VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Taksa nuk i pakëson mallrat e Serbisë në Kosovë

By | February 20, 2019

Komentet

Vuçiçi tek Macron: Edhe 10 shtete do ta heqin njohjen e Kosovës!

Sot në Paris më iniciativë të presidentit të Francës, Emanuel Macron, është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Në komunikata për media janë ndarë pak detaje nga ajo se cfarë është diskutuar në takimin trepalësh në Paris, megjithatë mediat serbe të thirrura në burime të veta kanë zbuluar prapaskena të këtij takimi.

Sic shkruan “Blici’, serb që njihet edhe për lajme propagandistike, thuhet e presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në këta takim i ka thënë Thaçit se edhe 10 shtete po presin për të hequr njohjen për Kosovën.

“Presidenti i Serbisë i ka thënë Thaçit që edhe dhjetë shtete të tjera janë duke pritur që të marrin vendim për të tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ky burim për ‘blic’.

Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për media ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje që si rezultat final do të kishte njohjen reciproke.

Megjithatë sipas mediave serbe, thuhet se Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t’u njohur nga Kosova pasi që njihet nga të gjitha shtetet e botës.

Ky takim trepalësh në Paris thuhet se është mbajtur në përpjekje e sipër të Francës për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Kumtesë për Din Mehmetin Nga Muharrem Kurti

KONTRIBUTI I DIN MEHMETIT NË THEMELIMIN E MITINGUT TË POEZISË DHE FORMËSIMIN  E POETEVE  ËSHTË I PAZËVENDSUESHËM

    Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar familjar të Din Mehmetit,

Miq të Din Mehmetit të paharruar,

Akademia përkujtimore që po organizohet sot, ngaUniversiteti “Fehmi Agani” dhe Klubi letrar “Gj. N. Kazazi”, me rastin e 90 vjetorit të lindjes dhe 9 vjetorit të vdekjes së poetit Din Mehmeti, ka një rëndësi të madhe për ne, sepse ne nuk i harrojmë kontribuesit e mëdhenj, në ketë rast Din Mehmetin, i cili bëri shumë për kulturën tonë e arsimimin e gjeneratave të shumta. Kumtesa  ime ka për objekt trajtimi, Mitingun e poezisë dhe formësimin e shumë gjeneratave poetesh nga Din Mehmeti. Sidomos për Klubin dhe Mitingun, sinonim i njeri tjetrit, tashmë ka një monografi, të cilin e përpiloj krijues i ndjerë HalilHaxhosaj. Ndërsa, sa i përket formësimit të shumë poeteve nga Din Mehmeti do të sjell disa të dhëna interesante.

Pra, nga të dhënat e dokumentuara dhe nga dëshmitë e  pjesëmarrëseve në themelimin  e Mitingut të poezisë, del në pah, se Din Mehmeti, e ka meritën e madhe, së bashkume Enver Gjergjekun, Ali Musajn, Jusuf Buxhovin, Nusrete Vula, Masar Kupa, Besim Nura, Hasan Hasanietj, në themelimin e mitingut të poezisë, organiziminletrar shqiptar më të madhin në rang kombëtar dhe mëtradicionali, që nga  maji i vitit 1964. Viti që do të vije, mitingu i poezisë shënon 56 vjetorin e tij.  Me duhet t’iu them, se kam hulumtuar jetëgjatësinë e çdo asociacioni letrar shqiptar dhe nuk kam gjetur një tjetër organizim letrar, me moshë 56 vjeçare, me 56 vite vazhdimësi , në të dy kohët, atë ideologjike komuniste dhe në tranzicion.

 

 

 

Mitingu i poezisë , lindur dhe i rritur në qytetin e Gjakovës, ua tejkalon edhe organizimeve qendrore në Tiranë dhe në Prishtinë, sidomos më vazhdimësinë e palëkundur dhe të pakëputur asnjëherë. Mitingu i poezisë i Gjakovës është organizimi me kombëtar dhe gjithëkombëtar që e ka hapësira letrare shqiptare.  Dhe potë shikohet lista e pjesëmarrëseve në miting, që nga I. Kadare, D. Agolli, F. Arapi, N. Lako, XH. Spahiu, V. Zhiti, S. Bejko,  L. Leshanaku, H. Alija, S. Buçpapaj, I. Bobaj. A. Paplekaj, edhe kur kishte kufi të mbyllurndërmjet nesh dhe po t’i shtohen edhe emrat e poetevevendor D. Mehmeti. E. Gjergjeku, B. Bokshi, A. Podrimja, T. Dervishi, R. Hoxha, A. Deva, A. Gjakova,  A.  Shkreli,  Rr. Dedaj, Q. Ujkani, F. Gungaj, E. Basha, A. Vinca, S. Hamiti,  B. Çapriqi. E. Shkriu,  F. Açka, Xh.  Bajraj, J. Kelmendi etj., del, se  që të gjithë këta krijues të shquar kanë fituar çmimin kryesor në miting, për poezinë më të mirë  apo librin me të mirë ndërmjet dy mitingjeve. Në fakt, edhe dy antologjitë kryesore, të poezisë bashkëkohore shqipe, ajo e A. Aliut dhe B. Kuçukut, nuk kanë mund të përpilohen pa emrat e gati të gjithë këtyre poeteve elitar në nivel kombëtar. Asnjë organizmi letrarshqiptar tjetër nuk e ka këtë liste të  te shpërblyerve, si nëmitingun e poezisë. Dhe në qoftë se do të kontestonim nëpërqindje çmimet e dhëna në mitingu e poezisë, përqindjaështë vetëm pesë për qind.  Kjo meritë i takon Din Mehmetit dhe krijueseve të shquar gjakovar, themelues tëmitingut, ruajtës dhe konsolidues të tij. Din Mehmeti gjithnjë porosiste, ruajeni mitingun nga çmimet e pamerituara!

Ju prezantoj, se teksa e vizituam në shtëpinë e tij, Din Mehmetin, në ditën e fundit të jetës së tij, unë, Agim Byci, Halil Haxhosaj, Qemajl Juniku, Engjëll Berisha dhe Tahir Bezhani, kur ai ishte në momentet e frymëmarrjes së fundit, na la amanet: Ruani mitingun dhe Klubin! Duke na lënë amanet krijesat letrare, për të cilat dha shumë Dina i shquar,  me përmallim dhe përkushtim, ne e pamë lidhjen e tij të përjetshme me mitingun.

Bërja e mitingut të poezisë  ndërkombëtar, sidomos pas rënies së regjimit komunist, ku morën pjesë emra te shquar të letërsisë botërore, si De Tracy, Francë, Koste Valeta, Dinos Koubatis, Greqi, Tonja Poasola dhe Gustavo Mansilla, Spanjë, Dimtrije Tuciak, Ukrainë, Maria Barroso, Portugali, Laura Garavaglia, Itali, Rikardo Rubio, Argjentinë, dhe nobelestit  Erenesto Kahan etj, që të gjithë fitues të çmimit “Nëna Terezë”, çmim i formuar nga Klubi për krijuesit ndërkombëtar, jo vetëm na bën nder letërsisë shqipe në përgjithësi dhe asaj gjakovar në veçanti, por, edhe na shquan me këtë. Din Mehmeti u gëzua shumë kur Klubi në bashkëpunim me Jeton Kelmendin nisem të ftojmë disa nga  poetet e lartë cekur. Ju lumtë, na thoshte plot ngazëllim.

Mitingu i poezisë  u bashkëorganizua edhe në qytetin e Bajram Currit, tash sa vite së bashku me Klubin e artisteve dhe Shkrimtarëve „Tropoja“, të cilin e udheheq Z. Lulzim Logu, krjiues dhe profesor i shquar tropojan.Shumë iu gezua kësaj Din Mehmeti!

Me tej, po të analizojmë shtyllën e dytë  të mitingut, temën e tribunës së mitingut, temat e debatuara në të janë nder më  letraret, ndër më poetiket, ndër më profesionalet. Të gjitha kumtesat e temës se tribunës së mitingut i kanë mbajtur studiuesit më të shquar të letërsisë shqipe, profesorët më të mirë të letërsisë shqipe dhe krijuesit më të mirë të letërsisë shqipe. Pak kund në  organizime tjera letrare shqiptare  ka kaq nivel të lartë  profesional,  sa në temën e tribunës se mitingut të poezisë  së Gjakovës. Edhe për ketë merita i takon Din Mehmetit dhe krijueseve të shquar gjakovar, natyrisht për një kohë bukur të gjatë edhe Shoqatës së Shkrimtareve të Kosovës si  bashkorganizatore e mitingut të poezisë për shumë vite së bashku.

Vazhdimësia e mitingut të  poezisë duke i  rezistuar censurës ideologjike të regjimit komuniste, gati për 30 vite me radhe dhe që po i reziston edhe tranzicionit anarkik letrar që gati 30 vite, është fakt. Pse ka ndodhur kjo, shtrohet pyetja? Përgjigjem, fal krijueseve me te mirë kombëtar gjakovar, publikut artdashës gjakovar dhe vizionit të tyre tërësisht letrar dhe profesional. E sado që patë tendenca, të jashtme dhe të brendshme, për ta shuar dhe tjetërsuar mitingun e poezisë, ato dështuan dhe do te dështojnë deri sa ne do të nderojmë, Din Mehmetin, Enver Gjergjekun, Ali Podrimjen, Besim Bokshin, Rexhep Hoxhën, Teki Dervishin, Ali Musajn, dhe shumë e shumë krijues të tjerë  gjakovar  kontribuues në miting dhe Klub.

Kontribut i shquar i Din Mehmetit, është edhe në formësimin e poeteve gjakovar dhe të  Kosovës, të cilën punë e beri me shumë pasion dhe profesionalizëm. Nuk ka një poet gjakovar, që librin e tij nuk ia ka redaktuar dhe formësuar Din Mehmeti. Ose, po bëhem me konkret dhe me i drejtpërdrejtë, ata poet që libri i tyre u redaktua nga Din Mehmeti, përfituan shumë. Ai u tregonte hapur ç’është poezia. Ua thoshte hapur, çfarë nuk është poezi në krijimtarinë e tyre. Ne këtë mision, bacloku ka qenë në shumicën e rasteve i pa kompromis me krijimet  e tyre. Kështu, ai ua ka krijuar shijet e poezisë se vërtet një numër jo të vogël të  krijueseve  gjakovar. Po të marrin në dorë çdo libër që e ka redaktuar Bacloku, apo punuar, rezultojnë që  janë librat më të mirë te atyre autoreve në gjithë krijimtarinë e tyre. Shpesh me kujtohet mënyra e marrjes në dorë, e librit apo poezisë, e dorëshkrimeve tona  nga Din Mehmeti. I  lexonte dhe  rilexonte, heshtte së medituari dhe kur fliste e të thoshte është poezi, vërtet ishte. Ose kur të thoshte nuk është realizuar si poezi, tregonte mos-gjetjen poetike, tënden. Po të thoshte  nuk është fare poezi, as që  donte të ia dinte për zhgënjim tënd. Ose, e merrte stilolapsin dhe anash fletës, nga 20 apo 30 vargjet e tua i nxjerrtë vetëm 5 vargje nga to dhe vërtet, behej poezia e vërtet. Sot u mungon poezisë  se të rinjve një  bacloku apo përvoja e krijuesit  të mirëfilltë, kam përshtypjen.

Në përfundim, mund të thuhet, me plotë gojë, se  Din Mehmeti qe shkollë poetike për të gjithë krijuesit e Gjakovës dhe me tej. Prandaj i mungon Klubit dhe mitingut fizikisht, kurse me poetiken e tij kulmore që na la trashëgim, do të jetë model i krijueseve  të vërtet elitar, edhe si Ali Podrimja, si Besim Bokshi, si Enver Gjergjeku, si Teki Dervishi, si Rexhep Hoxha, si Agim Deva e ndonjë tjetër,  për të gjithë brezat krijuesish  që janë dhe për ata që do të vijnë.

Faleminderit!  Gjakovë, 11.11.2019

Do fjalë për dekoratën e Shpend Maxhunit dhe disa fjalë dhe për Hashim Thaqin Nga Muharrem Maralusha

Muharrem Maralusha bën këtë komente në rrjetin social:

“Pershendetje NAGIP MORINA. Pajtohem me postimin e juaj. Ju po i bini samarit qe te merr vesh gomsri.

Unë po ta plotësoj postimin e juej me do gjana qe ju mendojshit me i thone sa perket Ramushit dhe dekorimi i Shpend Maxhunit me dekoraten e Skenderbeut.

Une, kur Hashim Thaqi e boni Shpend Maxhunin Drejtor te Policise se Kosoves,

detyra me detyroj qe ta pergatiti ni biografi te Shpend Maxhunit.

Une rashë ne informata qe familja e Shpend Maxhunit kishte bashkpunue me Autoritetet serbe GJITHMONË dhe ende punon.

Hashimi e ka pas kete ne dijeni por i konvenonte se Hashimi donte me pas ne ketë pozite ni person qe nuk esht i kundershtuar nga autoritetet serbe.

Ne ketë mënyere, Hashimi nepermjet Maxhunit gjithmonë do te jetë ne kontakt me autoritetet e nalta serbe neqoftse do t’i duhej  me qene ne kontakt me serbet.

Mandej ma ma tutje Hashimi ja dha ni pozite tjeter ma te nalte dhe e boni Drejtor te AKI’S. DHE prapë per interesa te vehta personale.

Arsyeja ishte se Hashimi i frigohej se serbet do ta akuzojne ate për krime te luftes.

Per mua dhe te gjithë shqiptaret, akuzat e serbë per krime lufte jane vetem shpifje qe serbet t’i mbrojne krimet e tyne gjenodicidiale ndaj shqiptarve.

Prandej une jam ma se i sigurt e Serbija do te ban qmos qe Hashimi t’i shpeton çdo denimi te vertet te Hages.

Hashim Thaqi kurrë nuk ka qene kunder gjykates speciale.

Se prap, Hashimi me ndonje per egzistencen vetijake – Ai (Hashimi), me ane te gjykates (e kerkuar dhe e krijuar me deshiren e Serbise dhe do aleatëve te saj) ne te njejten kohe e eliminoi çdo opozite politike apo fizike prej bashke luftarve te tij te deritashem.

Hashimi mendon vetem per vehten dhe per askend te tjere.

Kerkoj falje prej Atyne qe dhanë jeten per Kosove dhe prej atyne qe ende besojne ne Hashimin.

Por kjo është e vërteta. Dhe dicka tjeter qe te gjith e dijnë Hashimi eshtë mase gati me ba çdo marrëveshtje me Serbine.

Tung… ju uroj nje jave te kandeshme te gjithve.”

Këtu përfundon statusi i Muharrem Maralushës në rrjetin social.

E pabesueshme- Rama kritikon Kosovën në prani të Vuçiçit: U vetizolua dhe vetëpërjashtua

Gazeta Shqiptare

Nga konferenca për shtyp në samitin e Ohrit, kryeministri Edi Rama është përgjigjur ndaj akuzave se po lidh marrëveshje me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, për të copëtuar Kosovën.


Gjithashtu Rama foli edhe për refuzimin e ftesës nga presidenti kosovar Hashim Thaçi, teksa tha se Kosova po vetëpërjashtohet nga lëvizja e lirë.

“Dua të falenderoj Zaev për organizimin e shkëlqyes për mikpritjen. Është e shkruar në dokumentin e Novi Sadit dhe është e përsëritur se nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor por të përfshijëm të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.  Është një nismë që vjen si veprim i brendshëm pa patronazh nga jashtë. Miqtë tanë ishin këtu të pranishëm dhe ishin të ftuar dhe jo ftues. Ky nuk është një problem.

Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu… Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejte, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s’duhan të kuptojnë. Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë. Tani më jo si dokument, por si plan veprimi. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin apo presidentin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit.

Nuk është ky momenti për ta shpjeguar këtë por së pari në kujtesën time jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë në këtë nismë, në Sofje. Londër, Poznan Trieste, Durrës, Shkup. Mesa kujtoj nuk më rezulton se Serbia dhe Bosnja e ksihin njohur Kosovën por kjo nuk i ka penguar liderët e saj të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës.

Së dyti në kujtesën time u desh një kohë jo e shkurtër që Kosova të pranohej në tavolinë nga Serbia dhe Bosnja sepse asnjëra nga dy palët nuk kishte pranuar. Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk e gjej do interesin nga rikthimi viteve me vetëpërjashtim. Bashkëpunim rajonal dhe jetësimi i 4 lirieve të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqiperia ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të prapritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë intessat që kalojën përmes gjithëpërfshirjes. një pyetje e thjesht do ndihmonte shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës: A do donin të vazhdonte hirtora me njerëz që mbajnë radhë dhe mallra që presin apo që të çelej plotësisht kufiri për 4 lëvizjet e lira. Heqja e kufirit nuk është një mini shengeni. Duke 180 cm nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht pas pasur pengesa absurde që përkthehen në kosto që ne i humbim nga ky lloj barrikadimi pas kufinjve që i ka ikur koha. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të zhduket”, tha Rama ndër të tjera.

9 Nëntori në Berlin dhe « Muri » i Heshtjes në Tiranë – Nga Dr. Jorgji KOTE

Dihet tashmë se bashkë me Murin e Berlinit filloi shembja dhe rrëzimi, njeri pas tjetrit, i regjimeve totalitare në RDGJ, pak ditë më vonë në Çekosllovaki, Hungari, Rumani, Bullgari, e kështu me radhë! Po në Shqipëri  ç’po ndodhte?

Rënia e Murit e gjeti të papërgatitur udhëheqjen komuniste të “ vazhdimësisë”; madje ajo ndodhej në momente jubilare festive, me pompën, fanfarat dhe trumpetat e saj. Ditën që po shembej Muri, sapo ishte përkujtuar 72-vjetori i Revolucionit të Tetorit dhe 48-vjetori i krijimit të Partisë; ndërkohë ishin në kulm përgatitjet për festimin e jubileut të 45-vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe 77-vjetorit të Pavarësisë.

Tirana zyrtare synonte të krijonte përshtypjen e rreme në popull dhe në opinionin e huaj se gjithçka po shkonte normalisht. Mirëpo, momentet entuziaste e të gëzimit të papërmbajtur, të shfaqura në ekranet e botës u panë dhe nga shumica e shqiptarëve; djemtë ia kishin gjetur hilen me kohë edhe “zhurmuesve” nëpërmjet “kanoçeve” historike. Ndaj, manifestimet madhështore të berlinezëve ato ditë të flakta Nëntori zgjuan dhe ngjallën shpresën e madhe të shqiptarëve për një fillim të ri.

Shkurt, kishte filluar numërimi mbrapsht i ditëve drejt lirisë dhe demokracisë së vërtetë.  Në ato vite punoja si ekspert në ish-Ministrinë e Tregtisë së Jashtme; aty e shihja nga afër shushatjen politike të regjimit. U shtuan pa masë tensioni, kërkesat për mobilizim “ditë e natë” në punë, kërkohej kapërcimi i krizës ekonomike që kishte kohë që kishte trokitur nëpërmjet shtimit të prodhimit dhe eksportit, por me se? Puna kishte shkuar deri atje sa për të siguruar valutën aq të nevojshme për importin e mallrave më të domosdoshme të eksportonim dhe rërë e kripë deti, gurë dhe zhavorr, qengja, keca dhe bretkosa, madje dhe  gomarë, apo të përdornim forma tregtie  të Shekullit të XVII, si barteri (këmbimi mall me mall)  dhe te tjera forma tregtie të prapambetura ;gjithsesi, dhe në rastin më të mirë, të ardhurat prej tyre ishin «një pikë uji në oqeanin» e halleve dhe urisë ulëritëse që kishin pllakosur vendin në vitet 80.

Ashtu si kanë pohuar publikisht dhe ish zyrtarë të lartë partiakë të asaj kohe, krerët e atëhershëm komunistë po linin të nënkuptohej se ngjarjet në Berlin nuk kishin lidhje me Shqipërinë, sepse ajo ishte vend i vërtetë i vetëm socialist në botë!

Ndaj, është interesante, sidomos për brezin e ri të 20 dhe 30 vjeçarëve që nuk e kanë jetuar atë periudhë, që të ndalemi disi më gjatë në kronikat e atij muaji pështjellues, duke iu referuar kryesisht pasqyrimit të tij në faqet e gazetës “Zëri i Popullit”. Kjo mbasi gjithë gazetat e tjera, radioja dhe televizioni i vetëm shtetëror  pasqyronin me besnikëri “frymën dhe germat” ZP-së, për shkak të  censurës së partisë- shtet mbi median dhe shtypin e asaj kohe.

Për ironi të fatit, në aspektin e brendshëm, pikërisht në ato ditë Nëntori 1989, ZP-ja dhe gjithë organet e tjera të medias jepnin kronika të gjata dhe kryeartikuj ekzaltues për jehonën e Konferencës Kombëtare të Gjeologjisë shqiptare!!?

Vendin kryesor ato ditë e zinin Konferencat e Partisë në rrethe dhe fjalimet e   presidentit të vendit dhe liderit të ish PPSH-së, Ramiz Alisë.

Kështu, pikërisht më  9 Nëntor, ditën e Rënies në Murit, ai mbante një fjalim në Pogradec, ku shprehej “ me krenari  për socializmin fitimtar, sepse  “Shqipëria  nuk ishte  as lindje dhe as perëndim”.

Ndërsa në një artikull të gjatë të datës 28 Nëntor 1989 me titull “ Nuk dështoi komunizmi, por deformimi i tij” shprehej ende bindja në drejtësinë e vijës së Partisë dhe të komunizmit si ideologji!!

Ndërkohë, numri i ZP-së i 30 Nëntorit 1989 ishte mbushur me fjalën e R. Alisë në Paradën ushtarake tradicionale më 29 Nëntor, me titullin bombastik “ Forca jonë uniteti, rruga jonë socializmi”! Mirëpo dhe lideri gjermano-lindor Honeker, dy muaj më parë kishte pohuar të njëjtën gjë në manifestimin me rastin e 40 vjetorit të krijimit të RDGJ-së, me Gorbaçovin në krah; por, vetëm një muaj më vonë ai e pa veten dhe regjimin e tij të shkërmoqur bashkë me Murin.

Gjithashtu, faqet e ZP-së dhe medias televizive shqiptare “gumëzhinin” nga qindrat e telegrameve rutinorë të urimit, sidomos nga partitë marksiste – leniniste për festat dhe nga ceremonitë e dekorimit të dhjetëra qytetarëve dhe drejtuesve të lartë shqiptarë.

Shkurt, çdo gjë mund të gjendej ato ditë në ZP dhe televizionin shqiptar, por jo LAJMI dhe NGJARJA mbi shembjen e Murit të Berlinit, bashkë me Erën e madhe të NDRYSHIMIT në lindje, ku ndodhej dhe Shqipëria, veçse në ekstremin e saj!

Edhe më absurde dhe butaforike ishte propaganda e saj në frontin e jashtëm, madje dhe në Gjermani.

Kështu, më 3 – 4 Nëntor, kur në RDGJ po bëhej nami me protesta dhe marshime kundër Murit që po tundej nga themelet, Shqipërinë po e vizitonte në krye të një delegacioni qeveritar, zv.kryeministri Gjermano-lindor, Horst Zöle, i cili nënshkroi me autoritetet tona përkatëse Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Teknik. Në fakt, kjo vizitë dhe Marrëveshja e sipërpërmendur“ e cila ishte si të thuash “ e vdekur para se të lindte” zuri shumë më tepër vend në kronikat  mediatike të asaj kohe se gjithë ngjarjet që kishin të bënin me Murin e Berlinit gjatë periudhës Nëntor – Dhjetor 1989! Madje, në intervistën e tij në ZP, i pyetur enkas mbi gjendjen politike në Berlinin Lindor, ai sikur të vinte nga një planet tjetër, përgjigjet se nuk po ndodhte kush e di se çfarë! Ndërsa, duke folur me admirim për arritjet e popullit shqiptar, ai shprehte besimin në vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet RDGJ-së dhe Shqipërisë, madje deri aty nga viti  2010!  “ E shihni, – sikur donte të thoshte propaganda shqiptare e asaj kohe – ja ku po e dëgjoni nga goja e një zyrtari mjaft të lartë gjermano-lindor, nuk ka ndodhur ndonjë hata atje! Mirëpo edhe vetë Zöle, vetëm pas një jave dha dorëheqjen bashkë me anëtarët e tjerë të Byrosë Politike të PK të RDGJ-së!

Kurse më 9 Nëntor, kur në Berlin sapo kishte filluar shembja e Murit, në Tiranë ndodhej për vizitë Ministri i Jashtëm i Kubës!

Dy ditë më vonë, më 11 Nëntor 1989, ZP-ja jep një njoftim telegrafik fare të thatë mbi miratimin nga ana e Qeverisë së RDGJ-së të “ Rregullave të reja për shtetasit gjermano-lindorë, të cilët mund të udhëtonin në Berlinin Perëndimor e të qëndronin aty pa pasur nevojë për  vizë” Siç dihet tashmë, ishte pikërisht artikulimi i këtij vendimi dy ditë më parë në një Konferencë konfuze shtypi, që kishte ngritur e nxitur turmat e shumta nga të dy anët e Berlinit për të filluar aty, në Portat e Brandenburgut, procesin madhor historik të shembjes së Murit! Njoftimi vijon pastaj duke shkruar se menjëherë pas këtij njoftimi, Kancelari Kohl kishte ndërprerë vizitën e tij në Poloni dhe kishte shkuar në Berlin, e pastaj në Bon,  ku kishte mbledhur urgjentisht  kabinetin qeveritar! Kësaj i thonë “ Hiç, hiç, po Habili vdiq!” As 10 rreshta të thatë nuk zinte në një vend fare të padukshëm në faqen 4 të ZP-së, ky njoftim vërtet historik! Kurse për koment as që bëhej fjalë! Logjika e propagandës komuniste ishte:“ E pse të zgjatemi, kjo s’ka ndonjë lidhje me ne, një vendim qeverie i RDGJ-së dhe aq!!!

Ndërsa më 12 Nëntor, sërish në një njoftim telegrafik, madje çuditërisht në Rubrikën “ Me pak fjalë”!!!” ZP-ja njofton mbi bisedën telefonike të liderit të ri të RDGJ-së E. Krenz me Kancelarin Kohl. Por edhe ky njoftim, me sens negativ, thjesht përmendte faktin se Krenz i ka thënë Kohl, se nuk bëhet fjalë për ribashkim, por thjesht që të dy vendet të shkojnë sa më mirë me njeri tjetrin, si dy vende sovrane! Dhe aq!!

Një njoftim i tillë i thatë u dha në shtypin dhe në  televizionin tonë edhe më 29 Nëntor 1989, kur u shpall  Plani i famshëm me 10 Pika nga Kancelari Kohl, ku ai parashtroi platformën historike të ribashkimit gjerman. E megjithatë, theksi në shkrimin e ZP-së vihej mbi demek kundërshtimet që ishin paraqitur nga homologët e tij eropianë.

Ndërsa më 22 Dhjetor 1989, një ditë pas ceremonisë së hapjes zyrtare të Portave të Brandenburgut, mbi Murin tashmë të shembur, me pjesëmarrjen edhe të  dy liderëve të RFGJ-së dhe RDGJ-së, ZP-ja jepte sërish vetëm një njoftim telegrafik në Rubrikën “ Me pak fjalë”. Duhej të ishte tepër, tepër i vëmendshëm dhe të kishe informacion nga burime të tjera që të mund të “ lexoje përmes rreshtave” e të kuptoje se në Berlin kishte ndodhur një mrekulli demokratike me efekte planetare dhe jo thjesht se ishin hapur dy dyer apo porta “do si do!”

Bie gjithashtu në sy se më 21 Dhjetor, ZP-ja i jepte vend të dukshëm në faqen e saj të 4 për lajmet e jashtme një seminari të organizuar në qendër të Berlinit Perëndimor nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri – Gjermani, shoqatë që në fakt ishte nën ndikimin e Partisë Komuniste Gjermane. Edhe pse do thënë se në  këto shoqata ka pasur dhe dashamirës e miq të vendit dhe popullit tonë. Kryetari i saj, Peter Platzman, mik i vendit tonë dhe i lidhur ngushtësisht me të, në fjalimin e tij nënvizoi se “ ngjarjet në Berlin nuk kanë kurrfarë lidhje me Shqipërinë. Sepse ajo kishte mbi 20 vjet që ishte shkëputur nga Traktati i Varshavës dhe 30 vjet nga ndikimi i Moskës dhe se arritjet e popullit shqiptar ishin dëshmia më e qartë për këtë” Pak a shumë të njëjtat mesazhe të gabuara ishin pohuar edhe në një veprimtari tjetër të organizuar në Hamburg, me pjesëmarrjen edhe të diplomatëve të Ambasadës shqiptarë në RDGJ.

Me pak fjalë, duhej të ishte tepër, tepër i vëmendshëm dhe të kishe informacion nga burime të tjera që të mund të “ lexoje përmes rreshtave” e të kuptoje se në Berlin kishte ndodhur një mrekulli demokratike me efekte planetare dhe jo thjesht se ishin hapur dy dyer apo porta “dosido!” Kjo ndodhte sepse në Tiranë, krahas bunkerëve të panumërt  ishte ngritur me kohë një “Mur” i madh Heshtjeje për ngjarjet demokratike në Berlin; por dhe ai Mur Heshtjeje do të shembej një vit më vonë.

Investimet e Serbisë në strukturat paralele në Kosovë

Luljeta Krasniqi – Veseli

Qeveria e Serbisë në vazhdimësi ndan miliona euro për komunat me shumicë serbe, me një përqendrim në katër komunat veriore të Kosovës. Sipas projeksioneve të fundit të parashikuara me Projektligjin për buxhet të vitit 2020, Serbia ka paparë të investojë në Kosovë rreth 89 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj.

Rreth 63.7 milionë euro janë planifikuar për Zyrën për Kosovën që funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë. Pjesa më e madhe e fondeve, parashihet të shpenzohet për “mbështetjen e funksionimit të institucioneve dhe organizatave në territorin e Kosovës”. Fjala është para së gjithash për strukturat paralele apo “organet e përkohshme” të shtetit serb në Kosovë, të cilat Kosova nuk i njeh dhe, sipas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, ato do të duhej të integroheshin në institucionet e Kosovës.

Këto investime për strukturat paralele, nga ekspert të çështjeve ekonomike dhe qeveria në largim, konsiderohen të kundërligjshme.

Naim Gashi, ekspert i fushës së ekonomisë, tha për Radion Evropa e Lirë se investimet e tilla janë antikushtetuese, pasi që kanë për qëllim që të financojnë strukturat paralele që vazhdimisht angazhohen kundër shtetësisë së Kosovës.

“Pjesa dërmuese e këtyre fondeve shkon edhe për strukturat paralele në veri, siç janë ‘rojat e urës’ të cilat njëherë u tha që u shpërbënë, pastaj u ri-aktualizuan edhe institucionet tjera të sigurisë që Serbia i financon në Kosovë dhe të cilat kanë për qëllim që të minojnë shtetin e Kosovës dhe të pengojnë integrimin e komunitetit serb në institucionet Kosovës”, thotë Gashi.

Kjo praktikë e investimit në strukturat paralele, shton Gashi, bien ndesh edhe me marrëveshjet e Brukselit që i ka nënshkruar Qeveria e Serbisë me Qeverinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë, sipas Gashit, ato bien ndesh me parimet evropiane të fqinjësisë së mirë.

Pjesa veriore e Kosovës, që nga pas lufta ka funksionuar mbi bazën e një sistemi paralel të organizuar nga Beogradi. Në kuadër të dialogut të Brukselit, Prishtina dhe Beogradi patën arritur marrëveshje për integrimin e katër komunave veriore të banuara me shumicë serbe në kuadër të sistemit ligjor-kushtetues të Kosovës, ku investimet përbënin një element të rëndësishëm, krahas zgjedhjeve të lira, ndonëse ky proces integrues mbetet ende në vijim e sipër.

Brishtësia e institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, thotë Naim Gashi, është shfrytëzuar më së miri nga Serbia.

“Është detyrë e shtetit të Kosovës që këto obstruksione dhe këto shkelje të rënda ligjore që ia bëjnë shtetit të Kosovës të luftohen përmes rendit dhe ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presionin e saj ndaj Serbisë për t’u ndalur kjo veprimtari armiqësore ndaj shtetit të Kosovës”, thotë Gashi.

Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë në largim, thonë se institucionet e Kosovës nuk kanë arritur ende të shtrijnë sovranitetin e plotë në pjesën veriore. Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë se çdo investim që përfill ligjet në Kosovë nuk kundërshtohet, por që investimet e Serbisë në strukturat paralele janë të papranueshme dhe nuk do të duhet të bëhen.

“Gjithkush ka të drejtë të investojë në Kosovë duke respektuar ligjet dhe rregullat e Kosovës pa marrë parasysh se kush është Serbia apo ndonjë vend tjetër. Kushdo që vjen e investon për mirëqenien e komuniteteve e ka një liri më të madhe pasi që në ligjet tona është e paraparë që t’iu sigurohet mirëqenia nga shteti amë”.

“Ne kemi paraparë fonde të veçanta për të zhvilluar ekonominë, infrastrukturën në atë pjesë (në komunat veriore) është një fond i veçantë që është paraparë me ligj, por që është vështirë të zbatohet pasi që po pengohet nga Serbia, ata nuk po i lejojnë serbët që t’i marrin ato fonde atë përkrahje dhe ato fonde kanë mbetur pa u shfrytëzuar”, thotë Shatri.

Për të shmangur investimet e Serbisë në strukturat paralele, marrë parasysh se ato nuk përfillnin ligjet e Kosovës, në vitin 2013, në kuadër të dialogut të Brukselit, ishte arritur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për doganat mbi bazën e së cilës ishte themeluar edhe Fondi i Mirëbesimit. Deri në fund të vitit 2018, ky fond ka arritur vlerën e mbi 15. 5 milionë euro, kurse 11 milionë euro janë shpenzuar në 30 projekte të ndryshme, disa nga të cilat, sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë në fazën e zbatimit.

Fondi, sipas BE-së, favorizon investimet në projektet publike, të cilat mund të kenë ndikim në zhvillimet socio-ekonomike në komunat në veri.

Shtëpia e fëmijërisë e Presidentit Donald Trump

Presidenti Donald Trump po i shkëput lidhjet me shtetin e Nju Jorkut duke zhvendosur rezidencën e tij zyrtare në shtetin e Floridas. Tashmë shtëpia me pesë dhoma gjumi ku presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara kaloi fëmijërinë e tij ka dalë në shitje. Shtëpia ka ndërruar disa herë pronar, që kur u ndërtua në vitet 1940-të, nga babai i Presidentit, Fred Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nina Vishneva, familja Trump jetoi aty për rreth një dekadë, dhe Presidenti kaloi aty katër vitet e para të jetës së tij.

Përpara se të zhvendosej në mjediset klasike të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shijonte modernizmin e shtëpisë së tij në Kullën Trump, si dhe dekada më parë shtëpinë e fëmijërisë së tij në Nju Jork.

Presidenti i ardhshëm jetoi në këtë shtëpi në Queens për vetëm katër vite.

Fred Trump ishte një ndërtues i mirënjohur në qytetin e Nju Jorkut. Komplekset që ai ndërtoi ravijëzojnë edhe sot pamjen e Nju Jorkut. Edhe kjo shtëpi është po ashtu.

“Jetuan këtu deri rreth 1950-tës. Më pas e shitën këtë shtëpi dhe u zhvendosën tek ajo shtëpia tjetër që duket nga dritarja”, thotë Misha Haghani, i kompanisë së pronave të patundshme “Paramount Realty USA”.

Sot shtëpia e parë e Donald Trump-it është sërish në treg. Në fundin e 2016-tës, kompania e zotit Haghani arriti ta shesë për 1 milionë e 400 mijë dollarë dhe e rishiti vetëm pas katër muajsh për 2 milionë dollarë. Në muajin shkurt të këtij viti shtëpia doli në treg me një çmim prej rreth 3 milionë dollarësh.

“Do më pëlqente shumë që ta blinte njëherë e mirë Presidenti Trump dhe ta ndalnim shitjen e saj”, thotë zoti Haghani.

Pronari aktual i shtëpisë kërkoi të mbetet anonim, por mendohet se nuk lidhje me Presidentin.

Në vitin 2017, pronari e vendosi shtëpinë në faqen e qerave Airbnb, me çmimin 725 dollarë nata. Megjithë emrin me të cilin lidhet shtëpia, turistët që qëndruan këtu u ankuan për vjetërsinë e saj dhe mosfunksionimin e duhur të sistemit hidraulik.

Është befasuese që pak nga fqinjët e dinë historinë e shtëpisë.

“Di se jetonte një njeri shumë i mirë më parë, por e shiti…”, thotë një banore e zonës.

“Ajo thotë se këtu banonte Presidenti Trump… Vërtet?”, shprehin habinë disa prej banorëve.

Por disa prej vendasve e dinë historinë e vërtetë të shtëpisë dhe dinë se si ta trajtojnë.

“Shpresoj që të lihen pas mosmarrëveshjet dhe të mbetet në histori përgjithmonë se ai është president, si çdo president tjetër, dhe se shtëpia duhet të ruhet dhe të mbahet me kujdes”, thotë bilbiotekarja e shkollës, Barbara Paddock.

Fituesi i tenderit do të përfitojë një shtëpi me pesë dhoma gjumi, një tarracë të hapur, një vatër zjarri dhe një bibliotekë të madhe të mbushur me fotot e familjes së Presidentit Donald Trump dhe tekstet e fjalimeve të tij.

Havari: Krim i rende, politika ka implikuar policine deri ne kocke

Ish-zyrtari i Lartë i Policisë, Mithat Havari i ftuar në “Provokacija” flet për dosjen e gjetur, persekutimi gjatë komunizmit. Havari ka bërë të ditur se ka rënë në gjyrmët e kësaj dosje.

“Unë jam thirrur dy herë në Komitet të Partisë së rrethit të Elbasanit, në atë kohë, gjithashtu jam arrestuar për demostratat antikomuniste dhe jam dënuar”, thekson ish-zyrtari i lartë i policisë.

Qeveria është e detyruar nga presioni ndërkombëtar, por nuk ka shprehur asnjëherë gatishmërinë të merrej me dosjet.

“Unë bëra një kërkesë dhë u njoha me dosjen time, gjeta brenda të paktën 9 bashkëpunëtorë sigurimi me pseudonime, janë edhe 12 apo 13 legalë që raportonin te shokët e sigurimit të shtetit për armiqtë e klasës që nuk donin të nxirrnin realitetin e asaj kohe”.

Unë nuk jam nga ata që fal, sepse ajo kategori që i shërbente sigurimit e ndërtonte lumturinë familjare mbi fatkeqësinë e të tjerëvë”, tha Havari.

Për Mithat Havarin regjimi i atëhershëm ishte absurd, që sillte vetëm farkeqësi tek njerëzit.

Edhe pse i njohur si një njeri i policisë, tregon se është kërcënuar në rrugë, por policia nuk ka bërë asnjë reagim. Ky fenomen shprehet Havari nuk është i panjohur për mua.

“Unë tani jam në pension, jam i pambrojtur, jam i paarmatosur, jam si gjithë të tjerët”. Ish-oficeri i policisë tregon momentin e kërcënimit dhe shprehet se pas kallëzimit në polici, ‘kriminilin’ e sheh qetësisht në kafe pas disa ditësh.

“E kam bërë publike, dhe tani kam parë që kanë filluar lëvizjet për ta gjetur”, – tha Havari.

I kam shpresat tek amerikanët, politika nuk duhet të ketë shansin t’i afrohet policisë,- thotë Mithat Havari. Ndërkohë që shprehet i shqetësuar, Mithat Havari thekson se policisë i mungon lideri, njerëz të besës, që qytetarët të kenë besim te autoritetet e policisë./abcnews.al

NGJARJA QË NDRYSHOI RRJEDHAT E HISTORISË Nga Jusuf Buxhovi

*Rënia e Murit të Berlinit para 30 vitesh, krahas bashkimit gjerman, njëherësh i hapi rrugë disa zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet e shekullit të kaluar: rënies së polaritetit bllokist, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e me këtë edhe të rrënimit të sistemit komunist. Kjo ngjarje, po ashtu, ndikoi proceset e filluara të shpërbërjes së Jugosllavisë, me ç’rast Kosova u shkëput nga sundimi i Beogradit për të përfunduar si shtet i pavarur.
Natyrisht se në këto zhvillime, rrëzimi i Murit të Berlinit, nxiti shqiptarët e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë në dy drejtime:
a) që të rrënonin monopolin e Lidhjes Komuniste dhe
b) të lirohen nga ripushtimi serb.
Kjo u pasqyrua me angazhimin e shpejtë dhe të gjithanshëm të elitës politike të Kosovës, nën drejtimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për ta themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, të parën parti politike me frymë perëndimore, që me mbi 700 mijë anëtarë nga radhët e të gjitha rrymave shoqërore shqiptare, shpejt u kthye në një lëvizje kombëtare, që mori përsipër këto procese historike:
a)rrënimin e strukturës së Lidhjes Komuniste si dhe
b) shkëputjen nga Serbia (me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kuvendin e Kaçanikut me 7 shtator 1990.)
Në këtë rrugë, intelektualët e Kosovës, duke u rreshtuar në anën e drejtë historike, patën ndihmën e drejtpërdrejtë të SHB-ave dhe të Gjermanisë si dhe mbështetjen e tyre të plotë.
….

NYT më 1982: Nga urimi i ngrohtë i Andropovit, tek rikthimi i 36 milionë $ flori. “Lufta” e heshtur e sovjetikëve dhe SHBA për Shqipërinë

Në këtë artikull të New York Times, të botuar plot një vit pas – siç shkruan gazeta amerikane – “vrasjes apo vetëvrasjes” së ish Kryeministrit Mehmet Shehu, dalin qartë përpjekjet e hershme të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një afrim me Shqipërinë.

Në artikullin e David Binder flitet për përpjekje që fuqitë e mëdha kanë nisur të bëjnë për “të joshur” udhëheqësin komunist, Enver Hoxhën. Nga njëra anë, Bashkimi Sovjetik që me anë të udhëheqësit të ri, Andropov, i dërgon përshëndetjet më të ngrohta qeverisë së Shqipërisë me rastin e 38-vjetorit të çlirimit. Dhe nga ana tjetër, SHBA në bashkëpunim me Britaninë dhe Francën, kanë nisur të mendojnë për një plan të kthimit të 36 milion dollarëve të floririt që italianët e kishin marrë me vete gjatë luftës, ndërsa gjermanët e kishin plaçkitur dhe fshehur në një minierë kripe.

Një plan që edhe një herë do të dështonte, ashtu si përpjekja e vitit 1973, kur sinjaleve të lëshuara nga amerikanët për afrim, Enver Hoxha i ishte përgjigjur me spastrimet e të gjithë atyre që kishin shfaqur prirje afrimi me perëndimin…

Për më shumë lexoni artikullin e plote të New York Times:

Nga David Binder

Për herë të tretë në nëntë vjet, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të bëjnë një propozim zyrtar për rikthimin e marrëdhënieve me Qeverinë Komuniste të Shqipërisë.

Sipas zyrtarëve të lartë të administratës amerikane, plani tani në shqyrtim është të propozojë së shpejti, së bashku me Britaninë dhe Francën, nisjen e negociatave për kthimin Shqipërisë, të më shumë se 36 milion dollarëve në flori, në këmbim të marrëveshjes së saj për të zgjidhur pretendimet me tre aleatët.

Ari u transferua nga forcat pushtuese italiane në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u plaçkit nga trupat gjermane në 1943 dhe u depozitua në një minierë kripe në Gjermani, ku përfundimisht u mor nga aleatët.

Ndërsa ka patur diskutime midis Londrës, Uashingtonit dhe Parisit në dekadat e mëparshme rreth mundësisë së negociatave me Shqipërinë, ideja fitoi një farë urgjence pas vdekjes muajin e kaluar të udhëheqësit sovjetik, Leonid I. Brezhnjev.

Përshëndetje të ngrohta nga sovjetikët

Në Departamentin e Shtetit u vu re mjaft mirë se udhëheqësi i ri sovjetik, Juri Andropov dërgoi përshëndetje pazakonshmërisht të ngrohta, në adresë të qeverisë së Tiranës në 29 nëntor, me rastin e 38-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist, si dhe një ftesë për të rivendosur marrëdhëniet e prishura në vitin 1961.

Zyrtarë të administratës, që njohin mirë çështjet e Evropës Juglindore thanë gjithashtu se situata në Shqipëri, ku kohët e fundit ka pasur trazira në udhëheqje, nuk kishte kaluar pa u vënë re në përgatitjen e propozimit për negociata. Një faktor tjetër ishte perceptimi në SHBA, se Enver Hoxha, i cili ka udhëhequr Partinë Komuniste Shqiptare që nga viti 1944, është i sëmurë rëndë dhe tashmë po mendon për pasardhësin. Ai është 74 vjeç.

Disa strategë të administratës besojnë se ka elementë në Qeverinë shqiptare që do të mirëpresin lidhje më të ngushta me vendet perëndimore, pak prej të cilave kanë marrëdhënie diplomatike me Tiranën. Një vit më parë kryeministri Mehmet Shehu u vra, ose kreu vetëvrasje, në atë që duket se ka qenë një luftë kundër z.Hoxha, për një hapje me Perëndimin.

Kjo luftë u duk se e pati kulmin muajin e kaluar, me rrëzimin e një numri bashkëpunëtorësh më të ngushtë të Z. Shehu nga postet e partisë dhe qeverisë, dhe shenjave se ata do të gjykoheshin për tradhëti. Në një fjalim në nëntor, zoti Hoxha denoncoi fraksionin e Shehut, në atë që u konsiderua bashkëpunim i fshehtë me fuqitë perëndimore dhe me Jugosllavinë.

‘Imperialistë dhe Reaksionarë’

Ai dhe disa nga ndihmësit e tij kryesorë sulmuan idenë e rivendosjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Sovjetik, duke i përshkruar ato njësoj si ”imperialistë dhe reaksionarë”.

Sidoqoftë, zyrtarët e administratës amerikane mendojnë se kur Hoxha të largohet më në fund nga skena, Shqipëria, mund të zhvendosej nga politika e saj trullosëse. Kjo pikëpamje duket se ndahet edhe në Moskë e Beograd.

Përtej kësaj, strategët e Administratës tashmë e shohin rajonin e Ballkanit gjithnjë e më shumë një arenë të konkurrencës midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Jugosllavi. Përballë një krize të rëndë ekonomike, Qeveria e Beogradit është afruar muajt e fundit me Bashkimin Sovjetik si partner tregtar, ndërsa u është drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore për kredi dhe mbështetje financiare.

Specialistët në çështjet e Ballkanit kujtojnë se për shkak të mungesës së informacionit të sifurtë në lidhje me gjendjen reale të punëve në Shqipëri, një propozim zyrtar ndaj Tiranës mund të mos jetë gjëja e duhur dhe as në kohën e duhur.

“Të përgatitur për t’u përgjigjur”

Në prill të vitit 1973, kujton një specialist amerikan, Kenneth Rush, asokohe Zëvendës Sekretar i Shtetit, tha në një fjalim se nëse Shqipëria do të tregonte interes për bisedime me Shtetet e Bashkuara, ajo “do të na gjejë të përgatitur për t’iu përgjigjur”.

Sidoqoftë, ajo që nuk dinte Departamenti i Shtetit, ishte se Z. Hoxha atëherë po kryente një spastrim të gjerë të zyrtarëve të dyshuar për prirje afrimi me perëndimin, disa prej të cilëve u ekzekutuan dhe shumë të tjerë u dënuan me punë të detyruar.

Shtatë vjet më vonë, oferta e Rushit u përsërit nga një zyrtar tjetër i Departamentit të Shtetit, dhe më pas u zbulua ai po bënte një tjetër spastrim në Tiranë. / NYT – Bota.al

Mashtrimi i madh Nga Eva Idrizllari

Pas renies se regjimit komunist drejtimin e shtetit te Çekise e mori nje disidinet (shkrimtar dhe i burgosur politik).

Nje intelektual qe kishte guxuar ta kundershtonte regjimin komunist, qe ishte denuar per mendimin ndryshe, Vaclav Havel.

Ndersa Shqiperia pas renies se diktatures, #KURRE nuk zgjodhi ne drejtimin e shtetit (as si President, as si Kryeminister) nje ish-kundershtar te ish-regjimit komunist,

intelektual disident dhe nje ish-te burgosur politik.

Shqiperia u drejtua nga figura te cilet nuk e kishin kundershtuar asnjehere regjimin e diktatures komuniste,

qe nuk kishin sakrificuar jeten ne burgjet gjakatare politike, por i ishin pershtatur regjimit komunist.

E pra te dashur qytetare te vendit tim (militante, servile, frikacake, sherbetore dhe klloune politike),  ky eshte faktori kryesor tregues, pse Shqiperia noton ne keneten e tranzicionit post-komunist. Sepse nuk u distancua kurre dhe nuk e çrrenjosi asnjehere kulturen politike te totalirizmit, ashtu si Çekia.

Perkundrazi, i siguroi vazhdimesine shoqerise se nomeklatures partiake komuniste, nepermjet perzgjedhjes se figurave politike te saj, te cilet jo vetem qe nuk kishin guxuar t’i dilnin kunder regjimit, por i kishin sherbyer me devotshmeri.

Sistemi i ri post-komunist ne Shqiperi nuk eshte veçse nje pseudo-demokraci e ngritur mbi nje mashtrim te madh.

P.S: Dikush duhet t’ia perplase te verteten mbi surrat, kesaj klase politike. Une guxoj.

Zëri i Amerikës: 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

U.S. President Reagan Brandenburg Gate in West Berlin

Të shtunën, Gjermania feston 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Ndërtuar në vitin 1961 nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, mori kishte si synim të ndalte valën e qytetarëve të saj që donin të shkonin në perëndim.

Qindra vetë u vranë në përpjekje për t’u arratisur përtej kufirit. Pothuajse tre dekada më pas, natën e 9 nëntorit, 1989 dhjetra-mijëra njerëz e rrëzuan murin, një moment kyç që kontribuoi në fillimin e rënies së Bashkimit Sovjetik.

Por siç njofton korrespondenti Henry Ridgwell nga Berlini, shpresat se ajo ngjarje do të sillte paqe mes Lindjes dhe Perëndimit, janë shuar ndërsa rritet frika për një luftë të re të ftohtë.

Një valë gjigante që mban shpresat dhe kujtimet e njerëzve dikur të ndarë nga Muri i Berlinit. 30 mijë mesazhe të shkruara të varura para Portës së Brandenburgut.

Në këtë vend në qershor 1987, presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan i tha shprehjen tashmë të famshme homologut të tij sovjetik:

“Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur”.

Dy vjet pas fjalimit të presidentit Reagan, vetë gjermanët e rrëzuan muron në një demonstrim dramatik të forcës së popullit që do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për Gjermaninë, Evropën dhe për rendin global.

Në bllokun sovjetik, presioni po intensifikohej prej muajsh. Protestat pro-demokraci u përhapën në Gjermaninë Lindore. Më 9 nëntor, një zëdhënës qeverisë së Gjermanisë Lindore tha se qytetarët ishin tani të lirë të udhëtonin në perëndim.

Njoftimi i papritur ishte një gabim burokratik, por gjermano-lindorët u lëshuar drejt kufirit. Në konfuzion, rojat hapën portat.

Patrick Hartwig, atëherë 19 vjeçar, ishte mes të parëve që hynë. Ai vajti menjëherë në qendrën tregëtare Kurfürstendamm, që simbolizonte kapitalizmin perëndimor. Ai punon tani në të njëjtën rrugë.

“Kalova gjithë natën në Kurfürstendamm. Isha ulur në një BMW, mbaja në dorë një shishe shampanjë dhe i binim burisë gjithandej. Ishte një natë e çmendur. 30 vjet më pas, ende mendoj se ndryshimet ishin pozitive. Ishte një ndryshim paqësor”, thotë ai.

Ngjarjet e asaj nate, bënë jehonë në gjithë botën.

Pas disa javësh, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe presidenti I ri amerikan, George Bush deklaruan se Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.

“Dukej se gjendja po bëhej më paqësore se bota ishte në një moment më paqësor. Disa madje thanë se ishte fundi i historisë”, thotë Hermann Wentker nga Instituti i Historisë Bashkëkohore.

Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë. Por në tre dekadat që atëherë, tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit, janë rigjallëruar.

“NATO-ja ka marrë Poloninë, shtetet balltike dhe kjo është parë si kërcënim. Por në fakt kërcënimi nuk ishte synimi. Nuk bëhej fjalë për një NATO agresive që donte të përhapej në Lindje, por vendet evropiano-lindore që aplikuan për anëtarësim në NATO”, thotë zoti Wentker.

Në agimin e shekullit të ri, Vladimir Putini u shfaq si njeriu i fortë i Rusisë, duke u betuar se do të rikthente krenarinë dhe fuqinë e vendit. Në Moskë, ngjarjet e vitit 1989 shihen ndryshe pas tre dekadash:

“Gorbaçovi është tani shumë më pak i pranuar nga ç’ishte atëherë, sepse tani shihet jo vetëm si personi që dha Gjermaninë Lindore por edhe si personi që shkatërroi Bashkimin Sovjetik. Dhe mendoj se Putini po përpiqet të rifitojë një pjesë të pozicionit hegjemonik sovjetik në Evropë”, thotë zoti Wentker.

Në vitin 2014, Rusia ankeksoi me forcë Krimenë dhe mbështeti separatistët pro-rusë në Ukrainën Lindore. Marrëdhëniet mes Lindjes dhe Perëndimit janë në një pikë të ulët. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po riarmatosen. Moska fajëson perëndimin për mundësitë e humbura.

“Mund të kishte qenë një fitore për të dyja palët, nëse vendet perëndimore do të kishin qenë më të mençura”, thotë Konstantin Kosachev, Kryetar i Komisionit Parlamentar rus për Marrëdhënie me Jashtë.

Gjermanët dhe vizitorë nga e gjithë bota festojnë përvjetorin të shtunën, natën kur liria erdhi në Berlin. Por paqja mes Lindjes dhe Perëndimit, mbetet larg.