VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

TË MOSHUARIT QË HANË PESHK DHE USHQIME BIMORE MUND TË JETOJNË MË GJATË

By | June 26, 2015

Komentet

Hiqni këpucët sa hyni në shtëpi, ja arsyeja befasuese!

Heqja e këpucëve sapo hyhet në shtëpi dhe ecja në dysheme ose në parket, ndihmon për të qenë më të dobët dhe parandalon akumulimin e substancave kimike në ambient, të cilat ndërhyjnë me hormonet dhe promovojnë akumulimin e yndyrës në trup.

Është kjo ajo që sugjeron një studim i prezantuar në kongresin e shoqërisë evropiane të endokrinologjisë e mbajtur fundjavën e lënë pas në Barcelonë të Spanjës.

Studiuesit e Universiteteve portugeze të Aveiro dhe Beira, zhvilluan një sërë studimesh lidhur me substancat kimike obezogjene, për të kuptuar se në cilin ambient personat preken më shumë prej tyre.

Nga ekzaminimet e kryera rezultoi se ndotja më e madhe vinte nga ushqimet, pluhuri i shtëpisë, produktet kimike për pastrimin e shtëpisë dhe ato kozmetike.

Pikë së pari këshillohet zgjedhja e ushqimeve të freskëta, biologjike dhe pa pesticide si dhe të reduktohen produktet kimike që përdoren për pastrim në shtëpi.

Ndër të tjera këshillohet që në kuzhinë të përdoren enë qelqi dhe jo plastike.

Nga problemet te sytë deri në sulmet e zemrës, ja si ndikon puna në zyrë

Ne kemi dëgjuar edhe më parë që “puna e tavolinës” është duke shkaktuar “kërdi” në shëndetin tonë. Por ekspertët paralajmërojnë se shumë pak njerëz e dinë sesi ta kompensojnë dëmin e shkaktuar.

Nëse kaloni të paktën 6 orë në ditë në një tavolinë, rreziku i sulmit në zemër rritet dyfish. Kompjuterat gjithashtu nxisin humbjen e shikimit më 40%, risin rezistencën ndaj insulinës dhe ndikojnë shëndetin tonë mendor, raporton Daily Mail.

Kjo kulturë e punës ka bërë që njerëzit të bëjnë më pak ushtrime, joga apo meditim.

“Nëse ju qëndroni shumë ulur, rrahjet e zemrës suaj do të ulen dhe kjo ndikon në gjithçka,”-tha Dr. Allan Stewart.

Së pari ju tentoni të hani ushqime më pak të shëndetshme. Nëse do të qëndroni ulur gjatë gjithë ditës do të konsumoni ushqime apo pije për të marrë energji.

Së dyti, rrit sasinë e yndyrës në zemër. Muskujt djegin më pak yndyrë sepse jeni më pak aktivë. Për shkak se ju keni një rritje të qarkullimit të acideve yndyrore dhe kolesterolit në zemër, kjo rrit rrezikun e një sulmi në zemër, “thotë Dr Stewart. Edhe nëse nuk shkoni në palestër të paktën katër herë në javë, nuk do ta kompensoni plotësisht dëmin e qëndrimit ulur, duke rritur akoma më shumë rrezikun e sulmit në zemër.

Së treti, ju krijoni rezistencë të rrezikshme ndaj insulinës. Rezistenca e insulinës është shenjë dalluese e diabetit të tipit 2, i cili shkaktohet nga qëndrimi ulur dhe obeziteti.

Më 2045 mbi 20 për qind e popullsisë në botë do të jetë mbipeshë

Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga kompania e kujdesit shëndetësor në Danimarkë, bëhet e ditur se 22 për qind e popullsisë në botë deri në vitin 2045 do të jetë mbipeshë.

Hulumtimi i paraqitur në Kongresin Evropian të Obezitetit, parashikon se më shumë se një e pesta e popullsisë botërore brenda 27 vitesh do të ishin obezë ndërsa në të njëjtën kohë një e treta e popullsisë do të preket nga diabeti Tip 2.

Alan Moses dhe ekipi i tij nga njësia për hulumtim dhe zhvillim të Novo Nordisk, kompania daneze e kujdesit shëndetësor, ka zhvilluar hulumtimin duke u bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe popullsisë së shteteve.

Moses tha se rritja e numrit të obezitetit përveç vështirësive mjekësore do të ketë kosto të lartë për vendet.

Një hulumtim i zhvilluar në vitin 2016 në mbarë botën zbuloi se numri i obezëve tek të rriturit ishte dyfishuar që nga viti 1975. aa

Studim, konsumimi i vezës shmang sëmundjet kardiovaskulare

Një person i cili ushqehet me një vezë në ditë, në krahasim me ata që nuk ushqehen me vezë, ka më pak rrezik që të sëmuret nga sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas një artikulli të Science Daily, në studimin e publikuar në revistën “Heart”, një grup i hulumtuesve nga Kina dhe Britania e Madhe hulumtuan marrëdhëniet në mes të konsumimit të vezës me çrregullimet kardiovaskulare, sëmundjen ishemike të zemrës, çrregullimet koronare, goditjen hemorragjike dhe ishemike.

Në studim u përdorën të dhënat nga studimi China Kadoorie Biobank, i cili u realizua me rreth gjysëm milion pjesëmarrës (512 mijë e 891) të moshës 30-79 vjeç nga 10 rajone të ndryshme të Kinës.

Pjesëmarrësit të cilët u zgjodhën gjatë viteve 2004-2008 u pyetën se sa shpesh konsumojnë vezë dhe këta persona u ndoqën për të analizuar normat e sëmundjes dhe të vdekjes.

Për hulumtimin e ri studiuesit u fokusuan në 416 mijë e 213 pjesëmarrës të cilët nuk e kishin sëmundjen e kancerit, çrregullime kardiovaskulare apo sëmunden e diabetit (sheqerit).

Si rezultat i ndjekjes 8-9 vjeçare të këtij grupi, u regjistruan gjithsej 83 mijë e 977 raste të çrregullimeve kardiovaskulare dhe 9 mijë e 985 vdekje nga ky çrregullim si dhe 5 mijë e 103 çrregullime koronare.

Në fillim të periudhës së studimit 131 për qind të pjesëmarrësve kanë thënë se çdo ditë konsumojnë të paktën një vezë dhe 9.1 për qind kanë theksuar se nuk kanë konsumuar asnjëherë apo kanë konsumuar shumë rrallë vezë.

Kur rezultatet janë krahasuar me personat të cilët nuk kanë konsumuar vezë, është gjetur se konsumimi i përditshëm i vezës në përgjithësi ka marrëdhënie me rrezikun e çrregullimeve kardiovaskulare.

Sidomos ata që në një ditë konsumojnë të paktën një vezë, në Kinë në krahasim me shtetet me të ardhura më të larta, kanë 26 për qind më pak rrezik që të përjetojnë goditje hemorragjike, 28 për qind më pak rrezik të vdesin nga goditja hemarrogjike dhe 18 për qind më pak rrezik që të kenë çrregullime kardiovaskulare.

Në anën tjetër në krahasim me kategorinë e atyre që kanë thënë se konsumojnë rrallë herë apo asnjë herë vezë. Ata të cilët konsumojnë çdo ditë vezë kanë 12 për qind më pak rrezik që të ballafaqohen me çrregullimin ishemik të zemrës, i cili del si pasojë të mosushqyerjes së mjaftueshme të muskulit të zemrës.

Veza përmban proteina me kualitet të lartë, vitamina të shumtë dhe komponente bioaktive si fosfolipidi dhe karotenoidi.

SHKOLLAT NË SHQIPËRI – Shkruajtur nga SOTIR GJIKA – Pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika

 

Numuri i fundit i revistës “Evropa Lindore”, përmban një intervistë të kolegut tonë Sotir Gjika me ish ministrin e arsimit publik shqiptar, doktor Kristo Floqi, në të cilën është paraqitur imtësisht gjëndja e tanishme e shkollave në Shqipëri. Besojmë se është interesante të japim një përmbledhje të gjërë të kësaj interviste, që paraprihet nga një hyrje historike.

            “Vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e hodhi Shqipërinë në një skllavëri të egër për 437 vite të mira. Ajo humbi me pavarësinë e saj dhe çfarëdo mundësie rizgjimi e rilindjeje kulturore. Pa tradita letrare, n’epokën kur lulëzonin mes popujve t’Evropës artet, shkencat, letërsia, Shqipëria që merrej çdo ditë me qytetërimin aziatik, i cili përpiqej t’i nguliste me forcë individualitetin e tij, ishte katandisur në gjëndje të vajtueshme e njihte një qenësi krejtësisht të pasigurtë. Të kthyer në zotër të Vendit, të shtyrë nga inati dhe dëshira e hakmarrjes, turqit i u dhanë teprive më të llahtarëshme kundër atij populli që, për shtatë dhjetvjeçarë, dijti t’u bëjë atyre një qëndresë të pathyeshme. Qeveritë otomane mbytën çdo lëvizje për çlirim të popullit shqiptar, shkelën vullnetin e tij, këputën të gjitha nismat e tij. Mësimi i gjuhës shqipe qe për sulltanët rreptësisht i ndaluar. Asnjë shkollë kombëtare. Shqiptarët ishin të shtrënguar nga rendi i dhimshëm dhe i pashmangshëm i gjërave, të mësoinin shkronjat osmane dhe ato të popujve të tjerë. Megjithatë tek ta nuk u dobësua kurrë instikti i vetëruajtjes, dashuria e zjarrtë për lirinë dhe pavarësinë, besimi në një të nesërme më të mirë.

Ata nuk ishin shtypur në kuptimin e vërtetë të fjalës. Historia otomane ka regjistruar, nga pushtimi deri më 1912, jo më pak se 54 kryengritje shqiptare. Populli shqiptar, edhe se nën ankthin e ndarjes fetare, ka ruajtur bashkësinë kombëtare dhe karakteristikat etnike dalluese të tij, e ka mbijetuar ndaj gjithë ngjarjeve të dhimbëshme që ka pësuar në vetë të parë. Ndërmjet shqiptarëve, për shembull, nuk është vërtetuar dukuria e çuditëshme që kanë shfaqur grekët e ishullit të Kretës, ata të Maqedonisë Juglindore, bullgarët e Thrakës dhe Rumelisë lindore, serbët e Bosnje-Herxegovinës të cilët, të kthyer në besimin mysliman, kanë mohuar prerë kombësinë e tyre.

Lëvizja gjuhësore shqiptare mori një shtytje të madhe mbas kushtetutës së parë turke, në vazhdim të vendimeve të Kongresit të Berlinit për Shqipërinë. Në Korçë, qytet i Shqipërisë Jugore, e mëtuar nga grekët, më 1887 u hap për popullin e para shkollë shqipe. Ajo u mbyll, mbas pak kohësh, nga qeveria turke. Etërit françeskanë të Shkodrës futën mësimin e gjuhës shqipe në shkollat e financuara nga Austria më 1902. Ai mësim, i pandërprerë, vazhdon ende. Gjatë Kushtetutës së dytë otomane (1908), në Shqipëri u hapën mjaft shkolla dhe një shkollë Normale në Elbasan, qytet i Shqipërisë Qëndrore. Por Turqit e rinj, që mëtonin të osmanizonin gjithshka, dekretuan përndjekjet më të padëgjuara kundër lëvizjes kulturore shqiptare. Ata dëshëronin të detyronin alfabetin arab, në vënd të atij latin të përdorur nga shqiptarët. Abetare me shkronja arabe (që, ne kllapa përbënin më qesharakun hartim letrar) e të paracaktuara për mësimin e gjuhës shqipe, u shpërndanë në dhjetra mijra kopje. Për këtë në Shqipëri u mblodhën tubime të mëdha protestash. Populli i Beratit në sheshin e qytetit i grumbulloi këto abetare dhe i u vuri flakën.

Lufta e dhunëshme dhe ngulmuese nga të dy palët, u kthye në kryengritjet shqiptare të 1908, 9, 10, 11, 12. Më 28 nëndor 1912, në Vlorë u shpall pavarësia shqiptare dhe u krijua e para Qeveri e përkohëshme kombëtare. Mbas kësaj ngjarjeje historike, më së fundi, shqiptarët kishin një një qoshe të territorit të lirë e mund të linin të lira edhe shkollat e tyre. Dhe tani fjala i jepet të nderuarit Kristo Floqi :

 

528 shkolla

 

Në kohën e Ismail Qemalit – na tha ai – në vendet çliruara të Shqipërisë ishin vetëm 48 shkolla shqiptare. Duke u shtuar dhe ato të Shkodrës e të krahinës së pushtuar nga Greqia, numuri i përgjithshëm shkonte në 67, të gjitha fillore deri në klasën e pestë. Gjatë pushtimit austriak dhe italian deri në Kongresin e Lushnjes, numuri i shkollave u rrit deri në 346. Nga formimi i Qeverisë së Tiranës, e shpallur drejt për së drejti nga Kongresi kombëtar i Lushnjes, deri në ditën që kam marrë mbarështimin e arsimit popullor, ato në shtesë të vazhdueshme kishin arritur në 413. Kur, si pasojë e dorëheqjes së Qeverisë, i dorëzova pasuesit tim, prof. Peçit, zyrën time, numuri i përgjithshëm i shkollave, duke qënë ngritur 115 gjatë periudhës sime, ishte 528.

Nëse nga koha kur u hoqën zinxhirët dhe u shmang “vetoja urdhëruese” e Kostandinopojës, ne mundëm të ngremë lirisht shkollat tona, u gjindëm shpejt para vështirësisë së madhe që rridhte nga mungesa e një gjuhe të unjisuar. Për të shmangur rrëmuja e ndërlikime të rrezikëshme, ishte skajshmërisht e nevojshme që librat shkollorë të ishin shkruar në një gjuhë afërsisht të mesme e të kontrolluar nga një autoritet i krijuar, gjë që do të formonte parimin e unjisimit të gjuhës sonë letrare. Për këtë u morën masa gjatë pushtimit austriak me krijimin në Shkodër të një Komisije letrare, të përbërë nga 12 vetë. Kjo Komisi u ngarkua saktësisht të vinte bazat e para të ortografisë së gjuhës sonë. Përfundimet e saj u botuan në një broshurë të titulluar : “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”. Kjo Krijesë e vogël e jona, e trasferuar në Tiranë, zhvilloi veprën e saj të zgjuar e të dobishme pranë Ministrisë së Arsimit Publik.

 

Sistemi pedagogjik

 

Synimi im i paepur ishte të zbatoja një sistem pedagogjik të njëjtë me atë të praktikuar sot në shkollat italiane. Sa i përket shkollave profesionale mendoja të ngrinja një për çdo prefekturë, pra gjithsej tetë. Tani për tani kemi vetëm dy të plota, të pamjaftueshme për nevojat në shtim të vendit. Duke mbajtur parasysh se letërsia shumë e re e jona nuk ka arritur ende një shkallë zhvillimi të mjaftueshme, nevojës për libra të shkollave të mesme, të liceut me tetë klasë të Korçës, apo gjimnazit të Gjirokastrës, do të marrim masa për të patur tekste franceze. Në rast nevoje do të thirren nga Zvicra 12 profesorë francezë. Për këtë vetëm Ministria e Arsimit është në letërkëmbim me mikun dhe agjentin konsullor të nderit të Shqipërisë në Gjenevë, prof. Eugjen Pittard. Rinia jonë do të mësojë edhe në gjuhën frëngjishte, e cila do të na shërbejë si gjuhë diplomatike dhe për marrëdhëniet tona me botën. Veç këtyre ishte synimi im, madje ky bën pjesë integrale në programin tim për të ngritur tre konvikte në Malësinë e Shqipërisë qëndrore e veriore, një me 200 shtretër në Panaja të Vlorës dhe një tjetër në një vend të Toskërisë.

 

Bilanci 1920 – 21

 

Fatkeqësisht bilanci i Arsimit për vitin në vazhdim (për shkak të harxheve ushtarake që Shteti ka qenë i detyruar të përballojë) është prej vetëm 2.140.000 franga. Me një bilanc të tillë sigurisht nuk mund të bëhen gjëra të mëdha dhe as un nuk mund të zbatoja plotësisht programin tim. Aq është e vërtetë sa që ishte përpunuar, para dorëheqjes sime, një raport për t’u miratuar nga Ministria e Luftës, në të cilin kërkohej një shtesë prej 500.000 frangash në bilanc. Megjithatë Ministria ka një fond rezervë, jo më pak se 180.000 franga për të përballuar harxhet e jashtzakonëshme : blerje artikujsh shkollorë, riparime, shpërblime mësuesve etj. Një sistem i ri është zbatuar, me rezultate shumë të mira praktike, për pagesat e rrogave. Ai qëndron në ndarjen e honorareve simbas Prefekturavet, në mënyrë që çdo Drejtori apo Inspektoriat e merr shumën e rrogave të vartësve të vet nga Drejtori lokal i financavet të Prefekturës. Mësuesit paguhen kështu drejt për së drejti dhe janë shmangur më së fundi rrëmujat dhe është siguruar pagesa e rregulltë e honorareve në ditët e caktuar.

 

Shkollat e huaja

 

“Për shkolla të huaja – na u përgjigj i nderuari Floqi – është tani vetëm një serbe në Shkodër, prej tre klasësh. Shkollat greke të Korçës do të kalojnë sa më shpejt nën mbarështimin tonë të drejtpërdrejtë, siç ka ndodhur për shkollat greke të Delvinës dhe Dhrovianit, mësuesit e të cilave janë të paguar nga financat tona, dhe në të cilat mësimi i shqipes është i detyrueshëm.” “Kryqi i Kuq Amerikan” administron me mjetet e tij një shkollë shqipe në Tiranë dhe një në Shkodër, me që është shkrirë ajo e Elbasanit që ka kaluar në mbarështimin tonë. Kryqi i Kuq s’afërmi do të ngrerë një shkollë teknike në Tiranë, për të cilën Qeveria shqiptare do të ndihmojë më 60.000 fr. Është interesant të njihet se në gjithë Shqipërinë janë hapur shkollat e mbrëmjes. Ato japin rezultate të kënaqëshme, në to më shumë se 5.000 analfabetë kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë e të kryejnë katër veprimet arithmetike. Në këtë fushë ajo që mund të pohohet është se ka qenë dega më prodhuese në gjithë administratën e Shtetit, nuk lihet mbas dore asgjë që mund t’i interesojë përtëritjes morale dhe intelektuale të popullit tonë, i cili shfaq një vullnet të habitshëm për të nxënë e për t’u zhvilluar. Por ju mund të përfytyroni vështirësitë e pamasa, herë herë të padurueshme, që një Ministër i Arsimit është i detyruar të përballojë në një vend si Shqipëria, që nuk ka tradita shkollore kombëtare. Ne duhet të krijojmë gjithshka, për fije e për peri. Kemi një trashëgimi të hidhur, atë turken, të vjetër katër shekujsh, gjurmët e së cilës janë pengesa të rënda në vend të drejtimit e lehtësisë, në sistemimin kombëtar të Vendit tonë. Ne duhet të prishim që të mund të ndërtojmë në mënyrë të qëndrueshme.

SOTIR    GJIKA

Corriere delle Puglie, 20 – 10 – 1921Pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Çfarë e shkakton plakjen para kohe tek shqiptarët?

Plakja e parakohshme është diçka që përjeton shumica e shqiptarëve

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre? AgroWeb.org flet sot për plakjen e parakohshme.

Kjo është diçka që është padyshim nën kontrollin tuaj. Fatkeqësisht, plakja e parakohshme është diçka që përjeton shumica e shqiptarëve.

Duket se shumë nga zakonet e përditshme – disa që ndoshta as nuk i pranoni se po i bëni – ju tregojnë më të vjetër se vitet e vërteta.

Gjumi i pakët dhe i keq plak para kohe

Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë – ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë.

Gjumë riparon dëmin që që merr organizmi gjatë ditës. Pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur merrni gjumin e duhur, lëkura juaj nuk mund të përgatitet për ditën tjetër.

Kjo dërrmon lëkurën tuaj, sjell qeliza më pak të shëndetshme dhe afron plakjen e parakohshme. Mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë në natë, sugjerojnë të gjithë specialistët e mjekësisë.

Mungesa e frutave dhe perimeve në ushqim plak para kohe

Gati 80 për qind e shqiptarëve nuk hanë 2 deri 3 racione 100 gramëshe me perime në ditë. Ndërsa 72 për qind nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm, sipas të dhënave të anketave me fokus grupeve të organizuara nga AgroWeb.org.

Megjithatë, frutat dhe perimet parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme, sipas Akademisë Shkencore të Dermatologjisë.

Frutat dhe perimet janë plot me ushqyes, si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.

Disa fruta dhe perime që duhen patjetër? Zarzavate me gjethe të errëta si spinaq, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shegë, boronica, shparguj dhe kërpudha.

Sheqeri dhe brumërat bëjnë të dukeni më të vjetër

Shumë brumëra dëmtojnë edhe përtej rritjes së peshës. Ushqimet si buka e bardhë, akulloret dhe patatet e skuqura, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve me fytyrën tuaj.

Kjo ndodh për shkak se ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak. AgroWeb.org ju tregon se këto shkaktojnë inflamacione dhe nxisin daljen e puçrrave në fytyrë.

Plus, teprimi me shumë ëmbëlsira mund të çojë në glikazim, një proces në të cilin molekulat e sheqerit i bashkohen kolagjenit të lëkurës suaj. Kjo e bën kolagjenin të fortë dhe më pak elastik, duke shkaktuar rrudhat e parakohshme.

Duhanpirja ju bën të dukeni më të vjetër të moshë dhe ju plak para kohe

Para se të ndizni një cigare, mbani mend se mushkëritë nuk janë pjesa e vetme e trupit tuaj që paguan një çmim të dhimbshëm.

Pirja e duhanit bën të dukeni më të vjetër dhe shumë më shpejt. A ka prova për këtë?

Studiuesit krahasuan tiparet e fytyrës së 79 çifteve të binjakëve – në të cilat një binjak aktualisht tymoste pesë vjet më shumë se binjaku tjetër. AgroWeb.org raporton se studiuesit gjetën se ata që tymosnin më gjatë patën shumë më tepër rrathë sysh dhe rrudha pafund.

Plus, duhani është i ngarkuar me kimikate që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, thotë Akademia e Dermatologjisë, të cilat janë vendimtare për një fytyrë të re.

Shumë alkool ju vjetëron tepër shpejt

Ka një arsye që askush nuk duket bukur në mëngjes pas një mbrëmje me tepri alkooli. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj.

Kjo shkakton dëmtime në qelizat tuaja të lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat.

Alkooli gjithashtu dehidraton lëkurën tuaj, çka bën që fytyra të duket e thatë e rrënuar dhe plakur.

Mbajini në mendje këshillat e mësipërme. Nuk janë aspak lukse, por mirëmbajtje e shëndetit tuaj./AgroWeb.org

 

Mënyrat si të ruani butësinë dhe freskinë e bukës

Çdo produkt tjetër mund të mungojë në kuzhinë por buka nuk mungon asnjëherë.

E blerë në dyqan apo e përgatitur në shtëpi, buka është ushqimi i përditshëm në tryezën e çdo familjeje dhe padyshim është shoqëruesja e kryesore çdo gatimi apo produkti ushqimor.

Vërtetë ajo shijon shumë kur është e ngrohtë dhe e freskët por ka disa mënyra krejt të mënçura dhe të thjeshta të cilat ndihmojnë në zgjatjen e freskisë dhe butësisë së bukës edhe pasi kanë kaluar disa ditë.

Nëse buka nuk ruhet siç duhet, brenda 2-3 ditësh ajo thahet, preket nga lagështia apo edhe myku.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një informacion shumë të dobishëm se si mund ta ruani më gjatë fresnikë e bukës dhe butësinë e saj.

Metodat më të mira si të ruajmë bukën

Mënyra më e mirë për të ruajtur bukën të freskët është ta mbani atë në një vend të freskët në temperaturë ambjenti për një apo dy ditë.

Nëse ende nuk e keni konsumuar të gjithë bukën edhe pas dy ditësh, mënyra më e mirë për të ruajtur freskinë dhe butësinë e saj është ta mbështillni me letër buke dhe ta vendosni në zonën e ngrirjes së frigoriferit.

Në këtë mënyrë ajo ruan freskinë e saj për shumë ditë të tjera.

Kur ta nxirrni nga ngrirja e frigoriferit mjafton ta lini që të shkrijë apo ta ngrohni për pak dhe ajo do të jetë njëlloj e freskët dhe e butë.

AgroWeb.org ju këshillon që pasi ta kenë nxjerrë bukën nga ngrirja dhe ta ngrohni konsumojeni atë menjëherë pasi nuk është e këshillueshme që të ngrohet për herë të dytë.

Sa duhet të qendrojë buka në temperaturë ambjenti?

Buka nuk mund të qendrojë në tempraturë ambjenti për më shumë se dy ditë.

Temperatura e dhomës nuk duhet të jetë rreth 20 gradë celcius.

Buka nuk duhet të ekspozohet në ambjente ku depërton drita e diellit. Ajo gjithashtu nuk duhet të ruhet në ambjente të thata siç janë për shembull kutitë e gatshme të mbajtjes së bukës që shiten në tregje.

Nëse shtëpia juaj është me lagështirë atëherë buka nëse lihet në temperaturë ambjenti mund të preket nga myku.

Edhe në këtë rast, zgjidhja më e mirë është që pasi të keni konsumuar bukën, pjesën e mbetur ta vendosni në ngrirjen e frigoriferit.

Para se ta vendosni në ngrirje, nëse buka juaj është e paprerë atëherë prijeni në feta dhe më pas futeni në zonën e ngrirjes së frigoriferit.

Mos e ruani bukën në frigorifer (përveç zonës së ngrirjes)

Buka mund të ruhet në zonën e ngrirjes së frigoriferit por jo në pjesën tjetër të frigoriferit.

Studime kanë treguar se duke e mbajtur bukën në frigorifer (jo në ngrirje) buka merr lagështi dhe shija e saj bëhet e athët.

Letra e Bukës

Mbajtja e bukës në qesen prej letre siç e merrni nga furra apo dyqani është një zgjedhje e mirë.

Kur e ruani në qesen prej letre, në çdo rast kur e fusni bukën brenda qeses së letrës kujdesuni që pjesën e hapur ta mbyllni fort.

E rëndësishme është që bukën ta mbani në një vend të freskët në kuzhinë, larg rrezeve të diellit dhe ambjenteve të ngrohta gjithashtu në rastet kur doni ta ruani në temperaturën e dhomës.

Nëse kalojnë dy ditë atëherë përdorni zonën e ngrirjes së frigoriferit. /AgroWeb.org

Barishtet më të mira shëruese për të marrë vlera çdo ditë

Borziloku përmirëson tretjen dhe shëron dhimbjet e kokës e pagjumësinë.

Barishtet dhe erëzat shtojnë aromë dhe shije në çdo gatim, por ato përmirësojnë edhe vlerat shëndetësore të ushqimit.

Shumë prej erëzave aromatike dhe barishteve të mëposhtme, përmbajnë antioksidantë dhe vajra të fuqishme kundër baktereve.

Në listën e AgroWeb.org do të mësoni më shumë se si konsumi i këtyre barishteve do të përmirësojë shëndetin tuaj, tretjen, shëndetin e zemrës e të tjera.

Barishtet Më Të Shëndetshme Në Kuzhinë

Majdanozi

Majdanozi është i pasur me antioksidantë që luftojnë inflamacionin e veshkave dhe fshikëzës.

Majdanozi ka një efekt lehtësues edhe kundër konstipacionit dhe përmirëson tretjen.

Ai është i pasur me vitaminë K që fuqizon kockat.

Majdanozi kombinohet mjaft mirë me omletën, perimet, peshkun, orizin dhe mishin.

Rigoni

Rigoni përmban vajra të pasur me antioksidantë, të cilët janë të fuqishëm kundër baktereve dhe mykut.

Rigoni përdoret kundër dhimbjeve abdominale, sekrecioneve të fytit, të ftohurës, dhimbjeve të kokës e të tjerë.

Rigonin mund ta përdorni në salca, sallata, perime, gatime me peshk, pulë, vezë dhe djathë.

Koriandra

Farat e koriandrës janë përdorur kryesisht kundër pagjumësisë dhe ankthit sepse kanë efekt qetësues.

Ato përmirësojnë kujtesën dhe parandalojnë reagimet alergjike.

Koriandra është shumë e mirë për pastrimin e organizmit nga metalet e rënda si plumbi dhe mërkuri.

Trumza

Trumza ndihmon kundër sekrecioneve, azmës, bronshitit, të ftohurës, kollës, gripit dhe sinozitit.

Ajo përmirëson tretjen dhe është e pasur me antioksidantë.

Trumzën mund ta përdorni të freskët në salca, marinime, për mbushje, e gjellëra të ndryshme.

Në gatimet me mish, trumzën mund ta kombinoni me vajra dhe uthull.

Kopra

Kopra përdoret për të zbutur inflamacionin tek sistemi tretës dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të kolesterolit.

Kopra shkon mjaft mirë me ushqimet e detit, me sallata, patate dhe perime të gatuara në avull.

Rozmarina

Rozmarina përmban antioksidantë dhe ka sukses kundër inflamacionit.

Ajo përdoret me efikasitet kundër azmës, sëmundjeve të mëlçisë dhe të zemrës.

Atë mund ta përdorni në çajra ose si gargarë kundër acarimeve të mishrave të dhëmbëve dhe acarimit të fytit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rozmarina përmban vajra që qetësojnë nervat dhe stomakun.

Rozmarina kombinohet mirë me perimet dhe uthullën.

Ajo është shumë e njohur për përmirësimin e kujtesës.

Borziloku

Borziloku përmirëson tretjen dhe shëron dhimbjet e kokës e pagjumësinë.

Vajrat e borzilokut qetësojnë sistemin tretës dhe dhimbjet e kyçeve.

Borziloku i freskët kombinohet me domatet, sallatat, supat, vezët, orizin dhe makaronat.

Mentja

Vaji i mentes zgjidh problemet me tretjen, irritimin e zorrëve dhe acarimin e stomakut.

Ky vaj esencial forcon sistemin nervor dhe largon dhimbjet e kokës.

Mentja kombinohet mirë me sallatat, patatet dhe bizelet.

Sherebela

Sherebela përdoret me sukses kundër reumatizmës, djersitjes së tepërt, dhimbjeve të stomakut.

Antioksidantët e saj janë efikasë për të përmirësuar kujtesën dhe përqendrimin.

Ju mund ta shijoni sherebelën si çaj ose ta përfshini në sallata, supa dhe mbushje./AgroWeb.org

Lulja e basanit – balsami i mrekullueshëm për shëndetin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën.

Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo në produkte të ndryshme medicinale, i jep një rëndësi të veçantë kultivimit saj. Kjo si për përdoruesin ashtu edhe për prodhuesin, lidhur me aspektin ekonomik.

Është përdorur prej vitesh, veçanërisht e përzier me vajin e ullirit, si një balsam kurativ dhe rigjenerues. Përdoret në rastet e prerjeve, djegieve dhe plagëve të ndryshme por edhe si një çaj qetësues.

Përdorimi i lule basanit ende lidhet me mjekësinë popullore dhe kurat e kaluara brez pas brezi në mbarë botën.

Kërkimet e zhvilluara vitet e fundit tregojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në kurimin e formave të lehta dhe të mesme të depresionit.

Për më tepër këto kërkime shtojnë së kjo bimë ka efekte anësore më të pakta dhe më të lehta, në krahasim me mjekimet antidepresive.

Por lulja e basanit mund të bashkëveprojë me mjekime të caktuara që merren për të kuruar depresionin. Prandaj duhet që gjithmonë të merret nën mbikqyrjen e mjekut.

Kjo lule, e zier në formën e një çaji, mund të përdoret për probleme të lidhura me pagjumësinë, luhatjet e humorit, ankthin dhe depresionin.

Vlerat Mjekësore

Në shumë studime rezultatet e përdorimit të lules së basanit në trajtimin e depresionit tregojnë se kjo bimë ndikon po aq mirë sa antidepresivët për trajtimin e depresionit, por ka efekte anësore më të lehta.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se kjo bimë ka aftësi në rritjen e prodhimtarisë së lëndëve kimike që prodhon truri si serotonin, dopamine dhe norepinephrine.

Këto lëndë janë përgjegjëse në përmirësimin e humorit.

Përzierja e vajit të ullirit me lulen e basanit – Balsam që vjen ndër vite

Përzierja e vajit të ullirit me lulet e basanit, krijon një masë që në shumë kultura, në mbarë botën konsiderohet si një balsam magjik.

Në vendin tonë ky preparat përgatitet duke ndjekur këtë mënyrë.

Lulet e basanit hidhen në një shishe me vaj ulliri dhe kjo masë lihet në një ambient të errët për dyzetë ditë.

Pas kësaj kohe, kur farat e zeza të lules te kenë lëshuar pigmentin e tyre dhe vaji të ketë marrë ngjyrën e kuqe karakteristike, atëherë kjo përzierje mund të përdoret për të kuruar plagët e diegiet e jashtme.

Mund të konsumohet edhe duke pirë një lugë në ditë për të kuruar sëmundje të ndryshme të stomakut, mëlçisë, e më shumë.

Vaji përdoret edhe për kurimin e formave të ndryshme të gastritit.

Kultivimi i kësaj bime dhe përdorimi i saj në preparate të ndryshme të mjekësisë popullore përbën një fushë me interes për kërkimin shkencor dhe biznesin./AgroWeb.org

Kultivimi i thanave shqiptare – risia fitimprurëse nga frutat medicinale

Shumë prodhime shqiptare janë krejt autentike, natyrale e shumë të çmuara për vlerat shëndetësore që kanë.

Së fundmi, fermerët kanë nisur me mençuri t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë kultivimit të bimëve medicinale, e në veçanti frutave medicinale.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org falë kushteve klimatike të përshtatshme, Shqipëria është ndër zonat më ideale në Evropë për kultivimin e frutave dhe bimëve medicinale krahas prodhimeve të tjera.

E tillë edhe nisma e Dashi Lames, fermerit nga Lushnja, i cili bazuar në suksesin e tij në prodhimin dhe eksportin e bimëve medicinale ka vendosur të nisë kultivimin e thanave.

“Presim të vijë vjeshta dhe kemi vendosur të mbjellim rreth 400 fidanë si fillim. Është një frut shumë i kërkuar dhe aktualisht në Shqipëri rritet vetëm në gjendje të egër.

Unë do të përdor farën autoktone të thanave që rriten në vendin tonë në gjendje të egër.

Perspektiva është shumë e mirë pasi thanat kërkohen jo vetëm për shijen e tyre por mbi të gjitha për vlerat medicinale që ato kanë për shëndetin” shprehet Lame për AgroWeb.org.

Rëndësia e kultivimit të frutave medicinale

Kultivimi i frutave medicinale po krijon një derë të re në zhvillimin e bujqësisë shqiptare duke u shndërruar edhe në një biznes fitimprurës për fermerët.

I pyetur nga AgroWeb.org, Lame tha se ideja për kultivimin e thanave lindi pikërisht nisur nga interesi i lartë që ka hasur nga tregtarë të huaj në lidhje me eksportin e këtij fruti.

Aktualisht, Lame eksporton disa bimë medicinale të kultivuara këtu si sherebelë apo rigon drejt Austrisë, ndërsa e sheh këtë të fundit si potencial edhe për të eksportuar thana.

“Ne do të nisim kultivimin në shtator dhe prodhimi i parë pritet të vilet pas 2 apo 3 vitesh. Synimi është që të zgjerojmë të mbjellat me këtë frut edhe më tej” shprehet Lame.

Bima dhe pema e thanës rritet nga pesë deri në 12 metra gjatësi. Thana është një pemë që rritet shumë lehtë dhe nuk ka nevojë për shumë mirëmbajtje.  Ato janë pemë jetëgjatë dhe mjaft të bukura.

Këto pemë rriten në terrene të ndryshme qofshin pjellore, me rërë ose me baltë. Megjithatë, terreni ideal mbetet toka me lagështi që garanton rritjen e fuqishme të pemës. Ruajtja e lagështisë së dheut përreth pemës së thanës është e nevojshme.

Përdorimi mjekësor i thanës

Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarea.

Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë.

Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë./AgroWeb.org

A janë ëmbëlsuesit më të shëndetshëm se sheqeri?

Një dietë me sheqer mund të çojë në shtim peshe dhe probleme shëndetësore si: diabeti i tipit 2, ndaj askush nuk duhet të përdorë më shumë se, maksimumi, shtatë lugë çaji sheqer në ditë.

Shëndeti Publik Anglez kërkon të përgjysmojë konsumimin e sheqerit në vitin 2020, shkruan BBC.Pjesë e zgjidhjes është zëvendësimi i sheqerit me ëmbëlsuesa.

Ëmbëlsuesit artificialë japin një shije të ëmbël me pak ose aspak kalori.

Por a janë të shëndetshëm?

Çfarë janë ëmbëlsuesit?

Ka shumë tipe ëmbëlsuesish në mijëra produkte të ndryshme, përfshirë ushqimet dhe pijet dietike.

Të gjithë ëmbëlsuesit bëjnë të njëjtën gjë, duke shpërndarë ëmbëlsi në vend të sheqerit, dhe kanë më pak kalori.

Disa ëmbëlsues si: sakarina, sucralose, Some, such as saçharin, sucralose, etj., janë shumë të ëmbël në doza të vogla, ideale për t’u përdorur në pijet e ngrohta apo çamçakëzët pa sheqer.

Disa të tjerë, si xylitoli janë më të rëndë, si sheqeri i vërtetë, ndaj përdoren në produkte ëmbëlsirash.

A duhen përdorur?

Kufizimi i sheqerit që hani është padyshim një gjë e mirë – duke ndihmuar në uljen e rrezikut të diabetit dhe prishjen e dhëmbëve.

Kur mendon se një kanaçe cola përmban rreth nëntë kuba sheqer, më shumë se limiti i lejuar, të kesh një version tjetër dietë, sigurisht që bën diferencën.

Dhimbja e shpinës – Ja analgjeziku me hudhër që shmang vizitën te mjeku

Dhimbja e shpinës ndodh kur kur muskujt, kockat dhe ligamentet e vendosura në shpinë punojnë sëbashku në mënyrë të pakoordinuar.

Lajmi i mirë është se ju mund të shpëtoni prej dhimbjes së shpinës, pa pasur nevojë të shkoni te mjeku.

Recetat popullore funksionojnë më së miri dhe për më tepër nuk kushtojnë shumë.

Hudhra është një nga përbërësit më të mirë e cila rekomandohet të shtohet në bazën ditore e grimcuar.

Ajo përmban lëndë ushqyese të tilla si: vitaminë C, B6, mangan, kalcium, etj.

Efektet anti-inflamatore të hudhrës mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes në mënyrë të konsiderueshme.

Vaji i hudhrës është perfekt për të lehtësuar dhimbjet e shpinës.

Ju mund ta bëni vetë në shtëpi pa shumë mundim.

RECETA

Nxehni pak vaj kokosi ose susami në një enë të vogël.

Shtoni në të 10 thelpinj hudhër dhe gatuajini derisa të bëhen ngjyrë kafe.

Largojini nga zjarri dhe lëreni vajin të ftohet.

Më pas përdoreni për të masazhuar shpinën.

Pastaj bëni një dush të ngrohtë.

Përdoreni rregullisht për rezultate të mira.