VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Të premten eklipsi më i gjatë i shekullit “Hëna e Pëgjakur”

By | July 25, 2018

Komentet

Rrethohen mbrojtësit e fundit të kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it

Mbrojtësit e fundit të kalifatit të vetëshpallur të grupit terrorist ISIS, janë të rrethuar në një lagje të vogël në një lagje të vogël në fshatin Baghuz të Sirisë Lindore, duke u përballur me një disfatë të afërt, sipas një komandanti të Forcave Demokratike siriane që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Vlerësimi që u dha të shtunën pason ditë luftimesh të ngadalta dhe të vështira, ndërsa Shteti Islamik përpiqet të mbajë një territor fare të ngushtë, që janë ndalur vetëm për negociata të ndërmjetme lidhur me një dorëzim të mundshëm që deri tani nuk është realizuar.

Duke drejtuar mësymjen e fundit, komandanti Jiya Furat tha se shumë shpejt do të jepet lajmi i mirë se Daeshi ka marrë fund ushtarakisht. Furat tha se kalifati i vetëshpallur që dikur kishte nën kontroll pjesë të mëdha territori në Siri dhe Irak, tani është reduktuar në një zonë jo më të gjerë se sa 600 metra katrorë dhe se luftëtarët e ISIS-it, po goditen nga të gjitha anët.

Por përpjekjet për asgjësimin e tyre, janë ngadalësuar për shkak të shqetësimeve për civilët, përfshirë gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të grupit terrorist që po përpiqen të arratisen.

Ishte duke ngrënë mëngjes, qëllohet për vdekje gazetari

Gazetari Jesus Eugenio Ramos Rodriguez ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant të shtunën, kur u qëllua për vdekje.


Autoritetet meksikane konfirmuan vdekjen e Rodriguez të shtunën, duke qenë gazetari i dytë i vrarë në Meksikë këtë vit.

Autoritetet e Tabasco po hetojnë vrasjen dhe qeveria meksikane është zotuar të forcojë masat e sigurisë për gazetarët dhe punëtorët e të drejtave të njeriut.

Koordinatori i komunikimimit në zyrën e Presidentit, Jesus Ramirez, shkroi në Tëitter rreth rëndësisë së mbrojtjes së gazetarëve.

“Liria e shprehjes është një e drejtë dhe një element themelor për demokracinë, drejtësinë dhe lirinë”, tha ai.

Me nëntë gazetarë të vrarë në 2018-ën, Meksika është vendi i katërt më vdekjeprurës në botë për gazetarët, sipas një raporti të Reporterëve pa Kufij.

Gazetarët që mbulojnë korrupsionin politik dhe krimin e organizuar shpesh janë objektivat e dhunës në Meksikë.

Afrikë, një leopard i zi kapet nga kamera pas 100 vitesh

Pas 100 vitesh në Afrikë është kapur nga kamera një lloji i rrallë i leopardit të zi.

Nick Pilfold nga kopshti zoologjik në San Diego dhe ekipi i tij në fillim të vitit të kaluar në rezervuarin e rajonit Laikipia në Kenia, vendosën kamera të cilat filmuan leopardin e zi.

Në Kenia shkuan pasi morën informacionin për paraqitjen e llojit të rrallë të leopardit në këtë rajon.

Pilfold sqaroi se në botë ekzistojnë 11 për qind të leopardëve me lëkurë të zezë dhe se shumica jetojnë në juglindje të Azisë. Ai tha se leopardi i zi në Afrikë është i rrallë dhe se për herë të fundit është parë në vitin e largët 1909 në Etiopi. aa

Maduro nis një manovër të madhe ushtarake në Venezuelë

CARACAS – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro urdhëroi nisjen e një manovre ushtarake të cilën e vlerësoi si më të rëndësishmen në historinë e vendit, e cila aktualisht është goditur nga një krizë e thellë politike.

Manovra e madhe ushtarake e forcave venezuelase do të zgjasë deri të premten.

“Duhet të përgatitemi për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Venezuelës”, tha Maduro në adresimin e tij para ushtarëve në bazën Guaicaipuro në provincën Miranda.

Duke potencuar se Venezuela ka luftuar për ruajtjen e sovranitetit për dy shekuj, Maduro tha se ushtria dhe populli janë gati të qëndrojnë në mbrojtje të shtetit dhe nderit.

Maduro mbrëmë porositi presidentin e SHBA-së Donald Trump të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Venezuelës.

Venezuela është prekur nga protestat që nga 10 janari, kur presidenti Nicolas Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan, kur kreu i opozitës Juan Guaido më 23 janar shpalli veten si ushtrues detyre të presidentit, i mbështetur nga SHBA-ja dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.

Koreja e Jugut dhe SHBA, marrëveshje të re për financimin e ushtrisë amerikane

SEUL – Autoritetet e Koresë së Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë arritur një marrëveshje të re për financimin e ushtrisë amerikne të angazhuar në Korenë e Jugut.

Aktualisht në Korenë e Jugut janë të angazhuar 28.500 ushtarë amerikanë ndërsa agjencia e lajmeve Yonhap raporton se Ministria e Jashtme koreano-jugore ka nënshkruar marrëveshje të re për financimin angazhimit të tyre.

Ministria në kumtesën e publikuar nuk zbulon se sa para janë ndarë ndërsa Yonhap raporton se Korea e Jugut për angazhimin ushtarak amerikan në vitin 2019 do të paguajë të paktën 924 milionë dollarë.

Delegacionet e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë mbajtur më shumë se 10 takime, në të cilat Washingtoni ka kërkuar nga Seuli që për angazhimin e trupave të tyre të rrisin buxhetin në 1 miliard dollarë.

Sipas marrëveshjes së fundit Koreja e Jugut për angazhimin e ushtrisë amerikane në vit ndante 848 milionë dollarë. aa

Londër, Princi Philip në moshën 97 vjeçare dorëzon patentën

LONDËR – Pallati Buckingham njoftoi se princi 97-vjeçar Philip ka vendosur të mos ngasë më makinën, pasi pothuaj se një muaj më parë u përfshi në një aksident trafiku ku u lënduan dy gra.

Pallati Buckingham dje bëri të ditur se “pas shqyrtimit me kujdes, burri i mbretëreshës Elizabetha II, vullnetarisht solli vendimin të dorëzojë patentën e shoferit”.

Philip ishte pranë timonit të Land Rover-it pranë pronës mbretërore Sandringham në lindje të Anglisë, kur më 17 janar u përplas në një makinë tjetër. Philip pati nevojë për ndihmë që të dalë nga foristrada e përmbysur por kaloi pa lëndime.

Dy gratë, të cilat ishin në makinën tjetër, pësuan lëndime të lehta ndërsa foshnja 2 muajshe kaloi pa kurrfarë lëndimi. aa

Putini shkarkon nëntë gjeneralë rusë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke takuar kadetët në një shkollë në Shën Petesburg, muajin e kaluar.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shkarkoi njëmbëdhjetë zyrtarë të lartë ushtarakë që mbanin poste qeveritare.

Dekreti i bërë publik të premten thotë se Putin i ka zëvendësuar nëntë gjeneralë dhe dy kolonelë, të cilët mbanin poste të nivelit të lartë në Komitetin Hetimor dhe në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Emergjencës.

Zyrtarët e shkarkuar përfshijnë gjeneralin Sergei Solopov, shef i drejtorisë për parandalimin e korrupsionit në forcën policore të Moskës

Dekreti nuk jep asnjë aryse për shkarkimet.

“Gratë shkencëtare mund të zgjidhin problemet më të mëdha në botë”

Mundësimi i sa më shumë grave për të bërë karrierë në shkencë do të zgjidhte problemet më të mëdha në botë, thuhet në një komunikatë të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Paralelisht me porosinë se edukimi shkencor ndryshon botën, OKB publikoi disa të dhëna nga UNESCO të cilat flasin se 90 për qind e vendeve të ardhshme të punës do të kërkojnë ndonjë formë të aftësisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, përfshirë aftësi të analizës së të dhënave, zhvillimin e një softueri, si dhe vizualizimin e të dhënave.

Megjithatë, gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë “jashtëzakonisht të nën-përfaqësuara në shkencë”, pasi të gjitha të dhënat tregojnë se më pak se një e treta e femrave gjatë arsimimit të lartë përzgjedhin lëndët shkollore STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë).

OKB bën të ditur se nën 3 për qind e femrave zgjedhin lëndët e informatikës dhe teknologjisë së komunikimit (TIK).

Duke iu referuar raportit Hendeku Global Gjinor, i përpiluar nga Forumi Botëror Ekonomik, OKB thotë se vetëm 22 për qind e profesionistëve të inteligjencës artificiale në nivel botëror janë femra.

“Janë disa arsye për hendekun gjinor në studimin e shkencave, nga prioritizimi i arsimimit të djemve deri te paragjykimet dhe stereotipet gjinore”, thuhet në raportin e OKB-së, i cili thekson se bota po humbet talentet potenciale shkencore të femrave.

Gjatë theksimit të kontributit të jashtëzakonshëm që gratë kanë dhënë në shkencë, OKB përmend emrin e Marie Curie, pionieren e kompjuterisë Ada Lovelace dhe shkencëtaren e NASA-s, Katherine Johnson.

Ai theksoi se ndërsa pengesat mbeten shumë për gratë në arritjen e potencialit të tyre të plotë në shkencë, këto barriera janë “sociologjike dhe psikologjike dhe po zhduken”. aa

SHBA ofron lehtësime për oficerët venezuelas nëse mbështesin Guaidon

UASHINGTON – Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Bolton, ka deklaruar se Washingtoni do të ofronte lehtësim nga sanksionet për çdo oficer të lartë ushtarak të Venezuelës që do të njihte udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si udhëheqës legjitim të vendit.

“SHBA-të do të mendojnë për t’i hequr sanksionet çdo oficeri të lartë ushtarak të Venezuelës që qëndron për demokraci dhe njeh qeverinë kushtetuese të presidentit Juan Guaido, nëse jo, rrethi ndërkombëtar financiar do të mbyllet plotësisht”, ka shkruar Bolton në llogarinë e tij në Twitter.

Në një postim të mëparshëm, Bolton tha se qeveria e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, kishte bllokuar popullin e tij, duke përfshirë zyrtarët ushtarakë, nga marrja e ndihmës humanitare, sepse ai nuk do të largohet nga pozita e tij dhe të njohë Guaido-n.

Pasi Guaido u vetëshpall si president i përkohshëm gjatë protestave që shpërthyen muajin e kaluar në të gjithë vendin, SHBA-të ndoqën shembullin me njohjen e kreut të opozitës dhe më pas imponuan sanksionet ndaj kompanisë shtetërore të naftës së Venezuelës, PDVSA.

Javën e kaluar, Bolton u tha gazetarëve se gjatë vitit të ardhshëm sanksionet mbi PDVSA-në pritet të bllokojnë 7 miliardë dollarë në pasuri dhe të rezultojnë në 11 miliardë dollarë të ardhura të humbura të eksportit.

Megjithatë, Mauricio Jaramilo Jassir, një studiues në Universitetin Rosario në Kolumbi, për AA tha se sanksionet nuk kanë shumë ndikim në çmimin e naftës në Venezuelë, përveç nëse Maduro do të reduktonte prodhimin. aa

Thellohen paqartësitë rreth Brexitit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të bisedojë edhe njëherë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në përpjekje për të gjetur zgjidhje të ngërçit rreth daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja e propozuar nga May u hodh poshtë nga parlamenti britanik përderisa kanë mbetur edhe 50 ditë kur Britania do të duhet ta lë Bashkimin Evropian. Askush ende nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë në rast se nuk ka një marrëveshje për Brexitin para këtij afati.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian disa herë kanë theksuar se nuk do të rinegociojnë marrëveshjen e arritur, megjithëse janë shprehur të hapur për të gjetur një zgjidhje.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha të mëkuren se “do të duhet të ishte një vend i veçantë në ferr, për ata që promovuan Brexitin por nuk e menduan një plan të detajuar sesi do të ndodhë kjo”.

Megjithatë, presidenti Tusk shpreson se kryeministrja britanike, Theresa May do të paraqesë të enjten në Bruksel “sugjerime realiste” për mënyren sesi të gjendet një rrugëdalje nga bllokada rreth Brexitit.

Tusk tha se BE-ja nuk do të rihapë marrëveshjen tashmë të dakorduar të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Kryeministrja britanike Theresa May të enjten në Bruksel do të bisedojë me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Kryeministrja May po përpiqet të dakordohet për disa ndryshime në pjesën e marrëveshjes që lidhet me të ashtuquajturën “backstop” që ka të bëjë me masat mbrojtëse në kufirin irlandez.

Para kryeministres May, një delegacion i Parlamentit britanik vizitoi së fundi Brukselin, por pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Evropian Martin Selmayr i vlerësoi bisedimet si jo bindëse.

Ekspertët kanë paralajmëruar se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, ekonomia e Britanisë do të përballet me kaos.

Ushtria amerikane blen nga Izraeli sistemin mbrojtës raketor

Ushtria amerikane do të blejë sistemin mbrojtës raketor të cilin Izraeli e ka përdorur që nga vitit 2011.

Pentagoni njoftoi se sistemi do të përdoret fillimisht në baza testimi.

“Sistemi vlerësohet se është i disponueshëm për të mbrojtur anëtarët e shërbimit ushtarak të SHBA-së, kundër një shumëllojshmërie të gjerë të kërcënimeve indirekte të zjarrit dhe kërcënimeve ajrore”, tha në një deklaratë koloneli i ushtrisë amerikane, Patrick Seiber.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shitja ishte një “arritje e madhe për vendin”.

“Ky është një manifestim tjetër i thellimit të aleancës sonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe një shprehje e statusit në rritje të Izraelit në botë,” tha Netanyahu në një deklaratë.

Zyrtarët izraelitë pohojnë se sistemi ka një shkallë të suksesit deri në 90 përqind.

Sistemi mbrojtës është përdorur nga Izraeli për të kapur raketat që lëshuan militantët palestinezë nga Rripi i Gazës.

Kinë – sot mbaron viti i qenit, nesër fillon viti i derrit

VOAL – Kina është gati të ndahet nga viti i qenit dhe të hyjë në vitin e derrit, një simbol i pasurisë, por këtë vit është i lidhur me elementin tokë. Ky vit – sipas mjeshtrave të feng shui – do të udhëheqë shumë liderë botërorë për të gjetur veten të rrënuar në problemet e brendshme. Do të ketë probleme, shpjegojnë ata, sidomos për ata që kanë lindur nën shenjën e qenit (si Donald Trump) për të cilët viti i derrit është gjithmonë shumë dramatike.

Ardhja e Vitit të Ri hënor do të pritet me festivalin e pranverës të martën, më 5 shkurt, por në shumë zona të vendit tashmë ka filluar të jetohet një atmosferë madhështorre në mesin e dritave, ngjyrave, traditave dhe shfaqjeve që të lënë pa frymë, si vallja e famshme e luanit për të cilin akrobatet janë duke u përgatitur për javë të tëra.

Zyrtarisht festimet e Vitit të Ri zgjatin 16 ditë: nga vigjilja e vitit të ri (kur familjet bashkohen) deri në festën e fanarëve i cili këtë vit bie më 19 shkurt. Shkollat ​​dhe disa fabrika mbyllen për tërë periudhën. Shumica e popullsisë ka 7 ditë pushime.

Të gjithë kinezët, pavarësisht se ku janë, përpiqen të kalojnë festën më të rëndësishme me të afërmit. Çdo 12 muaj i japin jete migrimit të madh vjetor të botës, me miliona udhëtarë që shtyhen në stacionet e hekurudhës, aeroportet, portet dhe rrugët. Dhe kjo pavarësisht nëse vendi është gati për të hyrë në shenjën e miut, kaut, tigrit, lepurit, dragoit, gjarprit, kalit, dhisë, majmunit, gjelit, qenit apo, para kësaj kohe, derrit që mbyll ciklin dymbëdhjetë-vjeçar.