Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për çështjen e simboleve të Partisë Demokratike.
Në arsyetimin e vendimit nga GJL rezulton se trajtimi i kësaj çështje nga Gjykata e Apelit ka qenë një farsë dhe e jashtligjshme.
Gjykata thotë në vendim se kjo çështje nuk mund të ketë palë, pra, palë është vetëm kërkuesi, që në këtë rast është pala që ka bërë kërkesën në Gjykatën e Shkallës së Parë për regjistrimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, ndërsa Basha e Alibeaj duke mos qenë palë, ankimimi i tyre në Apel nuk do duhej të merrej parasysh fare dhe është i pavlerë.
Me tej GJL thekson në vendimin e zbardhur se rifillimi i çështjes, pas pezullimit, nga gjyqtari Zhukri, i cili ka shqyrtuar kërkesën për regjistrimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, ka qenë konform gjithë dispozitave ligjore në fuqi.
Më poshtë përmbledhja e vendimit të zbardhur nga Gjykata e Lartë për çështjen e vulës së Partisë Demokratike:
1. Vendimi i Gj.L përcakton natyrën e gjykimit, të çështjes së regjistrimit të vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021 të PD, duke përcaktuar që ky është një shqyrtim që bëhet pa palë përveç kërkuesit, e rrjedhimisht nuk mund të ankimohet përveçse nga kërkuesi.
2. PD e Lulzim Bashës nuk ka kërkuar me asnjë mjet procedurial në gjykimin në shkallë të parë, që të bëhet pjesë e kësaj çështje, rrjedhimisht nuk mund ta ankimojë.3. Gjykata e Apelit nuk ka shqyrtuar dhe vlerësuar çështjen e legjitimimit të ankuesit. Pavarësisht se Gjykata e shkallës së parë ( vendimi i paligjshëm i Blerina Muçës) i ka legjitimuar si palë që mund të ankimonin, çështja e legjitimitetit është çështje që vlerësohet në çdo shkallë të gjykimit dhe si e tillë duhet të vlerësohet vetë nga Gjykata e Apelit, nën dritën e vendimeve të Kuvendit PD 11 dhjetor 2021.
4. Gjykata e Lartë ka rrëzuar Gjykatën e Apelit përsa i përket të 2 arsyeve për të cilën ata kanë prishur vendimin nr 3 dt 25 mars 2021 ( vendimi Zhukri). Konkretisht ata kanë vlerësuar se edhe çështja e papajtueshmërisë se gjyqtarit Zhukri për të gjykuar këtë çështje është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit jashtë kërkesave të ngritura në ankim dhe si e tillë nuk mund të ishte objekt shqyrtimi. Gjithashtu rifillimi i çështjes nga gjyqtari Zhukri, pas pezullimit që kishte vendosur, është bërë në konformitet me dispozitat ligjore.
Praktikisht Gjykata e Apelit s’ka pasur asnjë arsye ligjore për të prishur vendimin Zhukri
Komentet