VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Të fitosh dashuri europiane duke mbrojtur Rusinë – Nga Shaban Murati

By | April 16, 2018

Komentet

Me OKB-në komunikon vetëm shteti, jo partitë politike! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Problemin kolonial të shqiptarëve në OKB, mund ta ngrejë vetëm Tirana zyrtare, jo asnjë parti politike (qofshin ato me “brumë” etrusk, pellazg apo ilir a bizantin etj.,  s’ka fare rëndësi përmbajtja e tyre) sepse nuk kanë karakter ndërkombëtar e as nuk janë të njohura ndërkombëtarisht sikurse  që është rasti me shtetet si subjekte juridike të së drejtës ndërkombëtare.

 

Prandaj, në këtë kontekst, iluzionet dhe ëndrrat e shkreta të disa liderëve partiakë se gjoja partitë e tyre me fundament  antik pellazgo-ilirë, do ta “zgjidhin” çështjen koloniale në Ballkan,  vetëm duke  cituar rezoluta të OKB-së për shkolonizimin, është vetëm një utopi dhe vetëkënaqësi, asgjë më shumë, sepse shprehur popullorqe, OKB-ja-ja nuk është mulliri i Rrah Peranit, që kush të ketë nevojë të hedhë drith për të bluar në  “gurin” e tij, por  Organizatë  politike ndërkombëtare me karakter dhe me vlerë universale , që sipas Kartës së saj,  “Kreu III Neni 7, Pika  1 përbëhet nga: Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigruimit, Këshilli Ekonomik dhe Shoqëror,  Këshilli i Kujdestarusë, Gjykata Ndërkombëtare, si dhe nga një Sekretariat. Misioni dhe veprimi i Kombeve të Bashkuara (struktura e së cilës përbëhet nga 193 shtete-anëtare) është në ruajtjen  e sigurisë dhe paqes botërore, të bashkëpunimit  politik, ekonomik dhe të zhvillimit të marrëdhënieve  të mira  dhe të ndërsjella ndërfqinjësore, si dhe të përhapjes së tolerancës, të promovimit, të mbrojtjes dhe të respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut në dimensione ndërkombëtare.”

 

Vetëm Shqipëria gëzon të drejtën e adresimit të kërkesave Kombeve të Bashkuara

 

-Jo vetëm subjektet politike (partitë, lëvizjet, lidhjet, frontet etj.), por as shteti i Kosovës nuk gëzon të drejtën ligjore, që OKB-së t’ia drejtojë kërkesën për shqyrtimin e problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan ngase Kosova nuk është subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare  e as anëtare e Kombeve të Bashkuara.

 

Prandaj, pavarësisht nga dëshira, interesi dhe domosdoshmëria, që problemi kolonial shqiptar në Ballkan, të  shqyrtohet dhe të gjejë  zgjidhje të drejt dhe përfundimtare në kuadrin e  Kombeve të Bashkuara, kërkesën ligjore për këtë qëllim mund ta bëjë vetëm qeveria e Republikës së Shqipërisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe anëtare me të drejta dhe detyrime të plota e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (1955 – 2018).

Prandaj, liderët  e subjekteve të ndryshme politike nuk duhet që të spekulojnë me Kombet e Bashkuara, se gjoja  kanë të drejtë dhe atë kapacitet ligjor juridik ndërkombëtr, që lutjet dhe peticionet e tyre direkt t’ia dërgojnë për shqyrtim OKB-së. Kjo nuk qëndron as juridikisht e as politikisht ngase OKB-ja nuk është ndonjë firmë, komapni a korporatë private, që mund t’i drejtohen individët e ndryshëm me kërkesat e tyre.

Për të mos spekuluar me OKB-në dhe me opinionin publik shqiptar, liderët e subjekteve plitike shqiptare gjoja për “bashkimin kombëtar”, kërkesat e tyre mund t’ia dërgojnë vetëm  Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, jo  OKB-së  në Nju-Jork sepse nuk janë kurrfarë “partneri”  i saj as de fakto e as de jure.

 

-Është e vërtetë se OKB-ja (Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit) sipas autorizimit dhe kompetencave të Kartës së saj ka të drejtën e plotë legale që të merret  edhe me shqyrtimin dhe me trajtimin e problemit kolonial në dimensione ndërkombëtare.

Këtë drejtë të OKB-së e provojnë roli, kontributi dhe praktika  73-vjeçare  e saj  në procesin e shkolonizimit të shumë popujve dhe vendeve  në kontinentet e Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945-2018).

Mirëpo, Kombet e Bashkuara nuk janë në dijeni për problemin e pazgjidhur kolonial shekullor të shqiptarëve në Ballkan, sepse gjatë ekzistencës dhe veprimit të vet 73-vjeçar asnjë qeveri e Repubikës së Shqipërisë nuk ka ushtruar ndonjë kërkesë zyrtare për shkolonizimin e gjysmës së  shqiptarëve dhe të Shqipërisë (Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Malësi e Madhe).

Këtu ka ndeshur “sharra në gozhdë”, je te partitë, as te lëvizjet politike shqiptare, sepse këto nuk kanë kurrfarë autorizimesh e as kompetenca lidjore, që në vend të shtet shqiptar, t’i ushtrojnë kërkesë formale OKB-së për të debatuar problemin kolonial shqiptar në organet e saj kryesore (Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e  Sigurimit).

Prandaj, nuk është e moralshme, as ligjore, as e logjikshme, as e vërtetë e as fare realiste, se ndonjë parti a lëvizje politike shqiptare mund t’u ushtrojë ndonjë kërkesë politike të tyre Kombeve të Bashkuara, që ka të bëjë me vënien në “rend dite” të zgjidhjes së problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan (1912-2018). Përkundrazi, një premtim i tillë në erë, është vetëm spekulim dhe mashtrim sa për t’i hedhur hi syve opinionit publik shqiptar, me qëllim të riparimit të marketingut politik për ta grabitur ndonjë votë apo për të fituar ndonjë favor të mundshëm në dobi të afirmimit të programit të tyre me “busullë”  kombëtare.

NJË MIKESHË E VJETËR E SHQIPTARËVE NË SHTËPINË E BARDHË – Nga Frank Shkreli

Këshilltari i ri i dhe i treti mbrenda një viti i Presidentit Trump për Sigurimin Kombëtar, Xhon Bolton emëroi të hënën Mira Ricardel si zëvëndëse të tij. Në një njoftim për median, Z. Bolton tha se zgjodhi pikërisht Mira Ricardel si zëvëndëse të tij në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, “Për arsye të përvojës së saj të gjithanëshme, përfshirë çështjet e sigurisë kombëtare që kanë të bëjnë me aleancat tona, me mbrojtjen kombëtare, me sigurinë e teknologjisë, me ndihmën e jashtme dhe me kontrollin e armëve”, u shpreh Këshilltari i ri i Sigurimit Kombëtar i Presidenti Trump, Xhon Bolton. “Njohuria e saj politike dhe përvoja e saj në depaartamente të ndryshme të qeverisë federale e bëjnë atë një anëtare të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit Kombëtar”, shtoi Z. Bolton në njoftimin për emërimin e Mira Ricardel në këtë detyrë të rëndësishme të sigurimit kombëtar.

Emri i Mira Ricardel është i njohur mirë në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan, veçanërisht në radhët e atyre që bënë lobizmin në favor të kauzave shqiptare në Washington, fund dekadën e 80-ave dhe në fillim të 90-ave, që ishte kulmi i këtij aktiviteti, sidomos në mbrojtje të Kosovës, por edhe të demokratizimit të Shqipërisë dhe në mbështetje të drejtave të shqiptarëve anë e mbanë trojeve tona.

Karierra e saj politiko-ushtarake në Washington përfshinë përpilimin dhe zhvillimin e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes në detyrat që ajo ka ushtruar në Departamentin Amerikan të Shtetit, në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, si zëvëndës sekretare për Euro-Azinë dhe ndihmës sekretare si dhe këshilltare kryesore e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes dhe aktualisht si Zëvëndës Sekretare e Departamentit të Tregëtisë, nga ku u ftua që të transferohej në Këshillin e Sigurimit në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë viteve, ajo ka punuar për tri administrata të ndryshme amerikane.

Përveç detyrave të ndryshme në nivele të larta të legjislativit dhe të ekzekutivit, Mira Ricardel ka shërbyer edhe si nën-drejtoreshë e entit jo qeveritar për të drejtat e njeriut, Freedom House në Washington. Para se të fillonte punën për qeverinë federale, ajo kishte punuar për nja 10-vjet për kompaninë e madhe aeronautike Boeing. Ajo është edhe anëtare e Komitetit për Punët e Jashtme, një ent privat që i dedikohet studimit të Politikës së Jashtme. Përvoja e saj, mbi të gjitha, përqëndrohet në fushën e politikës evropiane dhe euro-aziatike, marrëdhëniet me NATO-n, forcat bërthamore, mbrojta e raketave dhe kontrolli armëve, në përgjithsi.

Fillimisht, unë dhe shokë të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan e kemi njohur Mira Ricardel nga koha që ajo punonte për ish-Senatorin Bob Dole në fillim të 1990-ave. Ishte gjatë asaj periudhe që Mira Ricardel filloi të mësonte dhe të interesohej për çështjet shqiptare, pasi Senatori Bob Dole ishte në atë kohë i mirë informuar dhe mjaft i interesuar për fatin dhe mbi gjëndjen e shqiptarëve në Ballkan, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në të vërtetë, ajo që e bëri edhe më të lehtë komunikimin e përfaqsuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan me Mira (Radieloviq) Ricardel — si përfaqsuese e njërit prej mbështetsve më të mëdhej të interesave të shqiptarëve në Senatin amerikan, Z. Bob Dole — kur morëm vesh se ajo rrjedhte nga një familje kroate dhe ishte mjaft e sensibilizuar mbi zhvillimet e asaj kohe në Ballkan.

Mira Ricardel

Në atë periudhë, Mira Ricardel punonte për Senatorin Dole si ndihmëse legjislative dhe këshilltare për politikën e jashtme dhe të kontrollit të armëve. Ndoshta për origjinën e saj si kroate, Senatori Dole e kishte caktuar gjithashtu që të shërbente si ndërlidhse e Senatorit Bob Dole me komunitetin shqiptaro-amerikan, gjatë një decade shumë të vështirë shqiptarët, sidomos për fatin e Kosovës. Në këtë rol, ajo shërbente gjithashtu edhe si ndërlidhse midis individëve dhe grupeve të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe senatorëve të tjerë –republikanë dhe demokratë — siç ishte ndër të tjerë, Kryetari i Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, Senatori Claiborne Pell, i cili mezi kishte pritur të vizitonte Shqipërinë menjëherë pas shembjes së komunizmit në Mars të vitit 1991, menjëherë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona mike. Biznismeni i njohur shqiptaro-amerikan Xhim Xhema ishte mik i ngushtë i Senatorit Bob Dole dhe më kujtohet fakti se gjatë asaj kohe, në të vërtetë për disa vite, vinte nga Nju Jorku në Washington, të pakën dy tre herë në javë për takime me senatorë e kongresmenë me qellim për të bashkrenduar me ta politikën amerikane ndaj shqiptarëve dhe kauzave të tyre, në mbrojtje të të drejtave të tyre. Për të interesuarit, mund të lexoni më shumë hollësi në lidhje me aktivitetin e Z. Xhema, në këtë link http://telegraf.al/opinion/xhim-xhema-shqiptaro-amerikani-qe-i-qiti-telashe-te-medha-serbise-se-milloshevicit-1487593260

Por ishte Mira Ricardel, e emëruara dje si Zëvendës Këshilltare e Sigurimit Kombëtar ndërmjetsja midis Kongresit dhe komunitetit shqiptaro-amerikan kryesuar nga Xhimi Xhema dhe të tjerë udhëheqës të komunitetit shqiptaro-amerikan të angazhuar seriozisht dhe pa kurrfarë interesi personal në mbrojtje të çeshtjes shqiptare. Në ish-zyrtaren e Kongresit amerikan, komuniteti kishte një kontakt të drejt për drejtë dhe të tanimë të mirë informuar për gjëndjen e shqiptarëve dhe shkeljet e të drejtave të tyre, dhe se ç’po ndodhte në fillim të 90-ave në Ballkan dhe parashikimet se ç’mund të ndodhte në vitet e ardhëshme në atë rajon. Më kujtohet se ashtu siç ishte rasti edhe me të tjerë zyrtarë të ndryshëm amerikanë, Mira Rikardel shprehte pikëpamjet e saja, privatisht dhe zyrtarisht, kundër politikës së Beogradit në territorin e ish-Jugosllavisë, përfshirë Kosovën.

Megjithse kanë kaluar aq shumë vite qyshë nga fillimit të 90-ave dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, fatbardhësisht, për më mirë për gjëndjen e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone, mbeten ende çështje të pazgjidhura për shqiptarët, siç janë të drejtat e barabarta për shqiptarët në Maqedoni, për shqiptarët në Kosovën Lindore, në Mal të Zi dhe gjetkë. Sipas disa të dhënave Mira Rikardel ende mbetet e interesuar për çështjet shqiptare edhe pas aq shumë vitesh, megjithse detyra të larta në administratat e më pastjame ka zgjëruar horizontin e saj përtej politikave të Ballkanit dhe natyrisht nuk shërben më si ndërlidhëse me komunitetin shqiptaro-amerikan. Por, megjithkëtë merret vesh se në fillim të prillit ajo është takuar me Haxhi Dautin, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili përdori rastin të falënderonte miken e njohur e të vjetër të shqiptarëve dhe zyrtaren e lartë të Ministrisë së Tregëtisë, Mira Ricardel. Për punën që ajo ka bërë gjatë karrierës së saj në detyra të larta në tri administrata të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, ai e falënderoi atë për kontributin e vazhdueshëm dhe për ndihmën që ajo ka dhënë për çështjet shqiptare gjatë viteve, sidomos gjatë periudhës që punonte në Kongresin Amerikan, në fillim të 1989-1996, për luftën në Kosovë, për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, për ndihmesën e saj në arritjen e marrveshjes së Ohrit dhe për demokratizimin e Shqipërisë, përfshirë antarësimin e Shqipërisë në NATO.

Haxhi Dauti me Zëvëndës ministren e Tregëtisë, Mira Ricardel tani e emëruar si Zëvëndës Drejtoreshë e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Mira Ricardel i takon një grupi zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh amerikanë – të cilët po pakësohen dita ditës, qoftë për arsye moshe ose vdekjesh, me të cilët komuniteti shqiptaro-amerikan ka punuar ngusht gjatë 80-ave dhe 90-ave për mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi dhe për çlirimin dhe pavarësisë së Kosovës dhe për demokratizimin e vërtetë të Shqipërisë, në veçanti. Ndihma dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara për këto kauza dhe të tjera për shqiptarët, është e doemosdoshme edhe sot, sidomos përballë kërcënimeve dhe lakmive historike të putinëve dhe erdoganëve të kësaj bote, ndaj trojeve shqiptare. Nevojat janë të mëdha, por fatkeqsisht, as komuniteti shqiptaro-amerikan sot nuk është më i organizuar siç ishte gjatë periudhës së krizave të viteve 80-ta e 90-ta, në kohën kur Mira Ricardel shërbente si ndërlidhse me shqiptaro-amerikanët. Por sot, fatbardhësisht Shqipëria dhe Kosova nuk janë ato shtete të viteve 80-e 90. Sot këto dy shtete janë të lira dhe të pavarura, me ambasadat e tyre në Washington dhe me ambasada amerikane në Tiranë dhe në Prishtinë. U takon dy shteteve shqiptare që të organizojnë më mirë lobimin pro-shqiptar në Washington dhe të kultivojnë marrëdhëniet në një nivel më të lartë midis dy kombeve tona. Komuniteti shqiptaro-amerikan mund të ndihmojë në këtë pikë, por janë Tirana dhe Prishtina zyrtare që duhet të bëjnë miqë të rid he të rujanë miqtë e vjetër të shqiptarëve në Washington. As shpërndarja e abetareve në komunitetin shqiptaro-amerikan nga ministritë e reja të diasporës në Tiranë dhe në Prishtinë dhe as dalja në fotografi 80-mijë dollarëshe të udhëheqsve shqiptarë nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk do të ushtrojnë influencën e dikurshme të lobimit të komunitetit shqiptaro-amerikan në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe as nuk do të sigurojnë mbështetjen jetike të Washingtonit zyrtar për interesat e kombit shqiptar, sot as në të ardhmen. Nevojitet pra, një angazhim më serioz nga Shqipëria dhe nga Kosova për një lobim transparent bazuar në standardet amerikane, në mbështetje të interesave kombëtare dhe jo për promovimin e interesave të politikanëve të ditës, ose të partive që ata përfaqësojnë.

Ku gabon David McAllister? – Nga SHABAN MURATI

Kryetari i Komitetit të Parlamentit Europian për çështjet e Jashtme, David McAllister, i cili është, gjithashtu, edhe raportues i Parlamentit Europian për Serbinë, në datën 19 prill në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve ‘Tanjug’ foli për rolin kyç të Serbisë në rajon. Deklarata pat jehonë në qarqet diplomatike dhe politike serbe. Funksioni i tij i lartë parlamentar dhe fakti që ai është në një farë mënyre formuluesi i konkluzioneve të mundshme të parlamentit europian për Serbinë, bën më interesante deklaratën e tij. E bën më interesante, se kemi rishpërndarjen e një teze diplomatike, e cila po fiton një intensitet të madh muajt e fundit, kur Serbia po i afrohet finishit të detyruar për të zgjedhur midis anëtarësimit në BE duke njohur Kosovën ose vazhdimit të integrimit me Rusinë duke mos njohur Kosovën.

David McAllister i referohet takimit, që Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi në Berlin në 13 prill me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjë që sugjeron të shihet deklarata përkatëse e Kancelares gjermane. Para takimit me presidentin serb Kancelarja deklaroi: “Serbia është një vend kyç ballkanik, me të cilin Gjermania po bashkëpunon nga afër”. Në një lexim të saktë diplomatik Kancelarja ka shprehur mendimin se Serbia është një nga vendet kyçe të Ballkanit, ku kuptohet qartë se për kancelaren ka edhe shtete të tjera kyçe në rajon. Kryetari i Komitetit të Parlamentit Europian për çështjet e Jashtme flet “për rolin kyç të Serbisë në rajon”, gjë që në leximin diplomatik është një gjë tjetër.

Pikërisht kjo gjëja tjetër, pra teza diplomatike e “rolit kyç të Serbisë në rajon”, paraqet një pikëndalje të nevojshme analize për diplomacinë dhe strategjinë e shteteve të tjera të rajonit, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Çështja e parë, në të cilën mendoj se shprehet gabim David McAllister, është se ai flet për “rol kyç të Serbisë në rajon” pa përcaktuar gjeografikisht dhe politikisht se çfarë kupton me “rajon” në këtë rast. Nuk mendoj se kryetari i Komitetit të Parlamentit Europian për çështjet e Jashtme apo politikanë të tjerë të lartë europiane kur flasin për rol kyç të Serbisë kanë parasysh gjithë Ballkanin. Sepse të përfshish në rolin kyç të Serbisë gjithë Ballkanin, do të thotë t’ia japësh asaj këtë kyç edhe për Greqinë, edhe për Turqinë, edhe për Rumaninë, edhe për Bullgarinë, etj., gjë që natyrisht njësohet me të pamundurën. Realisht, për rol kyç të Serbisë nuk mund të flasësh as në shtetet, që dolën nga ish Jugosllavia, sepse është e qartë se sa do ta pranonte Kroacia apo Sllovenia një rol kyç të Serbisë mbi ta.

Duke ngushtuar rrethin, dalim në përfundimin se në rastin e rolit kyç të Serbisë në rajon, nga disa politikanë të lartë europianë kihet parasysh Ballkani Perëndimor, ku kanë përfshirë Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë. Duhet theksuar menjëherë se këtu lind nevoja që politikanët dhe diplomatët e lartë europiane duhet të jenë të qartë dhe specifikë në përkufizimin gjeografik dhe të mos përdorin termat “Ballkan apo rajon” për togfjalëshin “Ballkan Perëndimor”.

Duke u ndalur te raporti i Serbisë me Ballkanin Perëndimor, konstatohet në diplomacinë europiane një intensifikim i përdorimit të tezës së rolit kyç të Serbisë në këtë përcaktim gjeografik. Ky përdorim i shtuar muajt e fundit, duket se ka disa arsye politike.

Së pari, lidhet me Kosovën. Duke qenë se po afrohet momenti kur presidenti i Serbisë duhet të vendosë nëse do ta pranojë kushtin e deritanishëm të njohjes Kosovës që Serbia të anëtarësohet ne BE, disa qarqe të diplomacisë europiane duket mendojnë që mund ta joshin Beogradin më shumë, duke i ofruar një rol lideri apo të shtetit kyç të asaj pjese të rajonit, që e kanë quajtur “Ballkan Perëndimor”. Duke i dekretuar Serbisë rolin e liderit të Ballkanit Perëndimor, siç bëri ministri i Jashtëm francez në datën 12 prill në Beograd, asaj automatikisht i dekretohet roli lider edhe mbi Kosovën. Në BE shpresojnë se me këtë ofertë do ta bëjnë më fleksibël Beogradin për Kosovën.

Së dyti, lidhet me Rusinë, e cila po bëhet gjithnjë e më agresive në drejtim të penetrimit dhe influencës së saj në Ballkan. Në disa qarqe të diplomacisë europiane shpresohet që duke i ofruar Serbisë kurorën e liderit të Ballkanit Perëndimor do të kundërbalancojnë kontrollin rus mbi Serbinë dhe do të frenojnë instrumentalizimin e Serbisë nga Rusia në rajon.

Së treti, teza e rolit kyç apo lider të Serbisë në Ballkanin Perëndimor të çon tek projekti i vjetër dhe i ri i rikrijimit të Jugosllavisë nën egidën serbe. Ky është një projekt i gjitha qeverive serbe, që nga prishja e Jugosllavisë e deri tek presidenti Vuçiç. Dihet se disa qarqe të BE po flirtojnë me këtë projekt dhe në këtë rast teza tingëllon si një joshje për ambiciet nacionaliste dhe hegjemoniste të Serbisë. Nëse projekti jugosllav, i iniciuar tani nga presidenti Vuçiç, quhet “zonë e përbashkët ekonomike apo integrim ekonomik ballkaniko-perëndimor” kjo ka pak rëndësi. Presidenti serb Vuçiç, të cilin e përditshmja britanike “The Guardian” në 13 prill e quante “kameleon perfekt”, ka arsye të jetë i kënaqur.

Në një bisedë me një diplomat europian për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor shprehu pikëpamjen se Serbia ka rol sidomos për suksesin e projektit të “Procesit të Berlinit” dhe në këtë kuadër asaj po i jepet një rëndësi e veçantë dhe pikërisht për këtë presidenti serb është pritur dy herë brenda dy muajve të fundit në Berlin. Në fakt, “Procesi i Berlinit” varet nga shtetet e BE dhe në radhë të parë nga Gjermania si nismëtare e këtij projekti pozitiv. Varet edhe nga shtetet e tjera të rëndësishme të BE për t’iu bashkuar me angazhim serioz këtij projekti gjerman. Sepse mund të ndodhë që ta sabotojë Spanja, siç po bën tani kur po përpiqet ta dështojë akoma pa u mbledhur samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Sofje në 17 maj dhe ku Madridi po prish përpjekjet integruese, duke bërë që të mos ketë deklaratë të samitit, të mos përmenden me emra shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ata të mos quhen as shtete e as vende, por vetëm “partnerë”.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë, në fakt, lojtarët e fushës me porta të vogla, që nuk kanë nga të luajnë, dhe kanë pranuar me vullnet të lirë të rregullat e lojës të vendosura nga BE për integrimin e tyre. Bën përjashtim vetëm Serbia, e cila pati rolin qendror në luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi dhe tani çuditërisht i ofrohet prapë roli i liderit në grupimin e ri të ish- republikave jugosllave. Serbia vazhdon politikën e saj të njohur të lojës në dy karrige, edhe në atë të BE, edhe në atë të Rusisë. Unë i mbahem pikëpamjes, që kam shprehur prej shumë vitesh në artikujt dhe në librat e mi se Serbia nuk mund të ketë rol lideri dhe asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk është i gatshëm ta pranojë rolin hegjemon të Serbisë.

BE mund ta veçojë Serbinë duke i dhënë më shumë investime dhe ndihma, në drejtim të zbatimit të reformave që nga ekonomia e deri në drejtësi. Serbia kërkon vëmendje specifike nga BE për ta ndihmuar të shkëputet nga e kaluara nacionaliste dhe kriminale, që e ka mbërthyer keq. Por në planin politik dhe diplomatik Serbia duhet të ketë të njëjtën masë matjeje dhe trajtimi si dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkojnë të gjithë të bëhen anëtarë të BE dhe jo anëtarë të ndonjë fantazme jugosllave. Historia ka provuar se të gjitha të ashtuquajturat familje ballkanike kanë prodhuar luftëra dhe kanë dështuar.

Serbia po punon fort që të bindë diplomacinë europiane t’i japë asaj rol udhëheqësi në Ballkanin Perëndimor, duke përdorur kartën e destruktivitetit dhe duke kërcënuar me destabilitet në rajon. Për hir të së vërtetës duhet thënë se ajo mban në dorë dhe i tund kërcënueshëm detonatorët e dy konflikteve të ngrira të rrezikshme: atij në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovën e Veriut. Kancelarja gjermane ishte shumë e saktë lidhur me rolin e Serbisë në deklaratën e saj të 13 prillit. Ajo deklaroi se “Serbia ka një rol kyç në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe prandaj është me rëndësi të shkëmbejmë pikëpamjet nga afër dhe intensivisht”. Kjo do të thotë që Serbisë i duhet kushtuar vëmendje se ajo është regjisorja që mund të inskenojë dy vatra zjarri dhe destabilizimi. Pra, jo që ajo të udhëheqë të tjerët. Në këtë drejtim Kancelarja gjermane ka shumë të drejtë dhe kryetari i komitetit të parlamentit europian për çështjet e jashtme gabon kur nuk saktëson tezën e shprehur nga Kancelarja e shtetit të tij.

AKTUALE: KOKAT DHE BISHTAT E KLANIT PRONTO?! – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

Nuk e di çka me ra ndërmend të shkruaj diçka për kokat dhe bishtat e Klanit Pronto. Në të vertet ne botë ka koka dhe bishta të ndryshme,me dimensione te ndryshme. Kokat mund te jenë të medha,por edhe te vogla. Kokat I kanë njërëzit,por i kanë edhe  kafshet,insektet,zvarritësit,etj,por më interesant janë kokat e njërëzve që s’janë të gjitha njësoi,por dallojnë.Ka koka të rrumbullakëta,por ka edhe pak si petake.Ka koka te rrueme dhe të pa rrueme,por ka edhe koka cullake,por ka koka edhe me mjekrra të shkurtëra e te gjata.Këto kokat me mjekrra e vershuan vendin tone pas luftës,sikur zbritën nga qielli,ishin aq shumë sa njeriu trishtohej nga to,ishin gjithendej.Në kohën time nuk ka pas aq shume koka me mjekrra,pos te atyre hoxhallarëve,por njërëzit e mbajnë mend kokën më mjekërr të Rexhep Qoses,ata qe se njohnin mendonin së ai është hoxhe në ndonjë xhami të Llapit.

Nga ana tjetër,sikurse kokat poashtu edhe bishtat qe shkojnë pas kokës janë të lloj lojshme.Bishta kanë kafshet,shpezët ,zvarrnikët, insektet,peshqit e ndryshem qe jetojnë ne oqeane e detna.Por kanë bishta edhe sendet qe nuk janë të gjalla,si psh.bishti I sakicës,lopatës,shatit,tërnakopit,etj.E mbaj mend mire vetem bishtin e sakicës kur e “lemojë” trupin time,për shkak së isha pak I lazdruar.Por,edhe njerëzit dikuar kan pasë bishta kur jetonin nëpër drunjë,bishtat u mundesonte atyre qe te fluturojnë më lehte prej nje peme ne tjetren.Evoluimi biologjikë bere qe njeërzitë dalëngadalë të humbasin bishtin,sepse nuk kishim më nevojë për te. Por qe atehre ka mbetë fjala edhe për njërëzit kur thonë “mos luaj më bishtë”,apo “luaje bishtin”.

Por kësaj radhe do të ndalëmi në kokat dhe bishtat e Klanit Pronto.Klani Pronto ka disa koka dhe shumë më shumë bishta qe I shkojnë pas.Por dy janë kokat më të mëdha te ketij Klani,ai i gjarperit dhe  urithit.Koka e Klanit Pronto gjarpër , është shumë trishtuese,te tmerron,është një kokë shumë helmuse e cila helmin mund ta gjuaj edhe disa metra larg dhe mund të të paralizon në vend.Koka e Klanit Pronto gjarpër vepron vetem ditën,është shumë i zhdervjellët sa qe nuk e pyet askend për kurgja.Vendimet i merr në krye n’vehte.Kjo kokë vepron mbi tokë dhe vetem ditën,Askush nuk mund të ndal në asgje.Të gjitha vendimet i merr në krye në vehte.Kurse koka tjeter e Klanit Pronto urithi poashtu është trishtuese,kjo kokë me dallim nga koka e gjarprit,vepton nen tokë, vtem naten ne errsirë,sepse krejtë punet I ka ne qefe t’I kryej ku se shehe askush.

Por kokat e Klanit Pronto I kanë edhe bishtat e tyre,sepse pa ta nuk mund te vepronin.Është e vertet së njërëzit nuk kanë bishta,por shumë prej tyre e luajnë rrolin e bishtit kur nga ata kërkohet qe te luajnë rrolin e bishtit.Por, bishatat e Klanit Pronto luajn,gjuhen dhe kërcejnë ashtu siç u thotë Koka e Klanit Pronto,sepse koka e drejton edhe bishtin. Këta bishta të Klanit Pronto natën ne errësir dikur e paten djege flamurin e Dardanis me shqiponjën dy krenare,por kur Kokat e Klanit Pronto ua sollën flamurin me gjashtë yje dhe Kosovën të vizatueme në te,qe se fundit edhe ia hoqen një copë toke,këta bishta e Klanit Pronto nuk guxuan me u ndi të gjallë.

Keto ditë Klanit Pronto nisi t’I del tymi,kur EULEX ia  arrestoi gjashtë Prontist që u zunë më pelë për dore,pasiqe kishin “regrutu”pa mase njerëz për Veteran te luftës,pa e pa kurr luftën,bile disa nga të regrutuarit ishin edhe do qe kur ka ndodhe lufta ata nuk kishin më shume se nga 2-3 vjeq.Për këtë pune ata kishin marrë shume pare,ishin pasuru.

Por,menjhërë pas kësaj bishtat e Klanit Pronto reaguan ne silin e tyre tanimë të njohur se nuk është e vertët,se nuk e njohin EULEX-in,nuk ia kanë besen,dhe se gjykimin e tyre duhet ta kryej hetuseisa dhe gjykatat vendore.Bishtat e Klanit Pronto sikur kishin harrue,se po të mos ishte EULEX-si,sot sa I përkrtë vendorëve,nuk do te kishim Aferën e Klanit Pronto e cila e dridhi krejte Kosovën e më gjerë, me marifetet,dredhit dhe keqpërdorimet qe I kishte ba.Sa për këta te tanët,po te mos ishte EULEX-si edhe sot e kesaj dite Adem Grabovci do te këcente hava ne Kuvendin e Kosovës pa there në këmbë.Këta bishta e Klanit Pronto,jane edhe vete sikur Klani Pronto,duke e zhvatë këtë vend të varfër,duke e vjedhur dhe plaqkitur duke I pasuru pa fije turpi.Këta bishtat e Klanit Pronto ne vend qe te tregojnë numrin e sakt të veteranve te luftes,ata pa fije turpi e rrisinë në hiq me pak se për 34 mijë veteran te rrejshem,duke e damtue shtetin me mbi 70.milion euro ne vit.Kesaj I thonë hajni,kesaj I thonë plaqkitje,kësaj I thonë sikur të të jape dikush para pa punu fare.Në vend se keta Bishtat e Klanit Pronto te ulen e ti qesin syte ne koder e te ju thonë te gjithëve me emer e mbi emer se ti nuk ke luftu dhe nuk mund te jeshë veteran pa luftu,ata edhe sot e kësaj dite e rrisin numrin e veteranve te luftes pa fije morali pa fije turpi, sepse po ju duket se Kosova eshte e pasur, Bishtat e Klanit Pronto nuk protestuan kur vetem pas luftës bane vetevrasje mbi 150 kolege e tyre te luftës,pra luftetarët e vertet te idealit e te luftës,vetem sepse nuk kishin mjete për mbijetes,e sa shume te tjere jane te detyruar te leshojnë vendin.

Sot, kur ka nisë me u zgidhë lamshi I hajnive te luftës,kur po  dalin për ledinë se si anetaret e Klanit Pronto,komandantet e Rognerit,I kanë vjedhe,I kanë keqepërdor gjatë luftes me miliona e miliona marka dhe euro te cilat ishin dedikuar ne emer te luftes te mbledhe nga populli ne diaspor,keta bishtat e Klanit Pronto nuk guxojnë as qe te ndihen.Nuk patën guxim këta bishate e Klanit Pronto të protestojnë as ahtehere kur Klani Pronto ia çkapi 82 mijë hektar toke duke ia shitë apo falë Malit të ZI,keta atehrë shukatën.Nuk protestuan këta bishtat e Klanit Pronto as atehre kur Klani Pronto me 21 dhjetor 2o17 u orvat te baje grusht shtet ne shtetin e vete për çka u bane prralla e botës.Këta bishta të Klanit Pronto nuk reaguan as kur u kidnapuan dhe u deportuan me dhunë për ne Turqi shtetasit turq pa kurrfarë procedure,nuk reaguan sepse bishti nuk guxone te reagoj pa I thane koka.

Këta bishtat e Klanit Pronto nuk protestoj,nuk reagojnë për asgje çfare e bane Klani Pronto edhe sikur te jete ne pyetje shteti,po de nuk e bajne sepse qe 18 vjete kanë hanger se bashku ne një sahan,kanë vjedhe,kanë keqpërdorë pasurin e shtetit dhe janë ba te pasur,pa mund pa dije dhe pa fije turpi

Kur edhe “Muret kishin veshё…!” Nga Ervin Dine

Nё Shqipёri jeta vazhdon, ndёrsa varfёria e pёrditshme ёshtё bёrё tashmё pjesё e natyrshme e kёsaj jete. Politika shqiptare i ngjan aq shumё njё komedie ose tragjikomedie, e cila vazhdon tё shfaqet nё spektaklin parlamentar nё nivele gjithnjё e mё tё ulta. Sharje, fyerje, korrupsion dhe asgjё konkrete pёr qytetarin. Pёrpara kёsaj sё sotmeje trishtuese, ka qenё nje e djeshme pёrplot me vuajtje, shumё mё e vёshtirё se e sotmja, njё tragjedi e pakufishme ku pёr dramat e asaj kohe sot dёgjon tё flitet gjithnjё e mё pak.

Jeta nё burgjet dhe kampet e diktaturёs sё tmerrshme shqiptare, krime të kryera kundër njerёzimit, nuk ka pasur krahasim nё botё. Diktatura ka shkatёrruar mijra e mijra jetё tё pafajshme, e qё sot e kёsaj dite shfaqen dramat dhe traumat psikollogjike. Njё pjesё e kёtij populli janё burgosur dhe internuar nё kampe dhe burgje nё kushte qё as kafshёt nuk do tё mund t’i duronin.

Lind pyetja: Pse rinia shqiptare nuk i njeh kёto tё vёrteta, kёto histori tё dhimbshme e tragjike? Sigurisht edhe qeveritё shqiptare tё kёtij çerekshekulli nuk kanё dashur t’ua tregojnё kёto tё vёrteta rinisё, kёto krime monstuoze tё komunizmit dhe ta paraqesё kёtё njollё tё zezё tё historisё pёrpara publikut shqiptar dhe atij ndёrkombёtar?

Pse nuk edukohen studentёt me njё nga pjesёt mё tё turpshme tё historisё, me jetёn e kampeve dhe burgjeve tё shpёrndara nё gjithё territorin shqiptar?!?

George Santayana ka thёnё: “Ata qё nuk e kujtojnё tё kaluarёn, janё tё dёnuar ta pёrsёrisin atё!”

Dy shqiptare kurajoze kanё marrё iniciativёn qё ta formojnё njё program pёr ta edukuar shoqёrinё, por mё e rёndёsishmja rininё shqiptare pёr krimet e komunizmit.

Njёra prej tyre, artistja e njohur Alketa Xhafa, e cila ka bёrё edhe projekte tё rёndёsishme pёr tё drejtat e shqiptarёve nё Kosovё, nё projektin e saj ka marrё 140 thёnie nga tё pёrndjekurit politikё dhe me datёn 8 Maj do tё projektohen nё shtatё qytete tё Shqipёrisё nёpёr ndёrtesa tё rёndsishme shtetёrore. Zonja Xhafa, do tё pёrdorё kёshtu artin qё tё projektojё zёrat e injoruar nga organet shtetёrore shqiptare. Ajo pёrmes kёsaj paraqitjeje artistike jo vetёm kёrkon t’u japё zё kёtyre njerёzve qё deri nё ’90, kanё qёnё tё interrnuar, po qё edhe sot vazhdojnё tё jenё tё diskriminuar.

Synimi i dytё i kёtij arti ёshtё ta verё rininё shqiptare nё dijeni tё krimeve nё atё gjuhё tё cilёn ata mund ta kuptojnё.

Pёr realizimin e kёtij programi po punon prej kohёsh gazetarja Kristale Ivezaj Rama e cila do tё krijojё profile nё sitin “Muret kanё veshё” me histori krimesh dhe vuajtjesh gjatё diktaturёs.

Kristalja synon tё bёjё njё video program me profilet, dhe mё pas tё botojё edhe njё libёr. Kristalja synon t’i nxjerrё sa mё nё pah krimet e komunizmi qё kanё shkatёrruar jetёt e qindra dhe mijra jetёve, e ndёr tё tjera edhe atё tё gjyshes sё saj.

Gjyshja e Kristales ka vuajtur nё kampin famёkeq tё Tepelenёs dhe nё bisedat mes nesh, Kristalja flet pёr gjyshen e saj si pёr njё burrneshё tё fortё qё ka vuajtur por ka qёndruar me dinjitet si mijra njerёz tё pafajshёm qё u vunё pёrballё trajtimeve çnjerёzore.

Kristalja habitet me paditurinё e rinisё shqiptare pёr kёtё tё kaluar tё zezё, tё dhimbshme e tё hidhur.

Nё vizitat e saj tё herpashershme nё Shqipёri ajo ёshtё çuditur me injorancёn rinore ndaj krimeve tё komunizmit. Ajo shprehet: “çuditem kur shkoj nё fakultetin juridik dhe bёj njё pyetje tё thjeshtё, sa nga ju e dinё çfarё ka ndodhur nё kohёn e komunizmit? Qetёsi e thellё dhe askush nuk pipёtiu nё atё sallё” – thotё ajo. Kristalja vazhdon me pyetjet “kush ne kёtё sallё e njeh Enver Hoxhёn?” Prap qetёsi, “pёrveç njё studenti qё thotё se ka qenё udhёheqёsi mё i mirё qё ka pasur Shqipёria…!” Eshtё kjo injorancё pёr tё cilёn zonja Rama dhe zonja Xhafa po pёrpiqen tё nxjerrin nё dritё kёndvёshtrimin e anёs tjetёr, tё atyre qё nuk kanё pasur edhe ende sot nuk kanё zё tё nxjerrin nё pah tё vёrtetёn e vuajtjeve tyre.

Çdo vend i botёs ka tё mirat dhe tё kёqiat e veta. Çdo vend ndёrgjegjsohet nёse historia pёrpiqet ta riparojё atё drejtimin tё gabuar tё kohёs dhe rrugёs nga kemi ecur.

Nё Shqipёri kjo deri mё sot nuk ka ndodhur, sepse askush nuk i kase pranuar krimet e bёra dhe askush nuk ka kёrkuar thjesht njё falje publike nga asnjё palё e politikёs. Prandaj nё Shqipёri ka ende historianё qё me paturpёsinё mё tё madhe i mohojnё krimet qё kanё ndodhur.

Projekti nё fjalё ёshtё me majft rёndёsi dhe duhet mbёshtetur nga tё gjithё tё pёrndjekurit politikё tё çdo drejtimi politik ata qofshin. Ky ёshtё njё program qё organizohet nga dy shqiptare qё kanё kontribuar pёr tё bёrё tё njohura padrejtsitё qё u kanё ndodhur shqiptarёve nё Kosovё dhe nё Shqipёri. Njё program qё synon tё nxjerrё nё pah vuajtjet qё njerёzit kanё pёrjetuar jo nga historianё tё shitur ose nga ata qё vazhdojnё tё bёjne propagandё politike. Ka ardhur koha qё ashtu si hebrenjtё edhe nё shqiptarёt ta kuptojmё historinё tonё tё dhimbshme, aspak pёr arsye hakmarrёse por thjesht qё tё mёsojmё nga ajo, dhe tё mos lejojmё mё qё krimet tё na mbajne peng e se kaluares tone.

GJOBA RAMA NË UDHËN E KOMBIT TRADHTI NDAJ KOSOVËS – Nga REXHEP SHAHU

 

Taksa, tarifa apo gjoba e qeverisë Rama ndaj përdoruesve të Udhës së Kombit është tradhti e lartë ndaj Kosovës, është thikë pas shpine Kosovës, është detyrim e ndalim i saj të mos udhëtojë nëpër Shqipëri por të përdorë portet greke e udhët serbe.
Është ndëshkim ndaj Kosovës pse ajo filloi të udhëtojë nga Shqipëria dhe ndërpreu e pakësoi udhëtimet nga drejtimet e tjera.

Gati një shekull e mbajti Serbia Kosovën. Me 1999 u dëbua Serbia prej Kosove.

Për ta siguruar plotësisht pavarësinë e Kosovës u ndërtua Udha e Kombit me taksat e gjithë shqiptarëve. Kundër ndërtimit të kësaj Udhe ishte Edi Rama me një çetë të vogël shpifësish.
Duke qenë udhë strategjike, udhë – urë e bashkimit kombëtar, ajo nuk duhet të ketë asnjë lloj takse ekstra, asnjë lloj gjobe ndaj përdoruesve, përkundrazi, lehtësi përdorimi se nga shtimi i qarkullimit fiton vendi në shumë drejtime.

Shteti ka plot mënyra që vjel taksa dhe mirëmban udhët nëse nuk vjedhin zyrtarët e qeevria.
Udha e fundit që duhet të taksohet me taksë speciale në Shqipëri duhej të ishte Udha e Kombit.
Diferencimi me taksë ndaj Udhës së Kombit pohon kundërshtinë e Edi Rames ndaj Udhës së Kombit që në fillesë të saj. Ai e ka quajtur Udha drejt asgjëkundit…

Patrioti i ndritur e i lartësuar Edi Rama nëse nuk është gënjeshtar e mashtrues, nëse vërtetë vetem një gram e don Kosovën dhe ka emocion ndaj saj, në asnjë rrethanë nuk do të duhej ta taksonte qarkullimin e Kosovës në atë udhë. Shteti merr vendime të mëdha për kombin, por duhet të jesh burrë shteti të paktën një herë në jetëe gjatë qeverisjes.
8 milione euro në vit thotë se i kushton mirëmbaja e asaj udhe. Le ta mirëmbajë me buxhetin e shtetit, me lekët tona. Në një buxhet shteti me 5 miliardë euro është kafe për Edi Ramën 8 milionë euro që ta mirëmbajë Udhën e Kombit, arterien e kombit. Por duhet dashtë kombi së pari.

Më vjen shumë keq që Rama nuk e don Kosovën, nuk lodhet as përpiqet të më mashtrojë se e don por nga ana tjetër më vjen mirë që e demonstron mos dashjen ndaj saj.
Dykëmbëshat në Kosovë e Shqipëri le ta duatrokasin si trashegimtar të Enver Hoxhës për veprimet, qendrimet e sjelljet ndaj Kosovës.

Unë nuk kam fuqi se do të hidhja në erë njëmijë herë çdo lloj stacioni taksimi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe do ti dënoja për tradhëti të lartë të gjithë ata shtetarë të Shqipërisë që taksojnë shqiptarët e Kosovës.

Kësaj i thons ts vendosësh klon më tela me gjemba si Enveri, t’i quash miq kosovarët e vëllezër Erdoganat, të ndalosh e pengosh e t’ua vështirësosh ardhjen në atdhe shqiptarëve të Kosovës. Dhe duhen burgosë nëse vijnë në Shqipëri.

Kukësi, Hasi e Tropoja kanë qenë prefekturë e Kosovës, ndoshta z. Rama don ti dëbojë këto troje nga Shqipëria e të ricaktojë kufijtë e Shqipërisë…

Nga 26 tetori deri me 6 dhjetor 1912 në Lumë, të cilën po duket se e urren edhe Edi Rama, se u dilte në ëndërr udheheqësve komunistë, u mblodhën lumjanë, hasjane, goranë, dibranë dhe ngritën digën e qëndresës kundër Sërbisë dhe i krijuan kohë e mundësi Ismail Vlorës ta ngrinte flamurin në Vlorën heroike e ta ngulte në majën e ndonjë bajonete austriake… Luma u bë Termopilet shqiptare, siç nuk ka mundur kurrë askush të bëhet deri sot.
Në luftën Nacionalclirimtare në Lumë u bë lufte e paster civile mes brigadës së pestë partizane dhe lumjanëve të paorganizuar në asnje formacion luftarak. Ende ajo histori i kullon gjak brigades së pestë por dhe Lumës i pikon gjak se u bë luftë mes shqiptarësh e jo mes shqiptarëve e ushtarëve të huaj italianë a gjermanë. Luma ishte bvrigada e vetme partizane me emrin Brigada e Lumës dhe vonë partia i vuri numrin 24.

E ka ngulë në kujtesë të ajrit nëna lumjane kur vajton të birin që ia vranë partizanët e brigadës së pesët në Lusën:

Të vrau një ushtri e paemën o biri jem

gjimsa mashkull e gjimsa femën o biri jem…

Edi Rama është rrafsh nga këto punë, ëshët gjithsej i padijshëm nga këto punë, ai deshiron spektakle deshtimi, mbjellje urrejtje mes Lumës e shtetit, don ta mbajë në armiqësi si diktatuira komuniste.

Në vitin 1999 Luma, Hasi, Malsia e Gjakovës bënë atë që as në ëndërr as në libra nuk e ka ditë Edi Rama e as e din. Rreth gjysmë milionë njerëz i kanë ra për dere Lumës dhe ajo u bë derë e çelur, e oxhak për të gjithë. Rama ndërkohë i jepte çelësin e Tiranës këngëtarit serb a boshnjak që frymëzonte me këngët e tij trupat serbe në luftë kundër shqiptarëve.

Edi Rama i shërben mendjes së vet, është shumë trim, kapedan, është gjë e mirë. Komunikon me zyrtarë qeverie e tregtarë që punojnë me fonde qeverie e mashtron duke thënë se po komunikoj me popullin e Kukësit. I mashtron të gjithë, gjithë botën, veç popullit të Kukësit. Me kuksianët e lumjanët flitet sy për sy, ballë për ballë, pa fyerje sepse për fyerje në Lumë dikur të shkonte koka, ndoshta si askund tjetër. E sot aty jetojnë bijtë e atyre të dikurshmëve.
Policia speciale, ajo më specialja ka dështuar tre herë në Kukës si kudo në botë që policia dështon para popullit, po pse duhej provuar tre herë me Kukësin.

Burgosë kuksianë, por nuk i mban dot në burg gjatë vetem mbjell urrejte ndaj teje e ndaj shtetit që ndërton ti. I arrestove naten në mënyre të paligjshme në emër të shpatullave tua të forta, por forca jote është forca e frikës dhe shkordhesh shpejt, ndërkohë shëmtove rëndë sistemin demokratik që njerzit duan ta besojnë dhe ti e hedh në erë z. Rama, se ti hedh në erë parimet demokratike, ti hedh në erë të drejtat dhe liritë njerzore universale, ti pengon lëvizjen e lirë të njerzve, të shqiptarëve, ti bën dhunë e racizëm ndaj një pjese të shqiptarëve, ti u pëngon e veshtirëson atdheun për një pjesë të shqiptarëve.

Pse duhet diferencuar Kukësi, pse duhet përbuzë e tregue me gisht Kukësi, pse nuk nisi taksa gjobë e jotja në Korçë, Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Pogradec, Dibër afër kufirit me grekët, maqedonët, malazezët, e duhet të nisë taksa gjobë në kufi me Kosovën. Shqipëria nuk është sa Rusia që s’po lidhen e komunikojnë rajonet.

Unë nuk e di si do të shkojnë punët e ngjarjet, por po ta kem fuqinë e zotit, do ti ngrija edhe gjithë kuksianët, hasjanët e tropoajnët e vdekur e do ti bëja digë qëndrese kundër qeverisë së Edi Ramës që të pengoja ndëshkimin e urrjetjës së tij ndaj Kosovës, siç u ngritën digë qëndrese dikur këta banorë të ashtit të Shqipërisë për të ndalur pushtimin e urrjetjen serbe kur u ngrit flamuri në Vlorën heroike dhe u bë kjo copë Shqipërie cunge që kemi sot.

Edison Ypi pleshtin e shtypi! Nga Elida Buçpapaj

U zhgënjeva nga harrikani në filxhanin e kafesë i Edison Ypit titulluar “Ornela Vorpsi”.

Ypi që është dalluar për dalldinë e tij berishiane, kishte ndryshuar 180 gradë qendrim. Ypi aktual, Ypi update në antitezë dhe opozitë me Ypin dje, Ypin e djeshëm. Ypi update i ngre piedestal babait skulptor nga nomenklatura komuniste dhe të birit, piktor e pedagog që 30 vjet më pas u bë kryeministër që, ndërsa pi çaj dhe ha hasude me Erdoganin, e udhëheq Shqipërinë drejt Europës. Lum si ne për liderin tonë, ndihet ovacioni implicit i Edison Ypit. Rroftë sa malet udhëheqësi ynë i dashur, ish shenjestra e dashurive platonike të kohës së kolerës.

Troç, shkrimi i Ypit nuk ishte në mbrojtje të Ornela Vorpsit, por një panagjirik Edi Ramës. Nga berishist i betuar me shata e lopata në edramist të tërbuar me kosa e drapërinj kundër portaleve, rrjeteve sociale ecetera ecetera.

Opinioni shqiptar do të rrinte i shtangur prej Ornela Vorpsit, një personazh i njohur në Europë dhe i panjohur në Shqipëri, sikur ajo të mos linte gjë pa thënë, por veç të frenohej për atë që kishte vendosur ta thosh patjetër, edhe sikur të heshtëte përballë auditoriumit shqiptar si ka heshtur prej kur është larguar.

Edison Ypi të paktën të mos bënte mishmash magjepsjet reale, Ornelën, Parisin me magjepsjen fake Edi Rama, që prej 5 vitesh e drejton vendin si kryeministër ndërsa largimi i shqiptarëve është rritur po aq ethshëm dhe etshëm si në kohën kur iku Ornela.

Këtu konsistonte thelbi i revoltës i opinionit. Jo me Ornela Vorpsin, por me Edi Ramën. Tani mileti është revoltuar me Edison Ypin që i bën furça Edi Ramës. Ypi i kthyer në gramafon i prishur e ka kthyer totalisht pllakën e gramafonit. Si është e mundur?

Edi Rama pedagog në Akademinë e Arteve, ku i jati përveçse deputet dhe anetar i presidiumit të Kuvendit Popullor, ishte edhe dekan i Arteve Figurative, dmth ishte edhe prindi edhe shefi i Edi Ramës, një shfaqje tipike tribale e nepotizmit në një habitat mizor dhe persekutues si diktatura.

Nuk kam lexuar sulme kunder Ornela Vorpsit përveç kam hasur një përsiatje pakënaqësie ndaj një vajze të persekutuar që bie ne dashuri me të bijtë ose trashëgimtarët e persekutorëve. Sindromi i Stokholmit e përcaktonte Ilir Demaliaj në një intervistë që ishte shumë korrekte dhe vinte pika mbi “i”.

Me Ornelën, Iliri dhe unë ndajmë një klishe të përbashkët. Si puna jonë janë dhjetra mijë. Jemi bij etërish të dënuar si armiq nga partia e punës. Tim atë nuk e burgosën, por nuk i lanë torturë pa ia provuar. Të njëjtat tortura i vuanin edhe familjarët, gratë dhe fëmijët. Unë isha vajzë e vetme dhe kam përjetuar tmerrin e regjimit. Edhe nënës sime të ndjerë i thanë, sikur nënës të Ilirit dhe Ornelës që ta ndante tim atë, por ajo nuk pranoi, përkundrazi u lidhën edhe më fort. Im atë gjesh u çmend, tentoi të bënte vetvrasje, sepse tmerrohej për fatin që më priste mua fëmijën. Shumë familje të tjera u shkatërruan, të tjera u ndanë me qëllim që të shpëtonin të ardhmen e fëmijëve, por prapë se prapë bijtë e armiqve mbeteshin të tillë dhe e ardhmja e tyre ishte vetëm tokë e djegur. Edhe Edison Ypi e ka provuar grushtin e hekurt të diktaturës. Vëllain e tij e kanë burgosur kur ishte djalë i ri, prandaj njerëzit pyesin edhe ky me sindromë Stokholmi?!

Unë sapo mbarova gjimnazin, jo vetëm që më mohuan të drejtën e studimeve, por më çuan të punoj në Kombinatin Josif Pashko, në fabrikën e pllakave, ku punësonin të deklasuar, njerëz të dalë nga burgjet ose familjarë të burgosurish e të internuarish politik. Ishte ferri vetë. Prej fabrikës së pllakave, vajzë 20 vjeçare, kalova si punëtore mirëmbajtje në varrezat e Sharrës.

Me vdekjen e diktatorit, më jepet e drejta e studimit vetëm me korrespondence, megjithëse kisha çuar liber me poezi në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri që, natyrisht, nuk u botua kurrë dhe, po ashtu, Dritero Agolli kishte lëshuar një vërtetim për mua si e re e talentuar. Pasi mbarova per 2 vjet e gjysëm fakultetin, dhashë gjuhën angleze dhe tema ime e diplomës për figuracionin në Ciklin e Kreshnikëve u botua në dy numra në Revisten e Akademise te Shkencave Kultura Popullore, por regjimi nuk më pranoi kurrë të më punësonte në ndonjë një institucion të superstrukturës.  Megjithëse këto kanë ndodhur shekullin dhe milenarin e shkuar, jetojnë plot dëshmitarë që i vërtetojnë këto që them unë.

Nëna e Ornelës u nda nga i jati dhe kjo i krijoi shans vajzës të ndiqte rrugën e artit në Institutin e Lartë të Arteve, ku të drejtat e studimit në fakt ishin shumë të pakta dhe ishte gati mision i pamundur të studioje aty. Por megjithatë asaj nuk iu nda vula si e bija e të burgosurit politik. Po ashtu edhe përjetimi i moshës 7 vjeçare që nuk i shqitet, kur ajo bashkë me të jëmën e vizituan të jatin në burg dhe ajo me sytë dhe zemrën e zogut prej fëmije u tremb prej një burri që nuk e njohu, aq i shpërfytyruar nga torturat ish i jati. Dhe ky imazh nuk i ndahet. Prandaj ndofta ka qëndruar larg dhe ka shkruar në gjuhë tjetër si e huaj për vendin ku lindi por që i shkaktoi kaq vuajtje.

Merret me mend frika e një gruaje të re, e vetme me një fëmijë, kur regjimi i burgos bashkëshortin dhe shoqëria është e gatëshme ta izolojë e ta gjuajë me gurë.

E kam provuar atë lloj frike. Edhe familja ime e ka provuar thellë. E kam parë tim atë se si u plak brenda disa ditësh, e kujtoj kur dilnim të dy në rrugët e Tiranës dhe ata që e njihnin refuzonin që t’i jepnin të njohur dhe i qëndronin larg sikur të ishim të dy, ai im atë dhe unë fëmija e tij, me leprozë. E kam provuar izolimin edhe gurët që hidhte barbarisht shoqëria shqiptare për të dënuar edhe fëmijët e armiqve të partisë. I ka provuar edhe Edison Ypi. Edi Rama jo. Edi Rama, një dandy i qylit prej partisë së diktaturës të proletariatit që i dha privilegje të jatit dhe atij.

Tmerrin e regjimit diktatorial, siç e përmenda më sipër, e ka provuar në lëkurën e vet Edison Ypi, që bëri gjithë botën hara kiri gjoja për Ornela Vorpsin, por në fakt u bë lëpirësi i Edi Ramës, ish pedagogut piktor, të birit te dekanit të arteve dhe anetarit të presidiumit te Kuvendit Popullor të regjimit totalitar dhe sidomos kryeministrit aktual që pi çaj e ha dyrym e qebap me Erdoganin, duke e udhëhequr vendin e shqiponjave drejt Europes.

Është ëndërr a zhgjëndërr kjo. Faik Konica hyri në shërbim të Zogut, ndërsa Edison Ypi u ngrys me Sali Berishën dhe u gdhi me Edi Ramën, duke ndryshuar veç shtratin, ndryshe krejt nga Ornela Vorpsi që ka shumë të drejtë kur thotë se s’ka asnjë lloj atraksioni për politikën dhe ka interes veç për kulturën dhe edukimin.

Prandaj them se ky Edison Ypi një plesht na e shtypi.

Mos i kënaqni armiqtë, se me sharje nuk mund ta puthni Altarin e Evropës Perëndimore e as Amerikën – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** – Se armiqtë serbë së bashku me aleatët e tyre tradicionalë mezi po presin (pas dere janë duke vrojtuar buzë kufirit se çfarë po ndodh brenda në Kosovë), t’ua mbyllin ndërtesën e Kuvendit sikurse Slloba  dikur më 1989.-E, ju, fatkeqësisht (gjithmonë nën nivel të papërgjegjësisë dhe të luftës për pushtet) të gjitha punët i “paskeni kryer”, tash, nuk u paska mbetur asgjë  tjetër vetëm se ta ofendoni PUBLIKISHT njëri-tjetrin në shtëpinë e SOVRANIT ( i cili me votën e tij ua besoi, që t’i dilni  zot POPULLIT, ATDHEUT, ligjit, kushtetutës, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe interesit nacional dhe shtetëror të REPUBLIKËS SË PAVARUR TË KOSOVËS, jo ta  BALTOSNI IMAZHIN E SAJ, duke sharë njëri-tjetrin në sy dhe për turpin e krejt botës.

 

*** Nëse Kuvendi është institucion shtetëror dhe i popullit, askush nuk e ka atë drejtë diskrecioni, që t’i ofendojë deputetët “me nënë, me babë e me robë…” , sepse mund të japë llogari sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës. Këtë përgjegjësi, të të gjithë teveqelët që shajnë dhe kërcënojnë në sallën e Kuvendit, duhet ta dinë dhe, ta mbajnë parasysh mbase mund të kenë pasoja ligjore dhe politike. –Populli, kurrë më nuk do t’i votojë ata deputetë, që kacafyten dhe që shajnë me “nënë e babë…” në Kuvendin e Kosovës.

 

Mirëpo, në qoftë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në ndonjë arenë gladiatorësh apo në ndonjë lloj “kockarnice”    bixhozxhinjve, të pijanecëve, të fajdenixhinjve ose  në ndonjë stallë derrash të pazbutur , atëherë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i lejohet t’i ofendojë dhe t’i kërcënojë deputetet, sepse nuk mban kurrfarë përgjegjësie morale, as ligjore e as kushtetuese për faktin se  “torishtat” e tilla nuk përbëhen nga kodi  i detyrimit moral dhe i normës morale, as ligjore e as kushtetuese.

 

Normat dhe zakonet  e traditës shqiptare nuk njohin e as nuk e durojnë sharjen ngadoqë të vijë ajo!

 

Prandaj, duhet pasur kujdes deputetët dhe kryekuvendari i tyre (në zgjedhjen e fjalorit), që të mos shërbehen me sharje gjatë debatit të tyre në Kuvend, sepse sjellet dhe veprimet e tilla primitive nuk kanë lidhje me traditën dhe me kulturën shqiptare dhe me asnjë kulturë dhe edukate të popujve të civilizuar në botë.

Përdorimi i fjalorit vulgar denigrues, që si duket  në Kuvendin e Kosovës është shndërruar në dukuri të zakonshme, më së shumëti po godit dhe, po krijon përshtypje negative (urrejtje, aversion dhe mosbesim) në shoqërinë shqiptare mbase ato seanca të Kuvendit të Kosovës, veç gazetarëve, reporterëve  dhe herë-herë edhe   miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët ndjekin drejtpredrejt  zhvillimin e tyre, ato përmes ekranit televiziv i shikojnë edhe familjarët e deputetëve (fëmijë, djemë, vajza, gra, prindër, vëllezër e motra) në mbarë Kosovën, si dhe në tërë diasporën shqiptare.

-Çfarë kryetari dhe deputetësh janë ata (humanë, patriotë dhe demokratë evropianë  të emancipuar kinse e quajnë veten?!) , që shajnë njëri-tjetrin “me robë” e me fjalë të tjera të ndyra dhe diskredituese?! –Çfarë thonë fëmija dhe familjet e tyre, kur të dëgjojnë dhe të shohin skena të tilla skandaloze?

-Çfarë thonë partenrët-miqtë tanë ndërkombëtarë (AMERIKANË dhe ERVOPIANË PERËNDIMORË), kur dëgjojnë  ofendime dhe skena të tilla rrugaçësh, injorantësh dhe teveqelësh primitivë, që nuk njohin dhe nuk respektojnë norma etike e as kurrfarë detyrimi ligjor dhe kushtetues?

 

Teveqelët me sharje dhe me sjellje primitive antishqiptare dhe anticivilizuese po çojnë ujë në “butinë e mullirit” të Serbisë çetniko-fashiste  dhe kolonialiste të  Slobodan Milosheviqit, të Sheshelit dhe të Aleksandar Vuçiqit!

 

– Me sharje të tilla të vokabularit vagabondistik nuk fitohet  kurrfarë besimi në popull e as te partnerët amerikanë dhe evropiano-perëndimorë, por vetëm se  goditet për “vdekje” imazhi politik i Kosovës në botë, si dhe vihet në pikëpyetje  karakteri etik, virtytet, zakonet dhe tradita e shenjtë njerëzore, bujaria, besa, mirësjellja, respekti dhe kultura e kombit shqiptar, ku të gjitha këto vlera sublime kanë ndikuar pozitivisht, që kombi shqiptar të mos asimilohej dhe të mos zhdukej në Ballkan, përkundër shkeljes dhe sundimit të egër të perandorive dhe të mbretërive të ndryshme, që kanë përjetuar me mijëra vjet.

 

-Po, çfarë thonë armiqtë shekullorë serbë në Beograd, kur të dëgjojnë sharje dhe të shohin skena të tilla primitive të përplasjes mes kryekuvendarit dhe deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës?

 

-Asgjë të re nuk do të thonë (veçse i lutën KISHËS POLITIKE SERBE dhe i fërkojnë duart, që sa më parë të kthehen  dhe t’ia vënë kyçin Kuvendit të Kosovës, sikurse dikur fallanga policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, 1989 ), porse përsërisin tezat e tyre të vjetra shekullore të shfarosjes së identitetit kombëtar dhe shtetëror se, “shqiptarëve nuk duhet t’u jepet-njihet  kurrfarë shteti i pavarur, sepse nuk dinëe të qeverisin, janë të egër, që dinë të vetëm të  vrasin njëri-tjetrin…”

 

Pra, sharjet dhe kërcënimet e atyre teveqelëve mes veti në Kuvendin e Kosovës me Kadri Veselin (kryekuvendar) jusitifikojnë  tezat raciste dhe shoviniste hisoriografike dhe politike antishqiptare të akademikut, Jovan Gjorgjeviq, i cili (edhe si shkencëtar, edhe si politikan, edhe si diplomat, edhe si ish-kryeministër i Serbisë (1913), botërisht ka pohuar dhe shkruar me dhjetra e dhjetrea vepra, se gjoja “shqiptarët nuk janë kurrfarë kombi, por janë përzierje fisesh, pa gjuhë të unisuar, pa histori,  pa kulturë, pa atdhe… Prandaj, krijimi dhe njohja e një shteti  të pavarur shqiptar, është jo vetëm një gjë e pamundur, por edhe e rrezikshme për Ballkanin dhe për gjithë Evropën.” (V. Gjorgjeviq, Les Albanais et les Grands  Puissances, 1913:255).

 

Mësoni nga Oda e Xhemail Obrisë, se si duhet respektuar dhe nderuar njëri-tjetrin!

 

Këtë e dëshmon edhe historia qindravjeçare e Odave-Kuvendeve të burrave të ndershëm, patriotë dhe atdhetarë anembanë SHQIPËRISË ETNIKE, të cilët nuk  e kanë sharë, nuk e kanë tradhtuar, nuk e kanë shpifur, nuk e kanë prerë në besë, nuk e kanë çnderuar, nuk e kanë mashtruar, nuk  e kanë shfrytëzuar, nuk e kanë gëjyer,  nuk e kanë plaçkitur, nuk e kanë shitur dhe nuk e kanë vrarë njërii-tjetrin për para, për kolltuk, për karrierë për  xhadie, për pushtet, por kanë qenë të bashkuar dhe të lidhur si ashti me mishin edhe në gëzime, edhe në luftëra e beteja, edhe në hidhërime, edhe në ngushëllime  vdekjeje, edhe në  fitore kundër çdo të keqeje dhe kundër çdo armiku.

Sa më sipër, këto virtyte  dhe vlera të larta njerëzore, kombëtare dhe atdhetare, ishin faktori kryesor, që ndikoi pozitivisht në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në shekuj.

 

-Ndaj, mos u shani si “rabaxhinjtë” e papunë në kohë skamjeje dhe robërie të huaj (t’u vijë turp nga deputet serbë), por, përqafoni njëri-tjetrin si shqiptarët (sepse jeni motra dhe vëllezër, nuk keni ku të shkoni përtej Kosovës) që  gjithmonë e kanë dashur dhe ndihmuar njëri-tjetrin! -Ndiqni, rrugën e ndrtishtme  dhe amanetin e të parëve tanë, që nga SKËNDERBEU e deri tek ADEM JASHARI. –Ky është shpëtimi, bashkimi   dhe qytetërimi ynë evro-perëndimor. Ndryshe, nëse vazhdoni edhe më tutje atë praktikë primitive të ofendimeve dhe të shanatzheve, do t’i gëzoni vetëm armiqtë shekullorë të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, askë tjetër.

Abdyl Frashëri një gjigand i kombit që la gjurmë të pashlyeshme – Nga Jahja LLUKA

“Abdyl Frashëri ishte trim, e kishte syrin si shigjeta, ishte i matun dhe nuk i’a hidhte dot as mbreti as krajli, ishte i përmendur në penë dhe dije”– Faik Konica

Janë të rrallë burrat si Abdyl Frashëri që i kushtoi një jetë të tanë kombit, me dije, punë, maturi, largpamësi, luftë dhe sakrificë. Toka jonë lindi gjigand që lanë gjurmë dhe i lakmoi bota e që kulturat dhe popujt tjerë me domos duan t’i përvetësojnë. Sot mund të themi që idetë e Abdylit për Shqipërinë morën jetë, sot jemi dëshmitar të ngritjes së kombit tonë dhe rikthimit në origjinë, ku për gjysmë milenimumi u la anash, e u përndoq u luftua deri në zhdukje.Sot mund të jemi krenar me gjithë vështirësitë, sepse kombi ynë është duke u bë faktor në Ballkan, sepse vetëm kështu do të arrihet një paqe afatgjate, e nënshkruar mbi gjakun,vuajtjet, mjerimin, torturën e këtij kombi sa të bekuar aq dhe fatkeq përtej kohërash.

Abdyli u lind me 1839 në fshatin Frashër të Përmetit. Deri në moshën 18 vjeç jetoi në fshatin e tij të lindjes për tu zhvendosur më pas në Janinë shkaku i punës. Me fillimin e Krizës Lindore me 1877 erdhi në pah karakteri i Avdylit.Po në atë vit formohet Komiteti Shqiptar i Janinës ku Avdyli zgjidhet kryetar, për t’u bërë hartues i projektit për mëvetësinë e Shqipërisë,përmes kryengrites së armatosur anti-osmane. Qëllimi i tij ishte të merrte përkrahje nga Rivalët e Perandorisë Ruse, konkretisht shtetet evropiane të cilat dukej se kishin frikë nga mbizotrimi i Rusisë në Ballakan.Por kjo përkrahje nuk erdhi ndaj shqiptarëve. Që nga korriku deri në dhjetor 1877, zhvilloi bisedimet me Athinën zyrtare për krijimin e një aleance politike shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane, por rezulati doli i pafavorshëm pasi Athina nuk pranoi idenë e Shqipërisë së Pavarur në kufijtë e saj etnikë. Në fundvit të 1877 Abdyli ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë Osman, në atë kohë ai zgjedhet kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll e që njihet si Komiteti i Stambollit. Abdyl Frashëri konkludonte se nga prirjet ekspansioniste të Rusisë dhe interesat e fuqive perëndimore për ta mbajtur gjallë Perandorinë Osmane, poashtu kafshimet e fqinjëve ballkanik për ta bëre copë- copë, krijimi i një shteti autonom shqiptar nën suzerenitetin e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane, do të ishte zgjidhja më e përshtatshme.

Vilajeti i Kosovës dhe ai i Janinës ishin vendet ku Abdyli zhvilloi aktivitetet e tij politike dhe patriotike. Ishte i palëkundur në kauzën e tij për autonominë e Shqipërisë. Ishte i pranishëm në të gjitha kuvendet të cilat ishin nën organizimin e Këshillit të Përgjithshëm nga Lidhja e Prizrenit ku më pas zgjedhet kryetar i komisionit për punë të jashtme. Më 1 nëntor 1878 mori pjesë në Kuvendin e Parë të Dibrës ku në mënyrë zyrtare iu kërkua Portës së Lartë ruajtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë në një shtet autonom të vetëm. Në janar të 1879 organizoi Kuvendin e Prevezës ku kërkohej ruajtja e e Çamërisë dhe mos aneksimi i saj nga Greqia fashiste. Po në pranverë të atij viti udhëhoqi delegacionin shqiptar të Lidhjes në turneun e Evropës ku kishin një kërkesë të vetme ndaj Fuiqive të Mëdha ruajtjen e territoreve shqiptare dhe kërkesën e tyre për liri dhe autonimi. Qeveria e përkohëshme që u miratua nga Kuvendi i Dytë i Frashërit ishte projekt i mirëmenduar nga Abdyli. Poashtu priu Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës e cili shihte si arsye të vetme kryengritjen e armatosur për mbrojtjen nga pushtuesit. Në Kuvendin e dytë të Dibrës ai promovoi programin e Gjirokastrës gjë që nuk kaloi nga shumica, pas këtij zhgënjimi Abdyli kthehet në Kosovë ku së bashku me trimat dardan vunë në funksion vendimet gjirokastrite.

Më 1881 bëhet pjesë e qeverisë së përkohëshme në Prizren me qellimin e vetëm pavarësimin e Shqipërisë dhe ruajtjen e saj nga armiqët e kobshëm. Me tu shtypur Lidhja e Prizrenit, Abdyl Frashëri arrestohet nga gjyqi special Osman, ku dënohet me vdekje, por më pas dënimi i kthehet në burg të përjetshëm. Qëndroi 3 vjet në burg dhe 20 muaj në internim dhe lirohet për arsye shëndetsore. Aktivitetin e tij patriotik e zhvilloi deri më 23 tetor 1892 në Stamboll ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë më 1978 për tu rivarrosur në tokën nanë të cilën e deshi më shumë se çdo gjë. Ky burrë i urtë dhe trim hapi rrugën e vështirë për brezat që do vijnë dhe kështu lartësoi përjetë emrin dhe veprën e tij të madhe në shërbim të kombit. Dhe si i tillë mbetet që ta nderojmë dhe admirojmë personalitetin e tij, sepse nderimi për të është nderim për atdheun.

BARBARA BUSH, “GJYSHJA E AMERIKËS”, NDËRROI JETË – Nga Frank Shkreli

 

Barbara Bush, e quajtur si në përkëdhelje, “Gjyshja e Amerikës”, ose “gjyshja e të gjithëve” — bashkshortja e Presidentit të 41-të dhe nëna e Presidentit të 43-të të Shteteteve të Bashkuara, ndërroi jetë më 17 prill në moshën 92-vjeçare në shtëpinë e saj në Huston të shtetit Texas, e rrethuar nga familja. Ajo la pas, “plot shtëpinë”: Bashkshortin e saj prej 73-vjetësh, ish-presidentin Xhorxh H.W. Bush, pesë fëmijtë me bashkshortët e tyre, 17 nipa e mesa dhe shtatë stërpnipa dhe stërmesa.  Në një njoftim për publikun me rastin e vdekjes , ish-Presidenti Xhorxh W Bush tha se, “Nëna ime e dashur ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare. Laura, Barbara, Xhena dhe unë jemi të pikëlluar, por zemërat tona janë të qetësuara sepse e dimë se shpirti i saj është i qetë… Unë jam me fat që Barbara Bush ishte nëna ime. Ajo do na mungojë  shumë mua dhe familjes….”.

Barbara Bush ishte bashkshorte, nënë, gjyshe, stërgjyshe e devotshme dhe mbështetëse e përkushtuar në luftën kundër analfabetizmit. Ajo ishte direkte në komunikim me median dhe me të tjerët, një karakateristikë e të folurit troç që e dallonte ish-Zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara. “Njerëzit më duan”, kishte thënë ajo me një rast, “sepse e dinë që unë jam e drejtë, se i dua fëmijtë dhe se e adhuroj dhe respektoj bashkshortin tim”.   Barbara Bush, njihej gjithashtu edhe për shërbimin ndaj të tjerëve, për vullnetarizmin e saj për të ndihmuar personat dhe familjet në nevojë, gjë që e ka bërë atë ndër figurat më të dashura në historinë e këtij vendi dhe në zemërat e të gjithë atyre që e njihnin dhe me njerëzit me të cilët takohej edhe rastësisht.

 

Me zgjedhjen e bashkshortit të saj president të Shteteve të Bashkuara në janar të vitit 1989, Barbara Bush ishte e vetdijshme se ajo vet nuk ishte zgjedhur në asnjë detyrë zyrtare por kishte urdhëruar stafin e saj se, “Çdo ditë duhet të bëjmë diçka për të ndihmuar të tjerët.”  Kështuqë, përveç ceremonive zyrtare si zonja e parë e vendit, në të cilat ajo duhej të merrte pjesë, Barbara Bush u angazhua në shumë veprimtari organizatash bamirëse, pikërisht, për të ndihmuar ata të cilët kishin nevojën e ndihmës nga shoqëria.

 

Ajo kishte marrë përsipër një numër kauzash për të ndihmuar të pa strehët dhe të moshuarit, për të ushqyer të uriturit, ndërmori përpjekje  për të luftuar sëmundjen e Sidës dhe ishte në krye të fushatës për të ndihmuar fëmijt. Por mbi të gjitha, Barbara Bush do të njihet për fushatën e saj kundër analfabetizmit – për mundësinë e shkrim-leximit për të gjithë, për fëmij dhe për familje.  Nën udhëheqjen e të ndjerës, Fondacioni i saj me këtë mision që ajo ka themeluar për këtë qëllim, gjatë viteve, ka mbledhur më shumë se 110-milion dollarë, në mbështetje të programeve kombëtare për të luftuar analfabetizmin, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara. Ajo e shihte këtë program dhe arsimin në përgjithësi si një doemosdoshmëri, që sipas saj ndihmonte sado pak familjet dhe fëmijtë e tyre në nevojë, ashtuqë të kishin një mundësi më të madhe për të qenë të suksesëshëm në jetë.

 

E orientuar gjithmonë nga familja dhe kujdesi i saj për të, Barbara Bush është cituar të ketë thënë se, “Ajo që ndodhë në shtëpinë tuaj është po aq e rëndësishme sa edhe çfarë ndodhë në Shtëpinë Bardhë.”  Thënë ndryshe, çfarë ndodhë në Shtëpinë e Bardhë duhet të jetë shembull për të gjitha familjet amerikane. Për periudhën që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë si familja e parë e Amerikës, familja Bush ishte me të vërtetë shembull për të gjitha familjet amerikane dhe kredia për këtë, pa dyshim, i shkon të ndjerës Barbara Bush, e cila vente rregull dhe zbatonte disiplinën.

 

 

 

Familja e ngushtë e Presidentit dhe Barbara Bush

 

Ndërkaq, udhëheqsit dhe ish-udhëheqsit më të lartë të Amerikës kanë dërguar mesazhe ngushëllimi me rastin e vdekjes së Barbara Bush duke e cilësuar atë si një grua e cila ishte e përkushtuar ndaj familjes dhe atdheut të saj, por edhe ndaj shërbimit për të mirën publike.  Presidenti Trump dhe bashkshortja e tij e cilësuan atë si një “mbështetëse e fortë e familjes amerikane, e cila do të mbahet mendë për dedikimin e saj të fortë ndaj atdheut dhe familjes, të cilave ajo u shërbeu me devocion”.

 

Ish-presidenti Obama dhe bashkshortja e tij, u shprehën se do të, “jenë përgjithmonë mirënjohës ndaj Barbara Bush për bujarinë dhe për zemërgjërsinë që ajo tregoi ndaj nesh gjatë viteve tona në Shtëpinë e Bardhë, por për më tepër, i jemi mirënjohës asaj për mënyrën se si ajo jetoi dhe veproi gjatë gjithë jetës së saj – si një testament se shërbimi publik është i rëndësishëm dhe vepër fisnike për të gjithë, si shembull i dinjitetit dhe modestisë, cilësi këto që pasqyrojnë karakteristikat më të mira të shpirtit amerikan.”  Ndërsa ish-presidenti Xhimi Karter dhe bashkshortja e tij e kujtuan Barbara Bush si “gruan e një familjeje të dedikuar ndaj shërbimit publik, e cila mbështeti vullnetarizmin si një mundësi që të gjithë qytetarët të marrin pjesë në përparimin e vendit.”

 

Familja Bush është e lidhur drejtë për drejtë edhe me fatin e Kombit Shqiptar në fund shekullin e 20 dhe fillim shekullin e 21. Historia ka shënuar tanimë se  Presidenti Xhorxh Bush i vjetër më 25 dhjetor, 1992 i dërgoi presidentit kriminel serb Millosheviç paralajmërimin që historia e njeh si “Paralajmërimi i Krishtlindjes” e në të cilin thuhej se “Në rast konflikti në Kosovë, i shkaktuar nga Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatëshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi”.  Ishte ky një paralajmërim nga Presidenti Xhorxh Bush i vjetër dhe i cili u përsërit më vonë edhe nga administrate Klinton duke u bërë kështu baza e politikës amerikane ndaj Kosovës, politikë që më në fund çoi në ndërhyrjen e NATO-s, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në sulmet e ajrore që përfunduan në çlirimin e Kosovës.  Dhe më 10-6-2007 gjatë një vizite në Tiranë, një Bush tjetër, pikërisht djali i Bushit të vjetër, Presidenti Xhorxh W., bëri deklaratën me të cilën defakto shpalli pavarësinë e Kosovës nga kryeqyteti shqiptar, duke thënë se “Mjaft është Mjaft – Kosova është e pavarur”.

Me Nënë Terezen në Shtëpinë e Bardhë

 

 

E ndjera Barbara Bush kishte deklaruar me një rast se, “Unë dhe Xhorxh Bush jemi dy njerëzit më të lumtur dhe më me fat në botë”.  Edhe ne shqiptarët mund të themi se ishim me fat të madh që në këtë periudhë të historisë së Kombit shqiptar ishin dy presidentë të familjes Bush (babë e djalë), të cilët për hir të detyrës së tyre në krye të Shteteve të Bashkuara, historia dhe fati ynë i ftoi që të luanin rolin kryesor në historinë e Kosovës dhe të Kombit shqiptar.  Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Bush për humbjen e bashkshortes, nënës dhe gjyshës tuaj dhe falënderimet tona për rolin që kini luajtur në historinë e Kombit shqiptar!

Atë që mohon të parët e vet katolikë për një pjatë pilaf e një kofshë pule, turpi e mbuloftë! – Nga Gani Mehmetaj

Të gjithë shqiptarët në Dardani, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc, e dinë prejardhjen e tyre katolike, sipas trungut familjar nga Hasan Hyseni i sotëm deri të Zef Marku i djeshëm. Të gjithë shqiptarët e islamizuar e thonë më mburrje se u dalin rrënjët katolike më se largu në gjashtë-shtatë breza. Të gjithë e dinë se na islamizuan me dhunë. T’i shlyesh nga kujtesa a t’i mohosh 1700 vjet katolicizëm të vullnetshëm me 200-300 vjet islamizëm të dhunshëm është krim, është turp, është mohim i vetës, që mund ta bëjnë vetëm argatët e djallit e faqezinjtë.
Vetëm joshqiptarët që nuk janë rrënjës, nuk ishin as katolik, sepse erdhën me karvanët turke të hipur me deve nga fundi i Azisë.
Një grup i aziatikësh shqipfolës, të ardhur me Perandorinë otomane, kohëve të fundit janë bërë gjithnjë e më agresiv, të pafytyrë e iritues. Të trimëruar nga agresioni turko -arabë në Dardani, të cytur nga pushtetarët që ia kanë hapur dyert mafisë islamike, të cytur nga disa forca evropiane pro serbe e pro ruse që duan ta shuajnë ndjenjën kombëtare të shqiptarëve për bashkim e integrim, të paguar nga shoqatat e fondeve të dyshimta terroriste e paratë e Beogradit, ata përpiqem ta shlyejnë kujtesën kombëtare 1700 vjeçare që ta shuajnë shqiptarizmin.
Kryeministri Ramush Haradinaj e deklaroi atë që na e kanë thënë me qindra herë prindërit: të parët tanë ishin Gjoka, Zefi e Marku. Babai im ma ka përsëritur shumë herë: “mbiemri ynë ishte Kola (Nikolla), mos e harro kurrë!”
Atë që mohon të parët e vet katolikë për një pjatë pilaf e një kofshë pule, turpi e mbuloftë.

Bravo Zonja Xhaçka ! E nevojshme dhe e domosdoshme prania ushtarake amerikane në Shqipëri! Nga Elida Buçpapaj

Ishte një qëndrim shumë serioz dhe i përgjegjshëm ai i Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka në takimin e saj me shefin e Pentagonit James Mattis, kur vuri në dukje se “Shqipëria është e gatëshme për t’i venë SHBA në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s, që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “SHBA-të janë një aleat i denjë, një faktor stabiliteti në rajon dhe një garant i sigurisë së përbashkët e kolektive”, nënvizoi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka edhe në intervistën e saj tek Zëri i Amerikës.

Zonja Xhaçka vuri në dukje rrezikun rus, ekstremizmin fetar. Do të shtoja këtu edhe rrezikun mafioz nga degradimi i sistemit demokratik në Shqipëri dhe rajon.

Që Rusia ka interes për Shqipërinë, le të kujtojmë bazën ruse në Pashaliman, këtë e tregon edhe vizita zyrtare në Shqipëri e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill që do të zhvillojë  mes dative 28-30 Prill. Është Nr.2 i Rusisë pas Putinit për nga rëndësia.

Propozimi i zonjës Xhaçka duhet të merret menjëhere në konsideratë nga Presidenti Trump, Pentagoni dhe administrata e SHBA.

Prania Amerikane në Shqipëri me baza ajrore, detare dhe tokësore do të jetë garanci e sigurisë afatgjatë për gjithë rajonin dhe faktor i konsolidimit të demokracisë, ekonomisë të tregut dhe integrimit në BE.

Pas ndërhyrjes të NATO-s në 1999 në opinionet e asaj kohe kam shkruar se, meqë Ballkani është konsideruar “fuçi baruti”, të vendosej në Kosovë një bazë e përherëshme ushtarake SHBA-NATO. Kisha parasysh Gjermaninë Federale të pasluftës, e cila pa praninë Amerikane, është e sigurt se do të ishte gllabëruar prej BRSS dhe do të kishte të njëjtin fat sikur DDR.

Prania Amerikane në Gjermaninë Federale gjatë Luftës të Ftohtë ishte faktori vendimtar i sigurisë. Nën praninë ushtarake Amerikane, Gjermania Federale u rimëkëmb nga lufta, ndërtoi shtetin demokratik, u unifikua. Sot është një fuqi botërore dhe njëri nga shtetet bërthamë të Europës të Bashkuar e vlerave Perëndimore.

Me këtë rast le të kujtojmë Presidentin e SHBA John F.Knnedy dhe Presidentin Ronald Reagan duke folur përpara Potës së Brandenburgut. Kennedy në 26 qershorin e vitit 1963 kur thirri “Ich bin ein Berliner!” – “Unë jam Berlinez” – dhe Presidenti Regan në 12 qershorin e vitit 1987, kur i bëri apel Presidentit Gorbaçov: “Tear down this wall”! Rrëzoje atë mur!

SHBA vijojnë të jenë të pranishëm në Gjermani me pothuaj 20 baza ushtarake, më e madhja është Ramstein Air Base me 9200 forca. Prania e SHBA në Europë si gjatë Luftës të Ftohtë edhe sot është e domosdoshme për sigurinë e kontinentit. NATO dhe SHBA nuk përbënin rrezik as për BRSS e kohës të Perdes të Hekurt dhe as sot. SHBA dhe NATO ishin dhe mbeten garanci e paqes dhe sigurisë për gjithë Europën.

Rreziku i terrorizmit kërkon rritjen e rolit të SHBA dhe NATO-s. Edhe globalizmi e kërkon edhe më të lartë rritjen e sigurisë.

SHBA kanë disa baza në Europë, të përqëndruara në Gjermani aktualisht me rreth 34 mijë trupa, në Itali me rreth 12 mijë trupa, në Mbretërinë e Bashkuara me mbi 8 mijë trupa, në Spanjë gati 4 mijë trupa, në Kosovë në Kampin Bonstil SHBA kanë 384 trupa, ndërsa në Turqi rreth 2 mijë trupa.

SHBA kanë rreth 45 mijë trupa në Japoni, 23 mijë në Korenë e Jugut. Një përqëndrim forcash, mbi 36 mijë SHBA kanë edhe në Pacifik, në ishujt Hawai, ku ndodhet edhe Pearl Harbor, porti ushtarak i cili u sulmua në 7 dhjetorin e 1941 nga Japonia, sulm që shkatërroi pothuaj gjithë flotën Amerikane, duke shkaktuar 2500 viktima çka shënoi hyrjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore.

Prej atij momenti, SHBA hoqën dorë nga izolacionizmi dhe morën rolin e Mbrojtësit dhe Garantuesit të Lirisë dhe Paqes. Dhe nga ky rol nuk mund të heqin dorë.

Propozimi i Ministres Xhaçka bërë Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes James Mattis është në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Presidenti Trump dhe administrata Amerikane duhet ta marrin në konsideratë dhe të veprojnë sa më shpejt.

Kjo sepse Ballkani i pa integruar në BE vijon të mbetet një Fuçi Baruti i rrezikuar nga mafia, krimi i organizuar, mungesa e shtetit të së drejtës dhe korrupsioni. Shqipëria ka një pozicion strategjik kyç dhe prania Amerikane, me baza tokësore, ajrore dhe detare në bashkërendim me NATO-n, do të ndikonte vetëm në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit, duke ndikuar në sigurinë, zhvillimin ekonomik, turizmin. Aktualisht rajoni, edhe mbi çerek shekulli pas rrëzimit të Peredes të Hekurt dergjet i pllakosur nga varfëria prej korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor. Ministrja Xhaxhçka u pyet nga Zëri i Amerikës në lidhje me zërat kritikë, që kanë folur për fikjen e qëllimshme të radarëve, duke i lënë fushë të lirë veprimi fluturimit të avionëve me drogë. Mafia ka buxhete të fuqishme, mafia blen avionë, infrastrukturë, logjistikë dhe zyrtarët më të lartë të shtetit. Kjo e rrit edhe më shumë nevojën për praninë Amerikane në Shqipëri.

Një faktor tjetër pozitiv është se shqiptarët janë populli më amerikandashës dhe europeodashës, kjo bën që prania amerikane dhe e NATO-s është e mirëpritur!

Vetëm me prani Amerikane në Shqipëri, do të fillojë integrimi i gjithë rajonit në Europë. Tranzicioni ka treguar se klasat politike të vendeve përkatëse i kanë shërbyer vetëm pasurimit të tyre, ndërsa popullin dhe vendin e kanë lënë në varfëri dhe moszhvillim!