VOAL

Please Wait ...
0%

Të gjitha akuzat e bëra nga Shkumbin Mehmeti për vrasjet e pasluftës (Videot)

By | January 12, 2018

Komentet

Avion droge mbi aeroportin e Kukësit? Berisha publikon videon

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” një video nga Kukësi, ku duket një avion i vogël duke fluturuar mbi qytet.

Sipas mesazhit që i ka ardhur nga qytetari dixhital, Berisha bën të ditur se avioni që po fluturon mbi aeroportin e qytetit verilindor, është i përmasave të vogla, për transport droge.

Skënderbeu në kartëmonedha, më 1921 prerja e parë (video)

Për herë të parë figura e Skënderbeut në kartëmonedhën shqiptare është përdorur në vitin 1921, kur Shqipëria ende nuk e kishte një Bankë Kombëtare.

Në ekspozitën e çelur në 550 e vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Banka e Shqipërisë prezanton në mënyrë kronologjike prezencën e tij në monedhën e kartëmonedhën shqiptare.

“Për herë të parë figura e heroit kombëtar është pasqyruar jo vetëm fizikisht në letër në kartëmonedhë, por edhe me emrin e tij të shkurtuar Skënder, në prerjet e kartëmonedhave të katundarisë së Korçës, Bashkisë së Korçës, në vitin 1921”, shprehet Besa Prela, Përgjegjëse e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Në vitet ‘20-’39, kur Shqipëria e kishte një bankë shqiptare, figura e Skënderbeu, ndonëse vijon të pasqyrohet, nuk ishte dominante.

“Në vitet ‘45-’92 janë momentet ku figura e heroit kombëtar ekspozohet më së shumti, pra është personaliteti më i përdorur në kartëmonedhën e qarkullimit. Banka e shtetit shqiptar, në kuadër të 500-vjetorit të vdekjes së tij, në vitin 1968 ka emetuar një set të mrekullueshëm monedhash në përkujtim të këtij jubileu të madh, prej ari dhe argjendi. Në ditët e sotme kartëmonedha me vlerën më të lartë monetare mban portretin e heroit tonë kombëtar: Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, thotë Prela.

Ekspozita mund te vizitohet nga publiku deri në muajin qershor të këtij viti pa kurrfarë pagese, sipas procedurës të afishuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Top Channel

Intervistë e Anita Takes e vitit 2006 – Në kujtim të këngëtares të shquar: Boshllëk që nuk e mbush dot muzika! Intervistoi Ardian Murraj

Voal po ju sjell një intervistë të rrallë të këngëtares të shquar Anita Take që u nda nga kjo botë më 12 janarin e 2017.

Intervista është marrë nga gazetari Ardian Murraj. Për respekt të këngëtares, këngës të saj dhe artdashësave po e sjellim këtë intervistë në video.

 

 

Veterani i gjallë gjen veten dëshmor në një libër për UÇK-në (video)

Në disa rreshta të librit “Drenica djep i UÇK’së dhe Batalioni I”, Skënder Gjeli e pa edhe emrin e tij.

Ish-ushtari i UÇK’së në zonën e Drenicës u habit kur gjeti veten në të, jo pse nuk është meritor, por se për të ishte shkruar se ishte i vdekur.

Mirëpo edhe pse në libër u bë dëshmor, duke qenë gjallë, këtij hatri nuk i mbeti.

Hamdi Thaçi, autori i librit që u promovua javë më parë e që flet për batalionin e parë të Brigadës 114 Fehmi Lladrovci nuk po i përjashton gabimet teknike.

Por hatri i mbeti dikujt tjetër. Platon Bucolli që thotë se në libër nuk u përmendën aksionet e ushtarëve të UÇK’së në të cilat ka marrë pjesë edhe ai.

Të gjitha akuzat e bëra nga Shkumbin Mehmeti për vrasjet e pasluftës (Videot)

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova, ka akuzuar vëllezërit Qerim Kelmendi dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të shumë vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Mehmeti ka folur për veprimtarinë e një grupi të njerëzve, që ai ka thënë se kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i këtij grupi, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

 

Ka thënë se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Mehmeti ka thënë gjithashtu se vrasja veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa, është bërë nga dora e Agron Sylejmanit.

Dëshmitari po ashtu e ka përmendur si të përfshirë në vrasjet e pasluftës edhe vëllain e Lahi Brahimajt, ish-deputet i Kuvendit, nga radhët e AAK’së.

Ka përmendur policin Fadil Syleviçi si të përfshirë në shumë vrasje.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

Mehmeti është i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004.

Shkumbin Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim për sulmin, që u konsiderua terrorist, i ndodhur në vitin 2004, ndaj pjesëtarëve të UNMIK-ut, më 6 shtator 2012 kishte shkruar një deklaratë të cilën e kishte deponuar në Prokurorinë serbe për Krime Lufte, në të cilën shpjegonte versionin e tij se si bashkë me grupin e tij, kishin kryer vrasjen e dy pjesëtarëve të misionit të OKB-së në Kosovë. Në deklaratën e tij, përmenden edhe dy të arrestuarit e EULEX-it dhe PK-së në aksionin e së mërkurës, dhe i ekstraduari nga Gjermania.

Media, më 11 mars 2016 kishte publikuar prova sesi Shkumbin Mehmeti ishte rekrutuar nga Nazim Bllaca për të qenë dëshmitar në favor të autoriteteve në Serbi. Bllaca në një komunikim të cilin e kishte siguruar Express, i tregonte Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, se Mehmetin, po ashtu, e kishte ofruar tek EULEX-i për t’u bërë dëshmitar bashkëpunues nga burgu.

I dënuari për sulmin ndaj UNMIK-ut, në deklaratën që e deponoi në Prokurorinë serbe, përmes Nazim Bllacës, shpjegon versionin e tij për ngjarjen e 24 marsit 2004.

Aty, ai implikon në vrasjen e policëve të UNMIK-ut edhe gjithë bashkë të akuzuarit e tjerë, që më pas u liruan nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës, e cila më 9 nëntor 2007 shpalli fajtor për terrorizëm vetëm Shkumbin Mehmetin, derisa liroi nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Kiqmari, të mërkurën u arrestua sërish nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, bashkë me Alban Dizdarin. Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni bastisjesh në disa lokacione të ndryshe të Kosovës, në kërkim të zbardhjes të po të njëjtit rast. Pak ditë më herët, në Gjermani, për të njëjtat dyshime ishte arrestuar edhe Faik Shaqiri, për t’u ekstraduar në Kosovë.

Ndonëse, Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri ishin arrestuar e akuzuar edhe më parë për të njëjtin rast, Alban Dizdari për herë të parë bie në duart e autoriteteve të sigurisë, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e dy pjesëtarëve të UNMIK-ut dhe tentim-vrasjen e dy tjerëve.

Megjithatë, Alban Dizdari, ashtu sikurse ish-të akuzuarit tjerë, përmendej në letrën e Shkumbin Mehmetit. Madje, për Dizdarin, Shkumbin Mehmeti në deklaratën e tij thotë se për dallim nga pjesëmarrësit tjerë nuk e kishte të rregulluar maskën derisa ishte kryer akti i cilësuar terrorist i vitit 2004.

“Aty jemi tubuar të gjithë dhe Agroni i ka thënë Bajramit që të shkojë në një breg që ishte afër nesh në anën e Prishtinës, nuk më kujtohet se Faiku a ka shkuar me urdhër të Agronit apo vullnetarisht ka shkuar me Bajramin, dhe detyra e tyre ka qenë se nëse vetura e policisë nuk ndalet, atëherë Bajrami duhej të shtijë në veturën e policisë (nuk më kujtohet se a ka pasur të shtijë në veturë apo në goma të veturës). Më pas Agroni i ka bërtitur Albanit se nuk e kishte rregulluar maskën, dhe ka kërkuar që me policët që ishim duke i pritur për t’i ndalur të flitej në gjuhën angleze, pas kësaj është vërejtur se vetura e policisë është duke u afruar me dritën e kaltër të ndezur dhe posa ka ardhur afër nesh 4 deri 5 metra (apo edhe pak më larg) kanë dalë Albani, X-si dhe Agroni për ta ndalur. Vetura e policisë ishte duke e zhvilluar një shpejtësi shumë të vogël por posa na ka pa neve e ka ngadalësuar edhe më shumë shpejtësinë dhe Agroni apo X-si kanë folur serbisht edhe pse është dashur të flasin anglisht, dhe për një moment kanë filluar të shtënat, të parin që e kam shikuar ka qenë Agroni duke shti me kallash, më pas i kam parë edhe X-sin dhe Albanin, unë menjëherë kam ndërruar vendin dhe kam dalë në asfalt nga ana e Podujevës…”, përshkruan Mehmeti një pjesë të ngjarjes në letrën e siguruar nga media.

Sipas aktakuzës që ishte ngritur ndaj të dyshuarve, e cila dënoi me 30 vjet burgim Shkumbin Mehmetin, policët e UNMIK’ut ishin vrarë nga plumba kallashnikovi. E pikërisht këtë armë, Mehmeti thotë në dëshminë e tij se e ka poseduar Alban Dizdari, i arrestuar sot, e i implikuar për herë të parë në rast nga dëshmia e tij.

“Unë isha i armatosur me top dore, Agroni me kallash, xhoksore dhe revole TT, Florimi me Kallash për (dhe) xhoksore, dhe revole (nuk jam  shumë i sigurtë a ka pasur), Faiku ka pasur Kallash, xhoksore (nuk jam shumë i sigurt a ka  pasur), dhe revole, Bajrami ka pasur mitraloz 84, X-si ka pasur kallash me xhoksore, Albani  ka pasur Kallash me xhoksore. Ne kemi hypur në Isuzu troper ngjyrë e kuqe, Agroni ka  vozitur. Unë jam ulur përpara (arsyeja e uljes time në këtë vend ka qenë për shkak sigurie, se kisha me vete predha të topit)…”, pohon nder tjera Shkumbin Mehmeti për prokurorinë serbe.

Përveç, arrestimit të Bajram Kiqmarit dhe Alban Dizdarit, të dy nga Podujeva, Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po heton rastin, ka njoftuar se në kërkim janë gjithsej shtatë persona. Përfshirë edhe Faik Shaqirin, që të mërkuren në mbrëmje, autoritetet gjermane ia dorëzuan Policisë së Kosovës, pasi e kishin arrestuar javën e kaluar në Gjermani.

Të tre, të enjten, një ditë pas arrestimit, gjegjësisht ekstradimit, u nxorën para Gjykatës Themelore të Prishtinës, për t’u caktuar masë të sigurisë. Prokurori special ka kërkuar ndalimin e tyre në paraburgim, të paktën për një muaj.

Sipas njoftimeve zyrtare, rasti është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës, derisa urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar kosovar. Aksionin e bastisjeve dhe arrestimet i ka kryer EULEX’i, me asistencë të njësive elitare të Policisë së Kosovës.

Këto zhvillime kanë ndodhur pikërisht në ditën kur është funksionalizuar Gjykata Speciale.

Kosovë: 30 vjet nën dhunë, rrëfimi i një viktime (video)

Në Kosovë sipas statistikave të organeve te rendit, brenda një viti raportohen mesatarisht 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje, shumica prej të cilëve janë raste të dhunës ndaj gruas. Një numër i viktimave në pamundësi të bëjnë zgjidhje të tjera, kërkojnë strehim nëpër shtëpi të sigurta ku qëndrojnë për një kohë derisa të gjejnë mundësi të tjera për ta bërë jetën e tyre. Zëri i Amerikës ka vizituar një shtëpi të sigurt dhe ka biseduar me një viktimë të dhunës.

VIDEO – Princ Leka ll dhe Elia Zaharia Zogu pa dorashka, rrëfimi i veçantë për fëmijërinë e festat

Princ Leka II dhe Elia Zaharia Zogu rrëfejnë si asnjëherë më parë detaje nga përjetimet në ndërrimin e viteve.

Ata kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për gazetaren Elda Lamja dhe tregojnë se si i gjen fundviti me angazhime sociale për njerëzit në nevojë, angazhime që shoqërojnë gjithë vitin në kuadër të Fondacionit “Mbretëresha Geraldinë”

 

Princi Leka II ndan me publikun detaje nga fëmijëria dhe jeta në Afrikën e Jugut kur festonte bashkë me familjen (disa prej njerëzve të dashuri mungojnë shumë), ndonëse përkrah i qëndron një bashkëshorte si Elia, për të cilën nuk e fsheh dashurinë dhe vlerësimin e madh që ka.
leka
I pyetur nëse e mban mend dhuratën e parë që ka marrë për Vitin e Ri, Princ Leka II ai shprehet se: “Kam besuar tek babagjyshi deri në moshën 7 vjeçare dhe dhurata e pare ishte një biçiklete”.
E sa për ushqimet ai nuk nguron të theksojë se pjata e tij e preferuar është byreku me mish pule i gatuar nga babai i Elias.

“Më ka shijuar shumë”, thotë Princ Leka II për një ëmbëlsirë cheese cake të gatuar nga Elia. “E di e di, është një apel që të gatuaj sërish”.

Ata nuk kanë nguruar të flasin edhe për fëmijërinë.

Të lumtur për ardhjen e një Viti të Ri, Princi nuk nguron të shprehë se viti 2018 është edhe viti ku përkujtohet 90-vjetori i Mbretërisë shqiptare, për të cilën Princi Leka II thotë se do të ketë aktivitete të shumta deri në shtator, kur dhe do të finalizohen këto festime.

Ketu i ka kaluar pushimet luksoze kryeministri Haradinaj, – në Zvicër në Hotel Carlton, Saint Moritz, vendin më të shtrenjtë në botë (Video)

Një darkë natën e ndërrimit të viteve në hotelin ku ka pushuar kryeministri Ramush Haradinaj, ka kushtuar një mijë e 50 franga zvicerane.

Haradinaj ka qenë vetë i gjashti në darkën e vitit të ri në këtë hotel. Çmimi për gjashtë persona arrin mbi gjashtë mijë franga.

Çmimi për një mëngjes i publikuar në faqen e këtij hoteli ka kushtuar hiq më pak se 800 franga.

Haradinaj, së bashku me bashkëshorten Anitën, tre fëmijët dhe djalin e vëllait të tij, Dautit ka pushuar në hotelin “Carlton” në Saint Moritz në Zvicër.

Qendra e skijimit në Saint Moritz është me e shtrenjta në botë. Hoteli “Carlton” i ndërtuar në stilin rus në alpet zvicerane përballë një liqeni, është në mesin e pesë hoteleve më të mira dhe më të shtrenjta në këtë qendër.

Aty, familja Haradinaj ka pushuar në këtë hotel nga 25 dhjetori 2017 deri më 2 janar 2018.

Dhoma më e lirë në këtë hotel për një natë është nga 1 mijë e 300 franga. Çmimet arrijnë deri në pesë mijë frang, për një natë.

Insajderi ka mësuar se kryeministri i një prej shteteve më të varfra në Evropë – Kosovës, është vendosur në suitën e quajtur “Czar” prej 160 metrash katror. Në kohën e pushimeve të vitit të ri, çmimi i kësaj suite ka qenë fiks 40 mijë e 600 franga për shtatë ditë.

Haradinaj, së bashku me familjen është vendosur të martën e 25 dhjetorit rreth orës 12 në këtë hotel. Aty kanë qëndruar nëntë ditë.

Çmimet marramendëse

Nuk dihet saktësisht se sa ka paguar Haradinaj për pushimet në fshatin luksoz në Zvicër. Por, bazuar në çmimet publike të hotelit, pushimet e kryeministrit mund të kenë kushtuar rreth 80 mijë franga.

Pos familjes që ka pushuar në suitën “Czar” në hotelin “Carlton”, Haradinaj ka pasur me vete edhe mbrojtjen e afërme. Ata kanë qëndruar në dhomën me numër 43.

Të ardhurat mujore të kryeministrit Haradinaj nga paga, qiraja dhe paga e bashkëshortes që peshon 12 mijë e 400 euro në muaj nuk i mbulojnë këto shpenzime. Para të kursyera në bankë, Haradinaj ka deklaruar se i ka 20 mijë e 581 mijë euro.

Ndërkaq, të hyrat vjetore të Ramush Hardinajt dhe bashkëshortes janë të mëdha, mirëpo pushimet nëntë ditore për një familje gjashtë anëtarëshe në hotelin, “Carlton” në Saint Moritz kushtojnë sa të hyrat gjashtëmujore të kryeministrit.

Vetëm nga pagat, çifti Haradinaj merr rreth 69 mijë euro në vit, derisa nga qiraja e shtëpisë merr 73,469 euro në vit, apo gjithsej rreth 142 mijë euro në vit.

Insajderi ka pyetur Zyrën e kryeministrit se sa kanë kushtuar këto shpenzime në hotel “Carlton” dhe se kush i ka mbuluar.

Përgjigja e tyre ka qenë se meqë pushimet nuk kanë pasur karakter shtetëror, por privat nuk mund të përgjigjen.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës nuk ka qenë me agjende shtetërore, por private dhe familjare. Institucioni nuk bartë asnjë kosto materiale”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të Zyrës për komunikim publik të kryeministrit.

Insajderi ka kontaktuar me hotelin “Carlton” në Saint Moritz, por kanë zgjedhur të mos japin asnjë informacion rreth klientëve.

“Nuk mund të jap informacione. Askush nga [stafi] i hotelit nuk mund të flas për klientët tanë”, kanë thënë nga recepsioni i hotelit “Carlton”, për Insajderin.

Saint Moritz është fshat turistik në juglindje të Zvicrës, pjesë e Kantonit të Grisonsit. Ky fshat shtrihet në vargmalet Albula, me një lartësi prej 1 mijë e 800 metrave mbi nivelin e detit. Saint Moritz ka një popullsi prej rreth 5 mijë banorësh.

Fshati njihet si qendër e turizmit dimëror në Zvicër. Në Saint Moritz janë zhvilluar dy herë Lojërat Olimpike dimërore: në vitet 1928 dhe 1948.

Ndërkaq, hoteli “Carlton” është ndërtuar më 1913. Ka 60 suita me pamje nga liqeni. Lidhur me hotelin ekziston edhe një legjendë. Thuhet se është ndërtuar për të shërbyer si rezidencë e Carit të Rusisë, Nikolasit të Dytë.

Lëvizjet e kryeministrit

Ditën e udhëtimit të Haradinajt me familje për Saint Moritz është publikuar një fotografi në aeroplan. Të nesërmen me 26 dhjetor Haradinaj është rikthyer në Kosovë. Ka mbajtur një mbledhje të Qeverisë duke urdhëruar të gjithë ministrat që të jenë në punën natën e vitit të ri. Por, ai vetë ka udhëtuar sërish për pushime me 29 dhjetor.

Në një intervistë për Lajmi.net, Haradinaj ka thënë se në Zvicër ka shkuar vetëm për një natë. Natën e vitit të ri ka publikuar një urim të shoqëruar me fotografi familjare të shkrepur në shtëpinë e tij. Mirëpo, në kohën e postimit, Haradinaj ka qenë në një prej hoteleve më të shtrenjta.

“Në prag të ndërrimit të moteve kam marrë urime të panumërta, nga shqiptarë çdo kund në botë, nga qytetarë kosovarë e miq të Kosovës, me urimet më të mira për mua, Anitën dhe fëmijët, për familjen time të gjerë, Haradinaj! Më kanë uruar për prosperitetin e Kosovës, që na obligon t’i shërbejmë me devotshmëri dhe dashuri”, ka shkruar Haradinaj.

“Jam i vetëdijshëm se Atdheu ynë, Republika e Kosovës, ka përpara shumë sfida, por zotohem se nuk do t’ju zhgënjej, sepse do të përballem me tërë fuqinë e mendjes dhe shpirtit me problemet e vendit dhe së bashku me ju qytetarë kosovarë – me forcën e ligjit – do ta bëjmë një Kosovë të jetueshme, për vete dhe brezat që vijnë pas nesh”, ka vazhduar Haradinaj.

Rritja e pagës

Pak kohë para se të nisej për pushime, Haradinaj mori vendim që t’ia dyfishojë vetës pagën, nga 1.500 euro në muaj, në 3.000 euro. Ky vendim për rritjen e pagës së tij dhe anëtarëve tjerë të kabinetit u vlerësua si i kundërligjshëm.

Kur e arsyetoi këtë vendim, Haradinaj tha se 1.500 euro janë pak për një kryeministër. Me kaq para, sipas tij kryeministri “ose është i korruptuar, ose i pasinqertë”.

Në një intervistë tjetër, Haradinaj ishte ankuar se han bukë të ftoftë, në këmbë e veturë.

“Unë ha bukë në kerr, ha bukë në këmbë, ha ushqim të ftohtë, rrallë ha ushqim të nxehtë. Ky është privilegji i të qenit kryeministër”, kishte thënë ai. /Insjaderi/

 

Haradinaj vitin 2017 e nisi si i arrestuar dhe e përfundoi si kryeministër

Në fakt, 2017’ta ishte një vit i ngarkuar me zgjedhje.

Pothuajse nga pranvera e hershme shteti ra në letargji, duke u lënë partive politike hapësirë për aktivitete e fushate.

Në qershor u mbajtën zgjedhjet nacionale, që pasuan me një krize të formimit të qeverisë dhe Kuvendit, pas të cilave Ramush Haradinaj, fitoi dhe u bë kryeministër.

Në tetor e nëntor u votua për asamble lokale e kryetarë komunash.

Befasitë nuk munguan, ndërsa Istogu bëri përjashtim, duke votuar tri herë.

Thaçi: Iniciativat në përputhje me Kushtetutën nuk janë përplasje me ndërkombëtarët (video)

Presidenti Hashim Thaçi ka folur lidhur me iniciativën për shfuqizim e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se asnjë iniciativë e qytetarëve dhe deputetëve që është në përputhje me Kushtetutën nuk është përplasje me bashkësinë ndërkombëtare.

“Asnjë iniciativë qytetare e as e deputetëve që është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk është as tronditje as përplasje. Përkundrazi është një çështje që duhet shikuar dhe vlerësuar seriozisht sepse janë njerëzit e zgjedhur nga populli dhe kanë mandatin e plotë inicojnë gjëra të cilat mendojnë se janë të drejta apo mendojnë që duhet t’i shtyjnë përpara”, tha Thaçi për televizionin 21.

Meshë shqip në Bazilikën e Uashingtonit (video)

At Mikel Pllumaj

Një grup nga komuniteti shqiptar i Uashingtonit ishte dje në Bazilikën e madhe katolike të kryeqytetit për të marrë pjesë në një meshë në gjuhën shqipe.

Kjo bazilikë, është Tempulli më i madh katolik në kontinentin amerikan dhe një ndër dhjetë më të mëdhenjtë e botës. Bazilika përmban edhe skulptura, basoreliefe dhe portrete të shenjtores shqiptare Nënë Tereza, që gjenden edhe në njërën prej kupolave të saj më të mëdha.

Një prej kapelave të bazilikës përmban mes të tjerash kopjen e ikonës origjinale të kishës së vjetër në Shkodër, të njohur si Zoja e Shkodrës. Mesha në gjuhën shqipe u dha nga famulltari i kishës së Laçit, ati françeskan Mikel Pllumaj. Ndërtimi i bazilikës së Uashingtonit, e cila vizitohet nga rreth 1 milion njerëz në vit, filloi rreth një shekull më parë.

Ajo shquhet për arkitekturën e veçantë dhe veprat e shumta të artit dhe është një destinacion i rëndësishëm për njerëzit nga e gjithë Amerika dhe bota që vizitojnë kryeqytetin amerikan.

Përpara meshës, kolegu ynë Ilir Ikonomi i mori një intervistë At Mikel Pllumajt:

Kreu i BFI-së dekorohet nga Presidenti i SHBA-ve (VIDEO)

Me vendim të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump u dekorua me çmimin “Arritje në Jetë” kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi për shërbimin e bërë ndaj shoqërisë gjatë 16 viteve sa është në këtë pozitë, transmeton Express.

Rexhepi tha se jetën e tij ia kishte kushtuar ruajtjes së Islamit tradicional shqiptar i cili shpesh është kanosur nga grupe të ndryshme fetare. Rexhepi tha se veprimet e tij janë në linjë me politikën amerikane. Ai u zotua se do të punojë edhe më tutje për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë multi-etnike dhe për ta çuar përpara në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

Ekselencës së tij dhe kryetar i SHBA-ve, i cili ka vlerësuar punën tonë, sukseset e arritura të miat jetësore, prandaj me një shprehje dhe me një fjalë, këtu para jush publikisht të them: Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Tri herë. Këtë mirënjohje nuk e konsideroj si të rastësishme, por mbi të gjitha e shoh si një vlerësim të bashkëpunimit dhe të bashkërenimit, të angazhimeve të përbashkëta në drejtim të lartësimit të vlerave të të dy popujve, popullit shqiptar dhe atij amerikan. E lus të Plotëfuqishmin, Allahun ta bekojë popullin amerikan. Zoti i dhashtë jetë Presidentit, ekselencës së tij, Donald Trump që ta udhëheqë në rrugën e shëndoshë, me perspektivë – deklaroi Sulejman Rexhepi, BFI.