Ekspozita Kombëtare të Botimeve Filatelike me pjesmarrje ndërkombëtare, në Verona Itali ne vitin 2018.
  • Vlersësuar me “Vermeil grande” në Ekspoziten Ndërkombëtare të Filatelisë në Cinisella Balsamo – Itali
  • Nënë Tereza në pullat postare (shqip-anglisht). Botuar në vitin 2018.
  • Vleresuar me Medaljen e Argjende ne Ekspozitën Botërore të Pullave Postare në Wuhan – Kina më 11 – 17 janar 2019.
  • Vlerësuar me medalje “Vermeil Grand” në Ekspoziten Ndërkombetare te filatelise ne Cinisella Balsamo – Itali
  • Arkeologjia në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht).
  • Vlersuar me medalje “Vermeil Grand” në Ekspozitën Ndërkombëtare të filatelisë në Cinisella Balsamo – Itali
  • Shpendët në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht). Botuar në vitin 2019

Në vitin 2019, Hyseni iu prezantua publikut me veprën “Shpendët në pullat postare 1913 – 2018”, për të rifilluar në vitin e ardhshëm me botime, me tematika të reja të pullave të shumta shqiptare.

Shqipëria ka një pozitë gjeografike të rëndësishme në Gadishullin Ballkanik dhe në detin Mesdhe. Relievi i saj është i pasur me male, pyje, kodra, fusha, lumenj, liqene, dete, me një florë dhe faunë të larmishme, e cila dallohet për një shkallë të lartë biodiversiteti, ku jetojnë disa nga lloje shpendësh të bukura e të rralla.

Fauna shqiptare dhe veçanërisht shpendët, janë pasuri e madhe natyrore e vendit tonë, që luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit, për mbajtjen pastër të mjedisit natyror, mbrojtjen e bimëve bujqësore, pemëve frutore dhe pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Libri ndahet në tre pjesë :

 

Pjesa e parë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1913-1990

Pjesa e dytë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1991-2018

Pjesa e tretë: Albumi i emisioneve të pullave të emetuara në vitet 1913-2018

LIBRI-ALBUM: Shpendët në pullat shqiptare jep në mënyre të përmbledhur mbi 80 pamje të shpendëve në vendin tonë dhe qe janë emetuar nga Posta Shqiptare në pulla postare gjatë viteve 1913-2018.

Libri është një guide e rrallë mbi shpendët shqiptare dhe ka për qëllime:

– T’iu shërbejë mësuesve dhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme për të studiuar e njohur më mirë dhe sidomos, për të rritur kujdesin e dashurinë e tyre për shpendët e vendit tonë.

– T’iu shërbejë agjencive turistike për të njohur dhe reklamuar vizitorëve shqiptarë dhe turistëve të huaj pasurine faunistike dhe turistike që ka Shqipëria, veçanërisht me disa nga llojet autoktone të zogjve dhe të shpendëve në trojet tona.

– T’u shërbejë studiuesve, biologëve, punonjësve të agjencive shtetërore të pyjeve, të turizmit dhe zonave të mbrojtura për të marrë të gjitha masat e duhura ligjore, për t’i mbrojtur nga gjuetia e paligjëshme dhe nga dëmtuesit e faunës, veçanërisht shpendët më të rrallë shqiptarë.

– T’u shërbejë filatelistëve shqiptarë për të rritur interesin e tyre për koleksionimin e pullave shqiptare me temë florën e faunën dhe llojet e shpendëve, të cilët jetojnë në territorin shqiptar.

– Tu shërbejë filatelistëve të huaj për të rritur interesin e tyre për koleksionimin e pullave postare shqiptare në tërësi dhe për të njohur faunën, sidomos llojet e shpendëve që jetojnë në Shqipëri.

GOTTFRIED WILHELM LEIBNIZ ngjashmëritë e shqipes me gjermanishten i kërkon në keltishten e lashtë

1675 – GOTTFRIED WILHELM LEIBNIZ DEMONSTRON PËR HERË TË PARË KALKULUSIN INTEGRAL ‘y=fx’


1675 – Gottfried Wilhelm Leibniz (21. qershor 1646 in Leipzig – 14. November 1716 në Hannover) demonstron për herë të parë kalkulusin integral “y = ƒ(x)”, paralelisht me dhe në mënyrë të pavarur nga Isak Njutoni, duke u bërë bashkë-themelues i kësaj fushe të matematikës. Leibniz – filozof, historian, matematikan, jurist, diplomat, filolog – figurë e rëndësishme në mendimin perëndimor, lindi në Leipzig. Ai ishte presidenti i parë i Akademisë Prusiane të Shkencave.
Por, pullariteti i tij sa ishte gjallë edhe u cënua, veçanërisht nga Volteri, i cili si mik i Njutonit, e ironizoi atë; madje edhe Kandidin e shkroi me Leibnizin në mendje. Por Leibniz ishte njeri i interesave të shumta. Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë edhe gjuha shqipe. Së pari, Leibnizi goditi mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo rridhte nga greqishtja ose latinishtja. Ai besonte se shqipja ishte ilirishte (siç do të demonstrohej nga Franz Bopp më shumë se një shekull më vonë); Leibniz mendonte se shqipja kishte lidhje me gjermanishten dhe këto ngjashmëri ai i kërkon në keltishten e lashtë. Mendimet mbi shqipen, Leibniz i shprehu në letërkëmbimet e tij (1705 – 1715) me shkencëtarë, studiues e intelektualë të kohës – gjithsej 5 letra mbi shqipen (FESH).
Ja si shkruante Leibniz – ndër të parët, në mos i pari albanolog që e vendosi shqipen në hartën e botës së studimieve gjuhësore: “Sa për gjuhën e shqiptarëve, e njohur si Linguam Illiricam…mendoj se është e denjë të studiohet….Të dhënat që kam tregojnë se shqipja përmban shumë latinisht dhe pak gjermanisht. Dhe ky është mendimi im mbi disa fjalë shqipe: ‘hundë’ nga keltishtja e vjetër ka dhënë gjermanishten ‘wen’ – ‘qen’, kafshë që karakterizohet nga përdorimi i hundës ‘nose’ – ‘nuhatje’. Fjala ‘gjueti’, anglisht “hint” – ‘gjurmë’ – ‘shenjë’; gjermanisht ‘spuhr’, nga ‘kunde’ – ‘dije, njohje’. Fjala ‘krah’  lidhet me ‘krezzen, crabbe’ – ‘gaforre’ nga rrjedhin kthetër, zvarrë, rrafsh, zero. ‘Gaforrja’ mund të ketë lidhje edhe me ‘furkën, pirunin’. Fjala  ‘burrë’ mund të jetë e lidhur me ‘brautigam’ ‘dhëndër’. Ndërsa fjalët shqipe për numrat nuk kanë asgjë që mund  të rrjedhin nga gjuhët fqinje, por, duke ditur shumë gjuhë të tjera, studiuesi mund të jetë në gjendje të kuptojë shumë fjalë të shqipes; fjala ‘det’ nga Delt, dmth Thalassa, Thellësi, Perendia e Detit në mitologjinë greke. Është e qartë se reliket e ilirishtes janë ruajtur në gjuhët moderne, veçanërisht në atë të shqiptarëve”, shkruan Leibniz, në “Opera Philologica”, përkthyer nga frengjishtja në anglisht nga Robert Elsie.
Vlera e ideve të Leibnizit qëndron edhe në faktin se si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vemendjen e shkencëtarëve të tjerë për t’u marrë me studime në fushë të shqipes. Ky interesim i Leibnizit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota. Leibniz shkroi kryesisht frengjisht e latinisht dhe pak gjermanisht. Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara, dhe janë marrë në mbrojtje nga UNESKO. Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi Çmimin Leibniz, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1-milionë e 550-mijë euro për rezultate praktike dhe 770-mijë euro për ato teorike në shkencë.
Ky është çmimi më i lartë në botë për arritje shkencore.

Poli i Veriut, stacioni satelitor që mbledh të dhëna nga orbita

Mijëra satelitë rrotullohen në orbitë mbi Tokë për qëllime të ndryshme. Disa prej tyre vëzhgojnë shëndetin e planetit ku jetojmë dhe dërgojnë të dhënat në një pikë mjaft interesante në Polin e Veriut. Por vajtja atje për të mbledhur të dhënat e dërguara me satelitë nënkupton një udhëtim të vështirë dhe të akullt. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi sjell më shumë hollësi nga Arktiku.

Sa më pranë që i afrohesh Polit të Veriut, aq më mbresëlënëse janë Dritat e Veriut, fenomeni që njihet edhe si Aurora. Me zbardhjen e ditës mbi qytetin minator norvegjez Longyearbyen, dielli zbulon këtë bukuri magjepësëse. Ole Petter drejton Stacionin Storstad Svalsat, KSAT.

“Ky stacion është shumë i veçantë pasi kemi një vendndodhje të përsosur për të ndjekur mjetet ajrore polare gjatë 14 rrotullimeve që kryejnë në orbitë.”

Sherbimi Satelitor Kongsberg, shkurtimisht KSAT, drejton punën së bashku me Qendrën Hapësinore të Norvegjisë. Aty gjenden 80 antena gjurmuese të izoluara mirë që komunikojnë pa pushim me satelitët dhe

programin ‘Copernicus’ për monitorimin e mjedisit. Jenny Johnson është menaxhere e shërbimit që vëzhgon operacionet me KSAT.

“Të dhënat e mbledhura nga satelitët janë shumë të rëndësishme për shumë njerëz në mbarë botën kur flitet për motin, shëndetin dhe të ardhmen e planetit.”

Zona e largët veriore ofron komunikim të mirë me satelitët në orbitë, thotë Jenny Jonsson.

“Çdo 14 minuta satelitët vëzhgues janë të pranishëm në komunikimet tona.”

Gjatë kësaj kohe, hulumtuesit shkarkojnë të dhënat satelitore dhe ngarkojnë komandat e reja për mjetet orbitale. Por jeta në këtë zonë të largët mund të vërë në provë guximin. I quajtur ndryshe si “Qyteti i Vitit të Gjatë”, kjo zonë është e errët plotësisht për dy muaj e gjysëm çdo vit dhe me temperatura të acarta.

Hooked, një aplikacion i krijimit të literaturës dhe filmave me celularë

Një kompani teknologjike po ofron letërsi dhe filma të shkurtër të krijuar posaçërisht për pajisjet celulare. Ato tashmë kanë 50 milion abonentë mujorë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell sjellë hollësitë.

Adoleshentët shpenzojnë shumë kohë në telefonat inteligjentë. Një aplikacion i ri i quajtur “Hooked” tani ka depërtuar në këtë platformë me synimin për të tërhequr të rinjtë me filma dhe letërsi të re të krijuar posaçërisht për këtë platformë dixhitale.

Ajo që ne po ndërtojmë është si një Netflix për celularë, i mbushur me përmbajtje të ndryshme për përdoruesit e telefonave inteligjentë“, thotë Kevin Ferguson, i aplikacionit “Hooked”.

Ne filluam me pyetjen, a lexojnë më të rinjtë? Dhe nëse po, çfarë platformash mund të përdorim për leximin e llojeve të ndryshme të literaturës? Dhe kështu lindi ideja e krijimit të platformës që në thelb krijon histori nga shkëmbimi i mesazheve me telefona inteligjentë”, thotë Esha Gupta nga aplikacioni “Hooked”.

Aplikacioni “Hooked”, që thotë se ka 50 milionë abonentë mujorë, nuk u ndal këtu. Tani krijuesit e platformës janë duke i kthyer historitë e tyre më të pëlqyera në filma.

Videoja jonë e parë në platformën ‘Hooked’ ishte një histori e shkurtër 15 minutëshe e quajtur ‘Trevor dhe Virgjëresha’“, thotë Kevin Ferguson nga aplikacioni “Hooked”.

“Trevor dhe Virgjëresha”,që “Hooked” thotë se është historia më popullore në aplikacion, shtjellon historinë klasike të një vajze adoleshente që ka simpati për një djalë shumë të pëlqyer. Por, krijuesit e platformës “Hooked” theksojnë se ata kanë një grup të larmishëm përmbajtjesh me tema të tjera.

Ne publikuam një histori më të gjatë dhe më komplekse të quajtur “Materia e errët”. Dhe ky ishte një sinjal për ne se angazhimi në këtë platformë për aq kohës sa është i fokusuar, prodhon histori të pasura”, thotë Kevin Ferguson.

Dhe në epokën dixhitale, asgjë nuk duhet t’i lihet fatit. Krijuesit e aplikacionit “Hooked” mund të shohin se sa kohë shpenzojnë lexuesit në secilën histori, madje edhe në secilën faqe, të cilën e përdorin kur prodhojnë filmat.

Vetëdija dhe ritmi, ajo ku ju vendosni të përqëndroheni, të dhënat vërtetë ju informojnë mbi zgjedhjet krijuese posaçërisht për atë që ndihet si angazhuese në telefonat inteligjentë“, thotë Esha Gupta nga aplikacioni “Hooked”.

Një mënyrë e re e rrëfimit të historive, për një audiencë të brezit të mijëvjeçarit. Një gjë është e sigurt, nëse mund ta përballoni koston e abonimit, është e vështirë të hiqni dorë nga aplikacioni “Hooked”.

Astronautet e NASA-s do të realizojnë shëtitjen e parë hapësinore të grave

Ankara

Astronautet amerikane Christina Koch dhe Jessica Meir të NASA-s kanë vendosur të bëjnë histori duke realizuar sot udhëtimin hapësinor vetëm me gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dyshja do të fillojë aventurën e tyre jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për të zëvendësuar kontrolluesin e prishur të energjisë, e njohur gjithashtu si njësia e ngarkim-shkarkimit të baterive, tha NASA në një deklaratë të enjten.

Shëtitja e parë hapësinore ndonjëherë vetëm me gra nxiti interes të madh në opinionin publik, megjithëse është shëtitja e 221-të hapësinore e realizuar në mbështetje të montimit të stacioneve hapësinore, shtoi NASA.

“Shëtitja hapësinore vetëm me gra nuk ishte diçka që planifikuam me qëllim. Ajo ishte diçka që duhej të ndodhte përfundimisht për shkak të numrit në rritje të astronauteve femra”, tha NASA.

Shëtitja hapësinore pritet të zgjasë pesë deri në gjashtë orë, shtohet më tej.

Entuziastët e hapësirës mund të shikonin shëtitjen hapësinore drejtpërdrejt në TV NASA.

Ky moment historik ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të marsit i cili përfshinte Koch dhe astronauten Anne McClain, por përfundimisht u anulua për shkak të mungesës së hapësirave me madhësi të duhur.

Misioni i sotëm do të jetë misioni i katërt i Koch dhe misioni i parë i Meir. Që të dyja u zgjodhën si kandidate astronaute në vitin 2013 ndërsa në fluturimin e tyre të parë në hapësirë.

“Në të kalaurën gratë nuk kanë qenë gjithmonë në tryezë. Është e mrekullueshme të kontribuosh në programin hapësinor në një kohë kur të pranohen të gjitha kontributet dhe kur të gjithë kanë një rol”, ka thënë Koch më herët kur u pyet për rëndësinë e kësaj shëtitje hapësinore.

Nga dokumentet e rralla, te personazhet e panjohur, “Shejzat” mban kuvend albanologjie në Zarë

Fatmira Nikolli – Ardian Ndreca e pat lajmëruar prej 13 shtatorit Kuvendin Ndërkombëtar të Albanologjisë që mbahet në datat 3-5 tetor në Zarë të Kroacisë. Si për të “ringjallur” kujtesën e arbneshëve që patën lënë atdhenë për shkak të osmanëve prej shekullit të XVII, edhe “Shejza” e themeluar nga Ernest Koliqi si platformë për intelektualët që mërguan për shkak të komunizmit, ky kuvend ka si qëllim studimet albanologjike. Mes dy mërgimeve, ky takim në qytetin ku u ruajtën traditat nën “Shejzat” që u dhanë za të ikunve, ia del të mbledhë emra që kanë lënë gjurmë përmes studimeve të tyre. Janë pos të tjerash edhe emra që u janë rikthyer rrënjëve, e këtu mjaft të përmendim Mandalanë e Altimarin.

Një autobus është vënë në gatishmëri nga Tirana e Shkodra për të ndjekur kuvendin, ndërsa programi mundëson larmishmëri.

KUVENDI

Nga Francesco Altimari me “Karakteristikat e dialektit shqip të Istrisë në dorëshkrimet e Pietro Stancovich (1771-1851)” te “Identiteti i Borgo Erizzo në poezitë e Shime Deshpalit” nga Mirta Tomas/ Habuš Ivan Boško; nga “Gjuha në shoqërinë simiotike sllavo-shqiptare” nga Andrey N. Sobolev te “Veprat letrare të Shime Deshpali – kujtesa e një diaspore” nga Persida Asllani; nga studimi “Me njerëzit e Hormovës: Takimi i Dositej Obradović me Shqipërinë dhe shqiptarët” e Persida Lazarević Di Giacomo te Andi Rëmbeci me “Qarkullimi i ideve iluministe në Shqipëri gjatë shekullit të 18 – tri dorëshkrime filozofike të shkruara në greqisht nga Teodor Kavaljoti (1718-1789); Jorgo Sugdhuri (1645-1725) dhe Anastas Papavasilopuli (1670-1750), kumtesat përfshijnë Luçjan Bedenin që përcjell “Udhëtimin e Pietro Marubbi nga Zara në Shkodër”.

Nga Lucia Nadin që flet për “Rrjedhat dhe migrimet e klerikëve shqiptarë në Venecia në shekullin XV dhe rolin e panjohur që u luajt për rinovimin e kishave dhe strategjive politike”; te Petar Vrankić që ndalet te “Misionarët kroatë (françeskanë dhe domenikanë) nga Dalmacia dhe Bosnja që shërbyen në Shqipëri nga epoka paraotomane në ditët e sotme”; José M. Floristán flet për “Një apel i popullit të Shqipërisë, Bosnjës-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi nga Mbreti spanjoll Philip III për ndihmë ushtarake (1612-1614); Marco Moroni ndalet te “Mërgimet shqiptare drejt Romagna, Marche dhe Abruzzo midis shekujve 14 dhe 16”; Italo Sarro mban kumtesë për “Refugjatët shqiptarë në Lazio dhe në Istria në kronikay historike”; Ardian Ndreca zbulon “Një dorëshkrim të panjohur nga fundi i shekullit të 19 në Arkivin e Propaganda Fide”; Giovanni Caniato ndalet te “Tokat kufitare. Strukturat portuale dhe bregdetare

fortifikime nga Dalmacia në Shqipëri. Venecia në regjistrat arkivorë venecianë”; Matteo Mandalà mban kumtesë për temën “Arkaizmi në sistemin simbolik arbëresh- Rasti i Vajtimit për vdekjen e Llazarit”; Andrea Pelizza flet për “Gjenerali italian Alberto Pariani (1876-1955) dhe arkivi i tij personal në lidhje me historinë shqiptare”; Evalda Paci ndalet te “Historia e Kishës Katolike Shqiptare në shënimet e Karl Pooten. Prelatet dhe krahina të rëndësishme kishtare”; Gëzim Gurga mban kumtesë për “Ligjet shqiptare në kërkimin shkencor, trillimet letrare dhe portretizimin e mediave” dhe Arben Ndreca e mbyll ciklin e kumtesave me “Skënderbeu në fjalimin e këndshëm të popujve sllavë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Fr Andrija Kačić-Miošić në letërsinë epike të sllavëve të jugut”.

E përkohshmja “Shêjzat–Pleiades” ka ndërtuar këtë program për kuvendin ndërkombëtar “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea-Encounters and dialogues among cultures”. Bëhet me dije se kuvendi ka për qëllim të rigjallërojë hapësirën e takimit mes albanologëve dhe ballkanologëve, duke vënë theksin te rëndësia e hapësirës së përbashkët të kulturave të Adriatikut. Marrëdhëniet e hershme, ndikimi reciprok në gjuhë, zakone, folklor, në të drejtën dokësore si edhe në tregti e në politikë ka bërë që vendet që shfaqen në hapësirën e Adriatikut të bashkëveprojnë sipas dinamikave të gjalla që herë pas here kanë përcaktuar edhe vetë fatin e tyre në histori. Sot të gjitha ato vende janë përballë një sfide të re, bëhet fjalë për afrimin dhe marrëdhëniet më intensive në gjirin e Bashkimit Europian. “Të gjithë drejtohemi nga BE-ja me bilancin shekullor të ndërveprimeve dhe simbiozës që na ka karakterizuar. Jemi optimistë se thellimi i studimit të kësaj simbioze do të na ndihmojë të bashkëjetojmë me sukses edhe në familjen e madhe të bashkuar europiane”, thuhet në njoftimin dërguar mediave. Shënohet më poshtë se në këtë kuvend marrin pjesë studiues të mirënjohur, katedratikë dhe të rinj, që kanë treguar ndër vite seriozitet dhe përkushtim në punën e tyre hulumtuese. Emrat e Lucia Nadin, zbuluesja e Statuteve të Shkodrës të gjysmës së parë të shek. XIV, personalitete si Matteo Mandalà e Francesco Altimari, padyshim më të mëdhenjtë studiues të arealit arbëresh, figura të mirënjohura si Italo Sarro, José Floristan, Marco Moroni, Petar Vrankić, deri tek më të rinjtë që janë shpresa dhe e ardhmja e studimeve albanologjike. Kumtesat e kuvendit do të botohen në një vëllim me vete në rradhonjt e revistës “Shêjzat”.

Revista “Shêjzat” në bashkëpunim me shoqatën “Rrok Jakaj” dhe “Optional Music International” do të ofrojë për pjesëmarrësit si edhe për publikun artdashës zaratin dy koncerte në datat 3 dhe 5 tetor, të cilat i bashkon jo thjesht titulli “Albanian Sounds in Zadar”, por kryesisht vlerat e muzikës së kultivuar dhe popullore të arealit në fjalë. Në to do të marrin pjesë artistë me famë ndërkombëtare si arbëreshja Anna Stratigò, Maria de Filippo, kompozitorë si Markelian Kapidani, instrumentistë të talentuar si Paolo Marzoçhi, Bardh Jakova, Davide Liberti, Gaetano Fasano si edhe grupi i përmendur kroat Zorja Trio.

Më 21 Gusht 1609 Galileo Galilei, me ndërtimin e teleskopit të parë, revolucionarizoi botën e astronomisë

VOAL – Më 21 Gusht 1609 Galileo Galilei revolucionarizoi botën e astronomisë: ai i paraqiti teleskopin e tij qeverisë veneciane. Ai kishte meritën e përmirësimit dhe të përdorimit të parë astronomik të lenteve, të cilat u ndërtuan në vitin 1607 nga zejtarët holandezë.

 

Për ndërtimin e teleskopit të tij, Galileo përdori duart: ai i lëmoi thjerrëzat, i kombinoi ato në mënyrë të përkryer, mblodhi copa të ndryshme. Ai ndërtoi një tub druri, me dy lente qelqi në skajet, njëra konkave dhe tjetra konvekse, të gjitha të kombinuara me pajisje të ndryshme. Ai pastaj kombinoi vetëdijen për lidhjen midis instrumenteve të tij dhe metodën shkencore, me aftësinë e tij të jashtëzakonshme për t’i krijuar dhe ndërtuar ato. Me rezultatin e aftësisë për të shumëzuar fuqinë zmadhuese të teleskopit tuaj nga 3x (tre zmadhime), deri në 8x, pastaj duke arritur 20-30 zmadhime. Lentet Hollandeze u shndërruan në të vërtetë në teleskop Galilean.

Përmes gjenialitetit të tij, ishte e mundur për të vëzhguar kozmosin për herë të parë, me një mjet shumë më të fuqishëm dhe “shkencor” sesa syri lakuriq.

Ai e drejtoi instrumentin e tij drejt qiellit dhe gjëja e parë që vuri re ishte Hëna, e cila nuk rezultoi të ishte aq e qetë sa mendohej të ishte deri atëherë, por identifikoi malet dhe kraterat e saj.

Ai vuri re rajone të lehta dhe të errëta dhe mori informacionin e parë për lëvizjet hënore. Ai vëzhgoi fazat e Venusit dhe pikat e diellit, ai vëzhgoi Saturnin por pa dalluar unazat, të cilat ai shkëmbeu për bulëza të vetë planetit, duke menduar kështu që ishte një planet “tretrupësh”.

Ai zbuloi yllësinë e Rrugës së Qumështit, me grupimet e tij të yjeve dhe trupave qiellorë, identifikoi katër satelitët kryesorë të Jupiterit (Io, Europa, Ganimede, Kalisto) të cilat ai i quajti “Satelitët Medici”, për të bërë homazhe tek familja Medici. Zbulimi i këtyre elementëve hodhi poshtë tezën se të gjithë planetët rrotullohen rreth Tokës, duke konfirmuar në vend të kësaj teorinë heliocentrike të Niccolò Copernico, në dëm të teorisë gjeocentrike të Aristotelit, e cila gabimisht pretendoi ekzistencën e një universi me Tokën në qendër.

Galileo Galilei Galileo e quajti shpikjen e tij “Teleskop” (nga greqishtja tele = “larg” dhe skopeo = “Vëzhgoj”) dhe gjetjet e tij u botuan 12 Mars 1610 në Sidereus Nuncius.

Ai kombinon shkencën dhe teknologjinë, duke treguar aplikimin e parë të teleskopit të refraktorit, në të cilin imazhi përqendrohet përmes përdorimit të lenteve të montuara me mjeshtëri.

Falë Galileut, në 400 vjet vizioni i universit është revolucionarizuar plotësisht. Dy teleskopët e vetëm të Galileut ruhen aktualisht në Museo Galileo – Muzeu i Historisë së Shkencave në Firence.

Galileo tha: “Unë e vlerësoj më shumë gjetjen e një gjëje të vërtetë, megjithëse një gjë e vogël, që “që iu përgjigjet pyetjeve më të mëdha të një kohe të  gjatë”.

Një shembull tjetër në historinë e njerëzimit të një njeriu në kërkim të së vërtetës, i cili kërkon një shpjegim për atë që ne vëzhgojmë, pa besuar verbërisht teoritë e atyre që, nga padituria, mohojnë çdo të vërtetë që nuk është “në përputhje” me disa paragjykime.

Anija kozmike e Indisë Chandrayaan-2 ka filluar orbitojë rreth Hënës

New Delhi

Anija kozmike pa pilot e Indisë “Chandrayaan-2” ka filluar orbitimin e saj rreth Hënës, njoftoi Organizata e Kërkimit Hapësinor të Indisë (ISRO), transmeton AA.

Në njoftim e ISRO-së theksohet se Chandrayaan-2, e cila është larguar nga bota para një muaji, tashmë me sukses ka hyrë në orbitën e Hënës.

Më tej njoftohet se Chandrayaan-2 do të vazhdojë orbitimin përreth Hënës derisa të arrijë 100 kilometra në sipërfaqen e Hënës.

Chandrayaan-2 pasi të arrijë këtë distancë planifikohet të zbarkojë automjetin hulumtues më 7 shtator midis dy kraterëve në polin jugor të Hënës, ku pritet të hulumtojë kraterët për të cilët mendohet se kanë 100 milionë ton ujë.

India, anijen kozmike Chandrayaan-1, e kishte dërguar në vitin 2008 në Hënë, ndërsa edhe në vitin 2014 kishte dërguar një anije në orbitën e Marsit. aa

Nis në Prishtinë seminari ndërkombëtar i gjuhës shqipe

Prishtinë

Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë ka shpallur të hapur të hënën seminarin e 38-të ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Edhe këtë vit seminari u organizua me pjesëmarrës nga Universiteti i Tiranës dhe mysafirë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës dhe më larg.

Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, tha se këtë vit bëhen 45 vjet që kur organizohet kjo ngjarje.

Munishi tha se pjesëmarrja e dashamirëve të huaj të gjuhës e kulturës shqipe e bënë këtë ngjarje të veçantë.

Ndërsa kurset e gjuhës që do të ofrojë ky seminar, sipas tij, do të jenë mundësi e mirë për ta mësuar gjuhën shqipe.

“Edhe seminari i sivjetmë do të ketë dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë është ai didaktik, i zhvilluar për vite me radhë nëpërmjet kurseve të gjuhës shqipe që organizohen për studentë, studiues dhe dashamirës të shqipes. Kurset intensive në tri nivele të cilat organizohen në kuadër të seminarit, janë mundësi e mirë për seminaristët që jo vetëm të fillojnë ta mësojnë shqipen, por edhe ta përsosin atë dhe të ardhmen të merren me studimin e saj”, tha Munishi.

Dekanja e Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova, tha në ditën e parë të këtij seminari se investimi në të është “është investim për ardhmërinë e një shteti”.

“Institucioni i seminarit është i koncepti më i fortë i ndërkombëtarizimit të albanologjisë në botë. Është prezantimi më me vlerë i shkencës vendore vështruar nga një kënd global. Seminaret janë miqësi të reja dhe të vjetra mes studiuesish. Janë rrjetet e reja shkencore dhe kulturore që na bëjnë më të pranishëm në arenën ndërkombëtare”, tha Rugova.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në fjalën e tij, kërkoi që të krijohet hapësira që ky seminar të organizohet edhe në Tiranë.

“Sot ne ndodhemi në një situatë akoma më të veçantë ku prezent kemi dy shtete shqiptare. Shqipëria dhe Kosova. Nga ana tjetër ndodhemi në një situatë akoma më të privilegjuar ku shqiptarët tanë që ndodhen në trojet e Maqedonisë dhe në Malin e Zi janë në pozitë më të konsoliduar. Në këto kushte detyra jonë si akademikë, si studiues dhe si drejtues të institucioneve është me rëndësi të veçantë për ta mbështetur, për ta fuqizuar këtë aktivitet; për të rritur në nivelin më të lartë këtë bashkëpunim”, tha Koni.

Në këtë seminar, i cili do të zgjasë deri më 30 gusht, marrin pjesë rreth 100 studentë nga vendi dhe të huaj dhe 40 ligjërues.

Qëllimi primar i organizimit të tij fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për shkencat albanologjike. aa

“Biostar 2”, izraelitët zbulojnë bankën gjigande me të dhëna biometrike –

Rreth një milionë shenja gishtërinjsh dhe të tjera të dhëna biometrike me sa duket janë të pambrojtura në mënyrë të koduar në internet dhe mund të tërhiqen lehtësisht. Të dhënat vijnë prej sistemit “Biostar 2” të firmës koreane të sigurisë Suprema, e cila, sipas të dhënave të saj, është kryesuese në tregun në Europë sa i përket kontrollit të aksesit në sistemet biometrike. Lidhur me këtë hallkë të dobët sigurie fillimisht pati njoftuar gazeta britanike “Guardian” si dhe portali izraelit “Calacalist”.

“Biostar 2” punon me shenjat e gishtërinjve apo scanimin e fytyrës në një platformë interneti për çelësat inteligjentë të dyerve, përmes të cilave sipërmarrjet mund të organizojnë vetkontrollin e aksesit për në zyrat e magazinat e tyre. Ky sistem sipas të dhënave të “Guardian” përdoret edhe prej policisë britanike si dhe prej disa sipërmarrjeve të mbrojtjes dhe bankave.

Boshllëku i madh i sigurisë u zbulua nga studiuesit izraelitë, Noam Rotem dhe Ran Lokar, të cilët punojnë për shërbimin “vpnMentor”. Kjo pikë e dobët në sistem ka bërë, që të mund të merret kontrolli i plotë ndaj sistemit, thotë Rotem nga portali “Calcalist”.

Studiuesit arritën të kenë akses në mbi 27.8 milionë të dhëna (23 Gigabyte), ndër to shenja gishtërinjsh dhe tipare dalluese të fytyrës, fotografi të përdoruesve, emra të pakoduar të përdoruesve dhe fjalëkalime, protokolle të institucioneve, shkallë të sigurisë dhe të drejta përdorimi e deri edhe të dhëna personale të personelit.

Ata kishin madje mundësi që të vendosnin të dhëna të reja në llogaritë e firmës dhe t’i manipulonin ato. Studiuesit u shprehën të indinjuar, që në sistem të dhënat biometrike ishin regjistruar në përgjithësi të pokoduara. “Në vend që të regjistronin një Hash të shenjës së gishtërinjve, që nuk mund të riprodhohet, ata kishin regjistruar shenjat faktike të gishtërinjve, të cilat mund të kopjohen dhe të përdoren për qëllime të këqia”, i thanë studiuesit gazetës “Guardian”.

Drejtuesi i marketingut i Suprema, Andy Ahn, i tha “Guardian”, se sipërmarja ka ndërmarrë një “verifikim të menjëhershëm” të informacioneve të vëna në dispozicion nga vpnMentor. Klientët do të informohen në rast të kërcënimit nga ndonjë rrezik. Kjo dobësi në sistem ndërkohë është kapërcyer.

Gjendet fosili i “papagallit më të madh në botë”

Melbourne

Në gërmimet e bëra në rajonin Otago qendror të Zelandës së Re, është gjetur fosil i papagallit që është i një lloji dy herë më i madh se Kakapo, një lloj papagalli i cili njihet si më i madhi dhe më i rëndë.

Sipas lajmit të Radios së Zelandës së Re, në gërmimet e bëra në St. Bathans në rajonin Otago qendror të ishullit jugor të vendit, janë gjetur fosilet e “papagallit më të madh në botë”.

Papagalli gjigand u emërtua me emrin “Heracles” (Herakliu), mendohet se është i lartë rreth 1 metra dhe peshon 7 kilogram.

Kjo tregon se është dy herë më i madh se papagalli më i madh në botë, Kakapo.

Docenti Trevor Worthy nga Universitetit Flinders, theksoi se fosili i cili është i vjetër rreth 19 milionë vite është një zbulim i rëndësishëm. “Ka 20 vite që gërmojmë këto shtretër të fosileve. Çdo vit, nxjerrim zogj të rinj dhe kafshë të tjera. Herakliu, pavarësisht që është ndër shpendët më të mrekullueshëm që kemi zbuluar, pa dyshim ka edhe shumë lloje që presin të zbulohen”, u shpreh ai. aa