VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Të përndjekurit politikë janë zeri i Atdheut dhe demokracisë- Ata nuk janë minoritet as pakicë, janë gardianë të lirisë – Nga Azgan Haklaj

By | September 25, 2020

Komentet

Kërkesa ‘problematike’ e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

Shkumbin Ahmetxhekaj

Kosova nuk duhet të lejojë që Kushtetuta të ndryshohet për të akomoduar kompetenca ekzekutive për komunitetin serb, qofshin ato edhe minimale, thotë eksperti i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka. Në Serbi, analisti politik Dushan Janjiq, thotë se Beogradi zyrtar ka një dekadë që po diskuton për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, por pa një proces të qartë dhe konsensual.

Të enjten, më 15 tetor, në konferencën për media në Beograd, përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Deklarata për ndryshime kushtetuese ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, kryesisht kundër çdo mundësie për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Kur bëhet fjalë tek Asociacioni, brenga kryesore është te kompetencat të këtij organi.

Të hënën, më 19 tetor, Peter Stano, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, ka thënë​ se deklarata ​ e Lajçakut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese është keqinterpretuar. Ai tha se kjo deklaratë kishte të bënte me aranzhimet pas arritjes së marrëveshjes finale.

“Zoti Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues”, tha Stano.

“Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, shtoi Stano.

Stano tha se se qëndrimi i BE-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar, duke rikujtuar fjalimin e ish-përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini në Parlamentin e Kosovës më 2016, se “ky Asociacion nuk do të jetë qeveri paralele brenda Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca legjislative”.

Mogherini po ashtu atëbotë pati thënë se Asociacioni “do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ofron udhëzime që të sigurohemi se statuti i Asociacionit do të reflektojë ligjet e Kosovës kur të përpilohet”.

A ka gatishmëri për ndryshime kushtetuese në Kosovë e Serbi?

Për ekspertin e të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, ndryshimi i nenit të parë i Kushtetutës së Kosovës, nga një shtet unik në shtet të përbërë, apriori do ta bënte Kosovën shtet jofunksional.

“Do të ishte shumë e ngjashme me Bosnjë e Hercegovinën”, tha Smaka për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, proceduralisht një gjë e tillë mund të ndodhë lehtë, por duhet evituar që të vijë deri te propozimi për ndryshime.

“Nëse këta pajtohen, atëherë propozimin e jep presidenti, qeveria, apo një grup deputetësh, dhe nëpërmjet qeverisë shkon në kuvend. Diskutohet nga Komisioni funksional dhe votohet me 2/3 e votave në kuvend, ku kërkohen edhe 2/3 e votave të minoriteve. Procedura nuk është telashe, por nuk do duhet pajtuar politikisht me këtë ndryshim”, thekson Smaka.

Analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha se Lajçak ka harruar t’i referohet kapitullit 35 të negociatave për anëtarësim në BE, ku thuhet qartë se Serbia duhet që brenda dy vjetësh pas arritjes së marrëveshjes për normalizim raportesh me Kosovën, ta zbatojë atë, gjë që kërkon ndryshime kushtetuese.

“Pyetja që po shtrohet nga shumëkush është se çfarë do të ndryshohet, vetëm preambula apo vetëm kapitujt ku flitet për autonominë (e Kosovës)”, tha Janjiq.

Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë thuhet se Kosova është pjesë integrale e territorit (të saj), dhe se ka një pozitë të autonomisë thelbësore brenda shtetit të Serbisë.

Janjiq thotë se qasja e Lajçakut është e gabueshme pasi ai në Serbi po e konsulton vetëm presidentin, Aleksandar Vuçiq.

“Tani po e zbaton metodologjinë që të diskutojë në Serbi vetëm me Vuçiqin, që nuk mund të japë rezultate pozitive, pasi në fund të fundit, Vuçiq do të duhet të komunikojë me shoqërinë, që është problem i parë. Problem i dytë mbetet mungesa e plotë e transparencës”, tha Janjiq.

Kushtëzimet për Asociacionin

Tema e Asociacionit ka ndikuar në shtyrjen e dialogut në Bruksel, pasi Serbia po insiston që të diskutohet sërish për këtë organ, e Kosova po e konsideron si çështje të mbyllur, që sipas Prishtinës zyrtare, do të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke.

Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, në gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit të tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Çka është Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanica, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas Marrëveshjes për Asociacionin dhe në përputhje me Marrëveshjen e parë të Brukselit, objektivat kryesore e Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Lajçakofobia e (pa)arsyeshme! – Nga Florim Zeqa

 

Pas arrestimit të dy drejtuesve të OVL të UÇK-së, emri më i përfolur ishte Gjykata Speciale, ndërsa tani pas kërkesës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, emri më i permendur në Kosovë është ai i të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak!

Ata që sollën specialen, e sollën edhe “zajednicën”

Por çuditërisht askush nuk po merret me shkaktarët vendor që sollën Gjykatën Speciale, Asociacionin dhe jo vetëm!
Nënshkrues të marrëveshjeve të dëmshme dhe fatale për vendin nuk janë Lajçaku, Borrelli dhe as Grenelli, por kryeministrat e vendit tonë.
Marrëveshjet e dësmhme për vendin nuk i ka miratuar Parlamenti Evropian dhe as Kongresi Amerikan, por i ka miratuar Parlamenti i Kosovës, përkatësisht deputetët shqiptar të zgjedhur me votën e popullit të Kosovës.
Nuk duhet marrë me frikë dhe as tragjike kërkesat e Borrelit dhe Lajçakut, të këtyre dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, vendet e të cilëve nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë, por duhet trajtuar dhe kuptuar si tragjike gatishmërinë e liderëve tonë shtetëror dhe partiak, politikanëve dhe deputetëve që negociojnë me armiqt e shtetit integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit tonë.
Nuk ishte Lajçaku, Borreli dhe as Grenelli që i falen Maqedonisë dhe Malit të Zi rreth 11000 hektarë tokë të Kosovës, nuk ishin këta që nënshkruan dhe as votuan Gjykatën Speciale, Asociacionin, kalimin e tokave komunale në pronësi të manastireve dhe kishave ortodokse serbe, por ishin liderët politik dhe deputetët e zgjedhur me votën e popullit kosovarë.
Sikurse të ndodhnin në kohën e duhur reagimet e koordinuara të skenës politike dhe shoqërisë civile, sot nuk do të bëhej fjalë për specialen dhe asociacionin e komunave serbe.
Mirëpo për fatin e keq të Kosovës, në kohën kur u nënshkruan këto dy marrëveshje të dëmshme për shtetin, nuk kishte reagime dhe kundërshtime kaq të fuqishme siq po ndodhin këtyre ditëve të fundit!
Reagimi i i vonuar i politikanëve më shumë i ngjet “shiut pas të vjelave” sesa një vendosmërie të sinqertë për të penguar diçka!

Jo ndryshimit të kushtetutës sipas kërkesave të Lajçakut

Nuk ka dyshim se kushtetuta e vendit ka nevojë të ndryshohet për shumçka tjetër, por jo për themelimin e asociacionit të komunave serbe.
Lajçaku paraprakisht kërkesës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet t’i drejtohet parlamentit serb për ndryshimin e kushtetutes serbe e cila në preambulen e saj e mban Kosovën pjesë integrale të Serbisë.
Është e vërtetë e madhe që Kushtetuta e Republikës së Kosovës është pengesa e vetme për themelimin e AKS-së (Zajednicës), dhe është mirë që është kështu, për arsye se, sa për qendrueshmërinë e liderëve tonë kjo punë do të ishte harruar siq u harrua Çakorri dhe pjesët tjera që ju dhuruan Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Ishte Gjykata Kushtetuese ajo që kishte konstatuar shkeljen e 23 neneve të kushtetutës me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së 25 Gushtit 2015 në Bruksel në mes (dy kryeministrave) Aleksandër Vuçiq dhe Isa Mustafa, duke konfirmuar se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë.
Përderisa marrëveshja e parë e 19 prillit 2013 (Thaçi-Daçiq) i vuri themelet e AKS-së, marrëveshja e 25 gushtit 2015 (Mustafa-Vuçiq) i betonizoi ato themele duke i fuqizuar me kompetenca ekzekutive.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me këto dy marrëveshje të dëmshme, ish dy kryeministrat paraprak, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e kanë futur Kosovën në obligime të mëdha ndërkombëtare, nga të cilat, edhe pse vështirë, nuk është e pamundur të dilet!

Me kushtetutë në mbrojtje të territorit

Pas dështimeve të njëpasnjëshme në dialog, në veçanti në dialogun e Brukselit, edhe pse e pamjaftueshme për marrëveshjet ndërkombëtare, e vetmja mundësi për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit teritorial të vendit është KUSHTETUTA, gjegjësisht respektimi i ligjeve të kushtetutës që garantojnë Kosovën shtet unitar, pa asociacione etnike.
Nuk kemi arsye t’i frikohemi Lajçakut, Borrelit dhe as Grenellit, por duhet t’iu frikohemi atyre shqipfolësve që për dy dekada masakruan ekonominë e Kosovës, atyre që në emër të privatizimit grabiten të gjitha pasuritë publike të shtetit duke blerë (përvetësuar) toka bujqësore në çmim qesharak “1 ari tokë për një 1 euro” dhe duke uzurpuar prona publike pas asnjë cent.
Ata që i bënën “kabull” të gjitha këto mëkate në dëm të shtetit dhe qytetarëve, dhënjen e territorit të vendit nuk e kanë problem, mjafton të mos u preken tokat dhe pronat e tyre.

Prandaj, fati i asociacionit dhe i veriut të vendit në përgjithësi mbetet në dorën e deputetëve, ku pa 2/3 (dy të tretat) e votave të tyre nuk mund të ndryshohet Kushtetuta dhe as të votohet asnjë marrëveshje e dëmshme për vendin.
Deputet shqiptar mos shkelni mbi betimin e dhënë, mos i përserisni gabimet e legjislaturave të kaluara!

Të gjithë të bëhemi roja të atdheut – Nga Skënder MULLIQI

Shqiptarët sikur janë mësuar më vdekje.Përjetuam vdekje nga armiqët serb në tokën tonë që nuk ka gjë më vështirë.Nga armiqët të cilët sërish janë ngritur peshë për ta ricoptuar Kosoven. Sigurisht së na duhet kohë që të mësohemi më jetën.Për këtë gjë na duhet njerëz të guximshem, të cilët dinë dhe dojnë të krijojnë gjëra të vlefshme .Eshtë koha që të na ndriqohen rrugët tona të errësuara për dekada .Eshtë koha që tu japim fund dukurive negative të pas luftës që na mbin si këpurdhat pas shiut. Na mbinë dhe lëshuan rrënjë për dy dekada në liri.Eshtë koha e guximtarëve , është koha e atyre që sakrifikojnë çdo gjë për shtetin e ri të Kosovës.Kush nuk është i gatshem për këtë, mirë është mos të bëhët pengesë e rrugëtimit tonë .Na duhet një shoqëri e prosperuar , një shoqëri pa krim dhe korrupcion , për ti liruar sado pak njerëzit nga vuajtjët .Nuk ka më e zorshme së varfëria , nuk ka gjë më e zorshme për një familje që nuk i ka kushtet që të këtë mirëqenje për fëmijët e vet.Edhe ne po jetojmë në Evropë, e faktikisht shumica po e bëjnë jetën e robit. Ai që nuk është i përgatitur për sfida të reja , mos të na tregon më përralla të gjyshit.Koha e përrallave sa për të rënë në gjumë ka perënduar .Ky vend mjaftë i patë mbi kokë kamxhikun serb , mjaftë ka dhënë llogari pas llogarie.Të montohet një sistem ku ka vend për të gjithë në këtë shoqëri.Na duhet një rreshtim i ri , nga të gjithë përfaqësuesit , nga të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote .Na duhen sakrifica te reja , për shkak të atyre që dhanë jetën që ta kemi shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan. Ky është rasti, që nuk bën që të vonohemi.Nuk na duhen platformat e demoduara politike , platformat të cilat nuk na sollën të mira.Na duhen koncepte të reja dhe kreative politike , për të zënë hapin më kohën.Eshtë rasti që më në fund të bëhën ndryshime përmbajtësore .Ka ardhur koha që të gjithë të bëhemi roja të atdheut. Sot ose kurrë !Të bëjmë luftë të pakompromis për botën tonë të vogël, ose të mbesim aktorë te teatrit të kukullave.Nuk guxojmë të ngjasojmë më ata, që gjendjën politike dhe gjendjen ekonomike e kan pru në shkallë shumë të ulët.Në kohën e paqës njerëzit i kthehen lumturisë .Kur njeriu e humb luftën , apo mësohet më vdekje apo sëmundje , jeta e humb kuptimin…

Nuk mjafton ”RAMA IK”, duhet REVOLUCION… Nga Ajtanga Lubonja

Te humbisnje trenin kur ktheheshim nga burgu ne Ballsh, ku vuante dënimin babai
do te thonte te gdhinim naten une e mamaja ne stacion te trenit
(leke per hotel nuk kishim)!
Na kish qelluar nja dy here te gdhiheshim aty dhe dridheshim si nga te ftohtit aq edhe nga frika!
Dhe une benja çmos ta terhiqnja mamane te nxitonim,
ajo nje here ndihej aq e lodhur sa mu lut ”nxito ti , lerme mua ketu se ti je per pune ne mengjes…
e te venja vone une ne pune Nulla portjerja s’ma hapte deren kurrë!
Keshtu kaluan ato 11 vite mes luftes e tmerreve dhe une ju bashkova levizjes per demokraci, qe ne oret e para!
Dhe ja ku jam…perseri mes luftes e tmerreve!
Nuk mjafton ”RAMA IK”, duhet REVOLUCION…po kush ta beje …KJO POLITIKE E KORRUPTUAR, QE BEJNE LOJRA FJALESH!!!

Marrëdhëniet greko-shqiptare në një ambient fluid ndërkombëtar e rajonal – Nga Konstantinos Filis  

Pandemia e SARS-COV 2 funksionon si një katalizator zhvillimesh. Në fushën ndërkombëtare, dinamika drejt një sistemi ndërkombëtar më anarkik dhe me më shumë pole, ekzistonte që më përpara, por sot kjo dinamikë përshpejtohet. Ndarjet midis faktorëve të fuqishëm, duke marrë si shkas bile edhe përgjegjësinë për përhapjen e Covid-19, por edhe për të qenë flamurtarë në zhvillimin e vaksinës, janë të thella dhe përqendrohen në interesat e tyre të papërputhshme në fusha të ndryshme (gjeopolitike, ekonomi-tregti, teknologji të reja etj.). Pra, në vend të bashkëpunimit dhe të nismave të përbashkëta për përballimin të paktën të pandemisë, po shohim akuza dhe demonizim të ndërsjellët në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe më të ndërvarur. Gjithashtu, sot po konstatohet një kthesë drejt proteksionizmit dhe nacionalizmit, por edhe bunkerizim në kufijtë dhe interesat nacionalë, si një zgjidhje gjoja kundrejt sfidave të globalizmit.

BE-ja, nga ana e saj, pas dy krizave të mëdha të dhjetëvjeçarit të fundit, krizës ekonomike dhe asaj të refugjatëve dhe të emigrantëve, të cilat nuk i menaxhoi në mënyrë veçanërisht efikase, ftohet tani që të përballet me një sërë sfidash si në rrafshin e brendshëm, me tendencën që po shfaqin shtete anëtare drejt autoritarizmit dhe distancimin e tyre nga vlerat europiane, ashtu dhe në rrafshin e jashtëm, me dy fqinjë të fuqishëm, siç janë Rusia dhe Turqia, por edhe me rreziqet që rrjedhin prej kundërvënies midis Kinës dhe SHBA-së. Për sa i përket zgjerimit, është e qartë se ka lodhje dhe shqetësim, por edhe konstatim të faktit se është e nevojshme që integrimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut të përfundojë në një mënyrë sa më të drejtë, duke iu shmangur gabimeve të së kaluarës. Për sa u përket çështjeve thjesht dypalëshe, Athina dhe Tirana ftohen që të korrigjojnë gabime të së kaluarës dhe të konsolidojnë kanalet e komunikimit në drejtim të çlirimit të tyre prej zërave ekstremistë brenda dhe jashtë dy vendeve, të cilat nuk e dëshirojnë zhvillimin e marrëdhënieve strategjike.

Sot, çështja numër një midis Shqipërisë dhe Greqisë është klima e mosbesimit, të cilën e ushqejnë qarqe të caktuara. Për fat të keq, në Shqipëri është konsoliduar një klimë antigreke, e cila sigurisht që nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare në tërësinë e vet, por ndërkohë, me këtë klimë përplasen çdolloj përpjekjesh që bëhen për zgjidhjen e mospajtimeve tona. Ne konstatojmë se kundërshtimi ndaj Greqisë “është një mall që shitet” dhe kthehet në produkt shfrytëzimi prej forcave politike, në varësi të asaj nëse gjenden në pushtet apo në opozitë. Domethënës është fakti se për çështjen e delimitimit të zonës ekskluzive ekonomike, qeveria e sotme e Shqipërisë, duke akuzuar opozitën e tanishme, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe ia arriti të rrëzonte marrëveshjen përkatëse, ndërsa sot rolet kanë ndryshuar: me opozitën që po akuzon qeverinë për tolerancë dhe lëshime kundrejt Greqisë, pasi Kryeministri i Greqisë shpalli paraprakisht qëllimin e Athinës që të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Jon në 12 milje detare. Në këtë pikë do të duhet të nënvizojmë sa më poshtë:

Së pari, zgjerimi i ujërave territoriale përbën një të drejtë të njëanshme shtetërore që bazohet në Konventën mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982 (Montego–Bay). Megjithatë, në shenjë respekti kundrejt fqinjëve të saj, pala greke informoi paraprakisht si Shqipërinë, ashtu edhe Italinë, për qëllimin e saj që të ndërmarrë nismën në fjalë.

Së dyti, Greqia po ndjek rrugën e drejtë me qëllim që të arrijë marrëveshje delimitimi me shtete fqinje, rrugë që nuk është tjetër veçse ajo e negocimit, në mirëbesim dhe predispozicion për gjetjen e një formule reciprokisht të pranueshme. Greqia nuk tenton që të imponojë dëshirat e saj dhe as që nënshkruan marrëveshje në kundërshtim me rregullat. Një provë e fortë për këtë është Marrëveshja e Prespës me Maqedoninë e Veriut, e cila zgjidhi mosmarrëveshje që ekzistonin prej vitesh, janë Marrëveshjet e delimitimit të ZEE me Italinë dhe Egjiptin, është gjithashtu respektimi i plotë i procedurave të brendshme të Shqipërisë, të cilat, në fund të fundit, shfuqizuan një marrëveshje që ishte nënshkruar në vitin 2009.

Bile Athina e ka bërë të qartë që nëse konstatohet se negociatat me Tiranën nuk mund të japin fryte, atëherë zgjedhja e arsyeshme do të ishte që të dyja vendet së bashku t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Këtu duhet nënvizuar fakti se Greqia nuk e shfrytëzoi fare “kartën europiane” për të ushtruar presion mbi Shqipërinë në mënyrë që eventualisht Shqipëria të bënte lëshime të padëshirueshme në lidhje me çështjen e zonave detare. Është e tepërt të përmend këtu faktin se vende fqinje, që dukshëm zbatojnë politika agresive rishikuese, po të ishin në vend të Greqisë, do të kishin ushtruar shantazh mbi palën shqiptare për të siguruar lëshime nga ana e saj.

Sa për integrimin e Shqipërisë në BE, kjo përbën një dëshirë të palës greke që duhet konsideruar e mirëqenë, e cila bile, duke pasur eksperiencë tashmë mbi çështjet institucionale dhe mënyrës së funksionimit të BE-së, ka shfaqur dëshirën që t’i ndihmojë autoritetet shqiptare në mënyrë që përshtatja me standardet europiane të bëhet në mënyrë normale dhe efikase. Meqenëse anëtarësimi në BE ka si parakusht plotësimin e 35 kapitujve, është e sigurt se Shqipëria, ashtu sikundër edhe Maqedonia e Veriut, do të kenë nevojë në çdo hap përpara që do t’i sjellë më afër BEsë, për mbështetjen dhe ndihmën e Greqisë, e cila gjendet në bërthamën e ngushtë të BE-së dhe është anëtare e saj që në vitin 1980.

Veç kësaj, një çështje me rëndësi kritike për Athinën është trajtimi i minoritetit grek që jeton në Shqipëri. Prej qeverive shqiptare janë bërë gabime serioze, të cilat disa herë të bëjnë të mendosh mbi ekzistencën e një plani strategjik manipulimi të tij, gabime të cilat duhet të korrigjohen menjëherë. Kjo çështje është një pengesë e madhe në marrëdhëniet dypalëshe, dhe sigurisht që pala greke nuk do të tolerojë. Pala greke nuk ka asnjë plan apo objektiv të fshehtë, ajo nuk ka nxitur asnjëherë tensione, të vetmen gjë që dëshiron është respektimi i plotë i të drejtave të minoritetit etnik grek. Më lejoni që edhe në këtë pikë të bëj një krahasim me një shtet tjetër të rajonit tonë, me Turqinë, e cila në mënyrë sistematike po tenton, duke shfrytëzuar ndjenjat fetare në rajone të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Greqia, të manipulojë popullsitë lokale.

Veç të tjerash, ka vënë në dispozicion burime të pashtershme financiare për ndërtim xhamish, për krijimin e shkollave dhe qendrave kulturore myslimane, me objektiv të dukshëm krijimin e pikave mbështetëse sociale, me qëllim ringjalljen në një variant modern të Perandorisë Otomane, ose ndryshe, të një “Komunuellthi Otoman”. Për më tepër, nuk duhet të harrojmë referimet gjithnjë e më të shpeshta të Presidentit Erdogan për Perandorinë Otomane, por edhe presionet që janë ushtruar mbi lidershipin e vendeve të Ballkanit për të përmirësuar akoma më shumë, edhe nëpërmjet librave shkollorë, imazhin e sundimtarëve otomanë. Njëkohësisht, duke zhvilluar një luftë propagandistike të cilën e ka filluar vite më parë, Ankaraja po përpiqet që të ushqejë antihelenizmin dhe të lëshojë, përmes mediave sociale dhe disa mediave të tjera, mesazhe gjoja mbështetëse kundrejt një armiku që nuk ekziston. Për fat të keq, fqinji ynë lindor kultivon dhe përjetëson një klimë mosbesimi në disa qarqe në Shqipëri në dëm të Greqisë, me qëllim që Greqia të ketë një front të hapur në kufijtë e saj veriorë. Kësaj logjike i ka ikur koha, sepse jetojmë në një botë ndryshimesh të vazhdueshme dhe sfidash të përbashkëta, të cilat kërkojnë bashkëpunim më të madh, veçanërisht në nivel lokal/rajonal, në vend të antagonizmave, shpesh herë të pafrytshme.

Abrogimi i ligjit të luftës përbën një çështje tjetër në marrëdhëniet dypalëshe. Pala greke ka garantuar në të gjitha format, bile edhe nëpërmjet deklaratave zyrtare të ishPresidentit të Republikës, Karolos Papulias, se dekreti mbretëror që e parashikonte këtë ligj është abroguar. Njëkohësisht, ka edhe një angazhim zyrtar se prej palës sonë nuk ekziston gjendja e luftës. E si mund të ndodhte ndryshe, në një kohë që me Shqipërinë marrim pjesë në të njëjtën aleancë mbrojtëse, NATO-n, dhe jemi të predispozuar që ta ndihmojmë për t’u integruar në familjen europiane? Sa i përket çështjes çame, një temë që e ngre pala shqiptare, por që në thelb ka gjetur zgjidhje me vendime gjyqësore këtu e 70 e më shumë vjet përpara, pra dukshëm, si çështje ajo nuk ekziston, secili që eventualisht beson se duhet që të kompensohet, mund t’u drejtohet gjykatave greke, ashtu siç parashikon ligji.

Një prej arsyeve kryesore që klima për Greqinë, në radhët e një pjese të shoqërisë shqiptare është negative, ka lidhje me stereotipa të së kaluarës, të cilët vetë jeta i ka nxjerrë jashtë loje. Më konkretisht, sindroma e “rrethimit armiqësor”, që kultivohet sistematikisht dhe që kalon nga njëri brez te tjetri, përfshin brenda edhe Greqinë. Besoj se prej referimeve të mësipërme mbi çështjen konkrete, bëhet e qartë, dhe veç kësaj, është vërtetuar në praktikë se kjo është një teori absurde, e cila nuk i përgjigjet, qoftë dhe minimalisht, realitetit. Këtë e vërteton ndërveprimi i dy shoqërive të vendeve tona dhe shprehësit më të mirë të perspektivës pozitive të marrëdhënieve greko-shqiptare janë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi që në fillimet e viteve 1990.

Është e vërtetë që ndërsa në fillim shumica e grekëve (sidomos në fshatrat e Epirit) i priti krahëhapur, në vazhdim, për shkak ngjarjesh aksidentale dhe fatkeqe, por ndoshta dhe për mungesë kulture menaxhimi të një numri kaq të madh emigrantësh që erdhën masivisht dhe me kërkesa në Greqi (kjo kishte ndodhur edhe pas katastrofës së Azisë së Vogël me bashkëkombësit tanë), trajtimi i mjaft prej atyre njerëzve ishte ksenofobik dhe i papranueshëm në disa raste. Por këtu dhe shumë vite më parë kjo gjendje ka ndryshuar rrënjësisht. Elementi shqiptar është integruar normalisht dhe plotësisht, një numër i madh i janë futur rrugës së biznesit, fëmijët e brezit të dytë dhe të tretë ndjekin me sukses mësimet nëpër universitetet greke dhe stereotipat e së kaluarës ngjajnë tashmë shumë të largët. Kam pasur fatin të jem vetë dëshmitar i përparimit të studentëve me origjinë shqiptare, të cilët, duke marrë nënshtetësinë greke, ndoqën universitete me emër në vende të BE-së me shpenzime shumë të ulëta shkollore, ndërsa nëse nuk do ta kishin (nënshtetësinë greke), familjet e tyre nuk do të mundeshin të bënin realitet ëndrrat e tyre.

Përmbledhtazi, do të thoshim se marrëdhëniet Greqi-Shqipëri ndodhen para një sprove. Mosbesimi reciprok duhet t’ia lëshojë vendin nismave me vepra për rivendosjen e besimit. Në të kaluarën e afërt iu afruam një marrëveshjeje–paketë, e cila merrte parasysh shqetësimet e të dyja palëve. Sot, në një ambient Covid-19 dhe krize ekonomike, duhet të vihet në plan të parë bashkëpunimi brenda një kuadri rregullator, që do të bazohet në ato që parashikon e drejta ndërkombëtare mbi detin, do të bazohet në respektimin e minoriteteve, dhe në përgjithësi, do të bazohet në parimet e fqinjësisë së mirë. Nuk ka diskutim se ato që i bashkojnë vendet tona janë më të shumta në numër se ato që i ndajnë, rrjedhimisht na intereson që lidhjet tona të kalojnë në filtrin e interesave tona kombëtare, duke iu shmangur kurtheve të forcave të brendshme dhe kryesisht të jashtme, të cilat, për arsyet e tyre, janë të interesuara që të përjetësohen pikëpamje, objektivi i vetëm i të cilave është zgjatja në vazhdimësi e tensioneve mes nesh.

*Konstantinos Filis, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Panteion”

Profil …. Kush eshte Armando Broja …ose e ardhmja e shkelqyer e Kombetares se Shqiperise… Nga Adriatik Riza Dosti

Ne fakt ka qene fat i madh per futbollin shqiptar qe fale deshires e insistimit te prinderve te tij shqiptare nga Malesia e Madhe dhe prej vitesh emigrante ne Angli … por edhe me kenaqesine e tij personale djaloshi shtatlarte e femija i lindur per futboll sic e quante ne nje shkrim te tijin shtypi britanik para 4 muajsh …i lindur ne Slough Berkshire te Anglise ne 10 shtator te 2001 i tha PO faneles kombetare Kuq e Zi…te Shqiperise…
Qysh 6 vjec …ne ekipin e femijeve te Burnham Juniors …e nga mosha 6-8 vjec prane akademise se moshave te Totenham Hotspurit te famshem…
Per te kaluar mesa duket perfundimisht ne pronesi te Celsit te Londres ku u stervit e u rrit njekohesisht qe nga 2009 – 2020…
Me 26 shkurt 2020 firmos kontraten e pare profesioniste ne futboll ne te famshmen Premier League te Anglise per 2 vjet…
Luan nje ndeshje te vetme per Celsin ne P-L kur me 8 mars 2020 debuton ne fitoren e bluve te Londres 4-0 kunder Evertonit ku ne te 86 minute zevendeson francezin e shquar Oliver Zhiru…
Per ti dhene me shume mundesi, minuta e hapsire qe te rritet edhe me ne karieren e tij e te fitoje edhe me shume siguri, pervoje e eksperience Celsi e huazon tek Viteshe e Hollandes me 21 gusht te 2020…
Me 19 shtator te ketij viti sulmuesi shtatlarte Armando Broja do te shenoje golin e pare ne Eredivisse [ Superliga e Hollandes]…ne fitoren e ekipit te tij 2-0 kunder Spartes se Roterdamit…
E djela e 18 tetorit 2020 ishte mesa duket nje nga ditet brilante te talentit te ri e ne shperthim Broja teksa i shenon 2 gola Den Hage ne fitoren 2-0 te Viteshes qe tashme eshte ne 3-4 ekipet e kreut ne kampionatin hollandez …ndaj dhe i gjithe shtypi hollandez i kesaj fundjave ishte i mbushur e i dominuar prej emrit te tij…ku vecmas De Telegraff shkruante me superlativa per sulmuesin shqiptar lindur ne Angli …rritur tek Celsi e qe perfaqeson Kombetaren e Albanias…
Ne ekipet kombetare te Shqiperise….
Armando Brojen do ta grumbulloje per here te pare Shqiperia e U-19 ne trajningun e 21-28 majit 2019 ku pas 5 ditesh …ne 3 qershor Shqiperia do te mundte ne nje ndeshje miqesore Kosoven 3-1 e ku ai shenon nje nga golat e ndeshjes e njeheresh golin e tij te pare kuq e zi…
Po kete vit…madje vetem 6 dite pasi ai ka luajtur ne miqesoren e U-19 ndaj Kosoves… me 9 qershor ai do te luaje edhe per U-21 te Shqiperise…ku thirret per miqesoren e Elbasanit kunder Uellsit …e ku pasi futet ne loje si zevendesues ne te 46 minute do te shenoje te dy golat ne fitoren e kuq e zinjve 2-1 kunder uellsianeve …
Ne Kombetaren A….trajneri italian Reja i beson fanellen kuq e zi per here te pare si zevendesues ne ndeshjen e 7 shtatorit 2020 ne Tirane kunder Lithuanise [0-1] … te vlefshme per UEFA Nations League …
Me pas Broja do te luaje si titullar ne formacionin e pare te kuq e zinjve ne ndeshjet e po ketij kompeticioni edhe me 11 tetor te ketij viti ne Almaty kunder Kazakistanit dhe me 14 tetor po te ketij viti ne Vilnius kunder Lithuanise …te dyja keto ndeshje te mbyllura pa gola 0-0…ku vete Broja u shfaq disa here prane golit por pa mundur te shenoje dot…
Skeda personale e deri tanishme…
Tek Celsi ne Premier League ka luajtur vetem 1 ndeshje si zevendesues…
Tek Viteshe ne Eredivisse -Liga e pare e Hollandes ka luajtur deri tani 5 ndeshje e ka shenuar 3 gola…
Tek kombetarja U-19 e Shqiperise ka luajtur 4 ndeshje e ka shenuar 2 gola …
Tek kombetarja U-21 e Shqiperise ka luajtur 4 ndeshje e ka shenuar 3 gola …
Tek Kombertarja A e Shqiperise ka luajtur deri tani 3 ndeshje dhe ende s’ka shenuar asnje gol…e mesa duket golat e tij per Shqiperine A i ka lene ne ndeshjet e nentorit…ku kuq e zinjte presin ne nje miqesore Gjibraltarin e me pas ne Tirane do te luajne kunder Kazakistanit e Bjellorusise…per UEFA N-L…
Numrat e preferuar ne fanelle…11 tek Celsi e tek Viteshe dhe numrat 16 e 19 ne kombetaret e Shqiperise…
Shtatlartesia 1.91…mosha 19 vjec e 39 dite…
..Pozicioni…sulmues. …
Zoteron cilesi e veti te shkelqyera individuale ne te gjitha drejtimet c’ka sipas specialisteve te futbollit i garantojne atij nje kariere te ardheshme futbollistike brilante …
Ka nevoje per me shume grinte, puls e nerv pasi duket se tipi i tij eshte me anglez se vete anglezet ..
E megjitheate …
Faleminderit qe zgjodhe Shqiperine …Armando Broja…God Bless You…
…Pac fat e te prifte e mbara…
A.R.DOSTI

Shënoje te fletorja Nga Agim Xhafka

Sa po i afrohesha kasës te dyqani shoh para meje një mesoburrë me tre fëmijë kapur për dore.
Të katër pa maska. Kishte një bukë e një shishe qumësht nën sqetull. U nxeha e sapo do i thoja shitëses,pse u shërben kur s’kanë maskë,dëgjova dialogun:
-1.800 lekë të vjetra,Jaçe.
-Shënoje te fletorja,-i tha burri.
-Ke dy javë pa shlyer.
Burri s’foli,doli. Fëmijët pas tij si tek ajo gravura me rosën që e ndjekin rikat varg.
Pyeta shitësen:
-Sa lekë pa shlyer?
-40 mijë të vjetra. Se vetëm bukë dhe qumësht ble.
Dola jashtë. Pashë që tre fëmijët këpusnin kore nga buka dhe ecnin ngadalë duke ngrënë. Hodha te këmbët e mija një 5 mijëshe të re.
-O zotéri,Jaçe,-i bértita.
-Ty të ka rënë kjo pesëmijëshe?
Ai u afrua,e pa dhe nuk foli një çast. Pastaj tha:
-Jo. Nuk kam unë kaq para.
-Epo tani i ke,-i thashë.- Se nuk janë as të mijat. Është fati yt se ti i shkele me këmbë e nuk i pe. T’i gëzosh!- dhe ika me nxit.
Ai mori kartmonedhën e padashur e férkoi. Një çast. U kthye me fytyrë nga dyqani e hyri brenda. Pas pak doli i qeshur. Pasi fshiu emrin në fletore i ngelën ca të holla sa bleu një qese me karamele. E grisi me dhëmbë ambalazhin dhe ua ndau tre fëmijëve.
Atë çast dielli m’u duk më i ndritshëm…

Flasin për Express nga Amerika: Letrën për Kosovën na e kanë dërguar nga zyra e Joe Bidenit

Një dokument me zotimet e Joe Bidenit për shqiptarët është shpërndarë gjatë fundjavës. Ndonëse janë ngritur dyshimet mbi vërtetësinë e këtij dokumenti, përfaqësuesit shqiptaro-amerikanë që e kanë publikuar këtë letër thonë se është origjinal dhe u është dërguar nga kampi i Bidenit.

Gazeta Express

Joe Biden, sipas një faqeje shkrim që mban emrin e kandidatit demokrat për president, gjatë fushatës së ashpër kundër presidentit aktual, Donald Trump, ka menduar enkas për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë.

Pas dyshimeve të ngritura mbi vërtetësinë e dokumentit, Gazeta Express ka kontaktuar Anila Nicklos, pjesë e organizimit të fushatës së shqiptaro-amerikanëve “Biden për president”.

Nicklos thotë se dokumenti është autentik dhe se grupit organizues të shqiptarëve të Amerikës u është dërguar nga përfaqësuesit e fushatës së Bidenit.

“Dokumenti është autentik. Është dërguar nga përfaqësuesit e “Biden for President” grupit tonë organizues “Albanian Americans for Biden Harris”. Me 8 tetor grupi ynë organizoi një Tubim të madh në bashkëpunim me përfaqësuesit e “Biden for President”. E ftuar e nderit ishte Dua Lipa”, ka thënë Nicklos.

Në letrën që u publikua në mediat e Kosovës, e që shqiptaro-amerikanët thanë se e morën nga kampi i kandidatit demokrat, rënditën të bëmat e Bidenit për Kosovën, nisur nga ngritja e zërit në Kongresin Amerikan kundër pushtetit të Sllobodan Millosheviqit.

Për të tashmen dhe të ardhmen, në dokument thuhet se Biden e konsideron “të pabalancuar” qasjen e Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Aty thuhet se Biden, nëse zgjedhet President, do të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian për ta rijetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë mbahen më 3 nëntor, ku përmbyllet gara e ashpër e Bidenit dhe Trumpit.

Në Kosovë dhe Shqipëri, në këto zgjedhje krerët shtetërorë nuk janë deklaruar mbi favoritët e tyre.

Haptas në përkrahje të kandidatit demokrat ka dalë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri Albin Kurti. Ai u ka kërkuar shqiptarëve të Amerikës që ta votojnë Bidenin. /Express/

 Vetëm Referendumi na shpëton nga “Srspska zajednica”, ndryshe, “dobro jutro, Republika srpska”! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

*** Nëse kjo  “zezonë” na gjen, atëherë, të gjithë do të jemi të turpëruar dhe të humbur në Kosovë, sepse hap pas hapi do të rrëshqasim drejt ish-sovranitetit kolonial shekullor të Serbisë së Madhe (1912-1999).

 

Për këtë rrezik të ricopëtimit dhe të rikolonizimit të territorit të Kosovës (jo më pak se 20 vjet-1999) kemi paralajmëruar me dhjetra e qindra herë. Mirëpo, drejtuesit e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, që në vitin 2015 patën nënshkruar Marrëveshjen për formimin e “Srpska zajednicës” në Veriun e Kosovës.

Këtë rrezik e pati paralajmëruarr edhe Vetëvendosja qysh para pesë vitesh, duke vën në dukje faktin se “ ‘Zajednica paraqet rrezik për Republikën e Kosovës,  atëherë Presidenti Thaçi, duhet të bëjë së paku tre gjëra: të distancohet dhe të marrë përgjegjësi për marrëveshjen e prillit 2013, që është themeli i ‘Zajednicës’ që e nënshkroi si Kryeministër; të marrë përgjegjësi për ‘Zajednicën’ e gushtit 2015 të nënshkruar nga Kryeministër Isa Mustafa i shoqëruar nga vet Hashim Thaçi si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme,  i cili garantonte se ajo ishte në përputhje me Kushtetutën. Mirëpo,  ndërkohë doli se ajo e shkelë atë, së paku 23 nene të saj. Prandaj, Hashim Thaçi, duhet të japë përgjegjësi për nënshkrimin e saj…” (https://insajderi.com/vetevendosje-thaci-eshte-baba-i-zajednices-e-jo-kundershtar-i-saj/).

 

 Të merret pëlqimi i SOVRANIT !

-Jo të anashkalohet dhe të shpërfillet sikurse këtu e 12 vjet më parë nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës (2008-2020), por urgjentisht shtrohet nevoja, që të braktiset një praktikë e tillë antiligjore dhe antikushtetuese, dhe, në vend të saj, për çdo çështje relevante dhe me interes të përgjithshëm të  popullit dhe të shtetit të Kosovës, SË PARI, të pyetet POPULLI-SOVRANI, jo Hashimi e as Isa, të marrin vendime arbitrare në kundërshtim me të drejtat legjitime dhe legale të SOVRANIT.

Prandaj, nëse duam ta shpëtojmë veriun e Kosovës nga rikolonizimi dhe nga ricopëtimi nga ana e Serbisë dhe e partnerëve të saj, atëherë urgjentisht duhet të mblidhet Kuvendi i Kosovës, dhe, në përputhje me Nenin 65 (kompetencat e Kuvendit), Pika (3), të shpallë REFERENDUMIN , ku SOVRANI me votën e tij të ligjshme dhe demokratike, do ta thotë fjalën e fundit për statusin e Veriut të Kosovës, për Gjykatën Speciale të Hagës dhe për Dialogun e Brukselit.

 Lajçaku mund t’i diktojë vetëm Bratisllavës, Jo Prishtinës, sepse kësaj radhe do të vendosë populli me Referendum, jo Hashimi, as Isa, as Hoti e as vasalët e tyre !

 

-Emisari i BE-së për Dialogun e Brukselit, Miroslav Lajçak, mund  ta sugjerojë Bratisllavën, që ta ndryshojë Kushtetutën e Sllovakisë për njohjen e Republikës së Kosovës, si dhe Beogradin për ndryshimin e Kushtetutës në fuqi sipas së cilës “Kosova është krahinë e Serbisë”, por, JO, assesi t’ia imponojë Hashim Thaçit (si president), Qeverisë ose Kuvendit të Kosovës, që ta ndryshojnë Kushtetutën për formimin e “Srpska zajednicës” në Veriun e Kosovës.

-Jo vetëm Miroslav Lajçak, por të gjitha ata që janë të involvuar në Dialogun e Brukselit kinse për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të mbajnë parasysh faktin se një gjë e këtillë, është e pamundur të arrihet, nëse si bazë merret Rezoluta 1244 e AP-së së OKB-së (10 qershor 1999), sepse kjo nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Ndaj, e logjikshme është, që kjo nuk mund të merret si bazë juridike e as politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Vërtet Kushtetuta e Kosovës “nuk është bibël” siç ka deklaruar M. Lajçaku, porse nuk mund të ndryshohet sa herë “i teket” Beogradit, mbase as historikisht, as de fakto e as de jure Kosova nuk është KOLONI  e Serbisë (1912-1999), por e pavarur dhe sovrane, e njohur nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara .

  M.Lajçaku mund ta ndryshojë Kushtetutën e Sllovakisë, por jo të Kosovës !

Së pari, për të vazhduar dialogun në Bruksel, Lajçaku, duhet të kërkojë nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe nga Kuvendi i Serbisë, që ta ndryshojnë Kushtetutën e Serbisë, sepse Kosova nuk është krahinë e saj, ashtu siç figuron në faqet e saj (Kushtetuta e RS-së, 2006).

Ky duhet të jetë KUSHTI NUMËR 1 i Miroslav Lajçakut për ta filluar vazhdimin e Dialogut të Brukselit (2011-2020).

Pasi Beogradi ta ketë plotësuar këtë kusht, atëherë Lajçaku mund t’u kërkojë ndihmë nga Hashimi, nga Isa dhe nga Hoti. Ndryshe, pavarësisht se çka ka deklaruar  se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin, ajo nuk është Bibël”, kjo, de fakto e as de jure nuk len asgjë për Kuvendin e Kosovës (si organi më i lartë legjislativ i vendit), cili, që tani duhet të mblidhet urgjentisht për të shpallur REERNEDUM  këto 3 çështje me prioritet të jashtëzakonshëm:1) Të vazhdojë apo të pezullohet Gjykata Speciale në Hagë për “krimet e luftës” së UÇK-së;  (2) Të  vazhdojë apo të pezullohet Dialogu i Brukselit (2011-2020) dhe (3) Të formohet apo jo “Srpska  zajednica” në veriun e Kosovës.

Pavarësisht se për të tria këto çështje Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi (dikur në rolin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës) dhe Isa Mustafa (ish-kryeministër i Kosovës) së bashku me Qeverinë dhe me Parlamentin e Kosovës, i kanë nënshkruar dhe “aminuar” këto 3 çështje tejet delikate, që thell prekin substance e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, kanë bërë shkelje ligjore dhe kushtetuese, sepse për të arritur një objektiv të tillë, kanë detyruar deputetët e Kuvendit, që t’i votojnë këto 3 “tema”, të cilat Serbia i ka ngritur për debat në kuadrin e Dialogut të Brukselit, me qëllim të revidimit të statusit politik, juridik dhe kushtetus të Kosovës. Gabimi më i madh dhe i pafalshëm i tyre është se, për  këto 3 çështje kanë ndryshuar Kushtetutën, duke manipuluar edhe Gjykatën Kushtetuese të Repubikës së Kosovës, pa e pyetur fare SOVRANIN.

Sa më sipër, që të përfundojnë të gjitha “maskaradat” (rrenat, mashtrimet, premtimet, manipulimet, keqinterpretimet nga shtetarët e papërgjegjshëm të Ksoovës)  e deritashme të vënies në pikëpyetje të shthurjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke luajtur  “pingpong politik”  me Aleksandar Vuçiqin (president), dhe me Ivica Daçiqin (nënkryeministër dhe ministër  i Jashtëm) të Serbisë, ka ardhur momenti i fundit për ta shpëtuar  Kosovën e pavarur nga Serbia kolonialiste dhe neokolonialiste, duke e konsultuar dhe , duke marrë pëlqimin e SOVRANIT-VOTËN E POPULLIT NË REFERENDUM : (1) Duam apo nuk duam Dialog me Serbinë në Bruksel?;

(2) Duam apo nuk duam Gjykatë Speciale për dënimin e “krimeve të luftës” së UÇK-së?;

(3) Të formohet apo të mos formohet “Srpska Zajednica” në Veriun e Kosovës.

E logjikshme, e ligjshme, e drejtë dhe plotësisht demokratike, do të ishte, që, për këto 3 çështje të deklarohej populli me votën e tij në REFERENDUM, e jo kursesi të anashkalohet dhe të diskriminohet sikurse deri tash nga ana e “pingpongistëve” të Presidencës, të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.

Bilal Kola, nacionalisti në krah të Abaz Kupit, ushtaraku dhe politikani model për të gjitha kohërat – Nga Dukagjin Hata

Familja Kola e Macukullit të Matit, me rrënjë qëndrese për komb e atdhe  

Shpejtësia me të cilën dekorohet sot shumëkush, me merita të dyshimta dhe pa lënë ndonjë gjurmë të dukshme në kohështrirjen e veprimtarisë së tyre, më bën të reflektojë për një pjesë tjetër, të rrethuar me heshtje e moskuptim, të cilëve nuk iu ofrohet asnjë titull, asnjë dekorim, asnjë vlerësim. Kjo është një mënyrë tjetër e të vazhdimit të një lufte të nëndheshme kundër tyre, këtë radhë jo me armë e propogandë jakobine, si dje, por me heshtje dhe anashkalim.

Kështu po ndodh me Bilal Kolën, kryelisin emblematik të qëndresës matjane kundër urdive pushtuese që vinin nga jashtë e nga brenda vendit.

Në Macukull, në këtë trevë nën këmbët e malit të Dejës, rreth një mijë e pesëqind metra mbi nivelin e detit, Kolajt në bashkëpunim me dyert e fiset më në zë të Matit, Dibrës e Mirditës, por dhe të trevave të tjera, iu dhanë kohëve dhe hapësirave të etnisë sonë kombëtare emrin dhe bëmat e tyre atdhetare.

Një luftë e përjetshme, brez pas brezi, dhëmb për dhëmb me të huajin. Një histori e ndërprerë brutalisht nga komunizmi, i cili këputi me kosën e luftës së mallkuar të klasave, burrat më në zë të derës së Kolajve, internoi e burgosi me vite e dekada të gjata pinjollët e kullës kështjellë të traditës e të nacionalizmit kombëtar.

Në një histori më shumë se dyshekullore, burrat e Kolajve u bënë flakadanë në qiellin e lirisë dhe drejtësisë, në një trevë thuajse njësh me qiellin, ku dukej sikur koha kishte ngrirë në hejet e përjetshme të akullit, që nuk shkrinte as verës honeve e shpellave të thepisura. Ata humbën nga vetja, nga malli e pasuria, nga koha për vatrën dhe familjen, për të fituar një dimension tjetër nga ai i njerëzve të zakonshëm: dimensionin e fateve të atdheu dhe kombit.

Ata i dhanë vendit të tyre kohën, pasurinë, mallin e gjënë, rininë dhe ëndrrat. Dhe në vend të panteonit të lavdisë, koha e intrigantëve dhe bashibozukëve të hurit e të litarit, të një kohe të pa kohë, iu rezervoi këtyre burrave të shquar rrugën e kalavarit, burgje, internime, konfiskime, vrasje e maskarime, në rrugën e mundimshme të Golgotës komuniste.

Bilal Kola, në kuptimin figurativ të fjalës, është kryelisi i këtij pylli të dendur, mbushur me lisa krenarie e qëndrese, përballë furtunave të kohëve, për liri dhe dinjitet njerëzor.

Jeta e tij nisi në fillim të shekullit të kaluar, në kapërcyll të Luftës së Parë Botërore, kur mbi pavarësinë e brishtë të Shqipërisë qenë vërsulur lukunitë sllave dhe bizantine, për të kulmuar në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore, kohë në të cilën ai spikati jo vetëm si luftëtar dhe nacionalist, por dhe si politikan vizionar. Ai mbrunte në personalitetin e tij lavdinë e të parëve, besnikërinë dhe bujarinë, fisnikërinë dhe humanizmin e tyre, gadishmërinë për t’u ngritur mbi interesat vetjake, familjare e farefisnore, në emër të një sistemi vlerash që nuk mësohet në asnjë shkollë e akademi, por, siç mund të thoshte Niçja, është pjesë e gjenetikës së brendshme arketipale.

Bilal Kola kishte intuitën për të parandjerë dhe kuptuar tradhëtinë e komunistëve pas Marëveshjes së Mukjes, tentativën e tyre për ta kthyer luftën kundër nazifashistëve në një luftë civile, siç e kthyen, duke e zhytur vendin në krim e ndëshkim të pa merituar.

Antikomunizmi nuk ishte një fiksacion i tij, as një qëllim në vetvete. Ishte një rezisetncë e vetëdijshme kundër një rrekje kryeneçe dhe me prapavijë kriminale të atyre që po vinin në pushtet me grykën e pushkës vëllavrasëse, për të devijuar sinoret e traditës, lirinë e individit, pronën dhe vetë shpirtin shqiptar. Ishte një devijim kolektiv, me pasoja tragjike mbi fatet e një kombi të ndarë me kufij artificialë në pesë shtete dhe ku shteti amë, në një kohë të ligë gjysëmshekullore për shqiptarët, në vend që të ishte një strehë e ngrohtë dashurie, u shndërrua, për fat të keq, në një fole grerëzash…

Bilal Kola ishte një atdhetar i vetëdijshëm, që do të vepronte kurdoherë mbi bazën e një sistemi vlerash e principesh, thelbi i të cilave ishte besnikëria ndaj atdheut dhe kombit, në çdo rrethanë të jetës, sado e vështirë qoftë ajo.

Bilal Kola i përkiste krahut monarkist, i cili gjatë kohës së Luftës do të organizohej në forcën politike të Legalitetit, të udhëhequr nga Abaz Kupi, një figurë karizmatike, sa elitare aq dhe  popullore, me reputacion të fortë sidomos në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Njëri nga njerëzit më të afërt të Kupit ishte Bilal Kola, personi që në ato kohë të turbullta tejkalimesh të së drejtës dhe deliktesh, jo vetëm i mbronte kryet nga çdo rrezik, por me mprehtësinë e këshillave dhe sugjerimeve të tij, qe kthyer në kryekëshilltar i tij.

Gjurmët e Bilal Kolës në kërkim të botës së ideve dhe parimeve, me të cilat qe rritur dhe edukuar, në një mjedis patriarkal, ku kodet e nënkuptuara kanë më shumë rëndësi se fjalët dhe deklaratat, na çojnë në përballjet  e tij morale e fizike, shpirtërore e humane, me devijimet më të skajshme të kohës, veçanërisht të asaj kohe, që përgjatë një gjysëmshekulli absurd, u kthye, nëse perifrazojmë Kadarenë, në një zezonë të tokës shqiptare.

Edhe në kushtet e mbijetesës me qefin nën kokë, maleve dhe shkrepave, i ndjekur këmba këmbës nga repartet e ndjekjes popullore, Bilal Kola arriti të tregojë maturinë dhe pjekurinë e tij, kodet e besës dhe të nderit së derës fisnike, duke mos bërë asnjë dëm jo vetëm ndër civilë dhe njerëz të pambrojtur, por as ndër ndjekësit e tij, të veshur me uniformë, kur nuk i kërcënohej jeta.

Kulla historike e Kolajve bëri gjithçka për atdhuen, u dogj e u rrënua nga komunistët, gur mbi gur u shkatërrua, por guri i themelit, ai gur simbolik, që ka të bëjë me mbijetesën e genit të lirë, genit të panënshtruar nga asnjë pushtues, qoftë nga brenda qoftë nga jashtë, mbeti i patundur. Atë gur Bilal Kola e trashëgoi nga të parët e tij dhe ua la trashëgim brezave, të birit Kurtit, një mandelë e burgjeve politike, nipave e stërnipave të tij, pinjollëve të asaj dere fisnikësh, të cilëve ai do t’iu prijë në shekuj e mijëvjeçarë, me jetën dhe vdekjen e tij krenare.

Koha pas vrasjes së tij tradhëtare është koha e rizgjimit më dinamik e më të të vrullshëm të vetëdijes nacionaliste tek pasardhëshit e Bilal Kolës. Është koha e verifikimit të atyre të vërtetave kapitale, për të cilat ky martir jetoi dhe dha jetën si hero, duke mbetur përjetë një gur kilometrik në kujtesën e brezave.

Ky libër, që botohet me rastin e 110 vjetorit të lindjes së Bilal Kolës, është një homazh për një luftëtar të shquar të progresit shqiptar. Për një fatos të nacionalizmit, që u dogj si flakadan në qiellin e ëndrrave të përgjakura të lirisë. Emrin e tij nuk e mban asnjë rrugë e shesh, asnjë shkollë e institucion. Ata janë mbushur me emra anonimësh, për më tepër, emra aventurierësh të dyshimtë, që kanë vetëm një meritë: ndërrimin e flamujve, sa herë që ua ka dashur interesi i tyre i ngushtë, interesi i klanit familjar e farefisnor, që gjithësesi nuk e kapërcen pragun e derës dhe të oborrit.

Jo rrallë, në këtë atdheun tonë të një mijë e një halleve, medaljet dhe dekoratat i tundin në supe pinjollë të etërve bastardë, për bëma turpi, që do të mjaftonin t’iu skuqej faqja brezave të tërë, nëse do të ekzistonte për ta, në sistemin e vlerave të tyre, ndonjë fije sedre e dinjiteti njerëzor. Etër e bijë vazhdojnë të përcjellin për shqiptarët të njëjtën filozofi, filozofinë e mashtrimit që tash shtatëdshjetë vjet ushqen me dogma e manipulime psikozat kolektive të përbaltjes së fisnikëve.

Bilal Kola ishte dhe mbeti një herertik, i sulmuar me tërë aresenalin leksikor dhe sintaksor të epiteve denigruese në Diktaturë, i rrethuar me heshtje dashakeqe, izolim dhe keqkuptim në këtë soj demokracie klanore e fisnore, që prodhon çdo ditë krizë e anarshi kolektive.

Një figurë e tillë e kulluar dhe me kaq rrezonancë humane dhe atdhetare, nëse dje ndiqej këmba këmbës nga killerët e kuq për ta asgjesuar, deri sa e ekzekutuan pabesisht në Kala të Shkupit së bashku me dhjetë familjarë të tij të derës e të gjakut, sot rrethohet me heshtje.

Më thoni, të nderuar lexues: A ka më cinizëm mizor se të heshtësh përballë të vërtetës dhe të hiqesh sikur ajo nuk ekziston?!

THAÇI DHE MUSTAFA IA MBARUAN SAMARIN ASOCIACIONIT?! – Nga Binak MAXHARRAJ

 

/Kosovës po i shtërngohet laku rreth qafës/

Përfaqesuesi i BE për dialogun me Serbinë Miroslav Lajçak këto ditë qendori për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Thelbi i kësaj vizite te Lajçakut ishte Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe ne Kosovë.Ai shkurtë ua bëri me dije se ka ardhë te diskutojmë çështjën e implementimit te Mareveshjeve ndërkombëtare  te cilat Kosova i ka neshkruar me 2013 nga Hashim Thaçi dhe me 20l5 nga Isa Mustafa.

Pra,Thaçi dhe Mustafa janë samargjitë qe ia maruan samarin Asociacionit.

Por,e menjëherëshme ishte përgjegjeja e Kryeministrit Hoti i cili ka theksuar se kjo temë është e mbyllur për Kosovën dhe se nuk do te diskutohet më për te duke tentuar qe ti ç’fajëson samarxhitë qe ia maruan samarin Asociacionit.

Më pelqen Hoti kur ia bënë kështu qejfin vetit,bash si hërën e pare kur shkoi ne Vashington qe se lëshonte nga goja sikur duke kenduar se po shkojmë atje te marrin njohën nga Serbia.Por,kur Serbia insistoi ne heqjën e pikes 10 ku parashihej njohja Avdullah Hoti as qe reagoi,nuk reagoi as me i forti i botës Donald Trump u dorezu para Vuçiqit bile as gojën se qeli,por njohja mbeti vetem andërr e Avdullah Hotit.

Por këtu ne Qendrën e Botës ne Shtepin e Bardhë Hoti përjetoi edhe fiasco tjara,ia futi thikën pas shpine Ujamnit,i lejoj trenat nga Serbia te mbrrijnë ne detë,por edhe te kaluroi Serbia nepëer terë Ballkanin Përendimor permes njëfarë Mini Shengenit qellimi i se cilës ishte gllabarimi ekonomik nga Serbia si shteti me i forte në rajon.

Kundër Asociacionit është edhe PDK,LDK dhe partite tjera.

Por reagimi i tyre është është i vonshëm!

Sepse partia e  Kadri Veselit PDK ka harruar se Hashim Thaçin e ka nenshkruar Mareveshjën për Asociacionin me 2013,kurse Isa Mustafa i LDK këtë e ka bërë me 2015 të cilën Gjykata Kushtetuese e rrexoi me 23 vrejtje anti kushtetuese?!Pse,PDK dhe LDK po reagojnë tashti e nuk kanë reaguar fare atëherë.Por aq me tragjike për PDK dhe LDK është edhe fakti se liderët e tyre Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa e cenuan integritetin territorial te Kosovës duke e nenshkruar edhe humbjën e Çakorrit,pastaj nuk reaguan fare as kur Hashim Thaçi për dy vite e me shumë lidhi aleanca te fshehta me armiqet sllav të Kosovës për ndarjën e saj.

Për te gjitha këto fajtor dhe përgjegjes për Asociacionin janë këta dy samarxhit Hashimi dhe Mustafa qe ia maran me dorën e vetë samarin Asiciacionit te cilët historia do te lenë njollë te keqe mbi ta.

Çdo reagim i PDK dhe LDK tashti rrethë Asociacionit është shumë qesharak,sepse me mareveshjet ndërkombetare nuk ka lojë,por janë obligim.

Prandaj reagimi i kryeministrit Avdullah Hoti është sa për konsum për publikun sepse për formimin dhe implementimin e Asociacionit ka marrë obligime ndërmombëtare me nenshkrimin e shefave te tij Thaçit dhe Mustafës.

Pra,Asociacioni do te bëhët deshti Hoti,Hashimi apo Mustafa,por mbetet te shihet se si do te bëhët.

Kjo është çështja,kjo është nyja e lidhur rreth Asociacionit.

Se si do te zgjidhet kjo nyje mbeten ne mençurin e liderve tanë.Gjasat janë te vogëa se kjo klasë e korruptuar politike do te mund te shpetoi diçka te keqe nga ky Asociacioni,kur dihet se për këta fuzionerat e Kosovës qe e bënë fuzë Kosovën,me e rendesishmja për ta është se kush po zgjidhet president se sa bllokimi i Veriut te Kosovës me Asociacionin

Miratimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive është tëpër i rrezikshëm për Kosovën.Kjo nuk guxon te ndodhë edhe me kushtin qe te rrexohën nja dhjetë qeveri me radhë njera pas tjetres,sepse është ne pyetje sovraniteti dhe integriteti i Kosovës,te cilën gjë po e kërkon Serbia tash e 10 vite në dialog më Kosovën.

Por,serbi nga Sllovakia ne Beograd foli në gjuhën serbe bile me mire e fliste se vetë Vuçiq,i cili ia qojë një selamë Kosovës ku tha:”Nese nuk ka vullnet për mareveshje,nuk do te këtë mareveshje.Nese nuk ka mareveshje nuk ka normalizim dhe nuk do te këtë mareveshje Kosovë-Serbi pa Asociacionin”.

E kuptueshme dhe shumë e qartë?!

 Më mire Kosova most e bënë mareveshje e as implementimin e saj,se sa te jetë një mareveshje e keqe ku humbë Kosova.Nuk blehet njohja nga Serbia duke humbë Kosova.E Asociacioni është katastrofë për Kosovën.

Sepse më Asociacionin do te rrenohet Rendi Kushtetues,do te cenohet sovraniteti i vendit,rrezikohet tërësia teritoriale e Kosovës,kurse ne aspektin institucional dhe Kushtetues defunksionalizohën institucionet e Kosovës,kjo do te thotë se mbrenda Kosovës do te krijohet një “mini-shtet”,një kancer i pasherueshëm për Kosovën qe është vetem hapi i pare i ndarjës së Kosovës.

Por edhe me keq kur pas disa vitesh Asociacioni do te forcohet me ndihmën e Serbisë sa qe në një moment të volitshëm permës një Refrendumi do të shkeputet dhe ti bashkohet Serbisë.

Ecë e ndale ne mundesh?! Ecë e luaje macë kryet e bullit?!.

Pra,këtë finale qe 10 vjetë po e pretë Serbia,asaj kurr gjatë dialogut nuk iu ka interesu normalizimi dhe integrimi i serbëve te veriut mbrenda institucioneve te Kosovës,por në vazhdimesi i ka interësu teritori i Kosovës,Veriu i Kosovës me pasuri prrallore mineralesh qe si ka kush ne rajon e me gjerë.Ky ishte qellimi dhjetëvjeçar I Serbisë gjatë dialogut të vijë deri te finalja te cilën e ka deshiruar e qe po I mundesohet me formimin e Asoaciacionit.

Por ndihmën me te madhe qe Serbia te vijë ne finale deri te Asociacioni dhe te marra ate qe deshironte ia mundësoi vetë Kosova.Kosova kurr nuk pati çasje serioze gjatë dialogut.Dialogun e bënë njerezët e pa dijshëm,te shantazhuar dhe te zenë “robe” nga Serbia.GJatë dialogut Kosova e la Serbinë qe te mere primatin e viktimes.Kosova perms këtij dialogu nuk e kushtezoi me asgjë Serbin,anipse kishte shumë së për çka,nuk i parashtri asnjë kushtë për krimet dhe gjenocidin ne Kosovë,për demet e luftës qe arrijnë mbi 36 miliard euro, për te pa gjeturit,te cilët janë bartë dhe vorros ne shumë varreza massive nëpër Serbi qe 16 prej tyre veç u zbuluan këto ditë,etj.

Kurse Kosova për gjatë gjithë këtyre 10 viteve te dialogut ishte inerte,e nenshtruar e mundur nga Serbia sepse dialogu udhëhiqej nga personat e pa ndërgjegjshëm,te padijshëm,të shantazhuar nga Serbisa dhe si rezultat Kosova është humbëse e madhe në dialog.

Pra,Kosova permës njerezve në dialog ia vuri lakun vehtës te cilin pastaj Serbia ia shterngonte lakun deri ne plasjë.Kështu,e pesoi Kosova kur ne ball te dialogut i  qetë njerezit më te dobët,te padijshëm dhe te zhantazhuar deri ne fyt dhe ne vend se Kosova te fitoi diçka nga dialogu 10 vjeçar ajo doli humbsja me e madhe.

A po shkojnë Rusia dhe Turqia drejt luftës? – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Pas rreshtimeve në Siri dhe Libi, lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit është konflikti i tretë i armatosur në të cilin Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta. Kjo është potencialisht përballja më e paparashikueshme dhe më e rrezikshme për të dy shtetet si dhe për mjaft rajone fqinje.

Kur lufta për rajonin e Nagaran-Karabakut shpërtheu në 1988, të dyja (Armenia dhe Azerbajxhani) ishin republika sovjetike dhe luftimet e tyre patën ndikim të paktë jashtë Bashkimit Sovjetik. Pas më shumë se tridhjetë vjetësh, Armenia dhe Azerbajxhani, ashtu si Gjeorgjia, janë të vendosura në një korridor strategjikisht të rëndësishëm midis Detit Kaspik dhe Detit të Zi – një urë midis Europës, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme.

Të tre shtetet e Kaukazit të Jugut janë të tkurrura midis tre fuqive historikisht perandorake: Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Përveç kësaj, Gjeorgjia është aspirante e NATO-s dhe ka një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara. Siguria dhe integriteti i saj territorial kërcënohet nga Rusia, e cila ka pushtuar dy rajone të vendit , Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut.

Por është lufta e rifilluar mbi Karabakun që paraqet rrezikun më të madh për rajonin. Shpërthimi i dhunës, së fundmi, është më kritik sesa lufta e parë, pasi të dy palët nuk mbështeten më në armatimet e vjetruara sovjetike por në pajisjet moderne me të cilat të dyja janë furnizuar nga Moska dhe fuqitë e tjera.

Pas gati tridhjetë vjet negociatash të pafrytshme, qëllimi i Azerbajxhanit është të rimarrë Karabakun dhe shtatë zonat azere përreth të kapura nga Armenia. Territoret e pushtuara, nga ku janë dëbuar pothuajse një million azerë, përbëjnë pothuajse 14 për qind të territorit të vendit. Jerevani ka shpërfillur katër rezoluta të KB që riafirmonin integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe i bënin thirrje Armenisë të tërhiqte ushtrinë e saj.

Deri më tani Baku ka evituar bombardimin e territorit armen pasi kjo mund ta fusë Moskën në luftë. Kremlini ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë mbi vetë Karabakun edhe pse Armenia është një nga aleatët më të afërt të Rusisë. Dispozitat e përbashkëta të mbrojtjes të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Moska (CSTO) i referohen vetëm territorit armen dhe jo (territorit) të huaj të pushtuar.

Jerevani po përpiqet të provokojë azerët që të sulmojnë Armeninë e mirëfilltë duke bombarduar disa qytete azerbajxhanase, përfshirë Ganja-n, qytetin e dytë më të madh në vend. Qeveria e Armenisë gjithashtu ka deklaruar se Turqia është përfshirë në luftime, duke përllogaritur se kjo do të provokojë një përgjigje të fuqishme nga Moska.  Ajo pretendon se Ankaraja ka dërguar luftëtarë sirianë për të ndihmuar aleatin e saj të ngushtë –Azerbajxhanin- dhe se Armenia është mbrojtëse e Europës kundër terrorizmit ndërkombëtar. Si Ankaraja ashtu edhe Baku mohojnë rekrutimin e ndonjë mercenari.

Turqia ka shprehur mbështetjen e saj ndaj përpjekjes së Azerbajxhanit për të rifituar territoret e tija dhe ka vendosur disa avionë luftarakë F-16 në vend, ndonëse ata për momentin nuk janë përfshirë në luftime. Gjithashtu, në verë, ajo u angazhua në stërvitje të përbashkëta ushtarake me Azerbajxhanin, megjithëse këto ishin më të vogla se stërvitjet shumëkombëshe ‘Kavkaz 2020’ të Rusisë, (të zhvilluara) në Rusinë jugore dhe Armeni.

Si Turqia ashtu edhe Rusia mund të përfshihen drejtpërdrejt nëse lufta përshkallëzohet dhe kërcënon të ndërpresë lidhjet e rëndësishme të energjisë, transportit dhe komunikimit midis Azisë Qendrore dhe Europës, si dhe midis Rusisë dhe Iranit. Korridori Jugor i Gazit, naftësjellëset Baku-Tbilisi-Ceyhan dhe Baku-Supsa, të cilat furnizojnë me naftë azerbajxhanase portet e Mesdheut dhe Detit të Zi, mund të ndikohen të gjitha. Lufta gjithashtu mund të ketë ndikim në autostradën Azerbajxhan-Gjeorgji, pjesë e projektit për rrugën e dytë më të gjatë të Europës – Autostradën Lindje-Perëndim E60, nga bregu i Atlantikut në Francë deri në kufirin kinez. Kabllot kryesore të fibrës optike, të cilat lidhin Europën me Azinë Qendrore, gjenden gjithashtu afër zonës së konfliktit.

Çdo ndihmë e Moskës për Armeninë që rrit praninë ushtarake të Rusisë afër kufirit turk ose u shkakton disfatë forcave azeriane do ta tërhiqte Ankaranë në konflikt. Përfshirja e Turqisë mund të jetë veçanërisht e dëmshme për Rusinë. Ankaraja mund të mbyllë ngushticën e Bosforit për marinën ruse, të bllokojë gazsjellëset dhe naftësjellëset ruse dhe të ndërhyjë në projektet veri-jug të Moskës me Iranin. Nga ana e saj, Rusia mund të ndajë Gjeorgjinë në gjysëm me një korridor ushtarak në mënyrë që të përforcojë trupat e saj në Armeni dhe mund të kërcënojë të bllokojë të gjitha tubacionet Lindje-Perëndim për Europën.

Nëse lufta, nga një përballje lokale kthehet në një (përballje) rajonale, Irani gjithashtu mund të detyrohet të mbështesë Armeninë dhe Rusinë. Si një anëtare e NATO-s, Turqia mund t’i bëjë thirrje aleatëve të saj për të siguruar ndihmë, sipas nenit 5 të dispozitës për mbrojtje të përbashkët. Në të njëjtën kohë, Rusia do të përpiqet të mobilizojë anëtarë të tjerë të CSTO për të ndihmuar drejtpërdrejt Armeninë. Në skenarin e përshkallëzimit të plotë, SHBA do të ndihen të detyruar nga traktati të mbrojnë Turqinë, si dhe partnerin e tyre strategjik Gjeorgjinë, duke u tëhequr kështu në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Dita91, Albania
ARE TURKEY AND RUSSIA HEADING TOWARD WAR?
Janusz Bugajski, 16 October 2020

The war between Armenia and Azerbaijan is the third military conflict in which Russia and Turkey are on opposite sides, following the standoffs in Syria and Libya. It is potentially the most volatile and dangerous confrontation for both states and for several neighboring regions.

When the war over the region of Nagorno-Karabakh erupted in 1988, both were Soviet republics and their fighting had little impact outside the Soviet Union. After more than thirty years, Armenia and Azerbaijan, together with Georgia, are located in a strategically important corridor between the Caspian and Black Seas – a bridge between Europe, Central Asia, and the Middle East.

All three South Caucasus states are squeezed between three historically imperial powers – Russia, Turkey, and Iran. In addition, Georgia is a NATO aspirant and has a strategic partnership with the United States. Its security and territorial integrity is threatened by Russia which occupies two regions of the country – Abkhazia and South Ossetia.

But it is the renewed war over Karabakh that poses the gravest danger to the region. The latest violence is more serious than the first war as the two sides no longer rely on outdated Soviet weaponry but on modern equipment supplied to both sides by Moscow and other powers.

After almost thirty years of fruitless negotiations, Azerbaijan’s objective is to recapture Karabakh and seven surrounding Azeri districts held by Armenia. The occupied lands make up almost 14 percent of the country’s territory, from where almost a million Azeris were expelled. Yerevan has disregarded fourUN resolutionsthat reaffirmed Azerbaijan’s territorial integrity and called on Armenia to withdraw its military.

Thus far Baku has avoided bombing Armenian territory as this could bring Moscow into the war. The Kremlin has declared that it will not intervene over Karabakhitself even though Armenia is one of Russia’s closest allies.The common defense stipulations of the Moscow-led Collective Security Treaty Organization (CSTO)only apply to Armenian territory not to foreign conquests.

Yerevan is trying to provoke the Azerisinto attacking Armenia proper by bombing several Azerbaijani cities, including Ganja, the country’s secondlargest. Armenia’s government also claims that Turkey is involved in the fighting, calculating that this will provoke a strong response from Moscow. It asserts that Ankara has sent Syrian fighters to help its close ally Azerbaijan and thatArmeniais a defender of Europe against international terrorism. Both Ankara and Baku deny that any mercenaries have been recruited.

Turkey has expressed support for Azerbaijan’s attempt to regain its territory and stationed several F-16 warplanes in the country, although they are not currently involved in the fighting. It also engaged in joint military drills with Azerbaijan in the summer although these weresmaller than Russia’s multi-national Kavkaz 2020 exercises in southern Russia and Armenia.

Both Turkey and Russia could become directly involved if the war escalates and threatens to cut off critical energy, transportation, and communication links between Central Asia and Europe and between Russia and Iran. The Southern Gas Corridor, the Baku-Tbilisi-Ceyhan and Baku-Supsa oil pipelines, delivering Azerbaijani oil to Mediterranean and Black Sea ports could all be affected. War can also impact the Azerbaijan-Georgia highway, a part of Europe’s second-longest road project – the E60 East-West Highway from the Atlantic coast in France to the Chinese border. Major fiberoptic cables linking Europe with Central Asia are also close to the conflict zone.

Any assistance by Moscow to Armenia that increases Russia’s military presence close to the Turkish border or inflicts defeats on Azeri forces would pull Ankara into the conflict. Turkey’s involvement could prove especially damaging for Russia. Ankara can close the Bosporus straits to the Russian navy, block Russian pipelines, and interfere with Moscow’s north-south projects to Iran. For its part, Russia could sever Georgia in half with a military corridor to reinforce its troops in Armenia and threaten to cut all East-West pipelines to Europe.

If the war spreads from a local to a regional conflagration, Iran may also be ensnared to support Armenia and Russia. As a NATO member Turkey could call upon its allies to provide assistance under Article 5 provisions of common defense. At the same time, Russia will try to mobilize other CSTO members to directly help Armenia. In the full escalation scenario, the U.S. would feel treaty bound to defend Turkey as well as its strategic partner Georgia, thus bringing it into direct confrontation with Russia.


Send this to a friend