VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Të mbash shpinën drejt – Përse është e rëndësishme për shëndetin

By | June 11, 2018

Komentet

Si të shpëtojmë nga milingonat e shtëpisë me mënyra natyrale

Kur i shihni milingonat që zvarriten përgjatë kuzhinës, kjo i bezdis të gjithë. Por ka zgjidhje natyrale.

Ndeshja me milingonat kudo jashtë shtëpisë, në mjedise të hapura nuk shqetëson askënd.

Por kur i shihni ato që zvarriten përgjatë dollapeve të kuzhinës, kjo po që i bezdis të gjithë.

Milingonat e Shtëpisë

Ju do t’i gjeni këto milingona kudo që keni ëmbëlsira apo grimca të tyre. AgroWeb.org ju tregon se milingonat e shtëpive do të lënë një gjurmë feromonike kimike kudo që të udhëtojnë.

Nëse i vrisni, të tjera milingona thjesht do të ndjekin gjurmët e të parave dhe do të shfaqen në të njëjtat vende. Për këtë arsye, duhet të eliminoni tërë koloninë.

Kur shihni milingonat e para, duhet të lani vendin dhe zonën përreth me ujë me sapun për të eliminuar gjurmët feromonike.

Menjëherë mundohuni të kuptoni se nga ku po hyjnë në shtëpinë tuaj. Filloni të vendosni karrem artificial në pikat e hyrjes.

Sheqeri është karrem shtëpiak më i mirë për milingonat e shtëpisë. AgroWeb.org ju tregon se sheqeri do t’i tërheqë ato dhe në këtë mënyrë i devijoni rrugën e marrë drejt ëmbëlsirave apo thërrmijave të tyre edhe brenda rafteve tuaja.

Mbushni disa tapa shishesh plastike me sheqer dhe vendosni ato sa më afër vendit nga ku dyshoni se milingonat po hyjnë në shtëpinë tuaj.

Nëse shihni shtigje të milingonave, vendosni tapat direkt në shtegun e tyre.

Kjo parandalon që shumica e tyre të udhëtojë rreth të gjithë shtëpisë tuaj, pasi sikur një milingonë e vetme të ketë kaluar, ajo ka lëshuar aromën e vet për të tjerat.

Më shumë këshilla për milingonat e shtëpive

Ju mund t’i lani raftet apo hapësirat tuaja me uthull dhe më pas fshijini me një leckë të pastër.

Ky veprim eliminon gjurmët e tyre kimike dhe do të pengojë milingonat e tjera. AgroWeb.org ju këshillon ta përsëritni këtë veprim disa herë në ditë.

Vendosni sasi të vogla kanelle pranë vendeve ku i shihni dhe pranë pikave të hyrjes. Tregohuni të kujdesshëm për të mos spërkatur me kanellë vendet që mund të njollosen.

Pastërtia dhe higjiena maksimale janë nga mënyrat më të mira për ta bërë shtëpinë tuaj më pak tërheqëse për milingonat.

Kujdesuni të mënjanoni derdhjet, thërrimet dhe mbeturinat në kuzhinë. Sigurohuni që të ruani të gjitha ushqimet – sidomos ëmbëlsirat – në kavanozë të mbyllur fort ose në qese hermetike

Sa kafeinë ka në një filxhan kafeje – Ndikimet në organizëm

Kjo pije e traditës botërore njihet gjithashtu edhe si ndër burimet më të mëdha të kafeinës.

Kafeja është pa dyshim një nga pijet më popullore në botë.

Një filxhan ekspres apo makiato janë një refren i njohur tashmë që e dëgjon thuajse në çdo bar apo lokal.

Kjo pije e traditës botërore njihet gjithashtu edhe si ndër burimet më të mëdha të kafeinës.

Një substancë që vepron si stimulues për sistemin nervor që ndonjëherë mund të kthehet edhe në problem për trupin e njeriut.

Sot në botë njihen shumë lloje kafesh të cilat janë të ndryshme si në përbërje ashtu edhe në shije.

Megjithëse kafeina është gjithnjë prezente në këtë pije, sasitë e saj mund të variojnë të ndryshme në çdo filxhan të saj.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon sasitë e sakta që përmbajnë lloje të ndryshme të kafesë dhe efektet që ato kanë në trup.

Ndonëse ka shumë faktorë që e ndikojnë kafeinën tek një kokërr kafeje, AgroWeb.org ju shpjegon përafërsisht sa mg kafeinë përmbajnë llojet më të njohura të kësaj pije.

Kafja Ekspres

Kafja në versionin ekspres është një pije e fortë që përfitohet nga makineria e ekspresit prej të cilës ka marrë dhe emrin.

Sasitë dhe masat e servirjes së kësaj kafeje janë në filxhanë të vegjël për shkak të sasisë së madhe të kafeinës që përmban.

Një porcion i kësaj kafeje është sa gjysma e filxhanit të zakonshëm.

Ndërsa vetëm rreth 29 mililitra e saj përmban 60- 102 mg kafeinë.

Konsiderohet si një nga kafetë më të forta dhe të dëmshme për organizmin.

Duke qënë në sasi të vogla konsumhet edhe më shpesh gjatë ditës.

Nëse konsumoni më shumë se 5 të tilla në ditë efektet në shëndet dhe në zemër mund të jenë negative.

Kafe Dekafeinato

Nga ana tjetër egziston kafeja dekafeinato e cila është thuajse e pastër nga sasitë e  kafeinës.

Ky lloj rekomandet më shpesh se të tjerat edhe nga mjekët pikërisht për këtë fakt.

Gjithsesi edhe kafeja dekafeinato ka një sasi të vogël të kafeinës që fillon nga 2-3 mg kafeinë në çdo 200 ml.

Kafe Turke

Një ndër pijet më të njohurat e traditës Turke dhe e shpërndarë  thuajse në të gjithë Ballkanin.

Kafja turke kërkon një proçes më artizanal të përgatitjes ndryshe nga llojet e tjera të kafesë.

Përbëhet nga pluhuri i bluar i kafesë i tretur në ujë të nxehtë.

Kështu formohet një lëng i trashë, pra kafeja.

Një filxhan rreth 100 ml nga kjo kafe përmban rreth 25 mg kafeinë.

Kafe Filtër

Kafeja filtër mund të përgatitet në mënyra të ndryshme dhe praktikisht është një kafe në një filter apo qese të vogël.

Kjo qese e cila pasi futet në një makineri laget dhe shtypet me ujë të nxehtë formon edhe lëngun e kafesë.

Në 200 militra të kësaj kafeje ka rreth 95 mg kafeinë.

Efektet dhe rekomandimet për kafeinën

Ekspertët thonë që rreth 75 mg kafeinë në ditë mjaftojnë për të zgjuar shqisat dhe trurin.

Ndërsa nga 100 deri në 600 mg në ditë mjaftojnë për t’a mbajtur trurin të përqëndruar gjatë gjithë ditës.

Gjithsesi efektet e kafinës në trup varen edhe nga personi në të cilin veprojnë.

Në disa organizma kjo substancë mund të ketë tolerancë më të madhe se në disa të tjerë.

Mbi 500-600 mg kafeinë në ditë mund çojnë në efekte problematike anësore.

Këtu përfshihen pagjumësia, rrahje të shpejta zemre, ankth, dhimbje stomaku dhe ndenja nervoziteti.

Ekspertët rekomandojnë mesatarisht rreth 200-400 mg kafeinë në ditë për një person.

Kjo sasi është e barabartë me rreth 2-4 filxhanë kafeje në ditë.

Në çdo rast niveli i kafeinës varet nga organizmi i personit që e konsumon.

Gënjeshtrat që nuk duhet t’ia thuash kurrë mjekut

Diagnostikimi i Sëmundjeve.

Përballja me doktorin dashje pa dashje mund të ngjallë frikë.

Nuk është çështje uniforme por me prospektin e të pasurit një sëmundje a një problem shëndetësor.

Kjo frikë më pas e shtyn njeriun të gënjejë thuajse në mënyrë të pafajshme për simptomat e problemit që ka.

Mjeku zakonisht bën pyetje të thjeshta në lidhje me stilin e jetesës.

Ai mund të pyesë për përdorimin e lëngjeve të gazuara, alkolit apo edhe duhanit.

Kur vjen puna tek ky i fundit, njerëzit kanë tendencën të gënjejnë duke i pranuar doktorit një numër më të ulët cigaresh se e vërteta.

Më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni listën e gënjeshtrave që nuk duhet t’i thoni kurrë mjekut në të mirë të shëndetit tuaj.

Mos Gënje Për Historikun e Ndërhyrjeve Kirurgjikale

Nëse në të shkuarën keni pasur një ndërhyrje kirurgjikale sado të parëndësishme, duhet t’ia pranoni mjekut.

Arsyeja është e thjeshtë.

Nëse ju keni probleme me stomakun, ama në të shkuarën keni hequr apendisitin, atëherë ju jeni automatikisht më të rrezikuar.

Historiku i ndërhyrjeve mund të nxjerrë në pah komplikacione që mund t’ju kanosen siç është anestezia.

Nga ana tjetër, ju nuk duhet të  gënjeni as për moshën dhe historikun e familjes.

Ato janë faktorë të rëndësishëm në përcaktimin e nevojës për një kolonoskopi, vaksinë gripi e të tjerë.

Mos Gënje Për Jetën Seksuale

Idea e të folurit me mjekun për jetën seksuale tingëllon e frikshme, megjithatë ajo është plotëisht e nevojshme.

Stili juaj I jetesës mund të rrisë rrezikun e shumë sëmundjeve, jo vetëm ato që transmetohen seksualisht por edhe ato të rrezikshmet siç është kanceri.

Mos Gënje Për Medikamentet

Mjekut duhet t’i thuash të vërtetën për çdo medikament, antibiotic, vitamina e suplemente që keni konsumuar, përfshirë këtu edhe dozat.

E vërteta në këtë rast mund të shmangë komplikacione të panevojshme e t’ju shpëtojë jetën.

Mos Gënje Për Aktivitetin Fizik

Një nga pyetjet që bëjnë mjekët ka të bëjë me aktivitetin fizik. Ka njerëz që gënjejnë natyrshëm mjekun dhe veten kur pretendojnë se kryejnë aktivitet fizik kur në të vërtetë qëndrojnë shtrirë shumicën e kohës.

Njerëzit që nuk kryejnë aktivitet fizik janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Mos kini frikë, mjeku nuk do ju paragjykojë.

Mos Gënjeni Për Simptomat

Nëse vuani shpesh nga dhimbje stomaku apo koke, duhet t’i tregoni mjekut.

Një informacion i tillë do ta ndihmojë atë që të bëjë një diagnostikim më të mirë të problemit që mund të keni.

Mos Gënje Për Higjenën e Gojës

Në rastin e dentistit, gënjeshtra i ka këmbët shumë të shkurtra, ose dhëmbët të palara.

Dentistit nuk është nevoja t’i gënjeni për larjen e dhëmbëve. Ai do ta dallojë atë menjëherë.

Kini parasysh që shëndeti i gojës ka ndikim të fortë në shumë aspekte të shëndetit të organizmit.

Nëse Nuk e Kupton Mjekun, Thuaja!

Është e vërtetë që mjekët shpesh flasin me terma të pakuptueshëm shkencorë për popullatën e gjërë.

Nëse ju nuk e kuptoni gjuhën e tij gjatë diagnostikimit, mos tundni kokën kot por thuajani doktorit në sy që nuk po e kuptoni.

Mos harroni, e vërteta është e shëndetshme dhe jetësore.

Kapriçiot e motit, shi dhe temperatura ekstreme – Çfarë pritet të ndodhë

Kushtet e atmosferike do te risjellin rreshje shiu.

Moti vijon të suprizojë me tekat e tij.

Ndonëse u duk sikur këto ditë lanë pas rreshjet e shiut, të dhënat meteorologjike konfirmojnë rikthimin e tyre sërish.

Përmes një njoftimi publik, Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb bën të ditur se reshjet e shiut do të rikthehen dhe do të vijojnë përgjatë të shtunës dhe së dielës.

E ndërkohë që rreshjet e shiut do të jenë prezente deri në fund të muajit maj temperaturat do të pësojnë një rritje të menjëhershme.

Meteoalb deklaron se rritja e temperaturave parashikohet të shkojë deri në 30 gradë celcius.

Deklarata e Meteoalb

“Orët vijuese paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira në orët pasdites, kryesisht në veri dhe zonat Lindore.

Dita e shtunë do tue jetë kryesisht e kthjellet, ndërsa ditën e diel vranësirat do të jenë disi më prezente duke gjeneruar shira gjatë pasditës në lindje dhe juglindje të territorit.

Muaji maj do të mbyllet në kushte të paqendrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat e dobët të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të arrijë deri ne 29 – 30 gradë C” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Kur Largohen Rreshjet

Ndonëse pritej që muaji Maj të shoqërohej me rritje temperaturash dhe mot të kthjellët, këto dy javë të para të tij kanë qenë një vjeshtë e vogël brenda stinës së pranverës, karakterizuar nga rreshjet e shiut dhe temperature të ulëta gjithashtu.

 Pjesa e dytë e muajit u karakterizua krahas rreshjeve edhe me temperatura të ulëta ku ndonëse në fund pranverë ende veshjet e trasha të dimrit ishin prezente.

Sipas të dhënave meteorologjike, të cilave u referohet AgroWeb.org moti do të përmirësohet me fillimin e muajit qershor ku moti do të jetë i kthjellët dhe pa rreshje shiu.

Pastrimi me themel i shtëpisë në pranverë – Efektet në organizëm

Periudha më intensive për një pastrim rrënjësor të shtëpisë është padyshim pranvera.

Për shqiptarët, pastrimi rrënjësor i shtëpisë është një proces i rëndësishëm, të cilit i binden me përpikmëri.

Periudha më intensive për një pastrim të tillë rrënjësor është padyshim pranvera.

Me besimin se gjatë pranverës ndryshon edhe gjaku, shqiptarët i hynë shtëpisë me themeli, pa ditur se një proces i tillë ka një ndikim të fortë edhe në mirëqenien e organizmit.

Ekspertët konfirmojnë se pranvera është koha e duhur për t’i dhënë freski jo vetëm shtëpisë por edhe gjendjes shpirtërore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni rolin e rëndësishëm që pastrimi i shtëpisë në pranverë ka për shëndetin e trupit dhe mendjes.

Pastrimi i shtëpisë në pranverë  

Përmirëson humorin dhe zbut stresin

Të dhënat që disponon AgroWeb.org nga një studim i kohëve të fundit tregojnë se gratë që jetojnë në shtëpi të pastra e të rregullta kanë nivele të ulëta të kortizolit, hormonit të stresit.

Gratë që jetojnë në ambiente me rrëmujë e jo të pastra janë më të stresuara, dëshpëruara e të lodhura.

Përmirëson Aftësitë Krijuese

Nëse shtëpia është rrëmujë dhe në kaos, atëherë do ta keni më të vështirë të kryeni punën tuaj.

Kur pastroni shtëpinë ose zyrën, do të jeni më në gjendje të përqendroheni mbi projektin ose punën se sa të vrisni mendjen për rrëmujën që ju rrethon.

Ndjesia e Një Arritjeje Thelbësore

Kur jeni  të zënë me punë, angazhime familjare e miqësore, gjetja e kohës për pastrimin e shtëpisë tingëllon një sfidë e vështirë.

Por AgroWeb.org ju sugjeron që mjafton të gjeni 10 minuta kohë çdo ditë për t’u marrë me një zonë të caktuar të shtëpisë dhe do të jeni më të organizuar.

Kështu çdo ditë do të keni ndjesinë sikur keni arritur diçka të madhe.

Përfitime Fizike

Pasi të keni vënë nën kontroll pastrimin e shtëpisë, do të zbuloni se jeni të motivuar për të jetuar më shëndetshëm.

Një ambient i pastër nxit një ushqyerje të shëndetshme, thonë ekspertët.

Kësisoj do të jeni më të inkurajuar për të kryer aktiviete fizike.

Pastrimi pranveror i shtëpisë nuk mund të bëhet në një ditë të vetme.

Mjafton t’ia nisni me ambientin ku ndiheni më mirë dhe sigurisht të përdorni solucione pastruese natyrale.

Solucionet Më Të Mira Të Pastrimit

Pastrimi i shtëpisë jo domosdoshmërisht duhet kryer me solucionet që gjenden në treg.

Solucione të tilla industriale janë të mbushura me toksina dhe vështirësojnë punën e rrugëve të frymëmarrjes në rastin më të mirë.

Në rastin më të keq, toksinat që mbushin shtëpinë, nxisin shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

AgroWeb.org ju kujton se produktet më të mira, shëndetshme dhe aspak të dëmshme të pastrimit janë soda e bukës, uthulla e mollës dhe limoni.

Përdorimi i tyre e mban shtëpinë të pastër, pa baktere dhe pa toksina.

Mos u shqetësoni për aromën e uthullës.

Ajo do të përthithë çdo aromë tjetër të keqe dhe shtëpia nuk mban erë me përdorimin e saj.

Nëse jeni të dhënë pas aromave, ekspertët rekomandojnë përdorimin e vajrave esencialë siç është lavanda, të cilat i japin shtëpisë aromën e qetësisë dhe pastërtisë.

Të heqësh dorë nga kafeja – Zbuloni çfarë i ndodh trupit

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara për të nisur ditën çdo mëngjes.

Shqiptarët janë të çmendur pas kafesë. Konsumimi i kafes në vend është 2.3 kilogramë për frymë në vit.

Kur vjen puna tek kafja, në botë ashtu si edhe në Shqipëri identifikohen lehtë tre kategori njerëzish: ata që nuk e imagjinojnë jetën pa kafe, ata që nuk e pinë kurrë kafenë dhe ata që duan të heqin dorë prej saj, por nuk e marrin guximin.

Po ti ku e gjen veten? Cilitdo grup t’i përkasësh, në AgroWeb do të mësosh më shumë për mënyrat se si të heqësh dorë shëndetshëm nga kafeja dhe lëngjet e gazuara me kafeinë, por edhe mbi atë se çfarë i ndodh trupit kur redukton kafeinën.

Shqiptarët janë të çmendur pas kafesë. Konsumimi i kafes në vend është 2.3 kilogramë për frymë në vit.

Shqiptarët konsumojnë 37 milionë filxhanë kafe ekspres në vit dhe 30 millionë kafe Turke. Kafenetë janë plot gjithë kohën.

Pasi të barazpeshoni negativet dhe pozitivet dhe të vendosni të lini kafenë, merr së pari informacionet e vlefshme që të ofron AgroWeb në mënyrë që ta kalosh këtë periudhë sa më lehtë të jetë e mundshme.

Do të keni dhimbje koke  

Kur lë kafenë, koka të rëndohet shumë dhe ajo që dëshiron të bësh është të rrish në krevat me një pako paracetamoli afër, për çdo rast.

Kafeja është një stimulues të cilën, pasi e ke konsumuar rregullisht të ka krijuar varësi.

Largimi ndaj saj vjen me disa pasoja dhe dhimbja e kokës është një prej tyre.

Arsyeja e saktë përse shtohen dhimbjet e kokës pas lënies së kafesë nuk është analizuar krejtësisht, por disa ekspertë të mjekësisë shpjegojnë që kafeina relakson enët e gjakut.

Kur nuk pi më kafe, enët e gjakut ngushtohen dhe shkaktojnë dhimbje. Lajmi i mirë është që pas shtatë deri në dhjetë ditë, dhimbja zvogëlohet.

Mungesa e kafesë shkakton luhatje humori

Luhatjet e humorit, lodhja dhe acarimi janë të paevitueshme kur i thua kafesë ose pijeve me kafeinë, lamtumirë.

Që njerëzit të mos mendojnë se ke lajthitur, më mirë paralajmëroji që mungesa e këtyre lëngjëve të dëmshme shkakton këtë paqëndrueshmëri që fatmirësisht nuk zgjat shumë.

Më shumë energji

Është e pamundur të mohohet. Gjatë ditëve të para të heqjes dorë nga kafeina, me siguri do të ndihesh pa energji.

Por shumë shpejt energjia do të rikthehet fuqishëm. Njerëzit që konsumojnë kafe dhe lëngje stimuluese të gazuara veçanërisht në mbrëmje dhe në darkë nuk bëjnë një gjumë të qetë. Ata zgjohen të lodhur dhe kërkojnë më shumë kafeinë.

Kur ta heqësh këtë zakon, do të flesh më mirë dhe do të kesh më shumë energji pë të përballuar ditën.

Thuaji stresit lamtumirë

Kur konsumon produkte me kafeinë, adrenalina shtohet ndjeshëm dhe në mënyrë të panevojshme, së bashku me stresin.

Kur të heqësh dorë prej këtyre produkteve, do të ndihesh më pak në ankth dhe në stres.

Për më tepër, kafeja dhe pijet e tjera me kafeinë kanë ndikim në buxhetin tënd përsonal, ndaj si rrjedhojë do të ndihesh më pak i stresuar edhe për shpenzimet.

Kujdes luhatjet e peshës

Nëse pijet me kafeinë janë të mbushura me kalori, sheqer ose ëmbëlsues natyralë, pasi të hiqni dorë prej tyre do të ndihmoni organizmin të bjerë në peshë.

Por nga ana tjetër, nëse dëshironi të hiqni dorë nga zakoni i të pirit çaj të freskët jeshil ose kafe të zezë, kjo do t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Arsyeja: kafeja zvogëlon përkohësisht oreksin dhe shton ritmet e metabolizmit.

Në mënyrë që të pakësoni dëmet, pini më shumë ujë dhe konsumoni shumë fruta dhe perime.

Kujdes me antioksidantët

Heqja dorë nga pijet me kafeinë, bën që të përfitosh më pak antioksidantë.

Besoje ose jo, kafeja është burimi primar i antioksidantëve në vaktet ditore.

Antioksidantët janë luftëtarë të zotët kundër radikaleve të lira. Ato zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të tumoreve të gjirit dhe mushkërisë.

Çaji është gjithashtu një pije e mbushur me antioksidantë që ndihmojnë qelizat e shëndetshme kundër dëmëve kancerogjene.

Kujdes me kujtesën

Studimet kanë treguar që kafeina ka një ndikim pozitiv në kujtesën afatgjatë dhe atë afatshkurtër.

Ndaj, kur të heqësh dorë prej saj do të kesh problem të kujtosh ku ke vendosur çelësat, syzet apo edhe emrat./AgroWeb.org   

Shpatulla e ngrirë – Ushqimet dhe trajtimet për largimin e dhimbjeve

Dhimbjet e shkaktuara nga ngrirja e shpatullës shkaktojnë bllokimin e lëvizjes së shpatullës e për rrjedhojë parehati.

Është një ndër problemet më të shpeshta shëndetësore. Sidomos gjatë periudhës së dimrit ku organizmi është më i kërcënuar përballë të ftohtit.

Bllokimi apo ngrirja e shpatullës është një komplikacion që prek këdo. Veçanërisht gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit megjithëse është një problem që është prezent edhe gjatë stinëve të tjera të vitit.

Dhimbjet e shkaktuara nga ngrirja e shpatullës shkaktojnë bllokimin e lëvizjes së shpatullës e për rrjedhojë parehati dhe vështirësi në aktivitetin e përditshëm.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org zakonisht, ky problem shëndetësor prek vetëm njërën anë të shpatullës dhe shumë rrallë të dyja.

Pavarësisht kësaj, dhimbja që shkaktohet është e padurueshme dhe zgjat në periudha relativisht të gjata kohore, ndonjëherë edhe me muaj të tërë.

Me pak kujdes në rutinën e aktivitetit ditor përfshirë padyshim ushqimin, ngrirja e shpatullës dhe problemet si pasojë e saj mund të parandalohen dhe lehtësohen edhe në kushte shtëpie.

Ekspertët e AgroWeb.org veçojnë një detaj në lidhje me ngrirjen e shpatullës. Faktin që bllokimi i saj nis gradualisht dhe nëse injororhet apo lihet pas dore, komplikacionet e saj thellohen deri në dhimbje të forta dhe bllokim.

Fillimisht nis si një ngërç apo bllokim i lehtë. Më pas shndërrohet në një dhimbje të padurueshme në çdo përpjekje që trupi bën për të lëvizur pjesën e shpatullës së prekur.

Si të parandojmë dhe të lehtësojmë ngrirjen e shpatullës në kushte shtëpie?

Janë disa mënyra krejt të dobishme, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga bllokimi apo ngrirja e shpatullës.

Ekspertët e AgroWeb.org veçojnë këtu, mënyrën e ushqimit. Si një nga faktorët kryesorë të parandalimit jo vetëm të këtij komplikacioni por dhe shumë të tjerëve gjithashtu. Si dhe ushtrimet fizike në shtëpi.

Të gjitha ushqimet që janë të pasura me omega 3 dhe anti-inflamatorë të tjerë ndihmojnë organizmin dhe e forcojnë atë duke luftuar bllokimet muskulare përfshirë edhe shpatullën.

Konkretisht, në këto raste këshillohen vaji i peshkut, arrorët, farat e ndryshme, sidomos ato të linit, xhinxheri apo edhe vaji i ullirit ekstra i virgjër.

Konsumimi i këtyre produkteve në dietën ushqimore do të ndihmonte në forcimin e muskujve dhe parandalimin e bllokimit apo ngrirjes së tyre.

Trajtimet efikase krejt lehtë në shtëpi

Ushtrimet e duhura fizike janë ndihmë pozitive në përmirësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga shpatulla e ngrirë deri në shërimin e plotë të tyre.

Një nga metodat më të mira alternative janë kompresat me ujë të ftohtë dhe të nxehtë.

Ekspertët e AgroWeb.org sqarojnë se kjo mënyrë ndihmon në lehtësimin e qarkullimit të gjakut. Njëkohësisht ul enjtjen e shpatullës duke lehtësuar gradualisht lëvizshmërinë e saj.

Në këtë rast, aplikoni kompresë me akull mbi zonën e shpatullës ku ndjeni dhimbje për 15 minuta. Bëjeni këtë dy ose 3 herë në ditë derisa të ndjeni lehtësimin e bllokimit.

Të njëjtën gjë, mund të bëni edhe me kompresa me ujë të nxehtë.  

Masazhet janë gjithashtu çliruese të muskujve të bllokuar dhe ndihmojnë njëkohësisht në normalizimin e qarkullimit të gjakut.

Në lidhje me ushtrimet, është e rëndësishme të bëni një dush me ujë nxehtë. Ose të vendosni një kompresë me ujë të xnehtë tek shpatulla para se të nisni ushtrimet.

Të gjitha ushtrimet që çojnë në lehtësimin e shpatullës kanë të bëjnë me krahët.

Mundohuni të bëni rrotullime graduale të krahut nga ana e shpatullës së prekur. Bëni rreth 15 rrotullime të ngadalta në ditë.

Me lehtësimin e shpatullës shtoni numrin e rrotullimeve të krahut duke bërë lëvizje të kujdesshme për të evituar dhimbjen.

Mbani një peshqir nga pas kurrizit. Tërhiqeni atë me krahun e paprekur nga bllokimi, në mënyrë që të tërhiqni sipër krahun e bllokuar. Bëni rreth 20 tërheqje një herë gjatë ditës.

Nëse dhimbjet vijojnë të forta dhe të padurueshme, pa asnjë përmirësim atëherë zhvilloni një vizitë mjekësore.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

73 mijë shqiptarë të prekur nga paradiabeti – Cilat janë shenjat dhe si ta parandaloni

Sëmundja e Diabetit.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në katër vitet e fundit, numri i qytetarëve të identifikuar në fazën paradiabetike ka arritur në 73,000.

Paradiabeti është faza e parë e diabetit dhe sipas mjekëve, ajo është një shenjë paralajmëruese e kësaj sëmundjeje të rëndë.

Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet.

Javën e shkuar, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nënvizoi se “kapja e hershme e sëmundjes do të thotë që të kesh mundësi ta parandalosh sëmundjen nëpërmjet stilit të jetës, dietës të shëndetshme dhe pa patur nevojë për t’u trajtuar me medikamente”.

Shenjat e Paradiabetit

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

  • Ndjeni uri më tepër se zakonisht
  • Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë
  • Jeni më të etur se zakonisht
  • Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë
  • Ndiheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.

Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.

Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.

Bishtajoret Më Të Mirat Kundër Paradiabetit 

Njerëzit që konsumojnë më shumë bishtajore përballen me një rrezik më minimal për shfaqjen e paradiabetit, ose nivelit në rritje të glukozës në gjak.

Bishtajoret përfshijnë fasulet, bizelet, thjerrëzat e shumë të tjera, të cilat rekomandohen si ushqime shumë të shëndetshme për organizmin.

Të dhënat e studimeve tregojnë se njerëzit që konsumojnë tre ose më shumë racione fasulesh në javë përballen me një rrezik 25% më të ulët të shfaqjes së paradiabetit.

Njerëzit që konsumojnë vetëm një racion ose më pak në javë, janë shumë herë më të rrezikuar.

Të dhënat e British Journal of Nutrition tregojnë se konsumi i bishtajoreve ndihmon në rënien në peshë, lufton obezitetin dhe ul tensionin e gjakut.

Sipas revistës, ulja e masës dhjamore në organizëm është mënyra më e mirë për të trajtuar paradiabetin dhe parandaluar transformimin e tij në diabet./AgroWeb.org

Dhjetëra tonë kripë e rrezikshme në Shqipëri – Tërheqje urgjente nga dyqanet

Së fundi nga kontrolli i ushtruar në dy subjekte kryesore tregtuese të kripës në vend, u konstatua gjëndje e produkti kripë me nivel jodi nën normën e lejuar.

Një nga produktet e përdorura përditë në shtëpitë tona, restorantet dhe çdo biznes tjetër ushqimi, kripa, rezulton të jetë nën normën e lejuar të jodit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar dy subjekte të importit të kripës në vend ku pas kontrollit ka rezultuar se kripa ka qenë me nivelin e jodit nën normën e lejuar.

Në këto kushte, AKU ka kërkuar tërheqjen në mënyrë urgjente të të gjithë sasisë së kripës së importuar nga subjekti “Euroalb” dhe subjekti tjetër “N&N” të cilët tregtonin kripën me markën “Sale Marino” dhe “SoSalt”.

AKU ka urdhëruar asgjësimin e menjëhershëm të rreth 45 ton kripe në total, një sasi e jashtëzakonshme e cila vë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Reagimi i AKU

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit nëpërmjet parandalimit të çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin/kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi nga operatorët e biznesit ushqimor (OBU) të cilët kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e produktit kripë, nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë në zinxhirin ushqimor “kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore”.

Së fundi nga kontrolli i ushtruar në dy subjekte kryesore tregtuese të kripës në vend, u konstatua gjëndje e produkti kripë me nivel jodi nën normën e lejuar dhe si rrjedhojë u mor masa administrative “Bllokim” për sasinë 31 ton dhe masa administrative “Gjobë” në vlerën totale prej 2,6 milionë lekë.

Masat dhe Gjobat

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Eurolab” u konstatuan 4 shkelje ligjore dhe u morën masat e mëposhtme:

Për importim në kundërshtim me Ligjin e Ushqimit, ku mungonte certifikata origjinale e lëshuar nga vendi i origjinës, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,

Për mungesë të një sistemi funksional gjurmueshmërie, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,

Për etiketim produkti të parregullt, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,

Për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.

Përpos masave të mësipërme, u vendos masa “Bllokim” për sasinë prej 16.2 ton kripë.

Subjektit i’u kërkua të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës e cila nuk përmbushte kriteret ligjore për nivelin e jodit me detyrën për asgjesimin e saj.

Si dhe u vendos ndërprerja e menjëhershme e veprimtarisë së tregtimit të kripës.

Nga kontrolli i kryer në një tjetër subjekt (N&N) për përmbushjen e kërkesave ligjore për tregtimin e kripës u konstatuan disa problematika dhe u morën masat si më poshtë:

Për import në kundërshtim me ligjin, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,

Për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë së produktit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,

Operatori i Biznesit Ushqimor u urdhërua të tërheqë nga tregu produktin kripë të shpërndarë për shitje në sasinë prej 15 ton kripë.” thuhet ne njoftimin e AKU./AgroWeb.org

Avokado, pema e re frutore e parcelave shqiptare

Avokadot ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Mbjellja e pemës së avokados në ambientet e jashtme po kthehet në një kulturë të mirëfilltë për kopshtarët e Shqipërisë.

Avokado është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe ushqyesish. Popullariteti i tij në rritje dhe përdorimi i gjërë në vendet me klimë të ngrohtë e kanë transformuar avokadon në një produkt që nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj.

Mbjellja e pemës së avokados në ambientet e jashtme po kthehet në një kulturë të mirëfilltë për kopshtarët e Shqipërisë.

Kjo, sepse bima e avokados preferon temperaturat e ngrohta dhe ka një ndjeshmëri të lartë ndaj ngricave.

Edhe nëse jetoni në zonat e ftohta të vendit, AgroWeb.org do t’ju mësojë se si ta mbillni e rrisni avokadon në kushtet e shtëpisë (në qytet ose në fshat) dhe të korrni prej saj përfitimet më të mira shëndetsore që një frut mund t’ju japë.

AgroWeb.org ka inspektuar më shumë se 3 parcela eksperimentalë me avokado në zonën e Vlorës, por edhe në Tiranë.

Bëhet fjalë për kultivues që janë të apasionuar pas avokados. Ata kanë vendosur ta rrisin atë për përdorim personal duke treguar se ky frut mund të rritet mjaft mirë në Shqipëri, sidomos në zona të mbrojtura.

Kushtet Klimatike

Temperatura e ngrohtë e ambientit, ndriçimi i diellit dhe përkujdesja e duhur janë thelbësore nëse dëshironi të rrisni avokadon në shtëpi.

Rritja e saj është një mënyrë mjaft e mirë prezantimi me këtë frut organik për ju dhe familjen tuaj.

Pema e avokados ka madhësi të ndryshme, nga më të voglat deri në më shtatlartat. Pemët kanë degë të brishta. Ato mund të dëmtohen lehtë nga era dhe e gjithë bima është mjaft e ndjeshme ndaj të ftohtit.

Gjethet e trasha me lulet perfekte ngjyrë të bardhë, të fildishtë ose të verdhë ofrojnë një pejsazh të bukur për sytë dhe mendjen.

Frutat me bërthamë të madhe kanë një lëkurë të gjelbër ose thuajse të zezë.

Fidanët e avokadove gjenden në fidanishte apo në pikat e tregtimit të drurëve frutorë, të cilat punojnë edhe me porosi të veçanta.

Si të mbillni pemën e avokados

Përzgjidhni një vend të ndriçuar mirë dhe të kulluar mirë. Vendndodhja duhet të jetë në anën jugore të shtëpisë ose në një serë të ndërtuar posaçërisht për ta mbrojtur atë nga era dhe ngrica.

Jini bujarë me plehun organik dhe mbajeni dheun të ushqyer mirë. Ofrojini avokados një tokë të kulluar mirë pse përdorni rërë dhe guralecë për ta përmirësuar kullimin.

Sigurohuni që avokadoja do të ketë hapësirën e nevojshme 3-4 metra larg ndërtesës dhe 10 metra larg pemëve të tjera.

Nëse preferoni mund të zgjidhni një pemë shtatshkurtër në pikat e shitjes ose fidanë të gatshëm.

Mbjellja e duhur është gjysma e punës por nuk mbaron me kaq. Ju duhet të siguroni ujitje të vazhdueshme e të plotë deri sa bima të lulëzojë plotësisht.

Fertilizimi i plotë nga Shkurti në Shtator i sjell mjaft të mira bimës. Përdorni sulfat amoniumi gjatë kësaj periudhe.

Në vitin e parë të mbjelljes ushqejeni bimën me gjysëm filxhani me sulfat dhe më pas rriteni dozën në një filxhan të plotë.

Kur pema të ketë mbushur dy vjeç, ju mund të hidhni deri në dy filxhanë çdo muaj.

Pema e avokados nuk ka nevojë të krasitet, përveç se në rastet kur duhet të hiqni degët e thata.

Nëse dëshironi ju mund ta krasisni avokadon por vetëm për të ruajtur masën e saj. Avokado është një pemë që kërkon durim sepse frutat e parë mund t’i prisni vetëm pas disa vitesh.

Plasaritja e thembrave – Si t’i trajtoni me tre mënyra natyrale

Plasaritja e thembrave është një problem shumë i përhapur që prek mosha të ndryshme.

Për shumë persona mbetet vetëm një shqetësim ekstetik, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të dhimbshëm.

Përveç lëkurës së thatë dhe të trashur, plasaritja e thembrave shoqerohet dhe me skuqje, kruarje, inflamacion dhe shkëputje të lëkurës.

Marrja e masave që në fillim, mund të parandalojë që këto plasaritje të bëhen akoma dhe më serioze, duke shkaktuar gjakosje dhe dhimbje sa herë që ecën.

Disa nga shkaqet e këtij problem janë: ajri i thatë, mungesa e një kujdesi ndaj këmbëve, një dietë jo e shëndetshme, mosha, qëndrimi për afate të gjata në këmbë dhe ecja me këpucët e gabuara.

AgroWeb.org ju liston më poshtë disa mënyra krejt të lehta për t’i bërë dhe në shtëpinë tuaj.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është një nga hidratuesit më të mirë të lëkurës.

Ai është përbërësi kryesor i shumë produkteve të kozmetikës.

Prandaj dhe nuk është e çuditshme që të jetë në këtë listë.

Për një rezultat sa më të mirë, AgroWeb.org ju sugjeron që ta përdorni këtë metodë para se të flini që t’i lejoni vejit kohë mjaftueshëm që të përthithet nga lëkura.

  • Si fillim zhysni këmbët në ujë me pak sapun dhe lejoni që lëkura të zbutet.
  • Më pas me ndihmën e një lime për thembrat, filloni dhe i fërkoni me kujdes.
  • Shpëlajini këmbët me ujë të rrjedhshëm dhe thaijini mirë.
  • Aplikoni me duar vajin e ullirit në të gjithë lëkurën e këmbës suaj. Mundohuni t’i masazhoni që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut.
  • Vishni një palë çorape të pastra dhe mbajini gjatë gjithë natës kur të flini.
  • Në mëngjes do të shikoni që lëkura juaj do të jetë zbutur

Limonat

Përbërja acide e limonit mund të jetë shumë efektive në zbutjen e lëkurës së dëmtuar që çon në plasaritjen e thembrave.

  • Mbani këmbët në një enë me ujë të vakët ku keni shtuar lëngun e 3 limonave rreth 10-15 minuta.
  • Fërkoni lehtë thembrat tuaja me një limë për këmbët.
  • Shpëlajini me ujë të bollshëm dhe më pas thajini ujin e tepërt.

Parafina

Nëse problem i thembrave tuaja është serioz, dhe ndjeni dhimbje kur ecni, parafina është zgjidhja e duhur.

Trajtimi me parafinë lehtëson dhimbjen dhe gjithashtu e zbut lëkurën e këmbëve duke e rigjeneruar.

  1. Shkrini një pako me parafinë duke i shtuar dy lugë gjelle me vaj kokosi.
  2. Kur të jetë ftohur mjaftueshëm. Zhysni këmbët në këtë përbërje, dhe mbajini për 5-10 sekonda, dhe përsëriteni këtë proces derisa të jenë formuar disa shtresa me parafinë në këmbët tuaja.
  3. Mbuloini këmbët tuaja me plastikën e kuzhinës dhe mbajini ashtu për reth 30 minuta.
  4. Më pas hiqeni me kujdes parafinën nga lëkura juaj.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta përsërisni këtë trajtim 1-2 herë në javë.

Këshillë: Nëse vuani nga diabeti apo keni vena varikoze, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim.

Si të pastroni veshët nga dylli në disa hapa të thjeshtë natyralë

Ekspertët rekomandojnë pastrimin e rregullt të veshëve sepse akumulimi i tepërt i dyllit mund të bllokojë dëgjimin.

Dylli që akumulohet në vesh shërben si një lubrifikant natyral por edhe për të mbrojtur veshin nga mikro organizmat që synojnë të futen brenda.

Dylli përbëhet nga yndyra dhe qeliza të vdekura të cilat së bashku mbrojnë veshët nga infeksionet.

Megjithatë, ekspertët rekomandojnë pastrimin e rregullt të veshëve sepse akumulimi i tepërt i dyllit mund të bllokojë dëgjimin.

Nga ana tjetër, ekspertët janë kategorikisht kundër përdorimit të kunjave, karficave apo sendeve të tjera të mprehta për heqjen e dyllit.

Madje ata nuk rekomandojnë as kunjat me pambuk pasi mund ta shtyjnë më shumë dyllin.

Më poshtë, do të gjeni të renditura nga AgroWeb.org, disa këshilla natyrale për pastrimin e veshëve nga dylli i tepërt.

Uji i Oksigjenuar

Ky solucion natyral ndihmon në eliminimin e dyllit të tepërt pa rrezikuar kanalin e veshit.

Ai pakëson bakteret dhe e mban veshin të pastër.

Përzieni sasi të barabarta të ujit natyral dhe ujit të oksigjenuar dhe përdorni një pipëz për të hedhur në secilin vesh 2-3 pika nga ky solucion.

Glicerina

Glicerina është e shkëlqyer për të zgjidhur problemet me veshin.

Ajo zbut dyllin dhe e pastron veshin.

Ju mund të hidhni në secilin vesh disa pika glicerinë të lëngshme dhe ta mbani kokën mënjanë për 3 minuta.

Kjo procedurë duhet bërë një herë në javë.

Uthulla e Mollës

Përveç pastrimit të veshëve nga dylli, uthulla e mollës ndihmon edhe në rregullimin e pehashit të veshit.

Pëzieni sasi të barabarta të uthullës dhe ujit të vakët dhe më pas me një pipëz hidhni disa pika në secilin vesh dhe mbajeni kokën mënjanë për 3 minuta.

Kjo kurë duhet përsëritur një herë në muaj.