VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Teksti i plotë: I kërkoi seks në këmbim të vendimit, qytetarja: Do të denoncoj! Kryetari i Gjykatës e kërcënon: Do ndahemi me plumba

By | October 27, 2016
blank

Komentet

blank

Albulena Haxhiu: Shqipëria në emër të Kosovës mund të padisë Serbinë për gjenocid

Kosova e ka ndërmend t’i shkojë deri në fund dhe të padisë Serbinë për gjenocid.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se këtë, në emër të Kosovës mund ta bëjë edhe Shqipëria.

“Padia për gjenocid do të jetë padyshim një ndër dokumentet kryesor. Zyra e kryeministrit është duke punuar me një kujdes të shtuar, me seriozitet, me hapa të kujdesshëm, dhe është në bashkëpunim të plotë me institucione të tjera, sidomos me institucionin e presidentit, presidentes Osmani dhe kryetarit të kuvendit, për herë të parë në republikën e Kosovës, pas sa viteve, e kemi në të njëjtën faqe, në të njëjtin zë, presidenten, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit” tha ajo.

Por kanë kaluar tashmë 20 vjet. Një pjesë e dëshmitarëve kanë ndërruar jetë. Mbledhja e provave dhe dëshmive është edhe më e vështirë. Ministrja fajëson qeveritë e kaluara dhe misionet ndërkombëtare se nuk kanë bërë asgjë.

“Ka munguar vullneti politik. Fatkeqësisht ata që kanë qenë në ballë të luftës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për t’i adresuar krimet e luftës” tha ajo në një intervistë në “ABC News Albania”

Por Kosova ka edhe probleme të tjera. Qeveria Kurti ka përgatitur tashmë projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar. Por si do të eliminohet mundësia e keqpërdorimit të një ligji të tillë për të mos lejuar revansh politik?

“Jemi fokusuar në eliminimin e disa mundësive të keqpërdorimit të këtij mekanizmi, që do të jetësohet sapo ligji të hyjë në fuqi” tha Albulena Haxhiu.

Një nga premtimet e tjera të qeverisë Kurti është vettingu në sistemin e drejtësisë.

“Kemi planifikuar që në gusht ta kemi draftin e parë të concept dokumentit. Ne tashmë kemi një pasqyrë sesi ka ndodhur vetingu në republikën e Shqipërisë, në mënyrë që ne të mësojmë nga gabimet që mund t’i ketë bërë Shqipëria, nga vështirësitë që ka pasur, duke pasur parasysh që për një kohë të gjatë, institucionet atje, shumë të rëndësishme,  kanë mbetur jo-funksionale”

blank

Vjosa Osmani takon kancelarin austriak: Dialogu Kosovë-Serbi të jetë i barabartë, të përfundojë me njohje reciproke

KOSOVA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Austri kancelarin Sebastian Kurtz ku ndër të tjera ka cekur edhe temën e dialogut.

Kryetarja e shtetit thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i barabartë mes palëve dhe duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Po ashtu ajo i ka vënë në dukje Kurzit se populli i Kosovës është më proevropiani dhe ka kërkuar nga BE të mbajë premtimin e të liberalizojë vizat.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA E KOSOVËS

Në takim me kancelarin Kurz, Presidentja Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme austriake ndaj Kosovës. Ka theksuar se është në interesin e Kosovës që kjo mbështetje të vazhdojë me procesin e liberalizimit të vizave si dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Presidentja Osmani ka theksuar, gjithashtu edhe gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka potencuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e ekonomisë, teknologjisë informative, agjendës së gjelbërt dhe fushave të tjera.
Në këtë takim, zonja Osmani ka falënderuar kancelarin Kurz për 95 mijë vaksina Pfizer, të cilat janë siguruar për Kosovën nga Bashkimi Evropian, për të cilat Austria kishte ndihmuar në aspektin procedural.
Presidentja Osmani në takim me kancelarin Kurz, ka theksuar se populli i Kosovës janë më proevropianët, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i liberalizojë vizat, duke mbajtur premtimin.
Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka ritheksuar qëndrimin për dialog të barabartë ndërmjet palëve, i cili përfundon me njohje reciproke.
Presidentja Osmani poashtu ka theksuar se parakushte për paqen e qëndrueshme në rajon janë drejtësia për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe respektimi i sovranitetit dhe integritetit kushtetues e territorial të Republikës së Kosovës.

blank

A ishin legjitime zgjedhjet vendore më 2019? Kërkesa e Voltana Ademit shqyrtohet sot nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot paradite, seancën e parë në lidhje me padinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.

Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti i kërkesës së Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve si dhe për Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet.

Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, një shoqatë e drejtuar prej vetë asaj, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.

Megjithatë në proces mund të ndikohet edhe fakti se në datën 8 qershor Voltana Ademi u shkarkua nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ky vendim u konsiderua nul nga Voltana Ademi pasi personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës, por janë anëtarëve të Shoqatës së Autonomisë Vendore.

Ajo madje ka paditur në gjykatë kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun, ku kërkon që të shpallen të paligjshme zgjedhjet e tij në krye të shoqatës. Kësaj padie Pjerin Ndreu iu përgjigj me faktin se Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj.

Se sa do të ndikojë ky konflikt për procesin në Kushtetuese për zgjedhjet e 2019-s pritet të shihet.

blank

Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez në Pallatin Elisee

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

blank

VOA: Bullgaria nuk lëshon pe, dështon nisja e negociatave me BE-në për Tiranën dhe Shkupin

Problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u bënë sërish pengesë për një vendimarrje në favor të organizimit të Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit europian nga ana tjetër, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet ballkanike.

“Megjithë angazhimin e madh, nuk u bë e mundur që të arrihet në një marrëveshje për kornizën e bisedimeve, e për pasojë nuk qe e mundur që të nisnim me konferencën ndërqeveritare me këto dy vende kandidate”, deklaroi të martën pasdite Ana Paula Zacarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet europiane e Portugalisë, vendi i cili ka mbajtur presidencën e BE-së në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Deklarata e saj u bë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, e zhvilluar sot në Luksemburg. Gjithshka të të spostohet tanimë në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia. “Presidenca Slovene është angazhuar për të çuar përpara zgjidhjen e kësaj çështjeje”, bëri të ditur zonja Zacarias.

Për Shqipërinë, ka një konsensus të pranuar nga të gjithë shtetet, për t’i ndezur dritën jeshile përparimit të mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit. Së fundmi dhe Hollanda një ndër vendet më skeptike, ra dakort me vlerësimin e Komisionit europian për ecurinë pozitive të Shqipërisë.

Për Maqedoninë e Veriut, problem mbetet vetoja e Bullgarisë e cila nuk lëshon pe, ndonëse shumë vende anëtare po këmbëngulin që problemet bilateral të mos bëhen pengesë në procesin e integrimit. Mosmarrëveshjet mes Sofies dhe Shkupit lidhen me historinë dhe gjuhën. Bullgaria kërkon garanci se Maqedonia e Veriut nuk do të mbështesë asnjë pretendim ndaj një pakice maqedonase në Bullgari. Po ashtu kërkon që dokumentet zyrtare të BE-së të shmangin përmendjen e “gjuhës maqedonase”, që thotë se rrjedh nga bullgarishtja.

Duke qenë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë trajtuar së bashku në këtë proces, shtetet anëtare nuk kanë preferuar që t’i ndajnë ato nga njëra tjetra në këtë fazë.

blank

Vizita historike – Biberaj: Mesazhi i Bejker ka të njëjtën jehonë sot sa edhe 30 vjet më parë

Nga Elez Biberaj

‘Liria funksionon’

Në një vizitë historike në Tiranë, si sot 30 vjet më parë, më 22 qershor 1991, Sekretari amerikan i Shtetit James Bejker mirëpriti Shqipërinë në Botën e Lirë pas thuajse gjysmë shekulli diktaturë komuniste.

Në fjalimin para qindra mijëra shqiptarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbej, Sekretari i Shtetit tha:

‘Liria funksionon! Më në fund, ju jeni të lirë të mendoni mendimet tuaja. Më në fund, ju jeni të lirë të thoni atë që mendoni. Më në fund, ju jeni të lirë t’i zgjidhni vetë liderët tuaj. Më në fund, ju jeni të lirë të adhuroni në mënyrën tuaj… Mirë se vini në liri, qytetarë të lirë të Shqipërisë’!

Bejker u bëri thirrje shqiptarëve të linin pas mbeturinat e komunizmit e të vendosnin një rend të ri politik që do të pasqyronte respekt të plotë për të drejtat e njeriut, demokratizimin e qeverisë,  median e lirë e pluraliste, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Mesazhi i Baker ka të njëjtën jehonë sot sa edhe 30 vjet më parë.

blank

Osmani: Drejtësia, parakusht për paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

RFE/RL

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka bërë këto deklarata të martën nga Vjena, pas takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë austriakë.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj nga Austria, Alexander Van der Bellen, Osmani ka thënë se Serbia ka kryer luftë të tmerrshme në Kosovë kundër civilëve të pafajshëm dhe se për këto krime nuk ka ende kërkimfalje dhe pendesë nga Serbia.

“I bëj ftesë presidentit (serb Aleksander) Vuçiq që së paku ta vendosë një lule në Batajnicë, në varrezën masive ku janë gjetur qindra fëmijë të vegjël e gra, të cilët ishin vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka deklaruar Osmani, duke thënë edhe se Kosova pret nga Serbia që të kthejë eshtrat e të pagjeturve.

Mes tjerash, Osmani ka përmendur edhe qëndrimin e BE-së karshi Serbisë.

“Mendoj se Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë me Serbinë, që ajo nuk mund të luajë me dy karta, edhe me Rusinë, edhe me Bashkimin Evropian. Ajo nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë, duhet ta zgjedhë cila është rruga e saj e vërtetë, e jo të hiqet si pro-evropiane në njëjtën anë, por ta rrisë bashkëpunimin edhe ushtarak edhe ekonomik, edhe politik me Rusinë në anën tjetër, duke rrezikuar kështu gjithë rajonin tonë nga ndikimi rus”, ka deklaruar ajo.

Sipas Osmanit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, nuk ka qenë kurrë për statusin e Kosovës dhe se ky proces, duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Po të martën, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën.

Duke paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, Vuçiq ka thënë se serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen, në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen.

“Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them: nuk e di”, ka deklaruar Vuçiq para ligjvënësve serbë.

Vuçiq ka thënë se dialogu me Kosovën është “transparent” dhe se pretendimet se “dikush po fsheh diçka diku dhe po përpiqet të mashtrojë publikun” janë “gënjeshtra”.

Raundi i fundit i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është mbajtur më 15 qershor.

Ky njëherësh ka qenë takimi i parë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Në fund të takimit, zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk janë marrë vesh për asnjërën nga temat e ngritura.

Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.

blank

Të ardhurat dhe konsumi për frymë – Shqipëria e fundit në Europë

Shqipëria u rendit i fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë në raport me mesataren e BE-së edhe për vitin 2020.

Sipas të dhënave të Eurostat Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Shqipëri ishte sa 31% e mesatares së BE-së në vitin 2020 i njëjti nivel si viti i mëparshëm, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit bënë më shumë progres në drejtim të konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se shtetet e europiane me qëllim që të arrihet sa më shpejt mesatarja e BE-së).

Pas Shqipërisë, më të ulëta i ka të ardhurat Bosnjë Hercegovina, me 33% të mesatares së BE-së, nga 32% një vit më parë, duke zgjeruar diferencën me 2 pikë përqindje me vendin tonë.

Progresin më të lartë e shënoi Serbia, të ardhurat për frymë të së cilës ishin sa 43% e mesatare së BE-së nga 41 % që ishin në 2019.

Maqedonia ruajti të njëjtin nivel, në 38% të mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë të Malit të Zi ishin sa 46% e mesatare se BE duke shënuan 4 pikë përqindje në krahasim me 2019, teksa Mali i Zi ishte shteti me rënien më të madhe të PBB-së në 2020-n, me rreth -10%.

 

Shqipëria gjithashtu me konsumin më të ulët për frymë

Shqipëria gjithashtu u rendit e fundit në një tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili është një matës i mirëqenies materiale të familjarëve dhe i referohet të gjitha të mirave dhe shërbimeve që konsumohen nga familjarët (sipas standardeve të barazisë së fuqisë blerëse).

Për Shqipërinë, ky tregues ishte sa 40% e mesatare se BE-së në vitin 2020, duke shënuan nivelin më të ulët në Europë dhe Rajon, me rritje prej një pikë përqindje nga viti i mëparshëm.

Pas Shqipërisë më të ulët këtë tregues e ka Bonja, me 43% (rritje 2 pikë përqindje), Maqedonia e Veriut, me 44% (+2 pikë përqindje). Progresin më të madh e bëri Serbia, (nga 49% në 52%). Serbia është vendi që shënoi dhe ecurinë më të mirë ekonomike në rajon në vitin e pandemisë, me një rënie prej 1%.

Ndonëse Shqipëria ishte e dyta pas Serbisë me performancën më të mirë ekonomike (tkurrje -3.3%), sërish kjo nuk është arritur të reflektohet në treguesit e mirëqenies, në raport me vendet e tjera të rajonit.

Mali i Zi mbetet shteti me konsumin më të lartë për frymë, prej 61% të mesatares së BE-së (1 pikë përqindje më shumë se vitin e mëparshëm).

 

Europa

Në vitin 2020, konsumi për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) ndryshonte nga 61% në 131% të mesatares së BE-së në të gjithë 27 Shtetet Anëtare.

Në vitin 2020, nëntë shtete anëtare regjistruan konsumin për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 31% mbi mesataren e BE, pasuar nga Gjermania (23% më shumë) dhe Danimarka (21% më shumë). Holanda, Austria, Finlanda, Belgjika, Suedia dhe Franca regjistruan nivele ndërmjet 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

Në trembëdhjetë Shtete Anëtare, konsumi për frymë ishte nën mesataren e BE-së. Në Qipro, Itali, Lituani dhe Irlandë nivelet e konsumit ishin 10% ose më pak se mesatarja e BE-së, ndërsa Spanja, Çekia, Portugalia, Malta, Polonia dhe Sllovenia ishin midis 11% dhe 20% më poshtë se mesatarja e BE-së . Rumania, Estonia dhe Greqia ishin midis 21% dhe 25% nën mesataren e BE.

blank

Osmani në Vjenë: Vuçiq të vendosë së paku lule në Batajnicë, aty ku u gjetën gra e fëmijë të vrarë nga regjimi serb

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që së paku të vendosë një lule në Bajtanicë, ku ndodhet një varrezë masive me trupat e fëmijëve dhe grave të vrarë nga regjimi serb gjatë luftës së vitit 1999.

Osmani tha se Serbia ka zhvilluar luftë të tmerrshme në Kosovë kundër civilëve të pafajshëm dhe nga ajo luftë ka pasur mbi 13 mijë civilë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuar nga forcat serbe dhe theksoi se nuk asnjë rast të drejtësisë për këto krime.

“…Numrin më të madh të fëmijëve të vrarë nëse krahasohet me numrin e popullatës krahasuar me shtetet e rajonit dhe ka akoma mbi 1600 persona të zhdukur. Për këto krime akoma nuk ka drejtësi dhe akoma nuk ka kërkim falje nga Serbia dhe për fat të keq nuk ka akoma pendesë. I bëj ftesë presidentit të Serbisë, Vuçiq që së paku ta vendosë një lule në Batajnicë, në varrezën masive ku janë gjetur qindra gra e fëmijë të vegjël që janë vrarë gjatë luftës në Kosovë”, u shpreh Presidentja Osmani.

“Ajo çka dua të them se për të pasur sukses, cilido proces,  jo vetëm ndërmjet Kosovës e Serbisë, por historia ka dëshmuar se çdo herë ku ka pasur luftë e padrejtësi ajo që ka qenë parakusht për të arritur paqe të qëndrueshme ka qenë drejtësia. Ne si Kosovë kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje… të na kthehen eshtrat e personave të pagjetur që familjet e tyre të kenë vend ku të vendosin lule”, u shpreh më tej Osmani.

Presidentja e Kosovës tha se drejtësinë e shohin si parakusht për paqe të qëndrueshme prandaj për këtë insistojmë gjatë procesit të dialogut.

“… Këtë që ju e quani zgjidhje për ne është njohje reciproke. Është e domosdoshme sepse asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke në kufijtë aktual të Kosovës nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh ajo, kur u pyet cila mund të jetë zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi.

Osmani tha se tashmë edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë me Serbinë që nuk mund të luajë me dy karta, me atë të Rusisë dhe BE-Së.

“Serbia duhet të zgjedhë cila është rruga e saj e vërtetë”, tha ajo. /Telegrafi/

blank

Mesazhi- 30 vite nga vizita e James Baker në Tiranë, Ambasadorja Yuri Kim: Shumë gjëra kanë ndryshuar, por mos harroni…

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”.

Me këto fjalë Ambsadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, kujton 30 vjetorin e ardhjes së Sekretarit amerikan të shtetit James Baker, në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Ambasadorja thotë se shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, ndërsa shton se edhe aktualisht Shqipëria ndodhet në një moment kthese.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”, u shpreh Ambasadorja Yuri Kim.

blank

blank

Shqipëri, fillojnë aktivitetet e “Javës Çame”

Tiranë

Në kuadër të 77-të vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë me aktivitete të ndryshme ka filluar “Java Çame”, raporton Anadolu Agency(AA).

Aktivitetet janë hapur me ekspozitën “Çamëria ndër shekuj në harta dhe gravura paraqitur nga historianë dhe artistë të kohës” në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë. Ekspozita me harta mbi Çamërinë dhe dokumente të tjera do të qëndrojë e hapur një javë, ndërkohë për një javë do të organizohen edhe aktivitete të tjera përkujtimore.

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, në aktivitetin e hapjes së ekspozitës, në një prononcim për mediat tha se janë mbledhur për të përkujtuar spastrim etnik dhe gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë.

“Sigurisht që kjo është një ditë e njohur edhe nga parlamenti shqiptar, 27 qershori i vitit 1944 me fillimin e masakrave mbi shqiptarët e Çamërisë nga krimineli Napoleon Zerva. Pa dyshim që ne jemi këtu për të kujtuar pasojat e asaj masakre. Kërkesa për drejtësi vazhdon edhe me pasardhësit e atyre që u shpërngulën nga gjenocidi dhe që u vranë”, u shpreh Idrizi.

Ai theksoi se është momenti të ngrenë zërin, sipas tij “edhe karshi heshtjes nga politika shqiptare për çështjen çame”.

“Ne jemi këtu për të bërë edhe një thirrje për të gjithë opinion publik, qeverinë shqiptare, mediat, që mos ta harrojnë Çamërinë, sepse Çamëria është një pjesë shumë e rëndësishme dhe që plotëson hartën identitare të kombit shqiptar. Është një padrejtësi që është bërë mbi shqiptarët dhe harresa është vazhdë e padrejtësisë”, tha ndër të tjera Idrizi.

“Java Çame” organizohet nga data 21 qershor deri në datën 27 qershor nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU) dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”, ndërsa pjesë e saj janë ekspozita me fotografi dhe punime të tjera, promovime librash, konferenca dhe ceremoni të tjera përkujtimore në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Më 27 qershor të këtij viti përkujtohet 77-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pasi me ligj kjo ditë në Shqipëri është “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve, por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre.

blank

Kosova kërkon nga Mali i Zi edhe 33 mijë metra katrorë në Kamenovë

Mediat malazeze sot kanë raportuar se Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës në Mal të Zi, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katror tokë në “Rafailoviq”. Përveç kësaj, thuhet se Kosova po kërkon edhe kthimin e 33 mijë metrave katror tokë në Gjirin e Kamenovës, raporton Express

“Vijesti” shkruan se Agjencia Kosovare e Privatizimit po kërkon kthimin e 33 mijë metra katrorëve në Gjirin e Kamenovës, i cili dikur ishte vendpushimi i punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe nxënësve të Kosovës.

 

“Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk heq dorë të provojë se kompania “Rekreatus” nga Prishtina është pronari i vërtetë i 33 mijë metrave katrorë, dhe jo kompania me të njëjtin emër selia e së cilës është në Budva. “Rekreaturs” është një ish-kompani sindikale nga Prishtina që kishte një vendpushim në Kamenovo dhe planifikoi të ndërtonte një të ngjashme në Ulqin. Nën rrethana të pashpjegueshme, kompania u zhvendos në Budva gjatë luftës në 1999, dhe “Atlas Group” e bleu atë në 2002 për 60 mijë euro”, shkruan Vijesti, transmeton Express.

Resorti ka qenë jashtë funksionit për një kohë të gjatë, kanë mbetur vetëm kazermat e rrënuara dhe të papërdorshme, por deri më sot, ndërtimi i një resorti luksoz turistik nuk ka fillua, siç është planifikuar në dokumentet e planifikimit.

Gjykata Themelore në Kotor lëshoi ​​një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin, asgjësimin dhe ngarkesën e tokës 15 vjet më parë.


Send this to a friend