Në profilin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, komentet janë të shumta por edhe pikante.
Përgjithësisht mbizotërojnë ata që e konsiderojnë si një fatkeqësi dorëheqjen e Roshit, që nuk e pranojnë dot se ai nuk mund të jetë më Kryetari i tyre i dashur. Ata madje janë ta gatshëm ta pranojnë edhe si trafikant, mjafton që të mos kthehet prapë një kryetar nga PD.
Shikoni me çfarë fjalësh e vlerësojnë ata ish-Kryetarin që ‘nuk i vjen më Kavajës”. Shkrimet e komentuesve po i publikojmë të paredaktuara, siç i shkruajnë vetë autorët:
–Jam nga rrogozhina,,e kam zili kavajen aq bukur sa eshte bere tani,,eshte bere te dhjefsha tironen para kavajes,,bravo elvis rroshit per punen qe beri kaq koh,,
–Kryetar bashkie si ti nuk ka pasur ndonjeher kavaja dhe as nuk do kete ! Mbetesh me i miri!! Jemi me ty keyetar ne cdo vendim tendin ..
–Ju jeni i mrekullushem dhe i mrekullushem do ngelesh ne qytetin e Kavajes nuk ka qen dhe nuk vjen kryetar si ju ne jete cdo kush ben gabime nuk ka asnje qe nuk gabo zoti te nxirret fitimtar por ju i fituar jeni urime dhe respekt .
–Pse u dorezove o njeri,tani do flasin me keq per ty,Keta jan te gjith per burg ca do te bejne ty????Paske qene shume i dobet.
–Neqoftese do te rrespektosh votuesit e tu mos ip doreheqje. Avokati duhet te mbroje deri me nje ne emer te te gjithe votuesve.Mos u dorzo. Asnje nga i pd nuk ka dhen doreheqje ju pse?
–Dhe nuk duhet te japesh dorheqje dhe te ikesh koke ulur se ju rindertuat nje qytet ku quhet Kavaja e Ervis djalit..pra hec krenar dhe koke l’arte se vendos populli dhe jo Partia PD.respekt
–Ishin me fat qytetaret e Kavajes qe kishin nje kryetar si ty, sigurisht qe nuk do mundet dot te te zevendesoje asnje, e ke treguar me pune e perkushtim, me zemergjeresine dhe humanizmin tend dashurine per Kavajen, mirenjohjen per ata qe te votuan
–Jooooo!!!Pse???Ti po tregon qe u dorezove????Nuuuuk e mendoja qe kryetari me i dashur i Kavajseve do hiqte dor!!!!
–Respekt pa fund..
–Mos e rruj fare elvis roshi se ti e dhe dorhejqjen po xhelal mziu nuk e dha pa marr pafajsin
–Ti Je Njeri i nderuar Zoti Elvis Rroshi ..mos u derzo
–Fatkeqsi per qitetaret e Kavajs qe largohsh nga detyra ti ishe motor i atij qyteti bravo Elvis
–Prap di do ngelesh MAJOR OF KAVAJA!!!!!!!!
–Te gjithe qe flasin negativishit per Elvisin ju ngarantoj nk do keni rastin e shansin te hyni ne Histori per revulicionin e ndryshimin qe i beri Kavajes Elvisi
–Edhe sikur te jesh trafikant nuk ka gjo sepse ti bone pune ne kavaj ose koto te pd 20 vite ne kavaj vetem bone hajdut trafikanta se kavajen e lan zhul gjith andej
Por nuk mungojnë edhe ata që janë kundër Roshit, madje e quajnë të nevojshme këtë dorëheqje. Shikoni si shprehen këta komentues që duken si opozitarë:
–Po po , ca respektesh mii ai po iken se ska ku i con leket me kavajen do meret ai . Ai zdi ku te harxhoj leket
–I denuar dhe se meritoje t rrije ne ate post me biografin tende
–Po te ishe i paster pse nuk prite qe te behej reforma ne drejtesi
–Thjesht je kriminel
–Dikush dikush po mban ne mend gjithecka qe nga klasa e 1-re fillore, e dikush nuk po e mbajka ne mend qe eshte denuar ne moshen 16 vjec. Hajde llafe hajde, ne moshen 16 vec i bie ta kishe perfunduar filloren dhe s’mbake mend asgje….
–O zot o zot qe te kan denuar pa dijenin tende… sa qesharak qe behen njerezve ndonjeher . Un nuk e di cke ber per kavajen der nuk jetoj aty por di qe ti je marr drog si ne itali dhe zvicer prandaj ke dosjen e zez atje . Dhe kshu lloj njerezish nuk duhet te udheheqin se jeni shembull skandaloz. Kaq kisha dhe ju qe e mbroni filloni e shani tani
–Sa keq si se dije ti qe ishe Denuar? Hiqe ate mayor tani se nuk je me
–Elvis Rroshi si ka mundesi qe te gjith kavajsit ne itali skan bo lek sa ti ,mos ja fut kot se leket me drog i ke bo se ska mundsi . Gjith kavaja ne itali esht po ska njeri lek sa ti ok
–Ik shko fshihu tani ,se ke hyr ne gjynaf me kavajsit ,me shoket e tu ,tani rri si zorrs me kok ulur mendo se ke familje
–Mos na thuaj qe nga ai denim pa dijeni more shperblim nga shteti dhe na u bere milioner. Ik se nuk ti ha kush keto brockulla.
–O c te iken kot gjith ato ushqime qe ke ndar per te mar votet. kriminel dhe drogaxhi doli e verterà me ne fund
Por në Kavajë duket që po qarkullon edhe një teori konspirativiste për dorëheqjen e Kryetarit. Sipas kësaj teorie, dikush ia paska futur Elvisit nga prapa. Për të zbardhur këtë teori, po japim sërish komentet:
–Te rujt zoti o Elvis Rroshi mos u mer me keta te Rilindjes se ta fusi si embel keta…jan pa bes keta po keshtu do ikin te gjith keta.
–Per te qene vertete i sinqerte …doreheqjen e dhate me te deshiren tuaj …apo ju detyruan per ta dhene ate doreheqje te shkrete…?!! Jo per gje ..por ne Shqiperi nuk kane linduar akoma ato burra te mire ..sa te largohen vete…!! Gjithsesi ju uroj çdo te mire..!
– 1 nder i bone kavajes ti . nuk lejove profesorin tat engjell caren tu bonte kryetar bashkie ….pa merak se kshu do ta bojn ene ty klyshet qe majte mrapa…nime gjeje engjellin , ai e ka fillu para teje rrugen e deshperit dhe boni ate qe dini me bo mo mire … futjani njoni-tjetrit rruges .
Ka edhe një mundësi që në Kavajë të rikthehet stina e protestave të harruara që nga viti 1990. Ka njerëz që jetojnë edhe pa drita, pa bukë e pa ujë, por jo pa Elvisin
–Familjarisht do protestoj kunder per doreheqjen , ne kemi zgjedhur nje KRYETAR ,qe i ben ball te gjithave sfidave
Por duket se ka edhe të tjerë që kanë shqetësime më thelbësore që vihen në dyshim pas largimit të Roshit:
–Po festa e birres do behet tani qe ike ti?
/HashtagAL/
Komentet