Gjithkush që nga sot do të kërkojë infromacion për Spaçin do të ketë mundësi që të marë inormacion të detajuar duke iu drejtuar një destinacioni www.luginaeqëndresës.al. Forma e dhënies së informaciont i është përshtatur mënyrës së organizimit të një “Muzeu Real” duke u organizuar në galeri dëshmi vizuale dhe design të kuruar.
Projekti ” Lugina e Qëndresës” do të zhvillohet nga Instituti i Studimeve Politike ditën e hënë 23 Maj, në ditën e përkujtimit të revoltës së Spaçit, për opinionin publik, për studentët dhe studiuesit. Projekti “Lugina e Qëndresës” një projekt me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ka në qendër të tij burgun-kamp të Spaçit.
Ky projekt risi për herë të parë sjell informacion për burgun e Spaçit i përmbledhur në një destinacion dhe në formë “Muzeale “.
Informacioni që përmban kjo galeri është nga materialet e arkivës së Ministrisë së Brendshme që dalin në dritë për të dëshmuar se si organizohej burgu i Spaçit. Hartat ku tregohet skema e orgnizimit të burgut, dokumente që dëshmojnë mbi përditshmërinë e burgut të Spaçit tentativa dhe aratisje, si dhe trajtimi që sistemi i bënte njerëzve të vet.
Gjithashtu për herë të parë revolta 3-ditore e Spaçit dhe dinamika e atyre 3 ditëve vjen për opinionin e gjerë në një video të animuar 5-minutëshe. Krijimi i saj është bazuar në dëshminë e dy protagonistëve të asaj dite si edhe raportit të komandës dërguar Ministrisë së Brendshme për atë revoltë, organizuar më 21 dhe 23 Maj 1973.
————
Ps
Pasi morëm informacionin u rrekëm që të klikonim linkun në fjalë për të marrë informacione se çfarë ka ndadhur ne¨Burgun e Spaçit, por më kot se linku nuk hapet
Komentet