VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Të akuzuarit e Gjykatës Speciale do të përballen edhe me “dosjet e vjetra”

By | May 19, 2017

Komentet

Fotogaleri: Tensionohet situata në Shkodër, hidhet tymuese para “këmbëve” të drejtorit të policisë

SHKODER- Seanca e sotme gjyqësore ku Apeli i Shkodrës pritet të japë vendimin për 11 kuksianët e arrestuar gjatë protestës në rrugën e Kombit është shoqëruar edhe me protestën e qytetarëve.

Jashtë ambienteve të gjykatës siç mëson “BalkanWeb” vijojnë të hidhen tymuese, ndërsa një e tillë është hedhur edhe shumë pranë vendit ku qëndronte Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Gazetari Senad Nikshiqi, raportoi për “BalkanWeb” se pas atij momenti shefi i policisë nisi të bëjë disa telefonata.
Më herët protestuesit hodhën tymuese edhe në drejtim të Gjykatës së Apelit.
20180420-105253

20180420-105251
Më herët protestuesit hodhën tymuese edhe në drejtim të Gjykatës së Apelit, gjest me të cilin kërkonin lirimin e 11 kuksianëve që u lanë në burg nga gjykata e Kukësit.
20180420-105300

20180420-105137
Kujtojmë që për të ruajtur rendin dhe sigurinë në Shkodër janë grumbullar rreth 150 forca policore.

LIVE – Nisi gjyqi kundër kuksianëve të protestës, gjykata e rrethuar nga policë dhe qytetarë (video)

Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton sot masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.

Policia ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Sot zhvillohet seanca e ankimimit për 23 masat e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. 11 protestues janë lënë në arrest me burg, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

Nis gjyqi për rivlerësimin e masës për 23 kuksianët

Ka nisur gjyqi për rivlerësimin e masës për 23 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, ku 11 prej tyre janë  nën masën arrest me burg ndërsa të tjerët janë në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje.

“Poshtë Xhafaj dhe Tahiri”, protestuesit mblidhen pranë Gjykatës në Shkodër, hedhin tymuese

Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër. Po ashtu dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Në Shkodër kanë mbërritur  deputetët Edmon Spaho, Albana Vokshi, Dashamir Shehi dhe Izmira Ulqinaku por dhe deputet të LSI, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Protestuesit kanë nisur thirrje në kor, “lironi vllezërit tanë”, por kanë hedhur dhe tymuese.

“Poshtë Fatmir Xhafaj, poshtë banditi Saimir Tahiri”, kanë thënë sisa protestues të tjerë.

 

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

shkoder gjykata

11 protestuesit e arrestuar

Shpëtim Toda

Xhevahir Hereni

Elton Cengu

Florin Onuzi

Shkëlqim Vata

Xhevahir Gashi

Ervis Ruçi

Rasim Onuzi

Vasil Laçi

Abdi Haziri

Edmond Matmuja

Pas pak në Shkodër fillon gjyqi ndaj të 11-ve, policia rrethon gjykatën

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga nisja e seancës në Gjykatën e Shkodrës, Policia ka rrethuar të gjithë zonën.

Në orën 11:00, në Gjykatën e Apelit në Shkodër, do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

 

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

Do të tensionohet sot situata në Shkodër? Deputetët e PD vendosin që…

Deputetë dhe aktivistë të Partisë Demokratike do të jenë ditën e sotme prezentë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ku janë ankimuar 23 masat e sigurisë dhënë nga Gjykata për protestuesit e Rrugës së Kombit.

deputetet e pd ne gjykate

Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti demokrat nga Qarku i Shkodrës, Bardh Spahia.

“Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike, të cilat na kujtojnë kohët më të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktaturës më të egër. I gjithë Grupi Parlamentar i PD-së do jetë aty. Sytë, mendja dhe zemra e çdo demokrati kudo ku ndodhet nesër do jenë në Shkodër. Le të jemi sa më shumë nesër (sot) në orën 10:00 te Gjykata e Apelit”, shkruan Spahia në një status në rrjetin social “Facebook”.

Ditën e sotme, në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 23 protestuesve. Avokatët e tyre mbrojtës kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë të Kukësit që la në burg 11 protestues, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

Seanca e mëparshme u zhvillua në Gjykatën e Tiranës për çështje sigurie. Ajo zgjati rreth 3 orë dhe u shoqërua me tensione brenda gjykatës, ku pati përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD-së. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë pati angazhuar rreth 1 mijë policë për mbarëvajtjen e seancës.

Shpallja e vendimit u bë me praninë e gazetarëve, deputetëve të opozitës që ishin në sallë, si edhe me praninë e disa familjarëve të të arrestuarve. Pasi lexoi vendimin gjyqtarja Alma Ahmeti, disa deputetë të opozitës thirrën ndaj gjyqtares: “Turp, turp!”, ndërsa një prej deputeteve e cilësoi gjyqtaren “palaço”.

Sipas vendimit u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën.

Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe arrest shtëpie për: Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

PANORAMA

LIVE – Protesta në Kukës për lirimin e të arrestuarve: Të dëgjojë Rama dhe nëna e tij (VIDEO)

Siç ishte parashikuar ka nisur në Kukës protesta për lirimin e 11  të arrestuarve. Qindra protestues janë mbledhur në sheshin e Kukësit, me thirrje: “Lironi vëllezërit tanë” dhe “Poshtë Edi Rama”.

 

Një protestues ka thënë se nuk duhet vetëm lirimi i kuksianëve, por duhet të hequr dhe taksa në Rrugën e Kombit.

Ndërsa një protestues  tha se protesta e tyre është dëgjuar nga shumë njerëz, por ai tha se këtë protestë që ta dëgjoj dhe Rama.

“Kam qejf ta dëgjoj Edi Rama dhe nëna e Edi Ramës ku ta ketë”, tha protestuesi.

Qeveria harton platformën për bisedimet me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar një platformë për dialogun politik me Serbinë. Kjo platformë do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim në formë të rezolutës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se hartimi i platformës ka pasuar takimet e shumta me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe debatet e organizuara në lidhje me negociatat me Serbinë, ku kanë marrë pjesë edhe partitë politike.

Haradinaj tha se është me rëndësi që në Kuvendin e Kosovës janë të përfaqësuara të gjitha partitë, andaj edhe aty mund të zhvillohet debati gjithëpërfshirës rreth kësaj platforme.

“Ne vetëm e sponsorizojmë platformën, kurse Kuvendit i mbetet më pastaj që të vendos”.

“Ashtu siç do të vendos Kuvendi, ne do ta respektojmë. Andaj, iu lutem deputetëve që t’i përgjigjen kohës, etapës në të cilën ndodhemi, sepse ky dialog është shterrë dhe nuk po prodhon efekte, nuk po jep rezultate, kështu që duhet të kalojmë në fazën finale dhe ne duhet të insistojmë për këtë”, tha Haradinaj.

Po në lidhje me dialogun me Serbinë, një nga marrëveshjet që vazhdon të zvarritet sa i përket zbatimit është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj, tha se Kosova është në proces e sipër të hartimit të statutit të këtij Asociacioni.

“Marrëveshja e Brukselit e ka paraparë që në fund të procesit, vlerësimin rreth harmonizimit të statutit me kushtetutën do ta jap Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, theksoi ai, duke konfirmuar se në fund të procesit do të jetë edhe një vlerësim i Kushtetueses para se ky organ të themelohet.

Kohë më parë, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës kishin paralajmëruar se do të formojnë njëanshëm Asociacionin, nëse një hap tutje drejt formimit të tij nuk e ndërmerr Qeveria e Kosovës.

Por, Haradinaj tha se ka kaluar koha e ultimatumit, ngase puna në draftimin e statutit tashmë ka filluar tashmë.

Në këtë frymë, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën në Beograd se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të presin edhe tre muaj e gjysmë, duke respektuar kështu afatin e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, për hartimin e statutit dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Serbët s’do ta formojnë Asociacionin as nesër, e as pasnesër. Kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe këta tre muaj, që askush të mos i akuzojë serbët se po i shkelin marrëveshjet dhe dakordimet ndërkombëtare”, pati theksuar Vuçiq.

Gjatë ditës, edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës pritet të diskutojnë këtë çështje.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Bravo Zonja Xhaçka ! E nevojshme dhe e domosdoshme prania ushtarake amerikane në Shqipëri! Nga Elida Buçpapaj

Ishte një qëndrim shumë serioz dhe i përgjegjshëm ai i Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka në takimin e saj me shefin e Pentagonit James Mattis, kur vuri në dukje se “Shqipëria është e gatëshme për t’i venë SHBA në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s, që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “SHBA-të janë një aleat i denjë, një faktor stabiliteti në rajon dhe një garant i sigurisë së përbashkët e kolektive”, nënvizoi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka edhe në intervistën e saj tek Zëri i Amerikës.

Zonja Xhaçka vuri në dukje rrezikun rus, ekstremizmin fetar. Do të shtoja këtu edhe rrezikun mafioz nga degradimi i sistemit demokratik në Shqipëri dhe rajon.

Që Rusia ka interes për Shqipërinë, le të kujtojmë bazën ruse në Pashaliman, këtë e tregon edhe vizita zyrtare në Shqipëri e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill që do të zhvillojë  mes dative 28-30 Prill. Është Nr.2 i Rusisë pas Putinit për nga rëndësia.

Propozimi i zonjës Xhaçka duhet të merret menjëhere në konsideratë nga Presidenti Trump, Pentagoni dhe administrata e SHBA.

Prania Amerikane në Shqipëri me baza ajrore, detare dhe tokësore do të jetë garanci e sigurisë afatgjatë për gjithë rajonin dhe faktor i konsolidimit të demokracisë, ekonomisë të tregut dhe integrimit në BE.

Pas ndërhyrjes të NATO-s në 1999 në opinionet e asaj kohe kam shkruar se, meqë Ballkani është konsideruar “fuçi baruti”, të vendosej në Kosovë një bazë e përherëshme ushtarake SHBA-NATO. Kisha parasysh Gjermaninë Federale të pasluftës, e cila pa praninë Amerikane, është e sigurt se do të ishte gllabëruar prej BRSS dhe do të kishte të njëjtin fat sikur DDR.

Prania Amerikane në Gjermaninë Federale gjatë Luftës të Ftohtë ishte faktori vendimtar i sigurisë. Nën praninë ushtarake Amerikane, Gjermania Federale u rimëkëmb nga lufta, ndërtoi shtetin demokratik, u unifikua. Sot është një fuqi botërore dhe njëri nga shtetet bërthamë të Europës të Bashkuar e vlerave Perëndimore.

Me këtë rast le të kujtojmë Presidentin e SHBA John F.Knnedy dhe Presidentin Ronald Reagan duke folur përpara Potës së Brandenburgut. Kennedy në 26 qershorin e vitit 1963 kur thirri “Ich bin ein Berliner!” – “Unë jam Berlinez” – dhe Presidenti Regan në 12 qershorin e vitit 1987, kur i bëri apel Presidentit Gorbaçov: “Tear down this wall”! Rrëzoje atë mur!

SHBA vijojnë të jenë të pranishëm në Gjermani me pothuaj 20 baza ushtarake, më e madhja është Ramstein Air Base me 9200 forca. Prania e SHBA në Europë si gjatë Luftës të Ftohtë edhe sot është e domosdoshme për sigurinë e kontinentit. NATO dhe SHBA nuk përbënin rrezik as për BRSS e kohës të Perdes të Hekurt dhe as sot. SHBA dhe NATO ishin dhe mbeten garanci e paqes dhe sigurisë për gjithë Europën.

Rreziku i terrorizmit kërkon rritjen e rolit të SHBA dhe NATO-s. Edhe globalizmi e kërkon edhe më të lartë rritjen e sigurisë.

SHBA kanë disa baza në Europë, të përqëndruara në Gjermani aktualisht me rreth 34 mijë trupa, në Itali me rreth 12 mijë trupa, në Mbretërinë e Bashkuara me mbi 8 mijë trupa, në Spanjë gati 4 mijë trupa, në Kosovë në Kampin Bonstil SHBA kanë 384 trupa, ndërsa në Turqi rreth 2 mijë trupa.

SHBA kanë rreth 45 mijë trupa në Japoni, 23 mijë në Korenë e Jugut. Një përqëndrim forcash, mbi 36 mijë SHBA kanë edhe në Pacifik, në ishujt Hawai, ku ndodhet edhe Pearl Harbor, porti ushtarak i cili u sulmua në 7 dhjetorin e 1941 nga Japonia, sulm që shkatërroi pothuaj gjithë flotën Amerikane, duke shkaktuar 2500 viktima çka shënoi hyrjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore.

Prej atij momenti, SHBA hoqën dorë nga izolacionizmi dhe morën rolin e Mbrojtësit dhe Garantuesit të Lirisë dhe Paqes. Dhe nga ky rol nuk mund të heqin dorë.

Propozimi i Ministres Xhaçka bërë Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes James Mattis është në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Presidenti Trump dhe administrata Amerikane duhet ta marrin në konsideratë dhe të veprojnë sa më shpejt.

Kjo sepse Ballkani i pa integruar në BE vijon të mbetet një Fuçi Baruti i rrezikuar nga mafia, krimi i organizuar, mungesa e shtetit të së drejtës dhe korrupsioni. Shqipëria ka një pozicion strategjik kyç dhe prania Amerikane, me baza tokësore, ajrore dhe detare në bashkërendim me NATO-n, do të ndikonte vetëm në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit, duke ndikuar në sigurinë, zhvillimin ekonomik, turizmin. Aktualisht rajoni, edhe mbi çerek shekulli pas rrëzimit të Peredes të Hekurt dergjet i pllakosur nga varfëria prej korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor. Ministrja Xhaxhçka u pyet nga Zëri i Amerikës në lidhje me zërat kritikë, që kanë folur për fikjen e qëllimshme të radarëve, duke i lënë fushë të lirë veprimi fluturimit të avionëve me drogë. Mafia ka buxhete të fuqishme, mafia blen avionë, infrastrukturë, logjistikë dhe zyrtarët më të lartë të shtetit. Kjo e rrit edhe më shumë nevojën për praninë Amerikane në Shqipëri.

Një faktor tjetër pozitiv është se shqiptarët janë populli më amerikandashës dhe europeodashës, kjo bën që prania amerikane dhe e NATO-s është e mirëpritur!

Vetëm me prani Amerikane në Shqipëri, do të fillojë integrimi i gjithë rajonit në Europë. Tranzicioni ka treguar se klasat politike të vendeve përkatëse i kanë shërbyer vetëm pasurimit të tyre, ndërsa popullin dhe vendin e kanë lënë në varfëri dhe moszhvillim!

Mogherini në Kuvend, qytetarët kërkojnë drejtësi për Almirin

Para Kuvendit në Maqedonisë një grup qytetarësh kanë filluar protestën e paralajmëruar për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu.

Protestuesit janë tubuar para Kuvendit me qëllim të t’i përshëndesin Federika Mogherinin dhe Johanes Han dhe tu tregojnë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur./Gazeta Express/

Sot sërish protestë, kërkohet lirimi i 11 kuksianëve

Sot në Kukës do të mbahet një tjetër protestë.

Qytetarët bëjnë thirrje për tubim masiv për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës në rrugën e Kombit.

Qytetarët e Kukësit do të protestojnë sot në mbështetje të 11 protestuesve që vijojnë të jenë në.

Protesta e thirrur dhe organizuar nga këshilli bashkiak i Kukësit, do të mbahet para Gjykatës së këtij qyteti në orën 11:00.

“Të nderuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në mbështetje të vëllezërve tanë të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018, Këshilli bashkiak Kukës ju njofton organizimin e tubimit mbarëpopullor në datë 19 prill 2018, në orën 11:00, te sheshi para Gjykatës Kukës. Ju ftojmë të merrni pjesë”, thuhet në njoftim.

Nesër në gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit

Mogherini: Shqipëria e arriti rezultatin me bashkëpunim qeveri – opozitë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, tha në Tiranë se rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë ishte rezultat i një pune kolektive të shqiptarëve, parlamenti, qeveria, opozita, bashkitë, por po ashtu ecuria e mëtejshme është një përgjegjësi e përgjithshme.

“Kishim thënë se Komisioni Europian do të japë rekomandim pozitiv kur zbatimi i vetingut në drejtësi do të fillojë, dhe e mbajtëm fjalën. Vetingu filloi dhe ne dhamë rekomandimin, por ai kërkon thellimin e reformave” – tha zonja Mogherini në Tiranë.

Në një konferencë shtypi përkrah kryeministrit Edi Rama, zonja Mogherini tha se Shqipëria është vendi i dytë me popullsinë më të re të Europës dhe vendi me besueshmërinë më të lartë ndaj BE-së.

“Shpresoj që do të vazhdoni në këtë rrugë, sepse 5 përparësitë kyce do të mbeten baza kryesore në punën tonë. Jeni vendi që e keni transformuar veten më shumë në rajon dhe roli juaj në rajon është me rëndësi. Për Ballkanin perëndimor integrimi në BE është element thelbësor” – tha zonja Mogherini.

Ajo shtoi se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është një përpjekje kombëtare dhe se puna e përbashkët në këtë vend nga qeveria dhe opozita dhe qytetarët dha rezultate, që u njohën nga Komisioni Europian.

“Le të punojnë bashkë qeveria dhe opozita, ashtu si kanë dhënë rezultate të përbashkëta deri tani. Kjo është një përpjekje kombëtare dhe nuk mund të përdoret nga njëra palë ose nga tjetra, por duhen bashkuar forcat për të hedhur hapa përpara drejt integrimit. Nëse Shqipëria dha rezultate në reformën e drejtësisë, kjo ndodhi sepse opozita dha ndihmesë të drejtpërdrejtë” – tha zonja Mogherini.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se rekomandimi për hapjen e negociatave ishte një rezultat i shumëpritur, dhe “Shqipëria ka marrë atë që meriton, as më shumë e as më pak”. Ai theksoi se pastrimi i policisë dhe drejtësisë do të vazhdojë me ritme të larta.

“Ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, që na u kërkuan, tani kemi në dorë diplomën e një provimi shumë të vështirë të kaluar me sukses dhe me këtë diplomë ne do t’u drejtohemi gjithë vendeve anëtare për të kërkuar hapjen e negociatave” – tha zoti Rama.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, po viziton Tiranën, ku po takohet me udhëheqësit kryesorë të shtetit dhe politikës shqiptare.

Ndahet nga jeta Barbara Bush, ish-Zonja e Parë e SHBA

U nda nga jeta në moshën 92-vjeçare Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikan dhe nëna e një tjetri.

Njoftimin e dha zyra e bashkëshortit të saj, ish presidentit George H.W. Bush, pa bërë të ditur shkakun e vdekjes.

Ish zonja e parë ishte mjaft e sëmurë kohët e fundit dhe kishte hequr dorë nga trajtimi i mëtejshëm mjekësor. Sipas njoftimeve, ajo vuante nga zemra dhe një sëmundje kronike pulmonare.​

Barbara Pierce Bush ishte zonja e parë e Shteteve të Bashkuara në fillim të viteve 1990 kur bashkëshorti i saj ishte presidenti i 41-të i vendit. Ajo më pas u bë nëna e një presidenti, kur një nga gjashtë fëmijët e saj, George W. Bush, u zgjodh në vitin 2000.

“Kam pasur probleme kur isha e martuar me presidentin. Dhe tani tek shoh të njëjtën fytyrë që dikur e shëtisja me makinë për ta çuar nëpër ndeshje sportive dhe i bërtisja të pastronte dhomën, pra kur e shoh president, kjo është vërtet e mahnitshme,” ishte shprehur ajo.

Zonja Bush njihej për besnikërinë e saj të pashtershme.

“Nuk më pëlqente kur dikush kritikonte burrin tim të shkëlqyer dhe inatosesha kur më kritikonin djalin,” thoshte ajo.

Shpesh e cilësuar si e përulur, trashëgimia e saj më e madhe është avancimi i arsimimit, thotë profesorja e historisë në Universitetin e Hjustonit, Nancy Beck Young.

“Ajo argumentoi rëndësinë e leximit dhe të shkrimit dhe që secilit t’i jepen këto mundësi. Ajo argumentoi në shumë raste në Shtëpinë e Bardhë se aftësia për të lexuar dhe shkruar përcakton suksesin e çdo individi në shoqëri.”

Fondacioni Barbara Bush për Arsimimin Familjar që ajo themeloi tre dekada më parë ka grumbulluar më shumë se 110 milionë dollarë për të krijuar dhe zgjeruar programe arsimore në mbarë Shtetet e Bashkuara. Ajo ka botuar edhe libra.

“Ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë ajo shkroi librin “Millie’s Book” historia e treguar nga vështrimi i qenit të saj Millie për jetën në Shtëpinë e Bardhë. Ajo i dhuroi të ardhurat nga libri që ishin gati një milion dollarë për programet arsimore”, thotë Nancy Beck Young.

Ajo ishte e drejtpërdrejtë, thotë zonja Young.

“Ajo kurrë nuk u përpoq të dilte jashtë vetes. Gjithmonë ka qenë e vërtetë me veten. Ajo ia u shpjegoi këtë sekretarëve të shtypit se çdo gjë që ajo thotë është e vërtetë. Ajo thoshte nëse e thashë, e thashë”

Barbara Bush lindi më 8 qershor 1925. Ajo qëndroi e martuar për 73 vjet me njeriun, me të cilin u fejua para se ai të nisej për në luftë.

“Qëndroja aty dhe shihja qiellin e zbrazët, dhe mendoja për miqtë që kam humbur, për vendin e dua dhe një vajzë me emrin Barbara”, kujton presidenti George H.W.Bush.

Ajo u përball me tragjedinë kur një nga dy vajzat e saj vdiq nga leuçemia në moshën 3 vjeçare. Një nga mbesat e saj tha se bota është një vend më i mirë për shkak të zonjës Barbara Bush.

Palmer: Objektivi i Shteteve të Bashkuara është që Kosova të hyjë në OKB

Integrimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, do të varet nga përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Serbia duhet të zgjidhë problemin e mos-njohjes së Kosovës. Kosova nga ana e saj, ndonëse është ende larg anëtarësimit në BE, synon njohjen e saj të plotë nga komuniteti ndërkombëtar. Drejtori i Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Matthew Palmer në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, thotë se objektivi i Shteteve të Bashkuara është që Kosova të hyjë në OKB. Sipas analistit Daniel Serwer ky anëtarësim duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Zoti Palmer e pranon periudhën e vështirë që po kalojnë Serbia dhe Kosova në procesin e dialogut, por u bën thirrje të dy vendeve që t’i rikthehen sa më shpejt dialogut.

“Mendoj se është e rëndësishme që palët të kthehet në tryezën e dialogut sa më shpejt të jetë e mundur, të përpiqen t’i lënë pas ngjarjet e para tri javëve dhe të shohin përpara dhe të përpiqen të gjejnë një mënyrë që të bëjnë përparim në programin për të cilin kanë rënë dakord”, tha ai.

Dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve është kyçi i integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, i tha Zërit të Amerikës analisti i çështjeve të Ballkanit Daniel Serwer.

“Zbatimi i ligjeve është një problem i madh për Kosovën. Por problemi vërtetë i madh për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE nuk është teknik, por politik. Pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe vendet e tjera që e kanë njohur atë, presin një normalizim të plotë të marrëdhënieve me Beogradin para anëtarësimit”.

Zoti Palmer mendon se ka mundësi për përparim deri në fund të vitit 2018. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, thotë se anëtarësimi i Kosovës në OKB, është objektiv i Shteteve të Bashkuara.

“Nuk kam ndonjë afat të caktuar për këtë. Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është një proces i ndërlikuar, është diçka që mund të dojë kohë për t’u realizuar, por integrimi i Kosovës në sistemin ndërkombëtar vazhdon, shpresoj shumë që të përshpejtohet dhe shpresoj shumë që në të ardhmen e afërt, Kosova të ketë një vend në Kombet e Bashkuara. Por e përsëris që nuk kam ndonjë datë të caktuar përveçse të them, sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

Ndërsa, Serwer thekson se çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku krijimi i Bashkësisë së Komunave serbe është çëshja më urgjente për t’u zgjidhur mes dy palëve.

“Të dy vendet duhet të gjejnë rrugët për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Mendoj se Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë një marrëveshje, ndoshta jo për njohje reciproke, por një marrëveshje për anëtarësimin e Kosovës në OKB, që do të ishte thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve. Dy vendet duhet të arrijnë marrëveshje edhe për shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh. Këto janë çështje shumë të vështira, jo vetëm për Beogradin, por edhe për Prishtinën. Pra, Kosova ka sfida të mëdha para saj”.

Komisioni Evropian, në raportin e progresit që u publikua të martën, i kërkon Kosovës që të thellojë angazhimin në bisedimet me Serbinë dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, veçanërisht themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

ZYRTARE – Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian

TIRANE- Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke “kurorëzuar” një aspirate shumëvjeçare të Shqipërisë

Raporti prej 37 faqesh është publikuar pak minuta më parë dhe me anë të cilit, Komisioni Europian i rekomandon anëtareve të BE-së, hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini dha e para lajmin e mirë duke shqiptuar qartë dhe paekuivok se: Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërine.
20180417-154259
“Ballkani Europian është në Europë dhe do jenë pjesë e BE. Ky është momenti ku ne njohim ndyshime pozitive që të kenë progres të pakthyeshëm drejt BE”,- tha Mogherini.

Përveç Shqipërisë, KE ka rekomanduar edhe hapjen e negociatave me fqinjët tanë, Maqedoninë.
“Të dyja vendet kanë bërë punë të mirë”,- vlerësoi Mogherini.